• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
shekspiri dhe veprat e tij
 

shekspiri dhe veprat e tij

on

  • 7,538 views

 

Statistics

Views

Total Views
7,538
Views on SlideShare
7,536
Embed Views
2

Actions

Likes
1
Downloads
0
Comments
0

1 Embed 2

https://www.facebook.com 2

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    shekspiri dhe veprat e tij shekspiri dhe veprat e tij Document Transcript

    • 1Dramaturgu dhe poeti i madh anglez, Uilliam Shekspir, ne pergjithesi, Eshte njohur sishkrimtari me i madh i te gjitha koherave. Per identiteti e tij ka shume thashetheme, qe do tishohim me poshte, ndersa talentin dhe arritjet asnjeri nuk ia ka vene ne dyshim.Shekspiri shkroi se paku 36 drama, 154 sonete te vecanta dhe disa poezi. Midis dramavejane: Hamleti, Makbethi, Mbreti Lir, Jul Cezari, Othello etj.Ne njefare menyre, krijimtaria artistike ka permbajtje te dukshme deri diku filozofike, fakt qemund te ndikoje ne arsyetimet tona. Per shembull: kur ne dramen “Romeo & Zhulieta”(paragr. III, skena I) Princi thote: “Por i vrari ka vrare i pari dhe kush do ta paguaj gjakun epare?”- fitojme bindjen e nje permbajtjeje filozofike dhe eshte e vertete qe kjo ndikon nepikepamjet tona te pergjithshme politike.Vendosja e Shekspirit ne vend te pare midis krijuesve nuk ka mosmarreveshje. Ne ditet tona,te paket jane ata qe lexojne Cezarin, Virgjilin apo Homerin. Nga ana tjeter, nje shfaqje edramave te Shekspirit perfshin publik te madh. Aftesia e tij per te dhene fraza te persosuraeshte e paarritshme. Madje, ai shpesh eshte cituar edhe nga njerez qe as e kane lexuar dheas i kane pare veprat e tij. Pra, eshte e qarte qe popullariteti i tij nuk eshte nje mode eshkuar. Krijimtaria e tij jep kenaqesi estetike si per lexuesit ashtu dhe per shikuesit qe prej400 vjetesh. Perderisa krijimtaria e tij i ka qendruar kohes, kemi te drejten te mendojme sepullariteti i tij do te vazhdoje dhe ne shekujt e ardhshem. Edhe pse shkruante ne anglisht,Shekspiri me plot kuptimin e fjales eshte shkrimtar i perbotshem. Dramat e tij janeperkthyer, lexohen dhe luhen ne gjithe boten. Krijimtaria e tij sa vjen dhe vleresohet gjithnjee me shume si nga kritiket letrare ashtu dhe nga masat e gjera te popullsise. Ndersa meidentiteti e njeriut qe shkroi keto vepra letrare nen kete emer, kane lindur mjaft dyshime.Mendimi i pergjithshem eshte se behet fjale per te njejtin Uilliam Shekspir qe ka lindur nevitin 1564 ne Stratford-On-Ejvn dhe qe ka vdeku po aty, nga viti 1616. Megjithate kurvleresojme me vemendje argumentet e skeptikeve dhe kunderargumentet, arrijme neperfundimin se skeptiket kane te drejte dhe argumentet e tyre te arta dhe te fuqishme ipranojme:Shumica e dokumenteve pohojne se Uilliam Shekspiri eshte pseudonimi i grofit XVII ngaOksfordi, Eduard de Ver, ndersa Uilliam Shekspiri eshte emri i nje tregtari te suksesshem, tecilin puna e shpuri ne Londer, por qe s’ka pasur asnje lidhje me teatrin e, aq me pak, me teshkruarit e dramave. Ne pergjithesi nuk pohojme qe De Veri t’i kete shkruar veprat e tij meemrin Shekspir. Gjate kohes se vet, Shekspiri nuk njihej si autor i dramave dhe asnjehere nukka patur pretendime te tilla. Ideja, qe Shekspiri eshte dramaturgu i madh Uilliam Shekspir,doli ne vitin 1623, shtate vjete pas vdekjes se tregtarit Shekspir, kur u botuan fashikujt epare te veprave te Shekspirit. Botuesit kane perfshire ne to nje parathenie, ku aludohej (ponuk thuhej acik) se autori i veprave ishte nje njeri nga Stratford-On-Ejvn .Qe te kuptohet pamundesia e te qenit te Shekspirit si dramaturg, duhet njohur, se pari,versioni i pergjithshem i pranuar i biografise se Shekspirit.I ati i Shekspirit, Xhon, dikur shume i pasur, ra ne nje situate te veshtire dhe i vogli Uilliam udetyrua te rritej ne varferi. Perballe kesaj, ai u shkollua ne shkollen klasike te Stratfordit, ku unjoh me letersine klasike dhe gjuhen italiane. Kur ishte 18 vjec, Uilliami pati miqesi mevajzen e re, En Hatavaj, me te cilen shpejt u dashurua. Sic ishte zakoni, ata u kurorezuan dhepas disa muajsh Eni lindi. Pas dy vjet e ca, lindi per se dyti, por kete radhe binjake. Keshtu,Uilliami, i ndodhur para faktit, ende pa mbushur 21 vjec ishte i detyruar te mbante gruandhe tre femijet. Nuk ka te dhena per veprimtarine e tij dhe as per vendin se ku ndodhej
    • 2gjashte vitet e fundit te jetes. Por, ne fillim te vitit 1590, ai ishte ne Londer si anetar i njetrupe aktoresh. Uilliami ishte nje aktor shume i mire, por kohen e kalonte me teper dukeshkruar me teper drama apo poezi. Ne vitin 1598, vleresohej si shkrimtari me i madh i tegjitha koherave. Uilliami qendroi ne Londer gati 20 vjet, kohe gjate se ciles shkroi 36 drama,154 sonete dhe disa poezi. Pas disa vitesh u be aq i pasur, sa arriti te bleje nje shtepi teshtrenjte ne Stratford . Gjate gjithe kesaj kohe, familjen e kishte ne Stratford , ndersa aishkonte here pas here aty.Sado qe te duket e cuditshme, ai nuk botoi asnje nga dramat e tij te njohura. Megjithate,botuesit jo skrupuloze kuptuan se ne to fshihej nje bashkepunim, ndaj ilegalisht botuangjysmat e dramave. Edhe pse keto botime te jashteligjshme ishin te paarrira dhe tengaterruara, Shekspiri nuk nderhyri.Ne vitin 1612, ne moshen 48 vjecare, krejt papritur ndaloi se shkruari dhe u kthye per se dytitek e shoqja, ne Stratford . Aty vdiq, ne prill te vitit 1616 dhe u varros ne oborrin e kishes.Edhe pse varri nuk mban emrin e tij, jo shume vone, ne murin e afert eshte ngritur njepermendore e tij. Tri jave para vdekjes, ai shkroi testamentin, ku pothuajse gjitha pasurine ialinte vajzes se madhe, Suzanes. Ajo dhe pasardhesit e saj jetuan ne shtepine e mire neStratford , derisa vdiq edhe anetari i fundit i gjinise, ne vitin 1870.Duhet nenvizuar se pjesa me e madhe e biografise se ekspozuar deri tani eshte marre ngabiografe qe kane mbrojtur versionin e pergjithshem te miratuar. Nuk ka dokumenta ose tedhena qe te vertetojne se Shekspiri ka mesuar ne shkollen klasike te Stratfordit. Nuk ka tedhena as nga bashkenxenes dhe as nga mesues qe t’i kene dhene mesim shkrimtarit temadh. Vec kesaj, me asnje te dhene nuk argumentohet te qenit e tij si aktor. Nekundershtim me keto, ne shikim te pare, versioni zyrtar pranohet si i vertete. Por, me njestudim me te detajuar, evidentohen menjehere pasaktesira, shfaqen dyshime.Problemi i pare, i pohuar edhe nga shume biografe te “besuar”, eshte fakti se ne dore kemiinformacione te pakta per jeten e Shekspirit , me pak se sa mund te pritej per nje figure tetill te shquar. Ne orvatjen per te sqaruar mungesen e te dhenave, ndonje studiues thote:“Por ai ka jetuar para 400 vjetesh dhe eshte e natyrshme qe shumica e dokumenteve per tete kene humbur”. Po te arsyetohet keshtu, atehere duhet vleresuar numri i informacioneveqe disponojme nga koha e Shekspirit:Ai, se paku, nuk jetoi ne nje shtet te prapambetur, apo ne nje epoke te ngrysur, por jetoi neAngline e mbretereshes Elisabet dhe ne epoken e lulezimit, kur kishte shtypshkronja, kurmjetet per te shkruar ishin mall i zakonshem dhe kur shume njerez dinin te shkruanin dhe telexonin. Kuptohet qe dokumentet humbasin, por nga ajo kohe kane mbetur milionadokumente origjinale.Keshtu, breza te tere studiuesish kane kerkuar informacione per gjeniun me te madh teletrave ne bote. Sipas renditjes se te dhenave te asaj kohe, del se shumica e dokumentaveflasin per cdo poet tjeter te asaj kohe, madje edhe per ndonje krijues me pak te njohur,ndersa per Shekspirin jane gjetur vetem rreth tridhjete shenime te rastesishme, ku nuk flitejsadopak qe ai te kete qene poet apo dramaturg.Kemi ne doreshume dokumenta per jeten e Frensis Bekonit, per mbretereshen Elisabet, BenXhonsonin apo Edmund Spenserin, po per Shekspirin pothuajse nuk kemi asgje. Madje dimeme teper per poetin qe ka jetuar para tij, Xhon Lilin. Gjithashtu ka shume informacione tedetajuara per Galilein, qe ka lindur ne vitin 1313. Per 20 vjetet (1592-1612) e qendrimit tedramaturgut te madh ne Londer, ne nuk gjejme asnje shenim, qe dikush ta kete pare ne te
    • 3gjalle, ne skene, apo te kete biseduar me te per poezine a te kete shkruar se bashku me te,apo te jene takuar ne rruge ose ne shetitje.I vetmi argument sqarues eshte se autori ka shfrytezuar me sukses pseudonimin UilliamShekspir per te fshehur identitetin e tij. Ata qe e kane takuar nuk e kane ditur qe ai te keteqene dramaturgu i madh, Uilliam Shekspiri. Sido qe te jete, Shekspiri emri i te cilit eshte aq ingjashem, nuk mund te fshihej pas nje pseudonimi te tille.Nje moskuptim me i madh i versionit zyrtar eshte dhe sjellja e qytetit te lindjes ndaj tij. Neqofte se Shekspiri ishte nje aktor i shkelqyer dhe dramaturgu me i madh i Anglise, si eshte emundur qe asnjeri te mos e dinte kete? Por cfare mund te thuhet per doreshkrimet edramave te shkruara me doren e vete Shekspirit? Padyshim ato duhet te tregonin se kusheshte autori. Fatkeqesisht, doreshkrime te tilla nuk ekzistojne. Madje, nuk ka as shenime,pjese te pashfaqura ose te pambaruara. Faktikisht, pervec gjashte firmave ne dokumentatgjyqesore, nuk kemi asgje te shkruar nga dora e tij. Nga sa gjykohet prej dokumentaveekzistuese, del se Shekspiri jo vetem qe nuk eshte autori, por ai ka qene gjysme analfabetose analfabet i plote.Mbetet problem edhe testamenti i Shekspirit: Ekziston origjinali, qe perbehet nga tri faqe, kune menyre te hollesishme shenohet pasuria dhe nje varg kerkesash te tjera, ndersa nukshenohet asgje per poezite, dramat, per pjeset e pambaruara apo per te drejtat e autorit.Asgje nuk shenohet per ndonje liber personal apo dokument. Nuk shenohet as se kujt do t’ialinte dramat e pabotuara. Ky eshte testamenti i nje njeriu te paarsimuar, madje, edhe i njetregtari pa shkolle fare.Dokumentat e ekspozuara jane te mjaftueshme dhe nuk duhen te dhena te tjera per tevertetuar se Shekspiri nuk eshte dramaturgu i madh dhe se Uilliam Shekspiri eshtepseudonim i perdorur per te fshehur identitetin e autorit te vertete.Thuhet shpesh se shumica e drameturgeve dhe romanciereve ne veprat e tyre trajtojnengjarje nga jeta e tyre. Jo rralle, ato jane edhe te dhenat kryesore qe mund te shpien deri tebiografia e Shekspirit. Ne veprat e tij duket qarte se ishte njeri shume i arsimuar, bie ne sypasurimi i pabesueshem i fjalorit dhe njohja e gjuhes frenge dhe latine. Nga ana tjeter, tegjithe jane te te njejtit mendim qe Shekspiri jo vetem qe nuk ka shkelur ne universitet, poreshte edhe shume e dyshimte qe te kete vazhduar edhe gjimnazin. Per kete flet shume libri iCarlton Odbergut, me titullin “Enigmatiku Uilliam Shekspir”.Mire qe Shekspiri nuk eshte autori i dramave, por kush tjeter eshte?Dalin shume pikepyetje, por me e besueshmja eshte qe autori I vertete te jete filozofi injohur, Frensis Bekon. Por vitet e fundit kane dal te dhena qe pa dyshim te drejtojne tekEduard De Veri. Per Eduard De Verin dihen shume gjera: Ka bere nje jete plot aventura,ngjarje te cilat i gjejme te pasqyruara ne keto drama. Ka lindur ne vitin 1550. Ka qene bir dhetrashegimtar i grofit XVI nga Oksfordi, shume i pasur dhe aristokrat i larte. Eduardi i ri ustervit me stilin e zakonshem per lordet e rinj: studioi per kaloresi, gjueti, kulture ushtarakesi dhe per muzike e dans. Me mesues privat ai studioi per frengjisht, latinisht e lende tetjera. Diplomen e mori ne universitetin e Kembrixhit, ndersa magjistraturen e mbrojti neuniversitetin e Oksfordit. Pas kesaj studioi per drejtesi dhe punoi ne nje nga kater shoqeritekryesore te avokateve te Londres. Kur ishte 12 vjec, i vdes i ati, keshtu qe per vite me rradhejetoi me te emen, e cila u martua per se dyti. Pas kesaj, Eduardin e mori nen kujdestariUilliamSesili, besnik mbreteror i Anglise dhe shume vite anetar i keshillit personal tembretereshes Elisabet. Keshtu, ai ka qene nje nga njerezit me te shquar te Anglise. De Veri u
    • 4be anetar i familjes se Sesilit. Fale ndikimit te ketij te fundit, De Veri arriti t’i shpetoje gjyqitper vrasjen e nje lakeu te Sesilit, gje qe e kishte bere vertet. Ne moshen 20 vjecare, De Veri uvendos ne oborr, ku u njoh me shume njerez te shquar, midis te cileve edhe membretereshen Elisabet, se ciles i la pershtypje shume te mira, jo vetem pse ishte i zgjuar, porpse ishte shume i rregullt, simpatik dhe me nje pamje te jashtezakonshme. Shpejt u be edhei dashuri i saj.Gjate pese vite divorc me gruan e tij, De Veri u dashurua me nje dame te oborrit qe u ndaprej tij. Mbreteresha Elisabet, e terbuar per kete, dha urdher qe ta burgosnin ne burgun eLondres. Pas disa muajsh u lirua. Por, nje nga miqte e dames se re, i zemeruar nga kjo, eqelloi dhe e plagosi rende De Verin. Midis dy familjeve shperthyen grindje te renda qe usheshuan me kercenimin qe u beri mbreteresha. Kjo ngjarje na shpie tek “Romeo dheZhuljeta”.Ne vitin 1586, kur ishte 36 vjec, mbreteresha Elisabet i lidhi nje pension prej 1000 funtsterlinash ne vit, afersisht 100 mije dollare te sotem.De Veri ishte i pajisur me interesa te gjera per poezine dhe teatrin, kishte miqesi me shumeshkrimtare.Problemi i vetem qe mbetet pa pergjigje, eshte mbajtja fshehur e identitetit te tij. Per keteekzistojne disa sqarime te mundshme:1- Ne ate kohe ekzistonte ligji, qe ndalonte fisniket te shkruanin vjersha per botim ose dramaper teatrot komerciale.2- De Veri ishte i njohur si oborrtar. Duke pare qe ne dramat e tij paraqitej jeta e oborrit, neqofte se dihej autoresia, atehere njerezit, ne menyre te natyrshme dhe me te drejte, do teidentifikonin ngjashmerine e personazhit me personin real te oborrit, gje qe mund teshkaktonte edhe skandale. Ne ate kohe, nje gje e tille, se paku te shpinte ne proces gjyqesor,ne mos ne duel.3- Shume nga sonetet e tij, Uilliam Shekspiri ia adresonte marredhenieve me ndonje tedashur. Po te njihej autoresia e shoqja do te shqetesohej shume.Keto argumente e te tjera, te gjitha se bashku sqarojne pse De Veri ka fshehur identitetin etij.Shekspiri ne boten shqiptareTeatri e dramaturgjia, sigurisht, jane zhvilluar e pasuruar qe nga koha e Shekspirit, prandajgjate ketij perparimi nuk mund te mos mrekullohesh me vitalitetin qe ka treguar dhe
    • 5vazhdon te tregoje dramaturgjia shekspiriane. Ajo eshte polidimensionale dhe epashterreshme. Nje nga epersite e dramaturgjise shekspiriane, qe i krijoi bazament te forte,eshte realizimi ne te i principit estetik:"Teatri eshte jeta dhe Jeta eshte teater". Ky principeshte nje nga me te rendesishmit per strukturimin e dramave te Shekspirit. Ky nuk ishte njeprincip formal, por substancial, qe i dha nje kend te vecante shikimi te jetes dhe te teatrit.Kane ekzistuar e ekzistojne tipe te ndryshme teatri e dramaturgjie: teatri ritual e aimitologjik, teatri argetues e teatri moralizues, teatri mister dhe teatri bufon, teatri ishpatave e teatri i intrigave, teatri i ideve dhe i qyfyreve etj. Edhe teatri i Shekspirit kaspecifiken e vet; format e tij teatrore kushtezohen nga shqyrtimi botekuptimor i jetes, kurseuniteti i tyre sigurohet nepermjet binomit parimor:"Teatri eshte jete dhe Jeta eshte teater",qe deshmon per kapercimin e distancimit midis tyre, per nje afrim estetik midis realitetit dheteatrit.Shekspiri ka qene i interesuar ne radhe te pare ti jape pergjigje pyetjes:ceshte jeta? cvendze e crol luan njeriu ne te? Cili eshte themeli i tragjedise e i lumturise se njeriut? Dukeparaqitur ngjarje te rendomta, te zakonshme Shekspiri zbulon themelet e Qenies e teekzistences njerezore. Ska drame te Shekspirit, ku te mungoje hulumtimi estetik i ketyreproblemeve dhe te mos jete formuluar nje pergjigje e mencur, jo e improvizuar, por eperftuar nga logjika e brendshme e ngjarjeve. Ai i ben gjyqin botes e njeriut, duke percaktuarfajet e pergjegjesite e tyre. Perfundimet nuk iu prijne e nuk i drejtojne ngjarjet ne menyreparaprake e aprioristike, por rrjedhin natyrshem ne fu nd. Shekspiri duket sikur eshte vetemregjizsor, qe eksperimenton nje tekst, nje skenar qe seshte i tij, qe e ka pergatitur dhe ia kaservirur jeta. Ai vecse e ngre ne skene, ku ngjarjet rrokullisen jashte vullnetit e deshirave,parapelqimeve e simpative te regjisorit. Kjo e ben dramaturgjine e tij te kumboje me polifonizerash. Dramaturgu �?? regjisor leviz si hije e personazheve, nuk i bezdis, nuk i urdheron,vetem perjeton emocionalisht jeten e tyre ne fatkeqesi e ne ngadhnjim.As perfundimet nuk i nxjerr ai; ato i lihen ti nxierre spektatori i mencur me ndihmen emesazheve qe sjellin personazhet e dramave, pasi i kane perjetuar ngjarjet bashke meregjisor-dramaturgun. Asgje artificiale e tendencioze, asgje te sforcuar ska ne levizjen, nekalimet brenda qarkut te ngjarjeve te drames nga spektatori tek skena dhe anasjelltas, ngaskena tek spektatori. Vete skena e teatrit te Shekspirit nuk eshte e mbyllur, perkundrazieshte e hapur jo vetem ne ate faqe qe i mungon skenes, por edhe ne te tre faqet e tjera,madje eshte e hapur nene dysheme drejt tokes e lart, mbi tavan, drejt qiellit. Ajo ka vetemnje mbyllje relative, pertej se ciles Shekspiri ndien jo vetem pranine e jetes me gjithedimensionet e saj, por edhe veprimin e kushtezimin e ngjarjeve prej saj, nje bashkeveprimreciprok midis skenes ku luhet jeta dhe realiteti, prapa skenes, qe zien, si nje spektakel igjalle.Nga qe i ve ne lidhje e raporte te ngushta gjithe keto hallka te teatrit te tij, Shekspiri guxoi tefute nje trupe te dyte teatrore (per te lojtur teater me teater), sic ben tek "Hamleti" ose nekomedine "Endrra e nje nate vere". Ne nje menyre te shkelqyer e ka konkretizuar konceptin
    • 6e tij teatroro-dramaturgjik sidomos ne tragjedine "Hamleti", qe eshte drama me teatrorenga veprat e tij.Gjithe personazhet duket se jane te perfshire ne nje shfaqje teatrore, domethene luajnerole, vene maska jo vetem per te fshehur dicka, por edhe per te zbuluar dicka tjeter, qeeshte, gjithashtu, e maskuar. Midis gjithe personazheve aktore dallohet Hamleti, qemjeshterisht kalon nga njeri rol ne tjetrin- princ i shkujdesur, dashnor i pergjeruar, gaztor qeleshon rromuze ne gjithe drejtimet, qe derdh sarkazma, thartqeshje e perqeshje te idhta, imarre e i brishte. Ne role hyjne edhe Mbreti, si ungj i dhimbsur, xhelat i poshter, kompllotisti pabese; pastaj Polloni- here Kryeminister servil e here at i dhimbsur. Role luajne te tere:Mbreteresha, Ofelia, Rozenkraci, Gildenbergu, Horati, varrmihesit. Hamleti e di se jeta eshtenje teater, ku njerezit luajne role qe i shkembejne sipas interesit e rrethanave te jetes, por aie di se edhe teatri (i Shekspirit) eshte si jeta. Prandaj merr persiper edhe rolin e regjisoritdhe i meson pjesetaret e trupes teatrore, qe eshte ftuar ne pallat, se ne cmenyre duhet teluajne. Ne platformen regjisoriale te Hamletit shpaloset platforma e teatrit shekspirianrealist. Hamleti i keshillon aktoret:"As teper i vaket mos u bej, por ki per udheheqesdiskrecionin tend; ujdis veprimin me fjalen, fjalen me veprimin; dhe ki gjithnje perpara syshqe te mos e kapercesh masen e natyres; se cdo gje e teperuar largohet nga qellimi i lodres, icili qene krye e gjer tani ka qene e eshte: te behet pasqyra e natyres dhe ti tregoje fytyren evet virtityt, pikturen e vet poshtersise, dhe formen e shtypin e tyre njerezve dhe shoqerisese nje periudhe". Hamleti e perbuz lojen e bufoneve qesharake, qe "zvjerdherisht e imitojnenjerezine".Mbreti e pat ftuar trupen teatrore per ti hequr merzine Hamletit, per ta argetuar e zbavitur,per ti kthyer shijen e te jetuarit. Por Hamletit �?? regjisor si duhet nje teater i tille; aikerkon nje teater qe te jete si vete jeta dhe e ve trupen te luaje nje drame, te ngjashme meate, qe beson se ka ndodhur realisht ne jete. Prandaj ai beson se "drama eshte gracka, kushpirti i mbretit kapet si laraska". Hamleti zbret nga skena dhe bashkohet edhe mespektatoret, duke dashur ti ndihmoje te mos iu shpetoje gje nga kuptimi i drames qe luhetne skene. Ky eshte nje rol tjeter aktoresk i tij. Shfaqja teatrore e dyfishuar ne skene vihetperballe spektatoreve, gjithashtu, te dyfishuar. Hamleti, regjisor e spektator, e ndihmonMbretin, mbretereshen, Ofeline ta kuptojne drejt shfaqjen dhe iu sugjeron:"E helmon nekopsht qe ti rrembeje mbreterine". Dhe tashme qe ka dale ne shesh, permes lojes seaktoreve, e verteta e jetes, te gjithe smund te jene me te sinqerte, por vene maska, fshehinplanet qe kane kunder njeri-tjetrit dhe vazhdojne nje loje tragjike me aktore hipokrite. Midistyre dallohet Hamleti, qe luan rolin e nje te marri, qe pret rastin e volitshem per tendeshkuar krimin. Shekspiri aktivizon nje leksik, nje terminologji specifike te teatrit gati necdo drame te tij, ku degjohen fjalet me kuptime metaforike nga personazhet me tendryshem:"skena e jetes", "bufon", "palaco", "komediant", "aktor", "spektakel", "loje","shfaqje" e te tjera si keto. Sipas tij Historia, Koha, Natyra, Jeta, qe jane "nje loje teatrore",smund te karakterizohen saktesisht pa te tilla fjale metafora.Duke qene nje dramaturgji botekuptimore filosofike, ne te nuk ka asgje qe te qendroje osete zhvillohet jashte botes, e cila identifikohet nga Shekspiri me Jeten, Historine, Kohen. Koha
    • 7eshte Korifeu i cdo drame te Shekspirit. Tragjedia klasike e antikitetit ka qene e ndjeshmendaj problemit te kohes, ndaj raportit te jetes se personazheve dhe kohes. Aristotelipergjithesoi nje pervoje te pasur estetike te teatrit antik dhe formuloi, midis te tjerash, edheparimin e unitetit te kohes, qe nenkuptonte zhvillimin e veprimit ne nje kohe te kufizuar,brenda 24 oreve. Me kete parim dramaturgjia u be me e vetedijshme per rendesine e kohesne strukturat e saj.Duke iu referuar autoritetit te Aristotelit qysh ne periudhen e hereshme te Rilindjeseuropiane zu te absolutizohej parimi i unitetit te kohes; me vone estetike e klasicizmitfrancez e shihte kete parim si kusht te domosdoshem per ta disiplinuar veprimindramaturgjik, per ti bere karakteret e personazheve me te percaktuara dhe me te qarta. Pordogmatizmi i ketij parimi dha shkas me vone qe te drejtoheshin kritika te ashpra kunderdramaturgjise se Shekspirit ngaqe ky nuk i permbahej ketij parimi. Ne fakt, sic deshmoi metej zhvillimi historik i dramaturgjise boterore, koncepti shekspirian mbi kohen ishte me vitaldhe i parapriu zgjerimit te larmise se formave e strukturave artistike te drames, e cila ardhiduke u bere me e hapur e me e lire. Shekspiri eshte shkrimtari, qe afirmoi me intuite evetedije nje koncept me modern mbi kohen e rolin e saj ne krijimtarine dramaturgjike; ai eberi instrument te fuqishem te ekspresivitetit artistik te dramaturgjise e te teatritbashkekohor.cperfaqeson, atehere, koha ne dramaturgjine shekspiriane? Ajo afirmohet, para se gjithash,si atribut i Qenies, i Makrokozmosit, duke e privuar kete nga ai baraspeshim, ekuiliber iameshuar, i pandryshuar e i perjetshem, te cilin ontologjizmi teologjik mesjetar e shpallte"gjendje normale" te botes. Koha, ne frymen e filosofise panteiste te epokes se Rilindjes,spikat ne dramat e Shekspirit, si fillese ontologjike, qe identifikohet me jeten e brenshme teQenies, me levizjen dhe kahun e drejtimit te saj. Ndryshe nga kozmologjia teologjikemesjetare me parimin e lidhjes se kohes me sistemin vertikal e jerarkik te Qenies, Shekspiri ezevendesoi me parimin e rrjedhes horizontale te saj, qe afirmoi pak nga pak konceptin ekohes historike. Ne kronikat tragjike te Shekspirit, qe i kushtohen jetes politike te Anglise seshek. 14-15, perftohet koncepti historik mbi ekzistencen si kohe e zhvillimeve politike teshoqerise, e ndertimit te shteteve kombetare. Prapa ngjarjeve historike dhe veprimtarivenjerezore koha qendron si proces natyror objektiv, si levizje e ndryshim i pakthyeshem iQenies, si vullnet panenshtruar i historise. Ajo eshte teodicea shekspiriane e historisemoderne. Koha ne dramat e Shekspirit i shembellen nje muri, nje barriere tepakapercyeshme, ku perplasen valet e jetes njereezore."Ne tragjedite e Shekspirit,- ka shkruar Gizo, ngjarjet rrjedhin ne udhen e tyre, kurse njeriuec ne te veten. Ky perdor gjithe forcat e tij per ti larguar ngjarjet nga kahu qe njeriut i duketi padeshirueshem, per te sunduar mbi to, duke i menjanuar nga udha kur e pengojne; pernje cast duket se ai ndeshet, perseri, me forcen e tyre armiqesore aty ku i degdisi vete neudhen e tij dhe, me ne fund, ai rrezohet i vdekur ne lufte e siper, kunder tyre, lufte qethyhen fatin e jeten e tij". Koha ne dramat e Shekspirit e trgeon veten si nje realitet objektiv,si force qe therrmon enderra, iluzione, pasione e deshira njerezore. Nje kuptim te tille mbikohe Shekspiri nuk e kllet ne veprat dramaturgjike ne trajten e gjykimeve dhe te arsyetimeveteorike abstrakte filosofike, por me menyra specifike estetike, domethene permes subjektit
    • 8e veprimit dramaturgjik, permes ngjarjeve, veprimeve, ndjenjave, mendimeve, pasionevenjerezore. Koha nuk mbetet tek Shekspiri nje sfond i jashtem, nje zbrazeti, por hyn nepermbajtjen e spektaklit te jetes njerezore. Parandjenjat (qe perjetojne personazhet eShekspirit dhe qe vleresohen si paralajmerime ngjarjesh te kobeshme ose te gezueshme)deshmojne rrjedhen objektive te kohes, kahun e ritmin e saj, nga te cilat varet "fati" iheronjve."Fatin", si nje force misterioze, hyjnore, qe loste rol vendimtar ne tragjedite e lashtesiseklasike, Shekspiri e menjanoi nga dramat e tij dhe e zevendesoi me objektivitetin e kohes;ketu perplas ai synimet, deshirat, aspiratat, planet e projektet e njerezve dhe ketu lindinkonfliktet me karakter tragjik. Bruti, Kasi ne tragjedine "Jul Cezari" tregojne guxim, trimeri,perkushtim ndaj idealesh te larta sociale, por perfundojne ne viktima tragjike, sepseveprimet e tyre sado fisnike e te sinqerta, binin ne kundershtim me rrjedhen objektive tekohes, me ndryshimet e realitetit historik.Ne dramen histgorike "Rikardi II" Jorku i thote Henrikut te IV per ate levizje te rregullttejetes, qe perben thelbin e kohes historike: "Ka ne jeten e njerezve nje rend, rregullsi, qetregon natyren e diteve te kaluara; duke kuptuar kete rend, mund te parashikosh me njefare saktesie rrjedhen e ardheshme te ngjarjeve, qe ende skane ndodhur, qe fshihen negjirin e te sotmes, si embrione te dukurive qe i ushqen dhe i rrit koha". Koha e dramavehistorike te Shekspirit nuk perbehet nga perfytyrimet subjektive te heronjve. Ne dramat e tijrrefehen shume raste, kur protagonistet e antagonistet perpiqen ti dredhojne kohes, tamashtrojne, tia hedhin ose ta administrojne dhe komandojne sipas deshirave se tyresubjektive, me nje fjale, ta bejne sus, por ajo tregohet e pamposhtur, e panenshtruar, rrezoniluzione, sjell disfata dhe i shnderron fitimtaret ne te mundur. Ne ndeshje te tilla te ashprame kohen gjenden Hamleti, Makbethi, Bruti, Rikardi III etj, dhe dihet fundi i tyre tragjik.Heronjte e dramave shekspiriane, qe se perfillon objektivitetin e kohes, iu shembellejneatyre kaloresve, qe u shpeton freri nga duart, kur kuajte e tyre vrapojne revan dhe, prandajrrukullisen perdhe. Keshtu rrokullis koha shekspiriane njerin pas tjetrit mbreter, tirane ,uzurpatore, diktatore e deshtake te tjere.Koncepti mbi rrjedhen objektive te kohes ne dramat e Shekspirit konkretizohet, sic e ka venene dukje Hegeli, ne konceptin e "gjendjes se botes", te "situates", te "rrethanave", qenenkuptojne gjendjen e bashkesive te tilla (ne te cilat perfshihet njeriu, jeton e vepron) sishoqeria, rendi, sistemi, shteti, shoqeria civile, mbreteria, pushteti, rendi juridik, sistemi ipronesise, interesat materiale etj. Njeriu, sipas Shekspirit, e gjen veten te perfshire, jashtevullnetit e deshirave te tij, ne keto bashkesise; ai jeton e vepron duke qene i varur prej tyre,prandaj ne disa drama te tij Shekspiri paraqit situata jetesore, ne te cilat heronjte e tij tjetergje deshirojne e tjeter gje iu del; por edhe kur e njohin kete te vertete, ata mund te hyjne ehyjne ne kolizion me kohen objektive, e cila tregohet inkomode, mistrece, te huajtese dhe epamposhtur ndaj deshirave, qellimeve e synimeve subjektive te njeriut.Ne pergjithesi Shekspiri kolizionet tragjike nuk i nxjerr nga subjektiviteti i heronjve, ngakapriciot e shpirtit, por nga perplasja me Qenien, me Kohen, e cila shfaqet si problemhamletian:"Te rrosh apo te mos rrosh?", kur kjo perleshje behet per jete a vdekje, kur njeriu
    • 9eshte i denje ndaj botes, domethene paraqitet si force aktive, e lire ne zgjedhjet qe ben dhee panenshtruar ndaj rrethanave. Njerez te tille jane me shume "viktima" se sa "fajtore"; atakane ne vetvete dicka heroike, te madherishme, se seshte kollaj te perleshesh me"rrethanat", kohen; ata veprojne me bindjen se jane farketare te fatit te tyre, te lumturiseapo te fatkeqesise se tyre. "Faji tragjik" i tyre jane zgjedhjet qe bejne vete me vullnet te lire.Ndryshe nga dramaturgjia e antikitetit, ne dramat e Shekspirit pesimi tragjik i heronjve eshteme i kuptueshem, sepse nuk percaktohet nga forca misterioze, hyjnore, demoniake ("Fati);ai eshte me social dhe me personal.Kurdohere kur Shekspiri nderton struktura tragjike, ato jane nje perplasje dhe nje gershetimfaktoresh objektive e subjektive, sepse heronjte e tij jane edhe autore edhe aktore tehistorise, te jetes e te fatit te tyre. Ne perleshje me botne, me kohen heroi njeh veten,zbulon ceshte, njeh fizionomine e botes; ai provon aftesite e potencialin e vet fizik eshpirteror; ai shkon me vetedije kunder rrethanave te disfavoreshme, e sfidon kohen,vepron e ndeshet me nje bote te paujdisur mire per lumturine e tij, inkomode, te shemtuardhe te poshter.Prandaj heronjte e Shekspirit, nga njera ane, jane vete fajtore, shkaktare te pesimevetragjike, sepse zgjedhjet e lira i bejne fatkeqe ose i shtyjne drejt krimesh nen ndikimin eafekteve tragjike. Nga ana tjeter, ne tragjedite e Shekspirit (qe nuk shnderrohen nemelodrama sentimentale) heronjte nuk behen pishman per veprimet qe kryejne, perzgjedhjet dhe per faitn e keq qe i pret. Edhe spektatori i ketij teatri nuk pikellohet perheronjte tragjike, ngaqe e kupton se heroi eshte i denje per fatin e vet, qe e zgjedh dhe qe esajon me duart e veta; spektatori tregohet bashkevuajtes me ta. Ja cfryme heroizmi tregonKasi ne tragjedine "Jul Cezari:"Keshtu, o qiell, e ben te dobetin te forte,/ Keshtu, o qiell,tiranet i permbys:/Sepse as kulla guri, as mure qipre,/ As burgje terret, as zinxhire hekuri/Nuk e permbajne dot fuqine e shpirtit;/ Po jetes, lodhur nga keto pengime;/Si mungon kurreforc e veteshojtjes,/ Kur di kete, e ditte bot e tere/ Qe pjesen tiranie qe duroj,/ E shkundkur te me teket".Perse heronjte ngaterrohen e perleshen me kohen? Sepse vete kjo, sipas Shekspirit, eshte nethelb kontradiktore, ekziston si bote e vjeter qe vdes, dhe si bote e re qe lind. Ketu qendronbaza objektive e kolizioneve tragjike shekspiriane. Ne epiqender te kohes, te fiksuar nedramat shekspiriane, qendron e tashmja.ckane ndodhur me pare ose cdo te ndodhin ne te ardhmen Shekspiri nuk i tregon gati fare;per te rendesi ka ajo qe i paraqitet drejtperdrejt spektatorit, ajo qe po ndodh e qe pozhvillohet ne skene. Kjo sdo te thote se Shekspiri nuk e perfill te kaluaren e tardhmen. Nefakt e kaluara eshte subjekt i dramave historike, por ngjarjet e tyre Shekspiri i ekspozon nekohen e tashme, i vendos e i projekton para syve te spektatorit. Edhe e ardhmja nuk mungonne dramaturgjine e Shekspirit, vecse ajo eshte e perfshire ne te tashmen ne formen e njeshqetesimi, trazimi tragjik te se tashmes se paperfunduar, te se tashmes historike ose te seardhmes se perjetshme, domethene ne formen e nje perfytyrimi utopik mbi jeten.Perqendrimi i kohes ne te tashmen tregon forcen intuitive te Shekspirit, qe i pershtatetspecifikes se dramaturgjise, e cila dallohet cilesisht nga llojet narrative te letersise.
    • 10Pranimi i kohes objektive nuk e ka penguar Shekspirin qe brenda dramaturgjise tetransplatoje konceptin mbi te ne kohe artistike. Ky transplantim nuk e zhduk objektivitetin ekohes, por shenon pervetesimin estetik te saj, domethene i vesh karakter konvencial, ianenshtron natyres se pergjithshme konvenciale te artit. Karakteri konvencial i kohes nedramaturgji nenkupton nje mosperputhje midis kohes natyrale, kronologjike, astronomikedhe kohes artistike.Qellimi i kohes konvenciale artistike eshte te ndikoje ne strukturimin ekspresiv teatror tedrames. Dramaturgjia shekspiriane tregon se cpotencial i pasur estetik eshte aktualizuar nete me ndihmen e karakterit koncencial te kohes. Nga keto qe thame rrejdh se Shekspiri e kaperfillur principin e kohes ne dramaturgjine e tij, por ne vend te kuptimit dogmatik te saj("Uniteti i kohes"), ka formuluar interpretime te tjera krijuese, estetikisht me produktive eme ekspresive. Shekspiri ish aq novator e i thelle si mjeshter i kohes artistike sa qe duketsikur eshte mbeshtetur ne pervojen e kinematografise se shek. 20 e jo te teatrit teatehershem. Shekspiri i permbahet parimit te perputhjes se qendres te veprimitdramaturgjik me qendren e interesimit e te perjetimit emocional te spektatorit. Ne aktin efundit te "Mbretit Lir" ndodhin shume vrasje, por ato realizohen prapa skenes; sikur tiparaqiste dramaturgu njeren pas tjetres para syve te spektatorit, do te ngadalesohej forritmi i zhvillimit te veprimit dramaturgjik; prandaj Shekspiri, si te thuash, "kohen e vrasjeve"e nxjerr prapa skenes. Sigurisht, ne kete rast ka nje lloj fragmantarizimi te kohes reale(nxirret jashte rrjedhes se saj "koha e vrasjeve), qe perben nje konvencion artistik teshprehjes se saj, por te tilla fragmentarizime e nderprerje nuk e cenojne aspak perkundrazi,e njejsojne unitetin e veprimit dramaturgjik.Shekspiri eshte nje kryemjeshter ne perdorimin e "kohes artistike". Duke shfrytezuarkarakterin konvencial te saj, ai arrin ta kondensoje ose ta zvarrise, ta pershpejtoje ose tatendose, ta fragmentarizoje ose ta alternoje, ta ritardoje ose ta ktheje prapa (retrospektive)etj. Tek "Rikardi II", Bolinbroku niset ne mergim te larget po ate cast kur niset Mbreti per neIrlande, por ndersa anija e Mbretit ne kete udhetim mbytet, Bolinbroku arrin te kthehetnjekohesisht me Mbretin, ndonese ai vinte nga vende shume te largeta, madje me njeushteri te madhe qe te pushtonte vendin. Rrjedha e kohes reale e ketyre dy ngjarjeve (kalimdistancash te ndryshme hapesire) nuk mund te ishte e barabarte, sic ndodh ne drame. Pokeshtu, Maubrej, brenda me pak se dy jave, shkon ne vende shume te largeta, dhe arrin tekthehet e te vdese ne Itali. Per udhetime te itlla, me mjetet e atehereshme te lundrimit, dote duhej nje kohe reale shume me e madhe. Duke i dhene karakter konvencial kohes,Shekspiri dalloj lloje te ndryshme te saj:"kohe vdekjeje", "kohe tragjike", "kohe per teqeshur", "koha komike" etj. Koha tragjike eshte e ashper, e pamposhtur, e qendrueshme,kurse "koha komike" eshte kapricioze, lozonjare, subjektive, lodruese, proteike. Shekspirilidh segmente te larget kohore dhe shmang vazhdimesine e zgjatjen e panderprere te kohesreale astronomike. Spektatori shikon nisjen e Xhon Gandit per ne keshtjelle, po nuk tregohetse sa kohe reale duhet per te bere kete udhetim.Koha ne dramat e Shekspirit jepet e perjetuar emocionalisht. Ne "Jul Cezarin" nga casti, kurmerret vendimi per ta vrare cezarin deri ne castin e ekzekutimit te vendimit, kalon realishtshume pak kohe, kurse Brutit i duket e zgjatur dhe e ngadalte, madje tmerruese:"Koha ne
    • 11mes,- thote Bruti,- na duket si fantazme, enderr e shemtuar". Koha artistike e Shekspiriteshte e antropomorfizuar, domethene e paraqitur si kohe e ekzistences se njeriut, eperjetuar prej tij, si kohe lumturie e kohe vdekje, kohe lotesh e kohe gezimesh, madje sikohe e moraleshme e kohe e pamoraleshme.Nje personazh i tragjedise "Timoni nga Athina" ben fjale per "kohen e njeriut", per "kohenper te qene te ndershem". Koha artistike perdoret nga Shekspiri si strehe simbolike ngjarjeshnjerezore: cka ndodh naten ne dramat e tij, nuk ndodh diten. Nata e dita, si dy segmente tekohes astronomike, i korespondojne ne "Otellon" ciftit- Desdem ones se bardhe e Otellos sezi. Nata eshte shpesh streha e "kohes tragjike" ("Makbethi"). Krimi realizohet zakonishtnaten, kur ka edhe mundesi me te medha per tu fshehur, naten mbushet skena me pellgjegjaku; naten thurren komplote e behen plane vrasjesh e krimesh. Ja nje shembull nga"Makbethi" qe tregon se cekspresivitet te fuqishem fiton koha artistike, qe nuk perputhetme kohen astronomike. Nga fundi i tragjedise Makbethi pyet:"Sa eshte ora? Me jepkalendarin! Kush e ka diellin sot?" Rotklifi i pergjigjet:"Une se kam pare". Makbethivazhdon:"Nuk don te dale, kurse sipas librit, duhej te kishte lindur qe nje ore. Kjo dite perdike do te jete e zeze... Sot sdon te duket dielli... Sot sdon te ndrije dielli".Shekspiri i pasuroi shume format e shprehjes ekspresive te kohes artistike. Dramaturgjia etij, si nje sizmograf ka regjistruar ndryshimet historike dhe frymen e kohes se tij. Krijimet e tijai i ndersuazoi ne Kohen e Madhe te historise njerezore, duke e bere bashkepercjellese derine Motin tone.