Detyr kursi ne ndermarja dhe drejtmi i biz.te vogel pof. eda luga

  • 6,009 views
Uploaded on

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
6,009
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1

Actions

Shares
Downloads
124
Comments
0
Likes
2

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPERISË Universiteti Bujqesor i Tiranes Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit Departamenti Drejtim Agrobiznesi DETYRE KURSI në Ndermarrja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel TEMA: Ecuria e nje Biznesi te Sukseshem Punoi PranoiLirim Hodaj Dr. Eda LugaEnksi ManiXhesika Muco Tiranë,201
  • 2. 1. HyrjeZhvillimi i agroindustrise ne Kosove ka pesuar rritje te konsiderueshme. Mjaft firma qe pooperojne ne fushen e agroindustrise, krahas zhvillimit e prosperitetit te tyre po ndeshen edhe meprobleme te cilat kerkojne zgjidhje te menjehershme. Ne menyre te vecante industria e qumeshtitka pesuar rritje te konsiderueshme. Ne se me pare perpunohej vetem 20% e qumeshtit teprodhuar, aktualisht perpunohet mbi 40% e tij. Kjo rritje kerkon vemendje ne dy aspekte terendesishme, se pari ne drejtim te asortimenteve te prodhuara dhe se dyti ne drejtim te rritjes secilesise se tyre. Prezantimi e nje plani biznesi i cili do te ndihmoje me tej si perdoruesit ebrendshem te tij, pra menaxheret me miremenaxhimin e kompanise, ashtu dhe perdoruesit ejashtem pra investitore te ndryshem, furnitoret, etj.1.2 Objektivat: Objektivi i pergjithshem eshte studimi i kompanise dhe problemeve me kryesore qe lidhen me menaxhimin e saj. Objektiva specifike do te ishin: studimi i struktures organizative te kompanise dhe prezantimi mbi kete baze i planit te menaxhimi, studimi i produkteve me kryesore te saj si dhe studimi i problemeve qe lidhen me marketingun e kompanise si: kanalet e shperndarjes, promocioni, etj, si dhe prezantimin mbi kete baze te planit te marketingut.1.3 Rezultatet e priteshme:Permes kesaj teme pres qe te jap kontributin tim ne drejtim te prezantimit ne pergjithesi te njeplani biznesi per kompanine ABI, e ne menyre me te plote te planit te markrtingut si dhe planit temenaxhimit, dokumenta mjaft te rendesishme keto per te ndihmuar menaxheret dhe punonjesit ekompanise per drjetimin me me efektivitet te saj.
  • 3. 1.4 Metodat e perdorura dhe burimet e informacinitPer te realizuar objektivat e percaktuara eshte percaktuar edhe metodologjia e studimit. Kjometodologji perbehet nga metoda te ndryshme te cilat plotesojne njera tjetren. Ne percaktimin etyre ne jemi nisur nga specifikat e problemit qe analizohet si dhe nga natyra e objektivave.Nder metodat qe jane perdorur do te permendnim: Metoda statistikore, kryesisht metoda e grupimeve, e mesatareve, e indekseve si dhe ajo e krahasimit. Metoda e diskutimit ne grup, grupet e fokusit, diskutimet me specialiste te fushes dhe drejtues te agrobiznesit.Te dhenat:Per realizimin e studimit eshte shfrytezuar nje numur i madhi te dhenave te grumbulluara ngakompania ABI. Vrojtime te kryera nga vete Kompania ABI; Studime e botime te kryera ngaautore te vendoit dhe te huaj.
  • 4. PLANI I BIZNESIT TE KOMPANISE ABI2.1 Permbledhje ekzekutive1- Përshkrimi i ndërmarrjesSektori i përpunimit të qumështit në Kosovë filloi të shënojë një zhvillim më të hovshëm vetëmgjatë tre, katër viteve të fundit, atëherë kur qumështoret kryesore filluan ta rrisin prodhimtarinëdhe asortimentin e produkteve të tyre.Kompania “ABI” u themelua në vitin 1989, atëherë kur filluan të regjistrohen ndërmarrjet e paranë pronësi private në Kosovë, e cila në atë kohë ishte pjesë e ish federatës jugosllave.Qumështorja ABI MILK filloi me punë në vitin 1996, kur u be komercializimi i qumështores nëpronësi të ndërmarrjes shoqërore “PROGRES” në Prizren. Për ta kompletuar procesin eprodhimit u desh të investohen 2,276,515.80 DM, apo rreth 1,140.000 €, në periudhën prej vitit1996 deri në vitin 20010Për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi qumështorja kërkoi asistencë nga industria equmështit PKB e Beogradit, e cila i ofroi ndihmën e nevojshme për të filluar. Më vonë, merritjen e aktiviteteve, puntorët u dërguan në Turqi, për t’u aftësuar për prodhimin e produkteve tëcaktuara.Në fillim qumështorja kishte një kapacitet të vogël të përpunimit (5,000 litra) dhe një asortimenttë vogël prodhimesh, mirëpo dalëngadalë u arritë që kapaciteti të ngritej në 15,000 litra tëpërpunuara në ditë, kurse në vitin 2009 me një investim prej 92,000 € në pajisje shtese u arritkapaciteti ditor prej 25,000 litrash dhe një llojshmeri prej afër 30 produktesh të ndryshme.Ky kapacitet i përpunimit gjatë sezonit, muajve veror, arrin në 37,000 litra.
  • 5. Mirëpo, edhe përkundër këtij suksesi mjaft të madh, pronarët e kësaj qumështoreje nuk do tëndalen me kaq, ata planifikojnë ta ndërtojnë një qumështore të re, me një kapacitet të përpunimitprej 100,000 litrash.2 - Vizioni i ndërmarrjesVizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet tëzgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.3 - Objektivat afaristeObjektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, kurse objektiv afatmesëm ështëndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet trefish më të madh nga kapaciteti i tanishëm.Në këtë mënyrë do rë realizohen edhe disa objektiva me interes të gjërë shoqëror – zevendesimi iimportit dhe rritja e punësimit.4 - Produktet dhe shërbimetABI MILK ka një asortiment të gjërë të produkteve të qumështit.Këtu prodhohen lloje të ndryshme të kosit dhe jogurtit (në paketime prej 180 gr. deri 1000 gr.),qumështi ditor, ajrani, gjalpi, djathi i bardhë, djathi Mozzarella, djathi i Sharrit, si dhe prodhimetjera të qumështit.Përveç prodhimtarisë, qumështorja ABI është e perqendruar edhe në ofrimin e shërbimeve tëndryshme, të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin profesional tëblegtorëvë kosovarë.Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:- Trajnimet e blegtorëve- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimit
  • 6. 5- Tregu ekzistues dhe ai potencialPervec prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndërblerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era,Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun eSerbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, portregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depot e kompanise.Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prejnga ka sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.Në këtë aspekt momentalisht kompania përkrahet nga projekti i USAID-it, KCBS-së (KosovoCluster and Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malittë Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit ne keto vende.6 - Analiza e konkurrencësProdhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështoren.Me përvojën dhe punën e deritashme eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar mequmështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve tekompanise ABI janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikonnegativisht në shitjen e produkteve, sepse klientët kanë të kënaqur me kualitetin dhe konsumatorikonsovar i kërkon ato.Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT,MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatëtë përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun e kompanise për shkak të fondevetë mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi tëinvestojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.
  • 7. 7 - Implementimi dhe identifikimi i rreziqeve të mundshmeDuke u bazuar në përvojën shumëvjeçare në këtë fushe mund të themi se implementimi i këtijprojekti nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe për ndërmarrjen ABI.Ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në qumështoren ABI, drejtpërdrejt, apo në angazhime tëshkurta nëpërmjet organizatave ndërkombëtare kanë ndihmuar shumë në përvetësimin enjohurive të nevojshme për një prodhimtari të nivelit që e planifikojmë ne në ABI MILK.Si një faktor tjetër i rëndësishëm për implementimin e sigurt të këtij plani është edhe aftësimi ipuntorëve nëpër qumështoret me renome në rajon.Sa i përket rreziqeve për këtë biznes nuk ekziston ndonjë rrezik serioz i cili mund të ndikojënegativisht gjatë implementimit të planit investiv.Llogariten vonesa të ndryshme gjatë ndërtimit të objektit të ri, blerjes dhe montimit të pajisjevetë reja, mirëpo këto mund të ndikojnë vetëm në zgjatjen e afatit të implementimit të planit tonëinvestiv.
  • 8. 2.2 Pershkrimi i ndermarrjes1- Emri dhe detajet e ndërmarrjes Emri i ndërmarrjes Qumështorja “ABI MILK” Emri i pronarit: Bari Fusha, Irfan Fusha dhe Adnan Fusha Adresa: Tirana p.n. Qyteti: Prizren Nr. i tel. & faxit: +381 29 622 356, +381 29 42 282 E-mail adresa: abi@ABI M Web Faqja: www.ABI MILK.com Nr. i regj. të biznesit: 80180187 Statusi ligjor: Pronë private4- Vizioni dhe objektivat e ndermarrjesVizioni i ndërmarrjesVizioni i qumështores ABI MILK është ngritja e një qumështoreje bashkëkohore, me kapacitet tëzgjëruar, e cila i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuar nga Bashkësia Europiane.Objektivat afatshkurtëra dhe afatmesmeObjektiv afatshkurtër është privatizimi i qumështores ekzistuese, që në bazë të premtimeve ngaAKM-ja duhet te kryhet në gjysmën e dytë të vitit 2009, kurseobjektiv afatmesëm është ndërtimi i qumështores së re, me një kapacitet dyfish më të madh ngakapaciteti i tanishëm.
  • 9. Përshkrimi i produkteveA) Qumësht i freskët 1 litërProdukti paketohet ne qese 1 litër. Qumësht i freskët me 3,2 % yndyes.Përshkrimi kimik:minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 8,5 %; aciditeti të mos jetë më imadh se 7.8°SH (Shkallë të Soxhlet-Henkel); duhet të jape vlerë negative në reaksion mefosfatin.Përshkrimi i punës teknologjike:Qumështi standardizohet me 3,2% y.q. duke u homogjenizuar dhe pastaj pasterizohet nëtemperaturë prej 80-85 °C për 15-20 sekonda dhe menjëherë ne sektorin e tretë të pasterizimitftohet në +4°C, pastaj mbushet në qese polietileni nga 1 litër, paketohet në arka të plastikës dhevendoset në deponim me temperaturë +2 deri në +4°C. Gjatë paketimit duhet të merret mostraminimum 3 herë për të kontrolluar analizat fiziko-kimike dhe peshën ne qese.Paketimi:15 qese poli-pak paketohen në arkën katrore nga plastika. Arka duhet paraprakisht të jetë e larëdhe e dezinfektuar.Afati i përdorimit: 48 orë nga data e prodhimit.Kushtet e ruajtjes: Duhet të ruhet në temperaturë prej 2 deri 4°C.B) Kos ABI me kajmak 850 gr.Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 850 gr.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,6% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Kajmaku duhet të ketë ngjyrë të verdhë, ndërsa kosi ngjyrë të bardhë, me shije dhe erë tipike tëkosit dhe konsistencë të fortë.
  • 10. C) Jogurt Extra 180 g.Neto masa në paketim origjinal: Paketim gota plastike, neto sasia 180 g.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.Përshkrimi kimik:Duhet të plotësojë këto kushte:minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9 %; aciditeti të mos jetë më i madhse 55 ° SH.D) Jogurt 1 litër BioAktivNeto masa në paketim origjinal:Paketim shishe e plastikës, neto sasia 1 litërPërmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit dhe në gjendje të lëngët.Ky jogurt prodhohet edhe ne paketim prej 0.5 l.
  • 11. E) Kos Extra 180 g BioPlusNeto masa në paketim origjinal:Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 180 gPërmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 3,2% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë me shije,erë tipik të kosit dhe në gjendje të ngurët.Përshkrimi kimik:Duhet të plotësoj këto kushte: minimum 3,2% yndyrë qumështi; materie të thata pa yndyrë 9%;aciditeti të mos jetë më i madh se 55° SH .F) Kos Dietal 450 g Fit LineNeto masa në paketim origjinal:Paketimi në gota të plastikës, neto sasia 450 gr.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 0% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të kosit dhe në gjendje të ngurtë.
  • 12. G) Ajran Oriental 180 g.Neto masa në paketim origjinal:Paketimi në gota plastike, neto sasia 180 g.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar, homogjenizuar dhe standardizuar me 1% yndyrë qumështi.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë me shije, erë tipike të jogurtit në gjendje të lëngët me 0,3% kripë .H) Gjalp i freskët 1 kgNeto masa në paketim origjinal:Paketimi në gota plastike, neto sasia 1 kg.Përmbajtja kryesore:Yndyra e qumështit e pasterizuar dhe grumbulluar në procesin e separimit.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e verdhë, erë dhe shije tipike të gjalpit në gjendje të ngurtë pa flluska të ujit .
  • 13. I) Djath i Bardhë 1, 2 dhe 3 kg.Neto masa në paketim origjinal:Paketimi në enë plastike, neto sasia 1, 2 dhe 3 kg.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.Përshkrimi organoleptik:Ngjyra e bardhë, erë dhe shije tipike të djathit në gjendje të ngurtë dhe gjysmë të fortë.J) Djath Sharrit 1 dhe 2 kg.Neto masa në paketim origjinal:Paketimi në enë plastike, neto sasia 1 dhe 2 kg.Përmbajtja kryesore:Qumësht i pasterizuar me yndyrë të plotë.
  • 14. Shërbimet e ofruaraPërveç aktiviteteve tjera, qumështorja është e kyqur edhe në ofrimin e shërbimeve të ndryshme,të cilat ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësimin professional të blegtorëvëkosovarë.Këto shërbime mund të përmblidhen në grupet e mëposhtme:- Trajnimet e blegtorëve- Projektimi i qendrave të grumbullimit të qumështit dhe- Sigurimi i pajisjve për qendrat e grumbullimitMe ekipin e saj profesional, të përbërë nga një veterinar, një agronom dhe një teknik tëveterinarisë, qumështorja ABI MILK organizon trajnime të ndryshme për blegtorët të cilët edorëzojnë qumështin në pikat e saj grumbulluese.Në rastë të caktuara angazhohet edhe veterinary ynë, të gjitha me qëllim të sigurimit të lëndës sëparë, qumështit, sa më kualitativ dhe sa më higjienik.Në këtë aspekt, qumështorja bashkëpunon edhe me firmën kroate SANO, që është prodhues injohur i ushqimit të kafshëve, i cili jep edhe garancione për kualitetin e qumështit. Duke përdorëkëtë ushqimm është arrit që numri i kontrollave të veterinarit të bie nga 30 në vetëm 3 kontrollenë vit. Si përfaqesues i kësaj firme në Kosovë është veterinary, Behlul Behluli.Sa i përket projektimit të qendrave të grumbullimit të qumështit, ABI MILK ka një ekipprofesionist, i cili bën vlerësimet e duhura rrëth mundësisë së hapjes së një pikë të grumbullimitnë rajon të caktuar. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë në bashkëpunim me fshatarët e atijrajoni fillojnë punët rreth vendosjes së pikës grumbulluese të qumështit.ABI MILK bën edhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për një qendër të grumbullimit tëqumështit. Deri më tani këto pajisje i kemi sigururuar në Turqi.3.3 Blerësit kryesorëPërveç prezencës në tërë tregun kosovar, ABI MILK eksporton edhe në Serbi dhe Shqipëri. Ndërblerësit kryesor të qumështores janë hipermarketet më të mëdhenj ne Kosovë, si Interex, Era,Albi, Intereminex, Maxi, Viva, Elkos, Ylli Bec dhe Univertrade, kurse distributor për tregun e
  • 15. Serbisë jugore është firma RAKIC. Qumështorja nuk ka distributor zyrtar për Shqipëri, portregtarë të ndryshëm nga ky vend furnizohen drejtëpërdrejt në depon e kompanise.Nëse i llogarisim blerësit më të vegjël, shitoret me pakicë, qebaptoret dhe burektoret, atëherënumri i tyre është rreth 900 blerës.Në qytetet kryesore të Kosovës, si në Prishtinë dhe Pejë blerësit vizitohen çdo të dytën ditë.Vetëm në Prishtinë jane rreth 170 blerës, kurse në Pejë dhe Prizren rreth 120 blerës. Në Prizrenblerësit vizitohen për çdo ditë, mirëpo prej 120 shitoreve blejnë vetëm rreth 75-80, kurse ne Pejëprej 120 blerësve që vizitohen çdo të dytën ditë, blejnë rreth 110 prej tyre.Për shkak të problemeve të mëhershme me pagesa, tani malli nuk shitet me pritje dhe pagesaduhet të bëhet menjëherë.3.4 Tregu i targetuarSi treg i targetuar i ndërmarrjes sonë është tregu regjional, më saktësisht tregu i Malit të Zi,Maqedonisë dhe Shqipërisë.Krahas mbajtjes së tregut ekzistues, qëllimi i kompanise është përhapja në tregun rajonal, prejnga kemi sinjale pozitive rreth shitjes së produkteve.Në këtë aspekt momentalisht me përkrahjen e projektit të USAID-it, KCBS-së (Kosovo Clusterand Business Support), i cili e ka angazhuar një person për hulumtimin e tregut të Malit të Zi,Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zhvillimin e kontakteve me blerësit e atjeshëm.3.5 Analiza e konkurrencësProdhuesit kosovarë të produkteve të qumështit nuk paraqesin ndonjë kërcënim për qumështorenABI. Me përvojën dhe punën e deritashme ne eshte arritur një zhvillim më të madh krahasuar mequmështoret tjera. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se çmimet furnizuese të produkteve teABI-t janë më të larta sesa çmimet e prodhuesve tjerë, mirëpo kjo nuk ndikon negativisht nëshitjen e produkteve, sepse klientët jane të kënaqur me kualitetin dhe konsumatori konsovar ikërkon ato.Si konkurrent më të rrezikshëm janë ata të importit, si SOLE, ALPSKO, DUKAT, ZOTT,MEGGLE dhe të tjerë, sepse kanë çmime më të ulta, kualitet të qëndrueshëm, si dhe afat të gjatëtë përdorimit. Prodhuesit e jashtëm depërtojnë lehtë në tregun për shkak të fondeve të
  • 16. mjaftueshme për marketing dhe ofrimit të marzheve. Me këto fonde ata kanë mundësi tëinvestojnë shumë në reklama dhe promovim të produkteve të tyre.Në vijim kemi analizën e 5 forcave krahasuese të Michael Porterit.Barrierat e hyrjesSi veprimtari është mjaft specifike dhe kërkon njohuri dhe përvojë në përpunimin e qumështit nëprodukte të ndryshme, gjë e cila u mungon edhe shumicës së qumështoreve ekzistuese nëKosovë. Mundësia e hyrjes në këtë veprimtari është më tepër e kufizuar vetëm në prodhimin ekosit dhe të jogurtit, kurse për prodhimin e produkteve tjera duhet pasur ekspertizë të posacme.Pra, barrierat për hyrje në këtë biznes nuk janë të vogla.Fuqia e furnizuesitLënda e parë kryesore, qumështi i grumbulluar nga fermerët mund të gjindet në secilën pjesë tëKosovës, prandaj nuk paraqet ndonjë problem. Si problem është kualiteti i atij qumështi, për çkaqumështorja ABI ka investuar mjaft dhe vazhdon të investojë në këtë drejtim.Mund të thuhet se fuqia e furnizuesit nuk është e madhe.Fuqia e BlerësitDuke marrë parasysh konkurrencën e madhe në treg, posacërisht nga produktet e importit, mundtë themi se forca e blerësit është e madhe, prandaj secili prodhues ekzistues apo i ardhshëm duhettë ketë shumë kujdes si do të del në treg. Për shkak të përvojave jo të mira me disa prodhuesvendor një pjesë e konsumatorëve vendor kanë krijuar preferenca për marka specifike, mirëpo nëkohë të fundit gjithnjë e më tepër po kthehet besimi i tyre në produktet vendore.Produktet zëvendësuesePër shkak të lljojllojshmërisë dhe prezencës së madhe të këtyre produkteve në tregun kosovar,konsumatori gjithnjë ka në dispozicion alternativa të ndryshme, produkte me çmime më të ulta,prandaj ekziston rreziku permanent dhe gatishmëria e blerësit për zëvendësim.
  • 17. Rivaliteti ndërmjet konkurrentëveKonkurrenca në këtë fushë është e madhe, posacërsht ajo nga importi, prandaj në treg është njërivalitet i lartë. Identiteti të cilin kompania ka krijuar deri më tani është një faktor shumë irëndësishëm, i cili ndikon në mbajtjen e konsumatorëve.Në bazë të analizës së këtyre pesë forcave krahasuese mund të konkludojmë se përpunimi iqumështit dhe tregu i këtyre produkteve është shumë i ndjeshëm dhe me rreziqe të mëdha dhevetëm ata që kanë përvojë dhe ekspertizë të mjaftueshme mund të qëndrojnë në këtë treg.Importi paraqet një rrezik permanent për të gjithë prodhuesit vendor, mirëpo në rastin ekompanise ABI, me fillimin e punës së qumështores së re, ky rrezik do të zvoglohet.Përparësitë konkurrueseSi përparësi konkurruese, përveç kualitetit të dëshmuar te kompanise ABI, është edhe shërbimimë i mirë ndaj klientëve, që nënkupton vizita shumë të shpeshta te pikat shitëse dhe ofrimi imallliyt të freskët dhe kthimi i mallit të reklamuar, gjë të cilën nuk e kanë prodhuesit e jashtëm.Si përparësi e qumështores ABI ndaj atyre lokale mund të përmendet edhe adoptimi i Praktikavetë Mira të Prodhimtarisë (GMP), që është bërë me ndihmën e ekspertëve të angazhuar ngaprojekti i USAID-it, KCBS.GMP është një system, i cili mundëson prodhimtari stabile të produkteve cilësore dhe kontroll tëpërmbushjes së standardeve të caktuara.me sistemin GMP janë të mbuluara tri fusha kryesore:- Prodhimtaria efektive- Sigurimi i kualitetit- Mbajtja e kualitetit (Hulumtime sistematike dhe eliminimi i problemeve)Strategjia e çmimevePër shkak të shitjeve gati të përditshme dhe sasive jo të mëdha të shitura ABI MILK nuk aplikonkurrfarë zbritje. Çmimet e produkteve janë reale dhe konform kualitetit të cilin e ofrojmë.ShperndarrjaSiç u permend më siper, për shkak të natyrës së veprimtarisë, kompania i viziton blerësit gati cdoditë dhe i furnizojmë me mall të freskët. Për këtë qëllim ka në dispozicion pesë automjete me tëcilat behet edhe shperndarja.
  • 18. Iveco Turbo Daily 49 -10, Mercedes 410 D, Mercedes 310 D, DAF 1300 Turbo dhe FORDCARGO TurboKëto automjete shërbejnë për distribuimin e produkteve finale me ftohje deri + 2°C dhe janë tëpërshtatshme për ruajtjen e freskisë së produkteve. Janë të thjeshtë për pastrim dhe të lehtë përdezinfektim. Motorri ftohtës ju punon me freon ekologjik me energji tre fazore, kurse ventilimi ipërgjigjet standardeve evropiane për transportin e produkteve të qumështit. Ftohja punon merrymë, ndërsa gjatë lëvizjes me motorr.Plani i promovimitSa i përket promovimit të deritanishëm është bërë reklamimi i qumështores në gazeta dhe nëradiot lokale, përgatitja e materialeve të ndryshme promovuese (lapsa, shkrepsa, mbajtëse tëçelsave), përgatitja e katalogut multimedial në CD si dhe pjesëmarrja në panairin tradicional tëushqimit, që mbahet në Prishtinë nga viti 2002. ABI MILK ka qenë pjesëmarrës i rregullt i këtijpanairi që nga viti 2002.Në bashkëpunim me KCBS-në, eshte kyqur promovimi i djathit Mozzarella, promovim i cilieshhtë organizuar për katër qumështoret kryesore të Kosovës, në qytetet më të mëdha kosovare.Pjesëmarrës në këto promovime kanë qenë kryesisht pronarët e restoraneve dhe në këtë mënyrëështë arritë një efekt i madh, kështu që tani blerësit jane te rregullt të këtij djathi që shfytëzohetkryesisht për pica.
  • 19. Me ndërtimin dhe funksionalizimin e qumështores së re do të investohet në promovim mëagresiv të kompanisë ABI, duke bërë reklama edhe në televizionet kombëtare, përveç atyrelokale. Njëkohësisht do t’i kushtohet rëndësi më të madhe edhe relacioneve me publikun (PR), sidhe sponzorimit të ndonjë manifestimi të rëndësishëm.Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vazhdohet me pjesëmarrje në panairet kombetare, si dhe dotë tentohet të ekspozohet edhe në panairet rajonale.Buxheti i marketingut dhe shitjesBUXHETI I MARKETINGUT DHE I SHITJES Buxheti i këtij viti Buxheti i vitit tëKategoria e harxhimeve: ardhshëm Viti 2011(€) Viti 2012(€)Rrogat e stafit të MarketingutDizajni dhe identiteti 3,000 8,000Katalogjet 2,500Reklama dhe promovimet 30,000 10,000Panairet 8,000 20,000BUXHETI I MARKETINGUT 60,500 21,000Rrogat e stafit të shitjes dhe proivizionet 30,000 60,000Harxhimet e shitjes (udhëtimet dhe argëtimi)Harxhime të ndryshme të shitjes (psh. mostrat) 1,000 3,000BUXHETI I SHITJES 63,000 31,000TOTALI I BUXHETIT TË MARKETINGUT DHE SHITJES 123,500 52,000BUXHETI I MARKETINGUT DHE SHITJES SI % E SHITJES 3.4 % 1.7 %Shitjet 2009 = 3,025,000 €, 2010 = 3,630,000 €
  • 20. Buxheti i Marketingut 2007 Design and Identity Catalogs Ads and promotion Trade fairs Salesmen Salaries Sales Expenses Buxheti i Marketingut 2008 Design and Identity Catalogs Ads and promotion Trade fairs Salesmen Salaries Sales ExpensesPerderisa shpenzimet e shitjes ne vitin 2008, ne krahasim me vitin 2007 jane dyfishuar, buxheti imarketingut eshte trefishuar ne krahasim me periudhen e meparshme.
  • 21. Menaxhimi dhe organizimiStruktura organizativeMomentalisht qumështorja ka të punësuar gjithsej 40 puntorë, 17 janë në prodhimtari, 17 nëqendra grumbulluese të qumështit, kurse 6 në distribuim.Struktura organizative e qumshtores “ABI MILK” duket si më posht: Alajdin Fusha Daut Kajmakçiu Ajsel Halko Menaxher Mirëmbajtja Administratore Gyltene Hashani Fahri Rizanaj Suna Bytyç Laborante Teknolog Ndihm. Teknol. Muhamet Qoqaj Avdurrahim Kryeziu Shemsidin Gashi Pranimi i qum. Paster. Hom.Stand. Depo e prodh.gat. Hivzi Gashi Sedat Hajdari Ali Kryeziu Prodhimi i gjalpit Sterilizimi Prodh. i djathit Asim Bytyqi Bedrije Mallaku Paket. i kosit Pak. i djath. Sharr Naser Xhemaj Mevlyde Iliazi Pak. i jogurtit Pak.i djath. bardh Senada Gashi Pastruese
  • 22. Rrogat dhe struktura e shpërblimeveNdërmarrja ABI i kushton rëndësi të duhur motivimit të puntorëve, duke u nisur nga fakti sepuntorët e pamotivuar nuk do ta japin kontributin e pritur nga ata, e për kompanine është shumëme rëndësi që produktet dhe shërbimet e kryera të jenë sa më kualitative dhe efektive. Përveçrrogave që janë mbi mesataren e vendit, kompania mundohet që edhe në mënyra tjera t’istimulojmë ata sa më shumë.4.3 Politika kadrovikeNdërmarrja ABI i kushton rëndësi të posaçme aftësimit sa më të mirë të puntorëve. Deri më tanijane shfrytëzuar raste të ndryshme për dërgimin e puntorëve nëpër qumështore, si në Beograddhe në Turqi, mirëpo edhe në vet lokalet e qumështores është bërë aftësimi i tyre, duke iufalenderuar ekspertëve të ndryshëm të angazhuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, siçjanë GTZ, KSDP dhe projektet e USAID-it, KBS dhe KCBS.Përveç personelit kyç, edhe puntorët tjerë ndjekin trajnime të ndryshme. Një trajnim irëndësishëm është organizuar nga Agjensioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, me temëHigjiena Personale, ku pas përfundimit të trajnimit është bërë testimi i puntorëve dhe dhënia eçertifikatave.Dy puntorë të cilët nuk e kanë kaluar këtë test, janë përjashtuar nga puna.
  • 23. Plani operacionalProcesi i prodhimit/shërbimeve Grumbullimi i qumështit Pranimi i Kontrollimi i Nxehja dhe prej fermave Qumeshtit kualitetit te ndarja e Qumeshtit qumeshtit Ftohja Fermentimi Thartimi Pasterizimi Mbushja Ruajtja ne Distribuimi DepoNë skemën e mësipërme janë paraqit fazat kryesore të procesit të prodhimit, që janë grumbullimii qumështit, kontrollimi i kualitetit, nxehja dhe ndarja e qumështit, pasterizimi, thartimi,fermentimi, ftohja dhe mbushja.Në raste të caktura paraqiten edhe faza tjera të këtij procesi, siç janë homogjenizimi i qumështit,apo presimi i djathit.
  • 24. Produktet e reja që do të prodhohenMe ndërtimin e qumështores së re planifikojmë t’i prodhojmë edhe këto produkte:- Djath i shkrirë- Djath Feta- Jogurt me afattë gjatë përdorimi- Jogurt me frutaGjatë punës se kompanise ABI të gjertanishme jane arritur te përvetësohen njohuritë enevojshme për prodhimin e produkteve të mësipërme. Me blerjen e pajisjeve të reja dhe hapjen equmështores së re, menjëherë kompania do të jete në gjendje t’i prodhojë këto produkte të reja.Lënda e parë dhe furnitorëtLënda e parë sigurohet nga qendrat e grumbullimit të qumështit, të cilat janë paraqit në vijim:
  • 25. Në secilën qendër të grumbullimit janë të vendosura këto pajisje: - Llaktofrizi (pajisja për ftohjen e qumështit deri +2 °C) - Marrësi i mostrave - Pompa vetëthithëse - Llaboratori i analizave fiziko-kimike - Bojleri për ujë të nxehtë - Rezervari inox për pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve - Peshorja për verifikimin e sasisë Përshkrimi i grumbullimit të qumështit : Blegtori Përcaktimi i aciditetit Kontrollimi i shijes,ngjyrës Qendra e grumbullimit dhe erës Përcaktimi i antibiotikut Testimi në laborator Përcaktimi i yndyrës Përcaktimi i të gjitha Verifikimi i sasisë analizave fiziko- Ftohja deri +4 °C kimike Vozitësi dhe Testimi në laboratori MenaxheriVerifikimi i sasisë Ngarkimi në cisternë
  • 26. Qumështi duhet të testohet në çdo dërgesë për këto veti : 1) Paraqitja (dukja) 2) Ngjyra 3) Era dhe shija 4) Përmbajtja e qelizave somatike për mastit 5) Përmbajtja e antibiotikëve 6) Zbulimi i ujit të shtuar duke e matur dendësinë ose pikën e ngrirjes 7) Zbulimi i sasisë të baktereve me testin e reduktimit të Blu Metilenit 8) Zbulimi i shkallës së acidifikimit duke matur aciditetin 9) Testimi i përshtatmërisë për përpunim e mëtejshëm me testin e alkoolit. 10) Testimi i pH ( pH i ulët karakterizon aciditetin e lartë ) 11) Përqindja e yndyrës me metodën Gerber Me ndihmën e ekspertëve të ndryshëm, qumështorja ABI ka krijuar rregullore shumë precize përmanipulimin e duhur të secilit person të përfshirë në këtë zingjir, si dhe rregullore dhe doracakëtë nevojshëm prej fermerit deri te vozitësi i automjetit.
  • 27. Plani i prodhimtarisë Trendi i prodhimit 8000000 7000000 6000000 5000000 4000000 3000000 2000000 1000000 0 1 2 3 4 5 6 7Ne kete grafik boshti x paraqet vitet prej 2008 deri 2012, kurse boshti y vlerat e prodhimtarise neeuro.Kompania ka planifikuar nje rritje garduale te prodhimtarise dhe te shitjeve, sepse ne te njejtenkohe ajo duhet te punoje edhe ne rehabilitimin dhe zgjerimin e qendrave grumbulluese tequmeshtit, si dhe ne zhvillimin e tregjeve te reja, posaqerisht te eksportit.Per vitin 20013 planifikohet nje rritje prej 20%, per 2009 – 30%, per 2010 – 20%, per 2011 –10% dhe per 2012 – 15%.