• Like
Zbuloni imazhin e ri të Shqipërisë Turistike që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës, i fokusuar në atë çka është UNIKE . Lexoni intervistën e plotë e Ministres Eglantina Gjermeni për Revistës “Monitor” .
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

Zbuloni imazhin e ri të Shqipërisë Turistike që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës, i fokusuar në atë çka është UNIKE . Lexoni intervistën e plotë e Ministres Eglantina Gjermeni për Revistës “Monitor” .

  • 1,634 views
Published

 

Published in Travel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
1,634
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4

Actions

Shares
Downloads
0
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. turizëm Intervista “RILINDJA” E TURIZMIT Ne kemi premtuar në programin tonë të qeverisjes se reduktimi i TVSH në masën 10% për tregun hotelier do të mundësohet në mandatin tonë të parë qeverisës. Përpjekja e parë ishte që në paketën fiskale të vitit 2014, por nuk arritëm ta realizonim. Ky është një angazhim që ne si qeveri e kemi marrë dhe do ta realizojmë patjetër brenda këtij mandati. T urizmi është një nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare, por kjo industri është zhvilluar në të shumtën e rasteve nga iniciativat private. Ndër vite, politikat e hartuara kanë dështuar në zbatim. Qeveria e re është përballë sfidës për të ndryshuar “rrjedhën” e deritanishme, a do të arrihet? Në një intervistë për “Monitor”, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, tregon për hartimin e platformës që do të shërbejë për të promovuar brenda dhe jashtë Shqipërinë, për mbajtjen e premtimit të reduktimit në masën 10% të TVSH-së që nuk u arrit dot të përfshihej në paketën fiskale që u miratua në fund të vitit të kaluar. Zonja Gjermeni tregon edhe për punën që po bëhet për rishikimin e ligjit aktual të turizmit, por edhe për strategjinë që do të pasqyrojë “Vizionin 2020”. Turizmi, edhe pse është një kontribuues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, nuk është trajtuar deri tani si një sektor i tillë. Qeveria juaj e ka shpallur prioritet këtë sektor, cilat janë objektivat tuaj afatshkurtër dhe afatmesëm? Ministria që drejtoj është një institucion i krijuar rishtazi dhe që më së miri nxjerr në pah lidhjen e ndërsjellë që ekziston mes sektorit të zhvillimit urban dhe turizmit, dy sektorë prioritarë, të cilët nuk mund të zhvillohen veçmas. Si ministri synojmë shkrirjen e programeve për zhvillimin urban dhe turizmit në një ndërhyrje të integruar, ku të dy sektorët 40 • Monitor - 612 ndihmojnë dhe plotësojnë njeri–tjetrin, duke krijuar sinergji për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe promovojnë kohezion social. Turizmi është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe ajo çfarë ne synojmë është promovimi dhe mbështetja e të gjitha llojeve të turizmit, duke dashur zgjatjen e sezonit turistik përtej zhvillimit klasik që ky sektor ka pasur në këto vite, i fokusuar kryesisht në turizmin e diellit dhe rërës, rritjen e numrit të EGLANTINA GJERMENI Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit vizitorëve si dhe kohëqëndrimit të tyre, hapjen e vendeve të punës në sektorin e turizmit dhe sektorët mbështetës që lidhen me të, rritjen e të ardhurave nga ky sektor, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe mbi të gjitha standardizimit dhe kategorizimit të shërbimeve turistike që ofrohen në vend. Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të turizmit, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave gjithëpërfshirëse do të shërbejë jo vetëm në reduktimin e varfërisë në zonat e pafavorizuara të Shqipërisë, por gjithashtu do të nxisë zhvillimin e integruar social, ekonomik dhe mjedisor të vendit. Turizmi është një sektor i rëndësishëm, zhvillimi i të cilit garanton integrimin rajonal të vendit, konsiderohet si motor i zhvillimit ekonomik në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe është një nxitës i rritjes së investimeve të huaja. Ajo çfarë ne propozojmë në kuadër të kthimit të sektorit të turizmit në një sektor fitimprurës dhe gjenerues të ardhurash dhe promotor i hapjes së vendeve të reja të punës janë: Rishikimi i ligjit aktual të turizmit; Standardizimi dhe klasifikimi i ofruesve të shërbimeve turistike; Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014–2020; Hartimi i platformës “Imazhi i Shqipërisë Turistike”, e cila do të garantojë promovimin e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfaqësohet denjësisht në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të turizmit; Hartimi i një masterplani të turizmit; Ofrimi i kurseve profesionale për certifikimin e guidave turistike; Ofrimi i kurseve profesionale për të rinj që duan të bëhen pjesë e shërbimit profesional në sektorin e turizmit, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë sektor. Turizmi në Shqipëri nuk duhet të jetë sezonal, por gjithëvjetor dhe ne jemi duke hartuar një Plan Veprimi të kujdesshëm në gjetjen e mekanizmave të duhur për të stimuluar turizmin vjetor. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë deklarojnë për rënie të të ardhurave gjatë këtij viti në një nivel të ngjashëm me vitin 2004, me çfarë politikash do ta mbështesni këtë sektor për të siguruar rritje të qëndrueshme të tij? Kontributi direkt i sektorit të turizmit për vitin 2013 bazuar dhe në të dhënat e Raportit Vjetor të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit mbi impaktin ekonomik të këtij sektori për vitin 2013 parashikohet të jetë në vlerat 7.9% të PBB, gjë që padyshim e bën këtë sektor një ndër komponentët kyç të ekonomisë kombëtare (të dhënat e raportit të WTTC mbi impaktin ekonomik për Shqipërinë fq. 3 http://www.wttc.org/research/ economic-impact-research/countryreports/a/albania/) Të dhënat nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë qartë se sektori i turizmit ka pësuar tkurrje të dukshme duke ndjekur ecurinë e ekonomisë së vendit. Për momentin jemi në procesin e hartimit të politikave nxitëse me një efekt të drejtpërdrejtë në rigjenerimin e sektorit të turizmit dhe ajo çfarë ne synojmë është dhënia e drejtimeve strategjike realiste dhe të qarta për zhvillimin e turizmit, në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme në kohë: nga ana kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike. Për realizimin e këtij misioni është e nevojshme që në bashkëpunim me aktorët e tjerë nga sektori publik dhe ai privat të kontribuojmë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, krijimin e identitetit të Shqipërisë si destinacion turistik dhe përfshirjen e saj në katalogët turistikë të operatorëve të huaj turistikë. Me gjithë trashëgiminë e së kaluarës, e cila paraqet mangësi të shumta (sezonaliteti, cilësia e shërbimit, shpenzimet e ulëta mesatare dhe personel nën standard), potencialet që ka Shqipëria janë të tilla që kërkojnë vëmendje dhe më shumë angazhim për njohjen e Shqipërisë si një destinacion turistik. E gjithë puna jonë do të bazohet në tre komponentë të rëndësishëm: peizazhi dhe bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore e historike, si dhe mikpritja shqiptare. Duke u ndalur te politikat fiskale, qeveria deklaroi se do të ulte në masën 10% TVSH-në për sektorin e hotelerisë, por nuk u realizu. Nga ana tjetër, biznesi kërkon politika lehtësuese për zhvillimin e zonave të ndryshme (si p.sh. ato malore), si përjashtimin nga taksat për një periudhë të caktuar për investitorët, a ka ministria një plan për këtë? Në Shqipëri, TVSH-ja prej 20% aplikohet në të gjithë paketën e shërbimeve turistike. Ne kemi premtuar në programin tonë të qeverisjes se reduktimi i TVSH në masën 10% për tregun hotelier do të mundësohet në mandatin tonë të parë qeverisës. Përpjekja e parë ishte që në paketën fiskale të vitit 2014, por nuk arritëm ta realizonim. Ky është një angazhim që ne si qeveri e kemi marrë dhe do ta realizojmë patjetër brenda këtij mandati. Turizmi malor është gjithashtu një degë e rëndësishme e zhvillimit të turizmit, i cili deri më tani ka njohur zhvillim spontan ku investimet nuk kanë qënë konsistente dhe nuk kanë siguruar kohezion social dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguruar partneritet ndërmjet sektorit publik-privat dhe komunitetit. Parimi që do të udhëheqë punën tonë në zhvillimin e sektorit në zonat malore dhe më pak të favorizuara do të jetë turizmi komunitar, që synon përfshirjen dhe përfitimin direkt të komunitetit në zonat malore. Nëpërmjet zhvillimit të turizmit komunitar në zonat malore ne do të mundësojmë rritjen e punësimit dhe vetëpunësimit, si rrjedhojë rritjen e mirëqenies në këto zona; promovimin e potencialeve turistike të zonave malore dhe hartimin e materialeve specifike promovuese; organizimin e panaireve të dedikuara për promovimin e turizmit malor në nivel kombëtar dhe lokal; eksplorimin e bukurive natyrore dhe njohjes me kulturën dhe traditën; diversifikimin e produktit turistik, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës dhe njëkohësisht mbështetje për zhvillimit e sporteve si rafting, alpinizmit, ski, parashutizmi, etj. Ky program nuk mund të realizohet nëse mungon partneriteti me pushtetin vendor, sektorin privat dhe donatorët të cilët në këto vitet e fundit kanë investuar me projekte të ndryshme në zhvillimin e turizmit në këto zona. Ligji i ri për turizmin po mungon, ndërkohë që ka një “material bazë” për të cilin është punuar edhe me ndërkombëtarët, çfarë do të ndodhë, do të mbahet ligji aktual, do të punohet për një të ri? Ligji aktual për turizmin është ndryshuar dy herë nga qeveria e mëparshme, në 2008 dhe në 2013, por sërish ky ligj ka mbetur i mangët, që nuk i përgjigjet dinamikave të zhvillimit në turizëm, si dhe i vështirë për t’u zbatuar në disa aspekte. Turizmi është produkt i një sërë zhvillimesh zinxhir që kërkon reformë rregullatore me cilësi dhe standarde. Në takimet me grupet e interesit janë evidentuar shqetësimet lidhur me ligjin e turizmit. Ka ardhur koha që sektori i turizmit të ketë standarde, cilësi në shërbime për të konkurruar në rajon e më gjerë. Duke rishikuar ligjin, duke krijuar mundësi për standarde, duke licencuar operatorët turistikë, do të kemi mundësi për rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në tregun e turizmit. Rishikimi i ligjit të turizmit nuk është qëllim në vetvete për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, por është një nevojë që lind nga zhvillimi i kësaj industrie shumë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe kërkesa e biznesit në këtë sektor për të vendosur standarde dhe kritere të përcaktuara qartë që garantojnë krijimin 612 - Monitor • 41
  • 2. turizëm Intervista e një tregu me konkurrencë të pastër, kategorizimin e aktorëve për tërësinë e produkteve, klasifikimin e strukturave akomoduese, ngritjen e sistemit të mbledhjes dhe vlerësimit të të dhënave statistikore, përcaktimin e zonave me përparësi turizmin dhe nxitjen e investimeve. Në të gjitha tryezat që kemi planifikuar të organizojmë, ku takimi i parë u realizua në Korçë më 20 dhjetor 2013, e më pas në Tiranë, Shkodër dhe Durrës do të mbledhim grupet e interesit, operatorët turistikë dhe agjencitë turistike, përfaqësues nga njësitë e qeverisjes vendore, nga shoqëria civile, media dhe universitetet. I gjithë procesi do të finalizohet me ligjin e rishikuar, për të cilin do të merren në konsideratë mendimet, sugjerimet, komentet e grupeve të interesit. Nisma e përbashkët do të sjellë një produkt që do të jetë i dobishëm dhe do të përmbushë pritshmëritë e grupeve të interesit. Për më tepër thekson faktin që turizmi s’mund të zhvillohet më tej vetëm nga institucionet shtetërore pa pasur një partneritet të vazhdueshëm publik–privat, me njësitë e qeverisjes vendore, shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë. Ky projekt është duke u realizuar me asistencën e ofruar nga projekti i USAID “Rritje Albania”, nëpërmjet ofrimit të një eksperti ligjor, si dhe jemi në pritje të ekspertizës ligjore ndërkombëtare nga Organizata Botërore e Turizmit. E njëjta gjë vlen edhe për strategjinë e re të turizmit, a do të merret në konsideratë, çfarë është bërë deri tani (në bashkëpunim edhe me GIZ), si do të vijojë puna për hartimin e saj? Cilat do të jenë garancitë se, ashtu sikundër edhe strategjitë e tjera, nuk do të rrezikojë të mbetet e pazbatuar? Strategjia e Zhvillimit të Turizmit vjen në një kontekst të ri me vullnetin për të vendosur kontrollin mbi territorin, nëpërmjet planifikimit të zhvillimit urban të kontrolluar dhe të planifikuar. Grupi i punës pranë ministrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Kooperacionit të Zhvillimit Gjerman (GIZ) ka filluar nga puna për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit, e cila do të adresojë nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe do të shërbejë si një mekanizëm rregullues dhe gjithëpërfshirës për industrinë e turizmit, institucionet publike dhe aktorë të tjerë të interesuar për t’u bërë pjesë e tregut të turizmit. Strategjia do të pasqyrojë në mënyrë të qartë “Vizionin 2020”, duke pasur parasysh njohjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në Brigjet e Mesdheut, me një pozicion gjeografik dhe burime turistike konkur42 • Monitor - 612 realizojmë: hapjen e konkursit kombëtar për logon dhe mesazhin për imazhin turistik të Shqipërisë; fillimin e punës për realizimin e një pakete të përbashkët turistike me Republikën e Kosovës; organizimin e fam-tour me gazetarë të huaj; organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me grupe turistësh nga Turqia dhe Izraeli, me qëllim promovimin e Shqipërisë turistike; lidhjen e një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme në kuadër të promovimit të Shqipërisë Turistike nga ambasadat dhe konsullatat tona nëpër botë, etj. DESTINACIONI / Synimi ynë themelor është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike, që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës, duke u fokusuar në atë çfarë është unike. ruese në tregun rajonal të turizmit. Gjithashtu, nëpërmjet këtij dokumenti do të synojmë krijimin e identitetit të Shqipërisë si destinacion turistik, i cili ofron mundësi për pushime dhe eksperienca të veçanta. Ky dokument do të përfshijë mundësi për zhvillimin e produkteve të reja turistike, turizëm gjithëvjetor, kategorizimin e llojeve të turizmit sipas zonave me mundësi zhvillimi të kësaj industrie, me qëllim rritjen e turizmit të brendshëm, rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Të gjitha këto krijojnë mundësinë e zhvillimit të turizmit, krijimin e më shumë vendeve të punës, më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare në tërësi dhe qytetarët shqiptarë, si rrjedhojë një nivel më i lartë mirëqenieje. Turizmi shqiptar, deri tani, ka operuar në gjendje të “lirë”, pa standardizime, pa klasifikime, kjo na ka penalizuar jo pak. Çfarë politike do të ndjekë ministria? Nisur nga situata kaotike në të cilën ndodhet sektori i turizmit në Shqipëri, mungesa e rolit të shtetit për të ndërhyrë dhe për të rregulluar tregun, pasi ligji aktual ka vakuume ligjore, nuk lejon ndërhyrjet e nevojshme për të lejuar standardizime e klasifikime, kaq të rëndësishme për zhvillimin e biznesit në përgjithësi e turizmit në veçanti. Në këto kushte, ne e shikojmë si një nevojë imediate hartimin e instrumenteve ligjore të duhur që do të orientojnë sektorin e turizmit drejt zhvillimit të qëndrueshëm, konkurrencës së pastër, si dhe nxitje për të siguruar praninë e investitorëve vendas dhe të huaj. Turizmi hap mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit. Padyshim, turizmi do të krijojë hapësira të reja për punësim dhe do të nxisë zhvillimin e zonave të prapambetura rurale. Në këto rrethana, nisma për të rritur cilësinë e produktit turistik shqiptar, nëpërmjet zhvillimit të politikave të licencimit, vendosjes së sistemit të klasifikimit e të standardeve si dhe monitorimit të tyre, merr rëndësi të veçantë dhe imediate. Klasifikimi dhe standardet janë faktor kyç dhe kolonat mbështetëse të këtij zhvillimi ekspansiv të industrisë së turizmit. Për këtë arsye, ato duhet të jenë prioritet në procesin e zhvillimit të turizmit, veçanërisht sot kur turistët, gjatë qëndrimit në destinacione të ndryshme, ekspozohen gjithnjë e më shumë para produkteve dhe shërbimeve turistike me cilësi shumë të lartë dhe shërbimeve turistike të ekselencës. Vendet e tjera kanë përvojën e krijimit të Komiteteve Teknike në Turizëm, të cilët kanë përpunuar standardet, të detyrueshme për hotelet, fshatrat turistike, restorantet dhe sipërmarrjet e tjera turistike, duke çuar në një shpërthim të vrullshëm të zhvillimit të industrisë së turizmit. Këto standarde janë një mjet zhvillimi për sektorin, pasi shërbejnë për të caktuar një kufi për monitorimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve që iu ofrohen turistëve. Nga ana tjetër, ato hedhin bazat e trajnimit dhe edukimit të forcës së punës në sektorin e turizmit, e për rrjedhojë rrisin dukshëm numrin e turistëve në vend. Është e qartë se në këtë mënyrë, industria e turizmit do të futet në rrugën e duhur të zhvillimit të qëndrueshëm. Por, suksesi i plotë do të arrihet kur institucionet shtetërore do të intensifikojnë përpjekjet e tyre, duke bashkërenduar punën me sektorin privat, për të çuar përpara këtë zhvillim ekspansiv të turizmit, nëpërmjet zbatimit të standardeve të cilësisë. Në objektivat që ju keni, çfarë turizmi do të synohet të zhvillohet në Shqipëri (elitar, masiv, etj.) duke qenë se konkurrenca është ashpërsuar së tepërmi, qoftë edhe me rajonin? Shqipëria ka një potencial të madh si destinacion turistik. Me bukuritë e saj, Shqipëria është një parajsë e vogël në Ballkan, me diversitetin e pashembullt të kulturave, traditave, veshjeve popullore, të gatimeve, të natyrës malore e detare, të lumenjve dhe liqeneve, të specieve të shumëllojshme të florës dhe të faunës. Kësisoj, Shqipëria mund të ofrojë shumëllojshmëri produktesh turistike, duke tërhequr grupmosha të ndryshme dhe duke zgjatur periudhën e aktiviteteve turistike deri në gjithëvjetore. Synimi ynë themelor është kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike, që shkon përtej ofertës së diellit dhe rërës duke u fokusuar në atë çfarë është unike. Po në lidhje me marketimin e Shqipërisë si destinacion turistik, çfarë strategjie do të ndiqet (natyrisht pjesëmarrja në panaire është e rëndësishme, por kjo nuk mjafton)? Hartimi i platformës “Imazhi i Shqipërisë Turistike” synon kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka vendosur si objektiv të saj hartimin e platformës “Imazhi i Shqipërisë Turistike”, një dokument ky që do të transmetojë një vizion të qartë të qasjes së Shqipërisë në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe në sintoni të plotë me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit 2014–2020. Kjo platformë promovuese do të mundësojë rritjen e interesit të vizitorëve për Shqipërinë, edukimin e tyre me pasuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, dhe shërbimeve të tjera turistike, të cilat deri më tani nuk janë promovuar në formën dhe mekanizmat e duhur. Ne, gjatë 100 ditëve të para, kemi ndërmarrë disa nisma, ndërsa disa të tjera kanë nisur dhe janë në proces: pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare; organizimi i Panairit Kombëtar për Turizmin Dimëror; hapja e info-point në aeroportin “Nënë Tereza” për periudhën e festave; rishikimi dhe përditësimi i materialeve promovuese; prodhimi i hartave për turistët, qoftë vendas ose të huaj, etj. Ndërkohë që tani në janar do të Duke qenë se turizmi nuk mund të zhvillohet pa pasur edhe një zhvillim të duhur urban, çfarë strategjie do të ndiqet për ta vënë këtë të fundit në funksion të turizmit? Ne kemi fatin e mirë të jetojmë në një IMAZHI / Në janar do të realizojmë: hapjen e konkursit kombëtar për logon dhe mesazhin për imazhin turistik të Shqipërisë. vend që ka të gjithë potencialet e duhura për t’u kthyer në një destinacion turistik. Ajo çka e bën Shqipërinë unike është larmishmëria e atraksioneve natyrore dhe kulturore, si dhe mikpritja që e karakterizon vendin tonë. Në këto 23 vite, një ndër arsyet që e kanë dëmtuar më së tepërmi rritjen e sektorit të turizmit në vend lidhet ngushtë me zhvillimin urban të zonave me potencial turizmin, në mënyrë të çrregullt dhe të paplanifikuar, duke penguar dhe duke dëmtuar rritjen dhe zhvillimin e sektorit. Nisma jonë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme dhe rigjenerimin e vijës bregdetare të Jonit i shërben më së tepërmi zhvillimit të sektorit të turizmit. Programi për bregdetin e Jonit dhe implementimi i projekteve-pilot synon: -Krijimin e modeleve të para të rigjenerimit të qëndrueshëm të hapësirave urbane dhe natyrore me potencial turistik. -Pastrimi i territorit nga informaliteti dhe keqpërdorimi. -Rritja e standardeve të zhvillimit të tokës në bregdet. -Evidentimi i rrjetit ekologjik, që përmes formave alternative të lëvizjes do të kthehet në zemrën dhe atraksionin e guidave turistike. Parimi që udhëheq punën tonë është që pa zhvillim të integruar të të dy sektorëve nuk mund të realizojmë kthimin e turizmit në një sektor prioritar. Cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me ecurinë e sektorit të turizmit, a do të mund të flitet për tendencë pozitive? Në vetvete, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të turizmit nënkupton reduktimin e varfërisë dhe gjenerimin e mundësive të reja për punësim dhe të ardhura në nivel lokal dhe kombëtar. Turizmi sot është një nga sektorët prioritarë dhe me një impakt të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. E thënë ndryshe, turizmi sot është kthyer në një nga shtyllat kryesore të progresit social dhe ekonomik për shumë vende të botës. Pavarësisht luhatjeve në ekonominë botërore, turizmi ka treguar një ekuilibër ndaj ndryshimeve ekonomike dhe sociale. Politikat për nxitjen dhe zhvillimin e transportit ajror, lehtësimin e vizave dhe stimujt fiskalë janë tre prej mekanizmave kryesorë, të cilët, nëse harmonizohen mirë me sektorin e turizmit, kanë një impakt direkt në rritjen e kontributit të këtij sektori në Produktin e Brendshëm Bruto dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës. Për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është prioritet nevoja e rritjes së profesionalizmit në fushën e turizmit. Rritja e profesionalizmit të të punësuarve në industrinë e turizmit, si dhe ngritja e kapaciteteve menaxhuese do të hapin rrugën për përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve turistike, si dhe do ta mirëpozicionojnë Shqipërinë në ofertën rajonale dhe ndërkombëtare. Të gjithë aktorët në industrinë e turizmit shqiptar duhet të punojnë së bashku dhe të koordinojnë aktivitetet, në mënyrë që të eliminojnë pengesat që qëndrojnë mes tyre dhe të arrijnë qëllimet strategjike. Ne jemi të vendosur për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të turizmit nëpërmjet vizionit që udhëheq punën e ministrisë që unë drejtoj, një vizion ky që garanton zhvillimin e këtij sektori, duke shënuar një rritje pozitive dhe mbështetet në tre parime bazë: shkrirjen e programeve për zhvillimin urban dhe turizmin në një ndërhyrje të integruar, duke garantuar sinergjinë e duhur për zhvillimin ekonomik të vendit; ndjekja e ciklit Planifikim–Pilotim–Zbatim për të mundësuar operimin e njëtrajtshëm dhe të mirëkoordinuar në shkallë makro dhe hartimin e projekteve-pilot duke garantuar jetësimin e tyre dhe transformimin në modele zhvillimi me mundësi replikimi; dhe së fundmi, krijimin e platformave të bashkëpunimit për të garantuar realizimin e iniciativave të përbashkëta nëpërmjet partneritetit privat–publik, bashkëpunimit të ngushtë me donatorët dhe grupet e interesit, botën akademike dhe shoqërinë civile. Intervistoi: Elona Bedalli 612 - Monitor • 43