Rregullore per fshatrat  turistike ne Albania
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Rregullore per fshatrat turistike ne Albania

on

  • 625 views

http://www.mtkrs.gov.al/web/Ligje_dhe_Rregullore_32_1.php

http://www.mtkrs.gov.al/web/Ligje_dhe_Rregullore_32_1.php

Statistics

Views

Total Views
625
Views on SlideShare
625
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
3
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Rregullore per fshatrat  turistike ne Albania Rregullore per fshatrat turistike ne Albania Document Transcript

  • MIRATOIM I N I S T RIYLLI PANGORREGULLOREE STANDARTEVE, KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRCAKTIMINDHE NJOHJEN E FSHATIT TURISTIKI. Rregulla të përgjithshme1. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e standarteve, kritereve dhe proceduraveqë subjektet, persona juridikë, publikë a privatë, duhet të plotësojnë përpërcaktimin dhe njohjen e një fshati turistik në bazë të nenit 21, të ligjit nr. 9734,datë 14.05.2007 ”Për turizmin”.2. Termat e përdorur në këtë rregullore kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr.9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”.II. Standartet për përcaktimin e strukturës së fshatit turistikPërcaktimi i fshatit turistik në kuptim të pikës 5 të nenit 4 ”Përkufizime”, të ligjit nr.9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”, duhet të përmbushë këto standarte:1. Zona apo hapësira të ketë burime turistike në përputhje me nenin 16 të ligjit nr.9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe komponentë të tillë si: mjedisorë,natyrorë, antropologë, peisazh natyror, monumente të natyrës/vlera tëtrashëgimisë materiale historike-kulturore, dhe/ose një kombinim të tyre;2. Standarte hapësinore të përcaktuara si më poshtë:a. sipërfaqja e tokës për strukturën e fshatit turistik duhet të jetë e përcaktuar mekufij të qartë nga pjesatjetër e territorit me të cilin kufizohet. Kjo sipërfaqe duhettë jetë jo më pak se 10.000 m2 dhe sipërfaqja e shfrytëzueshme për ndërtim duhettë jetë 35- 40 % të sipërfaqes totale të zonës së fshatit turistik;b. Lartësia e ndërtesav të mos kalojë tre kate;c. Në hyrje të fshatit turistik duhet të ketë një zyrë informacioni dhe pritjeje përklientët turistëd. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë terrene sportive jo më pak se 10-15% të sipërfaqes totale të zonës turistike, për jo më pak se dy lloje sportesh siedhe mjedise argëtuese për fëmijë;
  • 2e. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë mjedise të përshtatshme ku tëofrojë shërbimin shëndetësor ambulator;f. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë lehtësitë dhe hapësirat e nevojshmepër qëndrimin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara;g. Struktura e fshatit duhet të parashikojë terrene të gjelbëruara, ndriçim dheinfrastrukturë rrugore të si dhe sinjalistikën përkatëse;h. Ndërtesat që përbëjnë strukturën e fshatit turistik, njësi akomoduese/ bare erestorante, (ekzistuese apo të reja) duhet të plotësojnë standartet e jashtëme dhe tëbrendëshme të projektimit e ndërtimit sipas nenit 30 të ligjit nr. 9734, datë14.05.2007 “Për turizmin” si edhe rregulloreve përkatëse të miratuara për këtëqëllim;i. Struktura e fshatit turistik duhet të ketë mjedise argëtuese, mjedise ku ofrohenshërbime tregtare për mallra/shërbime të ndryshme turistike, apo dyqanesuveniresh që kanë të bëjnë me traditën kulturore të zonës e më gjerë.3. Projekti duhet të jetë në funksion të planit të miratuar për zhvillimin e turizmit tëzonës dhe planit rregullues urbanistik të saj si dhe të jetë në përputhje me lejet dhevendimet e organeve/institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore që janëkompetente në bazë të ligjislacionit të fuqi, si parashikohet në kreun III të kësajrregulloreje.III. Kriteret dhe kërkesat për njohjen e fshatit turistik:Subjektet, persona juridikë, publikë a privatë, që aplikojnë për njohjen e një fshatituristik, duhet të paraqesin dosjen përkatëse siç parashikohet në pikën 2 të nenit 21 tëtë ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe duhet të plotësojë në mënyrë tëveçantë këto kritere:1. Kërkesën me shkrim drejtuar Ministrit përgjegjës për turizmin;2. Të ketë lejen e miratuar të sheshit dhe të ndërtimit në bazë të ligjit “Përurbanistikën” dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi;3. Projekti duhet të ketë hartën përkatëse dhe kufijtë e përcaktuar të tokës ku do tështrihet fshati turistik në përputhje me planin rregullues të zonës i miratuar ngaorganet kompetente shetërore qendrore apo vendore;4. Të paraqesë dokumenta që vërtetojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën ose tëpërdorimit të saj, ku planifikohet të ndërtohet struktura e fshtit turistik.( kopje tënoteruar të çertifikatës së pronësisë së lëshuar nga ZRPP ose të marrëveshjes/kontratës së posedimit të tokës me pronarin e saj).
  • 35. Të paraqëaë një plan biznesi të detajuar të zhvillimit të fshatit turistik, avantazhete zonës së zgjedhur për fshat turistik afatet e realizimit, vlerën e përgjithshme tëinvestimit, potencialin e mjeteve që do të përdorinpër realizimin e projektit,numrin e punonjësve dhe rezultatin e pritshëm nga ky projekt.6. Projektet e ndërtimit dhe ndërtimi i objekteve, pjesë e projektit të strukturës sëfshatit turistik, duhet të jenë në përputhje me:a. kërkesat e nenit 30 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”lartësinë dhe kondicionet e jashtme dhe të brendshme të projektimit dhe tëndërtimit, të njësive akomoduese dhe të shërbimeve të tjera turistike që dotë ofrohen;b. parimet, rregullat dhe standartet e vendosura në Kartën Shqiptare tëRestaurimeve si dhe rregulloret e miraturara për administrimin e zonave,qendrave, parqeve, komplekseve urbanistikë-arkitektonikë-historikë,arkeologjikë nëse zona/ haësira e fshatit turistik gëzon mbrojtje të vecantënë bazë të ligjit nr. 9048, datë 7.04.2003 ”Për trashëgiminë kulturore”, tëndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.7. Të paraqesë lejen e Mjedisit të zonës, të miratuar nga Ministri i Mjedisit si dhestudimin dhe impaktin mjedisor mbi të.8. Të paraqesë lejen e shfrytëzimit të zonës nga Drejtoria e Përgjithshme apoRajonale e Shërbimit Pyjor, nëse zona/hapësira përfshin zona pyjore, të cilatgëzojnë mbrojtje në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;9. Të paraqesë lejen nga Këshilli Kombëtar i Ujit, nëse në zgjerimin e zonësparashikohet shfrytëzimi i burimeve ujore, të cilat gëzojnë mbrojtje në bazë tëdispozitave ligjore në fuqi;10. Të paraqesë burime të mjaftueshme financiare që përbëjnë të paktën 25% të vlerëssë investimit;11. Vendim i regjistrimit në gjykatë, për personat juridikë privatë;12. Çertifikata e regjistrimit ne organin tatimor, për personat juridikë privatë;13. Dëshmi penaliteti, për personat juridikë privatë;14. NIPT, për personat juridikë privatë;15. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces falimentimi, për personat juridikëprivatë;
  • 4IV. Procedurat e përcaktimit dhe njohjes së fshatit turistik1. Subjekti kërkues që do të aplikojë për njohjen e fshatit turistik, duhet të paraqesëkërkesën me shkrim dhe dosjen përkatëse, sipas pikës 2, nenit 21 të të ligjit nr.9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” ,ku të jenë të plotësuara standartet dhekriteret e mësipërme.2. Menjëherë, me marrjen zyrtare të kërkesës, Ministri përgjegjës për turizmin, meurdhër ngre një Komision të posaçëm i cili ngarkohet për zbatimin e proceduravedhe afateve të njohjes së fshatit turistik.3. Komisioni i posaçëm brenda 30 ditëve nga krijimi i tij me urdhër të ministrit,shqyrton dhe verifikon dosjen e subjektit, dhe njofton me shkrim subjektin mbirregullsinë e dokumentacionit të dosjes së dorëzuar.4. Në rast mungesash të dokumentacionit, brenda 10 ditëve, nga marrja dijeni e këtijnjoftimi, subjekti duhet të paraqesë dokumentat plotësuese të kërkuara ngaKomisioni i posaçëm.5. Në rast se subjekti nuk e plotëson dosjen brenda afatit të përcaktuar në pikën 4, tëkëtij kreu, Komisioni i propozon Ministrit refuzimin për njohjen e fshatit turistiktë shoqëruar me një relacion të argumentuar.6. Ministri duhet të nxjerrë urdhërin sipas pikës 5 të këtij kreu, brenda afatit 60 ditë,të përcaktuar në pikën 3 të nenit 21 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Përturizmin”, në të kundërt Ministri përgjegjës është i detyruar të nxjerrë urdhrin përnjohjen e fshatit turistik jo më vonë se 10 ditë nga mbarimi i afatit ligjor prej 60ditë.7. Në rast se subjekti plotëson standartet dhe kërkesat e përcaktuara në këtërregullore, Komisioni i propozon ministrit, brenda afateve të këtij kreu, nxjerrjene urdhërit për njohjen e fshatit turistik.8. Pas njohjes së fshatit turistik struktura përgjegjëse në MTKRS bën regjistrimin etij në regjistrin përkatës.9. Ministri përgjegjës për turizmin pajis subjektin me çertifikatën e klasifikimit përfshatin turistik në varësi të standarteve dhe në përputhje me aktet nënligjore tëmiratuara në zbatim të ligjit “Për Turizmin”.V. Dispozita kalimtare dhe të fundit1. Subjektet privatë, të përcaktuar sipas nenit 48, pika 1 të të ligjit nr. 9734, datë14.05.2007 “Për turizmin” dhe që ka në pronësi apo administrim struktura tëngjashme me fshatin turistik përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të aplikojnëpranë Ministrit përgjegjës për turizmin, për t’u rinjohur si të tillë dhe për t’u
  • 5pajisur me çertifikatën e klasifikimit, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe tëkësaj rregulloreje.2. Njohja e fshatrave turistikë ekzistues duhet të bëhet brenda afatit të përcaktuar nëpikën 3, të nenit 48, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin”.3. Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë fshatra turistikë, të njohur si tëtillë, janë objekt inspektimi nga strukturat e autorizuara nga Ministri përgjegjëspër turizmin, në bazë të nenit 32, pika 1, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Përturizmin” dhe në rast konstatimi të kundravajtjes administrative, ndaj këtyresubjekteve vendoset gjobë sipas nenit 45 të këtij ligji