Your SlideShare is downloading. ×
R r e g u ll o r e   për   kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për   tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike
R r e g u ll o r e   për   kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për   tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike
R r e g u ll o r e   për   kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për   tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike
R r e g u ll o r e   për   kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për   tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike
R r e g u ll o r e   për   kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për   tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

R r e g u ll o r e për kriteret dhe kualifikimet minimale që duhet të përmbushin subjektet për tu liçencuar në ushtrimin e veprimtarisë si guidë turistike

117

Published on

R R E G U LL O R E …

R R E G U LL O R E
PËR
KRITERET DHE KUALIFIKIMET MINIMALE QË DUHET TË PËRMBUSHIN SUBJEKTET PËR
TU LIÇENCUAR NË USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SI GUIDË TURISTIKE

Published in: Travel
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
117
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
4
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  1. MIRATUAR MINISTRI Ylli PANGO R R E G U LL O R E PËR KRITERET DHE KUALIFIKIMET MINIMALE QË DUHET TË PËRMBUSHIN SUBJEKTET PËR TU LIÇENCUAR NË USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SI GUIDË TURISTIKE Neni 1 1.Subjekt i kësaj rregulloreje janë të gjithë personat fizikë/juridikë që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtari turistike si guidë turistike. 2.Në këtë rregullore përcaktohen kriteret dhe kualifikimet që duhet të përmbushin subjektet që kërkojnë të liçencohen për të ushtruar veprimtarinë e mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 2 Asnjë subjekt nuk lejohet të ushtrojë veprimtari turistike si guidë turistike nëse nuk është i pajisur me liçencë nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Neni 3 Guidat, Kualifikimet, Trajnimi dhe Akreditimi 1. Komisioni i Standarteve të Turizmit (KST) miratohet me urdhër të Ministrit. 2. “Guidë” do të thotë një person, i cili kundrejt një pagese, shoqëron turistët duke u përshkruar dhe/ose shpjeguar atyre arkeologjinë, historinë, gjeografinë, natyrën, arritjet dhe kulturën e popullit të asaj treve. 3. Një person për të aplikuar për marrjen e një liçence si guidë turistike, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: (a) Të jetë shtetas shqiptar. (b) Të ketë mbushur moshën 18 vjeç. (c) Të mos ketë kryer krime ose të mos jetë dënuar nga gjykatat e shtetit shqiptar për dëmtim të pasurisë publike apo sjellje jashtë normave të moralit shoqëror. (d) Të ketë një Diplomë(Çertifikatë) ose Dëshmi, lëshuar nga një strukturë edukimi e akredituar nga Ministria, në përputhje me Nenin 42 të Ligjit të Turizmit dhe Ligjin Nr. 8872, të datës 29.03.2002 mbi Trajnimin Profesional.
  2. (e) Të ketë marrë një Çertifikatë nga struktura të formimit profesional, të njohura për këtë qëllim nga institucionet e caktuara shtetërore, që vërteton zotërimin në mënyrë të rrjedhshme të një gjuhe të huaj,me të cilën dëshiron të ofrojë shërbimet e guidës turistike ose të ketë një Diplomë Universitare në atë gjuhë. 4. Ministria njeh kualifikimet e kryera jashtë Shqipërisë, por kjo nuk e përjashton aplikuesin nga detyrimi për të plotësuar kërkesat e kësaj rregulloreje, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. 5. Çdo Diplomë(Vërtetim) kursi e dhënë duhet të përfshijë: (a) Njohuritë bazë për arkeologjinë, gjeografinë dhe historinë, për natyrën, florën dhe faunën, mjedisin, arkitekturën, fenë, shoqërinë, kulturën dhe institucionet kombëtare; për ikonografinë turistike, për industrinë turistike të Shqipërisë, për mikpritjen shqiptare, për nxitjet dhe klimën e biznesit, për ligjin e turizmit dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. (b) Aftësitë profesionale të guidës, që mbulojnë interpretimin dhe prezantimin; planifikimin e një turi, menaxhimin e një biznesi turistik, kujdesin ndaj klientit. (c) Të dëshmojë në mënyrë të kënaqshme se: i. Është i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur ose si një anëtar i/e i një ekipi; ii. Zotëron aftësitë komunikuese dhe cilësitë personale për të realizuar një tur; iii. Zotëron aftësitë e duhura për të plotësuar nevojat e turistëve; iv. Është i/e informuar për detyrimet ligjore që lidhen me një tur; v. Zotëron dije të kënaqshme për kërkesat e shëndetit dhe të sigurisë që janë të domosdoshme për të udhëhequr një tur dhe për t’u dhënë ndihmë turistëve të bllokuar, me aftësi të kufizuara ose të dëmtuar, në rast se kërkohet kjo asistencë; vi. Të ketë një Çertifikatë të vlefshme për aftësitë e dhënies së ndihmës së parë nga një institucion i njohur nga Ministria e Shëndetësisë. (d) Aftësi të veçanta sipas subjektit. 6. Një guidë turistike që reklamon shërbimet e veta si një “guidë e specialitetit të veçantë” duhet të plotësojë kërkesat e Nenit 3 (5) and (6). 7. Një “guidë e specialitetit të veçantë” është ai/ajo që zotëron njohuri të vërtetueshme të një aspekti të veçantë të turizmit, duke përfshirë, por jo kufizuar vetëm, në kombinimin e mëposhtëm: (a) Ture urbane; (b) Ture kulturore; (c) Ture turizmi aventuror; (d) Ture rurale;
  3. (e) Një pikë/lokalitet specifik turizmi. 8. Në mënyrë që të kualifikohet si guidë specialiteti të veçantë, specialisti i zonës duhet të jetë i aftë të përballojë: (a) Një provë të një turi prej dy orësh udhëtim në një rrugë të caktuar me minibas ose fuoristradë; (b) Një tur udhëtim në këmbë prej një ore në një rrugë të caktuar, duke përfshirë të paktën shtatë ndalime gjatë rrugës; (c) Një kombinim të 6 (a) dhe (b). Neni 4 Shenja dalluese e një guide turistike. 1. Një guidë turistike e liçensuar do të pajiset me një shenjë dalluese zyrtare që tregon se ka një liçencë për të vepruar si guidë turistike. Shenja dalluese përgatitet nga struktura përkatëse dhe i dorëzohet subjektit bashkë me liçencën 2. Guida turistike duhet ta mbajë me vete shenjën dalluese zyrtare në një vend të dukshëm të veshjes së vet, gjatë gjithë kohës që kryhen shërbimet e guidës turistike. 3. Nëse shenja dalluese e guidës turistike dëmtohet, shkatërrohet ose humbet, guida duhet të aplikojë tek KST për një shenjë dalluese të re, kundrejt një pagese të përcaktuar në këtë rregullore. 4. Nëse një shenjë dalluese e dëmtuar zëvendësohet nga një shenjë dalluese e re, guida turistike, me marrjen e shenjës se re, duhet t’i kthejë të vjetrën KST-së. 5. Nëse liçenca e guidës turistike pezullohet ose revokohet, atëherë duhet t’i kthejë shenjën dalluese KST-së brenda 14 ditëve. Neni 5 Përgjegjësitë e Guidës Turistike 1. Përveç plotësimit të kërkesave të Nenit 43 të Ligjit të Turizmit, si dhe të çdo lloj kodi sjelljeje sipas Nenit 20 të Ligjit të Turizmit, një guidë turistike duhet: (a) Të marrë pjesë dhe të plotësojë me sukses kurset përkatëse të trajnimit; (b) Të informojë KST për çdo ndryshim në të dhënat e tij personale që ka dhënë në aplikimin për Liçence; (c) Të japë një informacion dhe kuptim objektiv për vendin turistik të vizituar; (d) Të përdorë gjatë ushtrimit të profesionit atë gjuhë të huaj për të cilën është i autorizuar nga Ministria; (e) T’u përgjigjet në mënyrë profesionale kërkesave të një guide turistike, në përputhje me përgjegjësitë përkatëse; (f) Të respektojë kulturën dhe traditat e njerëzve të komunitetit lokal;
  4. (g) Të shmangë veprimtaritë që kanë pasojë shkatërruese e dëmtuese të sistemeve të vlerave të komunitetit lokal; (h) Të sillet me mirësjellje ndaj çdo personi gjatë punës si guidë turistike; (i) Të sigurojë që turet realizohen duke respektuar vlerat e antikiteteve, kulturës, trashëgimisë, ambientit, florës dhe faunës së Shqipërisë; (j) Të shmangë përdorimin e duhanit, pijeve alkolike ndërsa zhvillon detyrën si guidë turistike; (k) Të mos krijojë marrëdhënie të papërshtatshme me klientët; (l) Të mos ia delegojë përgjegjësitë e guidës ndonjë personi tjetër, ose të marrë ndonjë komision, pagesë, dhuratë të çdo lloji, ndryshe nga ato të përshkruara në këtë rregullore; (m) Udhëtimi duhet të kryhet nga guida në përputhje me itenerarin e vendosur nga Operatori; (n) Guida duhet të shoqërojë turistin në udhëtim e përcaktuar në program, përveç rasteve të kohës së lirë; (o) Të informojë Ministrinë me shkrim 14 ditë përpara mbylljes së veprimtarisë si guidë turistike. Neni 6 Vazhdimi i Zhvillimit Profesional. 1. Në perputhje me përcaktimet e Nenit 42 të Ligjit të Turizmit, Ministria zhvillon kurse trajnimi në fillim të secilit sezon. 2. Kurset organizohen nga Ministria ose nga një institucion apo organizatë e njohur nga ajo. 3. Ministria mundet që kohe pas kohe të organizojë kurse trajnimi për guidat dhe/ose mbajtësit e lejeve dhe pjesëmarrja nga guidat apo mbajtësit e lejeve është e detyrueshme. Neni 7 Lehtësirat për Guidat Turistike Operatorët turistikë duhet të përfshijnë në kontratat me guidat lehtësira si më poshtë: 1. Përjashtimin nga detyrimi i pagesës së taksës së hyrjes në çdo pikë turistike (muzeum, park kombetar, etj.); 2. Transport falas në mjetet që përdoren për organizimin e udhëtimit; 3. Ushqim falas gjatë gjithë ditës së organizimit të udhëtimit, ose mbulim i shpenzimeve të drekës kur ajo nuk është e përfshirë në turin ditor të paketës turistike. 4. Akomodim falas
  5. Neni 8 Numri maksimal i personave në udhëtim që shoqëron Guida Turistike 1. Numri i personave që shoqëron një guidë turistike gjatë udhëtimit nuk duhet të jetë më i madh se 52 persona. Përbën përjashtim rasti kur guida pajiset me një leje të veçantë nga KST – ja. 2. Kur udhëtimi kryhet me autobuz, anije ose mjet tjetër: a. Kërkohet prania e vetëm një guide për autobuz/anije ose mjet tjetër; b. Një guidë s’mund të jetë përgjegjëse për më shumë se një autobuz, anije, ndonjë mjet tjetër ose për më shumë persona se kapaciteti i lejuar mbajtës i tyre. Neni 9 Kohëzgjatja e udhëtimit Një guidë turistike ofron shërbimin e vet në udhëtime me kohëzgjatje: 1. Gjysëm dite udhëtim por jo më shumë se katër orë; 2. Ditë e plotë udhëtim por jo më shumë se tetë orë (duke mos përfshirë kohën e drekës); 3. Udhëtim natën por jo më shumë se pesë orë. Neni 10 Anullimi i udhëtimit Angazhimi i një guide turistike në një udhëtim, është subjekt i një kontrate me shkrim midis operatorëve turistikë dhe guidës turistike. Për rrjedhojë, kjo kontratë midis të tjerave duhet të përmbajë: 1. Kur operatori anullon udhëtimin në më pak se njëzet e katër orë, duhet t’i paguajë guidës shumën e përcaktuar si tarifë për atë udhëtim; 2. Në rastet kur guida nuk ofron shërbimin e vet dhe nuk njofton operatorin brenda njëzet e katër orëve, duhet ti paguajë operatorit shumën e përcaktuar si tarifë për atë udhëtim. Neni 11 Tarifat për udhëtimet Tarifat e udhëtimeve përcaktohen në kontratën e lidhur mes palëve. Neni 12 Zonat e Kufizuara Një listë me zonat e kufizuara duhet të shpallet dhe vihet në shërbim të guidave turistike kohe pas kohe, të cilat u bëjnë të njohur turistëve zonat me kalim të kufizuar (zonë ushtarake, portet). Neni 13 Inspektimi. Ministri me një njoftim të shkruar, mund t’i kërkojë çdo mbajtësi liçence si guidë turistike që t’i japë një inspektori të autorizuar për inspektim informacionin e nevojshëm. Neni 14 Dispozita të fundit Ndryshimet në këtë rregullore, bëhen me propozim të KST dhe miratohen nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

×