Your SlideShare is downloading. ×
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Natyra shqiptare
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply
0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
3,478
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
91
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Albanian NatureNatyraBregdetiSport dhe Aventurë 1
  • 2. relievi dhe klima Shqipëria me një sipërfaqe prej 28.748 km2 shquhet për një reliev mjaft të larmishëm dhe hera herës spektakolar. Pjesa më e ma- dhe e territorit e cila zë 2/3 e tij, përbëhet nga male dhe kodra, ndërsa 1/3 e saj është ultësirë e shtrihet kryesisht në perëndim përgjatë bregut të detit Adriatik. Pika më e lartë e vendit ndodhet në zonën e Dibrës dhe është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit. Ky reliev i pasur, me thyerje dhe mikroforma të shumta, i pasur me burime hidrike, pyje dhe florë e faun të pasur ofron mundësi për një gamë të gjerë aktivitetesh turistike në natyrë. Brenda një kohe të shkurtër vizitori mund të përjetojë eksperienca nga zonat me klimë të freskët malore në ngrohtësinë mesdhetare të bregdetit.2
  • 3. Natyra 3
  • 4. relievi dhe klima4
  • 5. NatyraNjë nga potencialet natyrore më të mëdhatë Shqipërisë është numri i lartë i orëve mediell, tregues për të cilin Shqipëria radhitetndër vendet e para në Europë.Gjatësia e bregdetit të Shqipërisë është450 km dhe ofron potenciale dhe produk-te të shumta turistike. Relievi malor ofronspektakël dhe aktivitete të ndryshme turis-tike. Shtresa e dëborës në male, e cila qën-dron për muaj të tërë garanton mundësi përadmiruesit e sporteve dimërore.Relievi i Shqipërisë është mjaft i pasur melumenj dhe liqene të cilët janë pika mjaft tërëndësishme dhe atraktive për turizmin dhepër organizmin e aktiviteteve të ndryshme.Treguesit klimaterikë në Shqipëri, janë mjafttë përshtatshëm për të garantuar një sezonrelativisht të gjatë prej 5 muajsh lidhur mefrekuentimin e plazheve. Vera është e nxehtëdhe kryesisht e thatë dhe dimri i butë dheme reshje. Temperatura mesatare në breg-det është 17.50C dhe në zonën malore ajoshkon 7.50C. Kjo shumëllojshmëri relievidhe klime përbën një pasuri të madhe dhemundësi të pafundme kreative dhe turistikepër t’u shijuar. 5
  • 6. detet Bregdeti shqiptar fillon në veriperëndim në grykëderdhjen e Bunës, që është dhe kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe vazh- don deri në Kepin e Stillos në jug të vendit, në kufi me Greqinë. Gjatësia e tij, prej 450 km duke përfshirë dhe lagunat, fillon në de- tin Adriatik dhe mbaron në detin Jon. Ky bregdet është mjaft i bukur dhe i larmi- shëm. Nga njëra anë ofron plazhe masive ra- nore, shumë të përshtatshme për pushimet e familjarëve, si dhe plazhe të vegjël ekzo- tikë, intimë dhe të thellë. Format e bregut janë të pasura me kepe, gjire të mbrojtur, laguna dhe delta të shumta. Shumë pjesë të këtij bregdeti janë të pastra ekologjikisht dhe ende të pa cënuara nga veprimtaria njerëzore. Gjithashtu, lagunat dhe deltat janë disa nga vendet më të mrekullueshme për të dashuruarit me natyrën, si dhe për amatorët e peshkimit dhe të gjahut. Ato përbëjnë ekosisteme shumë të rëndë- sishme dhe janë potenciale për zhvillimin e ekoturizmit. Bota nënujore është e pasur me objekte arkeologjike. Të apasionuarit mund të shohin florën, faunën e mahnit- shme nënujore, anijet dhe objekte që nga kohët e lashta, deri në kohët moderne. Çdokush mund të shijojë bukurinë e kështjellave dhe parqeve arkeologjike, që zbukurojnë bregdetin shqiptar.6
  • 7. Natyra 7
  • 8. liqenet8
  • 9. NatyraShqipëria është shumë e pasur me liqene.Krahas liqeneve të mëdhenj të Shkodrës,Ohrit dhe Prespës gjenden disa dhjetraliqene të vegjël të mrekullueshëm dheshumë liqene artificiale mjaft atraktivë. In-teresant është fakti që çdo liqen i madh nëShqipëri përbën një rekord në gadishulline Ballkanit. Liqeni i Shkodrës është liqenime sipërfaqe më të madhe në Ballkan, 368km2, nga të cilat 149 km2 me një gjatësibrigjesh prej 57 km i takojnë Republikës sëShqipërisë. Liqeni i Ohrit është liqeni methellësinë më të madhe në Ballkan, 289 mi thellë. Liqenet tektonike të Prespës ndo-dhen në lartësinë 850 m mbi nivelin e detitduke përbërë liqenet më të larta tektoniketë gjithë gadishullit Ballkanik .Liqeni i Shkodrës gjendet midis Shqipërisëdhe Malit të Zi. Ai ka një breg shumë tëlarmishëm të tipit të ulët të “marsheve” nëveri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugorshquhen plazhet e Shirokës dhe të Zogajt.Fauna e liqenit të Shkodrës është një ngamë të pasurat në Shqipëri. Në këtë liqendhe në natyrën përreth tij jetojnë 45 llojpeshqish dhe 281 specie shpendësh. Këtoshpendë përbëjnë 87 % të gjithë Ortinofau-nës (shpendëve) të Shqipërisë. Një perlë ekësaj pasurie është patjetër pelikani, zogumë i madh në Evropë. 9
  • 10. liqenet Liqeni i Ohrit është një nga liqenet tekton- ike më të bukur të Ballkanit dhe të Evropës. Ai është midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky liqen ka një sipërfaqe 358 km2 dhe ndo- dhet në lartësinë 695 m mbi nivelin e detit. Ai ofron një klimë mjaft të shëndetshme, sidomos në stinën e nxehtë të verës. Liqeni i Ohrit ka një moshë 4 milionë vjeçare. Këtu gjenden 30 lloje molusqesh, Sfungjerin e Ohrit që gjendet vetëm këtu dhe në liqenin Bajkal. Në këtë liqen rritet peshku i fam- shëm Koran dhe Belushka, një lloj trofte shumë e shijëshme. Bregu i këtij liqeni of- ron një infrakstukturë për turizmin duke përfshirë hotele, restorante peshku, bare, etj. Kjo zonë është e njohur veçanërisht për turizmin familjar. Ky breg përveç qytetit të Pogradecit ka dhe pika të tjera të njohura turistike si Lini, Pojska, Tushemishti, etj .10
  • 11. Natyra 11
  • 12. liqenet12
  • 13. NatyraLiqenet e Prespës. Liqeni i Prespës sëMadhe ndodhet në territorin e Shqipërisë,Maqedonisë dhe Greqisë, me një sipërfaqeprej 285 km2 nga të cilat Shqipërisë i takojnë44 km2. Liqeni i Prespës së Vogël, me njësipërfaqe 44 km2, ndodhet midis Shqipërisëdhe Greqisë. Ujërat e liqeneve të Prespës,sidomos Prespës së Madhe, shquhen përnjë bukuri dhe kthjellësi të lartë. Përreth kë-tyre liqeneve është mjaft i zhvilluar turizmirural, ekoturizmi, si dhe sporte të ndryshmetë ujit. Për të apasionuarit e natyrës liqenete Prespës përbëjnë një spektakël mbresëlë-nës sidomos për ata që janë të interesuarpër florën ujore. 13
  • 14. liqenet Liqenet e vegjël. Në hapësirën e Shqipërisë ndodhen edhe dhjetra liqene të vegjël me origjinë akullnajore, karstike dhe artificiale. Nga liqenet e shumta me origjinë akull- najore dallohet kompleksi i 12 liqeneve akullnajore të Lurës, liqenet e Doberdol - Sylbicës në Alpet e Tropojës, Balgjait në Bulqizë, liqeni i Zi në Martanesh, liqeni i Du- shkut në Gramsh, liqenet e Rajcës në Libra- zhd dhe liqeni i Shelgurit në Ersekë. Liqenet karstike përfaqësohen nga 69 liqenet e plla- jës së Dumresë, ku dallohet liqeni i Mer- hojës, liqeni i Çestijes, liqeni i Gjatë, i Belshit, Liqeni i Lurës - Dibër i Seferanit, etj . Liqeni i Lurës - Bulqizë14
  • 15. Natyra Liqenet artificiale. Liqenet artificialë më të mëdhenj janë ato të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës e Shkopetit. Liqene të tjera ar- tificiale janë ato të Tiranës, ujëmbledhësat e Farkës, të Thanës në Lushnjë dhe Gjancit në Vithkuq të Korçës. Liqenet ofrojnë kënaqësi argëtuese dhe sportive. Ato karakterizohen nga një florë dhe faunë mjaft e pasur në bimë, lule, pyje, kafshë dhe shpendë nga më interesantët. Gjithashtu liqeni i Koma- nit shërben edhe si rrugë lundruese duke ju ofruar pamje të ngjashme me “fiordet nor- vegjeze”.Liqeni artificial - Tiranë Liqeni i Komanit - Tropojë 15
  • 16. the rivers Natyra shqiptare është e pasur me burime ujore, lumenj dhe përrenj të shumtë. Bu- rime me vlera kurative janë edhe ato të ujërave termale të quajtura llixha. Këto bu- rime ndodhen në Leskovik (Vronomero), Dibër, Elbasan, Fushë Krujë (Bilaj), dhe në afërsi të Përmetit (Bënjë). Burimet e ujrave të Syrit të Kaltër në Delvinë, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Syrit të Sheganit pranë liqenit të Shkodrës, të Drilonit afër liqenit të Ohrit, të Viroit në Gjirokastër, të Poçemit në Mallkastër janë të shquar për bukurinë dhe veçantinë e tyre. Rrjeti hidrografik i territorit të Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesore, që së bashku me degët Vronomero - Leskovik Benja - Përmet
  • 17. Natyra e tyre dhe përrenjtë e mëdhenj me ujë të vazhdueshëm arrijnë numrin 152. Lumi më i gjatë është lumi i Drint të Zi, 285 km. Dega kryesore e Drinit të Zi buron nga liqeni i Ohrit dhe hyn në Shqipëri nëpër- mjet grykës së Radikës. Lumenj të tjerë janë Valbona, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbi- ni, Semani, Vjosa, Osumi, Shushica, Devolli, Langarica, Drino, Bistrica, etj. Lumenjtë kri- jojnë hapësira, lugina dhe kanione të mreku- llueshëm. Disa nga luginat më të bukuraLumi i Bunës - Shkodër janë lugina e Valbonës dhe e Shalës në Alpet“Syri i Kaltër” - Sarandë 17
  • 18. lumenjte e Veriut, lugina e Tomorricës, gryka e Kël- cyrës në lumin Vjosë, kanionet e përroit të Bënçës e Osumit, etj. Këto kanione, përveç bukurisë dhe madhështisë së tyre natyrore , janë dhe një vend ideal për praktikimin e sporteve të ujit si vozitja me kanoe dhe raf- ting. Një element tjetër i lumenjve të Shqi- përisë janë kataraktet e mrekullueshme, si ai i Grunasit në përroin e Thethit në Alpet e Veriut, i Shoshanit në luginën e Valbonës, i Kokotrafit në Konispol, ujëvara e Progonatit në Kurvelesh, etj. Lumi i Vermoshit Lumi i Shalës18 Kanioni i Osumit
  • 19. Natyra
  • 20. ishujt Ishulli i vogël i Franc Jozefit ndodhet në grykëderdhjen e Bunës. Ishulli mbulohet nga korije të bukura kryesisht me pemë ple- pi, verri dhe drurë të tjerë fletorë. Ai shquhet për natyrën e tij të qetë dhe është vend ideal për ata të cilët dëshirojnë të qëndrojnë larg zhurmave. Ishulli ranor i Kunës ka një sipërfaqe 125 ha dhe ndodhet pranë deltës së Drinit në rrethin e Lezhës. Aty do të gjeni një bimësi të harlisur që nga shkurret tipike mesdhe- tare, lianet e bukura kacavjerrëse, pyje të vegjël me shelgje lotues dhe pemë frashëri. Fauna e këtij ishulli është nga më të pa- surat në Shqipëri me 70 lloj shpendësh, 22 lloj reptilesh, 6 lloj amfibësh dhe 23 lloj gji- tarësh. Nga shpendët shquhen rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, shapkat dhe rosa e madhe kryekuqe. Që në kohët e lashta perandorët e Romës merrnin nga kjo zonë peshk dhe shpendë të ndryshëm, të cilët shquheshin për shijen e tyre unike dhe cilësitë e larta gastronomike.20
  • 21. Natyra 21
  • 22. ishujt22
  • 23. NatyraIshulli i Zvërnecit është një nga ishujt e la-gunës së Nartës në Vlorë. Ai është një ishullmjaft piktoresk i mbjellë i gjithi me pemëqiparisash. Në këtë ishull ndodhet kisha eShën Marisë, një kishë e vjetër dhe me mjaftvlera.Ishulli i Shurdhahut është ishull i vogël, pormjaft piktoresk që gjendet në liqenin e Vauttë Dejës. Në këtë ishull ndodhen rrënojate lashta të qytetit mesjetar të Sardës. Këtuka qenë rezidenca e familjes feudale të Du-kagjinasve.Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh iShqipërisë me një sipërfaqe 5.7 km2, megjatësi 4.8 km dhe gjerësi 2 km. Ishulli kry-esisht është shkëmbor dhe ka një plazh tëvogël në formë gjiri në drejtim të Vlorës.Emri i lashtë i ishullit të Sazanit është Sason.Ky ishull është një vend i përsosur për ama-torët e nënujit dhe peshkimit. 23
  • 24. ishujt Ishulli i Maligradit është në liqenin e Pre- spës së Madhe pranë fshtatit të Liqenasit. Ai është një ishull mjaft i vizituar me lundra për kishën e tij eremite të Shën Marise . Ishujt e Ksamilit. Katër ishujt e mrekul- lueshëm të Ksamilit kanë një sipërfaqe prej 8.9 ha. Ato janë shumë afër bregut dhe of- rojnë një spektakël të rrallë natyror. Këto ishuj janë të gjelbër në çdo stinë të vitit. Disa prej tyre kanë dhe plazhe të vegjël shumë të pastër. Deti përreth këtyre ishujve shquhet për një kthjellësi të mahnitshme dhe peisazhi i tyre të dhuron një kënaqësi të veçantë.24
  • 25. Natyra 25
  • 26. malet26
  • 27. NatyraMalet zënë 2/3 e hapsirës së vendit. Ata of-rojnë potenciale për aktivitete të shumta tëturizmit të gjelbër e të bardhë si treking, ec-jet malore, alpinizëm, kanotazh në luginat elumenjëve malore, sportet ajore, biçikletatmalore, rally me automjete 4 x 4, speleologji,peshkimin sportiv në përrenjtë malore, etj.Një nga zonat mjaft të rëndësishme turistikemalore janë Alpet e Shqipërisë, të cilat gjen-det në veri të vendit. Pikat kryesore të tyrejanë: Theth, Razma, Boga, Vermoshi luginae Valbonës, etj. Maja më e lartë e Alpeveështë Jezerca me lartësi 2693 m mbi niveline detit .Zona të tjera malore atraktive janë zonatKorçës si: Vithkuqi, Drenova, Dardha dheVoskopoja, të cilat krahas turizmit malorofrojnë edhe turizmë kulturor, falë kom-plekseve të kishave dhe manastireve. Mali iKorabit, më i larti në Shqipëri, 2.751 m, për-faqëson një sfidë për amatorët e alpinizmitnë zonën e Dibrës. 27
  • 28. malet Zonat malore janë të njohura për pelegri- nazhet, që organizohen aty. Të tilla janë pelegrinazhi i organizuar për çdo muaj gusht në malin e Tomorrit për nder të Abaz Aliut (sekti bektashian), pelegrinazhi në malin e Sari Salltikut mbi qytetin e Krujës, pelegrinazhi më i madh katolik për nder të Shën Ndout, në majë të kodrës shkëmbore mbi qytetin e Laçit, etj. Gjatë pelegrinazhit pjesëmarrësit ndeshen me një pamje spek- takolare. Në zonat malore janë shumë të përhapur formacionet gëlqerore dhe zhvillimet e larmishme të formacioneve karstike ku ekz- istojnë një numër i madh shpellash që janë një parajsë për t’u zbuluar nga amatorët e speleologjisë.28
  • 29. Natyra 29
  • 30. malet30
  • 31. NatyraVetëm në malësinë e Shkodrës ndodhen 35shpella të tilla. Shpella më e madhe në Shqi-përi është shpella e Pirogoshit në rrethin eSkraparit në fshatin Radesh në një lartësi450 m mbi nivelin e detit.Kjo shpellë është 1.500 m e gjatë. Zona ma-lore në lindje të Tiranës është mjaft e pasurme shpella. Shpellat më të njohura janë atotë: Pëllumbasit dhe Shpella e Mirë, në maline Brarit. Shpella e Pëllumbasit ndodhet mbikanionin spektakolar të Skoranës në luminErzen. 31
  • 32. parqet kombetare natyrore Parku Kombëtar i Dajtit. Ky park është në malin e Dajtit, 26 km në lindje të kryeqytetit. Parku i Dajtit ka një sipërfaqe prej 3.300 ha. Bimësia është e vendosur me kate, duke fi- lluar që nga shkurret me gjelbërim të përhershëm, dushqet dhe ahishtet. Ai ofron kushte të mira për ecje, eskursione, etj. Prej tij ofrohet një pamje e bukur dhe e hapur drejt perëndimit. Ai quhet ndryshe “ballkoni natyral i Tiranës”. E veçanta e tij është se aty mund të shkohet edhe me teleferik “dajti Ex- press”, udhëtim i cili zgjat vetëm disa minuta dhe që përshkon pamje mjaft të bukura natyrore.32
  • 33. Natyra 33
  • 34. parqet kombetare natyrore34
  • 35. NatyraParku Kombëtar i Thethit ndodhet nëzemër të alpeve shqiptare, në zonën e“Bjeshkëve të Namuna”, me një sip. 2.630ha. Peisazhi madhështor i këtij parku zbu-kurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, kurritet trofta e mermertë, katarakti magjepësi Grunasit, etj. Parku shquhet për mbulesëne tij të dendur drunore ku mbizotërojnëahishtet, disa prej të cilëve janë 200 vjeçare.Për t’u përmendur është fakti se parku iThethit përbën zonën më të populluar nëShqipëri me riqebullin, i cili është specie epakësuar. Parku ofron akomodim në struk-turat e tipit të “haneve”. Mundësi të shumtapër një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitjemalore, trekking, biçikleta sportive, speleo-logji, peshkim sportiv, etj. 35
  • 36. parqet kombetare natyrore Parku Kombëtar i Lurës. I pozicionuar në masivin pyjor “Kunora e Lurës”. Veçantia e parkut të Lurës janë kompleksi i 12 liqeneve akullnajore, të cilat shquhen për bukurinë e tyre të rrallë. Liqeni më i bukur është ai i “Lu- leve”. Në stinën e verës sipërfaqja e tij mbu- lohet nga zambakë të bardhë uji. Mbulesa drunore përbëhet nga drurë të ndryshëm ku shquhen masivet me ahishte. Parku of- ron mundësi për aktivitete në natyrë , eko- turizmin, ecjet me kuaj, etj. Parku Kombëtar “Pisha e Divjakës”. Ky park është pjesë e zonës së lagunës së Karavastasë. Parku është i mbuluar nga një bimësi e dendur, ku mbizotërojnë pishat e buta bregdetare. Parku ofron mundësi për ekoturizmin, vëzhgimin e shpendëve, pesh- kimin në lagunë, notin, banjat e diellit, etj.36
  • 37. Natyra 37
  • 38. parqet kombetare natyrore38
  • 39. NatyraParku Kombëtar i Llogarasë gjendet 40 kmnë jug të qytetit të Vlorës. Ky park shquhetpër kombinimin e ajrit malor me atë detar.Parku është i mbuluar me masiv të dendurhalorësh dhe shquhet veç të tjerash edhepikë klimaterike. Si rezultat i drejtimit tëerërave aty mund të shikoni “pishën flamur”,që është monument natyror. Ky park ështënjë vend ideal për ushtrimin e sporteveajrore.Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Kypark është në krahinën e Frashërit, 35 kmnë verilindje të Përmetit. Bredhi i Hotovësështë një nga pemët relike të Mesdheut. Kypark ofron mundësi të mëdha për ekotur-izëm me hapësirat e tij rezidenciale dhe përkampingje. Ekskursionistët dhe të dashuru-arit me natyrën këtu mund të provojnëkënaqësi të panumërta. Parku shquhet përmasivet pyjore të bredhave. 39
  • 40. parqet kombetare natyrore Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”. Ky park konsiderohet si një nga mreku- llitë natyrore shqiptare. Ai është vetëm 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Panorama e tij midis kreshtave të Alpeve dhe Luginës së Valbonës është një kënaqësi më vete. Biodiversiteti i pasur i këtij parku ështe një atraksion turistik dhe shkencor. Mundësira të shumta për ngjitje malore në shpatet e luginës, peshkim sportiv, ecje me kuaj, etj. Parku Kombëtar “Zall Gjocaj” është një tjetër park i mrekullueshëm, 40 km në ver- ilindje të qytetit të Burrelit. Ai është mjaft i bukur dhe i pasur me burime dhe disa për- renj.40
  • 41. Natyra 41
  • 42. parqet kombetare natyrore Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ndodhet në verilindje, 25 km nga qyteti i Krujës. Parku njihet si një qendër klimaterike. Në këtë park ndodhet burimi i famshëm i “Nënës Mbretëreshë” prej të cilit buron ujë me kua- litetet të lartë dhe shumë i shëndetshëm. Parku Kombëtar i Tomorrit. Ndodhet në malin e Tomorrit në jug të qytetit muze të Beratit. Hapësira e parkut kombëtar është 4.000 ha. Në këtë park gjendet Tyrbja e Abaz Aliut, që konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Aktivitet tjetër i cili organizohet aty është ngjitja malore. Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës” ka një sipërfaqe 1.380 ha dhe ndodhet në Ma- lin e Moravës në Korçë. Lartësia gjeografike e këtij parku e bën atë mjaft të frekuentuar në dimër dhe sidomos në verë. Karakteris- tikë e këtij parku janë burimet e shumta me ujë të ftohtë të cilat banorët vendas i kanë pagëzuar me emra të ndryshëm, si: “Burimi i Plakës”, “Burimi i Pilikës”, “Burimi i Shën Gjergjit”, etj. Bimësia përfaqësohet nga masivet e bredhave. Këtu gjendet edhe gjeo munumenti i “ Gurit të Capit”.42
  • 43. Natyra 43
  • 44. parqet kombetare natyrore44
  • 45. NatyraParku Kombëtar i Prespës. Parku mëi madh në Shqipëri, me një sip. 27.750ha përfshin dy liqenet e Prespës. Ky parkshtrihet në territorin e tre shteteve të ndry-shme, si Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.Ky park është mjaft i pasur me vlera kultu-rore, arkitektonike, arkeologjike dhe naty-rore. Këtu ndodhet rrënoja e kështjellës sëTrajanit si dhe një numër kishash eremite bi-zantine dhe pasbizantine të dekoruara meafreske të mrekullueshme. Një kishë e tillëështë Shën Maria, e cila ndodhet në ishulline vogël të Maligradit pranë fshatit të Liqe-nasit në Prespën e madhe. Shpella e Trenitme pikturat e saj neolitike është një vend irrallë dhe shumë i këndshëm për t’u vizituar.Gjithashtu, së fundmi në hapësirën afër liqe-neve është zbuluar një vendbanim neolitikdhe objekte të shumta që dëshmojnë përnjë civilizim shumë të hershëm në këtë pellg. 45
  • 46. parqet kombetare natyrore Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një zonë prej 2.500 ha. Klima e favorshme sub- tropikale e këtij parku e bën atë të frekue- ntuar nga turistë shqiptarë dhe të huaj. Fauna dhe Flora e kësaj zone janë shumë të larmishme. Mund të përmendim mi- dhjen që kultivohet në liqenin e Butrintit, e cila shquhet për vlerat e saj ushqyese. Qyte- ti antik i Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO, është “kryeqyteti” i këtij parku. Në amfiteat- rin e Butrintit zhvillohen shpesh aktivitete kulturore artistike kombëtare dhe ndërkom- bëtare.46
  • 47. Natyra 47
  • 48. plazhi i Velipojes Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 450 km, duke përfshirë këtu edhe sipërfaqet e lagunave që gjenden në të. Ai është i pasur në forma të shumëllojshme që nga plazhet ranore, kepat, gjiret e mbrojtura, lagunat, plazhet e vegjël zallore, shpellat detare etj. Disa pjesë të këtij bregdeti janë mjaft të pas- tra nga pikëpamja ekologjike, dhe në këtë përmbajtje ato përfaqësojnë zona të rralla që kanë mbetur ende të paprekura në pell- gun e Mesdheut. Në veri, bregdeti shqiptar fillon nga grykë- derdhja e lumit Buna, i cili shërben edhe si kufi me Republikën e Malit të Zi. Pikërisht këtu, si rezultat i aluvioneve të lumit është formuar ishulli i vogël i Franc Jozefit, i cili në varësi të prurjeve kthehet edhe në gadi- shull. Franc Jozefi është një pikë mjaft e fa- vorshme për ata që dëshirojnë natyrën dhe që preferojnë të qëndrojnë larg zhurmave. Bimësia e tij është e tipit të korijeve ku mbi- zotëron plepi, verri dhe nga shpendët mbi- zotërojnë çafkat. Plazhi më verior i vendit është ai i Velipojës, që gjendet 22 km larg qytetit të Shkodrës. Këtu ka mbi 250 ditë me diell. Gjatë verës, temperaturat arrijnë mbi 200 C. Pranë plazhit të Velipojës ndo- dhet laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej 130 hektarë. Ky është një ekosistem natyror i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë, me 183 lloje. Pranë plazhit të Velipojës ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarësh.48
  • 49. Bregdeti 49
  • 50. plazhi i Shengjinit50
  • 51. BregdetiPlazhi i Shëngjinit është plazh ranor që i tin është ishulli ranor i Kunes me një sipër-përket rrethit të Lezhës, Ai gjendet vetëm 8 faqe prej 125 hektarë. Ishulli i Kunes është iKm larg nga qyteti. Shëngjini është i njohur mbuluar me një bimësi të harlisur higrofile.për rërën kualitalive. Ky plazh ka 200–300 Aty rriten shkurre të gjelbërta mesdhetareditë me diell në vit. Në veri të Shëngjinit si: liane, shelgje, frashëri, etj. Në këtë rajonrrëzë kodrave të Rencit gjendet i mbrojtur njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunësnga erërat plazhi i mrekullueshëm i “Ra- nga shpendët përmendim: rosat e egra, fa-nës së hedhun”. Bregdeti i Lezhës ka eko zanët, qukapikët, karabullakët, çafkat, rosënsisteme të shkëlqyera natyrore të vlefshme e madhe kryekuqe, etj. Mjafton të themipër zhvillimin e eko turizmit, observimit se në këtë sistem lagunor gjenden 70 llojetë shpendëve etj. Zona e grykëderdhjes së shpendësh, 22 reptile, 6 lloje amfibësh dheDrinit si rezultat i drejtimit të erërave është 13 lloje gjitarësh. Në jug të Kunes gjendene përshtatshme për “surfing”. Në grykëderd- plazhe të tjerë të frekuentuar të zonës sëhjen e tij gjendet sistemi lagunor i Kune – Tales. Ende më në jug, gjenden plazhet eVainit, ku folezojnë shumë shpendë ujorë. lagunës së Patokut si dhe grykëderdhja e lu-Këtu gjenden dy laguna, ajo e Cekës me mit Mat, e cila ofron një zonë natyrore mjaftsipërfaqe 235 hektarë dhe e Merxhanit 77 tërheqëse për të apasionuarit e natyrës dhehektarë. Surpriza më e këndshme për turis- peshkimit. 51
  • 52. gjiri i Lalzit Gjiri i Lalzit shtrihet nga Kepi i Rodonit deri në Bishtin e Pallës. Kepi i Rodonit është një vend mjaft i bukur natyror me një gjatësi prej 7.5 km. Zona rreth tij është një nga vendet më interesante të bregdetit shqiptar për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Plazhet e Gjirit të Lalzit janë plazhe ranore. Disa prej tyre janë të rrethuar nga një brez bimësie natyrore halorësh. Për t’u përmendur janë plazhet e Shën Pjetrit dhe Rrushkullit që shquhen për cilësinë e lartë të pastërtisë së ujërave detare.52
  • 53. Bregdeti 53
  • 54. plazhi i Durresit54
  • 55. BregdetiPlazhi i Durrësit është plazhi më i madhdhe më popullor i vendit, ka një gjatësi prej6 km dhe një gjerësi të konsiderueshme rëre.Thellësia e ujërave të detit rritet gradua-lisht, tregues ky që bën mjaft të preferuarkëtë plazh për fëmijët dhe pushimet efamiljarëve. Këtu gjenden shumë hotele,komplekse vilash, bare, restorante, disko,etj. Vitet e fundit krahas numrit të madh tëpushuesve ditorë nga kryeqyteti, plazhi iDurrësit është kthyer në pikën numër një tëpërqëndrimit të turistëve që vijnë nga Ko-sova dhe Maqedonia.Në veri të qytetit të Durrësit, rrëzë kodravetë tij ndodhet plazhi i njohur i Currilave, kuujërat e detit janë të thella. 55
  • 56. plazhi i Golemit Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit janë një vazhdim i plazhit të Durrësit, duke për- bërë pothuajse një njësi të vetme për nga karakteristikat. Këtu bie në sy bimësia me pisha që rrethon plazhin. Në plazhet që i përkasin Rrethit të Kavajës janë për t’u për- mendur plazhet e Karpenit dhe të Spillesë. Këto plazhe shquhen për cilësinë kualitative të rërës, ujërat e pastër detarë dhe bimësinë me pisha që i rrethon. Vitet e fundit në këto plazhe kanë filluar investimet për krijimin e kushteve për akomodimin e turistëve. Kepi i Lagjit e mbyll gjirin e Durrësit nga Jugu. Ai është një vend natyror mjaft i për- shtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënu- jore. Pranë tij gjenden plazhet e vegjël me bukuri të rrallë të Bardhorit, plazh shkëmbor, dhe ai i Gjeneralit. Plazhi i Gjeneralit është i rrethuar me bimësi dhe i përngjet një am- fiteatri natyror. Këto janë plazhe të veçuara, mjaft të qeta dhe më një cilësi shumë të lartë të ujërave detare.56
  • 57. Bregdeti 57
  • 58. laguna e Karavastase58
  • 59. BregdetiPlazhi i Divjakës dhe laguna e Karavas-tasë. Plazhi ranor i Divjakës, pylli dhe la-guna përbëjnë një kompleks natyror me njërëndësi të madhe turistike. Pylli i Divjakësshtrihet nga gryka e Semanit deri në grykë-derdhjen e Shkumbinit. Laguna e Karavas-tasë ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarëduke përbërë në këtë mënyrë lagunën mëtë madhe të gjithë bregdetit shqiptar. Ajopërbën një prej 12 Parqeve Kombëtare qëka Shqipëria. Laguna e Karavastasë ështëpika me perëndimore në Europë ku folezonpeliakani kaçurrel (pelicanus crispus). Përkëto vlera që prej vitit 1994 laguna e Kara-vastasë ndodhet nën ruajtjen ndërkom-bëtare të Konventës së RAMSAR-it. Në këtëekosistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12lloje gjitarësh dhe 16 lloje reptilesh. Ujërate lagunës të cilat arrijnë thellësi maksimale1.5 metra janë të pasur me peshq, ku llojetkryesore janë qefulli dhe ngjala. Bimësia eParkut Kombëtar të Divjakës shquhet përbukurinë dhe freskinë e veçantë. Këtu mbi-zotërojnë sipërfaqet me halorë, me pishë tëbutë dhe të egër. Pylli është me kate dukefilluar që nga bimët barishtore e deri tekdrurët e lartë. Plazhi i Divjakës ka rërë mepërmbajtje të konsiderueshme jodi dhetemperatura mbi 200C. Kjo është një zonëku kombinohen aktivitetet e plazhit meekoturizmin. 59
  • 60. laguna e Nartes Laguna e Nartës, me një sipërfaqe prej 4.180 hektarë, përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Brezi tokësor që ndan lagu- nën nga deti është i mbuluar nga një pyll pishe. Laguna e Nartës është një tjetër eko- sistem natyror me mundësi për zhvillimin e ekoturizmit, vëzhgimit të shpendëve, peshkimit etj. Ajo përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri përsa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden 195 lloje shpendësh. Vetëm gjatë stinës së dimrit aty folezojnë 48.700 krerë shpendësh ujorë . Krahas rosave të egra janë prezent edhe shqiponja bishtbardhë, skifteri pelegrin, skifteri kthetra zi, etj. Zona e Nartës është e njohur për prodhimin artizanal të verës së cilësisë së lartë. Turizmi natyror në lagunë ndërthuret me “turin e verës “ që prodhohet këtu. Në ujërat e lagunës gjenden peshq të shumtë ku për t’u përmendur janë ngjala dhe levreku i Nartës.60
  • 61. Bregdeti 61
  • 62. plazhi i Vlores62
  • 63. BregdetiQyteti i Vlorës është porti i dytë i venditpër nga madhësia dhe një prej pikave më tërëndësishme turistike të vendit duke ofruarnë radhë të parë produktin “sun & sea“ (dielldhe det). Zona pranë qytetit përgjatë pla-zheve të gjirit të Vlorës shquhet për hotelete rinj e modernë si dhe lehtësirat e tjera sibaret, restorantet, diskot, klubet etj. Zonaturistike fillon në jug të qytetit përgjatëplazheve të vegjël dhe shkëmborë të gjirittë Vlorës. Përballë tyre ndodhet gadishullii Karaburunit, gadishulli më i madh i breg-detit dhe ishulli i Sazanit, ishulli më i madhi Shqipërisë. Plazhet e Jonufrit që ndodhennë këtë zonë të gjirit të Vlorës zgjaten derinë përroin e Dukatit pranë qytetit të vogëltë Orikumit. Plazhi rrethohet nga një zonëkodrinore e mbuluar me agrume që kon-traston mjaft bukur me ujërat blu të detit. 63
  • 64. plazhi i Vlores Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit. Kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arke- ologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo-greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut. Zonat e përshtat- shme për zhytje janë: Uji i Ftohtë dhe plazhi i Zhironit. Këtu vëzhgohen algat e zeza e të gjel- bërta. Në perëndim gjiri i Vlorës mby-llet me gadishullin e Karaburunit, gadishu- lli më i madh i Shqipërisë. Bregu perëndi- mor i Karaburunit është spektakolar me brigje të larta dhe të copëzuara, gjire e pla- zhe të vogla. Në veri të gadishullit gjendet shpella detare e Haxhi Alisë, shpella më e madhe detare e vendit, me një thellësi prej 30 metrash. Përsa i përket plazheve të ve- gjël të Karaburunit, duhet të përmendim ato të gjirit të Arushës, plazhet e Gramës dhe Dafinës, të cilët shquhen për ujërat e thella. Pranë plazhit të Gramës ndodhet shpella e Skllevërve. Në murin e plazhit të Gramës gjenden mbishkrime antike dhe mendohet se këtu ka qenë një tempull i Dioskurëve pellazgë. Faqja perëndimore e Karabu- runit është një prej pikave më tërheqëse të bregut shqiptar.64
  • 65. Bregdeti 65
  • 66. plazhi i Vlores66
  • 67. BregdetiPranë gadishullit të Karaburunit gjendetishulli i Sazanit. Sazani është ishulli më imadh i Shqipërisë me sipërfaqe 5.7 km2,me një gjatësi 4.8 km dhe gjerësi maksimale2 km. Ai ndodhet 12 milje larg nga porti iVlorës. Në antikitet ishulli është quajtur Sa-son. Ishulli përfaqëson një bllok shkëmborme brigje të ashpra sidomos pjesa perën-dimore e ishullit. Në pjesën juglindore tëishullit gjendet plazhi zallor i Admiralit qëshquhet për ujërat mjaft të pastra të detit. Sa-zani paraqet një interes të veçantë për zhyt-jet dhe së bashku me gadishullin e Karabu-runit përbëjnë një “park të vërtetë nënujor”. 67
  • 68. Riviera Mbas qafës së Llogarasë ndodhen plazhet e Jonit apo siç quhen ndryshe plazhet e “Rivi- erës Shqiptare”. “Riviera Shqiptare” është një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë ku takohen dielli, deti i thellë, plazhet e vegjël shkëmborë dhe intime. Kjo është krahina më e ngrohtë e Shqipërisë ku tem- peratura mesatare e janarit është 100C dhe e korrikut 250C. Zona ka 300 ditë me diell. Nga Qafa e Llogarasë 1.057 metra mbi nive- lin e detit, hapet një pamje madhështore e bregut. Plazhi i parë është ai i Dhraleos në Palasë, i cili është një prej plazheve më ek- zotik të gjithë bregdetit shqiptar. Ai shquhet për qetësinë, ujërat shumë të thellë dhe blu të theksuar. Dhërmiu është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë Jaliksari, Shkambo dhe Gji- pea. Plazhi i Gjipesë i formuar nga një pë- rrua ka në sfond një kanion me mure deri në 70 metra të lartë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e Piratëve. Bar- kat ofrojnë dërgimin e turistëve në shpellë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhen disa hotele, restorante dhe disko të hapura verore. Në gjithë këtë zonë, duke përfshirë edhe fsha- trat e tjerë është i zhvilluar “turizmi familjar”, ku turistët mund të akomodohen në shtëpi me qera. 8 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi nga ku merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur të Jalës.68
  • 69. Bregdeti 69
  • 70. Riviera70
  • 71. BregdetiHimara është qendra kryesore e “bregdetitJonian të sipërm”. Plazhet që përbëjnë Hi-marën janë: Spillea, Potami, Llamani dhe Li-vadhja. Të gjithë shquhen për ujërat e thellë,karakterin shkëmbor dhe cilësinë e mirë tëujërave të detit. Përpara Borshit ndodhenplazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektoniki Porto-Palermos ku gjendet kalaja e Ali Pa-shait .Borshi përbën plazhin më të gjatë të rivi-erës shqiptare me një gjatësi prej 6 km. Kyplazh shquhet për një konfiguracion të bu-kur i rrethuar nga masive me bimësi mes-dhetare. Turizmi familjar është forma krye-sore e akomodimit në këtë zonë. Deri nëqytetin e Sarandës janë për t’u përmendurplazhet e Bunecit, Kakomesë dhe Krorëzit,plazhe këto me bukuri të rrallë dhe qëshquhen për ujëra të kthjellëta. 71
  • 72. Riviera Qyteti i Sarandës është qendra më e ma- dhe e banuar e “ Rivierës Shqiptare” dhe një nga pikat turistike më të rëndësishme të vendit. Qyteti dhe zona rreth tij ofrojnë një rrjet hotelesh që nga ata me pesë yje deri në hotele për “budget travelers” si dhe shtëpi me qera. Saranda është një pikë mjaft e frekuentuar edhe nga turistët evro- pianë dhe ndërkombëtarë që vijnë nga Kor- fuzi, i cili ndodhet vetëm 9 km larg ishullit. Vend të rëndësishëm zë pika arkeologjike e Butrinit e përfshirë në listën e UNESCO-s, që ndodhet 18 km në jug të qytetit. Në qyte- tin e Sarandës ndodhen plazhet e vogla të Centralit, Pllakave dhe Limanit. Pika më e frekuentuar është ajo e Ksamilit, i cili ndo- dhet midis gadishullit me të njëjtin emër dhe lagunës së Butrintit. Përballë tij shtrihet ishulli i Korfuzit dhe katër ishuj të vegjël të mbuluar krejtësisht nga bimësi e gjelbërt mesdhetare. Në Ksamil gjenden disa hotele dhe restorante.72
  • 73. Bregdeti 73
  • 74. laguna e Butrintit Laguna e Butrintit ka një sipërfaqe prej 16 km2 dhe komunikon në ujërat e detit nëpërmjet kanalit të Vivarit 3.6 km i gjatë. Ky është një vend mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e sportit të varkave me vela. Nga pikëpamja e faunës aty jetojnë rosa e egër, rosa qafëzezë, bajza, shqiponja e fushës, skifteri kthetra zi, shqiponja bishtbardhë, lakuriqi hundëpatkua etj. Për t’u përmendur është prezenca e bretkocës epirote, e cila gjendet vetëm në këtë vend, në Shqipëri. Ekosistemi është gjithashtu i përshtatshëm për vëzhgimin e shpendëve në të cilin gjen- den 90 lloje shpendësh ujorë. Ekstremi më jugor i bregdetit shqiptar deri në kepin e Stillos përbëhët nga plazhe të virgjëra.74
  • 75. Bregdeti 75
  • 76. destinacionet Shqipëria shtrihet në bregun lindor të gadi- shullit Ballkanik dhe përfshihet në zonën kli- materike mesdhetare, me dimër të lagësht dhe relativisht të butë dhe me verë të nxehtë e të thatë. Si rezultat i relievit të thyer, klima është e ndryshueshme nga një krahinë në tjetrën, me kontraste në temperaturë, e cila e bën Shqipërinë një destinacion shumë të pëlqyer për turistët. Kjo hapësirë e pasur me florë dhe faunë është një ambient perfekt për aktivitete të ndryshme turistike. Detet e Adriatikut dhe të Jonit, ftojnë vizitorët të shijojnë peisazhin e mrekullueshëm si dhe kënaqësitë e kulinarisë. Lumenjtë që përsh- kojnë hapësirën e mrekullueshme shqiptare ofrojnë mundësinë e praktikimit të disa sporteve malore si : rafting, kanoe, kajak etj. Sipërfaqja e Shqipërisë dominohet nga kod- rat dhe malet. Maja më e lartë është mali i Korabit, 2.751 m mbi nivelin e detit.76
  • 77. Sport dhe Aventurë
  • 78. ecjet & ngjitjet malore Alpinizmi në Shqipëri ka mundësi të shumta për t`u aplikuar. Zonat më të rëndësishme për sportin e alpinizmit janë: Jezerca, mali i Hekurave, Razma e shumë të tjera në Alpe, Munella në Pukë, Korabi, Radomira dhe Lura në rrethin e Dibrës, Biza në rrethin e Tiranës, mali i Çikës në rrethin e Vlorës, mali i Tomo- rrit në Berat, Gjinari në Elbasan, mali i Run- gajës në Vithkuq, parku i Qafë Shtamës në rrethin e Krujës, etj. Territoret malore janë tërheqëse gjithashtu për ndërtimin e kampingjeve dhe akomodi- min me çadra.78
  • 79. Sport dhe AventurëTerritori i Shqipërisë ofron mundësi tëmëdha për të ushtruar edhe veprimtaritëe trekingut dhe ngjitjeve malore. Tërheqësështë programi treking i quajtur “trekingui Çikës”, duke përshkuar luginën e përroit tëDukatit, vargun e Çikës, zonën e Kurveleshitdhe përfundon në bregdetin Jonian. Trekingzhvillohet përgjatë itinerarit Dukat-Tërbaç-Vranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo. Zona të tjeratë përshtatshme për treking dhe ngjitje ma-lore janë Alpet e Shqipërisë në pika të tillasi: Vermosh, Theth, Razëm, Bogë, Valbonë,etj. Mali Tomorrit i shtrirë në rrethet e Beratitdhe Skraparit. Vithkuqi, Voskopoja, Drenovanë rrethin e Korçës, Guri Kamjes në rrethin ePogradecit, lugina e Drinos në zonën e Dro-pullit në rrethin e Gjirokastrës si dhe itinerariBorsh-Zhulat që përshkon Kurveleshin.Shëtitjet me këmbë janë një mënyrë tjetërpër të shijuar natyrën, duke bërë njëkohë-sisht edhe aktivitet fizik. Në Shqipëri ecjanë këmbë është gjithashtu një sport tepëri aplikuar, pasi natyra dhe territoret meshtigje të ngushta dhe monopate, ofrojnënjë kënaqësi të veçantë. 79
  • 80. sportet dimerore Sporti i skive është aktivitet që i jep mundësi turistëve të shijojnë bukuritë e relievit malor shqiptar. Ai aplikohet më shumë në zonën e Korçës, e cila njihet për resortet e saj të skive si ato të Voskopojës dhe pista e Bigëllit pra- në Boboshticës (1.160 mbi nivelin e detit), ku zhvillohen edhe garat e Kampionatit Kom- bëtar të skive. Ia vlen të përmendet këtu edhe fshati i Razmës i cili është vetëm 41 km nga qyteti i Shkodrës, Boga dhe Thethi, Shishtaveci në zonën e Kukësit, Grabova në rrethin e Gramshit, Dardha në rrethin e Kor- çës. Shumë prej këtyre resorteve njihen si vënde ideale për praktikimin e sporteve të tjera si treking, alpinizëm, etj.80
  • 81. Sport dhe Aventurë 81
  • 82. bicikletat malore & eksplorimi i shpellave Një aktivitet i veçantë në zonat malore janë edhe turet me biçikleta malore. Këto pajime duhen marrë me vehte, mbasi nuk ofrohen me qera. Disa nga këto ture organizohen në Alpet Shqiptare, si në Theth, Bogë, Vermosh etj. Janë itinerare të cilat alternohen duke përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi. Har- tat e këtyre itinerareve janë përgatitur nga studentë të universiteteve të Shkodrës dhe Podgoricës.82
  • 83. Sport dhe AventurëSi rezultat i përhapjes së madhe të forma-cinoneve gëlqerore në territorin e Shqi-përisë, ka një zhvillim të formave të shumë-llojshme karstike, gjë e cila ka mundësuarekzistencën e shumë shpellave karstike meinteres të madh për turizmin. Vetëm në zo-nën e Shkodrës gjenden 35 shpella të tillasi: e Zhylës, Jubanit, Murriqit, Pusit, e Birrëveme rrathë, etj. Me interes të veçantë turistikmund të përmendim “Shpellën e Pëllum-basit”, e cila ndryshe quhet dhe “Shpella eZezë”, ajo ndodhet në juglindje të Tiranës.Shpellë tjetër tërheqëse dhe njëkohësishtmë e madhja në Shqipëri, është shpella ePirrogoshit, e cila gjendet në rrethin e Skra-parit në jug të vendit. Shpella të tjera janë:shpella e Nezirit (Mat), shpella e Lekë Petësnë Kurvelesh, e Trenit në Devoll etj. 83
  • 84. peshkim & hipizem Peshkimi është një veprimtari që zhvillohet në bregdet, liqene dhe lumenj. Peshkimi është një burim të ardhurash për shumë banorë të bregdetit. Ndër zonat ideale për peshkimin malor janë lugina e lumit Val- bonë, përroi i Thethit ku gjuhet trofta e mermertë, lugina e sipërme e Vjosës etj. Peshkimi sportiv me grepa ka mundësi të ushtrohet në grykëderdhjet e lumenjve si ato të Vjosës, Semanit, Matit, Drinit, etj. Kënaqë- si më vete është edhe peshkimi në laguna sidomos në Karavasta, Nartë, Kune-Vain, etj.84
  • 85. Sport dhe AventurëFillesat e sportit të hipizimt në Shqipëri da- qendrat më cilësore të mbarështrimit tëtojnë rreth 100 vjet më parë në qytetin e kuajve si: në Shkodër, Durrës, Tiranë, ElbasanShkodrës, ndonëse ai është praktikuar që në (Cërrik), Korçë, Divjakë, Berat, Vlorë, Fushalashtësi. Më pas kanë vazhduar të organi- e Pelave në Lurë, Shishtaveci në Kukës, etj.zuara më mirë, gjatë periudhës së Mbretërisë Shtrirja gjeografike e këtij sporti është tepërsë Zogut. Pas luftës së dytë botërore, për interesante, ku natyra tipike për secilin ngarreth dyzet vjet hipizmi, ushtrohej vetëm vendet e përmendura, gërshetohet me ele-nga segmente të ushtrisë shqiptare në mente të veçanta natyrore, historike dhekompeticione të ndryshme. Ky sport është tradicionale.praktikuar kryesisht në ato rrethe që kanë 85
  • 86. sportet ujore Sportet ujore si rafting, zhvillohen në lugi- nat tërheqëse të lumenjve dhe përrenjve të shumtë. Ushtrimi i tyre është veçanërisht i njohur në luginat e sipërme të Osumit. Gjatë këtij itinerari përshkohen kanionet e mreku- llueshme të Osumit. Itinerar tjetër është dhe ai që përshkon zonën Ura e Dashit, kanioni i Lengaricës në luginën e Vjosës. Rajone të tjera ku ushtrohen këto sporte janë lugina e Devollit në jug të vendit, Luginat e Shalës dhe Valbonës në Alpet shqiptare etj.86
  • 87. Sport dhe Aventurë
  • 88. fluturimet e lira88
  • 89. Sport dhe AventurëSporti i aeronautikës i ka fillimet e veta nëvitet `90. Natyra shqiptare ofron mundësitë shumta për këto lloj sportesh e cilaështë e lidhur me kushtet e përshtatshmetopografike dhe natyrore të Shqipërisë. Pikamë e përshtatshme për të praktikuar këtësport është Qafa e Llogarasë (1.052 m mbinivelin e detit) në zonën e Vlorës, ku drejtimii erës është shumë i favorshëm. Këtu janëzhvilluar mitingje ndërkombëtare me pjesë-marrjen e parashutistëve të huaj sidomosatyre nga Italia, Franca etj. Përveç Llogarasë,vende të tjera të përshtatshme për këtësport janë Morava, Dajti dhe Taraboshi. 89
  • 90. zhytjet nenujore Mundësitë për zhytje profesionale janë zhvilluar vetëm gjatë dekadës së fundit. Zbulimet e pasura nënujore në detet e Shqipërisë ofrojnë një mundësi unike për zhytësit, për te eksploruar jetën në det dhe anijet e mbytura. Qendrat e sporteve nën- ujore gjenden në veri të Vlorës (Deti Adria- tik). Drejt jugut, nga Vlora në Sarandë ka qendra të lakmueshme dhe mundësi për t’u përfshirë në këtë lloj sporti i cili është në rritje. Vitet e fundit ekspeditat e përbashkë- ta shqiptaro-amerikane kanë arritur të zbu- lojnë anije të vjetra të mbytura në këtë zonë. Vendet më të përshtatshme për të ushtruar këtë lloj sporti janë gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit, zonë në veri të Sarandës, gjiri i Vlorës, Dhërmiu, Jali, kepi i Lagjit, kepi i Rodonit etj. Në veçanti Gjiri i Vlorës ruan ani- je të mbytura, që prej antikitetit. Megjithatë më e njohura dhe më popullorja është anija e spitalit italian “PO”, e cila u mbyt në mars 1941 e qëlluar nga një aeroplan britanik “Swordfish”. Objekti i fundosur arrin një thellësi prej 33 m dhe 150 m gjatësi. Një zbulim tjetër i rëndësishëm është në veri të gjirit të Sarandës, ku është zbuluar një anije e fundosur, e cila i përket shek. III ose IV B.C. Aty janë gjetur edhe amfora të mëdha. Men- dohet se ky relikt i zbuluar është ndër më të ruajturit e Mesdheut. Krahas objekteve te mbytura interesante janë edhe vëzhgimi i algave të gjelbërta dhe të zeza, koraleve etj.90
  • 91. Sport dhe Aventurë 91
  • 92. zhytjet nenujore92
  • 93. Sport dhe AventurëIshulli i Sazanit ofron më shumë përsa ipërket jetës në det, me shkëmbinj të ndry-shëm nënujor, të cilët shërbejnë si një habi-tat për një varietet të gjerë peshqish dhefauna jetësore. Pjesa lindore e ishullit ështëzona e preferuar për zhytje dhe ofron ske-narin më interesant. Kompani të ndryshmeofrojnë guida zhytjeje.Gadishulli i Karaburunit është një zonë emadhe dhe e paprekur, perfekte për zhytjedhe për eksplorim nënujor. Një rrymë ju-gore mban ujë të pastër dhe dukshmëritë shkëlqyer. Kjo zonë është krejtësisht epaprekur dhe e zhvilluar si një destinacionzhytjeje. Bukuria e tij është madhështoredhe potenciali i tij është i mrekullueshëm. 93
  • 94. www.akt.gov.al info@akt.gov.alwww.albaniantourism.com info@albaniantourism.comRruga “Abdi Toptani”, Nr.4, AL 1010 Tiranë, Tel: +355 42 273 778, Tel/Fax: +355 42 260 224

×