• Save
Marketing iv per profilin heteleri turizem
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Like this? Share it with your network

Share

Marketing iv per profilin heteleri turizem

on

  • 1,108 views

Marketing iv per profilin heteleri turizem

Marketing iv per profilin heteleri turizem

Statistics

Views

Total Views
1,108
Views on SlideShare
1,108
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
0
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Marketing iv per profilin heteleri turizem Document Transcript

  • 1. MMAARRKKEETTIINNGG IIVVPër profilin Hoteleri-TurizëmSHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITARTIRANË, 2012
  • 2. Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.Titulli: Marketing IVE përshtatën: Edlira PopaAnila HodoBotues: SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT UNIVERSITARAdresa:Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri: + 355 4 2225659; shblu.mash@yahoo.comKëshilli botues i ShBLU-sëKryetare: Lirika ÇoçoliAnëtarë: Klara Shoshi, Nirvana Lazi, Valbona Gjergo, Spartak Kumbaro, Marjeta PengoISBN 978-99927-0-613-8© Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2012.Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me çdo mjet apoformë pa lejen me shkrim të botuesit.Redaktore përgjegjëse: Nirvana LaziArti grafik dhe kopertina: Nirvana LaziShtypur në shtypshkronjën KRISTALINA  KHTirazhi: 550 kopje
  • 3. PËRMBAJTJAKapitulli I 5I.1. Turizmi, llojet dhe format e tij 6I.2. Peizazhi natyror, kultura, turizmi 9I.3. Kompletimi i një vendi turistik 11I.4. Ndërmarrja turistike. Organizata ndërkombëtare të turizmit 14Kapitulli II 17II.1. Përkufizimi i marketingut 18II.2. Informacioni dhe kërkimi i marketingut 20II.3. Tregu dhe segmentimi i tij 22II.4. Politikat e marketingut 24II.5. Test 27Kapitulli III 29III.1. Turizmi kurativ dhe i shëndetit 30III.2. Procesi i shërimit, vendet kurative, kura tradicionale 32III.3. Faktorët dhe ndikimi i kurës 34III.4. Pajisjet në vendin kurativ 36III.5. Menaxhimi në vendin kurativ. Masat e veçanta të marketingut në vendin kurativ 38III.6. Turizmi i shëndetit 41III.7. Veçoritë e shërimit natyral. Mjekësia e alternativës 43Kapitulli IV 45IV.1. Përcaktimi i konceptit “situata e tregut”. Turizmi i qytetit 46IV.2. Kërkimet turistike në qytet 49IV.3. Guida dhe manuale të qytetit 51IV.4. Tendencat e zhvillimit të udhëtimeve të shkurtra 52IV.5. Potenciali i tregut. Kuptimi dhe koncepti 54IV.6. Veçoritë e turizmit me afat të shkurtër 56IV.7. Llojet e udhëtimeve të pushimeve të shkurtra 58IV.8. Ekskursionet ditore 62IV.9. Motivet e ekskursionit, kohëzgjatja, mjetet e qarkullimit 64IV.10. Shfaqjet negative, rëndësia ndaj mjedisit 66IV.11. Qëllimet e ekskursionit në Shqipëri 68
  • 4. Kapitulli V 69V.1. Koncepti, llojet dhe format e udhëtimeve profesionale 70V.1. Turizmi i kongreseve dhe seminareve 72V.3. Financimi i turizmit të kongreseve 73V.4. Pajisjet e qendrave të konferencave 75V.5. Seminaret, panairet dhe ekspozitat 76V.6. Kërkesat në qendrat e kongreseve dhe panaireve. Kushtet sipas standardeve 79V.7. Marketingu i qendrave të kongreseve dhe seminareve 81V.8. Partnerët e marketingut gjatë sigurimit të klientëve të kongreseve dhe panaireve 83V.9. Përcaktimi i konceptit të turizmit sipas prirjeve 85V.10. Grupet e ofertave turistike, sipas prirjeve 86V.11. Turizmi kulturor. Marketingu i turizmit kulturor 88V.12. Turizmi sportiv. Modeli i tregut të turizmit dhe aktivitetet 90V.13. Tendencat kryesore në rritje të turizmit sportiv 92Kapitulli VI 95VI.1. Turizmi i qetë, turizmi inteligjent 96VI.2. Qendrat e kohës së lirë dhe parqet 97Kapitulli VII 99VII.1. Qëllimet e politikës së turizmit 100VII.2. Qëllimet ekonomike dhe jashtekonomike 102VII.3. Titullarët e politikës së turizmit, masat e politikës së turizmit 103VII.4. Masat politike të investimeve turistike në Shqipëri 105VII.6. Test 107
  • 5. KAPITULLI IObjektiva Renditja e shkaqeve që bëjnë të mundur zhvillimin e turizmit dhe përcaktimin etermit "turizëm". Klasifikimi i llojeve të turizmit. Shpjegimi i lidhjes që ekziston midis turizmit dhe natyrës; renditja e efektevepozitive dhe negative të zhvillimit të turizmit. Përcaktimi i nocionit "vend turistik" dhe ndarja e tij në grupe, sipas paraqitjesfunksionale dhe hapësinore. Renditja e elementeve përbërëse të një ndërmarrjeje hoteliere dhe klasifikimi ihoteleve për nga qëndrimi turistik. Klasifikimi i ndërmarrjeve që operojnë në fushën e restoranteve. Renditja e organizmave ndërkombëtarë të zhvillimit të turizmit.Turizmi është një fenomen kompleks që e kaorigjinën nga udhëtimi dhe qëndrimi i përkohshëm ivendbanuesve të përhershëm. Ai zhvillohetparalelisht me historinë dhe zhvillimin e njerëzimitdhe paraqitet në lloje dhe forma të ndryshme.Natyra me strukturat e saj përbën një nga faktorët mëtë rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, dukeruajtur vende të atilla që kanë rolin e tyre nëprodhimin dhe kënaqjen e pushimeve.
  • 6. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 6I.1. Turizmi, llojet dhe format e tijTurizmi nuk ka lindur me qytetërimin industrial, apo me zhvillimin e industrive. Ai kapërparuar në lidhje të ngushtë me zhvillimin e njerëzimit dhe qytetërimit të tij. Turizmi sifenomen zhvillohet paralelisht me historinë dhe progresin e njerëzimit.Shkaqet kryesore që mundësojnë zhvillimin e turizmit janë: Niveli i lartë i jetës që kanë arritur vendet e industrializuara. Krijimi i kushteve shoqërore për të gjithë shtresat e popullsisë. Angazhimi i qeverisë për progresin e tij. Zvogëlim i shpenzimeve të transportit.Pra, turizmi është një fenomen kompleks dhe tipik i qytetërimeve industriale që e kanëorigjinën nga udhëtimi dhe qëndrimi i përkohshëm i vendbanuesve të përhershëm. Edhepse fenomeni i turizmit është mjaft individual, llojet dhe format e tij janë të shumta,prandaj duhet të bëhet një klasifikim i saktë i llojeve të turizmit. Kështu kemi: Turizmin e kalimit të kohës së lirë; Turizmin e biznesit; Turizmin e shëndetit.Turizmi i kalimit të kohës së lirë: ky lloj turizmi është heterogjen pasi kuptimi i kalimittë kohës së lirë është i lidhur me degë të ndryshme: turizmi kreativ, turizmi kulturor,sportiv, artizanal, turizmi i gjuetisë, gastronomik e turizmit religjioz etj.Turizmi i biznesit: këtu grupohen lloje të turizmit të iniciuara nga lëvizjet me interesprofesional, si: turizmi teknik, turizmi shkencor, turizmi i kongreseve, seminareve,panaireve etj.Turizmi i shëndetit: në këtë tip turizmi përfshihen: turizmi balnear, llixhat termaleklimatike, si dhe disa forma të turizmit fetar.Turizmi në përgjithësi ndahet në: Turizëm kombëtar; Turizëm ndërkombëtar.Turizmi kombëtar ka lidhje me fluksin e brendshëm turistik, pra, me lëvizjet e turistëvebrenda territorit të tyre të origjinës për qëllime pushimi e argëtimi.Turizmi ndërkombëtar ka të bëjë me kalimin e kufijve kombëtarë. Ky lloj turizmi lejonkalimin nga një mjedis i mbyllur në një shoqëri të hapur ku kontakti mes njerëzve ështëbëre realitet i përditshëm.Motivet e udhëtimit nuk janë i vetmi kriter për ta klasifikuar turizmin. Turizmit mund t’ishtohen dhe lloje të tjera, si dhe forma e udhëtimit. Në mënyrë skematike llojet e turizmitparaqiten si në figurën në vijim.Në këtë rast mund të themi se kemi turizëm që ka disa varësi, siç janë:
  • 7. Kapitulli IFaqe 7Faqe 7 Mjeti i transportit; Destinacioni; Koha; Mosha; Mënyra e strehimit dhe akomodimit.Turizëmsipas mjetevetë transportitLlojet e turizmitTurizëmsipas qëllimittë udhëtimitPër plazhNë malSportivKurativKulturorPër punëKongreseveFetarAgroturizmiTurizëmsipas mënyrëssë organizimitTurizëmvetjakTurizëmi organizuarTurizëm ipaorganizuarTurizëmsipas venditku kryhetTurizëmndërkombëtarTurizëmkombëtarLokalTurizëmsipas kohëskur kryhetTurizëmverorTurizëmi pushimeveshkolloreTurizëmditorTurizëmjavorJavëe bardhëJavë bluT. dimërorAutoveturaAnijeTrenAvionBiçikletë,motorRulotKrahinorAutobus
  • 8. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 8Turizmi në funksion të mjetit të transportit: lidhet me ndarjen e tregut kryesor për tur ajror(charter i rregullt); detar, rrugor, hekurudhor; më këmbë, me biçikletë, kuaj, ujor.Turizmi në funksion të destinacionit: në këtë rast ka shumë rëndësi vendi ku do tëushtrohet aktiviteti. Këtu kufizohet hapësira në të cilën ushtrohet aktiviteti turistik dheatëherë kemi:-Turizmin balnear-Turizmin malor-Turizmin rural në fshat.Në funksion të kohës, e konceptuar si kohëzgjatje e qëndrimit të turizmit:-Turizëm veror-Turizëm dimëror-Turizëm i fundjavave.-Turizëm për një qëndrim të caktuarNë funksion të moshës:-Turizëm rinor-Turizëm socialNë funksion të mënyrës së strehim - akomodimit:-Hotelier-Parahotelier (kampingje, rezidenca të prindërve dhe miqve, shtëpi fshati etj.).Pyetje dhe detyra1. Cilat janë shkaqet kryesore që mundësojnë zhvillimin e turizmit?2. Ku bazohet shumëllojshmëria e llojeve të turizmit?3. Cilat janë llojet kryesore të turizmit që mund të zhvillohen në qytetin e Durrësit?4. Koleksiononi foto të ndryshme, ku të paraqiten pamje të llojeve të ndryshme tëturizmit.
  • 9. Kapitulli IFaqe 9Faqe 9I.2. Peizazhi natyror, kultura, turizmiNatyra me strukturat e saj të ruajtura është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetittë popullsisë, sepse bën të mundur takimin e drejtpërdrejtë të njeriut me të, si ripërtëritjenfizike, ashtu dhe psikike.Njeriu nuk kënaqet me natyrën e pastër vetëm duke vështruar atë, por ai zhvillon një jetëintensive e aktive, që ndikon drejtpërdrejtë në shkallën e shfrytëzimit të saj. Rritja epopullsisë së botës, shkalla e zhvillimit teknologjik e urban, si dhe ngritja e standarditjetësor në të ardhmen, do të krijojë shumë hapësira të lira natyrore. Vendet e ndryshmenatyrore kanë kufirin e tyre të shtrirjes dhe çmimin ekonomik e shoqëror, por, nga anatjetër, kërkesa turistike për hapësira të lira janë gjithnjë në rritje prandaj politikat shoqëroreduhet të përqendrohen në krijimin e kushteve objektive për shfrytëzimin e hapësirave,d.m.th. shfrytëzimin e kushteve ligjore për të ruajtur mjedisin natyror.Hapësirat ku zhvillohet turizmi janë zona të qarkullimeve turistike, prandaj duhen mbrojturnë mënyrë aktive nga pasojat e njeriut. Por edhe turistët duhet që kanë fizionomi të natyrës,ta ruajnë sepse ata e kanë braktisur përkohësisht vendbanimin e tyre, për shkak të prishjessë baraspeshës natyrore.Propaganda turistike e shumë vendeve të botës ka krijuar programe ripërtëritjeje përmjediset e ruajtura natyrore, si ofertë për turistët vendas dhe të huaj në botë. Zhvlerësimi inatyrës është një kërcënim i tillë, saqë një vend i vetëm nuk mund t’i kundërvihet porduhet një punë e përbashkët e shumë organizatave dhe individëve.Në kuadrin e ndikimeve mjedisore të turizmit duhen pasur parasysh dy probleme tërëndësishme:Së pari, lidhja e sistemit turistik me sistemin ekologjik: sistemi turistik mund të realizojënjë zhvillim strukturor në lidhje të ngushtë me atë ekologjik.Së dyti, sistemi turistik është në lidhje të vazhdueshme me sistemin e burimeve turistike,me flukset e turistëve, mallrave, shkëmbimeve financiare dhe të informacioneve.(Për matjen e shpenzimeve dhe të ardhurave nga turizmi rëndësi paraqet studimi iUilliamsit, i cili mund të paraqitet në mënyrë skematike si në figurën në vijim.)Turizmi është një dukuri tërësisht kulturore, e cila lejon shkëmbimin e njohjeve dhe hapbotë të reja jashtë skemave të parapërgatitura të epokës industriale.Zhvillimi i turizmit në botë nënkupton përmbajtjen e faktorëve kulturor, të cilët ushtrojnëndikim të madh në pasurimin e qarkullimeve turistike. Çdo qëndrim turistik në një vendmbështetet jo vetëm në motivet natyrore, por edhe në motivet kulturore.Në të gjithë komponentët e tij turizmi përbëhet nga kultura, sepse pa kulturë nuk katurizëm. Kultura paraqet pasurinë shoqërore të një grupi njerëzish, tregon njohjet e tyre,simbolet dhe, mbi të gjitha, vlerat njerëzore. Aspekti kulturor i turizmit ka qenë dhe është ipranishëm në të gjitha fazat e zhvillimit historik të turizmit, i cili nëpërmjet elementit të tij
  • 10. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 10të transferimit paraqet mundësinë për komunikim nëpërmjet shoqërive të ndryshme.Monumentet kulturore historike në botë janë tepër të rëndësishme për zgjerimin e bazës sëofertës turistike të një vendi, në krijimin e përfitimeve ekonomike në qark turistik. Vlera etyre turistike përcaktohet nga shkalla e vlerave artistike, përkatësisht nga koha, epoka dheforma e shprehjes artistike, në qarkullimet turistike të motivuara me kërkesa kulturoreveshje kombëtare, valle popullore, instrumente, janë forma të kërkuara të programeve dhemanifestimeve kulturore.Nga pikëpamja strukturore turizmi përcakton: njohjen e botës, integrimin e grupeve tëndryshme kulturore dhe zhvillimin e një pjesëmarrje aktive kulturore.Natyra e turizmit Natyra e ndikimitLlojii turistitLlojii turizmitNdikimishoqërorNdikimiekonomikPyetje dhe detyra1. A mund të shihet turizmi i ndarë nga natyra dhe pse?2. Cilat janë efektet pozitive dhe negative të turizmit?3. Ka lidhje kultura me turizmin dhe a përben ai një element themelor për zhvilliminturistik?4. Koleksiononi foto me pamje nga natyra për zonat e përcaktuara për zhvillimin eturizmit.I ZbuluesJo i zakonshëmZhvendosje masiveOrganikOrganik,induktuesInduktuesEuforiApatiAntagonizëmTShkalla e turizmitMinimalI mesëmThelbësorIIIIIZhvillimiiturizmit
  • 11. Kapitulli IFaqe 11Faqe 11I.3. Kompletimi i një vendi turistikVendi turistik është një përzierje elementesh të varur nga njëri-tjetri, të cilët kanë rolin etyre në prodhimin dhe shijimin e pushimeve. Ky vend përbëhet nga: Atraktiviteti, Pajisjet, Infrastruktura, Transporti dhe akomodimi.Vend turistik quhet një pjesë territori që, me karakteristikat e tij natyrore e njerëzore,tërheq personat që kalojnë një pjesë të kohë së lirë, si dhe shpenzojnë të ardhurat efituara në vendet e tjera. Këto paraqiten: Në një formë funksionale (qendrat turistike sezonale dhe kulturore). Si qendra të mëdha administrative ekonomike dhe kulturore me mundësi të mëdha.Funksioni kryesor është ai kulturor për qendrat e mëdha urbane, kurse për lokalitetesezonale turistike është argëtuese.Funksioni turistik i vendit turistik paraqitet me formulën e Defferit:F = N/PKu: N është numri i dhomave në hotele të një lokaliteti turistik.P është numri i përgjithshëm i banorëve të përhershëm.Kur funksioni turistik është mbi 100, ky vend është shumë i zhvilluar nga pikëpamjaturistike. Kur është nën 50 është në proces zhvillimi, kurse kur është nën 5 vendi nuk kaveprimtari turistike. Rajoni turistik ndryshon nga rajonet e tjera të njëjta, ai karakterizohetnga ritme të veçanta të jetës sociale-ekonomike.Ritmi jetësor i biznesit të tij varet nga klima dhe cikli i punës i klientëve pushues.Vizituesit në këtë rast duhet të kenë njohje sa më të mirë të natyrës turistike.Vendet turistike si paraqitje e peizazhit turistik e kulturor ndahen në dy mënyra. Sipas paraqitjes funksionale Sipas paraqitjes hapësinore.Vendet turistike sipas paraqitjes funksionale ndahen kështu:(1) Lokalitete sezonale turistike, ku funksioni turistik përqendrohet në prodhimet eshërbimit turistik gjatë sezonit. Në këtë rast numri banorëve të lokalitetit rritet disaherë.(2) Lokalitete turistike në zonat urbane me përqendrim të dendur të objekteve pritëseturistike dhe karakterizohen për qarkullime të rregullta turistike si: Roma, Parisi,Londra etj.(3) Lokalitete të rezidencave (banesat e dyta) të një pjese të popullsisë urbane, e cilapushimet e pjesshme vjetore, pushimet ditore i kalojnë aty.
  • 12. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 12Vendet turistike sipas paraqitjes hapësinore klasifikohen kështu.(1) Sipas formës e pamjes.(2) Sipas llojit të shërbimeve turistike që ofrojnë.(3) Sipas klientelës që shfrytëzon kapacitetet turistike të tyre.Vendosja e vendeve turistike përcaktohet nga mënyra, lloji i ofertës së shërbimeve turistikedhe nga pozicioni gjeografik.Lokalitet turistik quhet një kompleks hapësinor, ku shfaqet dukuria e turizmit dhe kudalin më tepër në pah funksionet e tij. Shtrohet pyetja:A e kanë të kufizuar jetën vendet turistike?Lokalitetet turistike kanë disa faza zhvillimi duke filluar nga zbulimi, rritja, pjekuria dhepastaj rënia që ndodh atëherë kur turistet ikin nga këto lokalitete e shkojnë në të reja. Përciklin jetësor të vendeve turistike pranohen skema e Butlerit.Cikli jetësor fillon me zbulimin e disa turistëve, të cilët duke qenë aventurierë nga natyra,priren t’u largohen pushimeve të zakonshme. Këto vende janë të pasura ekologjikisht.Iniciativa lokale për të gjetur klientë dhe për të propaganduar vendin turistik sjell një rritjetë turistëve, sidomos në periudhën e pikut organizimi i sistemit turistik përsoset dhe shumëshoqëri të huaja vihen në lëvizje për të furnizuar me shërbimet e duhura këtë realitet. Nëkëtë sukses fillon rruga e rënies.Në fazën e pjekurisë vendet mbeten destinacione të industrisë turistike dhe në tëpërcaktohen zonat e ngushta të biznesit dhe kohës së lirë. Që nga ky çast vendi turistik hasprobleme ekonomike, shoqërore e mjedisore. Ngopja e lokaliteteve turistike realizohetnëpërmjet mbërritjes së flukseve turistike që pushtojnë gjithë veprimtarinë hoteliereekzistuese. Pranë ndërmarrjeve hoteliere nuk lejohen ndërtime të tepërta, pasi ato do tëçonin në shkatërrimin e potencialit turistik dhe në moskënaqjen e klientelës ekzistuese.Koncepti modern i turizmit, jo thjesht si veprimtari individuale biznesi, por si një industrimirëqenieje për të gjithë shoqërinë, duhet t’i përgjigjet një gërshetim i iniciativës së lirëprivate me rolin orientues dhe mbikëqyrës të pushtetit publik.
  • 13. Kapitulli IFaqe 13Faqe 13Pyetje dhe detyra1. Ç’është rajoni turistik dhe si paraqiten vendet turistike?2. Çfarë paraqet dhe si interpretohet formula e Defferit?3. Shpjegoni ciklin jetësor të një vendi turistik.4. Flisni për bregdetin e Durrësit dhe karakteristikat e tij.
  • 14. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 14I.4. Ndërmarrja turistike. Organizata ndërkombëtare të turizmitKur drejtohet një ndërmarrje turistike duhet të studiohen raportet midis strukturave tëtregut nga njëra anë dhe sjelljeve të vëzhguesve ekonomik nga ana tjetër. Veprimtaria ehotelerisë e restoranterisë është një veprimtari prodhuese që has vështirësi për t’u matur mekriterin e efektshmërisë dhe leverdisë ekonomike. Veprimtaria ekonomike këtu nuk kryhetnëpërmjet makinerive e fuqive të ndryshme por nëpërmjet veprimtarisë njerëzore.Prodhimi turistik për t’u realizuar ka nevojë për lëndët e para, të cilat janë të mirat natyroredhe kulturore të një vendi. Veprimtaria hoteliere bën të mundur përdorimin e burimevenatyrore dhe pasurive kulturore e artistike të një kombi me të ardhurat që rrjedhin prej tyre.Është kërkesa turistike ajo që përcakton nje vlerë shtesë dhe lejon shfrytëzimin ekonomiktë pasurive kombëtare e do të sjellë një rritje të të ardhurave.Karakteristika kryesore e veprimtarive hoteliere është ngurtësia e tyre.Hotelet, restorantet janë të qëndrueshme, kështu janë klientët që zhvendosen dhe jo tëmirat. Ndërmarrjet turistike janë të ngurta dhe kërkojne kapitale të konsiderueshme. Atojanë të paafta të rrisin prodhimin dhe janë të kufizuara në kohë dhe në stinë. Elementet që epërbëjnë organizimin e një ndërmarrjeje hoteliere turistike janë: Struktura organizative, Mekanizmat operative, Mënyra e drejtimit.Industria hoteliere përbëhet nga industria akomoduese dhe ajo plotësuese. Hotelet, nga anae tyre, klasifikohen në mënyra të ndryshme, siç janë:Qëndrimi turistik Hotele stinore (për turizëm bregdetar ose malor). Hotele stinore (për turizëm në qytete). Hotele transit (pranë qendrave kulturore).Industria e restoranterisë përfshin të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me prodhimin,shpërndarjen dhe shërbimin e produkteve të gatshme ushqimore e të pijeve. Përklasifikimin e tyre ka disa metoda. Kështu, kemi:Ndërmarrje restorantore të dalluara nga fakti nëse ato veprojnë në baza të ngushtatregtare, subvencionohen nga shteti, apo nga organizata të ndryshme joqeveritare. Në varësi të tregut në të cilin shërbehet. Në varësi të pronësisë: pronë private dhe ndërmarrje shtetërore.Ndërmarrje / agjenci turistike të udhëtimit, që janë ndërmarrje ekonomike, të cilat merrenme blerjen, shitjen dhe rezervimet e shërbimeve turistike. Ato kanë dy karakteristika që idallojnë nga bizneset e tjera.Së pari, nuk i rrezikojnë paratë e tyre duke blerë shërbime që mund të mos jenë në gjendjet’i shesin.
  • 15. Kapitulli IFaqe 15Faqe 15Së dyti, në këto agjenci janë të pranishëm agjentët e udhëtimit, të cilët janë persona tëngarkuar nga agjencia t’u ofrojë klientëve shërbimin e saj këshillues dhe informativ. Aiështë personi që ka takimin e drejtpërdrejtë me klientin, pra, për klientin ai është vetëagjencia.Në bazë të punëve që kryejnë dhe mënyrës së organizimit, agjencitë turistike ndahen në: Agjenci lokale, Agjenci rajonale, Agjenci kombëtare, Agjenci ndërkombëtare.Turizmi si dukuri masive e shekullit tonë është fushë interesimi e Kombeve të Bashkuara,e një sërë agjencive të specializuara dhe e organizatave ndërkombëtare turistike. Turizmishfaq një kompleksitet komponentësh, prandaj dhe organizatat ndërkombëtare turistikeparaqiten si subjekte universale që trajtojnë çështje të ndryshme të turizmit përharmonizimin e politikës botërore ndaj kësaj dukurie.Turizmi ndërkombëtar në vendet e zhvilluara është nxitur në tri drejtime kryesore:1) Asistencë teknike për përgatitjen e planeve turistike të zhvillimit.2) Mbështetje për projekte të mëdha infrastrukturore.3) Mbështetje për investime në planet private turistike, sidomos hotelet.Edhe Komuniteti Europian është përfshire në politikat turistike për lehtësimin e turizmit nëkomunitet, për përmirësimin e shpërndarjes sezonale dhe gjeografike turistike, për tësiguruar informacion dhe mbrojtje për turistët, përmirësim të kushteve të punonjësve dheorganizim, konsultim dhe bashkëveprim. Organizata që paraqet interesim mbi baza të gjerabotërore është Organizata Botërore e Turizmit (OBT),që është themeluar në vitin 1925 në Hagë. Në përbërjetë saj janë 115 vende të botës. Kjo organizatë merretme propagandimin e rolit ekonomik, shoqëror ekulturor të turizmit në botë, si mjet e faktor për ruajtjene paqes. (Fotoja më të djathtë paraqet selinë eOrganizatës Botërore të Turizmit në Madrid.) Bashkimi Ndërkombëtar Turistik (AIT) e themeluar nëvitin 1898 me qendër në Gjenevë. Kjo organizatëmerret me probleme të trafikut tokësor dhe luan rol nëpërpilimin e rregullave të udhëtimit të njerëzve nërrugë tokësore. Federata Ndërkombëtare e Bashkësive të Agjencive të Udhëtimit (FUUAV) me qendërnë Paris dhe merret me çështjet e agjencive të udhëtimit turistik, si dhe me ndërmjetësit eudhëtimeve. Bashkësia Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve të Trafikut Ajror (IATA), e cila merret meçështjet e transportit ajror. Bashkimi Ndërkombëtar i Hekurudhave (UIC) me qendër në Bruksel, që merret kryesisht
  • 16. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 16me përparimin e zhvillimit të trafikut hekurudhor në Europë, gjithashtu merret edhe mepërpilimin e orarit të trenave. Bashkësia Ndërkombëtare e Hoteleve (AIA), e themeluar në 1946 në Paris. Kjoorganizatë merret me zhvillimin e hotelerisë, afarizmit hotelier, me hartimin e revistaveprofesionale dhe të guidave hoteliere, ku paraqiten ofertat turistike të segmentevehoteliere botërore. Bashkësia Ndërkombëtare e Eksperteve Shkencore për Turizmin(AIEST) me qendër në Bernë, merret me studimin e çështjeve teorike tëturizmit botëror. Kjo organizatë është këshilltare e UNESCO-s përproblemet e turizmit dhe mban lidhje të ngushta me OBT dhe AIT. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve (FIJET), që boton punime emonografi të ndryshme për turizmin. Federata Ndërkombëtare e Parqeve Natyrore të Europës dhe Unioni Ndërkombëtar përMbrojtjen e Natyrës (UICH), janë bashkësi ndërkombëtare që merren me mbrojtjen enatyrës dhe krijimin e parqeve natyrore kombëtare. Zyra Ndërkombëtare e Turizmit Shoqëror (BITS). Ajo është krijuar në vitin 1963 përzhvillimin shoqëror në përmasa ndërkombëtare. Në të marrin pjesë 105 organizata tëtjera dhe jep ndihmese në vlerësimin e ndikimit të turizmit në shoqëri.Pyetje1. Cilat janë elementet që përbëjnë një ndërmarrje hoteliere turistike?2. Si klasifikohen hotelet dhe ndërmarrjet e restoranterisë?3. Cilat janë detyrimet kryesore që nxisin zhvillimin e turizmit Ndërkombëtar?4. Cilat janë organizmat ndërkombëtare të turizmit dhe ç’rëndësi ka pjesëmarrja etyre në zhvillimin e turizmit?
  • 17. KAPITULLI IIObjektivat Formulimi i kuptimit të marketingut. Përcaktimi i rëndësisë që merr informacioni e marketingut. Përcaktimi i kuptimit të segmentimit të tregut. Përcaktimi i politikave të marketingut. Përcaktimi i rolit që luan promocioni dhe llojet e këtij promocioni.Marketingu cilësohet si çelësi i rritjes ekonomike. Roli i tij qëndronnë kapërcimin e të metave duke harmonizuar ofertën dhe kërkesën,harmonizim i cili realizohet me anë të blerjes, shitjes, transportit,ruajtjes, financimit, marrjes përsipër të rreziqeve dhe sigurimit tëinformacioneve mbi tregun. Njohja e këtyre problemeve realizohetnëpërmjet informacionit të marketingut, i cili përbën pjesën më tërëndësishme të sistemit të drejtimit. Të parashikosh të ardhmen endërmarrjes përbën atë pjesë të informacionit që grumbullohet meanë të politikave të ndryshme të përshtatshme në tregun turistik, kuroli përcaktues është realizimi i dëshirave të turistëve.
  • 18. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 18II.1. Përkufizimi i marketingutFunksionet e marketingut janë universale, sepse ato duhet të realizohen në të gjithaaspektet e tij. Me anën e këtyre funksioneve krijohet dobia ekonomike. Në qoftë se do tëndodhemi në një mjedis çfarëdo dhe do të shtrohej pyetja se çdo të kuptojmë memarketing, atëherë përgjigjja do të ishte: Shitja ose reklama e një ndërmarrjeje. Por në tëvërtetë ky është një përcaktim i cunguar pasi marketingu përfshin më shumë.Marrim një shembull të një ndërmarrjeje, që prodhon pantallona xhins. Ky produkt është izakonshëm, por edhe i domosdoshëm. Ndonëse është i modeleve dhe i ngjyrave tëndryshme, ai shërben për të plotësuar disa funksione, si për t’u mbrojtur nga faktorët emjedisit, si dhe për të krijuar një imazh të mirë. Në përputhje me nevojat dhe dëshirat, çdoklient do të përzgjidhte ato modele, ngjyra, vizatime që do të plotësonin më mirë interesate tyre. Por, a do të ishte klienti i ndjeshëm kundrejt çmimit me të cilin ato do të shiten nëtreg? Kështu, prodhuesi duhet të marrë parasysh probleme të tilla si: Cila do të jetë klientela e ndërmarrjes? A do të ketë kërkesa që ta justifikojnë prodhimin? Cilat do të jenë kërkesat në lidhje me ngjyrën, modelet dhe cilësinë? Cili do të jetë çmimi më optimal që të thithë sa më shumë klientelë, në mënyrë qëtë çojë në normën e fitimit të ndërmarrjes? Në ç’mënyrë do të kontaktohet me klientët? Cilat forma do të përdoren për të mundësuar informimin dhe nxitjen e kërkesëskundrejt ofertës së ndërmarrjes? Cila është gjendja e ndërmarrjeve të tjera? Cilët janë konkurrentet dhe ç’ofertë e çmime kanë ato?Këto nuk janë vetëm probleme të procesit të prodhimit, por dhe atij të tregtimit. Ato janëaspekte të një procesi më përgjithësues, pra, aspekte të marketingut. Pra, është marketinguqë përmes informacionit të duhur e drejton prodhimin, me qëllim që produkti që do tëhidhet në treg të plotësojë dëshirat e klientëve.Në të vërtetë, prodhimi dhe marketingu janë dy pjesë të rëndësishme të ekonomisë sëtregut, ku motivi kryesor është t’u japë konsumatorëve të mirat dhe shërbimet që kënaqinnevojat e tij.Baza e fjalës “marketing” është “market”, që do të thotë treg, ndërsa në kuptimin engushtë do të kuptojmë të tregtuarit. Pra, marketingu nuk mund të identifikohet meshitjet. Në marketing vendimet kanë për objektiv konsumatorin. Në të përcaktohet se çfarëduhet prodhuar me çfarë karakteristikash dhe çfarë materiali duhet përdorur.Duke u nisur nga këto marketingu konsiderohet si shprehje e veprimtarisë së biznesit qëmundëson drejtimin e rrjedhës së mallrave nga prodhuesi drejt konsumatorit. Le të marrimnjë shembull:
  • 19. Kapitulli IIFaqe 19Faqe 19Ndërmarrja, duke prodhuar veshje xhinsi fillon një veprimtari që lidhet me konsumatorin,pra, marketingu vepron për një shoqëri të caktuar, për të kënaqur nevojat e popullsisë, d.m. th është një proces social jetësor.Marketingu përkufizohet si proces i planifikimit, realizimit të konceptimit, çmimit,promocionit, shpërndarjes së ideve, mallrave, shërbimeve për të mundësuar shkëmbimeqë përmbushin objektivat e individëve e organizatave. Ky përbën dhe konceptiminmodern apo bashkëkohor të marketingut.Marketingu është aq thelbësor saqë nuk mund të shihet si një funksion i ndarë në tërësinë endërmarrjes. Ai shihet me qëllimin përfundimtar të tij që është KLIENTI.Pyetje dhe detyra1. Cili është përkufizimi klasik i marketingut? Ilustrojeni me shembuj nga jeta epërditshme?2. Jepni përkufizimin modern të marketingut.
  • 20. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 20II.2. Informacioni dhe kërkimi i marketingutInformacioni mbi shpërndarjen e produktit turistik luan rol vendimtar në nxitjen ekërkesave për produkte të veçanta dhe lehtëson përdorimin e tyre. Larmia e tyre ështëvendimtare në procesin e shpërndarjes.Të drejtosh një ndërmarrje do të thotë të parashikosh të ardhmen e saj,por që tëparashikosh se ç’do të ndodhë me të duhet të kesh informacionin e nevojshëm.Sapo krijohet një ndërmarrje, pronari është i detyruar të administrojë paratë, të mirat dhenjerëzit në një mjedis të caktuar, prandaj lind nevoja e njohjes së tyre. Shtrohet pyetja: Sido të realizohet kjo njohje? Kjo do të realizohet me anë të informacionit të marketingut.Informacioni përfaqëson një pjesë të rëndësishme në sistemin e drejtimit, i cili nga ana e tijpërbëhet nga tre elemente: Informacioni Vendimi KontrolliInformacioni i marketingut bëhet i domosdoshëm për këto arsye: Rëndësia që ka veprimtaria e marketingut, e cila ka prirje të kapërcejë kufijtë e njëvendi, pra, duhet të njihet tregu dhe zhvillimi i tij, e cila nuk bëhet pa informacionine duhur. Rritja e nivelit të jetesës shoqërohet me “rritjen e pakufizuar të të ardhurave” tëblerësit gjë që çon në rritjen e dëshirave, por pa pasur informacionin e duhur nukmund të parashikohet një rritje e tillë. Konkurrimi, me anën e çmimit kërkon përdorimin e markave të reja me anën ereklamës, promocionit të shitjeve. Informacioni i vazhdueshëm bën që ndërmarrja të jetë në gjendje të kontrollojëtregun për të shmangur rreziqet. Mungesa e informacionit të duhur bën që ndërmarrja të mos vlerësojë realizimin eobjektivave të veprimtarisë së saj, që përbën domosdoshmëri në ecurinë e saj.Në sistemin e përgjithshëm të informacionit vend të rëndësishëm ka sistemi i informacionittë marketingut, që përfshin tërësinë e procedurave që shërbejnë për grumbullimin, ruajtjendhe përdorimin e informacionit për marrjen e vendimeve në marketing.Në kuadër të sistemit të informacionit rëndësi paraqet kërkimi i marketingut, i cilipërkufizohet si grumbullim dhe ruajtje e analizave informative rreth problemeve, që ipërkasin marketingut të mallrave, shërbimeve, njerëzve ideve e vendeve. Pra, në thelb,kërkimi e marketingut nënkupton që drejtuesi i marketingut të kënaqë në maksimumnevojat e klientëve.
  • 21. Kapitulli IIFaqe 21Faqe 21Kërkimi i marketingut duhet të kryhet mbi baza shkencore për të qenë të sigurt nëvlerësimin e përfundimeve të arritura. Përdorimi i tyre do të thotë:-Objektivitet (pra, nuk ndikohesh nga faktorë të ndryshëm).-Saktësi (përgatitja dhe përdorimi i pyetësorëve efikas).-Kompleksitet.Praktikat e kërkimit të marketingut ndryshojnë nga lloji i ndërmarrjeve. Kërkimi imarketingut përbën një aplikim të metodës shkencore dhe përfshin pesë etapa.1) Përkufizimi i problemit,2) Analiza e situatës,3) Sigurimi i të dhënave,4) Interpretimi i tyre,5) Zgjidhja e problemit.Burimet nga mund të merren informacionet janë: anketimet, vrojtimet, me anën e letravepostare, telefonit, reklamave etjPyetje1. Cili është roli i informacionit dhe nga ç’element përbëhet ai?2. Përse bëhet i domosdoshëm informacioni i marketingut?3. Cilat janë etapat në të cilat kalon kërkimi i marketingut?
  • 22. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 22II.3. Tregu dhe segmentimi i tijTregu është vendi ku takohen blerësi dhe shitësi dhe ku njëra palë ka diçka me vlerë përpalën tjetër, e cila plotëson nevojat e këtij të fundit.Me treg do të kuptojmë bashkësinë e klientëve, të cilët, përmes procesit të shkëmbimit,plotësojnë një nevojë.Para se ta shtjellojmë këtë koncept, duhet të sqarojmë se ç’është nevoja, ç’është dëshira,ç’është kërkesa dhe si realizohen ato në procesin e shkëmbimit.Nevoja lind nga një ndjenjë mungesë në disa kushte konkrete. Njeriu që të mbijetojë kanevojë për të ngrënë, për t’u veshur, për t’u strehuar. Këto nuk janë krijuar as nga shoqëria,as nga marketingu. Ato ekzistojnë në gjendje të përgjithshme në natyrën e njerëzve.Dëshira ka të bëjë me një mjet të privilegjuar për të kënaqur një nevojë. Njeriu ka nevojëpër të ngrënë dhe mund ta plotësojë atë me bukë, por dëshiron dhe mish. Ndërsa nevojatjanë të kufizuara, dëshirat janë të pakufizuara.Kërkesa përkon me dëshirën për të blerë disa produkte të mbështetur nga një mundësi dhevullnet blerje. Shumë njerëz do të dëshironin të kishin gjëra të shtrenjta. Kjo varet jo vetëmnga vullneti për të blerë, por dhe nga mundësia për ta realizuar atë. Pra, një firmëprodhuese nuk mund të hasë vetëm dëshirat, por duhet të vlerësojë dhe burimet ekonomikee qëndrimet e blerësve.Për të pasur shkëmbim duhet të plotësohen katër kushte:Së pari, të ekzistojnë dy palë.Së dyti, çdo palë të ketë diçka që ka vlerë për palën tjetër.Së treti, çdo palë të jetë e aftë të komunikojë për atë që është për t’u shkëmbyer.Së katërti, Çdo palë të jetë e lirë të pranojë dhe t’i ofrojë tjetrit diçka.Kur përmbushen këto kushte, atëherë ekziston shkëmbimi.Madhësia e një tregu varet nga: Numri i personave që kanë dëshirë për një produkt; Numri i personave që kanë burimet e nevojshme për të blerë; Numri i personave që kanë dëshirë për të shkëmbyer burimet me produktin qëdëshirojnë.Në origjinën e fjalës “treg” qëndron vendi, ku blerësit dhe shitësit takohen për tëshkëmbyer mallrat e tyre.Segmentimi i tregut kryhet në katër etapa:1) Zgjedhja e një ose disa kritereve, si dhe e një metode segmentimi.2) Studimi i hollësishëm i karakteristikave të çdo segmenti.3) Zgjedhja e një ose disa segmenteve, të cilëve do t’u drejtohet ndërmarrja.
  • 23. Kapitulli IIFaqe 23Faqe 234) Përcaktimi i politikës së marketingut për çdo segment.Për ta segmentuar tregun përdoren: Kritere gjeografike, Kritere sociodemografike, Kritere psikografike, Kriteri i përfitimit, Kriteri i kërkesës konsumatore.Kriteret gjeografike bazohen në karakteristika, të tilla si: rajoni; lloji i banorit (fshatar,qendër qyteti); popullsia (madhësia,vendndodhja).Kriteret sociodemografike kanë të bëjnë me ndarjen e tregut në përputhje mekarakteristika, të tilla si: Seksi (mashkull, femër) Mosha më pak se 6 vjeç,6-11,12-17,18-34,35-49,50-64,65 e lart. Numri i frymëve në familje Cikli i jetës (beqar,i martuar me fëmijë,i martuar pa fëmijë etj) Të ardhurat Besimi Raca KombësiaPyetje dhe detyra1. Ç’kuptojmë me treg dhe kur kryhet shkëmbimi në të?2. Rendisni katër etapat, në të cilat kalon segmentimi i tregut.3. Cilat janë tri kriteret e mundshme për segmentimin e tregut?
  • 24. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 24II.4. Politikat e marketingutGjetja e një politike të përshtatshme në tregun turistik ka rol përcaktues në realizimin edëshirave të turistëve. Që të parashikosh të ardhmen e një ndërmarrjeje, duhet tëgrumbullosh informacionin e nevojshëm, por si do të grumbullohet një informacion i tillë?Për këtë qëllim marketingu harton dhe përdor politikat e tij, të cilat i klasifikon në: Politika e ofertës turistike Politika e çmimeve Politika e shpërndarjes Politika e komunikimitOferta turistike është sasia e të mirave materiale dhe e shërbimeve që përmbushinkërkesat e turistëve gjatë qëndrimit të tyre (për një kohë të caktuar) larg vendbanimit tëpërhershëm.Që të formohet produkti mbi bazën e ofertës turistike të një vendi do të thotë që produktetë ndryshme t’i vendosësh në marrëdhënie funksionale, duke krijuar një produktpërfundimtar, i cili plotësohet vazhdimisht me një lloj shërbimi ose me blerjen e njëprodukti të vetëm.Elementet e ofertës turistike që shfrytëzohen nga turistët në formën e produktit të blerë,përcaktohen nga nevojat turistike, pra, përfshihen të mira dhe shërbime në funksion tëplotësimit të këtyre nevojave.Në një ndërmarrje turistike faktorët tërheqës përbërës të ofertës ndahen në faktorë tëbrendshëm dhe të jashtëm. Kjo bëhet për të përcaktuar nëse këta faktorë janë, ose jo tëkontrolluar nga ndërmarrja që prodhon produktin turistik. Turisti në fillim bën zgjedhjen evendit të pushimit, pastaj ai niset nga çmimi i produktit të ofruar, pra, në realitetin turistikçmimi është instrumenti që luan rolin përcaktues në politikën e marketingut.Pjesa më e madhe e turistëve është e ndjeshme ndaj çmimeve të ndryshme për arsye tëndryshme dhe të shumëllojshme, siç mund të jenë: Konkurrenca ndërmjet vendeve dhe shërbimeve që ofrohen. Përfshirja në turizëm dhe e shtresës me të ardhura të ulëta. Mundësia e zgjedhjes së produktit në bazë të çmimit.Çmimi është shprehja monetare e vlerës, por kur flasim për çmim të produktit turistik këtuka disa veçori të cilat vijnë si rrjedhojë e veçorive që ka vetë produkti turistik. P.sh. në tënjëjtin hotel për dhoma të njëjta ka çmime të ndryshme.Pra, çmimi i produkteve dhe i shërbimeve turistike është vlera në para e vlerës aktuale tëofertës turistike, që shfaqet në tregun turistik, ku takohen kërkesa dhe oferta. Ngambizotërimi i njërit, apo i tjetrit element varet dhe madhësia e çmimit. Çmimi si element i
  • 25. Kapitulli IIFaqe 25Faqe 25rëndësishëm në marrjen e vendimeve, duhet të shihet si faktor bazë në hartimin e politikëssë çmimeve.Faktorët që ndikojnë në sjelljen e konsumatorit i grupojmë në këtë mënyrë: Faktorë psikologjikë: kultura, sjellja, jetesa etj. Faktorë ekonomikë e shoqërorë: të ardhurat. Faktorë fiziologjikë: gjinia, mosha.Këtu ndikim ka familja dhe mjedisi ku jeton. Por në kushtet e një tregu turistik të zhvilluar,produkti turistik pavarësisht nga çmimi që ka nuk mund të shkojë në çdo kohëdrejtpërsëdrejti tek konsumatori. Kanalet e shpërndarjes në turizëm lejojnë dërgimin eproduktit turistik nga prodhuesi tek konsumatori i fundit. Këto kanale në turizëm janë tëdrejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta.Shitja e drejtpërdrejtë është më e pëlqyer, si nga klientët ashtu dhe nga shitësit. Klientët epëlqejnë këtë lloj shitjeje për këto arsye: Lidhja e drejtpërdrejtë u jep mundësi për kushte të mira; U jep mundësi klientëve për kontroll mbi udhëtimet; Duke blerë produkte të drejtpërdrejta nga furnitori zvogëlohet puna; Klienti është bindur, sepse duke blerë drejtpërdrejtë produktin zvogëlohet mundësiae gabimit.Shitja jo e drejtpërdrejtë realizohet me anën e një sistemi ku një ose disa ndërmjetëspërgatisin një kanal për të çuar produktin turistik në treg. Në shpërndarjet jo tëdrejtpërdrejta turistike përfshihen organizata që kanë të drejtën e personit juridik, si dhepersona fizik të regjistruar për këtë veprimtari.Shpërndarja jo e drejtpërdrejtë ofron për klientët: Zgjedhjen e produktit turistik. Çmimin, klientët që blejnë produkte nga ndërmjetësit kanë përparësi të blejnë njëpaketë turistike me ulje në masë. Shërbimin, ky është plotësisht i kualifikuar, në mënyrë që të plotësohen kërkesat eklientit.Kemi prodhuar një produkt, të cilin do ta hedhim në treg, është studiuar tregu se me çfarëçmimi do të shitet dhe si do ta shpërndajmë atë? Por klientët e ardhshëm nuk e njohinproduktin tonë. Ata nuk i dinë cilësitë e tij dhe se çfarë nevojash plotëson ai. Ata duhet tënjihen me produktin dhe të nxiten për ta blerë atë para produkteve të njëjta që prodhojnëkonkurrentët tanë. Këtë gjë e realizon Promocioni, i cili përfshin disa veprimtari tëmarketingut që nga shitjet personale, deri tek përpjekjet jo personale si reklama dhepubliciteti.Objektivi kryesor që synon promocioni është arritja e një fitimi të caktuar, ose zënia e njëpjese tregu. Në procesin e marrjes së vendimeve specialisti i marketingut merr parasyshnatyrën e produktit dhe të shërbimit. Nëse produkti dhe shërbimi ka shumë konkurrentë,promocioni duhet t’u japë blerësve arsyet pse ata duhet ta zgjedhin këtë produkt në
  • 26. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 26krahasim me të tjerët. Për një produkt kompleks blerësve ju duhet një informacion vizualqë mund të kuptojë më mirë produktin. Blerësit e një produkti të shtrenjtë ngurrojnë nëblerje pa bërë një takim personal. Nga ana tjetër personat që merren me marketing marrinparasysh tregun e synuar.Llojet e promocionit janë: Nxitja e shitjeve Reklama Shitjet promocionale Marrëdhëniet publikeObjektivat e promocionit përqendrohen në aspektet e forcës ekspozuese, ku ekspozim do tëthotë vlefshmëri, pamje dhe pranim të produkteve në pikat e shitjes, apo shpërndarjes.Pyetje1. Cilat janë politikat që përdor marketingu në studimin për tregun?2. Ç’përfaqëson oferta turistike dhe nga kush shfrytëzohen elementet e saj?3. Cili është roli i kanaleve të shpërndarjes në turizëm?4. Ç’farë roli luan promocioni dhe cilat janë llojet e tij
  • 27. Kapitulli IIFaqe 27Faqe 27II.5. TestI. Qarkoni alternativën e saktë:1. Njeriu e përballon urinë përmes gjuetisë, peshkimit.2. Përballohet uria duke përgatitur ushqimin vetë.3. Shuhet uria duke u ushqyer falas.4. Përballohet uria duke iu ofruar një tjetri ushqime ose parà.1 pikëII. Plotësoni:Vend turistik quhet ____________________________________________________i cili tërheq personat që kalojnë një pjesë të kohës së lirë, si dhe shpenzojmë të ardhurate fituara në vendet e tjera.3 pikë1. Karakteristikat e agjencive të udhëtimit, që i dallojnë nga bizneset e tjera, janë dy. ______________________________ ______________________________2 pikë2. Politikat e marketingut janë katër. ______________________________ ______________________________ ______________________________ ______________________________4 pikë3. Etapat e realizimit të kërkimit të marketingut janë pesë: ______________________________ ______________________________ ______________________________ ______________________________ ______________________________5 pikë
  • 28. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 284. Llojet e promocionit janë: ______________________________ ______________________________ ______________________________ ______________________________4 pikë5. Oferta turistike është __________________________________________________________________________________________________________________5 pikëIII. Përcaktoni çlloj turizmi është:Një familje italiane në bazë të reklamës për liqenet e Lurës prenoton 15 ditë turizëmnë këtë vend, për pushime; 15 ditë të tjera prenoton në hotel “Adriatik”. Ndërkohë njënga familjarët kërkon të bisedojë me afaristë shqiptarë për biznes.4 pikë
  • 29. KAPITULLI IIIObjektivat Përshkrimi i veçorive të turizmit kurativ dhe atij të shëndetit. Përshkrimi i procesit të shërimit dhe llojeve të kurave tradicionale. Paraqitje e veçorive të vendit kurativ. Renditja e pajisjeve të një vendi kurativ. Cilat janë funksionet e menaxhimit të një vendi kurativ. Përshkrimi i veçorive të shërimit natyral. Përshkrimi i njohurive për mjekësinë alternative.Për realizimin e turizmit kurativ shërbejnë vendet kurativeqë emërtohen si të tilla, pasi gëzojnë veti të ndryshme ngavendet e tjera të zakonshme.Vendet që e marrin statusin e një vendi kurativ natyral,janë burime termale, vende klimaterike.Shqipëria ka fatin që ka një natyrë të mrekullueshme, jovetëm më burime e ujëra termale, por edhe me një bimësitë rrallë dhe me vlera kurative të larta e të pallogaritshme.
  • 30. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 30III.1. Turizmi kurativ dhe i shëndetitQëllimi i udhëtimit dhe i pushimit në turizmin kurativ kushtëzohet nga nevoja ose ngakërkesa të veçanta për shëndetin dhe në vende të caktuara, ku rolin kryesor e luan kura.Me kurë do të kuptojmë një trajtim kurues,gjatë të cilit përdoren mjete të ndryshmekurative: Uji i ngrohtë Lëmishte Klimë e favorshme, në përputhje merekomandimet e mjekut.Turizmi termal njihej dhe praktikohej qënë kohën e romakëve, por sot kanë marrëpërparësi pasi burimet termale e mineraleparaqiten si faktor të rëndësishëm nëzhvillimin e turizmit bashkëkohor dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Pjesa më emadhe e ujërave termale janë alkaline dhe janë të pasur me Na, FeS. Temperatura e ujit lëvizdhe shkon nga 20-95C.Shfrytëzimi i banjave si lokalitete turistike zgjat gjithë vitin, gjë që ka përparësi ndajvendeve të tjera turistike ku kemi shfrytëzim sezonal. Çdo stacion termal për nga prodhimiështë specifik. Në çdo stacion kryhen disa shërbime mjekësore, si trajtime që ushtrohen nëlaborator, si fizioterapi farmakologji, shërbime hoteliere, gastronomike, kulturore etj.Kurat shërbejnë për zbutjen e sëmundjeve kronike siç janë ato që zgjatin gjatë dhe nukshërohen plotësisht. Gjithashtu ato shërbejnë për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Atozakonisht karakterizohen nga disa kushte: Koha e gjatë e qëndrimit të klientit, e cila zakonisht zgjat 3-javë. Mjetet e nevojshme për kurim mund të përdoren jo vetëm në kohën kur klienti inënshtrohet turizmit kurativ, por edhe gjatë kohës që ai e kryen turizmin, pavarësishtnëse koha është me diell, ose me shi. Kurat duhet të aprovohen nga shefi i mjekëve. Personat të cilët i nënshtrohen turizmit kurativ, janë të mbrojtur nga sigurimetshoqërore që do të paguajnë, si dhe gjatë kohës që ato i nënshtrohen Turizmit Kurativdhe në periudha të tjera të vitit. Për to derdhet kontributi nga sigurimet shoqërore dheshëndetësore sipas skemës së ligjit të sigurimeve shoqërore.Zyra austriake e statistikave e klasifikon turizmin kurativ sipas kritereve të mëposhtme: Turizmi kurativ duhet të zhvillohet në vende kurative, ose në ndërmarrje kurative. Qëndrimi i turistëve kurativë zgjat 1 javë.
  • 31. Kapitulli IIIFaqe 31Faqe 31 Personat që do t’i nënshtrohen turizmit kurativ, duhet të kenë rekomandimin emjekut.Udhëtimi dhe qëndrimi në vendin kurativ, trajtimi me ujë të ngrohtë dhe lënda me përbërëskurativ, çlirimi nga streset e përditshme luajnë një rol të rëndësishëm për gjendjenpsikologjike dhe shëndetësore të turistëve kurativ.Vendet më të përshtatshme ku mund të zhvillohet turizmi kurativ janë llixhat, të cilat nëvendin tonë i gjejmë në: Peshkopi, Elbasan, Fushë-Krujë. Llixhat kanë si karakteristikë ujine nxehtë dhe përbërës radioaktivë. Temperatura e daljes së ujit është 20ºC. Ai përmban lëndësi 10mg Fe(hekur)/1kg H2O, I(jod) dhe S(squfur) 1mg/kg dhe As(arsen) 0,7mg/kg. PërmbanCO2 (dioksid karboni) 1000mg/1L ujë për ujin e banjës dhe 250mg/1L ujë për ujin ezakonshëm. Koha më e përshtatshme për zhvillimin e llixhave është muaji maj-qershor, kurtemperatura e mjedisit është e ulët, me qëllim që ai të përshtatet me temperaturën e daljes sëujit 20ºC dhe muajt shtator-tetor.Vende të tjera ku mund të zhvillohet turizmi kurativ në vende me klimë të freskët si: Lura,Qafështama, Dajti. Gjithashtu një pjesë e turizmit kurativ mund të zhvillohet në zonat ebregdetit, ku nuk ka numër të madh pjesëmarrësish për të thithur jodin.FjalorthKura: Mjete dhe mënyra që përdor dikush sipas këshillës së mjekut për të shëruarsëmundjen dhe përmirësuar gjendjen shëndetësore.Lëmyshk: Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër që rritet në vende të lagëta në ujë.Pyetje dhe detyra1. Cili është roli i kurës në shëndetin e njeriut?2. Cilat janë tiparet që karakterizojnë turizmin kurativ?3. Flisni për pikat kurative termale të vendit tonë.
  • 32. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 32III.2. Procesi i shërimit, vendet kurative, kura tradicionaleNë turizmin kurativ, shërimi është element i rëndësishëm. Çdo klient i nënshtrohet turizmitkurativ për zbutjen e sëmundjeve kronike, të frymëmarrjes, mushkërive, reumatizmale etj.,sipas rekomandimit të mjekut personal dhe shefit të mjekëve profesional.Duhet theksuar fakti që në turizmin kurativ nuk mund të flitet për shërim të plotë të turistitkurativ. Zakonisht këto sëmundje zgjasin gjatë dhe turizmi kurativ mundëson trajtimekuruese disavjeçare duke sjellë lehtësime në shëndetin e klientëve. Por ka edhe raste kurturizmi kurativ ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të tilla, që ndryshe quhet profilaksi.Për realizimin e turizmit kurativ shërbejnë vendet kurative dhe ndërmarrjet kurative. Vendetkurative, emërtohen si të tilla pasi gëzojnë veti të ndryshme nga vendet e tjera të zakonshme.Ato që marrin statusin e një vendi kurativ natyral, janë burime termale, vende klimaterike.Klasifikimi i ujërave termale bëhet në këtë mënyrë: Në bazë të temperaturës së daljes, P. sh ujërat termale të Fushë-Krujës, Elbasanit dhePeshkopisë, që e kanë temperaturën mbi 40 °C quhen ujëra hipertermale. Në bazë të prejardhjes, ku dallohen: ujërat e burimeve dhe ujërat arteziane. Në bazë të përbërjes kimike të tyre, ku dallohen: ujërat diuretik, ujërat oligo-metalike,ujërat me veprim laksativ, ujërat alkaline, ujëra të joduara etj.Ndërmarrjet kurative janë natyrale, por mund të pasurohen edhe më shumë nga vetë njeriu.Mund të përmendim ngritjen dhe funksionimin e komplekseve turistike pranë burimeveujore kurative apo vendeve klimaterike, duke shtuar paralelisht edhe trajtimet sportive dheterapitë e ndryshme popullore që ofrohen në këto komplekse turistike.Në Shqipëri ka vende të njohura kurative, si klimaterike ashtu edhe termale. Ndër vendet mëtipike klimaterike kurative dhe më të rëndësishmit janë: Voskopoja, Dardha, Llogoraja, Thethi etj, që shquhen për klimë malore. Velipoja, Shëngjini, Divjaka, Dhërmi, Himara, Jala, Borshi, Ksamili etj. që shquhenpër klimën tipike bregdetare.Nga studimet dhe matjet e bëra në bregdetin Adriatik dhe në bregdetin Jon është vërejtur sepërmbajtja e mikroelementeve për një litër ujë përkatësisht në të dy detet është e ndryshme.Tabela në vijim i jep me shifra këto elemente.Deti Adriatik Deti JonFluori 0,0012 mg / litër ujë 0,0013 mg / litër ujëJodi 9,2 mg / litër ujë 8,85 mg / litër ujëBromi 0,064 mg / litër ujë 0,o56 mg / litër ujë
  • 33. Kapitulli IIIFaqe 33Faqe 33Ekzistenca e vendeve kurative, dobia dhe përdorimi i tyre njihet që në lashtësi. Në mozaikëtdhe afresket e zbuluar, që u përkasin qytetërimeve greke e romake, paraqiten pamje tëaristokratëve që frekuentojnë llixhat si një vend kurimi dhe ripërtëritjeje. Ndonëse në atokohëra llixhat shiheshin si një privilegj luksi, vetëm i shtresës së lartë të shoqërisë, duhettheksuar fakti mbi rëndësinë, vlerësimin dhe shfrytëzimin e tyre aq të hershëm.Burimet kurative termale (llixhat) të vendit tonë janë: Llixhat e Peshkopisë. Llixhat e Elbasanit. Llixhat e Fushë-Krujës. Llixhat e Leskovikut.Këto vende kurative janë të pajisura me hoteleri dhe me superstrukturën e duhur.Nga matjet shkencore të bëra në disa nga vendet kurative janë nxjerrë to rezultate: Llixhat e PeshkopisëRadioaktiviteti 0,01 mili RO”/ hAktiviteti peroksidasik pozitivGazi sulfihidrik tatal 50 mg / litërFortësia e ujit 120,2 gradë gjermaneBromure 1,82 mg / litërJodure 0,530 mg / litërKlorure 761,97 mg / litër Llixhat e LeskovikutRadioaktiviteti 0,05 mili RO / hAktiviteti peroksid pozitivGazi sulfihidrik 2. 2 mg / litërFortësia e ujit 2,1 gradë GjermaneKlorure 301,04 mg / litërPyetje dhe detyra1. Si i klasifikojmë ujërat termale?2. Rendisni disa nga vendet kurative termale dhe klimaterike në vendin tonë.3. Çfarë rezultatesh janë nxjerrë, nga disa matje shkencore, të bëra në burimet termaletë vendit tonë?
  • 34. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 34III.3. Faktorët dhe ndikimi i kurësUdhëtimi dhe qëndrimi në vendin kurativ kushtëzohet edhe nga faktorët e ndihmës së kurës.Ndër këta faktorë, më të rëndësishmit janë: trajtimi i përditshëm me ujë të ngrohtë, lëndët përbërëse të resursit kurativ, klima bregdetare, malore, zbutje të sëmundjeve apo parandalimi i tyre, përqendrimi i vëmendjes tek trupi, çlirimi nga stresi i përditshëm.Të gjithë faktorët e sapopërmendur kanë një ndikim pozitiv te klienti që kurohet.Vendet kurative janë të natyrave tëndryshme, si rrjedhim ato paraqesinkarakteristika dalluese ndërmjet tyre.Më poshtë po përmendim konkretishtcilat janë këto karakteristika përburimet termale dhe vendetklimaterike.Llixhat janë burime termale kurative.Marrin këtë emërtim pasi ujërat ekëtyre burimeve janë të ngrohtë dhepërmbajnë elemente të caktuar kimik,që shërbejnë për parandalimin dhekurimin e sëmundjeve të ndryshmekronike.Burimet termale kurative janë ujërat që kanë vetitë e mëposhtme:1) Temperatura e daljes së ujërave nga burimi, të jetë të paktën 20°.2) Në çdo 1 kg ujë të gjendet të paktën 1gr (1000mg) lëndë të forta (hekur, jod, squfur,arsen etj.).3) Për çdo 1 kg ujë të gjenden të paktën:- 10 mg hekur (Fe),- 1 mg jod (J) ose squfur (S),- 0,7 mg arsen (A) etj.4) Përmbajtja e dioksidit të karbonit të lirë (CO²) në ujin për banjë të jetë 1000mg CO²për 1 kg ujë ose 250mg CO² për 1 kg ujë të pijshëm.Edhe vendet kurative klimaterike janë mjaft të frekuentuara kohët e fundit. Në këto vendeduhet të ekzistojnë faktorë të tillë klimaterikë, të cilët ndihmojnë në lehtësimin dhe shërimine sëmundjeve të ndryshme, të tilla si: astma, ftohjet e vjetra, tuberkulozi etj.
  • 35. Kapitulli IIIFaqe 35Faqe 35Ndër këta faktorë mund të rendisim: Trysnia e ajrit Temperatura e ajrit Lagështia e ajrit Lëvizja e ajrit (era) Pastërtia e ajrit Rrezatimi Elektriciteti i ajrit.Treguesit e këtyre faktorëve duhet të jenë brenda kuotave të lejuara, në mënyrë që vendet qëi gëzojnë, të konsiderohen si vende kurative.Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me faktorët e ndihmës së kurës?2. Cilat janë vetitë që gëzojnë burimet termale kurative (llixhat)?3. Cilët janë faktorët klimaterikë, që bëjnë të mundur cilësimin e vendeve klimaterike sivende kurative?4. Jepni shembuj të vendeve klimaterike kurative dhe llixhave në vendin tonë.
  • 36. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 36III.4. Pajisjet në vendin kurativNë turizmin kurativ, përveç faktorëve dhe elementeve që kemi përmendur, një problemshumë i rëndësishëm është edhe pajisja e vendit kurativ. Për këtë duhet të njohim mjedisetqë i nevojiten një vendi kurativ.Mjediset e një vendi kurativ siç janë llixhat mund t’i ndajmë në: Mjediset e strehimit dhe të kryerjes së shërbimeve të tjera. Mjediset ku zhvillohen dhe realizohen kurat. Mjediset e strehimit dhe të kryerjes së shërbimeve. Mjediset e strehimit të turistëve kurativë zakonisht përbëhen nga hotele, që janë tëpërmasave të ndryshme. Madhësia e tyre përcaktohet nga fluksi i turistëve kurativ. Këtohotele përbëhen nga dhoma për 2-3 persona, të pajisura me krevat, me shërbim gardërobe,TV, minibar, tualet (dushe) etj. Gjithashtu hoteli është i pajisur me sallë të madhe ndenjjeje,sallë shahu, sallë leximi etj.Në hotel ekzistojnë dhe funksionojnë edhe mjediset e kuzhinës, të restorantit dhe barit.Kapaciteti i restorantit është llogaritur në përputhje me kapacitetin e hotelit. Edhe mjediset ejashtme, që rrethojnë hotelin, si lulishtet e gjelbëruara, vende të tjera çlodhëse, janë nëdispozicion të turistëve kurativë për kalimin e kohës së lirë. Mjedisi i realizimit të kurave në përgjithësi është një godinë 2-3-katëshe e përbërë ngadhoma të vogla, të ndara veças për çdo klient, për zhvillimin e kurave me ujë termal. Çdodhomë është e pajisur me vaskë të posaçme. Mbushja e këtyre vaskave bëhet drejtpërdrejtnga burimet termale, sipas komandimit nëmënyrë automatike nga personat përgjegjës.Koha e qëndrimit të turistit kurativ në këtovaska, zgjat nga 10-15 minuta dhe zhvillohetnjë herë në ditë (çdo 24 orë). Gjatë kësaj koheçdo gjë është nën kontrollin e rreptë të mjekut,i cili ndjek nga afër zhvillimin e kurës dhegjendjen e turistit kurativ. Nga praktika dheeksperienca është e mira që banjat në llixha tëkryhen në pjesën e parë të ditës (paradite).Turisti kurativ përpara se t’u nënshtrohetkurave me ujëra termale, duhet të pajiset menjë rekomandim të marrë nga komisioni mjekësor ligjor i qytetit/rrethit nga ka ardhur. Mëpas këtë rekomandim, turisti e paraqet përpara komisionit mjekësor ligjor të vendit kurativ(llixhave) dhe pasi i nënshtrohet një kontrolli të plotë mjekësor nga ky komision, i jepet edrejta të zhvillojë kurat. Moszbatimi me rigorozitet i këtyre procedurave, mund të sjellëpasoja negative serioze në shëndetin dhe jetën e turistit kurativ.
  • 37. Kapitulli IIIFaqe 37Faqe 37 Mjediset e strehimit (hoteli) dhe mjediset e realizimit të kurave (llixhat) janë në njëdistancë të largët nga njëra-tjetra. Kjo distancë respektohet pasi burimet, apo ujërat termalekanë një erë të rëndë, si rezultat i përmbajtjeve kimike të tyre. Përballë këtij fakti, transportii turistëve nga hoteli në llixha dhe anasjelltas bëhet me mjetet transportuese të hotelit.Pyetje1. Cilat janë mjediset që ofron një vend kurativ?2. Si funksionojnë këto mjedise?3. Çfarë dokumentacioni mjekoligjor duhet të paraqesë një individ, për t’iu nënshtruarkurave?
  • 38. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 38PARASHIKIMI PROGRAMIMI ORGANIZIMI KONTROLLI,VLERËSIMIKOORDINIMI,KOMANDIMIFUNKSIONET E MENAXHIMITIII.5. Menaxhimi në vendin kurativMasat e veçanta të marketingut në vendin kurativNë turizmin kurativ, një problem mjaft i rëndësishëm është edhe menaxhimi i vendit kurativ.E veçanta e sistemit të menaxhimit, për një vend kurativ, është se përgjithësisht këto vendekrahas shërbimit kurativ, parësor për to, ofrojnë edhe shërbimin hotelier. Menaxhimi i venditkurativ ka për detyrë që të sigurojë efektivitet të plotë të aktivitetit të organizuar tëndërmarrjes. P.sh. në vendet me burime termale, ku mjediset e ofruara janë ai i strehimit(hotelier) dhe ai i realizimit të kurave(llixhave), këto aktivitete kanë të bëjnë: Me shfrytëzimin maksimal të ujërave termal Me gjetjen e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore Me drejtimin e përshtatshëm dhe transformimin e burimeve në të dhëna me vlerë Me sigurimin e burimeve të investimeve të reja nga më të mirat dhe shërbimet eprodhuara.Siç shihet aktiviteti menaxherial është kompleks, i përbërë nga shumë elemente dhefunksione të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.Menaxhimi i një ndërmarrjeje kurative duhet të mbështetet në disa funksione:Figura 1. Funksionet e menaxhimit të një vendi kurativParashikimi është baza për pikënisjen e aktivitetit. Ai përbën bazën njohëse mbi të cilënhartohet procesi i programimit financiar të ndërmarrjes. Është kjo arsyeja që parashikimetduhet të jenë të kujdesshme dhe të sakta.Programimi (planifikimi) ka për qëllim të përcaktojë objektivat që ndërmarrja duhet tëarrijë. Programimi mund të jetë afatshkurtër (njëvjeçar), afatmesëm (pesëvjeçar) dheafatgjatë (mbi pesë vjet). Programimet afatshkurtra dhe afatmesme përbëjnë programinoperativ të ndërmarrjes, ndërsa ato afatgjata përfshijnë programet strategjike.Organizimi është një nga funksionet kryesore të menaxhimit të ndërmarrjes. Ai konsiston nëvënien në gatishmërinë më optimale të burimeve njerëzore, teknike, financiare.
  • 39. Kapitulli IIIFaqe 39Faqe 39Koordinimi dhe komandimi: koordinimi synon harmonizimin e objektivave të ndërmarrjes,ndërsa komandimi tregon rrugët për përmbushjen e objektivave.Kontrolli dhe vlerësimi: detyra e kontrollit është të garantojë zhvillimin e drejtimit tëndërmarrjes. Pas çdo kontrolli bëhet vlerësimi i konkluzioneve të nxjerra, nëse janëpërmbushur objektivat e ndërmarrjes.Për një menaxhim sa më efikas, e rëndësishme është struktura organizative sipas së cilësfunksionon një ndërmarrje. Nga cilat motive udhëhiqet njeriu për të realizuar udhëtime tëshkurtra turistike kurative. Ajo mund të paraqitet në forma të ndryshme ( vertikale,horizontale, kombinim i të dyjave etj, sipas veçorive që ofron vendi kurativ.Struktura organizative duhet të ndërtohet e tillë, që të tregojë kujdes në raportet midisseksioneve që funksionojnë në ndërmarrje. Një strukturë e mirëndërtuar bën të mundur njëmenaxhim efektiv të burimeve natyrore dhe atyre njerëzore. Në një ndërmarrje turistikekurative, struktura organizative, në përgjithësi ka këtë paraqitje:Figura 2. Struktura organizative (organigrami) e një ndërmarrjeje turistike kurativePër një menaxhim sa më efektiv dhe të përshtatshëm të ndërmarrjes turistike kurative duhettë mbahet parasysh karakteristika kryesore e veprimtarisë hoteliere: kapitalet e investuaranë ndërmarrjet hoteliere janë të palëvizshme në hapësirë dhe kërkojnë përdorimkapitalesh me një periudhë të gjatë përdorimi.Menaxhimi ndikohet dhe nga kufizimet e konsiderueshme që vihen re në veprimtarinë endërmarrjeve turistike kurative. Ato janë:TITULLARI(DREJTORI)MENAXHERIEKRETARIA,INFORMACIONI,MARKETINGUSEKSIONIHOTELIERSEKSIONI I REALIZIMITTË KURAVEKUZHINA RESTORANTI MIRËMBAJTJA,TRANSPORTIEKIPI MJEKËSORNDIHMËSMJEKËTFARMACI
  • 40. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 40 Ndërmarrjet turistike kurative janë të paafta të rrisin prodhimin dhe janë të kufizuaranë kohë dhe në stinë. Kërkesa turistike është elastike. Ajo mund t’u drejtohet destinacioneve të tjerakurative, të cilat ofrojnë cilësi kurimi dhe shërbimi hotelier. Klientela turistike i përket një segmenti shumë të ngushtë të tregut, prandaj duhet tëmenaxhohet mirë oferta në përputhje me kërkesën. Kërkesa turistike është stinore, e konceptuar gjeografikisht dhe e ndryshueshme.Gjatë menaxhimit të ndërmarrjes kurative duhet të përcaktohen: Shërbimet që do të ofrohen, Aktiviteti i marketingut në shërbime, Drejtimi financiar, Drejtimi i personelit.Marketingu në një ndërmarrje turistike kurative përfshin këto veprimtari: Studimin e tregut kurativ (ekzistenca, ose jo e kërkesës turistike kurative), Analizë e gjendjes së konkurrentëve, Studim mbi cilësinë dhe çmimin e produktit që do të hidhet në treg, Realizimin e reklamave dhe fushatat publicitare mbi produktin dhe ndërmarrjen.Pyetje1. Cilat janë aktivitetet që paraqesin nevojën për menaxhim në një vend kurativ?2. Si e shpjegoni kompleksitetin e aktivitetit menaxherial të një vendi kurativ?3. Si mund të ndërtohet, në funksion të menaxhimit, struktura organizative e njëndërmarrjeje turistike kurative?4. Cilat janë kufizimet e veprimtarisë së ndërmarrjeve turistike kurative, që ndikojnë nëefektivitetin e menaxhimit të tyre?5. Si realizohet marketingu në ndërmarrjet turistike kurative?
  • 41. Kapitulli IIIFaqe 41Faqe 41III.6. Turizmi i shëndetitTurizmi i shëndetit përmbledh në thelb shumë më tepër se vetëm kurë. Ky term përbën njëkoncept të përgjithshëm për të gjitha llojet e udhëtimeve të motivuara nga shëndeti. Turizmii shëndetit sot është një sektor i rëndësishëm turistik, i cili do të ketë rëndësi më të madhe nëtë ardhmen.Jeta e shëndetshme mund të shikohet me qartësi nga studimet e shumta, si dhe nga përvoja egrumbulluar veçanërisht vitet e fundit, si një megatrend (tendencë e madhe), që po përhapetpërherë e më shumë në të gjitha fushat e jetës.Kura ka të bëjë me zbutjen e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa turizmi modern i shëndetit eshikon shëndetin e udhëtarit (ende jo të sëmurë) si: Një synim që ia vlen mundimi (shëndeti është më tepër se të mos kesh dhembje, pra,një kuptim pozitiv i jetës), Një provë personale, Një premisë për të qenë i shëndetshëm, Një formë pushimi, që duhet të marrë edhe një karakter të veçantë.Turizmi i shëndetit është një tendencë që i largohet kurës tradicionale. Ai ka një poziciontjetër ndaj jetës dhe sëmundjes, ka një raport të ri midis punës dhe kohës së lirë, synon njëcilësi më të lartë ndaj jetës, dëshirës për të jetuar, gjetjes së vetvetes.Turizmi i shëndetit sundon të gjitha subkulturat (ndryshimi i vlerësimit të vlerave, rritja erëndësisë së komunikimit) dhe të gjitha stilet e jetës.Çfarë kërkon pushuesi i shëndetit?Përgjigjen kësaj pyetjeje çdo pushues i shëndetit kërkon ta mësojë që para se të ndërmarrëudhëtimin për në vendin ku mendon të pushojë. Atij i duhet të ketë që më parë njëinformacion të saktë për çka ofrohet në vendin e pushimit. Në fund të fundit, pushuesi ishëndetit duhet të njihet që më parë jo vetëm me vendndodhjen dhe pozicionin gjeografik tëvendit të pushimit, por edhe me disa faktorë të rëndësishëm e vendimtarë për pushimet e tij,siç mund të jenë: Një natyrë e shumëllojshme dhe harmonike. Bregdeti, uji, ajri i pastër. Informacione për veçantitë / ngjarjet kulturore. Informacione për situatën e mjedisit. Mundësi të mira për ekskursione me tren / autobus. Mundësi për të kontaktuar banorët e zonës. Mundësi për të shijuar produkte rajonale dhe sezonale në gastronomi. Udhëtim i rehatshëm dhe komod.Në mënyrë skematike këta faktorë paraqiten si në figurën e mëposhtme (fig. 2.):
  • 42. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 42Të shijuariteprodukteverajonale dhesezonaleNgjarjekulturoredheartistikeNatyraeshumëllojshmePUSHUESIISHËNDETITBregdeti,maliTë veçantatevenditRehatidhekomoditetEkskursioneme tren dheautobusKlimaNjohja mebanorëte zonësFigura 2. Faktorët më të rëndësishëm për pushuesin e shëndetitPyetje dhe detyra1. Flisni për turizmin e shëndetit si koncept.2. Cilët janë faktorët vendimtar që ndikojnë mbi kërkesën turistike të pushuesve, përudhëtimet e motivuara nga shëndeti?
  • 43. Kapitulli IIIFaqe 43Faqe 43III.7. Veçoritë e shërimit natyral. Mjekësia e alternativësTerapia alternative karakterizohet nga veçori të tilla ku mjeku e trajton pacientin në tërësidhe jo vetëm sëmundjen e caktuar. Në mjekësinë alternative rëndësi i kushtohet nevojaveemocionale dhe spirituale të pacientit, në dallim nga mjekësia tradicionale, e cila kryesishtpërqendrohet në anën fizike të sëmundjes.Shumica e praktikuesve të mjekësisë alternative nuk pranohen nga ana e mjekëve në spitalee ambulanca. Në qendrat e reja të mjekësisë së përparuar ofrohet një kombinim i mjekimevetradicionale dhe alternative. Qendra të tilla zakonisht punësojnë mjekë dhe ekspertëalternativë me certifikata për terapi të ndryshme alternative.Disa lloje të shërimit alternativ si lutjet, masazhi dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë tësigurta, por disa të tjera sidomos barërat herbale mund të shkaktojnë dhe rreziqe. Në dallimnga ilaçet që merren në farmaci, barërat herbale nuk janë të licencuara nga institucionetpërgjegjëse, ato nuk testohen përpara se të lëshohen në treg. Disa barëra që vijnë nga vendetë pazhvilluara ndonjëherë janë të infektuara me pesticide dhe metale të rënda.Problem tjetër me rëndësi janë dhe mjekët e ndryshëm popullor, të cilët prezantohen sishërues duke paraqitur ilaçe të pakontrolluara dhe të rrezikshme, prandaj duhet të tregohetkujdes që të sëmurëve të mos i jepet çdo lloj bari, nëse nuk e njohim përmbajtjen.Duke pasur parasysh çështjet e mësipërme nuk mund të ketë një përkufizim të saktë përmjekësinë alternative. Kufijtë e saj ndryshojnë vazhdimisht, dhe disa tipa shërimi të tillabëhen më të pranuar nga ana e mjekëve: p.sh. hipnoza e cila llogaritet si marrëzi, sot është eintegruar më shumë në mjekësinë tradicionale.Sipas Qendrës Kombëtare për Mjekësi Komplementare dhe Alternative, si dhe QendrësKombëtare për Shëndet në ShBA, llojet kryesore të mjekësisë alternative janë: Akupuntura: Paraqet një praktikë që bazohet në ngacmimin e pikave të caktuara tëtrupit zakonisht me gjilpërë, por dhe me shtypje “Akupresure” me të cilat ndihmohetshërimi. Mjekësia tradicionale orientale: përqendrohet në vërtetimin e çrregullimeve tëenergjisë në organizëm. Homeopati: problemet shëndetësore trajtohen me substanca të holluara. Mjekë popullorë: shitës ilaçesh popullore, kryesisht gra me eksperiencë në mjekësinëpopullore. Barërat herbale: bimë të ndryshme që shfrytëzohen në mjekësi dhe janë në formëçajesh, kapsulash ose ekstraktesh. Shërimi manual: trajtimi me manipulim dhe përforcim të pjesëve të caktuara të trupit. Masazhi: formë e shërimit manual. Osteopati: shfrytëzohet manipulimi dhe shërimi me prekje, ku praktikuesi vë duart mbi,ose nën afërsi të trupit në mënyrë që të shpërndaje energjinë.
  • 44. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 44 Ndryshimi i ushqimit dhe stilit të jetesës: paraqet larmi në mjekësinë alternative.Persona të ndryshëm marrin shtesa në ndryshme duke menduar se ushqimi i zakonshëmnuk përmban shumë vitamina e minerale. Të tjerë që vuajë nga disa sëmundje kronike,si sëmundjet e zemrës, diabeti përshtatin ushqimin e tyre që ta mbajnë sëmundjen nënkontroll. Nga kjo shërohen jo vetëm sëmundje të caktuara, por parandalohen edhe tëtjera. Kontrolli i mendjes: përqendrohet në rolin e trurit në gjendje të ndryshme që kapinorganizmin. Hipnoza është formë e gjumit të vetëdijshëm dhe ndihmon që njerëzit tëballafaqohen me dhimbjen, ose ankthin, kurse forma të tjera si psikoterapia, meditimidhe joga janë të dobishme për relaks. Shumë njerëz kthehen në grupe të caktuara përpërkrahje dhe lutje që të ndjehen me të lidhur me njerëzit. Barëra dhe vaksina: medikamente që nuk janë pranuar nga mjekësia zyrtare, por qëllogariten si alternative. Bioelektromagnetika: mbështetet mbi idenë se rrymat elektrike në të gjithë organizmate gjallë prodhojnë fushën magnetike që përhapen jashtë organizmit.Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjometodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe ka ardhur deri në ditët esotme po me të njëjtat metoda, duke alternuar njohuritë e metodave popullore.Vendi ynë ka fatin që ka një natyrë të mrekullueshme, me një bimësi të rrallë dhe me vlerakurative të larta e të pallogaritshme, dhe pikërisht për këtë arsye këto bimë mjekësoreshqiptare quhen "mrekullia që shëron". Kur mjekësia shkencore has vështirësi në shërimin edisa sëmundjeve të rënda, mjekësia alternative ndihmon dukshëm për përmirësimin e këtyresëmundjeve.FjalorthSpiritual - Tërësia e mënyrave dhe mjeteve që përdoren për të treguar sikur vendosen lidhjeshpirtërore.Pesticide - lloj plehu kimik.Hipnoza - Gjendje e afërt me gjumin.Psikoterapi - Metodë e mjekimit të të sëmurëve, duke vepruar me anë të fjalëve qetësuese eme anë të hipnozës.Pyetje dhe detyra1. Përcaktoni dallimin e mjekësisë alternative nga mjekësia tradicionale.2. Renditni disa nga rreziqet që paraqet aplikimi i metodave alternative në shërim3. Cili është kuptimi i termit mjekësi alternative?4. Rendisni llojet e shërimit alternativ. Jepni sqarime për secilin lloj.
  • 45. KAPITULLI IVObjektivat Përcaktimi i konceptit të turizmit të qyteteve. Shpjegimi i situatave të ndryshme të tregut të turizmit të qyteteve. Përcaktimi i kategorive të turistëve të qyteteve. Përcaktimi i llojeve të reklamave turistike për qytetin. Përshkrimi i kërkimeve turistike në qytet dhe që realizohen me sisteme elektronike. Argumentimi i tendencave të zhvillimit të udhëtimeve të shkurtra. Cilat janë motivet e udhëtimeve të shkurtra. Cilat janë motivet e ekskursionit, mjetet e qarkullimit dhe vlerat që krijon ai. Analizimi i shfaqjeve negative të ekskursioneve dhe udhëtimeve të shkurtra.Udhëtimet e shkurtra njihen si turizmi i fundjavës dherealizohen në harkun e një kohe të shkurtër (nga e premtjanë mbrëmje ose e shtuna deri tek e diela në mbrëmje). Këtëlloj turizmi e ndihmon pronësia e shtëpive ose kthimi nështëpinë e prindërve për ata që punojnë larg së bashku mefamiljet e tyre. Këto udhëtime praktikohen dhe nga nxënësite shkollave, të cilët, për të vazhduar veprimtarinë mësimorenë forma e mënyra të ndryshme, organizojnë udhëtime nëdet ose mal në përputhje me mësimet që merren në shkollë.
  • 46. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 46IV.1. Përcaktimi i konceptit “situata e tregut”Turizmi i qytetitTregu turistik është një shprehje e përdorur për të treguar ndërhyrjen e aktiviteteveekonomike dhe të operatorëve që komunikojnë për të prodhuar dhe shkëmbyer një “objekt”,i cili mund të jetë një paketë të mirash e shërbimesh dhe që quhet me një emër të vetëmpushim. Elementet e tij përbërëse janë: Subjektet tregtare (bartësit e ofertës dhe kërkesës). Objektet e këmbimit (mallrat dhe shërbimet). Çmimi (shprehja monetare e vlerës së këmbimit).Termi “treg turistik” përdoret për tregun e shërbimeve dhe të mallrave që përdoren përplotësimin e nevojave turistike d. m. th të kërkesës turistike dhe si treg ai ka veçoritë e vetandër të cilat përmendim: Veçoria në lidhjen midis kërkesës dhe ofertës që shfaqet në tregun turistik, e cila vjensi rezultat i pranisë së shumë ofruesve për një kërkues të shërbimeve turistike. Përqendrimi sezonal i lëvizjeve turistike bën që Turizmi nuk punon me kapacitet tëplote gjatë gjithë vitit, por vetëm në kohën e sezonit turistik. Meqë pjesa më e madhe e shërbimeve në turizëm krijohet në zonën turistike, atëherëkërkesa lëviz drejt ofertës në ndryshim nga tregjet e tjera ku oferta lëviz drejt kërkesës. Funksionimi i elementeve të veçanta, si dhe lidhjen midis tyre.Tregu turistik studiohet sipas këtyre drejtimeve. Sipas qëllimit për të udhëtuar- Tregu i pushimeve vjetore.- Tregu i lëvizjeve kulturore turistike.- Tregu i lëvizjeve të kongreseve. Sipas moshës së pjesëmarrësve në lëvizjen turistike. Sipas llojit të lëvizjes turistike.- Tregje parësore.- Tregje dytësore.- Tregje potenciale. Sipas mënyrës së udhëtimit, mjeteve të transportit të përdorura, distancave tëlëvizjeve etj.Gjendja e tregut përcakton situatën e konkurrencës dhe marketingu e paraqet efektshmërinëe tij, nëse oferta është më e madhe se kërkesa. Në një situatë të tillë tregu, ku ofrues tëndryshëm hyjnë në konkurrencë për kërkesën, del në pah rëndësia e instrumenteve tëmarketingut.
  • 47. Kapitulli IVFaqe 47Faqe 47Në të shumtën e rasteve sot në turizëm mbizotëron tregu i shitësve, por për shkak tëkarakterit sezonal mund të kemi dhe një ndryshim afatmesëm, ose një ndryshim total tësituatës së tregut kjo vlen për vendet, ku bëhen ski gjatë pushimeve dimërore, gjatëkongreseve ndërkombëtare, restorante ku zhvillohen ceremoni të ndryshme etj.Nga pikëpamja historike qyteti që nga shekulli XIX deri më sot në dallim nga zonat fshataredallohen nga një e drejtë ekonomike e shoqërore. E drejta e qytetit përbëhet nga privilegje tëshumta përmes të parit të qytetit, që mund të jetë: kryebashkiaku, princi, peshkopi etj.E drejta e zhvillimit të tregtisë u krijon mundësi banorëve që të realizojnë të ardhurat për tëplotësuar nevojat e tyre familjare duke shitur produktet e tyre në treg.Detyrimi rrugor dhe përcaktimi i zonave të blerjes është privilegj i banorëve të qytetit.Zona rrethuese e qyteteve është rreth 6 km nga qendra e qytetit dhe krijohet mundësia përbanorët të zhvillojnë zona industriale.Me turizëm të qytetit do të kuptojmë çdo formë të qëndrimit të personave në qytet, e cilashërben për gjallërimin e jetës së qytetit. Pavarësisht se ky qëndrim është ose jo me fjetje.Klasifikimi i qytetit bëhet sipas tipologjisë së mëposhtme. Qytete me deri 20.000 banorë - qytete të vogla. Qytete me deri 100.000 banorë - qytete të mesme. Qytete me deri 1000.000 banorë - qytete të mëdha. Qytete me deri mbi 1.000.000 banorë - qytete botërore ose metropole.Sipas njësive administrative, qytetet i ndajmë në:- Rreth;- Qark;- Distrikt.Sipas njësive ekonomike qytetet i ndajmë në:- Qytet blerje;- Qytet panair;- Qytet kulturor;- Qytet industrial etj.Sipas aktivitetit të tyre, qytetet i ndajmë në- Qytete të mesme dhe të vogla historike;- Qendër komunikimi në zona të zhvilluara;- Qytete muze dhe pika kyçe për trafik.FjalorthPeshkop - kryetar i një dioqeze ortodokse në vendet ku vepron kisha ortodokse.Metropol - shtete të mëdha.Qark - ndarje kryesore tokësore e administrative që përfshin disa rrethe me qytetet e tyre.Distrikt - ndarje e vogël administrative pak a shumë sa një rreth në disa vende të tjera.
  • 48. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 48Pyetje dhe detyra1. Cilat janë elementet përbërëse të tregut turistik dhe kur përdoret ky term?2. Në sa drejtime studiohet tregu turistik?3. Cilët janë elementet që përbëjnë të drejtën e qytetit?4. Klasifikoni qytetet sipas tipologjive të përkatëse. Qyteti juaj i lindjes në cilin grupbën pjesë?LiteraturaV. Bakiu, R. Dema, V. Koja, Turizmi.
  • 49. Kapitulli IVFaqe 49Faqe 49IV.2. Kërkimet turistike në qytetNjë fluturim me avion, një qëndrim në hotel, ose një pushim në fundjavë nuk ekspozohen,ose zgjidhen në një vitrinë dyqani. Të gjitha shitjet rezultojnë nga bisedat e drejtpërdrejta,ose nëpërmjet telefonit mes shitësve me klientin. Kjo realizohet nëpërmjet mbledhjes sëinformacionit, në të cilën në të shumtën e rasteve përdoren pyetje të tilla: Ku dëshironi të shkoni? (vendi) Kur? (koha) Sa do të zgjasë udhëtimi? (koha qëndrimit) Çfarë niveli shërbimi dëshironi? (çmimi)Pas përdorimit të pyetjeve kalohet në blerjen e rekomandimeve, të cilat përbëjnë thelbin eprocesit të shitjes dhe klientët ndjehen më të afërt me atë çka ato kanë kërkuar.Përdorimi i reklamave që transmetohen nga televizione të ndryshme private dhe shtetërorereklamat e publikuara nga gazeta e revista përbëjnë mjetet më efikase për turizmin. Atoshfaqen në shumë forma dhe përfaqësojnë mënyrën më të lartë të komunikimit, me anë e sëcilës vihet në dijeni tregu për një produkt të ri. Kur një klient vjen për herë të parë në njëqytet, ai njihet së pari me tabelën e mirëseardhjes, po ashtu dhe me tabela udhërrëfyese përhyrjet e ndryshme në qytet.Për pikat turistike të zonës duhet të përdoren sistemet treguese, tabela të qarta dhe sqarimemë të shkurta për pikat turistike, karta vizitorësh, si dhe karta muzesh, shoqërime dhe guidapër qytetin, si dhe lojëra të ndryshme për të njohur atë. Për vizitat e ndryshme që do tëorganizohen, duhet të vihen në dispozicion autobusët për turistë të shoqëruar me planerrugësh për linjat interesante turistike biçikleta me qira dhe mundësi parkimi për to harta eqytetit në zonën e kalimtarëve. Rëndësi të veçantë ka mundësia e pushimit, e cila realizohetnëpërmjet vendosjes në zona të ndryshme të parqeve, stolave, shatërvanëve, wc, dusheve, sidhe impiante shilarësesh.Në lidhje me të ngrënët dhe të pirët duhet të hartohen udhëzues gastronomik për gatimekarakteristike të zonës dhe të rajonit, oferta të veçanta ushqimesh, kurse për fëmijët duhet tëpërgatiten programe speciale, ose udhëzime për to, parqe të vogla çlodhje.Problem kyç mbetet gjuha për të cilën duhen dhe në informacione gjuhësore dhedomosdoshmëri është njohja e gjuhëve të huaja nga vendasi, si nga shoferët e taksive,policia, punonjësit e shërbimeve etj.Gjithashtu për persona që kanë probleme për mënyrën e organizimit të ditës organizohenbashkëbisedime mbi kulturën,sportin, kohën e lirë, udhëzues special për linjat e udhëtimevebrenda në qytet dhe komunikimi me periferitë shoqëruar me oraret përcaktuese.Për organizimet e udhëtimeve krijohet një lidhje e ngushtë për shitjet e paketave turistike meagjencitë turistike, manuale të ndryshme paketash, guidë etj.
  • 50. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 50Lidhur me vendin / qytetin ku klienti ka vendosur të bëjë turizëm, bëhen reklama dhe jependata e fakte për qytetin siç mund të jenë: Sipërfaqja dhe numri i popullsisë, informacione mbi institucionet arsimore ekulturore, si dhe ato të kohës së lirë. Qyteti si rezidencë e organizmavendërkombëtare, mënyrën e administrimit e ndarjes së tij në rajone, lagje, si dhesistemimin e numrave të shtëpive. Në aspektin e kulturës institucionet më të rëndësishme, kalendari kulturor iaktiviteteve. Në aspektin e ekonomisë, format themelore ekonomike, vendndodhja e aktivitetitinstitucioneve ekonomike, si dhoma e tregtisë etj. Informacione praktike, si qendrat e informacionit: Ndihma e shpejtë, qendrat eekskursioneve, strehimi, mjetet e transportit.Pyetje dhe detyra1. Përcaktoni format e pyetjeve që përdoren për të grumbulluar informacionin.2. Cilat shërbime i ofrohen personave që ndërmarrin udhëtime turistike?3. Në çmënyrë realizohet dhënia e informacioneve të ndryshme për turistët e ardhur?
  • 51. Kapitulli IVFaqe 51Faqe 51IV.3. Guida dhe manuale të qytetitTuristë të qytetit do të quajmë një grup personash, të cilët janë në lëvizje, të hapur, synues,të cilët kanë një nivel ekonomik dhe formimi mbi nivelin mesatar. Ata janë kryesishtpersona të moshës së re deri në 30 vjeç, si dhe persona familjar të moshës nga 40-60 vjeç.Ata kanë dëshirë që të vizitojnë qytete dhe qendra muzeale për të rritur nivelin e tyre tëformimit dhe për të përvetësuar anët pozitive të jetës në qytet. Nëse një turist do të vizitojëqytetin, ajo varet nga plani i tij i larmishëm, nga imazhi që ai ka mbi qytetin, imazh ky qëkrijohet nëpërmjet reklamave të ndryshme në radio, televizion, fletëpalosje, si dhe bisedatme miqtë dhe të afërmit.Imazhi për një qytet është i ndryshëm tek banorët në krahasim me vizitorët. Ai ka të bëjë meriprezantimin e vërtetësisë së tij. Imazhi i një qyteti varet nga politika dhe ekonomia, mjedisidhe trafiku, kultura dhe arsimi, tradita dhe e ardhmja. Turistët e vizitojnë qytetin përrrezatimin e tij, atmosferën, ndërtimet monumentale dhe historike, për parqet dhe sheshet,për rrjetin rrugor, për baret dhe restorantet etj. Duke u bazuar në këtë udhëtimet në qytet iklasifikojmë në: Udhëtime për të rritur niveli kulturor. Udhëtime për të vizituar klubet e natës, disko, pub etj.Identiteti i një qyteti është imazhi që synohet të arrihet nga anëtaret e këshillit bashkiak dhepersonat përgjegjës për marketingun e qytetit. Identiteti i qytetit përbëhet nga: Disenjo e qytetit, ku bëjnë pjesë: ndërtimet monumentale, historike, infrastrukturarrugore etj. Komunikimi i qytetit, i cili ka të bëjë me raportin e qytetit, me qytetarët dhe mjedisin,si dhe punësimin e qytetarëve të tij. Kultura e cila ka të bëjë me sjelljen, njohjen e traditës, zakoneve, veshjeve, stilimitetj.FjalorthImazh - pamje që riprodhohet në mendjen tonë, në bazë të përshtypjeve të mëparshme qëmishërojnë diçka.Pyetje dhe detyra1. Ç’quajmë turistë të qytetit dhe kush bën pjesë në këtë grup?2. Në sa grupe klasifikohen udhëtimet në qytet?3. Cilat janë elementet që përbëjnë identitetin e qytetit?4. Qyteti juaj ka një disenjo të tij. Nëse po, paraqiteni dhe jepni shpjegimin tuaj.
  • 52. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 52IV.4. Tendencat e zhvillimit të udhëtimeve të shkurtraRritja e intensitetit të udhëtimeve shpjegohet me arsyen se në pjesën më të madhe rritje tëdukshme ka pësuar turizmi afatshkurtër. Arsyet e vërteta të këtij ekspansioni janë rritja emirëqenies, mobiliteti me makinat private dhe zgjerimi i kapacitetit të avionëve, si dhe rritjae pretendimeve.Ndërkohë që ekonomia e turizmit mbas ngritjes së pretendimit ligjor për pushime priste qëklientët të qëndronin më gjatë, ndodhi e kundërta kalimi në një sjellje mobile i njerëzve simënyrë e re jetese dhe dëshira për të përjetuar sa më shumë në një kohë sa më të shkurtërpati ndikimin e saj dhe në sjelljen mbas udhëtimeve.Një kohëqëndrim prej tri javësh në një vend tek shumë pushues bie ndesh me kufirinpsikologjik të përjetimit. Një gjë e tillë vihet re te beqarët dhe të rinjtë e rritur të moshës 18-24 vjeç. Kjo tendencë vazhdon dhe sot ku pushuesit qëndrojnë më pak e lëvizin më shpesh.Në sjelljen gjatë udhëtimit lindi formula:Sa më afër, aq më pak dhe sa më larg aq më shumë zgjat udhëtimi.Si pionier të këtyre udhëtimeve vlejnë shfrytëzuesit e udhëtimeve me bileta të pjesshme. Nëformën më ekstreme në këto udhëtime më tepër harxhohet koha për udhëtimin, sesa përqëndrimin në destinacion. Treni shfrytëzohet edhe si hotel-restorant dhe vendqëndrimebëhen pikat e ndërrimit të trenave.Sipas një pyetësori në Gjermani u arrit të konstatohej se njerëzit mendonin “me mirë tëudhëtosh pak, por më shpesh”.I përgjigjeshin:Të rinj 18%Beqarë 41%Çifte 43%Familje me fëmijë 35%Pensionistë 34%Udhëtimet e shkurta, duke i parë nga psikologjia e përjetimit, mundësojnë një formë të re tëpushimit intensiv. Kështu, dy tre ose katër ditë si pushime të ndërmjetme shpesh mjaftojnëpër ta marrë veten ose për të dalë nga stresi i përditshëm. Këtë e praktikon mjaft sidomos ajopjesë e njërëzve që edhe kanë mundësi financiare. Koha mesatare e udhëtimit bie dhe, sirrjedhim ulet kohëqëndrimi.FjalorthEkspansion - zgjerimi i kufijve të një vendi për të zgjeruar hapësirat për pushim.Mobilitet – rehati.
  • 53. Kapitulli IVFaqe 53Faqe 53Pyetje dhe detyra1. Përcaktoni arsyet që bëjnë të mundur rritjen e zhvillimit të udhëtimeve të shkurtra.2. Cila është koha më e përshtatshme për të kryer udhëtime të shkurtra?3. Në kohën e pushimit a keni kryer dhe ju një udhëtim të shkurtër? Nëse po çfarëpërshtypjesh keni për to?
  • 54. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 54IV.5. Potenciali i tregut. Kuptimi dhe konceptiPotenciali i tregut karakterizon shanset e mundshme që ka një produkt, ose një shërbim icaktuar për një grup, apo për një rajon të synuar dhe paraqitet për volumin përkatës tëkërkesës që del nga oferta e faktorëve nevojë + forcë, blerësi + popullsi.Njerëzit e ndajnë kohën e lirë në mënyrë gjithnjë ekonomike, ata duan që brenda një kohe samë të shkurtër të përjetojnë sa më shumë gjëra të bukura.Si vlerë turistike mund të konsiderohen vetëm ato elemente të ofertës primare, të cilat mundtë shfrytëzohen ekonomikisht dhe të trajtohen si të mira në funksion të përmbushjes sënevojave turistike. Fillimisht jepen karakteristikat e cilësive natyrore dhe atraktime të këtyreelementeve, përcaktohet vlera turistike e tyre dhe shkalla e shfrytëzimit.Elementet që përbëjnë motivet e aktrativitetit për turistët janë: mali, deti, plazhi, peizazhet,natyra, liqenet, lumenjtë, ujëvarat, shpellat, klima, banjat termale etj. Pas përcaktimit tëelementeve bëhet vlerësimi në aspektin cilësor dhe sasior. Për këtë respektohen këto veti:– Aktraktiviteti vetjak i elementit që do të vlerësohen.– Pozita gjeografike.– Pozita tregtare turistike.Pra, largësia e vendit ku zhvillohet aktiviteti turistik, krahas evidentimit dhe vlerësimit tëelementeve të mësipërme kihen parasysh edhe vlerësime, të tilla si: objektet e ndërtuara përrritjen dhe sistemimin e turistëve si hotelet, motelet infrastruktura dhe transporti.Klientët për vlerësimin e një tregu përcaktohen duke pasur parasysh nevojat dhe kërkesat etë gjithë kategorive kryesore të konsumatorëve turistik, cilësi të tilla janë: Aftësia tërheqëse. Veçori të mira cilësore. Konkurrenca e çmimeve. Dalja në treg me kohën e duhur. Lloji i nevojave që do të kënaqin. Koha e qëndrimit. Orientimi ndaj kategorisë së konsumatorit turist. Mjetet e nevojshme investuese.Nisur nga këto tregues elementet që do të kenë më tepër mundësi për të qenë pjesë e tregutdo të varen nga këto veti kryesore: Peizazhi natyror. Aftësia për rikrijim. Cilësia e shërbimeve. Çmimet.
  • 55. Kapitulli IVFaqe 55Faqe 55Dy elementet e fundit mund të kontrollohen dhe të vlerësohen, por që kanë dhe ndikimin etyre mbi dy elementet e parë dhe të gjithë së bashku përcaktojnë potencialet e tregut.FjalorthNevojë - ajo që është e domosdoshme për të plotësuar kërkesat e jetës.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë elementet që përbëjnë motivet e atraktivitetit?2. Përcaktoni faktorët që vlerësojnë tregun turistik.3. Cilat janë elementet që vlerësohen si më kryesoret në tregun turistik?
  • 56. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 56IV.6. Veçoritë e turizmit me afat të shkurtërUdhëtimet e shkurtra dallojnë nga “pushimet vjetore” nga disa tipare të veçanta: Një pjesë e madhe e ndërmarrësve të udhëtimeve të shkurtra nuk mjaftohen me njëudhëtim të tillë, por ndërmarrin disa udhëtime të shkurtra në vit. Pra, gatishmëria përtë udhëtuar është relativisht e madhe. Udhëtimet e shkurtra ndërmerren pa parapërgatitje të mëdha. Kjo i përgjigjettendencës së marrjes së vendimit për të udhëtuar në mënyrë spontane. Përqindja e destinacioneve të udhëtimit brenda vendit është relativisht e madhe. Njërol të veçantë këtu luan raporti midis kohës së udhëtimit me veturë dhe kohës sëqëndrimit. Shpenzime të mëdha ditore. Buxheti i pushimeve pjesëtohet për pak ditë, gatishmëriapër të shpenzuar gjatë qëndrimeve të shkurtra është e madhe. Udhëtimet e shkurtrashpesh janë edhe pushime kryesore, ku i lejohen vetes disa gjëra, sepse nuk ka kohëpër një qëndrim më të gjatë Udhëtimet e shkurtra shtendosin kulmet e sezoneve, sepse ato ndërmerren në çdo kohëtë vitit dhe nuk zhvillohen vetëm në korrik, ose gusht. Kjo ofertë mundëson edhe njëfrekuentim më të mirë të kapaciteteve të hoteleve dhe atyre charter (linja avionësh qëfunksionojnë vetëm në sezonet turistike; p. sh për të shkuar nga Shqipëria në Antalia(Turqi), përshkohet itinerari: Tiranë – Stamboll - Antalia. Në sezonin turistik, itineraripër të njëjtin destinacion është: Tiranë-Antalia).Ku dallojnë udhëtimet e shkurtra nga pushimet vjetore?Njohja mundësisht sa më e saktë e ndërmarrësve të udhëtimeve të shkurtra është me interestë madh për politikën e ofertës dhe përcaktimin e grupeve të synuara (target group). Kudallojnë ata nga turistët klasik të pushimeve?Për t’iu përgjigjur pyetjeve të mësipërme bëjmë një analizë si më poshtë:Një kusht themelor janë të ardhurat e larta. Intensiteti i udhëtimeve të grupeve me të ardhuratë larta, është dy herë më i madh se te shtresat sociale me të ardhura më të ulëta. Tek këta tëfundit të ardhurat shpesh mjaftojnë vetëm për mbulimin e shpenzimeve të domosdoshme përjetën (ushqimi, veshja, banesa) dhe mbeten të ardhura të pakta në dispozicion për udhëtimepushimesh. Këto madhësi ndikuese rrisin në mënyrë të veçantë varësinë e turizmit tëudhëtimeve të shkurtra nga koniunktura.Kështu me rritjen e mirëqenies, mund të pritet një rritje e potencialit të këtij tregu, ndërkohëqë më shtrenjtësimin mbimesatar të çmimeve, programet e kursimit, ngarkesat tatimore etj,mund të pritet një kufizim i këtij lloj udhëtimi. Premisat më të mira për udhëtimet e shkurtajepen te grupet e synuara, të cilat kanë një pretendim të garantuar ligjërisht për pushime.Këto grupe ndodhen në një kualifikim të lartë profesional, ku mund të disponojnë vetëkohën e tyre të lirë dhe zotërojnë një shkallë të lartë formimi.
  • 57. Kapitulli IVFaqe 57Faqe 57Një nxitje themelore për shumë udhëtime të shkurtra dhe ekskursione në vite, është situata ebanimit. Njerëzit në qytete të mëdha e me një lidhje të mirë infrastrukture dëshirojnë tëshfrytëzojnë zonën çlodhëse për të kompensuar lëvizjen e përditshme në qytet.Motivet e udhëtimeve të shkurtraMe shtimin e konsumatorit përjetues, industrializimi dhe robotizimit të jetës, kalohetgjithnjë e më tepër në nevoja tepër imediate për të kaluar kohën e lirë jashtë shtëpisë.Aktivitetet që kryhen në fundjavë janë të ndryshme. Në studimet e bëra nga organizata tëndryshme të turizmit, janë vërejtur se ka motive nga më të ndryshmet që iniciojnë udhëtimete shkurtra. Motivet më tipike të tyre janë:Viti 1999 Viti 2000Psonisje 26% 39%Të ngrënët jashtë 21% 31%Festë popullore 11 % 19%Kinemaja 8 % 15 %Dalje në lokale 17 % 22%Pretendimet për kohën e lirë shpesh lidhen me udhëtimet e pushimeve të shkurtra. Çereku ipopullsisë do të ndërmarrë në të ardhmen udhëtime të shkurtra. Ky segment oferte është bërënë këtë mënyrë konkurrenti më i madh udhëtimeve turistikePyetje1. Cilat janë tiparet që dallojnë udhëtimet e shkurtra nga pushimet vjetore?2. Cilat janë motivet që i shtyjnë njerëzit të ndërmarrin udhëtime të shkurtra?
  • 58. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 58IV.7. Llojet e udhëtimeve të pushimeve të shkurtraLlojet e udhëtimeve të pushimeve të shkurtra mund të jenë: Vizitë te të afërmit / të njohurit Udhëtime në qytete Udhëtime me autobus Udhëtime sporti Udhëtime kulturore Udhëtime studimore Udhëtime me tren Udhëtime shëndeti Pushime-fitness Udhëtime me avion Tur me biçikleta Udhëtime me traget në lumë.Mbi bazën e këtyre të dhënave vihet re: Në pjesën më të madhe të tyre udhëtimet e shkurtra janë vizita tek të afërmit/tënjohurit, pra, mbi 50% Udhëtimet në qytete, mbas vizitave- janë me 36% lloji më i preferuar i pushimeve tëshkurtra, një formë pushimi që vitet e fundit, siç u përmend edhe në lidhje me formate pushimeve, po përfitojnë një rëndësi të madhe tek udhëtimet e dyta dhe të treta. Udhëtimet me autobus janë të tretat në radhë me 13%, ku këtu nuk bëhet fjalë për njëudhëtim të shkurtër, në kuptimin e vërtetë të fjalës, por më tepër një formëorganizimi ose një lloj lëvizjeje, që ndryshe nga udhëtimet e sportit, kulturës dhestudimore, përmbajtja e të cilave është e përkufizuar qartë dhe kanë një kërkesë nga 7deri në 10%Llojet e tjera të udhëtimeve të shkurtra zënë pjesë më të vogla të tregut, të cilat mund tëparaqesin interes për ofrues special.Cilat janë synimet mbizotëruese të udhëtarëve europian për pushimet e shkurtra?Motivet dhe arsyet kryesore për europianët, që kanë bërë pushime të shkurtra janë:(Të dhënat në përqindje) Vizitë në qytete 31% Udhëtime zinxhir 13% Pushime plazhi 14% Përjetim malor 8% Çlodhje në fshat 10% Kryqëzata 8%
  • 59. Kapitulli IVFaqe 59Faqe 59 Pushime dimri 5% Pushime sporti (pa dimër) 3% Pushime shëndeti 1% Forma të tjera pushimi 7%Konsumatorët e kohës së lirë interesohen gjithnjë e më tepër për shlodhje, qetësim nervor,aventura, shijim, luks dhe ekskluzivitet. Gjithnjë e më tepër po preferohen: golfi, hipizmidhe sportet e ujit. Nga ana tjetër ka ngelur në vend interesi për llojet e sportit të përditshëm,si tenisi, shëtitjet ose sportet dimërore.Tregu i udhëtimeve të shkurtraNga cilat vende vijnë udhëtarët më të shumtë?Sipas një studimi të bërë nga monitoruesit e udhëtimeve europiane, shpërndarja sipasvendeve të tregut për pushimet e shkurtra në Europën Perëndimore është:(Të dhënat në përqindje) Gjermania 35% Britania e Madhe 10% Suedia 8% Belgjika/Luksemburgu 6% Franca 6% Italia 6% Finlanda 5% Zvicra 5% Austria 4% Holanda 4% Norvegjia 3% Spanja 3% Vende të tjera 5%Për ku udhëtojnë këta pushues?Vendet më të preferuara për pushuesit europianë janë këto destinacione:(Të dhënat në përqindje) Franca 18% Austria 11% Gjermania 8% Holanda 7% Italia 7% Suedia 6% Danimarka 6% Belgjika / Luksemburgu 5%
  • 60. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 60 Zvicra 5% Spanja 4% Britania e Madhe 4% Europa Lindore 8% Vende të tjera 11%Si organizohen udhëtimet e shkurtra?Pjesa më e madhe e pushimeve të shkurtra të europianëve janë udhëtime individuale, të cilatshfrytëzojnë një agjenci turistike në një % të vogël.Çfarë mjeti transporti shfrytëzojnë këta pushues në Europë?(Të dhënat në përqindje) Makinat private 52% Avionë 13% Autobusë 19% Tren 9% Traget 7%E ardhmja e turizmit të udhëtimeve të shkurtraSipas një analize të institutit të studimit të kohës së lirë në Hamburg, udhëtimet e shkurtra dotë rriten deri në vitin 2000 me 23%. Në lidhje me rritjen 50% të llogaritur për psonisjet dhetë ngrënët jashtë krijohen premise ideale për zgjerimin e ofertës së udhëtimeve të shkurtradhe programeve të fundjavës.Arsyet e udhëtimeve të shkurtra janë:(Të dhënat në përqindje) Çlodhje 41% Vizitë te të afërmit 40% Bashkëbisedim, kënaqësi 33% Vizitë kulturore / formimi 30% Fundjava e zgjatur 21% Sport aktivitete sportive 5% Pushime të mbetura 4%Tek pushimet e shkurtra një rol të rëndësishëm luajnë udhëtimet në qytete. Nga të gjithëndërmarrësit e udhëtimeve të shkurtra dhe të fundjavës 37,3% e tyre në 1995 kanë bërë njëudhëtim në qytet. Këtu bëhet fjalë për programe udhëtimi formuese në vende kulturore,interesante ose përgjatë itinerareve me rëndësi historike.Te tregjet e mirëqenies për udhëtimet e shkurtra futen edhe udhëtimet e motivuara ngabesimi. Ato lidhen me udhëtimet e shenjta, ose vizita në vende të shenjta. Gati 1/4 eudhëtimeve përmbajnë një natë fjetjeje; 1/3 e udhëtimeve të tilla zgjat më tepër se 4 ditë
  • 61. Kapitulli IVFaqe 61Faqe 61(jashtë vendit). Udhëtimet e tjera janë udhëtime ditore, por edhe te këto motive udhëtimikonstatohet një intensitet relativisht i lartë.Shumica e udhëtimeve fetare kryhen në maj, pasuar nga gushti dhe tetori. Si mjet transporti,te këto udhëtime dominon autobusi, tek udhëtimet jashtë vjen në vend të dytë avioni.Makinat private këtu kanë pak rëndësi.Pyetje1. Sa lloje udhëtimesh të pushimeve të shkurtra dallojmë?2. Cilat janë motivet dhe arsyet kryesore për europianët që ndërmarrin pushime tëshkurtra?3. Si funksionon tregu i udhëtimeve të shkurtra?4. Si parashikohet e ardhmja e turizmit të udhëtimeve të shkurtra?
  • 62. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 62IV.8. Ekskursionet ditoreMegjithëse tek ekskursionet ditore bëhet fjalë për një pjesë të rëndësishme të turizmit,ekzistojnë pak baza shkencore në krahasim me turizmin e fjetjeve. Ka një mungesë tëdhënash, për sa i përket përhapjes, rëndësisë ekonomike dhe ndikimeve të turizmit ditor.KuptimiEkskursionet ditore përbëjnë formën më ekstreme të turizmit të kohës së lirë. Me ekskursionditor kuptojmë një udhëtim pa fjetje, që i kapërcen kufijtë e vendit të punës dhe të banimit.Meqë turistët ditorë nuk kalojnë natën diku, nuk ka regjistrime të tyre. Numri dhe struktura eturizmit ditor duhet të gjenden dhe vlerësohen në rrugë indirekte.Intensiteti i ekskursioneveKrahasuar me intensitetin e udhëtimeve, ku ende një pjesë e madhe e popullsisë futet tek“joudhëtuesit“ gati çdo njeri ndërmerr në vit të paktën një ekskursion. Në vendet eindustrializuara përqindja e „ekskursionistëve“ është gati 90% dhe përfshin gati të gjithashtresat shoqërore. Këtu bëjnë përjashtim njerëzit që nuk munden nga rrethanat personale(sëmundje, mosha).Sipas një ankete të zhvilluar në Gjermani në vitin 1993, janë nxjerrë këto rezultate në lidhjeme intensitetin e ekskursioneve(Të dhënat në përqindje) 14 deri në 25 93,8 % 25 deri në 35 92,3 % 35 deri në 45 91,9 % 45 deri në 55 87,1 % 55 deri në 65 81 % 65 e lart 68,3 % Gjermania në total 85,7 %Sjellja në ekskursioneKjo sjellje mund të argumentohet me kënaqësinë që fitohet nga lëvizja. Antropologëtrendisin dëshirën për lëvizje tek konstantet e ekzistencës njerëzore, e cila me zhvillimin eindustrisë së makinave, është mundësuar për një shtresë të gjerë të popullsisë.Siç thoshte edhe shkrimtari i madh gjerman, Gëte: “Ne nuk udhëtojmë për të arritur diku“,lëvizja është për shumë njerëz një joshje e madhe. Një motiv i fortë për ekskursione ështëkureshtja si dhe një pakënaqësi e caktuar me realitetin që na rrethon, sipas motos“Gjithandej, ku jemi, është më mirë.”Me rritjen e mobilitetit të njerëzve, rritet dhe shpeshtësia e ekskursioneve. Këtë e vërtetonedhe një pyetësor krahasues i popullsisë gjermane, gjë që paraqitet në tabelën e mëposhtme.
  • 63. Kapitulli IVFaqe 63Faqe 63Ekskursione për çdo vit Viti 1986 Viti 1993Ekskursionist në vit 22,3 % 30,6%Ashtu si tek udhëtimet e shkurtra, edhe numri i ekskursionistëve është në një varësi tëmadhe nga gjendja e ekonomike.Tek ekskursionet nuk ka sezone pik (kryesore) si te turizmi i pushimeve. Ato ndahennjëtrajtësisht për të gjithë vitin. Maja të larta arrin në fundjavë. Gati një e treta eekskursioneve kryhen të dielave dhe për festa, pjesa tjetër të shtunave.Pyetje dhe detyra1. Çfarë janë ekskursionet ditore?2. Argumentoni intensitetin e ekskursioneve ditore.3. Si argumentohet dëshira për lëvizje te njerëzit?
  • 64. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 64IV.9. Motivet e ekskursionit, kohëzgjatja, mjetet e qarkullimitMotivet kryesore për ndërmarrjen e ekskursioneve janë: Çlodhja (shijimi i natyrës, dalja në ajër të pastër, koha e bukur). Vizita te miqtë dhe të afërmit. Pikat turistike dhe aktivitetet kulturore sportive.Gati në çdo dy ekskursione bëhet një shëtitje ose psonisje në qytet. Përkrah vizitave tërestoranteve dhe kafeneve, shëtitjet përbëjnë një nga preferencat e ekskursionistëve, të cilëtkanë dëshirë të shëtisin në bregdet, nëpër pyje, fusha, të thithin ajrin e pastër, por dëshirojnëndërkohë edhe të shëtisin nëpër qytet apo fshat për t’u njohur me historinë dhe verat e tij.Arsyeja apo qëllimi, kohëzgjatja dhe distanca e zhvillimit të ekskursioneve paraqiten nëtabelën e mëposhtme.Arsyeja kryesore e ekskursionit Kohëzgjatja (në orë) Distanca (në km)Vizita te të afërmit, miqtë 8,5 83Çlodhje 7,8 62Udhëtim 8 69Vizitë në atraksione (kopshte zoologjike,kisha, kala, muze)9 89Udhëtime për blerje 6,5 50Pjesëmarrja në koncerte, festa, panaire 8 66Për të ngrënë diku 5,5 23Ekskursione të organizuara nga shkolla,ndërmarrja, shoqata10,2 81Shkaqe të tjera 8 70Kohëzgjatja dhe largësiaKohëzgjatja mesatare e ekskursioneve ditore është 8-9 orë. 30 deri 40% e ekskursionevezgjasin më pak se 6 orë dhe quhen ekskursione të shkurtra. Ekskursionet fillojnë në mëngjesrreth orës 9 dhe 10 dhe mbarojnë në mbrëmje rreth orës 18 dhe 21.Largësia e vendit ku do të kryhet ekskursioni varet nga cilësia e atij vendi si vend çlodhjeje,gjithashtu varet nga lidhjet me mjetet e transportit publik, si dhe pa diskutim nga lidhjet
  • 65. Kapitulli IVFaqe 65Faqe 65rrugore. Zakonisht largësia mesatare midis vendit të nisjes dhe vendit të mbërritjes sëekskursionistëve është rreth 80 km.Mjeti i transportitKëto ekskursione preferohen të bëhen me autovetura. Këto mjete përmban mesatarisht 3persona. Në qytetet e mëdha të pajisura me një rrjet të mirë transporti publik përdoren mëshpesh për ekskursione autobusi dhe treni, e më pak autovetura. Në ekskursionet e shkurtradhe gjysmëditore po përdoret gjithnjë e më tepër biçikleta, si mjet transporti.Pyetje1. Cilat janë motivet kryesore për ndërmarrjen e ekskursioneve?2. Sa është kohëzgjatja mesatare e ekskursioneve ditore?3. Cilat janë mjetet e transportit që frekuentohen për zhvillimin e ekskursioneve ditore?
  • 66. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 66IV.10. Shfaqjet negative, rëndësia ndaj mjedisitPara së gjithash, probleme paraqesin dendësia e lartë e trafikut dhe ndotja e lartë e natyrës.Kjo do të thotë ulje e cilësisë dhe ndikim negativ në formimin e çmimit. Ndotja e mjedisitdhe trafikut mund të kenë gjithashtu një ndikim negativ në qëndrimin e banorëve vendas.Turizmi ditor është një shpatë me dy presa: ai sjell të mira ekonomike, vetëm nëse turistëtvijnë në masë, por kjo në të njëjtën kohë mund të sjellë dëme të mëdha, sa në shumë vendetë mëdha ekziston mendimi, që trafiku i ekskursioneve duhet parë me sy kritik.Me kufizimet ndaj këtij turizmi duhet të jemi të kujdesshëm, sepse mund të kenë pasojafatale ekonomike dhe hasin vështirësi në zbatimin politik të tyre. Ndikimet negative të tijduhen reduktuar hap pas hapi, para së gjithash për sa i përket shfaqjes masive në kohë dhehapësirë të këtij turizmi, si edhe ngarkesat në sezonet pik (kryesore).Edhe në vendin tonë vihen re shpesh shfaqjet negative të turizmit ditor. Kjo është aktualepër turizmin ditor i cili zhvillohet si në qytetet historike, kulturore, po ashtu edhe në qytetetbregdetare.Zhvillimi i ekskursioneve ditore në këto qytete ka rritur ndjeshëm ndotjen e mjedisit.Kryesisht ndotja e ajrit është problemi parësor dhe që duhet të gjejë një rrugëzgjidhje sa mëtë shpejte. P. sh ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës është jashtë normave të lejuara ngaOrganizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo si pasoje e qarkullimit pa kriter të mjeteve tëmotorizuara që qarkullojnë në qytet.I njëjti problem, por me tregues disi më të ulët, vihet re dhe në qytete të tjera, kryesore tëvendit, si Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë etj. Për qytetin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, kjodukuri është e pranishme gjate gjithë vitit, pasi këto qytete frekuentohen rregullisht ngakolektiva dhe organizata shkollore.Pikun e saj, kjo dukuri negative e ka në stinën e verës, ku numrit të pushuesve tradicionale,që zhvillojnë pushime të gjata, i shtohen dhe pushuesit ditor. Kështu numri i automjeteve nëqarkullim shtohet, si rrjedhim kemi një degradim të ndotjes së ajrit e cila ecën paralelishtdhe me ndotjet organike të mjedisit, të krijuara nga pushuesit.Problemi qëndron në faktin se cilat janë masat që duhen marrë për minimizimin e këtyreshfaqjeve negative që rëndojnë mjedisin. Duke qenë të ndërgjegjshëm që këto shfaqje janëtë pranishme dhe bashkudhëtare të udhëtimeve të shkurtra, përveç masave parandalueseligjore që ndërmerr shteti (gjoba, penalitete), pikësëpari është ndërgjegjja dhe edukataqytetare e gjithsecilit.Çdokush duhet të ketë një shkallë të lartë ndërgjegjësimi qytetar për pasojat që ka zhvillimipa kriter i turizmit ditor. Kjo është pika me e fortë në minimizimin e këtyre shfaqjevenegative ndaj mjedisit.Elemente të tjera parandaluese janë gjithashtu edhe rregullat dhe ligjet e brendshme qëvendos çdo qytet për mbrojtjen e tij (qytetit) dhe mbajtjen pastër të mjedisit. Pikërisht për
  • 67. Kapitulli IVFaqe 67Faqe 67këto arsye bashkitë e qyteteve shpeshherë hartojnë rregullore të brendshme në sezone veroredhe piku për t’i paraprirë fluksit të turistëve dhe trafikut të dendur që krijohetPyetje dhe detyra1. Cilat janë shfaqjet negative dhe rëndësia ndaj mjedisit që krijohen si pasojë ezhvillimit të ekskursioneve ditore?2. Flisni për masat parandaluese që çojnë në minimizimin e shfaqjeve negative.
  • 68. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 68IV.11. Qëllimet e ekskursionit në ShqipëriZhvillimi i turizmit është konsideruar ˝balsam˝ për problemet në Shqipëri që prejzhvillimeve të viteve 90 (shek. XX). Me të drejtë rajoni shqiptar vlerësohet si një zonë erëndësishme për nga pikëpamja e zhvillimit të turizmit. Rajone të veçanta cilësohen si pikakyçe për realizimin e ekskursioneve. Vendi ynë disponon asete mjedisore dhe kulturoreunikale, të cilat përbëjnë bazën solide për zhvillimin e tyre.Disa prej kushteve që plotësohen për të zhvilluar këtë formë turizmi janë: Mjedisi natyror që ka mbetur ende i paprekur. Ekzistojnë potenciale që mund të bëhen konkurruese me zona të tjera. Niveli i lartë i biodiversitetit i cili kërkon mbrojtjen dhe integrimin e duhur nëperspektivat e zhvillimit turistik të rajonit.Trashëgimia e pasur natyrore dhe kulturore në përgjithësi si dhe sitet arkeologjike në veçantipërbëjnë bazën me të cilën zhvillohen pikat turistike.Duke qenë se ekskursionistët janë vizitorë të përkohshëm që qëndrojnë më pak se 24 orë nëvendin e vizituar, ky lloj turizmi ka të njëjtën vlerë si për turistët kombëtarë dhe të huaj.Aktualisht turistët që vijnë nga ishulli i Korfuzit shfrytëzojnë një sasi mjetesh monetare tëcilat për momentin janë të papërfillshme, kjo për faktin, sepse për ta ka një sasi të kufizuarproduktesh që ofrohen pasi mungojnë tur–operatorët e mirëfilltë që në fakt përbëjnëbiznesin. Në këtë kuadër duhet të përmirësohet oferta për të thithur sa më shumë të ardhura.Avantazhet që rrisin shanset për Shqipërinë që të tërheqë vizitorë konsistojnë në natyrënmahnitëse të pa zbuluar, zonat e trashëgimisë kulturore si dhe afërsia me tregjet ekonsoliduara, të cilat nga ana tjetër me anë të produktit turistik të pasur kontribuojnë nëdrejtim të konkurrencës për rajonin.FjalorthAsete - pasuriSolide - të qëndrueshmeBiodiversitet - jeta në natyrë me shumëllojshmërinë e gjallesave edhe njeriun) dhe bimëvetë ndryshmePyetje dhe detyra1. Cilat janë kushtet për të zhvilluar ekskursionet?2. Në krahasim me vendet e tjera ka Shqipëria potenciale të favorshme për zhvillimin eekskursioneve.3. Nga ekskursionet që ju keni zhvilluar tregoni se cilat kanë qenë qëllimet që ju kanëudhëhequr për t’i kryer ato.
  • 69. KAPITULLI VObjektiva Përcaktimi i konceptit të turizmit të motivuar. Përcaktimi i llojeve të turizmit të udhëtimeve profesionale. Shpjegimi i karakteristikave të turizmit të kongreseve. Cilat janë mënyrat e financimit të kongreseve. Përshkrimi i veçorive të qendrave kongresuale. Përshkrimi i rolit të marketingut në udhëtimet profesionale.Për tiu përgjigjur nevojave të informimit shkencor dhe teknik,familjarizimit me eksperiencat e të tjerëve etj. ndërmerrenudhëtimet me karakter profesional e shkencor. Në këtë rastudhëtimi realizohet mbi bazën e vizitave në impiante teknike, tëtakimeve me kolegët të pjesëmarrjes në kongrese, simpoziume epanaire, duke ndjekur në vazhdimësi punimet e tyre. Këtoudhëtime shoqërohen me veprimtari të mirëfillta turistike qëalternohen me impenjimet profesionale dhe ofrojnë mundësipër një ndryshim të vazhdueshëm.
  • 70. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 70V.1. Koncepti, llojet dhe format e udhëtimeve profesionaleNjeriu motivohet për të ndryshuar vendndodhjen e tij jo vetëm nga koha e lirë, por dhe ngaprirjet e veçanta në sferën prodhuese. Kriteret e vlerësimit, qëllimi i organizimit tëudhëtimit, koha dhe vendi i organizimit janë të ndryshme nga turizmi i kohës së lirë.Turizmi që zhvillohet në këtë kuadër është disa llojesh si:Turizëm kulturor: qëllimi i organizimit të pushimit ka arsye kulturore, pra, është turizëmudhëtues.Turizëm për punë: arseja kryesore për të ndërmarrë udhëtimin, është për të kryer osepërfunduar biznese të vetat, të të tretëve, të ndërmarrjes ose shoqërisë për të cilën punon.Kësaj kategorie i përkasin:1. Turizmi i kongreseve ku si motiv është kryesisht pjesëmarrja në kongrese, mbledhje,simpoziume për zgjerimin e njohurive në sektor specifik profesional.2. Turizmi i shërbimit ku funksionare të aparatit shtetëror, ose nëpunës të ndryshëmshkojnë në vende të ndryshme për qëllime që të lidhen me punën e tyre.3. Turizmi tregtar është forma klasike e turizmit për punë ku përfaqësuesit e njëndërmarrjeje shkojnë për llogari të saj në vende të tjera për të lidhur marrëveshje tëtipit tregtar, ose të karakterit teknik.4. Turizmi sportiv: kjo formë turizmi ka ekzistuar që në kohët e lashta ku turistë tëndryshëm vinin nga të gjitha anët për të parë lojërat olimpike.5. Turizmi politik realizohet gjate veprimtarive të caktuara politike nga parti të ndryshmesi kongrese partie, kuvende kombëtare etj.6. Turizmi fetar është një formë mjaft e vjetër dhe ndoshta e vetmja formë turizmi qënuk ka pasur rënie gjate gjithë historisë.Shpenzimet që bëhen në turizmin sipas prirjeve zakonisht përballohen nga ndërmarrja, osesipërmarrësi. Zërat përbërës të këtyre shpenzimeve janë: Shpenzime transporti të cilat përbëhen nga shpenzime me mjete transportiautomobilistik, ajror, me tren të klasës së parë e të dytë, si dhe shpenzimet me mjeteprivate. Shpenzimet e transportit të kohës së lirë. Shpenzimet e strehimit, ku përfshihen shpenzime që bëhen për strehimin e turistëvesipas prirjeve. Shpenzimet për ushqim, të cilat janë shumë më të larta se shpenzimet e turizmit tëkohës së lirë.Koha dhe vendi i qëndrimit të turizmit sipas prirjeve janë të ndryshme nga turizmi i kohës sëlirë për këto arsye: Nuk ka sezonalitet të caktuar, sepse organizohet kur e ka të nevojshme ndërmarrja, osesipërmarrësi.
  • 71. Kapitulli VFaqe 71Faqe 71 Vendi ku zhvillohet ky lloj turizmi është qendër e madhe industriale, biznesi oseekonomike. Koha e zgjatjes së udhëtimit nuk është më shumë se 3-5 ditë. Mosha mesatare e turistëve zakonisht është 40 vjeç dhe preferohen shtresa të lartasociale. Pjesa me e madhe e turistëve preferojnë avionët e linjës.Qëllimi i organizimit të këtij lloj turizmi konsiston në:a. Lidhjen e marrëdhënieve ose marrëveshjeve mes grupeve të cilët mund të jenë tëfushave të ndryshme ekonomike, sociale, shkencore.b. Në lidhjen e kontratave, instalimin e impianteve të dërguara më parë, vizitat endryshme që bëhen nga grupe qeveritare, diplomate sipërmarrëse biznesi etj.Pyetje dhe detyra1. Cilët janë llojet e udhëtimeve profesionale.2. Përcaktoni llojet e shpenzimeve që kryhen për mbarëvajtjen e turizmit sipas prirjeve.
  • 72. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 72V.1. Turizmi i kongreseve dhe seminareveRritja e qytetërimit modern, rritja e mundësive të komunikimit në nivel ndërkombëtar, rritjatë dhënave të informacionit, rritja e mesazheve transmetuese ndërmjet njerëzve ka bërë tepërtë domosdoshme kontaktet e njerëzve me njëri-tjetrin. Për këtë qëllim luajnë një rol tëpazëvendësueshëm tubimet e mëdha - kongreset, si pikë takimi, si mjet komunikimi kuballafaqohen përvoja, këmbehen ide dhe hidhen produkte të reja në treg.Kongresi është mbledhje me karakter periodik, që u përket personave të të njëjtës sferëinteresash politike dhe profesionale. Kongreset janë lëvizje të personave nga vendet e tyretë punës dhe banimit drejt lokaliteteve të pajisura me struktura të kualifikuara dhe tëpërshtatshme për zhvillimin e kongreseve.Në turizmin e kongreseve është tepër e vështirë të dallohet aspekti turistik nga ai për punë,ashtu sikundër ndodh për dallimin ndërmjet turizmit kurativ dhe atij të shëndetit. Zhvillimi ikongreseve ka rëndësi të madhe për faktin se ai tërheq turistë në periudhën e ulët turistike.Zakonisht kongreset mbahen në vjeshtë dhe në dimër, kur fluksi i turistëve është tepër i ulët.Kongresi është reklamë e mirë për qytetin ku do të zhvillohet dhe i rrit të ardhurat e qytetit,për faktin se atje drejtohet një sasi e madhe e produkteve që u vihen në dispozicion për shitjepjesëmarrësve të kongresit. Zhvillimi i kongresit kërkon seli të përshtatshme, mundësisht nëqendrat urbane. Sipas qëllimit, kongreset i ndajmë në: shkencore dhe ideologjike.Kongreset shkencore janë ato mbledhje që bashkojnë ekspertë të të njëjtës fushë shkencoretë një niveli kombëtar dhe ndërkombëtar. Karakteristikë e këtyre kongreseve është se, përveçrealizimit të aktivitetit të tyre kryesor për të cilin janë mbledhur, organizojnë dhe veprimtarituristike. Të tilla mund të jenë vizitat turistike të monumenteve historike e kulturore,organizimi i koktejeve, banketeve.Kongreset ideologjike janë mbledhje që bashkojnë njerëz me bindje të njëjta partiake osepërkrahës të të njëjtës vijë ideologjike, qofshin anëtarë apo simpatizantë të partisë oseorganizatës në fjalë. Turizmi i kongreseve përfshin edhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera si: Kuvendi që është një mbledhje që nuk ka periodicitet dhe që reklamohet nga çdo tiporganizimi, mbi një temë me sukses publik. Simpoziumi që është një takim midis ekspertësh të të njëjtës fushë, për të sjellërezultate të përvojës dhe të punës kërkimore për tema të veçanta. Seminari që është mbledhje e personave të interesuar për t’i përmirësuar aftësitë e tyreprofesionale. Mitingu është mbledhje e personave të të njëjtave bindje e interesash të përbashkëta.Pyetje dhe detyra1. Ç’është turizmi i kongreseve?2. Jepni përkufizimin e aktiviteteve që bëjnë pjesë në udhëtimet profesionale.
  • 73. Kapitulli VFaqe 73Faqe 73V.3. Financimi i turizmit të kongreseveZhvillimi i një kongresi me sukses, kërkon një punë parapërgatitore të organizuar mirë. Njëelement mjaft i rëndësishëm i kësaj pune është edhe planifikimi i buxhetit.Për financimin e turizmit të kongreseve, duhet që në momentin e planifikimit të buxhetit, tëbëhet planifikimi i shpenzimeve të kongresit, gjë që merret përsipër nga operatori turistik qëmerr përsipër organizimin e kongresit.Kongresi mund të financohet:Nga buxheti i shtetit në rastin e kongreseve shkencore;Nga organizatat fetare apo partitë politike në rastin e kongreseve ideologjike.Shpenzimet e kongresit ndahen në disa zëra, që mund të jenë: Shpenzime për strehimin e delegatëve. Shpenzimet për ushqimin e tyre. Shpenzime për transportin e tyre. Shpenzime administrative ku futen:- shpenzime për pajisjen e sallës së kongresit,- shpenzime për reklamën dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm,- shpenzime aktivitetet e ndryshme si kokteje, bankete, vizita të ndryshmeturistike etj.Për sa i përket shpenzimeve të strehimit, llogaritja e tyre bazohet në numrin e delegatëve tëkongresit. Ky numër shumëzohet me numrin e ditëve të qëndrimit në hotel dhe me vlerën eçmimit të një nate qëndrimi në hotel.Kështu, p.sh., në qoftë se në kongres marrin pjesë 1000 delegatë, koha e qëndrimit është 3net dhe çmimi për një natë 60$, atëherë do të kishim:1000 × 3 × 60$ = 180000 $ (shpenzime strehimi)Shpenzimet e ushqimit llogariten duke u bazuar në numrin e delegatëve, në numrin evakteve të ngrënies për çdo person( shpenzime për mëngjesin, drekën dhe darkën) dhenumrin e ditëve të qëndrimit. P.sh., në qoftë se kongresi zhvillohet për 4 ditë, ka 1500delegatë, të cilëve iu sigurohen 2 vakte ngrënie (mëngjesi dhe darka) me vlerë të përbashkët3000 lekë, atëherë shpenzimet e ushqimit do të ishin:1500 × 4 × 2 = 12000 vakte ngrënieje12000 × 3000 = 36000000 lekëShpenzimet për transportin llogariten duke u mbështetur në numrin e delegatëve, shumëzuarme vleftën e biletës së transportit për çdo delegat (të mos harrohet që delegatët vijnë ngavende të ndryshme, me largësi të ndryshme dhe si rrjedhim kanë edhe çmime të ndryshmebiletash), shumëzuar për 2 (vajtje – ardhje).
  • 74. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 74Planifikimi i shpenzimeve për reklamën, po ashtu edhe në lidhje me përgatitjen ematerialeve të kongresit përcaktohet duke u bazuar në llojin e kongresit, në numrin edelegatëve, në kohëzgjatjen e tij etj. Shpenzimet për aktivitetet e ndryshme të organizuara, sikokteje, bankete etj, planifikohen duke u bazuar në numrin e tyre gjatë kongresit dhe në bazëtë numrit të delegatëve.Përllogaritja e saktë e shpenzimeve, zë për zë, bën të mundur që financimi i kongresit të jetëi saktë dhe pa humbje.Duke pasur parasysh që financimi i aktiviteteve me përmasa të mëdha, të tilla si kongrese,konferenca, simpoziume etj., paraqet shkallë vështirësie të lartë, duhet që operatori turistiksaktësisht të përllogarisë shpenzimet plus humbjet që mund të ndodhin gjatë zhvillimit tëkongresit.Pyetje1. Si realizohet financimi i turizmit të kongreseve?2. Çfarë shpenzimesh regjistron zhvillimi i një kongresi?3. Si përllogariten këto shpenzime?
  • 75. Kapitulli VFaqe 75Faqe 75V.4. Pajisjet e qendrave të konferencaveKongreset, konferencat, simpoziumet apo kuvendet mund të zhvillohen në seli me hapësiratë përshtatshme, të mjaftueshme dhe të pajisura mirë. Këto aktivitete mund të zhvillohen nëpallate kongresesh, që janë ngritur enkas për zhvillimin e kongreseve, por edhe në vilaprivate me salla të përshtatshme, në hotele (p.sh. në hotel “Sheraton”, hotel “Tirana”), ose nëndërtesa institucionale, si për shembull në TKOB (Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit),salla e Akademisë së Arteve etj.Një pallat kongresesh zakonisht ndërtohet në qendër të qytetit. Ai zë një sipërfaqe tëkonsiderueshme, që ka lidhje të mira urbane, ajrore dhe hekurudhore. Pallati i kongreseveduhet të ketë afër hotele, me qëllim që transporti i delegatëve të mos jetë shumë i largët.Pallati i kongreseve, për t’u quajtur i tillë, duhet të ketë një infrastrukturë të brendshme sipasstandardeve të kërkuara. Mjediset, që domosdoshmërisht duhet të ofrojë një pallatkongresesh, janë: Salla e kongresit. Salla ku zhvillohen seminaret, konferenca shtypi etj. Holle ku mund të zhvillohen panaire dhe ekspozita.Të ardhurat, që realizohen nga dhënia me qira e holleve, shërbejnë për financimin e një pjesetë shpenzimeve të kongresit.Një sallë kongresi, zakonisht, ka një kapacitet nga 1500 deri në 2000 persona. Ajo është epajisur me kolltukë tepër komodë, skrivani për çdo kolltuk, ndriçim dhe ajër tëkondicionuar. Në të funksionojnë edhe sistemi i aparaturave për përkthim të menjëhershëm,i cili vihet në dispozicion të delegatëve apo të delegacioneve të huaja.Gjithashtu salla është e pajisur me projektor, videoregjistrator, që ndihmojnë në prezantimine materialeve të kongresit, televizorë të lidhur në rrjet, si në mjedisin brenda sallës, ashtuedhe në hollet e pallatit për transmetim të brendshëm.Edhe hollet kanë komoditetin e duhur dhe janë të pajisur me kolltukë, nga ku mund tëndiqen punimet e kongresit nëpërmjet TV, apo të kalohen pushimet ndërmjet seancave tëkongresit.Pallati i kongreseve është i pajisur me central telefonik dhe telefona të shpërndarë në tëgjithë hapësirën e pallatit. Në pallatin e kongreseve funksionon edhe zyra e kancelarisë, qëvihet në dispozicion të kongresit, duke iu përgjigjur për daktilografime, fotokopje, lidhje tëmaterialeve të shtypura, shpërndarjen e tyre delegatëve e të ftuarve etj.Pyetje1. Cilat janë kushtet që një ndërtesë të konsiderohet si qendër konferencash?2. Çfarë infrastrukture të brendshme duhet të ofrojë një pallat kongresesh?
  • 76. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 76V.5. Seminaret, panairet dhe ekspozitatUdhëtimet e motivuara nga profesioni, kohët e fundit janë bërë një segment i rëndësishëm iindustrisë së turizmit. Edhe turizmi i kongreseve, si pjesë përbërëse e udhëtimeve tëprofesionit, luan një rol të rëndësishëm. Turizmi i kongreseve përmbledh zhvillimin ekongreseve, seminareve, konferencave, simpoziumeve, panaireve, ekspozitave etj. Panairetdhe ekspozitat marrin rëndësi të veçantë kur zhvillohen njëkohësisht me kongresin, përfaktin se ndihmojnë në reklamimin e produkteve të tij.Seminaretjanë mbledhje, joperiodike, të personave, të cilët bashkohen për të përditësuar vendimet etyre dhe për të përcaktuar nivelin e tyre intelektual. Seminaret mund të jenë:- Seminare prezantimi,- Seminare debati etj.Pjesëmarrja në një seminar, në dallim nga kongresi apo konferenca, është e kufizuar nënumër dhe zakonisht shkon nga 10 deri në 20 persona. Duke u nisur nga ky fakt, një seminarmund të zhvillohet në salla me hapësira normale( p. sh klasat etj.), me ndriçimin epërshtatshëm dhe të pajisura si duhet. Ajo duhet të jetë e pajisur me mjetet e nevojshme përzhvillimin e një seminari, si: projektor, bimer, flipcharter,.. etj.Përgatitja e sallës ku do të zhvillohet seminari ndikon mbi ecurinë pozitivisht ose jo tëseminarit. Më poshtë po paraqesim dy mënyra organizimi të sallës:Mënyra e parëvendi i drejtuesit te seminaritvendet epjesëmarrësvetë seminarit
  • 77. Kapitulli VFaqe 77Faqe 77Mënyra e dytëSiç shohim edhe nga figurat e mësipërme, është mjaft i rëndësishëm kontakti që duhet tëvendosë drejtuesi i seminarit me pjesëmarrësit në të.Mënyra e parë e organizimit është më e frekuentuar në seminaret e prezantimit. Duhetmbajtur parasysh që distanca ndërmjet drejtuesit të seminarit dhe pjesëmarrësve të mos jetëe madhe. Sa më e madhe kjo distancë, aq më i ulët do të jetë përqendrimi ndaj prezantimitdhe më e dobët cilësia e përvetësimit të materialit.Mënyra e dytë e organizimit të selisë, zakonisht, përdoret në seminaret debat. Në këto rastedrejtuesi akomodohet midis pjesëmarrësve, të cilët diskutojnë për tema të caktuara, dukeshkëmbyer eksperienca dhe ngritur nivelin e tyre profesional. Kjo formë organizimi nxitdebatin dhe njëkohësisht largon barrierat artificiale që mund të ngrihen, pasi të gjithëpjesëmarrësit, së bashku me drejtuesin e seminarit ndjehen të barabartë.Panairetjanë organizime të mëdha, me pjesëmarrje shumë të gjerë të firmave prodhuese, të cilatparaqesin dhe shesin produktet dhe shërbimet e tyre. Ndryshe, panairet quhen aktivitetetreguese me karakter tregu.Organizimi i panaireve nga operatorët turistikë kërkon jo vetëm financimet e nevojshme, poredhe hapësira me sipërfaqe mjaft të mëdha. Në varësi të stinës kur zhvillohen panairet, atomund të organizohen në mjedise të hapura ose të mbyllura. Kjo varet edhe nga lloji iprodukteve që reklamohen. Panairet mund të jenë:vendet epjesëmarrësvetë seminaritvendet epjesëmarrësvetë seminarit
  • 78. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 78 Panaire të përgjithshme (ku paraqitet një ofertë e pasur e disa degëve të ekonomisë); Panaire specifike (ku paraqitet një ofertë e pasur e një dege të ekonomisë).Për të arritur atraktivitetin e panairit, organizatorët e tij shpesh organizojnë seminarespecifike dhe krijojnë elemente bashkëbisedimi / sho# si p.sh. emisione në TV apo radio,duke tërhequr një vëmendje më të madhe publike.Edhe në vendin tonë organizohen panaire si ai i fundvitit, i librit etj. Operatorët që marrinpërsipër organizimet e tyre janë: Klik Ekspo Klik, Ekspo Prima, Fiera de Levante etj.Ekspozitatjanë aktivitete që paraqesin produkte ose shërbime. Ato mund të jenë: Ekspozita ekonomike, teknike (p. sh. ekspozimi i materialeve të ndërtimit); Ekspozita artistike (ekspozimi i pikturave).Në dallim nga panairet, ku paraqiten e shiten njëkohësisht produktet, në ekspozitë produktetvetëm paraqiten për ekspozim.Pyetje dhe detyra1. Ç’janë seminaret, panairet dhe ekspozitat?2. Paraqitni skematikisht të dy mënyrat e organizimit të sallës gjatë mbajtjes sëseminareve.3. Cila janë karakteristikat për aktivitete si seminaret, panairet dhe ekspozitat?
  • 79. Kapitulli VFaqe 79Faqe 79V.6. Kërkesat në qendrat e kongreseve dhe panaireveKushtet sipas standardevePjesa më e madhe e kongreseve mbahet në qendra të posaçme të pajisura me hapësira tëmjaftueshme dhe të përshtatshme për manifestime të tilla. Qendrat kongresuale vendosen në:lokalitete të mëdha të përshtatshme për zhvillimin e kongreseve që kanë pranë aeroporte dhelidhje të tjera të mira, në lokalitete ndërmjetëse të rëndësishme për mundësitë që ofrojnë pervizita dhe ekskursione turistike, lokalitete të vogla me interesa turistike dhe pajisje të mirakongresuale. Këto qendra mund të jenë: pallate kongresesh, qendra ekspozimi, qendrabiznesi, hotele të pajisura me salla konferencash, salla të institucioneve publike, salla tëinstitucioneve private ( shoqata, parti). Ndër to më të rëndësishme janë pallatet e kongresevedhe qendrat kongresuale pranë hoteleve. Një pallat kongresesh duhet të vendoset në njëqytet që ofron lidhje të mira ajrore, rrugore dhe hekurudhore.Pozicioni i vendosjes së një pallati kongresesh duhet të jetë i tillë që ai të lidhet sa më lehtëme hotelet kryesore të qytetit. Karakteristika më kryesore është përshtatja e tyre për lloje tëndryshme kongresesh dhe takimesh. Një pallat kongresesh, përveç sallës qendrore, duhet tëketë lokale të tjera për mbledhjet e komisioneve, për shtypin, për ekspozime, bare, bufe etj.Auditoriumi duhet të jetë i gjerë ( 1200 – 1500 vende) për të pasur mundësi për zhvillimin ekongreseve ndërkombëtare dhe të jetë i pajisur me të gjitha pajisjet si: poltronë komodë,impiante të kondicionimit të ajrit, shikim të mirë, akustikë speciale, centralin dhe aparatetelefonike, zyra për sekretarinë, salla për komitetet e ndryshme, salla e shtypit me telefon,sistem shenjash i brendshëm i qartë dhe shërbim garderobe.Për një pallat kongresesh shumë të rëndësishme janë dhe pajisjet teknike si aparaturat, përpërkthimin simultan ( fikse ose e lëvizshme, me kabina të pajisura me kufje dhe transistor)aparatura për amplifikimin e zërit (mikrofonë dhe podiume, në tavolina dhe në kabina)aparatura profesionale për regjistrim, projektorë me film, projektorë me diapozitiva,teleprojektorë, video, TV etj.Qendrat kongresuale pranë hoteleve janë shumë të rëndësishme për një ndërmarrje hoteliere.Kjo për faktin se krijohet mundësia për të zënë vende sistemuese dhe në sezonin e ulët si dhepër të përmirësuar imazhin e hotelit. Drejtuesit e hoteleve në këto raste ofrojnë jo vetëmhapësira të përshtatshme për manifestime të ndryshme, por ato gjithashtu kanë mundësi tëshesin më shumë vende edhe në restorante.Për të zhvilluar këtë veprimtari ata ngarkojnë personat që merren me marketingunkongresual për të ofruar produktin e tyre pranë organizuesve të kongreseve dhe agjencinëturistike.Një qendër kongresesh instaluar pranë një strukture hoteliere plotëson nevojat e kongresevemë të vogla dhe të mesme dhe paraqet të njëjtat probleme për sa i përket pajisjeve që inevojiten një pallati kongresesh. Diferenca e vetme qëndron në faktin që sallat e një hoteli
  • 80. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 80duhet të jenë shumëfunksionale, për shkak të kapacitetit të kufizuar që ato kanë, d. m. th. tëpërdoren edhe për ekspozita, kokteje, bankete e panaire. Gjatë zhvillimit të një kongresi nëkëto qendra, restoranti duhet të parashikojë shërbime tipike dhe për çdo shërbim të hartojëmenynë përkatëse. Shërbimet që jepen nga restoranti në këto raste janë: Kokteje dhe darka e pritjes (në mbërritje të pjesëmarrësve); Dreka pune (ushqime të lehta që ndërpresin seancat e punës për një periudhë tëcaktuar); Kafe në pushime të shkurtra në mëngjes ose pasdite, shoqëruar me pije të ndryshme Bankete ose darka të përbashkëta për kongresmenët dhe bashkëpunëtorët e tyre memeny tipike rajonale dhe klasike; Darka e përcjelljes e shoqëruar me muzikë dhe meny më të pasur.FjalorthAuditoriumi - salla ku zhvillohet kongresiPoltronë - kolltuk të rehatshëmPyetje1 Cili është vendi më i përshtatshëm për ngritjen e një pallati kongresesh?2. Cilat janë mjetet e nevojshme për pajisjen e një salle kongresi?3. Çfarë shërbimesh ofrojnë qendrat kongresuale të ngritura pranë hoteleve?
  • 81. Kapitulli VFaqe 81Faqe 81V.7. Marketingu i qendrave të kongreseve dhe seminareveMarketingu i qendrave të kongreseve dhe seminareve bën pjesë në reklamën e sektoritturistik dhe me të merren operatorët turistik privat. Qëllimi i marketingut konsiston në: Përcaktimin e llojit të kongresit (kongres shkencor apo ideologjik), të tregut kongresor(cilët do të jenë klientët e kongresit), të produktit që kongresi do të prodhojë dhetregtojë, si dhe përcaktimin e çmimit të këtij produkti. Organizimin e reklamës për produktin e prodhuar, krijimin e marrëdhënieve me entetpublike e private për të bërë publikimin e kongresit nëpërmjet mediave të ndryshme. Shitjen e produktit dhe realizimin e të ardhurave nga shitja e tij.Një nga detyrat kryesore të marketingut është që të përcaktojë llojin e produktit që do tëshitet në periudhën e ulët turistike, duke u bazuar në kërkesat e turistëve të kongresit. Aigjithashtu duhet të përcaktojë, se cilët do të jenë operatorët turistikë që do të merren meorganizimin e shërbimeve në kongres.Konkretisht marketingu përcakton cilat do të jenë ndërmarrjet hoteliere dhe të transportit, qërespektivisht do të merren me shërbimin e strehimit, ushqimit dhe transportit të delegatëve tëkongresit. Është marketingu që, pasi ka përzgjedhur këto ndërmarrje, i fikson dhe çmimet eshërbimeve që ofrojnë ato.Për herë të parë ekzistenca dhe funksionimi i operatorëve turistikë u vu re në Shtetet eBashkuara të Amerikës. Atje operatorët turistikë njiheshin me emrin Byro të Kongresit. Kjoe fundit ishte një organizatore e mirëfilltë e aktiviteteve të tilla si kongrese, konferenca,simpoziume, seminare, panaire dhe ekspozita. Tradita e byrove erdhi dhe në Europë, por menjë emërtim të ri: operator turistik.Operatori turistik konsiderohet si organizator profesionist. Puna e tij konsiston në këtodrejtime: Takim me kërkuesin: kërkuesi është organizata shkencore ose partia ose organizatafetare, e cila kërkon organizimin e kongresit. Operatori turistik i duhet të përcaktojëllojin e kongresit; vitin, datën dhe muajin kur do të zhvillohet; kohëzgjatjen e tij; cilatdo të jenë veprimtaritë (aktivitete kulturore, kokteje, bankete mbylljeje etj.) që do tërealizohen gjatë zhvillimit të kongresit; si dhe cilat do të jenë mjetet për reklamimin ekongresit. Takim me buxhetin: operatori turistik kërkon të njihet me buxhetin, që vë nëdispozicion organizata. Operatori turistik përpara se të ndërmarrë organizimin eaktivitetit, kërkon të dijë shumën e buxhetit që do të mbulojë shpenzimet e kongresit(transport, strehim, ushqim) dhe cila pjesë e kongresit zë vëllimin më të madh tëshpenzimeve etj.Pas këtyre takimeve, nëse janë pozitive, fillon puna për organizimin e kongresit. Jorrallëherë, kongresi shoqërohet me hapje panairesh, që paraqesin produktet e kongresit.
  • 82. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 82Kongres - panairi është mjaft i vështirë nga ana organizative. Marketingu i një aktiviteti tëtillë është mjaft i gjerë, pasi zhvillohen dy aktivitete njëkohësisht. Konkretisht për zhvillimine një panairi, operatori turistik, duhet: Të përcaktojë numrin e firmave pjesëmarrëse në panair dhe llojin e produkteve që doparaqiten nga këto firma, Të përcaktojë sallat ose hollet që do të vihen në dispozicion të panairit, Të përcaktojë sipërfaqen që do zërë çdo firmë, format e sistemimit të produkteve tëtyre, vendi që do i jepet çdo firme dhe hyrjen e produkteve, Të përcaktojë rrugëkalimet për vizitorët e panairit, Në bazë të sipërfaqes që do zërë çdo firmë, të përcaktohet qiraja për të, Të përcaktojë datën e sjelljes dhe të largimit të materialeve për çdo firmë, Të përcaktojë kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësojë çdo firmë pjesëmarrëse, Të përcaktojë cila nga firmat mund të tërhiqet nga panairi.Pyetje dhe detyra1. Si dhe nga kush realizohet marketingu i qendrave të kongreseve dhe seminareve?2. Cilat janë detyrat operatorit turistik gjatë zhvillimit të panaireve?
  • 83. Kapitulli VFaqe 83Faqe 83V.8. Partnerët e marketingut gjatë sigurimit të klientëvetë kongreseve dhe panaireveOperatori Turistik profesionist pasi merr përsipër organizimin e kongresit ose të aktivitetit,harton preventivin e kongresit. Ky dokument nuk është gjë tjetër veçse një listë kupasqyrohen të gjitha shpenzimet që do të bëhen në kongres. Në rastin e organizimit të njëkongresi, hartimi i preventivit nga ana e operatorit turistik, është më i vështirë sesa hartimi injë preventivi për një seminar. Shpenzimet pasqyrohen në zëra të veçantë dhe për secilinprej tyre bëhen llogaritje të sakta.Hartimi i preventivit varet nga partnerët e marketingut me të cilët lidhet operatori turistik.Këta partnerë marketingu janë: Ndërmarrja hoteliere me të cilën operatori turistik lidh kontratë për strehimin edelegatëve gjatë zhvillimit të kongresit, seminarit apo panairit. në kontratë përcaktohenqartë: çmimi i fjetjes për një natë, numri i delegatëve që do të akomodohen në hotel dhenetët e fjetjes për çdo delegat. Operatori turistik, pasi studion tregun, përzgjedh hotelinmë të përshtatshëm si për nga çmimi i fjetjes ashtu dhe për nga largësia nga Pallati iKongreseve. Në bazë të kësaj pune përgatitore, operatori turistik llogarit saktë shpenzimete strehimit, duke i pasqyruar ato në preventiv. Është po ndërmarrja hoteliere, që zakonisht merr përsipër edhe sigurimin e ushqimit tëpjesëmarrësve të aktivitetit. Por ka edhe raste që mund të realizohet në restorante tëmirëfillta. Për çdo rast shpenzimet e ushqimit përllogariten si zë më vete në preventiv. Ndërmarrja e transportit e cila pas një përzgjedhjeje midis ndërmarrjeve të tjera sigurontransportin e delegatëve nga vendet e tyre të banimit në vendin e organizimit të kongresit.Operatori turistik, si dhe në rastin e parë, me anë të një kontrate të lidhur me ndërmarrjene transportit, përcakton çmimin e transportit (vajtje-ardhje) për çdo delegat, duke nxjerrëshpenzimet totale të kongresit për transport. Operatori turistik tregohet i vëmendshëm qëkëto shpenzime të mos rriten në rastet kur hoteli është larg Pallatit të Kongreseve apoSelisë ku do të zhvillohet aktiviteti. Edhe këto shpenzime pasqyrohen në preventivin ehartuar. Entet publike dhe private me të cilat operatori turistik kontakton për reklamimin eaktivitetit që do të zhvillohet. Këtu përfshihen mediat e ndryshme të shkruara dhe vizivetë cilat sipas kontratës së lidhur pasqyrojnë drejtpërdrejtë ose në mënyrë të pjesshmezhvillimin e aktivitetit. Agjenci reklamash dhe studio grafike të cilat marrin përsipër krijimin e posterave,fletëpalosjeve, kartëvizitave dhe ftesave të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit. Zyrat bankare me të cilat operatori turistik bashkëpunon për veprime bankare(transanksione bankare, derdhje e tërheqje pagesash, ekzekutime çeqesh etj) të nevojshmegjatë zhvillimit të kongresit.
  • 84. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 84 Operatorë kompjuterikë të cilët kundrejt një pagese të caktuar janë partnerë tëoperatorëve turistikë, duke marrë përsipër të gjithë sistemin kompjuterik dhe elektronikqë mundëson zhvillimin e kongresit.Të gjithë partnerët e marketingut, të cilët do t’ua shesin të mirat dhe shërbimet e tyreaktivitetit që do të zhvillohet, paraprakisht kontaktojnë me operatorin turistik, si organizatori aktivitetit. Me ta lidhet një kontratë bashkëpunimi, dhe në të parashtrohet pike për pikë llojii produktit që ato ofrojnë, çmimi, mënyra e pagesës, koha dhe vendi kur do të realizohetshitja etj. Kontrata nënshkruhet nga të dy palët. Në raste mosrespektimi të kontratës,vendosen sanksione dëmshpërblyese për dëmin që i ka shkaktuar palës së dëmtuar. Ky dëmmund të jetë në kohë vonesë, pagese dhe cilësisë së produktit.Pyetje1. Cilët janë partnerët e marketingut që ndihmojnë në organizimin e kongreseve,konferencave etj.2. Si vendoset lidhja midis tyre dhe operatorit turistik, si organizator i aktivitetit?
  • 85. Kapitulli VFaqe 85Faqe 85V.9. Përcaktimi i konceptit të turizmit sipas prirjeveMotivimi i ndryshimit të vendndodhjes së udhëtarëve nuk lidhet gjithmonë me kohën e lirëpor me prirjet e individëve, me sferën prodhuese. Kriteret e vlerësimit, qëllimi i organizimittë udhëtimit, koha dhe vendi i organizimit të tij janë të ndryshme nga turizmi i kohës së lirë.Shpenzimet që bëhen në turizmin sipas prirjeve zakonisht përballohen nga ndërmarrjet osesipërmarrësit.Zërat përbërës të shpenzimeve janë: Shpenzime të transportit: ky zë përbëhet nga shpenzime me mjetet të transportitautomobilistik, ajror, me tren të klasit të parë dhe të dytë, si dhe shpenzime me mjeteprivate. Shpenzimet e transportit zakonisht janë shumë më të larta se shpenzimet etransportit të kohës së lirë. Shpenzimet e strehimit:, ku futen të gjitha shpenzimet që bëhen për strehimin eturistëve sipas prirjeve. Shpenzimet e ushqimit, të cilat zakonisht janë shumë më të larta se shpenzimet eturizmit të kohës së lirë.Qëllimi i organizimit të turizmit sipas prirjeve konsiston në:Lidhjen e marrëdhënieve e marrëveshjeve mes grupeve të cilat mund të jenë të fushësekonomike, sociale,e shkencore.Në lidhjen e kontratave të ndryshme, në instalimin e impianteve të dërguara më parë,vizitat e ndryshme që mund të bëhen nga grupet qeveritare, diplomatët, sipërmarrësit ebiznesit etj.Koha dhe vendi i qëndrimit të turistit sipas prirjeve janë të ndryshme nga qëndrimi i turistittë kohës së lirë për këto arsye: Nuk ka një sezonalitet të caktuar. Ai organizohet kur është e nevojshme ngandërmarrja ose sipërmarrësi. Vendi ku zakonisht zhvillohet ky lloj turizmi është një qendër ekonomike ose njëqendër e madhe industriale etj. Koha e zgjatjes së udhëtimit është 3 – 5 ditë. Mosha mesatare e turistëve zakonisht është 40 vjeç dhe preferohen shtresa të lartasociale. Pjesa më e madhe e turistëve preferojnë si mjet transporti avionët e linjës.Pyetje dhe detyra1. Cilat janë zërat përbërës të shpenzimeve në turizmin sipas prirjeve.2. Nga qëllime udhëhiqen njerëzit për të ndërmarrë udhëtime sipas prirjeve?3. Jepni mendimin tuaj: Keni qenë dhe ju pjesëtarë të ndonjë udhëtimi sipas prirjeve?Nëse po nga ç´motive jeni udhëhequr.
  • 86. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 86V.10. Grupet e ofertave turistike, sipas prirjeveOferta turistike përfaqëson sasinë e të mirave dhe shërbimeve turistike që hidhen në treg menjë çmim të caktuar dhe kanë për qëllim plotësimin e nevojave që ka klientela turistike.Oferta turistike shihet e ndarë në dy grupe. Oferta parësore. Oferta dytësore.Oferta parësore nënkupton grupin e të mirave natyrore e kulturore që ekzistojnë në një rajonndërsa oferta dytësore përfshin të gjitha ndërtimet e bëra në funksion të turizmit. Elementetkryesore të ofertës turistike janë elementet atraktiv, pritës komunikues.Meqenëse oferta dhe kërkesa turistike përbëjnë dy anë të tregut turistik rregullat veprojnë nëdrejtim të vendosjes së ekuilibrit në këtë treg, por që të ekzistojë ky ekuilibër është erëndësishme që të njihen këto faktorë të ofertës turistike.I. Faktorët pritës objektivë të ofertës turistike Popullsia rezidente dhe format e punësimit. Sasia dhe cilësia e objekteve turistike. Infrastruktura e rajonit turistik. Kapaciteti pritës dhe niveli i shërbimit lidhur me nivelin e çmimit. Organizimin e strukturave turistike si dhe realizimi i reklamave në turizëm.II. Faktorët subjektivë pritës të ofertës Trashëgimia kulturore. E kaluara turistike. Pasuria etnike.III. Faktorët psikologjikë pritës të ofertës Ndërgjegjësimi i popullsisë rezidente për nevojën e zhvillimit të turizmit. Kultura turistike.Kërkesa turistike ka si cilësi të sajën elasticitetin, ndërsa oferta turistike paraqet ngurtësi, ecila vjen nga shumë faktorë, siç mund të jenë: Të mirat dhe shërbimet janë statike në hapësirë Kapitali që investohet është statik Instalimet e kryera krijojnë një shtesë kapitali të cilat kanë kohë për t’u amortizuar Strukturat hoteliere pritëse së bashku me mjediset e tyre janë fikse nuk shkojnë nga njëvend në tjetrin.Kapitali që investohet në ofertën turistike është i palëvizshëm, por ai gjendet dhe parakufizimesh kohore për sa i përket aftësisë së tij për të siguruar të ardhura.
  • 87. Kapitulli VFaqe 87Faqe 87Oferta turistike është e kufizuar në kohë. Ky kufizim bën që oferta të realizohet vetëm nëkohën ë sezonit turistik. Pra, kërkohet që të investohen kapitale të mëdha vetëm për njëperiudhë të vogël të vitit. Ky kusht negativ lidhet vetëm me atë tip kërkese turistike qëpërfaqëson pushimet.Ndryshe paraqitet kërkesa turistike e cila përfaqëson turizmin e biznesit, pasi kjo kërkesëshfaqet gjatë gjithë vitit dhe krijon mundësi që të shfrytëzohen sa më mirë kapacitetturistike.Pyetje dhe detyra1. Si përkufizohet oferta turistike dhe në sa grupe ndahet ajo?2. Renditni faktorët e ofertës turistike që çojnë në ekuilibrin e tregut turistik.3. Përse thuhet që oferta turistike është e ngurtë? Jepni disa nga karakteristikat engurtësisë së saj.
  • 88. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 88V.11. Turizmi kulturor. Marketingu i turizmit kulturorTurizmi kulturor ka si qëllim final organizimin e pushimeve për arsye kulturore, i cilipërfaqëson një turizëm të tipit udhëtues që përshkon shumë vende të panjohura më parë dhenë interes të veçantë të qyteteve antike, ekspozita, manifestime, shfaqje artistike etj.Kultura në këtë rast shihet në kuptimin e ngushtë pra, vizita në monumente ose vepra arti tënjë qyteti, por në një kuptim më të gjerë d. m. th. lidhet me manifestimet e një populli që ngafolklori, sporti, gastronomia, kostumet etj.Agjenci të ndryshme udhëtimi propozojnë forma të ndryshme të këtij turizmi, të cilat në pakkohë dhe me shpenzime që, përmbahen formës “përfshihen gjithçka”, dërgojnë grupet eturistëve të vizitojnë shumë vende e zona me interes të veçantë. Pra, turisti mëson dhepasuron me njohje të reja trashëgiminë kulturore të tij.Vizitat dhe kontaktet me popujt dhe qytetërimet e tjera e pasurojnë trashëgiminë kulturore tëturistit, duke e ndihmuar ndërkohë edhe në përhapjen e kulturës së kombit nga rrjedh turistiapo të vendit ku jeton ai.Në këtë kontekst Shqipëria njihet si destinacioni fundit i pazbuluar në Europë, si një vend kuende mund të zbulohen sekrete të çmuara të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë qendrathistorike dhe kulturore, ku një rëndësi të veçantë i duhet dhënë: Mirëmbajtjes së qendrave arkeologjike në Apoloni, Butrint etj. Gërmimeve të mëtejshme në ngritjen e qendrave të reja historike. Zhvillimit të veprimtarive të ndryshme në pikat historike etj.Nëse i referohemi organizimit të një veprimtarie artistike në kuadër të turizmit kulturor,duhet thënë se detyrën kryesore për organizimin e saj e ka punonjësi i marketingut i ciliduhet të hartojë programin përfundimtar të veprimtarisë.Kështu, p.sh. kur organizohet festivali i këngës për të rinj punonjësi i marketingut duhet tëkomunikojë me institucionin që ka kërkuar zhvillimin e këtij festivali në lidhje me buxhetine nevojshëm për mbarëvajtjen e tij, po ashtu edhe për transportuesin e tij. Në programinpërfundimtar të këtij evenimenti do të përfshihen:- Viti i zhvillimit të veprimtarisë; data e fillimit dhe e mbarimit të saj pra, kohëzgjatja.- Vendi i zhvillimit si dhe numri i këngëtarëve pjesëmarrës në të.- Grupet pjesëmarrëse.- Numri i këngëve gjithsej si dhe ndarja e tyre për çdo shfaqje.- Minutazhi i secilit klip prezantues, si dhe i këngës.- Tematika e këngëve.- Renditja e këngëve në konkurrim.- Procedurat për përzgjedhjen e këngëve fituese si dhe ceremoni për ndarjen e çmimeve.
  • 89. Kapitulli VFaqe 89Faqe 89Pyetje dhe detyra1. Cili është qëllimi i organizimit të turizmit kulturor?2. Çfarë roli luajnë agjencitë turistike në turizmin kulturor?3. Si mendoni: a ka Shqipëria potenciale të mjaftueshme për zhvillimin e këtij llojturizmi? Nëse po jepni shembuj konkretë.4. Cili është roli i punonjësit të marketingut në organizimin e veprimtarive që lidhen meturizmin kulturor?
  • 90. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 90V.12. Turizmi sportiv. Modeli i tregut të turizmit dhe aktivitetetTurizmi sportiv përfaqëson një nga format më të vjetra që kanë ekzistuar që në kohërat eGreqisë së lashtë ku turistë të ndryshëm nga e gjithë bota vinin për të parë lojërat olimpike.Këto veprimtari zhvillohen edhe sot ku përfshihen masa të mëdha tifozësh që vijnë nga çdoanë për të ndjekur ndeshjet e forta të të gjitha niveleve dhe në të gjithë llojet e sportitveçanërisht në rastet e ndeshjeve ndërkombëtare.Në këtë tip turizmi spikat organizimi i veprimtarive, ku zhvillohen të gjitha llojet e sporteveqë praktikohen dhe ku vijnë një numër i madh spektatorësh.Në këto aktivitete përfshihen manifestimet sportive dhe spartakiadat e zhvilluara në nivelkombëtar e ndërkombëtar. Lojërat olimpike si ato që u organizuan në Greqi "Athinë 2004" Kampionatet europiane dhe botërore të futbollit ku përmendim kampionatin botëror tëfutbollit “Gjermani 2006” dhe kampione botërore u shpall skuadra e Italisë. Ngjitjet dhe zbritjet alpinistike në majat më të larta të maleve. Rol kryesor në këtoveprimtari ka udhërrëfyesi alpin që ka për detyrë të shoqërojë individët ose grupet eturistëve në ngjitjet ose shëtitjet në mal. Sporte të tilla zhvillohen dhe në vendin tonësi: ngjitjet në malin e Korabit, malin e Tomorit etj. Gjatë stinës së dimrit zhvillohendhe lojëra të ndryshme në dëborë dhe kampionate të skive siç janë p.sh. lojëratolimpike dimërore të cilat zhvillohen një herë në katër vjet. Vlen të përmenden këtulojërat olimpike “Torino 2006” që u zhvilluan në Torino të Italisë dhe mori pjesë dheskiatori shqiptar Erion Kola i cili garoi në sllallomin gjigant dhe atë supergjigant. Garat e notit që zhvillohen në mjedise të hapura e të mbyllura siç janë pishinat kupjesëmarrës të shumtë ushtrojnë gara të ndryshme të sporteve të ujit,hedhje ngatrampolina etj.Në turizmin sportiv nuk lihen pa përmendur kampionatet e qitjes të organizuara nga kategoridhe grupe të ndryshme shoqërore,ato të shahut,te hedhjeve me parashuta sportive,garat mebiçikleta malore,ecjet me kalë ose kampionatet e hipizmit.Kampionatet e lojërave me dorë si: volejbolli, basketbolli, handbolli, tenisi etj.Në turizmin sportiv detyrë parësore ka punonjësi i marketingut, i cili ka për detyrë të hartojënjë plan për organizimin e veprimtarisë,veprimtari e cila duhet të jetë e planifikuar KomitetiOlimpik Ndërkombëtar me seli qendrore në Gjenevë të Zvicrës.Në këtë plan jepen në mënyrë të detajuar e gjithë struktura e zhvillimit të veprimtarisë.Përcaktohet lloji i veprimtarisë që do të zhvillohet. Viti, muaji dhe data e zhvillimit. Vendi ku do të zhvillohet. Llojet e sporteve,numri i skuadrave pjesëmarrëse,numri i sportistëve.
  • 91. Kapitulli VFaqe 91Faqe 91 Uniformat për çdo skuadër,dietat për çdo sportist në veçanti duke pasur parasysh llojine sportit që ushtron. Akomodimi në mjediset e stërvitjes dhe të pushimit. Ceremonitë për ndarjet e medaljeve të fituesve. Në këto veprimtari rëndësi i kushtohet edhe stafit drejtues ku përfshihen trajneri,mjeku si dhe përfaqësues të federatave sipas sporteve përkatëse.LEXIM SHTESËOlimpiada apo lojërat olimpike është një manifestim i garave të ndryshme sportive qëzhvillohen një herë në katër vjet. Për zhvillimin e tyre zgjidhen që më parë vendetorganizatore. Simboli olimpik modern me pesë rrathë mengjyra të ndryshme përfaqëson pesë kontinentet kujetojnë njerëzit në mbarë rruzullin tokësor.Ndërthurja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë sëlojërave olimpike, në të cilat atletët nga e gjithë botamblidhen së bashku në vendin organizues dhedemonstrojnë përgatitjen e tyre sportive, duke garuar në disiplinat e ndryshme.Flaka olimpike e Olimpiadës së Torinos 2006 erdhi nga tempulli iEstias, që ndodhet në qytetin e Olimpias në Greqi. Flaka u mor nëaltarin e këtij tempulli dhe me pishtarin olimpik kaloi nëpër shtetetpjesëmarrëse të olimpiadës, deri sa mbërriti në stadiumin olimpik tëTorinos, në Itali, organizator i Lojërave olimpike të atij viti.Pishtari olimpik është prej çeliku dhe ka formën e një skije. Ai është igjatë 77 cm, i gjerë 10.5 cm dhe peshon 1.9 kg. Zakonisht pishtarin epërcjellin dorë më dorë atletë të ndryshëm, figura të spikatura tëlojërave olimpike, kampionë, veteranë sporti etj.Pyetje dhe detyra1. Çfarë përfaqëson turizmi sportiv dhe kur datojnë fillimet e tij?2. Renditni disa lloje veprimtarish që përfshihen në turizmin sportive.3. Jepni mendimin tuaj: A ka mjedise të posaçme sporteve në qytetin tuaj për zhvillimine turizmit sportive?4. Jepni informacione për lojërat olimpike në vite.
  • 92. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 92V.13. Tendencat kryesore në rritje të turizmit sportivNë kohët e sotme dëshira për të pasur një trup sa më në formë dhe për të arritur një freski tëpërhershme e shtyjnë njeriun të ndërmarrë pushime me karakter sportiv. Turizmi sportivpërbën një traditë në historinë e turizmit, i cili mund të ndërmerret në mënyrë individualeose dhe në grup personash.Udhëtimet që bëjnë pjesë në këtë formë turizmi përmbledhin veprimtari që sjellin individëtpërkohësisht nga vendbanimet e tyre, ose si spektatorë të aktiviteteve sportive. Diferenca emadhe me sportet e zakonshme qëndron në faktin që në turizmin sportiv baza materiale dheteknika e zhvillimit është më e madhe.Në këtë kuadër në kohët e sotme ushtrohen disa lloje sportesh ku vlejnë të përmenden:regby, polo, kanoe, sërf në dallgë, me tërheqje; deltaplan, rally, hockey, golf, shëtitje mebalonë etj.Regby – futboll amerikan, lojë që luhet nëpërmjet njëtopi oval në fusha të hapura, të cilat kanë me përmasa mëtë vogla nga një fushe e zakonshme futbolli.Polo – futboll me kuaj. Lojtarë të hipur në kuaj dhe tëndarë në skuadra, me anë të një steke e gjuajnë topin nganjëra anë e fushës në tjetrën..Kanoe – gara individuale dhe në grupe që zhvillohenpërgjatë rrjedhës së lumenjve.
  • 93. Kapitulli VFaqe 93Faqe 93Sërf në dallgë – realizohet me disa tip varkash të voglanë dete me dallgë të larta, një formë tjetër është dhe sërfime tërheqje, ku varka tërhiqet nga një balonë në ajër.Deltaplan – sport i cili realizohet me anë të fluturimit melloje të posaçme aeroplanësh, tip primitiv.Rally – Nënkupton garat me makina tip fuoristrada nëpërrrugë me terren të vështirë.Hockey – lojë që realizohet në pista akulli ku topigoditet me anë të një steke të posaçme në këtë sport.Golf – është një lojë e njëjtë me hokein, por mjedisi nëkëtë rast është fusha e gjelbër me disa vrima të vogla, nëtë cilat duhet të hyjë topi.
  • 94. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 94Shëtitje me balonë – realizohet me anë të balonave që ungjajnë mjaft parashutave.Pyetje1. Cilat janë tendencat e reja të turizmit sportiv?2. A zhvillohen në qytetin tuaj sporte të tilla, nëse po jepni përshtypjet tuaja.
  • 95. KAPITULLI VIObjektiva Përshkrimi i veçorive të turizmit të qetë dhe inteligjent. Cilat janë llojet e qendrave të kohës së lirë. Përshkrimi i veprimtarive që zhvillohen në parqet sportive.Turizmi i qetë dhe ai inteligjent janë dy forma të turizmit tëlidhura ngushte me njëra-tjetrën. Ashtu si format e tjera tëturizmit, të cilat mbështeten dhe realizohen në kohën e lirëedhe turizmi i qetë dhe ai inteligjent përmbledhin aktivitetetqë realizohen në kohën e lirë.E marrin emërtimin “turizëm i qetë dhe inteligjent”, pasiaktivitetet e zhvilluara kërkojnë një shkallë inteligjencerealizimi, qetësuese dhe çlodhjeje.
  • 96. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 96VI.1. Turizmi i qetë, turizmi inteligjentTurizmi i qetë dhe ai inteligjent janë dy forma të turizmit të lidhura ngushte me njëra-tjetrën.Ashtu si format e tjera të turizmit, të cilat mbështeten dhe realizohen në kohën e lirë edheturizmi i qetë dhe ai inteligjent përmbledhin aktivitetet që realizohen në kohën e lirë.Aktivitetet e kohës së lirë mund të klasifikohen si: Aktivitete të mirëfillta të kohës së lirë (vajtje në kinema, teatër, bibliotekë, vrapime nënatyrë, ushtrime të sporteve të ndryshme të ndryshme në komplekse sportive, vizita nëmuze, galeri arti, udhëtimet e shkurtra në brendësi të lokalitetit ku jeton etj.); Aktivitete të kohës së lirë në kuadrin e turizmit (pushimet e gjata verore e dimërore,udhëtimet e gjata kulturore e sportive, turizmi kurativ, ai i kongreseve etj.).Turizmi i qetë dhe ai inteligjent përmbledh grupin e parë të aktiviteteve të kohës së lirë. Tëdyja format e mësipërme të turizmit janë mjaft të frekuentuara dhe shënojnë një numër tëlartë të kientelës turistike. Kjo për një fakt të thjeshtë: aktivitetet e kohës së lirë janë më tëkërkuarat, pasi i mundësojnë individit largimin e përkohshëm nga stresi i përditshëm që embërthen gjatë orarit të punës, nga lodhja dhe rutina e përditshme.Aktivitetet realizohen në një hark të shkurtër kohor, me pak ose aspak shpenzime, kështu qëato mund të realizohen nga një masë e gjerë njerëzish, pavarësisht nga mosha apo gjinia,duke garantuar tek ata rikuperimin e energjive mendore e fizike të humbura apo të venitura,pa u shkëputur me intervale të gjata nga aktivitetet e tyre impenjuese, apo ndonjëherë edhepenguese. Këto forma të aktivizimit marrin emërtimin “turizëm i qetë dhe inteligjent”, pasiaktivitetet e zhvilluara kërkojnë një shkallë inteligjence realizimi, qetësuese dhe çlodhjeje.Administrimi i drejtë i kohës është një aftësi e brendshme e njeriut, e cila tregon formimin etij intelektual. Çdo punë që çon në harxhim të energjive mendore e fizike, kërkon sikundërpeshë realizimin e aktiviteteve çlodhëse, relaksuese e rigjeneruese.Klientela që ndeshet me këto forma turizmi, është e larmishme dhe u takon grupmoshave tëndryshme, të të dyja gjinive. Gjithashtu duhet theksuar se nuk ka një ndarje fikse të kohës sërealizimit të turizmit inteligjent dhe turizmit të qetë, por ndërkohë dihet se fluksi më i lartëtenton drejt fundjavës, pasi atëherë individi e ka të mundur të ushtrojë aktivitete të mirëfilltatë kohës së lirë, pa qenë i penguar nga orari i punës apo rutina e përditshme.FjalorthRetrospektivë – merret me shqyrtimin ose me paraqitjen e dukurive a të ngjarjeve të sëkaluarës, që i kthehet të kaluarës, prapavështrues.Pyetje dhe detyra1. A janë të lidhur ngushtë turizmi i qetë dhe ai inteligjent? Nëse po, shpjegojeni lidhjen.2. Cila është klientela që e frekuenton këtë tip turizmi? E shihni veten tuaj pjesëtar të saj.3. Çfarë efekti ka ushtrimi i këtij lloj turizmi në shëndetin e njeriut?
  • 97. Kapitulli VIFaqe 97Faqe 97VI.2. Qendrat e kohës së lirë dhe parqetKoncepti ˝park për kohën e lirë˝ dhe ˝qendër e kohës së lirë˝ nuk duhet përcaktuar njëlloj.Për të parën flitet për parqe, në të cilat mund të kalohet koha e lirë, në të dytën bëhet fjalëpër ˝ qendër të kohës së lirë˝, ku janë grumbulluar një numër i madh mjedisesh të kohës sëlirë. Këtu shfrytëzimi luan një rol për pajisjen dhe organizimin, kuptohet sipas rastit nëseështë menduar koha e lirë e ditës, e fundjavës apo pushimet.Puna e qendrave për kalimin e kohës së lirë shtrihet në fushën e kohës së lirë të të gjithëqytetarëve, por më shumë theksi vihet në punën kushtuar të rinjve dhe fëmijëve. Këtoqendra kujdesen për mbarëvajtjen dhe financimin e qendrave shoqërore dhe qendravepasshkollore.Një shërbim i programuar mirë dhe me kujdes për kalimin e kohës së lirë përbën një nevojëtë kohës.Qendrat shoqërore funksionojnë për të rinjtë e moshave 13-16 vjec të cilët kalojnë kohën elirë pa përdorur alkool dhe drogë. Qëllimi i tyre është të inkurajojnë pozitivisht procesin erritjes së të rinjve,ti përgatitë ata të jenë më të pavarur si në punë dhe në marrëdhënietshoqërore. Gjithashtu qendra synon që të kualifikojë të rinjtë që të jenë në gjendje tëpërballojnë jetën e tyre. Puna e bërë në këto qendra konsiston në fuqizimin e aftësisë për tëkomunikuar si dhe në mbështetjen apo përkrahjen e mbajtjes së përgjegjësisë dhe pavarësisësë individit. Kjo është një përpjekje për t’u ardhur në ndihmë nevojave të këtyre të rinjve përnjë punë shoqërore, ndihmuese dhe shpërblyese.Qendrat pas shkollore ofrojnë shërbime të larmishme për fëmijët e moshave 6-9 vjec të cilëtpas përfundimit të mësimit të përditshëm në shkollat e tyre kanë interesa të ndryshme përkalimin e kohës së lirë.Këndvështrimi i këtyre qendrave për kalimin e kohës së lirë është që çdo individ të ketëmundësi të kënaqet, dhe njëkohësisht të përfitojë nga mjedisi i cili ofron ngrohtësi, siguridhe respekt. Rëndësi i kushtohet zhvillimit të aftësive shoqërore, kjo nëpërmjet lojës e punësqë inkurajojnë respektin për veten, të tjerët dhe mjedisin që e rrethon.Në këto qendra vihen në funksion mënyra demokratike që fuqizojnë mjeshtëritë e fëmijëvenë mënyrë që ata të kenë pikëpamje të pavarura, si dhe të kenë ndikim në mjedisin që errethon. Në mjediset e këtyre qendrave ofrohen shërbime të posaçme dhe me fëmijët që kanënevoja specifike, kjo në bashkëpunim me prindërit, shkollën, apo përfaqësuesit e tjerë tëfëmijëve.Pranë këtyre qendrave ofrohen veprimtari të tilla si shah, teatër, vallëzim,sporte të ujit qëzhvillohen në pishina.Gjatë veprimtarive të tilla bie në sy ajo pjesë e kulturës qytetare që i referohen kujdesit përshëndetin, këtu dalin në pah vlerat natyrore që fsheh uji i nxehtë dhe bëhet i mundurpërdorimi i ujërave termale. Rëndësi e veçantë i kushtohet dhe sigurisë që i ofrohet njerëzve
  • 98. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 98që vijnë në pishina, si dhe shfrytëzimit të vazhdueshëm nga ana e personelit e mundësisë përt’u praktikuar dhe arsimuar më tepër në çështjet e sigurisë.Për t’u ardhur në ndihmë familjarëve për të kaluar sa më mirë kohën e lirë janë krijuarparqet familjare dhe zoologjike, të cilët ofrojnë shërbime të formave të ndryshme.Konceptet që përshkojnë idenë e krijimit të këtyre parqeve janë:- Shikoj,- Mësoj,- Jam,- Veproj.Në parkun familjar i kushtohet rëndësi mjedisit dhe bëhet ç`është e mundur për tëshfrytëzuar dhe mjedisin e brendshëm duke e pasuruar atë me mjete të ndryshme, si makinaelektrike dhe biçikleta. Ky park është i mbushur me lojëra të shumëllojshme, shumica e tëcilave njerëzit duhet t’i përdorin vetë, duke pasur parasysh grupmoshat.Pyetje dhe detyra1. Ç’përfaqësojnë qendrat për kalimin e kohës së lirë. Ka qendra të tilla në zonën ebanimit tuaj? Jepni shembuj.2. Çfarë qëllimi kanë qendrat shoqërore dhe kush frekuenton këto mjedise?3. Cilat veprimtari kryhen në qendrat passhkollore dhe grupmoshat pjesëmarrëse në to?4. Nga veprimtaritë tuaja në kohën e lirë renditni disa të tilla të cilat kryhen në qendratqë frekuentoni.
  • 99. KAPITULLI VIIObjektiva Cilat janë qëllimet e politikës së turizmit. Përshkrimi i qëllimeve ekonomike dhe jashtekonomike. Përshkrimi i situatës politike të investimeve turistike në vendin tonë. Cilat janë masat mbështetëse të Komunitetit Europian për turizmin në ShqipëriTurizmi ka potenciale që shërbejnë si katalizator për rritjenekonomike dhe prandaj cilësohet si një nga sektorët kyç nënivelin makroekonomik. Tërheqja e turistëve të huaj do tëndikojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet turistike për tëgarantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huajdhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit nëShqipëri me të njëjtat parime, me të cilat funksionon industriae turizmit në botë
  • 100. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 100VII.1. Qëllimet e politikës së turizmitTurizmi për mjaft vende është një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, si rrjedhim aiështë i rëndësishëm për prodhimin, konsumin dhe punësimin. Pra, turizmi ka një ndikimpozitiv për rritjen ekonomike të një vendi.Politikat turistike kanë si qëllim shndërrimin në vlerë të pasurive natyrore artistike earkitektonike të vendit. Kjo synon të favorizojë disa lloje konsumi, në mënyrë që tëshpejtohet prodhimi dhe sidomos ekonomia të orientohet drejt sektorëve apo rajoneve merëndësi të veçantë.Politikat turistike kanë efekte pozitive në rritjen ekonomike, tregtinë e jashtme dhepunësimin. Që kur fillohet procesi i zhvillimit të turizmit, cilësia përbën një nga aspektet etij kryesore. Por janë disa faktorë që kushtëzojnë këtë zhvillim si: rrjeti automobilistik ehekurudhor, niveli i punësimit të popullsisë.Vendi ynë deri në vitet ’90 (shek. XX) turizmin e ka pasur një nga sektorët më tëprapambetur pasi përparësitë kryesore ishin bujqësia dhe industria. Në fushën e turizmitmbizotëronin vetëm disa hotele të ngritura në zonat bregdetare, të cilat shfrytëzoheshinvetëm nga shtresat e larta sociale.Me ndryshimin e sistemeve zhvillimi i turizmit ka marrë përmasa sidomos në zonatbregdetare, ku investimet nga operatorët turistikë privatë janë të shumta. Shqipëria do tazhvilloje imazhin e saj si një destinacion turistik i ri duke u mbështetur në parimin“Shqipëria - sekreti i fundit i Europës.”“Shqipëria - juaja për t’u zbuluar.”Tërheqja e turistëve të huaj do të ndikojë që Shqipëria t’i shfrytëzojë kapacitetet turistike përtë garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj, si dhe do të japë një ndikim nëfunksionimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, me të njëjtat parime që funksionon industriaturizmit në botë.Kapacitetet ekzistuese turistike i përgjigjen kërkesës së një klientele industriale ose tëgrupeve të vogla të turistëve. Për këtë qëllim vendit tonë i duhet që ta rrisë në maksimumpotencialin e sektorëve dhe ta zhvillojë turizmin në mënyrë që ai të jetë i qëndrueshëm nëkohë nga ana sociale, kulturore, mjedisore dhe ekonomike. Që të arrihen objektivat duhet tëplotësohen disa kushte:Te zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në të gjitha nivelet. Vetëm një proces zhvillimimiqësor ndaj mjedisit do të jetë baza për një zhvillim të suksesshëm ekonomik të turizmit.Pra, infrastruktura e kufizuar, furnizimi me ujë dhe energji paraqesin probleme madhore nëzhvillimin e shpejtë të turizmit në shumicën e rajoneve të Shqipërisë.Zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të plotë informacioni të zhvillimit të ofertës dhekërkesës sipas standardeve ndërkombëtare në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
  • 101. Kapitulli VIIFaqe 101Faqe 101Pyetje dhe detyra1. Cili është qëllimi i ndërmarrjes së politikave turistike?2. Renditni efektet pozitive që paraqesin politikat turistike.3. Cilat do të jenë përparësitë që do të ndiqen në vendin tonë për zhvillimin e turizmit?LiteraturëStrategjia e zhvillimit të turizmit.
  • 102. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 102VII.2. Qëllimet ekonomike dhe jashtekonomikeInteresi i shtetit dhe i enteve publike private që merren me turizmin është mjaft i madh përfaktin se turizmi është një veprimtari ekonomike që sjell pasuri. Turizmi ka potenciale tëshkëlqyera dhe shërben si katalizator në rritjen e ekonomisë dhe të lidhjeve me sektorët etjerë si: ndërtimi, transporti, furnizimet, bujqësia, industria ushqimore dhe suveniret.Qëllimi kryesor i politikës turistike në vendin tonë është: Shqipëria të njihet si destinacion turistik në detin Mesdhe pasi ka një pozicionkonkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit; Të rritet qëndrueshmëria dhe ndërgjegjësimi për ruajtjen e mjedisit. Kontributi i sektorit të turizmit në GDP të jetë i ndjeshëm.Për t’i arritur këta objektiva puna do të bazohet në partneritetin midis aktorëve në sektorin eturizmit, mision i cili do të përqendrohet në: Krijimin e mikpritjes për turistët, nëpërmjet cilësisë së lartë në shërbim. Mbrojtjen dhe zhvillimin në mënyrë aktive. Mbështetjen e trashëgimisë kulturoreNëpërmjet këtyre objektivave synohet që të shndërrohen në vlerë monetare pasuritënatyrore, artistike dhe arkitektonike të vendit tonë. Objektivat ekonomike janë sasiore dhecilësore. Roli themelor i politikës turistike është që vendi të korrigjojë efektet negative dhetë favorizojë ato pozitive.Nuk mund të anashkalohet dhe roli i turizmit ndërkombëtar, i cili paraqet rëndësi për faktinsepse e zhvendos valutën në një infrastrukturë të përshtatshme për turizëm. Ky lloj turizmika rëndësi, pasi rrit të ardhurat e banorëve në zonat e varfra dhe ndikon në punësimin e tyre.Gjithashtu luan rol ekuilibrues në shpërndarjen e valutës mes zonave të ndryshme të tënjëjtit vend dhe ndihmon në prodhimin, konsumin dhe këmbimin e të mirave dheshërbimeve të vendeve të varfra.Valuta e huaj në çfarëdo forme që të futet në vendin pritës (si çek, kartë krediti etj.) luan njërol të rëndësishëm në rritjen e pasurisë së vendit, ku zhvillohet turizmi. Ajo hyn në vendinpritës në formën e turizmit, emigrantëve, blerjes së ndërtesave të ndryshme, ose marrjes meqira, pra, ndihmon në ekuilibrimin turistik të vendit pritës.FjalorthGDP (General Development Product) - Produkti i përgjithshëm kombëtar brutoPyetje dhe detyra1. Renditni qëllimet kryesore të politikës turistike në vendin tonë.2. Në çdrejtim përqendrohet puna për arritjen e këtyre qëllimeve?3. Cili është roli që luan turizmi ndërkombëtar në zhvillimin e turizmit të një vendi?
  • 103. Kapitulli VIIFaqe 103Faqe 103VII.3. Titullarët e politikës së turizmit, masat e politikës së turizmitËshtë domosdoshmëri ndërgjegjësimi i politikave për zhvillimin e turizmit, prandaj duhet qët’u jepet përparësi institucioneve shtetërore përgjegjëse që merren me turizmin.Institucioni kryesor është: Organizmi ministerial i turizmit i cili është përgjegjës si për hartimin e politikave dhestrategjive të turizmit, ashtu dhe për zbatimin e planeve të zhvillimit në nivel kombëtar.Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e ngushta të punës janë të nevojshme në ministrinë efinancave, të mjedisit, bujqësisë e ushqimit etj. Enti shqiptar i promovimit turistik ka për qëllim rritjen e promovimit të Shqipërisë sidestinacion turistik me anën e përfaqësimit të vendit në panaire dhe ekspozitat eturizmit, prodhimin dhe shpërndarjen e broshurave, videove në internet, kryerjen ekërkimit dhe analizave të tregut. Komiteti këshillimor i turizmit (tavolinë e rrumbullakët) ka si detyrë të monitorojëçështjet e turizmit me interes të përbashkët, të shkëmbejë idetë dhe informacionet etj. Qeverisja vendore: ka si objektiv kryesor krijimin e një rajoni ose qyteti si një produktturistik tërheqës dhe i promovueshëm, të kontrollojë procesin e zhvillimit të tokëspërfshirë këtu ligjin e urbanistikës, miratim të projekteve ndërtimore dhe lejeve tëndërtimit. Të hartojë programe të ndërgjegjësimit turistik dhe informim të turistëve përzakone vendase, të përgatisë strategji rajonale dhe lokale për turizmin dhe zbatimin etyre. Qendrat rajonale të informacionit turistik kanë si qëllim marketingun për të, pra, njëinformacion të plotë për vizitorët, sigurim guidash për turet turistike, prodhimbroshurash, fletëpalosje etj. Bashkëpunimi me agjencitë vendase për sjelljen e turistëvetë huaj. Shoqatat e industrisë së turizmit janë OJQ që sigurojnë një forum për anëtaret e tyrepër të identifikuar çështje të rëndësishme për to dhe financohen nga kuotat eanëtarësimit. Këto promovojnë interesat e industrisë turistike, bëjnë rekomandime nëministri për përmirësime, realizojnë trajnime dhe kërkime.Organizata të tjera joqeveritare: gjithmonë e më shumë OJQ-të po përfshihen nëproblemet e turizmit si burimet natyrore, historike dhe kulturore, të cilat përfshihen nëqarkullimet turistike. Roli i dukshëm i tyre për zhvillimin e turizmit është veçanërisht nëfshat dhe në nivele rurale. Operatorët e sektorit privat marrin drejtimin në zhvillimin e produktit dhemenaxhimin e destinacioneve turistike në bazë të iniciativës private, pra, janë përgjegjëspër zhvillimin e akomodimit, strukturave të kateringut, infrastrukturën brenda sheshitturistik dhe aktivitete të marketingut. Këta operatorë kanë si qëllim zhvillimin e
  • 104. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 104partneritetit në drejtim të kooperimit në të gjitha nivelet, si dhe të adoptojnë teknika tëprovuara të menaxhimit.FjalorthAdoptojnë – përshtatin.Pyetje dhe detyra1. Renditni titullarët e politikes së turizmit.2. Cilat janë detyrat që kryejnë organizmi ministerial i turizmit dhe enti shqiptar ipromovimit turistik?3. Çfarë qëllimesh realizojnë qeveria vendore dhe qendrat rajonale të informacionitturistik?4. A kanë ndikim në zhvillimin e turizmit OJQ-të. Nëse po, në ç’drejtim ato ushtrojnëveprimtarinë? Jepni argumente.LiteraturëStrategji të zhvillimit të turizmit 2002-2012.
  • 105. Kapitulli VIIFaqe 105Faqe 105VII.4. Masat politike të investimeve turistike në ShqipëriInvestimet në sektorin turistik nga ana e shtetit deri në vitet ’90 (shek. XX) kanë qenë nënivele mjaft të ulëta. Këto investime përqendroheshin kryesisht në ndërtimin e disa hotelevenë bregdet. Të ardhurat që realizoheshin gjatë këtyre viteve ishin mjaft të pakta.Pas viteve ‘90 (shek. XX) kujdesi i shtetit dhe i operatorëve turistike privatë ishte i madh përfaktin se turizmi siguron një sasi të madhe të ardhurash.Në ditët e sotme imazhi i zhvillimit të turizmit ka ecur më tej, pasi analiza e potencialevetregoi se Shqipëria mund t’i përdorë burimet e saj në interes të turizmit. Tërheqja e turistëvetë huaj do të bëjë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitet turistike për të garantuar përfitiminmaksimal nga futja e valutës së huaj dhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmitnë vendin tonë me të njëjtat parime, me të cilat funksionon industria e turizmit në bote.Kapacitetet turistike në Shqipëri i përgjigjen kërkesës për klientë individual, ose dhe përgrupe të vogla turistësh. Kapacitetet e reja që do të ngrihen do të përdoren për të plotësuarkërkesën e tregjeve të huaja. Pra, Shqipëria do ta zhvillojë imazhin e saj si një destinacion iri turistik nën logon:“Shqipëria - sekreti i fundit i Europës.”“Shqipëria - juaja për t’u zbuluar.”Në këtë kuptim Shqipëria do ta rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe do tëzhvillojë turizmin që ai të jetë i qëndrueshëm në kohë nga ana kulturore, sociale, mjedisoredhe ekonomike.Qëndrueshmëria në kohë është një faktor kryesor për zhvillimin e turizmit te ne. Vetëm njëproces zhvillimi miqësore ndaj mjedisit do të jete baza për një zhvillim ekonomik tëturizmit.Infrastruktura e kufizuar paraqet një problem serioz, pasi aeroporti kryesor i Rinasit pranëTiranës dhe Durrësit duhet të ballafaqohet me standardet ndërkombëtare, pasi fluturimetcharter që mendohen të kryhen, vlerësohen si të frytshme për zhvillimin e turizmitndërkombëtar në të ardhmen.Lidhja me rrugë, furnizimi me ujë dhe energjia elektrike vlerësohen si shumë tërëndësishme.Zhvillimi i turizmit kërkon një bazë të plotë informacioni mbi zhvillimin e ofertës dhekërkesës, pra, grumbullimi i të dhënave në nivel kombëtar, rajonal e lokal duhet të bëhetsipas standardeve ndërkombëtare.Angazhimi i sektorit publik shtetëror e privat do të marrë përparësi sidomos në fazënfillestare, ku më tepër do të vlerësohet përqendrimi i burimeve të kufizuara në disa vende mepotencial të lartë turistik e që raporti kosto / përfitime është më i mirë.
  • 106. MM AA RR KK EE TT II NN GG IVFaqe 106Rendësi të veçantë do të marrë hartimi i ligjit për turizmin dhe rregulloreve shtesë, si dhezbatimi i ligjit ekzistues është themelor, pasi ai ka hapësirat e nevojshme veçanërisht nëfushën e ndërtimit.Pyetje dhe detyra1. Përse para viteve ’90 (shek. XX) zhvillimi i turizmit nuk ishte parësore?2. Renditni burimet që mendoni se janë fitimprurëse për zhvillimin turistik.3. Përcaktoni kuptimin e shprehjes:“Shqipëria - sekreti i fundit i Europës.”“Shqipëria - juaja për t’u zbuluar.”LiteraturëStrategjia e zhvillimit të turizmit.
  • 107. Kapitulli VIIFaqe 107Faqe 107VII.6. TestI. Plotësoni:1. Qëllimi i politikës turistike është: ____________________________ ____________________________ ____________________________3 pikë2. Turizmi ndërkombëtar paraqet rëndësi për këto arsye: ____________________________ ____________________________ ____________________________3 pikë3. Enti shqiptar i promovimit turistik ka për qëllim rritjen e _________________________________________________________________________________________5 pikë4. Shoqatat e industrisë së turizmit janë organizata joqeveritare që sigurojnë ___________________________________________________________________________5 pikëII. Renditni ndryshimet që ekzistojnë midis qendrave të kohës së lirë dhe parqeve.5 pikëIII. Jepni mendimin tuaj me anë të një eseje përshkruese me temë:“Shqipëria - sekreti i fundit i Europës.”“Shqipëria - juaja për t’u zbuluar.”10 pikë