Your SlideShare is downloading. ×
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Libri i mesuesit trashegimia kulturore
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Libri i mesuesit trashegimia kulturore

5,739

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
5,739
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
55
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Trashëgimia jonë kulturore (Për kurikulën bërthamë të gjimnazit) 10 Libër mësuesi 1
  • 2. 2
  • 3. PërmbajtjaKreu I. Trashëgimia natyrore dhe kulturore 131.2 Parqet dhe monumentet natyrore shqiptare 13Kreu II. Trashëgimia kulturore materiale 162. 3. Qytetet muze në shqipëri 182. 6. Veprat më të njohura të artit shqiptar 20Kreu III. Trashëgimia kulturore shpirtërore 243.7 Iso-polifonia popullore 243.8 Muzika popullore homofonike 263.9 Llojet e vallëzimit popullor shqiptar 324. 5. Lista e monumenteve natyrore në Shqipëri 36Kreu IV. Trashëgimia kulturore dhe mjedisi 366. 1. Konventa ndërkombëtare për trashëgiminë Botërore 38Kreu VI. Legjislacioni për Trashëgiminë natyrore dhe kulturore 38 3
  • 4. 4
  • 5. Plani mësimor Trashëgimia jonë kulturore 10 (Lëndë Bërthamë për gjimnazin) 2 x 36 = 72 orë Tema mësimore – 48 orë Projekte – 4 x 6 = 24 orë Nr. Kreu Nr. Objektivat Temat e mësimit Mjetet burimore orëve 1 I. 1 Në përfundim të mësimit nxënësit do të jeni të aftë: 1.1 Kuptimi i Teksti bazë, Trashëgimia - të përcaktojnë kuptimin dhe përbërësit e trashëgimisë natyrore dhe trashëgimisë informacione shtesë natyrore dhe kulturore; natyrore dhe lidhur me temën. kulturore - ta shpjegojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore si trashëgimi pa kufi; kulturore - të analizojnë lidhjet midis trashëgimisë natyrore, kulturore dhe turizmit. 5 orë gjithsej 2 1 - të përcaktojnë rëndësinë dhe mënyrat e ruajtjes së parqeve dhe 1.2 Parqet dhe Teksti bazë, foto monumenteve të natyrës; monumentet të parqeve dhe - të tregojnë se ç’është një park dhe një monument kulturor; natyrore shqiptare monumenteve natyrore - të renditin disa nga parqet natyrore dhe monumentet më të rëndësishme shqiptare, informacione në Shqipëri. shtesë lidhur me temën. 3 1 - të përkufizojnë termin trashëgimi kulturore; 1.3 Përbërësit Teksti bazë, - të renditin dhe përshkruajnë vlerat materiale të trashëgimisë kulturore; e trashëgimisë informacione shtesë - të përcaktojnë vlerat jomateriale të trashëgimisë kulturore. kulturore lidhur me temën. 4 1 - të tregojnë strategjitë dhe instrumentet e përdorura për mbrojtjen e 1.4 Trashëgimia Teksti bazë, trashëgimisë natyrore; natyrore dhe zhvillimi informacione shtesë - të shpjegojnë masat që ndërmerren për të ndaluar shkatërrimin e shoqëror shqiptar lidhur me temën. diversitetit biologjik dhe natyror në vend. 5 1 - të tregojnë ç’vend zë trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore shqiptare në 1.5 Vendi i Teksti bazë, atë evropiane; trashëgimisë informacione shtesë - të përcaktojnë pasurinë natyrore dhe kulturore shqiptare; natyrore dhe lidhur me temën, hartë - të analizojnë vlerat e saj. kulturore shqiptare të evropës. në atë evropiane5
  • 6. 6 6 II. 1 - të përcaktojnë objektet që hyjnë në trashëgiminë kulturore të paluajtshme; 2.1 Përmbajtja dhe Teksti bazë, Trashëgimia - të renditin dhe përshkruajnë objektet që përfshihen në trashëgiminë kuptimi i trashë- informacione shtesë kulturore kulturore të luajtshme; gimisë kulturore lidhur me temën. materiale - të grupojnë llojet e monumenteve të kulturës sipas vlerave të tyre. materiale 25 tema mësimore 6 orë Projekt 7 1 - të përcaktojnë se ç’quajmë monumente kulturore dhe vlerat që ato 2.2 Monumentet Teksti bazë, mbartin; kulturore dhe vlerat informacione shtesë - të renditin dhe përshkruajnë kriteret e përzgjedhjes së monumenteve të e tyre lidhur me temën. kulturës; - të tregojnë objektet që janë përfshirë në listën e Monumenteve të Kulturës në vendin tonë dhe në listën e Trashëgimisë Botërore. 8 1 - të përkufizojnë se ç’është qyteti muze; 2.3 Qytetet muze në Teksti bazë, foto - të tregojnë se cilat janë qytetet muze në Shqipëri; Shqipëri nga qytetet muze, - të përshkruajnë karakteristikat e tyre. informacione shtesë lidhur me temën. 9 1 - të përkufizojnë se ç’janë parqet kombëtare arkeologjike; 2.4 Parqet kombëtare Teksti bazë, foto nga - të renditin parqet arkeologjike në Shqipëri; arkeologjike parqet kombëtare - të përshkruajnë karakteristikat e tyre. arkeologjike informa- cione shtesë lidhur me temën. 10 1 - të tregojnë monumentet shqiptare të kultit dhe ndarjen e tyre; 2.5 Monumentet Teksti bazë, - të përshkruajnë rrethanat historike në të cilën ato u ndërtuan si dhe shqiptare të kultit informacione shtesë karakteristikat kryesore të tyre; lidhur me temën. - të analizojnë vlerat që ato mbartin. 11 1 - të renditin veprat më të njohura të artit shqiptar; 2.6 Veprat më të Teksti bazë, foto të - të përshkruajnë karakteristikat e tyre dhe elementet njohura të artit veprave m ë të njohura që i bëjnë të veçanta; shqiptar të artit shqiptar, - të analizojnë njërën prej tyre. informacione shtesë lidhur me temën. 12 1 - të tregojnë se ç’është karta shqiptare e restaurimit të monumenteve dhe 2.7 Karta shqiptare Teksti bazë, cili është objekti i saj; e restaurimit të informacione shtesë - të shpjegojnë rolin e saj në ruajtjen e monumenteve; monumenteve lidhur me temën. - të analizojnë anët pozitive dhe negative të restaurimit.
  • 7. 13 1 - të përcaktojnë statusin e veprave të artit; 2.8 Statusi i veprave Teksti bazë, - të shpjegojnë secilën prej tyre; të artit informacione shtesë - të sjellin shembuj. lidhur me temën. 14 1 - të përshkruajnë objektet etnografike si trashëgimi e luajtshme e 2.9 Etnografia Teksti bazë, trashëgimisë kulturore; shqiptare informacione shtesë - të dallojnë larminë e objekteve etnografike në pikasjen e llojeve, të veçorive lidhur me temën. historike dhe të përbërjes; - të interpretojnë vlerat e objekteve etnografike në kuadrin e trashëgimisë kulturore. 15 1 - të përshkruajnë kostumet popullore si objekte etnografike të trashëgimisë 2.10 Veshjet Teksti bazë, foto të kulturore; popullore shqiptare veshjeve popullore, - të dallojnë tipologjitë kryesore të kostumeve qytetare shqiptare; informacione shtesë - të shpjegojnë vlerat e kostumeve popullore qytetare; lidhur me temën. - të vëzhgojnë më nga afër një nga kostumet popullore të qytetit/fshatit apo zonës ku jeton. 16 1 - të përkufizojnë termin banesa tradicionale; 2.11 Banesat Teksti bazë, foto të - të përcaktojnë llojet e ndryshme të banesave në Shqipëri; tradicionale banesave tradicionale, - të përshkruajnë banesat karakteristike të qytetit/fshatit apo krahinës suaj. informacione shtesë lidhur me temën. 17 1 - të identifikojnë rrënjët e artit të fotografisë në vendin tonë; 2.12 Fotografia Teksti bazë, - të vlerësojnë fotografinë si mjet për evidentimin e historisë dhe kulturës; ndërshqiptare informacione shtesë - të përshkruajnë dinastinë e fotografëve Marubi dhe fototekën “Marubi” në lidhur me temën. Shkodër. 18 1 - të tregojnë se ç’është muzeologjia; 2.13 Zhvillimi Teksti bazë, - të përshkruajnë shkencën e muzeologjisë si shkencën që paraqet zhvillimin i shkencës informacione shtesë historik dhe kulturor të njeriut; muzeologjike lidhur me temën. - të klasifikojnë muzetë sipas mënyrës së organizimit në: kombëtarë, vendorë, tipologjikë dhe në muze privatë. 19 1 - të tregojnë se cilët janë muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri; 2.14 Muzetë e Teksti bazë, foto - të analizojnë vlerat e muzeve shqiptarë; Shqipërisë të muzeve më të - të përshkruajnë secilin prej tyre, duke nxjerrë në pah të veçantat dhe të rëndësishëm në përbashkëtat. Shqipëri, informacione shtesë lidhur me temën.7
  • 8. 8 20 1 - të përshkruajnë procesin e katagoligimit të trashëgimisë kulturore; 2.15 Katalogimi Teksti bazë, - të shpjegojnë trafikimin e trashëgimisë kulturore; i trashëgimisë informacione shtesë - të identifikojnë dhe të dallojnë mekanizmat ndërkombëtarë të luftës kundër kulturore shqiptare lidhur me temën. trafikimit të trashëgimisë kulturore. 26 6 Projekt: Ndërtesat popullore 27 III. 1 - të identifikojnë përmbajtjen dhe strukturën e trashëgimisë shpirtërore; 3.1 Përmbajtja Teksti bazë, Trashëgimia dhe struktura informacione shtesë kulturore - të vlerësojnë trashëgiminë shpirtërore të vendit tonë; e trashëgimisë lidhur me temën. shpirtërore shpirtërore 13 tema - të përcaktojnë disa nga detyrat konkrete për ruajtjen e trashëgimisë mësimore shpirtërore. 6 orë projekt 28 1 - të klasifikojnë tipologjitë kryesore të trashëgimisë shpirtërore; 3.2 Tipologjitë Teksti bazë, - të përshkruajnë prozën popullore, si dhe doket e zakonet ndër shqiptarë; kryesore të informacione shtesë - të analizojnë njërin prej tipologjive të trashëgimisë shpirtërore, duke dhënë trashëgimisë lidhur me temën. mendimin tuaj. shpirtërore 29 1 - të tregojnë ndërvarësinë ndërmjet trashëgimisë materiale dhe asaj jo 3.3 Lidhjet kulturë Teksti bazë, materiale; materiale – kulturë informacione shtesë - të përshkruajnë lidhjen mes ritit, këngës dhe valles popullore; shpirtërore lidhur me temën. - të përcaktojnë lidhjen mes kulturës shpirtërore dhe asaj materiale. 30 1 - të tregojnë kuptimin e monumenteve të trashëgimisë shpirtërore; 3.4 Monumentet Teksti bazë, - të listojnë monumentet e trashëgimisë shpirtërore në Republikën e e trashëgimisë informacione shtesë Shqipërisë; shpirtërore në lidhur me temën. - të përshkruajnë vlerat e tyre dhe mesazhet që ato përcjellin. Republikën e Shqipërisë 31 1 - të identifikojnë ndërvarësinë midis trashëgimisë kulturore jomateriale dhe 3.5 Lidhja e Teksti bazë, gjuhës; trashëgimisë informacione shtesë - të tregojnë lidhjen e ndërsjellë midis traditave popullore dhe shprehjeve kulturore jomateriale lidhur me temën. gojore; me gjuhën - të klasifikojnë llojet e shprehjeve gojore si dhe të listoni disa prej tyre. 32 1 - të klasifikojnë llojet e folklorit muzikor, si element përbërës të trashëgimisë 3.6 Llojet e folklorit Teksti bazë, shpirtërore; muzikor informacione shtesë - të përshkruajnë folklorin vokal, folklorin vokal instrumental dhe veglat lidhur me temën. muzikore popullore; - të ilustrojnë njohjen e folklorit me fyellin dhe me lahutën.
  • 9. 33 1 - të klasifikojnë llojet e iso-polifonisë; 3.7 Iso-polifonia Teksti bazë, - të përshkruajnë vlerat e iso-polifonisë popullore shqiptare si dukuri unikale popullore informacione shtesë e shumëzëshit popullor tradicional botëror; lidhur me temën. - të vlerësojnë vendin e kësaj kryevepre në trashëgiminë botërore. 34 1 - të përshkruajnë karakteristikat e muzikës popullore homofonike; 3.8 Muzika popullore Teksti bazë, - të tregojnë dhe përshkruajnë vendin që ka kjo lloj muzike në trashëgiminë homofonike informacione shtesë kombëtare; lidhur me temën. - të përcaktojnë vlerat që ka Eposi Legjendar i Kreshnikëve, duke riprodhuar pjesë të tij. 35 1 - të krahasojnë dëshmitë arkeologjike dhe historike të folklorit koreografik; 3.9 Llojet e vallëzimit Teksti bazë, - të klasifikojnë llojet e vallëzimit popullor; popullor shqiptar informacione shtesë - të tregojnë karakteristikat e vallëzimit popullor. lidhur me temën. 36 1 - të përkufizoni se ç’është folklori dramatik; 3.10 Folklori dramatik Teksti bazë, - të klasifikoni llojet e folklorit dramatik; ndër shqiptarë informacione shtesë - të përshkruani disa nga dramat dhe spektaklet popullore. lidhur me temën. 37 1 - të emërtojnë zakonet tradicionale; 3.11 Zakonet Teksti bazë, - të përshkruajnë ngjarje festive dhe rituale të ndryshme; tradicionale informacione shtesë - të tregojnë origjinën e tyre dhe të diskutoni për to. shqiptare lidhur me temën. 38 1 - të përshkruajnë rolin dhe funksionet kryesore të institucioneve që merren 3.12 Institucionet që Teksti bazë, me trashëgiminë kulturore; merren me kulturën informacione shtesë - të përshkruajnë domethënien dhe rëndësinë e 29 shtatorit, Ditës shpirtërore lidhur me temën. Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore”. - të hartojnë një projekt për të ndërgjegjësuar të rinjtë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 39 1 - të tregojnë vlerat dhe rëndësinë e Festivalit Folklorik Kombëtar të 3.13 Festivali Teksti bazë, Gjirokastrës; Folklorik Kombëtar i informacione shtesë - të përshkruajnë festivale të tjera me vlera kombëtare; Gjirokastrës lidhur me temën. - të diskutojnë për rëndësinë e këtyre festivaleve në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore.9
  • 10. 10 45 6 Projekt: Vallëzimi popullor 46 IV. 1 - të tregojnë se cili është qëllimi i Konventës për Mbrojtjen e Trashëgimisë 4.1 Kriteret e Teksti bazë, Trashëgimia Botërore Kulturore e Natyrore; përcaktimit të informacione shtesë kulturore - të përcaktojnë kriteret e përcaktimit të trashëgimisë së veçantë natyrore; trashëgimisë së lidhur me temën. dhe mjedisi - të shpjegojnë se ç’janë sitet natyrore. veçantë natyrore 47 1 - të tregojnë kriteret e evidentimit të objekteve natyrore si trashëgimi e 4.2 Trashëgimia Teksti bazë, 5 orë tema veçantë natyrore; natyrore botërore informacione shtesë mësimore - të dallojnë trashëgiminë natyrore kombëtare nga ajo botërore. dhe kombëtare lidhur me temën. 6 orë projekt 48 1 - të përcaktojnë objektin e IUCN-së; 4.3 UNESCO dhe Teksti bazë, - të komentojnë parimet themelore të IUCN-së; IUCN për përcaktimin informacione shtesë - të tregojnë dhe përshkruajnë kriteret e klasifikimit të zonave të mbrojtura e vlerave kulturore lidhur me temën. sipas IUCN-së. dhe natyrore 49 2 - të përkufizojnë termin “zona të mbrojtura natyrore”; 4.4 -4.5 Zonat e Teksti bazë, 50 - të tregojnë në sa kategori ndahen zonat e mbrojtura në Shqipëri; mbrojtura natyrore informacione shtesë - të sjellin shembuj për secilën kategori dhe të bëni përshkrimin e vlerave të në Shqipëri lidhur me temën. tyre. 56 6 Projekt: Monumentet Teksti bazë, natyrore të zonës informacione shtesë suaj lidhur me temën. 57 V. 1 - të përkufizojnë se ç’është turizmi kulturor; 5.1 Kuptimi i turizmit Teksti bazë, Trashëgimia - të tregojnë dhe përshkruajnë lindjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor; kulturor informacione shtesë dhe turizmi - të identifikojnë problematikat në zhvillimin e këtij lloj turizmi dhe në ruajtjen lidhur me temën. kulturor e marrëdhënieve mes trashëgimisë dhe turizmit kulturor. 6 tema mësimore 6 orë projekt 58 1 - të përshkruajnë veçoritë e turizmit kulturor në vendin tonë; 5.2 Turizmi kulturor Teksti bazë, - të vlerësojnë rëndësinë e tij dhe monumentet; në Shqipëri informacione shtesë - të përcaktojnë dhe analizojnë sitet më të vizituara. lidhur me temën.
  • 11. 59 1 - të përkufizojnë se ç’është trashëgimia kulturore tradicionale; 5.3 Turizmi kulturor Teksti bazë, - të tregojnë si ndikon turizmi kulturor në ruajtjen e vlerave kulturore – ruajtës i vlerave informacione shtesë tradicionale; kulturore tradicionale lidhur me temën. - të përshkruajnë se si turizmi kulturor kontribuon në përmirësimin e imazhit të një vendi. 60 1 - të listojnë disa lloje punimesh artizanale; 5.4 Tradita artizanale Teksti bazë, - të përshkruajnë disa prej artizanateve të ushtruara në vendin tonë; dhe turizmi informacione shtesë - të analizojnë vlerat e tyre si pjesë e turizmit kulturor kombëtar. lidhur me temën. 61 1 - të përshkruajnë potencialet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit; 5.5 Eksplorimi i Teksti bazë, - të renditin llojet e turizmit në vendin tonë; Shqipërisë turistike informacione shtesë - të analizojnë se si ndikon zhvillimi i turizmit në ekonominë lokale. lidhur me temën. 62 1 - të listojnë disa lloje gatimesh dhe pijesh me traditë shqiptare; 5.6 Veçoritë Teksti bazë, - të diskutojnë për traditën e gatimit shqiptar; gastronomike në informacione shtesë - të përshkruajnë veçoritë gastronomike të vendit tonë. vendin tonë lidhur me temën. 68 6 Projekt: Traditat e gatimit 69 VI. 1 - të përcaktojnë se ç’është Konventa Ndërkombëtare e Trashëgimisë Botërore; 6.1 Konventa Teksti bazë, Legjislacioni - të renditin të drejtat dhe detyrat që rrjedhin nga të qenit anëtar i kësaj Ndërkombëtare informacione shtesë për konvente; për trashëgiminë lidhur me temën. trashëgiminë - të shpjegojnë përmbajtjen, strukturën dhe institucionet e saj. Botërore natyrore dhe kulturore 70 4 orë gjithsej 1 - të përshkruajnë organizimin e UNESCOS’ 6.2 Organizimi dhe Teksti bazë, - të tregojnë rolin e institucionit të UNESCO-s, si institucioni ndërkombëtar roli i UNESCO-s informacione shtesë përgjegjës për promovimin e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe të edukimit për promovimin e lidhur me temën. në gjithë botën; kulturës - të renditin OJQ-të zyrtare të UNESCO-s; 71 4 tema 1 - të përshkruajnë Legjislacionin shqiptar lidhur me trashëgiminë kulturore; 6.3 Legjislacioni Teksti bazë, mësimore - të renditin institucionet e specializuara që merren me mbrojtjen, inventariz- shqiptar për informacione shtesë imin dhe katalogimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. trashëgiminë lidhur me temën. kulturore11
  • 12. 12 72 1 - të identifikojnë masat e ndërmarra nga Shqipëria për ruajtjen, mbrojtjen 6.4 Shqipëria Teksti bazë, dhe popullaritetin e vlerave të trashëgimisë kulturore; – zbatuese e informacione shtesë - të renditin Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore konventave lidhur me temën. që ka nënshkruar e ratifikuar Shqipëria; ndërkombëtare - të analizojnë rolin e tyre në mbrojtjen e trashëgimisë sonë kombëtare. për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore
  • 13. Hyrje Libri që mbani në dorë i vjen në ndihmë të gjithë mësuesve që japin lëndën e “Trashëgimisëkulturore”. Në të do të gjeni mësime model, të cilat mësuesi/mësuesja duhet t’i ketë parasysh,por kjo nuk do të thotë që ne ia imponojmë atyre që të përdorin këtë apo atë metodë. Zgjedhjae metodës që do të përdoret duhet të jetë në përshtatje me nivelin e nxënësve, përvojën edheaftësinë e mësuesve, të mjeteve didaktike e kushteve të tjera që ndihmojnë në realizimin e njëore mësimore. Një vend të veçantë në këtë libër zënë edhe materialet shtesë, që i vijnë në ndihmë tëmësuesit për të realizuar një orë mësimore sa më të frytshme në aspektin didaktik. Kreu I. Trashëgimia natyrore dhe kulturoreTrashëgimia kulturore përfshin ndërtesat dhe vendet historike, monumentet,amforat etj. Këtu hyjnë objektet më domethënëse të arkeologjisë, arkitekturës,shkencës ose teknologjisë së kulturave të veçanta. Por edhe trashëgimia natyroreështë gjithashtu pjesë e rëndësishme e kulturës, ku përshihen flora dhe fauna, tënjohura shkencërisht si biodiversitet. Këto lloj trashëgimish shpesh shërbejnë si njëkomponent i rëndësishëm në industrinë e turizmit të një vendi, mjaft tërheqës përshumë vizitorë të jashtëm sa edhe për ata vendas. Në vitin 2008 janë shënuar ngaUNESCO 878 site të trashëgimisë botërore: 678 kulturore, 174 natyrore dhe 26 mikse,në 145 vende. Secili prej këtyre është konsideruar i rëndësishëm për komunitetinndërkombëtar. 1.2 Parqet dhe monumentet natyrore shqiptareNë përfundim të mësimit do të jeni të aftë: - të përcaktoni rëndësinë dhe mënyrat e ruajtjes së parqeve dhe monumenteve të natyrës; - të tregoni se ç’është një park dhe një monument kulturor; - të renditni disa nga parqet natyrore dhe monumentet më të rëndësishme në Shqipëri. 13
  • 14. Fazat e Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Strukturës Metodat e nxënësve i nxënësve Parashikimi, Bashkëbisedim Diskutimi i ideve Punë në grupe Përgatitja për të nxënë Ndërtimi i njohurive, Lexim i orientuar i Ndërtimi i shprehive Punë në grupe përpunimi i tekstit dhe përpunim studimore përmbajtjes informacioni Përforcimi, konsolidimi Veprimtari praktike Skicimi i një Punë në grupe fletëpalosjeje i të nxënit Parashikimi – Bashkëbisedim Në qendër të këtij bashkëbisedimi janë dy konceptet themelore të trashëgimisë natyrore: parqet natyrore dhe monumentet e natyrës Mësuesja shkruan në dërrasën zezë shpjegimin e tyre. Nxënësit japin mendime rreth tyre dhe rolit që ato kanë në kuadrin e trashëgimisë Parqet natyrore janë hapësira Me termin monument natyror relativisht të gjera, të cilat ruhen kuptohet një zonë më e ngushtë, dhe administrohen për të mbrojtur me përmasa më të kufizuara, në të ekosistemet e tyre nga çdo lloj cilën ka vlera natyrore, arkeologjike, dëmtuesi. Ato nuk janë zona të kulturore, historike. Edhe kjo mbyllura, përkundrazi, shërbejnë hapësirë ruhet dhe mirëmbahet nga për vizita çlodhjesh dhe argëtimesh. organizma të caktuara. natyrore kombëtare. Ndërtimi i kuptimit – Lexim i orientuar i tekstit dhe përpunimi i informacionit Nxënësit të ndarë në grupe gjejnë informacione për parqet natyrore dhe monumentet natyrore të vendit tonë. Përfaqësuesi i secilit grup lexon materialet e gjetura, duke i ilustruar edhe me pamjet përkatëse dhe duke i treguar në hartën e Shqipërisë.14
  • 15. Të dhëna shtesë mbi monumentet e natyrës Parku Kombëtar i Dajtit (Tiranë) (10612 ha) shtrihet mbi rrugën automobilistikeTiranë-Linzë-Bizë, nga gryka e Tërkuzës në veri, deri te gryka e Skoranës në jug.Në këtë park ruhet e padëmtuar bota e gjallë, që mund të shërbejë si material bazëgjenetik për rigjenerimin e zonave të dëmtuara të vendit. Rëndësi të veçantë kanë bimët e rralla deri endemike, si: Ramonda serbica,e përqendruar mbi lartësinë 1500-1600 m në lindje të Dajtit. Mjaft e pasur dheinteresante është fauna e Parkut, që përbëhet nga tetë lloje gjitarësh: ariu, ujku, lepuri,iriqi, lundërza, disa lloje lakuriqësh nate, ketri etj., nga 11 lloje shpendësh: tre llojeshqiponjash: petriti, huta, katër lloje qukapikësh: thëllëza e maleve etj.; nga shtatëlloje zvarranikësh: zhapiku, shigjeta, nepërka, breshka etj., nga katër lloje amfibësh:bretkosa, tritoni etj. Gjetjet e vendbanimeve të hershme në rrethinat e parkut dhe të kalasë së vjetër nëtarracën detare të Dajtit, e bëjnë akoma më interesante. Këtu kalonin rrugë që lidhninpjesën perëndimore të vendit me brendësinë e tij, njëkohësisht ajo vendoste lidhjenme kalanë e Krujës dhe të Petrelës. Bokërrimat e Mnerit (Tiranë) ndodhen në afërsi të fshatit me të njëjtin emër, nëlartësinë 400m mbi nivelin e detit. Ato përfaqësojnë një peizazh të degraduar, në tëcilin mungon tërësisht mbulesa bimore. Kjo gjendje është rezultat i erozionit intensivnë shpatet me përbërje fushore. Pyllëzimi me pyje në disa shpate, kohë më parë,kufizuan zgjerimin e erozionit. Bokërrimat e mjerit kanë vlera të veçanta edukueseambientaliste. Uji i Ftohtë (Vlorë) – Burimet karstike bregdetare dhe nëndetare, në bregdetinlindor të gjirit të Vlorës, 4-5 km në jug të qytetit, shpërthejnë në zonën uji i Ftohtë –Jonufër. Këto burime të tipit karbonatik furnizojnë qytetin me ujë të pijshëm. Zonarreth burimeve është një nga pikat turistike më të bukura. Rrapi i Leskovikut (Gjendet pranë qendrës së bashkisë së Leskovikut, 900m mbinivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçantë rrapi me kurorë në trajtën e një kupole,lartësi 18m, diametër të trungut 140 cm, perimetër 440m, me moshë 300 vjeçare. Kavlera shkencore, estetike e turistike.Përforcimi – Veprimtari praktikeKjo pjesë e mësimit ka si qëllim që të nxisë kreativitetin te nxënësit dhe dashurinë përvendlindjen. Ata do të përgatisin një fletëpalosje për një nga monumentet e natyrësqë kanë parë në zonën e tyre. Në të do të pasqyrojnë vendndodhjen, sipërfaqen,madhësinë, vlerat natyrore, si dhe fotografitë përkatëse. Më pas, punën e tyrenxënësit duhet ta hedhin në faqen elektronike të shkollës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve duhet të jetë sa më objektiv, në përputhje me kontributin enxënësve në punën në grup, por edhe të njohurive dhe punës së tij individuale. 15
  • 16. Kreu II. Trashëgimia kulturore materiale Objektet janë të rëndësishme për studimin e historisë sepse ato japin një bazë konkrete për idetë dhe mund t’i bëjnë të vlefshme ato. Në këtë linjë nxënësit kuptojnë domosdoshmërinë e njohjes së të kaluarës nëpërmjet vendeve historike, mjediseve gjeografike, kalave, monumenteve, amforave etj. Njohja me veprat e artit dhe monumentet e natyrës është një pjesë e rëndësishme që brezat i përcjellin njeri tjetrit si pasuri e pakufi dhe me vlera të mëdha identiteti njerëzor kombëtar dhe ndërkombëtar. Trashëgimia materiale është më e lehtë për t’u ruajtur dhe për t’u promovuar se sa trashëgimia shpirtërore pasi qendrat historike dhe muzetë, veprat historike dhe artistike janë të mirë përcaktuara fizikisht dhe të mbrojtura me ligje dhe rregulla të veçanta. 2. 3. Qytetet muze në Shqipëri Në përfundim të mësimit nxënësit do të jeni të aftë: - të përkufizojnë se ç’është qyteti muze; - të tregojnë se cilat janë qytetet muze në Shqipëri; - të përshkruajnë karakteristikat e tyre. Struktura e mësimit Fazat e Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Strukturës Metodat e nxënësve i nxënësve Parashikimi, Imagjinatë e Të lexuarit ndërveprues Punë në grupe Përgatitja për të nxënë Drejtuar Diskutimi i ideve Ndërtimi i njohurive, Lexim i orientuar i Ndërtimi i shprehive Punë në grupe përpunimi i tekstit dhe përpunim studimore përmbajtjes i informacionit shtesë Përforcimi, konsolidimi Ese Paraqitja me shkrim e Punë në grupe i të nxënit informacionit Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar Mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që të bëjnë një udhëtim imagjinar drejt qytetit muze të Beratit dhe Gjirokastrës: “Nga do të kaloni për të shkuar në njërin prej këtyre qyteteve? Përshkruani në hartë itinerarin që do të ndiqni nga vendbanimi juaj drejt qytetit muze të Beratit apo Gjirokastrës. Përcaktoni vendin e parë që do të vizitoni kur të mbërrini atje”.16
  • 17. Nxënësit lihen disa minuta të imagjinojnë të ndihmuar edhe nga harta e më passhkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin sipas grupeve të punës (4-5 veta). Më pas flasinpërfaqësuesit e grupeve: Grupi i parë: Njëri prej përfaqësuesve të grupit tregon se për të shkuar nëBerat i duhet të kalojë në Tiranë – Durrës – Kavajë – Rrogozhinë – Berat. Një ndalesëmjaft interesante ishte edhe ajo në qytetin e Durrësit, pikërisht në kryeqendrën embretërisë së Arbërisë (e shpallur si e tillë më 21 shkurt 1272 nga Karli I Anzhu). Kurmbërritëm në Berat, gjëja e parë që na ra në sy ishin shtëpitë karakteristike. Grupi i dytë: Njëri prej përfaqësuesve të këtij grupi tregon se një vit më parëkishte shkuar në Gjirokastër dhe kishte ndjekur këtë itinerar: Tiranë – Durrës –Kavajë – Lushnjë – Rrogozhinë - Fier – Vlorë – Qafë e Llogarasë – Bregdeti shqiptar– Sarandë – Gjirokastër. Gjatë kësaj rruge ai ndaloi në qytetin e Fierit (Sipas studiueses së njohur anglezeEdith Durham, e cila vizitoi vendin tonë në vitin 1903, Fieri ishte një fshat i vogël, pronëe një beu, me shumë iniciativë, i cili kishte ndërmend ta kthente në një qendër tregtare. Aikishte ngritur pazarin, godinat solide prej guri, me një arkitekturë çuditërisht moderne); tëVlorës (Aulon, sipas studiuesve, rrënojat e një fortese me mure guri të latuar me gjatësi 40m,lartësi 75 m dhe trashësi 2 m, të gjetura ndër vite, dëshmojnë për një qytet antik) etj. Ajo qëmë mbeti në mendje që në hapat e parë në këtë qytet ishte kalldrëmi i rrugëve që nandiqte në çdo hap. Në një moment m’u duk sikur isha personazh i librit “Kronikë nëgur” të Ismail Kadaresë. Nxënësit jo vetëm që përmendën itinerarin që ndoqën, por edhe disa nga vlerate qyteteve nëpër të cilat kaluan për të shkuar në destinacionin e paracaktuar.Përgjigjet e dhëna nga nxënësit demonstrohen në hartë.Ndërtim i njohurive –lexim i orientuar i tekstit dhe përpunim i informacionit shtesë Në këtë fazë të mësimit, mësuesja u kujton se qytet muze muze quhet një qendërurbane, e cila për vlerat e saj të rëndësishme historike, urbanistike e arkitekturore, jo vetëm qëvihet në mbrojtje të shtetit, por edhe mirëmbahet e restaurohet prej institucioneve përkatësetë tij. Mësuesja u kërkon nxënësve që të lexojnë materialin që ndodhet në tekst, poredhe informacionet që kanë grumbulluar nga burime të ndryshme dhe me anë të sajtë ndërtojnë pasaportën e secilit qytet. 17
  • 18. Berati Gjirokastra ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ ____________________________ Përforcimi – Ese Bëni një ese me temë: “Qytet muze, një pasuri me vlera të pazëvendësueshme”. Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen në bazë të përgatitjes së tyre, aftësisë për të punuar në grup, kontributit që japin, kreativitetit të tyre dhe përdorimit të një gjuhe të pasur me terma të përshtatshëm. 2. 6. Veprat më të njohura të artit shqiptar Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë: - të renditni veprat më të njohura të artit shqiptar; - të përshkruani karakteristikat e tyre dhe elementet që i bëjnë të veçanta; - të analizoni njërën prej tyre.18
  • 19. Struktura e mësimitFazat e Strategjitë mësimore Veprimtaritë OrganizimiStrukturës Metodat e nxënësve i nxënësveParashikimi, Bashkëbisedim Diskutimi i ideve Punë në grupePërgatitja për tënxënëNdërtimi i Lexim i orientuar i Ndërtimi i shprehive Punë në grupenjohurive, tekstit dhe përpunim studimorepërpunimi i i informacionitpërmbajtjesPërforcimi, Veprimtari praktike Analizë e veprës Punë në grupekonsolidimi “Motra Tone” e Kolëi të nxënit IdromenoParashikimi – Bashkëbisedim Mësuesja sqaron se ç’kuptojmë me art Art quhet paraqitja apo shprehja, në përputhje me kriteret estetike, e diçkaje të bukur,tërheqëse apo që përshkohet prej një domethënieje që i kapërcen kufijtë e së zakonshmes. Më pas nxënësit bashkëbisedojnë në grupe të vogla dhe më pas të gjithë bashkëse ç’vlera kanë veprat artistike në trashëgiminë kulturore.Ndërtimi i njohurive – Kllaster Nxënësit, nëpërmjet leximit të drejtuar, lexojnë materialin e tekstit, por edhemateriale të gjetura nga vetë ata dhe plotësojnë kllasterin e mëposhtëm me veprat mëtë njohura të artit shqiptar:Veprat më të njohura të artit shqiptarEpitafi i Glavenicës (1373)Vepër e shquar e artit të zbatuar shqiptar. Qëndisje me fije mëndafshi, ari e argjendinë një pëlhurë liri me përmasa 250 x 117 cm, të përforcuar me astar. U porosit ngavëllezërit Balshaj dhe u qëndis nga Gjergj Arianiti. Paraqet Krishtin të vdekur, shënMërinë, si dhe Gjonin, ungjillorë, profetë e engjëj. Me ar e argjend është qëndisurnjë mbishkrim në gjuhën greke. Sot epitafi ruhet në Muzeun Historik Kombëtar.Onufri «Pagëzimi i Krishtit» (shek. XVI)Skenë në kishën e Shëna Premtes në Valësh të Shpatit (Elbasan). E tërë skena ështëndërtuar mbi kundërtitë e dy logjikave mitologjike dhe figura e Krishtit mishërontriumfin e Krishterimit mbi botën pagane. 19
  • 20. Kolë Idromeno «Motra Tone» (1883) Portreti i parë psikologjik dhe një nga kryeveprat e artit shqiptar. U realizua në vitin 1883. Piktura paraqet motrën e Idromenos, Tonen, të veshur me kostum popullor shkodran. Vende-vende është punuar me teknikën e velaturës, me shtresa të shumta. Vlera të veçanta paraqet trajtimi plastik i duarve, i qafës dhe i draperisë. Ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Abdurrahim Buza “Vallja shqiptare” (1971) Tabloja “Vallja shqiptare” u krijua në vitin 1971. Ajo dallohet për intonacionet kromatike, vizatimin e figurave në mënyrë gati primitive, si dhe për dekorativitetin e saj. Ruhet në galerinë “Buza”, në Tiranë. Përforcimi – Analizë e një vepre Në fund të këtij mësimi, nxënësi ka për detyrë të analizojë një prej veprave më të njohura shqiptare “Motra Tone” të Kol Idromenos. Më poshtë po japim hapat që duhet të ndjekin nxënësit për të nxjerrë në pah mesazhet dhe vlerat që përcjell kjo vepër. Për të shqyrtuar një pikturë së pari analizojmë subjektin dhe kodet vizuale të përdorura, vijojmë me pas me gjetjen e mesazhit që përcjell kjo vepër dhe në fund përpiqemi të japim një koment individual. 1. Përshkrimi i subjektit a) fillon me autorin, titullin, vendndodhjen e veprës, datën e krijimit, përmasat, teknikat dhe nga e ka marrë frymëzimit për krijimin e saj. b) zbuloni funksionin e veprës, nga është porositur, ku duhet të ishte vendosur, përse momentalisht ndodhet në një mjedis tjetër nga ai që duhet të ishte dhe nëse është restauruar ndonjëherë apo jo. c) Saktësoni nëse është një vepër religjioze, festive, mitologjike, historike, nëse është një peizazh, një natyrë e vdekur, një tentativë, në të gjitha format abstrakte. d) Nëse vepra është abstrakte atëherë kaloni në kodet pamore (forma, linja, ngjyra etj.). e) Njihni artistin dhe veprat e tij, momentin historik dhe kulturor kur ai ka jetuar, rrymat që ka bashkuar. 2. Analiza e kodeve pamore – analizoni kodet që njihni dhe që përbëjnë veprën. a) Pika – Pikat çfarë përmasash kanë? Janë të kombinuara me njëra-tjetrën apo të izoluara? Çfarë efektesh krijojnë? b) Linja – Cilat janë prirjet lineare më të dukshme? Linja përcakton format, volumin, lëviz lirshëm apo krijon elemente dekorative? c) Cilat janë karakteristikat e saj më të dukshme (drejtimi, prirja, trashësia dhe marrëdhëniet harmonike me linjat e tjera)? d) Çfarë efektesh prodhon (palëvizshmëri, lëvizshmëri, ritëm etj.)?20
  • 21. e) Sipërfaqja – Cilat janë karakteristikat pamore e të prekshme të teknikës së përdorur (i qetë, i rregullt, e ndritshme, kompakte etj.). f) Ngjyra – Vepra është njëngjyrëshe apo shumëngjyrëshe? g) Çfarë ngjyrash mund të identifikojë (primare, sekondare, terciare, plotësuese)? h) Mbizotërojnë tonet e nxehta apo të ftohta, të dobëta apo të forta? i) A ka një ngjyrë që mbizotëron? Nëse po varet nga intensiteti i saj, apo nga gjerësia e sipërfaqes së saj? j) Si janë ngjyrat (të qarta, të ndritshme, të buta, të kundërta, të errëta, në harmoni)? k) Subjekti është i errët në një sfond të lehtë apo e anasjella? l) A krijon ngjyra një efekt të thellë?3. Identifikimi i mesazhit Pas kësaj analize të thellë, do të arrini të gjeni mesazhin. a) Cila ka qenë ajo gjë që të ka tërhequr më shumë vëmendjen te vepra? b) Cilat aspekte të përmbajtjes apo të formës të tregojnë origjinalitetin dhe ndjeshmërinë e artistit (subjekti, ngjyra, kompozicioni...)? c) Çfarë problemesh, idealesh e shpresash të kohës së tij dëshmon autori në këtë vepër? d) Piktori cilës rryme i përket? - natyralist (e shfaqin realitetin ashtu siç ne e shohim); - ekspresionist (shprehin ndjenja dhe situata shprehëse) ; - simbolik (përdorin figura dhe ngjyra për të treguar vlera, ndjenja etj.). - abstrakte (përdorin kodet pamore pa përfaqësuar realitetin).4. Vlerat kulturore - Pse kjo vepër është një nga kryeveprat e artit shqiptar? - Çfarë përfaqëson ajo? - Ç’vend zë ajo në trashëgiminë tonë kombëtare?5. Komente personale a) Çfarë emocionesh, ndjenjash ju ngjall kjo vepër? b) Me çfarë mjetesh është pasuruar këndvështrimi juaj rreth një vepre arti? c) Mesazhi i kësaj vepre a të sjell ndërmend ngjarje personale apo shoqërore të rëndësishme për jetën tuaj? Duke u nisur nga mesazhi që paraqet vepra, hidhini mendimet tuaj në fletore nëtrajtën e një eseje ose të një poezie. 21
  • 22. Kreu III. Trashëgimia kulturore shpirtërore Në këtë linjë nxënësit kuptojnë elementet e identitetit human, kombëtar dhe ndërkombëtar që lidhen me zhvillimin shoqëror të vendeve të ndryshme. Trashëgimia shpirtërore konsiston në aftësitë tradicionale, besimet, traditat, muzika, këngët, val- lëzimi, drama etj. Të gjitha këto nuk mund të qëndrojnë në muzeum, por interpre- tohen dhe përcillen nga një brez në tjetrin dhe nga një rajon në tjetrin. Karakteristi- kat e vlerave historike, artistike dhe shkencore të kësaj trashëgimie trupëzohen në monumentet dhe kryeveprat e realizuara nga popujt dhe personalitetet e shquara të trashëgimisë kulturore në fushat e gjuhësisë, folklorit, artit pamor dhe muzikor, lojërave dhe valleve, ritualeve dhe festave, etj. Linja u ofron nxënësve njohje dhe af- tësim praktik me listën e shpallur të monumenteve shpirtërore vendore dhe botërore ku përfshihet edhe isopolifonia shqiptare, si dhe me ditët kombëtare dhe ndërkom- bëtare të trashëgimisë shpirtërore. Veprimtaritë praktike si vizitat, organizim pa- nairesh dhe ekspozitash, projektet zënë vend të rëndësishëm në edukimin e të rinjve me trashëgiminë kulturore shpirtërore. 3.7 Iso-polifonia popullore Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë: - të klasifikoni llojet e iso-polifonisë; - të përshkruani vlerat e iso-polifonisë popullore shqiptare si dukuri unikale e shumëzëshit popullor tradicional botëror; - të vlerësoni vendin e kësaj kryevepre në trashëgiminë botërore. Struktura e mësimit E Brainstormig 5 min R Lexim i drejtuar/ kllaster 25 min R Bashkëbisedim 15 min Evokim – Brainstorming Mësuesja shkruan në dërrasë fjalën “iso-polifoni” dhe nxënësit shprehin mendimin e tyre të shkujdesur, pa u përpjekur të riprodhojnë tekstin, por të thonë atë që ata dinë, pa u vënë në siklet nëse ajo që thonë është ose jo e saktë shkencërisht. Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar / klaster Nxënësit e ndarë në grupe lexojnë tekstin sipas paragrafëve dhe nxjerrin përfun- dime. Ata bëjnë pyetje për ato që nuk kuptojnë dhe së bashku me mësuesin/es u japin zgjidhje.22
  • 23. Iso-polifoni Ndërtojnë kllasterin me llojet e iso-polifonisë dhe shpjegojnë ndërtimin eshumëzërishit në Toskëri dhe Labëri. Iso-polifonia shqiptare është një ndër kryeveprat e folklorit muzikor shqiptar, pordhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshitpolifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit. Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor:       Zëri I  -“ia hedh”-hedhësi ose marrësi                      Zëri II -“ia pret”-pritësi       Zëri III-“mbajnë zënë” -isoNë Labëri:(tre zërëshi)        Zëri I-“ia merr”-marrësi       Zëri II-“ia kthen”-kthyesi       Zëri III-“ia mbush”-mbushësat-iso (katër zërëshi)       Zëri I-“ia merr”-marrësi       Zëri II-“ia kthen”-kthyesi       Zëri III-“ia hedh”-hedhësi       Zëri IV-“ia mbush”-mbushësat-iso Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilat shprehin nëthelb strukturën e iso-polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçantatë zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit.Reflektimi: Bashkëbisedim Nxënësit diskutojnë në lidhje me vendin që zë iso-polifonia në trashëgiminëbotërore. Shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin dhe arrijnë në një përfundim të për-bashkët. Nxënësit tregojnë gjithashtu edhe të mirat që vijnë si rezultat i përfshirjessë iso-polifonisë në UNESCO. A është një mbështetje për grupet që e praktikojnëkëtë lloj kënge? A përfaqëson ajo një kryevepër të nivelit botëror? Për këto dhe tëtjera elemente të kësaj pasurie ndërkombëtare nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrindhe shprehin mendimet e tyre, duke u nisur edhe nga literatura që ata kanë lexuar.Veprimtari praktike Dëgjoni në CD një këngë polifonike. Ushtrohuni për ta kënduar atë. 23
  • 24. 3.8 Muzika popullore homofonike Në përfundim të mësimit nxënësit do të jeni të aftë: - të përshkruajnë karakteristikat e muzikës popullore homofonike; - të tregojnë dhe përshkruajnë vendin që ka kjo lloj muzike në trashëgiminë kombëtare; - të përcaktojnë vlerat që ka Eposi Legjendar i Kreshnikëve, duke riprodhuar pjesë të tij. Struktura e mësimit Nr. Veprimtaritë Metodat Koha 1 Hyrje 5 min 2 Veprimtari e drejtuar Punë me grupe 10 min 3 Informacion i ri Kllaster 15 min 4 Veprimtari praktike Recitim 10 min 5 Vlerësimi 5 min Hyrje Mësuesja prezanton temën e mësimit. Dukë thënë se muzika popullore homofonike, e njohur edhe me emrin muzikë popullore monodike, është pjesë përbërëse e këngëtimit te shqiptarët. Me apo pa shoqërim instrumental, ajo luhet me një instrument apo më shumë, por që kanë një unifikim të melodive, kur prodhohet vetëm një zë. Kjo lloj muzike gjendet e praktikuar ngado ndër shqiptarë, por përhapjen më të gjerë e ka në krahinat që shtrihen mbi lumin Shkumbin. Veprimtari e drejtuar – Punë me grupe Mësuesja e ndan klasën në grupe dhe nxënësit tregojnë se cilat këngë këndohen me muzikë homofonike. Grupi i parë – tregon se cilat janë këngët epike; Grupi i dytë – tregon se cilat janë këngët lirike. Epike Lirike Këngë legjendare dhe historike këngë djepi, dasme, vaje, këngë dashurie, pune, mërgimi, rituale Kur bëhet kjo ndarje mirë është që nxënësit të sjellin edhe shembuj për secilën gjini. Nga ana tjetër, ata shpjegojnë edhe lidhjen midis muzikës dhe instrumenteve që përdoreshin.24
  • 25. Nxënësit tregojnë se ç’vend zë kjo muzikë në trashëgiminë tonë kulturore dhepërshkruajnë karakteristikat e saj me vlerë unike.Informacion i ri – Kllaster Mësuesi e ndan klasën në grupe dyshe dhe u shpjegon të lexojnë tekstin, dukevendosur shenjat në tabelën e mëposhtme: (kontrollo) + (plus) - (minus) ? (pikëpyetje) Nxënësit do të plotësojnë ndarjen e parë të tabelës me njohuritë që kanë përKëngët e Kreshnikëve, tiparet dhe të veçantat e tij; në ndarjen e dytë do të vendosininformacionin e ri që mësuan nga teksti; në ndarjen e tretë do të vendosin shënimetpër ato gjëra që dalin ndryshe në tekst nga ato që dinin; në ndarjen e fundit do tëshkruajnë pyetje ose kërkesa për sqarim të mëtejshëm.Puna e kryer në grup: konsultohet me grupin, më pas dalin me një përfaqësues qëlexon punën e bërë. Këtu futet edhe mësuesi, i cili mund të japë informacionin e ri osetë sqarojë konceptet e paqarta.Kjo teknikë shmang monotoninë dhe pasivitetin e orës së mësimit.Veprimtari praktike – recitim Nxënësit më të mirë të klasës recitojnë në klasë pjesë nga “Këngët e Kreshnikëve”. Më poshtë po japim dy nga pjesët më të bukura të “Këngëve të Kreshnikëve”:“Vajtimi i Ajkunës” dhe “Fuqia e Mujit”. Vajtimi i AjkunësDrita a dalë e dritë s’po ban, atëherë nana hanën ka mallkue:ka le dielli e nuk po nxeh: - T’u shkimtë (shoftë) drita ty, o mori hanë,ça ka ba Gjeto Basho Muji; që s’ma çove atë natë nji fjalë,Djalin n’dhe Muji e ka shti... n’Lugje t’Verdha, shpejt me dalëA dredhe Muji e në shpi ka shkue, bashkë me hy n’nji varr me djalë!nana e djalit po e pyet; Kur ka shkue te varri i djalit,- Mujo, djalin ç’ma ka gjetë? ka pa ahin treqind vjeç,N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë? ahi ishte rrema-rrema,Qyqe vetëm rrugën paska marrë, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtinkanë zanë vend yjt’ vajin me e ndie! Mire po pshtetet për degë t’ahitKur ka dalë ndër Lugjet t’Verdha, pikon loti mbi varr të djalit 25
  • 26. Kanë lanë kangën zogjtë e malit, s’m’kë lanë kurrë kaq shumë me pritë! kanë lanë kangën me vështrue! More Omer i nanës-o; - Po a s’e din se kush ka ardhë, A thue gjokun me ta prue? që nuk çohesh për m’u falë, Dil nji herë për me lodrue more i miri i nanes-o ? bjer ndër gurra me u freskue Amanet, o more bir, kërko majat bashkë me zana dil nji here ksi burgut t’erret, se ty varrin ta ruen nana, fol me nanen që t’ka rrite mori i miri i nanës-o ! “ Fuqia e Mujit” Lum e lum për t’lumin Zot, S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie Nu’jem kanë e Zoti na ka dhanë ! Ishin kanë tuj kajtë këta dy fmi Kurr ish’kanë Muja djalë i ri, Kurrkund çarje fmia nu’m’kan lanë M’a kish çue baba n’rrogë tu njizotni; M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue Çoban lopesh zotnija e ka ba, I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue Për gjith ditë bjeshkët Muja tu’i kërkue; Po Zo’! shka jeni me gjithë ket drite?- Për gjith ditë nder gurra t’u u freskue, - Zana jemi, Mujo, tuj shetite, Për gjith ditë nder mriza tuj pushue - Tuj u sjelle na njërzvet me u ndihmue, Rrugë as shtek pa njoftë nuk ka lanë Ti çfarë ndere, Mujo, po na lypë? M’i çon lopët gjithherë ku s’i’n kanë Qi dy djepat na ike vu në gjumë? I natë lopët çobanit i paskan hupë A don forcë, Mujo, me qindrue? E tu shpija nu’ka mujtë me dredhë A don luftë, Mujo, me luftue? Buzë nji shkambit m’u ndalë asht A don gja, Mujo, a don mall? ngushtue A don, dije, Mujo a don gjuhë? Asht ule djali aty për me fjetë Lyp shka të duesh Mujos te i kan thanë Paj dy djepa aty ki’n qillue; Kqyr Muji atëherë ç’ka qitë e ka thanë: E kan marrë brimën e tuj kjajtë - Shpesh po m’ngucin çobanija M’asht avitë Muja me i shikjue Shum inat çobajt si me kanë Po i pajton tuj i pëkunde Paj me forcë me ja u kalue un due E t’dy djepat ika vun në gjumë Njana shoqes Zanat atëherë i kan Bardhë si drita dy Zana atëherë kanë thanë: ardhë - Ty, qysh të thonë – Mujon e kan pyete- - Tamel gjiut Mujit për me i dhanë Zo’ ! ç’të ka pru n’ket vend e shka t’ka Tamel gjiut i kan dhanë me pi tretë!- Me tri pika djalin m’a kan ngri Muja atëherë shka u ka thanë E ika falë Zoti kaq fuqi Rrogtar lopesh un kam qillue Sa me e luejte shkambin ma t’madhin Për gjith ditë kto bjeshkë i kam kërkue - Kape gurin! - Zanat i kan thanë Mue rreziku sot ka ardhë me më ndeshë Njimi okesh e ma guri ish’kanë M’kan hupë lopët, e askund s’kam mujtë E ka kap gurin njimi okesh më i gjetë Badihava peshue me duer e ka; Ktu m’xu nata e u ngja për me fjetë, Der n’nye t’kamës veç e n’mujt ma26
  • 27. Njana shoqes Zanat atëherë i kanë thanë: Përmbas shkambit hija tu’u zgjatue- Edhe do tamel Mujos me i a dhanë Sa miqsisht me të kan kuvendueE ka marrë tamlin Muji e e ka pi Kqyrë Zanat, Mujit, shka i kan thanë:E ka kapë gurin me e peshue - Probatin na, Mujo, duem me të xanë:Deri në gju ai gurin e ka çue Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-E ka ugje prap n’tokë e ka pushue - Tu t’jem ngu sht, Zanat, meKqyrë Zana sa mirë ka thanë: m’ndihmue!-- Edhe pak gji Mujo me i a dhanë E ka falë Zoti sabahinI ka dhanë prap gji për me pi Fërk e fërk Muji kanka çueSa don Zoti t’i ka dhanë fuqi I ka gjet lopët e në shpi ka shkueE e ka marrë gurin me e peshue N’fushë t’Jutbines Muji kur a raDeri në shogë (brez) gurin e ka çue Bytym shoket e mbledhun i ka paE kan pa Zanat e kan kqyrë Se me Mujin aty i’n kenë msueNjana tjetrës prap te i kan thanë: Me i a mujtë Mujit tuj ladrue- Opet (përsëri) Mujit gji lypet me i Kqyrë seri Muji shka ka ba:dhanë I a ka nisë me çobaj me ladrueE ka marrë Muji gji me pi Send ma t’fortin me dorë e ka kapëO! se ç’po i ep edhe Zoti fuqi Pesë konope përpjetë i ka dhanëKenka ba si me kanë drangue As kurrkush me folë nuk po fletKa marre gurin me e peshue Se me thue kur po i bjenN’cep të krahit Muji e ka vdue Dekun n’tokë gjinden po i qetëNjimi okesh gurit i ka qindrue Prej zotnis – tha – Mujit asht largueNjëna shoqes Zana ç’ka i ka thanë: Prej zotnis – burri kur asht da- Tjetër gji Mujit mos me i dhanë: Ka dredhë n’shpi - tha – nanën për me ePse tjetër gji Mujit për me i dhanë paE batis dyrnjan ana-m’ane, *Tha – I a ka nisë Muji tuj punueAtëherë Zanat Mujin po e zhgjertojnë *Tha – I a ka nisë Muji tuj luftue!Se sa t’vogël qi po flasin: E n’sa lufta Muji si po bjenPërmbi krye hana tuj i shikjue Ai gjith herë me nderë si po del. Martesa e HalilitFort po shndrit njaj diell e pak po nxeh! Ka dalë Muji me kreshnikeÇ’po e merr fryma rrapin e Jutbinës! A thue ndeshet me ndoj gja malitBorë e madhe paska ra: Sa shpejt diellin ma zu reja!Randojnë ahet për me u thye Shpejt ma endi njëi pelhurë t’gjanëKanë çetinat vetëm kreshtat e t’gjatëUshtojnë lugjet prej orteqesh E ia ka veshun majat rreth e rrotullPrej orteqesh kah po bijnë ndër gropa Që kur janë kap trimat-o te lumiKanë ra vashat me gja në lum Kaq përzi i ka fryma e plajm e reKanë gjetë lumin ngri akull Askurrnji shoshojnë trimat s’po e njohinKanë nisë vashat me lypë krojet Ngrinë trimat, u sharruenKanë gjetë krojet tanë ngri hej! Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit 27
  • 28. T’tanë për darkë Muji i ka ndalë Goja e vogël si lulja që shpërthen Kqyr çka bani Gjeto Basho Muji Dhambët e bardhë si gurëzit e lumit E ka vu një barrë dru t’vogël në zjarr Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli Treqind vetë priherë m’u nxeh… Qafa e saj si qafa e pëllumbit Sa shpejt fryma burrave u ka ardhë Shtati i saj porsi shtat çetine Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet! Mishi i dorës posi rremi i shemshirit (lloj Kanë marrë llafin e po llafiten druri) Kanë marrë gazin e po gazmojnë Por n’qafë m’paçi mor Bjeshkët e Nalta Kanë nisë trimat Mujin, po pyesin Kurrrkund nji shteg që nuk më latë - N’vatër tande, Muje, kemi qëllue Për me dalë deri në Krajli!- mos na ki randë për nji fjalë… Sa mirë nama bjeshkët m’i paska gjue! Qysh Halilin s’e martove?… Sa shpejt deti ka ndigjue! Janë martue krejt mosha e tij… E e ka çue nji frymë të fortë Djemt’e tyne n’lojë të tanë kanë dalë E e ka çue një frymë të nxehtë A t’u dhimbsen paret për me i dhanë? Bijnë orteqet nëpër gropa A t’u dhimben dasmat për me i ba? Ushtojnë malet si prej motit! Tutna djalin dikush po na e rre Por tri ditë e ma s’ka zgjatë Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja A shkri bora e ka ra n’lumë Rob të gjallë djalin po e zanë Por tri javë e ma s’ka zgjatë Le konakun, Muje, po ta fikin Çka e ka ba lumi atë të bardhë? Ma zi fisin, Muje, po na koritin… T’bardhët e bjeshkëve krejt e ka mbytë - Faqebardhë, more shokë, ju qofshi n’det Se mirë hallin po ma ditki, burra!… Ç’po këndojnë bilbilat n’mal Ju t’pavllazen shokë s’keni qëllue ç’po lodrojnë fëmija n’fushë Kujt po i dhembë dasmat për vlla t’vet? - Shpejt më dalë te t’bani (stan në bjeshkë) Ky edhe s’asht or burra cub flligshish se ka shpërthye ahi! – Mirë e njihni se asht daji trimnish- Atëherë djali Mujit i ka thënë: Atëherë djali ka nisë me folë - Qetash gjokun, Muje, ti me ma dhanë… - Kah kam vlla e kah kam motër Atëherë djali i ka kçye gjokut n’shpinë: vdeksha para n’u martofsha - T’mirë u pafshim! – Mujit i ka thanë se gjithë gratë e Krahinës ku janë Ka marrë rrugën për krali se gjithë vashat e Jutbinës ku janë Dy herë djalin kurkush s’e ka pa bash si motra që po m’duken Kalojnë male e kalojnë lugje dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit Kalojnë brështë (pyll me bredha) e po s’e mora Tanushën e kralit kalojnë ashtë (pyll me ahe) E unë Tanushën vetë e kam pa Kalojnë ditë e kalojnë net… Gja ma t’mirë s’sheh njëri nën këtë diell - Ç’ka ka hana që s’po del? Vetulla e saj e drejtë si fiskaja Kan e pyet bilbilat e malit Shtegu i ballit si shtegu i malit Pritni pak more zogjt e malit Kur merr hana me prendue Ju me kndue tjetër punë s’keni Syni i saj si kokrra e qërshis Hana sonte ka ndodhë zanë E ka qërpikun si krahu i dallëndyshes Ka nji ndorë (në mbrojtje) me përcjellë…- Fytyra e saj si kuqet molla n’degë Qatëherë djali sa kish ra n’breg t’lumit Hunda e drejt-o si kalemi i Tushës28
  • 29. Ka lidhë gjokun brenda në nji imshte Fill te krali paska shkue…(ahishte me drurë të rinj) - Të kanë ardhe cubat e JutbinësImshta ishte tanë ahishte e ty kullat t’i kanë zaptueVetë shatorret nëpër muzg të natës po i erzin marrë, çikat çnjërezue! -lyp Krali shpejt qënka shtrengueKur ta mbrrite të çadra e kuqe… t’dy prej krahu krajli i ka kapë…Ka zane vend përmbas nji lisi n’burgje t’thella Halilin e ka ndryeRranjët e lisit shpërnda në lumë… rrugën e madhe Tanushës ia ka dhanëSa urtisht djali që po e msyn (sulmon) Mirë po e ndal Jovani (një mik) e po eMa ka nxjerrë thikë ma të mprehtën pyet:Kamba-doras asht avitë… - Ç’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i- Po kët fytyrë ku e ka pa thotë-që po me gjet me të Halilit?- Se kso britme kurrë nuk kemi ndi!Ma gjatë djali s’ka durue: - Rob kanë zanë Halilin e Mujit- Po je a njëri që ke besë? e mue rrugët tata m’i ka dhanë- Të thafshin krahët more djalë i ri ma për t’gjallë te shpia mos me kthye!…se fort thellë që paske hy!… Nji fjalë Mujit te dera me ia çueHajde brenda, kopil (djalë i shkathët); - Me i ra mbrapa Halilit sa ma parëpo i thotë Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbë! –Se ja vdesim të dy përnjiherë E ka gjetë nji njëri të besësJa të dy kemi shpëtue!- Menjiherë Mujit natën ia ka nisunAtëherë djali brenda ka hy N’nestret nadje djali asht kapë te kullaE ka marrë vasha për dore Nji ka nji punët ia kallzon MujitShpejt e shpejt te nj’odë i prin… T’madhe burri paska nisë me qeshë:I ka zgjedhë nji palë petka ma të mirat… - A t’kam thanë taraku (dëm, mëzat) iKrejt si çikë djali po ngjan… KotorritN’breg të detit, përmbi shkamb se Kotorret kanë me ta hangër kryet?…Dymbëdhjetë katesh kulla e naltë Ka dalë trimi në beden të kullësKurrkund shoqen nuk e kishte Me nji kushtrim ka thirrë Jutbinë eTreqind hapash kulla e gjanë KrahinëTë tana ballet guri te lëmue - S’kam çka u them more aget e miAnash krejt guri te latue veç me koriti sokol HaliliLatue shkambi prej mermeri Me u shtrengue burra si të mundniAty gurrat me flladitë Se dita e vdekjes ma e veshtirë nuk vjen! –Aty kopshti me u mahitë (për të kaluar Kanë ba ashtat trimat me ushtuekohën) Kanë ba lumin trimat mu turbullueAty velat me valzue (për të lundruar) Kanë ba gjoket trimat me fluturueMe valzue për shpinë të detit… E t’janë kapë te Kotorret e Reja…Me Halilin brenda kanë hy… Nëpër ranë t’detit Muji i ka shpërnda:Sa fort shpejt kralica gati asht ba!… - Vër me gojë mos guzojë kush me ba…Kur ka pa sokol Halilin Se shumë njërëz qenkan mbledhëA dredhë mbrapsht si dridhet gjarpni… n’Kotorre!Edhe derën e ka shkrepë (ka hapur me Me kushtrim krali i ka thirrë –forcë) Midis logut asht nji djalë i ri 29
  • 30. Hekrat duersh bugagitë (prangat) Luftë e rreptë aty që po bahet kambësh Me dhambë trimat duen shoshojnë me Ai asht Halil aga i ri shkye Mbarë Kotorret me atë po qeshin: Me dhambë gjoket duen shoshojnë me e - A po e sheh Halil, vdekjen me sy? marrë Kurre ma ngushtë, Halil, a thue ke qën? Notojnë kurmat thellë në det Kuvend burrash djali paka shtrue… Notojnë trupat nëpër gjak - S’asht ngushtë njëriu deri n’ditë të Hiç s’po lodhet Gjeto Basho Mujei vdekjes, Sa thellë trimi më paska hy!… - Fjalën e mbrame në paç me e folë Muji djalin e ka shpengue se ty jeta m’at hu t’u ka sose !… A turrë djali si i tërbue - Pesë dekika (minuta) liri me më dhanë: Gjallë me dorë kralin e ka zanë Tjetër t’mirë në t’parët nuk na kanë lanë Me shpin në hu ditët i mbaroi Kurrnji nesh mos me vdekë në shtrat Qatëherë burrat kanë rrokë unat (urat e Por me shpatë m’u pre tuj këndue…- zjarrit) Edhe duert mirë ia shpengojnë Shpejt qyteti ka marr zjarr Ia kanë dhanë lahutën në dorë Ka marrë zjarr krejt në fund e në majë Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marrë Sa fort Muji m’asht tërbue! Krejt po e këndon kangën në gjue të Aspak dhimbë trimi s’po ka parëve, As për kulla që rrënohen Qaty Muji nëpër fushë ka dalë As për t’vdekun që shkrumbohen!… E e ka ba nji piskamë të madhe Tri herë dielli ka prandue Janë shembë kullat gjer në themele Tri herë hana ka ague U trand deti me hy brenda Kurrkund zjarri me pushue Kanë gjëmue malet si për mot t’lig! Kurrnji trimat nuk po e lanë me ikë 3.9 Llojet e vallëzimit popullor shqiptar Në përfundim të mësimit nxënësit do të jenë të aftë: - të krahasojnë dëshmitë arkeologjike dhe historike të folklorit koreografik; - të klasifikojnë llojet e vallëzimit popullor; - të tregojnë karakteristikat e vallëzimit popullor. Struktura e mësimit Fazat e Strategjitë mësimore Veprimtaritë Organizimi Strukturës Metodat e nxënësve i nxënësve Parashikimi, Bashkëbisedim Diskutimi i ideve Punë në grupe Përgatitja për të nxënë Ndërtimi i njohurive, Kllaster Ndërtimi i shprehive Punë në grupe përpunimi i përmbajtjes studimore Përforcimi, konsolidimi Veprimtari praktike Interpretim i një valleje Punë në grupe i të nxënit30
  • 31. Parashikimi Mësuesja së bashku me nxënësit diskutojnë rreth hershmërisë së valleve dhedokumentimit të tyre. Si janë ruajtur ato deri në ditët tona dhe cila është rëndësia etyre, si pjesë e trashëgimisë kulturore shpirtërore.Ndërtimi i njohurive Nxënësit lexojnë materialin dhe plotësojnë llojet e vallëzimit popullor, duke unisur në bazë të kritereve të ndryshme. Pasi kanë bërë ndarjet e mëposhtme, ata përcakojnë se në cilat kategoripërfshihen vallet që ai njeh. Llojet e vallëzimit popullor Mbi bazën e numrit të hapave motivet koreografike emërtohen Motiv dyhapësh Trehapësh Katërhapësh Formacion koreografik Valle masive Kërcime sofistike Valle në Në Në dy vija rreth të gjysmërreth përballë mbyllur njëra-tjetrës 31
  • 32. Sipas përmbajtjes ideoemocionale Valle të gjinisë epike Valle të gjinisë lirike Kërcimi i fortë, i Kërcimi i shtruar, i gjallë, dinamik e butë, me finesë dhe impulsiv elegancë Valle epike luftarake Valle lirike të punës Valle lirike rituale Valle epike trimërishte Valle lirike të dasmës Valle erotike, humoristike Valle lirike pantomimë Vallet e Tropojës Vallet e Myzeqesë Vallet e Librazhdit Vallet e Dibrës Sipas krahinave etnokoreografike Vallet e Kukësit Vallet Labe Vallet suljote Vallet e Dropullit32
  • 33. Mbi bazën e shoqërimit muzikor Me shoqërim instrumental Valle të heshtura (pa shoqërim muzikor) Me shoqërim me këngë me shoqërim me këngë dhe me instrumente Në bazë të gjinisë Valle burrash Valle grash Valle të përzieraPërforcimi – Interpretim i një valleje Në këtë fazë nxënësit interpretojnë vallen që kanë më përzemër, ose vallenkarakteristike të qytetit/fshatit apo të krahihnës së tyre. Më poshtë po japim edhe një valle karakteristike të rrethit të Kucovës, e cila kabrenda humorin, për të përcjellë tragjedinë e njeriut të varfër.Vallja e Temes (Kuçovë) Në këtë linjë nxënësit kuptojnë vlerën e biodiversitetit (florës dhe faunës) dhe tëmonumenteve të natyrës të vendit dhe të botës. Ata njohin elementet që rrezikojnë vlerate trashëgimisë natyrore dhe ndërgjegjësohen për t’i mbrojtur monumentet e natyrës ngazhdukja dhe dëmtimi. Ndërmarrja e veprimeve konkrete, aksioneve dhe projekteve tëndryshme i aftëson ata për të kapërcyer problemet e ndryshme që paraqet zhvillimi in-dustrial dhe i formon me konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Njohja me institucionetdhe OJF që mbrojnë monumentet e natyrës është një tjetër drejtim i rëndësishëm që do tëzhvillojë tek ata aftësitë e të konceptuarit të projekteve dhe zbatimit të tyre.I ziu Teme, murgu Teme, Epo Temja kish kasolle me kashtë,Pasuri nuk kish Shiu që binte brenda, binte edhe jashtë.Kish një gomar pa bisht Refreni ....Pa bisht e pa litar Epo Temja kish çibukun prej thane,Pa litar e pa samar Një kuti duhan brenda banteKasolles i vinte vërdallë. Temja s’kish bukë të hante.RefreniI ziu Teme, murgu Teme, qyqi Teme! 33
  • 34. Kreu IV. Trashëgimia kulturore dhe mjedisi 4. 5. Lista e monumenteve natyrore në Shqipëri Në përfundim të mësimit nxënësit do të jeni të aftë: - të listojnë dhe përshkruajnë monumentet kryesore natyrore në vendin tonë; - të analizojnë vendin që ato zënë në trashëgiminë natyrore kombëtare. Struktura e mësimit Fazat e Strategjitë Veprimtaritë Organizimi Strukturës mësimore e nxënësve i nxënësve Metodat Parashikimi, Dora e fshehtë Gjetja e gjëegjëzës Punë në grupe Përgatitja për të nxënë nëpërmjet bashkimit të të dhënave Ndërtimi i njohurive, Bashkëbisedim Vlerësimi i monumenteve Punë në grupe përpunimi i përmbajtjes natyrore Përforcimi, konsolidimi Tryezë e Ndërtimi i një platforme Punë në grupe i të nxënit rrumbullakët për mbrojtjen e monumenteve natyrore Parashikimi – Dora e fshehtë Mësuesja pret katrorët e anës së majtë dhe ato të anës së djathtë. Më pas i përzien në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë përqasje midis figurës me emrin të vendosur poshtë saj dhe me informacionin e dhënë për të. Nxënësit duhet të gjejnë informacionin që i përgjigjet figurës përkatëse. Në këtë mënyrë ata jo vetëm do të vënë në punë kujtesën, aftësinë e tyre për të bërë lidhjen e imazhit me emrin, por edhe do të sjellin ndër mend informacionin që kanë mësuar për të. Kanionet e Osumit Fillojnë nga fshati Meçan e, me disa ndërprerje, arrijnë deri në qytetin e Çorovodës; kanë një gjatësi prej rreth 12 km dhe gjerësi 9-10 m dhe 15-30 m, me mure thuajse vertikale dhe thellësi 68-80 m. Kanë vlera të mëdha shkencore, didaktike, sportive e turistike. 34
  • 35. Sofra e Skënderbeut (1876 m) Shkëmb në trajtën e një pllake të madhe e të rrumbullakët, që gjendet në juglindje të Librazhdit dhe në veri të Përrenjasit, në rrëzë të malit të Skurës. Sipas gojëdhënave, në këtë «sofër» të stërmadhe ka drekuar Skënderbeu pas njërës prej betejave të tij. Njihet edhe si Guri i Pishkashit, sipas emrit të fshatit që ndodhet aty pranë.Syri i kaltër Burimi më i madh karstik i Shqipërisë, që del rrëzë shpatit perëndimor të malit të Gjerë, afër fshatit Muzinë, 160 m mbi nivelin e detit. Ka prurje të qëndrueshme me luhatje të vogla stinore e vjetore. Për vlerat e mëdha natyrore është shpallur monument natyre, me status të veçantë mbrojtjeje.Shpella e Haxhi Alisë Shpellë karstike detare në skajin veri- perëndimor të Karaburunit, përballë Sazanit, me një gjatësi prej 100 m e gjerësi deri në 40 m. Lartësia e tavanit nga niveli i detit është 60 m. Në tavanin e sallës së shpellës gjendet një oxhak, që ngjitet drejt sipërfaqes së tokës, por që nuk del asgjëkund. Shpella ka rëndësi historike, sepse ka qenë strehë piratësh që në kohët antike. Emrin e ka marrë nga Haxhi Alia, një nga detarët dhe piratët më të famshëm ulqinakë të shekullit XVIII. Ujëvara e Sotirës Ndodhet në verilindje të Tomorit, në rrethin e Gramshit, 700 m mbi nivelin e detit. Përreth saj rriten gështenja të egra dhe drurë të tjerë. Përveç bukurisë së rrallë, ka dhe vlera të konsiderueshme shkencore e turistike.Viroi (mëma e ujit) i Gjirokastrës Del në rrëzën veri-perëndimore të Malit të Gjerë, nëpërmjet një guve në formë hinke, 196 m mbi nivelin e detit. Prurjet e tij ndryshojnë gjatë vitit, në varësi të reshjeve. Përreth tij janë ngritur disa objekte turistike. Në këtë kre nxënësit do të kuptojnë se ruajtja e vlerave natyrore dhe kulturorebëhet nëpërmjet një legjislacioni të fuqishëm për zbatimin e të cilit është përfshirë dhevendi ynë. Marrëveshjet dhe protokollet ndërkombëtare, ligjet e vendit dhe rregullatlokale janë pjesë e linjës së legjislacionit, ku një vend të rëndësishëm zë edhe njohjame organizatën botërore për edukimin, kulturën dhe shkencën UNESCO. 35
  • 36. Kreu VI. Legjislacioni për Trashëgiminë natyrore dhe kulturore 6. 1. Konventa Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore Në përfundim të mësimit do të jeni të aftë: - të përcaktoni se ç’është Konventa Ndërkombëtare e Trashëgimisë Botërore; - të renditni të drejtat dhe detyrat që rrjedhin nga të qenit anëtar i kësaj konvente; - të shpjegoni përmbajtjen, strukturën dhe institucionet e saj. Më poshtë po japim disa nga Konventat Ndërkombëtare për Trashëgiminë Botërore. a) Konventa Evropiane e Kulturës, Paris 1954 Konventa e Parisit përbëhet nga 11-të nene. Në nenin e parë thuhet se çdo palë kontraktuese do të marrë masa të rëndësishme për mbrojtjen, inkurajimin dhe zhvillimin e pasurisë kulturore të përbashkët evropiane. Në nenin e dytë flitet për inkurajimin nga ana e çdo shteti për mësimin e gjuhëve të huaja. Ndërsa në nenin 3 dhe 4 flitet për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për qarkullimin dhe shkëmbimin e njerëzve dhe objekteve me vlerë kulturore. Në nenin 5 dhe 6 flitet për një pikë të rëndësishme që ka të bëjë me atë se, çdo vend që zotëron një element të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të përbashkët, do të marrë masa të nevojshme për t’i mbrojtur ato. Të gjitha propozimet nga vendet e ndryshme do t’i kalojnë një komisioni ekspertësh në fushën e kulturës i caktuar nga Këshilli i Evropës. Në nenin 9 të Konventës thuhet se ajo është e hapur për firmë ndaj anëtarëve të Këshillit të Evropës. Duhet të ratifikohet, dhe instrumentet e ratifikimit do të depozitohen pranë sekretarit gjeneral të Këshillit të Evropës, i cili do të notifikojë instrumentet e ratifikimit dhe aderimin e gjithë anëtarëve të Këshillit dhe shteteve pjesëmarrëse. Në nenin 10 thuhet se çdo shtet duhet të specifikojë territoret ku do të aplikohen këto ligje dhe do t’i nisin sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës një deklaratë që ai ua dërgon të gjithë palëve Kontraktuese. b- Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Valleta, Spanjë, 1992 Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, e zhvilluar në Valeta, përbëhet nga 18 nene. Në nenin e parë jepet përkufizimi i trashëgimisë arkeologjike36
  • 37. si burim i memories kolektive evropiane dhe instrument studimi historiko-shkencor.Trashëgimi arkeologjike quhen të gjitha objektet, të mirat dhe të gjitha gjurmët eekzistencës së njeriut në të kaluarën, ruajtja dhe studimi i të cilave na lejon tëpërshkruajmë evoluimin e historisë së njeriut dhe lidhjen e tij me natyrën. Në nenin e dytë flitet për identifikimin e trashëgimisë dhe masat mbrojtëse. Nënenin në vijim flitet për garancinë shkencore në çastin e kërkimit shkencor. Në nenin4 flitet për mbrojtjen fizike të siteve arkeologjike. Ndërsa në nenin 5 bëhet fjalë përkonservimin e integruar të trashëgimisë kulturore. Në nenin 6 flitet për financimine kërkimit shkencor dhe konservimit arkeologjik. Ky nen është tepër i rëndësishëmpër kërkimin shkencor, pasi pa mbështetjen financiare shtetërore dhe të pushtetitlokal, ky kërkim nuk mund të realizohet. Në këtë nen kërkohet që këto organizmashtetërore të planifikojnë një fond të caktuar për kërkimin shkencor dhe mbrojtjene trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 7 bëhet fjalë për mbledhjen dhe përhapjen einformacionit shkencor. Në nenin 8 dhe 9 flitet për ndërgjegjësimin e publikut përvlerën e trashëgimisë arkeologjike. Ndërsa në nenin 10 flitet për parandalimin eqarkullimit të elementeve të trashëgimisë arkeologjike. Në nenin 11 dhe 12 flitet përasistencën teknike dhe shkencore. Neni 13 merret me respektimin e ligjeve të kësajkonvente. Nenet në vazhdim flasin për mënyrën e aplikimit të kësaj konvente dhepër marrëveshjet midis shteteve të ndryshme anëtare. c- Konventa Europiane e Mjedisit, Firence 2000 Kjo konvetë përbëhet nga katër kapituj me nenet përkatëse. Ne kapitullin eparë neni 1 bëhet përkufizimi i peizazhit që përbën një pjesë të caktuar të territorit,e njohur nga popullsitë, karakteri i së cilës rrjedh nga aksioni i faktorëve natyror osenjerëzor dhe nga marrëdhëniet midis tyre. Në kapitullin e dytë flitet për masat paraprake në nivel kombëtar për ruajtjen ekësaj trashëgimie. Në kapitullin e tretë bëhet fjalë për bashkëveprimin midis shteteve anëtare përmbrojtjen e trashëgimisë. Në kapitullin e katërt flitet për klauzolat përfundimtare,firma, ratifikimi dhe hyrja në fuqi. d- Konventa Evropiane për rëndësinë e vlerave të trashëgimisë kulturore për shoqërinë Faro, Portugali, 2005 Kjo konventë ndahet në pesë pjesë me rreth 23 nene. Në pjesën e parë jepetpërkufizimi: a) trashëgimia kulturore përbën një bashkësi rezervash të trashëguara nga e shkuara që disa persona identifikojnë, pavarësisht se kush është pronari, si refleks dhe shprehje e vlerave të tyre, besimeve, njohurive dhe traditave në evolucion të vazhdueshëm. Ai përfshin të gjitha aspektet e ambientit të derivuara nga bashkëveprimi i njeriut me ambientin; b) një komunitet trashëgimor është i përbërë nga persona që u japin vlerë disa aspekteve të veçanta të trashëgimisë kulturore, të cilët duan që në kuadër të një veprimi publik, të arrijnë ta ruajnë dhe t’ia transmetojnë brezave të ardhshëm. 37
  • 38. Në nenin 1 të saj thuhet se të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën kulturore dhe të njohin përgjegjësitë e tyre individuale dhe kolektive ndaj trashëgimisë kulturore. Në nenin 3 flitet për Trashëgiminë e përbashkët të Evropës në të cilën bëjnë pjesë: gjithë format e Trashëgimisë Kulturore në Evropë që përbëjnë një burim të përbashkët kujtimesh, kuptimesh dhe identiteti, krijimtari dhe ideale, parime e vlera që vijojnë nga përvoja e mëparshme, qe promovojnë zhvillimin e një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme, e bazuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut, mbi demokracinë dhe shtetin e së Drejtës. Në pjesën e dytë flitet për kontributin e trashëgimisë kulturore në zhvillimin e njeriut dhe shoqërisë. Ndërsa në pjesën e tretë flitet për përgjegjësitë në drejtim të trashëgimisë kulturore dhe pjesëmarrjen e publikut. Në pjesën e katërt flitet për kontrollin dhe bashkëpunimin midis shteteve anëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet mekanizmit të monitorimit dhe bashkëpunimit në veprimtaritë e kontrollit. Ndërsa në pjesën e pestë janë klauzolat finale që kanë të bëjnë me firmosjen e kësaj konvente nga shtetet anëtare dhe më pas aprovimi në Këshillin e Evropës. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE Neni 5 Rregulli i përgjithshëm në lidhje me të drejtat dhe detyrimet 1. Palët, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe instrumente për të drejtat e njeriut të njohura në botë, pohojnë sërish të drejtën e tyre sovrane për të formuluar dhe zbatuar politikat e tyre kulturore dhe për të miratuar masat për të mbrojtur dhe zhvilluar larminë e shprehjeve kulturore, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e qëllimeve të kësaj Konvente. 2. Kur një palë zbaton politika dhe merr masa për të mbrojtur dhe zhvilluar larminë e shprehjeve kulturore brenda territorit të saj, politikat dhe masat e saj do të jenë në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente. Neni 6 Të drejtat e palëve në nivel kombëtar 1. Secila Palë, brenda kuadrit të politikave dhe masave të saj kulturore, sikurse përkufizohen në nenin 4.6 dhe duke pasur parasysh rrethanat dhe nevojat e saj të veçanta, mund të miratojë masat që synojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve kulturore brenda territorit të saj. 2. Këto masa mund të përfshijnë sa më poshtë: a) masat rregullatore që synojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shpre- hjeve kulturore; b) masat që, në mënyrën e duhur, sigurojnë mundësi për veprimtari të mira dhe38
  • 39. shërbime kulturore në vend midis të gjitha atyre që janë në dispozicion bren- da territorit kombëtar për krijimin, prodhimin, ndarjen, shpërndarjen dhe gëzimin e këtyre veprimtarive, të mirave dhe shërbimeve kulturore në vend;c) masat që synojnë të sigurojnë për industritë kulturore të pavarura në vend dhe veprimtaritë në sektorin jo formal të drejtën e përdorimit efektiv të mjeteve të prodhimit, shpërndarjes dhe ndarjes së veprimtarive, të mirave dhe shërbi- meve kulturore;d) masa që synojnë të sigurojnë ndihmën publike financiare;e) masat që synojnë të inkurajojnë organizatat jo fitimprurëse, si dhe institucio- net publike dhe private dhe artistët dhe profesionistët e tjerë kulturorë, të zh- villojnë dhe të nxisin shkëmbimin dhe qarkullimin e lirë të ideve, shprehjeve kulturore dhe veprimtarive, të mirave dhe shërbimeve kulturore dhe të nxisin frymën krijuese dhe sipërmarrëse në veprimtaritë e tyre;f) masat që synojnë të krijojnë dhe përkrahin institucionet publike, në formën e duhur;g) masat që synojnë të nxisin dhe të përkrahin artistët dhe të tjerë të përfh) shirë në krijimin e shprehjeve kulturore;i) masat që synojnë të rrisin larminë e medias, duke përfshirë transmetimin e shërbimit publik. LISTA E MONUMENTEVE TË NATYRËS SË SHQIPËRISË PREFEKTURA E ELBASANIT Rrethi  Elbasan1. Frasheri i Polos Vale 13. Dushku i Kishës Gjinar2. Pylli aluvial i Shushicës 14. Lisat e Pashtreshit3. Shpella e Letanit 15. Mani i Zi i Joronishtit4. Hinka e Kosovës (Dumre) 16. Rrepet e Byshekut5. Mali (Shkëmbi) i Gradishtës 17. Robulli  i Zeleshnjës6. Shpella e Gracenit 18. Rrapi i Bezistanit7. Liqenet e Seferanit 19. Rrapi i Vojvodës8. Liqeni i Degës (Dumre) 20. Rrapi i Gurrës së Labinotit9. Burimi i Llixhës së  Hibrait 21. Ulliri i Qejfit10. Dushku i Lleshanit 22. Rrapi i Llixhës11. Meshtekna e Zavalinës 23. Rrapi i Uruçës12. Pisha e Fushë Kuqes Gjinar Rrethi  Gramsh1. Shpella e Kabashit 4. Karsti i Tervolit2. Kanioni i Sinecit (Saraselit) 5. Kanioni i Holtës3. Shkëmbi (kanioni) i Kopaçit 6. Tarraca e Ballores (Qytezës) (Grabovë) 7. Gurrët e Krushqve në Lisec 39
  • 40. 8. Liqenet e Valamarës 15. Moçalet e Grabovës 9. Liqeni i Dushkut 16. Dushku i Bulçarit 10. Burimet e Kerpicës 17. Ahishtja e Rovjes 11. Ujëvara e Satirës 18. Liqeni i Zi (Lenie)   12. Arra e Tunjës 19. Geshtenja dhe pisha në Teqenë 13. Robulli i Valamarës e Skënderbegasit 14. Dushkaja e Katër Lisave 20. Robulli i Grabovës Rrethi Librazhd 1. Mështekna e Qarishtës 18. Liqeni i Varrit të Plakës 2. Pylli i Stravajt 19. Rrapi i Bërzeshtës 3. Druri i Bizgës 20. Rrepet e Gurakuqit 4. Vrima e Dardhës së Ariut 21. Mani i Çupit 5. Vrima e Stërqokave 22. Rrapi i Hotolishtit   6. Shpella e Hasanit 23. Rrapi i Taksimit 7. Shpella e Shkëmbit të Bletës 24. Rrapi i Gizaveshtit   8. Pusi i Faqes se Madhe 25. Ahet e Fushe Gurrës 9. Shpella e Kosharishtit 26. 26. Pylli i Barkmadhit Kostenje 10. Shpella e Pishkashit 27. Rrethi  Peqin 11. Shpella e malit të Letmit 28. Qarri i Karrinës (Drangojve) 12. Sofra e Skënderbeut 29. Bokërrima  e Garrunjës 13. Burimi i Studnës 30. Vidhi i Tabakut 14. Gurra e Kosharishtës 31. Rrapi i Haskos   15. Liqenet e Rajcës 32. Rrapi i Uruçajt 16. Liqeni i Floqit 33. Lisi i Babaliut 17. Liqeni i Shebenikut PREFEKTURA E FIERIT Rrethi Fier 1. Dunat e Semanit Semanit (Libofshë Adriatik)   2. Pishat e zeza në bregdetin e 4. Rrepet e rrugës, Fier, Vlorë Poros – Kategoria C 5. Rrapi i pazarit të Cakranit 3. Kurora e lumit të vjetër të (Çaireve) Rrethi Mallakastër 1. Rrepet e Vurgut të Çorrushit 9. Lisi i Cfirit  - Mallakastër 2. Ujërat termale të Povlës 10. Lisat e Lavdanit 3. Rrapi i Ballshit 11. Mospërputhje këndore e Greshicës 4. Lisat e Kalenjës (afër uzinës) 12. Shpella e Poçemit (Vrima e 5. Rrepet e Festës Lakuriqit) 6. Lisi i Lapulecit -Lapulec 13. Rrapi i ujit (Drizar) 7. Lisat e Ngrasanit 14. Arra e Hekalit 8. Lisi i Vakefit (Çerileres) 15. Rrepet e Poçemit40
  • 41. Rrethi  Lushnjë1. Rrapi i Zonjës – Bubullime 9. Dunat e Oazit te Divjakes2. Lisi i Koniatit – Koniat 10. Burimi termoninerar i3. Pisha e Egër në oazin e Divjakës Karbunares4. Dushkajat i Senës 11. Gorica e kodrës në Kryekuq5. Godulla e Pishes (Divjake) 12. Selvite e manastirit Ardenice6. Ishulli i Pelikanit 13. Dushkajat e  Manastirit - Lushnje7. Ishulli i Kularit 14. Rrepet e Ngurrezes8. Kordoni litoral i lagunes se re te 15. Vidhat Zharnec Divjakes PREFEKTURA E VLORËS Rrethi  Vlorë1. Qiparisi i Kambanores së Kishës 25. Shpella e Bilbilenjeve së Vunoit 26. Shpella e Porto Palermos2. Lisat e Pilurit 27. Shpella e Piratëve (Dhërmi)3. Rrapi i Kosmarit Kudhës 28. Shpella e Odisesë (Surianit)4. Rrapi i Palasës 29. Shpella e Duk Gjonit5. Rrapi i Shkollës nr.1 30. Kanioni i Gjipesë6. Rrapi i Xhamisë 31. Bokërrimat e Vunoit7. Rrapi i Çesmës (Mifol) 32. Rrethi i Plakës (Brataj)8. Ilqet i Zarelit me (0,5 ha) 33. Ujëvara e Ramicës9. Rrapi i Kroit të Madh 34. Dunat e Nartës10. Rrapi Laze 35. Delta e Përroit të Palasës11. Mbihipja e Çikës 36. Burim i kripur i Bashajt12. Mbihipja aktive e Dukatit 37. Vali i Vranishtit (burim i madh)13. Shkëputje e re aktive e Llogorasë 38. Laguna Limopuo14. Tarraca detare e Kusbabait 39. Rrepet e Buronjave Kuç15. Tarraca detare e ish-shtëpisë së 40. Pisha Flamur- Llogara pushimit të punëtorëve 41. Rrapi Mesaplikut16. Gjiri dhe shpellat e Gramës 42. Karthi i Terbaçit17. Barriera Koralore e grykës së 43. Rrapi i Dukatit Diallit 44. Rrepet e Izvorit18. Falezat e Sazanit 45. Rrapi i Tragjasit të Vjetër  19. Shpella e Shëngjergjit ose e Bletës 46. Rrapi i Shenvarvarës (Velçe)20. Shpella e Ramicës 47. Rrapi i Gurrave Smokthine21. Shpella e Velçës 48. Rrapi i Madh në Bashaj22. Shpellat e Boderit (Smokthine) 49. Rrepet e Drashovicës23. Shpella e Haxhi Alisë (Ilirianë) 50. Ullinjtë e Trubullit në Karbunare24. Shpella e shkruar 51. Pylli i Zvërnecit 41
  • 42. Rrethi Delvinë 1. Rrapi i Muzinës 22. Rrapi i Shenvasisë 2. Rrepet e Rusanit 23. Rrapi i Dhivrit 3. Rrepet e Delvinës 24. Shkëputje tektonike e llojit 4. Pylli i Lefkës (Delvine) shtytje – Borsh 5. Pylli i Bushecit 25. Falezë e vjetër – Borsh 6. Valanidhet e Dhrovjanit 26. Poria (guri i Porisë) Borsh 7. Rrapi i Kalasë 27. Gryka e Bogazit 8. Mëlleza e Rezomës 28. Kanoini i Leshnicës 9. Fosilet e Lefterhorit 29. Gjiri i Kakomesë 10. Bokërrimat e Muzinës 30. Pllakat e Sarandës 11. Karsti i Delvinës 31. Shpella e Konispolit 12. Rruga e Gjarpërit 32. Shpella e Lukovës 13. Karsti i Bashajve 33. Kanali i Vivarit 14. Kartsi i Gorjanit 34.  Liqeni i Rezës 15. Burimet e Tatzatit 35. Burimet e kripura të Mullirit 16. Shpella e Tatzatit (Rrezes) 17. Ujëvara e Kardhikaqit 36. Burimet karstike të Fterës 18. Burimi karstik i Oknos 37. Pylli i Butrintit 19. Syri i Kaltër 38.  Ishujt e Ksamilit 20. Rrethi  Sarandë 39.  Ixuari i Borshit 21. Rrapi i Nivicës PREFEKTURA E KORÇËS Rrethi Korçë 1. Guri i Prerë 14. Venjat e Dishnices 2. Guri i Capit 15. Pisha e  Shendellise 3. Piramidat e Tokës së Zhombrit 16. Rrepet e qytetit (Shenmeria) 4. Bokerimat e Moglicës 17. Shparthi i Osojes-Bakullit 5. Ishulli i Malligradit 18. Pisha e Voskopojë 6. Vareze fosilesh të kretës së 19. Pisha e Makrezes poshtme (Lavdar) 20. Bredhi i burimit të Çardakut 7. Mospërputhje këndore e Polenës (Gurit i Capit) së Vjetër 21. Ahishtja e Protopapes Opar 8. Burim uji dhe gazi të djegshme 22. Bliri i Shën Pjetrit (Vithkuq) në thyerjen tektonike të Polenës 23. Plepi i Gjyrasit 9. Liqenet e Lenies 24. Pylli i përzierë i Maliqit 10. Lisat e Shenthanasit 25. Ahishtet e Bofnjes 11. Rrobulli i Kuq 26. Venjat e Kallamasit 12.  Zgavra e Zaverit (Prespe) 27. Rrobulli i Lënies 13. Dushqet e Manastirit (Djellas Prespe)42
  • 43. Rrethi  Pogradec1. Burimi i Drilonit 10. Kanioni i Llengës2. Guri i Kamjes 11. Selvite e kishës Pogradec3. Mullaret e Gurtë – Trebinjë 12. Rrepet e Tushemishtit4. Fragment i shkëputjes tektonike 13. Gurët “nusja dhe dhëndëri” të grabenit të Ohrit (Pogradec) Senisht5. Shpella e Memlishtit 14. Shpella e Najazmes (Tushemisht)6. Shpella e Radokalit 15. Rrapi i Radokalit  7. Shpella e Baribardhës 16. Rrapi i Selcës së Sipërme8. Shpella e Shën Marenë 17. Lisi i Leshnicës  9. Mani i Shën Marenës 18. Liqenet e Lukovës Rrethi  Kolonje1. Banjat e avullit të Postenanit 14. Liqeni akullnajor i Gramozit2. Kanioni i Virkës 15. Burimet termale të Vromonerit3. Shpella e Podës (Leskovik)4. Bokërrimat e Piskalit 16. Rrapi i Leskovikut  5. Dritare dhe mbulesa tektonike e 17. Dafina e Cerckës Qinam-Vodicës 18. Korrija e Mullirit “Shën Thanasi”6. Tisi i Golos (Germenj) Gostivisht7. Ujëvara e Rehovës 19. Rrapi i Mbrezhdanit8. Travertinat (çmersat) e Blushit 20. Pishat e  Pogonicës (Sotirës9. Pusi karstik i Llokafit Radanj)10. Lisat e Shën Mërisë 21. Rrepet e Glinës11. Lisat e Shënkollit (Lengeze) 22. Bredhi i Shtikës  12. Grumbulli i Plepit të Egër 23. Selvite e Radovës (Varishtë) 24. Korija e Shënkollit e Vodicës13. Robujt e Badrës Rrethi  Devoll1. Shpella e Trenit 6. Pylli i Shën Thanasit2. Guret Mumjet e Trenit 7. Dushkaja e Dobrogovës3. Guri i Ariut (Eçmenik) 8. Ahishtja e Bradvicës4. Burimet e Progrit 9. Bredhi i Vishjes  5. Ahishtja e Shenkostandinit 10. Plepat e Pilurit PREFEKTURA E GJIROKASTRËS Rrethi  Gjirokastër1. Viroi (mema e ujit) i Gjirokastrës 4. Kanioni i Piksit2. Pylli i Gurte – Nderan 5. Tarraca e Nderanit3. Shpella e Vanistres (Skotinia) 6. Shembja e Zhulatit 43
  • 44. 7. Gurra e Nivanit 27. Gështenja e Nepravishtës   8. Rrëshqitja e Kllezit 28. Rrepet e Këllezit 9. Rrëshqitja në malin e Karparielit 29. Rrapi i Dhoksatit   10. Burimi i Libohovës 30. Rrapi i Manastirit Stegopul   11. Burimi mineral i Glinës 31. Rrapi i Tranoshishtës 12. Burimi i Nepravishtës 32. Rrepet e Selos   13. Qafa e Çajupit 33. Rrepet e Mullirit në Selo 14. Shkëmbi i Zheit 34. Perralli i Bodrishtës 15. Zhveshja e Muzinës 35. Pishat e Kërres 16. Dalja e magmatikëve në 36. Rrepet e Koshovicës gëlqerorët afër Picarit 37. Selvitë e Kishës Hllomo 17. Liqeni i Kacojthit 38. Rrepet e Çatistës 18. Venjat e Konckës 39. Lisat e Poliçanit 19. Vithimat e Buretos 40. Selvitë e Hllomosë 20. Vrimat e Konckës 41. Rrapi i Poliçanit 21. Rrapi i Zhulatit      42. Rrapi i Nderanit 22. Rrapi i Fushëbardhës 43. Lisat e Skoresë 23. Rrapi i Mashkullores 44. Lisat e   Çorrokut – Sheper 24. Rrapishte e Mashkullores 45. Rrepet e shkollës - Sheperit 25. Rrapi i Çerçizit -Gjirokastër 46. Lisat e Manastirit – Nivan 26. Rrapi i Libohovës 47. Rrepet e Nivanit Rrethi  Tepelene 1. Shpella Mema e Ujit 16. Pusi i Shëndëllisë 2. Sterra e Cikës 17. Mogillat e Vasjarit 3. Shpella e Leke Petës 18. Tarraca erozive e Bençes 4. Shpella e Ujit –Dhëmbel 19. Shkëmbi i Prere Dukaj 5. Vrima e Shkëmbit 20. Triavgat në Gllavë 6. Ujëvara e Progonatit 21. Rrepet e Dervenit 7. Shpella e Kasarit 22. Rrapi i Damës 8. Kanionet e Nivices 23. Rrapi i Progonatit 9. Lugjet e Dhëmblanit 24. Rrapi i Qesaratit 10. Lisi i Levanit 25. Rrepet e Donies -Kalivaç   11. Buza e Bredhit - Luzat 26. Rrepet e Ujit te Ftohte 12. Rrapi i Selam Musait 27. Lisi i Luzatit 13. Shpella e Mezhgoranit 28. Rrapi i Hormovës 14. Shpella e Leklit 29. Mrezhda e Zhabokikes 15. Burimet e Ujit të Ftohtë Rrethi  Përmet 1. Rrapi i Megallares- afër fshatit 3. Bredhi i Çarshovës së Vjetër Gjinakar 4. Rrapi i Zhepes 2. Pylli i Gerhotit,  afër fshatit Zhepe 5. Pylli i Çukës44
  • 45. 6. Pylli i Ropushës 18. Guri i Petranit7. Horizonte vithisës dhe olistolitë 19. Kanioni i Kamenikut – Çarçovë 20. Ujëvara e Sopotit afër fshatit8. Perendi e Borockës (Kanioni, Sterbec Guri i Bletës) 21. Ujërat Termale të Bënjës9. Pusi i Cilikojkave afër fshatit 22. Uji i Zi Këlcyrë Çorrogunj 23. Rrepet e Grykës së Këlcyrës10. Pusi i Nemerçkës 24. Bredhi i Petranit11. Shpella e Pëllumbave 25. Selvia e Kishës – Leuse  12. Cirku i Nemërçkës 26. Grumbulli pyjor i  Polmenit (rap13. Guri i Qytetit   +arrë)14. Guri i Atos – afer fshatit Kutal 27. Rrepet e Kuqarit-15. Kanioni i Lengarices 28. Bredhi i Kokojkës Frashër16. Bokerimat e Dangllise 29. Arra e Llukanit-Frashër17. Gropa e Kazanit 30. Gështenja e Teqesë Frashër PREFEKTURA E LEZHËS Rrethi  Lezhë1. Rrëra e Hedhur 8. Keneta e Kashtës2. Rrapi i Grykës 9. Rivat e Drinit3. Rrepet e Kolshit 10.  Rrapi i Pirajave (Blinisht)    4. Shpella e Hutit 11. Lisi i Markatomajt5. Shpella e Sukës së Vogël 12. Pylli (dushk, frasher, shkoze) i6. Dritarja tektonike e Mirditës Shënmërisë Kallmet (1 ha)7. Rivat e Drinit Rrethi  Mirëditë1. Kanioni i Shehut të Keq 6. Kroi i Bardhe2. Shpella Kusia e Nue Gjonit 7. Mrizi i Shenaprenës3. Rrobulli i Blaçit 8. Rrapi i Kaçinarit4. Guri i Gjonit 9. Lisat e Shpalit5. Guri i Nusës 10. Lisat e Marpepes Rrethi  Kurbin1. Tarraca Detare e Laçit 7. Gështenja e Vjetër2. Gryka e Shkopetit 8. Rrapi i Daulles3. Frashëri - Kurbin 9. Burimi i Vinjollit4. Lisat e Shënmillit   10. Ishulli i Cabakut5. Plepi i Bardhë 11. Kordoni litoral i Bregut të Ri6. Shpella e Shenavlashit (Shennadoi) 12. Selvitë e Shënmërisë 45
  • 46. PREFEKTURA E DIBRËS Rrethi  Dibër 1. Shpella e Gurit të Kuq 21. Hartinat e Lurës 2. Karsti i Malit të Bardhë 22. Shllinasi 3. Burimi dhe shpella e Sopanikës 23. Guri i Kërçinit 4. Liqenet e Kasnisë 24. Krasta e Pocestit 5. Pasqyrat e Gramës 25. Boroviku i Begiunecit 6. Gropa e Panairit 26. Burimet e Bellovës 7. Liqeni i Zi (mbi Radomirë) 27. Gryka e Madhe Lurë 8. Ujëvara e Pocestës (Maqellarë) 28. Rrafshi i Korabit 9. Bjeshka e Zonjave Zimur 29. Morenat e Fushelurës 10. Gryka e Setës (pjesa më e ngushtë 30. Cirku i Kurorës së Lurës dhe më e thellë) 31. Kodra e Parave  Bllicë 11. Shpella e Rusit (grykë Noke) 32. Fusha e Pelave - Lurë 12. Shpella e Qytezës 33. Rrapi i Kërçishtit 13. Shpella e akullit – Bulaç 34. Pisha e Blliçës 14. Burimi i Ujit të Ftohtë Vleshë 35. Ahu i Blliçës 15. Burimi i Kërçinit 36. Lisi i Dobit 16. Kroi i Mbretit – Serakol 37. Vakufi i Çangës 17. Burimi termomineral i Llixhave të 38. Lisi Kabe Peshkopisë 39. Vakufi i Sinës së Sipërme 18. Liqeni  i Luleve (Lurë) 40. Rrobulli i Lurës 19. Liqeni i Zi  (Lurë) 41. Rrapi  i Çidhnës 20. Liqeni i Madh (Lurë) Rrethi  Bulqizë 1. Druri i Male Zeqirit – Zerqan 11. Ujëvara e Duriçit 2. Zabeli i Madh Zerqan 12. Xixëll Martanesh 3. Shpella e urës së qytetit 13. Shpella e Xixëllës Valikardhë 4. Shkëmbi i Qytetit 14. Qarri i Allushit Valikardhë 5. Tre çezmat e Zerqanit 15. Shpella e Ftohte Gjuras 6. Bregu i Pepesë (qarri i Pepesë) 16. Qarri i Kovashicës 7. Qarri i Muharremit 17. Vakufi Zerqan 8. Gurra dhe shpella e Zerqanit 18. Qarri Gjinovec 9. Gurra e Vakefit të Zerqanit 19. Pisha Zogje 10. Liqeni i Zi – Martanesh 20. Qarri Peladhi (Zerqan)    Rrethi  Mat 1. Guri i Gjate – Urxuall 6. Puset e Valzës 2. Kepi i Skënderbeut Varosh 7. Maja e Boshtrës (Macukull) 3. Kanioni i Urakës 8. Gurri i Vashës 4. Rrapi i Marqethit 9. Lisi i Tushës,  Frankth 5. Lisi i Qershizës 10. Lisi i Bërshinit46
  • 47. 11. Kanioni i Filmit 25. Lisi Macukull (Varrit të Mirë)12. Kroi i Gjeneralit (Gur i Bardhe) 26. Lisi i Varrit të Turkut 27. Lisat e shkollës në Macukull13. Tisat e Mbasdejës 28. Vidhi i Qafe Shënkollit14. Lisat e Lam Porës (Dukagjin)15. Burimi i Shutresë 29. Lisi te varret e Shqypit16. Gështenja e kalit e Gurrit të (Barbullej) Bardhë – Mat 30. Lisi i kodër varreve (Urxuall)17. Lisi Qafë Shënkollit 31. Lisi te varret e Kurrmetës18. Rrapi i pazarit të Klosit (Shqefën)19. Qarri i Bardhe në Sheshaj 32. Lisi i Bushkashit  20. Lisi i Fushe Lores në Barbullej 33. Lisi i Teqesë së Domit21. Lisi i Bershinit – Bershi 34. Rrapi i Çelës – Patin22. Vidhi i Patllit Suç 35. Lisat e Kishës Groshot23. Lisat e Porës – Macukull 36. Lisat e Xhamisë Remull  24. Lisi varreve të Rexhës 37. Rrapi i Zabelit – Gurrë e Madhe (Macukull)– PREFEKTURA E KUKËSIT Rrethi  Kukës1. Pisha e Gjegjanit 10. Kroi i Kuq Gjallicë2. Gryka e Çajës 11. Guri i Mëngjezit  Shishtavec3. Cirku akullnajor i Zepës 12. Guri i Shqipes (Borje)4. Kroi i Bardhë 13. Burimi i Kolosianit5. Kanioni i Bicajt 14. Dushkajat e Novoseit6. Kanioni i Vanave 15. Mështekna e Shishtavecit (liqeni i7. Lisat e Kalisit   Kallabakut)8. Karsti i Arnit 16. Rrobulli i Lakut të Topojanit9. Këneta e Kuksit Rrethi  Has1. Burimi i Krumës 7. Shpella me oborr  2. Burimet e Brudit 8. Shpella që tingëllon Mazrek3. Gurra e Vranishtit 9. Maja e Qytetezës4. Gurra e Domajve 10. Ahishtja e Liqenit të Kuq5. Pisha e Gjinajve 11. Pisha në Gjinaj6. Shpella e Pëllumbave Rrethi  Tropojë1. Rasa e Pecmarrës 7. Rasa e Currajt2. Shpella e Haxhisë 8. Depozitimet fluvio-glaciale te3. Liqenet akullnajore të Doberdolit Shoshajt4. Liqenet akullnajore të Sylbicës 9. Depozitimet fluvio-glaciale te5. Shkëmbi i Forcës Shëmtirës6. Burimi Karstik i Qirecit 10. Bredhishtja e Ragamit 47
  • 48. 11. Shelgu i Rrjetezuar 21. Dushkajat e Qafë  Luzhës 12. Burimi i Qukut të Dunishës 22. Liqeni i Ponarëve 13. Burimi i Shoshanit 23. Mështekna e Lugut të Zi 14. Burimet e Valbonës 24. Ahishtja Gurra e Hasan Gashit 15. Shpella e Haxhisë (Mertur) 16. Shpella e Akullit 25. Rrobulli ne liqenin e Ponareve 17. Lugina e varur akullnajore e 26. Arra e Dragobisë Kukajt 27. Shpella e Dragobisë 18. Lugina Akullnajore e Motinës 28. Hormoqi i Valbonës 19. Kanioni i Shoshanit 29. Ahishtja e Vranicës 20. Blijtë në Markaj PREFEKTURA E SHKODRËS Rrethi i Shkodrës 1. Burimi i Vrakës 21. Shpella e Majës së Arapit 2. Olistolitet e Kodrës së Tepesë 22. Liqeni i Pejës 3. Mbihipja tektonike e Shirokës 23. Gështanjat e Mgullit (Pult) 4. Fragment i Thyerjes tektonike 24. Bliret në Lesniqe Shkodër – Pejë (Karmë) 25. Kanioni i urës së Shtrenjtë 5. Blloku Gravitativ e Gurit të Zi 26. Shpella e Zhylës 6. Ujëvara e Thethit 27. Shpella e Melagjisë 7. Rasa e Palajve 28. Shpella e Muriqit 8. Guri i Lekës 29. Kanioni i Grunasit 9. Shpella e Gjeçovit 30. Kerleka e Kakisë 10. Portat e Shalës 31. Shpella e Liqethit Cukal 11. Shpella e Thethit 32. Burimet e Kirit 12. Shpella e Gajtanit 33. Habitati i Salamandrës Alpine 13. Pragu i Kapreit 34. Shpella e Kataraktit 14. Shpella e Jubanit 35. Fusha e Liqethit 15. Cirku i Gropës së Bukur të 36. Pylli i ishullit të Franc Jozefit Jezercës 37. Lisat e Minaqit (Domne) 16. Burimet e  Shtarzës 38. Rrepet e Vorrezave të Ramajt 17. Liqeni i Jezercës 39. Rrapi i Hoxhe Dheut 18. Pisha Flamur e qafës së Pejës 40. Çinari i Tophanës 19. Ura shkëmbore e Markzagorës 41. Rrapi i Toplanës 20. Burimet e Okolit – Thethit 42. Ahet e Gurrës së Krenave Rrethi  Pukë 1. Shpella e Kaurit 6. Bungat e varrezave në Korthpule 2. Fosi let e Kçirës 7. Qarret e varrezave të Shënkollit në 3. Peneplena e Gomsiqës Kryezi 4. Guri i Shenjtë 8. Qarri i Xhamisë së Kryeziut 5. Gështenjat e Kokdodit 9. Ujëvara e Kryeziut48
  • 49. 10. Mrizi i Ndërlugjeve 14. Karsti i Munellës11. Mani i Zi 15. Pisha e Dardhës12. Hurdha e Tisit 16. Akacjet e Migjenit13. Sofra e Lekës 17. Pisha e Shejzës Rrethi  Malësia e Madhe1. Syri i Sheganit 18. Mullaret e Radit (Rapsh)2. Fortesa e Kelmendit 19. Arra e Madhe3. Burimet e Koprishtit 20. Foljeta e Lohjes4. Syri i Gjonit 21. Çinari (Foljeta) e Ganjollit5. Shpella e Krevenicës 22. Shpella e Pucit6. Morenat e Razmës 23. Pusi i Xhek Markut7. Cirku i Livadhit të Bogës 24. Shpella e Njerëzve të Lagur8. Burim i Vuklit 25. Kanioni i Poicës9. Blini i Bzhetës 26. Mullarët e Gurtë të Bajzës10. Vidhat te pusi i Markajve 27. Pusi i Cilikokajve11. Ahu i Gerçës (Mrizi i Gerçës) 28. Kalaja e Shtegut të Dhënve12. Carraca e Vrithit 29. Lugu akullnajor i Runicës13. Tarraca e Greçës 30. Depozitimet fluvio-glaciale të14. Shpella e Gjolajve Bogës15. Kanioni i Bashkimit Vermosh 31. Lugu akullnajor i Seferçës16. Mrizi (ahu) i Pleshtit (Boge) 32. Gështenja e Reçit17. Vulfenia e Shtegut të Dhënve PREFEKTURA E DURRËSIT Rrethi Durrësi1. Kepi  dhe Faleza e Rodonit 5. Shkëmbi i Kavajës2. Plazhi i Kallmit 6. Rrapi i Rubjekës3. Çinari i Balliasit 7. Pylli i Kolndrekajve – Ishëm4. Plazhi i Shënpjetrit Rrethi  Krujë1. Sarisalltëku dhe shpella 7. Kroi i Nënës Mbretëreshë2. Gryka e Vajës 8.  Rrapi ose Çinari i Bretit3. Gryka e Zezë 9. Rrapi i Ballabanecit4. Selvia e Fushëkrujës 10. Rrapi i Taslloit5. Rrapi i Buranit 11. Rrepet e Aramerasit - Fushë6. Masivi i pishës së Zezë Qafë Shtamë Krujë   49
  • 50. PREFEKTURA E TIRANËS Rrethi  Tiranë Rrethi  Kavajë 1. Bokërrimat e Mustafa Koçajt 1. Plazhi i Gjeneralit 2. Shpella e Shutresë 2. Faleza e Bardhorit 3. Shpella e Zezë (Pëllumbasit) 3. Plazhi i Carrinës 4. Shpella e Valit 4. Fosilet detare të Thartorit 5. Tarraca detare e Dajtit 5. Burimet sulfurore të Fliballies 6. Karsti i Malit me Gropa 6. Shpellat karstike në gjips 7. Gryka e Skoranës 7. Karsti në gjipsin e Mengajve 8. Gryka e Murdarit 8. Burimet e kripura të Golemasit 9. Shkalla e Tujanit 9. Dafina e Kalasë së Turrës 10. Bokerimat  e Mnerit 10. Gurrët në Rrjesht 11. Rrapi i Priskës 11. Lisi i Cikalleshit 12. Rrapi i Kranës – Dajt 13. Rrapi i Ndroqit 14. Arra e Babë Myslymit PREFEKTURA E BERATIT Rrethi  Berat 1. Lisi i Çezmës së Prokopisë 7. Rrapi i Veleshnjës 2. Shpella e Kapinovës 8. Rrapi i Burimit, Paftal 3. Shpella e Shahinovës 9. Pylli i Kulajve, Velçan 4. Geshtenjat e Mimasit 10. Rrapi i Zhitomit 5. Lisi i Pashallisë 11. Ulliri i Drobonikut në Palikesh 6. Rrapi i Lybeshës Rrethi Skrapar 1. Stera e Katofiqit 17. Stera e Bores 2. Stera e Prosekut 18. Morenat e Ujanikut 3. Shpella e Pirogoshit 19. Vrima e Dragoit (Kuçedrës) 4. Sterra e Kakrukës 20. Qafa e Kulmakut 5. Bokerimat e Tomorrices 21. Plepat, Konak të Tomorricës - 6. Lisi i Baba Fetahut 22. Rrapi i Verseshtës 7. Arra e Madhe e Zhepës 23. Ahishtja e Leshnjes 8. Kanioni i Osumit 24. Rrobulli i Kulmakes 9. Kanioni i Gradecit 25. Pishat e Gurrit te Prere, Greve 10. Cirqet akullnajore të Tomorrit 26. Rrapi i Verzhezhes 11. Lisi i Osojës 27. Koshnica 12. Trasgesioni i Paleogjenit të sipërm 28. Bredhi i Kuçit në qafën e Devries 29. Ahishtja e Symizes 13. Karsti i Qafës së Devries 30. Ahishtja e Lirzes 14. Burimi i Guakut 31. Arrat ne Novaj 15. Lisi i Munushtirit 32. Dushkaja e Tendës së Qypit 16. Sterra Uvlen (pusi i Ramies)50
  • 51. VENDIM Nr. 676, datë 20.12.2002          PËR SHPALLJEN ZONË E MBROJTUR TË MONUMENTEVE TË NATYRËS SHQIPTARE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 7 dhe 13 të ligjitnr.8906 datë 06.06.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit tëMjedisit, Këshilli i Ministrave Vendosi Shpalljen zonë e mbrojtur të monumenteve të natyrës shqiptare, sipas lidhjesnr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi nr.100, datë 19.05.1981, “Për vënien nën mbrojtjen shtetërore të pasurivenatyrore të rralla”, shfuqizohet. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, strukturate saj, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve e Kullotave dhe Drejtoria e Peshkimit, si dheorganet e qeverisjes vendore, ku ndodhen këto monumente të natyrës, për zbatimine këtij vendimi.Fjalor i termave të “trashëgimisë kulturore”1. “Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.2. “Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.3. “Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbro- het nga shteti.4. “Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.5. “Ansambël urbanistik, arkit ektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitek- tonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.6. “Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor rela- tivisht të gjerë.7. “Dëmtim” është ndërhyrja në dëm të pasurisë kulturore, materiale ose jomate- riale, që cenon funksionin ose pamjen origjinale të këtyre pasurive.8. “Folklor gojor” është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet.9. “Folklor instrumental” është krijimi muzikor popullor i interpretuar me vegla muzikore popullore.10. “Folklor koreografik” janë valle dhe krijime që kërcehen me ose pa shoqërim muzikor. 51
  • 52. 11. “Folklor vokal” janë krijime muzikore të kënduara ose të interpretuara me tekst dhe muzikë. 12. “Institucione shtetërore të specializuara” janë Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Kulturës Popullore, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Arkivi i Filmit dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike Kulturore. 13. “Inventarizim” është regjistrimi dhe identifikimi i objekteve të trashëgimisë kul- turore. 14. “Katalogim informatik” është regjistrimi i të dhënave, sipas kritereve të caktuara shkencore, për identifikimin dhe administrimin e shpejtë të pasurive kulturore. 15. “Mbrojtje” është mënyra dhe forma e natyrës juridike ose jo të ruajtjes, mirëm- bajtjes, rindërtimit, restaurimit ose konservimit të pasurisë së trashëgimisë kul- turore. 16. “Monument  kulture” është objekti ose ndërtimi me vlera historiko-kulturore që mbrohet nga shteti. 17. “Objekt në mbrojtje paraprake” është pasuria kulturore, materiale, në pritje për t’u shpallur monument kulture nga organi përgjegjës. 18. “Objekt nën vrojtim” është pasuria kulturore e pashpallur monument kulture, në shqyrtim për t’u përfshirë në mbrojtje nga shteti. 19. “Objekt unikal” është vepra arkitektonike me përdorim të zakonshëm ose me funksione artistike a zbukuruese dhe që, deri në çastin e dhënë, është identifi- kuar si e vetme në trashëgiminë kulturore e materiale. 20. “Park arkeologjik” është hapësira me vlera mjedisore, në të cilën ruhen rrënoja ndërtimore, të zbuluara prej gërmimeve arkeologjike që mbrohen nga shteti. 21. “Pasaporta e objektit” është kartela e identifikimit të një objekti të trashëgimisë kulturore, ku vendosen fotografia e objektit, filmimet, skicat, vendndodhja, për- masat, pesha, materiali, kodi kompjuterik, autori, vendi i ruajtjes, përshkrimi dhe   historiku. 22. “Qendër arkeologjike” është hapësira ku ruhen mbi e nën tokë monumente dhe objekte me vlera arkeologjike. 23. “Qendër historike” është ansambli qytetar ose fshatar me vlera historiko-kul- turore që mbrohet nga shteti. 24. “Qytet-muze” është qendra qytetare që mbrohet nga shteti për vlerat historiko- kulturore. 25. “Restaurim” është vlerësimi i thelbit origjinal të monumenteve nëpërmjet ndërhyrjeve për ndalimin e degradimeve të mëtejshme dhe nxjerrjes në pah të vlerave të tyre. 26. “Status i objektit” është gjendja juridike e një objekti. 27. “Trashëgimi me vlera kombëtare” është pasuria kulturore, materiale ose shpirtërore me vlera historiko-kulturore për kombin. 28. “Trashëgimi me vlera muzeale” është pasuria kulturore, materiale, e cila, për vler- at e veta historiko-kulturore ose artistike, meriton të ruhet në muze të profileve52
  • 53. të ndryshme.29. “Trashëgimi me vlera të veçanta” është pasuria kulturore, materiale ose shpirtërore me vlera të spikatura.30. “Trashëgimi me vlera unikale” është pasuria kulturore, materiale ose shpirtërore e vetme në llojin e vet.31. “Vlerë arkeologjike” janë monumente, vendbanime historike të llojeve të ndry- shme, objekte ose pjesë veprash ndërtimore apo vendbanimesh, të dala prej gërmimeve arkeologjike, me vlera historiko-kulturore.32. “Vlerë etnologjike” janë vlera të kulturës, materiale ose shpirtërore, të cilat lidhen me tiparet thelbësore të një kombi.33. “Zeje tradicionale” është pjesa materiale dhe përvoja e përqendruar e mjeshtrave tanë popullorë në shekuj.34. “Zonë arkeologjike” është sipërfaqja në të cilën gjenden monumente të zbuluara nga gërmimet arkeologjike ose është dëshmuar qenia e shtresave me përmbajtje arkeologjike. 53

×