Historiku i monumenteve Durres

2,410 views

Published on

Published in: Travel
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
2,410
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
49
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Historiku i monumenteve Durres

  1. 1. MONUMENTET E DURRESIT: 1. Muri rrethues i kalase. 2. Amfiteatri. 3. Forumi Bizantin. (rotonda). 4. Banesa “Aleksander Moisiu” 5. Hamami Mesjetar. 6. Termat Antike (poshte Teatrit “Aleksander Moisiu” ) 7. Pusi Top-Hanes. 8. Cisterna Mesjetare (prane Varrezave te Deshmoreve ). 9. Xhami Fatih. 10. Banesa 115. 11. Mozaiku prane depos ujit. 12. Mozaiku te Pallati Sportit. 13. Bazelika e Shen Mehillit Arapaj. 14. Bazelika Gjuricaj Ishem. 15. Kalaja e Ishmit. 16. Kulla “Sulejman Kulles” Ishem. 17. Kalaja te Kepi Rodonit. 18. Kisha e Shen –Ndoit.(Kepi Rodonit). 19. Muri Porto –Romane. Rrethi Kavaje. 1. Muzeu Etnografik. 2. Portiku tek Xhamia. 3. Ura Bugaqit. 4. Kisha e Shen – Premtes. (Cete ,Kavaje) 5. Kulla Sahatit. 6. Depo Kripes ,Karpen. 7. Banesa “Haxhi Alushi”. 8. Banesa “Haxhi Myftari”. 9. Banesa “Man Kashami”. 10. Banesa “Bajram Xhani”. 11. Banesa “Kadri Xhafa”. 12. Banesa “Bardhyl Gorani”. 13. Ndertesa Bashkise. 14. Kalaja Bashtoves (Bashtove).
  2. 2. Rrethi Peqin: 1. Kalaja Peqinit. 2. Kulla e Sahatit. 3. Ura Antike (Fshati Fatish Peqin). 1. MURI RRETHUES I KALASE. Muri rrethues i qytetit te Durresit,mesojme nga burimet historike se Durresi ka qene I fortifikuar edhe me pare.Mund te themi se ndertimet mbrojtese te kesaj perjudhe ishin ne gjendje te dobet,ngaqe pak vite me vone j’u be nje rikonstruksion I plote I mureve rrethuese te qytetit.Veprimtari qe mund te jete bere me e nevojshme edhe nga pasojat e shkaterrimeve qe sollen Gotet.Teknika e ndertimit me fuga me te ngushta se trashesia e tulles,I pergjigjet fare mire karakterit te ndertimeve mbrojtese te shek.III- IV te eres sone,perjudhe kur u rrethuan mure mbrojtese edhe ne qytete te tjera te rendesishem te perandorise per t’I shpetuar vales se dyndjes se popujve.
  3. 3. Ne antikitetin e vone qyteti I Durresit,mbrohej nga mure dhe kulla te fuqishme,te cilat perbenin bazen e fortifikimeve dhe gjate mesjetesse hereshme e te mesme deri ne pushtimin Turk,si nga madhesia,konstruksioni dhe teknika e ndertimit kalaja e Durresit predominon mbi gjithe fortifikimet perreth.Fortifikimet rreth Durresit mund t’i ndajme sipas funksioneve ne mure barrjere,kulla vrojtimit,dhe keshtjella.Tre rrethimet e Durresit te perfunduara nga Anastasi I kane qene me afer ketij qyteti,keshtu rrethimi I pare qe formonte Akropolin , arrijne ne lartesine deri ne 8 m.Rrethimi I dyte perbente kalane e madhe katerkateshe,ndersa I treti murin pa kulla ne veri te Durresit. 2. AMFITEATRI. Germimet Arkeologjike te bera rreze mureve te keshtjelles kane nxjerre ne drite rrenojat e nje Amfiteatri te madh,I vetmi I ketij lloji ne Shqiperi dhe nder me te medhenjte ne boten antike.Amfiteatri eshte ndertuar ne fillim te shekullit II e.s.Ky Amfiteater ka permasa te krahasuesheme me Amiteatrot e medhenj te asaj kohe.Amfiteatri eshte nje deshmi e fuqise ekonomike te Dyrrahut,si dhe nje nga qytetet me te medhenj te Adriatikut,dhe e njohurive te plota teknike te ndertuesve Ilir.Deri tani eshte zbuluar vetem gjysma e monumentit qe perfaqesohet nga shkallarja,galerite dhe dy menianume. Amfiteatri eshte ndertuar me murature te perzier ose vetem me tulla.objekti ka formen e Elipsit,ku aksi I madh eshte I gjate 132.4 X113.2m.dhe me nje arene ne qender prej 61.4 X 42.2 m,dhe lartese qe arrinte 20 m. Mendohet qe kapaciteti I Amfiteatrit te kete qene reth 18000 spektatore.
  4. 4. Ne Amfiteater organizoheshin ndeshje midis Gladiatoresh, aktivitete te ndryshme,artistike,etj. Amfiteatri I Dyrrahit eshte ndertuar ne faqen lindore te kodres ne kuoten 59 m,ne pjesen juglindore te keshtjelles,ne mes te harkut verior dhe jugperendimor te mureve te kalase.Amfiteatri u braktis ne shekullin V pas Kr.,c’ka u pasua me grabitjen e pllakave mveshese.Ne shek.V pas Kr.,ne nje nga galerite e Amfiteatrit,u ndertua nje kapele,ndersa arena u shnderrua ne varreza. Amfiteatri filloi te zbulohej ne vitin 1966,ku punimet arkeologjike drejtoheshin nga Arkeologu Vangjel Toci. Kur Amfiteatri nuk perdorej me,mbi germadhat e tij u ndertua ne shekullin e VI nje kapele e thjeshte me gure e copa tullash te mbledhura perreth.Ne kapele hyhet nepermjet galerive te objektit ku eshte e ndertuar nje vaske pagezimi,Fillimisht kapela ka qene e pikturuar dhe me pas mbi pikturat,mesa duket te fshira pjeserisht,jane vendosur ne muret anesore panele mozaiku. Kapela vlersohet per historine dhe mozaikun (unikal ne vendin tone,per vete pozicionin e tij vertikal qe ky mozaik ka),qe jane vendosur ne nje nga qemeret e Amfiteatrit,ndoshta para ndertimit te mureve.Ato lidhen me fillimet e Krishterimit ne kete qytet te madh,te Adriatikut dhe I kushtohet Shen Astit,peshkop dhe martir I pare e Durresit.
  5. 5. Amfiteatri ka pesuar nderhyrje restauruese te vazhdueshme nder vite,por nderhyrjet te konsiderueshme jane bere ne vitin 2004. Aktualisht ka nje kontrate me ekipin Italian te universitetit te Parmes,dhe me M.T.K.R.S. Tirane dhe I.M.K Tirane,ne kuader te programit te UNOPS –it,I cili parashikon daljen e rrenojave dhe gjetjeve arkeologjike fare prane kuotes ekzistuese te arenes. 3. FORUMI BIZANTIN (rotonda). Nga germimet arkeologjike te viteve 1987 -1990,prapa Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu,me autor Arkeologun Afrim Hoti,u zbuluan rrenojat e nje Shesh –Tregu te periudhes Bizantine .Mendohet qe monumenti te jete ndertuar ne fund te shekullit V.pas Kr. ,dhe te kete funksionuar si I tille deri ne shekullin VII.Me vone ai eshte kthyer ne varreza. Monumenti eshte kompozuar ne formen e nje Portiku rrethor,ne mesin e te cilit gjendet nje podium .Portiku I shtruar me pllaka mermeri eshte rrethuar me nje kolonade 40 m.Ne shpine te Portikut shtrihet grupi I dyqaneve,Ky monument ka funksionuar si shesh publik,duke qene I pajisur dhe me mjedise tregetimi aty jane organizuar panaire dhe pazare per popullaten e qytetit dhe rrethinave te tij.
  6. 6. Objekti ka pesuar nderhyrje restauruese ne vitin 2003,ku eshte realizuar ngritja e kollonave dhe restaurimi I mureve. 4. BANESA “ALEKSANDER MOISIU”. Qyteti I Durresit ka pesuar ndryshime te vazhdueshme gjate historiese.Jeta qytetare nuk eshte nderprere asnjehere qe nga koha e themelimit te tij dhe per pasoje urbanistika e qytetit dhe banesat e kane patur shume te veshtire te mbijetojne gjate shekujve.Breza te tere qytetaresh kane qene te detyruar te prishnin perpara se te ndertonin,mbasi hapesira e qytetit ishte e kufizuar dhe nuk lejonte zgjerime te ndjeshme te siperfaqes se banuar.
  7. 7. Per pasoje sot ne Durres ka shume pak banesa qytetare te tradites.Vetem pjesa e qytetit brenda kalase ka disa banesa,nje deri ne tre kate,te ndertuara ne fund te shekullit.XIX dhe fillimi I shekullit XX.Ne mes tyre mund te vecohet ndertesa ku ka jetuar femijerine aktori I shquar “Aleksander Moisiu”.Ndertimi perfaqeson nje banese me cardak e tipit te arkitektures qytetare te fundit te shekullit XIX. Ne kete banese jane bere restaurime te konsiderueshme vazhdimisht nder vite dhe gjendja e baneses eshte ne kondicione te mira,Banesa shfrytezohet ne ambjentet e katin e pare per zyrat e D.R.M.K –se dhe ne ambjentet e katit te dyte per Muzeun Etnografik Durres. 5. HAMAMI MESJETAR. Hamami (banjo Turke) e vjeter publike ne qender te qytetit,duket ndertim i shekullit XVIII-te..Ne keto kushte ai perbehej nga pjesa e vjeter qe perban pjesen qendrore te hyrjes mbuluar me Kupole masive sferike,dhe dy ambjenteve te vogla per larje qe I sherbenin Hamamit,kurse ne krahun lindor te objektit ndodhet kazani prej bakri I cili ngrohej ne sherbim te Hamamit,ku avulli kalonte nepermjet tubave
  8. 8. prej qeramike te fiksuara ne muret brenda HamamitDhe dyshemeja e Hamamit ngrohej nepermjet kaldajes. Rreth ketij objekti ka gjurme te tjera ndertimi te cilat vertetojne qe ky objekt mund te kete qene me I madh. 6. TERMAT ANTIKE (poshte Pallatit “Aleksander Moisiu”) Permiresimi I jetes publike ne qytetet romane,solli ne perhapjen e praktikave higjenike dhe te ndertimeve perkatese si banjot private (balnea) dhe banjot publike (thermae),sipas tradites shekullore te lindur ne Itali rreth shekullit II para Kr,.nga ku u perhap ne te gjitha vendet e sunduara nga Roma. Ne Durres jane zbuluar disa ndertesa antike me ambjente qe ngroheshin nga poshte dyshemese (hypocaust),disa prej te cilave e referohen banjove karakter publik banjot e zbuluara ne vitin 1960 gjate ndertimit te Pallatit te Kulture “Aleksander Moisiu Durres,qe I atribohen fazes se rendesishme urbanistike te gjysmes se pare te shekullitII mbas Kr,.Keto banjo ishin te pajisura me tepidarium,frigidarium,piscina.Ato paraqesin nje
  9. 9. dysheme te thjeshte,te shtruar me pllaka katrore te alternuara bardhe e zi.Ne nje faze te antikitetit te vone ndoshta mbas termetit te 346 mbas Kr,.u bene modifikime dhe ndertesa ndryshoi funksionin per shkak te nderprerjes se tubacioneve te ajrit te ngrohte (hypocastium)dhe me pas per t’u perdorur si varreeze.Aktualisht jane te dukshme vetem dy ambjente.Ne perendim te ketij kompleksi kalon rruga e vetme romake e gjetur,me drejtim veri – jug (cardo). 7. PUSI TOP – HANES. Pusi I Top – Hanase eshte nje monument qe I perket shekullit te XVIte.Mendohet qe me origjine mund te kete qene nje Nymfe Antike .Gjate mesjetes k’a sherbyer per funksionimin e populates me uje,qe e cila kavazhduar deri ne vitet 1970 .Ne perjudhen Veneciane duhet te kete pesuar nje nderhyrje serjoze e cila duket nga perdorimi I elementeve antike sic jane kolonat e granitite,guret e medhenj katerkendor qe rrethojne gryken e pusit ne forme kalldremi.
  10. 10. Me shpikjen e barutit ky pus I perkiste nje punishte per prodhimin e barutit,nga e cila ka marre dhe emrin.Eshte shpallur Monument Kulture ne vitin 1973.Ne vitin 2005 ka pesuar nderhyrje restauruese te konsiderueshme,per t’a sjelle kete monument ne kushte te vizitueshme. 8. CISTERNA MESJETARE (Prane Varezave te Deshmoreve). Ndersa Durresi,nje nder qytetet me te medhenj te botes Antike ,furnizohej me uje nga burimet e ndryshme te kodres mbi te cilen ngrihej qyteti dhe nga lumi I Erzenit,prej ku uji cohej me anen e nje ujesjellesi.Me tej shperndarja e ujit kryhej me ane tubacionesh prej plumbi. Nje nga keto deshmi eshte dhe Cisterna mesjetare e Durresit e cila ndodhet prapa muzeut te deshmoreve ,kjo cisterne perfaqeson nje ndertim interesant ne llojin e vet.Perbehet prej nje volumi paralelopipedik qe mbulohet siper prej nje qemeri cilindrik. Per perballimin e presionit te ujit ne faqet e jashteme te mureve te objektit jane ndertuar kontraforte me gure e breza tullash.Ndertimi I Cisternes duhet t’i takoje, shekullit te XIX –te.
  11. 11. 9. XHAMIA FATIH. Xhamia Fatih,eshte ndertuar ne fillim te shekullit XVI ,pas pushtimit te qytetit te Durresit nga Turqit.Xhamia Fatih eshte ndertuar mbi rrenojat e nje Bazelike te vjeter ne qendren me te madhe te kesaj periudhe ne vendin tone.nga ndertimi I vjeter I kesaj Bazelike ruhen dhe pak mure me tulla,ruhet gjithashtu pjeserisht Arkada veriore dhe muri perendimor I rindertuar me tekniken e Kluasonazhit qe I takon shekujve XIII– XIV. Xhamia Fatih eshte nje nga Xhamite me te vjetra ne vendin tone,ajo eshte ne kondicione te mira per vete faktin qe kjo Xhami shfrytezohet nga Komuniteti Musliman. 10. BANESA 115. Banesa ne Durres,ne lagjen Nr.3 ,Nr 115 e cila eshte shpallur Monument Kulture e kategorise se pare.Banesa I perket tipit te banesave te gjysmes se dyte te shekullit XIX dhe fillim te shekullit XX,qe I takon shtreses se re te Borgjezise qe po lindetene kete periudhe.Nga zgjidhja funksionale dhe trajtimi I jashtem arkitektonik ajo eshte shkeputur nga tipet tradicionalete ndertuar ne qytetin e Durresit dhe qytetet e tjera te Shqiperise se mesme.Ne zhvillimin planimetrik ka formen katrore dhe eshte se bashku me katin nen cati.
  12. 12. Banesa eshte ndertuar ne vitin 1884,.Ne oborrin e kesaj banese ndodhet dhe nje sterre e cila mbushtet ne menyre natyrale nga ujrat e shiut,ku grumbullohet nga catia,dhe nepermjet ulluqeve,dergohet ne sterre. Banesa eshte ne podhuajse e amortizuar dhe k’a nevoje urgjente per nderhyrje restauruese. 11. MOZAIKU PRANE DEPOS SE UJIT,Durres. Mozaiku ndodhet ne pjesen veri – perendimore te qytetit te Durresit,ne nje nga kodrat e qytetit ne nje lartesi rreth 70-80 m mbi nivelin e detit. Jane dy ambjente te shtruara me mozaik qe I takojne nje banese antike,nder me te hershmet,me vlera te vecanta historike ne vendin tone,ato I takojne shekullit te III-II p.e.r. Njeri nga ambjentet eshte dyshemeja e dhomes se pritjes,dhe shtroja tjeter eshte oborri I kesaj banese.Ne te dyja shtrojet nuk gjejme vizatimin e asnje motive,por vihet re nje vendosje e harmonishme e gureve (teselash,zajesh). I pari eshte punuar me gure te bardhe (gelqeror),prere pak a shume ne forme katerkendeshi ne madhesine 2x2x2 cm i realizuar ne sektore gjatesor me trashesi rreth 50 cm,per efekt koloristik tek tuk ndihet
  13. 13. venndosja e gureve me ngjyre jeshile.Shtroja e dyte (oborri) eshte realizuar me gure me te medhenj lumi (zaje),dhe me shume ngjyra si:e kuqe,e zeze,e bardhe dhe jeshile. 12. MOZAIKU TE PALLATI SPORTIT Durres. Mozaiku eshte I zbuluar ne vitin 1968 gjate punimeve per ndertimin e Pallatit te Sportit “Ramazan Ngjala”. Ky mozaik I perket dyshemese se nje godine antike te shekullit te III – IV pas Kr. Me anen e kubikeve shumengjyresh jane paraqitur ne te motive te ndryshme si: gjethet e akanthit,luspat e peshkut,gersheti,etj.Brenda emblemes ruhet mbishkrimi me shkronja latine Martinia.
  14. 14. Mozaiku eshte I zbuluar pjeserisht,ku nje nje pjese e mozaikut eshte nen oborrin e shkolles “Marie Kaculini”.Mozaiku eshte I pa vizitueshem per arsye sepse mbi te jane bere ndertime,ne vitet e fundit. 13. BAZELIKA E SHEN – MEHILLIT Arapaj. Rrenojat e Bazelikes se Shen Mehillit jane zbuluar ne fshatin Arapaj,rreth 6 km,ne lindje te qytetit.Bazelika ka permasa 90 X28 m,tre absida.tre nefe dhe tre hyrje.Ndertimi eshte bere me murature te perzier (gure,tulla e llac gelqeror). Ne anen jugore te bazelikes eshte punuar me gure kubike polikrom nje Mozaik me permasa 9 X6 m.Mozaiku ka dy emblema,ne emblemen e pare eshte dhene skena e eukaristise:nje karakter me gjethe rrushi dhe dy drere,ndersa emblema e dyte perfaqeson nje kompozim pastromal me barinj, kuaj,qen,e dhi.
  15. 15. Monumenti eshte ngritur ne shekullin e VI dhe ka ruajtur funksionet e tij deri ne shekullin e XI. Per nje jete te ngjeshur kishtare flasin edhe gjurmet e ndertimeve te nje sere kishave,qe jane te dokumentuara ne qytet si:Te shenjtet Kozma e Damian,Shen nikolla,Shen Teodori,Shen Pali,Shen Jaku etj.Ndermjet ketyre ndertesave,me e rendesishmja eshte Bazelika e Arapaj,kushtuar Shen Mehillit.nje ndertim tipik per epoken e Justinianit I (527 – 565).Si tip bazelike trikonke ajo pasuron fondin planimetrik te bazelikave ne vendin tone,duke u bere keshtu nje nder bazelikat me te medha te zbuluara ne vendin tone.Mozaiku dhe varri nen ten e kompleksitetin e bazelikes radhit kete monument nder me te shquarit jo vetem ne vendin tone por dhe me tej.Vete mozaiku I kesaj bazelike tregon vlerat e nje shkolle te larte qe Dyrrahu I tregonte botes se krishtere te shekullit te VI-te. 14. BAZELIKA GJURICAJ Ishem. Ishem eshte ndertuar Bazelika e njohur sot si,Bazelika ne Gjuricaj.Ne gjendjen e ruajtur ajo ka permasa 47 X 20 m.Kisha eshte e tipit
  16. 16. bazikal,njekonshe me tre Nefe.Ne nje kohe me te vone (shek.VII),brenda nefit qendror eshte adaptuar nje kapele e vogel. Nga monumenti ruhet ne nje gjendje relativisht te mire nje pjese e mureve,dyshemete dhe disa detaje arkitektonike prej mermeri.Sipas studiuesit Halil Myrto objektet e zbuluara ne kete Bazelike,datojne ne shekullin e IV – III p.e.s,si dhe ne shekullin.V –VI te e.s. Kisha eshte e ndertuar me murature guri dhe breza prej 5 rradhe tullash te lidhura me llac gelqeror.Mbi dyshemene e objektit jane gjetur detaje arkitektonike prej mermeri si; kolona (te fragmentuara ) baza,kapitele,imposte,pllaka ikonastasi e pllaka te tjerame dekoracion ne reliev.Sipas autorit jane zbuluar dhe objekte qe dallohen ne periudhen helenistike,ne shekujt e pare te eres sone,si dhe ne mesjeten e mesme e te vone . 15. KALAJA E ISHMIT. Keshtjella u ndertua ne vitet 1572 – 1574,nga feudali vendas,Mehmeti,me porosi te Portes se Larte Osmane.Pas perfundimit te punimeve keshtjella u pajis me topa dhe net e u vendos nje garnizon ushtaresh.Keshtjella me planimetri keterkendeshe (100 X40 m )ka dy porta,dhe 5 kulla vrojtimi.
  17. 17. Nga burimet historike njihet me saktesi si qellimi dhe koha e ndertimit te saj.Gjate shekullit te XVI –te,Ishmi perfshihej ne Sanxhkun e Ohrit qe ishte nje krahine e mbushur me revolta fshatare dhe trazira per perandorine Osmane,per kete arsye dhe feudali Mehmet I propozoi Portes se Larte qe te ndertohej nje kala ne Ishem,e cila do te ruante vilajetin nga kryengritesit,me kusht qe t’I jepej Sanzhaku ne sipermarrje per mbledhjen e detyrimeve fiskale te shtetit. Keshtjella eshte ndertuar mbi nje koder ne lindje te fshatit Ishem.Prej saj shikimit I hapet nje horizont I gjere.Nga veriu dhe lindja vrojtohen fusha pjellore I Ishmit dhe shikimi ndahet ne vargmalin Kruje – Dajt,ndersa nga perendimi vrojtohet grykederdhja e lumit,Kepi Rodonit dhe nje pjese e bregut te Detit Adriatik.Muret forcohen nga pese kulla te cilat me perjashtim te nje kulle kendi me planimetri rrethore dhe nje tjetre pesekendeshe,kane forma drejtekendeshe.Kulla e I-re dhe kulla e II-te jane ruajtur ne lartesine e mureve ,ndersa kulla e III, IV ,V-te,jane te rrenuara,prej tyre ruhen ne rrafshin e tokes vetem muret anesore,ndersa muret ballore jane zhdukur krejtesisht. 16. KULLA “SULEJMAN KULLES “Ishem. Kulla e Sulejman Kulles ndodhet ne fshatin Kullas te Ishmit.Eshte e vetmja kulle ne rrethin e Durresit, ajo eshte e shpallur Monument Kulture rreth vitit 1983.Eshte ndertim tre katesh I ndertuar me material guri.Kulla ke rreth 20 –te frengjij,te cilat sherbenin per mbrojtjen e kulles ne rast sulmi.Kati I I-re I kulles sherbente si magazine,ndersa katet e tjera per te banuar. Kulla ka dhe dy ballkone te cilat I sherbenin banoreve.
  18. 18. Kulla eshte restauruar rreth vitit 1988.Sot eshte e ne kushte funksionale dhe e vizitueshme. 17. KALAJA TE KEPI RODONIT. Nder fortifikimet e ngritura nga Skenderbeu,per te mbrojtur vendin ne lufte kunder pushtimit Turk,ben pjese dhe keshtjella ne Kepin e Rodonit,e njohur me toponimin “Keshtjella e Skenderbeut” ndertuar ne vitin 1465. Keshtjella kishte planimetri drejtekendeshe dhe ishte e pajisur me 4 kulla mbrojtese ne cdo qoshe te saj.Ajo u rrenua nga Turqit ne vitin 1467 dhe u rindertua nga Venediku 33 vite me vone .Ne ditet tona ruhen kryekulla me lartesi 10 m ,dhe disa mure mbrojtese me trashesi 3.5 m. 18. KISHA E SHEN – NDOIT, Kepi Rodonit.
  19. 19. Kisha e Shen – Ndoit ndodhet afer bregut te detit ne veri te kalase se Skenderbeut ne Kepin e Rodonit.Kisha I perket tipit arkitekturor romaniko – gotik dhe eshte ndertuar ne fund te shekullit te XIII-te. Burimet e shkruara permendin se ne afersi te Kepit kishte edhe tri kisha te rendesishme:kisha e Shen – Marise,ajo e Shen Anastasise,dhe e Shen Kollit,ku ushtronin aktivitetin e tyre kuvendet franceskane. Ne muret veriare e jugore te kishes kalojne mbi pilastra harqe te verber me profil te mprehte.Ne murin lindor ndodhet absida gjysem rrethore,ne brendesi dhe ne anen e jashtme.Brenda kishes,mbi murature shihen dy shtresa pikture murale.Sipas historiese thuhet se Skenderbeu ka kaluar pushime per rastin e marteses se tij.Kisha eshte restauruar ne vitin 2003. 19. MURI I PORTO – ROMANE. Muri I Porto Romane rreth 7 –te km,ne veri te qytetit te Durresit,ruhen ended he sot mbetjet e nje muri qe mbyllte dikur rripin e ngushte te tokes ,nepermjet detit dhe kenetes.Hezei I permend shkurt keto ndertime,duke vene ne dukje se muret mbyllin istmin qe kishte nje gjatesi jo me teper se 200 m,dhe sistemi I tyre me breza tullash paraqiste nje ngjashmeri te madhe me pjeset me te rregullata dhe me te vjetra te rrethojes se madhe te Durresit. Sipas studiuesve muri verior qe mbyllte ngushticen,ishte I pajisur me kulla kendrejte te vendosura ne largesi te barabarte.
  20. 20. Sipas tyre << keto germadha I perkisnin sistamit te fortifikimit te perandorit Anastasi I-re,dhe qene pikerisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri rradhe muresh >>.Qe nga vizita e Prashnikerit gjendja e ketyre fortifikimeve ka ndryshuar mjaft.Muri qe mbyllte ngushticen ndermjet detit dhe kenetes eshte ndertuar me tekniken << Opus mixtum >>.Harku I portes qe pershkron murin eshte rrezuar,ndersa muri qe I ngjitej kodres deri ne lartesine 80 eshte zhdukur thuajse krejtesisht,nga viti 1970 ne murin e Portes jane kryer disa punime restauruese ku konsistonin ne konsolidimin e mureve. 20. MUZEU ETNOGRAFIK Kavaje. Muzeu Etnografik eshte nje nga banesat me karakteristike ne qytetin e Kavajes,kjo banese I perket ndertimit te banesave me cardak,ajo eshte ndertuar ne fund te shekullit XIX –te dhe fillim shekulli XX –te.Kjo banese ruan mjaft mire gjendjen e saj origjinale.Ne qender te baneses jane vendosur dy shtepite e zjarrit dhe anash tyre dy dhoma,kurse ne ballin e tyre pergjate ketyre kater ambjenteve,shtrihet hajati.Ne dy krahet e tij,perbri dy dhomave anesore,fill mbas dyerve qe te cojne ne to ai ngrihet duke formuar dy sofa.Siperfaqje e tyre ngushtohet nga nje perde e holle ndarese e cila kufizon ambjentet sanitare te dy dhomave te miqve.Keto ambjente dalin jashte hajatit ne forme krahesh ,te ngritur nga trualli I tij 1.20 m.
  21. 21. Tavanet e kesaj banese ne ambjentet kryesore jane te punuara me dekor,dritaret ne te dy ambjentet anesore kane rrjete druri,telajo xhamash,dhe kapake druri.Aktualisht kjo banese shfrytezohet si Muzeu Etnografik te qytetit. 21. PORTIKU TEK XHAMIA Kavaje. Ne prodhimtarine artistike dhe arkitektonike mesjetare te trojeve shqipetare,nje vend te rendesishem zene veprat e artit dhe te arkitektures se sferes islamike .Ato jane te lidhura me pushtimin osman te Shqiperise,prandaj ato fillojne te shfaqen qysh ne fund te shekullit te XIV-te. Si rrjedhim xhamite e ndertuara ne perandorine Osmane paraqesin ndryshime te rendesishme nga faltoret e ndertuara ne atdheun e xhamise,ne Arabine Saudite. Si elemente te ketij orjentimi ne arkitekturen e faltoreve islamike do te dallonim silueten e portikut me arkade ne hajatin e xhamise te Kavajes ndertuar ne (1735 – 36),ne finesen e punimit te gurit ne siperfaqen e fasadave,ne finesen dhe motivet arkitektonike apo zbukurimore me te
  22. 22. cilet jane realizuar kollonat,kornizat ,dritaret,kapitelet,kornizat portale,etj. Ne vitin 1971,me prishjen e Xhamive dhe Kishave ne Shqiperi,portiku I xhamise te Kavajes u transportua ne muzeun e aekeologjik te Durresit dhe nje pjese e tij ne Korce,per t’u montuar perseri ne xhamine e Kavajes ne vitin 1998 – 99. 22. URA BUGAQIT. Bugaq Kavaje. Ura e Bugaqit mbi perroin e Fokes,2 km,ne perendim te qytetit te Kavajes ne fshatin Bugaq.Ndertuar gjate shekullit XVII-te Ura perbehet nga tri harqe me nje hark kryesor dhe me dy harqe ndihmese anash.Kjo ure sherbente per te lidhur qytetin me fshatin Bugaq,dhe disa fshatra te tjere. 23. KISHA E SHEN – PREMTES .Kavaje. Kisha e Shen Premtes ndodhet rreth 4 Km nga qyteti I Kavajes,ne fshatin “Cete”,mendohet te jete ndertuar rreth shek.XIV-XV.Kjo kishe k’a vlera te medha historike,brenda se ciles eshte e pikturuar e gjitha me afreske,afreske te cilat jane te realizuara nga vellezerit “Zeografi”.Eshte restauruar ne vitin 1990,ku eshte nderhyre te catia,ajrimi I dyshemese dhe pastrimi I afreskeve.
  23. 23. Kjo Kishe eshte funksionale dhe ne ditet tona. 24. KULLA SAHATIT Kavaje. E para kulle sahati mendohet te jete ndertuar ne qytetin e Shkupit rreth viteve 1560 – 70. Kulla sahati u ndertuan gjate shekullit te XIX- te edhe ne qytetet me te reja zejtare si Kavaje, Tirane Peqin etj.Kulla sahatit Kavaje eshte ndertuar ne sheshin e pazarit qe kulla te dominonte jo vetem pazarin por dhe gjithe qytetin.Kulla eshte konstruktuar duke ruajtur nga projektiorigjinar vetem kati I pare 25. BANESA “HAXHI ALUSHI”. Banesa I perket ndertimit te shekullit XIX-te,ne lagjen e vjeter te qytetit te Kavajes,banese me dy kate,eshte zbukuruar me afreske ne fasadat e jashteme te baneses,e ndertuar nga familjet e pasura te Alusheve.
  24. 24. Ambjentet brenda baneses jane zbukuruara me tavane dekorative dhe korniza dekorative.Banesa ka pesuar restaurime te pjeseshme ne vitin 1999 – 2002.Banesa eshte e shpallur monument e kategorise se I-re,ne vitin 1986. 26. BANESA “HAXHI MYFTARI”. Banese qytetare,ndertuar ne fillim te shekullit XX-te.Perfaqeson nje rryme te caktuar arkitektonike.Eshte ndertim dy katesh dhe vlersohet per trajtimin e elementeve te arkitektonike te pamjes se jashteme si ,dritaret,kornizat,dekoraticionet ne suva etj. Monument I kategorise se II-te. 27. BANESA “MAN KASHAMI”. Banese qytetare,ndertuar ne fillim te shekullit. XX-te.Perfaqeson nje rryme te caktuar arkitektonike ,me dy kate.Vleresohet per trajtimin e elementeve arkitaktonike te pamjes se jashtme.Monument I kategorise se II-te.
  25. 25. 28.BANESA “BAJRAM XHANI”. Banese qytetare ndertuar ne vitin 1920.Perfaqeson nje rryme te caktuar arkitektonike.Eshte ndertim tre kate,dhe vleresohet per trajtimin e pamjes se jashtme.Monument I kategorise se II-te. 29. BANESA “KADRI XHAFA”. Banese qytetare ndertuar ne fillim te shekullit te XX-te.Perfaqeson nje rryme te caktuar arkitektonike,eshte ndertese dy kate,dhe vleresohet per pamjen e saj te jashtme.Monument I kategorise se II-te.
  26. 26. 30. BANESA “BARDHYL GORANI”. Banese qytetare ndertuar ne fillim te shekullit te XX-te.vleresohet per anen arkitektonike te pamjes se jashtme.Monument I kategorise se I-re. 31. NDERTESA “BASHKISE KAVAJE”. Ndertese administrative ,ndertuar ne fillim te shekullit te XXte,perfaqeson nje rryme te caktuar arkitektonike,eshte ndertese dy kateshe,vleresohet per skemen planimetriko – funksionale dhe trajtimin e elementeve arkitektonike te pamjes se jashtme si dritaret,kornizat,dekoracionet ne suva etj.Aktualisht funksionon si intitucioni I bashkise.Monument I kategorise se II-te.
  27. 27. 32. KALAJA BASHTOVE (Bashtove). Keshtjella e Bashtoves eshte ndertuar mbi nje terren fushor e cila ndodhet rreth 1 Km,larg fshatit bashtove,dhe ndodhet rreth 400 metra ne veri te lumit Shkumbin,3-4 Km larg derdhjes se tij ne det.Keshtjella eshte ndertuar,ndermjet viteve 1467 – 1478.Keshtjella ruhet ne gjendje mjaft te mire.Muret jane kudo thuajse ne lartesine e tyre fillestare ndersa disa kullave u mungojne vetem catite dhe konstruksionet prej druri. Keshtjella ka permasa 60 X 90 m,dhe orjentohet me brinjet me te ngushta ne drejtim veri – jug.Keshtjella,ka terhequr vendjen prej kohesh udhetareve dhe dijetareve te ndryshem,te cilet kane çfaqur edhe ndonje mendim per te.Ipari,qe n’a jep disa te dhena te vlefsheme per keshtjellen,eshte udhetari turk Evlia Çelepia.Ai thote se keshtjella u themelua nga Venedikasit dhe u pushtua nga turqit ne kohen e Sulltan Fatihu,I’u drejtua Skenderise Shqipetare (Shkodres).Gjithashtu,Çelebiu na informon per nje mur te forteses,te cilin e kishte shembur lumi,por nuk thote nese ishte rindertuar ne kohen kur ai e vizitoi.
  28. 28. Nga ana e brendeshme muret jane ndertuar me nje system kontrafortash ne distance prej 3 m.Bedenat e keshtjelles jane te pajisura me frengji,fundi I te cileve eshte ndertuar ne nje nivel me pjesen e siperme te murit te tyre. Kullat e keshtjelles ruhen mire me lartesine e tyre te plote,te demtuar me shume jane kullat V,VI,VII,ndersa te tjerave u mungojne vetem elementet prej druri,catia,shkallet dhe ndarjet e kateve,kullat sot kane lartesine rreth10.4 m.Bashtova eshte keshtjellae e ndertuar me ngut,duke patur parasysh nje kursim sa me te madh te materialit.Kete e deshmojne muret e holle port e konbinuara nga ana e brendeshme me kondraforte,kullat me kurriz te hapur qe jane me pak rezistente,si dhe katet e ulet te kullave te destinuar vetem per luftim.Keshtjella nuk pati jete te gjate ne duart e venecianeve,sipas Çelebiut thote se ajo u pushtua nga turqit ne kohen kur Sulltan Mehmeti iu nis Shkodres,ne vitin 1478.Turqit bene disa punime ne keshtjelle ,sic eshte kthimi I disa kateve te kullave ne ambjente banimi per rojet,dhe ndertimi I nje xhamie mbi hyrjen kryesore te portes,te gjitha keto para vitit 1521.
  29. 29. 33. KALAJA PEQINIT (Peqin). Ne te djathte te lugines se lumit Shkumbin,30 km ne perendim te Elbasanit,shtrihetqyteti I peqinit me nje kala te vogel ne qender.Klaja ruhet ne gjendje te mire.Muret e saj ne pjesen me te madhe qendrojne ne kembe deri ne lartesine ,ku fillon trapi per qarkullimin mbi mur,ndersa tri kullave me te ruajtura u mungojne vetem catite.Ajo ka formen e nje katerkendeshi kendrejte me permasa 57 X 51 m,e cila ka dy hyrje kryesore. Problemi I datimit te kalase praqet veshtiresi,mbasi nga dokumentat mund te percaktojme me afersi vetemperiudhat e mevonnshme te ndertimit.Ivetmi burim,ku mund te mbeshtetemi,eshte pershkrimi I udhetarit turk Evlia Çelebiut,I cili qe te merret me I sakte,ka nevojen te mbeshtetet dhe nga argument ate tjere.Nje nga keto eshte ngjashmeria e saj me kala te tjera,ku te dhenat per datimin e tyre jane me te sakta,p.sh si kalaja e Prezes dhe ajo e Peqinit eshte ndertuar kryesisht per funksion kontrolli.Ajo mbikqyrte levizjen ne rrugen qe kalonte prane saj dhe ushtronte kontroll per mbledhjen e taksave popullsise se kesaj zone te pasur bujqesore.Pervec ketij funksioni te perbashket,keto dy kala kane ngjashmeri edhe ne tekniken dhe ne arkitekturen e tyre.
  30. 30. Pra mund te themi qe kalaja e Peqinit eshte themeluar pak a shume net e njejten kohe me ate te Prezes ne shekullin e XV-te ,ne periudhen pas vitit 1431-32. Ne nje perjudhe me te vone,para vitit 1670,ka te beje me ndertimin brenda ambjenteve te kalase ngritja e nje xhamie. Rreth vitit 1770,ne kete kohe,ka te beje me kthimin e kullave nga nje forme te rrumbullaket ne forme poligonale,me ndertimin e frengjive te topave,sepse ne kete kohe kalaja ishte shnderruar ne shesh betejash ndermjet Bushatllinjve te Shkodres dhe Ahmet Kurt Pashes se Beratit per sundimin e mukatase se Durresit.Kalaja duke qene ne kufi te ketyre dy pashalleqeve te medha dhe nga politika perca e sundo e Portes se Larte,shpeshhere mbas perpjekjesh te armatosur kalonte nga ndikimi I Bushatllinjve ne ate te sundimtareve te Beratit.Kalaja ka pesuar rindertime ne periudha te gjata qetesie.Nje periudhe ka qene edhe ajo ndermjet viteve 1775 dhe 1785. Kalaja e peqinit,pasi humbi funksionin si kala,eshte perdorur per nje kohe te gjate per banim dhe me tej u braktis.Gjate kesaj periudhe kalaja ka pesuar demtime te pjeseshme,Restaurimi I kalase u be per here te pare ne vitin 1966,per te vazhduar ne vitet ne vazhdim ku ka pesuar restaurime te pjeseshme.
  31. 31. 34. KULLA E SAHATIT, (Peqin). Kulla e sahatit ne Peqin shquhet per origjinalitet ne formimin kompoziciponal,propocione harmonike ne teresi,mjeshtri te holle e nje teknike,te pjekur.Kulla u ndertua rreth viteve 1840 se bashku me xhamine,si pjese perberese e te njejtit project.Mesohet nga tradita gojore se per ndertimin e kulles u perdoren guret nga nje faltore me e vjeter,dhe realizimi u be nga po ato mjeshtra qe kishin ndertuar me pare kullen e sahatit Tirane. Kulla e Peqinit eshte e tipit trekatesh e cila arrin ne lartesine prej 21m,kati I pare si ambjent ku varen peshatka brenda akoma sot shkallet origjinale te drurit.Kti I dyte fillon me dysheme,kundodhet I montuar mekanizmi I ores. Pjesa e kubese ka sot dy dalje,njera eshte e vone ,kurse tjetra,ajo origjinarja,te drejton per ne ambjentin e trete ne ate te kambanes.Ky ambjent I fundit,I formuar nga kater kolona te gurta njecopeshe,me kapitele te gdhendura,harqe e kube ka qene I hapur. 35. URA ANTIKE (Fshati Fatish Peqin). Ura e Fatishes mbi perroin me te njejtin emer ndodhet ne pariferi te qytetit te Peqinit.Ura e vogel ka vetem me nje qemer guri.Ne aksin e rruges se hereshme romake Via Egnatia,paraqet nje ndertim te periudhes se pushtimit turk,mundet nga shekulli I XVII- te.Nga te dy anet e saj ruhen gjurme kalldremi nga kjo periudhe,deshmi e adaptimit te Via Egnatias edhe ne periudhen turke.
  32. 32. Shenim: I gjithe materiali I pergatitur, eshte marre nga autoret dhe studiuesit e ketyre objekteve si : Apollon BACE, Valter SHTYLLA, Emin RIZA, Vangjel TOCI, Gjerak KARAISKAJ, Sulejman DASHI, Shpresa PRIFTI, Latif LAZIMI, Afrim HOTI, Lazer PAPAJANI, Uljam CIKOPANO, Pirro THOMO, Sali HIDRI, Halil MYRTO etj.

×