Historiku

Historiku i legjislacionit të shpalljes dhe ruajtjes së monumenteve në Shqipëri
Akti i parë ligjor i mbrojtjes ...
Historiku

muzeale dhe qendrat historike të qyteteve apo fshatrave.
III. Monumentet e Artit
Monumentet e artit sipas gjini...
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Historiku i legjislacionit të shpalljes dhe ruajtjes së monumenteve në shqipëri

179

Published on

Historiku i legjislacionit të shpalljes dhe ruajtjes së monumenteve në Shqipëri

Published in: Travel
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
179
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
3
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Historiku i legjislacionit të shpalljes dhe ruajtjes së monumenteve në shqipëri

  1. 1. Historiku Historiku i legjislacionit të shpalljes dhe ruajtjes së monumenteve në Shqipëri Akti i parë ligjor i mbrojtjes së monumenteve në Shqipëri është nxjerrë nga qeveria e Ismail Qemalit në datën 08.07.1912. Dokumenti i parë lidhur me monumentet e Shqipërisë i përket Qarkores së Ministrisë së Arsimit të datës 19.06.1922, në të cilin jepen porosi për gjurmimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme. Më 28.05.1929 del dekret-ligji lidhur me mbrojtjen e “Monumenteve Kombëtare”, siç emërtohen në këtë akt ligjor. Me datë 17.03.1948 del dekreti 568 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës”. Po në këtë vit del edhe lista e parë ku përfshihen 107 monumente të gjinive të ndryshme. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.30 të datës 09.04.1955 miratohet rregullorja “Mbi mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike dhe pasurive natyre të rralla”. Në këtë kohë u krijua “Atelieja e Restaurimit” pranë Muzeut Arkeologjiko-Etnografik të Institutit të Shkencave (kjo është edhe data e krijimit të Ateliesë Tiranë). Periudha më e rëndësishme e jetës së monumenteve në Shqipëri fillon me themelimin e Institutit të Mbrojtjes dhe Restaurimit të Monumenteve, sipas vendimit Nr.67 të datës 15.03.1965 të Këshillit të Ministrave, në të cilin përfshihen Atelietë e Tiranës, Gjirokastrës, Beratit. Viti 1963 shënon fillimin e projektimit dhe restaurimit të monumenteve, ku për t’u përmendur është Teqja e Sheh Dyrrit në Tiranë (restauruar nga Prof. Emin Riza). Në vitin 1981 Atelieja e Tiranës emërtohet Dega e Monumenteve të Kulturës Tiranë me shtrirje nga Lezha në Butrint si dega më e madhe dhe më e specializuar në mbrojtjen e monumenteve, sipas hapësirës territoriale të përcaktuar, si dhe kryerjes së punimeve restauruese në përputhje me projektet e hartuara nga specialistët e sektorëve përkatës të IMK-së (projekte hartojnë edhe specialistët e saj, por gjithmonë miratimin e tyre e bën IMK-ja). Pas viteve 2000 emri i degës u ndryshua në Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës Tiranë dhe më pas në Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Tiranë, emër të cilin e mban sot. Monumentet që mbulon drejtoria e Tiranës ndahen në disa gjini. I. Monumentet antike e mesjetare. Këto monumente klasifikohen sipas gjinisë në: 1. Ndërtime mbrojtëse, p.sh. muret rrethuese të qendrave të banuara, qytete etj. 2. Qendra arkeologjike, p.sh. Qyteti i Apollonisë, Qyteti i Lezhës, Qyteti i Albanopolit, Qyteti i Bylisit, i Klosit (Nikaias) e shumë të tjerë. 3. Ndërtimet shoqërore dhe inxhinierike, p.sh. Nimfeu (Apoloni), çezmat, termat (Bradashesh), urat, banjat dhe hamamet, akuaduktet etj. 4. Monumentet e kultit, p.sh. kishat, xhamitë, manastiret, teqet. II. Banesat popullore. 1. Banesa popullore të kategorisë së I-rë që ruhen për vlerat monumentale të fasadave dhe të brendive. 2. Banesa popullore të kategorisë së II-të që ruhen vetëm për pamjen e jashtme. 3. Ansamblet ndërtimore ku përfshihen ansamblet zejtaro-tregtare (pazaret), si dhe zonat 1/2
  2. 2. Historiku muzeale dhe qendrat historike të qyteteve apo fshatrave. III. Monumentet e Artit Monumentet e artit sipas gjinive klasifikohen në: · Piktura murale me teknikat “al fresco” dhe “al secco” · Ikona · Punime artistike në dru · Ikonostase · Amvone · Tavane  · Mozaikë  · Punime në gurë  · Punime në metal  · Punime në tekstil  · Epitafe etj. Administrimi dhe funksioni i monumenteve Vënia në mbrojtje dhe restaurimi i monumenteve nuk garantojnë ruajtjen e vlerave të tyre, prandaj detyra kryesore e DRKK Tiranë është kujdesi i vazhdueshëm, mirëmbajtja e monumenteve dhe ndërhyrja që në momentin e parë të shfaqjes së dëmtimeve, të cilat në rast se nuk do të riparoheshin menjëherë, më pas do të kërkonin vlera të mëdha monetare dhe më e rëndësishmja, monumentit do t’i humbnin vlerat e tij, kurse vendit kultura e tij kombëtare. 2/2

×