Guida turistike berat

4,020 views
3,566 views

Published on

Published in: Travel
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,020
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
79
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Guida turistike berat

  1. 1. Hyrje qiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore,ne perendim te gadishullit Ballkanik. Siperfaqja e pergjitheshme e saj eshte 28748km2 .Kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana. Shqipria eshte nje vend bregdetar dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Gjatesia e vijes kufitare eshte 1204 km, nga te cilat kufiri bregdetar eshte 472 km, ai liqenor 73 km dhe lumor 83 km. Nga pikpamja e pozites gjeografike, Shqiperia ndodhet ne kryqezimin e rrugeve qe lidhin nga njera ane gadishullin Apenin nepermjet kanalit te Otrantos ( 73 km ), me brendesine e gadishullit Ballkanik nepermjet rruges Egnatia me Bosforin dhe me tej me Azine e Vogel; nga ana tjeter Europen Qendrore nepermjet rrugeve Dalmatine me Greqine. Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Lartesia mesatare e vendit eshte 708 m mbi nivelin e detit , dy here me e larte se mesatarja e Europes.Lartesia me e madhe ndodhet ne lindje ne malin Korab me 2751 m mbi nivelin e detit. Fushat zene pjesen perendimore te vendit pergjate bregut te Adriatikut. Kurse ne juglindje te vendit ndodhet rrafshnalta e Korces, 800 m mbi nivelin e detit. Fushat me te ulta ndodhen gjate brigjeve te lumenjeve Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Seman, Erzen, Mat e Drin pergjate te cilave ndodhen dhe zonat e banimit si dhe rruget e komunikimit. ajoni i Qarkut te Beratit shtrihet ne pjesen jugore te Shqiperise se Mesme dhe perbehet nga rrethet Kuçove, Berat dhe Skrapar. Pozita gjeografike e tij eshte :  Gjeresi gjeografike veriore 400 52’ 50’’ dhe jugore 400 21’ 05’’.  Gjatesi gjeografike lindore 190 33’ 43’’ dhe perendimore 200 26’ 34’’. Siperfaqja e qarkut eshte 1789 km2 dhe kufizohet me qarkun e Korçes, Elbasanit,Fierit dhe Gjirokastres. Qendrat administrative te rretheve jane Kuçova , Berati ( qender e qarkut ) dhe Çorovoda. Qarku i Beratit, ne gjithe gjatesine e tij, pershkohet nga lumi Osum, ndersa ne veriperendim pershkohet nga lumi Devoll, i cili bashkohet me lumin Osum ne fshatin Arrez, afro tre kilometra ne juglindje te Ures se Kuçit, ure e cila perben kufirin me rrethin e Lushnjes. Rrethi i Skraparit pershkohet nga lumi i Guhakut, i cili bashkohet me lumin Osum ne qytetin e Çorovoges dhe nga lumi i Tomorices i cili bashkohet me lumin Devoll ne zonen e Gramshit. Perfshirja ne rajonin e qarkut e zones fushore,kodrinore dhe malore e ben, kete rajon, mjaft te pasur me burime natyrore ne fushen e turizmit. Zona fushore dhe kodrinore nis me rrethin e Kuçoves me lartesi mesatare mbi nivelin e detit 80 m, vazhdon me rrethin e Beratit me nje terren te pjerret kodrinor-malor, me lartesi mesatare 455 m mbi nivelin e detit; duke filluar nga fusha e Beratit dhe deri ne lartesine 1600 m te malit te Shpiragut dhe me tej me rrethin e Skraparit, me lartesi mesatare 750-850 m mbi nivelin e detit qe varion nga 250 m ne fushen e Bogoves e deri ne 1500 m ne Faqekuq e Backe, lartesi ne te cilen jane vendosur te gjitha fshatrat e ketij rrethi. Maja me e larte eshte maja e Tomorit ( Çuka Partizane ) prej 2417 m mbi nivelin e detit. I gjithe rajoni i qarkut ka nje siperfaqe me pyje rreth 450 km2 dhe rreth 300 km2 me kullota. Terreni me pyje, livadhe, kullota; lartesite malore, pasurite e medha ujore, muzeale, historike, kulturore si dhe klima karakteristike e rajonit, plotesojne kushte mjaft te mira per zhvillimin e turizmit familiar ne rajon.
  2. 2. NJESITE VENDORE QARKU BERAT SIN JЛ ZHEPE TЛR PAN З EPAN POTOM QEND ER LUM AS GJERBES VЛRTOP LESH NJE ROSH NIK BOGOVE OTLLAK VELABISH T KOZARЛ KUT ALLI POSHNJЛ PEROND I VENDR ESHE CUKALAT URA VAJGU RORE BERAT POLIЗ AN З OROVODE KUЗ OVЛ HARTA ADMINISTRATIVE QARKU BERAT
  3. 3. Histori e lashte pasqyruar ne monumente kulturore me vlere arku i Beratit eshte njesi rajonale qe perfshin ne vetvehte rajone me histori dhe kulture te pasur. Për qarkun e Beratit, qëndra administrative është Qyteti Berat. Është qytet-muze. Qyteti i origjines ngrihej brënda një keshtjelle nytyrore, mbi një kodër zotëruese 187 m mbi nivelin e detit dhe u përket shekujve IV-III para Krishtit ( vitet 330-320 ),kur banimi ilir u shndërrua në një qytet kështjellë (sitadele). Lagja “Kala” Faza paralindese e tij ka vazhduar gjatë dy mijë vjetëve. Këtë e dëshmojnë dy çekanë guri dhe zgjyre (material mbetjeje bakri dhe bronzi) të gjetura në muret e kalasë,të datuara ne fillim te periudhës së bronzit,dy mijë vjet para Krishtit. Megjithatë konstruktorët popullore ia kanë dale që me tipe e elementë konstruktive te ndryshmë të krijojnë ansamble unike , saqë në vështrim të parë qyteti duket të jetë ndërtuar me një tip të vetëm . Në tri lagjet muze , përveç banesës popullore , ka shumësi objektesh të vjetra të kultit , veçanërisht në kështjellë .Këto objekte vijne që nga shek XIII dhe janë të ruajtura mjaft mirë.Restaurimet janë bërë duke respektuar rigorozisht kriteret shkencore të vendosura nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Lagjet muze , jashtë kështjellës , qëndrojnë përballë njëra-tjetrës , në të dy anët e lumit Osum , lidhur me një urë monumentale me ngritje elegante , e gjatë 129,3m , e gjërë 5,3m dhe e lartë 10m mbi shtratin e lumit .Është urë me 7 harqe,ku hapësirat mes harqeve shkojnë nga 9 deri 16,7m .Ajo eshte quajtur Ura e Gorices dhe eshte ndertuar ne vitin 1780
  4. 4. „Ura e Gorices“ 1780 Në qytet gjënden tri objekte të shek XIII të cilat i përkasin periudhës së kultures bizantine : Kisha e Shën Vllahernës, Kisha e Shën Triadhës dhe Kisha e Shën Mëhillit. Berati ka një pasuri të tërë veprash të artit ikonografik,me një inventar mbi 400 vepra me vlera të paçmuara . Gjatë Mesjetës , në kushtet e sundimit islamik (1417-1912), janë ndërtuar edhe objekte të kultit islam.Më të rëndësishme janë Xhamia e Plumbit (shek XVI) , Xhamia Mbret dhe sidomos teqeja e Halvetijeve , e cila ka një dekoracion të pasur me motive të larmishme origjinash evropiane e aziatike . Kompleksi arkitektonik Islamik
  5. 5. Berati ka tradita të çmuara në fushën e arsimit .Që në shek IV ka pasur një manastir brënda në kështjellë.Këtu arsimoheshin nxënës për t`u pajisur me dije të sferës së besimit ortodoks, duke pasur si qëllim shkrimin dhe kopjimin e veprave fetare .Të kësaj tradite janë kodiket e shek VI,IX,XI,XIII,XIV,XVI, prej të cilëve dy u gjendën dhe ruhen edhe sot të restauruar në Muzeun Historik Kombetar.Të shkruara në pergamene, këto libra dëshmojnë nivelin e spikatur të kulturës së qytetit . Më të rëndësishmit nga këto janë : KODIKU I PURPURT, i njohur në shkencë me emrin Codex Purpureus Beratimus, i shkruar në shek VI me ngjyrë të kuqe , prej nga ka marrë edhe emrin “i purpurt”.Është i shkruar në gjuhën greke. Është zbuluar në vitin 1868 , studiuar e publikuar nga studiuesi francez P.Battifol më 1884. Paraqet interes të vecantë nga pikëpamja paleografike dhe nga fakti qe teksti i Ungjijve përmban një nga variantet më të vjetra , bazë për rindërtimin e tekstit të Testamentit të Ri . Për kohën kur është shkruar , shek VI, është një nga 5 kodiket e tjerë që janë në botë . KODIKU I ARTË , Codex aureus , është një dorëshkrim i shek IX , po në gjuhen greke dhe përmban pjesë nga ungjijtë , të shkruara në pergamene , me shkronja të vogla të arta . Për ekzistencën e këtyre dorëshkrimeve dhe të një biblioteke në të cilën ato ruheshin ka njoftime që nga viti 1346 , sipas një shenimi kronikal të ruajtur në një doreshkrim në Berat . Këto libra u rizbuluan më 1972 në Kështjellën e Beratit . Me vlerë janë dhe punimet e ikonografeve të tjerë anonime dhe sidomos të familjes së madhe të Cetireve gjatë shekujve XVIII-XIX. b) Muzeu Etnografik Eshte i organizuar ne nje nga shtepite me karakteristike te qytetit.Ne te ekspozohen mbi 1000 objekte muzeale te cilat deshmojne kulturen dhe traditen e pasur te treves se Beratit. Dhoma e miqve Ne kendin e Pazarit Mesjetar jane veshjet e burrave dhe te grave te qendisura me ar dhe argjend,objekte te shumellojta zbukurimi, serviset e bakrit etj.
  6. 6. Ne nje mjedis tjeter jane vendosur pajisjet dhe objektet e perpunimit te vajit,te pijeve, te poçerise, kovaçhanes te cilat deshmojne per nje tradite te kultivuar dhe me mjaft interes. Ne katin e dyte jane te sistemuara Dhoma e Miqve, Dhoma e Fshatit,Kuzhina, Dhoma e Tezgjahut,me te gjitha paisjet e tyre perkatese dhe qe deshmojne per nje tradite te hershme dhe te pasur te treves. Pazari Mesjetar Dhoma e Tezgjahut Ne qytetin e Beratit ndodhet edhe „GALERIA E ARTEVE“ ne te cilen ekspozohen piktura të piktorëve nga e gjithë Shqipëria dhe te huaj. Deshmi te antikitetit te periudhes para krishtit ka te shumta ne te gjithe rajonin e qarkut,nga te cilat mund te vecojme : Qyteti Dimal ka qene ndertuar ne lartesine 476 m mbi nivelin e detit dhe eshte shkateruar ne luften e dyte iliro-romake,ne vitin 214 p.e.s. Nga germimet arkeologjike,jane zbuluar muri rrethues dhe porta me harqe. Po keshtu permendim edhe kishen e Sinjes te ndertuar ne shek.XVII ,ne shpatin shkembor te malit Shpirag. Dimali – Qytet ilir i shk. IV p.e.s. Kisha e Shen Merise,Sinjes Kalaja e Xhaxhajve ndodhet ne lindje te Dimalit,ne largesine 4 km.Kjo kala ka fillimet e saj ne antikitet dhe eshte ndertuar ne shek. e XI te eres sone. Germimet arkeologjike kane zbuluar fortesen mesjetare. Kalaja e Xhaxhajve (Mjeshove)
  7. 7. Me histori te hereshme në Qarkun e Beratit është KUÇOVA. Kjo trevë ka qënë vëndbanimi i hershem ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (ne fshatin Perondi ) del që kjo trevë ka qënë jo vetëm një vëndbanim i lashtë , por edhe me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj .Kjo shëtitore i ka përmasat e një bulevardi të vërtetë prej 10m gjërësi dhe 50m gjatësi , e shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhëndur e të bukur. Kisha e Shen Nikolles (Perondi) Kisha e Kozares,Kucove Po kështu në kodrën e Omurit , ne Verilidje te qytetit , janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi te gjitha një pishtar ( ruhet në muzeun e Beratit ), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën e në të gjithë zonën .Nga gërmimet e bëra në vitet 40-50 te shekullit të kaluar u nxorën në siperfaqe amfora, ( shpata e mburoja të kohës ilire ) . Një tregues tjetër është edhe fakti që nafta e dale ne siperfaqe me vetërrjedhje që në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vëndas. Në fund të viteve 1700 dhe fillim të viteve 1800 banorë kuçovarë, si fiset e vjetra të Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve kanë shitur naftë bruto për myzeqarët , për ta përdorur për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie.Në vitet e Luftës së Pare Botërore , në periferi të Kuçovës ( aty ku sot janë varrezat e qytetit ) u vendos një repart ushtarak austriak .Në vitin 1916 , një inxhinier gjeolog , pjesëtar i këtij efektivi vuri re se uji i përroit që vinte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti me këmbë vëndin ai arriti në konkluzionin se Kuçova ishte një vënd që kishte pasuri të mëdha nafte Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 deri në vitin 1924 në Kuçovë erdhën shumë shoqëri nafte kërkuese si AIPA ( Azienda Italiana Petroli Albania) , një shoqëri Anglo-Persiane , Shoqeria Amerikane e Naftës si dhe Shoqëri Franceze etj. Në vitin 1928 në vendin që sot thirret «Dikatër » u shpua dhe dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ai moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vëndburim nafte dhe po kështu u pasua edhe me hartat politike dhe ushtarake. Zona naftembajtese ne vitin 1940
  8. 8. Në historinë e Shqipërisë Kuçova përmëndet si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorevë ne vitin 1936. Në rrugën nacionale Berat- Lushnjë,ne distancën 11km ne veriperëndim të Beratit, ndodhet qyteti i URËS VAJGURORE . Historia e përmënd Urën Vajgurore si porta kryesore e prezantimit dhe e hyrjes në qytetin e Beratit . Në këtë vënd ndodhet Ura e Konizbaltës.Ura ka qënë me harqe. Në vitet 1847 në këtë vënd është zhvilluar një beteje e pergjakshme me turqit që vinin per të pushtuar Kalane e Beratit . Luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në këtë betejë ishin nga zona e Shpiragut dhe të ardhur nga Vlora e Mallakastra.Kjo ngjarje është përjetësuar edhe në vargjet e popullit “ Te ura në Konizbaltë , mbenë tragjasë e dukatë ” Si rrjedhojë e kohëzgjatjes dhe prurjeve të medha te lumit Osum,Ura e Konizbaltës u prish,duke lënë të shkëputura zonën perëndimore me atë lindore.
  9. 9. Monumente natyrore dhe peisazhe te mrekullueshme Qarku i Beratit permbledh ne vetvete nje terren kodrinor-malor me pyje, livadhe, kullota, lartesi malore, pasuri te medha ujore, muzeale, historike, kulturore si dhe klime karakteristike.Te gjitha keto perbejne potenciale te fuqishme dhe kushte mjaft te mira per zhvillimin e turizmit familiar dhe natyror ne rajon, per te cilat, krahas vlerave natyrore, muzeale dhe te tradites, po punohet edhe per permiresimin e infrastruktures dhe shtimin e vlerave kulturore,sociale, ekonomike dhe mjedisore. Po prezantojme disa nga vlerat me te rendesishme ne rajonin e qarkut Berat. Parku Kombëtar Mali Tomor Parku Kombëtar i Malit Tomor, përfaqëson ekosistemin malor me te rendesishem te pjesës jugore te Shqipërisë. Ka një sipërfaqe 4000 ha. Shtrihet ne juglindje te Beratit si një shpat i thepisur malor ne lindje te fshatrave Dardhe, Qafe Dardhe, Tomor i Madh, Tomor i vogël, Lybeshe e Kapinove me lartësi nga 540 m ne 2417 m mbi nivelin e detit. Peizazhet mahnitëse përmbajnë ne vetvete pyje ne terrene te thepisura e shkëmbore, kullota, livadhe si dhe vendburime te shumta ujore. Bimësia pyjore zë peshën kryesore në sipërfaqen e parkut. Ajo shtrihet në 2350 ha. Nga te cilat, pyjet e lartë zënë 1760 ha. Në përbërje të pyjeve të lartë janë llojet Ah, Rrobull dhe Pisha e zezë. Ahu shtrihet në lartësitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit dhe formon pyje të thjeshta rreth fshatrave Dardhë e Kapinovë si dhe në rrafshin e Stradomit. Rrobulli shtrihet në lartësitë 1200-1600 m dhe është i vendosur në formacione shkëmbore karbonatike. Formon ngastra të thjeshta mbi fshatrat Tomor i Madh dhe Lybeshë. Në llojet me pyje të lartë gjendet edhe Arra . Më tepër ajo gjendet e kultivuar në Kapinovë dhe Qafë Dardhë, por e shpërndarë në grupe me sipërfaqe të vogla. Pyjet shkurre shtrihen në një sipërfaqe prej 442 ha. Gjenden të vendosura në pjesët e poshtme të parkut, në zonën e makjes në lartësinë 550-750 m mbi nivelin e detit. Në terrene të thepisura dhe shkëmbore të paarritshme vërehet fenomeni i instalizimit të bimësisë pyjore me lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh, e ndërthurur kjo me bimësinë barishtore. Në park, bimësia barishtore është e shumtë dhe e larmishme. Ajo është e përhapur në sipërfaqe të gjera në zonën e kullotave natyrore që ndodhen kryesisht në brezin e sipërm klimaterik, pas brezit të pyjeve, në çeltirat brenda pyjeve, por edhe me pakicë më në brendësi të sipërfaqeve pyjore. Bimësia barishtore, për vetë natyrën e këtij shoqërimi karakterizohet nga gërshetimi i florës së pyjeve të ahut, rrobullit e drurëve të tjerë dhe nga bimësia barishtore e livadheve dhe kullotave. Në terrene shkëmbore gjenden disa lloje bimësh shume të rralla . Kullotat e livadhet zënë një sipërfaqe prej 890 Ha në park. Ato janë tepër joshëse për vizitorët, për bukurinë që paraqesin. Këtu veçojmë vendet si : Pllaja e Stradomit, livadhet e Qafë Skurës, livadhet e Burimit të Cobanit, livadhet e pyjeve të Qafë Dardhës, por mbi të gjitha livadhet dhe kullotat në fshatin Dardhë. Veç kullotës bimësia barishtore e parkut ka vlera te mëdha mjekësore. Për vete kushtet klimaterike, parku karakterizohet edhe nga një faune e larmishme. Në terrene e pjesë pylli të përshtatshme e të bollshme me ushqime takohet më shpesh Ariu i murrmë, në afërsi të korijeve dhe fshatrave gjendet Ujku, dhelpra, kunadhja, Baldosa. Në rrethinat e dendura pyjore dhe kryesisht afër tokave bujqësore gjendet Derri i egër , lepuri i egër , ndërsa në lëndina, korije e burime ujore kullosin sorkadhet . Ne majat e shkëmbinjve, në zonat e larta e të thepisura gjenden kope me dhi të egra. Në brendësi të parkut gjenden: Nuselala , Ketri, Macja e egër. Nga shpendët takohen Shqiponja, gjeli, si dhe rrëmbyes të tjerë të ditës edhe natës. Zogjtë këngëtarë përfaqësohen nga Thëllëza e malit, pëllumbi i egër, grifsha, mëllënja , harabeli etj.
  10. 10. Ekografia e shumëllojshme, bën të mundur që parkun ta përshkruajnë një numër i konsiderueshëm përrenjsh. Burimi kryesor hidrik i tyre janë reshjet e shiut dhe të dëborës, të cilat janë më të shumta në stinët vjeshtë dhe dimër. Sasia vjetore e reshjeve në park varion nga 1200-1600 mm në vit. Por prania e bimësisë pyjore dhe livadhore në park bëjnë të mundur që këto reshje të mos shpëlahen, por të asimilohen nga toka me ndihmën e pyjeve dhe bimësisë barishtore, të depozitohen në guva e xhepa të mëdhenj nëntokësor dhe pastaj të dalin në sipërfaqen mbitokësore të tokës në formën e burimeve. Burimet si ato të fshatit Tomor, Lybeshë, Burimi i Mbujasit e i Cezmës së Tarikos në fshatin Qafë Dardhë, Burimi i Koshorricës (pranë shkëmbit të pëllumbave) e i Tisit në fshatin Lybeshë si dhe Burimi i Shkëmbit të Bletës në fshatin Kapinovë, kanë ujë të pastër e të bollshëm. Në territorin e parkut ka edhe një numër të shumtë burimesh të tjera ujore. Një pjesë e këtyre burimeve janë shfrytëzuar nga fshatrat që ndodhen në territorin e parkut; ndërsa pjesa tjetër e burimeve si tek lëndinat e burimit të Cobanit, Stradomit apo Kapinovës jenë në ndihmë të turistëve qe vizitojne resurset e mrekullueshme natyrore te parkut. Pikat me te frekuentuara nga vizitoret janë Teqeja mbi Stere, Stradomi, Vend kulti Fetar etj. si dhe shume monumente natyre si Shpella e Kapinoves, Rrapi i Lybeshes, Ujevara Becke, Kalaja e Tomorit, Shpella e Kalase se Tomorit etj. Si objekte pushimi frekuentohen Çezma e Tarikos, ish Kampi alpinistik Kapinove, Qafa e Skures, Sektori Pyjor etj. Me natyrën dhe relievin e tij Parku Kombëtar i Tomorit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, nga te cilet mund te theksojmë :  Për turizëm Rural  Për Ekoturizem  Për shëtitje me biçikleta malore  Për alpinizëm  Për gjueti sportive  Për ekskursion ne natyre  Ture studimore ( natyralistesh si dhe te kulturës dhe besimit fetar ) # # # # # # ## # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # ## Bilcл BER AT To mo rr Lybe sh Brega s VЛR TOP Kod ra s Vojnik Da rd hл Mim ia s Ra biak Vod icл Dren ovл Staro vл Malina t Du han as ROS H NI K Pesh tan Kap in ovл Mbra kull Vete rnik Re ma nicл Drob on ik Gjerevan Perisna k Zg лrbo njл VEL ABIS HT Palikesh t Velesh njл Karkan joz Qafл D ardh л Bardh aj i R i Fu shл Pe shta n Kost re n i M ad h To mo rr i Vog лl Kost re n i V ogл l Ro shn ik i Vog лl Bog dan i Sip лrm Bog dan i Po sht лm
  11. 11. Kanionet e Lumit Osum ( Skrapar ) Qe ne dalje te qytetit te Çorovodës, shtrati i lumit Osum ngushtohet se tepërmi duke u detyruar te “ndrydhet” ne te dy anët e tij nga një varg kanionesh shkëmbore monolite me një bukuri natyrore mahnitëse dhe mbreselenese. Lartësia e tyre varion nga 20 deri ne 40 metër .Vizitoret e huaj, te kësaj bukurie natyrore, i kane emërtuar si te vetmet ne Evrope, për strukturën dhe bukurinë e tyre. Futja e sportit te kanotazhit ne ketë mrekulli te natyrës do ta shfrytëzoje atë me se miri. Disa foto te kësaj bukurie natyrore :
  12. 12. Fshati Turistik, Bogove Qendra e këtij fshati dhe e komunës me te njëjtin emër, ndodhet ne grykëderdhjen e përroit te Borovës ne lumin Osum , ne mes te rrugës nacionale Berat- Skrapar , rreth 30 km larg qytetit te Beratit . Për vete natyrën qe e rrethon ketë fshat , ujin e ftohte qe rrjedh përmes tij nga burimi i mirënjohur me te njëjtin emër , freskinë e ambientit përreth , pyjet e dendur qe e rrethojnë , me një flore dhe faune te shumëllojshme si dhe relievi i zonës , e kane kthyer prej kohesh ne një fshat te vërtete turistik. Ne qendër te këtij fshati ushtrojnë aktivitetin e tyre disa njësi akomoduese, ku kalojnë fundjavën banoret e qyteteve përreth, si dhe kalimtare nga e gjithë Shqipëria.
  13. 13. Pylli i lisave, Mali i Bardhe, Velçan Pylli i lisave te Malit te Bardhe, përben një masiv pyjor 2000 ha, me një përthyerje mjaft mbreselenese, mbi një kodër-mal, ne lartësinë 800-900 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne drejtimin veri-jug. Ne ketë pyll, veç tre lloj lisash, gjenden edhe drurë te llojit panje, lajthi, mëlleze, shkoze, thane etj. Aty gjenden kafshe te egra si ujk, dhelpër, lepur, kunadhe, baldose, ketër si dhe mjaft shpendë te egra. Nga i gjithë ky masiv, një pjese vazhdon drejt lindjes, ne kodrën e quajtur “Kula”, ne faqet e te cilës është pylli i lajthive, me një klime te freskët e konstante te verës. Nga kjo veçori, është quajtur pylli me kondicioner. Ne kete zone ndodhet çezma e Qimos, çezme e vjetër, me ujë te ftohte e mjaft te lehte, vend i cili ka shërbyer si pike pushimi e piknikësh tradicionalisht me shekuj. Emërtimi “Kula” i “çatise” se kodrës, tani ara e lëndina, lidhet me ndërtesa banimi e pushimesh te 2-3 shekujve te kaluar qe te shtojnë kureshtjen për gërmime e studime te kësaj zone. Nga kjo pike, mbi pyllin e lajthive, duket deti Adriatik, ishulli i Sazanit, Karaburuni dhe malet e Shqipërisë se jugut. Gjate stinës se dimrit bie dëbore, veçanërisht tek pylli i lajthive, i cili e mban te depozituar edhe ne gjendje te ngrire. Me natyrën e tij, Pylli i Velçanit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, ku mund te theksojmë :  Për Ekoturizem  Per gjueti sportive  Për ekskursion ne natyre  Ture studimore natyralistesh
  14. 14. Rezervuari Fshati Mbreshtan Është një liqen me sipërfaqe te kurorës, te mundshme ujore, prej rreth 14 ha, ndërsa sipërfaqja ekzistuese ujore efektive, është rreth 5 ha. Karakteristike dalluese e tij, qe e bën te vlefshëm për turizëm plazhi, është fakti se ky rezervuar ka burime ujore nëntokësore. Ky liqen është i populluar me peshk dhe mund te shërbeje për peshkim nga turistet. Mundësia e shfrytëzimit te tij është edhe fakti qe ai ndodhet rreth 7 km larg qytetit te Beratit, gjate rrugës qe te çon nga Berati tek pylli i lisave te Malit te Bardhe, Velçan.
  15. 15. Pelegrinazhi Bektashinjve, Mali Tomor Gjerbesi shtrihet ne shpatin Jug-Lindor te malit Tomor. Ndodhet 26.4 km ne Veri- Lindje te Çorovodës . Pika me e larte e tij shkon deri ne 1000 m mbi nivelin e detit . Ne ketë territor piktoresk ndodhet Teqeja e Kulmakut, vend pelegrinazhi. Ketu, ne periudhen 20 – 25 Gusht, çdo vit vijnë 100 - 150 mije pelegrinë, te cilët kryejnë ritet fetare, ne Varrin e Abaz – Aliut. Ai ndodhet ne majen e Malit Tomor, ne lartesine 2417 m, mbi nivelin e detit. Kjo zone është e pasur me burime ujore , pyje te larte, ku mbizotërojnë Ahu dhe Pisha si dhe me kullota verore. Është e përmendur për rritjen natyrale te drurit te Arrës dhe te bletëve. TEQEJA KULMAK ( Tomor ) VARI I ABAS ALIUT ( TOMOR )
  16. 16. Njesite e sherbimit ne rajon okalet kryesore jane te vendosura ne qytetin e Beratit dhe Corovodes dhe pjesa tjeter shtrihet gjate akseve te rrugeve nacionale te rajonit. Ne rajonin e Beratit Hotel Restorant “TOMORI” Ndodhet ne qender te qytetit te Beratit. Ka 56 dhoma gjumi me 107 shtreter, me WC dhe dush, me ballkon, parkim per automjetet. Disponon tre ambjente sherbimi. Legjende : 1. Hotel Restorant „TOMORI“ 2. Hotel Restorant “PALMA” 3. Motel Restorant “BELINDA” 4. Motel Restorant “AGO” 5. Hotel Restorant “BERATI” 6. Bar Restorant “CASTLE PARK” 7. Bar Restorant “NOVA” 8. Motel Restorant “DESARET”
  17. 17. Hotel Restorant “PALMA” Ndodhet prane Ures se Varur Berat. Disponon 7 dhoma dyshe me TV, Wc dhe dush, ballkon etj. Kuzhine Tradicionale. Motel Restorant “BELINDA” Ndodhet ne Uznove. Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV,dush. Restoranti me 3 ambjente sherbimi. Guzhine tradicionale. Tel. 03234833
  18. 18. MOTEL Restorant “AGO” Ndodhet 3 km nga Uznova (Cezma e Thate) Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV, dush. Restoranti me 3 ambjente sherbimi. Guzhine tradicionale. Hotel Restorant “BERATI” Hotel Restorant “BERATI” Ka 9 dhoma dyshe te pajisura me TV,dush Resoranti me tre ambjente sherbimi Guzhine tradicionale
  19. 19. Hotel Restorant “CASTLE PARK” Ndodhet ne malin e Gorices Ka dhoma fletjeje, parkim, ambjente zooparku, ambjente argetimi dhe çlodhese Hotel Restorant “NOVA” Ndodhet ne kala, Ka dy ambjente sherbimi, parkim mjetesh. Ka guzhine tradicionale
  20. 20. Rezidenca “DESARET” Ndodhet ne nje lagje karakteristike te Beratit, me nje fqinjesi te mire dhe te qete dhe te kendeshme. Resorant qe ofron guzhine tradicionale dhe internacionale. Ka 5 dhoma me kompletim te plote Ne rajonin e Skraparit Legjende: 1.Bar Restorant „DAFINA“ 2.Motel Restorant “BOGOVA” 3.Bar Restorant “NOVAJ” 4.Hotel Restorant “CERENISHTI” 5.Bar Restorant “Drita e Tomorit” 6.Bar Restorant “TURIZMI”
  21. 21. Bar Restorant “DAFINA” Ndodhet ne fshatin Turistike BOGOVE Tel. 069 22 74 114 Restoranti ka guzhine karakteristike te zones si mish qengji te pjekur ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale shqiptare Bar Restorant “BOGOVA” Ndodhet ne qender te fshatit turistik Bogove Ka tre dhoma dyshe te kompletuara Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones dhe ate tradicionale shqiptare.
  22. 22. Bar Restorant “NOVAJ” Ndodhet ne fshatin turistik Bogove. Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones si mish qengji i pjekur ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale shqiptare. Ambjente çlodhese ne natyre. Bar Restorant “ÇERENISHTI” Ndodhet ne qytetin e Çorovodes Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones si mish qengji i pjekur ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale shqiptare. Ambjente çlodhese ne natyre.
  23. 23. Bar Restorant “DRITA E TOMORIT” Ndodhet ne qytetin e Çorovodes Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones si mish qengji i pjekur ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale shqiptare. Ambjente çlodhese ne natyre Hotel Restorant “TURIZMI” Ndodhet ne qytetin e Corovodes Restoranti ka kuzhine karakteristike te zones si mish qengji i pjekur ne hell, pasterma per ne dimer si dhe kuzhine tradicionale shqiptare. Ambjente çlodhese ne natyre

×