Gjeografia turistike e shqiperise vol-IV , Botimi Tirane 2013
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Gjeografia turistike e shqiperise vol-IV , Botimi Tirane 2013

on

  • 1,724 views

 

Statistics

Views

Total Views
1,724
Views on SlideShare
1,724
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
75
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

CC Attribution-NonCommercial LicenseCC Attribution-NonCommercial License

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Gjeografia turistike e shqiperise vol-IV , Botimi Tirane 2013 Gjeografia turistike e shqiperise vol-IV , Botimi Tirane 2013 Document Transcript

  • SHTËPIA BOTUESE E TEKSTEVE MËSIMORE TIRANË, 2013
  • Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. E përshtati Alma Mastaka Botues: Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM) Adresa: Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri : + 355 4 2225659; botem2012@yahoo.com Botimi i parë, maj 2008 Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë Redaktimi letrar Nirvana Lazi Arti grafik dhe kopertina Nirvana Lazi © Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore, 2013. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.
  • PË R M BA J T J A KREU I TURIZMI-MUNDËSI E MIRË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË 1. Kuptimi i rëndësisë së turizmit për Shqipërinë 2. Vendi i turizmit krahas degëve të tjera të ekonomisë së Shqipërisë 3. Situata e përgjithshme në Shqipëri dhe rajon. Ndikimi në zhvillimin e turizmit 6 7 10 12 KREU II OFERTA GJEOGRAFIKE-NATYRORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 16 1. Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin e turizmit 2. Larmia e formave të relievit me atraktivitetin e tyre në turizëm 3. Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj në zhvillim e turizmit 4. Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik 5. Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm 6. Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet natyrore të tyre në turizëm 7. Probleme të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri 8. Bilanci ekologjik i Shqipërisë dhe turizmi 17 19 21 24 29 33 38 41 KREU III OFERTA GJEOGRAFIKE-KULTURORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 44 1. Pasuria kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit 2. Motivet antropogjene të Shqipërisë si faktor me rëndësi në lëvizjen turistike 3. Turizmi qytetar dhe qytetet shqiptare 4. Objektet historiko–kulturore të Shqipërisë dhe rëndësia e tyre turistike 5. Vlerësimi i motiveve etnosociale të Shqipërisë në fushën e turizmit 6. Prodhimet artizanale të Shqipërisë si formë e tregtisë turistike 4 4 45 50 52 59 65 70
  • KREU IV HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 76 1. Turizmi në Shqipëri deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore 2. Periudha 1945-1990 dhe vendi i turizmit në të 3. Kushtet e reja për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990 4. Hapësira e prejardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri 5. Prirjet e popullit shqiptar për zhvillimin e turizmit 6. Motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri 7. Treguesit sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri 77 78 80 84 86 91 94 KREU V RAPORTET MES EKONOMISË, POPULLSISË DHE TURIZMIT NË SHQIPËRI 100 1. Kuptimi i rolit të politikës turistike në Shqipëri 2. Roli i institucioneve turistike në Shqipëri 3. Masat politiko turistike dhe efektet e tyre 4. Prespektiva e politikës turistike për Shqipërinë 101 107 111 114 TEST (kreu IV - kreu V) 11 8 KREU VI PASOJAT DHE EFEKTET GJEOGRAFIKE TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 122 1. Efektet gjeografike dhe ekologjike të turizmit në Shqipëri 2. Efektet e turizmit në Shqipëri 123 127 KREU VII PROBLEMET E SOTME DHE E ARDHMJA E TURIZMIT NË SHQIPËRI 132 1. Avantazhet dhe disavantazhet e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 2. Roli i infrastrukturës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri 3. Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 4. Zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit 5. Fazat kryesore të zhvillimit të turizmit 6. Harta e ardhshme turistike e Shqipërisë 133 137 140 144 146 148 FJALORTH 151 LITERATURA E SHFRYTËZUAR 153 5 5
  • KREU I TURIZMI - MUNDËSI E MIRË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË Në kreun I argumentohet vendi i turizmit për Shqipërinë, si një aktivitet me rëndësi ekonomike, sociale, mjedisore etj., që ka ardhur duke u rritur pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë drejt Europës dhe botës. Turizmi vlerësohet sot si një nga sektorët më me perspektivë të ekono misë shqiptare, i cili mund të luajë rolin e nxitësit të ekonomisë në të ardhmen. Duke vlerësuar rëndësinë e turizmit studiohet lidhja e tij me degët e tjera të ekonomisë, si dhe ndikimet e ndërsjella që vijnë nga kjo lidhje. Gjithashtu analiza e situatës turistike në rajon do të shërbejë për të vlerësuar lidhjet e turizmit shqiptar me vendet e rajonit. Objektivat  Rëndësia që paraqet turizmi për Shqipërinë.  Përcaktimi i raporteve ndërmjet turizmit dhe degëve të tjera të ekonomisë në Shqipëri.  Vlerësimi i situatës së përgjithshme në Shqipëri dhe në rajon, si dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit. 6
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Kuptimi i rëndësisë së turizmit për Shqipërinë Turizmi sot është një nga dukuritë më masive i cili nga viti në vit përfshin miliona njerëz në tërë botën, duke përbërë një nga degët me rëndësi ekonomike e cila u siguron vendeve me turizëm të zhvilluar miliona dollarë të ardhura. Vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe vendi ynë kanë treguar një interes të vazhdueshëm për zhvillimin e turizmit, nga i cili kanë siguruar të ardhura të mëdha që kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies së popullsisë, në fuqizimin e tyre ekonomik, gjithashtu edhe në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Zhvillimi i turizmit në Shqipëri bëhet i mundur nga pasuritë e shumta dhe të shumëllojshme, nga pozita e favorshme gjeografike, nga klima e përshtatshme, ujërat termale dhe termominerale. Gjithashtu zhvillimi i turizmit bëhet i mundur edhe nga pasuritë historike kulturore etj. Në mjedisin e vendit tonë ka mundësi që të zhvillohen disa lloje turizmi si: turizmi balnear, kurativ, sportiv, malor etj. Por të gjitha këto pasuri më parë janë vënë fare pak në shfrytëzim dhe turizmi ishte në nivelin më të prapambetur, për shkak të qëndrimit dhe të politikave të gabuara që janë zbatuar në këto drejtime. Rëndësia ekonomike e turizmit Turizmi sot konsiderohet si degë kryesore dhe me përparësi, e cila do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit e rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë shqiptare. Megjithatë në ditët e sotme ai nuk është në nivel të tillë zhvillimi që çdo kush do ta dëshironte. Për të siguruar arritjen e nivelit të dëshiruar po punohet shumë si nga shteti shqiptar dhe nga sektori privat. Shteti me një sërë projektesh të tij po mundohet që turizmi në Shqipëri të arrijë nivele të larta dhe të pranueshme nga turistët e huaj, të cilët kur të vijnë për të pushuar, të largohen me përshtypjen më të mirë. 7
  • KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë Shteti po punon për ngritjen e fshatrave turistikë të cilët do t’i japin një avantazh shumë të mirë turizmit në Shqipëri. Po kështu edhe sektori privat po punon nëpërmjet investimeve të mëdha që po bën në turizëm. Sektori privat ndikon në zhvillimin e turizmit edhe nëpërmjet krijimit të një numri të madh agjencish udhëtimi të cilat mundësojnë vendosjen e lidhjeve me agjencitë e huaja dhe ardhjen e turistëve në Shqipëri. Pra në kushtet e një industrie jo të zhvilluar dhe të një bujqësie që kërkon investime, turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë, të ardhurat e të cilit do të ndikojnë dhe në zhvillimin e tyre nëpërmjet investimeve. Të ardhurat që sigurohen nga turizmi janë të menjëhershme dhe me vlera të mëdha. Rëndësia sociale e turizmit Sektori turistik krijon vende pune të cilat kërkojnë punonjës të kualifikuar e të specializuar. Në kushtet e Shqipërisë, kur industria po zhvillohet me ritme të ngadalta e kur në të punon një pjesë e vogël e fuqisë punëtore, kur fenomeni i braktisjes së fshatit e punës në të po bëhet gjithnjë e më masiv, punësimi në turizëm, ku niveli i të ardhurave është më i lartë se në sektorët e tjerë, përbën një ngasje e tërheqje të vazhdueshme për rininë shqiptare. Në këtë mënyrë turizmi arrin të zbutë papunësisë që përbën një dukuri shqetësuese e me përmasa të konsiderueshme për shoqërinë shqiptare. Duke qenë se në Mesdhe përqendrohen çdo vit rreth 35% e gjithë udhëtimeve turistike të botës, me potencialet e rëndësishme natyrore, kulturore dhe historike, Shqipëria ka mundësi që së shpejti të zërë një vend të rëndësishëm në këtë rajon. Rëndësia e turizmit në njohjen e kulturave, të historisë dhe gjuhëve Ai krijon mundësinë për zhdukjen e barrierave e pengesave dhe në vendosjen e urave te bashkëpunimit e lidhjes midis popujve. Duke qenë një vend i izoluar për një kohë të gjatë, Shqipëria, nëpërmjet turizmit u ofron të huajve mundësinë e njohjes dhe vlerësimit të kulturës dhe historisë së saj. Po kështu shqiptarët mund të njohin e vlerësojnë nga afër arritjet më të rëndësishme të kulturës botërore. Rëndësia mjekësore dhe kuruese e turizmit Në vendin tonë ka shumë qendra kurative të sëmundjeve të ndryshme si ato të reumatizmit, frymëmarrjes, zemrës etj. Pranë këtyre qendrave shërbejnë ekipe të specializuara mjekësh të cilët janë në dispozicion të pushuesve, që zakonisht 8
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë vuajnë nga sëmundje të ndryshme, për rehabilitimin dhe kthimin e tyre në jetën normale. Të tilla janë: burimi i Glinës, burimet e Postenanit, llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë etj. Rëndësia e turizmit si nevojë shpirtërore Ai ndikon për argëtimin, çlodhjen dhe kalimin e kohës së lirë, prirje kjo gjithnjë në rritje. Dhe në Shqipëri ka hapësira pa fund për plotësimin e këtyre nevojave fizike e shpirtërore. Edhe për shoqërinë shqiptare, si për shoqëritë e sotme të zhvilluara industriale, ai konsiderohet si një faktor i rëndësishëm ekonomik e social që ndikon në evoluimin e shoqërisë. Një turizëm i zhvilluar krijon mundësinë për pushim, argëtim dhe për të kaluar sa më mirë kohën e lirë dhe ana tjetër për kushtet e vendit tonë është sektori ekonomik i një rëndësie të veçantë. Turizmi sot nuk është një luks e privilegj i njerëzve të veçantë, por nevojë fizike e shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë së sotme moderne. Megjithëse e vonuar, Shqipëria ka mundësinë që nga njëra anë të përfitojë nga eksperienca e vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar dhe nga ana tjetër duke e shfrytëzuar këtë eksperiencë të shmangë fenomenet e dëmshme e negative që janë vënë re në to nga zhvillimi i turizmit. Edhe në këtë mijëvjeçar të ri turizmi është një nga dukuritë më dinamike e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore. Ai do ta çojë përpara atë, do të forcojë lidhjet midis njerëzve dhe do të zvogëlojë largësitë. Dhe Shqipëria me mundësitë që zotëron, mund të shkurtojë kohë dhe distancë e të radhitet në vendet më të zhvilluara turistike të rajonit dhe të botës. Pyetje dhe detyrë  Pse është i rëndësishëm turizmi për Shqipërinë dhe si vlerësohet ai?  Ku qëndron rëndësia ekonomike dhe sociale e turizmit? Argumentojeni me shembuj. 9
  • KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2 Vendi i turizmit krahas degëve të tjera ekonomike në Shqipëri Turizmi është sot një nga industritë më të mëdha botërore dhe një nga sektorët ekonomikë me rritjen më të shpejtë. Ai përfaqëson një veprimtari që si sektorë të tjerë përdor burime dhe sjell çmime dhe përfitime mjedisore, kulturore dhe shoqërore. Si në vendet e tjera të botës edhe në Shqipëri të ardhurat nga turizmi po rriten nga viti në vit. Duke qenë një dukuri me efekte dhe ndikim të shumanshëm, shumë shkenca merren me studimin shkencor të tij. Në grupin e shkencave ekonomike përmendim: ekonominë turistike, marketingun, drejtimin ekonomik, drejtimin financiar etj. Secila prej degëve të ekonomisë ndikon drejtpërdrejt apo tërthorazi në zhvillimin e turizmit. Duke bërë pjesë mes degëve të sektorit të tretë të ekonomisë ai ka lidhje me degët e tjera të këtij sektori si me hotelerinë, tregtinë, shërbimet etj. Zhvillimi ekonomik i vendit luan një rol të rëndësishëm, për të kryer investime në sektorin turistik si dhe në tërheqjen e turistëve. Në vendin tonë në vitin 1997 si rezultat i situatës politike, u krijua një situatë e rëndë në ekonomi dhe kjo bëri që për një periudhë të caktuar fluksi i turistëve të ishte mjaft i ulët e, si rezultat, të ardhurat që u realizuan nga ky sektor, ishin minimale.  Turizmi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me industrinë, ndonëse në pamje të parë efektet negative të saj bien në kundërshtim me zhvillimin e turizmit. Në disa rajone industriale vihen re fenomene negative si zhurma, ndotje e ujërave, mjedisit etj. Por nga ana tjetër zhvillimi i industrisë dhe degëve të veçanta të saj do të ndikojë në modernizimin e tij, nëpërmjet vënies në shfrytëzim të pajisjeve e teknologjisë bashkëkohore.  Turizmi është i lidhur ngushtë me ekonominë bujqësore, e cila ndihmon në plotësimin e nevojave të turistëve me produkte bujqësore dhe blegtorale. Dikur turizmi është nënvleftësuar dhe nuk është treguar kujdesi i duhur për zhvillimin e tij. Ai ishte pak i zhvilluar dhe të ardhurat që realizoheshin prej sektorit turistik ishin të pakta. Vëmendja më e madhe e shtetit përqendrohej në industri, e cila 10
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë gllabëronte pjesën më të madhe të të ardhurave vjetore që realizoheshin në vend. Po kështu edhe në bujqësi me politikën që u ndoq nuk u realizuan arritje të rëndësishme. Sot, me ndryshimet politike në vend, ka ndryshuar dhe politika e qëndrimi ndaj turizmit. Në grupin e degëve ekonomike ai shihet me përparësi. Si vendet e tjera të rajonit të cilat kanë pak a shumë kushte e rrethana të ngjashme me Shqipërinë dhe që sigurojnë të ardhura të mëdha nga sektori turistik, gjë që ka ndikuar në fuqizimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë së tyre, edhe shteti shqiptar po e sheh turizmin me përparësi duke synuar të bëjë turizmin degë parësore të sektorit ekonomik. Interesi i shtetit dhe enteve publike private për turizmin është mjaft i madh për faktin që turizmi është një veprimtari ekonomike që sjell pasuri. Kjo veprimtari ekonomike do ndihmojë në prodhimin, konsumin, shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve duke u bazuar në rolin dhe rëndësinë që ka turizmi ndërkombëtar duke mos lënë pas dore turizmin vendas, për faktin se turizmi vendas luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e të ardhurave nga vendet ku ato sigurohen në vendet ku ka potencial turistik. Dukuria turistike nga pikëpamja ekonomike përcaktohet si “tërësi e raporteve”ekonomike për të cilat lokaliteti i pushimeve nuk është rezidencë kryesore, as banesë e qëndrueshme e as vend pune i zakonshëm.  Turizmi është i lidhur me transportin. Duke u nisur nga përcaktimi i mësipërm, turizmi evidentohet si veprimtari që karakterizohet kryesisht nga lëvizshmëria, ndaj sektori i transportit ka rëndësi të madhe për turizmin. Nëpërmjet tij bëhet e mundur lëvizja drejt vendeve e zonave turistike. Zhvillimi i mjeteve të ndryshme të transportit do të ndikojë ndjeshëm në strukturat e veprimtarive turistike.  Turizmi është i lidhur me tregtinë, që përmirëson ofertën turistike si dhe me shërbimet në sektorin turistik. Pra, nga të gjitha sa thamë më lart turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë e lidhur dhe e ndërvarur nga degët e tjera, zhvillimi i të cilave ndikon në turizëm, sikurse zhvillimi i tij u jep impuls e inkurajon zhvillimin e tyre. Që turizmi të bëhet degë parësore e ekonomisë duhet ende punë e kohë. Por e rëndësishme është kuptimi i rëndësisë së tij, gjë që vihet re në kujdesin e vëmendjen e duhur që tregohet për zhvillimin e tij. Pyetje  Ç’vend zinte dikur turizmi midis degëve të ekonomisë?  Cili është qëndrimi dhe ç’politikë ndiqet sot për zhvillimin e tij? 11
  • KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 3 Situata e përgjithshme në Shqipëri dhe rajon Ndikimi në zhvillimin e turizmit Shqipëria është vend mesdhetar me kushte të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, jo vetëm nga pozicioni gjeografik dhe prezenca e elementëve fizikogjeografik, por edhe nga fakti se mjedisi mesdhetar është mjaft i njohur për nivelin shumë të lartë të zhvillimit të turizmit. Kjo e bën Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të parapëlqyera nga turistët europian të cilët kërkojnë temperaturat e larta, detin dhe rërën e Mesdheut. Pavarësisht nga pozicioni i favorshëm gjeografik dhe të qenit pjesë e Mesdheut, plazhet shqiptare kanë qenë pak të frekuentuara nga turistët e huaj. Me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90 (shek. XX), të cilat u pasqyruan dhe në ekonomi, turizmi filloi të shihej si degë me përparësi. Nga ekonomia e centralizuar dhe e planifikuar u bë kalimi në ekonominë e tregut bazuar në konkurrencën e lirë dhe pronën private. Para viteve ’90 ekonomia shqiptare cilësohej si më e prapambetura në Europë. Përparësi i jepej zhvillimit të industrisë së rëndë nxjerrëse dhe përpunuese dhe pjesa më e madhe e investimeve bëheshin në këtë sektor. Megjithatë Shqipëria mbeti vend agrar me investime të pakta, kurse sektori i tretë i ekonomisë, ku vend të rëndësishëm zë turizmi, u nënvleftësua dhe ndaj tij nuk u tregua kujdesi i duhur. Sundimi i totalitarizmit dhe tranzicioni i gjatë janë shkaqet kryesore të vështirësive të shumta me të cilat ndeshet sot Shqipëria. Si pjesë e këtyre vështirësive hyjnë edhe ngjarjet e vitit 1997, kur në tërë vendin shpërthyen trazira të mëdha, që e kthyen vendin në gjenden e një luftë civile. Kjo erdhi për shkak të rënies së firmave piramidale. Ndonëse zhvillimi aktual i turizmit shoqërohet me probleme e vështirësi të cilat lidhen me gjendjen e vështirë të infrastrukturës, paqëndrueshmërinë politike, prapambetjen ekonomike, janë të gjitha mundësitë për zhvillim të shpejtë të turizmit në Shqipëri. Ky zhvillim është i lidhur ngushtë me përmirësimin e 12
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë përgjithshëm të situatës në Shqipëri e rajon, me rritjen e rolit dhe rëndësisë së vendit tonë në hapësirën turistike mesdhetare me vendosjen e marrëdhënieve të mira me këto vende e ndjekjen e një politike të jashtme aktive dhe pjesëmarrëse. Ndonëse faktorët politikë nuk kanë qenë dashamirës ndaj turizmit, ato natyrorë, historikë dhe kulturorë kanë qenë dhe janë bujarë me të. Betejën me faktorët natyrorë e kemi pothuajse të fituar, jo prej zotësisë sonë, por si dhuratë të natyrës. Klima, terreni, pozita gjeografike, lagia nga dy dete na krijojnë nivel të denjë konkurrence me fqinjët tanë, siç janë: Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia. Në relievin bregdetar të Jonit pothuajse gjatë gjithë vitit deti është blu, ndërsa në zemër të Alpeve, në Lurë dhe në Voskopojë gjatë verës ka dukuri të të gjitha stinëve, edhe pse pranvera e “përshëndet herët” Shqipërinë, kurse vera duket sikur ka marrë hua dhe pranverën e vonshme dhe vjeshtën e hershme. Natyra i grumbulloi në shekuj të gjitha këto pasuri e bukuri dhe i vendosi me radhë atje ku duhet, duke ia falur njeriut që të begatohet, vizitorit e turistit që të çlodhet e të lumturohet. Por si e theksuam nuk mjaftojnë vetëm bukuritë natyrore. Fakti që Franca zë vendin e parë në botë për nga numri i vizitorëve, përveç faktorëve të saj natyrorë që gjenden me bollëk, ka investuar dhe në teknologji, infrastrukturë dhe në burime njerëzore, për të pasur një industri turistike moderne. Turizmi është mjaft i zhvilluar në vendet mesdhetare fqinje me Shqipërinë. P.sh., Turqia tregon hope të mëdha në zhvillimin e turizmit 15-20 vitet e fundit. Greqia e konsideron turizmin si një nga burimet kryesore të ekonomisë dhe plazhet e saj e të Spanjës janë plazhet më të vizituara në Europë, gjë që tregon që infrastruktura e tyre turistike është konform standardeve europiane dhe mundësitë që ofrohen atje përmbushin plotësisht kërkesat dhe dëshirat e turistëve. Kroacia tashmë është afirmuar si një destinacion “diell, det dhe rërë”. Bullgaria reflekton gjendjen e dobët të vendeve të pushimeve në Detin e Zi si rezultat i rënies së cilësisë e standardeve dhe një pozitë më të fortë në sportet dimërore, ku komplekset ofrojnë standarde perëndimore. E njëjta gjë mund të thuhet për Rumaninë, por në një nivel më të ulët. Ndonëse Shqipëria nga ana e saj si një destinacion turistik në zhvillim ofron mundësi si për udhëtime diell dhe plazh, ashtu dhe për udhëtime kulturore dhe sportive, është ende larg të qenit në këto standarde. Turizmi në Shqipëri ka probleme të shumta në infrastrukturë. Vitet e fundit ka pasur investime të mëdha në rrugë, por megjithatë investimet në energji, por edhe 13
  • KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në rrugë nuk janë ende plotësisht sipas kërkesave të kohës për të pasur një turizëm të zhvilluar dhe elitar. Po t’i referohemi njërës prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit – Sarandës– do të vëmë re se ajo është epiqendër e turizmit shqiptar për këto arsye: së pari, për nga produkti turistik që ofron qyteti i Sarandës dhe rrethinat; së dyti, për faktin se ndodhet pranë Korfuzit. Qyteti i Sarandës ofron një potencial turistik me vlera të mëdha. Vetë qyteti me shtrirjen e tij përgjatë gjirit me të njëjtin emër, me klimën e mrekullueshme, me plazhet e shumta dhe të bukura, me parkun arkeologjik dhe natyror të Butrintit, me kalanë e Lëkurësit si pika më e lartë nga ku mund të shihet i gjithë qyteti, me pikën turistike të Ksamilit, është i pakrahasueshëm me qytetet e tjera shqiptare. Ai është unik për nga vlerat e tij turistike. Fakti i të qenit pranë Korfuzit ka anët e tij negative dhe pozitive. Do të ishte gabim po të bazohemi në mundësinë e reklamimit jo të mirë që mund t’i bëhet Sarandës duke e parë si konkurrent dhe pozitive që është dhe me reale, sepse të qenit afër me Korfuzin i jep mundësi Sarandës të bëhet një burim jetësor turistësh dhe sigurisht dhe të ardhurash. Sipas të dhënave, vetëm gjatë një viti ky ishull vizitohet nga një milion vizitorë dhe vetëm 1% e tyre vizitojnë Sarandën. Krahas ndikimit pozitiv situata politike jo e qëndrueshme në rajon është bërë shkak për dëmtim të turizmit e pakësim të turistëve të ardhur në rajon. Kështu, lufta në Kosovë, ngjarjet në Bosnjë dhe Kroaci para vitit 2000 patën ndikim negativ, jo vetëm për republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe për vendet e tjera. Pas përfundimit të krizave është vënë re një fakt pozitiv me përmasat e një dukurie turistike. Me dhjetëra-mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë vijnë për të kaluar pushimet e tyre në vendin tonë. Këtu ndikon dhe fakti se midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë rritur shkëmbimet dhe është rritur qarkullimi i njerëzve nga të dy anët e kufirit. Hapja paqësore e kufijve, politikat e integrimit europian, paqes dhe bashkëpunimit të përbotshëm përkojnë me një komunikim kulturor, ekonomik, shpirtërore midis qytetarëve shqiptarë dhe popujve të tjerë të Ballkanit apo te Europës. Pra, të gjitha vendet me politikat, situatat, konfliktet apo miqësitë ndikojnë në ritmet e zhvillimit ekonomik dhe turistik të njëra tjetrës. Të qenit konkurrent në rajon mund të realizohet nëpërmjet krijimit të produkteve të tilla turistike që përfshin vlerat dhe cilësitë e kërkuara, që realizojnë përshtatjen dhe plotësimin e pritjeve të grupeve të synuara, duhet t’i shërbejë qëllimit të një turizmi elitar. 14
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Vendi ynë duhet të hapet dhe adaptohet me maturi ndaj tregjeve ballkanike dhe atyre europiane duke tentuar përshtatjen dhe zhvillimin e modeleve efektive të tregjeve turistike të ngjashme. Duke i shmangur në maksimum problemet dhe duke nxjerrë në pah vlerat e vërteta të vendeve turistike, do fillojë të kalojë nga faza e kënaqjes me ata turistë që vijnë, në fazën e konkurrencës së ndershme me fqinjët për ndarjen e këtij tregu turistësh. Le të fillojmë të mendojmë se si të shfrytëzojmë të gjitha potencialet që shpesh herë i kemi “dhuratë” nga të tjerët. Le të mësojmë nga përvoja dhe suksesi i fqinjëve. Pyetje  Cili është ndikimi që ka turizmi rajonal në turizmin shqiptar?  Cilat janë problemet që ndeshet sot turizmi në rrugën e zhvillimit të tij? LEXIM SHTESË Turizmi bregdetar dhe integrimi europian ... Një vëzhgim i kujdesshëm disavjeçarë mund të konstatojë se turistët shqiptarë të ardhur nga krahinat e tjera të Ballkanit, dhe që përbëjnë pjesën dërmuese të turistëve të ardhur jashtë kufijve të Shqipërisë dhe në bregdetin Adriatik, duket se ndihen gjithnjë e më mirë në bregdetin durrsak dhe i kane dhënë atij gjatë verës një pamje kulturore më te pasur dhe interesante. Në lokalet e plazheve, shpesh herë deri në orët e para të mëngjesit përzihet muzika perëndimore, tingujt e një muzike të fortë rroku, intonacionet e fjalëve të rrepit, me këngë patriotike dhe himnin e flamurit që mbyll gjithçka. Në këto mjedise vështirë se dallohet dot ku je. Përzierja e stileve të kulturës kombëtare bëhet në përmasa që i shkojnë për shtat bregdetit ku plekset qielli, toka dhe dielli. Tabelat e disa qebaptoreve apo restoranteve ambulante janë shkruar me gabime shtypi, por brenda tyre mund të gjesh asortimente gjellësh që u takojnë kuzhinave shqiptare të përhapura në të gjithë Ballkanin. të përziera me ato të popujve ballkanikë dhe që ruajnë ende xhelozisht pigmentin dhe shijen orientale... (gazeta “Koha jonë”, 25.02.2005) 15
  • KREU II OFERTA GJEOGRAFIKE-NATYRORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT Kreu II trajton ofertën gjeografike-natyrore të Shqipërisë në turizëm, ndikimin e secilit element të tij në lloje të ndryshme të lëvizjes turistike. Si lëndë e parë për shumë të apasionuar të turizmit, kjo ofertë krijon premisa dhe ofron mundësi për zhvillimin e tij në të ardhmen. Pozita e favorshme gjeografike, relieve me format e tij atraktive, klima e mrekullueshme mesdhetare, larmia e plazheve, llojet e bimëve dhe kafshëve është një tërheqje e parezistueshme për çdo turist. Por zhvillimi i turizmit që ka për bazë ofertën natyrore ka krijuar probleme mjedisore, të cilat duhet të shmangen me qëllim që të mos i zbehin bukuritë e natyrës shqiptare. Objektivat:  Analizimi i kushteve gjeografike-natyrore të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit  Ndikimit i faktorëve të ndryshëm natyrorë (relievi, klima, ujërat, bota bimore dhe shtazore etj. ) ndaj turizmit.  Problemet që mund të lindin midis mjedisit gjeografik dhe turizmit në Shqipëri. 16
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin e turizmit Republika e Shqipërisë është shtet i Europës Juglindore dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ajo ka dalje të gjerë në detin Adriatik e Jon përgjatë gati gjithë bregut lindor të kanalit detar të Otrantos. Republika e Shqipërisë shtrihet midis gjerësisë gjeografike veriore 39º 38' (në jug të Konispolit) dhe gjerësisë 42º 39' (në skajin verior të Vermoshit). Në perëndim fillon me gjatësinë gjeografike lindore 19º 16' (në ishullin e Sazanit) dhe vazhdon deri në gjatësinë gjeografike 21º4' (në fshatin Vërnik të rrethit të Korçës). Nga veriu në jug ka një gjatësi prej rreth 335km, ndërsa nga perëndimi në lindje gjerësia e saj është rreth 150km. Brenda kësaj shtrirjeje Shqipëria ka një sipërfaqe tokësore prej 28748 km². Pozita gjeografike e Shqipërisë  17
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km-kufi tokësor, 316 km-kufi detar, 48 km–kufi lumor dhe 73 kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një kufi prej 271 km. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu Perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Me pozicionin e saj, ajo shërben si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, por njëkohësisht ky pozicion është bërë shkak i shumë pushtimeve të Shqipërisë nga shtete dhe perandori të ndryshme. Nga njëra anë ky pozicion krijon mundësinë e lidhjes së Shqipërisë me vende të ndryshme nëpërmjet ujit, tokës dhe ajrit nga ana tjetër shërben si vend transit për kalimin nëpërmjet tij të mallrave të ndryshme. Një lëvizje e tillë ndikon midis të tjerash edhe në gjallërimin dhe fuqizimin e sektorit turistik. Pozita gjeografike si pjesë e ofertës gjeografike – natyrore luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të një vendi dhe sidomos për Shqipërinë ku së bashku me elemente të tjerë gjeografike- natyrorë si: relievi, klima, ujërat, bota bimore dhe shtazore dhe objektet historiko –kulturore, përbëjnë potencialin turistik primar. Kjo është e vlefshme dhe për vendet e tjera, por ne veçojmë Shqipërinë për faktin se në potencialet sekondar dhe terciar ka vend për përmirësim dhe zhvillim. Atëherë del si detyrë që këtë pozicion gjeografik të favorshëm ta vëmë në dispozicion të turizmit duke e bërë pjesë të rëndësishme të ofertës turistike, pikënisje dhe shkak kryesor për zhvillimin turistik të vendit. A është shfrytëzuar ashtu si duhet ky pozicion i favorshëm gjeografik i Shqipërisë për zhvillimin e turizmit? Sigurisht që jo. Fakti se ka qenë një vend i mbyllur për shkak të sistemit të vjetër, e ka bërë pak të shfrytëzueshme këtë favor. Numri i turistëve të ardhur ka qenë i pakët dhe drejtimet e ardhjes së tyre në vartësi të drejtimit të politikës. Sot qëndrimi dhe politikat e reja në turizëm krijojnë mundësi në shfrytëzimin e pozicionit gjeografik dhe vënien e tij në shërbim të turizmit. Ndërtimi i korridoreve rrugore nga porti i Durrësit drejt lindjes dhe veriut do luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Të gjitha këto ia rrisin rëndësinë pozitës që ka vendi ynë në Rajonin e Ballkanit. Dhe Ballkani i ka treguar vlerat e veta me 18
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë përpjekjen që po bën për t'iu bashkëngjitur Europës së Bashkuar, kontinentit plakë ku ne jemi banorët më të hershëm. Pyetje dhe detyra  Cili është pozicioni gjeografik i Shqipërisë si pjesë e Gadishullit Ballkanik?  Si ndikon në zhvillimin e turizmit ky pozicion dhe a është vënë ai në shërbim të turizmit?  Përgatitni një hartë skicë të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.  Cilat vende janë në gjerësinë gjeografike të njëjtë me vendin tonë dhe ç`lloj turizmi kanë të zhvilluar? Ilustrojeni me shembuj. 2 Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre në zhvillimin e turizmit Pozicioni gjeografik dhe relievi i japin mundësi te mëdha zhvillimit të turizmit të një vendi. Këtë e dëshmon edhe rasti i vendit tone i cili karakterizohet nga një pozicion gjeografik i favorshëm dhe një reliev i thyer ku ndërthuret malorjakodrinorja dhe fushorja, duke na dhënë një llojshmëri të pasur në bimësi, faunë dhe ndërthurje klimash. Relievi me kontraste të mëdha karakterizohet nga larmi formash të cilat krijojnë bukuri të veçantë për syrin e turistit. Nga bregu i detit kalohet menjëherë në malet e larta. Vetëm në rreth 1000m vijë ajrore nga deti ndodhet mali më i lartë i vendit Korabi me lartësi 2751 m. Lartësia mesatare e relievit arrin në 708 m që do të thotë dyfishi i lartësisë mesatare te Europës 23% e sipërfaqes së përgjithshme të territorit ndodhet ne lartësinë 02-200m, 48% në lartësinë 200-1000m, ndërsa 30% në lartësinë mbi 1000m mbi nivelin e detit. Copëzimi i nivelit, diferencimet e tij dhe kontrastet kanë bërë të jenë aq afër e njëherësh po aq larg, luginat e thella, kreshtat e larta shkëmbore, thellësia e detit 19
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit dhe thellësitë malore. pjesa perëndimore karakterizohet nga sipërfaqe fushore me ndërthurje kodrinore, në brendësi të vendit mbizotërojnë vargjet malore, malësitë në formë kështjellash, gropat, fushëgropat dhe vargjet e larta. Shqipëria e ndodhur pranë ujërave të detit Adriatik dhe Jon zotëron një vijë bregdetare 450 km. Bregdeti shqiptar shquhet për pasuri dhe potenciale te mëdha për turizëm balnear. Në zonën bregdetare të Adriatikut bien në sy plazhet me përbërje ranore, kurse në atë joniane plazhet shkëmbore pranë maleve. Gjithashtu, nëpërmjet lagunave të tij të mrekullueshme, bregdeti shqiptar, ofron mundësi për të apasionuarit e natyrës ekzotike dhe observimin e shpendëve detarë, kjo veçanërisht në lagunën e Nartës, të Karavastasë etj. Riviera Joniane  Edhe liqenet shqiptare janë të larmishme për nga mënyra e formimit dhe ofrojnë një bukuri natyrore me rëndësi turistike. Alpet shqiptare me majat e tyre të larta dhe pika turistike mirëpresin turistë për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme në mes të natyrës së pastër, midis pyjeve të ndryshëm, burimeve të ujërave, shpellave karstike për të provuar skitë në dimër apo për shëtitje, peshkim, për vrapim në verë etj. Pikave turistike malore u shtohen edhe parqet kombëtare të shoqëruara me lugina, qafa, maja të larta e të thepisura me një kolorit fantastik ngjyrash të çdo stinë. Ky reliev i larmishëm me forma të shumëllojshme i pasur në florë e në faunë krijon hapësira të larmishme për zhvillimin e turizmit. Duke qenë i tillë ai ofron mundësinë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit si balnear, alpin, të skive, peshkimit, atij kurativ etj. Të gjitha këto mundësi që jep natyra me larminë e me bukuritë e saj, janë si rezultat i një ndërthurje të formave të ndryshme të relievit në zona të caktuara e kombinuar kjo dhe me pozitën gjeografike. Këto të dyja nuk janë vetëm përcaktuese në krijimin e pamjeve piktoreske, por kanë luajtur rol dhe në zhvillimet historike te qytetërimeve të hershme, të fenomeneve shoqërore si dhe zhvillimeve industriale, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë krijuar qendra që frekuentohen nga turistët, jo vetëm për vlerat 20
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë natyrore, por edhe për trashëgiminë kulturore, arkeologjike dhe historike të krijuar në shekuj. Por kjo pasuri natyrore e trashëguar kërkon vëmendjen dhe kujdesin e të gjithëve për të mbetur e tillë, e mrekullueshme dhe magjiplotë,për ta vënë në shërbim të turizmit dhe për ta kthyer në një pasuri me vlerë monetare të rëndësishme për Shqipërinë. Pikërisht për këto arsye nuk duhen lejuar ndërhyrjet e paligjshme dhe pa kriter, të cilat mund ta dëmtojnë atë dhe të sjellin pasoja të pariparueshme. Shqipëria është ndër vendet e rralla me larmi formash të relievit, klimës, florës dhe faunës. Pra është një vend i krijuar për turizëm dhe i tillë duhet të mbetet. Kjo është detyrë e jona dhe e brezave që do të vijnë. Pyetje dhe detyra  Cilat janë disa nga format e relievit që spikasin në natyrën shqiptare?  Ç’kushte e mundësi ofron kjo larmi formash për zhvillimin e turizmit? Ilustrojeni me shembuj. 3 Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj zhvillimin e turizmit Klima e Shqipërisë përbën një komponent shumë të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit. E vendosur pranë deteve Adriatik dhe Jon dhe me dalje të gjerë në to, Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare,sidomos në pjesën bregdetare dhe perëndimore. Kjo klimë dallohet për dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe një verë të nxehtë e shumë të thatë, e cila krijon kushte optimale për zhvillimin e llojeve të ndryshme te turizmit, sidomos atij për banjat diellore, por edhe të sportit ujor, peshkimit etj. Krahas këtyre dy tipave kryesore të klimës, Shqipëria dallohet edhe për ekzistencën e shumë mikroklimave, gjë që jep mundësinë e lëvizjeve të shumta turistike dhe të kombinimit te formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit. 21
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Larmia e klimave krijon mundësinë e zhvillimit të turizmit në të gjithë vendin dhe në të gjitha stinët. Treguesit klimaterikë janë tregues mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë turistike. Ata kanë një rëndësi të veçantë dhe quhen edhe si ”parakushte” për zhvillimin e turizmit. Dhe pikërisht në saje të treguesve klimaterikë shumë vende të botës në segmentin turistik diell - det kanë një zgjatje te sezonit turistik gjatë gjithë vitit. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë të gjitha elementet e klimës, më të rëndësishmit ndot ta janë:  Ndriçimi diellor,  Reshjet,  Temperatura,  Era.  Ndriçimi diellor: ndriçimi i diellit lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë dhe 2046 orë në vit në Kukës. Kjo gjë krijon mundësinë që sezoni i plazhit të kapë një periudhë pak a shumë të gjatë, prej 4 muajsh. Sezoni turistik veror i Shqipërisë, sipas urdhrit të kryeministrit, shtrihet nga 1 qershori - 30 shtator. Kjo zgjatje e tillë e sezonit krijon kushte të favorshme për një përqendrim të numrit të turistëve. Pra, si rezultat i pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare, Shqipëria gjendet në segmentin turistik “diell dhe det”.  Temperatura: temperaturat e ulëta apo të larta ndikojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Në vendet me temperatura të larta është i zhvilluar turizmi balnear apo sporte të ndryshme ujore. Ndërsa në vendet me temperatura të ulëta zhvillohen sporte dimërore. Në këto rajone ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sporteve të alpinizmit dhe të skive. Krahas aktiviteteve dimërore, gjatë stinës së verës për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në pjesët e ulëta të vendit, pikat malore janë objekte mjaft të preferuara turistike për shkak të klimës së freskët duke zhvilluar “turizmin e gjelbër”. Një pjesë e këtyre vendeve quhen qendra klimaterike ku mund të zhvillohen aktivitete sportive, ekskursione etj.  Reshjet: në pjesët e larta të vendit sidomos në pjesën lindore e veriore të tij, dominon klima e ftohtë malore me ndikime kontinentale e cila karakterizohet për temperatura të ulëta e reshje të shumta dëbore. Në rajonet me klimë të tillë ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sidomos e sportit të alpinizmit dhe sportit të skive. 22
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Si qendra të turizmit dimëror shquhen: Dardha dhe Voskopoja në Korçë; Shishtaveci në vargun e Korabit etj. Në zonën e Vermoshit ku reshjet e dëborës janë të shumta dhe trashësia mesatare shkon në 70cm dhe dëbora shkrin vetëm në maj, ekzistojnë të gjitha mundësitë e zhvillimit të turizmit të bardhë. Fotoja më të majtë tregon një grup alpinistësh në malet e Vermoshit. Po kështu dhe Boga dhe Thethi me 150 ditë në vit me dëborë, që shkon në një trashësi mesatare prej 50cm. Gjithashtu edhe në Valbonë bora zgjat nga gjysma e dytë e nëntorit deri në maj me një trashësi mesatare prej 100cm. Vende të tjera me reshje dëbore, mjaft të përshtatshme për skitë dhe sportet dimërore janë: Dardha, Vithkuqi e Voskopoja në rrethin e Korçës; Gjinari në Elbasan; Bjeshkët e Tërbunit në Pukë; Lura në Dibër; Qafa e Shtamës në Krujë; Llogoraja në Vlorë etj.  Era: forca dhe drejtimi i saj ndihmon në aktivitetet sportive ujore duke i bërë vendet e përshtatshme, të preferuara për të apasionuarit e këtyre sporteve, sidomos lundrimit me vela i cili është një aktivitet sportiv mjaft i preferuar. Liqeni i Butrintit është mjaft i favorshëm për këtë lloj sporti. Aktivitete të tjera sportive të ndikuara nga drejtimi i erës janë dhe hedhjet me parashutë apo fluturimet me deltaplan. Zonat më të favorshme për këtë janë: Qafa e Llogorasë (një nga pikat më të mira në Mesdheun Lindor), mali i Dajtit, vargjet e Moravës, etj. Vitet e fundit Shqipëria nëpërmjet shoqatës së Aeronautikës ka zhvilluar takime ndërkombëtare të “Fluturimeve të lira”. Qafa e Llogorasë  23
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Këto aktivitete janë zhvilluar në Llogora e Moravë. Pra, mund të themi se Shqipëria me klimën e saj, aq të favorshme, ka mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë llojet kryesore të turizmit që favorizohen nga klima dhe elementet e saj?  Cili lloj i turizmit është i zhvilluar në zonën tuaj të banimit, i kushtëzuar nga klima e zonës? Ilustrojeni me shembuj.  Cilat janë qendrat turistike që njihni?  Përgatisni një hartë skicë të Shqipërisë me llojet e ndryshme të turizmit të përcaktuara nga elementet klimatikë. 4 Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik Pjesë e rëndësishme e ofertës gjeografike natyrore të Shqipërisë në turizëm, është dhe pasuria ujore që ajo ka dhe vënia e saj në shërbim të turizmit. Pasuria ujore e deteve, liqeneve, lumenjve, burimeve natyrore luajnë një rol të rëndësishëm në qarkullimin turistik dhe në zhvillimin e llojeve të ndryshme të tij si, banjat diellore, peshkimi, lundrimi, not etj. Kjo është arsyeja që llojet turistike të favorizuara nga prania e ujërave, përbëjnë llojin kryesor të turizmit. Shqipëria ka fatin, se është e pasur me ujëra që gjenden në të gjithë sipërfaqen e vendit, duke filluar nga detet deri tek pasuritë ujore të krijuara nga njeriu.  Pasuria detare: Shqipëria është një vend tepër bregdetar. E gjithë zona perëndimore e vendit, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 475 km, laget nga detet Adriatik dhe deti Jon, që janë pjesë përbërëse e detit Mesdhe. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës në veri dhe deri në Kepin e Gjuhëzës në jug. Ky bregdet është i përbërë nga plazhe ranore. 24
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Plazhet e Durrësit mund të krahasohen me plazhet e mira europiane për nga cilësia e rërës, temperatura e ujit, natyra, klima, peizazhi i butë kodrinor, thellësia graduale të detit etj. Përveç Durrësit ka plazhe dhe në Velipojë, Golem, Divjakë, Vlorë, që tërheqin çdo vit një numër gjithnjë e më të madh pushuesish vendas apo të huaj. Plazhi i Durrësit Bregdeti i Jonit që shtrihet nga Kepi i Gjuhëzës në Gjirin e Ftelisë, dallohet për karakterin shkëmbor, me gurë të vegjël në formë patkoi, si dhe me plazhe të bardha zallore, që janë një ndërthurje e klimës malore me bregdetaren. Të tilla jënë plazhet në Dhërmi, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë e Ksamil. Plazhi i Ksamilit   Plazhi i Dhërmiut  Pasuria liqenore: Shqipëria është e pasur gjithashtu me liqene të larmishëm të mëdhenj e të vegjël, natyral apo artificial. Më i famshmi për plazh dhe rekreacion është liqeni i Ohrit, i cili është dhe liqeni më i thellë në Gadishullin Ballkanik, duke e bërë zonën përreth tërheqëse dhe të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Liqeni ka një sipërfaqe 363 km2 (111.4 km2 janë brenda rajonit tonë). Thellësia mesatare është 145m, ndërsa theljësia maksimale është 295 m. Kjo zonë është një kompleks i disa pikave turistike si: Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti dhe 25
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Driloni. Vlen të përmendet bukuria natyrore e Drilonit ku bimësia dekorative është në harmoni të plotë me burimet e ujërave. Liqeni i Ohrit me ujin e kulluar dhe peshkun e rrallë koran ka vazhdimisht vizitorë të cilët nuk mungojnë as në dimër. Pranë tij ndodhet Liqeni i Prespës me bukuritë e veta shkëmbore e plazhe zallore, të pazëvendësueshme dhe të pakrahasueshme. Në veri të vendit është liqeni më i madh i Ballkanit, i Shkodrës me sipërfaqe 368km2 (nga këto 149 km2 brenda rajonit tonë), me plazhet e Shirokës dhe Zogajt. Vendi i bashkimit të Drinit me Bunën ka gjithashtu pamje piktoreske dhe ky është një vend ideal për qetësi dhe, po të lidhet edhe me vlerat e tjera të lashtësisë (Kalaja e Rozafës), ky vend bëhet më të vërtetë interesant. Në pjesën veriore të vendit gjendet liqeni i Fierzës, me një bukuri mahnitëse. Udhëtimi me traget përmes tij është i paharrueshëm. Po të kalojmë në zonën e Dibrës ta del përpara një pamje mahnitëse, të cilën e krijojnë shtatë liqenet e Lurës, të rrethuar me pyje me bukuri të pashoqe (fotoja më të majtë). Ndërsa përmendim liqenet si vende turistike, nuk ke se si të mos përmendim edhe liqenet e Jugut, siç është liqeni i Butrintit, i cili ndodhet jo shumë larg nga Saranda dhe pranë qendrës arkeologjike. Ky liqen përbën pasurinë më të rëndësishme turistike të vendit. Ai frekuentohet nga mijëra turistë vendës dhe të huaj, që i tërheq jo vetëm natyra, por edhe pasuritë arkeologjike të zonës. Në liqenin e Butrintit kultivohen molusqet, por ka dhe vende për pushim e argëtim pa fund.  Pasuria e burimeve natyrore: Të tilla janë: burimi i Syrit të Kaltër (fotoja më të djathtë), një perlë e bukurisë shqiptare me ujin e kthjellët dhe me natyrën piktoreske; Uji i Zi në Këlcyrë; Uji i Ftohtë në Tepelenë, Viroi, Glina, Postenani etj. 26
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë  Pasuria lumore: Shqipëria është e pasur edhe me lumenj, shumica e të cilëve kalojnë mes për mes vendit për t’u derdhur në det. Një pjesë e tyre formojnë lugina të rrethuara me pyje të bukura si ajo e Valbonës, Vjosës, Drinosit. Në këto lugina ka qendra turistike si në Bogovë, Këlcyrë etj. Lumi i Valbonës  Por, pavarësisht nga kjo pasuri e madhe ujore që i ka falur natyra vendit tonë, jo e gjitha është në shërbim të turizmit. Duke përjashtuar bregdetin, vendet e tjera sidomos ato pranë lumenjve janë pak të shfrytëzuara. Kjo ka ardhur edhe për shkak të terrenit të vështirë apo infrastrukturës jo të përshtatshme; mungesës së ujit të pijshëm apo të ndërtimeve pa kriter për pushime. Megjithatë është e rëndësishme që kjo pasuri ekziston në vendin tonë dhe, si e tillë, janë të gjitha mundësitë që ajo të vihet në shërbim të turizmit për të gjitha llojet e tij: për turizëm balnear, për peshkim, për lundrim, not, për vizituesit, për kurim etj. Sigurisht kjo duhet bërë duke respektuar ligjet dhe planet rregulluese për të shmangur pasojat dhe fenomenet negative që mund të shfaqen. Bogova, Berat Pyetje dhe detyra  Përse themi që pasuria ujore përbën një element të rëndësishëm të ofertës turistike?  Cilat janë disa nga pikat më të rëndësishme turistike që kanë lidhje me këtë pasuri? Ilustrojeni me shembuj.  Bëni një hartë skicë dhe vendosni në të qendrat turistike që kanë lidhje me pasurinë ujore? 27
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit LEXIM SHTESË Saranda, mrekullia blu Qafa e Muzinës është kufiri ndarës me kalanë e Argjiros në lindje. Tatëpjetë dy rrugë, njëra të çon në Delvinë. Tjetra me shumë kthesa, nën një gjelbërim marramendës. Qershive tani po u bien petalet, po lidhin fëmijët me lulet e tyre. E pamundur syri të mos shikojë ullinj. Kroi i mërgimtarit. Në pllajë, fshati Muzinë. Lisi shpërtheu nga gjethet. Bari në mal tejet i larmishëm. Mështekna, ferra, driza, gështenja, shkoza, shqopa gjithë bimësia mesdhetare aty. Dhe shpirti qetësohet, syri nuk ngopet. Më poshtë fshati Dhrovjan. Miniera e kripës së gurit. Syri i Kaltër. Ah ç’sy! Do të jenë me fat njerëzit ta shihnin këtë mrekulli me sy. Bistrica. Hidrocentrali. Prapë uji i kristaltë. Por derdhet në det, ëmbëlson ujin e kripur dhe nuk rrjedh në çezmat e lagjeve në Sarandë dhe Ksamil. Etjen, ksamilasit e shuajnë me pus, nën prurjen e syrit, nën prurjen e Bistricës, formacioneve aluvionale, moçalishtes më saktë. E çfarë të bëjmë. Ky fat na ra. Të detyruar. Të shkruash për Sarandën, duhet ta mprehësh mirë lapsin, të ndash mirë mendjen. Të “tallin” ata. Ajo ka njerëz mendjehollë, të mirë,punëtorë, bujarë, pak të “athët” në mendime. Ka arsye kjo. Banorëve të këtij qyteti asnjëherë nuk u ka munguar elementi limon, elementi vaj ulliri,elementi peshk i freskët, në çfarëdolloj sistemi, deti i përjetshëm, në një qiell 300 ditësh blu. Saranda ka një lidhje të ngushtë me numrin 40. Shpjegohen me 40 shenjtorët,40 dhoma izolimi, 40 murgj, 40 zinxhir, 40 frëngji nga të mirët shikonin veç pak sfond blu, për detin të privuar 40 ndërtesa mbi katet e lejuara ka Saranda, 40 bunker ka në vijën e saj bregdetare, 40 mijë banorë me gjithë rrethinat, të ardhur pas viteve ’90. Me fat e bekuara Sarandë. Zoti nuk i fali një, dy, tre engjëj por plot 40. Vazhdojnë edhe pak. 40 ditë do shejtani të nxjerrë veshët nga dëllinja, 40 ditë rri mbuluar gënjeshtra. Dhe të gjitha këto veç 40, dhe të ndenjurat kanë saktë 40 damarë. Në sytë e mi, Saranda, mrekulli. Qëllimisht shpinën, ky qytet ua ktheu erërave të ftohta të dimrit, të ngrohë veten, të mbrojë mimozën e beharit, limonin. portokallin, ullirin, lulet gjelbërimin e përjetshëm, erën e këndshme të luleverdhit bli. Qëllimisht që edhe janari ta ketë temperaturën e banjës. Të zgjuar sarandasit... 28
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 5 Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm Bota bimore dhe shtazore përbën një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit. Falë kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota bimore dhe shtazore e Shqipërisë dallohet për shkallë të lartë biodiversiteti, që shprehet në shumëllojshmërinë e biotipave dhe ekosistemeve të ndryshme. Në brendësi të kësaj pasurie bimore rriten lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilat ia rrisin akoma më tepër rëndësinë dhe bukurinë natyrore zonave të ndryshme gjeografike të vendit. Larmia e bimëve, kafshëve dhe shpendëve përbën një pasuri të rëndësishme me potencial turistik. Bukuria e bimëve e shoqëruar kjo me shumëllojshmërinë e kafshëve që rriten midis tyre tërheq vëmendjen e pushuesve vendas apo të huaj duke ju bashkëngjitur pasurisë natyrore të vendit. Bota bimore, bota shtazore dhe turizmi janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre sidomos në kohët e sotme, kur të pushuarit larg zhurmave dhe stresit e bëjnë bimësinë një oaz çlodhjeje dhe qetësie, dhe, kur mes kësaj bimësie qëllon të ndeshësh kafshë apo shpendë që rriten në kushte natyrale, atëherë pushimi bëhet më i këndshëm dhe argëtues. Bota bimore dhe turizmi Për nga origjina, nga përbërja dhe veçoritë, bimësia e Shqipërisë bën pjesë në Zonën Floristike Mesdhetare. Shqipëria, megjithëse ka një sipërfaqe të vogël, është ndër vendet më të pasura me lloje bimësh. Në Shqipëri rriten 3300 lloje bimësh ose 29% e florës së Europës, ku mbi 208 janë lloje drurësh. Rreth 35% e territorit është veshur me shkurre dhe drurë pyjorë. Kjo ka krijuar mundësinë që në vendin tonë të dallohen 4 breza të botës bimore: (1) Brezi i shkurreve mesdhetare shtrihet nga 400-800m me gjelbërim të përhershëm, me valanidhin, shqopën, marenën, pishën e butë, pishën e egër etj. Ato gjenden me shumicë në Rivierën shqiptare dhe në pjesën perëndimore të vendit. 29
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit (2) Brezi i dushqeve. Fillon mbi brezin e shkurreve dhe në disa pjesë është i përzier me të sa është e vështirë t’i ndash njërën nga tjetra. Shtrihet deri në lartësinë 1200m. Drurët përfaqësues janë lloje të ndryshme dushqesh. Por në disa zona për shkak të shpyllëzimeve për arsye të ndryshme dushqet po zhduken, si në Selenicë, Pyllin e Syrit të Kaltër, Pyllin e Butrintit etj. (3) Brezi i pishave me drurët kryesorë pishën e bredhin, arrin deri në lartësinë 1900m (4) Brezi i kullotave alpine i cili është i rëndësishëm për blegtorinë dhe përfshin zonat e larta malore. Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm parqesh pyjorë kombëtarë, disa prej të cilave janë shpallur ″monumente natyrorë″ për vlerat e veçanta estetike e turistike dhe mbrohen nga shteti me status të veçantë. Më të rëndësishme janë: parku pyjor i Divjakës, i Dajtit, i Lurës, i Llogorasë, i Hotovës, i Thethit etj. Vlera të veçanta ka dhe Kopshti botanik i Tiranës, në të cilin rriten mbi 2000 lloje bimësh të vendit tonë apo të vendeve të tjera. Gjithashtu Shqipëria ka dhe bimë endemike te cilat rriten vetëm këtu dhe janë relike të florës shqiptare si: narteca, gështenja e kalit etj., të cilat përbëjnë 1% të bimëve që rriten në vendin tonë. Roli i botës bimore në turizëm duhet parë me funksionin dekorativ, zbavitës dhe fiziologjik. Prania e sipërfaqeve të gjelbra rrit bukurinë e peizazhit dhe krijon mundësinë e zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit. Rajonet me botë të pasur bimore tërheqin vëmendjen e turistëve të cilët mund të argëtohen, të çlodhen, të organizojnë udhëtime apo ekskursione. Por nga ana tjetër në këto zona ajri është i pastër dhe i freskët i dobishëm dhe kurativ, sidomos për të sëmurët nga organet e frymëmarrjes. Kjo është edhe arsyeja që vendet me botë bimore te pasur janë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit kurativ, alpin, sportiv etj. Dhe parqet kombëtare shqiptare janë shumë të përshtatshme për këto lloje turizmi. Ylli shqiptar Wuffenia baldacci 30 Zhabina e Hajekut
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Bota shtazore dhe turizmi Bota shtazore përbën një element shumë të rëndësishëm të ofertës gjeografike natyrore. Vendi ynë është i pasur me kafshë dhe shpendë një pjesë e të cilave janë origjinale dhe të rralla. Pjesa më e madhe e kafshëve janë të ngjashme me ato të Mesdheut(sidomos Mesdheut Lindor). Ndër kafshët përmendim: ujkun, dhelprën, dhinë e egër, çakallin, rrëqebullin etj. 3 1 2 4 1- Rrëqebulli 2- Çakalli 3- Ujku 4- Dhelpra 5- Dhija e egër 5 Shqipëria është e pasur dhe me shpendë ku nga 5000 lloje shpendësh që ka në Botë në Europë jetojnë 635 lloje, kurse në Shqipëri 330 lloje. Ndër shpendët e rrallë është pelikani në lagunën e Karavastasë dhe në liqenin e Prespës së Vogël. 31
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Kafshët dhe shpendët janë jo vetëm tërheqëse e të këndshme për t’u vizituar nga turistët nëpër parqe apo në rezervate, por njëherësh krijojnë edhe mundësinë e zhvillimit të sportit të gjuetisë, peshkimit, ë janë pjesë e lëvizjes turistike. Vendi ynë i pasur me ujëra, prandaj ka dhe larmi kafshësh ujorë të cilat tërheqin vëmendjen e zhytësve të thellësive. Peshqit e ndryshëm si krapi, korani, ngjala, trofta etj. janë mjaft të lakmuar për të apasionuarit e sportit të peshkimit. Pra, është detyrë e strukturave dhe organeve përkatëse, por në të njëjtën kohë e njerëzve për t’u kujdesur për këtë pasuri të madhe të natyrës dhe për ta vënë atë në shërbim të turizmit. Kjo realizohet nëpërmjet kujdesit, shumëfishimit apo dhënies fund një herë e përgjithmonë të gjuetisë së paligjshme apo prerjes të drurëve, fenomene negative që janë vënë re kohët e fundit. Në shumë zona malore, por dhe në ato bregdetare janë dëmtuar mijëra drurë për ndërtime pa kriter të cilat e kanë masakruar këtë pjesë të natyrës së vendit dhe kanë shkaktuar erozione të mëdha. Kujdesi dhe vëmendja më e madhe për botën bimore e shtazore me siguri do ta rrisë ndjeshëm numrin e turistëve të huaj që do të vijnë te ne për të arë edhe një pjesë tjetër të ofertës natyrore gjeografike të Shqipërisë, florën dhe faunën e saj. LEXIM SHTESË Parku kombëtar i m Pranë kryeqytetit ndodhet Parku kombëtar i malit të Dajtit i cili është i rëndësishëm nga pikëpamja turistike meqenëse ndodhet pranë kryeqytetit dhe ndihmon për argëtimin e banorëve të tij. Pamja tërheqëse dhe e shumëllojshme e mjedisit pyjor si dhe disa pika panoramike të bukura, janë elementët kryesor në aspektin pushues, argëtues e turistik të parkut, të cilat përdoren nga vizitorë vendas e të huaj. Mjedisi pyjor frekuentohet për shëtitje e qetësim, format natyrore për pushim fizik e çlodhje. Gjithashtu ky mjedis pyjor natyror vlerësohet si pjesë e pasurisë kombëtare e ruhet nga shteti me status të veçantë. Teleferiku i ndërtuar kohët e fundit, i cili është më i madhi në Ballkan krijon mundësinë e të vajturit në mënyrë komode dhe të shpejtë në të. Nga lart të ofrohet një pamje tërheqëse dhe shumëngjyrëshe. Tirana natën e parë, nga lart, është po aq e bukur sa dhe qytetet e mëdha të Europës. 32
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Pyetje dhe detyrë  Si ndikon bota bimore dhe shtazore në turizëm? Jepni shembuj.  Cilat janë zonat më të rëndësishme të florës dhe faunës në Shqipëri? 6 Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet e tyre natyrore në turizëm Në bazë të potencialeve të saja natyrore, Shqipëria vlerësohet si vend i privilegjuar. Kjo pasiguri natyrore e shumëllojshme shprehet në të gjithë elementët e mjedisit natyror të cilat gjenden të gërshetuara në rajonet gjeografike. RAJONI VERIOR Rajoni Verior i Shqipërisë dallohet për një ashpërsi të relievit dhe për një dimër me reshje dëbore dhe verë të freskët. Kjo i jep mundësi për zhvillimin e turizmit të bardhë, turizmit ekologjik dhe turizmit kurativ. Në këtë rajon dallohen veçanërisht Alpet. Ato karakterizohen nga kontraste të mëdha midis maleve të thepisura dhe luginave të ngushta e të thella duke krijuar kështu peizazhe natyrore shumë tërheqëse për syrin e turistit. Pamje nga Alpet e Shqipërisë 33
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Një bukuri natyrore të ve çantë në këtë krahinë përbëjnë liqenet artificiale të krijuara nga degët e hidrocentraleve e kalimi me anije në to mes maleve të lartë duket vërtet si një ëndërr për turistët. Alpet përshkohen nga lumenj dhe përrenj të shumtë si Valbona,Shala, Cemi, Përroi i Thatë,Vermoshi etj. të cilët japin mundësinë që në këtë zonë të zhvillohen sporti ujor dhe peshkimi. Peshku karakteristik i këtyre zonave është trofta e argjendtë. Në këtë zonë mund të zhvillohet dhe sporti i alpinizmit, si në malin e Hekurave, Shkëlzenit, Jezercës që është edhe maja më e lartë e kësaj zone. Ndërsa për turizmin shëtitës janë në dispozicion male më të ulëta dhe me një formacion shkëmbor më të butë. Në këtë zonë mund të zhvillohen dhe ekspedita shpellologjike, sepse kjo krahinë është e përbërë nga shumë shpella. Këto shpella janë vizituar për herë të parë në vitet 90 nga turistë të huaj si si çekë, hungarezë etj. Në këtë zonë mund të zhvillohen edhe sportet dimërore, sepse ajo është mbuluar në pjesën më të madhe të vitit me dëborë. Në disa vende bora qëndron gjatë gjithë vitit. Pikat turistike më të dëgjuara janë Razma, Boga, Thethi, Vermoshi, Lugina e Valbonës dhe e Shalës. Këto dy lugina dallohen për bukuritë e rralla natyrore. Lugina e Valbonës përshkohet nga lumi i Valbonës, i cili ka ujë të kthjellët dhe të ftohtë. Ky lum përgjatë rrugës së tij formon kanione të thella dhe mahnitëse. Këtu ndodhen dy parqe natyrore, të cilat janë Thethi dhe Vermoshi. Thethi përbëhet nga 2300 hektarë. Në këtë sipërfaqe rriten rreth 40 tipa gjitarësh, duke filluar nga ariu,ujku e deri te rrëqebulli, i cili është një nga kafshët më të rrallë të vendit tonë. Këtu gjenden dhe 20 lloje zvarranikësh. Vermoshi është pika më skajore e Shqipërisë. Ky park përbëhet nga 3500 hektarë. Ai dallohet për një shumëllojshmëri bimësh drusore si dushku, ahu, pisha, bredhi, gështenja etj. RAJONI QENDROR Rajoni Qendror i vendit përbëhet nga male, gropa, fushëgropa dhe përshkohet nga shumë lumenj. Vargu lindor dallohet për një numër të madh malesh. Ky varg fillon me malin e Pashtrikut, i cili shtrihet në territorin e Kosovës dhe dallohet për burimet e shumta ujore. Në këtë zonë zhvillohet shumë turizmi kurativ dhe malor. Aty gjendet dhe zona e Shishtavecit, e cila dallohet për zhvillimin e sporteve në dëborë. Më në jug shtrihet mali i Korabit, ku gjendet edhe maja më e lartë në vendin tone me lartësi 2751m. Ky mal është i zhveshur në pjesën perëndimore por është i 34
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë pasur me kullota. Në afërsi të malit ndodhet qyteti i Peshkopisë, pranë të cilit është ngritur një stacion banjash termale, të cilat janë kurative për sëmundje të ndryshme. Më pas vijnë liqenet e Ohrit dhe Prespës ku zhvillohet turizmi balnear dhe peshkimi. Nga liqeni i Ohrit buron Drini i Zi, i cili pasi ecën në territorin e Maqedonisë futet në Shqipëri dhe bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar kanione të thella e lugina të pyllëzuara. Ky varg përfundon me malin e Moravës, i cili bie thikë mbi fushën e Korçës. Grumbulli i maleve qendrore përbëhet nga male që nuk e kalojnë lartësinë 2000m. Në mes të këtyre maleve shtrihen pllaja të shumta. Këto male janë të veshura me pyje të dendura. Në zonën e Pukës, pranë malit të Korabit ndodhen bjeshkët e Kushnenit. Këto bjeshkë përbëhen nga pyje të larta në mes të të cilave ndodhen gropa të mbushura me ujë, me sipërfaqe të vogla (10m²-15m²). Prej këtej buron lumi i Fanit të Madh. Kjo zonë ka një bukuri përrallore, sidomos në dimër, i cili shoqërohet me reshje të dendura Liqenet e Lurës dëbore. Këtu ka premisa për zhvillimin e sporteve dimërore. Në këtë zonë ndodhet parku kombëtar i Lurës, një perlë e natyrës shqiptare. Shtatë liqenet e tij të rrethuara nga pyjet e larta, si dhe me zambakët që notojnë në ujërat e tyrë të kristalta, ofron një pamje piktoreske mjaft të rrallë. Kjo zonë njihet gjithashtu edhe për një faunë dhe florë të pasur. Dallohet edhe për një shumëllojshmëri amfibësh. Këtu mund të zhvillohet mjaft mirë turizmi malor, por edhe sporti i gjuetisë. Vend të rëndësishëm në këtë rajon zë vargu Krujë-Dajt i pasur me florë dhe faunë. Në malin e Krujës në lartësinë 605m ndodhet qyteti historik me të njëjtin emër. Mali i Dajtit, i cili është një park kombëtar nën mbrojtjen e shtetit, ka një faunë dhe florë tepër të pasur. Në këtë park kombëtar është ndërtuar një teleferik, i cili do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. Në këtë rajon gjenden shumë burime ujore si burimi i Qafë-Shtamës, burimi i Parku i Dajtit 35
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Lajthizës, i Selitës etj. Mali me Gropa ka një përbërje gëlqerore ku janë formuar disa gropa të thella, prej të cilave ka marrë dhe emrin. Në jug të Shkumbinit ndodhet qyteti i lashtë i Parku i Hotovës Voskopojës, me kishat e tij antike dhe me klimë të shëndetshme. Pranë kësaj zone ndodhet parku kombëtar i Bredhit të Hotovës. Këtu bëhet e mundur për shkak të kushteve klimaterike zhvillimi i sporteve dimërore. RAJONI JUGOR Rajoni Jugor i Shqipërisë karakterizohet nga bukuri të rralla natyrore. Ky rajon laget nga deti Jon, i cili është tepër i bukur, bregdeti i të cilit është shkëmbor. Përgjatë këtij bregdeti ndodhen shumë gjire si: gjiri Sarandës, Butrintit, Spilesë, Jalës, Palermos dhe gjiri Dukatit. Këto bukuri bëjnë të mundur zhvillimin e turizmit balnear, sporteve ujore dhe peshkimit. Kjo zonë bregdetare njihet me emrin "Riviera shqiptare". Në gjithë gjatësinë e kësaj zone vërehet një ndërthurje mahnitëse midis detit dhe plazhit me malin, gjelbërimit dhe vendbanimeve karakteristike. Një ndërthurje e tillë bën që të kalohet shumë shpejt nga zona detare e gjirit të Vlorës në lartësitë mbi 1000 m në qafën e Llogorasë dhe në pak kilometra mund të arrish përsëri në brigjet detare të Dhërmiut, Himarës, Borshit, Lukovës, Sarandës dhe Ksamilit. Në këtë zonë ndodhen shumë qytete antike si: Mesopotamia, Finiqi dhe Butrinti, i cili është qendra kryesore arkeologjike e Shqipërisë. Liqeni i Butrintit (fotoja më të majtë) luan një rol tepër të rëndësishëm në ekonominë e kësaj zone. Këtu gjenden dhe zogj të rrallë si: pelikani, rosa, pata etj. Një potencial të rëndësishëm kanë edhe vargjet malore TrebeshinëDhëmbel-Nëmërçkë dhe ShëndëlliLunxhëri-Bureto, që ndahen nga lugina e Zagorisë, në të cilën kalon lumi i Vjosës. 36
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Kjo zonë është e pasur e kullota të shumta dhe pjesërisht e mbuluar me pyje. Kafshët që gjenden këtu janë dreri dhe sorkadhja, të cilat janë të rralla në vendin tonë. Në zonat malore ka reshje dëbore të cilat ushqejnë lumenjtë e kësaj zone. Këtu ndodhen edhe shumë burime ujore si Syri i Kaltër, Zagoria, Viroi, Uji i Zi i Këlcyrës, Uji i ftohtë në Tepelenë. Uji i Zi, Këlcyrë RAJONI PERËNDIMOR Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Adriatikut në Shqipëri shtrihet Ultësira Perëndimore me rreth 200km gjatësi dhe deri 50km gjerësi e cila ofron potenciale të rëndësishme natyrore në fushën e turizmit. Ultësira perëndimore përbëhet në pjesën më të madhe nga fusha dhe ka pjesërisht një reliev të butë kodrinor. Kjo zonë fillon me fushën e Shkodrës, fushën e Lezhës, të Durrësit, Elbasanit, fushën e Myzeqesë në pjesën lindore të së cilës ndodhen pllaja e Dumresë dhe kodrat e Mallakastrës. Në këto fusha janë ndërtuar qytetet më të rëndësishme si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri etj. Në këtë rajon gjeografik kanë grykëderdhjen pothuajse të gjithë lumenjtë e vendit. Një pjesë Liqeni i Shkodrës e rëndësishme e kësaj zone është liqeni i Shkodrës, i cili ka edhe një potencial të madh turistik, sepse në këtë liqen mund të zhvillohen dhe sporte të ndryshme ujore, banja dielli dhe peshkimi. Kjo zonë laget nga deti Adriatik duke filluar nga grykëderdhja e Bunës deri në gjirin e Vlorës. Kjo zonë përbëhet nga shumë plazhe duke filluar nga plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, Patokut, Durrësit, Golemit, Divjakës dhe Vlorës. 37
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Përgjatë këtij bregdeti ndodhen tri laguna, dy prej të cilave (Laguna e Nartës dhe ajo e Karavastasë) janë shpallur parqe kombëtare. Bregdeti është i veshur pjesërisht me pyje nga zona e Durrësit deri në Divjakë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj zone është edhe pllaja e Dumresë, ku ndodhen një numër i madh liqenesh ndër të cilët më kryesoret janë: liqeni Qestijasit, Merhosjes dhe Belshit. Gjithashtu në potencialin natyror të kësaj krahine me rëndësi turistike duhet të përmendim edhe shpatet perëndimor të malit të Dajtit, Krujës, Malësisë së Mbishkodrës të cilat paraqesin forma të larmishme relievi dhe pasuri të rëndësishme pyjore dhe shtazore. Pra, secila njësi është një larmi vendesh turistike të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’i vëmë në shërbim të turizmit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë pikat turistike me të rëndësishme të rajoneve gjeografike?  Cilat janë llojet e turizmit dhe nga se dallohen ato?  Përgatitni një material për qendrën tuaj turistike më të preferuar. Pse është e tillë ajo për ju? 7 Probleme të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri Njeriu me aktivitetet e ndryshme që ushtron, ndërhyn në mjedis duke ndikuar në të. Për të përballuar realitetin e krijuar, ai duhet të nxitet gjithnjë e më shumë në gjetjen e mënyrave të reja të të menduarit për këtë mjedis dhe për veten. Në mënyrë që të ndikosh sa më pak në mjedis gjatë ndërhyrjeve në të duhet të menduarit paraprakisht të pasojave para kësaj ndërhyrje. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet vlerësimit të ndikimit në mjedis. Mjedisi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Që të funksionojë sa më mirë turizmi duhet të jetë në kontakt me natyrën për të gjetur aty një jetë më të shëndetshme, më të thjeshtë në ajrin dhe pafundësinë e gjelbërimit, në banjat e diellit, në bregdet etj. Veçanërisht mjedisi me bukuri natyrore është një faktor i 38
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë kërkuar turistik dhe një nga elementët që u sjell më tepër përfitime fizike dhe psikologjike turistëve. Në këtë kuadër të mjedisit ka më shumë rëndësi ruajtja dhe mirëmbajtja e tij, jo vetëm për anën tregtare dhe ekonomike të turizmit, por për atë që përbën funksionin e tij të vërtetë, përfitimi fizik dhe psikik që ka njeriu nga mjedisi. Por kjo nuk është zbatuar gjithmonë. Shpesh vihet re një kontradiktë ndërmjet turizmit dhe mjedisit: nga njëra anë turizmi kërkon një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, nga ana tjetër është pikërisht turizmi që e dëmton mjedisin. Ndotjet e mjedisit janë të natyrës organike, kimike të cilat sjellin pasoja infektuese dhe helmuese për turistët, i cili dëmtohet direkt nga këto ndotje. Përpjekjet e bëra pas çlirimit për krijimin e një industrie shumëdegëshe që synonte të prodhonte gjithçka në vend, sollën me vete edhe probleme mjedisore që mund të konsiderohen të rëndësishme në krahasim me zhvillimin ekonomik që i shkaktoi ato. Mes problemeve më të mëdha të shkaktuara, me përparësi në fillim të viteve ’90 (shek.XX) ishin:  erozioni i tokës i shkaktuar nga shpyllëzimet  ndotja e ujërave sipërfaqësore si rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara të ujërave të ndotur industriale dhe urbane, dhe mungesa e plotë e trajtimit të ujërave të zeza në të gjithë vendin.  humbja e biodiversitetit si rezultat i moskujdesit ndaj parqeve kombëtare e pyjeve.  shkarkimin e gazeve nga industritë etj. Kjo prirje për fat të keq vazhdon edhe sot dhe shoqërohet me rritjen e mbetjeve urbane dhe të ndërtimit, humbje e sipërfaqeve të gjelbra, ndotjen e sipërfaqeve ujore, shtimin e zhurmave, të tymit, smogut etj. Në Shqipëri ka vite që sipërfaqe pyjesh po priten pa kriter për të krijuar hapësira ndërtimi, për dru zjarri, për eksporte të paligjshme etj. Raste të peshkimit me dinamit, gjueti të paligjshme që shpesh kryhet edhe në kohën e riprodhimit të kafshëve, sasi të mbeturinave urbane që kanë pushtuar dhe qendrat e qyteteve, mbeturinat e ndërtimit që janë në rritje të vazhdueshme etj. Këto fenomene negative vihen re dhe në zonat turistike bregdetare si dhe në qytetet e mëdha për shkak të ndërtimeve të shumta apo të mbipopullimit. Ndërtimet janë bërë pa planimetrinë dhe infrastrukturën e përshtatshme për 39
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit mjedisin. Në bregdet janë prerë pisha e vazhdon të ndërtohet duke ndotur ajrin. Në qytetet me popullsi të lartë si Tirana, Durrësi, Elbasani ndotja e ajrit është 4-5 herë më shumë se normat e lejuara. Studimet dëshmojnë se vdekshmëria nga sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës të shkaktuara nga kjo ndotje janë mbi 20% në krahasim me zonat të pastra. Zhurmat e shkaktuara nga makinat janë aq të mëdha sa është e vërtetë që Tirana është konsideruar si një nga qytetet më të zhurmshëm të Europës. Ende nuk janë marrë masa për përpunimin e mbeturinave të qytetit të cilat digjen në vende të papërshtatshme duke shtuar ndotjen e ajrit e duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banorëve të zonave përreth. Pavarësisht nga përpjekjet që po bëhen Tirana është ende larg të qenit një qytet me sipërfaqe të gjelbra të cilat do të ndihmonin në pastrimin e ajrit. Fenomene të tilla vihen re në të gjithë vendin. Po të shohësh bregdetin vë re se në brigjet detare janë ngritur pallate te larta ku është e vështirë të gjesh dy njëlloj. Ndërtimi i tyre është shoqëruar me prerjen e pemëve dhe derdhjen e ujërave të zeza në det. Firmat e ndërtimit të nxitura nga fitimi nuk kanë menduar për mjedisin duke i vendosur ndërtimet e tyre shpesh herë mbi kolektorët e shkarkimeve. Ndotja e ujërave është shoqëruar me dëme të mëdha të botës së gjallesave detare e ka specie të cilat janë drejt zhdukjes. Këto fenomene vihen re në zonat ku turizmi është masiv dhe i përqendruar si në plazhin e Durrësit, Sarandës, apo në qytetet ku zhvillohet turizmi vizitues. Ky turizëm masiv sjell pasoja të rënda për mjedisin natyror. Në këtë përfundim kanë arritur specialistët e mjedisit pas studimeve të kryera. Sipas tyre, pasojat e dukshme të zhvillimit pa kriter të turizmit janë mbingarkesat ndërtimore në natyrë dhe prishja e peizazhit. Turizmi nga natyra është kuriozitet, që duhet të shndërrohet në kënaqësi për të qenë i vazhdueshëm. Në rastin e Shqipërisë duhet pasur parasysh edhe konkurrenca e fqinjëve. Kohët e fundit është shtuar numri i turistëve që vijnë nga diaspora. Dëshira për të parë Shqipërinë e ndaluar për vite me radhë e ka kthyer turizmin në një turizëm patriotik. Por që ata të vijnë vazhdimisht duhet të gjejnë një mjedis të pastër e të përshtatshëm nga ana figurative e shëndetësore. Pikërisht për arsyet e mësipërme duhet pasur kujdes që ata të mos kërkojnë vende të tjera për të pushuar, por të ndjejnë dhe në Shqipëri kënaqësinë e pushimit 40
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë përveç mallit për Atdheun. Këtë kënaqësi duhet ta ndjejmë edhe ne, banorët e përhershëm të Shqipërisë. Pyetje dhe detyra  Cilët janë faktorët që ndikojnë në ndotjen e mjedisit?  Ku qëndron lidhja midis mjedisit dhe turizmit? Ilustrojeni me shembuj.  Përgatitni me shkrim një material mbi gjendjen e mjedisit në zonën tuaj të banimit. 8 Bilanci ekologjik i Shqipërisë dhe turizmi Zhvillimi i sotëm i turizmit kërkon bërjen e studimeve mbi gjendjen e zonave apo vendeve ku do të zhvillohet ai me qëllim që të përcaktohen aftësitë natyrore të tyre për zhvillimin e turizmit, si dhe të parashikohen dëmet që mund t’i shkaktohen mjedisit me zhvillimin e turizmit. Raportet midis mjedisit dhe turizmit shprehen nëpërmjet bilancit ekologjik. Bilanci ekologjik tregon nëpërmjet krahasimit gjendjen e mjedisit natyror, para, gjatë dhe pas zbatimit të projekteve të ndryshme turistike. Procesi i urbanizimit hapësinor po bëhet në mënyre të përshpejtuar për arsye të faktorëve të rinj social-ekonomik dhe politik. Kjo rritje e urbanizimit e lidhur me zhvendosjen e madhe mekanike nga fshati, shkakton nevoja konstante të saj për qarkullime turistike në drejtim të natyrës së ruajtur, ose jashtë vendbanimit të përhershëm. Kjo për shkak të prishjes së ekuilibrave natyrorë e sociale të ndotjes së ajrit, zhurmës, lodhjes fizike e psikike, traditës së krijuar për lëvizje etj. Turizmi krahas kapaciteteve të tjera, paguan kapacitet hapësinore nëpërmjet kufijve të shtrirjes, çmimit ekonomik e shoqëror, vlerësimit ekologjik. Mjediset natyrore të pastra ekologjike, bukuritë dhe natyraliteti i tërheqin njerëzit. Këto mjedise duhen vlerësuar dhe duhen mbajtur të tilla për sot dhe për të ardhmen. 41
  • KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Ndërhyrja në natyrë mund të sjellë humbje të vlerave natyrore, dhe vetë turizmi mund të shkaktoje: çekuilibra natyrorë dhe socialë. Faktori njeri është ndër kryesorët në këtë ndërhyrje me anë të veprimtarisë së tij e cila mund të sjellë ndryshime dhe në disa raste dëmtime apo degradime. Prerja e drurëve për nevoja të ndryshme ka sjellë pakësimin e sipërfaqes pyjore dhe për pasojë shtimin e erozionit. Ky fenomen me përmasa të mëdha vihet re në të gjitha krahinat e vendit të pasura me pyje. Një pjesë e drurëve janë zhdukur ose dëmtuar në një masë të tillë sa është e vështire të përfytyrohen si kanë qenë më pare. Faktorit njeri i atribuohet edhe gjuetia e paligjshme dhe pakësimi i kafshëve të egra e të rralla. Këto veprime janë aq të shpeshta sa që jo vetëm nuk kanë kursyer kafshët, por edhe njerëzit të cilët në disa raste janë dëmtuar për shkak të përdorimit të lëndëve plasëse. Shqipëria është një vend me potencial të madh turistik. Natyra është treguar bujare me të duke krijuar mundësinë e një oferte turistike sasiore dhe cilësore. Por ndërhyrjet e vazhdueshme dhe pa kriter kanë sjellë dëmtime të mëdha natyrore,që sigurisht do të kenë koston e tyre në turizëm. Ndërtimet në zonat bregdetare dhe derdhja e ujërave të zeza në det ka sjellë prishje të ekuilibrit hidrologjik (zhdukje të disa gjallesave nënujore), shembulli më i mirë negativ në këtë drejtim është plazhi i Durrësit. Ndërtuesit e shumtë të kësaj zone kanë zbatuar planin e tyre në ndërtime pa menduar për pamjen e përbashkët që do të krijohej apo për efektet negative që do të shkaktoheshin për shkak të mbingarkesës e mbipopullimit. Gjatë zbatimit të projekteve turistike në zona të veçanta nuk janë pasur parasysh aftësitë e mjedisit për projektin, ndryshimet që do të ndodhin në mjedis, nevojat e zonës turistike për ujë dhe energji. Duke qenë se procesi i ndërtimeve në zonat turistike sidomos ai në zonat bregdetare ka marrë përmasa të mëdha duhet të llogariten mirë përveç atyre që thamë më parë edhe qarkullimi që do të jetë në zonën turistike pas zbatimit të projektit, prishja e qetësisë që do të shkaktohet, ndotja e mjedisit për shkak të popullimit dhe të parashikohen masat që do të merren dhe kriteret që do të zbatohen për eliminimin e tyre, me qëllim që zona të ruajë vlerat turistike edhe pas zbatimit të këtyre projekteve. Në Shqipëri lidhur me vetë zhvillimin e pakët të turizmit deri më sot, nuk mund të flitet akoma për ndonjë ndërmarrje të mirëfilltë në studimin e aftësive të mjedisit për projektet turistike. Edhe në ato zona ku mund të pretendohet për zhvillimin e 42
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë turizmit, në shumë raste kontrolli mbi mjedisin i është lënë spontanitetit. Megjithatë në kushtet e sotme kur turizmi është cilësuar parësor në zhvillimin ekonomik të vendit, është më se e domosdoshme ndërmarrja e studimeve të tilla, sidomos në projektet për krijimin e fshatrave turistike si ai i Kakomesë apo të projekteve të tjera. Nga kjo analizë e ofertës gjeografike-natyrore të Shqipërisë në fushën e turizmit mund të thuhet se në përgjithësi natyra në Shqipëri me të gjithë komponentët e vet ofron të tilla potenciale turistike natyrore mjaft të rëndësishme, të cilat nëse shfrytëzohen siç duhet përbëjnë kushtin kryesor për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Kakomé, Sarandë Është e rëndësishme ruajtja dhe shfrytëzimi sa më i mirë i këtyre potencialeve në fushën e turizmit duke respektuar në maksimum raportet që krijohen midis mjedisit natyror dhe zhvillimit të turizmit. Pyetje dhe detyra  Ç'kuptoni me bilanc ekologjik:  Ku qëndron lidhja e bilancit ekonomik me turizmin?  Me ç'efekte negative është shoqëruar mosrespektimi i këtij bilanci ekologjik? Ilustrojeni me shembuj. 43
  • KREU III OFERTA GJEOGRAFIKE-KULTURORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT Në kreun III vlerësohet pasuria historike-kulturore e Shqipërisë, e paraqitur në shumëllojshmërinë e përbërësve të saj. Kjo pasur është më e lashtë sa e fqinjëve tanë, prandaj krijon edhe një mundësi të prej popujve më të vjetër të Europës. Vlerësimi i kësaj kulture lidhet ngushtë me problemet e trashëgimisë, të vazhdimësisë dhe të kujdesit për ruajtjen dhe pasurimin e saj të mëtejshëm Objektivat  Analiza e ofertës historike-kulturore të Shqipërisë në fushën e turizmit.  Dallimi i vlerave turistike të objekteve kulturore dhe historike të Shqipërisë.  Vlerësimi i një objekti historik dhe kulturor nga pikëpamja turistike. 44
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Pasuria kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Përzierja magjepsëse e natyrës shqiptare dhe elementeve kulturore paraqesin potencialin kryesor për një nga pushimet më të bukura rreth Europës, - kështu është shprehur një autor i huaj për Shqipërinë. Shqipëria është me të vërtetë e rrethuar nga misticizmi i një vendi të panjohur me oportunitete të rëndësishme për turizmin. Arkitektura, ansamble tradicionale, trashëgimia e një kulture unike, tradita e zejeve të vjetra dhe folklori, historia dhe arkeologjia e trashëguar nga Bizanti janë një burim i konsiderueshëm interesi dhe mbajnë një peshë të rëndësishme në tërheqjen e vizitorëve të huaj. Kjo pasuri së bashku me atë gjeografike e natyrore përbën ofertën primare turistike. Në këtë ofertë përfshihet pasuria dhe trashëgimia materiale dhe shpirtërore e vendit e cila vihet në shërbim të turizmit. Pasuria kulturore e popullit tonë, si një nga popujt më të lashtë të Europës është e larmishme dhe e shumëllojshme. Për shkak të ndërhyrjeve dhe pushtimeve të shumta në të gjejmë kulturën perëndimore dhe atë orientale, elementin vendas dhe atë të huaj, prandaj ajo përbën një monument me interes të madh si për vizitorët vendas, ashtu dhe ata të huaj. Asnjë i huaj nuk mund të pretendojë se ka vizituar Shqipërinë dhe e ka njohur natyrën dhe karakterin e shqiptarëve, pa u njohur qoftë dhe me një pjesë të vogël të kësaj pasurie e cila përbën një nga potencialet më të rëndësishme turistike të vendit. Duke qenë po aq e rëndësishme sa oferta gjeografike-natyrore, pasuria kulturore ka avantazhin e të qenit josezonale, e përshtatshme për t’u vizituar gjatë gjithë vitit. Qendra dhe objekte arkeologjike të cilat dëshmojnë për qendra të vjetra banimi dhe zhvillimit të vendit tonë. Ndër to veçohen qendra të tilla, si: Butrinti, Apolonia, Dyrrahu, Antigonea, Bylisi, Amantia etj., si dhe mjaft objekte të veçanta arkeologjike të gjendura kudo në 45
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit vendin tonë. Këto qendra dhe objekte arkeologjike paraqesin interes të veçantë për turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Kjo ka bërë që ato të përdoren me qëllim për t’u vizituar dhe njohur nga turistë të ndryshëm. Në vendbanimet historike janë gjetur bazilika, ndër më kryesorët përmendim: bazilikën e madhe të Butrintit, bazilikën e Arapajt, Bylisit, Finiqisë, Durrësit të cilat janë mjaft interesante për t’u vizituar. Nisur nga këto vlera shumë prej tyre janë kthyer në qendra monumentale nën mbrojtjen e shteti,madje ka të tilla si Butrinti që ndodhet nën mbrojtjen e Bazilika e madhe, Butrint  UNESKO-s, ndërkohë që Butrinti dhe rrethinat e tij, për vlerat arkeologjike dhe natyrore, janë shpallur Park Kombëtar. Monumenti i Agonotetëve, Apoloni, Fier  Kala dhe kështjella Shumë kala dhe kështjella anembanë Shqipërisë, të cilat i përkasin kryesisht periudhës mesjetare, shërbejnë si dëshmitare të qëndresës së popullit shqiptar ndaj pushtimit të huaj. Objekte të tilla janë të shumta në Shqipëri, por midis tyre vlen të veçohen kala të tilla, si ajo e Beratit, Gjirokastrës, Krujës, Shkodrës, Petralbës, Stelushit, kalatë e Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë, Libohovë, Porto Palermo, kështjella e Petrelës etj., duke zënë një vend shumë të rëndësishëm në itinerarin turistik në Shqipëri, nga turistë të ndryshëm që tregojnë interes të veçantë për njohjen e historisë së tyre. Disa nga këto kala (Berati, Kruja, Shkodra) krijojnë 46
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë madje ansamble të plota, me mundësi, jo vetëm për t’u vizituar, por edhe banimi,ushqimi dhe argëtimi, duke u bërë kështu edhe më tërheqëse dhe përjetuese nga turistë të ndryshëm. Objekte të kultit Objektet e kultit në vendin tonë si: kisha, xhami, teqe etj., përveç rëndësisë së tyre fetare, paraqesin interes për t’u vizituar nga turistë të ndryshëm vendas dhe të huaj. Këto objekte kanë si bazë ekzistencën në Shqipëri të tre besimeve kryesore fetare (islamizmit,ortodoksisë dhe katolicizmit) dhe janë një tregues shumë i mirë se si mund të bashkëjetojnë në paqe besime të ndryshme fetare. Turistët mund t’i vizitojnë pa probleme të gjitha objektet fetare në bazë të këtyre besimeve fetare, duke u njohur si me arkitekturat e veçanta të tyre, ashtu dhe me historinë e ndërtimit dhe të funksionimit. Një pjesë e madhe e kishave janë të zbukuruara nga veprat e piktorëve më të mëdhenj shqiptar si: David Selenica, me pikturat në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë, vëllezërit korçarë, Kostandini dhe Athanasi për punimet në zonën e Korçës, Myzeqesë, Kostandin Shpataraku që njihet për punimet në miniaturë të ikonave. Xhamitë: Muradies (Vlorë), Xhamia e Plumbit (Berat), xhamia e Ethem Beut (Tiranë) etj. Brenda xhamitë janë të pasuruara me piktura murale dhe me gdhendje druri. Shpesh pranë tyre janë të ndërtuara kullat e sahatit, si. në Tiranë, Peqin, Korçë etj. Ikonë e Onufrit (shek XVI), Xhamia e Mirahorit në Korçë. Objektet etnografike të kulturës, banimit dhe jetesës Në Shqipëri pothuaj çdo zonë, madje shpesh edhe çdo fshat apo qytet, ofron veçantitë e tyre në objekte të ndryshme etnografike: të banimit, veshjes, ushqimit etj. Të gjitha këto objekte përbëjnë njëkohësisht edhe motive të rëndësishme të lëvizjes turistike për njohjen, studimin dhe përjetimin e tyre. 47
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Turistët tregojnë interes të veçantë rreth mënyrës së veshjes, ushqimit e jetesës në përgjithësi të vendeve apo zonave të ndryshme kudo në botë. Ndërkohë, vendet apo zonat që i zotërojnë të veçantat e tyre në këtë fushë, i shfrytëzojnë ato për të tërhequr sa më shumë turistë. Duke u bazuar në këtë rëndësi funksionojnë shpesh tregje, muze apo panaire, të cilat prezantojnë përpara turistëve në mënyrë të përmbledhur dhe organizuar objekte të ndryshme etnografike që ofron kultura e një vendi apo zonë të caktuar gjeografike. Shqipëria përmban potenciale të rëndësishme në këtë drejtim, të cilat mund të vihen në shërbim të turizmit shumë më mirë se deri më sot. Në këtë kuadër, në Shqipëri bëjnë pjesë, përveç objekteve të veçuara edhe shtëpi tepër karakteristike,si shtëpitë karakteristike të Beratit, Gjirokastrës etj.,të cilat paraqesin interes të veçantë për t’u vizituar nga turistët. Një tip interesant banese, që ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe turistëve është banesa e fortifikuar ose kulla si ato të Shqipërisë së Veriut (Mat dhe Tropojë), kulla qytetare me realizimin e saj në Gjirokastër, banesa me çardak në Shkodër e Berat. Pasuria e shtresave dhe mbulesave, përpunimi i elementeve përbërëse si i oxhakut, dritareve, punimi i tavaneve e sipërfaqeve murore ua rrisin vlerat estetike turistike. Pasuria kulturore është shumë e rëndësishme. Ajo krijon mundësinë e njohjes më mirë të vendit, zonave apo rajoneve të caktuara. Prandaj është detyrë e organeve përkatëse për të përfshirë në programet turistike njohjen e kësaj pasurie për ta vënë në shërbim të turizmit për të ndikuar me efikasitet në zhvillimin ekonomik të vendit. Nëpërmjet ofertës historike kulturore mund të zhvillohet turizmi dhe në zonat ku oferta natyrore nuk është cilësore, ndërsa në zonat ku arrihet kombinimi i të dyjave si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë etj. përbëjnë zona ideale për zhvillimin e turizmit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë pjesët përbërëse të pasurisë kulturore shqiptare?  Si ndikon ajo në zhvillimin e turizmit?  Përgatitni me shkrim një material mbi pasurinë kulturore shqiptare e ndikimin që ajo ka në turizëm 48
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë LEXIM SHTESË Butrinti Duke u nisur nga Saranda 19 km në jug të saj ndodhet qyteti antik i Butrintit i cili i takon periudhës së hekurit. Qyteti i Butrinitit ka qenë një qytet i fortifikuar me mure rrethuese i ngjashëm me qytetet greke, maqedonase, epirote. Ky qytet përbën një kompleks veprash monumentale duke filluar nga muret rrethuese, baptisteri, teatri, portikët si porta e Luanit “ Skea” si dhe ajo me kulla, skulpturat si koka e Zeusit, Augustit me të madhe, Hyjnesha e Buthrotit, Agripës, shtrati i luftëtarit së Athinës, salla me mozaik shumëngjyrësh etj. Me kompleksitetin dhe larminë e tij turizmi tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Mund të thuhet me siguri se është një nga pjesët më të rëndësishme të trashëgimisë historike-kulturore të popullit tonë. Besimet fetare në Shqipëri Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e myslimanizëm), në një familje ose në një fis(Lurë-veri)ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat-Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë DHe si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e Sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, i cili ishte një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë. Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë të krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjes, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Maria e myslimaneve përkon me ditën e zanës-Dianës te latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin Baba Tomorit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet “Baba Tomorit”. Kjo dhe të tjera tregojnë se shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën e mysafirin, për tokën dhe qiellin. 49
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit 2 Motivet antropogjene të Shqipërisë si faktor me rëndësi në lëvizjen turistike hvillimet e sotme turistike nënkuptojnë dhe përmbajtjen e faktorëve kulturor të cilët pasurojnë qarkullimin turistik me elemente cilësore dhe i japin atij fizionomi komplekse duke zgjeruar strukturën, vëllimin turistik dhe duke zgjatur kohën e qëndrimit. Vlerësimi turistik në kompleks i një vendi ose rajoni ka për qëllim dhe zbulimin e objekteve e të dukurive plotësuese turistike. Në këtë mënyrë rritet vlera e përgjithshme turistike, bëhet zbulimi i vlerave etnosocial kulturore, ruajtja dhe zhvillimi në mënyrë aktive i tyre me anë te funksionit turistik. Motivet antropogjene janë elemente ose tërësi elementesh e dukurish vlerash morale e materiale të krijuara ose që kanë në bazë njeriun dhe që janë objekt qarkullimesh turistike. Disa lloje motivesh antropogjene prezantohen si motive të veçanta turistike, shfrytëzimi i të cilave ka edhe leverdi ekonomike. Vlerat e tyre turistike përcaktohen nga shkalla e vlerave të tyre artistike, estetike, përmbajtja e ngjarjeve dhe dukurive, formave të shprehjes. Kjo ofertë turistike e “motiveve abstrakte”, paraqitet si formë e preferuar e turistëve kulturor që priren për të kënaqur nevoja shpirtërore më shumë se ato fizike. Në motivet antropogjene bëjnë pjesë: objektet kulturore historike, motivet mjedisore të qendrave të banuara dhe vlerësimi i motiveve etnosocial kulturore. Këto motive ndikojnë në zgjerimin e ofertës turistike si dhe në efekte ekonomike të rëndësishme të lidhura këto edhe me kënaqësi shpirtërore të turistëve. Motivet kulturore janë një nxitës i rëndësishëm i lëvizjes turistike dhe një faktor i rëndësishëm që ndikon në rritjen e kohës së qëndrimit në një vend turistik. Nëpërmjet këtij motivi krijohet mundësia për një vlerësim më të mirë të zonës turistike si dhe sigurohet një përqendrim i turistëve në zonën turistike me infrastrukturë të përshtatshme. 50
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Shqipëria si një vend i pasur me vlera historike dhe kulturore, me një larmi objektesh dhe qendrash historike të të gjitha kohërave, me banesa karakteristike për qytete të veçanta, me objekte të shumta të karakterit fetar, me një folklor të pasur dhe të larmishëm, me tradita dhe zakone që vinë nga lashtësia, përbën një vend me vlera turistike të mëdha. Është e rëndësishme që këto vlera të mirëmbahen dhe t’i shërbejnë lëvizjes turistike, pa u dëmtuar. Ato janë të rëndësishme për turizmin në përgjithësi dhe atë kulturor në veçanti, për thyerjen e konkurrencës ndërkombëtare në tregun turistik. Për të realizuar këto synime kërkohet që muzetë ekzistues të mirëmbahen e të pajisen me objekte dhe vlera të reja. E rëndësishme është edhe ngritja e muzeve të reja sidomos atyre etnografike të cilat mund të ngrihen dhe për krahina apo fshatra, ku të gjejnë pasqyrim vlerat etnografike-folklorike. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë dhe festivalet e këngës, valleve e lojërave popullore nëpërmjet të cilave ripërtërihet në mënyrë aktive tradita dhe krijohen kushte për zhvillimin e turizmit. Këto vlera kulturore që përbëjnë në vetvete vlera turistike mund të ruhen dhe trashëgohen edhe nëpërmjet ekspozimit të tyre në mjedise të ndryshme ekzistuese apo në mjedise të reja të cilat duhet të ngrihen sipas traditës vendase. Zhvillimi i ekspozitave, panaireve, veprimtarive zyrtare, shoqërore e shkencore, të shoqëruara këto me një literaturë të pasur, me guida dhe simbole prezantuese e orientuese, me një media shoqëruese dhe cilësore do të sigurojnë prezantimin sa më të mirë të kësaj pasurie, si dhe zhvillimin e vetë turizmit. Kësaj i shërben edhe stimulimi i artizanatit dhe prodhimeve të tjera artistike kryesisht të punuara me dorë dhe që mbështeten në traditë, por pa lënë mënjanë edhe punimet e reja moderne. Këto punime duhet të paraqiten në panaire apo ekspozita kombëtare apo ndërkombëtare për t’i shërbyer konsumit turistik dhe evidentimit të vlerave turistike të vendit. Në vendin tonë ka fshatra, krahina apo qytete të cilat e vlerësojnë si duhet këtë pasuri duke e vënë në shërbim të turizmit. Të tilla përmendim qytetin e Krujës, Korçës, Shkodrës, Tiranës, krahinat e Zagorisë, Pogonit, Labërisë, Çamërisë, Lunxhërisë, Malësisë së Mbishkodrës, Mirditës, fshatrat e Tiranës, Krujës, Gjirokastrës etj. Të gjitha këto vlera të rëndësishme turistike të përfshira në programet e agjencive turistike kanë siguruar dhe do të sigurojnë dhe në të ardhmen një fluks turistësh në rritje, i cili përbën një garanci për zhvillimin me ritme të shpejta të turizmit shqiptar. 51
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Pyetje dhe detyra  Ç’kuptoni me motive antropogjene e cilat objekte përfaqësojnë këto motive?  Cili është roli dhe ku qëndron rëndësia e tyre në lëvizjen turistike? 3 Turizmi qytetar dhe qytetet shqiptare Duke u mbështetur në kuptimin, rolin dhe rëndësinë që ka turizmi qytetar në tërësi, mund te analizohet ai konkretisht në kushtet e vendit tonë. Mund të trajtohet vendi dhe roli që ka luajtur ky lloj turizmi deri më sot te ne dhe rrugët e mundësitë për zhvillimin e tij në të ardhmen, prandaj Duhet parë ecuria e këtij lloj turizmi me ecurinë e zhvillimit të tyre në këtë drejtim etj. Është e nevojshme që të sqarohet qysh në fillim pozicioni midis kuptimit të mirëfilltë të turizmit qytetar, si formë masive e lëvizjes turistike, dhe vendit që zë ky lloj turizmi aktualisht në Shqipëri. Në këtë pikëpamje mund të theksojmë se në vendin tonë deri më sot, me gjithë premisat e mira që kanë një pjesë e konsiderueshme e qyteteve tona në këtë drejtim, nuk mund të flasim për një zhvillim të mirëfilltë të turizmit qytetar, sepse edhe turizmi në përgjithësi deri më sot është relativisht pak i zhvilluar në Shqipëri. Deri në vitin 1990 ishte ky zhvillim plotësisht i varur nga politika komuniste e cila duke izoluar vendin mohoi edhe zhvillimin e turizmit. Pas vitit 1990 e deri më sot, megjithëse me hapjen e vendit dhe me kalimin nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, u krijuan premisa shumë të mira për zhvillimin e turizmit në tërësi (e në këtë kuadër edhe të turizmit qytetar), mungesa e një infrastrukture të mirëfilltë turistike nëpër qytetet tona, pasiguria politike në vend (sidomos në vitet 1990-1992), lufta në rajon, e probleme të tjera sociale, nuk kanë lejuar një zhvillim të ndjeshëm të këtij turizmi. Megjithatë duhet të themi se si në periudhën para vitit 1990 edhe deri më sot qytetet tona kanë qenë objekt i vizitës së turistëve të huaj apo të vendit. Dallimi 52
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë këtu me një turizëm të mirëfilltë qytetar qëndron në faktin se lëvizja turistike në qytetet tona nuk është e organizuar në kuptimin e vërtetë të këtij lloj turizmi, por në kuadrin e një udhëtimi nëpër Shqipëri për të njohur vendin në tërësi. Kështu turistët e huaj në përgjithësi vijnë në Shqipëri jo posaçërisht për të vizituar p. sh. , Beratin apo Gjirokastrën, por për t`u njohur me vendin në tërësi, me një vend pak të njohur në Europë e në botë. Në këtë kuptim marrin pjesë ata në lëvizjen turistike nëpër qytetet tona. Gjatë vizitës së këtyre qyteteve turistët vlerësojnë padyshim vlerat e pasura turistike të qyteteve tona të cilat mund dhe duhet të shërbejnë si bazë për organizimin e një turizmi qytetar të mirëfilltë në të ardhmen në to. Pikërisht këtu është edhe synimi i studimit tonë, që në pamundësi për të analizuar një turizëm të mirëfilltë qytetar në vendin tonë, të shikojë mundësitë, rrugët e format për një zhvillim të mirëfilltë në të ardhmen edhe të këtij lloj turizmi tek ne, duke u bazuar në vlerat e sotme turistike që na paraqesin qytetet tona. Analiza e vlerave turistike të qyteteve tona duhet të mbështetet në përgjigjen e pyetjeve të tilla si: -Çfarë u ofrojnë qytetet shqiptare vizitorëve të tyre? -Cilat mund të jenë format më të rëndësishme të lëvizjes turistike në qytetet tona? -Cili do të jetë efekti ekonomik social i zhvillimit të turizmit në to? Kjo ka rëndësi, jo vetëm për të nxjerrë në pah rolin e pozicionit gjeografik të qytetit në vlerësimin e tij turistik, por edhe në shpjegimin e problemeve të tilla si: mënyra arritjes së qytetit e mjetet që duhen përdorur, arkitektura e ndërtimit të qytetit në varësi të pozicionit gjeografike të tij, ndryshimi i elementeve të mjedisit e të klimës me ndryshimin e shtrirjes së qytetit etj. Nga kjo pikëpamje qytetet shqiptare dallohen për një shtrirje të gjerë gjeografike duke filluar nga niveli i detit e deri në lartësitë mbi 800 m. Qytetet tona që paraqesin vlera turistike mund t`i grupojmë në tre grupe kryesore.  Qytete bregdetare dhe bregliqenore: Durrësi, Vlora, Saranda, Himara, Orikumi, Pogradeci, Shëngjini, Shkodra etj. Qyteti i Sarandës   Qytete që ndodhen në brendësi të vendit dhe 53
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit në terren fushor si: Tirana, Elbasani, Fieri Lushnja, Korça, Lezha, Peqini, Laçi etj.  Qytete që shtrihen në brendësi të vendit dhe në terren të pjerrët si: Gjirokastra, Berati e Kruja. Përveç këtyre grupeve kryesore në Shqipëri dallohen edhe disa ishqendra të vjetra të banimit dhe qëndresës shqiptare, të cilat shtrihen kryesisht në reliev kodrinor dhe paraqesin vlera të veçanta historikoturistike siç janë p. sh.: Butrinti, Apolonia, kalaja e Rozafës, kalaja e Petrelës etj. Kalaja e Gjirokastrës  Rëndësia turistike e pozicionit gjeografik të qyteteve bregdetare e bregliqenore qëndron në shtrirjen e tyre buzë detit apo liqenit, duke shërbyer kështu si qendra kryesore të lëvizjes turistike për banja diellore në sezonin e verës. Ekzistenca e plazheve detare, ranore apo shkëmbore, pranë këtyre qyteteve, klima tipike mesdhetare etj., krijojnë nga pikëpamja gjeografike kushtet optimale për zhvillimin e turizmit në to. Për qytetet e grupit të dytë, që shtrihen në brendësi të vendit e në terren fushor, vlerësohet pozicioni i tyre gjeografik me rëndësi turistike që lidhet me hapësirën e gjerë të shtrirjes së tyre, me rrethimin në përgjithësi nga sisteme kodrinore apo malore nga ku mund të merren pamje të bukura mbi qytetin, nga mënyra më e lehtë e arritjes së tyre me mjete të ndryshme transporti etj. Duke pasur një shtrirje të gjerë gjeografike të këtyre qyteteve, në lëvizjen turistike në to duhen pasur parasysh ndryshimi i elementeve klimatike nga njëri qytet në tjetrin, pasi ato shtrihen në relieve fushore por edhe në nivele të ndryshme hipsometrike e në largësi të ndryshme nga deti. Vlera turistike e shtrirjes gjeografike të qyteteve të grupit të tretë, d.m.th. e qyteteve që ndodhen në brendësi të vendit dhe në terren të pjerrët, qëndron në pamjen e bukur të ndërtimit të tyre në shpate malesh apo kodrash, në larminë e relievit, duke e ndarë shpesh qytetin në disa pjesë, në shtrirjen poshtë tyre përgjatë hapësirave të gjëra fushore dhe rrjedhjes së lumenjve etj. Ndërkohë ish-qendrat e vjetra të banimit dallohen për pozicionin e tyre dominues në reliev e për mundësitë e turizmit vizitues. Gjithashtu rëndësi në vlerësimin turistik të qyteteve tona ka edhe trajtimi i 54
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë mënyrës së formimit e funksionimit të tyre, me qëllim që të analizohen probleme si: trashëgimia e tyre kulturore e historike që mund të vihet në shërbim të turizmit, format tradicionale e më të përshtatshme të lëvizjes turistike në to, rrugët e reja të riaktivizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit mbi bazën e traditave etj. Formimi i qyteteve tona ka kaluar në disa rrugë kryesore, që jepen në vijim. Krijimi i qyteteve antike Qytetet e hershme apo antike si: Antigonea, Antipatrea, Dyrrahu etj., përbëjnë bërthamat më të vjetra të qytetërimit në Shqipëri. Këto qytete u bënë qendrat më të rëndësishme të aktivitetit e kulturës ilire në shekujt IV-V dhe luajtën një rol të veçantë në futjen e elementëve të jetës qytetare në Shqipëri. Amfiteatri i Durrësit  Më vonë ato humbën rolin e tyre si qendra të banuara dhe sot paraqiten si qendrat më të rëndësishme arkeologjike në vendin tonë, duke u bërë kështu edhe objekte të veçanta të lëvizjes turistike. Ngritja e vendbanimeve qytetare tip kështjelle Ndërtimi ose rindërtimi i vendbanimeve qytetare tip kështjelle i përket kryesisht periudhës së sundimit osman në Shqipëri dhe u diktua nga nevoja e përballimit të sulmeve të ushtrisë turke ndaj popullsisë shqiptare. Edhe këto vendbanime në përgjithësi e kanë humbur sot funksionin e banimit të popullsisë në to, por janë thjesht qendra historike e muzeale si: Kalaja e Lezhës, e Rozafës, e Gjirokastrës etj. Në disa prej këtyre qendrave, siç janë p.sh., kalaja e Beratit apo kalaja e Krujës, vazhdojnë ende sot të ruhet funksioni i tyre si qendra banimi. Qendër banimi në kalanë e Beratit  55
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Krahas vlerave historike dhe kulturore, edhe pozicioni gjeografik i shtrirjes së këtyre kalave në pika zotëruese të relievit, bëjnë që në to të tërhiqet një masë e madhe turistësh vendas apo të huaj. Formimi i qyteteve tregtare e me funksion administrimi Këto qytete janë ndërtuar si në qendra përgjatë rrugëve kryesore tregtare të vendit dhe kanë luajtur një rol të veçantë në këtë drejtim. Si qytete të tilla mund të përmendim këtu: Korçën, Elbasanin, Shkodrën etj. Koha e krijimit të tyre u përket periudhave të ndryshme historike e mban në secilën prej tyre edhe sot vulën e kohës që i përkasin duke paraqitur kështu interes për vizitorët e tyre. Në këtë grup mund të përfshihen edhe mjaft qytete të tjerë shqiptarë të cilat përveç aktivitetit tregtar kanë shërbyer e shërbejnë edhe si qendra të administrimit të njësisë administrative ku ato shtrihen si: Tirana, Fieri, Vlora etj. Ndërtimi i qyteteve të reja Ndër qytetet e reja përfshihen ato qytete që u ndërtuan në vendin tonë pas vitit 1945. Qëllimi kryesor i ngritjes së tyre ishte aktiviteti ekonomik i shprehur në ndërtimin e objekteve industriale apo bujqësore. Qytete të tilla në vendin tonë janë shumë, madje pjesa më e madhe e qyteteve shqiptare, dhe si të tilla mund të përmendim: Laçi, Ballshi, Patosi, Kopliku, Divjaka etj. Vizita e këtyre qyteteve është e lidhur drejtpërsëdrejti me vizitën e objekteve të ndryshme industriale e bujqësore që ndodhen pranë tyre. Njohja e veçorive të shpërndarjes gjeografike dhe të mënyrës së formimit të qyteteve tona është e rëndësishme për analizën e vlerave turistike të tyre. Kjo bën të mundur që të vlerësohen në kompleks qytetet në këtë pikëpamje, çfarë u ofrojnë në tërësi qytetet shqiptare vizitorëve të tyre, cilat mund të jenë format më të mundshme të lëvizjes turistike në to mbi bazën e këtyre veçorive etj. Në këtë kuptim qytetet tona, si rezultat i ndërthurjes kulturore së veçorive gjeografike, kulturore e historike, paraqesin interesa e vlera për zhvillimin turistik të tyre. Gjithashtu larmia e shtrirjes gjeografike të tyre dhe e mënyrave të formimit, mundëson edhe shumëllojshmërinë e formave të lëvizjes turistike në to e të e bashkërendimit të këtyre formave si në të njëjtin qytet, ashtu edhe mes tyre. Duke pasur parasysh qëllimet e lëvizjes turistike nëpër qytetet shqiptare, mund të bëjmë edhe një klasifikim të këtyre qyteteve në këtë drejtim. Kështu, kemi:  Qytete me mundësi zhvillimi të turizmit detar ose liqenor Në këtë grup përfshihen qytetet që shtrihen pranë deteve ose liqeneve si: Durrësi, 56
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë  Vlora, Saranda, Pogradeci etj. Lloji kryesor i lëvizjes turistike në këto qytete është pa dyshim ai për banja diellore, por në të mund të ndërthuren edhe forma të tjera të lëvizjes turistike në qytete. Kështu p. sh., qyteti i Durrësit i ofron turistëve jo vetëm plazhin pranë tij, por edhe qytetin e lashtë të Dyrrahut, muze dhe objekte të ndryshme kulturore, si dhe portin e tij për lidhje me vende të ndryshme të botës. Apo qyteti i Sarandës, i cili është jo vetëm një qendër bregdetare mjaftë e pëlqyer nga pushuesit detarë, por duke qenë vetën disa kilometra larg qytetit antik të Butrintit, u jep pushuesve të tij edhe mundësinë që të vizitojnë këtë qendër arkeologjike mjaft interesante. E njëjta gjë qëndron pak a shumë edhe për qytetet e tjera të këtij grupi. Qytete me mundësi zhvillimi të lëvizjes turistike për tregti e profesion, kongrese e panaire, si dhe për organizimin e aktiviteteve të mëdha kulturore e sportive Në këtë grup përfshihen qytetet më të mëdhenj të vendit si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra etj. Këto qytete janë qendrat më të rëndësishme ekonomike, kulturore e administrative të vendit, prandaj ofrojnë edhe mundësinë e zhvillimit të këtyre formave të lëvizjes turistike në qytete të cilat kërkojnë një zhvillim të gjithanshëm të qyteteve, aftësi të mëdha organizuese e një infrastrukturë të zhvilluar. Gjithashtu pothuaj secili nga këto qytete përfaqëson qendrën më të rëndësishme të një zone të caktuar gjeografike të vendit, duke shërbyer kështu si pikë koncentrimi e gjithë aktivitetit ekonomik, kulturor e politik të zonës ku shtrihen. Sidomos në periudhën e tanishme të kalimit të Shqipërisë në ekonominë e tregut e me gjallërimin e jetës ekonomike kulturore, lëvizja turistike në këto qytete merr rëndësi të veçantë. Këto qytete ofrojnë edhe mjaft vlera vizituese për turistët. Kështu p. sh. , qyteti i Tiranës, si kryeqyteti vendit, është jo vetëm qendra kryesore e të gjitha veprimtarive në Shqipëri si: kongrese, panaire, aktivitete të ndryshme kulturore e sportive etj., por ofron edhe mjaftë vlera vizituese për turistët siç janë: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, xhamia Ethem Beut, Parku i madh i Tiranës etj. Gjithashtu Tirana ka edhe mundësitë më të mira të për plotësimin e nevojave të turistëve për fjetje, ushqim, argëtim etj. Mundësi të tilla, pak a shumë, ofrojnë edhe qytete të tjera të këtij grupi.  Qytete me mundësi zhvillimi të lëvizjes turistike transite ose kalimtare Në këtë grupim përfshihen kryesisht qytetet porte e ato pranë kufirit të vendit si: Durrësi, Vlora, Pogradeci, Korça, Shkodra, Gjirokastra etj. Me hapjen e vendit ndaj botës së jashtme këto janë qytete që po mbajnë peshën kryesore në lëvizjen e turistëve aktualisht në Shqipëri. Nga ana tjetër, me perspektivën që ka vendi në 57
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit fushën e turizmit, do të shtohet akoma më tepër fluksi i lëvizjes turistike në këto qytete. Gjithashtu kjo lloj lëvizje turistike është më e lehtë për t’u zhvilluar se sa llojet e tjera në qytete pasi mjafton një pritje përcjellje e mirë e turistëve vetëm për disa orë. Aq më tepër kjo në kushtet e sotme të vështira ekonomike të vendit tonë. Në kuadrin e kësaj lëvizje mund të përfshihet edhe ajo ditore, d. m. th. , pa fjetje. Në këto lëvizje, përveç atyre që përmendëm më lart, përfshihen edhe mjaft qytete të tjera si: Tirana, Kruja, Saranda etj. Kështu p. sh. , është tashmë e njohur lëvizja ditore e turistëve nga ishulli i Korfuzit për në Sarandë, të cilët pasi kalojnë një ditë në qytetin e Sarandës e në Butrint kthehen përsëri në darkë në Korfuz.  Qytete të turizmit vizitues Në Shqipëri ka edhe një grup tjetër qytetesh me vlera të veçanta historike dhe muzeale mjaft interesante për t`u vizituar. Të tilla janë Berati, Gjirokastra etj. Këto qytete kanë qenë edhe më parë synim i vizitave të grupeve të ndryshme turistësh. Pa dyshim që lloji kryesor i lëvizjes turistike në to është ai për vizitimin e objekteve historike dhe kulturore e të qytetit në tërësi, pa mohuar mundësinë e bashkërendimit të saj me llojet e tjera të lëvizjes turistike në qytete. Këto qytete u ofrojnë vizitorëve pjesë të vjetra qytetesh me shtëpi karakteristike, kala e kështjella të lashta, muze, kisha, xhami, shtrirjen e tyre të bukur në peizazh etj. Si qytete të tilla në Shqipëri janë Berati, Gjirokastra, që janë edhe "Qytete Muze" e nën mbrojtje të shtetit, si edhe Kruja, Korça e Shkodra, të cilat janë pjesërisht nën mbrojtjen e shtetit. Pyetje dhe detyrë  Cili është klasifikimi i qyteteve për nga vlerat turistike që ato paraqesin?  Si ndahen ato sipas rrugës së tyre të formimit?  Bëni një hartë skicë të Shqipërisë dhe vendosni në të qytetet turistike sipas llojit të turizmit. LEXIM SHTESË Tirana, qendra më e madhe turistike e Shqipërisë: Tirana u ngrit gradualisht nga një fshat në një qendër qytetare, e favorizuar nga pozita e saj, në mes të një pellgu të begatë bujqësor dhe në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tregtare. Në gjysmën e dytë të shek. XVII popullsia e Tiranës rritet nga banorët e ardhur 58
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë nga fshatrat përreth dhe gradualisht fillon të marrë tiparet e një qyteti të vogël, me qendrën zejtaro-tregtare dhe pazarin në zhvillim e sipër. Rrugët transite që e lidhnin me qytetet kryesore, u bënë arteriet kryesore të qytetit, duke ruajtur emërtimet e tyre deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë ngrihen dhe ndërtimet e para monumentale, siç ishte Xhamia e Sulejman Pashës, ndërtim i vitit 1614 dhe banja pranë saj. Në vitin 1821 përfundon së ndërtuari Xhamia e Et`hem Beut pranë pazarit të qytetit dhe më vonë kulla e sahatit. Caktimi i Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920 përbën një moment kthese të rëndësishme në zhvillimin e qytetit. Me ngritjen e rrugëve kryesore, midis tyre rrugës së Zogut qyteti pajiset me boshtin verijug. Qyteti plotësohet me lagje dhe ndërtime të reja. Procesi i popullimit të saj vazhdon sot e kësaj dite duke e kthyer atë në një metropol evropian…. 5 Objektet historiko-kulturore dhe rëndësia e tyre turistike Objektet historike dhe kulturore luajnë një rol të rëndësishëm në pasqyrimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike kulturore të një vendi dhe si të tilla u ofrohen turistëve për të njohur të kaluarën historike dhe zhvillimin e kulturës së një kombi. Këto objekte kanë rëndësi dhe vlera turistike. Të tilla janë objektet e ndërtuara në lashtësi apo në mesjetë dhe që janë me interes për turistët vendas apo të huaj. E kaluara paraqet interes, sepse nëpërmjet saj, njihet historia e një kombi, veçoritë dhe karakteristikat e tij, niveli i zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Por krahas objekteve të tilla interes për turizmin paraqesin edhe objektet e ndërtuara në kohët moderne të cilat janë dëshmi e arritjeve dhe e nivelit kulturor. Të gjitha këto objekte përfshihen në programet dhe guidat turistike dhe luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit duke u bërë pjesë e rëndësishme e ofertës turistike shqiptare. Në objektet me rëndësi historike dhe kulturore përmendim: muzetë (arkeologjik, etnografik, kulturor, historik), galeritë e artit, panairet, teatrot, objektet dhe 59
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit sheshet sportive etj. Shqipëria ofron mundësi për përfshirjen e objekteve të tilla në lëvizjen turistike. Muzetë Midis tyre veçohen muzetë të cilët paraqesin vlera të veçanta, me interes të madh për turistë të ndryshëm. Të tillë janë muzetë me karakter kombëtar si: Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë në të cilin paraqiten 4600 objekte të trashëgimisë historike, por edhe kulturore të kombit shqiptar. Muzeu (fotoja e parë) i vendosur në sheshin "Skënderbej", tërheq çdo ditë vizitorë vendas apo të huaj, të cilët nëpërmjet vizitave në pavijonet e tij njohin historinë e popullit shqiptar gjatë shekujve. Vlera turistike dhe me interes për turistët janë dhe Muzeu Kombëtar i Gjergj Kastriotit në Krujë, Muzeu i Onufrit në Berat, Muzeu i Armëve në Gjirokastër, Muzeu Arkeologjik në Tiranë e Durrës, Muzeu i Kulturës Mesjetare në Korçë, shumë muze etnografike etj. Krahas tyre janë edhe shtëpitëmuze në rrethe, të cilat pasqyrojnë ngjarje të rëndësishme historike të popullit shqiptar (shtëpia-muze e Pavarësisë, Vlorë; shtëpiamuze e vëllezërve Frashëri, në Frashër, Përmet etj.). Shtëpia muze e Pavarësisë, Vlorë Teatrot Aktiviteti teatral në Shqipëri është mjaft i zhvilluar dhe përfaqësohet nga: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, që ndodhet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë; Teatri Kombëtar, Teatri i Varietesë, Teatri Kombëtar i Kukullave etj. Gjithashtu teatro ka në të gjitha qytetet e tjera si në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Fier etj. Përveç vlerave kulturore, një pjesë e tyre kanë dhe vlera historike që paraqesin interes për vizitorët e huaj, si ndërtesa e Teatrit të Kukullave në Tiranë, e cila ka qenë vendi ku mblidhej dikur në vitet ’20 (shek. XX), në kohën e Zogut, Parlamenti shqiptar. Këto objekte duhen ruajtur dhe mirëmbajtur sepse teatri luan një rol të rëndësishëm në afrimin shpirtëror të popujve. 60
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Objektet sportive Në Shqipëri ka një numër stadiumesh dhe qendrash të tjera sportive të karakterit kombëtar apo lokal. Në Tiranë gjendet stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" që plotëson kriteret e FIFA-s si dhe stadiumi "Selman Stërmasi", stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër, stadiumi "Flamurtari" në Vlorë etj. Krahas tyre ka edhe pallate të sportit si: "Asllan Rusi" në Tiranë, pallatet e sportit në Durrës, Vlorë, Shkodër etj. Stadiumi ër Gjatë aktiviteteve ndërkombëtare në këto mjedise sportive kanë qenë të pranishëm mijëra sportdashës të huaj, të cilët sporti i ka afruar me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Qytetet-muze Përveç objekteve të ndryshme historike e kulturore edhe disa qytete përbëjnë ansamble shumë të veçanta dhe me pasuri të pazëvendësueshme, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në potencialin turistik të vendit. Vlen të përmendim si qytete të tilla: Beratin, Gjirokastrën, Krujën etj. BERATI Për shumë turistë është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Historia e ka pajisur atë bujarisht me vlera historike e artistike të çdo periudhe e të çdo gjinie. Në këtë pasuri vlerash vendin kryesor e zë Kalaja me një histori mbi 2400– vjeçare, e cila është një mozaik fazash ndërtimi, duke filluar që nga periudha antike e deri te koha e pashallëqeve shqiptare. Brenda kalasë ndodhet një numër i madh kishash si: Kisha e Shën Triadhës dhe e Shën Marisë. Brenda mureve të saj ndodhet edhe Muzeu i Onufrit me veprat e mjeshtrit të madh të qytetit. Në Berat është gjetur edhe Kodiku i Purpurt, një nga kodikët e rrallë të botës së krishterë. 61
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Qyteti të tërheq edhe për lagjet e shtëpitë e tij me arkitekturë mbresëlënëse. Të tilla janë lagjet: Mangalem, Goricë dhe Kala, të cilat e bëjnë Beratin të konsiderohet si një nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale ballkanike. Pikërisht për këto vlera Berati është shpallur "Qytet-muze". GJIROKASTRA Qyteti i Gjirokastrës përbën një qytet unikal nga kompozimi urbanistik dhe nga arkitektura e banesave. "Qyteti i Gurtë", i quajtur kështu sepse ngrihet mbi një terren shkëmbor, me banesa të ndërtuara me gurrë dhe të mbuluara gjithashtu me plloça guri, mahnit cilindo vizitor me pamjen e tij. Ai tërheq menjëherë vëmendjen dhe ngjall interes tek çdo studiues i arkitekturës dhe i artit tradicional. Tabloja e arkitekturës tradicionale të Ballkanit do të ishte shumë e mangët pa njohjen e vlerave arkitektonike-urbanistike të këtij qyteti. Pikërisht për këto vlera 62
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë të spikatura Gjirokastra është shpallur "Qytet-Muze" dhe është propozuar për t’u përfshirë në listën e Pasurisë Kulturore Botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shtëpitë karakteristike dhe kalaja e qytetit paraqesin interes për turistët. KRUJA Qyteti i Krujës i njohur për luftën e popullit shqiptar në shekullin e XV nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, u ofron vizitorëve kalanë me pjesën më të vjetër të qytetit si dhe Pazarin e Vjetër. Kalaja përbën një kompleks shumë të rëndësishëm historik, me muret legjendare të saj dhe kullën e qytetit, por dhe me shtëpitë karakteristike brenda saj, me muzeun historik të Skënderbeut dhe ishmuzeun etnografik. Këto objekte të gjitha së bashku përbëjnë motive historike e kulturore të rëndësishme për t’u vizituar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Me interes turistik është edhe Pazari i Vjetër i qytetit me origjinë mesjetare. I vendosur në rrugën që të çon në kala, me një rrugë të shtruar me kalldrëm dhe me punishtet e zejtarëve në të dy krahët e saj, ai përbën një ansambël me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Të gjitha këto objekte të marra së bashku kanë vlera të mëdha historike dhe kulturore dhe luajnë një rol të rëndësishëm në lëvizjen turistike. Prandaj ato duhen vlerësuar dhe mirëmbajtur me qëllim që t’i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe pasurimit të vlerave historike dhe kulturore të vendit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë objektet më të rëndësishme historike e kulturore në Shqipëri?  Si ndikojnë ato në zhvillimin e lëvizjes turistike dhe në cilat lloje të turizmit?  Përgatitni një material me shkrim për një nga objektet historike kulturore dhe vlerat turistike që ofron. 63
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit LEXIM SHTESË Muzeu Historik Kombëtar Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Muzeu i hapur më 28 nëntor 1981 dhe i vendosur në një ndërtesë të ngritur posaçërisht për të, ka një sipërfaqe ekspozimi 18000m2, një vëllim të përgjithshëm 81000 m3. Ky muze ka një fond prej afro 4600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, nga të cilat në pavijonin e lashtësisë ndodhen 550 objekte, në atë të mesjetës 188 objekte, në pavijonin e Rilindjes 240 objekte, në atë të Pavarësisë 170 objekte, të gjenocidit komunist 136 objekte, dhe në pavijonin e ikonografisë 165 ikona. Me rastin e 60- vjetorit të çlirimit të atdheut, më 29 nëntor 2004 u ringrit pavijoni i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ku janë ekspozuar 214 objekte. Pjesa tjetër e objekteve ruhen në fondet e këtij muzeu. Koleksionet e objekteve përfshijnë periudhën e antikitetit dhe të procesit historik të vijimësisë iliro-shqiptare ku mund të veçojmë, bustin e hyjneshës së Butrintit të shekullit IV para Krishtit, mozaikun “Bukuroshja e Durrësit” inventarin e pasur të varrit monumental të Selcës së Poshtme në Pogradec të shekullit III para Krishtit, inventarin me objekte të kulturës arbërore, monedhat e qyteteve dhe mbretërve ilirë etj. Me shumë vlerë janë mjaft dokumente dhe botime për Skënderbeun, objekte të periudhës mesjetare si emblema të princërve shqiptare, kolona të katedraleve të shkatërruara, relieve dhe ikona të ikonografëve të mëdhenj shqiptare si Onufri, David Selenica e Kostandin Shpataraku, Epitafi i Gllavenicës, objekt tepër i çmuar i punuar në ar e mëndafsh më 1373, nën kujdesin e princit shqiptar Gjergj Arianiti dhe ka rëndësi të veçantë për figurat që paraqiten në të dhe të dhënat që jep shkrimi në të dy anët vertikale për Principatën e Balshajve. Muzeu Historik Kombëtar boton periodikisht revistën “Studime Muzeologjike”. Muzeu është i pajisur me dy salla ekspozitash, dy salla konferencash dhe me një bibliotekë, në të cilën ka rreth 2000 tituj librash të karakterit muzeologjik e historik. Muzeu Arkeologjik Kombëtar Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin Muzeu Etnografik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin ’76 u kthye plotësisht në muze arkeologjik. Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në vend. Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike, ndërkohë që në tri pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit deri në pushtimin turk. Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së mjediseve ndërsa pjesa tjetër ka vlera të vogla ekspozimi. 64
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 6 Vlerësimi i motiveve etnosociale të Shqipërisë në fushën e turizmit Vlerësimi turistik i motiveve etnosociale e kulturore nënkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. Elemente të tilla si veshja, këngët e vallet, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat prezantojnë shpesh vlera të rralla të papërsëritshme. Vlerat atraktive shfaqen në përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit të tyre. Paraqitja e tyre në programet turistike ka për qëllim jo vetëm njohjen e jetës së një populli dhe specifikat e tij, por edhe zgjerimin e strukturës së konsumit turistik. Gjuhët, fetë dhe objektet e kultit GJUHËT Në bazë të nenit 14 të Kushtetutës, gjuha zyrtare në popullsinë e Shqipërisë është shqipja. Kjo gjuhë flitet në Republikën e Shqipërisë, në krahinën e Kosovës, në Maqedoninë Perëndimore, në disa vise të Malit të Zi etj. Numri i përgjithshëm i atyre që flasin shqip sot në botë, përllogaritet deri 10 milion vetë. Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë toskërishtja që flitet në viset jugore dhe gegërishtja që flitet në viset veriore. Përveç këtyre dialekteve kryesore përdoren dhe dialekte të tjera të karakterit krahinor. Në Shqipëri jetojnë dhe pakica kombëtare të cilat flasin gjuhën e tyre krahas gjuhës shqipe si minoriteti grek-gjuhën greke, vllehtë-gjuhën arumune romët e ciganët flasin gjuhën e tyre. Nga gjuhët e kultivuara me anë të institucioneve e kurseve mbizotërojnë anglishtja, italishtja, frëngjishtja etj. FETË Në Shqipëri ekzistojnë dy besime fetare: besimi mysliman dhe ai i krishterë, të cilat ndahen në katër komunitete fetare tradicionale. Dy nga këto komunitete janë të besimit mysliman (mysliman dhe bektashi) dhe të besimit të krishterë (ortodoks dhe katolik). Këto komunitete dallohen për mirëkuptim të përhershëm midis tyre. 65
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit i praktikuar që në kohë të lashta, me vizita të lokaliteteve, qendrave të kultit dhe festave fetare. Ai luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e turistëve vendas dhe atyre të huaj. Objektet e kultit Në Shqipëri pavarësisht nga dëmtimet që kanë pësuar gjatë viteve të komunizmit, ato sot mirëmbahen dhe janë bërë objekte të rëndësishme të lëvizjes turistike. Këtu përfshihen objekte të të gjitha besimeve. Xhamia Ethem Beut, Tiranë  Kisha e Shën Triadhës, Berat  Manastiri dhe kisha e Shën Marisë, Apoloni, Fier Ndër objektet më të rëndësishme të kultit në vendin tonë do të përmendim: Xhamia e Ethem Beut ndërtuar nga viti 1791-1821 e pasur me piktura murale, Xhamia e Kavajës 1835-1838 e cila njihet me emrin “Kubelije”, Manastiri i Shën Mërisë së Apolonisë, Manastiri i Ardenicës, ku sipas një gojëdhëne këtu është celebruar martesa e Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1451. Xhamia e Muradies në Vlorë e vitit 1540, Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit e shekullit XIII Kisha e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit, Xhamia e Plumbit në Shkodër e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushatlliu në vitin 1773 etj. Një pjesë e objekteve të kultit janë qendra pelegrinazhi të preferuara në ditë festash fetare e vizitohen nga qindra besimtarë. Këto objekte duhet të përfshihen në guidat turistike, sidomos në lëvizjet turistike me karakter kulturor pjesë e së cilës konsiderohet turizmi fetar. Folklori Në mjaft vende janë zbuluar shumë tradita kombëtare si në veshje, instrumente këngë etj. Prandaj për ofertën turistike shqiptare është moment i rëndësishëm 66
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë atraktiv organizimi i manifestimeve folklorike, ku të prezantohet fondi i pasurive folklorike dhe forma tradicionale të jetës dhe veprimtarisë së tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vlerësimit të tyre ndikon në ruajtjen e folklorit, kultivimin dhe ngritjen e shkallës artistike të tyre. Vendi ynë trashëgon dhe kultivon në gjirin e tij një thesar të pasur e të bukur folklorik ku pasqyrohen, kultura materiale e shpirtërore dhe ndjenja fisnike. Veshja e shqiptarëve ndryshon sipas krahinave, kushteve të punës, moshës, seksit etj. Deri në kohë të vona veshjet kanë qenë të përgatitura nga gratë fshatare, ndërsa disa elemente nga mjeshtër shëtitës ose zejtarë të qyteteve. Veshja tradicionale e burrave ka qenë veshja me fustanellë, veshja me tirq, veshja me këmishë të gjerë e dollomà, me poture dhe me brekushe. Për gratë tipat më të përhapur të veshjeve kanë qenë: me këmishë të gjerë, veshja me xhubletë (veshje e origjinale me tipare arkaike); me këmishë të gjatë dhe xhokë, veshje me këmishë të gjatë e dy futa; me mbështjellëse, me brekushe etj. Çdo krahinë ka veshjen e saj karakteristike me zbukurime dhe ngjyra të veçanta. Është e vërtetë që kostumet popullore dhe orenditë e traditës, nën ndikimin e jetës moderne, janë zhdukur nga përdorimi i përditshëm, por ato mund të shihen në tërë bukurinë dhe finesën e tyre artistike në manifestimet folklorike, festive, ditë të shënuara, muze etnografike etj. Turizmi mund të bëhet një faktor aktiv për prezantimin e tyre. Sipas studiuesve veshjet tradicionale dallohen për bukurinë dhe për origjinalitetin. Ato janë 140 lloje të veçanta dhe në disa krahina të pasura me to ka një veshje për 5000 banorë. I mahnitur nga mjeshtëria dhe niveli i lartë artistik i veshjeve shqiptare lordi Bajron i pati bërë dhuratë motrës një veshje nuseje nga fshati Nokovë, me rastin e martesës. 67
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Muzika në Shqipëri ka lindur që në antikitet. Dëshmitë e para të krijimtarisë muzikore shfaqen tek ilirët, të cilët e zhvilluan muzikën në të gjitha drejtimet që njohu koha. Ajo ishte e lidhur me vallen, fjalën dhe lojën instrumentale dhe ka pasur një larmi ritmesh e instrumentesh, mjaft prej të cilave kanë vazhdimësi deri në folklorin e sotëm shqiptar. Tematika e këngëve ilire trajtonte luftën, vdekjen, punën, dasmën, dashurinë etj. Muzika vokale ka një përdorim të dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional duke përbërë një specifikë kombëtare. Vlera e valleve folklorike përqendrohet në kompozicionet e tyre, të cilat shpesh vijnë nga lashtësia dhe janë të preferuara nga turistët. Këngët e krahinave të ndryshme, një pjesë e të cilave janë po aq të lashta sa dhe populli ynë, përbëjnë perla të vërteta të artit popullor. Një pjesë e tyre këndohen me iso ndërsa një pjesë tjetër të shoqëruara me instrumente muzikore si: fyelli, defi, sazja, gajdja, çiftelia etj. Vallja labe, çame, vallja e shpatave etj. Shpesh të emërtuara sipas figurave historike, të entuziazmojnë me ritmin dhe lëvizjet e gjalla. Traditat dhe zakonet Trashëgimia kulturore shqiptare, materiale dhe shpirtërore, brenda njësisë së saj, paraqitet shumë e pasur dhe e larmishme. Doket dhe zakonet e shqiptarëve kanë sjellë një sërë veçorish dalluese, ndër më të njohurat janë besa, bujaria dhe mikpritja. Këto virtyte, të trashëguara në breza i kanë karakterizuar gjithmonë shqiptarët dhe janë pjesë e traditës shqiptare. Zakonet dhe traditat janë kthyer në rregulla dhe norma të detyrueshme duke u transmetuar nga një brez në tjetrin. E gjithë jeta dhe veprimtaria njerëzore mbështetej në to dhe forca e tyre e kalonte forcën e ligjit. Respektimi dhe festimi i ditëve të shënuara të cilat lidhen me momente të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë është kthyer në një traditë që respektohet nga të gjithë. Një pjesë e tyre kanë rëndësi kombëtare dhe një pjesë tjetër janë të rëndësishme për krahina apo zona të veçanta. Të tilla përmendim festat fetare si 25 Dhjetori, 6 Janari (uji i bekuar) festa e Bajramit, e Ashures, Sulltan Nevruzit, Pashkët etj., ndërsa festa të lidhura me aktivitetet e veprimtaritë përmendim: festën e luleve, qethjes së bagëtisë dhe mbjelljeve. Pavarësisht nga ndërprerja e disa aktiviteteve, ka një traditë të mirë manifestimesh artistike, folklorike dhe fizkulturore-sportive që duhet të përtërihen dhe si nevojë e kërkesave plotësuese turistike. 68
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Turistët janë të interesuar për to dhe marrin pjesë gjallërisht së bashku me popullsinë vendase, prandaj është e rëndësishme që në lëvizjen turistike të përfshihen këto festa si një pjesë e rëndësishme e ofertës kulturore të Shqipërisë. Pyetje dhe detyra  Ç’kuptoni me motive etnosocial kulturore e ç’vend zënë ato në lëvizjen turistike?  Shprehni mendimin tuaj mbi rëndësinë e tyre në turizëm.  Përgatitni një material me shkrim mbi këngët, vallet, zakonet, traditat, veshjet e krahinës tuaj. LEXIM SHTESË Vallja e shpatave Këtë valle e gjejmë sot në Malësinë e Madhe. Është një valle që luhet me shpata dhe pa shoqërim muzikor. Pikërisht mungesa e plotë e shoqërimit muzikor, flet për vjetërsinë e kësaj valleje që paraqitet përpara shikuesve si një monument i gjallë i apoteozës së trimërisë. Valle të tilla të heshtura janë shumë të pakta në botë. Megjithatë nëse mungon muzika, në këtë valle ekziston një ritëm i brendshëm të cilin interpretuesit e respektojnë dhe e gjallërojnë me hapat e tyre ritmikë. Vallja mbështetet e gjitha mbi improvizimin e valltarëve, të cilët janë tre, dy luftëtarët dhe gruaja. Vallja fillon me paraqitjen e dy luftëtarëve kreshnikë te vërtetë. Secili prej tyre paraqet forcën e tij me të thirrura, por pa shqiptuar asnjë fjalë. Duket qartë se në këtë mënyrë ata duan të çarmatosin kundërshtarin psikologjikisht. Me shpatën e ngritur lart,luftëtarët me hapa të gjerë, me lëvizje vertikale i rrinë qark njëri-tjetrit. As njëri as tjetri nuk përdorin dinakërinë, pabesinë por i dalin kundërshtarit ballas. Kjo arin në një çast,kur valltarët bëjnë me këmbën e tyre gjestin e kalit kur çukërmon tokën i tërbuar nga furia. Sidoqoftë pikërisht, kur dyluftimi duket se ka arritur kulmin, ndërhyn gruaja, ndalon luftimin dhe dy kreshnikët kthehen e bëhen prapë miq. 69
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Vallja e shpatave është një valle, e cila na vjen nga koha e kreshnikëve Mujit dhe Halilit, diku aty nga shekulli X apo XI. 7 Prodhimet artizanale të Shqipërisë si formë e tregtisë turistike Historiku i artizanatit shqiptar Populli shqiptar ka trashëguar një art popullor të pasur dhe të larmishëm me arritje të shquara, sidomos në disa fusha, si qeramika, përpunimi i gurit e i drurit, tekstilet e qëndisjet popullore, punimi i metaleve (hekurit, argjendit) etj. Një pjesë e madhe e këtyre punimeve kanë dalë nga duart e mjeshtërve popullorë, të cilët në përgjithësi kanë mbetur anonimë. Punimet e artizanatit vijnë që nga lashtësia dhe këtë e vërteton arkeologjia, e cila na ofron punime në qeramikë, punime prej metali si: byzylykë, pafta etj. Periudhës së metaleve i takojnë poçe të vogla sferike me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Po kështu janë edhe disa punime të tasave e filxhanëve me ngjyra të rralla. Në periudhën e feudalizmit kemi dy degë të arteve të zbatuara popullore, punën artistike shtëpiake për nevojat vetjake dhe zejtarinë artistike të ushtruar nga mjeshtër popullorë. Puna artistike shtëpiake dallohej për objektet e drunjta të cilat përdoren si orendi shtëpiake: furkat, djepet, arkat, tasat, magjet etj. Këto objekte plotësojnë nevoja të ndryshme por njëkohësisht ato janë të shoqëruara me zbukurime të ndryshme. Puna e mjeshtërve profesionistë ishte një punë artistike e destinuar për t’u shitur. Të tillë përmendim mjeshtrit argjendarë, qëndistarët, rrobaqepësit etj. Me kohë u vu re një diferencim në punimet e mjeshtërve, veshjet e të pasurve ishin prej materiali të kushtueshëm e të ngarkuara me zbukurime të shumta, ndërsa ato për pjesën tjetër të popullsisë ishin modeste. Gjatë kësaj kohe (shek XVII-XIX) vend të rëndësishëm zënë punimet në ndërtesat e kultit, në argjendarinë fetare, ku simbolika fetare zë një vend me rëndësi. 70
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Në periudhën e kapitalizmi u krijuan kushte të vështira për artin popullor, kjo për shkak të konkurrencës, gjë që çoi në rënien e tij. Prodhimet e industrisë kapitaliste zëvendësuan prodhimet e zejtarëve popullorë. Në vitet e pasluftës dhe me krijimin e disa ndërmarrjeve artistike të profileve të ndryshme, prodhimi artizanal mori zhvillim, ndërsa punimet e artizanatit fshatar erdhën duke u pakësuar. Arti popullor ka qene kurdoherë një nga armët kryesore me të cilën populli ynë është përpjekur t’i bëjë qëndresë kulturës së pushtuesve të huaj, të cilët nuk arritën të zhdukin traditat, kulturën dhe gjuhën tonë. Si e vetmja traditë artistike me vazhdimësi, arti popullor ka luajtur një rol të veçantë në historinë e kulturës sonë artistike. Ky art dallohet për karakterin e tij të spikatur. Zbukurimet kanë pasur për qëllim krijimin e vlerave artistike, por në fund të fundit objekte te punuara kanë pasur qëllim praktik. Karakteri kolektiv dhe improvizues ka qenë një tjetër tipar i rëndësishëm. Ç`do punim mbështetet në traditën duke respektuar trashëgiminë në punim, por duke futur në të njëjtën kohë elemente improvizuese-krijuese. Shpesh punimet kanë karakter krahinor duke evidentuar zona të veçanta me punimet e tyre karakteristike. Punimet e qilimave të Korçës, e Kosovës, punimet e mëndafshit të Shkodrës, tekstilet e Zadrimës etj. . . Arti popullor dallohet për teknikën e zbukurimit të objekteve, për kombinimin e ngjyrave, për motivet e përdorura e veçoritë e kompozimit. Kjo e bën artin popullor shqiptar te veçantë e të dallueshëm nga ai i popujve të tjerë. Llojet kryesore të artizanatit në Shqipëri Punimet me metal Këto punime janë realizuar nëpërmjet rrahjes, derdhjes e skalitjes. Ato janë zhvilluar mjaft 3-4 shekujt e fundit. Ndër punimet e bakrit përmendim: kusitë e vogla, tepsitë, sinitë, ibrikët e ujit, xhezvet etj. Një pjesë e tyre bënin pjesë në pajën e çdo vajze që martohej, sidomos në qytetet më të zhvilluara të kohës si: Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni etj 71
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Punimet me dru Këto punime zënë një vend të rëndësishëm në artin popullor. Lulëzimi i kësaj mjeshtërie i detyrohet edhe gjetjes më lehtë të lëndës së parë. Ndër punimet më të thjeshta prej druri përmendim: furkat, djepat, lahutat, arkat etj. Këto punime shoqëroheshin me motive gjeometrike. Në shekujt XVII dhe XIX punimi i drurit në mënyrë artistike mori një zhvillim të madh duke karakterizuar si banesat fshatare ashtu dhe ato qytetare. Punime të kësaj periudhe janë: dollapë muri, dritare, tavane, punime të karakterit fetar që zbukuronin objektet e kultit. Në Shqipërinë e Mesme ishte zhvilluar punimi i drurit me çark për të prodhuar pipa, lugë, kostume etj. Punimet me gur Këto lloj punimesh janë të përdorimit shtëpiak, por janë edhe më gjerë. Të tilla punime janë: korniza portash, oxhaqet e dhomave të zjarrit, punimet e varreve etj. Guri është përdorur në banesat e Mirditës, Mokrës, dhe në disa fshatra të Korçës. Motivet e zbukurimit janë të ngjashme me ato të përdorura në punimet me dru. Punimet me baltë (qeramika) Punime të këtij lloji përbëjnë një nga mjeshtëritë më të lashta, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore. Të tilla punime përmendim: poçet e Gojanit (Mirditë), Farkës(Tiranë), Kavajës, Durrësit. Punime në baltë Këto lloj punimesh dallohen për repertorin e pasur dhe format harmonike e të shoqëruara me zbukurime të thjeshta. Punimet e tekstilit Në këtë fushë aftësitë e mjeshtërve dallohen më shumë se në fushat e tjera, me një variant të madh formash, ngjyrash e motivesh. Për tekstilet e leshit përmendim Hasin, Korçën, Labërinë, ndërsa për prodhimet e pambukut përmendim: Shkodrën, Prizrenin, Tiranën, Myzeqenë etj. Për pëlhurat e mëndafshit: Tiranën, Elbasanin, Shkodrën, Prizrenin etj. Motivet e përdorura janë motivet gjeometrike, apo motivet bimore. Në këto punime vihet re kujdesi në kombinimin e ngjyrave. 72
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Qëndisjet, dantellat dhe thurjet Këto punime kanë qenë të përhapura në të gjitha krahinat e Shqipërisë, në fshat e në qytet dhe në përgjithësi kanë pasur karakter dekorativ, zbukurues, por nuk përjashtohet edhe karakteri i tyre funksional. Një pjesë e këtyre punimeve janë vepra të duarve të njerëzve të thjeshtë, ndërsa një pjesë tjetër janë punime të mjeshtërve profesionistë. Ato janë zbukurime të veshjeve të kushtueshme të bëra me art të lartë e teknikë të hollë. Përmendim qëndisjet në xhubletë, në këmishët e grave, në shamitë etj, të cilat qëndiseshin me ngjyra të ndryshme dhe dalloheshin për veçoritë krahinore. Dantellat në të shumtën e rasteve zbukuronin mjediset e shtëpisë ose veshjet, ndërsa punimet e thurura shërbenin si veshje apo si shtroje. Punimet e argjendit Ky punim mori zhvillim në shek. XVII-XVIII. Argjendaritë e kohës punonin për institucionet fetare apo stoli, gota, pjatanca, shandanë etj. Mjeshtrit elbasanas dallohen për punimet e tyre. Punimet me filigran ishin specialitet i mjeshtërve argjendarë të veriut (Shkodër, Prizren, Pejë). Këto punime kërkojnë mjeshtëri të lartë artistike. Ato dallohen nga rregullsia e lëvizjes së fillit të argjendit e janë punime të një cilësie të lartë. Sixhadetë dhe qilimat Në këto punime bie në sy larmia e motiveve dhe kombinimi i ngjyrave. Një pjesë e motiveve janë vendase, por ka dhe motive të huazuara. Ngjyra e kuqe dhe e zeza janë shumë të përdorura, sidomos kjo duket në motivet vendase. Në veçanti sixhadetë dhe qilimat e Lumës (Kukës) janë shumë të njohura dhe të kërkuara nga tregu. Po ashtu dhe të Krujës, ku ende sot ruhet kjo traditë në punishtet e Pazarit të vjetër; qilimat e Tiranës, të Korçës etj. 73
  • KREU III: Oferta gjeografike-kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit Prodhimet artizanale dhe të turizmi Shumë vizitorë kanë kaluar në trevat tona dhe këto kanë qenë shenjat e para të vlerësimit të vendit tonë prej të huajve. Në mjaft qytete shqiptare si Prizreni, Shkodra, Durrësi, Berati të cilat dalloheshin për punimet në argjendari, sixhade, qilima, punime në dru, bakër e kashtë, bëheshin gjëra aq të bukura, sa që edhe pse ishin të pakët të huaj që vizitonin Shqipërinë në shekujt XVIII-XIX, i blinin ato ose i merrnin si dhuratë. Në këto qytete, ku zejtaria kishte marrë një zhvillim të kënaqshëm, u ngritën dhe hanet (hotelet e asaj kohe) si dhe tregjet ku zejtarët nëpërmjet dyqaneve shisnin mallin e tyre. Vlerat artizanale u rritën, kur njerëzit që e punonin atë, arritën të pasqyrojnë jetën e tyre në vendin ku jetonin. Dhe kjo pasqyrohet në veshjet, në punimet me dru, metal, argjend etj. Pazaret fillojnë të pasurohen me këto punime dhe të huaj të shumtë vizitojnë vendin tonë. Punimet e artizanatit kishin vlera të pallogaritshme për një vend të vogël si vendi ynë. Duke qenë pasqyrë e jetës dhe shpirtit të popullit, që merr formë nga duart e mjeshtërve artizanë, punimi artizan tërheq si magnet vëmendjen e vizitorëve të huaj, të cilët janë të apasionuar pas këtyre punimeve. Si pjesë e rëndësishme e ofertës turistike, punimet artizanale luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit duke ndikuar në ekonominë, njohjen e vendit, të traditës dhe kulturës së tij. Por që të arrihet kjo duhet që këto punime të ruhen, të trashëgohen, të ekspozohen dhe t’i bëhen të njohura botës. Pazari i qytetit të Krujës është shembulli më i mirë në këtë drejtim. Në të gjenden shumë punishte, ku mjeshtërit vendas punojnë, ekspozojnë dhe shesin punimet e tyre duke tërhequr çdo vit me qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Një pjesë e mjeshtërve vendas kanë arritur të ekspozojnë punimet e tyre jashtë Shqipërisë duke konkurruar me sukses me punimet e huaja. Shumë prej tyre janë vlerësuar me çmime të rëndësishme në panaire apo konkurse ndërkombëtare. Në Shqipëri është traditë që zeja trashëgohet brenda gjirit të familjes, brenda fshatit apo krahinës duke krijuar punime të një mjeshtërie të lartë. Kjo i bën ato të kërkuara nga të apasionuarit e punimeve të dorës. Megjithatë kujdesi për këto punime nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe një pjesë e tyre kanë përfunduar në tregjet e lira, të pakontrolluara brenda ose jashtë vendit edhe pse kanë vlera të mëdha kombëtare. 74
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Si përfundim themi se ruajta e trashëgimisë popullore në punimet artizanale duhet të jetë në qendër të politikave turistike, shtetërore apo private, sepse këto punime përbëjnë vlera me rëndësi historike, ekonomike dhe turistike. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë punimet kryesore të artizanatit në vendin tonë?Jepni shembuj.  Cilat janë trevat kryesore të ushtrimit dhe karakteristikat e tyre?  Ku qëndron lidhja midis prodhimit artizanal dhe turizmit?  Cili është punimi artizanal më i rëndësishëm i zonës suaj dhe ç’dini për të? LEXIM SHTESË Biznesi artizanal i Parkut kombëtar të Butrintit Të huajt i thonë “kasolle” si vendasit, por ajo nuk është gjë tjetër veçse një dyqan veror prej kashte. Aty mund të gjesh prodhime artizanale shqiptare prej druri, porcelani, qilima, madje edhe produkte të fshatrave përreth si mjalti i Xarës. Askund më mirë se në një mjedis të brendshëm të qytetit antik nuk mund të bëhej kjo. Këtu edhe i thuhet “WELCOME” në një mënyrë të kulturuar turistit e vizitorit, njëherësh që ndjehet komod edhe shitësi i këtyre produkteve. Vendi i ekspozimit dhe tregtimit të suvenireve të rralla nuk është më shumë se disa këmbëmbajtës pa mure anësore dhe me një çati që krijon mjedisin “fshataresk” në natyrën e prodhimeve artizanale që turisti gjen atje. Produktet Zeje dekorative, punime leshi, mjaltë e çaj mali. Në barakën e drunjtë në Butrint, ku shiten suvenire nga vendi, gjenden libra, që përfaqësojnë botimet më të fundit të Parkut të Butrintit, apo punë në qeramike, që në miniaturë i përafrojnë me pasurinë e qytetit antik. Ndër punimet e artizanatit bien në sy punimet e leshit, si çorape e breza mesi, veshje karakteristike shqiptare e deri edhe qilima karakteristike, apo çanta krahu me simbolin e parkut kombëtar të Butrintit. Blerësit më të mirë janë turistët e veçuar dhe jo ata që vijnë në grupe dhe gjatë stinës së verës mesatarisht për çdo ditë behet 20 mijë lekë xhiro në këtë dyqanin-kasolle. Ato që preferohen më shumë janë çantat me lulen karakteristike të Butrintit ndërkohë që gurët e dekoruar kanë zgjuar kuriozitetin e të huajve, madje janë jo pak edhe ata që duan të provojnë mjaltin e këtyre anëve. 75
  • KREU IV HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI Kreu IV sintetizon historikun e zhvillimit të turizmit shqiptar, ecurinë e tij në vite, etapat nëpër të cilat është zhvilluar ai dhe karakteristikat e çdo etape. Materiali i këtij kreu shoqërohet me të dhëna statistikore mbi numrin e turistëve të huaj në vite, si dhe me drejtimet e ardhjes së tyre. Duke përcaktuar llojet e turizmit me mundësi më të mëdha zhvillimi argumentohen Hapja e Shqipërisë, pjesëmarrja dhe anëtarësimi në strukturat dhe organizmat europianë e botërorë i ofron vendit tonë mundësinë për integrim edhe nëpërmjet turizmit, si një urë bashkëpunimi mes popujve. Objektivat:  Shpjegimi i historikut të zhvillimit të turizmit në Shqipëri sipas periudhave.  Analiza e motiveve të lëvizjes turistike në Shqipëri.  Interpretimi i kushteve të reja që u krijuan në Shqipëri pas viteve`90 (shek. XX). 76
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Turizmi në Shqipëri deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Turizmi shihet kudo si një veprimtari me zhvillim masiv dhe me efektivitet të lartë ekonomik. Në botë ekzistojnë sot forma dhe modele të ndryshme zhvillimi të tregut turistik me përparësitë dhe mangësitë e veta, por që në tërësi kristalizojnë politika të veçanta për drejtimin e kësaj dege te rëndësishme ekonomike. Ndonëse në Shqipëri ekzistojnë të gjitha premisat për një turizëm të zhvilluar, vlerësuar si degë me përparësi për zhvillimin ekonomik të vendit, nuk mund të themi se ai është në lartësinë dhe nivelin që kërkon koha. Fakti i të qenit vend mesdhetar nuk i ka mjaftuar Shqipërisë që të radhitet midis vendeve të tjera mesdhetare me turizëm të zhvilluar. Faktorë të ndryshëm ekonomikë, shoqërorë e politikë nuk kanë lejuar një zhvillim te tillë. Shumë vizitorë kanë kaluar në trevat tona dhe këto kanë qenë shenjat e para të vlerësimit të bukurive të vendit tonë nga të huajt e shumtë. Të ardhurit tregonin interes për bukuritë e natyrës, për punimet e artizanatit, për objektet e antikitetit, të cilat dëshmonin për lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës dhe të historisë së tij. Megjithatë këto fakte nuk shërbejnë si dëshmi të zhvillimit të turizmit. Zhvillimi i turizmit shqiptar ka si pikënisje krijimin në vitin 1929 të klubit turistik automobilistik mbretëror (KTAM) ku motivi kryesor ishte përcaktuar vizita për qëllime biznesi apo lëvizje të karakterit transit. Oferta turistike shqiptare e kësaj periudhe përfaqësohej nga 13 vende pushimi dhe 27 hotele, 3 prej tyre ndodheshin në plazhin e Durrësit. Gjithashtu kishte edhe 15 vila me kapacitet prej 73 dhomash dhe qëndrim kurativ në llixhat e Elbasanit me një kapacitet prej 200 vendesh fjetjeje. Në këtë kuadër kanë zënë gjithmonë vend të veçantë zona të tilla si ajo e plazhit të Durrësit dhe Pogradecit, vende klimaterike të Korçës dhe Sarandës, qendrat e kurimit të Krujës dhe të Elbasanit. Gjithashtu në Shqipëri ka edhe ndonjë hotel turistik si p.sh. “Dajti” në Tiranë, një dnër hotelet me komode të vendit, i cili është ndërtuar në periudhën para 77
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri Luftës së Dytë Botërore me stilin italian. vitit 1944  Sipas statistikave të viteve të para luftës rezulton që kërkesa e vizitorëve të huaj (numri i hyrje-daljeve) në atë periudhë është sa 1-1,5% e numrit të popullsisë së vendit, shifër e madhe nëse kemi parasysh nivelin e ulët të komfortit dhe shërbimeve që ofronin strukturat akomoduese të asaj kohe. Fluksi i vizitorëve të huaj ishte kryesisht nga vendet fqinjë apo europiane si Italia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Austria etj. Pavarësisht nga kushtet jo të favorshme dhe infrastruktura turistike e pazhvilluar, edhe në atë kohë Shqipëria përbënte një vend me interes për t’u vizituar nga te huajt. Pozicioni i favorshëm, klima e përshtatshme dhe historiku i Shqipërisë do të tërhiqnin turistët e huaj dhe në këtë periudhë, por që për shkak të vështirësive ishin kryesisht nga vendet e Europës dhe pak nga kontinentet e tjera. Megjithatë ky turizëm ka qenë pothuaj në të njëjtin nivel dhe standard zhvillimi me atë të vendeve të tjera të rajonit me të kaluarën historike pothuaj të ngjashme. Pyetje dhe detyra  Cila është historia e turizmit shqiptar?  Shpjegoni strukturat turistike që përfaqësojnë fillimet e zhvillimit të turizmit.  Cilat janë vendet dhe zonat kryesore turistike të kësaj periudhe? Ilustrojeni me shembuj. 2 Periudha 1945-1990 dhe vendi i turizmit në të Me mbarimin e luftës dhe krijimin e kushteve të reja ekonomike në vend u krijuan premisa shumë të mira për zhvillimin e turizmit. Megjithatë zhvillimi i turizmit fatkeqësisht në sistemin socialist, me politikën e izolimit dhe rregullat e ngurta e 78
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë penguan atë. Por edhe gjatë kësaj periudhe vërehet një ardhje e turisteve të huaj në vendin tonë, kryesisht turistë nga vende të Europës Lindore, me të cilat Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike deri në vitet ‘60 (shek. XX). Në këtë lëvizje u përfshinë punëtorë, nëpunës e specialistë të këtyre vendeve, të cilët duke qëndruar në Shqipëri kishin kërkesa në fundjavë apo edhe në ditë të veçanta siç janë ditët e festave, për kalimin e pushimeve të tyre. Një fluks më i madh turistik në vendin tonë sidomos nga vendet e ish BRSS u vu re pas mbledhjes së KNER-it në maj 1959 në Tiranë dhe pas vizitës se Hrushovit në Shqipëri. Në këtë kuadër u mendua që Shqipëria të luante rolin e qendrës turistike për vendet e KNER-it, si rezultat i së cilës u zgjerua plazhi i Durrësit si qendra kryesore e pushime në Shqipëri. Kabinat e para të thjeshta të plazhit që u ndërtuan pranë vilave të mëparshme, funksionuan deri ne vitet ’90 (shek. XX). Deri në vitin 1990 i vetmi hotel ndërkombëtar që mund të përdorej nga turistët e huaj edhe për banja dielli, ishte hoteli “Adriatik” në Durrës, i cili u vu në funksionim në vitin 1958. Kjo lëvizje turistike u paralizua plotësisht edhe me vendet e Europës Lindore dhe ish-BRSS-së, kur Shqipëria doli nga KNER-i. , Durrës, në vitin 1988 , Durrës, 2012  Për turistët e vendeve të Europës Perëndimore, Shqipëria gjatë gjithë periudhës 1960-1990 do të hapej me mjaft ngurrim, por trajtimi i turizmit si degë kryesore ekonomike u bë i pamundur ashtu siç ishte në vendet e tjera mesdhetare. Monopolin në fushën e turizmit do ta ushtronte vetëm shteti. Turizmi u kufizua si nga ana cilësore ashtu dhe nga ana sasiore, pasi u cilësua si sektor ideologjik dhe propagandistik dhe jo si një sektor i rëndësishëm ekonomik. Në vitin 1945 sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave, puna me turistët do të cilësohej si “Problem i përgjithshëm me rëndësi politike”. Gjithashtu dhe kontaktet e 79
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri shqiptarëve me të huajt ishin të padëshirueshme. Të gjithë këta faktorë dhe kjo gjendje në zhvillimin e turizmit përcaktuan format dhe llojet e lëvizjes turistike në Shqipëri. E vetmja formë e organizimit të turizmit ishte ajo e organizuar në grupe udhëtimi jo më pak se 20 pjesëmarrës dhe me program standard, ndërsa udhëtimet individuale dhe të organizuara nga vetë turistët e huaj asokohe ishin të ndaluara. Oferta turistike përfshinte nga qëndrimi për pushime në zonën e plazhit të Durrësit, deri në udhëtime të specializuara tematikisht me qëllime informimi. Zakonisht ndërthurej turizmi për banja dielli në plazhin e Durrësit me udhëtime disaditore në qytetet e Shqipërisë ose në vende të tjera turistike. Qytetet jugore e juglindore të vendit filluan të vizitoheshin nga turistët në mënyrë të organizuar mbas mbarimit të sezonit veror, ndërsa qytetet në veri më vonë. Në në fillim të viteve ’80 në Kukës, në mesin e viteve ’80 në Peshkopi, më 1990 në Bajram Curri shkuan turistët e parë të huaj. Ata planifikonin një itinerar udhëtimi që të kishin mundësi të vizitonin pothuajse çdo ditë një qytet të veçantë shqiptar. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se turizmi në përgjithësi në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së sundimit komunist njohu një zhvillim fare të vogël dhe mjaft të politizuar. Pyetje  Cilat janë karakteristikat e turizmit të periudhës para Luftës së Dytë Botërore?  Cilët faktorë kanë përcaktuar karakteristikat e turizmit para luftës së Dytë Botërore? 3 Kushtet e reja për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990 Me ndryshimet demokratike në vend pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë ndaj botës së jashtme, me kalimin nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut e tjerë, turizmi filloi të vlerësohet si një nga degët ekonomike të vendit me më shumë prospektivë e leverdi ekonomike. 80
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë U krijuan premisa politike për një zhvillim të shumëllojshëm të turizmit, jo vetëm të organizuar në grupe, por edhe në organizime të veçanta e private të turistëve. Fryma e re u pasqyrua edhe në qëndrimin ndaj turizmit duke krijuar kushte dhe mundësi për zhvillimin e tij me ritme të larta. Mund të themi se pas vitit 1990 u krijuan kushte të reja për zhvillimin e turizmit për arsyet e mëposhtme:  Rrëzimi i sistemit diktatorial dhe vendosja e sistemit demokratik.  Hapja e vendit pas izolimit të gjatë.  Kalimi i ekonomisë nga ajo e centralizuar në ekonomi tregu, duke krijuar mundësinë për nxitjen dhe zhvillimin e sektorit privat.  Vlerësimi i turizmit si një nga degët më me perspektivë të ekonomisë shqiptare.  Rigjallërimi i sektorëve të tjerë të ekonomisë të afërt me turizmin (tregtia, shërbimet, transporti, ndërtimet).  Heqja e vizave për Komunitetin Europian, Kanadez, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Lejimi i marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera.  Lejimi i kontakteve të lira midis shqiptarëve dhe të huajve.  Zhvillimi i infrastrukturës.  Dhënia e lejeve për ndërtimin e objekteve turistike.  Programet e qeverive dhe partive politike synonin zhvillimin e turizmit si një degë e mirëfilltë ekonomike etj. Duke trashëguar një nivel jo të kënaqshëm në zhvillimin e turizmit, në vitet e para pas 1990-s kapacitetet hoteliere të Shqipërisë ishin në një nivel jo të kënaqshëm. Deri në vitin 1992, në shkallë vendi kishte 32 hotele turistike, që administroheshin dhe drejtoheshin nga shteti nëpërmjet strukturës së tij, ndërmarrjes së “Albturizmit”. Këto hotele kishin rreth 3500 shtretër, nga të cilët një pjesë e vogël plotësonte kushtet për t’u klasifikuar si shtrat turistik i nivelit mesatar. Niveli i menaxhimit dhe shërbimit në këto struktura qe i ulët, po ashtu edhe furnizimi dhe shërbimi linte për të dëshiruar. Peshën kryesore të këtyre strukturave turistike e zinte Tirana dhe Durrësi. 81
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri Po t’u referohemi të dhënave të vitit 1993, rezulton një gjendje e kapaciteteve hoteliere të Tiranës sipas tabelës së mëposhtme. Vende ndenjje Hotel Dhoma Shtretër Restorant Bar-kafe Verandë Lulishte Dajti 71 112 310 270 50 100 Tirana 163 314 164 180 28 100 Arbëria 89 154 160 104 40 120 Arbana 86 211 130 120 80 60 Kapacitetet hoteliere të disa hoteleve kryesore të Tiranës Në 15 vitet e fundit turizmi në Shqipëri ka pasur një rritje. Turizmi është një nga degët që ka thithur investitorë të huaj seriozë duke futur për herë të parë në Shqipëri struktura turistike të nivelit ndërkombëtar. Të tilla janë tashmë: hotel “Tirana”, rikonstruksioni i të cilit përfshiu një investim prej 16 milionë dollarësh, kompleksi turistik “Mak Albania” në Linzë të Tiranës dhe Mali i Robit në Durrës me një vleftë prej 20 milionë dollarësh; hotel “Europa Park”, hotel “Sheraton” i vetmi me 5 yje po në Tiranë e disa dhjetëra hotele të tjera private.  Krahas këtyre investimeve të mëdha janë realizuar dhe shumë investime të tjera me përmasa më të vogla kudo në Shqipëri. Është pikërisht rritja e mëtejshme e këtyre investimeve si dhe ndihma që vjen nga organizmat e ndryshëm 82
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë ndërkombëtare (Banka Botërore, Komuniteti Europian etj.) shpresa e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit turistik në Shqipëri. Pas viteve të vrullshme të zhvillimit, turizmi pësoi një rënie të ndjeshme si pasojë e krizës në vitin 1997. Një faktor tjetër që ndikoi në rënien e turizmit shqiptar ishte dhe lufta në Kosovë. Megjithatë kjo periudhë e vështirë me pasojat e saj është kapërcyer dhe në ditët e sotme turizmi po zhvillohet me ritme të shpejta. Shqipëria me potencialet e saj në fushën e turizmit po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Krahas ristrukturimit të hoteleve ekzistuese, vazhdon ndërtimi i hoteleve të reja apo i fshatrave turistike, që po ngrihen me të njëjta ritme të zhvillimit të turizmit. Nga ky historik i shkurtër i zhvillimit të turizmit shqiptar arrijmë në këto përfundime: turizmi i paraçlirimit ka qenë pak i zhvilluar, në periudhën 19451990 zhvillimi i tij eci me ritme të ngadalta dhe pas vitit ’90 ritmet e rritjes qenë të larta, duke krijuar mundësi dhe perspektiva të zhvillimit elitar të turizmit në të ardhmen. Pyetje dhe detyrë  Shpjegoni kushtet e reja që u krijuan në Shqipëri për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990?  Përgatitni me shkrim një material rreth investimeve turistike në rajonin tuaj. LEXIM SHTESË Është një nga hotelet që plotëson standardet më të larta perëndimore. Shqipëria, megjithëse një vend i panjohur për turistët e huaj përmban shumë surpriza. Hotel Europa Park, një shtëpi në Tiranë. Edhe makinat janë të sigurta në parkingun e poshtëm që gjendet në hotel. Hoteli ka 107 dhoma dyshe, 10 suita me të gjitha mobilimet e nevojshme si: telefon, satelit TV, radio, dush, çdo gjë e nevojshme për përdorim të përditshëm. Hotel Europa Park gjithashtu ka 20 apartamente për një qëndrim relativisht të gjatë. Mikpritja shqiptare është diçka speciale. Veçanërisht e ngrohtë dhe mikpritëse në restorant “Apolonia”. Hotel Europa Park është një qendër internacionale biznesi. Vendimet e rëndësishme ekonomike merren në dhomat e konferencave. Disa kompani të rëndësishme europiane kanë zyrat e tyre në hotel Europa Park. 83
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri 4 Hapësira e prejardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri Me interes është analiza për prejardhjen e turistëve të huaj në Shqipëri. Në këtë aspekt shfaqet dukshëm varësia e turizmit nga politika e jashtme e Shqipërisë në periudhat të ndryshme. Veçori dalluese është se prejardhja e turistëve në vendin tonë deri në vitin 1990 ka ndjekur hap pas hapi ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e tjera të Europës e Botës. Kështu, deri në fillim të viteve ’60 (shek. XX), kur Shqipëria kishte marrëdhënie të mira me vendet e Europës Lindore, vërehet se thuajse të gjithë turistët e huaj qenë nga vende si: nga Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Bashkimi Sovjetik etj. Prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me këto vende solli si pasojë edhe uljen e numrit të turistëve të ardhur. Vendosja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Kinën bëri nga ana tjetër që për herë të parë në vendin tonë të vijnë turistë nga kontinenti aziatik. Ndërkohë që me prishjen e marrëdhënieve me vendet e Europës Lindore e më vonë me Kinën, në fund të viteve ‘70 e në fillim të viteve ’80 (shek. XX), vërehet rritje e peshës së turistëve të ardhur nga vendet e Europës Perëndimore e asaj Jugore. Kjo lidhet jo me përmirësimin e marrëdhënieve me këto vende, por me nevojat e Shqipërisë për të ardhura financiare pas një izolimi total të vendit që u shoqërua me vështirësi të gjendjes ekonomike. Kështu në vitin 1980 93.4% të turistëve të huaj e përbënin turistët nga Europa Perëndimore, e para së gjithash nga Austria, Franca dhe Suedia dhe 6.6% nga Europa Jugore (kryesisht nga Italia). Megjithatë nuk duhet harruar fakti se në total ky numër i turistëve të huaj ka qenë mjaft i ulët. Pas vitit 1980 vërehet një shtim i konsiderueshëm i turistëve të ardhur nga Europa Jugore e Juglindore, duke arritur në rreth 35% të numrit të përgjithshëm të turistëve të ardhur në Shqipëri. Ndërsa turistët e ardhur nga Europa Lindore vazhduan të zënë një peshë mjaft të vogël rreth 1.8% të numrit të përgjithshëm të 84
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë ardhur në Shqipëri. Peshën kryesore e zinin përsëri turistët e ardhur nga Europa Perëndimore. Në periudhën 1985-1990 është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri. Kështu në vitin 1990 u regjistruan 29.997 turistë të huaj të ardhur, ndërkohë që në vitin 1980 kishin ardhur vetëm 3.748 turistë. Arsyeja e kësaj rritje lidhet me interesin që ngjalli Shqipëria gjithnjë e më tepër te të huajt si një vend i panjohur. Edhe në këtë periudhë pjesa dërrmuese e turistëve të huaj të ardhur, ishte nga Europa (96.8% e tyre), e kryesisht nga Europa Jugore me 73.3% e numrit të tyre, ku dominonin të ardhurit nga Jugosllavia e Greqia, 18.7% e turistëve të ardhur nga Europa Perëndimore dhe vetëm 4.8% nga Europa Lindore. Gjithashtu është për t’u theksuar se në vitin 1990 në Shqipëri regjistrohen për herë të parë turistë të ardhur nga kontinenti amerikan (ShBA dhe Kanada) dhe pikërisht 401 turistë ose 1.3% e numrit të përgjithshëm e të ardhurve gjatë këtij viti. Po kështu vërehet dhe një rritje e numrit të turistëve të ardhur nga kontinenti aziatik, të cilët në vitin 1990 zinin 1.9% të numrit të përgjithshëm të turistëve të ardhur në Shqipëri këtë vit, pjesa dërrmuese e tyre kanë ardhur nga Turqia. Me hapjen e vendit, pas vitit 1990, vërehen ndryshime të ndjeshme në strukturën e turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës. Shtimi i konsiderueshëm i numrit të turistëve të huaj të ardhur, me mbi 45.000 në vitin 1993, shoqërohet me një shpërndarje gjeografike më të larmishme të vendeve të tyre të prejardhjes. Edhe pas vitit 1990 mbizotëroi ardhja e turistëve nga kontinenti europian me 88.2% të numrit të përgjithshëm dhe kjo kuptohet për shkak të afërsisë gjeografike. Por njëkohësisht vërehet edhe një shtim i numrit të turistëve të ardhur nga kontinenti amerikan, me 7.3% të numrit të përgjithshëm të tyre, nga kontinenti aziatik me 3.2% të këtij numri, si dhe nga kontinenti afrikan me 1.3%. Pra, origjina e turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri pas vitin 1990 përfshin tashmë gjithë rruzullin tokësor. Nga një analizë më e thelluar vërehet se nga Europa pjesën dërrmuese e zënë turistët e ardhur nga Europa Jugore me 63.6% e gjithë numrit të turistëve të ardhur nga Europa, ku dallohen para së gjithash të ardhurit nga Italia me 26.3% e nga Greqia me 19.6% të numrit të përgjithshëm të turistëve. Nga shtetet e Europës Perëndimore gjatë vitit 1990 në Shqipëri kanë ardhur 22% e numrit të përgjithshëm të turistëve të huaj, ku dominojnë ata të ardhur nga Franca, Anglia, Gjermania etj. 85
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri Për shtetet e Europës Lindore vërehet se numri i turistëve të ardhur në Shqipëri nga këto shtete zë një peshë specifike të vogël, vetëm 2.6% të numrit të përgjithshëm të turistëve të ardhur nga kontinenti europian, mjaft e ulët kjo në krahasim me vitin 1960 kur turistët e ardhur në Shqipëri nga Lindja zinin 97.9% të numrit të përgjithshëm të ardhur nga e gjithë Europa. Megjithatë duke e krahasuar me periudhën pas viteve ’60 (shek. XX) e deri ne fund të viteve ‘80 të atij shekulli, kur nga këto shtete nuk pati fare turistë të ardhur, vërehet shtim i rëndësishëm i numrit të tyre. Me ndryshimet politike në Shqipëri ndryshoi edhe struktura e prejardhjes së turistëve. Nga viti 1990 nuk ka më turistë të “preferuar”. Vërehet një rritje e interesimit nga ana e turistëve europiano-perëndimor të cilët janë kureshtarë për të parë Shqipërinë. Megjithatë vendin kryesor në turistët e ardhur e zënë turistët nga vendet fqinje, por një vend të madh zënë dhe turistët nga vendet e ndryshme të Europës, ShBA, Kanada, Australi etj. Pra, Shqipëria është e hapur për të gjithë dhe i mirëpret duke vënë në shërbim të tyre të gjithë potencialin e saj turistik. Pyetje dhe detyrë  Cilët faktorë kanë përcaktuar drejtimet e ardhjes së turistëve në Shqipëri në vite?  Cilat janë periudhat kryesore sipas drejtimit të ardhjes së turistëve të huaj? 5 Prirjet e popullit shqiptar për zhvillimin e turizmit Turizmi i brendshëm në Shqipëri është pak i zhvilluar. Zhvillimi i tij kushtëzohet nga mundësitë e pakta financiare të njerëzve për të marrë pjesë në mënyrë masive në të, si dhe nga infrastruktura turistike e kufizuar për të përballuar flukse të mëdha turistësh. Kjo lëvizje turistike është në formën e pushimeve dy javore gjatë periudhës së verës, si dhe në formën e lëvizjes turistike gjatë fundjavave. Deri në vitin 1990, lëvizja turistike e brendshme në Shqipëri ishte e kufizuar vetëm në 86
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë formën e të ashtuquajturave “leje vjetore”, e cila organizohej nga shteti në formën e shtëpive të pushimit sipas kategorive të ndryshme të shoqërisë, si: për pionierët, punëtorët, ushtarakët etj, ndërsa udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit ishin të ndaluara. Pas vitit 1990 u zgjerua edhe pjesëmarrja e shqiptarëve në lëvizjen turistike. Në këtë drejtim ndikoi përmirësimi i gjendjes financiare i shqiptarëve në krahasim me periudhat e mëparshme, po ashtu edhe zgjerimi i infrastrukturës turistike me objekte të shumta strehimi, ushqimi dhe argëtimi. Investimet kryesore në këtë fushë janë përqendruar si në qendra të mëdha ekonomike dhe administrative si Tirana, ashtu edhe në bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit. Kështu, përgjatë vijës bregdetare që nga Velipoja e deri në Sarandë janë bërë investime të financuara nga vetë pronarët kryesisht në motele dhe restorante, po kështu dhe në Tiranë. Rritja e numrit të hoteleve të ngritura në një periudhë katërvjeçare 1998 – 2001 është 2.3 herë, ndërsa gjatë vitit 2001 krahasuar me vitin 2000 është 31%. Po në këto ritme janë rritur edhe numri i dhomave dhe numri i shtretërve. Kjo jep prirjen në rritje të këtij sektori. Kjo ka bërë aktualisht mbi 90% e numrit të pushueseve në qendrat më të rëndësishme turistike të vendit të jenë turistë vendas. Vetëm në plazhin e Durrësit gjatë fundjavave në pikun e stinës verore përqendrohen mbi 100.000 pushues në ditë. Këtu ndikon edhe afërsia e këtij plazhi me qendrat më të rëndësishme qytetare (Tirana, Durrësi, Elbasani etj.) dhe mundësia e shqiptarëve për të lëvizur me makinat private. Përveç Durrësit është turistike e shumë qendrave të tjera që janë afër deteve e liqeneve si p.sh.: Vlora, Saranda, Himara, Pogradeci, Dhërmiu, Divjaka, Shëngjini, Velipoja. rritur Dur rës Pogr ad ec rëndësia Ve lip o jë 87
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri Gjithashtu vërehet gjallërim i lëvizjes turistike dhe në qendrat qytetare, sidomos në qytetet kryesore të vendit, të cilat kanë përmirësim të dukshëm të infrastrukturës së tyre të shërbimit dhe argëtimit. Për vitin 2001, 80% e turistëve që kanë shfrytëzuar hotelet janë vendas dhe 20% janë të huaj, ndërsa si net turistike 77% janë shfrytëzuar nga turistë vendas dhe 23% nga turistë të huaj. Mijëra pushues nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, sikurse dhe vizitorë të huaj, vizitojnë plazhet e Shqipërisë gjatë stinës së verës. Turizmi familjar ka pësuar një rritje të dukshme, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, pjesë e cila ka përgatitur veten për bum të turistëve në afate të gjata kohore. Me qindra hotele të vendosura kryesisht në Vlorë, Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh, Ksamil, Lukovë dhe Sarandë. Përgjatë bregdetit, ka rezultuar fakti se shtëpitë të cilat jepen me qira nga lokalistët kanë qenë të rezervuara shumë muaj më parë sezonit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe investimeve në turizmin familjar në bregdetin e Jonit. Lukovë Vlorë Pra, është i njohur fakti se mijëra shqiptarë dhe turistë të huaj kalojnë pushimet e tyre bashkë me familjet në zonat e bukura turistike të Rivierës Shqiptare. Por banorët e Himarës, që kanë akumuluar të ardhura të shumta nga turizmi, ende rezultojnë të pakënaqur nga mosshfrytëzimi i plazheve të tyre përpara muajit Qershor. Pushuesit nuk shkojnë ditët e para të qershorit, me gjithë motin e përshtatshëm. Në Rivierën Shqiptare frekuentimi është i shpërndarë kryesisht vetëm gjatë dy muajve, korrikut dhe gushtit, ndërsa për muajt e tjerë të ngrohtë preferohet plazhi i Durrësit, prandaj edhe gjatë sezonit të dimrit, çmimet e dhomave në njësitë akomoduese zbresin nga 1500 në 2000 lekë për natë, nga ato në verë. Rëndësi turistike për Shqipërinë paraqesin edhe disa qendra kurimi, të cilat kanë 88
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë të bëjnë kryesisht me burimet e ujërave termale (llixhat e Elbasanit, Peshkopisë, Fushë-Krujë, Leskovikut etj.) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si dhe me qendra klimaterike (Razma, Thethi, Dajti, Gjinari, Voskopoja, Dardha etj.), për shërimin e kryesisht të sëmundjeve që kanë të bëjnë me sistemin e frymëmarrjes. Megjithatë këto qendra kurimi ndodhen në kushte të vështira zhvillimi dhe akoma nuk mund të flitet për një lëvizje me karakter të mirëfilltë turistik në to.  Llixhat e Elbasanit Razma Voskopoja  Thethi Por, krahas lëvizjes së brendshme turistike, shqiptarët për herë të parë këto vitet e fundit po marrin gjithnjë e më tepër pjesë në lëvizjet turistike jashtë vendit. Me gjithë vështirësitë burokratike që hasen akoma në këtë drejtim për arsye të vizave, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve i kalojnë tashmë pushimet e tyre në vende të ndryshme të Europës dhe botës. Para së gjithash janë vendet fqinjë, si: Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, që tërheqin numrin më të madh të këtyre pushuesve nga Shqipëria, por edhe vende më të largëta, si: Turqia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, ShBA etj. Sipas të dhënave të Komitetit Kombëtar për Turizmin janë mesatarisht mbi 10000 shqiptarë që marrin pjesë çdo vit në lëvizjen turistike jashtë vendit, si për motive pushimi, ashtu edhe për motive biznesi. Plazhet e Turqisë janë bërë mjaft të preferuara për shqiptarët. Kjo se për lehtësitë e marrjes së vizave ashtu dhe për 89
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri çmimet e leverdishme duke pasur parasysh çmimet e larta në Shqipëri, ndërkohë që niveli e standardi i akomodimit në Turqi qëndron shumë më lart, se ai në Shqipëri. Pyetje dhe detyra  Cilat janë motivet e lëvizjes turistike brenda vendit ?  Cilat janë vendet turistike që preferohen nga shqiptarët ?  Cilat janë arsyet e rritjes së numrit të turistëve shqiptarë që kalojnë pushimet jashtë Shqipërisë ?  Merrni të dhëna nga një agjenci turistike mbi lëvizjen turistike të shqiptarëve vitin e kaluar. LEXIM SHTESË Roli i agjencive turistike në lëvizjen turistike të shqiptarëve Për rreth 12 vjet me dhjetëra-mijëra pushues dhe turistë shqiptar nga i gjithë vendi, kanë zgjedhur ATHS që ëndrrat e tyre ti bëjnë realitet. Duke ofruar një gamë të gjerë të pushimeve dhe udhëtimeve individuale dhe në grupe, me korrektesë, siguri dhe cilësi të lartë, si dhe me raportin optimal të cilësisë me çmimin është bërë në Shqipëri organizata dhe operatori më i preferuar nga pushuesit dhe turistët shqiptarë. Ajo është e para agjenci, ku me siglën ATHS për herë të parë shqiptarët kanë shkelur si turistë në Egjipt, Zagreb, Spanjë, Vjenë, ShBA, Hong Kong, Malajzi, Tajlandë, Tunizi. Duke filluar që nga 25 turistët e parë shqiptarë që pritën Vitin e Ri 1996 në Madrid, ajo ka organizuar çdo Vit të Ri, dërgimin e rreth 600 turistëve për çdo Vit të Ri, e ky numër ritet nga viti në vit. ATHS është e para agjenci që filloi dërgimin e turistëve shqiptarë për pushime verore në plazhet e Turqisë, Malit të Zi, Spanjës, ku çdo vit dërgohen rreth 4.000 vetë, dhe ky numër rritet nga viti në vit. Në vitin 2000 ajo filloi fluturimin parë në Shqipëri me Charter për pushime të organizuara në plazhet e Antalyas. Që nga krijimi e deri më sot ajo ka organizuar lëvizjen turistike të rreth 50.000 turistëve shqiptar. Dhe si kjo agjenci ka dhe shumë të tjera të cilat i ndihmojnë shqiptarët dhe të huajt të marrin pjesë në lëvizjen turistike brenda dhe jashtë vendit. 90
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 6 Motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri Kërkesa turistike si tërësia e turistëve realë e potencialë që frekuentojnë një destinacion turistik, tenton në kënaqjen e nevojave të tyre primare duke u bërë kështu një kërkesë produktesh ushqimore, kulturore, transportesh dhe shërbimesh. Me zhvillimin e turizmit janë krijuar forma të shumta të lëvizjes turistike, që përfshijnë qëllime të larmishme që synohet të realizohen gjatë lëvizjes turistike. Lëvizja turistike mund të ketë në vetvete disa motive, por zakonisht një motiv është kryesori. Për Shqipërinë këto motive janë zgjeruar ndjeshëm pas viteve 1990.  Motivi i njohjes: deri në vitin 1990 turistët e huaj vizitonin Shqipërinë vetëm nën motivin e thjeshtë të njohjes në tërësi të natyrës dhe historisë së vendit. Shqipëria, një vend i mbyllur, tërhiqte interesin e të huajve edhe për shkak të mbylljes së saj. Këto motive të pakta shoqëroheshin me ardhjen e një numri të vogël turistësh.  Motivi i punës, biznesit dhe shërbimit: pas vitit 1990 me hapjen e Shqipërisë motivet e lëvizjes turistike u shtuan, sepse ajo përbënte një mundësi të mirë për biznes e investime. Dhe pikërisht numri më i madh i turistëve të ardhur aktualisht motivohet me qëllim biznesi, pune dhe shërbimi. Këto motive janë të rëndësishme, sepse megjithëse udhëtimet për biznes janë më të shkurtra krahasuar me udhëtimet me qëllime pushimi, shpenzimet ditore janë të konsiderueshme, gjë që paraqet një rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen e këtij biznesi dhe ekonominë e vendit që i pret. Ky lloj turizmi përfshin qendrat dhe qytetet tregtare më të zhvilluara. Udhëtimi për qëllime biznesi ka një rritje të konsiderueshme këto vitet e fundit në botë që do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Në këto kushte ai duhet drejtuar me kujdes, i parë në lidhje me përdorimin e teknologjive të përparuara në komunikim, transport e shërbime. Vitet e fundit motivi i biznesit ka qenë shtytës i ardhjes në Shqipëri të grupeve biznesmenësh apo investitorësh privatë, gjë që lidhet me zhvillimin që mori sektori privat i ekonomisë në Shqipëri pas viti 1990 dhe me kapërcimin e pengesave të mëparshme burokratike mbi mundësitë e lëvizjes së turistëve të huaj në Shqipëri. 91
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri  Motivi vizitues kulturor ka shërbyer për rritjen nga viti në vit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ai përfshin veprimtaritë turistike në qytetet dhe qendrat historike muzeale dhe kulturore, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar të historisë dhe kulturës së vendit tonë. Në këtë drejtim ka ndikuar dhe përgatitja e guidave turistike; fletëpalosjeve, manuale të përgatitura me shumë kujdes nga struktura shtetërore apo private. Tirana  Kalaja e Gjirokastrës  Kalaja e Durrësit Për këtë duhet shtuar kujdesi dhe të bëhen investime për rikonstruksionin e tyre me qëllim që ato të jenë në lartësinë e tërheqjes së vëmendjes dhe të paraqitjes së vlerave të tyre të vërteta. Një pjesë e këtyre objekteve janë të dëmtuara, kanë ndryshuar destinacion, apo mungon “kompetenti” apo ciceroni siç jemi mësuar ti themi dhe në vend të tij gjejmë pronarin e lokalit më të afërt.  Motivi i aktiviteteve sportive-kulturore shoqërohet me pjesëmarrjen në aktivitetet kombëtare, rajonale apo më gjerë. Ai shoqërohet me ardhjen e një numri pjesëmarrësish të shoqëruar nga tifozeria të cilët në kohën e qëndrimit vizitojnë dhe qytetin ku zhvillohet aktiviteti. Ndonëse qëndrimi i tyre është i shkurtër (në disa raste disa orë) ata shpenzojnë shuma të mëdha për t’u argëtuar. Ditë feste në Tiranë Pallati i Kongreseve, Tiranë 92
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Duke qenë se aktivitetet zhvillohen si në zonat malore dhe ato bregdetare duhen shfrytëzuar rajone specifike me potenciale të konsiderueshme.  Motivi i pelegrinazhit (fetar) përbën një motiv të ri të lëvizjes turistike. Rihapja e institucioneve fetare dhe lejimi i ushtrimit të fesë është shoqëruar dhe me lëvizjen e shqiptarëve brenda vendit apo ardhjen e të huajve në Shqipëri. Në ditët e festave fetare apo në ditët e shënuara motivi fetar shërben për të vizituar vendet e shenjta, objekte kulti, për të marrë pjesë në ceremoni të ndryshme fetare. Prania e besimeve të shumta fetare në Shqipëri, festimi i të gjitha festave fetare nga shqiptarët ngjall interes dhe tërheq vëmendjen e të huajve, të cilët në përgjithësi janë nga vende të një besimi fetar.  Motivi i pushimit është një motiv i ri që shoqërohet me kalimin e pushimeve në vendin tonë të turistëve vendas apo të huaj. Pjesën kryesore në këtë drejtim e përbëjnë pushuesit vendas të cilët preferojnë plazhet e Adriatikut apo të Jonit, liqenin i Ohrit apo Shkodrës zonat malore etj. Por Shqipëria ende nuk është bërë vend i preferuar për kalimin e pushimeve nga të huajt. Kjo lidhet me gjendjen e vështirë të infrastrukturës së vendit dhe me konkurrencën e fqinjëve të cilët prej vitesh e kanë lidhur ekonominë e tyre me turizmin. Krijimi i kushteve optimale për zhvillimin e këtij turizmi do të krijojë mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të vendit. Onufri  Shiroka  Motivi kurativ lidhet me kalimin e një periudhe ditore ose mujore pranë qendrave kurative të shëndetit. Llixhat e Elbasanit, Leskovikut, Peshkopisë, Fushë-Krujës apo qëndrimin në vende kurative për shërimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes si Razma, Thethi, Dajti, Voskopoja etj. kanë vlera të mëdha kurative. Problemi qëndron në faktin se ato duhet të mirëmbahen dhe të bëhen të 93
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri njohura për të tërhequr vëmendjen e të huajve, se për momentin vizitohen vetëm nga vendas. Për të arritur objektivat e një tregu turistik të qëndrueshëm dhe të një turizmi cilësor, veçanërisht arritja dhe pozicionimi i tregut ndërkombëtar për pushime do të kërkojnë përqendrimin në zonat pilot me potencialin më të mirë turistik të nevojshëm. Situata aktuale dhe analiza e prirjeve në të ardhmen reflektojnë faktin se turizmi i biznesit dhe i konferencave do të përbëjë një segment veçanërisht në rajonin e Tiranës. Diferencimi kryesor në tipat e turizmit të zhvilluara në të ardhmen i përkasin ndarjes së turistëve për pushim dhe atyre për biznes. Por duhet theksuar se shtimi i motiveve turistike dhe i numrit të turistëve varet nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë në të ardhmen. Pyetje dhe detyra  Cilat janë motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri?  Ç’masa duhet të merren që për kalimi i pushimeve në Shqipëri të zë vendin kryesor në motivet turistike?  Cili është motivi më i rëndësishëm turistik në qytetin apo fshatin tuaj? Ilustrojeni me shembuj konkretë  Sa i shërben ai lëvizjes turistike? Ilustrojeni me shembuj. 7 Treguesit sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri Për një analizë të gjithanshme të turizmit janë të nevojshme të dhëna të ndryshme statistikore me anën e e të cilave bëhet e mundur të shikohet pesha që zë sektori turistik në jetën ekonomike e shoqërore të vendit. Analiza e treguesve të tillë si e numrit të turistëve të ardhur në vite e në periudha të caktuara, prejardhja e tyre, kohëqëndrimi, kapaciteti turistik në plotësimin e 94
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë nevojave të turistëve me strehim, ushqim, transport, të ardhurat nga ky sektor etj., ia rrit mjaft vlerat një studimi në fushën e turizmit. Për turizmin në vendin tonë këto të dhëna në mënyre të hollësishme mungojnë. Ekzistojnë vetëm disa të dhëna të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Statistikës, mbi bazën e të cilave mund të gjykojmë nga ana sasiore e cilësore mbi përmasat e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Duke qenë se qytetet shqiptare përbëjnë objektin kryesor të lëvizjes turistike në Shqipëri, mund të themi që këto të dhëna vlejnë edhe për të gjykuar mbi zhvillimin e turizmit qytetar tek ne deri më sot, e mbi këtë bazë mund të analizohet edhe e ardhmja e tij. Ardhja e turistëve të huaj në Shqipëri në vite të ndryshme ka qenë mjaft e ndryshme. Nga 280 turistë të ardhur në Shqipëri në vitin 1956, numri i tyre arrin në rreth 47 mijë turistë në vitin 1995. Pra, vërehet një rritje e konsiderueshme e numrit total të ardhur në vendin tonë. Megjithatë duke krahasuar këto shifra me ato të vendeve fqinjë mesdhetare vërehet që numri i turistëve të ardhur në Shqipëri është mjaftë i vogël. Kështu numri i përgjithshëm i turistëve të huaj të cilët kanë ardhur në Shqipëri në periudhën 1960-1990 përbën vetën 1.6% të turistëve të ardhur në Greqi apo në Jugosllavi vetëm gjatë vitit 1989. Në vitin 1980 në Shqipëri kishte më pak turistë se sa ndërmarrje turistike në Greqi. Megjithatë me fillimin e viteve ’90 (shek. XX) vërehet një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri. Në qendër të kësaj lëvizje më të madhe turistëve kanë qenë, si dhe më parë, qytetet shqiptare. Kjo lidhet edhe me faktin që itinerari i udhëtimit të turistëve ruajti pak a shumë atë të mëparshmin, pasi janë akoma këto qytete që mund të plotësojnë në një masë të pranueshme kërkesat e nevojat e turistëve. Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe totali i shpenzimeve të tyre në destinacionet shqiptare është shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera të Europës Juglindore, megjithatë raporti i ekspertëve të Bankës Botërore pohon se Shqipëria vitet e fundit po bën hapa përpara në këtë sektor. “Rritja për Shqipërinë është më e larta në të gjitha këto vende (Europës Juglindore) në pesë vitet e fundit. Kjo bëhet edhe më e qartë po të hedhim një vështrim te të ardhurat nga turizmi.” Industria e turizmit kërkon intensitet të fuqisë punëtore dhe përbën aktualisht një nga burimet kryesore të të ardhurave qeveritare. Për më tepër, ky sektor siguron 95
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri lidhje të konsiderueshme me sektorë të tjerë si ndërtimi, prodhimi i materialeve të ndërtimit, transporti, mobilet, bujqësia, sektori ushqimor dhe ai i suvenireve. Industria e turizmit mund të japë një kontribut të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe lehtësimin e varfërisë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare që janë me potencial të madh. Në fakt, numri i turistëve është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Ekspertët e Bankës Botërore kanë marrë parasysh shifrat e viteve të fundit: “Një numër total prej 155 422 turistësh e vizituan Shqipërinë gjatë 9 muajve të parë të vitit 2003, duke ardhur nga pika të ndryshme të kufirit.” Kjo përbënte një nivel 27% më të lartë sesa numri i turistëve për të njëjtën periudhë në 2002-shin. Ndërkohë që nuk kemi të dhëna për numrin e vendeve të punës në industrinë e turizmit, është e qartë se industria e turizmit mund të ndikojë ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës në Shqipëri, e cila ka një nivel të lartë papunësie. “Gjatë vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Turizmit numri total i hyrjeve (vizitorë dhe turistë) në territorin shqiptar arriti shifrën prej 370 mijë turistë ose 23% më shumë në krahasim me vitin 2003, kur numri i pushuesve ishte rreth 300.000.” Viti Totali i të huajve Numër netësh Mesatarja e qëndrimit Turistë ditorë 1956 280 3.660 12.9 - 1960 6.065 85.263 14.1 - 1965 1.203 5.719 4.8 - 1970 3.531 19.985 7.9 - 1980 3.748 39.491 10.5 - 1990 29.997 83.824 2.8 - 1991 12.892 21.536 1.7 17.000 1992 38.939 77.241 1.6 14.500 1993 37.142 131.763 2.9 12.000 1994 34.838 66.784 2.5 6.100 1995 47.275 88.615 2.2 30.984 1996 56.276 143.854 2.6 50.000 1997 118.975 66.120 3.0 - 1998 183.606 72.963 3.0 - 1999 371.251 95.641 3.0 - 96
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Shqipëri në 1956-1999 Pas viteve 2000 numri i turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Kështu në vitin 2006 numri i tyre ishte mbi 500.000, ndërsa për vitin 2007 numri i tyre arrin deri në 1.6 milionë. Treguesit e numrit të netëve të fjetura të turistëve të huaj në Shqipëri në vite të ndryshme, i kohëqëndrimit të tyre dhe i turistëve ditorë, janë të vështirë për t'u llogaritur. Kjo sepse deri në vitin 1990 turistët e huaj mund të kalonin netët e fjetura vetëm në hotelet turistike shtetërore dhe ishte e ndaluar frekuentimi i strehimeve private. Pas vitit 1990 u bë e mundur që të frekuentohen nga turistët edhe strehimet private. Kjo solli me vete edhe vështirësinë e përllogaritjes së të dhënave mbi turistët. Rezultat i kësaj vështirësie është fakti që këto vitet e fundit numri i netëve me fjetje në hotelet turistike nuk ka pësuar po atë rritje që ka pësuar numri total i turistëve. Këtu ka ndikuar edhe ndryshimi i kohëqëndrimit të turistëve. Kohëqëndrimi i turistëve në krahasim me vitet e mëparshme ka ardhur duke u zvogëluar. Kështu nga mesatarisht 10 ditë qëndrimi të turistëve deri në fillim të viteve '80, vërehet një zvogëlim i këtij kohëqëndrimi deri në mesatarisht 6 ditë në fund të viteve '80 e deri në 2 ditë këto pesë vitet e fundit. Madje këto vitet e fundit në Shqipëri është regjistruar edhe një numër i madh i turistëve ditorë. Me interes është analiza e numrit të turistëve të huaj të ardhur e të larguar në Shqipëri sipas mjeteve të udhëtimit të përdorura. ënë Tereza , Rinas, Tiranë Më parë pothuajse e vetmja mundësi ishte transporti ajror dhe shumë pak turistë kanë Pika kufitare në Kakavijë, Gjirokastër hyrë në Shqipëri në rrugë tokësore, pas vitit 1990 shikohet një zgjerim i mundësive për të përdorur të gjitha llojet e transportit si atë ajror, detar dhe rrugor. Sidomos me hapjen e disa pikave kufitare të kalimit 97
  • KREU IV: Historiku i zhvillimit të turizmit në Shqipëri e me lejimin e mjeteve private të udhëtimit vërehet se peshën kryesore në lëvizjen e turistëve e mban transporti rrugor. Nga të dhënat mund të gjykohet për mjetet e ndryshme të transportit të shfrytëzuara në ardhjen e turistëve në Shqipëri, ku peshën kryesore e mbajnë mjetet e transportit rrugor. Rreth 70% e turistëve vijnë në Shqipëri me mjete të transportit rrugor. Roli i transportit ajror ka pësuar rënie në krahasim me periudhat e mëparshme dhe sot ai përballon vetëm 15% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Vitet e fundit vihet re një rritje e ndjeshme e rëndësisë turistike të transportit detar. Disa linja detare funksionojnë çdo ditë, duke lidhur portet shqiptare me ato italiane, greke etj., të cilat përdoren nga udhëtarë të ndryshëm, shumë prej të cilëve me destinacion të mirëfilltë turistik, ndërsa roli turistik i transportit hekurudhor në Shqipëri është aktualisht pothuajse i parëndësishëm. Një gjë e tillë lidhet me gjendjen e vështirë teknike të këtij transporti dhe me shpërndarjen e kufizuar të tij në Shqipëri.  Pika e kalimit të pasagjerëve në portin e Durrësit Siç shihet nga të dhënat e mësipërme del se turizmi vitet e fundit ka pësuar një rritje në të gjithë treguesit e tij. Është shtuar numri i turistëve të ardhur, mjetet që kanë ata në përdorim dhe, pavarësisht nga kohëqëndrimi i tyre, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vend i preferuar turistik. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë të dhënat ku mbështetemi për treguesit sasiorë të turizmit?  Si kanë ndryshuar treguesit sasiorë në vite dhe cilat kanë qenë arsyet e këtyre ndryshimeve? Ilustrojeni me shembuj. LEXIM SHTESË Mjetet e udhëtimit që lidhin Shqipërinë me botën Rrjeti hekurudhor Linja hekurudhore lidh Tiranën me qytetet e tjera: Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Pogradec e Shkodër. Linjat hekurudhore shtrihen edhe deri në Ballsh, Klos të Burrelit dhe në Hanin e Hotit. 98
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Hani i Hotit është dhe pika e kalimit kufitar për në Malin e Zi. Gjatë vitit 2001 nëpër rrjetin hekurudhor u transportuan 2676 mijë pasagjerë dhe 258 mijë tonë mallra. Rrjeti detar Përmes porteve detare të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit realizohen lidhjet e Shqipërisë me vendet e tjera, në radhë të parë, me vendet fqinje, si me: Greqinë, Italinë, Kroacinë, Malin e Zi, Slloveninë, por edhe me vende të tjera të Europës, Amerikës dhe të Azisë. Gjatë vitit 2001 udhëtuan me tragete 357409 pasagjerë, nga të cilët 71531 të huaj. Me transport detar realizohet edhe një vëllim i vogël i transportit të brendshëm. Rrjeti ajror Transporti ajror i jashtëm aktualisht zë një vend të rëndësishëm. Nëpërmjet 11 linjave ajrore, gjatë vitit 2001, u realizuan 5307 fluturime dhe u transportuan 460020 pasagjerë, si dhe 1389 tonë mallra. Tirana lidhet me fluturim të drejtpërdrejtë me: Athinën, Barin, Beogradin, Budapestin, Frankfurtin, Milanon, Romën, Stambollin, Sofjen, Vjenën dhe Zyrihun dhe nëpërmjet tyre me të gjitha vendet e botës. 99
  • KREU V RAPORTET NDËRMJET EKONOMISË, POPULLSISË DHE TURIZMIT NË SHQIPËRI Në kreun V argumentohet roli i politikës në turizëm, ndikimi që ajo ka pasur në turizmin e para viteve 90 (shek. XX), por pa e mohuar krejtësisht në ditët tona. Nga një rol frenues e kontrollues që luante më parë, sot politika shqiptare ka hapur perspektiva dhe mundësi të mira zhvillimi për turizmin. Ekonomia e tregut ka krijuar mundësinë që sektori privat të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Një ndihmesë jep edhe njohja me institucionet turistike, kompetencat dhe veprimtaria e tyre, që janë objekt studimi i këtij kreu. Integrimi i Shqipërisë në Europë do të shoqërohet sigurisht me një qëndrim më largpamës të politikës shqiptare ndaj turizmit, si dhe me shtimin e numrit të turistëve europianë që do të dëshirojnë ta vizitojnë Shqipërinë europiane. Objektivat  Analizimi i treguesve sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.  Shpjegimi i efekteve ekonomike të turizmit në Shqipëri.  Nxjerrja në pah e prirjeve të popullsisë shqiptare për zhvillimin e turizmit. 100
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Kuptimi i rolit të politikës turistike në Shqipëri Lidhjet ndërmjet politikës dhe turizmit janë të shumanshme, madje në disa raste edhe përcaktuese në zhvillimin e turizmit, pasi lëvizja turistike në masën më të madhe i kalon kufijtë mes shteteve dhe rregullohet si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij nga rregulla të caktuara politike. Në këtë kuptim qëndrimi politik ndaj turizmit përcakton në mjaft raste edhe rrjedhën e lëvizjes turistike, pavarësisht nga oferta gjeografike-natyrore që ofrojnë vende të ndryshme turistike. Politika trajtohet shpesh si një faktor negativ në zhvillimin e turizmit. Kjo sepse jo vetëm një politikë turistike e gabuar, por edhe pengesa të tilla si për kalimin e kufijve midis shteteve e pengesa të tjera administrative, frenojnë zhvillimin normal të turizmit. Por nga ana tjetër nuk duhet mohuar edhe fakti që politika turistike në kahun e saj pozitiv, ndikon mjaft në nxitjen e turizmit. Kështu, një politikë turistike e orientuar drejt në hartimin e zbatimin e ligjeve në fushën e turizmit, të institucioneve përkatëse etj. është vendimtare në ecjen përpara të këtij sektori. Politika turistike ka të bëjë pikërisht me sferën e rregullimit ligjor të zhvillimit të turizmit, ka të bëjë me tërësinë e ligjeve, institucioneve dhe masave që përcaktojnë ecurinë e sektorit turistik. Krahas një strategjie në përgjithësi, në politikën turistike mishërohen të gjitha dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me sfera të veçanta të lidhura direkt apo indirekt me aktivitetin turistik siç janë: hoteleria, transporti, tregtia, politika ekonomike, sociale etj. Në një kuptim më të gjerë qëndrimi politik ndaj turizmit fillon qysh në kushtet ligjore për shfrytëzimin e kohës së lirë dhe pushimeve të paguara vjetore, me të drejtat e njeriut për udhëtime brenda vendit e jashtë tij, me mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave shoqërore sipas grupeve apo individëve të veçantë në shoqëri etj. 101
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Politika turistike ka elementet e saj përbërëse që përfaqësohen nga subjektet politike, siç janë shteti, organizmat e ndryshme politike shoqërore etj. nga zbatuesit e politikës turistike, siç janë institucionet e ndryshme shtetërore e private, si dhe nga mjetet për realizimin e kësaj politike turistike, siç janë mjetet e informacionit, të propagandës turistike etj. Të gjitha këto elemente përbërëse të politikës turistike duhet të shoqërohen me një sërë masash administrative, financiare etj. Vetën një koordinim midis elementeve të politikës turistike dhe masave për realizimin e saj mund të çojnë në zhvillimin normal të sektorit turistik. Në varësi të nivelit të zhvillimit të turizmit në botë vërehen politika të ndryshme turistike. Kështu, në shtetet me nivel më të zhvilluar të turizmit, si në Francë, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etj., ekzistojnë edhe dispozita të veçanta e më të plota ligjore. Në vende të tjera me një nivel më të ulët, ose më të vonshëm të zhvillimit të turizmit, këto dispozita ligjore janë të pjesshme e jo të kompletuara. Pra, në përcaktimin sa më të mirë të një politike turistike është e nevojshme edhe ekzistenca e një tradite në këtë drejtim dhe një nivel i lartë i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik e shoqëror. Nga ana tjetër për një zhvillim ndërkombëtar të turizmit është e nevojshme unifikimi i një politike turistike midis vendeve apo shteteve të ndryshme të botës që marrin pjesë në të njëjtën lëvizje turistike. Në Shqipëri qëndrimi politik ndaj turizmit ka pasur rëndësi vendimtare për zhvillimin e këtij të fundit. Në qoftë se do t’i bënim një vështrim të shkurtër historik këtij problemi do të konstatonim se qysh në periudhën e sundimit osman, prapambetja ekonomike-sociale dhe izolimi tokësor nga Europa Perëndimore, nuk lejuan ndonjë përkushtim të veçantë ndaj turizmit. Megjithatë edhe në këto kushte preokupimi i shqiptarëve ndaj turizmit dhe drejtuesve të tyre mbi bazën e vlerave turistike të vendit nuk mungonte. Kështu, nga një intervistë e mbretit Zog në vitin 1928 del se ai diskutonte mbi përmirësimet që donte të bënte për të tërhequr turistë në rrugën e konvertimit të Shqipërisë në një shtet europian, siç e planifikonte, duke pasur besim në rrugën e zhvillimit. Zogu mori opinione të ndryshme lidhur me hotelet dhe kur i thanë që vendi duhej të pajisej me hotele më të mira, vendosi t’i vëzhgonte vetë ato dhe të përpiqej që të krijonte kushte për turistët. Pra, deri diku del në pah interesi që i kushtonte politika shqiptare në atë kohë zhvillimit të turizmit. Rezultat i kësaj politike turistike qenë disa përmirësime të ndjeshme në fushën e turizmit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Mjaft 102
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë lidhje tokësore, detare dhe ajrore do të bënin të mundur ardhjen në Shqipëri të njerëzve nga vende të ndryshme. Kështu, një anije me avull në vitin 1930 lidhte përmes liqenit të Shkodrës fshatin Rjekë të Jugosllavisë me fshatin Shirokë afër qytetit të Shkodrës. Në mesin e viteve ‘30 (shek. XX) mund të udhëtohej me avion nga Selaniku në Tiranë dhe anasjelltas. Në vitin 1936 flitet për një shërbim nate detare drejt Barit (Itali), si dhe mundësia e udhëtimeve me avionë ”Çarter” apo me vaporë përgjatë detit Jonit, në hapësirën midis Sarandës e Korfuzit. Në vitin 1939 kishte linjë ajrore tri herë në javë që lidhte Tiranën me Romën, Selanikun, Sofjen dhe Bukureshtin. Ndërkohë brenda vendit një linjë ajrore civile lidhte çdo ditë kryeqytetin me Shkodrën, Vlorën, Gjirokastrën, Korçën, Durrësin dhe Kukësin. Përmirësime u bënë në rrjetin rrugor nga Janina në jug, drejt Hanit të Hotit në veri që ishin edhe nyjat më të rëndësishme të lëvizjes së udhëtarëve drejt Shqipërisë. Gjithashtu në qytetet më të rëndësishme të vendit u ngritën hotele të reja dhe u përmirësuan hotelet e mëparshme, kryesisht për udhëtarët tregtarë. Lufta Botërore e viteve 1939–1944 fatkeqësisht e pezulloi dhe e shkatërroi këtë zhvillim të nisur mirë. Në vend nuk ekzistoi një orientim i qartë politik në zhvillimin e turizmit. Qëllimet pushtuese, frika e luftës, sunduan si kudo, mbi qëllimet e zhvillimit të vendit. Vetëm në periudhën e pushtimit italian u vërejtën disa ndërtime hotelesh, rrugësh etj. të cilat në një farë mënyre i shërbyen edhe zhvillimit turistik, gjithmonë në kuadrin e interesave italiane në këtë drejtim. Mbarimi i Luftës e gjeti si gjithë vendin dhe turizmin në një situatë shumë të vështirë. Në ndarjen politike të botës Shqipëria iu bashkua kampit socialist dhe ndoqi me konsekuencë parimet staliniste të zhvillimit. Kjo bëri që në zhvillimin e vendit përparësia t’i kushtohej industrializimit dhe të nënvleftësoheshin sektorët e tjerë dhe, aq më tepër, turizmin, që konsiderohej si sektor mjaft delikat. Megjithatë në mesin dhe fundin e viteve ‘50 (shek. XX) si rezultat i një ndarje të punës midis vendeve të kampit socialist u vërejt që politika shqiptaro-ruse të nxiste zhvillimin turistik të Shqipërisë. Potenciali turistik shqiptar u bë i njohur dhe joshës për turistët e ardhur nga vendet socialiste, sidomos Çekia dhe Bashkimi Sovjetik, të cilët tregonin interes të veçantë për rivierën shqiptare midis Vlorës dhe Sarandës. Çekët p.sh. shpresonin ta zhvillonin fshain Dhërmi si kompleks pushimesh për punëtorët e tyre. 103
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Dhërmi Nga ana tjetër, sovjetikët ndihmuan në ngritjen e disa komplekseve ndërtesash në plazhin e Durrësit. Udhëheqësi i atëhershëm sovjetik, Hrushovi e konsideronte Shqipërinë si sheshin mesdhetar me potencial për pjesën tjetër të bllokut sovjetik. Kur ai erdhi në Shqipëri u shpreh kështu: “Mos e prishni peizazhin me industri. Le të bëjmë një ndarje socialiste të punës. Ne do të industrializohemi dhe ju mund të rrisni limona. Atëherë ne do të vijmë te ju për të pushuar.” Por përgjigjja e qeverisë komuniste shqiptare ishte: “Ne nuk kemi qëllim të bëhemi kamp pushimi për funksionarët sovjetikë. Ne do të ndjekim këshillën e shokut Stalin dhe do ta industrializojmë vendin tonë.” Mbas prishjes së marrëdhënieve politike me Bashkimin Sovjetik dhe lidhjes me Kinën ra ndjeshëm interesi për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Izolimi gradual i vendit e mohonte këtë zhvillim. Në fillim të viteve ’80 (shek. XX) dhe sidomos në mes të viteve ’80 kur turizmi në Shqipëri njohu zhvillimin më të mirë të tij gjatë gjithë periudhës së sundimit komunist. Kjo erdhi nga njëfarë liberalizimi në politikën turistike që u vërejt në këtë periudhë, e cila ishte e detyruar edhe nga nevojat e vendit për valutë të huaj, si dhe e prezantimit sa më të mirë të tij, po ashtu edhe e “arritjeve” të sistemit socialist në botën e jashtme. Si rezultat i kësaj u vërejtën përmirësime në sistemin e hoteleve, në organizimin e grupeve turistike, përmirësime të tjera infrastrukturore etj. Gjithashtu u hapën kalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, të cilat mundësonin hyrjen e turistëve të huaj në Shqipëri nëpërmjet tyre. Në vitin 1988 u botua për herë të parë harta turistike e Shqipërisë. Pas një ndërprerje gati 40-vjeçare u rivendosën marrëdhënie diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë dhe ShBA-në. 104
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Në fillim të vitit 1990 shqiptarëve iu njoh ligjërisht e drejta për t’u pajisur me pasaportë për udhëtime jashtë vendit. Ndonëse të cunguara, të gjitha këto masa politike kishin ndikimin e tyre tepër të rëndësishëm në zhvillimet turistike të vendit. Megjithatë i gjithë ky zhvillim nuk doli jashtë një kuadri, ku politika komuniste dhe planifikimi shtetëror përcaktonin çdo hap të këtij zhvillimi. Qëllimi ishte rritja e përfitimeve ekonomike që vinin nga turizmi dhe minimizimi i mundësive të njohjes së turistëve me dështimet e sistemit dhe kontaktit të tyre me shqiptarët. Kjo balancë u ruajt në sensin urdhërues dhe shprehte veçoritë e politikës turistike, duke u shoqëruar me masa si:  Dhënia e vizave shqiptare vetëm për grupe turistësh (15-20 veta), të paktën dy muaj para ardhjes, duke pasur mundësinë e seleksionimit të tyre;  Turistët duhet të ishin konform me veshjen dhe paraqitjen “normale” të banorëve të vendit;  Literatura perëndimore ishte e ndaluar, sidomos ajo politike, fetare etj.;  Turistët duhet të lëviznin vetëm grup nëpër Shqipëri në mënyrë që të mënjanohej “politizimi” i tyre dhe kontakti me njerëzit, çdo gjë, itineraret, transporti, akomodimi etj. bëheshin vetëm nga Albturizmi.  Turistët mund të qëndronin vetëm në hotelet e Albturizmit me ngrënie e fjetje. Si përfundim mund të themi se deri në vitin 1990 politika e brendshme dhe e jashtme shqiptare ishte pengesë për zhvillimin e turizmit. Në këtë politikë turizmi nuk u cilësua si sektor i rëndësishëm ekonomik i vendit siç u veprua në vendet e tjera mesdhetare. Në tërë parametrat që shprehin atë pak zhvillim të turizmit duket qartë ndikimi i politikës mbi turizmin. Është fakt që në Shqipëri deri në vitin 1990 nuk ka pasur një strategji të caktuar të politikës turistike. Edhe ai pak turizëm që u zhvillua u realizua vetëm mbi bazën e disa orientimeve të ngurta politike dhe u organizua vetëm nga një institucion turistik shtetëror. Puna me turistët e huaj cilësohej nga qeveria e asaj kohe si punë mjaft delikate e me rëndësi politike. Kontaktet e shqiptarëve me të huaj cilësoheshin si herezi. Të gjitha këto bënin që sektori turistik të cilësohej më tepër si sektor ideologjik e propagandistik sesa si sektor ekonomik. Ky qëndrim politik ndaj sektorit turistik shfaqet në të gjitha llojet e format e lëvizjes turistike në Shqipëri, e para së gjithash në turizmin qytetar i cili përbënte formën e vetme e më kryesore të lëvizjes turistike në atë periudhë. 105
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Me ndryshimet politike e ekonomike që ndodhën në Shqipëri pas vitit 1990, ndryshoi edhe qëndrimi politik ndaj turizmit. Hapja e vendit ndaj botës së jashtme dhe prishja e monopolit sundues të shtetit krijuan premisat e para për zhvillimin e turizmit tashmë me një fizionomi krejt të re, si dhe në vendet e tjera të zhvilluara të Europës. Në të gjitha programet qeveritare dhe partiake pas vitit 1990 filloi të cilësohet turizmi si një degë ekonomike me mjaft interes në zhvillimin e vendit. Sot politika në Shqipëri e trajton turizmin si promotorin e zhvillimit të ardhshëm ekonomik të vendit. Duke u bazuar në eksperiencën e vendeve të ndryshme me turizëm të zhvilluar edhe Shqipëria po tenton që të ndërtojë politikën e saj në zhvillimin e turizmit. Nga shteti dhe Parlamenti shqiptar janë hartuar tashmë një sërë ligjesh që mbështesin zhvillimin e turizmit në Shqipëri, siç janë: “Ligji mbi zonat parësore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri”; “Ligji mbi licencat turistike”; “Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri” etj. Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit me vende të ndryshme të Europës dhe botës dhe është tashmë anëtare e organizatave të ndryshme turistike ndërkombëtare. Turizmi në Shqipëri është aktualisht i organizuar dhe i mbështetur si nga ana shtetërore, ashtu edhe privatisht. Institucioni kryesor shtetëror në fushën e turizmit është sot Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Detyrat më të rëndësishme të kësaj ministrie në fushën e turizmit në Shqipëri, marketingun, reklamën turistike, statistikat etj. Në kuadrin e sektorit privat të turizmit një rol të veçantë luajnë agjencitë turistike, të cilat filluan aktivitetin e tyre privat në 1993, dhe sot janë të shumta në numër jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë qytete dhe qendra të tjera të rëndësishme turistike të vendit. Shumica e tyre funksionojnë në formën e bashkëpunimit midis investitorëve vendas dhe të huaj. Pyetje dhe detyra  Ku duket ndikimi i politikës në turizëm? Jepni shembuj.  Si ka ndryshuar ky ndikim?  Çfarë mendoni për ndikimet pozitive ose negative të politikës në turizëm? Ilustrojeni me shembuj. 106
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 2 Roli i institucioneve turistike në Shqipëri Realizimi i politikës turistike dhe i masave politiko-turistike arrihet nëpërmjet institucioneve turistike. Në to përfshihen të gjitha ato institucione që lidhen direkt ose indirekt me sektorin turistik. Detyra e tyre është konkretizimi i planeve e programeve turistike dhe nxitja në tërësi e zhvillimit të turizmit. Institucionet turistike mund të jenë lokale dhe ndër rajonale. Në institucionet lokale përfshihen: këshillat e qyteteve, zyrat e lëvizjes së të huajve, si dhe institucione të tjera të ndryshme në rang lokaliteti, bashkie e komune, të cilat lidhen me sektorin turistik. Në institucionet rajonale përfshihen: Ministria e Turizmit, agjencitë turistike me aktivitet rajonal, institute të ndryshme që merren me studimin e problemeve që lidhen me zhvillimin e turizmit, shoqata turistike kombëtare e ndërkombëtare etj. Në secilën lloj turistik, Pra, edhe në atë qytetar, duhen zbuluar se cilat nga këto institucione turistike luajnë rolin kryesor në zhvillimin e turizmit dhe cilat luajnë rolin dytësor. MI MISTRIA E TURIZMIT ZYRA RAJONALE E TURIZMIT DREJTORITË E SHËRBIMEVE RAJONALE PUSHTETI VENDOR SUBJEKTET E BIZNESIT PUSHTETI VENDOR Skema e bashkëpunimit institucional 107 SHOQATAT E BIZNESIT
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Këshilli i qytetit në funksionin e tij si instancë politike rajonale duhet të ketë për detyrë, shtjellimet praktike të politikës turistike në qytet. Ky këshill vendos masat konkrete në përmirësimin e kushteve turistike në rang qyteti apo lokaliteti. Pra, në planifikimin turistik të qytetit këshilli i qytetit është përgjegjës primar. Por që të luajë këtë rol këshilli i qytetit para së gjithash është i nevojshëm përcaktimi i pozicionit të këtij këshilli në lëvizjen turistike. Në këtë pozicion këshilli i qytetit duhet të përcaktojë se cilat plane sipas vendimit të tij janë më urgjente për t’u realizuar në fushën e turizmit. Pothuaj çdo qytet, aq më tepër qytetet turistike, duhet të kenë zyrën e lëvizjes së të huajve në qytetet si një institucion me mjaft efikasitet në zgjidhjen e problemeve të përditshme dhe më urgjente për turistët. Detyrat e zyrës së lëvizjes së të huajve në qytet janë: dhënia e informacionit të nevojshëm mbi qytetin, shpërndarja e reklamës turistike mbi qytetin, ndërmjetësimi në plotësimin e nevojave të turistëve me fjetje, ushqim dhe argëtim etj., kryerja e guidave turistike në qytet etj., ndërsa detyra e institucioneve turistike rajonale e ndërrajonale është dhënia e drejtimeve të përgjithshme në zhvillimin e turizmit dhe kontrolli i zbatimit të masave konkrete në këtë fushë. Prapambetjes së zhvillimit të turizmit në Shqipëri do t’i përgjigjej natyrshëm edhe një prapambetje e organizimit të institucioneve turistike. Kështu, deri në vitin 1945 nuk mund të bëhej fjalë për ekzistencën e ndonjë institucioni turistik. Kjo gjendje vazhdoi edhe më pas deri në vitin 1956 kur u ngrit i pari dhe i vetmi organizëm turistik shtetëror, Albturizmi. Edhe ky organizëm kishte thjesht detyra formale në drejtimin dhe organizimin e lëvizjes turistike në Shqipëri, pasi e gjithë politika turistike dhe rrugët e ecurisë së turizmit i përcaktonte vetëm Komiteti Qendror i Partisë së Punës. Absurditeti arrinte deri aty sa miratimi i çdo grupi turistik që vizitonte Shqipërinë, kalonte nëpërmjet Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që edhe sot mjaft të dhëna mbi numrin e turistëve të ardhur në Shqipëri, prejardhjen e tyre, kohëqëndrimin etj., ndodhen në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe jo në arkivin e e Albturizmit apo në Ministrinë e Turizmit. Në vitet ’80, si rezultat i një zhvillimi më të mirë të turizmit, siç edhe e kemi theksuar, u vërejt edhe rritje e rolit të Albturizmit dhe një organizim më i mirë i turizmit për të huaj që vinin në Shqipëri. Kjo u pasqyrua edhe në ngritjen e një parku automjetesh, që merrej vetëm me udhëtime turistike nëpër Shqipëri.  Pjesëmarrja e vetë shqiptarëve në turizëm ose në lëvizjen turistike organizohej nëpërmjet organizatave të punonjësve, siç ishin Bashkimet Profesionale. Këto 108
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë organizata zotëronin disa shtëpi pushimi në gjithë vendin dhe dispononin monopolin e vendosjes mbi numrin dhe kohën e pushuesve.  Një mënyrë tjetër organizimi ishte edhe nëpërmjet sistemit të hoteleve, kryesisht të atyre bregdetare, të cilët me anën e prenotimit të pushuesve viheshin në dispozicion të tyre për një periudhë të caktuar. Organizime speciale kishte në këtë formë për punonjësit e dikastereve të rëndësishme si për ushtarakët, punonjësit e policisë etj.  Mënyra e tretë e organizimit ishte ajo nëpërmjet marrjes me qira të shtëpive apo dhomave në vendet e zonat turistike. Megjithëse kjo formë nuk deklarohej zyrtarisht, ajo mori përmasa të mëdha vitet e fundit. Nuk mund të mos binte në sy organizimi në zonat turistike i blloqeve të vilave për kalimin e pushimeve të personave të nomenklaturës së lartë komuniste. Megjithëse ishte i ndaluar depërtimi në këto blloqe, dukej qartë ndryshimi i madh i ambientit midis tyre dhe zonave turistike ku kalonin pushimet njerëzit e thjeshtë. Ndryshimet në politikën turistike pas vitit 1990 dhe masat politiko-turistike që u ndërmorën në këtë drejtim do të pasqyroheshin pa dyshim edhe në institucionet turistike që do t’i përgjigjeshin këtyre ndryshimeve. Kështu, qysh në vitin 1991 u krijua për herë të parë Ministria e Turizmit. Kjo ndikoi në një organizim të specializuar të sektorit turistik mbi bazën e planeve e programeve qeveritare, në propagandimin më të gjerë të turizmit në Shqipëri, në nxitjen e investimeve të ndryshme në këtë fushë etj. Me krijimin e Ministrisë së Turizmit ra roli i Albturizmit si institucion turistik shtetëror. Ai mori më tepër rolin e një agjencie turistike me karakter të dyfishtë, shtetërore dhe private. Një fenomen mjaft i rëndësishëm këto vitet e fundit në organizimin e institucioneve turistike është edhe hapja e agjencive turistike. Menjëherë pas daljes së vendimit të qeverisë në janar të vitit 1993 për dhënien e licencave turistike u hapën disa agjenci të tilla. Sot në gjithë vendin vepron një numër i madh (mbi 60) agjencish turistike private, që kanë degë të tyre anembanë vendit, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktivitetit turistik në Shqipëri. Jo më pak i rëndësishëm në nxitjen dhe përkrahjen e turizmit është edhe roli i shoqatave turistike. Në kushtet e sotme të vendit tonë dhe për perspektivën, lind nevoja e organizimit të tyre edhe në Shqipëri. Këto shoqata mund ta shtrijnë aktivitetin në gjithë vendin dhe mund të luajnë rol mjaft të rëndësishëm jo vetëm 109
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me turizmin, por edhe të problemeve të tjera ekonomike e sociale. Në mjaft qytete të vendit, e sidomos në ato me më shumë vlera turistike, duhet të ngrihen e funksionojnë edhe zyrat e lëvizjes turistike të cilat duhet të kryejnë të gjitha ato funksione që përmendëm më lart. Kjo do të ngrejë mjaft efikasitetin e punës në sektorin turistik të qyteteve. Gjithashtu këshillat e qyteteve duhet të thonë më me forcë fjalën e tyre në planifikimin dhe zhvillimin e qyteteve në aspektin turistik. Në këtë periudhë tranzicioni të kalimit të vendit nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut dhe të transformimit social e kulturor të shoqërisë po vërehen edhe mjaft dëmtime të vlerave turistike të qyteteve. Më i mprehtë paraqitet ky problem në qytetet historike, në qendrat arkeologjike e në qytetet e mëdhenj ku po prishen sipërfaqet e gjelbra. Në këto kushte është vendimtar roli i këshillave të qyteteve për mënjanimin e këtyre dëmtimeve dhe ruajtjen e pasurimin e vlerave turistike të qyteteve tona. Si përfundim mund të themi se është i domosdoshëm kuptimi, trajtimi dhe zbatimi në kompleksitet i politikës turistike, masave politiko-turistike dhe institucioneve përkatëse. Vetëm një bashkërendim i tillë mund të sjellë efekte pozitive dhe të qëndrueshme në zhvillimin aktual e perspektiv të turizmit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë institucionet turistike në Shqipëri? Jepni shembuj.  Si ndahen ato e ç’kompetenca kanë?  Grumbulloni material rreth aktivitetit dhe veprimtarisë së këtyre institucioneve në qytetin tuaj të banimit. LEXIM SHTESË Detyrat e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit  Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit është organi vendimmarrës dhe ekzekutiv në fushën e turizmit në Shqipëri.  Kjo ministri është përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për drejtimin dhe planifikimin e turizmit në Shqipëri.  Ka të drejtën për të parashikuar nga ligji, për të lëshuar licencat e ushtrimit të veprimtarisë turistike akomoduese (hotele, motele, fshatra turistike etj.), si dhe të 110
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë agjencive turistike të udhëtimit, po ashtu ka të drejtë edhe klasifikimin e NJAT me yje përkatëse.  Mbledh dhe publikon të dhëna statistikore në lidhje me numrin e turistëve, aktiviteteve të shërbimit turistik etj. në nivel kombëtar.  Merr në shqyrtim të gjitha planet rregulluese ose studimore pjesore urbanistike rajonale në zonat turistike.  Nxjerr rregullore të ndryshme në lidhje me veprimtaritë e shërbimeve turistike dhe zbaton legjislacionin turistik.  Akordon fonde për investime të ndryshme në zonat turistike të vendit.  U jep statusin”person i stimuluar”të gjithë atyre që sipas ligjit plotësojnë kushtet për të kryer një veprimtari të stimuluar. Veprimtari e stimuluar quhet çdo nismë që ka për qëllim përfitime monetare nga akomodimi turistik dhe aktiviteteve që lidhen me të, duke respektuar raportin mes mjedisit dhe industrisë së turizmit… 3 Masat politiko-turistike dhe efektet e tyre Shprehje e politikës turistike janë masat politiko-turistike që ndërmerren dhe efektet që ato sjellin në zhvillimin e turizmit. Në themel të këtyre masave qëndron legjislacioni i nevojshëm ligjor mbi bazën e të cilit organizohet zhvillimi i turizmit. Çdo hap i hedhur në sferën e turizmit duhet të jetë i mbështetur në ligje dhe rregulla të caktuara ligjore, respektimi i të cilave duhet të jetë i padiskutueshëm. Përndryshe nuk do të kishte zhvillim të organizuar të turizmit, por do të kishim shoqërim të tij me efekte e pasoja të padëshirueshme. Gjithashtu në këto masa përfshihen të gjitha planet e programet që nxisin zhvillimin e turizmit, rregullimin infrastrukturor të qytetit, ruajtja dhe mbrojtja e vlerave vizituese të qytetit, reklamat turistike që zhvillohet për këtë etj. Në Shqipëri, ashtu si kudo, turizmi është shoqëruar me masa të tilla politikoturistike. Deri në 1990 këto masa kishin si qëllim kontrollin e rreptë ndaj turizmit 111
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri dhe trajtimin e tij thjesht si një sektor politik e ideologjik. Megjithatë nuk duhen mohuar disa masa në mesin dhe fundin e viteve '80 të cilat ndikuan sadopak në imazhin turistik të vendit. Kështu, filloi programi i ndërtimit të disa hoteleve turistike në pika të ndryshme të vendit, organizimit të Albturizmit iu dha rol aktiv në sferën e marketingut; u hapën disa rrugë detare e tokësore (Korfuzi, Kakavija, Hani i Hotit) për lëvizje të turistëve nga vendet fqinje etj. Gjatë përgatitjes së sezonit turistik të vitit 1990 u botua harta e parë turistike dhe disa broshura publicistike. Gjithashtu liberalizimi në marrëdhëniet politike me vende të ndryshme të Europës e botës, si vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën federale Gjermane, heqja e gjendjes së luftës me Greqinë etj., të gjitha ndikuan në tërheqjen e një mase më të madhe turistësh në Shqipëri. Nga ana tjetër disa vendime të Kuvendit Popullor në pranverën dhe verën e vitit 1990 ndikuan gjithashtu në liberalizimin dhe nxitjen në fushën e turizmit. Këto vendime ishin kryesisht: e drejta e qytetarëve shqiptarë për të pasur një pasaportë për udhëtime jashtë shtetit; konsiderimi i kalimit të kufirit jo më si tradhti ndaj atdheut; marrja e kredive dhe lejimi i investimeve të huaja në Shqipëri; e drejta edhe e qytetarëve amerikanë për të aplikuar për viza hyrje në Shqipëri etj. Të gjitha këto bënë që të vihen re qëndrime të reja zyrtare ndaj turizmit të jashtëm. Pas vitit 1990 vërehen hapa konkretë në marrjen e masave politikoturistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Këto masa filluan në trajtimin e turizmit pothuaj në të gjitha programet qeveritare dhe partive politike si një sektor ekonomik me mjaft perspektivë për vendin. Synimi i parë ishte ndërgjegjësimi i njerëzve mbi efektet pozitive dhe mundësitë që ofron turizmi në vendin tonë. Shpejt ky problem u bë objekt i diskutimeve, planifikimeve e orientimeve në zhvillimin ekonomik të vendit. Më tej u bënë hapa të rëndësishëm në organizimin dhe përmirësimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit të turizmit. Në Dispozita Kushtetuese dhe në vendimet e qeverisë u miratuan mjaft ligje e rregulla që prekin problemin e turizmit. Vlen për t'u përmendur këtu vendimet e qeverisë: -“Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, datë 1.03.1993; “Për dhënien e licencave turistike”; -“Për miratimin e strategjisë së turizmit në Shqipëri” (Fletorja Zyrtare nr.4, 1993); -Marrëveshjesh me vende të ndryshme në fushën e turizmit, për aderimin e 112
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë qeverisë shqiptare në Organizatën Botërore të Turizmit etj. Në miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit rëndësi për turizmin qytetar pati shpallja si zona të tilla të qendrave muzeale dhe historike të vendit siç janë: Berati, Kruja, Gjirokastra dhe Lezha. Gjithashtu përfshirja në këto zona e qendrave turistike siç janë: Durrësi, Vlora, Saranda, Pogradeci dhe Shëngjini, krijoi mundësinë e zhvillimit të tyre të gjithanshëm, por njëherësh edhe të koordinimit të turizmit qytetar me turizmin detar dhe liqenor. Hapësirë e njëjtë për zhvillimin turistik iu hap edhe qendrave të biznesit e transportit siç ishin qendra ët tilla në: Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan etj., po ashtu edhe qendrave të turizmit kurativ siç ishin: llixhat e Peshkopisë, llixhat e Elbasanit, llixhat në Bilaj (Krujë) dhe në Vromonero (Leskovik). Këto masa u shoqëruan edhe me një sërë masash të tjera të rregullimit urbanistik e infrastrukturor të këtyre zonave turistike. Rëndësi të veçantë në fushën e turizmit pati edhe vendimi nr.312, datë 30.06.1194 i qeverisë shqiptare: “Për çmimin e truallit që shitet dhe për qiranë e truallit që u jepet në përdorim për ndërtime personave fizikë dhe juridikë" (i botuar në Fletoren Zyrtare, nr.4, 1194). Me vendimin në fjalë, krahas çmimit të shitjes dhe qirasë për kategori të ndryshme banimi, përcaktohen këto çmime edhe për zonat turistike. Pasi përcaktohen kufijtë e zonave turistike, bëhet edhe klasifikimi i tyre në kategoritë mëposhtme: a) Zonë e turizmit e nivelit të lartë; b) Zonë e turizmit e nivelit të mesëm; c) Zonë e turizmit masiv, përcaktohen çmimet e shitjes së truallit për secilën nga këto zona. Kështu, ndërsa për zonën e parë çmimi i shitjes së truallit është 3200 lekë / m², për zonën e dytë ky çmim shumëzohet me 0,5 dhe për zonën e tretë shumëzohet me 0,25. Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm në sferën e legjislacionit turistik të vendit, pasi pronësia e tokave në zonat turistike është problemi më i mprehtë dhe që lidhet drejtpërsëdrejti me investimet në këtë sektor. Megjithatë mjaft vështirësi si: të njohjes së pronarëve të vjetër të tokave, të çmimit real të tyre, të spekulimit për fitime në këto zona etj. e lënë akoma të hapur këtë problem dhe bëhen pengesë për tërheqjen e investitorëve të ndryshëm, vendas apo të huaj. 113
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Gjithashtu edhe për ligjet e masat e tjera të ndërmarra në fushën e turizmit ka rëndësi jo thjesht përpilimi i tyre, por sidomos njohja dhe zbatimi në praktikë për të qenë sa më efikase në këtë drejtim. Pyetje dhe detyra  Cilat janë masat që janë marrë në fushën e turizmit?  Me ç’efekte është shoqëruar zbatimi i këtyre masave?Ilustrojeni me shembuj.  Përgatitni një material rreth problemeve që ka turizmi në ditët e sotme. 4 Perspektiva e politikës turistike për Shqipërinë Shqipëria ka shumë potenciale natyrore dhe historike, por problemet e shumta dhe të vazhdueshme zvogëlojnë mundësitë për vlerësimin turistik të këtyre potencialeve dhe shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion konkurrues në tregun turistik. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë një sërë faktorësh, siç janë: rendi, rrejti rrugor, angazhimit të sektorit privat dhe bashkëpunimi i tij me strukturat shtetërore, hapja ndaj investimeve të huaja në fushën e turizmit etj. Në radhë të parë vjen rendi dhe me rend duke kuptuar jo vetëm qetësinë, por edhe luftën kundër korrupsionit në tërësi. Edhe zhvillimi i rrjetit rrugor është shumë i rëndësishëm dhe konstatohet se ai po kthehet me shpejtësi në një sistem të fuqishëm arterial ku lëvizin lirshëm njerëzit dhe mallrat nga Veriu në Jug, nga Shqipëria në Kosovë dhe Maqedoni ndaj perspektiva e turizmit shqiptar është e mirë. Subjekt i diskutimeve dhe analizave të seminareve apo tryezave të rrumbullakëta, që organizohen shpesh për turizmin në vendin tonë, duhet të jenë:  Problemet shqetësuese lidhur me zhvillimin e turizmit; 114
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë  Krijimi i raporteve korrekte midis investitorëve dhe strukturave qeveritare për turizmin;  Planifikimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit;  Menaxhimi i turizmit në harmoni me natyrën shqiptare;  Menaxhimi i punës në lidhje me ekoturizmin dhe agroturizmin. Të gjitha këto synojnë një bashkërendim, por edhe progres të bizneseve private me iniciativat qeveritare, duke u hapur rrugë programeve qeveritare në të ardhmen për turizmin, ndërkohë edhe një këndvështrim më objektiv dhe specifik të këtij sektori jetik për ekonominë e vendit. Sektori i turizmit është aktualisht më i preferuari për investitorët e huaj dhe të vendit. Në qendër të vëmendjes mbetet Riviera Shqiptare, e cila, krahas bukurive natyrore për turizëm, ofron edhe klimën mrekullueshme, që përbën një faktor mjaft tërheqës për shumë vizitorë. Gjithashtu, për sa u përket politikave të zhvillimit të turizmit, mund të thuhet se janë ndryshuar shpesh. Pra, nuk kanë qenë të karakterizuara nga një analizë dhe qëndrueshmëri, kjo gjithashtu edhe për sa i përket drejtimit të vëmendjes që i është dhënë nga qeveria shqiptare. Rritja e numrit të pushuesve në vitin 2006 deri ne 27.5% më shumë se viti 2005, përkatësisht në rreth 550.000 veta, është një tregues i punës intensive që bëri veçanërisht Ministria e Turizmit në drejtim të zhvillimit të industrisë turistike në territorin shqiptar. Ministria e Turizmit ka synuar rolin e katalizatorët të fuqishëm për fuqizimin e rrjetit të agjencive dhe operatorëve privatë, por pa marrë pjesë drejtpërdrejt në këtë reaksion. Hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte konferenca e Parë e Biznesit të Turizmit, ku u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit dhe u botua Kodi global i etikës. Në drejtim të politikës qeveritare “Shqipëria një EURO”, përkatësisht në drejtim të hapjes ndaj investimeve të huaja në fushën e turizmit janë hartuar kriteret për zbatimin e kësaj politike dhe janë caktuar objektet e mundshëm për ndërhyrjen e investitorëve të huaj. 115
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri Në këtë drejtim Ministria e Turizmit dhe institucionet në vartësi të saj kanë marrë pjesë aktive në supervizimin e Projektit të Bankës Botërore për menaxhimin e Integruar të bregdetit të Jugut dhe kanë hartuar projektet përkatëse për thithjen e fondeve, si dhe për integrimin e monumenteve në këtë projekt të madh. Qëllimi kryesor për zhvillimin e ardhshëm të turizmit shqiptar është zbatimi në Shqipëri i një turizmi modern e bashkëkohor, si dhe bashkërendimi i zhvillimit të turizmit me vendet e tjera të Mesdheut dhe rajonit. Për këtë është e domosdoshme hartimi i koncepteve të qarta për organizimin e turizmit, si dhe përfitimi nga eksperienca e vendeve me turizëm të zhvilluar. Ndonëse e vonuar, Shqipëria ka sot mundësinë që të shfrytëzojë shembujt pozitivë të vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar, siç dhe mund të shmangë shembujt negativ që janë vërejtur në këtë drejtim. Synimi i Shqipërisë në zhvillimin e saj turistik duhet të orientohet në kombinimin dhe gërshetimin e potencialeve natyrore, historike dhe kulturore të vendit me kërkesat e tregut turistik ndërkombëtar, e sidomos me tendencat e ardhshme të tij. Shqipëria ka avantazhe që të përfitojë nga eksperienca botërore në fushën e turizmit dhe të zgjidhë mbi këtë bazë modelin turistik më të përshtatshëm për të, në mënyrë që ta zhvillojë si duhet turizmin e saj. Duke u bazuar në pozitën gjeografike dhe gjeopolitike si vend mesdhetar, Shqipëria në zhvillimin e saj turistik duhet të bazohet para së gjithash në modelet turistike të vendeve mesdhetare me turizëm të zhvilluar, siç janë Italia, Greqia, Kroacia, Turqia etj. Në Shqipëri nuk duhet të synohet drejt zhvillimit të turizmit masiv, por në të kundërt në zhvillimin e një turizmi cilësor, i cili merr për bazë kushtet mjedisore të zonave të caktuara gjeografike. Në këtë mënyrë Shqipëria ka avantazhin që të bëhet një shembull i mirë për zhvillimin e ekoturizmit, i cili është turizmi më i kërkuar dhe më i suksesshmi për kohën e sotme. Këta objektiva kanë synuar dhe synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së turizmit nëpërmjet:  Krijimit të kuadrit të duhur ligjor dhe standardeve sipas modeleve të Bashkimit Europian,  Formulimit të politikave të planifikimit shkencor,  Përmirësimit dhe krijimit të mekanizmave për implementimin e këtyre politikave dhe standardeve, 116
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë  Organizimit të institucioneve në vartësi të ministrisë në përshtatje me zhvillimin e turizmit,  Hartimit dhe tërheqjes së projekteve të financuara nga donatorë të huaj,  Propagandës intensive. Politika turistike e Shqipërisë në të ardhmen synon:  Të zbatojë projektet për strategjinë e turizmit kulturor dhe mjedisor.  Të hartojë strategjinë për zhvillimin e turizmit rural në bashkëpunim me Organizatën Botërorë të Turizmit.  Të rrisë cilësinë e shërbimeve turistike.  Promovimin e Shqipërisë nëpërmjet pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare.  Shtrirjen e sezonit turistik nga stinor në vjetor dhe në tërë territorin e Shqipërisë. Si përfundim duhet theksuar se cilido qoftë tipi i turizmit që do të aplikohet në Shqipëri është e rëndësishme zbatimi i politikave dhe strategjive afatgjata ku të jetë planifikuar zhvillimi i turizmit në faza të ndryshme dhe në zona të ndryshme, por ku në qendër të politikave e investimeve të jetë zona bregdetare, së cilës pa dyshim i përket prioriteti në kuptimin e nivelit të investimeve. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë drejtimet e politikës turistike për zhvillimin në perspektiv të turizmit?  Përcaktoni qëllimin kryesor të zhvillimit të ardhshëm të turizmit?  Cili model turistik është më i përshtatshëm për Shqipërinë? Argumentojeni me shembuj. 117
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri TEST (KREU IV - KREU V) GRUPI A 1. Numri i hoteleve në Shqipëri në vitin 1929 ishte: ___________________ (1 pikë) 2. Cilat ishin dy qytetet veriore që pritën turistët e huaj në vitet ’80? a) __________________ b) __________________ (2pikë) 3. Renditni kushtet e reja që u krijuan për zhvillimin e turizmin pas viteve ’90 (shek. XX). a) __________________ b) __________________ c) __________________ ç) __________________ d) __________________ dh) __________________ e) __________________ (11 pikë) 118
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 4. Cili faktor ka përcaktuar drejtimin e ardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri deri në vitet ’90 (shek. XX)? _______________________________________________________________ (1 pikë) 5. Argumentoni rëndësinë e motivit kurativ të lëvizjes turistike. _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ (5 pikë) 6. Politika turistike ka elementet e saj përbërëse: 1.___________________________ a)__________________________________b)_____________________________ 2.___________________________ a)__________________________________b)_____________________________ 3.____________________________ a)__________________________________b)_____________________________ (9 pikë) 7. Ç`kuptoni me masa politike-turistike? _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ (5 pikë) 8. Cilat ishin qytetet me të cilat lidhej Tirana e vitit 1939 nëpërmjet linjës ajrore. 1)______________ 2) ________________ 3)_________________ 4)_____________ 5)______________ 6) ________________ 7)_________________ 8)_____________ (8 pikë) 119
  • KREU V: Raportet ndërmjet ekonomisë, popullsisë dhe turizmit në Shqipëri GRUPI B 1. Rrethoni alternativën e saktë. Klubi turistik automobilistik mbretëror (KTAN) u krijua në vitin: a) 1929 b) 1930 c) 1933 ç) 1935 (1 pikë) 2. Si cilësohej turizmi në vitet 1945-‘90? Sektor ______________________________________________________ (2 pikë) 3. Përcaktoni periudhat e varësisë së turizmit nga politika, duke i argumentuar. ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ ________________________________________________________________ (12 pikë) 5. Renditni motivet e lëvizjes turistike. a) __________________ b) __________________ c) __________________ ç) __________________ d) __________________ (7 pikë) 120
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 6. Plotësoni Politika turistike ka të bëjë me ______________________________________ _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ (5 pikë) 7. Cili është qëndrimi i sotëm i politikës ndaj turizmit? Argumentojeni me shembuj konkretë. _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ _______________________________________________________________ (5 pikë) 8. Ndërtoni skemën e bashkëpunimit institucional. (7 pikë) 121
  • KREU VI PASOJAT DHE EFEKTET E TURIZMIT NË SHQIPËRI Duke u mbështetur në rëndësinë që ka turizmi, kërkohet të studiohet lidhja dhe bashkëveprimi i të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit, duke vendosur theksin në analizën e transformimeve mjedisore, ekonomike e sociale, gjeografike e ekologjike, që pësojnë hapësirat gjeografike si rezultat i zhvillimit të turizmit në to. Një studim i tillë gjeografik i turizmit me të gjitha ndikimet dhe pasojat pozitive e negative që mund ta shoqërojnë zhvillimin turistik të hapësirave të ndryshme gjeografike, përbën domosdoshmëri, në qoftë se pretendohet për një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Objektivat:  Vlerësimi i ndikimeve pozitive dhe negative të turizmit për Shqipërinë.  Përcaktojë i raporteve mes efekteve ekologjike dhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri.  Analizë konkrete e ndikimeve të turizmit në një zonë të caktuar gjeografike të Shqipërisë. 122
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Efektet gjeografike dhe ekologjike të turizmit në Shqipëri Sot shumë komunitete priren drejt turizmit duke shpresuar në rritjen e të ardhurave, të punësimit dhe zhvillimit. Por turizmi ka dhe efektet e tij negative si: ndotja, mbipopullimi që çon në një trafik të ngarkuar, zhurma, krime etj. Këta faktorë ulin cilësinë e jetës së rezidentëve dhe kënaqësinë e turistëve, gjë që sjell një zvogëlim të turistëve të ardhur duke dëmtuar ekonominë lokale Zhvillimi i turizmit në mënyrë masive sjell pasoja të rënda në mjedisin natyror. Ky është përfundimi i nxjerrë nga studimet e kryera prej disa specialistëve. Sipas tyre, shfrytëzimi intensiv i tokës, ndotjet e ajrit dhe ujit, marrja e rërës nga bregu i detit për qëllime ndërtimi, peshkimi dhe gjuetia e pakontrolluar, turizmi fragmentar me ndërtime aty-këtu shpesh pa leje, janë faktorë që rrezikojnë ekosistemet tona bregdetare. Sipas tyre, pasojat e dukshme të zhvillimit pa kriter të turizmit janë mbingarkesat ndërtimore në natyrë si dhe prishja e peizazhit. Efektet dhe pasojat gjeografike-natyrore që shoqërojnë turizmin janë të shumta dhe në to luajnë pjesë të gjitha ndryshimet që ndodhin në natyrë, në peizazh, në mjedis me zhvillimin e turizmit. Zhvillimi i turizmit në vendet e tjera ka treguar se pavarësisht nga masat që janë marrë dhe kujdesi që është treguar efektet dhe pasojat negative kanë qenë të pranishme dhe kanë shoqëruar këtë zhvillim. Edhe në Shqipëri në zonat turistike vihen re dëmtime të shumta ekologjike si rezultat i ndotjes së ujërave dhe tokës, tymrave, zhurmave, prerjes së pyjeve, zjarreve etj. Por fenomeni më negativ që shoqëron zonat turistike është ai i dëmtimit të peizazhit gjeografik me ndërtime të shumta pa leje dhe pa plan rregullues. Ky fenomen ka marrë përpjesëtime të mëdha në zonat bregdetare ku një numër i madh ndërtesash prej betoni kanë dëmtuar peizazhin e tyre natyror dhe ekologjik. 123
  • KREU VI: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri Bregdeti shqiptar ka qenë para disa vitesh me breza të tërë me pemë të ndryshme mesdhetare. Ndërsa tani zor se mund të arrish të shohësh disa prej tyre pasi tashmë ato janë zëvendësuar me pallate shumëkatëshe. Kjo jo vetëm ka prishur peizazhin natyror, por rrezikon shkatërrimin e ekosistemit bregdetar. Zhvillimet e viteve të fundit në fushën e turizmit kanë treguar se duhet një koordinim sa më i mirë midis rezervave natyrore dhe turizmit në mënyrë që ky i fundit të jetë sa më jetëgjatë. Në kushtet e Shqipërisë zhvillimi i turizmit duke shfrytëzuar pasuritë e tij natyrore është një nga alternativat që krijon mundësinë e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe monumenteve natyrore në zonat përkatëse. Ekoturizmi shfaqet si një alternativë domethënëse për të ardhmen në mjaft zona të vendit tonë, duke u shprehur shpesh edhe si alternativa e vetme fitimprurëse për një zhvillim vërtet të qëndrueshëm. Laguna e Nartës Theth Dhërmi  Llogora Zona të tilla përfshijnë jo vetëm Jugun, por edhe Veriun e vendit dhe janë zona me potenciale të mëdha, zona të mirëfillta turistike ose edhe zona jo vetëm për qëllime turistike. Të tilla mund të jenë p.sh. bregdeti i Jonit dhe veçanërisht gjiri i 124
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Vlorës apo dhe laguna e Nartës, por edhe zona e Valbonës apo Komani etj. Jo vetëm karakteristikat natyrore, por dhe ato kulturore apo burimet njerëzore të këtyre zonave mundësojnë zhvillimin e ekoturizmit si një nga modelet që i ndërthur më së miri këto burime. Për Shqipërinë është i rëndësishëm identifikimi i modeleve të turizmit të qëndrueshëm për zonat e veçanta, duke u bazuar në studimin e karakteristikave të zonës. Për këtë duhet një analizë krahasuese e të dhënave ekzistuese dhe atyre të grumbulluara për këtë qëllim, që të pasqyrojë burimet natyrore, biodiversitetin si dhe burimet njerëzore apo komunitetin mbështetës ndaj ekoturizmit si një alternativë e propozuar për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi i burimeve turistike duhet të jenë në përputhje me nivelin ekonomik, shoqëror, kulturor, shëndetësor, të sigurisë, si dhe me objektivat kombëtare, rajonale dhe vendore të mjedisit. Ruajtja e kapaciteteve është një element kryesor në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Kapaciteti përcakton përdorimin në maksimum të çdo vendi pa shkaktuar ndikime negative në burime, komunitet, ekonomi, kulturë apo zvogëlimin e kënaqësisë së vizitorëve. Ruajtja e kapaciteteve turistike do të thotë vendosja e një kufizimi në rritjen e turizmit përtej të cilit mund të dëmtohen burimet e rralla, të cilat ofrojnë një mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Zhvillimi i turizmit në vendin tonë duhet të përfshijë në radhë të parë konceptet e qëndrueshmërisë, sepse rritja e tij varet nga burimet natyrore, prandaj ky zhvillim duhet të bëhet në përputhje me mjedisin. Ekoturizmi, turizmi i gjelbër, pavarësisht nga emërtimi është një formë e qëndrueshme e turizmit bazuar te natyra, i cili përqendrohet në radhë të parë te të mësuarit për natyrën. Element edukativ i ekoturizmit është elementi thelbësor që e dallon nga format e tjera të turizmit natyror. Edukimi dhe interpretimi mjedisor janë shumë të rëndësishëm për këtë lloj turizmi. Vija jonë bregdetare është shumë e përshtatshme për këtë lloj turizmi, por paraprakisht duhet të zgjidhen probleme të tilla si: ndotja e bregdetit nga veprimtaria industriale, administrimi dhe përpunimi i mbetjeve të lëngëta, ujërat e zeza dhe mbetjet e ngurta, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, vendosja e papërshtatshme e strukturave dhe vendbanimeve, zhvillimi spontan i turizmit, dëmtimet në botën bimore e shtazore etj. 125
  • KREU VI: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri Pra, shkatërrimi i bregdetit dhe ndotja e detit janë dy prej çështjeve kryesore të zhvillimit të paqëndrueshëm të ekorajonit. Turizmi – natyra – mjedisi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Thelbi i këtij raporti qëndron në faktin se si dhe në çfarë mase pasuritë ekologjike natyrore të një zone të caktuar gjeografike vihen në shërbim të turizmit dhe se si turizmi i përdor ato në mënyrë racionale në shërbim të tij, prandaj njohja dhe studimi i efekteve të raportit në fjalë përbën një nga problemet më të rëndësishme në zbatimin e një projekti turistik. Zhvillimi në të ardhmen i turizmit kërkon studime të mirëfillta ku të jenë parashikuar të gjitha pasojat e efektet negative e të merren të gjitha masat për të parandaluar e minimizuar ato. Vetëm në këtë mënyrë do të krijojmë kushte për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, elitar dhe të mbështetur në pasuritë natyrore, të cilat në Shqipëri janë të mëdha. Pyetje dhe detyra:  Me ç’efekte gjeografike dhe ekologjike është shoqëruar zhvillimi i turizmit në Shqipëri ?  Cilat janë masat që duhet të merren për të parandaluar shfaqjen e efekteve negative?  Përgatitni një material me shkrim mbi efektet negative që vihen re nga zhvillimi i turizmit në zonën tuaj të banimit. LEXIM SHTESË Erozioni Relievi i Shqipërisë është jouniform. Prania e formacioneve sedimentare kushtëzon ndjeshëm fenomenet e shpëlarjes masive,të shkarjeve e shembjeve të përqendruara, si dhe të gërryerjes me tregues në nivele kritike. Shtrirja hapësinore e fenomeneve te përmendura me sipër ka bërë që 20% e tokës në Shqipëri të jetë e predispozuar për t’u gërryer fuqimisht në masën që arrin më shumë se 50 tonë/ha/vit; 70% e territorit është në nivelin e gërryerjes mesatare me rreth 30 tonë/ha/vit dhe vetëm 10% është pak e ndikuar nga kjo dukuri, ku erodimi është më pak se 15 tonë/ha/vit. Rreth 100 mijë hektarë tokë të çelura për tokë buke ndodhen në procesin e shkretëtirëzimit si rezultat i mungesës së bimësisë dhe të zotëruesve. 126
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Format ekstreme të erozionit përbëjnë një rrezik real dhe me pasoja të paparashikueshme. Ky rrezik ndihet sidomos në dy terrene: në qendrat e banuara të braktisura, ku mungon aktualisht përkujdesi për tokën, dhe atje ku ka vendosje të pa kontrolluar të popullsisë, kryesisht në zonat suburbane. Rreziku i shkarjeve dhe i shembjeve të tokës është i pranishëm në rreth 150 mijë ha, ndërsa toka të gërryera anës brigjeve të lumenjve janë rreth 100 mijë ha. Mund të evidentohet se shkarjet masive e të lokalizuara janë të pranishme dhe mund të paraqesin rrezik real ne tokat përreth qyteteve Burrel, Çorovodë, Poliçan, Rrëshen, Lezhë, Pogradec, Vlorë etj, që shtrihen kryesisht në zonat kodrinore. Vëzhgimet e bëra vitet e fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë tregojnë se zonat e ndjeshme ndaj erozionit nga këndvështrimi mjedisor janë në funksion të reshjeve. Sipas këtij treguesi Shqipëria ndahet në tri zona: I. Zona A. (Shkodër, Tropojë, Sarandë, Gjirokastër) - 52 tonë/ha/vit; II. Zona B. (Berat, Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan, Krujë) - 37 tonë/ha/vit. III. Zona C. (Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Librazhd, Dibër) -15 tonë/ha/vit Në sipërfaqe të veçanta të rretheve Fier, Mallakastër, Skrapar etj., vlerat e gërryerjes janë disa herë më të larta se zona përkatëse ku përfshihen këto rrethe. Rezultatet e ekuacionit universal të humbjes së tokës (Studimi 1993-1997) tregojnë se dukuria e erozionit është e lidhur pazgjidhshmërisht me faktorin gjeologjik, relievin, bimësinë dhe menaxhimin e praktikave bujqësore, faktorë që në shumë raste ndikojnë ndjeshëm duke shkaktuar gërryerjen e tokës në vlera të larta deri në kufijtë ekstrem, mbi 150 tonë/ha/vit. 2 Efektet e turizmit në Shqipëri Për të vlerësuar rëndësinë e sektorit turistik dhe për të përcaktuar efektet ekonomike, demografike dhe sociale të turizmit është e domosdoshme të analizohen të ardhurat financiare që sjell ky sektor në ekonominë shqiptare, në lëvizjen e popullsisë nga një zonë në një zonë tjetër, si dhe zënien me punë të një pjese të popullsisë në këtë sektor. 127
  • KREU VI: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri Efektet ekonomike të turizmit Turizmi konsiderohet kudo si një veprimtari me zhvillim intensiv, pasi në përgjithësi për të ka një treg me kërkesa të larta në rritje, dhe përbën një veprimtari me rentabilitet të lartë ekonomik. Investimet në turizëm vitet e fundit janë shtuar shumë si rezultat i faktit që në këtë veprimtari kapitali i investuar ka një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm. Investimet janë të lidhura ngushtë me parimet themelore mbi të cilat bazohet zhvillimi i tregut të turizmit. Turizmi mbart disa arsye për nxitje të investimeve, të cilat janë të lidhura me objektivat kryesore në sektorin turistik. Ndikimi i turizmit në aktivitetet dhe të ardhurat turistike ndihet më shumë zona, industri, segmente popullsie, mundësi pune, prandaj ai është një faktor kryesor për ekonominë. Zhvillimi i turizmit bën të mundur shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe të pasurive kulturore e artistike të papërdorura të vendit. Kërkesa e turistëve përcakton një vlerë të shtuar që krijon mundësinë për shfrytëzimin ekonomik të këtyre të mirave të cilat çojnë në rritjen e të ardhurave të përgjithshme kombëtare, në zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë etj. Vetëm në sezonin turistik të vitit 2000, sipas statistikave ka rezultuar se numri total i turistëve ndërkombëtarë dhe atyre të brendshëm ka arritur rreth 900 mijë persona. Ndërkohë të dhënat zyrtare sugjerojnë se të ardhurat nga turizmi arrijnë në disa dhjetëra mijëra dollarë. Sigurisht që kalimi i të ardhurave nga një krahinë në tjetrën brenda një vendi ndryshon shumë nga kalimi i të ardhurave nga një vend në tjetrin. Gjatë vitit 2003 turizmi ka siguruar rreth 522 milionë dollarë të ardhura në shërbim ose 17% më shumë se eksporti i mallrave (merret parasysh vetëm turizmi i jashtëm dhe jo të ardhurat e siguruara nga turistët vendas). Statistikat e viteve të fundit flasin për një rritje të treguesve të turizmit në vendin tonë dhe efektet e tij në ekonomi. Efektet demografike të turizmit Lëvizja e popullsisë nga një zonë në tjetrën vitet e fundit ka qenë e përmasave të mëdha e shpesh kaotike. Një pjesë e plazheve janë mbipopulluar nga qytetarë lëvizës një pjesë e të cilëve kanë blerë një banesë të dytë, por një pjesë tjetër janë të ardhur nga zona të thella të cilët kanë ndërtuar banesën e tyre të re, sigurisht pa 128
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë plan e leje ndërtimi. Në të shumtën e rasteve ata nuk janë pronarë të tokës e sigurisht ky problem mund të sjellë probleme të tjera sociale e demografike. Ndërsa ka ndodhur fenomeni i mbipopullimit të zonave të veçanta, i kundërt me të është fenomeni i braktisjes së fshatrave, një pjesë e të cilave mund të shërbejnë si zona të turizmit agrikulturor, vizitues, kurativ etj. Në vendet në zhvillim agrikultura ka një rëndësi të madhe sociale dhe ekonomike. Zonat e tyre të thella malore kanë qenë burim emigrimi në drejtim të qyteteve të zhvilluara dhe Europës. Sidoqoftë ato nuk janë shpopulluar, siç po ndodh në Shqipëri. Kjo është shoqëruar me rritjen e kapaciteteve të disa qyteteve si Tirana, e Durrësi dhe krijimin e fshatrave të zbrazëta nga ana tjetër. Sigurisht këto janë fenomene të përkohshme të cilat me ndërhyrjen e shtetit për të zbutur problemet sociale që e shoqërojnë këtë lëvizje do të kapërcehen dhe do t’i takojnë të kaluarës. Efektet sociale të turizmit Efektet ekonomike dhe demografike të turizmit janë të lidhura ngushtë me efektet sociale të tij. Një nga ndikimet kryesore të drejtpërdrejta të zhvillimit turistik është krijimi i vendeve të punës duke zbutur në këtë mënyrë problemin e papunësisë në nivel lokal dhe rajonal dhe rritjen e nivelit të jetesës. Vetëm se në zonat turistike në përgjithësi punësimi ka karakter sezonal. Po t’i referohemi zonës turistike bregdetare ku janë ngritur një numër i madh hotelesh, shtëpi banimi, restorante etj., vëmë re se ato janë në kapacitet të plotë pune e shërbimi kryesisht gjatë stinës së verës. Por ka edhe zona të veçanta siç janë p.sh.: Durrësi, Vlora, Saranda etj., të cilat frekuentohen gjatë gjithë vitit, por jo me të njëjtën efikasitet. Të bën përshtypje se një pjesë e shërbimeve kryhen nga pjesëtarët e një familje apo ortakërie dhe se ata e vazhdojnë punën pa ndërprerje gjatë gjithë vitit. Të ardhurat që sigurojnë nga puna e tyre janë të mëdha dhe janë përdorur për zmadhimin, modernizimin e pronës së tyre si dhe në blerjen e një prone të re. Këto familje ose grupe ortakësh që jetojnë me punën e tyre dallohen për një standard jetese që vihet re në të gjitha drejtimet: të arsimimit të fëmijëve në shkolla private apo jashtë vendit, në pushimet me kosto të lartë (sigurisht jo në sezonin e fluksit turistik) në numrin e makinave për pjesëtarë familje etj. Gjithashtu ka edhe zona të cilat, duke u mbështetur vetëm në turizmin sezonal, kanë probleme të mëdha me papunësinë. E tillë është p.sh. Himara, një vend i mjaft i 129
  • KREU VI: Pasojat dhe efektet negative të turizmit në Shqipëri bukur turistik, i cili frekuentohet masivisht gjatë gjithë stinës së verës, por në pjesën tjetër të vitit, veçanërisht në dimër, qyteti është pothuajse i shkretë dhe si pa jetë. Banorët e përhershëm janë të pakët në krahasim me popullsinë e dikurshme të këtij qyteti dhe të krejt zonave përreth (është fjala për numrin popullsisë para viteve `90). Fotot: Himara në verë dhe në dimër. Edhe të rinjtë vendas preferojnë të punojnë në emigracion, sepse të ardhurat që sigurojnë janë të mira dhe, nga ana tjetër, kanë synim për t’i investuar në strukturat turistike hoteliere, që kanë ngritur në qytetin e lindjes. Pra, ende të ardhurat nga turizmi nuk janë të tilla që të mundësojnë qëndrimin dhe punësimin në vendlindje. Pavarësisht nga problemet që e shoqërojnë zhvillimin e turizmit, arritjet dhe rezultatet që ka ai në vendin tonë, nuk mungojnë. Kështu, në vite, po t’u referohemi të dhënave statistikore, del se në vitin 2004 punësimi në sektorin turistik ka pësuar një rritje prej rreth 5.2%. Edhe kërkesa për produkte turistike, suvenire nga Shqipëria, është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, me rreth 8.9%. Punësimi në ekonominë shqiptare për shkak të zhvillimit të turizmit është vlerësuar afro në 164577 vende pune në vitin 2005, ose 11.4% të punësimit të përgjithshëm ose ndër 8.8 vende pune, një i punësuar në industrinë turistike. Për të ardhmen këto shifra janë mjaft premtuese. Për 5-10 vitet e ardhshme kur ky sektor të jetë formuar dhe zgjeruar akoma më shumë, mendohet që numri i të huajve që do të hyjnë në Shqipëri do të jetë rreth 1.2 milionë turistë në vit, të ardhurat që do të sigurohen nga sektori i turizmit do të arrijë rreth 420 milionë dollarë në vit dhe do të hapen rreth 100.000 vende pune. Në vitin 2015 parashikohen 195267 vende pune pra, 11.8% të punësimit të përgjithshëm ose ndër 8.4 vende pune, një i punësuar në turizëm. 130
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Duke u nisur nga efektet ekonomike, sociale dhe demografike të turizmit në shoqërinë shqiptare si dhe në parashikimet e të ardhmes së tij është e domosdoshme:  Të kontrollohen flukset dhe veprimtaritë e turizmit përmes strategjive përkatëse afatgjata.  Shpërndarja e flukseve turistike dhe krijimi i një raporti të përdorimit të zonave bregdetare dhe atyre malore.  Të riorientohen politikat turistike duke i integruar ato me politikat urbane dhe ato rurale. Pyetje dhe detyra  Cilat janë efektet sociale dhe demografike që shoqërojnë zhvillimin e turizmit në Shqipëri?  Si i vlerësoni këto efekte: pozitive apo negative dhe pse? Ilustrojeni me shembuj.  Çfarë mund të thoni në lidhje me fenomenet e reja që janë shfaqur me zhvillimin e turizmit në zonën ku banoni. 131
  • KREU VII PROBLEMET E SOTME DHE E ARDHMJA E TURIZMIT NË SHQIPËRI Studimi i turizmit për Shqipërinë që sapo është futur në rrugën e zhvillimit të turizmit, përbën një domosdoshmëri të padiskutueshme. Për një proces të sapofilluar (pa mohuar të kaluarën) ka probleme të shumta në rrugën e zhvillimit. Infrastruktura, me problemet që ka, është një vështirësi më shumë, por jo e pakapërcyeshme. Ndonëse e vonuar Shqipëria ka avantazhin të përfitojë nga përvojat pozitive dhe negative të shumë vendeve me turizëm të zhvilluar, me qëllim që të zhvillojë një turizëm cilësor dhe të shmangë efektet negative. Avantazhet që zotëron vendi ynë janë më të shumta se disavantazhet, prandaj zhvillimi është i sigurt. Strategjia e turizmit, që është objekt i studimit në këtë kapitull përcakton zonat me përparësi dhe drejtimet e zhvillimit të turizmit në të ardhmen. Objektivat:  Analizë e avantazheve dhe disavantazheve të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.  Paraqitja në hartë e zonave me përparësi në të cilat mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri.  Përcaktimi i problemeve rreth të sotmes dhe të ardhmes së turizmit shqiptar. 132
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Avantazhet dhe disavantazhet e zhvillimit të turizmit në Shqipëri Shqipëria paraqet mundësi për të qenë një destinacion parësor i zhvillimit të disa llojeve të turizmit, kjo falë një mjedisi relativisht të pandotur, një natyre spektakolare që ndërthur harmonishëm peizazhin malor, pyjet e pafundme me liqenet e panumërta dhe bregdetin e këndshëm dhe joshës. Duke pasur parasysh kushtet dhe faktorët që ndikojnë në fushën e turizmit, mund të thuhet se turizmi në Shqipëri gjendet përpara shumë avantazheve dhe disavantazheve në rrugën e zhvillimit të tij të mëtejshëm. Ndër faktorët natyrorë më të rëndësishëm që stimulojnë zhvillimin e turizmit në vendin tonë janë: Pozicioni i favorshëm gjeografik pranë tregut turistik më me emër, atij mesdhetar, gjë që krijon mundësinë e përfshirjes në flukset turistike ndërkombëtare. Kushtet të favorshme klimatike me afro 200 ditë me diell dhe me temperaturë mbi 20 gradë; Vijën e gjatë bregdetare prej 472 km, ku alternohen plazhet e gjëra ranore me masivet shkëmbore, të cilat janë të shumta e të larmishme. Peizazhet e bukura natyrore, relievi i thyer kodrinor dhe malor me shumëllojshmëri të florës, të faunës dhe të mikroklimave, gjë që krijon mundësi të mëdha për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit në përshtatje me kërkesat që ka sot tregu turistik. Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi për zhvillimin e turizmit bregdetar, turizmit të gjelbër, të bardhë, si dhe me mjaft veprimtari tërheqëse dhe zbavitëse për turistët e sotëm, veçanërisht të atyre me nivel të lartë dhe të mesëm. Në kanionet e lumit Osum, Çorovodë  133
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri Oferta parësore turistike plotësohet edhe nga prania e një sërë faktorësh origjinalëantropogjenë, që i referohen trashëgimisë së pasur kulturore të një populli të lashtë. Ndër ta më të rëndësishmit janë:  Kurioziteti për të njohur një vend të izoluar për shumë kohë, historia e të cilit është po aq e lashtë sa dhe historia e Europës;  Trashëgimia historike, e cila është e shprehur në praninë e dëshmive të qytetërimeve të të gjitha kohëve, me pasuritë arkeologjike dhe numrin e madh të qyteteve antike;  Pasuria shpirtërore, e pasqyruar më së gjeri në një folklor origjinal, mjaft të pasur dhe të larmishëm të popullit shqiptar;  Traditat e jetesës të një populli mikpritës, i cili e ka trashëguar në shekuj këtë virtyt të tij dallues.;  Popullsia me moshë të re, e cila është ndër më të rejat në Europë;  Fuqia e madhe punëtore.  Niveli i lartë i arsimimit për pjesën më të madhe të shqiptarëve;  Pasioni për gjuhët e huaja dhe zotërimi i tyre. Vendosja e ekonomisë së tregut në Shqipëri, i shoqëruar nga një rikonceptim i ri i strategjisë së zhvillimit të ardhshëm ekonomik, ka bërë që sot në vendin tonë sektori i tretë, në përgjithësi, dhe ai i turizmit, në veçanti, të konsiderohen ndër përparësitë në drejtim të ofertës turistike. Kjo përparësi për sektorin e turizmit buron jo vetëm nga ekzistenca e faktorëve që 134
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë u përmendën më lart, por edhe nga fakti se lëvizja turistike tanimë është një prirje e përgjithshme në mbarë botën. Industria turistike me të drejtë konsiderohet sot si degë parësore për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe pasuri kombëtare që duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej. Ky pohim lidhet me epërsitë që ka vendi ynë për zhvillimin e turizmit, si dhe me faktorët që pengojnë zhvillimin e tij në vendin tonë. Faktorët që stimulojnë këtë zhvillim lidhen me pozicionin e produktit tonë turistik pranë qendrave të mëdha tregtare në Mesdhe, me mjedisin tonë të pastër dhe me faktin që na krijohet mundësia për mos përsëritjen e gabimeve që janë bërë nga të tjerët në fushën e turizmit. Por zhvillimi i turizmit në Shqipëri përballet me shumë vështirësi, që janë faktorë të cilët përbëjnë disavantazhe në zhvillimin e turizmit. Të tillë janë: Gjendja e vështirë e infrastrukturës dhe qenia jashtë tregut turistik. Konkurrenca e fortë turistike me vendet fqinje dhe më gjerë dhe pamundësia për të ofruar për momentin të njëjtën cilësi shërbimi si të konkurrentëve tanë. (Megjithatë në ditët e sotme në vendin tonë ka mjaft aktivitete turistike që krahasohen denjësisht me fqinjët, madje mund të thuhet me plot gojën se ka të tilla që ua kalojnë edhe fqinjëve e më gjerë. ) Mungesa e konkurrencës turistike brenda vendit ndërmjet standardeve apo zonave turistike. Pasiguria politike që e ka kërcënuar shpesh vendin dhe rajonin. (Lufta gati 10vjeçare në ish-Jugosllavi e deri te lufta në Kosovë më 1999; kriza politike e vitit 1997 etj., kanë përbërë pengesa dhe vështirësi në zhvillimin e turizmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më gjerë. (Këto pengesa tanimë janë kapërcyer dhe në Shqipëri në asnjë fushë të jetës dhe veprimtarisë nuk mund të flitet më për pasiguri.) Paqartësia e ligjshmërisë ka ndikuar në zhvillimin e turizmit. Me gjithë përmirësimet në legjislacionin për turizmin, ekzistojnë ende paqartësi dhe vështirësi në këtë drejtim. Kjo lidhet sidomos me pronësinë e zonave turistike dhe me ndërtimet pa leje në to. Një situatë e tillë bëhet pengesë për investimet e mëdha dhe serioze të investitorëve vendas dhe atyre të huaj. (Megjithatë edhe në këtë drejtim janë bërë përmirësime dhe ka ndryshime të mëdha, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit.) Mungesa e konkurrencës turistike brenda vendit ka edhe ajo ndikim në turizëm. Meqenëse zhvillimi i turizmit në Shqipëri është ende i pakonsoliduar siç dihet, mungon deri diku konkurrenca e duhur në zhvillimin e tij. 135
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri Mjaft pjesëmarrësve në fushën e turizmit u mungon kualifikimi i nevojshëm për këtë sektor, gjë që përbën një mangësi për zhvillimin siç duhet të turizmit te ne. (Por sot duhet theksuar se ka edhe shumë të tjerë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre turistik në nivele të barabarta konkurrence ndërmjet tyre.) Prapambetja ekonomike e vendit përbën një nga vështirësitë më të mëdha në zhvillimin aktual të turizmit në Shqipëri. Periudha e tranzicionit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut u shoqërua me një sërë problemesh të karakterit ekonomik e social. Në një vend të vogël si Shqipëria zhvillimi i turizmit është shumë i varur nga gjendja e përgjithshme ekonomike e sidomos nga shkalla e zhvillimit të atyre degëve të ekonomisë, që janë më afër sektorit turistik, siç janë: transporti, tregtia, shërbimet etj. Pa një përmirësim dhe zhvillim më të mirë ekonomik të vendit, nuk mund të pretendohet për ndërtimin e një industrie të mirëfilltë turistike, por nuk duhen mohuar hapat e hedhur mjaft mirë dhe me sukses në këtë drejtim. Varësia e turizmit nga kapitali i huaj ka ndikimin e tij ndaj zhvillimit të turizmit në vendin tonë. Gjendja ekonomike e financiare e vendit kushtëzon edhe varësinë e zhvillimit turistik të vendit nga kapitali i huaj. Në kushtet e vështira ekonomike e financiare, kapitali vendas është ende i dobët dhe nuk mund të ndërmarrë investime të mëdha në fushën e turizmit. Ai është kufizuar në ngritjen e objekteve të vogla turistike në formën e hoteleve, moteleve, restoranteve etj. Mbizotërimi i kapitalit të huaj sjell transferimin e të ardhurave nga sektori turistik drejt vendeve që zotërojnë këtë kapital dhe mund të shoqërohet gjithashtu me rrezikun e mosrespektimit të kushteve natyrore të zonave të veçanta turistike, duke shkurtuar kështu jetëgjatësinë e tyre turistike. Të gjitha këto avantazhe dhe disavantazhe në zhvillimin aktual të turizmit në Shqipëri, duhet të kihen parasysh në planifikimin e ardhshëm të zhvillimit turistik të vendit tonë. Pyetje dhe detyra  Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në fushën e turizmit?  Si mund të shfrytëzohen avantazhet që sjell turizmi në funksion të zhvillimit turistik të vendit? Ilustrojeni me shembuj.  Çfarë mendoni në lidhje me masat që duhen marrë për kthimin e disavantazheve të fushës së turizmit në faktorë zhvillimi të kësaj fushe? Bëni një përshkrim të idesë suaj. 136
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 2 Roli infrastrukturës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri Zhvillimi i turizmit si një degë me rëndësi ekonomike për vendin tonë kushtëzohet nga një sërë faktorësh efekti i të cilëve mund të jetë pozitiv ose negativ. Sigurisht në kompleksin e këtyre faktorëve roli i infrastrukturës është padyshim parësor dhe i rëndësisë së veçantë. Në vendin tonë liria e madhe e veprimit e shoqëruar edhe me iniciativën pozitive e ka ndryshuar gjendjen e turizmit dhe të infrastrukturës në përgjithësi. Me infrastrukturë do të kuptojmë të gjitha rregullimet e domosdoshme në shërbim të jetës së vendit dhe nevojave specifikë të turistëve duke filluar nga gjendja e qarkullimit rrugor e urban, sigurimi i energjisë elektrike e ujit e deri tek parqet e gjelbëruara, ndërtesat kulturore e sportive, lokalet e objektet e ndryshme publike. Qarkullimi rrugor urban dhe format e tjera të qarkullimit Rritja e qyteteve dhe mënyra e jetesës në to kërkon edhe një transport modern dhe të zhvilluar. Një sistem i tillë transporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Rritja e përgjithshme ekonomike dhe niveli më i lartë i të ardhurave, kanë bërë që ky sektor të jetë sektori me rritjen më të madhe. E gjithë bota ka ndryshuar shumë në saje të pranisë së makinave. Tridhjetë vjet më parë prodhuesit e makinave predikonin dhe kishin bindje se makinat do të zëvendësonin biçikletat, si numri një i transportit personal. Por sot shohim se ka ndodhur e kundërta. Në botë ka dy herë më shumë biçikleta se makina çdo vit. Vetëm në kontinentin aziatik me biçikleta lëvizin më shumë njerëz sesa të gjithë ata që lëvizin me makina në botë. Në gjendjen e qarkullimit rrugor do të vlerësohen ngarkesa me automjete që lëvizin në qytet e lidhur me këtë edhe ngarkesa me zhurmë e ndotje e mjedisit të qytetit, gjendja e vendeve të parkimit e çmimi i tij, numri i taksive dhe gjendja e 137
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri llojeve të tjera të qarkullimit urban. Kur flasim për lëvizje të turistëve brenda vendit kemi parasysh transportin rrugor, gjendjen e mirëmbajtjen e rrugëve dhe të automjeteve, pasi ky lloj transporti është kryesori në lëvizjen turistike. Rrugë ndërqytetëse në Shqipëri Pesha e transportit hekurudhor ka rënë, pasi ky lloj shërbimi lë për të dëshiruar dhe nuk është i shtrirë në të gjitha rrethet e vendit. Ky lloj transporti sot te ne përdoret më tepër për qarkullim mallrash. Nëpërmjet qarkullimit tokësor e detar bëhet e mundur lëvizja e popullsisë vendase dhe asaj të huaj në vendet turistike, duke u krijuar mundësinë turistëve të ndihen të kënaqur, të realizojnë dëshirat e tyre personale dhe të gëzojnë pushimet relaksuese. Por ky lloj transporti shoqërohet me një sërë problemesh si: ndotja e mjediseve të pushimit të hapësirave të blerta, të ajrit, ujit etj. Probleme ka edhe sistemimi i rrugëve, të cilat përgjithësisht janë të ngushta apo edhe të dëmtuara, madje edhe pa sinjalistikën e duhur. Kjo sjell kaos në trafik, vonesa në nisje e mbërritje, qarkullim në vende të ndaluara etj. Megjithatë duhet theksuar se tani, përveç ndërtimit të rrugëve të reja, të gjera dhe me kushte bashkëkohore, rrugët ekzistuese po zgjerohen aty ku është e mundur, për të krijuar lehtësi në qarkullim, si dhe po plotësohen me sinjalistikën e duhur. Duke vlerësuar rëndësinë e tij në turizëm, ndërtimi i korridoreve Veri–Jug, Lindje–Perëndim, ndërtimi i një aeroporti tjetër civil, zgjerimi i porteve të Durrësit e Vlorës, lidhja me një linjë funksionale hekurudhore me vendet fqinje, do të mundësojë qarkullimin më të mirë dhe zhvillimin e vetë turizmit. Sigurimi me ujë dhe energji elektrike Një element i rëndësishëm i infrastrukturës, i cili ka ndikim të madh në turizëm, e përbën uji dhe energjia elektrike. Prej vitesh Shqipëria ka pasur mungesë në ujë të 138
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë pijshëm dhe në energji elektrike. Kjo u ndje veçanërisht në fillimin e viteve ’90 (shek. XX), si vazhdim i situatës së njëjtë të trashëguar nga koha e monizmit. Këto mangësi u ndien në qytetin kryesor, Tiranë, por më tepër në zonat periferike dhe në thellësi të vendit. Tanimë kjo vështirësi është kapërcyer dhe në mbarë vendin ka furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe kjo jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e vendit. Megjithatë ka raste që ndodh ndonjë anomali, që ndreqet shpejt. Sipërfaqet e gjelbra Sipërfaqet e gjelbra me parqe e pemë krijojnë një mjedis të këndshëm e të shëndetshëm. Në Shqipëri vihen re dy fenomene të kundërta: nga njëra anë prerja e drurëve në pyje dhe përdorimi i tyre si lëndë ndërtimi, nga ana tjetër bëhen përpjekje për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në qytetet kryesore. Megjithatë mungon kujdesi i vazhdueshëm ndaj këtyre të fundit, të cilat pas një farë kohe humbasin shumë nga shkëlqimi i fillimit. Kjo është edhe arsyeja që në zonat urbane vihet re një rritje e nivelit të dioksidit të karbonit, shkaktuar nga aktivitete të ndryshme prodhuese e trafiku. Pikërisht për këto arsye organet qendrore e vendore e kanë për detyrë që të kujdesen për urbanizimin e gjelbërimin e vendit duke i shërbyer shëndetit, turizmit e ekonomisë së vendit. Ndërtesat kulturore e sportive, lokalet dhe objektet publike duhet të jenë në funksion të arkitekturës së qytetit apo të zonës dhe të plotësimit të nevojave të qytetarëve apo pushuesve. Godinat e reja të ndërtuara vitet e fundit dallohen për një stil modern, sidomos në disa qytete ku pa dyshim Tirana zë vendin kryesor. Por ndërtimi i tyre në disa raste është shoqëruar me prishjen e ndërtesave të vjetra e karakteristike të cilat janë një pasuri me vlera të mëdha historike e kulturore. Si përfundim, infrastruktura me elementet e saj përbërëse luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit dhe, pavarësisht nga problemet, ndikimi i saj në të ardhmen do të jetë pa dyshim pozitiv. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë elementet përbërëse të infrastrukturës?  Si ndikojnë ato në zhvillimin e turizmit?  Cila prej elementeve është më e ndjeshme në zonën tuaj të banimit e ç’ndikim ka kjo në turizmin e zonës? Ilustrojeni me shembuj. 139
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri LEXIM SHTESË Rezervat ujore të Shqipërisë A e dini se dritat e uji edhe kanë munguar e mungojnë ndonjëherë, ndërkohë kur Shqipëria është e pasur me burime të shumta natyrore ujore? Ujërat përbëjnë një pasuri të madhe natyrore të vendit tonë. Sasia e ujërave në vend është e madhe. Në rrjetin hidrologjik bëjnë pjesë lumenj, përrenj, ujëra nëntokësorë, liqene, laguna dhe dete. Pjesë përbërëse e këtij rrjeti janë edhe ujëmbledhësit artificialë. Baseni hidrologjik ka një sipërfaqe prej 43.305km2 nga të cilat 67% janë brenda vendit. Vendi përshkohet nga lumenj të shumtë, që formojnë 6 basene kryesore shumica e të cilave përdoren për ujitje e energji. Ujërat që derdhen në det janë vlerësuar rreth 40km3/vit me një shkarkim specifik 29l / sek/ km2, i cili është nga më të lartit në Europë. 3 Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri Strategjia e sektorit të turizmit në Shqipëri deri në vitin 2012 Kjo strategji e sektorit të turizmit u realizua me mbështetjen teknike dhe financiare të Republika Federale e Gjermanisë, e përfaqësuar nga Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ajo u hartua në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe organizmave konsulentë, Agjencia Gjermane e Bashkëpunimit Teknik (GTZ) dhe Ghh Consult Ltd. Strategjia e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2012 është miratuar në Këshillin e Ministrave në vitin 2003. Kjo strategji përbën një dokument për zhvillimin e turizmit dhe merr në konsideratë potencialin bazë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, si potencialet natyrore ashtu dhe trashëgiminë kulturore, por edhe vështirësitë kryesore që hasen për zhvillimin e turizmit, si situatën e brishtë të stabilitetit politik të rajonit, 140
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë infrastrukturën ende të papërshtatshme, paqartësitë në lidhje me pronën mbi tokën si dhe vështirësitë që lidhen me fenomene të tranzicionit. Strategjia e zhvillimit të turizmit 2002 – 2012 synon:  Ta ndihmojë këtë sektor që të menaxhojë rritjen në një mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri afatgjatë;  Të japë mënyrat e menaxhimit të konfliktit ndërmjet rritjes së zhvillimit të turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore;  Të japë strukturën e përshtatshme brenda së cilës investimi dhe përfitueshmëria e industrisë mund të lehtësohen dhe rriten në maksimum;  Të reduktojë mbivendosjen dhe boshllëqet brenda sektorit;  Të sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga qeverisja qendrore dhe vendore;  Ta bëjë më të lehtë veprimin e operatorëve për të bërë biznes në këtë sektor;  Të sigurojë integritet të drejtimeve strategjike dhe strategjive. Koncepti strategjik i zhvilluar në këtë dokument kërkon të sigurojë që Shqipëria deri në vitin 2012 të rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe të zhvillojë turizmin në një mënyrë që të jetë i qëndrueshëm në kohë: nga ana kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike. Ai jep në mënyrë të qartë Vizionin 2012 ashtu dhe objektiva të qartë cilësorë dhe sasiorë. Në strategji janë përcaktuar drejtimet strategjike dhe zhvillimi i produkteve turistike në mënyrë që Shqipëria të jetë një destinacion i ardhshëm turistik në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj të organizuar në paketa “gjithçka e përfshirë” nga operatorët turistikë. Produktet kryesore turistike përcaktohen: turizmi i diellit dhe plazhit, turizmi i interesit të veçantë dhe turizmi i biznesit dhe i konferencave. Tërheqja e turistëve të huaj do të ndikojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj. Kapacitetet e reja akomoduese të rekomanduara për zhvillim janë parashikuar të plotësojnë kërkesën e tregjeve të huaj si dhe standardet ndërkombëtare të kërkuara nga këto tregje. Gjithashtu edhe zonat e sugjeruara për zhvillim të strukturave turistike i referohen kushteve që plotësojnë këto zona për këto tregje dhe segmente turistike. Në periudhën afatshkurtër 3-4-vjeçare të kësaj strategjie parashtrohen ndërmarrja e një sërë masash përkatëse si në anën institucionale, organizative dhe atë ligjore në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të funksionojë me të njëjtat parime me 141
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri të cilat ai funksionon në botë. Masat e parashtruara për t’u ndërmarrë konsistojnë në zbatimin e komponentëve kryesorë të strategjisë, ku drejtimet më të rëndësishme paraqesin veprimtaritë në disa drejtime si:  Përshtatja e detyrave funksionale të turizmit në ministrinë përkatëse me kërkesat e parashtruara për zbatimin e kësaj strategjie;  Organizimi efektiv i sektorëve dhe strukturave të ndryshme në turizëm (në sektorin shtetëror, vendor, privat dhe të shoqërisë civile);  Adaptimi dhe aplikimi i legjislacionit të përshtatshëm;  Zhvillimi e elementeve përbërëse të produkteve turistike me përparësi në periudhën afatshkurtër katër vjeçare;  Zhvillimi dhe konsolidimi i arsimimit dhe trajnimit në turizëm;  Organizimi i marketingut dhe promovimi efektiv të turizmit, mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit natyror dhe atij të trashëgimisë në interes të turizmit;  Hartimi i programeve të financimit dhe gjetja e burimeve financuese. Nga këndvështrimi i kërkesës turistike, vëmendje e veçantë i është dhënë tërheqjes së klientelës shqiptare përtej kufirit, e cila përbën një segment mjaft të rëndësishëm në këtë periudhë. Shqipëria mund ta zhvillojë imazhin e saj si një destinacion i ri turistik. Në këtë zhvillim ndihmojnë edhe logove me slogane të tilla si: sekreti i fundit i Europës! 2 Shqipëria Analiza e potencialeve ka treguar që Shqipëria mund të përdorë burimet e saj në interes të turizmit shumë më tepër sesa po i ka përdor deri më tani. Objektivat kryesorë makroekonomikë të zhvillimit të sektorit të turizmit janë:  Gjenerimi i vendeve të punës dhe të ardhurave (100. 000 vende të reja pune e 464 milionë dollarë të ardhura).     Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe social kudo në vend. Përmirësimi i kushteve të jetesës në Shqipëri. Fillimi i aktiviteteve ekonomike. Krijimi i një imazhi pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si destinacion turistik.  Rritja e fitimeve për shtetin në monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes.  Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin. 142
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Parakushtet për zhvillimin e turizmit Me qëllim që të arrihen objektivat dhe të realizohet aplikimi i strategjive të nevojshme parakushtet e mëtejshme janë të nevojshme të plotësohen:  Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të pranohen në të gjitha nivelet. Qëndrueshmëria në kohë është një faktor kryesor për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Vetëm një proces zhvillimi miqësor ndaj mjedisit do të jetë baza për një zhvillim të suksesshëm ekonomik të turizmit.  Infrastruktura-bazë: infrastruktura e kufizuar paraqet problem madhor për zhvillimin e shpejtë të turizmit në shumicën e rajoneve të Shqipërisë.  Sqarimi i pronësisë mbi tokën dhe ndërtimet: sqarimi sa më shpejt të jetë e mundur i zgjidhjes ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objektet ndërtimore.  Ligji dhe rregullore të turizmit në nivel kombëtar dhe rajonal: hartimi i një ligji bashkëkohor të turizmit dhe rregulloreve shtesë për zhvillimin e turizmit nga organizmat shtetërore përgjegjës.  Zbatimi i detyruar i ligjit ekzistues është themelor për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në fushën e ndërtimit në çështje si ato të rregulloreve, lejeve të ndërtimit apo atë të ndotjeve.  Përgjegjësi të qarta në të gjitha nivelet për zhvillimin e turizmit: përcaktimi i qartë i përgjegjësive për drejtoritë e turizmit brenda ministrisë si dhe të Ministrive dhe Institucioneve të tjera që kanë lidhje me fushën e turizmit.  Stabilitet rajonal dhe kombëtar.  Sistemi i përmirësuar i informacionit: zhvillimi efektiv i turizmit kërkon bazë të plotë informacioni të zhvillimit të ofertës dhe kërkesës. Nevojitet një organizim i mbledhjes dhe analizimi i duhur i të dhënave të nevojshme sipas standardeve ndërkombëtare në nivel kombëtar, rajonal e lokal.  Angazhimi i sektorit publik (shtetëror) / privat: zhvillimi i sektorit të turizmit duhet promovuar nëpërmjet sektorit shtetëror, veçanërisht në fazën fillestare. Financimi do të ketë nevojë më shumë se një vit cikle financimi dhe do të kërkohen partneritete më të forta shtet/privat nëse financimi shtetëror do të jetë efektivisht superior. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit në të ardhmen?  Renditni objektivat kryesorë makroekonomike të zhvillimit të turizmit 143
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri 4 Zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit Shqipëria dëshiron të zhvillojnë industrinë e turizmit, e cila siguron punësim dhe përfitime ekonomike. Turizmi cilësor është i rëndësishëm për Shqipërinë. Natyra dhe ekologjia e vendit do të lejojë zhvillimin e mundshëm të të gjitha llojeve të turizmit, veçanërisht zhvillimin e turizmit të mesëm, të lartë dhe atij elitar. Këtij qëllimi i shërben dhe strategjia e zhvillimit të turizmit, e cila ka përcaktuar dhe zonat me përparësi të këtij zhvillimi. Në bazë të strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri mund të veçohen tri zona përparësie të këtij zhvillimi, që janë: I. Zona bregdetare dhe liqenore II. Zona e brendshme e vendit III. Zona malore Zona bregdetare dhe liqenore Kjo zonë përfshin kryesisht hapësirën midis Velipojës në Veri dhe Karavastasë në qendër dhe zonën nga gjiri i Vlorës dhe bregdeti Jonian deri në kufirin grek. Përparësi në zonën bregdetare dhe liqenore kanë para së gjithash plazhet detare të Durrësit,Vlorës, Shëngjinit, Rivierës, Divjakës, Velipojës etj., si dhe Pogradeci në brigjet e liqenit të Ohrit, Prespa, liqenet e Lurës etj. Lloji kryesorë i turizmit te zhvilluar në to është ai i banjave diellore. Temperaturat e larta deri 42°C dhe ato të ujit, jo më pak se 14°C krijojnë mundësinë e shfrytëzimit maksimal të ditëve me diell. (Shqipëria zë vendin e dytë pas Spanjës me numrin më të madhe të ditëve me diell –mbi 200) Por në këto zona me mundësi shumë të mira kombinimi mund të zhvillohen dhe lloje të tjera të turizmit si ai vizitues, transit, sportiv etj. P. sh. ne rajonin turistik të liqeneve të Ohrit dhe të Prespës, duke i vlerësuar dhe si qendra kulturore dhe të 144
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë interesit turistik, mund të përpilohen paketa disaditore duke u përqendruar në veprimtarit e turizmit të interesit të veçantë. Kështu, në këto zona, si dhe në mbarë vendin, mund të zhvillohet turizmi rural, i bazuar në mënyrën e jetesës, prodhimet tradicionale, ushqimet dhe pijet etj. Në këto zona të veçanta në bashkëpunim me Maqedoninë dhe Greqinë mund të zhvillohen dhe udhëtime që përfshijnë zona më të gjera. Zona e brendshme Rëndësia turistike e zonës së brendshme të vendit qëndron kryesisht në udhëtimet dhe qëndrimet për qëllime biznesi, vizitash, aktivitetesh etj. Këto zona janë në interes të turizmit të biznesit, kongresit dhe konferencave. Këtij lloji turizmi i ofrohen produkte turistike, të cilat e bëjnë qëndrimin e tyre interesant dhe efiçent. Ky lloj turizmi krijon mundësinë e pjesëmarrjes së turistëve me të ardhura mesatare dhe të larta, moshë mesatare, me interes në kulturë dhe histori dhe pjesëmarrje në jetën shoqërore. Pra, në këtë mënyrë ai mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat e turizmit në përgjithësi. Shqipëria në të gjitha qytetet kryesore si: Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fieri, Berati, Kruja, Korça etj., ka potenciale për zhvillimin e kësaj forme turizmi, por në të njëjtën kohë këto qytete ofrojnë pasuri dhe vlera të mëdha historike e kulturore, prandaj janë potenciale të rëndësishme turistike. Zona malore Rëndësia turistike e zonës malore në Shqipëri qëndron në radhë të parë në mundësitë që krijojnë shumica e zonave malore në zhvillimin e turizmit të bardhë, por edhe të atij me motive pushimi, çlodhje, eksplorimi e aventuresk. Këto zona krijojnë mundësi shumë më të mira për zhvillimin e turizmit në natyrë apo edhe të ekoturizmit. Megjithatë këto mbeten ende vetëm mundësi, pasi janë zona që në kushtet e vështira të infrastrukturës shqiptare janë të vështira për t’u arritur. Gjithashtu në këto zona mungon infrastruktura turistike lidhur me strehimin dhe ushqimin e turistëve, ku veçohen: Alpet e Shqipërisë, malësia e Lurës, mali i Korabit, Moravës, Gramozit etj. Këto zona me përparësi ofrojnë:  Qendra kulturore për festivale muzike dhe folklorike;  Turizëm balnear dhe sportiv;  Peshkim dhe gjueti;  Fshatra turistike dhe qendra konferencash; 145
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri  Qendra kampingu në zonat malore;  Vizitë në zonat arkeologjike;  Mundësi për të udhëtuar me anije dhe jahte etj. Pra, në këto zona mund të gjejnë të konkretizuara dëshirat e tyre të gjithë turistët. E rëndësishme është që ata të vijnë dhe ne tu ofrojmë turizëm elitar në zona me përparësi. Pyetje dhe detyrë  Cilat janë zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit sipas strategjisë së turizmit?  Ç'lloje të turizmit mund të zhvillohen në këto zona?  Çfarë mund të thoni në lidhje me temën: “Problemet që kanë sot disa prej zonave me përparësi.” 5 Fazat kryesore të zhvillimit të turizmit Në strategjinë për zhvillimin e Turizmit 2002-2012 vlerësohen përparësitë e zhvillimit për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme të produktit të turizmit të interesit të veçantë. Ajo përbën një veprim konkret, duke kërkuar të evitojë pasivitetin e deritanishëm në zbatim të saj. Shqipëria ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit, siç janë: biodiversiteti i pasur, peizazhi natyror, qendra historike dhe kulturore, si dhe mënyrë jetese tradicionale ende aktive. Zhvillimi i tyre do të sjellë avantazhe në tërheqjen e vizitorëve të huaj, që kërkojnë eksperienca unike. Synimi i përgjithshëm i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë është të rritë cilësinë e jetesës të një numri të konsiderueshëm në rritje shqiptarësh. Zhvillimi i turizmit do të duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë lidhur me aftësinë e tij për të përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve. 146
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Në strategjinë e zhvillimit të turizmit për Shqipërinë janë parashikuar tri faza kryesore për të ardhmen. FAZA E PARË Gjatë fazës së parë janë përcaktuar si detyra parësore qartësia e ofertës dhe kërkesës turistike të Shqipërisë dhe krijimi i kushteve të nevojshme ekonomike, politike dhe sociale, bazuar këto në strukturat aktuale turistike, për të përgatitur kështu zhvillimin e ardhshëm të turizmit në Shqipëri. Në këtë fazë do të bëhen ndërhyrje në zonat bregdetare për rregullimin dhe sistemimin e tyre, do të punohet për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë,1 e cila do ta lidhë Shqipërinë me Kosovën; do të ndërhyhet gjithashtu edhe në rrugët që mbajnë peshën kryesore të fluksit turistik etj. FAZA E DYTË Fshati Lin, Pogradec Gjatë fazës së dytë janë parashikuar investime të rëndësishme në fushën e turizmit; ndërhyrje në rrugët që lidhin qendrat e trashëgimisë kulturore, ndërhyrje në qendrat arkeologjike si Apolonia, në kalanë e Kaninës dhe në të gjitha qendrat historike në përgjithësi në qytetet më të rëndësishme në brendësi të vendit. Përparësi do të ketë dhe zhvillimi i turizmit ndërkufitar në Lin të Pogradecit dhe në disa zona të tjera të vendit. 1 Rruga Durrës-Morinë tanimë ka përfunduar dhe shërben si urë lidhëse mes Shqipërisë e Kosovës. Ajo është një nga rrugët më moderne në Ballkan. Fotot e mëposhtme tregojnë pamje nga rruga Durrës-Morinë. 147
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri FAZA E TRETË Gjatë fazës së tretë parashikohen zhvillime të mirëfillta në tregun turistik të Shqipërisë, duke ngritur të gjitha strukturat e nevojshme e moderne turistike në çdo zonë turistike të vendit. Gjithashtu janë parashikuar financime të mëdha në fushën e turizmit, si: ndërtimi i pesë porteve turistike, pikërisht në Sarandë, Himarë, Vlorë, Durrës, Shëngjin, ndërtimi i dy superstradave kryesore veri–jug dhe perëndim–lindje, përmirësimi i rrjetit hekurudhor, përmirësimi dhe rritja e kapacitetit te hoteleve në tërësi me rreth 100. 000 shtretër etj. Kjo fazë cilësohet si më e rëndësishmja, por ecuria e saj do të varet tërësisht nga suksesi i dy fazave të para. Zhvillime të tilla do ta përmirësonin ndjeshëm infrastrukturën turistike të Shqipërisë dhe do ta rrisnin shumë më tepër pjesëmarrjen e turistëve vendas dhe sidomos të turistëve të huaj në vendin tonë. Pyetje  Cili është synimi kryesor i turizmit në të ardhmen?  Cilat janë përparësitë e zhvillimit të turizmit në çdo fazë të zhvillimit të tij? 6 Harta e ardhshme turistike e Shqipërisë Zhvillimi me përparësi i turizmit përcaktoi domosdoshmërinë e hartimit dhe miratimit të një tjetër strategjie: “Strategjisë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit”, e përgatitur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (datë 23. 11. 2005). Kjo strategji e re nëpërmjet drejtimeve kryesore të zhvillimit të turizmit ndihmon në ndërtimin e hartës së ardhshme turistike të Shqipërisë. Elementët kyçe të kësaj strategjie janë: Sfidat për ruajtjen e biodiversitetit dhe të trashëgimisë kulturore si dhe rritja ekonomike bazuar në: 148
  • G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Promovimin e rëndësisë së trashëgimisë natyrore dhe kulturore si dhe zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit si një bazë për mundësin të reja zhvillimi. Sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ndikimit të turizmit mbi natyrën dhe vendet e trashëgimisë kulturore. Shqipëria është një destinacion turistik i sigurt me vlerë të lartë që karakterizohet nga një larmi e pashoqe e atraksioneve natyrore e kulturore të klasit botëror në një sipërfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar në një mënyrë të përgjegjshme mjedisore e sociale, lehtësisht e mbërritshme nga tregjet turistike europiane. Turizmi i kulturës, i aventurës dhe ekoturizmi konsiderohen të jenë tregjet me rritje më të shpejtë të turizmit në mbarë botën – 15 deri 20 % për vit dhe që përfaqësojnë më shumë se 25% te tregut. Ndërkohë po vihet re se turizmi tradicional “diell dhe rërë” po humbet terren ndaj ekoturizmit, ndaj turizmit kulturor dhe turizmit të aventurës. Historia, arkeologjia, natyra dhe kultura Zonat historike dhe arkeologjike do të jenë qendrat që përfaqësojnë historinë e popullit shqiptar nga ilirët deri në ditët tona. Do të bëhet kujdes për investime në këto zona dhe vënien e tyre sa më mirë në shërbim të turizmit. Kruja, Apolonia, Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Berati, Korça, me vlerat e tyre historike dhe arkeologjike do të jenë pritësit kryesorë të turizmit vizitues. 149
  • KREU VII: Problemet e sotme dhe e ardhmja e turizmit në Shqipëri Nga ana tjetër natyra dhe plazhet, malet, bregdeti, pyjet, zonat rurale do të jenë një tjetër drejtim i zhvillimit të turizmit. Zhvillimi i turizmit familjar dhe i agroturizmit do të jenë përparësi e zhvillimit në këto zona. Bregdeti Jon me plazhet e bukura e të virgjra do të jetë një zonë me mundësi zhvillimi të turizmit elitar. Kultura me zakonet, kuzhinën karakteristike, jetën rurale e bregdetare, me traditat dhe folklorin bën të mundur shtrirjen e hartës turistike në të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol. Megjithatë turistët e huaj mund të gjejnë rrënoja antike të një cilësie më të mirë në Greqi, Itali dhe Turqi. Turizmi “diell dhe rërë” konkurron me një shumicë vendesh dhe ka sfida lidhur me çmimet në rënie. Gjithashtu duhet theksuar se Shqipëria ndodhet në një situatë ideale për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje i orientuar në turizmin natyror e kulturor. Pyetje dhe detyra  Cila është arsyeja e promovimit të një strategjie të re për zhvillimin e turizmit?  Cilat janë drejtimet e zhvillimit të turizmit natyror e kulturor?  Po zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit? 150
  • FJALORTH Aktivitet turistik: Joshja, tërheqja e njeriut që ka si bazë elemente natyrore ose shoqërore dhe që motivojnë qarkullime turistike. Antropozim i peizazhit: Transformimi, ndryshimi i disa tipareve ose elementeve të peizazhit nga veprimtaria e njeriut. Ekoturizëm: Model, formë, drejtim zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit me synime e kritere të caktuara, me aktivitete të ndryshme bazuar kryesisht në natyrë dhe vlerat kulturore të ruajtura dhe origjinale. Globalizëm: Konteksti i ri i procesit të rritjes dhe integrimit në kufij sa më të gjerë të mundshëm të ekonomisë, aktiviteteve të gjithanshme të jetës shoqërore dhe natyrore. Gjeografia e turizmit: Shkenca që studion strukturat dhe proceset që ndodhin në hapësirë si rezultat i zhvillimit të turizmit. Hotel turistik: Objekt në lokalitete, zona, qendra turistike dhe vende të tjera me status turistik, me funksione-bazë rikrijimin, argëtim kulturor etj., që ofrohen nëpërmjet shërbimeve të tyre. Konsum turistik: Sasi e të mirave turistike, të cilën turistët e konsumojnë në nivel të përcaktuar të çmimeve. Koloni turistike: Formë e objekteve, që kanë zëvendësuar shtëpi ose fshatra të dikurshëm të adaptuar sipas kërkesave turistike, për qetësi dhe afërsi me natyrën. Lokalitet turistik: Kompleks hapësinor ku aplikohet turizmi dhe ku funksionet e tij vijnë më tepër në shprehje. Motive natyrore turistike: Fenomene, dukuri, elemente ose tërësi elementesh të natyrës që tërheqin njerëzit në qarkullime turistike. Motive antropogjene turistike: Elemente ose tërësi elementesh e dukurish vlerash morale e materiale të krijuara ose që kanë në bazë njeriun dhe janë objekt qarkullimesh turistike. Model turistik: Objekt në udhëkryqe ose në rrugë kryesore për vendosje të turistëve, së bashku me mjetet e tyre motorike, për një kohë të shkurtër. Ofertë turistike: Masa e elementeve tërheqës, joshës turistik të krijuara nga natyra ose shoqëria që shpjegon motivet e kërkesave turistike. Ofertë primare turistike: Masa kryesore e elementeve joshës natyrore dhe antropogjene që përbëjnë bazën e qarkullimit turistik. Ofertë sekondare: Masa e elementëve dhe faktorëve plotësues dhe realizues të turizmit. Pension turistik: Objekte të vogla të ngjashme me hotelet, por me kapacitete të vogla të shërbimeve, zakonisht pronë private ose familjare. Potencial turistik: Tërësi e të mirave turistike që nuk ka arritur shkallën e aktivizimit turistik. 151
  • Turizëm: Tërësia e aktiviteteve humane që dalin nga qarkullimi për qëllime rikrijimi, pushimi, aktivitete të ndryshme turistike. Turistizim: Proceset e transformimit funksional të një hapësire gjatë përdorimit të saj për qëllime turistike si ato mjedisore, kulturore, infrastrukturore, socialekonomike etj. Turizmologjia: Shkenca që studion gjithanshmërinë e fenomenit turistik, kërkesës, qarkullimit turistik, ofertës turistike etj. Treg turistik: Vend i imagjinuar ose hapësira, ku konkurrohen në masë dhe ku kontaktohen kërkesa me ofertën turistike. Turizëm aventurier: Turizëm që ka në bazë aktivitete të grupeve ose individëve, të cilët venë në prove aftësitë dhe fuqitë e tyre ndaj forcave natyrore elementeve e dukurive të saj të veçanta, në kufijtë ekstreme dhe kritike. Në këto raste, përveç provës, motivohet kurioziteti, njohja, argëtimi, spektakli, kënaqësia etj. Turizëm balnear: Lloj kryesor i turizmit i cili nënkupton banjat e ujit, të diellit, e rërës së bashku me peizazhet e tyre, në lokalitete të detit, liqenit, e lumit, deri te struktura artificiale dhe aktivitetet e tyre për këtë qëllim. Turizëm elitar: Turizëm me kërkesa dhe ofertë potencialesh e vlerash shumë të larta si: turistike, mjedisore, infrastrukturore, urbanistike etj. Turizëm fetar: Turizëm që bazohet në qarkullimin e njerëzve për vizita, shprehje dhe përsosje të besimit fetar drejtë objekteve, qendrave, lokaliteteve ose në praktika te dukurive fetare. Turizëm kulturor: Lloj turizmi, i cili motivon qarkullim të njerëzve për të kënaqur më shumë nevoja e kërkesa shpirtërore-intelektuale sesa fizike nëpërmjet vizitave dhe aktiviteteve në qendra e objekte me vlera historike-kulturore Turizëm qytetar: Lloj turizmi me bazë qarkullimi të njerëzve për motive të peizazhit urban, historik, kulturor, mjedisor, ekonomik dhe jetës së tij e shoqërore. Turizëm rural: Lloj turizmi me bazë qarkullimin e njerëzve, motive të peizazhit rural, praktikës dhe jetës së tij bujqësore e të vendbanimeve nëpërmjet udhëtimeve, pushimeve, pjesëmarrjes në praktikën agrare e të jetës përkohësisht në fshat. Turizëm sportiv: Qarkullimi i njerëzve drejtë disa aktiviteteve sportive me vlera spektakli, shëndetësore, kulturore, etj. veç vlerave të mirëfillta sportive si hipizmi, gjuetia skijimi, sportet e ujit, olimpiadat etj. Turizëm kurativ: Qarkullim i njerëzve drejtë qendrave ose zonave me vlera të veçanta deri specifike, si ujërat minerale e termominerale, baltëra, zona klimaterike natyrore, qendra artificiale për shërimin e sëmundjeve ose përmirësimin e shëndetit. Turizëm gastronomik: Qarkullim i njerëzve për të shijuar ose krijuar ndjenja euforike nëpërmjet praktikave dhe artit të të gatuarit, pijeve, organizimin për këtë qëllim, etj. Urbanizim turistik: Organizim në shkallë të lartë i hapësirave natyrore që kanë vlera të mëdha estetike, ekonomike dhe ekologjike për qëllime turistike. Vlerë turistike: Tërësi e të mirave turistike që kanë vlerë në tregun turistik, d.m.th. kanë arritur shkallën e aktivizimit turistik. 152
  • Literatura e shfrytëzuar  Bërxolli, A., Doka, Dh., Çavolli, R., Gjeografia 3, Tiranë 2004.  Doka, Dh., Draçi, B., Gjeografia e turizmit, Tiranë 2002.  Doka, Dh., Turizmi qytetar dhe vlerat turistike të qyteteve të Shqipërisë.  Draçi, B., Potenciali turistik i rajonit Vjosë – deti Jon, studim monografik, Tiranë 1998.  Gazeta “Koha Jonë”, Tiranë, 25.02.2005.  Gorica, K., Marketingu i tregut turistik shqiptar – Domosdoshmëri ekonomike, studim monografik, Tiranë, nëntor 2003.  Gjeografia e turizmit në Europë, tekst mësimor.  Gjergji, A., Ligjërata për etnologjinë shqipëtare.  Instituti i Trajnimit të Administratës publike, Menaxhimi.  Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Shqipëria turistike – Natyra dhe trashëgimia kulturore, Tiranë 2004.  Koja, V., Gorica, K., Bazat e turizmit.  Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe GTZ, Strategjia e zhvillimit të turizmit.  Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Mjedisi në qytetin tim, Tiranë 2004.  Materiale nga interneti: www.groups.msn.com, www.forumishqiptar.com etj. 153 www.tourismalbania.com,