• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Aktivitetet e bera nga ministria e turizmit ne javen e 02 maj 2014
 

Aktivitetet e bera nga ministria e turizmit ne javen e 02 maj 2014

on

  • 227 views

Përmbajtja ...

Përmbajtja
I. Shqipëri – Mal i Zi, marrëveshje në fushën e turizmit.
II. AKT- ANPEFSS ura bashkëpunimi, jo vetëm për turizmin.
III. Projektet fituese të kullave të vrojtimit në plazhe.
IV. Për bregdetin e pastër!
V. Rinis procesi i dhënies së licencave profesionale për vlerësimin e pasurive
të paluajtshme.
VI. Rikonstruksion i parkut “Rinia”, Korçë. Projekti i vlerësuar si më i miri për
aplikimet e FZHR 2014.

Statistics

Views

Total Views
227
Views on SlideShare
227
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
0
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

CC Attribution-NonCommercial LicenseCC Attribution-NonCommercial License

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Aktivitetet e bera nga ministria e turizmit ne javen e 02 maj 2014 Aktivitetet e bera nga ministria e turizmit ne javen e 02 maj 2014 Document Transcript

    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 1 Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenovic, nënshkruan më 25 prill, marrëveshjen që synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e turizmit. Marrëveshja, nxit promovimin e turizmit, lehtësimin e procedurave të kontrollit të grupeve të organizuara turistike dhe shkëmbimin e përvojave në këtë fushë. Ministrat ranë dakord që vendet të nxisin numrin e turistëve në të dyja anët e kufirit, duke promovuar potencialet turistike, organizuar panaire dhe veprimtari të përbashkëta mes operatorëve të dy vendeve. Gjatë takimit u diskutua për krijimin e tregut të përbashkët të turizmit dhe inkurajimin e lundrimit me kroçera përgjatë bregdetit Adriatik, të të dyja vendeve. Ministrja Gjermeni u ndal konkretisht në dy projektet rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi: projektit ndërkufitar të Alpeve dhe projektit Majat e Ballkanit. Ajo e njohu homologun malazez me ecurinë e tyre për palën shqiptare. Projekti Masterplani i Alpeve synon nxitjen e turizmit në zonën e Alpeve dhe planifikimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në këtë zonë. Nga ana tjetër, projekti Majat e Ballkanit synon krijimin e shtegut malor me gjatësi 192 kilometra që shtrihet në të treja vendet: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi. Të dy projektet promovojnë potencialet turistike të këtyre zonave dhe shërbejnë si një model i mirë bashkëpunimi ndërmjet tre shteteve kufitare. Përmbajtja I. Shqipëri – Mal i Zi, marrëveshje në fushën e turizmit. II. AKT- ANPEFSS ura bashkëpunimi, jo vetëm për turizmin. III. Projektet fituese të kullave të vrojtimit në plazhe. IV. Për bregdetin e pastër! V. Rinis procesi i dhënies së licencave profesionale për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. VI. Rikonstruksion i parkut “Rinia”, Korçë. Projekti i vlerësuar si më i miri për aplikimet e FZHR 2014. I. SHQIPËRI – MAL I ZI Marrëveshje në fushën e turizmit.
    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 2 Agjencia Kombëtare e Turizmit koordinoi dhe lehtësoi axhendën e ANPEFSS në Shqipëri, shoqatës së trajnimit dhe formimit të profesorëve italianë, e cila mbështetet edhe nga Enti Kombëtar Italian i Turizmit. Grupi i docentëve italianë, që mbërriti në Sarandë nga Korfuzi më datë 26 prill, me një varkë me vela, vizitoi Butrintin dhe pas një nate qëndrimi në portin e jahteve në Orikum, mbërriti në qytetin e Vlorës ditën e dielë më 27 prill. Ata patën një takim në Pallatin e Kulturës të qytetit me përfaqësues të Drejtorisë Rajonale Arsimore Vlorë, drejtorë të shkollave të niveleve të ndryshme dhe drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit si dhe arritja e binjakëzimeve midis shkollave të të dyja brigjeve të Adriatikut apo Jonit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit zgjodhi projektet fituese të projektit pilot për ndërtimin e kullave të vrojtimit në shtatë plazhe shqiptare. Juria e kryesuar nga Gjon Radovani, zv.Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Martin Lecht, Iris Ala dhe Gjergji Poçi, përzgjodhi shtatë projektet më të mira, nga 16 që ishin kualifikuar për në fazën e dytë. Duke qenë se çdo vit, rreth tre mijë nxënës italianë të mbështetur nga ANPEFSS vizitojnë Greqinë, ata shprehën vullnetin e tyre të mirë për ta shtrirë një nismë të tillë edhe në Shqipëri. Presidenti i kësaj shoqate, Prof. Giorgio Gautelli, u shpreh entuziast për mikpritjen dhe për mundësitë, për të realizuar bashkëpunime konkrete dhe efikase. Aktiviteti vijoi me një vizitë në rrënojat e qytetit të lashtë të Apollonisë dhe në orët e para të mbrëmjes, me një festival folklorik në nder të të ftuarve italianë, po në Pallatin e Kulturës të Vlorës. Për koordinimin e të gjithë kësaj vizite të suksesshme dhe me perspektivë për turizmin dhe arsimin e vendit tonë, AKT falënderon Bashkitë e Sarandës dhe të Vlorës, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën Shqiptare në Romë, për ndihmesën që dhanë në realizimin e kësaj veprimtarie. Fituesit u vlerësuan për mënyrën e konceptimit të kullave, jo vetëm si objekte për mbarëvajtjen dhe sigurinë në plazhe, por edhe si vepra arti. Për projektin e kullave të vrojtimit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit bashkëpunoi me rreth 120 studentë të Arkitekturës në Shqipëri dhe Kosovë. Projekti pilot për vendosjen e kullave të vrojtimit do të zhvillohet gjatë verës II. AKT- ANPEFSS Ura bashkëpunimi, jo vetëm për turizmin. III. PROJEKTET FITUESE TË KULLAVE TË VROJTIMIT NË PLAZHE.
    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 3 së këtij viti në plazhet e Velipojës, Durrësit, Golemit, Vlorës, Dhërmiut, Orikumit dhe Sarandës. Ai ka për qëllim sigurinë e pushuesve. Nëse projekti që do të zbatohet këtë verë do të funksionojë, në vitet e ardhshme do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Më shumë se 35 të rinj janë përzgjedhur Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka realizuar vëzhgime në terren, nga të cilat rezulton se një numër i konsiderueshëm strukturash turistike, që operojnë në bregdetin tonë, shfaqin disa probleme, për eliminimin e të cilave kërkohet ndërhyrje urgjente. Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, disa fshatra turistikë kanë realizuar rrethime, që shkojnë deri në thellësi të sipërfaqes ujore të detit. Mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe në respektim të mandatit ligjor, që përcakton fushat e zhvillimit të aktivitetit të tyre, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, nga Akademia e Sporteve, për të shërbyer në këto kulla. Ata do të trajnohen në Mal të Zi gjatë këtij muaji. Ndërtimi i kullave të vrojtimit dhe prania e rojeve në plazhe është një shërbim bazë, që do t’i ofrohet turizmit veror shqiptar për herë të parë. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ndërmarrin veprime të ligjshme për prishjen e këtyre rrethimeve. Ky aksion do të pasohet me pastrimin e territorit dhe kthimin e hapësirave në publike, sipas përcaktimeve që këtyre i bëhet në legjislacionin në fuqi (neni 5 i ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e Rregullores së Urbanistikës”). Ky aksion do të fillojë nga bregdeti i Vlorës. IV. PËR BREGDETIN E PASTËR!
    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 4 Pas një periudhe prej 6 muaj pezullimi të procesit të licencimit profesional të subjekteve juridike dhe individëve, për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësimit të pasurive të paluajtshme, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit hartoi projektvendimin, i cili u konkretizua me miratimin e VKM nr.136, datë 12. 03. 2014. VKM autorizon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për dhënien e kësaj licence pranë MZHUT. Në zbatim të dispozitave të vendimit të sipërcituar, MZHUT plotësoi dhe ngriti komisionin përkatës, i cili ka në Në bazë të vendimit nr. 1, datë 19.03.2014, të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, pranë Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e afateve përbërje profesionistë të fushës së vlerësimit dhe përfaqësues të institucioneve dhe enteve publike, të lidhura me këtë proces. Komisioni do të fillojë menjëherë nga puna për trajtimin e aplikimeve dhe problemeve të mbartura prej muajit gusht 2013 e në vazhdim. Deri tani kanë aplikuar për pajisjen me këtë licencë 103 persona për herë të parë, 42 persona për rishikim të vendimeve të mëparshme, 13 persona për rritje shkalle ose fushe, 3 persona për rinovim licence dhe 5 aplikime për shoqëri. dhe kritereve për ndarjen e fondit për infrastrukturën vendore, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve”, MZHUT pranoi aplikimet për financim të 530 VI. RIKONSTRUKSION I PARKUT “RINIA”, KORÇË Projekti i vlerësuar si më i miri për aplikimet e FZHR 2014 V. RINIS PROCESI I DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE PËR VLERËSIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME.
    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 5 projekteve nga njësitë e qeverisjes vendore. Pas verifikimit të projekteve që kanë aplikuar pranë MZHUT u konstatua se një numër i madh i aplikimeve i përkasin kategorisë Infrastrukturë Urbane ku përfshihen: • Restaurime dhe rikonstruksione parqesh dhe sheshesh; • Restaurime qendrash qyteti; • Ndriçime dhe sistemime rrugësh, trotuaresh dhe korsi biçikletash; • Rehabilitime dhe lyerje fasadash; • Rikonstruksione rrugësh me rëndësi të madhe në zona urbane e rurale. Për të gjitha projektet aplikuese për thirrjen e parë të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve është kryer vlerësimi teknik, që përfshin të dhënat e marra gjatë procesit të vlerësimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si dhe të dhënat teknike të projektit, kategorizime të cilësisë së dokumentacionit, statusin e zbatueshmërisë së projektit si dhe ndikimin në mjedis e studimin e fizibilitetit. Në bazë të këtij vlerësimi, si projekti me pikët maksimale u vlerësua “Rikonstruksioni i parku “Rinia”, Korçë”. Ky projekt është prioritet i Bashkisë Korçë. “Rinia” është parku urban më i madh i qytetit, me një sipërfaqe afërsisht 9 ha. Gjendja ekzistuese e rrugëve të brendshme të parkut, shëtitores, shesheve është e degraduar duke krijuar vështirësi në lëvizjen e banorëve. Projekti konsiston në rimodelimin e parkut dhe zonave në funksion të tij, në shërbim të aktiviteteve social- kulturore, që zhvillohen kryesisht në verë. Ai parashikon prishjen e shtresave ekzistuese të rrugicave, shëtitores, shesheve dhe ndërtimin e shtresave me gurë karakteristikë; ndërtimin e një korsie për biçikleta, të korsisë së vrapimit, të shesheve me shtresë me gurë dhe vendosjen e trungjeve të drurit; ndërtim të këndit sportiv dhe vendosje e veglave gjimnastikore; të këndit të lojërave për fëmijë; rehabilitimin e rezervuarëve të ujit; punime për mbjellje drurësh dekorativë dhe bar; rikonstruksionin e tualeteve dhe shtesa në brendësi të parkut; rikonstruksionin e ndriçimit dhe vendosje stolash. Projekti shtrihet më gjerë se parku dhe përfshin edhe rikonstruksionin e rrugëve përreth tij. Gjithashtu, përfshihen rehabilitimi i dy fushave sportive pranë stadiumit të Korçës; rehabilitimi i terreneve sportive brenda rrethimit të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”. Teknikisht është projekti më i plotë i paraqitur
    • “JAVA NË DITAR” E PREMTE 02 MAJ 2014 NR.2 6 pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Projekti është konceptuar nga arkitektet Julia Bolles dhe Peter Wilson dhe është realizuar nga Bashkia Korçë. Zbatimi i projektit do të fillojë në 15 qershor të këtij viti dhe do të zgjasë 6 muaj. Kryeministria http://www.kryeministria.al/al/newsroom/ ditari-javor-i-keshillit-te-ministrave Ministria e Shëndetësisë http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroo m/ditari-javor-i-ministrise-se-shendetesise Ministria e Punëve të Brendshme http://www.punetebrendshme.gov.al/al/pro gram/buletini-javor-i-mpb-se/buletini-javor- i-mpb-se Ministria e Mjedisit https://googledrive.com/host/0BwkKeQsR1 ZZ5WkJlZ3lEdkVUUEU/Ditari%20Javor%204 .html Ministria e Kulturës http://www.kultura.gov.al/al/programi/bul etini-javor Ministria e Ekonomisë http://www.ekonomia.gov.al/al/dokumente /pdf Ministria e Punëve të Jashtme http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e- shtypit/newsletter-issue-no-1-march-27-2014 Ministria e Mbrojtjes http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publi kime/gazeta-ushtria Përgatitur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Adresa: Rruga: “Abdi Toptani”, nr.1, Tiranë www.turizmi.gov.al Publikime të tjera të ngjashme: