Parandalimi i kriminalitetit

3,417 views
3,038 views

Published on

1 Comment
1 Like
Statistics
Notes
  • e drejta penale perparimzeka
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
No Downloads
Views
Total views
3,417
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
150
Actions
Shares
0
Downloads
95
Comments
1
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Parandalimi i kriminalitetit

  1. 1. Elmedin MURATBEGOVIQPARANDALIMI IKRIMINALITETIT(Compendium of Crime Prevention and Crime Control)Sarajevë / Prishtinë, prill 2007
  2. 2. PARATHËNIETë nderuar,Ky dorëshkrim u dedikohet në radhë të parë studentëve të studimeve universitaretë kriminalistikës, të kriminologjisë, të shkencave juridike dhe të studimeve të sigurisë.Në te është shkoqitur problematika e parandalimit të kriminalitetit, si ideal i politikësbashkëkohore të kundërvënies ndaj kriminalitetit. Së këndejmi, edhe ky dorëshkrim duhettë kuptohet si një përpjekje e sintezës dhe e analizës së dispozitave përkatëse tëkriminologjisë bashkëkohore, të kriminalistikës dhe të studimeve të sigurisë nëpërgjithësi në vështrim të zhvillimit dhe të afirmimit të përmbajtjeve të tyre preventive.Teksti është i pasur me interpretime të reja të koncepcioneve tradicionale teorike mbiprevencionin, në te mund të gjenden edhe disa trende që momentalisht janë aktuale nëbotë dhe shumë risi të tjera në fushën e shkencave aplikative penale. Vetë parimet epreventivimit janë parashtruar në mënyrë mjaft të gjerë dhe kanë për qëllim t’ua afrojnëmaterien studentëve. Dispozitat mbi policinë dhe organet e jurisprudencës gjithashtu kanënjë vëllim të rëndësishëm në këtë dorëshkrim, qoftë përmes problemeve teorike –praktike, qoftë përmes studimeve krahasuese të disa vendeve të zhvilluara. Duke ishfrytëzuar shembujt e të ashtuquajturës “praktikës së mirë”, janë pasqyruar edhe disaprej rekomandimeve më të reja të Këshillit të Evropës që kanë të bëjnë me vetëprocedurat e parandalimit të kriminalitetit në qendrat urbane sot.Me respekt, Mr. Sci. Elmedin MuratbegoviqSarajevë/Prishtinë, prill 2007
  3. 3. 1. KRIMINALITETI – QASJA MULTIDISIPLINARE NË DEFINIMIN EPROBLEMITKriminaliteti është një dukuri mjaft e ndërlikuar, prandaj është edhe kategoriteorike, sepse në vete integron një numër të madh komponentesh të ndryshme. Tëgjitha ato dimensione mund të pasqyrohen me anë të qasjes analitike. Ato janë mjafttë rëndësishme për të kuptuarit e vetë kriminalitetit, por edhe për shkak të qasjeskomplekse ndaj kriminalitetit që pason nga analiza 1.Ai është në radhë të parë dukuri shoqërore, në të cilën mbështetet aspektisociologjik i të kuptuarit të esencës së tij. Nga aspekti sociologjik kriminaliteti mundtë interpretohet, gjithashtu, në disa mënyra, varësisht nga dispozitat teorike që merrennga opusi sociologjik si referenca për analizë. Si fenomen sociologjik kriminalitetiduhet të analizohet nga aspekti i tërësisë së shoqërisë, d.m.th. si fenomen që ështërezultat i raporteve dhe proceseve të përgjithshme shoqërore. Si e tillë, qasjasociologjike mund të na ndihmojë gjatë zbulimit të mekanizmave qenësor shoqëror qëjanë përgjegjës për lindjen dhe riprodukimin e kriminalitetit. Ato mund të jenë, p.sh.mënyra e prodhimit, struktura klasore e shoqërisë, lindja dhe zhvillimi i grupevemargjinale shoqërore, ekzistimi i subkulturave etj. Aspekti sociologjik mund të nandihmojë nga pikëpamja e perspektivës mikrosociologjike, d.m.th. për të kuptuarit egrupeve dhe të institucioneve të veçanta shoqërore, të çështjeve të organizimit dhe të(mos) funksionimit të tyre. Ky lloj i analizës sociologjike nuk merret me shkaqet “ethella” të kriminalitetit, por kriminaliteti vështrohet si dukuri konkrete që ndodhë nëkushte konkrete, siç janë, p.sh. shkatërrimi i familjes, dezorganizimi social,mosfunksionimi i institucioneve, shkatërrimi i bashkësisë lokale... Në fund,perspektiva sociologjike është mjaft e rëndësishme nga aspekti i vetë hulumtimit tëfenomenit të kriminalitetit, d.m.th. nga aspekti i afirmimit “të metodës sociologjike”me rastin e hulumtimit të vetë kriminalitetit. Kriminaliteti, nga aspekti metodologjik,mund të hulumtohet në dy aspekte. Së pari, hulumtimi kuantitativ, me anën e të cilitfitohen të dhëna mjaft të rëndësishme dhe precize mbi shpeshtësinë e kriminalitetit,mbi ndarjen dhe klasifikimin e kriminalitetit në forma të veçanta, si dhe mbikuantifikimin dhe matjen precize. Së dyti, aplikimi i metodologjisë kualitative, tëanalizës së përmbajtjes, të analizës së rastit, metoda biografike dhe vrojtimi, nuksjellin të dhëna precize empirike, por me to mund të gjendet përgjigjja në pyetjen“pse dhe si” ndodhin veprimet e caktuara kriminalistike.Aspekti tjetër që është i domosdoshëm për shqyrtimin e kriminalitetit është aipsikologjik. Me qasjen psikologjike ndaj problemit të kriminalitetit nënkuptojmëpërdorimin e instrumentariumit psikologjik për të kuptuar sjelljet e individëve, sikryes të veprimeve kriminale, ashtu edhe si viktima të atij aktiviteti kriminalistik, ejo rrallë edhe sjelljet “e vëzhguesve”, d.m.th. të atyre që janë dëshmitarë të veprimevekriminalistike. Psikologjia mund të na ndihmojë të japim përgjigje në pyetjet – cilat1Sqarimi i nocionit të kriminalitetit është në pajtim me aspektin preventiv të rëndësisë së tij. Duke pasurparasysh shumëdimensionalitetin e kriminalitetit si dukuri, ky sqarim është në funksion të temësthemelore.
  4. 4. janë motivet pse individët përcaktohen për sjellje kriminale dhe cilat janë kushtetkonkrete që kanë ndikuar në çrregullimi e vlerave të individit, pra edhe në vendimin etij që të merret me veprime kriminalistike. Psikologjia si shkencë ka zhvilluar teoridhe metoda të shumta për të kuptuarit e psikodinamikës së individit, prandaj tëarriturat e kësaj shkence janë të domosdoshme dhe të çmueshme ashtu që t’ikuptojmë në mënyrë të tërësishme sjelljet e njerëzve nga aspekti kriminologjik.Aspekti i tretë që duhet të inkuadrohet me analizën e kriminalitetit në esencëparaqet bashkimi e dy aspekteve paraprake dhe mund të përcaktohet si aspekt social– psikologjik. Qasja e tillë është fushë kufizuese midis sociologjisë dhe psikologjisë,dhe fushë që është treguar mjaft e rëndësishme dhe efikase me rastin e definimit tënjë numri të madh të dukurive shoqërore që në realitet gjenden në vijën midis këtyredy shkencave. Psikologjia sociale si disiplinë merret me interaksionin midis grupeveshoqërore dhe individit. Ajo gjithashtu sqaron pse dhe si tek individi zhvillohen idedhe vlera të caktuara, që shkaktohen në mjedisin konkret shoqëror. Kështu, në kudërtë këtyre disiplinave ekziston një numër i madh i teorive që mund të ndihmojnë nëaplikimin e tyre në problemin e kriminalitetit.Aspekti i katërt, që gjithsesi është i domosdoshëm për shqyrtimin e kriminalitetit,është aspekti pozitiv ose juridik. Në përcaktimin me të cilin kemi definuarkriminalitetin si veçori esenciale për aktivitetin kriminalistik kemi cekur selegjislacioni penal, d.m.th. cenimi i tij, që do të thotë se trajtimi juridik, d.m.th.trajtimi ligjor i problemit të kriminalitetit nuk mund të shmanget me rastin eshqyrtimit të kësaj çështjeje në teori. Çështjet në të cilat shkenca juridike duhet tëpërgjigjet janë mjaft të ndërlikuara dhe është vështirë të definohen njëherë epërgjithmonë. Çështja themelore është – cilat masa ligjore duhet të ndërmerren përveprime të caktuara kriminale? Kjo çështje na shpie me qëndrimin se në rastin ekriminalitetit në esencë fjala është për relativizmin ligjor, sepse për veprimin e njëjtëkriminal në legjislacionet përkatëse ekzistojnë dënime plotësisht të ndryshme.Mbetet çështja – si është e mundur që “akti” i njëjtë të vlerësohet ndryshe në mjedisetë caktuara shoqërore. Përgjigjen duhet ta japë gjithsesi vetë shkenca juridike.Mirëpo, çështja themelore e trajtimit juridik të problemit të kriminalitetit është tëcaktojë raportin proporcional midis veprimit kriminal dhe dënimit që pason përkryerjen e tij. Kjo detyrë, sado që të duket e lehtë, në esencë paraqet “ankth” për tëgjithë ata që merren me legjislacionin penal.Aspekti i pestë që do ta definojmë lidhur me detyrën që e kemi parashtruar ështëaspekti kulturor. Ky aspekt është i karakterit më të përgjithshëm, por nuk mund tëshmanget në qasjen teorike ndaj këtij problemi. Edhe pse mund të thuhet se qasja nëaspektin kulturor nuk do të na ndihmojë shumë në të kuptuarit e veprimeve konkretekriminale, as nuk do të na japë baza për parandalimin e tij, megjithatë duhet tëpranojmë se kriminaliteti duhet të shikohet edhe nga këndi i orientimeve kulturore tëkohës në të cilën paraqitet. Na mbetet mundësia që nga këndi i përgjithshëm teorikkriminalitetin megjithatë ta kufizojmë në disa kushte qenësore kulturore dheshoqërore në të cilat lind, dhe që e përcaktojnë me ndërmjetësimin e një numri tëmadh të mekanizmave të tërthortë. Çështja e orientimeve kulturore, në të njëjtën
  5. 5. kohë është edhe çështje e vlerave morale, dhe të normave morale që dalin prej tyre.Kjo do të thotë se aktiviteti kriminalistik nuk është vetëm sulm ndaj të drejtëspozitive, d.m.th. rendit legal në të cilin mbështetet sovraniteti shtetëror, por edhe sulmndaj normave morale që paraqesin manifestimin e sistemit të vlerave të kulturës në tëcilat mbështetet shoqëria. Prandaj, shkelja e rendit kushtetues në të njëjtën kohë do tëthotë edhe shkelje e ekuilibrimit kulturor dinamik, që është bazë për ekzistimin eindividit në shoqëri.Aspekti i gjashtë nga i cili duhet të analizohet kriminaliteti është ai politik. Kyqëndrim do të thotë se kriminaliteti si dukuri në shoqëri duhet të vështrohet siçështje politike. Politika në esencë është përpjekje e organizuar e mbarë shoqërisë qëtë tejkalohen problemet shoqërore që kanë kualifikimin “e padëshirueshmërisë”. Nëkëtë vështrim të gjitha strukturat politike në shoqëri kanë për obligim që të sillenedhe ndaj kriminalitetit që paraqitet në atë shoqëri. Kështu, lufta kundër kriminalitetitbëhet mjet mjaft i rëndësishëm në luftë kundër kundërshtarëve politikë në të gjithavendet ku kriminaliteti “ ka marrë hov”. Mjerisht, angazhimi i strukturave politike përluftë kundër kriminalitetit është mjaft shpesh i natyrës deklarative dhe paraqet njëmjet të thjeshtë për legalizimin e pushtetit të ardhshëm. Në praktikë aktiviteti politikqë është i orientuar seriozisht në kriminalitetit kërkon ndërtimin e një sistemi të tërëtë ndërlidhjeve midis institucioneve dhe organizatave që janë të orientuara nëpengimin e kriminalitetit. Kjo formë e aktivitetit politik gjithsesi parashtron kërkesatë caktuara funksionale që teoria politike duhet t’i shqyrtojë në mënyrë të themeltëdhe t’i marrë në konsiderim me rastin e krijimit të strategjive serioze.Në fund, kriminaliteti është edhe kategori ekonomike. Në të gjitha rastet kukriminaliteti është i pranishëm, aspekti ekonomik nuk bën të lihet anash. Ekzistojnëdy anë të problemit të kriminalitetit që kërkojnë konotacionin ekonomik. Së pari,numri më i madh i veprimeve të kryera kriminalistike është shkak i humbjeveekonomike “të viktimës”, pa marrë parasysh se a është fjala për individët, grupet oseinstitucionet, dhe së dyti, lufta kundër kriminalitetit kërkon investime tëjashtëzakonshme financiare për organizimin e shërbimeve, të mjeteve dhe tëkuadrove, që janë të domosdoshme për efikasitetin e asaj lufte. Mjetet që i investonshteti në luftën kundër kriminalitetit janë të rëndësishme për çdo strukturë shoqërore,qoftë ajo edhe mjaft e fuqishme ekonomikisht. Lidhur me këtë parashtrohet çështja earsyeshmërisë së investimeve ekonomike, si dhe çështja e proporcionalitetit nëvështrim të raportit adekuat midis mjeteve të investuara dhe efekteve që dalin nga kjo.Nga kjo analizë pason se kriminaliteti duhet të shqyrtohet në mënyrëmultidisiplinare, duke i shfrytëzuar njohuritë nga disiplinat e ndryshme teorike, nëmënyrë që të krijojmë bazën për të kuptuarit e saj.
  6. 6. 2. PARANDALIMI I KRIMINALITETITTermi prevencion është huazuar në mënyrë pragmatike nga vokabulari dhe praktikamjekësore. Në kuptimin e vetë të gjerë janë profiluar dy përmbajtje themelore të këtijnocioni. I pari prej tyre ka të bëjë me intervenimin si formë primare e prevencionit. Kjoqasje në esencë ka shënuar intervenimin ndaj dukurive të caktuara me mjete tëpërcaktuara që më parë. Përmbajtja e dytë lidhet me prefiksin pre që shënon reaksionin eparakohshëm, më saktësisht reaksionin para se të jetë manifestuar dukuria e padëshiruar.Në gjuhën latine, praeventio2(prae-venio, veni, ventum, praeventus, praevenire)shënon përcaktimin dhe termin e kaloj, arrijë përpara, e kapërcej një dukuri të caktuar,ose si siç do të mund të thuhej në bazë të mendjes së shëndoshë parandalim, mbrojtjeparaprake, pengim, shmangie që më parë. Që nga shekulli XV në praktikën anglezesocio – politike dhe kriminale – politike përdoret shprehja prevent me të cilën dëshirohettë theksohet çdo përmbajtje me të cilën në periudhën e ardhshme do të pengohen sjelljete dënueshme në kuptim të ngushtë të përcaktimit të tyre3.Nga kategorizimi i cekur më parë, mund të vërejmë se nocioni parandalimpërmban në vete të gjitha masat e ndërmarra në mënyrë të planifikuar, të paramenduardhe të organizuar me të cilat do të bëhen përpjekje të mënjanohen ose së paku tëzvogëlohen shkaqet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të sjelljeve të dënueshme (Horvatiq,Cvitanoviq, 1999). Disa autorë me parandalimin nënkuptojnë vetëm atë lloj të aktivitetitqë ndërmerret në drejtim të pengimit të kriminalitetit nga ana e opinionit, bashkësisëlokale, organeve dhe shërbimeve në përgjithësi, (Van, Dijk, De Waard 1991). Lidhur mekëtë ata theksojnë se parandalimi nënkupton shumësinë e të gjitha masave, të mjetevedhe të teknikave jashtë suazës së sistemit të jurisprudencës penale, që kanë për qëllimzvogëlimin e llojeve të ndryshme të dëmeve të shkaktuara me vetë ekzekutimin e veprës,që shteti i ka shënuar ose inkriminuar në Ligjin e vet penal si vepër penale.Vetë njohuria mbi kriminalitetin, siç e kemi cekur tashmë, është shumë e vjetër,kurse idetë mbi parandalimin e dukurive të tilla në shoqëri janë të një date relativisht mëtë re. Kur flitet për, parandalimin qoftë në fillim të aplikimit të tij ose në botëkuptimet mëtë reja, në radhë të parë mendojmë në strategjinë sociale. Pra, konstanta në shumësinë evariablave që paraqiten në përpjekjen e përcaktimit jo vetëm të parandalimit, por edhe tëvetë politikës së luftimit të kriminalitetit, që depërton në orientime të shumta, ka qenë padyshim i ashtuquajturi reaksioni shoqëror (social). Sipas këtij orientimi, si koncept ipërkrahur dhe i themeluar social i aktivitetit, parandalimi paraqet padyshim frontin më tëgjerë dhe më human në luftë kundër kriminalitetit në bashkësitë bashkëkohoreshtetërore.Në domethënien e vetë pragmatike politika e së krimin parandalimit tëkriminalitetit përfshin veprime të niveleve të ndryshme. Koncepti më i gjerë i veprimit2Provisio (cautio), onis-ad praecavendum/ad providendum atque praecavendum/aptus, a, um – preventiv)3Veprat penale, sipas kuptimit të ngushtë të nocionit të kriminalitetit, të sjelljeve të dënueshme
  7. 7. përfshin aktivitetet primare (ante delictum), me të cilat bëhen përpjekje të pengohensjelljet kriminale dhe të zvogëlohet numri i tyre para se të konkretizohet akti kriminal.Koncepcioni diçka më i ngushtë4nënkupton nivelin e parandalimit me instrumentetpenale – juridike (post delictum) sipas të cilit veprohet në mënyrë preventive pas kryerjessë veprës penale, (post judicem) pas aktgjykimit të shqiptuar të formës së prerë dhe tëndihmës postpenale, d.m.th. të veprimit pas sanksionit të ekzekutuar ose të aplikuarpenal – juridik.Në procesin e definimit të parandalimit të kriminalitetit problemi që shkoqitetështë plotësisht i qartë duke pasur parasysh vetë natyrën e tij. Për të kuptuar problemin ecekur është e domosdoshme të parashtrohen disa postulate themelore që me siguripasqyrohen në faktin që me aktivitetet preventive nënkuptohet një varg i tërë masash,veprimesh dhe procedurash, që reciprokisht dallohen mjaft. Në këtë mënyrë parandalimiparaqet kompleksin më të gjerë të politikës bashkëkohore kriminale. Interesimi i saj nukpërfundon vetëm në fenomenin e kriminalitetit (në kuptim të ngushtë), por në fenomenine sjelljeve të dënueshme në përgjithësi. Sipas disa botëkuptimeve trendet bashkëkohoretë parandalimit nënkuptojnë edhe marrjen me të ashtuquajturën sferën para delikuente tësjelljes (sidomos në trajtimin e të miturve) që mund të renditen në fushën e sjelljevesociopatologjike në një shoqëri.Parandalimi i kriminalitetit përfshin edhe aktivitetet e subjekteve të ndryshme qënënkuptojnë masat preventive. Masat e tilla të parandalimit të kriminalitetit mund tënënkuptojnë: forumet shtetërore dhe forumet me autorizime publike, organizatatjoqeveritare, shoqatat, fondacionet private, institucionet e informimit publik, shtypin,mediat elektronike, institucionet edukative, përkatësisht arsimore, rrethin profesional nëkuptimin më të gjerë të fjalës, institucionet fetare, familjen si grup fundamental social tëçdo shoqërie. Aktiviteti i vetë shtetit në këtë plan fokusohet në miratimin dheperfeksionimin e projekteve ligjore, d.m.th. me dizajnimin e legjislacionit penal, kursemë vonë me operacionalizimin përmes masave preventive të policisë dhe të shërbimevetë specializuara shtetërore, që merren me kriminalitetin në kuptim të ngushtë dhe të gjerëtë domethënies së tij. Mirëpo, siç e kemi cekur parandalimi i kriminalitetit shumë shpeshka të bëjë edhe me zbatimin e disa masave nga ana e vetë qytetarëve, qoftë në mënyrë tëpavarur, qoftë nëpërmjet disa organeve, shërbimeve të specializuara, pastaj shoqatave tëkrijuara në mënyrë spontane ose të planifikuar, si dhe të disa sektorëve të tjerë të jetësshoqërore, siç është sektori i informimit etj. (Krivokapiq, 2002).Qëllimi i parandalimit të kriminalitetit është pengimi i një vargu të tërë tëveprimeve të ndryshme kriminale siç janë: deliktet pasurore, deliktet lidhur me drogën,deliktet e dhunës pastaj, sot për opinionin delikti interesant dhe shumë i shfrytëzuar ngaana mediale i kriminalitetit të organizuar. Këtë po e apostrofojmë në mënyrë që tëkuptojmë se është fjala për forma dhe aktivitete shumë përmbajtjesore që është vështirë tëpërfshihen me një masë ose me një instrumentarium unik, dhe nga ky aspekt mund tëflitet për lloje të ndryshme të parandalimit të kriminalitetit.4Shumë shpesh paraqet arsyen për njëjtësimin konceptual të represionit dhe të parandalimit.
  8. 8. Aktivitetet strategjike që është e domosdoshme të implementohen brendaqëllimeve preventive mund të realizohen në format më të ndryshme. Në këtë kontekstduhet nisur nga eliminimi i përgjithshëm i kushteve objektive sociale që prevalojnë nëdukurinë e kriminalitetit në një hapësirë të caktuar, e me siguri mund të pohohet sendikojnë në mënyrë të konsiderueshme në fenomenin e hulumtuar të sjelljes sëdënueshme. Kjo veprimtari para se gjithash nënkupton reaksionin social pasi që fjalaështë për dukuritë që janë rezultat i një pasqyre sociale të shoqërisë (varfëria, papunësiaetj....). identifikimi i vatrave që dijagnostifikohen në bazë të vlerësimeve kualitative tërrezikimit paraqesin fondamentin për ndërmarrjen e masave të nevojshme me qëllim tëzvogëlimit të situatave potenciale që mund të shkaktojnë lindjen e sjelljeve kriminale.Dizajni ekologjik i mjedisit, shumësia e masave tjera që ndërmerren në një masë tëmadhe paraqesin hap të sigurt drejtë sigurimit të bashkësisë nga kriminaliteti.Mirëpo, veprimet nuk mund t’i arrijnë rezultatet pa ndërlidhjen e sistemit tëprevencës sociale me sistemin penal – juridik të një shteti. Pra, fjala është për veprimin ebarazuar, sistematik dhe në fund komplementar të të gjitha nënsistemeve mbrojtëse tëshoqërisë. Problemet megjithatë paraqiten për shkak të vështrimit të ngushtë të problemittë kriminalitetit. Nëse kriminaliteti trajtohet ekskluzivisht si problem juridik, me këtë nënjë masë të konsiderueshme përjashtohet dhe kufizohet pjesëmarrja e disa profesioneve –kriminalistëve, sociologëve, psikologëve, mjekëve, pedagogëve etj. Pikërisht këtokufizime të koncipimit dhe të programimit preventiv kanë për pasojë shumë vështirësi nëzbatimin e parandalimit të kriminalitetit. Lidhur me këtë, disa bartës të programevepreventive në aktivitetet e veta mbesin vetëm dhe shumë shpejtë humbin motivimin përpunë. Ndërlidhja organizative me mileun social dhe institucionet në përgjithësi nëzbatimin e programeve preventive, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm që nuk është izbatueshëm pa pjesëmarrjen e ekspertëve që nga aspekti interdisiplinar do të japinudhërëfimin e nevojshëm shkencor – profesional për konkretizimin e përmbajtjevepreventive. Prandaj, çdo mungesë e bashkëpunimit, e koordinimit dhe e analitikës nëparandalimin e kriminalitetit midis institucioneve shkencore, profesionale dheinstitucioneve të tjera, shpie në margjinalizimin dhe kufizimin brenda formave më pak tërëndësishme, joformale, jashtinstitucionale, sporadike ose deklarative të kundërvëniesndaj kriminalitetit.
  9. 9. 3. SHENJAT THEMELORE MBI PARANDALIMIN E KRIMINALITETITME VËSHTRIM TË SHKURTËR MBI ZHVILLIMIN E TIJ HISTORIKParandalimi i kriminalitetit nuk është kurrfarë risie. Në të vërtetë, qysh senjerëzit kanë qenë në pozicion të viktimës, janë paraqitur edhe përpjekjet e mbrojtjes sëvetes dhe të mbrojtjes së familjes së vet. Mirëpo, nocioni “parandalimi i kriminalitetit”vetëm para do kohe ka marrë domethënien e grumbullit të ideve për luftë kundërkriminalitetit. Në histori mund të identifikohen shumë aktivitete nga e kaluara e afërt qërenditen në parandalimin e kriminalitetit. Në të vërtetë, “ idetë e reja” dhe teknikat lidhurme parandalimin e kriminalitetit jo rrallë herë janë diçka më tepër se riinkarnim ipërvojave të kaluara ose të perfeksionimit të qasjeve themelore në të kaluarën (e largët).Format e prevencionit kanë ndryshuar me të madhe nga shekulli në shekull – prejhakmarrjes përmes përcjelljes, frikësimit, inxhinieringut shoqëror deri te dizajni fizik emë tej.Përgjigjet më të hershme lidhur me kriminalitetin i janë lënë individit ose familjessë tij. Nuk ka ekzistuar kurrfarë forumi shoqëror që do të intervenonte në emër tëindividit të dëmtuar. Në vend të kësaj, vetëndihma ka qenë e vetmja formë e luftës.Ndëshkimi dhe hakmarrja kanë qenë forca lëvizëse përgjatë tërë historisë së hershme. Lextalionis, parimi “sy për sy”, u ka dhënë legjitimitet aksioneve të individëve, të qytetarëve.Ekzistimi i çfarëdo sistemi formal të kontrollit shoqëror është ide relativisht e re. Ështëlehtë e mundur të identifikohet “ aktiviteti i policisë” në disa civilizime të mëhershme(siç është Perandoria romake ose Franca). Ato kanë qenë shumë më të koncentruara nëqytete, vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike kryesisht e ka bërë ushtria , kurseç’është më e rëndësishmja, ligjet zbatimin e të cilave e ka siguruar kjo “polici” kryesishtkanë pasur të bëjnë me çështjet e shtetit qendror dhe fiset (përkatësisht mbretin). Përshkak të dobisë së limituar të këtyre formave të hershme të policisë njerëzit kanë pasurnevojë për shfrytëzimin e mëtejshëm të metodave të vetëndihmës.Pushtimi i Anglisë nga ana e Normanëve më 1066 ka sjellë formën e obligueshmetë vendosjes së rendit dhe të qetësisë nga ana e qytetarëve. Pas pushtimit, qytetarët,meshkujt kanë qenë të obliguar të ndahen në grupe me qëllim të disiplinimit reciprok.Nëse dikush nga grupi do ta dëmtonte grupin ose individin që nuk është anëtar i grupit,anëtarët e tjerë do të kishin për detyrë ta burgosnin dhe ta sanksiononin kryerësin.Mosndërmarrja e aksionit vetvetiu ishte e dënueshme. Kjo praktikë në një pjesë të madheishte e dedikuar për mënjanimin e kërcënimeve ndaj monarkisë.Përveç këtij aktiviteti të obligueshëm, paraqiten shumë forma të bashkëpunimit qëmbështeten në pjesëmarrjen e qytetarëve në mbrojtjen e bashkësisë dhe të individëve tësaj. Një praktikë e tillë “rojtarët dhe mburojat (“Watch and ward), pasqyrohet nëmbajtjen e rojës përreth qytetit ose regjionit. Nëse individi do të identifikontekërcënimin, do të shpallte alarmin dhe “ndjekjen” (“hueand cry”). Pastaj vendimi itakonte tubimit të përgjithshëm të qytetarëve që ta burgoste dhe dënonte keqbërësin.
  10. 10. Individët që i përgjigjeshin ftesës për ndihmë ishin qytetarë të rëndomtë. Qasja epërmendur në aktivitetet policore u kodifikua më 1985 në ligjet nga Winchesteri(Klockars, 1985). Përveç kësaj, ligjet gjithashtu i obligonin meshkujt që të kishin nëdispozicion armë për shfrytëzim kur të ftohen (“assize of ams”), dhe definonin rolin ekryeoficerit (“constable”), që ishte pozitë pa pagesë e angazhuar për koordinimin esistemit të rojës dhe të mbrojtjes e të mbikëqyrjes së aspekteve të tjera të ligjit. Këtoishin fillet e para të parandalimit të kriminalitetit që ishte përgjegjësia kryesore eqytetarëve. Përgjegjësia individuale, shpeshherë vullnetare për parandalimin ekriminalitetit kryesisht ekzistonte deri në fillim të shekullit XIX. Ajo që dallohet në këtëperiudhë është zhvillimi i policisë së paguar, private të sigurisë për industritë ose grupete specializuara.Miratimi i Ligjit mbi hajdutët rrugor (“Highwayman Act”) në Angli më 1692vendos praktikën e pagesës së shpërblimit për individët që i zënë hajnat dhe e kthejnëpasurinë (në fillim ishte e dedikuar si mbrojtje e dërgesave të mallrave që shkonin ngaqyteti në qytet), por kishte ndikim në opinionin e gjerë. Ishin bërë më të njohur si “kapëstë hajnave”. Deri kah mesi i shekullit XVIII, ata ishin të organizuar nën udhëheqjen egjykatësve anglez për kundravajtje (“magistrates)”. Për herë të parë u formua policialegjitime, e organizuar nën kontrollin e Qeverisë në Londër më 1829 (policiaMetropolitan). Përgjegjësia kryesore e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së opinionitkalon nga qytetarët në policinë e paguar profesionale. Çështje qenësore tek kjoorganizatë e re policore ishte ideja mbi parandalimin e kriminalitetit. Ata e shihnin siparim themelor punën policore përmes metodave siç janë patrullat preventive,përmirësimi i ndriçimit të rrugëve dhe pastrimi i rrugëve.Forcat formale të policisë, që e kopjonin lëvizjen në Angli, paraqiten nga mesi ishekullit XIX dhe ishin të kufizuara para se gjithash në qytetet më të mëdha amerikanedhe në verilindje, kurse qytetarët liheshin që edhe më tej të shfrytëzonin vetëmbrojtjen.Ekzistojnë shembuj të shumtë të qasjeve alternative në luftë kundërkriminalitetit. Dy shembuj kanë qenë shfrytëzimi i mureve dhe i hendeqeve rreth qytetevepër mbrojtjen e komunitetit nga invazioni i jashtëm. Shumë qasje për të cilat tashmë ështëbërë fjalë përfshinin përcjelljen dhe mbikëqyrjen si instrument për identifikimin eproblemeve para se ato të dilnin jashtë kontrollit. Edhe një formë e parandalimit kishte tëbënte me ristriksionin në posedimin e armës së zjarrit, si mjet për eliminimin e sjelljes sëdhunshme. Përkundër këtyre shembujve, trendi dominues para paraqitjes së policisëformale në shekullin XIX ishte mbështetja në aftësinë e individit që vetë të mbrojë veten.Përveç policisë paraqiten edhe forcat e tjera që ballafaqoheshin me sjelljenkriminogjene dhe devijuese. Fushat në rritje të psikologjisë dhe të sociologjisë nga fundii shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX kishin filluar t’i hulumtonin shkaqet e sjelljesdevijuese. Hulumtuesit kishin filluar t’i vërenin modelet përsëritëse (ku dhe kur ndodhninveprat penale dhe kush vihej në lidhje me ato vepra) dhe t’i vinin këto fakte në lidhje mestrukturën ndryshuese shoqërore dhe raportet personale. Rezultati logjik i këtij studiminë rritje ishin aktivitetet që do të fokusoheshin në sjelljen devijuese.
  11. 11. Shpëtimi i atyre që janë më pak të lumtur - Shembull i formës së hershme “ tëparandalimit të kriminalitetit” ishte formimi i gjykatës për të mitur dhe të përpjekjeve tësaj për luftimin e problemit të varfërisë, të mungesës së arsimimit dhe të edukimit të keqndër shtresat e ulëta të shoqërisë. Fëmijët merreshin nga familjet problematike dhefqinjësia në përpjekje që t’ju ofrohet dashuria, edukimi dhe arsimimi i nevojshëm dhe tëaktivizohen në jetën produktive. Filozofia parens patriae ishte qëndrimi që të rinjve unevojitet ndihma, dhe se procesuimi pranë gjykatave të rregullta orientohej në dëniminnë vend të parandalimit. Shtojcë e kësaj filozofie ishte zgjerimi i jurisdikcionit tëgjykatës së të miturve në veprat statusore. Besohej se shkelja e orës policore, pirja eduhanit dhe sjelljet e ngjashme ( nga të cilat asnjë nuk ishte përfshirë në ligjin penal)ishin indikacione për sjelljen e mëvonshme kriminogjene. Intervenimi lidhur me këtovepra statusore ishte mjet i parandalimi të kriminalitetit të mëvonshëm. Së këndejmisistemi i të miturve ishte qartë përpjekje e parandalimit të kriminalitetit.Ndryshimi i teksturës shoqërore - Forma më e njohur e veprimit më tëhershëm preventiv lidhej me Projektin e regjionit të Çikagos ku ishte konstatuar sekriminaliteti dhe delikuenca ishin të koncentruar në zonat qendrore të Çikagos.Fluktuimi i përhershëm i popullsisë rezulton në pamundësinë që njerëzit të bëjnë çfarëdokontrolli shoqëror mbi individët në atë zonë. Njerëzit më tepër brengoseshin përmirëqenien e situatës së vet dhe braktisjen e asaj zone sesa për përmirësimin e jetës dhembetjen në atë zonë. Për këtë arsye kriminelët mund të vepronin po thuaj pa dënim në atokuarte. Zgjidhja e propozuar ishte puna e përbashkët me popullsinë në ndërtimin ebashkëjetesës, që do t’i inkurajonte njerëzit të mbesin dhe t’i vejnë nën kontrollaktivitetet e njerëzve në atë zonë.Pamja fizike e rrethinës - Parandalimi i kriminalitetit ndoshta kishte marrënxitjen e vetë më të madhe me aplikimin e pamjes fizike të rrethinës. Të metatidentifikoheshin si shkaqe ose nxitëse të sjelljes kriminogjene. Newman (1972), meprofesion arkitekt, kishte paraqitur tezën që karakteristikat fizike të ndonjë zone mundt’u sugjerojnë banorëve dhe kriminelëve potencialë që ajo zinë ose është e ruajtur dhe embrojtur mirë, ose është e hapur për aktivitete kriminale. Newman ishte fokusuar nëradhë të parë në mikrozonat e braktisura banesore. Willson dhe Kelling (1982) kishinzgjeruar këtë mendim në blloqe të tëra të qytetit:- “Dritaret e thyera” kanë të bëjnë me shenjat fizike të moskujdesjes për zonëne caktuar (ndërtesat e braktisura, prania e hedhurinave, dritaret dhe dritat ethyera, grafitet etj) që u sinjalizojnë kriminelëve potencialë se aty nuk ështëaskush që do t’i parandalonte.- Shenjat shoqërore të problemit të njëjtë mund të jenë papunësia e rinisë,pijanecët në rrugë, prostitucioni dhe të pastrehët. Indikatorët fizikë dhe shoqërorëinterpretohen si shenja të moskujdesit që i tërheqin kriminelët në atë zonë. Memënjanimin e shenjave të tilla zona do të duhej të dukej më i mbrojtur dhe më pak vendpremtues për kriminalitet. Kjo shpinte në një numër të madh të hulumtimeve dhe tëintervenimeve viteve të 70-ta dhe të 80-ta të shekullit të kaluar, kur ishin aplikuarprograme qëllimi i të cilëve ishte ndryshimi i ndërtesave publike banesore, ndryshimi i
  12. 12. komunikacionit dhe i rrugëve, vendosja e dritës dhe të bravave më të mira, pastrimi indërtesave dhe i kuarteve, pastaj lëvizja e interaksionit midis qytetarëve. Qëllimi ishte idyfishtë – të inkurajohen qytetarët që të ndërmarrin kontrollin në zonën ku jetojnë dhe t’udërgohet sinjali kriminelëve potencialë që për ta në atë zonë ekziston rreziku i shtuar.Organizimi i opinionit – ndryshimet fizike të rrethinës nuk mund ta ndalinplotësisht kriminelin, as nuk mund ta zënë dhe nuk garanton inkuadrimi e banorëve nëaksion, dhe për këtë arsye është i domosdoshëm angazhimi aktiv i qytetarëve bashkë mendryshimin e pamjes fizike të rrethinës.Viteve të 70-ta të shekullit të kaluar ishte rritur në mënyrë drastike numri iprogrameve më të njohura si “roje në fqinjësi” (“Neighborhood/Block Watch”). Këtoprograme udhëhiqeshin nga ajo që:- kriminelët potencialë nuk do të bënin vepër penale nëse vërejnë aktivitetet eqytetarëve dhe kujdesin në zonën e caktuar,- komponentë tjetër kishte të bënte me pranimin e policisë që vetë nuk mund tandalte kriminalitetin, as t’i zgjidhte problemet, prandaj ishte e domosdoshmeqë të merrnin ndihmën aktive nga qytetarët, numri më i madh i të cilëve bëntepjesë në rojën në fqinjësi. Ky lloj i mbikëqyrjes ndryshon nga vendosja edritave, deri te mënjanimi i pengesave në mënyrë që gjërat të mos ua zininhorizontin, e ka dy elemente të përbashkëta:• anketat e sigurisë - shërbimi i qenësishëm që ofronin shumë grupe kugrumbulloheshin informatat që formonin bazën për shënimin e pasurisë,instalimin e bravave më të mira, njoftimin e fqinjëve kur shtëpia të jetë e zbrazët,lënia e dritës së ndezur edhe kur nuk jeni në shtëpi dhe mënjanimi i shenjavesipas të cilave dihet se në shtëpi nuk është askush. (siç është bari i rritur osesënduku i plotë postar) dhe• distribuimi i risive mbi kriminalitetin dhe parandalimin e kriminalitetit. Kjomund të arrihet me anë të mbledhjeve.Rezultatet e evoluimit tregojnë se pjesëmarrja dhe veprimi i drejtpërdrejtë iqytetarëve është më efikas sesa të nisen nga ajo që do të pasojë pas ndryshimit të pamjesfizike të rrethinës. Problemet më të shpeshta paraqiten tek vetë organizimi i bashkësivedhe i zonave të cilave më së shumti u nevojitet ndihma. Përkundër këtij fakti, shumëdrejtori policore dhe bashkësi ndërmerrnin përpjekje të mëdha për organizimin eqytetarëve dhe sigurimin e përkrahjes së tyre në aktivitetet për parandalimin ekriminalitetit.Qasjet situacionale - qasja më e re në parandalimin e kriminalitetit është fokusimi iaktivitetit dhe intervenimi për zgjidhjen e problemeve specifike, në vend dhe në kohë.Clarke (1983) propozon parandalimin situacional si “masa që janë të orientuara nëforma shumë specifike të kriminalitetit që përfshijnë” ndryshimet në pamjen e rrethinës,e të cilat “do të zvogëlojnë mundësinë për kriminalitet dhe të shtojnë rreziqet e tij”.Shembujt e parandalimit situacional përfshijnë vendosjen e pajisjes për mbikëqyrje në
  13. 13. vendparkingje në të cilat është e shpeshtë dukuria e vandalizmit, montimi i vizirëve tësigurisë në sportelet e bankave në mënyrë që të pengohen vjedhjet, ndryshimet e regjimittë komunikacionit me fqinjësi ku shitet droga, shfrytëzimi i kartelave elektronike përlëndën bibliotekare dhe aplikimi e shërbimeve të regjistrimit të numrit të thirrjes nëtelefonin me rastin e pranimit të ftesave vulgare.FAKTORËT QË E PAMUNDËSONIN ZHVILLIMIN E TIJEdhe pse parandalimi i kriminalitetit nuk është asgjë e re, shumë çështje dhevështirësi duhet ende të zgjidhen. Ndër to janë edhe frika lidhur me bazat e ndryshmeteorike për intervenime, implementimi i programeve, realiteti politik në kuadër të të cilitduhet të zhvillohet dhe të ekzistojë cilido program, mbështetja në evoluimin joadekuat,dhe të frikës rreth zhvendosjes dhe difuzionit të dobisë.Konkurrenca teoretike- një debat i gjerë zhvillohet rreth sqarimit adekuat të sjelljesdevijuese. Organizimi i dobët shoqëror, zgjedhja racionale dhe aktivitetet rutinore, shpeshherë merren si baza teoretike për programet e parandalimit të kriminalitetit. Mirëpo,shumë teori të tjera gjithashtu ofrojnë një shqyrtim të vlefshëm mbi intervencat. Teoria etë mësuarit, qasjet zhvillimore, teoria e tendosjes (“stratin theory”) teorija e kontrollit,frikësimi dhe teoritë kritike janë vetëm disa prej suazave potenciale të dobishme që janëndërmarrë, dhe duhet të merren në konsiderim me rastin e koncipimit prevencionit tëkriminalitetit. Një theks më i madh duhet të vihet mbi zhvillimin teoretik të programit përparandalimin e kriminalitetit.Implementimi i programeve - Çështje kyçe për çdo program është niveli deri në tëcilin implementohet programi në mënyrë adekuate. Intervenimet që implementohen dobëtose vetëm pjesërisht kanë pak gjasa për sukses, pa marrë parasysh ekzistimin e qëllimittë mirë ose të përgatitjes së mirë (p.sh. për modelin e rojës në fqinjësi në zonën që ështëe përfshirë në kriminalitet dhe që është e ndarë etnikisht, në kuadër të së cilës arrihet tësigurohet pjesëmarrja e 20% të banorëve, prej të cilëve të gjithë vijnë ekskluzivisht nganjë ose tri grupe etnike, nuk duhet pritur se do të ketë tepër efekt në mbarë fqinjësinëose bashkësinë). Elementet kyçe të rojës së suskseshme në fqinjësi nuk do të realizohennëse nuk mund të sigurohet pjesëmarrja e qytetarëve.Problemet rreth implementimit mund të jenë të ndryshme:• Parafytyrimi i keq mbi problemin;• Angazhimi i ekspertëve dhe/ose sigurimi i mjeteve të rëndësishme financiare;• Mungesa e resurseve ( kadrovike edhe monetare) etj.Edhe një problem potencial është frika që agjencionet kyçe, akterët ose anëtarët ebashkësisë marrin pjesë pa dëshirë. Ndoshta kjo pjesërisht ka lidhje me atë qëndrimin“ne kundër tyre” midis policisë dhe qytetarëve që është paraqitur me kohë, sidomos nëqytete të mëdha. Mënjanimi i këtyre qëndrimeve dhe i frikave nuk ishte i lehtë, për çkadëshmon rezistenca e policisë që bashkësia të merret me punë policore (ndjenja epolicisë se ata janë profesionistë sepse janë të trajnuar, kurse qytetarët nuk janë ose frikase do të kthehet koha e drejtësisë vigjilente). Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e
  14. 14. profesionistëve nga jurisprudenca penale janë shpeshherë qenësore për implementim tësuksesshëm.Roli i politikës - në përgjithësi, shumë njerëz do të thonë se politika luan rolvendimtar në atë se parandalimi i kriminalitetit a i zgjidhë problemet e drejtpërdrejta(kriminaliteti dhe viktimizimi) ose shkaqet reale të problemeve (siç janë varfëria,pabarazia ekonomike, dobësia). Shumica si e kriminelëve ashtu edhe e viktimave vijnënga grupet pa të drejta në shoqëri dhe këto grupe kanë aftësi të vogël ose kurrfarë aftësiepolitike dhe ekonomike me anën e së cilës do të mund të përmirësonin statusin e vet.Teoricieni i konfliktit do të sugjeronte ndryshime radikale në sistemin shoqëror nëmënyrë që vërtetë të bëhej ndikim mbi kriminalitetin.Më pak ekstrem është distinkcioni i Hopes (Hope, 1995) i dimensionit horizontal dhevertikal të fuqisë. Dimensioni horizontal ka të bëjë me shkëmbimin e përvojave dhe tëaksioneve në nivelin lokal midis popullsisë dhe qytetarëve në zonën e dhënë, kurse masaderi në të cilën popullsia lokale do të mund të realizonte midis vetes raporte të afërtadhe të punojë së bashku, do të ndikojë me të madhe në efikasitetin e cilitdo program tëparandalimit. Fuqia vertikale ka të bëjë me aftësinë e grupeve lokale që të sigurojnëpërkrahjen dhe të iniciojnë aktivitetet tek elementet e tjera të bashkësisë ose të shoqërisë.Edhe dimensioni horizontal edhe ai vertikal duhet të funksionojnë në mënyrë qëparandalimi i kriminalitetit të jetë efikas.Evoluimi i keq - parandalimi i kriminalitetit ka të njëjtën të metë si edhe shumëintervenime – evolucionet e dobëta ose mosekzistuese. Shumë evolucione trajtohen siçështje e dorës së dytë e disa i bashkangjiten projektit në çastin e fundit. Për këtë arsyeevolucioni është paramenduar keq, është financuar keq, është i vonuar dhe afatshkurtër.Evolucioni i programit do të duhej të ishte pjesë përbërëse e planifikimit të cilitdointervenim.Tek parandalimi i kriminalitetit mund të identifikohen dy tipa të evolucionit.1. Evolucioni i procesit është unik dhe njëherësh më dominant. Ai fokusohet në atëqë është bërë, kush e ka bërë, sa ka ndodhur kjo shpesh, sa njerëz kanë qenë tëinkuadruar, si dhe në masat e tjera të ngjashme. Sipas rregullës e shpallinsuksesin kur arrihet niveli i caktuar i pjesëmarrjes, i implementimit ose imbulimit. Ajo që kësaj qasjeje i mungon është vlerësimi i efektit ndajkriminalitetit dhe viktimizimit. Këto evolucione në këtë aspekt më së shumti janëofruar me faktin që përmbajnë përshtypjet e njerëzve mbi suksesin. Mjerisht, kytip i evolucionit edhe sot paraqitet tepër shpesh.2. Evolucioni i rrjedhës ose i efektit është formë më e dobishme e evolucionit. Kjokryesisht përfshinë informatat mbi procesin, a ka arritur intervenimi përfundimine pritur – që është kryesisht dukuri e zvogëluar e kriminalitetit dhe e viktimizimit.Vlerësimet e këtij tipi kërkojnë më shumë planifikim dhe përpjekje. Kujdesiduhet t’i përkushtohet zgjedhjes së grupeve që renditen, kornizës kohore tëpërcjelljes, masave të variablave të përfundimit, faktorëve potencialë pengues,dhe teknikave analitike. Shumë pjesëmarrës të programit nuk dinë ta bëjnë një
  15. 15. evoluim të tillë, e shpeshherë edhe mjetet dhe koha janë aq të limituara sa aiofron vetëm një zhvillim minimal. Si pasojë, për shumë programe me perspektivëkurrë nuk merret vesh se a kanë vërtetë efekt, gjë që shpie në njërin prej dypërfundimeve negative – vazhdimin joefikas ose suprimimin e programit tësuksesshëm.Mirëpo, dy çështje të ndërlidhura që paraqiten në çdo diskutim mbi parandalimin ekriminalitetit janë zhvendosja e kriminalitetit dhe difuzioni i dobisë (“displacement anddiffusion)• Zhvendosja e kriminalitetit ka të bëjë me idenë që në vend që të eliminohetkriminaliteti ose viktimizimi, intervenimet thjesht orientohen në zhvendosjen ekriminalitetit nga një zonë në tjetrën, zhvendosjen e kriminalitetit në caqe të rejabrenda të njëjtës zonë, ndryshimin e metodave që shfrytëzohen për kryerjen e njëvepre penale, dhe nxitja e kriminelit për ndryshimin e llojit të veprës penale që eushtrojnë).• Difuzioni i dobisë sugjeron që aksioni preventiv nuk sjellë vetëm dobi për zonënose grupin e caktuar, por zvogëlon edhe dukurinë e kriminalitetit dhe tëviktimizimit tek të tjerët që nuk kanë qenë në shënjestër (p.sh. nëse instalimi istabilimentit kundër vjedhjes në ndonjë shitore zvogëlon edhe vjedhjen e artikujvetë pambrojtur, do të konsiderohej si difuzion i dobisë).Problemi kryesor tek zhvendosja dhe difuzioni qëndron në vështirësinë e vlerësimit tëtyre. Që njëra prej këtyre të dyjave të identifikohej, ndoshta do të duhej evolucioni që dot’i synojë njerëzit dhe vendet, e jo pjesën e programit të parandalimit. Zhvendosja dhedifuzioni janë shumë të rëndësishme për evoluimin e programeve dhe do të duhej tëinkuadroheshin shprehimisht në dizajnin e programeve dhe të evolucioneve të tyre.
  16. 16. 3. PARIMET THEMELORE TË PARANDALIMIT BASHKËKOHOR TËKRIMINALITETITPolitika bashkëkohore e kriminalitetit përpiqet që strategjinë shoqërore tëkundërvënies ndaj kriminalitetit ta vendosë në parime të caktuara që reciprokisht nuk dotë duhej të kundërviheshin pa marrë parasysh faktin që vetvetiu përmbajnë segmente tëndryshme të realitetit shoqëror.Duke u nisur nga qëllimi i politikës së kriminalitetit, që është e harmonizuar mebazën aktuale dhe reale politiko – ekonomike, sociale dhe kulturo – historike, dhe qëështë i orientuar në luftimin dhe pengimin sa më të suksesshëm të kriminalitetit, ështëplotësisht e sigurt se politika e kriminalitetit është e domosdoshme të definohet më parë,përkatësisht të shihen edhe parimet e saj themelore. Me këtë, parimet e parandalimit tëkriminalitetit janë në lidhje të ngushtë me parimet themelore të politikës së kriminalitetit,përkatësisht parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit është e pamundur tëkuptohen pavarësisht nga parimet e politikës së kriminalitetit, pasi që ato në një masë tëmadhe janë të harmonizuara, përkatësisht janë të përputhshme. Diferencat natyrisht dalinnga raportet e komponentëve themelorë të politikës së kriminalitetit: represioni penal –juridik dhe parandalimi shoqëror i kriminalitetit.Parimet themelore të parandalimit të kriminalitetit janë:• Parimi i ligjshmërisë,• Parimi i legjitimitetit,• Parimi i institucionalitetit,• Parimi i individualizimit,• Parimi i interaksionit,• Parimi i humanitetit.Është plotësisht e sigurt se të gjitha këto parime, individualisht ose në bashkëveprim,kanë kuptim vetëm nëse plotësojnë qëllimin themelor kriminalo – politik që konsiston nësuksesin e kundërvënies ndaj kriminalitetit, natyrisht me kusht të veprimit ligjor, human,legjitim, me ruajtjen e plotë të të drejtave dhe të lirive të njeriut.4.1. PARIMI I LIGJSHMËRISËEdhe pse parimi i legalitetit ka lindur me paraqitjen e shkollave të para penale –juridike (shkolla klasike etj), ato rregulla në disa sfera të kundërvënies ndaj kriminalitetitjanë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme me theksimin e koncepcionit se duhet tëforcohet parandalimi që do të bazohej në masat sociale dhe në veprimet e subjekteve tëshumta në shoqëri, që nuk janë caktuar në mënyrë precize me ligj, por nuk janë asimperative. Së këndejmi, parimi i ligjshmërisë vetëm pjesërisht mund të ketë të bëjë meparandalimin, pasi që parandalimi vetvetiu nuk është rregulluar në mënyrë precize meligj. Mirëpo, aplikimi i këtij parimi është i domosdoshëm në mënyrë që të shmangetarbitrariteti i mundshëm në veprimin preventiv, para se gjithash në ato sfera të jetës kumund të rrezikohen ose të cenohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
  17. 17. Parimi i ligjshmërisë nënkupton që çdo aktivitet që ka për qëllim kundërvënienndaj kriminalitetit duhet të ndërmerret në pajtim me normat ligjore që kanë të bëjnë meaktivitete të tilla, ose, me fjalë të tjera, çdo aktivitet në këtë fushë duhet të ketë bazën nëligj dhe në dispozitat e tjera juridike që kanë të bëjnë me atë materie. Kjo në masë tëmadhe ka të bëjë edhe me veprimin preventiv, por që parimi i ligjshmërisë së veprimitpreventiv pjesërisht dallohet nga parimi i legalitetit që më tepër ka të bëjë me vepriminrepresiv pas deliktit. Arsye e kësaj është që aktiviteti preventiv është rregulluar vetëmpjesërisht me norma shprehimisht ligjore. Pjesa më e madhe e atyre aktivitetevezhvillohet gjithnjë e më tepër sipas parimeve të përgjithshme të ligjshmërisë, sesa sipasnormës së caktuar precize ligjore. Rregullativa jo e plotë, përkatësisht rregullativa evarfër ligjore e kësaj pjese të rëndësishme të politikës së kriminalitetit me vete mban dyveçori reciprokisht kundërvënëse. Mungesa, përkatësisht varfëria e dispozitave ligjorezvogëlon obligimin e veprimit preventiv, me çka vihet në dyshim edhe aplikimi iparimeve të tjera, p.sh. parimi i institucionalitetit dhe i legjitimitetit, kurse, nga anatjetër, parimi i parashtruar në këtë mënyrë i ligjshmërisë ofron mundësinë e veprimitmjaft kreativ dhe të llojllojshëm preventiv në të cilin gjejnë shprehje faktorët dheproceset e shumta sociale.Realizimi i suksesshëm i detyrave dhe i qëllimeve kriminale – politike në fushëne parandalimit ka për supozim që programet, masat, mjetet dhe institucionet veprojnë nëmënyrë të ligjshme, të harmonizuar, të koordinuar, funksionale dhe reciprokisht tëndërlidhur. Natyrisht, rëndësi të veçantë ka respektimi i parimit të ligjshmërisë, sepsekeqpërdorimi i të drejtave dhe të lirive të qytetarëve nuk mund dhe nuk bën të jetëarsyetim për cilindo qëllim shoqëror, e as për kundërvënien ndaj kriminalitetit.Së këndejmi, sistemi juridik në shoqëri, efikasiteti i institucioneve juridike, dhe nëpërgjithësi siguria juridike e qytetarëve kanë një ndikim të madh në situatën epërgjithshme në shoqëri në kuadër të së cilës realizohet parandalimi i rëndësishëm sociali kriminalitetit. Me supozim se sistemi juridik në mënyrë të ligjshme dhe humane imbron interesat shoqërore, jetën dhe pasurinë e njerëzve, të mirat dhe liritë kushtetuesedhe të përgjithshme, siguron punën e ligjshme, humane dhe principiele të organeveshoqërore, nxit vetëdijen juridike dhe përgjegjësinë e qytetarëve, atëherë ai zvogëlonkrimogjenitetin, përkatësisht mundësinë e lindjes së kriminalitetit e bën më pak tëarsyeshme.Sistemi juridik – si pjesë integrale e sistemit shoqëror – duhet t’i përcjellë ecuritënë shoqëri, përkatësisht që në masë të konsiderueshme të jetë rregullator i atyreraporteve. Në kushte të sistemit stabil dhe efikas juridik të shoqërisë, përkatësisht tështetit, ai bëhet stabil në të mirë të përgjithshme “të shtetit juridik” dhe të qytetarëve tëtij. Nëse institucionet përkatëse juridike u nënshtrohen deformimeve, korrupsionit, nësejanë në shërbim të strukturave të caktuara politike ose të qendrave të fuqisë, padyshimshkaktohet dëmtimi dhe deformimi i sistemit juridik.Rrezik të veçantë shoqëror kur është fjala për këtë problem paraqet deformimi isistemit juridik, përkatësisht i individëve në jurisprudencë, që mund t’u nënshtrohenndikimeve të ndryshme negative, siç është inertësia, marrja jo me kohë e vendimeve
  18. 18. gjyqësore, nënshtrimi ndaj korrupsionit, përkatësisht ndikimeve të ndryshme politike etj.Kjo kontribuon në pasigurinë e përgjithshme juridike, forcon tendencat kriminale,dobëson orientimet morale dhe forcon kriminogjenët. Papërgjegjësia e organeve tëjurisprudencës, korrupsioni i mundshëm, presionet që vijnë nga individët nga qendrat ecaktuara të fuqisë, veprojnë në mënyrë nxitëse ndaj kriminalitetit dhe shtyjnë gjendjen epërgjithshme të përgjegjësisë, me ç’rast jurisprudenca bëhet indikator i rëndësishëm,madje edhe orientuese e gjendjes së përgjithshme në shoqëri.Gjithsesi gjendja në sektorët përkatës të jetës shoqërore – negative ose pozitive –kontribuon në klimën e përgjithshme shoqërore në mjedisin në të cilin sektorët realizojnëndikimin e vet. Gjendja në sektorët përkatës në të cilët realizohen ndikimet dhe procesetnegative veprojnë në mënyrë kriminogjene, dhe si faktor pengues të raporteve pozitivenë shoqëri, ndikojnë negativisht në moralin shoqëror dhe nxisin qëndrimin negator ndajrealizimit të normave pozitive ligjore dhe të tendencave të tjera pozitive.4.2. PARIMI I LEGJITIMITETITParimi i legjitimitetit ka të bëjë me aspektet e ndryshme, por aplikimi i tij ështëmë i rëndësishmi në ato situata në të cilat bëhet kufizimi i lirive dhe i të drejtave tëqytetarëve. Esenca e parimit të legjitimitetit imponon që të gjitha kufizimet e lirive dhe tëdrejtave të qytetarëve të jenë të harmonizuara me aplikimin e masave dhe të veprimevepreventive.Represioni – si komponent i politikës kriminale mbështetet në masat e dhunës –humbë legjitimitetin nëse masat e tilla pushojnë të jenë të përshtatshme, përkatësisht nësebëhen të tepërta duke pasur parasysh efektin që synohet të arrihet me to, e sidomos nëseefekti i tillë nuk realizohet me to. Kjo sidomos ka të bëjë me masat e dhunshme penale –juridike për të cilat nuk ka arsyetim nëse nuk janë të domosdoshme për mbrojtjen e tëmirave themelore individuale dhe të përgjithshme, përkatësisht nëse nuk janë tëdomosdoshme për realizimin e qëllimit të tillë. Jashtë kësaj suaze, në rast të represionittë paarsyeshëm, nuk realizohet qëllimi themelor i masave të dhunës, përkatësisht nukmund të priten as efektet preventive të masave të tilla.4.3. PARIMI I INDIVIDUALIZIMITPrevencioni i kriminalitetit, sidomos ai social, nënkupton një raport mjaft tëharmonizuar të faktorëve individualë dhe shoqëror të kriminalitetit. Programi iparamenduar dhe funksional i prevencionit social ka për supozim llojllojshmërinë dheshumësinë e shkaqeve të kriminalitetit që gjithashtu shërbejnë si bazë për planifikimin emetodave më racionale, të programeve, të masave dhe të mjeteve për luftimin e atyreshkaqeve.Specifika e masave, e programeve dhe e mjeteve veçmas ka të bëjë meprevencionin që ndërmerret ndaj të miturve. Struktura psiko – fizike e të miturve si dhefaktorët social dhe individual që determinojnë sjelljen e tyre, i bëjnë të ndryshme edhemasat që ndërmerren në parandalimin e kriminalitetit të të miturve në raport me masat e
  19. 19. parandalimit të kriminalitetit të të rriturve. Së këndejmi parimi i individualizimit karëndësi të jashtëzakonshme, sepse mbështetet në nevojat dhe kushtet konkreteindividuale të aplikimit, që gjithashtu është kusht për suksesin e çdo veprimi preventiv.Shkurtimisht të konkludojmë, edhe pse prevencioni social ka një dimension mjaft tëgjerë, ai në realizimin e drejtpërdrejtë praktik kufizohet në individualen, me ç’rastshkaku kur është fjala për individualizimin, ka rëndësi përcaktuese.4.4. PARIMI I HUMANITETITMasat penale – juridike, si dhe masat e tjera ligjore, në pjesën më të madheparaqesin kufizime të disa lirive dhe të drejtave. Kjo sidomos ka të bëjë me masat që iaplikojnë organet përkatëse shtetërore dhe organet e judikaturës në bazë të autorizimevetë veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq, parimi i humanitetit nënkupton se aplikimi imasave përkatëse represive (privimi nga liria, ekzekutimi i sanksioneve etj) ndërmerretme respektimin e integritetit fizik dhe psikologjik të personalitetit, të dinjitetit dhe tëprestigjit të tij.Fakti që kriminaliteti paraqet aktin tejet agresiv ndaj të mirave dhe vlerave tënjeriut nuk arsyeton aplikimin e dhunës, përkatësisht të çfarëdo agresiviteti, kur ështëfjala për prevencionit shoqëror. Duke pasur parasysh faktin që masat e prevencionitshoqëror ndërmerren para kryerjes së veprës penale, kur kërcënon vetëm rreziku ngakryerja e saj, nuk ekziston as baza ligjore për aplikimin e detyrimit, kështu që vetëdetyrimi i tillë do të ishte i paligjshëm. Koncepti bashkëkohor i prevencionit shoqërorpikërisht insiston në masat humane jorepresive me pjesëmarrjen e subjekteve të shumtadhe të institucioneve në funksionet themelore të të cilave nuk janë paraparë metodat erepresionit. Mirëpo, fakti që përvencioni shoqëror është veprimtari jorepresive nuk do tëthotë edhe respektim absolut i parimit të humanitetit në aplikimin dhe realizimin e tij,nëse veprimi i tillë është i papërshtatshëm dhe joracional.Kur është fjala për koncipimin e programeve preventive dhe rregulliminnormativ të prevencionit në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, duhet nisur nga fakti ihumanitetit që shprehet në dy fusha: në planin legjislativ dhe social dhe në aplikimin emasave preventive në praktikën e drejtpërdrejtë. Praktika – si formë më e rëndësishme everifikimit të parimit të ligjshmërisë dhe të humanitetit – në mënyrën më të plotë ikonfirmon, përkatësisht i demanton ato parime. Nëse me aplikimin e masave dhe tëaktiviteteve përkatëse në praktikë cenohet integriteti psikik dhe fizik i personalitetit,dinjiteti njerëzor, të drejtat dhe liritë themelore, dhe efektet e atyre masave preventive, sado që të jenë pozitive, humbin rëndësinë dhe kuptimin e vet. Parimi i humanitetit ështëveçanërisht i rëndësishëm kur është fjala për raportin e policisë dhe të opinionit.Veprimtaria policore është formë e ushtrimit të pushtetit që i ekspozohet nëmënyrën më të drejtpërdrejtë opinionit. Për këtë arsye raporti i policisë dhe i opinionitështë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse në këtë raport shprehen dhe reflektohenproceset dhe veprimet demokratike. Pasi që policia, sipas natyrës së punës, është bartësee autorizimeve dhe e shtrëngimit, ekziston bindja se ajo është edhe orientuese,përkatësisht rregullatore e raportit të vet me opinionin. Prandaj, është përgjegjësi e
  20. 20. madhe policisë që atë raport ta ndërtojë, ta orientojë dhe përparojë në mënyrë që tëkontribuojë në përmirësimin e raporteve demokratike në shoqëri. Tek e fundit,harmonizimi i raporteve të policisë dhe të opinionit zakonisht merret si kriter ikushtetutshmërisë dhe i punës demokratike të policisë.Në pengimin e kriminalitetit ndonjëherë është i domosdoshëm edhe aplikimi imasave represive të shtrëngimit me të cilat rrezikohen dhe cenohen të drejtat dhe liritëkushtetuese. Ndërkaq, kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar në mënyrë mjaft precizekushtet dhe kufijtë deri ku mund të rrezikohen të drejtat e tilla, përkatësisht të cenohen.Së këndejmi, parimi i humanitetit me të cilin mbrohen të drejtat dhe parimi i ligjshmërisësë veprimit të policisë janë në një lidhje shumë të ngushtë.Policia me këtë qëllim duhet të iniciojë dhe të organizojë informimin e opinionitmbi veprimtarinë e vet në mënyrë që të njihet opinioni me te, gjë që është një nga kushtetqë opinioni të kontrollojë policinë.Manifestimi i panevojshëm i punës së policisë dhe ekzistimi “ i tabu temave” kurpër këtë nuk ka bazë, i bën dëm policisë kur është fjala për prestigjin e saj dhepërkrahjen e opinionit, gjë që është në lidhje të ngushtë me efikasitetin e saj. Veçanërishtështë e dëmshme nëse nën formën e sekretit të plotë të punës së policisë fshihenautokracia, burokracia, paligjshmëria dhe puna joprofesionale. Kur profesionalizmi dheaftësia për kryerjen e veprimtarisë policore janë element i qenësishëm i etikësprofesionale duhet pasur parasysh se shkollimi dhe aftësimi profesional është kusht irëndësishëm për kryerjen e suksesshme të detyrave të policisë.Policia duhet t’i popullarizojë aktivitetet e veta përkatëse, përveç tjerash, edhe meofrimin e ndihmës së drejtpërdrejtë në situatat ad hoc , për shembull, duke iu ndihmuarnjerëzve të moshuar dhe të verbër në rrugë ose në kalimin e këmbësorëve, pastaj nëemisionet e popullarizuara televizive të informojë opinionin mbi punën e vet, e mendihmën e manifestimeve sportive dhe të manifestimeve të tjera t’ia ofrojë veprimtarinëe vet opinionit.Kontaktet e përditshme dhe të drejtpërdrejta në bazën humane dhe sociale kanëndikim pozitiv në raportin e policisë dhe të opinionit dhe natyrisht kjo në vete bartë edheefekte të caktuara preventive.Organet e punëve të brendshme në veprimtarinë e vet operative nuk duhet tëaplikojnë masa dhe veprime që do të ishin në kundërshtim me ligjshmërinë dhe interesate opinionit publik. Koncepcionin e tillë nuk e zvogëlon as fakti që organet e punëve tëbrendshme janë më përgjegjëset në shoqëri për pengimin dhe luftimin e kriminalitetit dheqë barra më e rëndë e kundërvënies ndaj kriminalitetit bie mbi ta.
  21. 21. 4.4.1. Parimi i humanitetit dhe (keq) përdorimi i mundshëm i mjeteve teknikeÇdo shoqëri demokratike përpiqet të mbrojë, përkatësisht të ruajë të drejtatligjore dhe kushtetuese të qytetarëve të vet, lirinë dhe privacinë e tyre. Së këndejmi edheinsistimi për obligimin e organeve shtetërore të angazhuara në luftimin e kriminalitetit nëautorizimet e të cilave është aplikimi i mjeteve teknike, që plotësisht të ruajnë të drejtatdhe garancionet kushtetues të qytetarëve.Mirëpo, kjo nuk është gjithherë në pajtim me efikasitetin e atyre organeve nëkundërvënien ndaj kriminalitetit. Duke mos gjetur raportin adekuat midis proklamimitdhe realizimit praktik të qëndrimeve përgjithësisht të pranuara dhe humane që mbrojtja etë drejtave individuale të njeriut në parim është mbi të përgjithshmet, dhe se zbulimi i sëvërtetës në procedurën penale me çdo kusht nuk është në pajtim me parimet e shoqërisëdemokratike, vijmë deri te rreziku që kriminaliteti – madje ai më i rrezikshmi përshoqërinë – t’i ikë kontrollit efikas të policisë dhe judikaturës penale që bartin barrën mëtë madhe të përgjegjësisë në kundërvënien ndaj kriminalitetit. Përpjekjen që një sistemshoqëror, përkatësisht demokracia në te të matet me vëllimin e aplikimit dhe të kontrollittë atyre mjeteve, duhet ta plotësojmë me faktin se rritja e kriminalitetit është rapide,madje të atij kriminaliteti të organizuar dhe më të rrezikshëm shoqëror, të përcjellë medhunën më brutale pikërisht në vendet në të cilat raportet demokratike janë tek në nismë.Kriminalitetin e sotëm e karakterizon vëllimi i tij i shtuar dhe pasojat gjithnjë mëjohumane që shpeshherë shkojnë deri te marrja e vrazhdë e jetës së një numri të madh tënjerëzve të pafajshëm, organizimi i tij sekret dhe mundësitë gjithnjë më të vogla qëekzekutuesit e panjohur të zbulohen.Vëllimi i shtuar i kapitalit me të cilin disponon sot kriminaliteti i organizuar umundësojnë kriminelëve keqpërdorimin e zhvillimit teknologjik dhe të mjeteve mëbashkëkohore teknike për marrëveshje dhe përgatitje sekrete të veprave penale, ushtrimine krimeve më të rënda (aktivizimi i mjeteve shpërthyese me anë të elektronikës edhe nëlargësi të mëdha etj.).Duke pasur parasysh kriminalitetin kaq të madh, nuk është fjala vetëm nevoja qërezultatet e aplikimit të teknikës të vlerësohen si prova në procedurën penale, por në tënjëjtën masë është i domosdoshëm një kontribut shumë më i madh i metodave teknike nëzbulimin e përgatitjes së veprave penale në vetë fillimin e veprimtarisë kriminale meqëllim të pengimit të tyre.Mundësitë gjithnjë më të volitshme të ndërlidhjes telekomunikative, edhe nëlargësi të mëdha, mundësojnë organizimin ndërkombëtar kriminal të terrorizmit, tëkidnapimeve, të tregtisë me njerëzi dhe me pjesë trupore të njerëzve, të shpëlarjes sëparave, trafikun e armëve, të municionit, të automjeteve, të drogës dhe të formave të tjeratë organizuara të kriminalitetit. Edhe këtu kriminelët jo rrallëherë janë mbi policinë dheorganet e tjera shtetërore. Kryesit e veprave penale në lëvizshmërinë dhe organizimin evet nuk janë të kufizuar me kufij dhe kompetenca shtetërorë dhe regjionale, gjë që nëbotën e sotme të ndarë u krijon vështirësi të mëdha organeve shtetërore, kursekriminelëve lehtësira çfarë nuk i kanë pasur në asnjë periudhë deri më tash.
  22. 22. Vetëm këto arsye kërkojnë nevojën e domosdoshme dhe urgjente të policivekombëtare për koordinim dhe bashkëpunim në kuadër të Interpolit, të Europolit në bazaregjionale, kufitare dhe në baza të tjera.Me përdorimin e zhvillimit teknologjik lindin forma të reja të kriminalitetit (p.sh.kriminaliteti kompjuterik) ose vetë modus operandi perfeksionohet. Zhvillimi i sotëm itelekomunikacioneve u mundëson kriminelëve marrëveshje dhe planifikim kriminalistikedhe në largësitë më të mëdha, e të mos lihet as gjurma më e vogël. Në çfarë mase do tëkeqpërdorin kriminelët teknikën, përveç tjerash varet edhe nga vëllimi i mjetevemateriale me të cilat disponojnë. Ai vëllim është sot në mënyrë enorme i lartë, madje nëato vende në të cilat të ardhurat kombëtare janë të ulëta. Në duart e kriminelëve derdhetnjë kapital gjithnjë e më i madh, e me këtë edhe përpjekjet e tyre që të marrin pushtetin,duke mos zgjedhur mjetet.Prandaj, arsyet për të cilat kriminelët i keqpërdorin inovacionet teknike nuk janëtë shkaktuara me inertësinë e policisë, por me kushtet në të cilat sot policia dhekriminelët veprojnë, të cilat janë të natyrës materiale, administrative, madje edhe politikedhe natyrisht mungesa e çdo konsiderate morale dhe humane në anën e kriminelëve.Është plotësisht e sigurt se një pjesë e konsiderueshme e kriminalitetit, madje tëatij mjaft të rrezikshëm shoqëror, realizohet me ndihmën e teknikës dhe të arriturave tësaj. Fitohet përshtypja se kriminelët në këtë fushë “janë më të suksesshëm” se organetshtetërore, përveç tjerash, edhe për arsye se janë të liruar nga problemet materiale dheproblemet e tjera. Këtu gjithsesi bën pjesë mosrespektimi i normave ligjore dhekapërcimi i lehtë i kufijve shtetëror dhe administrativ të raporteve politike dhe tëraporteve të tjera, që për kriminelët nuk paraqet problem. Fjala është jo vetëm përrrezikun momental, por edhe për rrezikun në rritje. Pra, aplikimi i teknikës dhe imetodave të saja në luftimin e kriminalitetit sot është më i domosdoshëm se kurrë mëparë pikërisht për shkak të keqpërdorimit të saj. Privacia dhe jeta e qytetarëve në këtëmënyrë janë më shumë të rrezikuara sesa në cilindo periudhë deri më tash. Është logjikpresupozimi se ky rrezik do të jetë më i madh nëse aplikimi përkatësisht keqpërdorimi iteknikës nga ana e kriminelëve mbisundon atë për qëllime antikriminale. Mirëpo, çështjaështë se sa munden organet shtetërore t’i kundërvihen me sukses këtij rreziku, duke pasurparasysh autorizimet dhe mundësitë materiale – teknike me të cilat disponojnë.Duhet pasur parasysh se përpjekjet e organeve shtetërore, para se gjithash tëpolicisë, që njohuritë dhe metodat e caktuara profesionale t’ua përshtatin nevojave tëkundërvënies ndaj kriminalitetit me të njëjtën këmbëngulësi i përcjellin kriminelët meqëllim që t’i planifikojnë dhe t’i kryejnë me sukses veprat penale. Veprat penale tërealizuara me keqpërdorimin e mjeteve teknike, sipas rregullës, lënë pasojat më të rëndapër jetën e njeriut dhe për të mirat materiale. Stabilimentet për përgjim në tregun botërordhe të vendit janë njësoj të arritshme edhe për policinë edhe për kriminelët. Kriminelëtmadje më parë t’i përvetësojnë të liruar nga vështirësitë formale dhe financiare, para segjithash me qëllim të organizimit kriminalistik, të distribuimit të presë dhe në përgjithësitë marrëveshjes së fshehët kriminale si dhe të përcjelljes së masave të policisë.
  23. 23. Progresi teknologjik mund të përdoret dhe të keqpërdoret për qëllime plotësisht tëkundërta nga e cila del se teknika sot është mjet i fuqishëm në duart e kriminelëve. Duhetpasur parasysh se aplikimi i mjeteve përkatëse klasike kriminalistike, nëse është fare imundshëm, shton rrezikun nga dekonspiracioni, me çka vihet në dyshim suksesi izbulimit të veprave penale dhe të kryesve. Në rast të organizimit të fshehët kriminalistikzbulimi është i mundshëm vetëm me të njëjtën metodë, në mënyrë konspirative.Përdorimi i mjeteve teknike në luftimin e kriminalitetit juridikisht është i kufizuarjo vetëm me dispozitat e brendshme (kushtetuese dhe ligjore), por edhe me atondërkombëtare (Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike, neni 1; Deklaratauniversale mbi të drejtat e njeriut; Rezoluta e Kuvendit të përgjithshëm 217A (III);Deklarata mbi parimet themelore të së drejtës për viktimat e kriminalitetit dhekeqpërdorimit të pushtetit; Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme 40/34; Aneksi:Kodeksi i sjelljes së personave përgjegjës për zbatimin e ligjeve; Rezoluta e Kuvendit tëpërgjithshëm 40/69 e 17 dhjetorit 1979 etj.). Në të gjitha shtetet demokratike legjislaturatpenale përmbajnë dispozita qëllimi i të cilave është që organet shtetërore në procedurënpenale, përkatësisht parapenale të sanksionojnë përdorimin e paautorizuar të mjeteveteknike. Një pjesë e atyre ligjeve, ndërkaq, minimizon mundësinë e veprimit kriminalistikduke u shprehur në mënyrë restriktive në punën e policisë duke zvogëluar kështu edhemundësinë e aplikimit të të arriturave teknike në zbulimin dhe provën e veprave penale,kurse disa ligje janë kujdesur edhe për përshtatshmërinë e atyre mjeteve në luftimin ekriminalitetit. Disa legjislacione evropiane dhe praktika gjyqësore (p.sh. ) të Gjermanisë,të Norvegjisë, të Spanjës, të Italisë) kërkojnë që kushti për aplikimin e masës sëpërgjimit telefonik duhet të jetë fakti që në rastin konkret mjetet e tjera nuk mund të japinrezultatet përkatëse ose nuk mund të shpijnë në përfundimin e suksesshëm të hetimit.Gjithashtu është e nevojshme që personi ndaj të cilit aplikohet masa të jetë i dyshuar përnjërën nga inkriminimet që është kusht për aplikimin e masës së paraparë me ligj.Mbisundon mendimi se çdo përgjim i fjalës së shqiptuar në mënyrë jopublikeduhet të sanksionohet. E drejta kushtetuese dhe ligjore e njeriut është që të vendos sefjalët e veta a i dërgon në mënyrë publike ose jo. Natyrisht, përmbajtja e fjalës sëshqiptuar nuk është e parëndësishme. Gjithashtu mbisundon qëndrimi se çdo mundësi eshfrytëzimit të njohurive të tilla duhet të përjashtohet nëse me këtë goditet sfera intime epersonalitetit. Sipas rregullës, përmbajtjet e tilla nuk bën të përgjohen as të shfrytëzohen.Problemi ndonjëherë qëndron në faktin që është vështirë të parashihet që më parë secilës sferë të përgjimit i takon – sferës intime, private ose publike. Aplikimi tepërrestriktiv i kësaj mase mund të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin ezbulimit të veprës penale dhe të kryesit ose të qëllimit kriminal, gjë që mund të ketërëndësi të çmuar preventive. Papërcaktueshmëria e sferës (intime, private, publike) mundtë krijojë dilema që zvarrisin, përkatësisht vështirësojnë aplikimin. Dallimi i përmbajtjessipas kësaj baze nuk është i thjeshtë dhe është vështirë të definohet me anë të ligjit.Përshtatshmëria e aplikimit të mjeteve teknike nga ana e policisë është e dyfishtë.Ajo është, para se gjithash, mundësia e grumbullimit të përmbajtjeve që janë qenësoredhe vendimtare për zbulimin dhe ndriçimin e veprave penale në të gjitha situatat kur
  24. 24. njohuritë (bazat e dyshimit) janë vetëm indikativë, e kanë të bëjnë me organizimin sekretkriminalistik dhe me kusht që aplikimi i masave të tjera është i pamundshëm ose irrezikshëm.Nëse është fjala për rrezikun nga veprat penale ushtrimi i të cilave pritet të bëhet,atëherë efektet e masës së tillë janë të rëndësishme dhe preventive, kështu që edhe vetëarsyet tradicionale kundër aplikimit të saj janë të papërshtatshme dhe të pabaza. Vepratmë të rënda penale, siç janë terrorizmi, vrasjet masive etj. në masë të konsiderueshmejanë rezultat i keqpërdorimit të të arriturave teknologjike si në organizimin e tyre tëfshehët, ashtu edhe në modus operandi të tyre të drejtpërdrejtë.Nuk duhet ushqyer iluzionin se sot vetëm policia është në gjendje t’i sigurojë dheshfrytëzojë mjetet teknike për zbulimin e veprave penale dhe të kryesve të tyre.Mundësitë e kriminelëve për përdorimin e tyre janë shumë më të mëdha. Që moti janë tëpranishme mendimet sipas të cilave kontrollimet sekrete të telefonave dhe kontrollimet edërgesave postare duhet të merren si prova në procedurën penale, gjë që është bërë mendryshimet më të reja ligjore. Në këtë mënyrë është zvogëluar disproporcioni midisnevojës së shfrytëzimit të progresit teknologjik për qëllime antikriminale, nga njëra anë,dhe të mundësisë që kriminelët t’i keqpërdorin ato mjete, nga ana tjetër. Arsyet qëshkojnë në dobi të këtij fakti se, p.sh., mjetet audio – vizuale do të mund t’i përdorninorganet shtetërore janë në disproporcion në raport me shfaqjet konkrete dhe rrezikun ekeqpërdorimit të atyre mjeteve për qëllime kriminale. Prandaj, nuk ka arsyetim përrefuzimin, përkatësisht përjashtimin e mundësisë së aplikimit të mjeteve bashkëkohoreteknike në kundërvënien ndaj kriminalitetit të organizuar, natyrisht me kusht tërespektimit të plotë të të drejtave kushtetuese dhe të lirive të qytetarëve dhe tërregullimit mjaft preciz juridik. Aspekti i tillë sido që të jetë është në pajtim mepërparimin e praktikës antikriminale në shoqërinë demokratike dhe në përcaktimin e sajpër zbulimin më efikas të atyre veprave penale me modus operandin e të cilave bëjnëpjesë në mjetet teknike. Arsyet për aplikimin e suksesshëm të atyre mjeteve për qëllimepreventive gjithsesi janë edhe më të rëndësishme.Duhet pasur parasysh se respektimi konsekuent i ligjit eliminon rrezikun qëpolicia dhe organet e jurisprudencës mund t’i keqpërdorin ato mjete. Kontrolli efikas iaplikimit të atyre mjeteve do të zvogëlonte keqpërdorimet e mundshme, kursekeqpërdorimi eventual do të sanksionohej dyfish: të dhënat e siguruara në mënyrën epalejueshme me ligj nuk do të kishin rëndësinë e provës në procedurën penale, kursepersoni që vepron në mënyrë të paligjshme do të përgjigjej penalisht. Pason konkluzionilogjik sipas të cilit është e domosdoshme që aplikimit të mjeteve teknike t’i qasemi në njëmënyrë shumë më racionale dhe me përfilljen dhe vlerësimin e plotë të të arrituravebashkëkohore me qëllim të aplikimit adekuat dhe me kohë në praktikë, nga njëra anë,por me një rregullativë shumë më të plotë dhe me precize ligjore me të cilën në një masëtë madhe do të mbroheshin të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve, nga ana tjetër.Kjo nënkupton nxjerrjen e dispozitave ligjore që do të mundësonin aplikimin e mjeteveteknologjike jo vetëm për qëllime prove, por edhe për qëllime preventive.
  25. 25. Aplikimi i teknikës në kundërvënien ndaj kriminalitetit duhet të jetë në pajtim metë drejtat kushtetuese të njeriut dhe liritë e tij, por edhe në funksion të mbrojtjes së jetëssë tij. Pa mbrojtje efikase të jetës dhe të integritetit fizik është e pakuptimtë mbrojtja e tëdrejtave të tjera. Natyrisht, aplikimi i mjeteve teknike në procedurën penale duhet të silletnë kuadër të kushtetutës dhe të shkencës penale – procesorë, përkatësisht kriminalistike.Mirëpo, mbesin të papërfshira në aspektin procesor metoda të shumta shkencore me anëne të cilave është e mundur që në mënyrë ekzakte të përcaktohen faktet për zgjidhjenfaktike të çështjes penale. Fjala është për zhvillimin gjithnjë më intensiv teknik që normaekzistuese procesore e përfshin vetëm pjesërisht dhe, sipas rregullës, nga një distancë egjatë kohore, me çka është zvogëluar rëndësia provuese e atyre mjeteve në procedurënpenale, e me këtë edhe mundësia e keqpërdorimit të tyre për qëllime preventive.Nisemi nga fakti që ana kushtetuese, përkatësisht juridike e këtij problemi ështëharmonizuar me dispozitat në planin ndërkombëtar dhe të brendshëm. Mirëpo, problemiështë diçka më i shprehur nga aspekti i qasjes kriminalistike dhe racionale ndaj kësajçështjeje, që tash për tash ka shprehjen e vet edhe në anën juridike të çështjes.Problematika e kësaj çështjeje qëndron në faktin që kufiri i racionales dhe i humanesështë vështirë të caktohet kur me ato mjete duhet të mbrohen të drejtat dhe liritëkushtetuese, nga njëra anë, dhe jeta e njerëzve, integriteti i tyre fizik dhe të miratmateriale të vlerës së madhe, nga ana tjetër. Gjithherë ekziston rreziku që me ato mjete tënjëjta mund të cenohen të drejtat dhe liritë kushtetues të qytetarit, sfera intime epersonalitetit të tyre etj, e gjithashtu me mospërdorimin e tyre të humbet mundësia embrojtjes së disa të mirave të tjera shumë më të rëndësishme, siç është p.sh. jeta enjeriut. A është çdoherë e mundur të gjendet proporcioni midis zgjidhjes më racionaledhe më humane? Mbetet fakti që kriminelët çdo ditë gjithnjë e më shumë po ikeqpërdorin mjetet teknike, kurse me keqpërdorimin edhe pasojat janë gjithnjë e mëdrastike dhe më johumane. Imponohet konkluzioni se aplikimi i mjeteve teknike nëvështrimin e cekur është i arsyeshëm nëse është restriktiv dhe i përshtatshëm, gjë qëkërkon vlerësimin racional në çdo rast konkret, por që të jetë në pajtim me dispozitatjuridike, përkatësisht me kusht të mbrojtjes së plotë të të drejtave dhe të lirive kushtetuesetë qytetarëve dhe të aplikimit të normave që kanë të bëjnë me atë materie.Në çdo rast individual duhet gjetur edhe proporcionin racional midis mbrojtjes sëtë drejtave dhe të lirive kushtetuese dhe të rrezikut real që të shkatërrohen jetët enjerëzve, të mirat materiale dhe të mirat e tjera me të cilat disponon njeriu. Nëse jeta enjeriut shkatërrohet për shkak të mbrojtjes së të drejtave të tjera, mbrojtja e tillë humbqëllimin themelor dhe bëhet e pakuptimtë.
  26. 26. 5. TIPOLOGJIA E PARANDALIMIT TË KRIMINALITETITMe masat e parandalimit të kriminalitetit nënkuptojmë aktivitetet e organeveshtetërore dhe të organeve të tjera të orientuara në pengimin e dukurive negativeshoqërore, që produkojnë pasoja të ndaluara dhe të dëmshme, dhe krijojnë kushte përluftimin e tyre. Diferencimi i masave të parandalimit shoqëror të kriminalitetit zbatohetduke pasur parasysh aspektin e qëllimit të orientimit kriminalistik të shteteve përkatëse(Horvatiq, Cvitanoviq, 1999). Në këtë vështrim strategjitë preventive klasifikohen nëmënyra të ndryshme duke pasur parasysh kriterin e zhvillimit të klasifikimit dhe natyrishtnë bazë të aspekteve themelore që e bëjnë veprimin kriminal. Fjala është për kryesin eveprës penale, vendin (situatën), akterin dhe ligjin. Për këtë arsye është e domosdoshmetë ceken edhe disa ndarje themelore të këtyre masave të parandalimit sipas aspekteve tëndryshme.Aspekti i parë është ndarja e masave të parandalimit të kriminalitetit sipas llojit tëmasave. Sipas këtij kriteri në masa të parandalimit të kriminalitetit numërojmë: masatekonomike dhe sociale, masat arsimore dhe masat e politikës kulturore, masat teknike.Ndarja më e gjerë e parandalimit të kriminalitetit do të nënkuptonte dy kategorithemelore: proaktive – ante delictum dhe reaktive – post delictum dhe ato masa që janëtë kontinuuara (të përhershme) dhe të diskontinuuara, të përkohshme) (Krivokapiq,2002).Natyra e llojllojshme e kriminalitetit natyrisht kushtëzon edhe reaksione të ndryshmenë pengimin e tij. Lidhur me këtë nuk mund të flasim për metodologjinë universale tëimplementimit të parandalimit. Disa autorë konsiderojnë se çdo mjedis dhe situatë në tepërshtat dhe kërkon masa dhe mënyra të ndryshme të reaksionit ndaj kriminalitetit(koncepti i kameleonit). Diferencimi i masave preventive sipas grupeve kanë të bëjnëme: parandalimin e orientuar në ndryshimin e legjislacionit penal, parandalimin eorientuar në situatat potenciale (vendet e vatrës së krizës), parandalimin e orientuar ndajkryesit ose grupeve të kryesve, në viktimën ose akterët e situatës në përgjithësi. (Hughes1998).Diferencimi diçka më i ngushtë i masave sipas të njëjtit parim matet sipas: tëmiturve, personave me pengesa të rënda shpirtërore, vartësve, shtresave margjinale(bredhësve, prostitutave, lypsave...), recidivistëve, tipave të veçantë të kryesve dukepasur parasysh specifikumet e grupeve përkatëse të delikteve, të viktimave potenciale tësjelljeve kriminale. (Pease, 1994).Diferencimi tjetër ka të bëjë me teorinë në të cilën zbatohen masat e parandalimit.Lidhur me këtë, masat ndahen në ato që zbatohen në territorin e gjithëmbarshëm tështetit, vetëm në zonat urbane, zonat rurale ose tani të praktikës gjithnjë e më tëpranishme të zbatimit në nivelin e bashkësisë lokale në kuptimin më të ngushtë të fjalës(bashkësitë lokale, kuartet....). (Horvatiq, Cvitanoviq, 1999).Duke pasur parasysh natyrën (fenomenologjinë) e veprimeve kriminale me të cilat katë bëjë parandalimi, më saktësisht në të cilat orientohet parandalimi, i ndajmë në:
  27. 27. parandalimin e delikteve pasurore, të delikteve të dhunës, të delikteve seksuale, të tregtisëjolegale, të keqpërdorimit të drogave, të ekonomisë informale, të kriminalitetit tëorganizuar, kurse duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë evidente formësohen dhezbatohen masa parandalimi afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të kriminalitetit.Në teoritë bashkëkohore parandalimi është e mundur të ndahet sipas tri qasjeve tëndryshme që korrespondojnë me ndarjen në mbrojtjen primare shëndetësore duke pasurparasysh zonën e veprimit. Kështu mund të flasim për ndarjen në: masa primare,sekondare dhe terciare të parandalimit.Parandalimi primar i kriminalitetitParandalimi primar (vepron në opinion dhe në rrethinë në përgjithësi) dhe realizohetpërmes përmirësimit të kushteve të përgjithshme sociale, më saktësisht përmesmënjanimit të shkaqeve më të thella të kriminalitetit. Shfaqja e tij është më e shprehurpërmes aktivitetit të integrimit social, mënjanimit të pengesave sociale dhe zvogëlimit tëstrukturave të ndryshme që inklinojnë drejt mileut kriminal. Ai zbatohet në mënyrëprimare ndaj të miturve, të të papunëve, të papërshtaturve (kategorive të rrezikshme) etj.(Northoff, Stroth, 1996).Ky tip i parandalimit të kriminalitetit paraqet aktivitetin e përhapur gjerësisht dhepërfshin: dizajnin e mjedisit ( zgjidhjet adekuate arkitektonike, ndriçimi publik,mbikëqyrja e qasjes ndaj objektit ose hapësirës ), rojën në vendbanime, angazhimin eagjencioneve të sigurisë, arsimimin e qytetarëve me qëllim të vetëmbrojtjes. Të gjithaqëllimet e cekura janë plotësisht të dedikuara për mënjanimin e shkaqeve për lindjen ekriminalitetit si dhe të ndjenjës objektivisht më të madhe të (pa) sigurisë subjektive tëindividit në bashkësi. (Meshko, 2002).Parandalimi sekondar i kriminalitetitParandalimi sekondar është objekti më i shpeshtë në të cilin e fokuson kujdesinpolicia. Pra, lloji i këtillë i aktivitetit (programi) nënkupton identifikimin e zonës brendabashkësisë lokale me shkallën më pak ose më shumë të shprehur të kriminalitetit. Fokusine interesimit e paraqesin vetë shkaqet e kriminalitetit (etiologjia), me qëllim të luftimitose të zvogëlimit të llojeve specifike të sjelljeve të ndaluara të individëve ose të grupeve.Programet e përgjithshme të masave të parandalimit, kryesisht përfshijnë mbikëqyrjen,përcjelljen e kriminalitetit në kuadër të bashkësive lokale, veprimtarinë e patrullëskujdestare dhe zhvillimin e programeve që janë të orientuara në rend të parë në vepratspecifike penale etj. Këtu mendojmë në radhë të parë për disa lloje të delikteve pasurore,siç janë grabitjet, vjedhjet e automjeteve, vjedhjet në shitore, vjedhjet me thyerje tëbanesave, të automobilave dhe të lokaleve afariste, dhuna në familje, në shkollë,keqpërdorimet e drogave ( Kratocki, 1998).Sot veçmas theksohet fakti që parandalimi sekondar i përforcon aspektet situacionale,interaktive të veprave përkatëse penale, dhe në këtë mënyrë përpiqet t’i zvogëlojërrethanat për kryerjen e vetë veprave penale. Ky aktivitet zbatohet në mënyra të
  28. 28. ndryshme nga të cilat është e qenësishme të përmenden: masat e sigurisë – teknike(ndërtimore, elektronike, optike etj. ...)., masat për sigurimin optimal të banesave dhe tështëpive private, masat e pranisë direkte ose indirekte të policisë, puna me viktimatpotenciale në mënyrë që të zvogëlohen gjasat për suksesin e veprës penale (Northoff,Stroth 1996).Në botë janë mjaft të zhvilluara programet e orientuara ndaj vetë viktimave tëveprave penale. Programet e cekura zhvillohen përmes dy grupeve themelore të“programeve të ndihmës”. I pari ka të bëjë me programin që nënkupton viktimatpotenciale, në mënyrë që të edukohen drejt e të mos bëhen viktima, kurse lloji i dytë iprogrameve ka të bëjë me personat që tashmë janë bërë viktima të veprës penale. Sipaskëtyre kategorive zbatohen masat e ndryshme dhe ato zakonisht nënkuptojnë:edukacionin në aspektin e sigurimit të gjurmëve të veprës penale dhe të vrojtimit tëhollësive që mund të jenë me rëndësi në procesin e dëshmisë; arsimimi dhe trajnimi nëmënyrë që të pengohet pësimi i sërishëm nga kriminaliteti (recidivizmi viktimologjik;programet e ndihmës psikologjike të viktimave në mënyrë që të tejkalojnë më lehtëstresin që e kanë përjetuar si akter të veprës penale; ndihma materiale e viktimave tëveprës penale me anë të fondeve të veçanta si ndihmë gjatë kompensimit të humbjevemateriale, shpenzimet e shërimit dhe të rehabilitimit; mbulimi i shpenzimeve gjyqësore,programet e mbrojtjes së viktimave me rastin e dëshmisë (viktimizimi sekondar) dhepërmes programeve të mbrojtjes së dëshmitarëve5.Parandalimi terciar i kriminalitetitProgramet terciare të parandalimit paraqesin pjesën më konkrete dhe më specifike tëparandalimit të kriminalitetit (Simonoviq, 2001). Këto programe janë të fokusuara ndajnjeriut, individëve që janë të dënuar në formë të prerë për veprën e kryer penale dhe tëcilët ende kanë statusin e kërcënimit të rëndësishëm ndaj shoqërisë (potenciali kriminal)me gjithë masat e paralajmërimit që janë ndërmarrë nga ana e institucioneve përkatëse sidhe me vetë inkuadrimin e qytetarëve në regjionin e bashkësive lokale. Qëllimi themelori parandalimit terciar është zvogëlimi i shkallës së recidivizmit në bashkësi, përmesaplikimit të masave më të llojllojshme policore të mbikëqyrjes së shtuar dhe të kontrollittë recidivistëve (obligimi i paraqitjes në stacionin e policisë, informimi mbi lëvizjen,masat specifike në sektorin policor, inkuadrimi i qytetarëve në mbikëqyrjen erecidivistëve të caktuar). Në kohë të fundit, në botë është aktualizuar edhe problematika eaplikimit të mjeteve teknike të mbikëqyrjes dhe të përcjelljes së lëvizjes së recidivistëve.Është fjala për sistemin bashkëkohor elektronik me radio transmetues dhe me mbikëqyrjekompjuterike.Përveç këtyre masave janë interesant edhe ato që për metodë të vet shfrytëzojnëtrajtimin social – psikologjik, pastaj trajtimin psiko – socio – terapeutik të disa kategorivetë recidivistëve, siç është rasti me kategorinë e kryesve të veprave penale të dhunimit dhetë delikteve të tjera seksuale ku trajtimi psikologjik ndërmerret paralelisht me terapinëmedikamentoze (Hans – Jorg Albrecht, 1999).5(http://www.fbi.gov/library.htm).
  29. 29. Një nga kriteret më standarde të klasifikimit të parandalimit të kriminalitetit paraqetedhe vetë ndarja në parandalimin situacional (kontrolli i situatës) dhe parandalimin socialtë kriminalitetit (kontrolli i sjelljes) që do t’i shkoqisim përmes “ teorisë kriminologjikembi parandalimin” në vazhdim të tekstit.
  30. 30. 6. TEORITË KRIMINOLOGJIKE “ MBI PARANDALIMIN EKRIMINALITETIT”Të gjitha teoritë mbi kriminalitetin mund të fokusohen në një ose më shumë aspektetë vetë fenomenit të kriminalitetit, d.m.th. në ligjin, situatën, kryesin, viktimën osevëzhguesin. Ky koncept është e domosdoshme të kihet parasysh me rastin e kuptimit tëteorive përkatëse mbi parandalimin e kriminalitetit sepse me këtë fitohet një njohuri përtë gjitha premisat teorike dhe empirike të konsekuencave që pasojnë nga ato teori. Nëvazhdim do t’i paraqesim disa prej teorive që NË opusin e vet i kushtojnë kujdesparandalimit të kriminalitetit.TEORIA KLASIKETeoria klasike njëkohësisht paraqet pikën bazë në trajtimin e kriminalitetit dheparandalimin e tij. Lindja e saj madje mund të lidhet me vitin konkret (1764, dhe përemrin e Çezar Baker. Teoria klasike si bazë për perspektivën e vet i merr ndryshimet nëligjin penal, që duhet të veprojnë si masa të frikësimit ndaj delinkuentëve potencialë.Frikësimi i tillë pushon, kurse mbetet një nga masat themelore të veprimit preventiv ndajkriminalitetit. Dallimet midis përpjekjes prej pionieri të Bakerit që të gjejë moduse ligjorenë luftë kundër kriminalitetit dhe të gjendjes që ka sunduar në këtë fushë para tij qëndronnë faktin që veprimi ndaj kriminalitetit në periudhën paraprake ishte kufizuar nëfrikësimin anarkik, diskualifikimin total të delikuentit dhe masat joproporcionale më tëashpra për çdo delikuencë të mundshme. Koncepcioni i tillë shpinte në situatat qëdelinkuentët çdo herë më me dëshirë përcaktoheshin për vepra më të rënda penale sepsesanksionet e ashpra u pasonin pa marrë parasysh peshën e veprës penale që e bëjnë.Mirëpo, në këtë situatë delinkuentët në përgjithësi ishin në përparësi, sepse nukekzistonin kurrfarë shërbimesh të veçanta që do të luftonin në mënyrë efikase kundëraktivitetit të tyre. Me këtë edhe rreziku që kryerësi “ të kapet” ishte shumë më i vogël sesa “fitimi” eventual që realizohet me kryerjen e vetë veprimit kriminal.Përkundër kësaj, qasjen klasike në parandalimin e kriminalitetit me anë të frikësimit– si masë të parandalimit – e ka mbështetur në dy supozime. Së pari në përcaktimin eshkallës së proporcionalitetit, në bazë të së cilës për veprimet specifike kriminalepërcaktohen dënime të caktuara, dhe së dyti, në përcaktimin e metodave të caktuara qëdo të garantonin se frikësimi do të zhvillohet me sukses. Këto dy boshte, që i kaparashtruar teoria klasike, mbesin deri në ditët e sotme masa që shqyrtohen dhe aplikohennë mënyrë standarde në legjislacionet penale të shoqërive të ndryshme.Edhe pse koncepti që e përshkruam nuk ishte i suksesshëm në praktikën e pengimit tëkriminalitetit, ai paraqiste një revolucion tipik në kohën në të cilën kishte lindur. Mirëpo,është e qartë se koncepti kishte dobësi të shumta. Dobësia themelore që i mëvishet kësajteorie është vetëm të botëkuptimi i njeriut, d.m.th. të delikuentit. Delikuenti në teorinëklasike shihet si homo penalis, , d.m.th. si individ racional që sillet në pajtim mesupozimet themelore të utilitarizmit. Ky është individi që në mënyrë racionale iparashtron qëllimet e veta dhe i zgjedh mjetet racionale për realizimin e atyre qëllimeve.Ai, gjithsesi, sipas këtij koncepcioni, vlerëson në mënyrë të qartë raportin midis fitimit
  31. 31. dhe rrezikut që ekziston në kryerjen eventuale të veprës penale. Ndërkaq, në realitetkrimineli nuk i ngjanë kësaj situate, por më së shpeshti paraqitet si person që ka deficitetë përhershme në socializim, çrregullim të sistemit të vlerave, mungesë të normave tëpërcaktuara morale. Jo vetëm që nuk është racional, por – sipas hulumtimeve – kriminelëtnë numrin më të madh të rasteve kanë një IQ të ulët, dhe të gjitha aftësitë e tjerakognitive i kanë nën mesatare. Prandaj, është e qartë se teoria klasike qëllimin e vet eparashtron në raport me objektin që nuk është i natyrës së tillë siç është postuluar kjo nënivelin teorik. Me këtë, fiksimi dhe vlerësimi i rrezikut nga dënimi – si masë e teorisëklasike, humbin kuptimin, thjeshtë për arsye se krimineli mesatar nuk është në gjendje tëvlerësojë raportin midis fitimit dhe dënimit që pason nëse do të kapet, prandaj mungonfrika, që do të duhej të ishte rezultantë e proceseve të tilla kognitive tek kryesi potencial.Problemi tjetër serioz që parashtrohet në ndërtimin e perspektivës klasike nëparandalim, është edhe vetë nocioni i proporcionalitetit. Pra, është vërtetë vështirë tëndërtohet në mënyrë proporcionale raporti midis veprës së kryer penale dhe dënimit qëpason për kryerjen e saj. Kështu parimi “ i ekonomicitetit të dënimit dhe tëproporcioneve të tij të arsyeshme”, bëhet më tepër qëllim i paarritshëm se sa realitet.Ideja themelore që dënimi i cili pason të shkaktojë “dhimbje” më të madhe se sa “dobi”që fitohet me kryerjen e veprës në esencë është e qartë dhe e thjeshtë, por në praktikënpenale po thuaj e parealizueshme sepse nuk mund të parashohë saktësisht, as të masëdëmin e përgjithshëm që ndonjë vepër penale tërheqë pas vetes, as dhembjen epërgjithshme që do ta godas kryesin pas dënimit të tij. Nëse deri diku është e mundur tëmatet dëmi material, është shumë vështirë të matet dëmi i përhershëm që pasqyrohet nëçrregullimin psikosomatik dhe emotiv të viktimës. Kështu, shkalla e proporcionalitetit nërealitet është kufizuar në masa seriozitetit në raport me kriteriumet politike dhe morale.Problemin më të madh, teoria klasike e ka pasur me faktin që në këtë koncepcion nëasnjë mënyrë kriminaliteti nuk sqarohet si dukuri shoqërore. Pra, nuk ka perspektivë tëpërgjithshme që do të vinte në dukje si dhe pse paraqitet kriminaliteti në shoqëri dhecilat janë shkaqet e tij. Në këtë mënyrë strategia preventive nuk ka të bëjë meçrregullimin e mekanizmave që gjenerojnë kriminalitetin, por në dënimin e tij vetëm pasitë ndodhë veprimi kriminal. Për shkak të këtij lëshimi fundametal teoria klasike edhenuk është teori në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pasi që nuk sqaron asgjë, që do të duhej tësqaronte, ajo përpiqet të pengojë në mënyrë provizore dhe të pathemeltë në aspektinempirik.Politika e mëhershme kriminale kishte si mbështetëse legjislacionin penal dhe organetqë i aplikonin ato ligje. Vendi qendror në procedurën penale i takonte për një kohë tëgjatë dënimit dhe ekzekutimit të tij. Efektet e aplikimit të tij, ndërkaq, kishin në vete pakgjëra humane dhe preventive.Ithtarët e politikës së tillë kriminale niseshin nga supozimi se ligjet penale dhedënimet e parapara në to, si dhe aplikimi i sanksioneve duhet të veprojnë në mënyrëpreventive me anë të frikësimit të të gjithë kryesve potencialë të veprave penale si tëatyre primarë, ashtu edhe të atyre ndaj të cilëve dënimi tashmë është aplikuar. Praktikat ekëtilla kriminale – politike kanë kontribuar në krijimin e dy modeleve preventive me bazë

×