Kultivimi i domates industriale
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Kultivimi i domates industriale

on

  • 1,283 views

 

Statistics

Views

Total Views
1,283
Views on SlideShare
1,283
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
4
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Kultivimi i domates industriale Kultivimi i domates industriale Document Transcript

  • Shoqata e prodhuesve të perimeve Anadrinia –XërxeKultivimi i domates industriale për nevoja të industrisë Përpunuese Prizren 2013
  • Rëndësia e kultivimit të domates industriale për industrinëpërpunuese Pakë historiKultivimi i perimeve në Kosovë ka një traditë të gjatë sidomos domatet që janë të kultivuarapër konsum të freskët. Në vitet e 70-80-ta fermerët kosovarë kanë prodhuar me sukses disalloje të perimeve edhe për nevoja e të vetmes industri përpunuese e cila ka ekzistuar nëKosovë ABI&ELIF19-Progres, Prizren, të cilat prodhime sipas statistikave kanë plotësuar afër50 % të kërkesave të kësaj industrie. Më vonë që nga vitet e 90-ta e deri me sot varietete tëtilla nuk janë kultivuar në tutje ose janë kultivuar shumë pakë për arsye të panjohura.Sipas të dhënave statistikore në Kosovë në kultivohen rreth 15.000 ha me perime(MPBZHR),dhe e tërë sasia e prodhuar është dedikuar vetëm për konsum të freskët, por akoma nuk kafilluar prodhimi i varieteteve të pemëve dhe perimeve të destinuara për industripërpunuese. Me qëllim të riaktivizimit të kësaj prodhimtarie shoqata ANADRINI, nëbashkëpunim me projektin e KCBS, në vitin 2005 kanë realizuar e shtatë varieteteve tëdomates industriale me qëllim të hulumtimit të varieteteve të cilat janë më të përshtatshmepër kushtet klimatike të vendit tonë.Në vazhdim do ti japim informatat baze për mënyrën e kultivimit të të varieteteve tëdomates duke u bazuar në përvojën e arritur gjatë testimit të disa varieteteve të tilla nëregjionin e Dukagjinit gjatë vitit kalendarik 2005. Kultivimi i varieteteve të domates industrialeDomatja si kulture e perimore, zë vend të rëndësishëm në industrinë përpunuese në vendetku kjo industri është e zhvilluar, në bazë të kërkesave të konsumatorëve për produktet esaja me vlera të larta ushqyese për nevojat e popullsisë. Gjithashtu kjo kulture në bazë tëpërvojës së mëhershme por edhe sipas rezultateve që janë arritur gjatë realizimit tëtestimeve paraprake në fusha eksperimentale të domates, mundë të kultivohet në vendintonë pasi që kemi klimë të përshtatshme dhe ka një profitabilitet të kënaqshëm. Në disapjesë të botës është praktike përpunimi i domates të dedikuar për konsum të freskët dhepërgatitja e koncentratit të domateve, ndonëse domatet që janë të kultivuara për konsumtë freskët nuk janë të përshtatshme për prodhimin e koncentrateve. Megjithatë, kjopraktikë e papërshtatshme e shfrytëzimit të domates për përpunim është jo efikase dhe eshtrenjët për industrinë përpunuese, për disa arsye bazë siç janë: Kultivimi intensiv i varieteteve të domateve që janë të përshtatshme për përpunim do të më shumë rendimente me kosto më të ulët të prodhimit se sa domatet që janë të dedikuara për konsum të freskët;
  • Përqindja e materies së thatë tek domatet për përpunim është më e lartë se sa tek domatet për konsum të freskët. Si rezultat i kësaj me një sasi më të vogël të domateve industriale është e mundur që të prodhohet një kilogram koncentarat domatesh, gjersa për të prodhuar sasinë e njëjtë të koncentratit nga varietetet e domates për konsum të freskët nevojitet sasi shumë më e madhe e lëndës së parë. Meqë sasia e materies së thatë në varietetet e domateve për konsum të freskët është më e ulët se sa tek domatet industriale për prodhimin e sasive të koncentratit nevojitet sasi me e madhe e domateve për konsum të freskët njëkohësisht rritet sasia e ujit që grumbullohet është më e madhe dhe për largimin e saj nevojitet më shumë energji, dhe siq e dimë energjia kushton. Varietetet e domates janë shumë të specifikuara që tu shërbejnë kërkesave të tregut të freskët apo për përpunim. Industria përpunuese kërkon varietet që përmbajnë përqindje më të lartë të materies së thatë(mesatarisht 5 deri 9 %) që në mënyrë efikase dhe më lirë të prodhohet koncentrati i domates. Në shumicën e rasteve varietet e domates për konsum të freskët përmbajnë afërsisht 3.0 deri 3.5 % të materie së thatë, ndërsa varietetet e domateve për industri përmbajnë rëndom prej 5.5 deri 6.0 % të materies së thatë. Çmimi i domateve prë konsum të freskët është më i lartë dhe është jo stabil krahas atij për përpunim për shkak të kostos më të lartë prodhuese dhe pasigurisë së tregut. Përderisa domatet për konsum të freskët p.sh në SHBA shiten nga prodhuesit kryesisht me çmim prej prej 0.55-0.75 US $ për kg, domatet për përpunim janë vlerësuar 0.07 US $ për kg. Domatet për përpunim vilen (mbledhen) me makina përderisa domatet për konsum të freskët vilen (mbledhen) me dorë.Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në këtë lëmi rëndom preferohet qëpërpunuesit dhe prodhuesit të kontraktojnë kultivimin e llojeve të caktuara të domateve.Nga përvojat e shteteve të cilat tanimë vite me radhë prodhojnë loje të tilla të domateveështë vërejtur se rendimenti i varieteteve të domates industriale është përafërsisht dz herëme i lartë se sa te varietetet e domateve për konsum të freskët por edhe kostoja egjithëmbarshme e kultivimit të këtyre varieteteve është disa herë më e ulët.Përdorimi i varieteteve të përshtatshme të domateve është me rendësi kryesore për njëindustri përpunuese që ajo ekonomikisht të ketë rast për sukses në një mjedis konkurrent.Në qoftë se dëshirohet të krijohet një agro-industri e suksesshme për përpunimin edomateve në Kosovë, preferohet që së pari në vazhdimësi të determinohen varietetet më tëpërshtatshme për përpunim e pastaj ato të aplikohen në fushat e Kosovës.Në vazhdim do të përshkruhen detajet e kultivimit të këtyre varieteteve industriale tëdomates në fushat eksperimentale të testuar në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit dhenë Dushanovë të Prizrenit.
  • Punët përgatitore – për kultivimin e domates për industri janë: 1. Punimi bazë i tokës (lëvrimi vjeshtorë) në thellësi 25-30 cm ; 2. Plehërimi bazë i tokës ( 35-40 t/ha pleh organik dhe 800-1000 kg pleh mineral kompleks NPK 7 : 22 : 14 ose 500 kg/ha DAP); 3. Diskimi dhe lesimi i tokës ( në pranverë); 4. Frezimi i tokës me motokultivatorë Kultivimi i fidanëve të domates për industriMënyra e kultivimit të fidanëve për industri është e njëjtë me mënyrën e kultivimit tëfidanëve të domates për konsum të freskët. Përgatiten në lehet gjysmë të nxehtë të cilëvepërfundi dheut iu shtrohet pleh organik në trashësi prej 20 cm. Mbi plehun e vendosur mëparë vendosën sasi e dheut steril ( i cili nuk guxon të jetë i infektuar nga patogjen tëndryshëm) në trashësi prej 10 cm dhe kjo sasi e dheut ngjeshët mirë. Mbi sipërfaqe të dheutnë thellësi prej 3-4 cm vendosën farat e domateve dhe pas kësaj bëhet një ujitje e lehtë dhembulimi i lehtë me plastmas, për të ruajtur farën nga temperaturat e ulëta.Varësisht nga nevojat dhe temperaturat ekzistuese para dhe pas mbirjes së farës bëhen disaujitje ( 4-6 ujitje). Fidani duhet të trajtohet me preparate 2-3 herë si masë mbrojtëse kundërsë sëmundjeve të ndryshme.
  • Trapiantimi i fidanit në fushë të hapur bëhet pasi ai të ketë formuar 6-8 gjethe të vërtetadhe pas një aklimatizimi në afat kohor prej 7-8 ditësh. Koha më e përshtatshme përtrapiantimin e fidanit është dekada e dytë e muajit Maj ( 15-20 Maj ). Distancat e mbjelljessë fidanëve në fushë të hapur duhet të jetë 80 x 60 cm, që nënkupton se në çdo hektarëgjenden rreth 21.000 bimë.Pas mbjelljes së fidanëve në fushë të hapur duhet vazhduar me këto operacione: Prashitja e domates (sipas nevojës 2-3 herë) Kultivimi (2 herë ) Riplehërimi me NAG 2 x 200 kg dhe UREA 1 x 150 kg/ha Trajtimi me pesticide (mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit) 3 herë me Dithane M45, 1.5-2 kg/ha, Galben-C, 1-1.5 kg/ha dhe Mospilan 50-70 gr/ha, sipas nevojës Ujitja e bimëve 3 herë dhe Vjelja e domates industriale është e menjëhershme pasi që pjekja teknologjike e bimëve është uniforme ( reth datës 10-20 Shtator).Në bazë të tabelës së rezultateve të domates për industri e cila është punuar sipasrezultateve të fushave demonstruese të cilat i ka ngritur shoqata ANADRINI në bashkëpunimme KCBS, kostoja e prodhimit të domatet industriale tek hibridet: Hypell, Prefectpell dhePavia ka qenë 2143 €/ha kurse te varietetet Alparac dhe Baçka është 1668 €/ha, të cilat lojetë farave edhe i preferon për kultivim të mëtutjeshëm shoqata ANADRINI. Arsyeja e kostosmë të lartë të prodhimit për varietetet e lartpërmendura është se varietetet Hypell,Perfectpell dhe Pavia janë hibride çka nënkupton se çmimi kushtues i farës për këtovarietete është bindshëm më i lartë dhe i cili e ngrit koston e prodhimit të tyre.Në bazë të të dhënave tabelore dhe çmimit industrial prej 0.05 €/kg profiti i pastër për llojete cekura më lartë për varietetet hibride është Hypell = 2267.85 €/kg, Perfectpell =1109 €/kgdhe Pavia = 1702.25 €/kg, kurse tek varietetet Alparac =1892 €/kg dhe Baçka = 1066€/kg.
  • Në bazë të rezultateve të paraqitura në tabelën në vijim shihet se përveç rendimentit të volitshëm të arritur me varietetet e lartpërmendura rezultate të volitshme janë arritur edhe në ngritjen e përqindjen e materies së thatë tek këto varietete komponent shumë e rëndësishme për kualitet dhe çmim më të volitshëm të kësaj domate. Pra shoqata ANADRINI është në bisedime me fabrikën për përpunimin e perimeve ABI & Elif 19-Progres për të rritur çmimin pagues për këtë lloje te domateve varësisht nga kualiteti dhe përqindja e materies së thatë në këto domate. Në tabelën në vijim do ti paraqesim rezultatet detale të fushave eksperimentale të domates në rajonin e Dukagjinit: REZULTATET E PARCELAVE NË FUSHAT DEMOSTRUESE NË PRIZRENVarieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit industHypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 79 E zgjatur 5.43 3.8 I Mesi 116.872,2 2143 €/ha al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik.Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 83 E zgjatur 5.1 3.9 I Mesi 84.790,2 2143 €/ha al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik.Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 93 E zgjatur 6.21 3.96 I Mesi 101.247,8 2143 €/ha al 6. Ujitja rezistueshem Korrik.Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 38 Rrubulla 5.88 Mesatarisht i Dekada 56.874,3 1668 €/ha al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr.Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 51 Rrubulla 4.47 Mesatarisht i Dekada 74.248,9 1668 €/ha al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr.NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 46 Rrubulla 4.45 Jo i rezisto. Dekada 48.939 1668 €/ha al 12. Trajtimi kët 3 e Korr.Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 61 Rrubulla 4.59 Mesatarisht i Dekada 89.165 1668 €/ha al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr. dom.
  • REZULTATET E PRACELAVE DEMOSTRUESE NË FUSHAT E CELINËSVarieteti Data e Mënyra e Operacionet e Nr. I frutave Forma M. e thatë M. that dom. Rezisto. Ndaj Filimi Rendimen Kostoja e mbjelljes mbjelljes aplikuara në bimë frutave dom. Frskët semundjeve pjekjes ti kg/ ha prodhimit industHypell 13/5/05 Tradicion 1.Prashitja 55 E zgjatur 5.42 3.8 I Mesi 88.207 2143 €/ha al 2.Trajtimet rezistueshem Korrik.Perfectpel 13/5/05 Tradicion 3.Plehrimet 59 E zgjatur 4.7 3.9 I Mesi 65.056,1 2143 €/ha al 4. Kultivimi rezistueshem Korrik.Pavia 13/5/05 Tradicion 5.Riplehrimi 63 E zgjatur 4.95 3.96 I Mesi 76.905 2143 €/ha al 6. Ujitja rezistueshem Korrik.Knjaz 13/5/05 Tradicion 7. Trajtimi 29 Rrubulla 5.41 Mesatarisht i Dekada 44.876,8 1668 €/ha al 8. Riplehrim kët rezisto. 3 e Korr.Baçka 13/5/05 Tradicion 9. Kultivimi 35 Rrubulla 3.98 Mesatarisht i Dekada 54.686,6 1668 €/ha al 10. Trajtimi kët rezisto. 3 e Korr.NS NIski 13/5/05 Tradicion 11. Ujitja 32 Rrubulla 4.32 Jo i rezisto. Dekada 35.772,76 1668 €/ha al 12. Trajtimi kët 3 e Korr.Alparac 13/5/05 Tradicion me pest. 47 Rrubulla 4.39 Mesatarisht i Dekada 71.203,86 1668 €/ha al 13 Vjelja e kët rezisto. 3 e Korr. dom. Punimi i përgatitur nga Hartim Gashi, ing. I Bujqësisë- Agroekonomi. Rezultatet e këtij hulumtimi janë mbledhur gjatë sezonës së kultivimit të kësaj kulture gjatë vitit 2005. Të dhënat janë mbledhur nga shoqata Agrodrini dhe KCBS(Kosovo Cluster Bussines Support).