•  Albani
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

• Albani

on

  • 46 views

 

Statistics

Views

Total Views
46
Views on SlideShare
46
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
0
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

•  Albani • Albani Document Transcript

  • Mesazhi i Liderit suprem të Revolucionit islamik të Iranit, me rastin e ceremonisë së Haxhit Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Valhamdolillahi Rabbil,aalamin vassalato vassalamo alaa sajjedel,anbjaae valmorsalin va alaa aalehettajjebin va sahbehelmontaxhabin Ardhjen e Kongresit madhështor të Haxhit duhet ta konsiderojmë si një festë të madhe të Ummetit islamik. Ky është një rast i shënuar që ofrojnë këto ditë të çmuara për të gjithë myslimanët e botës, është një moment i mrekullueshëm që po t’ia dimë vlerën dhe ta shfrytëzojmë siç duhet, do të zgjidhen shumë probleme nga të cilat vuan bota islame. Haxhi është burim i kulluar i mirësisë hyjnore. Secili nga ju haxhinj të dashur, keni fituar mirësinë e madhe që në këtë ritual të shenjtë e të mbushur me kënaqësi dhe spiritualitet, të pastroni zemrën dhe shpirtin tuaj dhe për gjithë jetën tuaj të përfitoni nga ky burim i mëshirës, madhështisë dhe fuqisë. Përulja dhe dorëzimi përballë Zotit të Gjithëmëshirshëm, angazhimi ndaj obligimeve që rëndojnë mbi supet e myslimanëve, dinamika dhe veprimi aktiv në punët e fesë dhe të botës, mëshira dhe falja në marrëdhëniet me vëllezërit, qëndresa dhe vetëbesimi përballë vështirësive, shpresa tek ndihma e Zotit në çdo vend dhe në çdo çështje, modestia dhe qëndrimi human në çdo veprim të myslimanëve, mund të mësohen në këtë arenë hyjnore të mësimit dhe edukimit dhe këto mësime të vyera t’ua dhuroni vendeve tuaja dhe popujve tuaj dhe në radhë të parë Ummetit islamik. Sot, Ummeti islamik më shumë se çdo gjë ka nevojë për njerëz, të cilët mendimin dhe veprimin e përshtatin me devotshmërinë dhe besimin dhe qëndresën përballë armiqve të urryer, e shoqërojnë me përsosjen shpirtërore. Kjo është e vetmja rrugë e shpëtimit të bashkësisë së madhe të myslimanëve nga problemet të cilat ose në mënyrë të hapur janë imponuar nga armiqtë, ose janë pasojë e dobësisë së vendosmërisë, besimit dhe largpamësisë që nga kohët e largëta e deri më sot. Padyshim, epoka aktuale është epoka e zgjimit dhe e rikthimit të myslimanëve në identitet dhe kjo e vërtetë vërehet qartë në problemet dhe vështirësitë me të cilat po përballen vendet myslimane. Pikërisht në këto kushte, vendosmëria dhe vullneti të bazuara në besim, vigjilencë dhe largpamësi, mund t’i çojë drejt fitores, krenarisë, dinjitetit dhe madhështisë popujt myslimanë të cilët po përballen me këto vështirësi. Fronti i kundërt, i cili kundërshton zgjimin dhe madhështinë e myslimanëve, ka hyrë në mejdan me të gjitha forcat dhe po shfrytëzon të gjitha mjetet ushtarake, ekonomike, psikologjike, propagandistike dhe të sigurisë për të devijuar dhe shtypur myslimanët dhe për t’i hedhur ata kundër njëri-tjetrit. Një vështrim mbi gjendjen e vendeve në perëndim të Azisë, nga Pakistani dhe Afganistani deri në Siri, Irak, Palestinë dhe në vendet e Gjirit Persik, si dhe në vendet e Afrikës veriore nga Libia, Egjipti, Tunizia e deri tek Sudani e disa vende tjera, sqaron shumë të vërteta. Luftërat e brendshme, urrejtjet e verbëra fetare dhe sektare, destabilitetet politike, zgjerimi i terrorizmit gjakatar, krijimi i grupeve dhe rrymave ekstremiste të cilat me format më barbare të historisë shqyejnë gjoksin e njerëzve dhe hanë zemrat e tyre, njerëz të pashpirt që vrasin gra dhe fëmijë, presin kokat e burrave si dhe përdhosin nderin e tyre dhe madje në disa raste këto krime të turpshme dhe barbare, kryhen nën emrin dhe flamurin e fesë, por që të gjitha janë produkte të planeve djallëzore dhe kolonialiste të shërbimeve agjenturore të huaja dhe të qeverive aleate të tyre në rajon, të cilat kanë destabilizuar situatën në vendet e rajonit dhe kanë nxirë jetën e popujve. Sigurisht në këtë situatë është e pamundur që vendet myslimane të zgjidhin problemet e tyre materiale dhe shpirtërore dhe të arrijnë sigurinë, mirëqenien dhe progresin shkencor si dhe forcën ndërkombëtare në sajë të zgjimit dhe gjetjes së identitetit. Kjo situatë tepër e rëndë mund të dëmtojë rëndë zgjimin islamik
  • dhe përpjekjet për ringjalljen shpirtërore në botën islame dhe ka mundësi që për vite të gjata, t’i çojë popujt myslimanë drejt rënies dhe denigrimit dhe t’i lërë në harresë çështjet e rëndësishme dhe themelore të tyre si shpëtimi i Palestinës dhe i popujve myslimanë nga zgjedha e Amerikës dhe sionizmit. Zgjidhjen themelore të kësaj çështje mund ta përmbledhim në dy fjali kyçe, të cilat janë nga mësimet më të qarta të Haxhit: Së pari: Uniteti dhe vëllazëria e myslimanëve nën flamurin e teuhidit (monoteizmit). Së dyti: Njohja e armikut dhe përballja me planet dhe metodat e tij. Forcimi i shpirtit të vëllazërisë dhe solidaritetit, është mësim i madh i Haxhit. Në Haxh është i ndaluar debati dhe fjalimi me prepotencë me të tjerët. Veshja e njëjtë, veprimi i njëjtë, lëvizja e njëjtë dhe sjellja dashamirëse gjatë Haxhit, nënkuptojnë vëllazëri dhe barazi mes të gjithë njerëzve që janë tubuar në këtë qendër të madhe të monoteizmit. Kjo është përgjigja e qartë e Islamit ndaj çdo mendimi, ftese dhe akideje, që një grup të myslimanëve duan ta dëbojnë nga rrethi i Islamit. Elementët takfiristë të cilët sot janë bërë vegla të politikës së sionistëve dhe të përkrahësve të tyre perëndimorë dhe kryejnë krime monstruoze dhe derdhin gjakun e muslimanëve dhe njerëzve të pafajshëm si dhe ata të cilët pretendojnë se janë prijës fetarë dhe me veshjen e klerikut ndezin zjarrin e mosmarrëveshjeve mes shiitëve dhe sunitëve, duhet ta dinë se fryma e ceremonisë së Haxhit i shkatërron pretendimet e tyre. Unë, ashtu si shumë dijetarë islamikë që u dhemb zemra për Ummetin islamik, edhe një herë deklaroj se çdo fjalë dhe veprim që bëhet shkak për ndezjen e zjarrit të mosmarrëveshjeve mes muslimanëve, çdo ofezë ndaj shenjtërive të çdo grupi të muslimanëve apo shpallja qafir e njërit prej sekteve islamike është shërbim ndaj kampit të jobesimtarëve, është idhujtari dhe tradhti ndaj Islamit dhe nga aspekti i ligjit islam është haram. Njohja e armikut dhe e taktikave të tij është tjetër faktor i rëndësishëm. Së pari, nuk duhet të lihet në harresë ekzistenca e armikut të urryer dhe kjo theksohet qartë edhe gjatë riteve të Haxhit, siç është gjuajtja me gurë e statujës së djallit. Së dyti, në njohjen e armikut kryesor që sot është fronti i arrogancës botërore dhe rrjeti kriminel i sionizmit, nuk duhet gabuar dhe së treti, duhen dalluar qartë metodat e këtij armiku që janë nxitja e përçarjes mes muslimanëve, kultivimi i korrupsionit politik dhe moral, kërcënimi dhe shtimi i lakmisë së Intelektualëve, presioni ekonomik ndaj popujve dhe krijimi i dyshimit mbi besimin Islam. Ata që me dashje apo padashje janë vënë në shërbim të këtij armiku të përbetuar duhet të identifikohen. Fuqitë arrogante me në krye Amerikën, me ndihmën e mjeteve të gjera dhe të sofistikuara mediatike e fshehin imazhin e tyre të vërtetë dhe me pretendimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mbajnë qëndrime hipokrite përballë opinionit publik të popujve. Ata flasin për të drejtat e popujve në një kohë kur popujt muslimanë çdo ditë e më shumë e ndjejnë me trupin dhe shpirtin e tyre zjarrin e armiqësisë së tyre. Me një vështrim mbi popullin e përvuajtur palestinez që për dhjetëra vite çdo ditë gjakoset nga krimet e regjimit sionist dhe përkrahësve të këtij regjimi, me një vështrim mbi Afganistanin, Pakistanin dhe Irakun ku terrorizmi i krijuar nga fuqitë arrogante dhe shërbëtorët e tyre në rajon, e ka hidhëruar jetën e popujve, me një vështrim mbi Sirinë e cila për shkak të përkrahjes së frontit të rezistencës antisioniste është bërë objekt i komploteve dhe armiqësisë së thellë të sundimtarëve botërorë dhe të shërbëtorëve të tyre rajonalë dhe është shkatërruar nga një luftë e përgjakshme, me një vështrim mbi Bahreinin dhe Mianmarin ku muslimanët dënohen dhe armiqtë e tyre përkrahen, apo me një vështrim mbi popujt e tjerë të cilët vazhdimisht kërcënohen nga Amerika dhe aleatët e saj me sanksione ekonomike dhe agresione ushtarake, mund të vërehet qartë fytyra e vërtetë e krerëve të sistemit sundues në botën e sotme.
  • Intelektualët politikë, kulturorë dhe fetarë në çdo vend të Botës islame duhet ta konsiderojnë veten të angazhuar për publikimin e kësaj të vërtete. Ky është obligim moral dhe fetar për të gjithë ne. Vendet e Afrikës veriore, të cilët për fat të keq, sot kërcënohen nga mosmarrëveshjet e thella të brendshme, më shumë se të gjithë duhet të kenë parasysh përgjegjësinë e madhe për njohjen e armikut dhe të metodave të tij. Vazhdimi i mosmarrëveshjeve mes lëvizjeve kombëtare dhe neglizhenca ndaj rrezikut të një lufte të brendshme në këto vende përbën një rrezik të madh që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për Ummetin islam. Sigurisht, ne nuk kemi dyshim se popujt e atij rajoni të cilët u ngritën dhe mishëruan zgjimin islamik, me vullnetin dhe ndihmën e Zotit nuk do të lejojnë që koha të kthehet prapa dhe të përsëritet periudha e sundimtarëve të korruptuar, të varur dhe diktatorë, por neglizhenca ndaj rolit të fuqive arrogante në nxitjen e trazirave dhe ndërhyrjet e tyre shkatërrimtare, do ta vështirësojë punën e këtyre popujve dhe do të vonojë epokën e madhështisë, sigurisë dhe mirëqenies së tyre. Ne nga thellësia e zemrës besojmë në aftësinë e popujve dhe në fuqinë që Zoti i Madhërishëm ka rrënjosur në vullnetin, besimin dhe largpamësinë e shtresave të popullit dhe këto për më shumë se tre dekada i kemi parë dhe përjetuar nga afër në Republikën Islamike të Iranit. Vullneti ynë është një ftesë për të gjithë popujt muslimanë për këtë përvojë të vëllezërve të tyre në këtë shtet krenar dhe të palodhur. Nga Zoti i Madhërishëm dëshiroj më të mirën për të gjithë muslimanët dhe shkatërrimin e komploteve të armiqve. Uroj që Haxhi juaj të pranohet, uroj shëndetin e trupit dhe shpirtit tuaj dhe përfitim sa më të madh shpirtëror për të gjithë ju haxhinj të Shtëpisë së Zotit. VasSelamo Alejkum ve Rahmetullah Sejjed Ali Khamenei 5 Dhilhaxhe 1434 – 19 Mehr 1392 View slide