Integrimet Evropiane

21,265 views
20,846 views

Published on

1 Comment
23 Likes
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total views
21,265
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
16
Actions
Shares
0
Downloads
127
Comments
1
Likes
23
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Integrimet Evropiane

  1. 1. Univerziteti i Evropes Juglindore Shkup Fakulteti i Administratës Publike Punim seminarik Lënda: Studime Evropiane Tema “ Integrimet Evropiane “ Punoi: Isa Avdullau
  2. 2. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Përmbajtja : Hyrje ------------------------------------------------------- 3 Përkufizimi i nocionit “Integrime Evropiane” –-- 4 Analizë e proceseve të Integrimit Evropian ---------- - Faza e parë ------------------------------------------ 5 Nga fundi i Luftës së ӀӀ Botërore deri në KEQÇ -5 Nga KEQÇ deri në themelimin e KKE ----------- 7 Nga KEE deri në themelimin e BE ----------------- 8 - Faza e Dytë ---------------------------------------- 10 Nga Traktati i Mastrihit - Traktatin e Amsterdamit- 10 Traktati i Nisës ---------------------------------------- 10 Nga Konventa deri në ratifikimit të Kushtetutës-11 Përfundim ---------------------------------------------- 13 2
  3. 3. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Hyrje Meqenëse shumë flitet për Integrimin në Unionin Europian, dhe dita ditës kjo bëhet temë më e nxehtë nëpër debatet politike, dhe një prej synimeve të të gjitha shteteve Evropiane, në këtë punim do të mundohemi që sadopak të stujojmë këtë temë. Të jesh i integruar në evropë është në radhë të parë privilegj e jo detyrim, dhe është preokupim me reforma në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Shoqërite njerëzore moderne, të organizuara në demokraci pluraliste dhe në shtete të së drejtës, punojnë për të përmirësuar të sotmen dhe për të përgatitur zhvillimet e të ardhshmes. Permasat kryesore të këtij procesi tërësor janë demokracia dhe prosperiteti ekonomik, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, kontributi për paqen në shkallë të gjërë, emancipimi i gjithanshëm i individit dhe i shoqërisë. Në këtë hapësirë shtohen si të drejtat dhe liritë e njeriut e të minoriteteve ashtu edhe mundësitë për respektimin e tyre. Në këtë punim mbi Integrimin Evropian do të merremi me institucionin, që i ka vënë qëllim vetes quot;të arrijë një bashkim gjithnjë e më të ngushtë të popujve të Evropësquot;. Këtu do të trajtohen para së gjithash çështje mbi nocionin e Integrimit Evropian, historikun dhe zhvillimin e Integrimit Evropian, si dhe motivet e shteteve për tu integruar në këtë Institucion. 3
  4. 4. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Përkufizimi i nocionit “Integrime Evropiane” Integrimi Evropian don të thotë kultivim të unitetit ndërmjet vendeve dhe popujve evropianë. Brenda Bashkimit Evropian, don të thotë se vendet i grumbullojnë resurset e veta dhe bashkarisht marin shumë vendime. Kjo marje e vendimeve të përbashkëta realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet Institucioneve të Bashkimit Evropian siç janë Parlamenti i BE, Këshilli i BE, Komisioni i BE etj.1 Integrim Evropian është proces integrimi politik, legal, ekonomik dhe në disa raste edhe social dhe kulturor i vendeve Evropiane. Procesi i Integrimit Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare të një sheti dhe gjithë resurset politike duhet që të aktivizohen në këtë drejtim dhe të shërbejnë drejtpërdrejt në arritjen e këtij objektivi strategjik, që synojnë të gjitha shtetet e kontinentit Evropian. Analitikët e integrimeve evropiane në rendë të parë të lidhjeve ndërrajonale e definojnë evropianizimin si proces i redefinimit të politikave kombëtare dhe drejtimet e veprimit të tyre deri në shkallë të ndërmjetme të vetëqeverisjes së pushtetit lokal apo në rajone, ku dinamika politike dhe ekonomike e Bashkimit Evropian si pjesë e logjikës organizative ka për bazë mu rajonin si motor të integrimeve në nivele të ndryshme. Në këtë proces paraprijnë vendet me demokraci të përparuar e të qëndrueshme, me potencial ekonomik, teknologjik, shkencor e ushtarak modern, të integruar gjithnjë e më shumë edhe në struktura të përbashkëta. Bashkudhëtare të këtij zhvillimi për progres të gjithanshëm janë edhe mjaft popuj e vende, europiane dhe të tjerë, pavarësisht nga madhësia e tyre. Integrimi europian dhe euroatlantik është një proces gjithëdimensional përherë e më i ndërvarur, që përfshin zhvillimin tërësor të shoqërisë demokratike, legjislacionin dhe institucionet, ekonominë e tregut dhe teknologjinë, politikën për sigurimin kombëtar, rajonal e më gjërë dhe strukturat përkatëse, kohezionin social dhe respektimin real të të drejtave të njeriut e të minoriteteve, shërbimin shëndetësor, arsimin, shkencën, kulturën etj.. 1 Gossary of Terms: EU Jargon (eurojargon) 4
  5. 5. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Analizë e proceseve të Integrimit Evropian – Faza e parë Idea për formimin e Unionit Evropian nuk ka lindur menjëher pas mbarimit të Luftës së Dytë botërore, por pas një numri tëë madh të iniciativave që kanë rezultuar me formimin e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Lufta i kishte harxhuar lidhjet ndërmjet vendeve që më herët kishin ekzistuar, dhe kishte shkëputur edhe ato organizata ndërkombëtare që ishin të pakta në atë kohë. Disponimi i politikanëve të vendeve më relevante pas luftës nuk ishte që të rindërtohet ajo që më herët kishte ekzistuar por të formohen një numër edhe më i madh i organizatave dhe programeve të reja, , të cilat do të përjashtonin mundësinë e përsëritjes së asaj qka kishte ndodhur më herët dhe do të mundësonin bashkëjetesë paqësore të atyre popujve. Për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ato evropiane ka qenë i përbashkët fakti që në të gjitha rastet bëhej fjalë për forma të pastra ndërshtetërore të bashkëpunimit. • Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në KEQÇ 2 Mbrojtësit e idesë së një shteti federal evropian, pra të një forme shumë të gjerë bashkimi, filluan të kërkonin mundësi, që të paktën në disa fusha të caktuara të arrinin një një shkallë më të madhe integrimi, duke shpresuar që në këtë mënyrë të mbërrihet në një zgjerim në rritje të fushave të bashkëpunimit. Pala franceze ofronte një mundësi konkrete zbatimi të një strategjie të tillë, e cila veç të tjerash ishte në përputhje me interesat kombëtare, pikërisht sektori i industrisë së qymyrit, hekurit dhe çelikut. Përmes bashkëpunimit në këtë fushë jo vetëm do të mundësohej zhvillimi i industrisë së rëndë gjermane por edhe do t’i jepeshin shtysa procesit të pajtimit gjermano-francez. Në prill 1951, në Paris u thir një konference qeveritare ku u arrit që Marrëveshja mbi Themelimin e KEQÇ të nënshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda (shih fotografinë vijuese).3 2 “Komunitetin Evropian për Qymyr dhe Çelik” 3 http://www.dadalos-europe.org/alb/ 5
  6. 6. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Në këtë mënyrë u krijua një Organizatë e një tipi krejtësisht të ri dhe kjo në pikëpamje të dyfishtë: këtu bëhej fjalë jo vetëm për një zonë tegtie të lirë por edhe për ngritjen e një tregu të përbashkët, dhe në fakt në një fushë me rëndësi të jashtëzakonshme për kohën e atëhershme. Shtetet anëtare ua kaluan një pjesë të konsiderueshme të sovranitetit të tyre institucioneve të sapokrijuara mbikombëtare. Struktura institucionale përbëhet nga gjithsej katër institucione qendrore: e ashtuquajtura Instanca e Lartë përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët përmbushnin detyrat e tyre të pavarur nga shtetet anëtare. Kompetencat i përkasnin një fushe shumë të gjerë dhe përmbajnë ndër të tjera edhe ndalimin e subvencioneve apo, në kushte të caktuara, kontrollin e çmimeve. Vendimet e kësaj instance në të tilla çështje janë drejtpërsëdrejti të efektshme dhe të detyrueshme! Kjo ishte një strukturë, në kuadër të së cilës bashkëpunonin në fakt shtete kombëtare, por që dëshmonte tipare qartësisht të identifikueshme, të tilla sikurse deri më atëherë njiheshin vetëm prej sistemeve kombëtare politike. 6
  7. 7. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai • Nga KEQÇ deri në themelimin e KKE 4-së Pas dështimit të planeve për themelimin e një Komuniteti Evropian për Mbrojtjen në vitin 1954, qeveritë e shteteve të Beneluksit paraqitën propozime për hapa të mëtejshëm integrimi, të cilat do të përqendroheshin në fushën e ekonomisë. Propozimet e shteteve të Beneluksit u diskutuan nga Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të KEQÇ në Konferencën e Mesinës, mbajtur në vitin 1955, dhe u pranuan në mënyrë shumë pozitive. Më pas në në 25 mars 1957 në Romë (prej nga morën edhe emërtimin Marrëveshjet e Romës) u nënshkruan marrëveshjet në lidhje me themelimin e një Komuniteti Evropian për Ekonominë (KEE) si dhe të një Komuniteti Evropian për Çështje Bërthamore (KEA)— nga gjashtë shtetet anëtare të KEQÇ (fotografia poshtë) 5, duke hyrë në fuqi më 1 janar 1958. Në plan të parë të themelimit të kësaj marëveshje qëndronte objektivi i ngritjes së një tregu të përbashkët, që do të thoshte heqje e plotë e kufijve tregtarë midis vendeve pjesëmarrëse. Pikërisht ky ishte edhe objekti i pjesës më të madhe të dispozitave të marrëveshjes. Shumë të përgjithshme mbetën përkundër kësaj informacionet dhe udhëzimet për koordinimin e politikës ekonomike dhe monetare si dhe në sektorë të tjerë, sikurse për shembull në politikën agrare, atë të qarkullimit rrugor apo aspekte të caktuara të politikës sociale. Përsa u përket faktorëve përcaktues të procesit të integrimit, të cilat kanë interes për ne, në përfundim të kësaj etape mund të thuhet, se mbresat e lëna menjëherë pas luftës dhe motivi kryesor i garantimit të paqes dalin në plan të dytë, ndërsa interesat e shteteve kanë tendencën për të dalë në plan të parë. 4 Komunitetit Evropian për Ekonominë 5 http://www.dadalos-europe.org/alb/ 7
  8. 8. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai • Nga KEE deri në themelimin e Bashkimit Evropian Një ngjarje tjetër, që dëshmonte për drejtimin ndërshtetëror ishte institucionalizimi i koordinimit të politikës së jashtme mes shteteve anëtare - me anë të të ashtuquajturit Bashkëpunim Politik Evropian (BPE) - në vitin 1969. Ai përbënte ndër të tjera një reagim ndaj zgjerimit me Danimarkën, Irlandën dhe Britaninë e Madhe, me të cilat Komuniteti Evropian filloi të përfaqësontë një fuqi gjithnjë e më të rëndësishme ndërkombëtare. Në valën e parë të zgjëtimit të Komunitetit Ekonomik Evropian, hynë Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar (1973). Më pas këtij komuniteti ju bashkangjit Greqija (1981), dhe Spanja e Portugalia (1986) Kështu kemi mbërritur në fundin e etapës, e cila zgjati pothuaj 20 vjet, dhe përmbyllet me nënshkrimin e Dokumentit të Njësimit Evropian (DNjE) në vitin 1987, si ndryshimi i parë i madh i Marrëveshjes. Nga pikëpamja politiko-konstitucionale një hap i qartë në drejtim të mbikombëtarizimit dhe në fushën e politikës materiale një zgjerim mbresëlënës i nivelit të integrimit, pra edhe i fushave të politikës, objekt i bashkëpunimit të parashikuar në Marrëveshjen për Komunitetine Evropian – kështu mund të formulohen më një fjali ndryshimet e sjella nga DNjE. Etapa tjetër e historisë së Bashkimit Evropian përfshin periudhën nga Dokumenti i Njësimit Evropian (DNjE), deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Bashkimin Evropian në fund të fitit 1993. Gjat këtyre viteve Bashkimit Evropian do ti bashkangjiten edhe Spanja dhe Portugalija në vitin 1986. Në këtë periudhe do të riten tendencat që unioni të përfiton edhe disa attribute shtetërore – bashim të politikës, mbrojtjes dhe të ketë një kushtetut të vetme në zëvendësim për marveshjet që ishin bërë deri atëherë. Këto tendenca janë të definuara deri diku me Marveshjen e Maastricht-it. 6 Fillimisht duhet të themi që u themelua një organizatë e re, Bashkimi Evropian, të gjitha proceset integruese në këtë marveshje janë grupuar në tre shtylla. 6 Marveshje kjo e cila miret si bazë e themelimit të Bashkimit Evropian. U miratua në vitin 1991, dhe duheshte të hyn në fuqi në janar të vitit 1993, por pas kundershtimit të Danimarkës që ta përkrah me referendum në vitin 1992, në fuqi hyri në Nëntor të vitit 1993. Pas bisedimeve shtesë të Unionit Evropian me Danimarkën nga të cilat bisedime Danimarka përfitoi një sër lehtësime, ajo vendosi përsëri këtë në Referendum me çka edhe votuesit e përkrahin ratifikimin e kësaj marveshje. 8
  9. 9. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Shtyllën e parë (Kolona e Komunitetit Evropian), e përbënte bashkëpunimi i mbështetur në Marrëveshjen e Parisit (KEQÇ), Marrëveshjet e Romës si dhe DNjE, e cila tanimë gjithsesi ka pësuar disa ndryshime dhe plotësime të rëndësishme përmes Marrëveshjes së Maastricht-it. Shtyllën e dytë e përbënin Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (BPJS), me anë të së cilës u zhvillua më tej dhe u vendos në një bazë kontraktuale bashkëpunimi ndërshtetëror në sektorin e politikës së jashtme. Shtylla e tretë përbënte Bashkëpunimi në sektorët e Drejtësisë dhe punëve të Brendshme Nëqoftëse Shtylla e Parë mund të trajtohet si e përfunduar, në pjesën më të madhe të saj, për dy të tjerat mund të thuhet se jovetëm që nuk janë në fazë të ndërtimit (formimit), por që ende zhvillohen polemika për atë se a na duhen, dhe nëse po si duhet ato shtylla të vendosen. Në këtë mënyrë mbërritëm në fundin e pjesës së parë të përballjes sonë me historinë e BE-së dhe kjo e paraqitur në mënyrë grafike do të dukeshte kështu. 9
  10. 10. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Analizë e Procesit të Integrimit Evropian – Faza e Dytë Deri tani pamë zhvillimin e Komunitetit Evropian nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në themelimin e Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit. Menjëherë pas kësaj do të përpiqem të plotësojë këtë pamje të përgjithshme duke ardhur deri në të shkuarën e afërt si dhe të vijojmë më tej analizën tonë të faktorëve përcaktues dhe modeleve të zhvillimit të procesit të integrimit. Gjysmën e dytë të zhvillimit të BE do ta shohim të ndarë në etapat e mëposhtme: • Nga Traktati i Mastrihit deri në Traktatin e Amsterdamit Krahas rritjes së numrit të anëtarëve me Finlandën, Austrinë dhe Suedinë në 1 janar 1995, procesi i reformave nisur me grupin e refleksionit dhe konferencën qeveritare përfundoi në Marrëveshjen e Amsterdamit, si rishikimi i tretë i madh i Marrëveshjes së Komunitetit Evropian pas Dokumentit të Njësimit Evropian dhe Traktatit të Mastrihtit. Ai u nënshkrua në vitin 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj 1999. Por edhe me këtë marëveshje nuk u përmbush një prej objektivave të tij kryesorë, atë të përgatitjes së BE-së për zgjerimin në dimensionin e lindjes. • Traktati i Nisës Menjëherë pas Traktatit të Amsterdamit, në vitin 2000, u mor vendim që të thiret një Konferencë Qeveritare, dhe të trajtonte ato çështje, që nuk ishin mundur të zgjidheshin në Amsterdam; më hollësisht: Madhësia dhe përbërja e Komisionit; Shpërndarja e votave në Këshill; Zgjerimi i mundshëm i vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar, dhe në mbyllje çështje të tjera në lidhje me ato ndryshime traktati, që do të rezultonin nga të ashtuquajturit „left-overs“ ose nga zbatimi i Traktatit të Amsterdamit. 7 7 http://www.dadalos-europe.org/alb/ 10
  11. 11. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Bisedimet në Konferencën Qeveritare u zhvilluan në kontekstin e negociatave aktuale për anëtarësim me gjithsej dymbëdhjetë shtete; qëllimi i tyre ishte që përmes ndryshimeve institucionale të garantonin, që edhe një bashkim me një numër anëtarësh pothuaj të dyfishuar mund të mbetej funksional. Në tërësi përshtypja, që duhet krijuar është, që Nisa nuk u shfrytëzua për të përmirësuar aftësinë vepruese dhe vendimmarrëse të BE-së, por për të zgjeruar „pushtetin pengues“ të disa shtetev të caktuara anëtare. Këto deficite ishin kaq të dukshme, saqë praktikisht menjëherë pas Nisës u mor vendimi për të ndërmarrë një përpjekje tjetër për të zgjidhur problemet urgjente ende përpara një zgjerimi potencial me vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. • Nga Konventa deri në procesin e ratifikimit të Kushtetutës Që më në fund problemet urgjente të zgjidheshin ende përpara zgjerimit, u bënë përpjekje për thirrje të një konvente, e cila do të duhej të përpunonte një projekt- kushtetutë të re. Konventa u zhvillua në periudhën prej shkurt 2002 deri në qershor 2003, dhe gjatë kësaj kohe përpunoi projekt-kushtetutën evropiane. Në fillim të janarit presidenca irlandeze ndërmori një përpjekje të re për të mundësuar mbylljen e suksesshme të bisedimeve deri në qershor 2004. Nënshkrimi ceremonial i Marrëveshjes mbi Kushtetutën nga kryetarët e shteteve dhe qeverive, si dhe nga ministrat e jashtëm u realizua në fund të tetorit 2004, pikërisht në atë sallë, ku pothuaj 50 vjet më parë ishin nënshkruar edhe marrëveshjet për krijimin e KEE.8 8 http://www.dadalos-europe.org/alb/ 11
  12. 12. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Në këtë periudhë, pikërisht më 1 maj 2004, u realizua edhe i ashtuquajturi Zgjërimi Lindor, dhjetëshja kandidate u bë anëtare e BE me të drejta dhe detyrime të plota. Pa dyshim një ditë memoriale dhe historike për BE, një ditë që jo vetëm rriti Bashkimin nga 15 në 25 shtete anëtare, por e ndryshoi dhe vazhdon ta ndryshojë atë. Pas kësaj vijoi marrja disi e vonuar e detyrës nga Komisioni Barroso, në nëntor 2004, me të cilin hynë në fuqi edhe rregulloret e reja institucionale, parashikuar për një Bashkim Evropian prej 25 apo 27 9shtetesh anëtare. Në nëntor 2004 filloi edhe procesi i miratimit të Kushtetutës nga 25 shtetet anëtare, në pjesën më të madhe me anë procedurash parlamentare por pjesërisht edhe përmes referendumesh. Hapjen e bëri Lituania në mes të nëntorit 2004, më pas edhe 8 shtetet tjera. Pas kësaj vijuan dy goditje të rënda njëra pas tjetrës për projektin e Kushtetutës Evropiane, të cilat bënë që ky projekt të mos mund të realizohet më në formën ekzistuese. Fillimisht referendum në Francë në maj 2005, me anë të cilit Marrëveshja për Kushtetutën u refuzua me një shumicë të qartë, dhe vetëm pak ditë më vonë referendumi në Hollandë i cili gjithashtu refuzoi këtë kushtetutë. Këtë „Stop!“ të qartë, që nuk do ta lejonte më BE-në të vazhdonte sikur deri më tani, nuk mundi ta ndryshonte as „Po“-ja e fortë e referendumit të zhvilluar në Luksemburg në korrik 2005. Përfundim Integrimi Evropian duhet të shihet në radhë të parë si shansë për përparim të gjithanshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Përmasat kryesore të këtij procesi tërësor janë demokracia dhe prosperiteti ekonomik, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm, kontributi për paqen në shkallë të gjërë, emancipimi i gjithanshem i individit dhe i shoqërise. Kështu kemi mbërritur në mbyllje të kalimit tonë përmes historisë së BE-së dhe përjekjeve tona për të shpjeguar zhvillimin e procesit të integrimit. Shpresoj, që me gjith këtë që përmenda deri tani, kam mundur t’Ju vë në dispozicion një instrument, i cili do t’Ju ndihmojë për të shpjeguar dhe kuptuar jo vetëm ngjarjet e së shkuarës, por edhe ato të së tashmes dhe të së ardhmes në lidhje me Integrimet Eropiane. 9 Janar 2007 BE-së i bashkangjiten edhe Bulgarija dhe Rumunia 12
  13. 13. Integrimet Evropiane – Isa Avdullai Literatura e shfrytëzuar : 1. Studime Evropiane – Blerim Reka, Arta Ibraimi 2. E Drejta Evropiane – Jean-Clod Gautron, Shkup 2006 3. Gossary of terms: EU Jargon (eurojargon) 4. Online Education Centar http://www.dadalos-europe.org/alb/ 5. Archive Of European Integration http://aei.pitt.edu/perl/search/simple 13

×