Your SlideShare is downloading. ×

Peshperitjeteramazanit

709

Published on

Published in: Travel, Technology
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
709
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
22
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT , TË GJITHËMËSHIRSHMIT!
  • 2. Pëshpëritjet eRamazanit
  • 3. Pëshpëritja e parë - Largoju përtacisë. Pëshpritja e dytë - Kush është ai i mençur që e neglizhon atë thesar? Pëshpritja e tretë - Mos harro lutjet. Pëshpritja e katërt - Ruaje gjuhën. Pëshpritja e pestë - Kujdesu të bësh umre gjatë këtij muaji. Pëshpritja e gjashtë - Kur, nëse jo në Ramazan? Pëshpritja e shtatë - O ti që ke ambicie të dobëta, të demaskoi Ramazani. Pëshpritja e tetë - Agjërimi yt të mos jetë vetëm traditë. Pëshpritja e nëntë - Lirohu nga punët dhe pakësoji ato. Pëshpritja e dhjetë - Kaloi Ramazani, a ke veçuar ndonjë moment për të llogaritur veten? Pëshpritja e njëmbëdhjetë - Që të bëheni të devotshëm. Pëshpritja e dymbëdhjetë - Përse agjërimi ka vlerë kaq të madhe? Pëshpritja e trembëdhjetë - Kujdes nga neglizhenca.
  • 4. Pëshpëritja e parë - Largoju përtacisë. Ngrihu, GARA SAPO KA FILLUAR... Ngrihu para se ta gjesh veten në vendin e fundit, ngrihu nëse aspiron të jesh në mesin e fituesve kur shpërndahen shpërblimet Ditën e Gjykimit. Largoje përtacinë, edhe nëse shija e saj tani është më e ëmbël se mjalti, pasi fundi i saj është handhel (pemë shumë e hidhur që rritet në shkretëtirë) dhe të bën ta harrosh ëmbëlsinë e saj. Nuk janë vetëm se disa ditë të caktuara, disa orë të llogaritura që kalojnë siç kalojnë retë dhe stina. Kështu e përshëndet ti muajin e adhurimeve, sezonin e mirësive dhe të shumëfishimit të shpërblimeve dhe të të mirave? Vërtet kënaqësia e përtacisë është moment që kalon, i cili pasohet nga pikëllimi dhe pendimi, i cili nuk kalon, kurse lodhja nga adhurimet kalon dhe pasohet nga gëzimet që mbesin. Pyete praktikuesin e adhurimit, pasi e ka përfunduar atë: A i mbeti diçka nga lodhja që përjetoi? Pyete edhe veten: A të ka mbetur diçka nga kënaqësia e përtacisë? Vërtet fundi është për të devotshmit! Mos e barazo Ramazanin me muajin Rexheb dhe Shaban, për shkak se Allahu nuk i barazoi ato. Shiko njerëzit e mirë, bëju konkurrencë atyre në vepra të mira dhe mos thuaj unë jam më i mirë se filani e filani. Mos lër asnjë derë të hajrit pa trokitur në të, garo për safin e parë, jep lëmoshë (sadaka), shpeshto përmendjen e Allahut, mos e neglizho faljen e namazit të natës, qoftë edhe një rekat, cakto një kohë për të lexuar Kuranin dhe mos u mjafto me një faqe ose dy faqe, as me një xhuz ose dy, për shkak se disa njerëz e bëjnë hatme Kuranin dhjetë herë gjatë Ramazanit. Ngrihu dhe kërko ndihmë nga Allahu, duke e lutur Atë të të falë dhe bëhu këmbëngulës në lutje.
  • 5. Pëshpritja e dytë - Kush është ai i mençur që e neglizhon këtë thesar? Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë: “A dëshironi t'ju tregoj për veprën më të mirë, më të pastër te Sunduesi juaj, më të lartën, që jua ngre shkallët, veprën që është më e mirë sesa të jepni (lëmoshë) ar e argjend dhe veprën që është më e mirë sesa ta takoni armikun dhe t`i luftoni ata dha ata t`ju luftojnë?” Ata që ishin të pranishëm thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut.” Ai thotë: “Përkujtimi i Allahut (dhikri).” (Transmeton Ahmedi dhe Albani e cilëson të saktë) Tirmidhiu transmeton se një njeri ka thënë: “O Resulullah, obligimet e Islamit janë bërë shumë për mua, pasi jam i moshuar, prandaj më trego për ndonjë vepër pas së cilës do të kapem.” Ai i thotë: “Le të vazhdojë gjuha jote të jetë e lagur duke bërë dhikër Allahun e Lartësuar.” Buhariu shënon nga Ebu Musa Eshariu, se Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë: “Shembulli i atij që e përkujton Zotin dhe i atij që nuk e përkujton është sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit.” Ebu Hurejra transmeton se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem): “Kush thotë subhanallahi ve bihamdihi gjatë ditës njëqind herë, do t`i fshihen mëkatet, edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Buhariu) Këto hadithe dhe të ngjashme me to i kemi dëgjuar shumë herë, por çfarë kemi praktikuar? A nuk jemi të bindur në to? Po, si jo! Atëherë, pse kjo pakujdesi? A nuk është shenjë e urtësisë që ne të furnizohemi me të mira para se të arrijmë Ditën e Llogarisë e t'i kafshojmë gishtat nga pendimi, duke dëshiruar të kishim punuar qoftë edhe një të mirë të vogël?
  • 6. Pëshpritja e tretë - Mos harro lutjet Mundohu të shfrytëzosh kohët dhe momentet në të cilat të jepet përgjigje për lutjen. Në mesin e këtyre kohëve është kur ti je agjërueshëm, e veçanërisht nëse koha kur lutesh është njëra nga kohët në të cilat pranohet lutja, si p.sh. koha ndërmjet ezanit dhe ikametit, ora e fundit (pas ikindisë) e ditës së xhuma, gjatë sexhdeve, ose pak para iftarit. Këto kohë janë momente në të cilat lutja nuk refuzohet. Dhe ndoshta ti bën ndonjë lutje në një moment inspirimi dhe sinqeriteti para Allahut, e cila do të ta ndryshojë jetën dhe do të të largojë nga fundi i pikëllimit në lumturinë e vërtetë. Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tregon se Allahu i Madhëruar çdo natë të Ramazanit i shpëton njerëzit nga zjarri i xhehenemit dhe i bën banorë të xhenetit.
  • 7. Pëshpritja e katërt - Ruaje gjuhën Të agjërosh duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija është agjërimi më i lehtë, nëse krahasohet me veprat e tjera nga të cilat muslimani duhet ta ndalojë veten gjatë agjërimit. Nuk është e lehtë që njeriu të arrijë ta ndalojë gjuhën nga të folurit për të tjerët, nga përgojimi, kritikat, fyerjet dhe akuzat. Pastaj, nuk është lehtë për të që ta ruajë shikimin dhe të mos shikojë atë që e ka bërë haram Allahu, ose ta ndalojë vetën që të mos dëgjojë haram. Nëse gjatë agjërimit muslimani është i urdhëruar ta ndalojë veten nga ushqimi dhe pija, të ndaluarit e pjesëve të tjera të trupit që të bëjnë harame muslimani e ka urdhër gjatë tërë kohës, në Ramazan dhe jashtë tij. Hadithet që aludojnë në këtë janë të shumta, si për shembull hadithi i Muadh ibën Xhebelit, ku Profeti (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) i thotë duke e këshilluar: “Ruaje këtë (gjuhën)!” Muadhi e pyet: “O Pejgamber i Zotit, a thua edhe për këtë do të jemi përgjegjës?” Ai tha: “Të pastë nëna (Zoti të dhëntë jetë) o Muadh! A thua, diçka tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç gjuhëve (thënieve) të tyre të këqija?” (Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih). Pastaj thënia e Profetit alejhi selam: “Vërtet robi e flet një fjalë që nuk i jep rëndësi fare, por me atë fjalë bie në zjarr të xhehenemit shtatëdhjetë vite.” Ajete dhe hadithe që flasin për ruajtjen e gjuhës, të shikimit e të dëgjimit ka shumë. Por, a e kemi stërvitur veten gjatë agjërimit se si t'i sundojmë organet e tjera të trupit, si t`i frenojmë tekat dhe të mos rrëshqasim në fundin e epsheve të këqija? Me anë të agjërimit ne e fitojmë shprehi të çmuar, të cilin duhet ta vëmë në zbatim derisa të zgjasin jetët tona dhe të takojmë Zotin tonë.
  • 8. Pëshpritja e pestë - Kujdesu të bësh umre gjatë këtij muaji Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Në mes të dy umreve falen mëkatet, kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër vetëm se xheneti.” Gjithashtu, transmeton Ibni Abasi (radiallahu anhuma), se i Dërguari i Allahut (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë: “Umreja në Ramazan ka vlerën e haxhit.” Kjo është prej bereqeteve të këtij muaji të bekuar dhe prej begative që Allahu (subhanehu ue teala) zbret në këtë muaj të bekuar mbi robërit e Tij. Fatlumët dhe të gëzuarit janë ata që i shfrytëzuan këto begati dhe përfituan prej tyre. Ndoshta në fund të kësaj pëshpëritjeje duhet të bëjmë dy vërejtje. E para, nuk ka kurrfarë favorizimi umreja në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit nga ditët e tjera të këtij muaji, kurse vërejtja e dytë është se nuk është më e preferuar umreja në ditën e 27 të Ramazanit në dallim nga ditët e tjera të tij. Ky është një gabim ose kuptim i gabuar dhe kjo është arsyeja që në këtë ditë në Qabe rrëmuja është e madhe.
  • 9. Pëshpritja e gjashtë - Kur, nëse jo në Ramazan? U ngjit Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) në tri shkallët e minberit të tij dhe në secilën prej tyre thoshte “Amin”. Shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta) u çuditën dhe e pyetën për një gjë të tillë, prandaj Pejgamberi (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) tha: “Erdhi Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed: “Qoftë i poshtëruar ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet. Më tha: “Thuaj Amin”, e unë thashë: “Amin”. Pastaj tha: “Qoftë i poshtëruar ai person që i arrin prindërit e tij, njërin prej tyre ose të dy, dhe nuk e kanë futur atë në xhenet.” Më tha: “Thuaj Amin”, e unë thashë: “Amin”. Pastaj tha: “Qoftë i poshtëruar ai person që kur përmendesh ti nuk të çon (salavat) përshëndetje.” Tha: “Thuaj Amin”, e unë thashë: “Amin”.” Ajo që na intereson është pjesa: “Qoftë i poshtëruar ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet.” Xhibrili alejhi selam çuditet se si mund të ndodhë një gjë e tillë, prandaj bëri dua kundër këtij njeriu të privuar, të cilit i ka ikur shansi i faljes në muajin e bekuar të Ramazanit. Nuk i humb bereqetet e Ramazanit vetëm se i privuari, zullumqari i vetvetes. T'i kthehemi Allahut subhanehu ue teala dhe të pendohemi që të na i falë mëkatet tona në këtë muaj të bekuar, muaj në të cilin shejtanët lidhen, sevapet shumëfishohen, dyert e xhenetit hapen, kurse dyert e xhehenemit mbyllen. Në të është një natë më e vlefshme se një mijë muaj dhe është një muaj në të cilin personit që e agjëron duke qenë i bindur me iman të plotë dhe duke shpresuar shpërblim prej këtij agjërimi, do t'i falen mëkatet e mëparshme. A ka vend këtu për t'u arsyetuar? E lusim Allahun subhanehu ue teala të na bëjë prej fituesve të këtij muaji dhe të na shpëtojë nga zjarri i xhehenemit ne dhe familjet tona! Amin!
  • 10. Pëshpritja e shtatë - O ti që ke ambicie të dobëta, të demaskoi Ramazani Në Ramazan rriten ambiciet dhe kemi mundësi të bëjmë gjërat që nuk kemi pasur mundësi t'i bëjmë jashtë këtij muaji. Këtu hyjnë ruajtja e gjymtyrëve të trupit, sidomos e gjuhës mbi të gjitha, pastaj e shikimit dhe e të folurit me atë që Allahu e ka ndaluar. Në këtë muaj bëjmë të gjitha ibadetet që nuk mund t'i bëjmë jashtë këtij muaji, si falja e namazeve me imam, sidomos e namazit të jacisë dhe të teravive. Ky namaz zgjat shumë, sidomos në netët e fundit të Ramazanit, kur shtohet namazi i natës. Gjithë këto vepra gjatë këtij muaji, përse vallë? E tillë është vendosmëria dhe dëshira dhe sa herë që njeriu dëshiron të bëjë një punë, ai do ta arrijë atë, por nëse thotë se nuk mundem dhe nuk ka ambicie të forta, atëherë nuk do të arrijë të bëjë asgjë. Ndoshta kjo temë na kujton pa dashje edhe vëllezërit tanë që pinë duhan, të cilët justifikohen se nuk mund ta lënë duhanin, edhe pse e dinë dhe janë të bindur për dëmin e tij në të holla dhe në shëndet. Para kësaj, ata e dinë se e hidhërojnë Allahun subhanehu ue teala dhe i shkaktojnë vetes sëmundje të ndryshme. Agjëruesi duron gjatë Ramazanit 13-14 orë pa ushqim dhe pije, ndërkohë që jashtë këtij muaji ai nuk mund të durojë as 2 orë. Cili është shkaku? Dëshira dhe ambicia e madhe, pasi nëse do të kishte vendosur ta linte, do ta kishte lënë. E lusim Allahun subhanehu ue teala të na falë të gjithëve dhe të na bëjë prej atyre që i shohin gabimet e tyre dhe të na mundësojë përmirësimin e tyre, sepse vetëm Ai është që mund ta bëjë një gjë të tillë!
  • 11. Pëshpritja e tetë - Agjërimi yt të mos jetë vetëm traditë Ka njerëz që agjërojnë Ramazanin vetëm sepse janë mësuar ta bëjnë atë që nga vegjëlia, ose sepse shoqëria që e rrethon e ndalin ushqimin dhe pijen gjatë këtij muaji dhe ai është mësuar ta bëjë këtë si në formë rutine, pa u thelluar dhe pa medituar për madhërinë e këtij adhurimi, pa menduar se ai ka hyrë në praktikimin e një ibadeti që është bërë obligim nga Zoti i tij dhe me këtë i afrohet Allahut duke e pasuar dhe duke kërkuar mëshirë prej Tij. Nga ana tjetër, një grup njerëzish agjërojnë duke e konsideruar agjërimin si një detyrim të urryer, Allahu na ruajtë që të bëhemi si ata! Ata e shohin agjërimin si vuajtje dhe të vështirë, prandaj i vëmë re teksa numërojnë orët e mbetura deri në iftar dhe ditët e mbetura deri në fund të muajit të Ramazanit. Çështja e këtij adhurimi është e lidhur shumë me qëllimin dhe zemrën e agjëruesit. Allahu i Lartësuar e ndërlidh fitoren dhe shpërblimin e atij që e agjëron këtë muaj me imanin, me përkushtimin dhe me shpresën në arritjen e shpërblimit, siç thuhet në hadithin që transmeton Ebu Hurejra: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe përkushtim, i falen mëkatet e mëhershme.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi) Me besim do të thotë që njeriu të jetë i kënaqur me atë që ka bërë obligim Allahu i Lartësuar, kurse me përkushtim do të thotë të ketë parasysh arritjen e shpërblimit për këtë vepër.
  • 12. Pëshpëritja e nëntë - Lirohu nga punët dhe pakësoji ato Transmetohet se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), kur e shihte hënën e re të muajit Ramazan, thoshte: “O Zoti im, shfaqe (hënën) duke na siguruar nga sëmundjet, duke qenë të lirë nga punët dhe na bë të mjaftohemi me pak gjumë e ushqim.” Lutje kuptimplotë, me pak fjalë, por me domethënie të mëdha. Aliu (radijallahu anhu) luste Allahun e Lartësuar që ta mbronte nga sëmundjet, mos ta bënte të zënë me punët e kësaj bote dhe që të mjaftohej me pak ushqim dhe gjumë, që të kishte mundësi të përqendrohej më shumë në adhurim gjatë këtij muaji të bekuar, vlerën e të cilit e kishte kuptuar mjaft mirë. Kush është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të agjërojë, të falë namaz nate, të bëjë dhikër, ose të lexojë Kuran, do të privohet nga shumë të mira të këtij muaji. Kush ka shumë punë të kësaj bote dhe obligime të njëpasnjëshme në këtë muaj të bekuar, i kalon koha shpejt për shkak se është i zënë me to. Kush është i shëndoshë dhe nuk është i sëmurë, por në këtë muaj e mbush barkun me lloj-lloj ushqimesh, i vështirësohet lëvizja dhe e mundon falja e namazit të natës. Kurse ai që e kalon shumicën e kohës në gjumë, do ta privojë veten nga leximi i Kuranit dhe nga adhurimet e këtij muaji të bekuar. Lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej atyre që shfrytëzojnë çdo moment të këtij muaji, të na mbrojë nga sëmundjet, të na bëjë të lirohemi nga punët e kësaj bote dhe të na bëjë të kënaqur me pak ushqim dhe gjumë!
  • 13. Pëshpëritja e dhjetë - Kaloi Ramazani, a ke veçuar ndonjë moment për të llogaritur veten? Dje u përgëzuam me hyrjen e muajit Ramazan, kurse sot jemi duke përcjellë dhjetëditëshin (një të tretën) e parë. Kaluan dhjetë ditë sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që ditët e tjera vazhdojnë të kalojnë, ndoshta me një shpejtësi më të madhe. Befasohemi që muaji i bekuar na la dhe do të kthehet vetëm pas një viti. Kur të kthehet, ndoshta nuk do ta arrijmë, sepse ka mundësi të jetë Ramazani i fundit që jemi duke përjetuar, pasi jetët tona janë në dorë të Allahut. A nuk është e rrugës që të ndalemi për disa çaste të sinqerta dhe të mendojmë se çfarë kemi bërë në ditët që kanë kaluar: Sa Kuran kemi lexuar? A jemi kujdesur ta falim namazin me xhemat? A e kemi falur namazin e teravive? A jemi sjellë mirë me prindërit? A i kemi mbajtur lidhjet familjare? A kemi dhënë lëmoshë? A e kemi ndaluar shikimin në harame? A i kemi ndihmuar nevojtarët? A u kemi dhënë iftar agjëruesve? A kemi bërë lutje për luftëtarët në rrugën e Allahut dhe të tjera punë të mira, të cilave u shumëfishohet vlera në këtë muaj?
  • 14. Pëshpëritja e njëmbëdhjetë - Që të bëheni të devotshëm Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim siç ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare 183) Shpesh na ndodh ta dëgjojmë fjalën devotshmëri (takvallëk), e cila është përmendur në Kuran përafërsish 87 herë. Kjo fjalë gjithashtu përmendet shumë herë edhe në hadithet e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem), krahas asaj se e dëgjojmë shpesh në hytbe dhe në ligjërata. Vallë, çfarë do të thotë kjo fjalë, kush janë të devotshmit dhe cilat janë cilësitë e tyre? Kjo fjalë ka disa komentime, por të gjitha sillen rreth kuptimit se fjala është për ata që mes vetes dhe dënimit të Allahut vënë mbrojtje duke zbatuar urdhrat dhe duke u larguar nga të ndaluarat. Lusim Allahun e Lartësuar të na furnizojë me agjërimin me të cilën arrijmë devotshmëri dhe të na bëjë nga të devotshmit që nuk frikësohen dhe nuk mërziten kurrë!
  • 15. Pëshpëritja e dymbëdhjetë - Përse agjërimi ka vlerë kaq të madhe? Transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (subhanehu ue teala) ka thënë: “Thotë Allahu i Madhëruar: “Çdo punë e birit të Ademit është e tij, përveç agjërimit, vetëm ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të. I lë dëshirat (epshet ) dhe ushqimin e tij vetëm për Mua. Për agjëruesin janë dy gëzime: njëri kur bën iftar dhe tjetri kur takon Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut (parfumit).” (Transmeton Muslimi) Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë se i Dërguari (bekimi dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk agjëron një ditë robi i Allahut për hir të Allahut vetëm se do t`ia largojë Allahu me këtë ditë fytyrën e tij nga zjarri 70 vjet.” (Mutefakun alejhi) Shtrohet pyetja: Përse ta ketë agjërimi këtë pozitë të lartë dhe këtë veçanti të madhe, saqë Allahu subhanehu ue tela ta lërë shpërblimin e saj për Vete? Padyshim ky është një nderim që i është bërë këtij ibadeti dhe për këtë Allahu e ka marrë përsipër ta shpërblejë Vetë. Thuhet se shkaku i këtij favorizimi është se ky adhurim përmban cilësinë e sinqeritetit, ndërkohë që dihet se sinqeriteti është bazë në çdo punë dhe se vepra ngrihet sipas shkallës së sinqeritetit dhe zbret sipas saj. Karakteristika që e veçon këtë ibadet është se njeriut i mundësohet të hajë dhe të pijë, por sinqeriteti nuk e lë ta bëjë një gjë të tillë.
  • 16. Pëshpëritja e trembëdhjetë - Kujdes nga neglizhenca Si zakonisht, shumica e muslimanëve e fillojnë Ramazanin me një entuziazëm të madh, duke shkuar në xhami në pesë kohët e namazit, duke falur namazin e teravive dhe duke lexuar Kuran, mirëpo kur vjen gjysma e Ramazanit, ky vullnet zbehet dhe njerëzit largohen nga këto ibadete ose për shkak të përgatitjes për festën e Bajramit, ose për shkak të shëtitjes nëpër tregje dhe punëve të tjera, të cilat nuk e lënë të jetë prej fituesve të shpërblimeve të këtij muaji madhështor. Pjesa e mbetur e agjërimit është më e rëndësishme se ajo që ka kaluar, pasi në dhjetë netët e fundit të këtij muaji Pejgamberi alejhi selam e zgjonte edhe familjen e tij nga gjumi dhe i nxiste ata për namaz më tepër sesa në netët e kaluara. Në këto dhjetë net është edhe Nata e Kadrit, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj.
  • 17. O Zoti ynë, të lusim të na mundësosh kryerjen e veprave të mira, lënien e mëkateve dhe fundin e mirë! O Zoti ynë, bëji ditët më të mira dhe më të frytshme për ne ditët e fundit të jetës sonë dhe bëji ditët më të dobishme për ne ditët që do të takohemi me Ty! O Zoti ynë, na bë të jetojmë si muslimanë e të vdesim besimtarë, na fut në radhët e më të mirëve dhe largoji prej nesh sëmundjet, epidemitë dhe fatkeqësitë! O Zoti ynë, ashtu si bën që shiu ta ringjallë tokën, bëj që edhe zemrat tona të ringjallen nga përkujtimi Yt! O Zoti ynë, ndihmoji zemrat tona me Kuranin Famëlartë dhe bëje atë për ne shërues dhe ilaç! O Zoti ynë, të lutemi të na japësh sinqeritet, bindje të plotë, ndershmëri, takvallëk dhe që të kapemi fort për litarin Tënd! O Zoti ynë, na e stabilizo besimin dhe sigurinë në vendin tonë dhe në vendet e tjera islame! O Zoti ynë, kërkojmë prej Teje të na pranosh pendimin e sinqertë, të na pranosh veprat, të na japësh furnizim të mjaftueshëm dhe pasardhës të mirë, o Dëgjuesi i lutjeve tona! Qoftë i lartësuar Allahu nga ajo që i përshkruajnë jobesimtarët, bekimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarit e Tij dhe lavdërimi i qoftë vetëm Atij! AMIN!
  • 18.  

×