RADIO TIRANA NE 70-VJETORIN E LINDJES SE SAJ
        (28 nwntor 1938-28 nwntor 1990)

Nga Skifter Kellici

Kjo ndodhi njw ...
Mirëpo, prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, më dhjetor të vitit 1961, solli si
pasojë që të ndërpritshin edhe s...
Qe ditë e hënë, disi e mvrenjtur, kur emisonet e Radios nisën nga studiot e reja.U bë në
fakt një punë e shkëlqyer.Nuk ish...
Në katin e parë të këtij katërkëndëshi shtrihej një shesh i madh, ku punonjësit, sidomos
orkestrantët, mund të pushonin.
N...
(“Drita”,16 maj 1937),”Shënime e komente për një stacion radiofonik”,”C’u bë me Radio
Tiranën”,(“Shtypi”, 19 mars 1938) e ...
Ku ishte vendosur Radio Tirana

Ishte shumë e veshtirë që brenda një kohe të shkurtër të ndërtohej një godinë e posacme ku...
duke kënduar nga studioja e vogël e Radio Tiranë, e merrja me mend se ishin me mijëra
dëgjues të cilët qëndronin praën apa...
TVSH-së.Madje, sic do të shkruaj në pjesën e fundit, lanë në heshtje të plotë edhe botimin
e librit “Historia e RTVSH-së”,...
Në të njetën kohë, u modernizuan edhe më shumë dy studiot që ndodheshin në katin e tretë
të godinës së re të Radios, nisi ...
Këtë e verteton edhe një relacion mbi veprimtarinë e Radio Tiranës gjatë 6-mujorit të parë
të vitit 1943, (Arkivi i Shteti...
Pushtuesit ndwrrohen

Pas kapitullimit të fashistëvë italinë, në shtator të vitit 1943, vendin e tyre e zunë pushtuesit
gj...
Ja cfarë shkruhet në gazetën “Bashkimi i Kombit” të datës 12 qershor 1944 pas disa
shfaqjeve të këtij grupi në Teatrin “Ko...
Në të gdhirë të datës 14 nëntor, xhandarët u largun me shpejtësi dhe kur dy gjermanëe të
tjerë u nisën të merrnin ushqimin...
një koncert me këngë shqiptare, ku aktivizuan, vec tij, edhe Koco Timko,Koco e Nesti
Uci,Hysen Pelingu etj., që do të bëhe...
italianë të shkonin në mal, si për shembull kapitenin Rampi”.( Ky ishte dirigjent i orkestrës
sinfonike të Radio Tiranës,s...
Mw 1975 u burgos edhe gazetari i Radios sw Jashtme,Gramos Mborja, dhe u hoq nga
RTVSH-ja folwsi i njohur Kico Fotjadhi.Mw ...
studimeve, inxhinier po aty, ky magnetofon i serisë së prodhimeve të para të këtij mjeti që
do ta revulocinarizonte Radion...
Bojdani,Spiro Qirko,Xhafer Zavalani,Met Huta,Kaliopi Prifti,përkthyesit për emisonet ne
gjuhë të huaja,Vasil Papajani,Vikt...
E njejta dukuri do të ndodhte në dhjetor të vitit 1961, kur do të prisheshin marrëdhëniet me
Bashkimin Sovjetik dhe në kor...
…Thanas Nano…

Ardhja e Thanas Nanos na janar tw vitit 1961 u prit me drojtje në Radio Tirana. Kishte
punuar prej 13 vjetë...
Nuk u shqua kurrë si gazetar.Duke përjashtuar rrallë e tek ndonjë koment politik të
shkruar me gjuhë të thatë dogmatike , ...
e shoqja e nje anwtari tw Byrosw Politike tw Q tw PPSHsw,ajo krjijonte ngrohtwsi nw
marwdhwniet me twrw punonjwsit.
Ishte ...
Mund të quhet me plot të drejtë se Kaliopi Plasari është folesësja e parë që krijoi metodën
e leximit të lajmeve.Ishte shu...
Në shkurt të vitit 1948 në mikrofonin e Radio Tiranës nisi të dëgjohej zëri i një
vajze.Shquhej,vecanërisht në leximin e e...
Ishte viti 1957 kur unë, amator i rregullt i emisioneve të Radio Tiranës, dëgjova për herë të
parë një zë të ri dhe të fre...
folës i një niveli shumë të lartë,Liliana Mecani, Lorenc Zadrima,Skëndër Rama e më vonë
Arben Kamberi, i cili u aktivizua ...
Disa nga radiokronistët e pare dhe…

Radiokronika të mirëfillta e të drejtpërdrejta, do të nisnin më vonë.(përjashtohen
ma...
Mazreku),nuk la asnji rast me kalue por të gjitha udhëtimet e topit i transmetoi për bukuri
për dëgjuesit tanë….”
Kështu s...
R A D I O  T I R A N A  N E  R R J E D H E N  E  V I T E V E
R A D I O  T I R A N A  N E  R R J E D H E N  E  V I T E V E
R A D I O  T I R A N A  N E  R R J E D H E N  E  V I T E V E
R A D I O  T I R A N A  N E  R R J E D H E N  E  V I T E V E
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

R A D I O T I R A N A N E R R J E D H E N E V I T E V E

2,820 views
2,695 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
2,820
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

R A D I O T I R A N A N E R R J E D H E N E V I T E V E

  1. 1. RADIO TIRANA NE 70-VJETORIN E LINDJES SE SAJ (28 nwntor 1938-28 nwntor 1990) Nga Skifter Kellici Kjo ndodhi njw mbrwmje pranvere tw vitit 1943. Kur babai dic lwvzi poshtw nga e majta e njw kutie tw bukur, nw ngjyrw tw murrme,tw cilen sapo e kishte sjellw nw shtwpi dhe kur prej saj nw dhomw u pwhapwn tingujt e njw melodie, unw mbeta i mbwrthyer nga habia. ”C’wshte kjo?’- e pyeta babain. ”Radio,nga ku do tw dwgjosh kwngw,zwra nw gjuhwn tonw dhe tw huaj”,-m’u pwrgjigj ai. Mbeta edhe mw i habitur.Si ishte e mundur qw nga ajo kuti magjike tw quajtur radio tw pwrhapesin zwra tw tillw?C’fshihej brenda saj?Kwto do t’i mwsoja mw vonw,sepse atwherw unw nuk isha vecse pesw vjec.Dhe do tw vinte dita qw edhe unw tw punoja si gazetar nw atw ngrehinw tw quajtur Radio Tirana, pwr tw pwrgatitur emisione qw pwrhapwshin kudo nw Shqipwri dhe nw twrw botwn. Pikwrisht, ngjarjet mw tw rwndwsishme tw historisw e Radio Tiranws do tw pwrshkruaj nw kwtw cikel dossier.Jo mw kot:mw 28 nentor tw kwtij viti Radio Tirana mbush 70 vite. Dwshira dhe zhgwnjime pwr ndwrteswn e re tw Radio Tiranws Katwr herë më ka rastisur të kthehem në atdhe, pas mërgimit tim që nga viti 1999 në Boston, (SHBA) dhe nga vizitat e mia më të rëndësishme kanw qenë ato kam bwrw në Radio Tirana, ku kam qenë bashkëpunëtor deri ditën e fundit para largimit tim nga atdheu.Dhe emocionet më kanë pushtuar që nga casti kur i jam afruar ngrehinës së saj. Edhe tani që shkruaj këto radhë, ndërmend kujtime që lidhen me këtë ngrehinë, që do të jenë pikënisja e këtij cikli. Ishte ditë e hëhë. 5 dhjetor i vitit 1965,kur ne,punonjësit e Radio Tiranës, nisëm punën në mjediset e saj që kishin ndryshim të pakrahasueshëm me ato të Radio Tiranës së mëparshme. Ishte sendërtimi i një ëndrre që kishte filluar që një mbrëmje shtatori të vitit 1959,kur në sallën e TOB-it,(sot Akademia e Arteve të Bukura), me rastin e muajit të miqësisë me Bashkimin Sovjetik, ishte organizuar një mbledhje madhështore.E aty, midis të tjerash, një nga drejtuesit kryesorë të delegacionit që kishte ardhur me këtë rast nga Moska,vec të tjerash, dha njoftimin se qeveria sovjetike do t’i jepte si dhuratë pupullit vëlla shqiptar një pallat të madh kulture dhe godinen e re të Radio Tiranës. Unë sapo kisha nisur atë kohë punën si redaktor në Radio. Dhe, të them të drejtën, u gëzova pa masë.Së bashku me mua , natyrisht edhe punonjës të tjerë të këtij institucioni. E vërteta ishte se studiot e regjistrimit të të dy godinav të Radios ishin thuajse primitive.Gjate regjistrimit madje edhe transmetimit ,meqë muret e saj nuk kishin trashësinë e duhur,futeshin lloj-lloj zhurmash, bile edhe kakarisja e ndonjë gjeli. Pale, pastaj, pallja e një lope që ndodhej në oborrin e shtëpisë pranë godinës shtojcë të Radios,për të cilën kam shkruar ndodhinë “Lopa që tmerronte Radio Tiranës”, botuar vite më parë në një cilël ndodhish të tjera në faqet e po kwsaj gazete. Mungonte ajri i kondicionuar, aparaturat qenë tejet të përdoruara,zyrat të pajisura me orendi të vjetra,mungonin edhe shumë gjëra të tjera…
  2. 2. Mirëpo, prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, më dhjetor të vitit 1961, solli si pasojë që të ndërpritshin edhe shumë marrëveshje e projekte, midis të cilave edhe ajo e ngritjes se ngrehinës së re të Radio Tiranës dhe e të Pallatit të madh të Kulturës.Atëherë të dyja këto objekte të rëndësishme, me vendim të KQ të PPSH-së u vendos të ndwrtoheshin me forcat tona.Kjo ishte një nga sfidat që Partia e Punës i bënte revizionistëve sovjetikë.Dhe ja se si… Si nisi tw ngrihej ndwrtesa e re e Radio Tiranws Në një relacion të drejtorisë së Radiodifuzionit të datës 20.5.1960,për investimet e pajisjeve të importit për planin e tretë pesëvjecar,theksohej:”Më 1962-63 do të kalohet në godinën e re. Aparaturat do të vijnë nga Bashkimi Sovjetik.Investimet për godinën e re të Radios, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, do të kushtojnë rreth 75 milionë lekë…” Në qoftë se projekti për ndërtimin e godinës së re do të kishte nisur të realizohej që në atë periudhë, atëherë, shumë-shumë, më 1964 emisonet e Radio Tiranës do të kishin nisur të transmetoheshin pikërisht nga kjo godinë. Miëpo kjo,për arsyet që përmendëm më sipër, nuk ndodhi.Fondet për ndërtimin e kësaj godine me gjithë aparaturate nevojeshme, nuk erdhën. Kaluan kështu dy vjet, gjatë të cilave Radio Tirana përjetonte të njejtat vështirësi..Dhe ja,më 27.9.1962 midis porositësit, të përfaqesuar nga Petro Kito,nëndrejtor i Radio Tiranës, dhe Ndërnmarrjes së Ndërtimit “21 Dhjetori”,të përfaqësuar nga Nexho Konomi,u nënshkrua kontrata për ndërtimin e godinës se re të Radio Tiranës,(Dosja 9,Fondi i RTVSH-së ,Arkivi i Shtetit).Sipas këtij dokumenti vlera e përgjithshme përcaktohej me cmimet e prevententimit që kapnin shumën 100.000 milionë lekë. U vendos që godina e re e Radio Tiranës të ngrihej në një zonë të qetë,ndonëse disi larg qytetit .Por, po të marrim parasysh se për të parë një ndeshje futbolli qytetarët duhet të bënin më këmbë edhe 100 metratë tjera, kuptohet se kjo largësi nuk përbënte ndonjë problem, jo vetëm për punonjësit, por edhe bashkëpunëtorët e saj, që ishin të shumtë. Më 1964 punimet për ndërtimin e godinës së re, sic dëshmohet në një shkresë të 15 prillit të atij viti që drejtoria e Radio Tiranës i dërgonte Kantierit nr.2 të NSHN “21 Dhjetori” , ku vinte në dukje tashmë ishin siguruar materialet e importit, në të cilat përfshiheshin kabllo,priza,pulte,transformatorë,e aparatura të tjera teknike për studiot e sallat e regjistrimit, vazhdonin me ritëm të lartë. (Dosja 8, Fondi i RTVSH-së,Arkivi i Shtetit). Më kujtohet fare mirë që kur shkoja thuajse cdo të diel në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”,për parë, ose të komentuar ndeshje futbolli, do të kaloja qëllimisht nga kantieri ku po përfundonte ngrehina e re e Radios.Pwr mw tepwr, pata rast të futem brenda jo vetëm si vizitor, por edhe të jap bashkë më shokë ndihmesën time me punë vullnetare në mjediset e saj.Shihja zyrat, studiot e ardhshme ku s’do të kalonin shumë kohë dhe do të nisnim të punonim. E verteta është se këto punime më pas nuk u kryen nw kohwn e duhur, kryesisht për shkak të vonesave të materialeve të importit.Sidoqoftë, erdhi dhe dita që ne, punonjësit e Radio Tiranës mezi e prisnim. 5 dhjetor 1965- në Radion e re
  3. 3. Qe ditë e hënë, disi e mvrenjtur, kur emisonet e Radios nisën nga studiot e reja.U bë në fakt një punë e shkëlqyer.Nuk ishte fjala për zhvendosjen fizike të Radios, sepse kjo thuajse nuk ndodhi.Të tëra aparaturat ishin të reja, ashtu si vetë studiot, duke përjashtuar disa magnetofonë gjermano-lindorë që u morën nga studiot e vjetra, e ndonjë sovjetik.Por,megjithatë, pati vështirësi jo vetëm në instalimin e aparaturave të reja, kryesisht kineze, por në kolaudimin e tyre, në mënyrë që transmetimet e emisioneve të mos kishin as më të voglin defekt.Dhe kjo u arrit falë punës së grupit teknik të kryesuar nga inxhinieri i talentuar, Emil Plumbi, me bashkëpunëtorët e tij më të afërm, shefin teknik,Spiro Qirko, inxhinierët e tjerë, Gaqo Konomi, Sali Mensori,Gjergj Shteto, së bashku me specialistët kinezë që punuan krahas tyre. Sinjalet e emisoneve nga studiot, pas provash të vazhdueshme dhe intensive, kaluan atë ditë në radiostacione, nga ku u transmetuan në mënyrë të përkryer në tërë territorin e Shqipërisë e jashtë saj. Që nga viti 1961, pas prishjes së marrëdhënieve më Bashkimin Sovjetik, Radio e Jashtme, që deri atëherë kishte transmetuar emisione vetëm në pesë gjuhë të huaja;greqisht,serbokroatisht, italisht, frengjisht, anglisht dhe arabisht, kishte nisur të transmetonte edhe në rusisht, bullgarisht, gjermanisht e më pas do të niste emisione në cekisht, hungarisht, për të vazhduar në gjuhë të tjra, si polonisht,portogalisht,spanjisht... Ndaj ndjehej nevoja e zyrave dhe, për më tëpër, e studiove të reja. Ngrehina e re Radio Tiranës i siguronte ato, ndonëse, me kalimin e viteve, sic do të shohim në pjesëst e tjera të këtij cikli, edhe këto studio u bënë të pamjaftueshme për shkak se me vendim të KQ të PPSH-së u shtuan edhe gjuhë të tjera, si indonezisht, turqisht,suedisht, persisht, kinezisht, madje edhe suedisht., në mënyrë që zëri i Partisë dhe i diktatorit, Enver Hoxha, të shtrihej në tërë rruzulli tokësor e të frymëzontë tërë popujt e botës të luftonin kundër shfytëzimit imperialisto-revizionist(!?). Një vështrimi shkurtër mbi godinën e re të Radios. Ndryshimi me godinën e vjetër të Radios ishte si nata me ditën.Në hyrje të saj ishte një sallë pritjeje me garderobë.Nga e djathta, një mengjsore e një sallë mence e kuzhinë.Nga e majta shkallët që të shpinin në tri katet e epërme.Në katin e dytë të binte në sy studioja e madhe e orkestës sinfonike, ku bënte prova jo vetëm orkestra e Radio Tiranës, por edhe komplekse të tjera të muzikës së lehtë...Ajo pasohej nga dy studio të tjera, pak më të vogla- njera për regjistrime të muzikës së dhomës dhe tjetra për regjisrime të pjesëve teatrore, ose të bisedave me shumë pjesëmarrës..Gjithashtu ishin aty edhe dy studio të vogla studimi për orkestranëtët.Pastj vinin zyrat. Në katin e dytë ndodhëeshin edhe tri studio të tjera për regjistrime dhe transmetime, si dhe dy studio për montimin e emisioneve.Edhe në katine tretë ndodheshin, gjithashtu, tri studio të tjera për regjistrime e transmetime.Të gjitha qenë moderne të pajisuara dhe me ajër të kondicionuar. Edhe zyrat qenë gjithashtu komode, plot ndricim të pajisura që të gjitha me orendi të reja të prodhuara në Kombinatin e Drurit “Misto Mame’,e të shtuara edhe me parket . Godina e Radios re kishte formën e një katërkëndëshi, me një hapësirë, brenda saj, gjithashtu në formë katërkëndëshi ,nga ku ndodheshin korridoret, të gjitha me dritare të mëdha, që krijonin një mjedis shumë të këndshëm.
  4. 4. Në katin e parë të këtij katërkëndëshi shtrihej një shesh i madh, ku punonjësit, sidomos orkestrantët, mund të pushonin. Në katin e nëndhedshëm ndodhej fonoteka, e cila zgjdhi përfundimisht problemin e arkivimit të pjesëve të reja muzikore që i shtoheshin cdo muaj redaksisë së krijimtarisë muzikore të Radio Tiranës, depo, magazina… Me fjalë të tjera, punonjësit e Radio Tiranës për herë të parë punonin në kushte më se normale, të cilat, sic theksonin edhe miq marksistë-leninistë, që kishin punuar edhe në radio evropiane, ose të vendeve të tjera, nuk u linin gjë mangut atyre. Të mos harrojmë se me ndërtimin e godinës së re të Radio Tiranës dhe të Pallatit të Kulturës, që u përurua në shtator të vitit 1966, Partia e Punës, sic thamë,sfidonte dhe nje herë qeverinë sovjetike, që kishte premtuar se ato do t’ia bënte dhuratë qeverisë dhe popullit shqiptar. Sidoqoftë, disa javë pasi ne kishim nisur punën në godinën e re, erdhi për vizitë Manush Myftiu, asokohe anëtar i Byrosë Politike dhe zv.kryetar i Këshillit të Ministrave.Dhe vizitën e parë e bëri në zyrën eThanas Nanos, drejtorit të përgjthshëm të të këtij institucioni. Sipas zërave që qarkulluan pas kësaj vizite ku u ndodhën edhë drejtues të tjerë të Radios, Manush Myftiut i bënë përshtypje dy gjëra:së pari, që zyra e Thanas Nanos ishte veshur me orendi që nuk i kishte as edhe ai në zyrën e tij dhe, e dyta, ajo më e rëndësishmja, se ishte lodhur duke ngjitur katër kate, duke përshitërë edhe katin përdhes.Cuditërish, projektuesit kishin harruar të mendonin për asensorin, e metë e madhe edhe sot në RadioTirana. Ndaj, si me shaka, ai i paskësh thënë Thanas Nanos;”Pse zgjodhe katin më të lartë, kur mund ta kishe zyrën edhë më poshtë?” Drejtori i përgjithshëm kishte ngritur supat pa ditur c’t’i përgjgjej.Atëherë Manush Myftiu kishte shtuar:”Apo duke qenë kaq lart, je mbi tërë ata që punojnë këtu”. V ite më pas drejtuesit e mëvonshëm zbritën nga kati katërt në të tretin, në të dytin e tani zyra e drejorit të përgjithshënm ndodhet në katin e parë. Që nga dita e fillimit të punimeve në godinës sw re të Radio Tiranës,më 5 dhetor 1965, po mbushen 44 vjet.Kjo godinë është bërë kështu dëshmitare e sa a e sa ngjarjeve që ndodhën në këto dekada, deri sa erdhi dhe dita e rrëzimit të komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit demokratik. Prapavwshtrim historik-Përpjekje për ngritjen e Radio Tiranës, (1937-38) Më datën 7 korrik të vitit 1938, me një dekretligj të propozuar nga kryeministria, numër 45/89, mbreti Zog aprovonte ngritjen e një stacioni të Radio Tiranës, në të cilin thuhej:”Autorizohet qeveria mbretnore, në marrëveshje me një shtëpi të speciaizueme, të ngrehë këtu në Tiranë një radiostacion për radiotelegrafi,radiotelefoni dhe radiodifuzion, me fuqi 3 kë …Shuma e përgjithshme e shpenzimeve do të jetë 122 mijë e 500 franga ari”(“Fletorja Zyrtare” nr. 15,21 korrik 1938). Kështu,më së fundi, realizohej një dëshirë e madhe dhe nevojë e madhe që ishte shprehur sa e sa herë në shtypin tonë gjatë asaj periudhe.Për këtë mjafton të shkëpusim fragmeme nga shumë gazeta të kohës:”Radioja, një dritare që vështron në të gjitë botën”(“Diana”,prill,1937);”Rëndësia e radios –ngritja e një stacioni të tillë në Shqipëri”,
  5. 5. (“Drita”,16 maj 1937),”Shënime e komente për një stacion radiofonik”,”C’u bë me Radio Tiranën”,(“Shtypi”, 19 mars 1938) e një sërë artikujsh të botuar gjatë kësaj periudhe nga Gjergj Bubani, publicist i njohur i atyre viteve, kryesisht në “Drita”, i cili më pas do të bëhej edhe drejtori i parë i Radio Tiranës. Në artikullin “Radiostacioni shqip”, botuar më 9 prill 1937 në gazetën “Drita”,midis të tjerash, duke u vënë në dukje një kërkesë te tillë të kohës, nënvizohej:”Në një nga numrat e këtyre ditëve të gazetës sonë u prit për rrëshqit ceshtja e instalimit të një radiostacioni emitent shqip.T ashti informohemi se komisioni i ngarkuem me pregaditjen e 25-vjetorit të Pavarësisëe ka shtrue këtë problem dhe asht tue i kushtue nji kujdes të vecantë.Jo vetëm kaq:Brenda një pëeriudhe të shkurtër u arrit që nga aparatet radiomarrëse që ekzistonin në Shqipëri,të kumbonte fjala shqip”. Kjo dëshmohet përsëri në gazetën “Shtypi’,të datës 10 mars 1938, e cila theksonte: ”Me rastin e kremtimeve të 25-vjetorit të Pavarësisië Kombëtare, populli pati rastin e lumtur të dëgjojë me anën e radios fjalimin e sovranit dhe ligjëratat që u mbajtën ditën e festimeve.Nga një stacion me valë të mesme u transmetuan të gjitha fazat interesante të kremtimeve dhe shqiptarët brenda dhe jashtë shtetit u ndodhën në manifestimet që zhvilloheshin në Tiranë.Qysh atëherë nuk u dëgjua më Radio Tirana t’i flasë botës në gjuhën e vet.Po mbushen pesë muaj që stacioni radiofonik u zhduk prej nesh.” Duhet thënë se për t’i dhënë më shumë solemnitet 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë ,më 28 nëntor 1937,u arrit që tërë veprimtaritë e zhvilluara atë ditë të përcilleshin edhe me anë të Radios.Për këtë qëllim erdhën në Shqipëri teknikë nga firma e njohur “Philips’, që njihej në tërë botën.”.Por vetëm kaq. Ndaj, me kalimin e kohës kjo kërkesë e madhe nisi të shtrohej edhe më shumë.Ja përse në gazetën “Shtypi” të datës 22 maj 1938 shkruhej:”Ata që kanë radio dhe tani presin cdo mbrëmje orën e caktuar për të hapur stacionin e Radio Barit, i cili me lajmet që jep në gjuhën shqipe edhe në disa raste edhe muzikë,i ka sjëllë një shërbim të cmueshëm popullit shqiptar, paskëtaj do të marrin nga stacioni i Tiranës transmetime të ndryshme , lajme,këngë muzikë kombëtare…”. (Shtojmë me këtë rast se në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë italiane ishte arritur atëherë që nga Radio Bari të transmetohej cdo ditë në gjuhën shqipe një program prej gjysmë ore, ku përfshiheshin lajme nga Shqipëria, nga bota dhe programe muzikore). Dhe ja, pas kaq përpjekjesh, vimë në kohën kur pas aprovimit të dekretligjit nga mbreti Zog, Radio Tirana të nisë programe të rregulllta që u vendos të fillojmë më 28 nëntor, me rastin e ditës së Pavarësisë.Por më parë u deshën disa muaj provash dhe transmetimesh eksperimenatale, për të arritur në emisone të rregullta. Për këtë qëllim, në datat 29, 30 dhe 31 gusht nga Radio Tirana u transmetuan festimet me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së mbretisë, ku përfshiheshin mesazhi i kryeministrit drejtuar popullit shqiptar me këtë rast, koncerte dhe veprimtari kulturore.Madje në këto programe u përfshi edhe transmtimi i nje ndesheje futbolli, zhvilluar në fushën e Shallvares në Tiranë, midis SK Tiranës dhe “Iraklisit” të Kavallës,(Greqi), që u fitua 7-0 nga tiranasit, ndeshje e komentuar për herë të parë nga komenta- tori i njohur, Anton Mazreku. Këto programe patën jehonë në tërë Shqipërinë dhe ishin një bazë e madhe sigurie tashmë për përurimin e Radio Tiranës.
  6. 6. Ku ishte vendosur Radio Tirana Ishte shumë e veshtirë që brenda një kohe të shkurtër të ndërtohej një godinë e posacme ku të vendosej Radio Tirana.Ishte madje e vështirë të gjendej edhe një godinë e përshtatshme.Kësisoj, selia e parë e Radios u bë… Bashkia. Ajo ishte nga ndërtesat më moderne të Tiranës së atyre viteve,ngritur në sheshin “Skëndërbej”, që u prish në fillim të viteve 80-të, për t’ia lënë vendin Muzeut h Historik Kombëtar.. Pikërisht në dy nga dhomat e mëdha të katit të dytë Bashkisë u vendos Radio Tirana.Në njerën u instaluan ato pak aparatura e tryeza e punës së redaktorëvë të parë, e në dhomën tjetër studioja e folësve, që shërbente, gjithshtu, edhe si sallë për transmetimet e programeve muzikore që ishin të drejtperdrjta, meqë kuptohet se deri në atë kohë nuk ishte shpikur ende magnetofoni. Kështu, më 28 nëntor të vitit 1938 , me një përshendetje të mbajtur nga mbreti Zog, i shoqëruar nga mbretëresha dhe drejtori i parë i Radio Tiranës, Gjergj Bubani, në orën 12.00, RadioTirana nisi emisionin e saj të parë, paraqitur nga folësja e njohur Kaliopi Nushi,(Plasari).Më 29 nëntor gazeta “Drita” njoftonte midis të tjerash:”Naltmadhnia,mbreti dhe mbrteëresha ,inauguaruan solemnisht Radiostacionin.Në qendrën e radiostacionit që gjendet në Laprakë,ishin përqendruar autoritete e larta civile e ushtarake të vendit”. Një njoftim të tillë jepte edhe “Gazeta e Korces” e po kësaj date:”Me celjen e këtij stacioni u plotësua me sukses një mungesë e dukshme.Eshtë e vertetë që shërbimin e lajmeve në gjuhën shqipe e kryente me mirëdashje Radiostacioni i Barit, me shërbimin e tij të përditshëme, gjithshtu me emisione të rralla koncertesh, por këto nuk mjaftonin.” Për sa i përket funksionimit të Radio Tiranës na vjen në ndihmë përsëri artikullii mësipërm, ku shkruhet;”Transmetimi i emisioneve radiofonike do të jepen në sallën e Bashkisë, ku është instaluar në një dhomë të posacmë aparati marrës i stacionit të Romës.Kurse stacioni kryesor dhënës është instaluar,sic dihet, në Laprakë...Stacioni i tërë përmban një aparat madhështor që zë një sallë prej afër tetë metrash gjatësi.Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet që do të veprojnë për transmetimin e emisioneve në cdo orë.Sic është njoftuar dhë më parë,stacioni radiofonik ka fuqi në antenë prej 3 kë …Emisionet do të jepen me valë të shkurtar 40 m.Stacioni është ndëtuar prej oficinës “Radio Markoni” të Xhenovës….me famë botërore… fjala e fundit e teknikës.” Përurimi dhe transmetimi i programeve të para të Radio Tiranës, më 28 nëntor 1938,u pasqyrua përsëri gjerësisht nga shtypi.Në një artiull tjetër të datës 30 nëntor gazeta “Drita” shkruan:”Dita e parë e emisionit radiofonik në Tiranë pati sukses të bukur që pritej.E gjitha Shqipëria, por edhe ata që së largu ndjekin jetën e atdheut tonë,do të kenë kaluar disa orë gëzimi të brendshëm, që rrjedh nga kënaqësia që jep një vepër kombëtare e realizueme.Publiku mbeti i prekun prej kangëve vendase të këndueme prej sopranove Marie Paluca e Tefta Tashko.Kjo ishte dita e parë e stacionit radiofonik të Shqipërisë.” Kam pasur rastin në nëntor të vitit 1993 të përgatis një emision televiziv kushtuar 55- vjetorit te krijimit të Radio Tiranës dhe të intervistoj këngëtaren tonë të madhe,Marije Paluca,(Kraja), e cila atëherë m’u shpreh kështu në mikrofonin e RTVSH-së: “Emocionet që ndjeva atë ato caste kur këndoja më 28 nëntor të vitit 1938 , do të mbeten të pashlyera.Kisha kënduar plot herë para publikut shqiptar së bashku me këngëtaren dhe shoqen time Tefta Tashko, shoqëruar në piano nga Lola Aleksi,(Gjoka),e Tonin Guraziu.Por në salla të vogla, ku na dëgjonin jo më shumë se 300-400 artdashës.Kurse,
  7. 7. duke kënduar nga studioja e vogël e Radio Tiranë, e merrja me mend se ishin me mijëra dëgjues të cilët qëndronin praën aparateve të Radios. Këta spektatorë unë nuk shihja, por i përfytyrojaDhe kjo më emociononte edhe më shumë, kur mendoja se ata ndodheshin anë e kënd Shqipërisë dhe, madje, jashtë kufijve të saj.Kisha ndier kënaqësi kur kisha kënduar një vit më parë në emisionin shqip të Radio Barit,por kjo nuk mund të krahasohej me kënaqësinë që ndieja kur këndoja ne Radio Tirana,sepse këndoja për dëgjuesit shqiptarë nga Shqipëria, të cilët më shpërblenin me mirënjohjen e tyre të thellë.” Programet e para të Radio Tiranës nuk kalonin më shumë se tri orë në ditë, por, sidoqoftë, qenë të pasuara.Ja, për shembull, programi i ditës së parë:”13.00,ora ekzakte-në fjalë me dëgjuesit;13.10-radiofletore;13.25-muzikë e lehtë;14.00mbyllja e emisionit. Në mbëmje:19.00-ora ekzakte dhe programi:19.02-zoti Rrok Gera , ministri i ekonomisë kombëtare cel vargun e konferencave radiofonike;19.15-muzikë koncertesh;20.00- radiofletore;20.-15 muzikë vallëzimi.20.45-mbyllja e emisioneve. Duhet të kemi parasysh se Radio Tirana e nisi veprimtarine në kushte shumë të vështira.Kjo vërtetohet edhe nga një artikull botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” më 9 prill 1944, ku, ndër të tjera, theksohet:”Një nëpunës,disa bashkëpunëtorë dhe një sherbëtor. Buxhet, 4000 franga për pesë muaj:28 nëntor 1938-1 prill 1939, kur do të dilte buxheti i ri i Ministrisë së Kulturws popullore,këto 4000 franga kishin tepruar nga fondi i paracaktuar për goditjen e stacionit radiofonik të Laprakës nga inxhinier Ndoc Saraci, i cili i vuri në dispozicionin e radiostacionit. Me 4000 franga një nëpunës, mobilje të marra hua dhe 140 disqe gramafoni e ka filluar veprimtarinë e vet Radio Tirana…” Drejtori i parë i RadioTiranës, sic e përmendëm më lart , u emërua Gjergj Bubani, (1894-1954).Ai kishte ardhur në mesin e viteve ’30-të nga Rumania, ku ishte shquar për veprimtarinë e tij atdhetare,vecanërisht në fushënm e publicistikës.I. pajisur me kulturë të gjerë, dhe njohës i katër gjuhëve të huaja,(,rumanisht, greqisht,t,italisht, frengjisht),ai luajti rol të rëndësishëm në ngritjen cilësore të emisioneve të Radio Tiranës, që po bënte hapat e saj sa të parë dhe të vështirë që të fitonte tiparet të një radioje kombëtare. Mirëpo kjo ndihnesë e madhe e tij si edhe e bashëkëpunëtorve të parë të Radio Tiranës, u mohua krejtësisht pas ardhjes së regjimit komunist në fuqi.U arrit deri në atë pikë sa u mohua edhe data e krijimit të Radio Tiranës , 28 nëntor 1938., kur mbreti Zog mbajti fjalimin e tij përurues më këtë rast.Si datë e krijimit të Radio Tiranës u mor 28 nëntori ivitit 1944, kur diktatori Enver Hoxha foli në mikrofonët e kësaj radioje në manifestimin e madh të mbajtur me rastin e clirimi të Shqipërisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’.’Katër vjet veprimtari të Radio Tiranës, sic do ta shohim në pjesët e ardhshme të këtij ciklii u mohuan. Kjo,padrejtësi vulgare u vu në vend më 28 nëntor të vitit 1993.Asokohe,sic shkrova më sipër, sapo kisha nisur të të shkruaja “Historinë e RTVSH-së,(1938-1990)”.Në në një bisëdë me drejtorin e atëhershëm të këtij institucioni,Skënder Bucpapaj, ramë në ujdi që të organizonim një mbledhje solemne me rastin e kësaj ngjarjeje të madhe në historinë e kulturës sonë.Ashtu u bë. Që atëherë 28 nëntori i vitit 1938 hyri me të drejtë në histori si data e krijimit të Radio Tiranës.. Dhe do të mbetet e tillë përjetësisht., pavarësisht se më 2003 drejtuesit e RTVSH-së së periudhës socialiste nuk kremtuan 65-vjetorin e krijimit të Radio Tiranë që ishte bërë traditë pas vendosjes së demokracisë, sic nuk kremtuan më pas as 45-vjetorin e krijimit të
  8. 8. TVSH-së.Madje, sic do të shkruaj në pjesën e fundit, lanë në heshtje të plotë edhe botimin e librit “Historia e RTVSH-së”, që u botua vitet e fundit.që duhej të shënonte për këtë institucion një ngjarje të madhe. Radio Tirana gjatw pushtimit fashist Ndërsa trupat fashiste ato ditë të para të prillit të vitit 1939 po përgatisnin me shpejtësi pushtimin e Shqipërisë,thirrjet më të fuqishme që populli të ngrihej e të luftonte kundër pushtuesit u dëgjuan nga mikrofonët e Radio Tiranës.Për këtë dëshmon një artikull botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit”,, më 9 prill 1944, me titull ”Kujtime Radio Tirana,dhe 7 prilli 1939” ku, ndër të tjera, thuhet: “Radio Tirana në ditët fatale u kallzua më i vlefshëmi nga c’mund të besohet, madje shumë më i vlefshëm nga shtatmadhoria e gjeneral Aranitit që kujtoi se me shembjen e urës së Shijakut e kreu detyrën, pra, RadioTirana e pagoi plotësisht detyrën e vet.Në Berlin,Londër, edhe aty në Romë vetë zëri i I shqiptarëve,shpërndarë nga mikrofonii saj la jehonë të thellë.Në shumë vende të qytetëruara lajmet e përhapura nga Radio Tirana, shkaktuan botime të posacme në fletoret më në zë të përditshme. Shqipqëria në ato caste kritike mundi ta thotë fjalëm e saj”. Jehona e Radio Tiranës,-në atë të premte të zezë,-vazhdon artikulli,-ka qenë më e madhe dhe më efortë në kryqytetet balkanike dhe sidomos në Bukuresht, Stamboll, Sofie, ku jetojë në me shumicë shqiptarë mërgimtarë, të djegur e të zhuritur për mëmëdhenë”. Këto thirje u bënë së pari nga drejtori i Radio Tiranës, Gjergj Bubani,drejtori i ATSH-së, Mihal Sherko, komentatori sportive, Anton Mazreku,madje edhe nga kryeministri, Mehdi Frashëri. Por rezistenca qe e kotë. Shqipëria ra nën sunsundimin fashist.Po ashtu kultura arti,propaganda,.Nuk përjashtohej as Radio Tirana, që menjëherë u vu nën kotrollin e pushtuesit.. Për t’i treguar botës se ata nuk janë pushtues, fashistët që më 14 prill të vitit 1939 , sic njofton edhe gazeta “Shtypi”,nisën të transmetonin programe në të gjitha gjuhët ballkanike:serbo-kroatisht,greqisht,bullgarish,rumanisht,turqisht si dhe frengjisht dhe anglisht, ku pushtimin e cilësonin clirim të Shqipërisë. “Vendi ynë ka fituar kështu rekordin në gjuhë të huaja midis radiostaconeve të Ballkanit ,-vazhdonte “Shtypi” në po atë datë.-Shqiptari në mërgim ka mundësi të vihet në korrent të ngjarjeve të përditshme me të gjitha hollësirat dhe komentet e duhura.” Sigurisht që ato dy dhoma në Bashkinë e Tiransë ishin shumë pak për synimet e pushtuesve,të cilët pas disa muajsh e tranferuan Radion në një godinë të re në rrugën “Kont Urani”, ku ajo mbeti si e tillë deri më 5 dhjetor të vitit 1965.Godina e re e Radio Tiranës nisi të pajisej nga specialistët italianë me aparaturat më moderne të kohës. Sic njoftonte gazeta “Fashizmi”,e datës 29 dhjetor 1939 në një artikull me titull “RadioTirana vepër fashiste”,përfaqsuesi iqeverisë shqiptare, Xhafer Ypi dhe Valauri, kryetari i EIAR-I, (Ente Italiana Audio Radio),nënshkruan një marrëveshje për instalimin e një stacioni të fuqishëm me fuqi prej 50 kë që do të transmetonte me valë të mesme. “Shqipëria do të ketë një nga stacionet më të fuqishme të Ballkanit”,-njoftonte kjo gazetë,duke i bërë jehonë marrëveshjes së mësipërme.Sipas kësaj gazete,do të fuqizoheshin të gjitha shërbimet e radifuzionit në Shqipqri, të cilat me ngritjen e stacionit të ri, do të shpërndaheshin nga një ndër stacionet më të fuqishme dhë më moderne të Ballkanit”.
  9. 9. Në të njetën kohë, u modernizuan edhe më shumë dy studiot që ndodheshin në katin e tretë të godinës së re të Radios, nisi të botohej revista e përdyjavshme “Radioprogrami”, që më pas u quajt “Radiorevista Tirana” e “Vatra Shqiptare”.Në këto revista botoheshin programet e Radio Tiranës,si dhe rubrika kulturoro-artistike e letrare.Sigurisht që botoheëshin edhe materiale propagandistike fashiste.Kjo ishte e pamënjanueshme.Megjithatë, revista u bë pasqurë e mendimit intelektual shqiptar dhe botëror.Kjo revistë u botua deri në shtator të vitit 1944. Për të kuptuar se c’propagandë bënin fashistët edhe për Radio Tiranën, mjafton të përmendim një artikull të botuar në numrin e parë të revistës “Radioprogrami”,(11prill 1940), me titull”Nje vit jete në Radio Tirana”, ku shkruhej:”Brenda një vendi pak metër katror- një platformë e zezë ngjitur pas muri.Në një cep- një tryezë e vogël,një copë hekuri e bardhë,mikrofoni,pjesë kanconetash…. letra të daktilografuara.Një djaloshflokë verdhë, i mbytur në djersë shprehet me shumë gjeste e pak fjalë….Mbi një karige- disa dhjetëra disqe të prishur nga përdorimi.Një i nxehtë që të zë frymën.Jashtë 37 shkallë , në hije.Brenda 40 shkallë..Ishte qendra e Radio Tiranës këtu e një një vit më parë.Sot në rrugën “Kont Urani”, një pallat ivogël dhe I këndshëm është qendra e shërbimeve të Radios me gjithë aktivitetet e saj harmonike e kumbuese që fillojnë në mëngjes e vazhdojnë deri në mbëmje vonë”. Për aftësimin profesional të personelit krijues të Radios u ngritën kurse.Një ndër ta ishte kursi për përgatitjen e folësve, drejtur nga; folësja Kaliopi Plasari,shkolla e përgatitjes së këngëarëve drejtohej nga Tefta Tashko e pianisti Tonin Guraziu së bashku muzikantin italian, Mario Etore.Funksiononte edhe kursi i kitarës e më pas shkolla e instrumenistëvë , ku nisën hapat e parë Nikolla Zoraqi,Ymer Skënderi, Genc Bogdo që u bënë më pas muzikantë e kompozitorë të njohur. Për ngritjen teknike ndihmoi inxhinieri i njohur italian, Antonio Galeaci, i cili së bashku me pianistin Mario Etore qëndroi në Shqipëri,deri më 1948, duke dhënë ndihmesë të ndieshme në ecurinë Radio Tiranës. Ndër emisionet më të njohura përmendim programet e orkestrës moderne të drejtuar,,vec Mario Etores, edhe nga dirigjenti tjetër italian,Sardeli, “Radio Posta”,emision me muzikë të kërkuar nga dëgjuesit,”Ora gazmore”. Kishte edhe emisione të tjerta interesante si :”Ora e fëmjëvë “, “Ora letrare”, ku lexoheshin dhe diskutoheshin vepra të njohura të letësissë shqipe dhe botëerore.Emisione me interes ishin dhe ato me karakter kulturor,shkencor,emisione përkujtimore për figura të mëdha shqiptaredhe të huaja, ku bashkëpunonin personalitete të kulturës dhe artit shqiptar. Pa dyshim,ndër emisionet më të dëgjuara të Radio Tiranës ishte dhe “Ora e mjekut”, i cili kishe nisur që në javët e para të krijimit të Radio Tiranës nga dr.Hamdi Sulcebeu, emisioni më jetëgjatë i Radio Tiranës që ai e vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së tij, po të marrim parasysh se vazhdoi për më shumë se 50 vjet.Me shumë interes ndiqej gjithshtu edhe “Kronika sportive”, përgatitur nga Anton Mazreku. Ndonwse në kushtet e rënda të pushtimit fashist,kur në pogramet e Radio Tiransë zunë vend edhe programe në italisht, si lajme, komente, mësimi i gjuhës italiane , sidomos programe të muzikës së lehtë, prapëseprapë Radio Tirana u përpoq të ruante tipare kombëtare.Kjo, u pa, vec atyre që përmendëm më sipër, edhe te emisonet muzikore që përbënin pjesën dërmuese të programeve të Radios.
  10. 10. Këtë e verteton edhe një relacion mbi veprimtarinë e Radio Tiranës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1943, (Arkivi i Shtetit,dosja 12, faqe 198), ku theksohet se po punohej për mbledhjen e apuntave melodike “që do të krijojnë këngën shqiptare, duke e rikthyer në një formë të re , por që do të rrjedhë vetvetiu e do të përmbledhë tërë folklorin melodik të vendit.Për të filluar këto veprime u bë një përmbledhje dhe një rishikimi motiveve të para shqiptare në volumin “Jeta shqiptare”, volum i cili po përhapet në të gjithë Shqipwrinë”. Në kultivimin e muzikës popullore shqiptare në Radio Tirana luajti rol, krijimi grupit toskë dhe grupit karkteristik shkodran me këngatarin e njohur, Kel Sata,grupi iburrave drejtuar nga Mihal Ciko, këngëtar i njohur dhe drejtues i sektorit të muzikës në Radio, grup që që u bë shumë popullor. Gjithashtu duhet përmendur nisma që mori këngëtarja e njohur Tefta Tashko , punonjëse e Radios, e cila më 1942 shkoi në Itali, ku regjistroi këngë popullore shqiptare të cilat edhe sot kanë vlera të jashtëzakonshme. Ndër këngëarëte tjerë të njohur të Radios përmendim sopranon Marie Paluca, (Kraja),tenorët ,Kristaq Antoniun,Kostaq Koco,Bardhyle Nase, Merita Sokoli,Behije Cela, (Levonja). Viktori Xhacka, që kënduan me pasion këngë popullore shqiptare. Vend të rëndësishëmnë programet e Radio Tiranës zinte dhe muzika klasike, e cila i përcillej dëgjuesit me disqe që erdhën posacërisht nga Italia..Vec kësaj në Radio jepëshin edhe koncerte me muzikë dhome, koncerte të orkestrave të vogla, komplekse karakteristike e komplekse me fizarmonikë. Dëgjuesi ynë pati mundësi në ato vit të dëgjonte pjesë të njohura sinfonike në interpretimin e Orkestrës së Forcave të Asrmatosura, që transmetoheshin kryesisht nga Radio Tirana.. Në një artikull të botuar më 14 korrik të vitit 1943 në gazetën “Tomori”, vihet në dukje se Radio Tirana kishte transmetuar “…rreth njëzetë koncerte të mëdhënj sinfonikë nga më të mirët,duke përmbledhur copa muzike klasike,nga më të mirat,copa autorësh klasikë të kohës së kaluar,dhe nga ato më të mëdhatë dhe më të shquarat të kohës sonë…ndër të cilat pesë sinfonitë më të njohura të Beethovenit.” Në këtë mënyrë gama e veprimtarisë së Radio Tiranës u rrit shumë.Për këtë qëllim u krijuan sektorë të tillë si i radiopeërhapjes, ku përfshihej dhe informacioni,sektori i gjuhëve të huaja,i programacionit,i grupit dramatik, për të cilin do të flasim në pjesën e katërt të këtij cikli,sektori teknik , sektori i muzikës,i rubrikave të ndryshme, ku aktivizoheshin reth 50 vetë, shifër e madhe për ato vite. Më 16 prill 1943 në gazetën “Roja Kombëtare”,jepej njoftimi se në Kashar do të vendosej një stacion i fuqishëm prej 50 kë , nga 3 kë me të cilin punonte Radio Tirana, por ky projekt , i cili do të re, sic dihet, ajo kapitulloi në verë të vitit 1943. Sidoqoftë, edhe me atë kapacitet të vogël,Radio Tirana, sic e pamë, po bënte përpara.Ndaj të vjen të vesh buzën në gaz, kur në një dosje të ruajtur në Arkivin e RTVSH-së për historinë e Radios në vite e para shkruhet: “Radio Tirana, e cila u vu në funksionim në nëntor të vitit 1938. Ashtu si i gjithë shtypi borgjez dhe reaksionar i asaj kohe, ishte në duart e klikës feudoborgjeze të Zogut dhe u shërbente interesave klasore…Në kushtet e një radioje të kufizuar primitive dhe injorancës së regjimit Radio Tirana u shfrytëzua si mjet për të helmuar ndërgjegjen e popullit dhe për të vënë në gjumë ndërgjegjen e tij…Shërbimi i vërtetë i Radios fillon vetëm pas Clirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashistë, përmbysjss së klasës feudo-borgjeze dhe vendosjes së pushtetit popullor..”
  11. 11. Pushtuesit ndwrrohen Pas kapitullimit të fashistëvë italinë, në shtator të vitit 1943, vendin e tyre e zunë pushtuesit gjermanë, të cilët propoganduan se do të ishin kalimtarë në Shqipëri, e cila nuk bënte pjesë në planet e tyre strategjike.Por, sic dihet, nuk ndodhi kështu.Cdo gjë u vu nënë kotrollin e tyre të rreptë.Doemos edhe RadioTirana. Këte e dëshmon midis të tjerash edhe ky fakt: Pa kaluar një muaj nga ardhja tyre, me anë të agjentve që u sherbenin, u vunë në dijeni të një celule antifashiste që vepronte në Radio Tirana, ku bënin pjesë punonjës të saj, midis të cilëve Muharrem Pirdeni,Todo Bojdani,Tasi Kanxheri,Nazim Batalli,Spiro Qirko,Hysen Pelingu,Kaliopi Prifti etj. Dhe ja, befas, në RadioTirana ia behu një grup ushtarësh gjermanë, komanduar nga një oficer,i cili mbajti nën kontroll ata nëpunës që u gjetën aty në ato caste, midis të cilëvë ishte edhe drejtori, Gjergj Bubani.Pastaj ai dha urdhër që të paraqiteshin menjeherë aty edhe nëpunës të tjerë.Dhe kur ata erdhen, i hipën të tërë mr forcë në një kamion dhei shpunë në një rrethinë të Tiranës, ku u kërkun se, në rast se nuk do të tregonin se cilët ishin antifashistët në Radio, do t’i pushaktonin. Nuk dua të zgjatem se për këtë ngjarjëe kam shkruar në faqet e shtypit, po, sipas Behije Celës,(Levonja), që u ndodh në këtë grup, vetëm gjakftohtesia e Gjergj Bubanit si dhe shpjegimi që u dha gjermanëve një i njohur i tij që ishte njeri i besuar i pushtuesve se në Radio nuk kishte antifashistë, solli si pasojë që tërë punonjësit të liroheshin. Pushtuesit e rinj, vertët nuk ndërhynë hapur në punët e Radio Tiranës,por kërkuan që në programëet e saj të përfshiheshin dhe emisione radiofonike për të propaganduar qëllimet e tyre.Kështu, që në muajin tetor dy herë në ditë nisën të transmetoheshin lajme në gjermanisht dhe që nga janari i vitit 1944 emisioni “Per gjermanët”, i cili mëpas u quajt “Ora gjermane”. Sidoqoftë, vazhduan të transmetoheshin rregullisht rubrikat e mëparshme për të cilat kemi folur më parë.Madje u krijuan edhe rubrika të reja si”Dy fjaklë me dëgjuesit”,”E dini mirëfilli”, vazhduan të transmetoheshin programëe me këngë popullore shkodrane labe, këngë të kënduara nga kori i burrave, drejtuar nga Mihal Ciko, si dhe pjesë operistike e sinfonike. Në veprimtarinë muzikore përfshihej gjithashtu edhe një orkestër sinfonike ushtarake gjermane.Sipas kujtimeve gojore të Mihal Cikos, gjermanët kërkuan që në këtë orkestër të bënin pjesë edhe orkestrantë shqiptarë,por me porosi të Këshillit Antifashist të Tiranës, ata u tëhoqën.Po këshu ndodhi edhe me komentatorin sportive, Anton Mazreku, që u kërkua nga ushtarakët gjermanë të komentonte në RadioTirana ndeshjen SK Tirana me skuadrën e tyre ushatrake “Vermaht Aushvald’, e cila u zhvillua në qershor të vitit 1944 në fushën e Shallvares. Përsëri me porosi të Këshillit Antifashist Mazreku gjeti mënyra që t’i shmangej kësaj ftese. Një nga risitë e suksesshme të Radio Tiranës gjatë kësaj periudhe qe veprimtaria e grupit filodramatik që pëgatititi dhe shfaqi pjesë të njohura teatrore .Në këtë grup nisën të shquheshin Behije Cela,(Levonja),Liza vorfi,Mihal Popi,Xhevat Serezi,që u bënë më pas aktorë të njohur, si dhe piktorët e skenës, Qamil Grezda e Hasan Reci, edhe ata, më pas, skenografë të shquar.
  12. 12. Ja cfarë shkruhet në gazetën “Bashkimi i Kombit” të datës 12 qershor 1944 pas disa shfaqjeve të këtij grupi në Teatrin “Kosova”, sot Teatri Kombëtar:”Grupi filodramatik i mikrofonit të Radio Tiranës, pa pretenduar për reklamë bombastike, na u paraqit sic i ka hije artit të vërtetë, I thjeshtë e serioz.Por pikërsisht kjo thjeshtësi i bëri dhe më shumë nder dhe qe për ne sencasion.Një dramë e dy komedi.Tri pjesë të interpretuara nga katër femra e tre meshkuj”. Dhe këtu ishte fjala për Evanthi Cikon,Bardhyle Nasen,Meri Hariton…Kostaq Nasen,Mihal Stefën etj., sidomas në komedinë “Dokori pa dashka”, me regji të Mihal Cikos. Gjatë vitit 1944 veprimtaria e Radio Tiranës u paqyrua në revistën “Vatra shqiptare”,e cila ishte vijimi i revistës “Radio Tirana”,dhe “Radioprogrami”.Kjo revistë vazhdoi traditën e mëparshme duke botuar programin dyjavor të Radio Tiranës.Ajo u bë, gjithshtu, tribunë tërheqëse e jetës artistike e kulturore në Shqipëri. Radio Tirana gjatw ditwve tw luftws pwr clirimin e kryeqytetit Radio Tirana i vazhdoi rregullisht programet e saj deri më 27 tetor të vitit 1944, kur forcat e Ushtrsë Nac.Cl.nisën betejën për clirimin e kryeqytetit. Deri më 17 nëntor të atij viti godina e Radio Tiranës u vu nën kotrollin e rreptë të një njësiti të ushtrisë gjermane.Ajo ruante pa ndërprerje për cdo mësymje të mundshme të forcave partizane. Sipas kujtimeve të Islam Prosekut, një nga punonjësit më të vjetër të fonotekës së Radio Tiranës, u mësua se gjermanët, në ikje e sipër, kishin vendosur të hidhnin në në erë godinënë e saj.Atëherë u morën masa që fondi muzikor, në më shumë se 2500 disqe, që ishte një pasuri e vertetë, të ruhej me cdo mjet.Për këtë qëllim,ai u përcoll fshehurazi nëpër shtëpitë e qytetarëve tiranas rreth godinës së Radios. Gjithashtu inxhinieri italian,Galeaci,cmontoi ato pjesë të munshme të aparaturave, të cilat u transportuan në shtëpinë e familjes Zoraqi, gjithashtu pranë Radios. Për të mënjanuar cdo synim të pushtuesvëe që të hidhnin në erë godinën e Radios, përsëri sipas kujtimeve të Islam Prosëkut,Mihal Ciko, që vazhdonte të ishte shef i sektorit të muzikës, duke qenë se fliste gjermanisht,mori takim me komadaturën gjermane. “ Në kushte shumë të vështira,kur ndientë që plumbat i vërshëlleninn praën,-kujton e shoqja e tij,Evanthi Zoraqi,(Ciko),-ai,duke përshkuar bulevardin e madh të Tiranës,kaloi hotel “Dajtin,godinën e sotme të Kryeministrisë dhe arriti në komandaturën gjermane.Gjatë takimit shtroi kërkesën që Radio Tirana të mos hidhejnë erë”. Nuk dihet me imtësi nëse ishte kjo aryeja që me të vertëtë Radio Tirana shpëtoi nga rrënimi,apo dhe trysnia e sulmeve partizane që nuk u ndaheshin pushtuesve në cdo skaj të kryeqytetit..Por fakti mbetet fakt:Radio Tirana nuk pësoi fatin e mënxyrshëm që të shkatërrohej.Jo vetëm kaq, por u bë c’është e mundur që të merrej.Ishte kjo arsyeja që, për të shporrur pushtuesit, u ngarkua kompania II e Batalionit III të Brigadës I, me komandant Mane Sevranin. “Radioja,sic dëshmon vetë Mane Sevrani,ruhej nga 9 xhandarë e 7 ushtarë gjermanë.Dy nga xhandarët shkonin për të marrë ushqim në restorantin e hotelit “Internacional”.Ata u kapën nga forcat partizane dhe pranuan që t’u bënin thirrje xhandarëve të tjerë që të dorëzoheshin, se nuk do të pësonin gjë.Dhe kështu ndodhi.
  13. 13. Në të gdhirë të datës 14 nëntor, xhandarët u largun me shpejtësi dhe kur dy gjermanëe të tjerë u nisën të merrnin ushqimin, partizanët që kishin rrethuar ndërtesën e Radio Tiranës nga rruga e Durrësit dhe rruga e Kavajës, nisën sulmin.U vranë dy gjerman dhe të të tjerët u zunë robër.Në këtë mënyrë Radio Tirana u vu nën zotërimin e forcave partizane”. Menjëherë, më 17 nëntor 1944 ,që ishte edhe dita e clirimit të Tiransës,komandanti i Korparmatës I, gjeneral-major Dali Ndreu, autorizoi teknikun Todo Bojdani dhe inxhiniern italian Antonio Galeaci,të merrnin në dorëzim Radio Tiranën dhe porositi të krijoheshin të gjitha lehtësitë për mbledhjen e veglave në vende të ndryshme”.(Sipas një dokumenti që ruhet në shtëpinë e Todo Bojdanit). Në artikullin me titull “Nga historiku i Radio Tiranës”,botuar në revistën “Radioprogrami”, m 12 prill 1951, shkruhet:”Në godinën e Radio Tiranës u gjetën vetëm dy transmetues, të cilët okupatori i kishte minuar dhe ishte gati t’i hidhte në erë.Por nuk arriti.Ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin disa pjesë të rëndësishme të radiotransmetuesit me valë të shkurtra, ndërsa atij me valë të mesme i ishin hequr dhe thyer një sërë llampash.Për 10 ditë u rregulluan dhe më 28 nëntor të vitit 1944 Radio Tirana filloi rregullisht emisionet e saj edhe për botën e jashtme.” Transmetimet e para pas Clirimit Për fat të keq, për këtë periudhë të rëndësishme të RadioTiranës mungojnë dokumente arkivore.Nuk na vjen në ndihmë as shtypi, sepse gazeta e vetme e asaj periudhe-“Bashkimi”, që zënendësoi gazetën “Bashkimi i Kombit”, botuar gjatë periudhës së pushtimit gjerman,dolin qarkullim vetëm ne fund të dhjetorit të vitit 1944.Megjithatë,kjo periudhë ndricohet nga kujtimet e Dhora Lekës,Xhorxhia Haxhos,Liri Bozos,(Kito),Refik Bezhanit,Findia Veizit,Stafanaq Pollos,etj. Dhora Leka dhe Refik Bezhani,(1917-1996), dëshmojnë se të ardhur nga radhët e Ushrisë Nacionalclirimtare,u ngarkuan të punonin në Radio Tirana, menjëherë pas Clirimit të kryeqytetit. Së bashku me muzikantin e njohur Mihal Ciko,inxhinierin e palodhur italian, Antonio Galeaci, teknikët Spiro Qirko,Todo Bojdani, etj, cdo ditë nga 21 nëntori bënë provat e para të transmetimit, të cilat dolëm me sukses..Më 27 nëntor gjithcka ishte gati. Në një material të ruajtur në arkivin e RTVSH-së,me titull “ Të dhëna nga historiku i Radio Tiranës”, theksohet se Radioja i hapi emisionet e saj më 28 nënntor 1944, me fjalimin që mbajti Enver Hoxha para hotel “Dajtit”,me rastin e parakalimit të forcave partizane që kishin cliruar Tiranën, me të cilin idrejtohej banorëve të kryeqytetit që kishin dyndur në dy anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit:”, dhe tërë popullit shqiptar. Gjithnjë sipas kujtimeve të sipërpëmendurve,në mëngjesin e datës 28 nëntor ata, së bashku me Fatmir Gjatën,autor i teksteve të shumë këngëve partizane dhe Mark Gurakuqin,letrar i ri,të tre partizanë, përgatitën reportazhin e parakalimit të forcave partizane. “Natyrisht,-kujtonte Dhora Leka,-ne flisnim para mikrofonit ashtu sic dinim, por unë duke njohur nga afër kuadro të rëndësishëm, që parakalonin, përpiqesha të bëja një përshkrim sa më realist.””Kurse unë,- shtonte Refik Bezhani,-lexoja parrulla për luftën dhe fitoren kundër pushtuesve”. Sic dëshmon Llazar Morcka,i ri partizan e më pas kompozitor i njohur,me të mbaruar transmetimi i parakalimit të forcave partizane, Radio Tirana vazhdoi programet ee saj me
  14. 14. një koncert me këngë shqiptare, ku aktivizuan, vec tij, edhe Koco Timko,Koco e Nesti Uci,Hysen Pelingu etj., që do të bëheshin më pas figuara të njohura të artit tonë muzikor. Emisonet e radios pasuan me një pasdite përkujtimore kushtuar dëshmorëve, organizuar pikërisht atje ku sot ndodhet përmendorja e Skënderbeut, në sheshin me të njejtin emër. Po si vazhdoi më pas programi i ditës së parë të Radio Tiranës? Mjerisht, askush nuk mund të dëshmojë sepse drejtori i saj i parë pas clirimit,Petro Kito,teknikët e njohur Todo Bojdani, Spiro Qirko,Xahfer Zavalani e shkrimtarët Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi, nuk janë më midis nesh.Ata mund të na jepnin të dhëna interesante dhe për programet e ditëvë të tjera të Radio Tiranës. Vetëm më 25 dhjetor, kur sic thamë nisi të botohej gazeta “Bashkimi”, njihemi me programet e Radio Tiranës.Ja programi i saj dite:19.00-lajme të jashtme;19,15-lajme të brendshme;komente e mesazhe personale;1930-flet Baba Faja Martaneshi;20.00-“Ora partizane”;20.30-lidhje me teatrin “Kosova” për të transmetuar koncert vokal-instumental. Me valë të shkurtra nga ora 20.00-21-30 lajme në frengjisht,serbokrotisht,italisht,greqisht.shqip. Kështu nisi një periudhë e e re për Radio Tiranën. Megjithëse bë mjet i fuqishëm për të propaganduar ideologjinë komuniste, ajo mbeti dhe një mjet që po futej gjithnjë e më shumë në cdo shtëpi shqiptare Arrestimi dhe dënimi i Gjergj Bubanit Sic kemi vënë në dukje,Gjergj Bubani ishte drejtori i parë i Radio Tiranës, njeri shumw i kulturuar.Ai kishte mbaruar studimet e larta në Athinë për kimi, por braktisi laboratorët në këtë fushë, dhe u vendos në Bukuresht me ftesën e Viktor Eftimiut, shkrimtarit shqiptaro- rumun, për t’iu kushtuar publicistikës.Ishte zotërues i katër gjuhëve të huaja, (rumanisht,greqisht, frengjisht dhe italisht), dhe, mbi të gjitha, publicist i njohur, themelues gazetës me titullin kuptimplotë “Shqipëria e Re” dhe autor i shumë shkrimeve për cështjen kombëtare që edhe sot meritojnë vemendje.Me këtë përvojë ai ishte kthyer në atdhe, duke luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë dhe ngritjen cilësore të emisioneve të Radio Tiranës. Pa pritur, ai, që ishte pezulluar nga puna që me vjeshtë të vitit 1943 pas zëvendësimit të pushtuesve italianë me pushtuesit gjermanë, u arrestua me akuzën e tradhtarit të atdheut dhe kolaboracionistit me pushtuesit, e bashkë me të 59 intelektualë nga më të shquarit e kohës. Dhe me këtë akuzë u paraqit në Gjyqin Special të zhvilluar në mars-prill të vitit 1945 në kino-teatrin “Kosova” në Tiranë. Mirëpo gjatë procesit gjyqësor u vërtetua e kundërta.Për këtë mjafton të përmendim dëshminë e Kaliopi Priftit ish-teknike e Radio Tiranës, e më pas redaktore e cila, midis të tjerash, dëshmon kështu në seancën gjyqësore të datës 12 prill1945: “Unë di për Bubanin brenda mureve të Radios.Më 1941 e kam njohur këtë dhe ky e dinte se aty në Radio kishte njerëz të Lëvizjes, pothuajse të gjithë, dhe nuk ka marrë asnjë masë.Kjo ka qenë në kohën e fashizmit.Ky ka justifikuar mungesën e nëpunësve kur nuk ishin në zyrë dhe u jepte rrogat.Kur erdhën gjermanët, tha se duhet të ruhemi se ata e konsiderojnë Radion si cerdhe komuniste.” Këtë dëshmi e përforcon edhe dëshitari Naum Naumi, i cili, gjithasht, pohon: “Gjergj Bubanin e njoh si simpatizant të lëvizjes qyshmë 1943, kur kam dalë nga burgu pas kapitullimit të Italisë fashiste.Di se Gjergj Bubani ka këshilluar me këtë rast shumë oficerë
  15. 15. italianë të shkonin në mal, si për shembull kapitenin Rampi”.( Ky ishte dirigjent i orkestrës sinfonike të Radio Tiranës,shënim imi S.K.,nga gazeta “Bashkimi,13 prill 1945). Cuditërisht trupi gjykues i përbërë nga Koci Xoxe,kryetar,dhe Halim Budo,Gaqo Floqi,Hysni Kapo,Beqir Balluku,Medar Shtylla,Faik Shehu,Gjon Banushi, Bilbil Klosi, anëtarë e prokuror Bedri Spahiu, e dënoi Gjergj Bubanin me 15 vjet heqje lirie që u kthye në 6 vjet.Me mbarimin e dënimit Gjergj Bubani,i sëmurë,vdiq më moshën 56-vjecare, si pasojë e kushteve të vëshira bë burg. Jo vetëm kaq,por për rreth 50 vjet ndihmesa e tij e madhe si dhe e tërë kolektivit të Radio Tiranes nga viti 1938-1944 mbeti në harresë të plotë. Viktima tw tjera tw diktaturws nw Radio Tirana Nw Konferencwn eTiranws, tw mbajtur nw prill tw vitit 1956, Vehip Demi,shefi i programacionit dhe anwtar i byrosw sw partisw nw Radio Tirana,nw emwr tw organizatws sw partisw sw kwtij institucioni,mbajti njw diskutim,ku ndwr tw tjera tha:”Ne duhet tw pranojmw haptasi se te ne ka drotje,frikw pwr tw shprehur mendimet e tyre,pwr tw kritikuar lirisht…Ne duam tw pyesim ministrin e Tregtisw,shokun Kico Ngjela dhe ministrin e Financave,shokun Abdyl Kwllezi, se nga dalin fondet qw duhen pwr tw mbuluar Bllokun.Nw cilin kapital tw buxhetit hyjnw ato.Ne duhet ta bisedojmw shumw cwshtjen e Bllokut.Ne nuk mund ta fshehim kwtw gjw.Ne si komunistw nuk dimw tw sqarojmw,sepse vetw nuk e shohim tw drejtw ekzistencwn e Bllokut.”(Arkivi i Shtetit,Fondi i Komitetit tw Partisw sw Tiranws,dosja A,A/i.A/2,1956). Vehip Demi,ashtu si diskutues tw tjerw qw u shprehwn mw kaq guxim nw kwtw konferencw,pas pwrfundimit tw saj, me urdhwr tw Enver Hoxhes,u burgoswn, ose internuan.Pati nga ata qw gjetwn edhe vdekjen si Vehip Demi.Kurse anwtarwt e tjerw tw byrosw,Skwnder Tupja,Findia Veizi,Koco Afezolli,Masar Bekteshi, u hoqwn nga Radio dhe drejtorit tw saj,Petro Kitos, iu dha vwrejtje e rwndw,ndonwse ai ishte nw atw periudhw ishte me shwrbim jashtw Shqipwrisw. Mw 1963,pwr tentativw arratisjeje, u arrestuan dhe u dwnuan me 25 vjet burgim dy gazetarwt e talentuar tw Radio Tiranws,Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, tw cilwt u ridwnuam nw 1979 me pushkatim, vendim qw u ekzekutua mw 29 maj tw atij viti.Arsyeja ishte se ata,ndonwse e dinin se do tw dwoheshin me vdekje pas 16 vjetwsh tw kaluar nw burgjet e tmerrshme komuniste, u dwrguan njw letwr anwtarwve tw Byrosw Politike tw PPSH-sw, ku theksonin se Enver Hoxha po e izolonte Shqipwrinw nga bota. Njw vit mw pas,pwrswri pwr tentativw arratisjeje,u dwnua me 18 vjet burgim edhe gazetari tjetwr i Radio Tiranws,Abdulla Sallaku. Mw 1973, pasi u pwrjashtua nw Plenumin e 4-t famwkeq tw PPSH-sw nga KQ dhe Partia, u burgos Todi Lubonja,drejtor i pwrgjithshwm i RTVSH-sw,i cilwsuar nga vetw Enver Hoxha si armik i Partisw dhe i populllit, qw kishte kwrkuar tw shtrwmberonte orientimet e partisw, duke u orvatur ta shndwrronte RTVSH-nw nw institucion zbavitws.Po atw vit,pasi ishte dwrguar tw punonte punwtor ndwrtimi nw Ballsh,u arrestua dhe u dwnua me 15 vjet heqje lirie,regjisori i talentuar Mihal Luarasi,udhwhqws artistik i TVSH-sw.Akuza- se kishte vwnw nw skenw Festivalin e 11-tw tw Kwngws nw RTVSH,shfaqje e cilwsuar me ndikime borgjezo-revizioniste,nw kundwrshtim me shijet e masave tw popullit dhe kwrkesat e Partisw dhe… shokut Enver Hoxha.
  16. 16. Mw 1975 u burgos edhe gazetari i Radios sw Jashtme,Gramos Mborja, dhe u hoq nga RTVSH-ja folwsi i njohur Kico Fotjadhi.Mw 1986 tw njejtin fat pwsoi edhe radiotelekronisti i talentuar, Timo Luto.Tw dy pwr motive politike.Vetwm pas disa vjetwsh ata u kthyen pwrswri nw RTVSH.Madje, i pari u hoq pwrfundimisht nga mikrofoni dhe kamera edhe pas rrwzimit tw sistemit komunist, se…kishte qenw folws i veprave tw Enver Hoxhws. Asnjw organ shtypi, ose institucion nuk wshtw goditur kaq shumw nga diktatura komuniste se sa RadioTirana e mw pas RTVSH-ja. Radio Tirana pasuron programet Por tw kthehemi pwrswri nw zhvillimet historike tw Radio Tiranws… Duke u bazuar në kujtimet e punonjësve të parë të, që në dhjetor të vitit 1944 e më pas, del se Radio Tirana, ndonëse me vështirësi, nisi të krijojë emisione te reja që u bënë të pëlqyeshme nga dëgjuesit.Këto qene emisionet artistike si “Ora letrare”, “Ora e rinisë”,”Radio posta”e pastaj ”Ora gazmore”, që rinisi më 15 shtator të vitit 1945 me po atë sukses që kishte pasur në vitet ’40-të, kur e drejtonte humuoristi dhe muzikanti i talentuar shkodran,Pjetër Gjini, që pas Clirimit u arrestua dhe humbi pa gjurmë. “Ora gazmore” transmetohej drejtperdrejt cdo të diel në orën 13.00.Kam qenë i vogël asokohe, por nuk harroj se njerëzit shkëputeshin nga sheshet e rrugët e kudo që të ishin, vraponin në shtëpi për të dëgjuar këtë emision humoristik. Rol të madh në suksesin e tij kishin aktorët Besim Levonja e Behije Cela që më pas do të bëheshin bashkëshortë, të cilët luanin rolin e Conit dhe Ishes, Prokp Mima, rolin e Romës e pastaj Mihal Popi, Gjon Karma,Anton Pano etj.Shoqërimi me muzikë i skeceve, parodive, kupleteve bëhej nga muzikantët e rinj, Llazar Morcka,Nesti Uci,Koco Timko, e Hysen Pelingu. Rinisën më 21 dhjetor 1945 edhe emisionet sportive të përgatitura si gjithnjë nga Anton Mazreku.Madje më 20 dhjetor të atij viti ai komentoi drejtpërdrjet më mikrofon nga Fusha sportive e “Shallvares”të parën ndeshje futbolli pas pas clirimit. Më 26 mars të vitit 1946 një tjetër ngjarje me rëndësi në jetën e RadioTiranës. Me pjesën “Nëna” të shkrimtarit jugosllav Llovric,nis emisioni “Teatri në mikrofon”, që u bë menjherë nga emisonet më të ndjekura për dekada me radhë. Vend të rëndësishëm në emisonet e Radios zunë lajmet që transmetoheshin disa herë në ditë, si dhe emisionet politike, midis të cilave, “Ju njohim me Bashkimin Sovjetik”, “Ju njohim ne Jugosllavine e Re’,” komenti mbi ceshtje të ditës,si dhe biseda me karakter ideologjik,historik, shoqëror, sidomos për Ushtrine e Kuqe, Leninin,Stalinin Titon. U zgjeruan edhe emisionet muzikore,vecanërisht me muzike popullore.Këngëtarët e parë që debutuan në mikrofonin e Radio Tiranës pas Clirimit qenë përsëri Tefta Tashko Tashko Koco,Marie Kraja, Jorgjia Truja,Kristaq Antoniu e këngëtaret Merita Sokoli, Viktori Xhacka, Kel Sata, me grupim shkodran, grupi i sazeve, pa përjashtur edhe koret partizane etj.. Si gjithnjë, Mihal Ciko vazhdonte të punonte në drejtimin e sektorit të muzikëe.Duhet thënë se të gjitha programet muzikor shqiptare transmetoheshin ende drejtpërdrejt në mikrofon,sepse magnetofoni ende nuk kishte hyrë në fjalorine Radio Tiranës. Bëm përjashtim përdorimi i një magnetofoni, plackë lufte,mbetur nga ushtria gjermane,i tipit AEG.Sic kujtonte Emil Plumbi,së pari redaktor ne Radio e pastaj, mbas mbarimit të
  17. 17. studimeve, inxhinier po aty, ky magnetofon i serisë së prodhimeve të para të këtij mjeti që do ta revulocinarizonte Radion në botë,bëri shërbime shumë të dobishme për regjistrimet e emisoneve të Radio Tiranës në atë periudhë. Sigurisht, me ardhjen e magnetofonëve të prodhimit sovjetik më 1950 cilësia, jo vetëm e emisoneve artistike e muzikore, por edhe e tërë emisionve u rrit në mënyrë të ndieshme, sepse tani ato regjistroheshin e pastaj transmetoheshin. Edhe muzika klasike zinte vend të rënsësishëm në programet Radios.Ajo deri më 1949 ishte e e ruajtur në disqe që nga koha e pushtimit fashist.Qe fat imadh, sic kujton fonotekisti i vjetër, Islam Proseku, që një pjesë e mirë e tyre nuk u shkatërrua, sepse pati nga ta që mendonin se, meqë është muzikë “fashiste” duhej asgjesuar.Dhe ishte fjala këtu për qindra disqe të cilat ishin ruajtur me kujdes që nga koha e Luftës. Për të kuptuar “mendësitë” e disa punonjësve të Radio Tiranës në ato vite, mjafton të përmendinm se, duke vënë në dukje popullaritetin e “Radio Postës”, në një nga numrat e parë të revistës “Radiopërhapja”, që nisi të botohej me 1 shtator 1947, shkruhej kështu për muzikën klasike; “Janë të paktë ata dëgjonjës që kërkojnë muzikë klasike, me tone melankolike të rënda.Dhe kjo sigurisht na ato raste kur gjendja shpirtëorë e dëgjonjësit është e tillë, kur ai nuk e ndjen sa duhet gëzimin e jetës dhe nuk ka në masën e duhur besimin se do t’i klojë ajo gjendje jo e gëzueshme që sundon…” Një interprtetim me të vërtetë trashaman për muzikën klasike. Zëra të rinj nw mikrofon Pas Kalipi Plasarit dhe Refik Bezhanit që ishin folësit e parë në mikrofonin e Radios, në vitet e para pas Clirimit u dëgjuan zëra të rinj:Avni Skrapari,Eleonora Prosi e Hysen Vendresha.Sidoqoftë, me zgjerimin e programeve u ndie edhe nevoja e folësve të tjerë.Kësisoj, Radio Tirana në verë të vitit 1947 shpalli një konkurs ku morën pjesë shumë të rinj.Fitues të konkursit ishin Haki Beleri dhe Viktori Xhacka, që u bënë ndër folësit më të mirë të Radios,(Kjo e fundit kryesisht për emisionet muzikore). Duke përjashtur radiokronikën e parë në ditën e Clirimit të Shqipërisë, më 28 nëntor të vitit 1944 para tribunës ku parakaluan forcat partizane, për të cilën kemi folur në pjesën e dytë të këtij cikli,termi radiokronikë thuajse nuk u përdor në programet e Radios.Mirëpo në programin e datës 16 shtator 1946 lexohet:”Ora 18-Aksion imadh i Rinisë ,radikronikë e regjistruar në disqe në rrugen Kukës-Peshkopi”. Sic kujton Emil Plumbi,autori i kësaj radiokronike,në mungesë të magnetofonit u përorën disqe të buta deciliti,prodhim gjerman, që gjatë viteve të pushtimit dhe pas,shërbyen për regjistrimin e fjalimeve të udhëheqësve fashistë e komunistë. Me disqe të tilla u regjistrua, me sa dimë, edhe radiokronika e parë në historinë e Radio Tiranës.Teknikisht, për përgatijen e kësaj radiokronike ndihmoi inxhinieri italian, Antonio Galeaci.U regjistruan zërat e disa aksionistëvë , zhurmat e shpëthimit të minave që ndihmuan për përgatitjen sa më mirë të kësaj radiokronike. Deri në vitin 1947 në të gjithë sektorët e Radio Tiranës punonin mbi 50 punonjës. Drejtor vazhdonte të ishte Petro Kito,nëndrejtor Findia Veizi, që zëvendësoi Alqi Kriston,shefi i sektorit të muzikës,Mihal Ciko,Mustafa Krantja, që më pas do të bëhej nga dirigjentët më të njohur, pastaj gazetarët Pirro Nace,Nihat Uruci, e bashkëpunëtorë të rinj, si Mark Gurakuqi,Fatmir Gjata, Llazar Siliqi,Jusuf Alibali; në sektorin teknik Todo
  18. 18. Bojdani,Spiro Qirko,Xhafer Zavalani,Met Huta,Kaliopi Prifti,përkthyesit për emisonet ne gjuhë të huaja,Vasil Papajani,Viktor Kraja,Lidia Trendafillova,Lili Adams, Age Bojaxhi, e motra e nënë Terezës, atëherë priftereshë në Indi, që do të bëhej më pas shkak që kjo përkthyese të largohej nga Radio. Pwrpjekje pwr caktimin e valwve tw Radio Tiranws Nga data 24-28 qershor 1946 Shqipëria mori pjesë në mbledjen e Asamblesë së Përgjithshme Kushtetuese në Bruksel, në të cilën delegacionet e e radiodifuzioneve të të 26 vendeve të zonës evropian, duke perfshirë edhe Shqipqrinë,miratuan statusin e OIR-it, (Organizata Ndërkombetare e Radiodifuzionit) .Një ndër problemet më të rëndësishme që u shtruan në këtë mbledhje e në mbledhjet e tjera që u mbajtën më pas, ishte edhe caktimi i valëve të Radios. Në mbedhjet e tjera të OIR-it të mbajtura përsëri në Bruksel,Kopemnhagen, Atlantik Siti,Gjenevë, Meksiko, u bë një punë e kujdësshme për të përcaktuar përfundimisht valët e Radios.Në këto konferenca vendi ynë u përfaqësua nga Petro Kito, drejtor i Radio Tiranes,që zotëronte shume mirë frengjishten dhe italishten.Në to u shtrua problemi i planifikinit të frekuencave për stacionet me valë të shkurtra, të mesme e të gjata.. Në konferencën e Kopenhagenit, të mbajtur në totor të vitit 1948, u caktuan përfundimisht valët e mesme dhe të gjata për vendët e zonës evropiane.. Në fund të kësaj konference u miratiua konventa dhe plani i ndarjes së valëve, i njohurme emrin “Plani i Kopenhagenit”,që hyri në fuqi më 1950.Sipas tij vendit tonë iu caktuan 4 frekuencva për t ‘u përdorur në stacionet e Tiranës, Korcës, Shkodrës,dhe Gjirokastrës. Deri në vitin 1948, Radio Tirana mbante lidhje kryesisht me Jugosllavinë.,e cila po përgatitej ta kthente Shqipërinë në republikë të shtatë. Pas konferencës së së Radiodifuzionit jugosllav, ku mori pjesë edhe vendi ynë,(nëntor 1947), në revistën “Radiopërhapja” shkruhej kështu:”Kjo konferencë ka rëndësi të madhe për radiodifuzioni tonë.Sikundër në cdo sektor, ashtu edhe në sektrin e radiodifuzionit vendi ynë do të ketë ndihmën e vlefshme të Jugosllavisë së mareshalit Tito.Prandaj, në zhvillimin e forcimin e Radiodifuzionit jugosllav,ne shikojmë zhvillimin edhe forcimin e radiodifuzionit tonë.” Por “muaji i mjaltit” midis të dy vendeve, sic dihet, nuk vazhdoi gjatë.Kjo u pasqyrua edhe në marrëdhëniet midis dy radiodifuzioneve.Më 1947 erdhi në Tiranë pa u ftuar një delegacion nga Komiteti i Radiodifuzionit jugosllav, i kryesuar nga Zvenko Rusic.Ai kërkoi që në emisione e Radio Tiranës të zinin edhe më shumë vend ngjarje nga Jugosllavia titiste.(“Radiopërhapja’nr.1,2,3.”Historiku i Radio Tiranës’. Dhe ja, më 30 qershor 1948 shpallet Rezolucioni i Informbyrosë, ku Partia Komuniste Jugosllave cilësohet si agjenture e imperializmit.Ndërpriten marëdhëniet midis dy vendeve e, doemos, edhe midis dy radifuzioneve.Nuk arrin në portin e Durrsirt radistacioni me valë të mesme 20 kë, të cilin qeveria jonë e kishte blerë në Francë.Një fakt i tillë pohohet edhe në një relacion të Drejtorisë së Radifuzionit tonë drejtuar Kryeministrisë, ku thuhet:”Ky stacion u ble nëpërmjet Jugosllavisë nga firma franceze “Tomson-Hudson” dhe arriti ne Rijeka.Por me daljen e komunikatës së Informbyrosë, autoritete jugosllave ndaluan nisjen e këtij stacioni për në Durrës dhe e mbajtën për vete.”(AQSH, dosja 4 faqe 155).
  19. 19. E njejta dukuri do të ndodhte në dhjetor të vitit 1961, kur do të prisheshin marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe në korrik të vitit 1978 me Kinen.. Shqipëria do të mbetej vetëm.Po ashtu edhe RTVSH-ja. Kështu për vite e vite, për shkak të politikës aventurore që ndoqi diktatori Enver Hoxha në cdo fushë, duke përfshirë edhe fushën e kulturës dhe artit. Disa nga drejtuesit e Radio Tiranës pas Clirimit Petro Kito Pas drejtorit të parë të Radio Tiranës,Gjergj Bubani,(1938 deri 1944), i cili në Gjyqin Special të njw viti mw pas u dënua me gjashtë vjet heqje lirie, drejtori i parë pas Clirimit që në dhjetor 1944,u emërua Petro Kito. Kishte mbaruar shkollën Normale të Elbasanit, ku kishte mësuar frengjisht, gjuhë që e fliste rjedhshëm, dhe italisht.Ishte kjo përparësi që i dha mundësi, sic e kemi përmendur mw lart, të merrte pjesë në sa e konferenca ndërkombëtare të zhvilluara madje deri në Meksikë, për caktimin e valve të Radio Tiranës. Perto Kito u përpoq të shpinte dhe më tutje përvojën e madhe të të fituar gjatë viteve 1938-1944, që, si e kemi parë, nuk kishte qenë e vogël, për më tepër kur një pjesë e kuadrove, redaktorë e teknikë, vazhduan të punonin në këtë institucion.Dhe rezultatet nuk munguan,pavarësisht se, duke qenë nën trysninë e dikaturës komuniste, emisionet qenë në pjesën dërmuese të politizuara. Në periudha të ndryshme ai pati pranw si nëndrejtorë Alqi Kriston, që më pas do të shquhej si shkrimtar e përkthyes, dhe gazetarin Findia Veizi. Nga natyra Petro Kito qe njeri i butë dhe i arsyeshëm.Vlerësonte talente e reja, kërkonte edhe mendimin e të tjerëve për probleme profesionale.Më 1956,sic u tha mw siper si anëtar i byrosë së organizatës bazë të partisë të Radio Tiranës, miratoi diskutimin e mbajtur nga Vehip Demi, shefi i redaksisë së programacionit në Konferencën e Tiranës, ku kritikohej udhëheqja e PPSH-së që ishte shkëputur nga masat dhe nuk po vinte në jetë vendimet e Kongresit të 20-të PK të B.Sovjetik. Më janar te vitit 1961, ndonëse kishte kërkuar të largohej nga Radio, udhëheqësit e lartë të partisë e panë të arsyeshme te mbetej si nëndrejtor, kurse vendin e drejtorit e zuri Thanas Nano, i ardhur nga Komiteti Qendor I PPSH-së. Një goditje tjetër mori Petro Kito dhe pas Festivalit të 2-të të Këngës në Radio Tirana, në dhjetor të vitit 1962, që u kritikua nga udhëheqja komuniste për ndikime nga muzika dekadente borgjeze.Mbi të ra përgjegjwsia se ishtë marrë organizimin e këtij festivali dhe kishte lejuar kështu këto gabime. Më 1966 Thanas Nano,pas Thirjes së KQ të PPSH për të punuar aty ku ka nevojë atdheu, gjeti rastin ta qarkullonte në Elbasan, ku caktua drejtor i Shtëpisë së Kulturës.Sigurisht ishin hapur qitapet dhe ishte kujtuar Konferenca e Tiranës.Themi kështu,sepse qarkulluan nga Radioja edhe Adriatik Kanani, i cili kishte mbaruar studimet për gazetari në B.Sovjetik,edhe ai një nga diskutantët më të flaktë në Konferencën e Tiranës, kur kishte qenë gazetar në “Zërin e Popullit”. Sidoqoftë, Petro Kito, (1919-1994), mbeti në kujtesën e punonjëve të Radios si një drejtues i mirë dhe i dashur. Ndryshe nga…
  20. 20. …Thanas Nano… Ardhja e Thanas Nanos na janar tw vitit 1961 u prit me drojtje në Radio Tirana. Kishte punuar prej 13 vjetësh,(1945-1958) në ATSH.Kishim dwgjuar se kishte punuar pastajpwr dy vjet në Drejtorin e Propagandës së KQ të PPSH-se.dhe qw andej erdhi drejtor i kwtijinstitucioni, detyrw nw clwn mbeti deri në janar të vitit 1972, kur ndërkohë, ishte bërë edhe drejtor i përgjithshëm i RTVSH-së. Atë vit u largua me motivacionin konservator, shprehur nga Manush Myftiu, anëtar i Byrosë së KQ të PPSH-së dhe zv.kryetar i K. të Ministrave, në një mbledheje të kolektivit të RTVSH-së, për t’u zëvendësuar nga Todi Lubonja. Mirwpo ,pa kaluar mirë një vit, u kthye përsëri, drejtpërdrjet me urdhërin e diktatorit Hoxha si “dorë e fortë”, që do të mënjanonte punën armiqësore të Todi Lubonjës., i cili dënua me 15 vjet heqjë lirie si armik i Partisë dhe i popullit.Nw listwn e kandidatwve pwr postin e drejtorit tw pwrgjithshwm tw RTVSH-sw hartuar nga drejtoria e shtypit e KQ tew PPSH-sw, sic shkruan publicisti i i njohur, Marash Hajati,aso kohe instruktor nw kwtw drejtori,Enver Hoxha bwri kwtw shwnim:”Nw Raditelevizion tw kthenet, (gjirokastritshe),Thanasi.Mangwsi profesionale mund tw kemi,por prockat e Todit nuk do t’i bwjw”(‘Dera e prapme e shtypit”,faqe 84). Pavarwsisht se ishte dogmatik që më 1961 miratoi propozimin e Adriatik Kananit, përgjegjës i redaksisë së informacionit për krijimin e “Revistës radiofonikë të mbëmjes”, një emision që u bë i larmët dhe cilësor;gjithashtu, miratoi krijimin e sektorit të dispecerisë, për kontrollimin e emisioneve para transmetimit, dhe, ajo që është më e rëndësishmja, miratoi krijimin e Arkivit të Radios, më 1962, ku që prej asaj kohe në fondin e saj janë ruajtur materiale me vlera të mëdha. Ai i dha nxitje edhe futjes së të ashtuquakjturave materiale të gjalla,pra, të radiokronikave e radioreportazheve, dukuri e rrallë në emisionet e Radios. Vec këtyre, vuri menjëherë në jetë edhe orientimin e Qeverisë që Radio Tirana të transmetonte emisone nga ora 8.00 deri 12.00 e nga 16.30 deri më 18.00, të cilat qenë orë të vdekura.Kësisoj, Radio Tirana nisi të transmetonte emisione pa ndrëprerje që nga ora 5.00 deri më 23.00. Mirepo personalitetin e tij e dëmtuan disa tipare negative.Ishte shumw i vecuar dhe i ngurtw.Nuk mori pjesë qoftë në ndonjë mbrëmje vallzimi, a ekskursion me kolektivin, nuk u fut kurrë në ndonjë zyrë për të biseduar me redaktorë a teknikë.Krijoi rreth vetes një farë grupi, midis të cilëve servilë e të paaftë.Luftoi, cuditërisht të aftët dhe u hakmor ndaj tyre. Njihen poërplasjet që pati me gazetarët e talentuar Pirro Nace, i njohur për dhuntitë në mikrofon, që u detyrua të largohej për të kaluar në revistën “Ylli”, me Fadil Kokomanin e Vangjel Lezhon, dy gazetarë të tjerë të njohur sidomos për emisonet artistiko-letrare, me zv.drejtoreshën e Radios, Nefo Myftiu… Luftoi edhe folësit të më shquar-Vera Zhejin Feride Spahiun,(Konomin), që u deturua edhe ajo të largohej, për t’u kthyer, sic do të shohim vite më pas në mikrofon edhe kamera. Luftoi edhe inxhinierë e teknikë,midis të cilëve inxh.Emil Plumbin që kishte vënë bazat teknike të Radios së re, të cilin e qarkulloi më 1966 në Durrës e më pas qarkulloi edhe teknikun veteran, Spiro Qirko.Krijoi marrëdhënie të ndera edhe me inxhinierin e talentuar, Gaqo Konomi.
  21. 21. Nuk u shqua kurrë si gazetar.Duke përjashtuar rrallë e tek ndonjë koment politik të shkruar me gjuhë të thatë dogmatike , nuk qe i aftë të shkruante as edhe një reportazh. Me largimin e tij në janar 1972, kolektivi i RTVSH-së mori frymë, aq më tepër që ai që e zevedësoi, Todi Lubonja, ishte krejt i kundërt.Po ky kolektiv u ndrydh me rikthmin e tij pas një viti.U rikthye më dogmatik dhe hakmarrws se mw parw..I dëshmoi këto tipare negative edhe kur në fillim të vitit 1975 me qarkullimin e dytë të kuadrit tw orientuar nga diktatori Hoxha, largoi kuadro të talentuar, si shkrimtarin Ruzhdi Pulaha, gazetarët Kliton Gilani,Qemal Xhomo, Albert Shala, Fuat Memeli e tw tjerw.Madje qarkulloi edhe gazetarë që për disa vjet do të dilnin në pension e që aq shumë i kishin dhënë Radios për vite, si Findia Veizi,Maqo Afezolli etj..Në të njejtën kohë spastroi edhe tërë ata që i ishin bërë urë, se tashmë nuk ua kishte nevojën.Punonjësit e RTVSH-së më së fundi u cliruan në njw farë mase kur në janar të vitit 1976 doli në pension në moshën 60 vjec e dhjetë muaj, sërishmi si “dorë e fortë”.. Eshtw pwr tw ardhur keq qw Agron Cobani,me disa ndwrprerjeje drejtor i Radios dhe TV-sw, qw mw 1978 e deri mw 2006, rekord pwr t’u futur nw librin “Gines”,me kulturw mediokre dhe pa ditur asnjw gjuhw tw huaj,njw ditw pas vdekjes sw Th.Nanos,mw 23 maj 2007, nw njw emision lajmesh nw RTVSH, ka deklaruar:” Thanas Nano ka bwrw epokw nw RTVSH”.Mos ndoshta ai e a fjalwn pwr to qw u theksuan mw sipwr pwr kwtw drejtor? …Ymer Minzhozi… Për gjashtë vjet, (1957-1963), qe nëndrejtor i Radio Tiranës.Mund të quhet pa mëdyshje, drejtues-krijues, po të marrim parasysh se ishte komentatori më i mirë politik, për shënimet e ditës e komentet javore, që shquheshin për një stil të vecantë.Kjo kishte një arsye.Vec talentit Minxhozi lexonte në rusisht,( gjuhë që e kishte mësuar gjatë studimeve në Bashkimin Sovjetik).Më kujtohet që një nga gazetat më terheqëse për të ishte “Zarubjezhom,(“Përtej kufijve”), e përjavshme ku përfshiheshin shkrimet më të mira të shtypit botëror për probleme ndërkombëtare.Ishte pikërisht kjo kulturë që ndikoi në përkryerjen e stilit të tij original, që u pa dhe në komente të botuara në shtyp. U shqua edhe si reportazhist dhe dashamirës ndaj të rinjve. Si gazetar që më 1959 në Radio, krijova marrëdhënie shumë të mira me të. Dhe përfitova nga përvoja e tij. Kishte kurajë,ndaj disa herë u përplas edhe Thanas Nanon.Ndodhi një herë që Nano më urdhëroi mua dhe një gazetar tjetër të shkoja me shërbim në Shkodër, por pa automjet..Duhej të përdornim autobusin e linjës.Mirëpo, po të marrim parasysh se magnetofoni që do të përdornim peshonte 14 kg, kuptohet se do ta kishin shumë të vëshirë të leviznim nëpwr qytet.Pas foli me Thanasin, madje në telefon, ndonëse zyra e tij ishte shumë praën zyrës së drejtorit të përgjithshëm, anuloi sherbimin dhe i mbylli atij telefonin. Në fund të vitit 1963 u emërua korrespondent i”Zërir të Popullit” në Kinë e Vietnam.Aftësitë si gazetaar e shkrimtar i dëshmoi në disa libra që botoi e vazhdon të botojë edhe tani. …Nefo Myftiu… Ndonwse nuk qe gazetare ,ajo, me t’u emwruar drejtoreshw e Radio Tiranws,(1967), pati aftwsinw tw njihej me vecoritw e saj dhe tw afronte,nxiste dhe vlerwsonte gazetarwt dhe kuadrot e tjerw mw tw mirw, gjw te tw cilwn nuk e kishtw bwrw Thanas Nano.Megjithwse
  22. 22. e shoqja e nje anwtari tw Byrosw Politike tw Q tw PPSHsw,ajo krjijonte ngrohtwsi nw marwdhwniet me twrw punonjwsit. Ishte sw bashku me Todi Lubnjwn,drejtorin e pwrgjithwshwm tw RTVSH-sw organizuesja e Festivalit tw 11-tw,(1972), qw u dwnua padrejtwsisht nga Enver Hoxha.Si pasojw, nw prill të atij vitit 1973 u shkarkua nga kjo detyrw.Por mbeti nw kujteswn e twrw punojwsve tw kwtij institucioni. Kico Pandeli Mban rekordin në shtypin shqiptar se pse për 25 vjet qe drejtor i Radio së Jashtme, (1963-1988), edhe pse, vec një rusishtjeje të calë që e kishte mësuar në B.Sovjetik, ku kishte ndjekur një shkollë partie, nuk qe i zoti të mësontë pakës frengjisht, a italisht, se për anglisht nuk bëhej fjalë. Pedant si Thanas nano,u bë i padëshirueshëm për të gjithë gazetarët e Radios sw së Jashtme.Kishte maninë që të vinte dorë mbi shkrimet e tyre duke qenë vetë një gazetar mediokër. Nuk kishte më të voglin respekt për përkthyesit e folësit në gjuhë të huaja,aq sa i shkurtoi shpërblimet e tyre në shuma qesharake. E detyroi përkthyesin e talentuar, Robert Shvarc, të punonte në korridor, në të ftohtë e në të nxehtë.Vuante nga kompleksi i inferioriteti.Por kjo nuk e pengonte të cmohej nga KQ i PPSH-së si “komentator i shquar politik”.Madje edhe nga vetë shoqja Nexhmie Hoxha. Kur doli në pension më 1988, askush nuk u kujtua në Radion e Jashtme të ndërmerrte të bënte një takim lamtumire me tw.. Portrete tw folwsve tw parw… Kaliopi (Plasari)… Isha shumë i vogël, jo më shumë se pesë vjec, kur nisa të dëgjoja për herë të parë emisone të Radio Tiranës.E, midis tyre, më ka mbetur ende në kujtesë zëri i tingëllueshëm i një gruaj që thoshte:”Këtu Radio Tirana! Po japim lajmet!”. Ky zë e pas tij zëra të tjerë burrash e grashë, më kanë shoqëruar deri sa erdhi një ditë kur edhe unë, i dashuruar pas mikrofonit, kërkova të bëhesha folës në Radio Tirana. Dhe arrita.Madje në gusht të vitit 1958 nisa edhe të lexoja emisionet e lajmeve.Disa muaj më pas më caktuan të lexoja edhe lajmet e orës 22.00, që ishin edhe lajmet e fundit.Dhe aty m’u dha rastitë lexoja pikërisht me atë folëse, zëri i së cilës më kishte ngjallur aq kurreshtje që i mitur.Kjo ishte Kaliopi Plasari,(Nushi,1905-1979), që e kemi përmendur në pjesët e para të këtij cikli.Natyrish që e kisha njohur ato muaj që kisha nisur të bëja provat para në mikrofon. Por këtë radhë do të lexoja bashkë më të.Dhe, jo pa emocione. Pasi mbaruam së lexuari emisionin e lajmeve pata rast t’i shprehja asaj përshtypjet që kisha për të.Vuri buzën në gaz.Kështu u miqësova me këtë grua, tashmë në moshë, që lëxonte në të njejtën kohë edhe emisionin e lajmeve ne frengjisht, gjuhë që kishtë mësuar që në vegjëli kur kishte jetuar në Francë së bashku me familjen emigruar atje prej vitesh.
  23. 23. Mund të quhet me plot të drejtë se Kaliopi Plasari është folesësja e parë që krijoi metodën e leximit të lajmeve.Ishte shumë e saktë në lexim, duke komunikuar me dëgjuesit nëpërmjet një intonacioni që i përshtatej natyrës së gjuhës shqipe, sidomos në kalimin nga fjalitë kryesore, te fjalitë e varuara, që kërkojnë pauza të domosdoshme. Mbaj mend së një ditë maji të vitit 1960 kur unë ende nuk kisha mbushur një vit që punoja në Radio, një grup punonjësish, midis të cilëve isha edhe unë, bënë nj vizitë në shtëpi që e gëzoi pa masë.. Më pas,kur doli në pënsion, askush nga drejtuesit e Radios nuk u kujtia për këtë grua të heshtur dhe bujare, sepse një djalë,Gjergjin,që kishte mbaruar studimet në Poloni, ia kishin internuar.. Haki Beleri…(1919-2003) Kemi përmendur në pjesën e pestë se në një konkurs për folës të organizuar në Radio më verë të vitit 1947, fitoi edhe Haki Beleri.Mbas mbarimit të studimeve studimet në Normalen e Elbasanit, Hakiu ndoqi studime për disa vjet në Itali për letërsi, të cilat për shkak të Luftës sw Dytw Botwrore nuk arriti t’i përfundonte. I dhënë pas violinës, që do ta shpinte më pas edhe në orkestrën sinfonike të TOB-it, ai, si pa dashur mori pjesë në konkursin në fjalë dhe po ashtu si pa dashur u pëlqye, e kështu u përcaktua fati i tij që - të jetë vazhduesi i traditës së leximit të lajmit, komentit në mikrofon. Haki Beleri u bë padyshin një zë i vecantë në leximin e lajmeve dhe sidomos të fjalimeve të udhqësve tanë e të botës komuniste.Për të interesohej drejtperdrejt vetë udhëheqja.,ndonesë dihej që kishte një vëlla të pushkatur si nacionalis gjatë Luftës.Vinte në Radio për të lexuar lajmet edhe pasi kishte marrë pjesë në shfaqjet e TOB-it, vinte dhe herët në mëngjes duke përdorur një bicikletë të vjetër. Kështu që nga viti1948.Edhe ai pa dëgjuar kurrë një fjalë të mirë nga Thanas Nano. Dhe ja një ditë e papritura.Ishte mbrëmja e 6 majit të vitit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës të futej Brenda..I habitur kërkoi shpjegime,por atë e mori të nesërmen..Me urdhër të Thanas Nanos, ai nuk do,të lexonte më në mikrofon për shkak të vëllait të pushkatuar.Po ringjallej e tmerrshmja luftë e klasave që i shkonte shumë për shtat drejtorit të përgjithshëm.Kështu, kur nuk ishte vecse 55 vjec, Haki Beleri ky zë i vecantë i mikrofonit, u deturua të lërgohej nga Radio Tirana.E larguan edhe nga TOB-i ku kishte qenë jo vetëm violinë parë,por edhe përkthyes i operave të tilla si “Madamë Baterflai”, “Toska”,Rigoleto”,”Peshkatarët e perlave”. Në tetor të vitit 1994, kur po shkruauja librin “Historia e RTVSh-së”, së bashku me ish- radiokronistin e njohur ,Piro Nace, bëmë në studion e lajmeve të Radio Tiranës një bisedë që duhet të jetë ruajtur në arkivin zanor të këtij institucioni.Kujtuam këtë ngjarje dramatike për të.Iu luta pastaj Hakiut të lexonte disa lajme.Dhe i lexoi me shumë emocione.Ishte po ai zë, po ajo mënyrë të lexuari.Dhe të vjen keq kur mendon se nga zeri i tij ka mbeur vetëm ky fragment, sepse të gjitha regjistrimet e teksteve të lexuara nga ai, ishin zhdukur nga Arkivi i Radios si zë…armiku Para vdekjes së tij në vitin 2003, nga TVSH-ja u realizua për fat të mirë një emision e plotë që shpalos veprimtarinë e tij si folësi rrallë të Radio Tiranës. Vera Zheji…
  24. 24. Në shkurt të vitit 1948 në mikrofonin e Radio Tiranës nisi të dëgjohej zëri i një vajze.Shquhej,vecanërisht në leximin e emisioneve letrare.Kjo ishte nxënësja e Shkollës Pedagogjike të Tiranës, 15-vjecarja, Vera Zheji., që u bë shumë shpejt një zë popullor.Zërin e saj mund ta dëgjoje që në oën 5.00 të mëngjesit , duke lexuar emisone të llojeve të ndryshme. Duke qenë se ishte shoqe e motrës sime, kërkova të njihesha me të që të provohesha si folës.Dhe ashtu ndodhi.Më 12 janar të vitit 1958 u takova dhe u habita kur pashë përballë meje një vajzë te re të gjallë e të përzemërt. Që në provat para më nxiti,më mësoi dhe ashtu si me Kaliopi Plasarin erdhi dhe dita që të lexoj drejtpërdrejt ne mikrofon lajme , ku duhet kujdes që të mos gabosh se nuk ke rast që ta ndreqësh veten si në emisionet e regjistruara. Ajo që më ka bërë gjitnjnjë përshtypje është se Vera Zheji ishte folëse që nuk gabonte kurrë gjatë leximit.E them me siguri se nga kjo pikëpamje ishte dukuri e rrallë duke e krahasuar edhe me folës të tjerë që kam mundur të dëgjoj në italisht dhe rusisht.Më kujtohet se kur dëgjoja Radio Moskën, cilësi të tilla kishte Levitani i famshëm. Një shembull:Në prill të vitit 1960 po lexoja me Verën lajmet e orës 18.00.Zakonisht lajme të shkurtra dhe jo të rëndësishme Por ja befas hapet dera e brendshme e studios aty futet një redaktor.Ai ka në dorë një fletë të cilën ia lë Verës në tryezën ku po lexojmë.Eshtë një lajm i porsaardhur nga ATSH-ja, një lajmi që është përkthyer me nxitim, është redaktuar, gjithashtu, me nxitim dhe po me nxitim ka ardhur në Radio.Redaktori ka bërë disa ndreqje edhe ai me kaq nxitim.Merret me mend se jo më folësi, por edhe një lexues i zakonshëm do ta ketë të vështirë të lexojë.Forcat revolucionare të Fidel Kastros kanë fituar në Kubë. Këtë ngjarje, që për atë kohë qe nga më sensacionalet, përmban lajmi ku ndreqjet u ngjajnë hieroglifeve.Ta paktën për sytë e mi.Dhe Vera i lexoi këto hieroglife me saktësi të habitshme.Me të vërtetë për t’u mahnitur me të. Kush nuk kujton leximin e përrallav të orës 19.00 në vitet 70-të nga Vera?Më thoshte një shok,sot rreth të 40-tave që kur ishte i vogë, linte lojën në rrugë për t’iu afruar Radios dhe për të dëgjuar përrallat e lexuara nga teta Vera. Të tërë e admironin Verën,vec…drejtorit të Radios,Thanas Nanos.Ishte më të vertetë e habitshme.Kurrë nuk tha një fjalë të mirë për të.Dhe kur Vera pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, me ndërmjetësinë e Nefo Myftiut,drejtoreshës së Radio së Brendshme,u caktua pedagoge në atë institut, Thanas Nano gjeti një mënyrë meskine që të hakmerrej.Nuk deshi që ajo të lëxonte cdo javë një cikël emisionesh letraro-artistike të miratuara prej saj E justifikoi këtë masë me arsyen se nuk duhej të shpenzoheshin para për folës të jashtëm, kur këtë punë mund ta bënin folës të brendshëm.Me të vërtetë indinjuese.T’i mbyllej kështu dera një foleseje kaq të njohur!?..Për fat të mirë, Pirro Kondi,aso kohe drejtor i Drejtorisë së Propagadës në KQ të PPSH-së, vuri cdo gjë në vijë. Vera lexoi edhe lajme në italisht, gjuhë që e zotëronte shumë mirë,sepse ishte e prirur për gjuhë të huaja ashtu si vëllezërit e saj të shquar në fushën e lëtërsisë, Petroja dhe Gjergji.Ajo mund të kishte qenë pa drojë edhe aktore e talentuar.E tregoi këtë në disa pjesë teatrore,(kujtoni komedinë “Shi në plazh”), e ndonjë film artistik. E, megjithatë, askush nuk u kujtua që asaj t’i akordohej të paktën titulli “Artiste e Merituar”. Feride Spahiu,(Konomi)…
  25. 25. Ishte viti 1957 kur unë, amator i rregullt i emisioneve të Radio Tiranës, dëgjova për herë të parë një zë të ri dhe të freskët.Dhe u habita kur mësova se ishte zëri i Feride Spahiut,një ish-nxënëse e gjimnazit ”Qemal Stafa”, një një klasë më poshtë se klasa ku studioja unë. U bëmë më pas shokë të ngushtë, në gusht të vitit 1958.Sic kam përmendur edhe më sipër, atëherë nisa të lexoja lajmet. Ishte një provë e vështirë, sepse,sic dihet, do të lexoja drejtpërdrejt në mikrofon.Dhe për herë të parë lexova me Feriden.Më dha zemër e, ndonëse lexova me drojtje ,ta patën nuk gabova, as nuk ngeca. Me Feriden në mikrofon kemi kaluar edhe caste dramatike:Në shkurt të vitit 1961 zhvillohej Kongresi i 4-t i PPSH-së.Meqë Haki Beleri si violinist i TOB-it,merrte pjesë në një shfaqje organizuar për delegatët e kongresit e zëvendësova në lajmet e orës 20.00.E të mendosh se diskutimet e shumë delegatëve na u dhanë nga redaktorët e lajmeve drejtpërdrejt ne nikrofon pasi ishin bërë ndreqje e shkurtime. Kemi lexuar së bashku me Feriden deri në orën 21.45 e pas një pushimi prej 15 minutash, kur u transmetua muzikë, rinisëm maratonën me leximin e emisionit të fundit të lajmeve të orës 22.00, me diskutimt e tjera të delegatëvë, përsëri plot korigjime, ku cuditësrisht ,nga mobilizimi nuk bëmë,qofte edhe ngecjen më të vogë.Pas leximit te lajmeve nëndrejtori, Ymer Minxhozi, na përgëzoi përzemërsisht. Ashtu si Vera edhe Ferideja u fut “në orbitën” e Thanas Nanos, që vazhdonte të mos kishte ndonjë konsideratë për folësit. Ishte kjo arsyeja që kërkoi që ata të mos punonin më 6 orë në ditë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për artistët, por 8 orë.Qe një vendim absurd,por që, cuditërisht, me gjithë kundërshtimin e folësve, u vu në zbatim. Në këto rrethana Ferideja që më pas do të bëhej bashkëshortja e inxhinierit të talentuar, Gaqo Kononi, u detyrua të largohej nga Radio, të ndiqte degën gjuhë-letërsi në UT e të punonte redaktore gjuhësore në Shtwpinw Botuese tw Librit shkollor. U rikthye mw 1980 nw mikrofonin e Radios, madje edhe në kamerat e TVSh-sw, ku krijoi një personalitet të vetin,duke mbetur e përlqyer nga radioteleshikuesit., qoftë për leximin e lajmeve, qoftë edhe për leximin e emisioneve letraro-artistike. Kico Fotiadhi Një zë që u ngjit me dinjitet në nivelin e leximit të Haki Belerit, madje në disa drejtime coi edhe më tutje përvojën e tij..U shfaq në mikrofon në vitin1960, kur ishte në radhët e Ushtrisë.I diplomur në Institutin e Lartë Dramatik, Kico pati një gamë të madhe që nisi jo vetëm më leximin e lajmeve e bisedave politike e shoqërore, por edhe me paraqitjen e spektakleve si një festival të këngës në RTVSH e, mbi të gjitha, edhe si telereportazhist. Në këtë rol ai drejtoi me sukses nje sërë emisionesh televizive me karakter historiko- kulturor për zhvillimin e qyteteve e krahinave të vendit tonë. Edhe ai nuk qe pëlqyer nga Thanas Nano.Një cen biografik sipas një njoftimi nga vendlindja,sic wshtw thwnw mw sipwr, u bë shkak që të degdisej për disa vjet në një fshat të Tiranës. U rikthye në RTVSH, ku vazhdoi me sukses veprimatrinë si folës në emisione radiotelvizive. Në Radio më pas u shquan edhe folës të tjerë, ndër të cilëve,në radhë të parë, Meropi Xhai, (Matlia),e cila shpesh herë i shëmbëllente Vera Zhejit, Elsa Xhai, Viron Noti,pa dyshim një
  26. 26. folës i një niveli shumë të lartë,Liliana Mecani, Lorenc Zadrima,Skëndër Rama e më vonë Arben Kamberi, i cili u aktivizua edhe në emisone televizive etj. Ndër ta duhet të përmendim edhe pr.Thanas Shkurtin.Nuk lexoi në emisionet e lajmeve në gjuhën shqipe, por në italisht, frengjisht dhe anglisht për botën e jashtme, sikur të ishte italian, francez, ose anglez.Besoj një rast i rrallë edhe në botë.Nuk më harrohet kurrë që në disa letra të ardhura nga dëgjues të huaj në adresë të Radio Tiranës, më 1956-60,kur punoja në redaksisnë e jashtme të saj, shprehej habia se si një shqiptar lexonte në anglisht, sikur të ishte folws i BBC-sw. Ata, dhe të tjerë që erdhëm më pas, përbëjnë një galeri të këndshme të folësve të Radio Tiranës, që do të përmenden gjithnjë më respekt nga dëgjuesit e hershëm të emisioneve radiofonike. Radiokronikat e para… Vërtet folësit, kur hapnin emisonet ose kur lëxonin lajmet, thoshin :”Ju flet Tirana”,por në të vërtetë Radio Tirana nuk fliste, por vetëm lexonte.Lexoheshin lajmet, rubrikat kulturore, artistke, ekonomike,politike,lexoheshin bisedat, lexohej gjithcka. Mirëpo, ndërkohë, të paktën nga Radio Rai, që dëgjohej thuajse në tërë territorin e vendit, shihej se kishte radiokronika, radioreportazhe, biseda me pyetje e përgjigje,.transmetime ngjarjesh të rëndësishme.Në qendër të tyre ishte gazetari e jo folësi. Radio Tirana ishte shumë larg këtij synimi.Për shumë arsye.E para, dhe më kryesorja, se gazetarët ende nuk kishin përvojën dhe aftesinë për të folur në mikrofon duke përjashtuar ndonjë gazetar si Pirro Nace,ose Muho Rehova, që ishin ende shumë të rinj.E dyta, ishte shumë vështirë që bashkëpunëtorët të flisnin drejtpërdrejt në mikrofon.E treta,edhe po të ishin të aftë, ishte censura që nuk lejonte një hap të tillë që ishte shumë i rrezikëshëm dhe i pakotrolluar.Mund të ndodhnin gabime, sidomos gabime politike. Por edhe pas vitit 1950, kur Radio Tirana u pajis me nagnetofonë dhe kur u krijuan, pra, mundësi të paktën për të zhvilluar biseda me bashkëpunëtorë, kjo nuk u arrit, sepse vazhdonte të mungonte përvoja e vetë gazetarëve.Sidoqoftë, bisedat e para e më pas radioreportazhet, hapën një faqe te re në historin e Radio Tiranws aty nga mesi i viteve 50, kur në Radio ishte kthyer pas studimeve jashtë shtetit Pirro Nace, e pas tij kishin nisur të aktivizoheshin nëkëtë drejtim Koco Afezolli,Kadri Zotria, Maqo Afezolli e Adli Daci. Megjithatë,radiokronika dhe radioreportazhi ende nuk dukeshin në horizont.Tjetër pengesë.Radio nuk kishte magnetofonë të lëvizshëm për t’u bartur nga një vend në tjertin. Kur unë nisa punën në radio Tirana më 1958, së pari si bashkëpunëtor e pastaj si gazetar, pashë për herë të parë që Radio Tirana ishte pajisur me magnetofonë të markës austriake “Hornifon”,të një cilësie shumë të mirë, por të rëndë në përdorim.Të lëvizje nga RadioTirana në një institucion tjetër, duhej të përdorje pa tjetër automjet.E, po të marrim parasysh se Radio Tirana kishte gjithsej dy të tilla,kuptohet se sa vëshirësi u dilnin gazetarëve.Vec kësaj, këta tipa magnetofonësh punonin më korrent elektrik e, si pasojë, regjistrimet duhej të bëheshin aty ku kishte priza… Kështu, në të tilla kushte të vështira nisën të punonin gazetarët e mikrofonit për të realizuar ato që fillim nisën të të quheshsin emisione të gjalla..Natyrisht, të gjitha të regjistruara.
  27. 27. Disa nga radiokronistët e pare dhe… Radiokronika të mirëfillta e të drejtpërdrejta, do të nisnin më vonë.(përjashtohen manifestimet me rastin e festave të shoqëruara me parakalime, në të cilat aktivizoheshin kryesisht folësit e e më vonë gazetarët, të cilat jënë bërë, sic kemi parë që më 1944, gjatë parakalimit të forcave partizane në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Më 1959,vec Pirro Naces, u shqua për emisione të gjalla në mikrofon Maqo Afezolli dhe Kadri Zotria, vecanërisht në radioreportazhet në Vlorë, me rastin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.Në maj të atij viti duhet të përmendim edhe radiokronikën nga aeroporti i Rinasit, me rastin e ardhjes së Nikita Hrushovit, Sekretarit të Parë të KQ të PK të B.Sovjetik, realizuar nga Frederik Gjerasi, ish-folës në Radio Moska. Radiokronikat e para në emisonet e lajmeve nisën që në janar të vitit 1961, në prag të Kongresit të 4-t të PPSH-së.U aktivizuan gazetarët e informacionit, Polivaq Lino,Bajram Vuka, Kadri Zotria.(Ndërkohë, Pirro Nace, që ishte pionieri i radiokronikës, si pasojë e qëndrimit të ashpër të Thanas Nanos ndaj tij, sic kemi thënë, u detyrua të lërgohej nga Radio Tirana).Por, megjithatë, ai la jo vetëm përvojën e tij jo të pakët, por edhe një talet të mikrofonit.Ky ishte Alfons Gurashi që nisi të aktivizohej si folës në “Rubrikën e rinisë”, të përgatitur nga vetë Piro Nace, e më pas në emisionetë tjera.(Alfonsi u nda papritur nga ne nw fillim tw kwtij viti,duke lwnw gjurmw tw pashlyeshme nw historinw e radiokronikws shqiptare). Ndonëse punoja në redaksinë e kulturës që më 1959, nisa të bashkëpunoja me “Rubrikën sportive”, ku edhe përgatita radiokronikat e para nga mjediset sportive, sidomos nga Pallati i Sportit “Partizani”.Madje, jo me dëshirë, edhe unë isha i detyruar të ndihmoja redaksinë e informacionit me radiokronika nga qendra pune e prodhimi. Hopi më i madh i radiokronikës shqiptare,nisi më 20 maj 1964, kur drejtoria e Radio Tiranës i kërkoi “Albimportit”që në vend të magnetofonve të markës austriake “Hornifon”, të importoheshin magnetofonë të levizshëm të markës gjermanoperendimore”Uher”. Dhe, më të vertëtë, kështu ndodhi.Më kujtohet tetori i atij viti, kur inxhinier Emil Plumbi na mësoi si duhej të vinim në përdorim këta magnetofonë që punonin edhe me bateri, të cilët sollën një revolucion në emisionet e gjalla të Radio Tiranës. Me aparate të tilla nisën të punonin në redaksinë e informacionit dy gazetarë të rinj,Alfonsi Gurashi,që u rikthye pasi kreu shërbimin ushtarak dhe Agron Cobani.Ishte dhjetori i vitit 1965 kur ata u ëmëruan radiokronistë profesionistë, duke cuar më përpara punën e kryer deri atëherë nga Polivaq Lino ,Bajram Vuka e Kadri Zotria.Radiokronika, falë këtyre dy gazetarëve të talenuar të mikrofonit, u bë pjesë përbërese e “Revistës Radiofonike”. Më pas galeria e radiokronistëvë u pasurua me zëra të rinj, si Dhimitër Dishnica, Zamira Koleci,Amali Dhamo,dhe, Timo Luto, i cili,më pas, sic e kemi vwnw nw dukje ,pas një intrige të kurdisur nga Ministria e Brendshme, ku shpëtoi pa u dënuar me burgim, u transferua më 1985 në një fshat të Tiransë. Punoi atje deri më 1990 e pastaj u kthye në TVSH, ku sërishmi u shqua për telekronika të përgatitura me profesionalizëm të lartë. …Radiokronistët e parw sportivë “Ishte hera e parë që do të transmetohej me radio nji ndeshje futbolli në vendin tonë.Zani i kumbueshëm dhe i aciktë i transmetuesit ,(kishe me thanë me siguri se ka qenë zoti Anton
  28. 28. Mazreku),nuk la asnji rast me kalue por të gjitha udhëtimet e topit i transmetoi për bukuri për dëgjuesit tanë….” Kështu shkruante gazeta “Sporti Shqiptar” e datës10 shtator 1938 rreth ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit midis “SK Tiranës” dhe “Iraklisit” të Kavallës,(Greqi),zhvilluar më 1 shtator në fushën “Shallvare” të Tiranës.Dhe artikullshkruesi nuk gabonte.Ishte pikërisht Anton Mazreku, drejtori i kësaj gazete dhe pa dyshim gazetari dhe specialisti me i mirë i futbollit në atë kohë në Shqipëqri, ish-futbollist i “Skëndërbeut” të Korcës, që ndërmori komentimin e kësaj ndëshjeje në valët e Radio Tiranës.Dhe kjo ndodhi gati tre muaj para inaugurimit të Radio Tiransë më 28 nentor 1938, në periudhën tri ditore kur u bënë provat e fundit të transmetimeve, të cilat dolën me sukses. Për fat të keq, kjo ishte hera e parë dhe fundit që Radio Tirana transmetoi një ndeshje futbolli, deri më 1945.Pikërisht më 20 dhjetor të atij viti ishte përsëri Anton Mazreku dhe edhe një herë nga fusha e “Shallvares”, kometoi një tjetër ndeshje këtë radhë midis “Tiranës” dhe “Vllaznisë, e cila shënontë fillimin e pandërprërë të kampionateve tona të futbollit. Nga goja e Antomn Mazrekut dëgjuesit ndoqën edhe ndeshjet e turneut të futbollit të Lojërave Ballkanikë të vitit 1946, ku Shqipëria doli kampione si dhe fitoret e bukura, por edhe humbjet e parfaqësueses sonë në ndeshje ndërkombëtare. Anton Mazreku, sic ma ka pohuar vetë, nuk mungoi asnjë herë në mikrofonin nga fushat e futbollit,duke përjashtuar ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht, më 1 maj 1948 kundër parfaqësueses rumune, ku tanët fituan 1-0, me një gol të rrallë të Mirashit.Atë ndeshje e komentoi rastësisht,Pandi Allabashi, që ishte pjesëtar i delegacionit tonë sportiv.Dhe, natyrisht, sic më ka pohuar edhe ai vetë,nga që nuk kishte haber nga ajo punë, bëri c’bëri po fjalët e tij kryesore, sic i mbaj edhe unë mend ndonëse kam qenë vetëm 10 vjec, ishin:”Ja, tani topi ndodhet në ajër, e merr Borici Bicaku dhe përsëri topi në ajër…” Por Anton Mazreku komentoi edhe ndeshjen e zhvilluar më 14 shtator të viti1950 në Budapest kundër Hungarisë së legjendave të futbollit botëror, Pushkash e e Kocish, që tanët e humbën me rezultatin e thellë 12-0. “Kolegët nga Radio Budapestit më dhanë disqet ku ishte regjistruar kjo ndëshje.-më thoshtë një herë Antoni,- të cilat imbajta për shumë kohë në shtepi, por kurrë nuk i dëgjova, nga që nuk doja të kujtoja këtë ngjarje shumë të rëndë të futbollit tonë. Kjo erdhi si pasojë e tronditjes së madhe që pushtoi skuadrën pas arratisjes së futbollistëve Bahri Kavaja e Bule Vathi, të cilët u hodhën nga anija në det, kur anija sovjetike, në të cilën po udhëtonim drejt Kostancës, po kalonte nëpër Bosfor..” Një ditë verë të vitit 1964 u përpoqa ta bindja që t’i dëgjonim mësë fundi ato disqe, por ai përsëri nuk u bind.Sic duket, nuk donte të rindërmendte kujtimet e hidhura të asj ndeshjeje dhe atij turneu ku përfqësuesja jonë humbi edhe me Rumaninë 0-3 e me Cekosllovakinë 0-5. Anton Mazreku qe i pranishëm edhe në ndeshje që skuadra jonë e Rinisë zhvilloi nëpwr fëstivale botërore të rinisë, deri te ndeshjet e “Dinamos “ së Tirannës në një turne miqësor në RD Gjermane dhe në në B.Sovjetik më 1958. Pastaj nisi një periudhë e gjatë ”agjërimi”, kur asnjë ndeshje nuk u transmetua më nga jashtë shtetit., ndonse Shqiëria nisi të merrte pjesë në veprimtari evropiane e botërore. Duhej të vinte shtatori i vitit 1987 që gazetari Ahmet Shqari të shoqëronte “Flamurtarin”e Vlorës në Barcelonë në takimin e kthimit për Kupën e UEFA-s me skuadrën e famshme të këtij qyteti, që kjo ndeshje të komentohej prej tij nga Radio Tirana.Pra, pas gati 30 vjetësh.

×