SlideShare a Scribd company logo
1 of 16
Jam një djalosh 22 vjeqar , Elhamdulilah Allahu me ka udhëzuar ( fali namaz ) që 5 vite. Mundohem të jem ndjekës i sunetit të Pejgamberit ( salAllahu alejhi ve selem ) . Mundohem që kontributin tim fetar ta japë , por më shumë metoda ime është përmes të shkruarit. Merrem shumë më forume ku e shfrytëzoj edhe mundohem që të bëhem sebep që ta udhëzoj dikë në rrugën e Allahut.
Jam antarë i njohur në forume të xhahilëve poashtu edhe në forumet islame dhe iu baj davet ku jemi nje grupë me do vllazni edhe kemi pasë sukses por në mesin e atyre kan pas shum që më kan kundërshtu, ofendu etj. Kur ndonjë gjë që më pyesëshin e nuk dija ti përgjigjesha i kthehesha librave por edhe në shumicën e rasteve hoxhallarëve ( talebeve ). Shumë adresa më regjistrofshin në MSN .
Një ditë më rexhistroj një adres ku e pranova . Pas disa kohësh kjo adres që me rexhistroj me pershëndeti edhe më tha a ban një pyetje edhe pasi që ma parashtroj edhe ia ktheva përgjegjen, filluam kështu më bisedë edhe ajo zgjati një kohë afro 2 orë, kjo ndodhi më 18 Gushtë.Gjatë kësaj bisede, bashkëbiseduesi ishte vajzë e moshës 20 vjeqare edhe pasi që ajo u qel në bisedë edhe ajo filloi me disa shprehje që nuk na kan hije neve muslimanve. Më mashtroi shejtani edhe na la një përshtypje të mirë në bisedë, kështu që nesër une ia shkrujta një mesazh edhe i thashë se kam dëshirë përsëri me fol me ty , poashtu edhe ajo e ka mirëprit shumë këtë ftesë timen.
Filluam në bisedë edhe pyetje pas pyetjeve ajo më tha se une kam dëshirë që të martona me një djalë që është fetar , por unë i thashë se fetart kan kushte, ajo ma ktheu se cilat jan ato kushte që i jepni ju ? Unë ia ceka disa kushte ku njëra nga ato ishte që të mos ta ketë të kaluarën e përlyt ( të jetë e ndershme ) edhe tash ta vendos mbulesen. Filluam ta bënim që të flasim ditë-përditë deri sa edhe u "dashuruam". Ajo e kishte në shtëpi internetin dhe pohonte se e ka të kufizuar internetin se sa me nejt dhe se nuk e lëjnë të shtëpisë
Ajo thoshte se nuk është në rend për fejes sepse i kishte 3 vëllezer edhe 1 motër para saj. Pas një jave bised ajo më befasoi ku deklaroi se është mbuluar . Allahu Ekber shumë u gëzova për këtë, por tash ajo kishte probleme me familje sidomos me babain e saj ku edhe e kërcenoi me largim nga shtëpia përshkak të mbulesës së saj. Por ajo ishte e përmbajtu edhe u qetësuan disi familja e saj . Ne vazhdonim biseden tonë të përditshme. Në atë kohë unë e kisha një shokë shumë të ngushtë por edhe ajo e kishte një shoqe shumë të ngushtë, kështu që edhe ata i njoftuam dhe që këshu u shtua lidhja edhe më shumë. Ajo betohej se me donte shumë , edhe më shumë se veten e saj , por edhe unë gjithashtu e doja shumë atë vajz ku pos saj më nuk me shkojke mendja te askush . Isha në gjendje të bëj çdo gjë për atë vajzë, çdo ditë folnim në internet më orë të tëra. Unë nuk e kisha internetin në shtëpi kështu që më duhej gjithnjë me udhëtu por e kisha afër shumë net-in. U çelëm shumë në bisedë me atë vajz, ajo gjithnjë qelte tema për ti shtjelluar ne , tema që ishin 100 % erotike ( stagfurllah ).
Folnim fjalë që është turp të fliten mes burrit dhe gruas. Mi shkruante nga disa mesazha në ditë dhe pohonte se nuk po muj me nejt pa ty, unë çdo pushim që e kisha e shfrytëzoja në internet , ku shpesh kam dalë edhe nga orari i punës veq me pa se a mos kam ndonjë mesazh të ri. Shumë duheshim në mes veti , thonim se askush tjeter pos nesh nuk duhej kaq shumë . Fillova ta humb kohën shumë . Isha duke mësuar me një kurs fetar nga disa hoxhallarë ( ndjekës së sunetit ) ku para se të njoftohesha me këtë vajz isha nxënësi më i rregullt , asnjëher asnjë munges nuk e pata bë , gjithashtu në ligjëratat e hapura gjithnjë shkoja prej të parëve, por tash filloi të ndryshoj jeta ime . Edhe pse përsëri shkoja në mësim te hoxhallarët nuk e kisha atë koncentrim në ligjërata, fillova të bëhem dembel , në ligjëratat e hapura ku gjthnjë shkoja prej të parëve, fillova të shkoj pasi kishte filluat ligjërata shpesh herë edhe në fund të ligjërates por ndodhte edhe hiq të mos shkojë. Ia pata treguar asaj të gjitha sekretet e jetës time të cilat askush pos Allahut ( subhanehu ve te'ala ) nuk i dinëte.
Edhe ajo me tregonte gjëra të jetës së saj. Ia dhamë besën njëri-tjetrit se me lejen e Allahut ne do të martoheshim në mes veti dhe të kalojmë bashk në këtë botë edhe në xhenet inshAllah. Ajo më thoshte se prinderit i ka të shumë të rrezikshëm , dhe se nuk e lëjnë me dal askund. Thoshte se është e izoluar dhe tërë ditën, rrinë në shtepi e mbyllur së bashku me motrën e saj . Thoshte se kur të thua ti do ti them babait tim se unë jam e dashuruar në një djal dhe se pos tij nuk marr askënd, por e patëm lan pas Ramazanit. Thoshtë se kurrë nuk ka shkuar në xhami, se nuk e lëjnë prindërit , thonte së paku të shkojë deri tek dera e xhamisë asgje tjeter nuk dua. I premtojsha se nëse martohem me ty edhe në namaz të sabahut do të shkojm bashë në xhami. Betohej duke thënë: Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im - se unë të dua shumë , vetëm ty të dua . Thonte se nëse nuk martona me ty do ta mbys vetën - kjo shumë me dhimbte mua edhe e këshilloja se nuk ban ashtu, thoja se nuk ban me i humb shpresat për bashkimin tonë , isha në gjendje ta pres edhe shum shum vite sepse më të gjitha vajzat tjera nuk me dukeshin asgje. Më thonte se edhe nëse nuk të marr ty, gjithmonë do të dua ty , djalin tim do ta emëroj me emrin tënd për mos me të harru kurrë. Shumë banim hajgare në mes veti, folnim për natën e dhëndërrisë për shumë gjëra.  Më thonte se shumë po qanë edhe menzi po e pret orarin tonë për me fol .
Duke biseduar dalë-ngadal i afroheshim muajit të shejtë të Ramazanit . I thashë se deri më tash kemi folë shum shum gjëra që Allahu nuk është i kënaqur, e kështu që ne ramazan do ti ndalim ato shprehje edhe ndoshta krejt bisedën . Në fillim të Ramazanit nuk hysha hiq në net por dal ngadal filluam përsëri me folë por vetëm gjëra të thjeshta e jo shprejhe të fëlliqura . Bajshim gjithnjë dua në kohë të iftarit dhe të syfyrit që Allahu të na bashkojë në dunja dhe ahiret. Edhe gjatë bisedës me atë vajz vendosa që unë të iu tregoj familjes time se e dashuroj një vajz . Familja ime e mirëpriten këtë lajm dhe shumë u gëzuan. Vendosen familja që në pranver me e ba fejesn ( nëse është e caktuar ) . E nga familja e saj e dinte vetem morta e saj. Fotografin e asaj vajze e mabja në telefonin tim dhe çdo moment u thelloja në shikin e asaj foto. Shumë ishim të gëzuar që ishim bashkë. Afrohej fundi i Ramazanit ne çdo ditë folin mes vete edhe na shtohej dashuria edhe me shumë. Shpeshherë na zinte koha e iftarit ne duke folur bashkë.
Në natën e 27-të të Ramazanit ( natën e Kadrit ) e prita por nuk hyri ajo në net , por 5 min para iftarit hyri ajo edhe me tha se nuk munë shum me nejt por veq deshi të më tregoj se sot familja e saj për herë të parë ne jetën e saj kan vendos me i dërgu fëmijet në xhami, edhe që kjo ishte shumë e emocionune. Unë shumë u gëzova për këtë lajm . Të nesërmen hyra në net edhe e prita por nuk hyri ajo në net, por ia shkrujta një mesazh. Hyra e nesërmen tjeter edhe po e shohë se nuk ma kam kthy mesazhin , e prita deri kah iftari edhe përseri i shkrujta se të kam prit por ti nuk dole. Aq shume u patëm dashuru sa që ia dhamë njëri-tjetrit edhe pasvordat . Në diten e tret pasi e fala namazin e ikindis edhe hyra në net , e kur e pashë se më ka ardhë një mesazh në emër të saj.
Por kur po e lexoj edhe po me thotë: Unë nuk jam e dashura jote por jam morta e saj dhe me shumë keqardhje të lajmëroj se : E dashura jote nga nata e Kadrit gjendet në spital ! ? Më tha se atë natë kur shkuam në xhami tha se e dashura jote më tha se mu ka qelë zemra edhe tha se tërë namazin ka qajt. Pas namazit duke u kthyre në shtëpi tha kerrin e tyre e goditi një shleper ku tha vajzën tënde e kan dërgu në spital edhe se 2 ditë gjendet në shok sobë edhe tha se doktorri ka thënë se nuk ka shanca me shpëtu . Kur e lexova këtë mesazh mu ka dobësu trupi im , duart nuk më banin punë që ta udhëheqi mausin, fillova të qaj në internet me të madhe. Të gjithë që ishin afër meje në internet me shikonin se çka ka ky njeri që po qan kaq shumë ? Papritmas kur u qel adresa e saj dhe aty ishte morta e saj. Menjeher e pyeta se qysh o vajza ime , ajo më tha se sot pas drekes ka vdek.
Shumë u dëshprova edhe më shumë kam qajt. Nuk kam shkuar në shtëpi por drejt në xhami kam shkuar edhe kam kam hy në Kur'an-otek edhe jam mbyllë i vetmuar duke qajtë një kohë të gjatë deri kah koha e iftarit. Kemi pas organizuar një iftar në restaurant me vllazni atë ditë dhe kur shkova të gjithë shoqnia hanin por mua nuk më haej edhe pas bukës jam nda veq edhe përsëri më kan shpërthyer lotët edhe nuk jam ndal. Atë natë nuk kam mujt me fal namaz të teravis por vetem farzin e jacis edhe kam dalë. Kam hy në net edhe i kam dërgu motres së saj mesazh që të më thirrë në telefon për të më tregu se në sa ora është vorrimi edhe në cilën xhami do të falet namazi i xhenazes. Atë natë nuk kam fjetë tërë natën. Nuk më merrte gjumi dhe rrija me telefon në dorë duke pritur thirrjen nga motra e saj për të më treguar për kohën e vorrimit. Me mua atë natë rrishin edhe dy shokët e mi të ngushtë. Atij shokt i bëri telefoni edhe ai dual jashtë edhe foli me dikan.
Pas një kohe unë e pashë se nuk po më vjen thirrja në telefon e atëher vendosa edhe po i thamë atij shokut se pas namazit të sabahut do të nisemi për në atë vend edhe pse nuk e di kur do të bahet vorrimi por në atë vend kam shumë vllazen edhe ata do të më ndihmojnë, kur papritmas ai shoku më tha se atë e kan vorros se i ka lajmëru ajo vajza që i patëm njoftuar ne. Fillova përsëri të qajë sepse u dëshprova që nuk mujta të ia fal namazin e xhenazes, deri sa erdhë koha e namazit të natës, e tani shkuam në xhami për Kijamu Lejl edhe kështu që nuk më mbanin këmbët atë natë por veq 4 rekat i fala. Kështu vazhdova, dhe të nesërmit nuk shkova në punë . Ua tregova shtëpisë time se vajza që e dashuroja tashmë kishte vdekë. Qajtën familja im sidomos nëna ime ku ajo dy ditë ishte shtrirë nga vuajtja. U afrua edhe dita e Fitër Bajramit, unë nuk isha i qetë. As nuk shkoja për vizitë por edhe kur vinin te ne për vizitë nuk dilja për me i mirëpritë. Vetëm shkoja në xhami edhe aty ishte vendi i vetëm ku mund të qetësohesha.
Kur shkova në internet e pashë se më ka ardhë një mesazh ku ma kishë dërgu motra e saj dhe më kërkoi falje se nuk ka mundur të lajmëroj për vorrimin sepse edhe ajo vet nuk e dinte të sigurtë këtë gjë, por veq kur ka ndëgjuar nga babai se tash po e dërgojm në varrin e saj. Pastaj edhe mi tregonte shumë disa ngjarje të jetës së sajë sidomos pasi që u njohë me mua. Më tregonte se qante shumë se më thojke se ajo shumë të ka dashtë ty, dhe shumë tregime tjera që më rrjedhin lotët. Nga ai moment që pata ndëgjuar se ajo ka vdekë unë në namazet sunet që i falësha gjithnjë në sexhde e bëja këtë dua: O ZOTI IM FALE SARËN, O ZOTI IM MËSHIROJE, O ZOTI IM ZGJEROJA VARRIN, O ZOTI IM NDRIÇOJA VARRIN, O ZOTI BËNJA VARRIN NJË KOPSHTË PREJ KOPSHTËVE TË XHENNETIT E MOS IA BËN NJË GROPË PREJ GROPAVE TË XHEHENEMIT, O ZOTI IM QELJA NJË DRITARE PREJ DRITARËVE TË XHENNETIT, O ZOTI IM NA BASHKO NË XHENNET NEVE TË DYVE etj .   Më thonte motra e saj se shumë po mërziten familja e saj, dhe më tha se edhe vëllau që ishte me të kur bënen ndeshje komunikacioni dhe se vëllau i saj i kishte thyer krahun edhe një brijë, atij nuk i kishin treguar për vdekjen e saj dhe se ai shumë shumë u mërziste. Unë isha i ftohur, edhe nuk mendoja më për martesë për një kohë të gjatë apo edhe ndoshta hiq më ( për tërë jëtën ) . Të gjithë vllaznia kur më shihnin më thonin se nuk je mirë , ke ndryshua shumë , as nuk po qeshë, sytë kuqë po të rrinë edhe shumë ke ra ( ke humb shumë kilogram ) por unë nuk flisja, kështu vazhdova .
Pasi kaloi Bajrami më 27 Tetorë hyra në internet ta shikoj MSN mos ma ka dërguar ndonjëkush ndonjë mesazh, por kur e pashë së më kishë ardhë një mesazh nga adresa e asaj vajze që e doja as shumë. Fillova ta lexojë mesazhin dhe duke lexua fillova të mos iu besojë syve të mi ! Shkruante në mesazh se : Ma ban hallall , se të kam gënjyer , sepse Sara nuk ka vdek, une jam gjallë, e gjitha që kam bërë deri më tash ka qenë hajgare ! ? Thotë: Une jam një vajzë 19 vjeqare e cila jam e martuar dhe kam një fëmijë dhe jamë e mbuluar por deri më tash kam bë hajgare me ty. Tash tha ti mund të bën çka dëshiron me mua, thotë edhe unë tash vërtet jam dashuruar në ty, nuk po muj me u kujdes për fëmijen tim, burrin nuk po e dua ma siç e kam dashur me parë, andaj sikur të mos isha kanë e martuar do të merrja vetëm ty. Sikur të kisha mundësi thotë do ta leja familjen time, do ta leja burrin dhe fëmijën tim dhe me ty të shkonim së bashku në xhihad. Vërtet thotë me vjen keqë për atë e sidomos për nënen tëndë ...! Isha i befasuar me këtë që e pashë . SubhanAllah dy muaj e gjysmë mi humbi kotë, më shkatërroj jetën time, ma shqetësoj familjen time edhe në fundë më thotë se bëra hajgare , andaj ma ban hallall ! Nuk mund të besoja edhe filloi dhe më hyri urrejtja edhe filloi të më dhimbte koka nga kjo që pashë. Atëherë i kam shlyre 74 mesazhe që mi ka dërguar ajo ( që i pata ruajtur ) edhe fotografinë e saj të rreme. Atëher ia kam shkruar një mesazh dhe i kam thënë: Allahu më faltë mua për ato mëkatë që i kam bë. A vërtet kjo është hajgare ! ?
A e dinë se sa kohë kam humbur me ty - A e din se ti ma ke nxirë zemrën time me mëkate - A e din se ti ma ke shkatërruar jetën time - A e din se ti ma ke shqetësua familjen time - A e din se sa lotë kam derdhur për ty - A e din se sa ligjërata Islame i kam humbur pas teje - A e din se sa para kam shpenzuar duke folur me ty I kam thënë se ti së pari je betuar në Allahun rrejshëm me dhjetra herë, ti e ke tradhëtura burrin tënd, ti luan me ndjenjat e muslimanëve, andaj çka pritet prej një nëne të tillë ? Dhe në fund thua : MA BAN HALLALL SE HAJGARE KAM BA ! Kurrë i kam thënë nuk ta bajt Hallall, edhe dije se në Ditën e Gjykimit do të kërkoj para Allahut të Lartëmadhëruar drejtësi. I kam thënë , se deri tash ti ke udhëheq këtë lojë, por tash e tutje unë do ta udhëheqi. Pas një kohe një vëlla i zbulojmë të gjitha rrethë asaj vajze se: Kush është ajo vajz, emrin e saj të vërtetë, mbiemrin e vajzërisë dhe të nurësirë, emrin e fëmijes, emrin e burrit, burri i vet se çka punon, adresen se ku jetojnë edhe numrin e telefonit .   I kam lajmëru asaj vajze dhe i kam thënë përsëri se tash " une udhëheqi lojën." I kam thënë se ashtu siq ti luajte me familjen time edhe unë tash do ta lajmëroj burrin tënd dhe do ti tregoj për çdo gjë që ka ndodhë edhe do t'ju shqetësoj familjen tënde.
Por VALLAHI BILAHI TALLAHI përsëri mu ka dhimbtë që të shkatërrohet një familje Muslimane edhe tek fundi i fundit mu dhimtë fëmija, sepse ai nuk ka faj aspak dhe mu dhimbtë edhe e lash me kaq. Pas një kohe u qetësova edhe vazhdova dhe iu ktheva jetës time normale, iu ktheva ligjëratave dhe brenda dy javëve me lajmëruan vëllezerit nga një shoqatë se ti je në listën tonë për të shkuar në Haxh. Allahu Ekber shumë u gëzova , e dorzova pasaporten dhe e kryta Haxhin dhe brenda vitit u fejova me nje vajz te ndershme. Prandaj i këshillojë të gjithë vëllezërit Musliman që të kenë kujdesë nga Interneti , sepse Interneti është shpatë me dy tehë. Muslimani duhet t'i shfrytëzoj anët e mira të internetit, ato që i shërbejnë fesë dhe jetës së tij, e jo ato që e prishin fenë dhe jetën e tij. E LUS ALLAHUN E LARTËMADHËRUAR QË TË MË MËSHIRONË MUA DHE TË MI FALË MËKATET E MIA QË I KAM BËRË, DHE TË MA JEPË NDERIN QË TË BIE SHEHID NË RRUGËN E TIJ - ALLAHUME AMIN

More Related Content

More from Elldini-Upfiek

More from Elldini-Upfiek (20)

Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
çUdi!!!
çUdi!!!çUdi!!!
çUdi!!!
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 

Tregimi I Një VëLlau !!!

  • 1. Jam një djalosh 22 vjeqar , Elhamdulilah Allahu me ka udhëzuar ( fali namaz ) që 5 vite. Mundohem të jem ndjekës i sunetit të Pejgamberit ( salAllahu alejhi ve selem ) . Mundohem që kontributin tim fetar ta japë , por më shumë metoda ime është përmes të shkruarit. Merrem shumë më forume ku e shfrytëzoj edhe mundohem që të bëhem sebep që ta udhëzoj dikë në rrugën e Allahut.
  • 2. Jam antarë i njohur në forume të xhahilëve poashtu edhe në forumet islame dhe iu baj davet ku jemi nje grupë me do vllazni edhe kemi pasë sukses por në mesin e atyre kan pas shum që më kan kundërshtu, ofendu etj. Kur ndonjë gjë që më pyesëshin e nuk dija ti përgjigjesha i kthehesha librave por edhe në shumicën e rasteve hoxhallarëve ( talebeve ). Shumë adresa më regjistrofshin në MSN .
  • 3. Një ditë më rexhistroj një adres ku e pranova . Pas disa kohësh kjo adres që me rexhistroj me pershëndeti edhe më tha a ban një pyetje edhe pasi që ma parashtroj edhe ia ktheva përgjegjen, filluam kështu më bisedë edhe ajo zgjati një kohë afro 2 orë, kjo ndodhi më 18 Gushtë.Gjatë kësaj bisede, bashkëbiseduesi ishte vajzë e moshës 20 vjeqare edhe pasi që ajo u qel në bisedë edhe ajo filloi me disa shprehje që nuk na kan hije neve muslimanve. Më mashtroi shejtani edhe na la një përshtypje të mirë në bisedë, kështu që nesër une ia shkrujta një mesazh edhe i thashë se kam dëshirë përsëri me fol me ty , poashtu edhe ajo e ka mirëprit shumë këtë ftesë timen.
  • 4. Filluam në bisedë edhe pyetje pas pyetjeve ajo më tha se une kam dëshirë që të martona me një djalë që është fetar , por unë i thashë se fetart kan kushte, ajo ma ktheu se cilat jan ato kushte që i jepni ju ? Unë ia ceka disa kushte ku njëra nga ato ishte që të mos ta ketë të kaluarën e përlyt ( të jetë e ndershme ) edhe tash ta vendos mbulesen. Filluam ta bënim që të flasim ditë-përditë deri sa edhe u "dashuruam". Ajo e kishte në shtëpi internetin dhe pohonte se e ka të kufizuar internetin se sa me nejt dhe se nuk e lëjnë të shtëpisë
  • 5. Ajo thoshte se nuk është në rend për fejes sepse i kishte 3 vëllezer edhe 1 motër para saj. Pas një jave bised ajo më befasoi ku deklaroi se është mbuluar . Allahu Ekber shumë u gëzova për këtë, por tash ajo kishte probleme me familje sidomos me babain e saj ku edhe e kërcenoi me largim nga shtëpia përshkak të mbulesës së saj. Por ajo ishte e përmbajtu edhe u qetësuan disi familja e saj . Ne vazhdonim biseden tonë të përditshme. Në atë kohë unë e kisha një shokë shumë të ngushtë por edhe ajo e kishte një shoqe shumë të ngushtë, kështu që edhe ata i njoftuam dhe që këshu u shtua lidhja edhe më shumë. Ajo betohej se me donte shumë , edhe më shumë se veten e saj , por edhe unë gjithashtu e doja shumë atë vajz ku pos saj më nuk me shkojke mendja te askush . Isha në gjendje të bëj çdo gjë për atë vajzë, çdo ditë folnim në internet më orë të tëra. Unë nuk e kisha internetin në shtëpi kështu që më duhej gjithnjë me udhëtu por e kisha afër shumë net-in. U çelëm shumë në bisedë me atë vajz, ajo gjithnjë qelte tema për ti shtjelluar ne , tema që ishin 100 % erotike ( stagfurllah ).
  • 6. Folnim fjalë që është turp të fliten mes burrit dhe gruas. Mi shkruante nga disa mesazha në ditë dhe pohonte se nuk po muj me nejt pa ty, unë çdo pushim që e kisha e shfrytëzoja në internet , ku shpesh kam dalë edhe nga orari i punës veq me pa se a mos kam ndonjë mesazh të ri. Shumë duheshim në mes veti , thonim se askush tjeter pos nesh nuk duhej kaq shumë . Fillova ta humb kohën shumë . Isha duke mësuar me një kurs fetar nga disa hoxhallarë ( ndjekës së sunetit ) ku para se të njoftohesha me këtë vajz isha nxënësi më i rregullt , asnjëher asnjë munges nuk e pata bë , gjithashtu në ligjëratat e hapura gjithnjë shkoja prej të parëve, por tash filloi të ndryshoj jeta ime . Edhe pse përsëri shkoja në mësim te hoxhallarët nuk e kisha atë koncentrim në ligjërata, fillova të bëhem dembel , në ligjëratat e hapura ku gjthnjë shkoja prej të parëve, fillova të shkoj pasi kishte filluat ligjërata shpesh herë edhe në fund të ligjërates por ndodhte edhe hiq të mos shkojë. Ia pata treguar asaj të gjitha sekretet e jetës time të cilat askush pos Allahut ( subhanehu ve te'ala ) nuk i dinëte.
  • 7. Edhe ajo me tregonte gjëra të jetës së saj. Ia dhamë besën njëri-tjetrit se me lejen e Allahut ne do të martoheshim në mes veti dhe të kalojmë bashk në këtë botë edhe në xhenet inshAllah. Ajo më thoshte se prinderit i ka të shumë të rrezikshëm , dhe se nuk e lëjnë me dal askund. Thoshte se është e izoluar dhe tërë ditën, rrinë në shtepi e mbyllur së bashku me motrën e saj . Thoshte se kur të thua ti do ti them babait tim se unë jam e dashuruar në një djal dhe se pos tij nuk marr askënd, por e patëm lan pas Ramazanit. Thoshtë se kurrë nuk ka shkuar në xhami, se nuk e lëjnë prindërit , thonte së paku të shkojë deri tek dera e xhamisë asgje tjeter nuk dua. I premtojsha se nëse martohem me ty edhe në namaz të sabahut do të shkojm bashë në xhami. Betohej duke thënë: Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im - se unë të dua shumë , vetëm ty të dua . Thonte se nëse nuk martona me ty do ta mbys vetën - kjo shumë me dhimbte mua edhe e këshilloja se nuk ban ashtu, thoja se nuk ban me i humb shpresat për bashkimin tonë , isha në gjendje ta pres edhe shum shum vite sepse më të gjitha vajzat tjera nuk me dukeshin asgje. Më thonte se edhe nëse nuk të marr ty, gjithmonë do të dua ty , djalin tim do ta emëroj me emrin tënd për mos me të harru kurrë. Shumë banim hajgare në mes veti, folnim për natën e dhëndërrisë për shumë gjëra. Më thonte se shumë po qanë edhe menzi po e pret orarin tonë për me fol .
  • 8. Duke biseduar dalë-ngadal i afroheshim muajit të shejtë të Ramazanit . I thashë se deri më tash kemi folë shum shum gjëra që Allahu nuk është i kënaqur, e kështu që ne ramazan do ti ndalim ato shprehje edhe ndoshta krejt bisedën . Në fillim të Ramazanit nuk hysha hiq në net por dal ngadal filluam përsëri me folë por vetëm gjëra të thjeshta e jo shprejhe të fëlliqura . Bajshim gjithnjë dua në kohë të iftarit dhe të syfyrit që Allahu të na bashkojë në dunja dhe ahiret. Edhe gjatë bisedës me atë vajz vendosa që unë të iu tregoj familjes time se e dashuroj një vajz . Familja ime e mirëpriten këtë lajm dhe shumë u gëzuan. Vendosen familja që në pranver me e ba fejesn ( nëse është e caktuar ) . E nga familja e saj e dinte vetem morta e saj. Fotografin e asaj vajze e mabja në telefonin tim dhe çdo moment u thelloja në shikin e asaj foto. Shumë ishim të gëzuar që ishim bashkë. Afrohej fundi i Ramazanit ne çdo ditë folin mes vete edhe na shtohej dashuria edhe me shumë. Shpeshherë na zinte koha e iftarit ne duke folur bashkë.
  • 9. Në natën e 27-të të Ramazanit ( natën e Kadrit ) e prita por nuk hyri ajo në net , por 5 min para iftarit hyri ajo edhe me tha se nuk munë shum me nejt por veq deshi të më tregoj se sot familja e saj për herë të parë ne jetën e saj kan vendos me i dërgu fëmijet në xhami, edhe që kjo ishte shumë e emocionune. Unë shumë u gëzova për këtë lajm . Të nesërmen hyra në net edhe e prita por nuk hyri ajo në net, por ia shkrujta një mesazh. Hyra e nesërmen tjeter edhe po e shohë se nuk ma kam kthy mesazhin , e prita deri kah iftari edhe përseri i shkrujta se të kam prit por ti nuk dole. Aq shume u patëm dashuru sa që ia dhamë njëri-tjetrit edhe pasvordat . Në diten e tret pasi e fala namazin e ikindis edhe hyra në net , e kur e pashë se më ka ardhë një mesazh në emër të saj.
  • 10. Por kur po e lexoj edhe po me thotë: Unë nuk jam e dashura jote por jam morta e saj dhe me shumë keqardhje të lajmëroj se : E dashura jote nga nata e Kadrit gjendet në spital ! ? Më tha se atë natë kur shkuam në xhami tha se e dashura jote më tha se mu ka qelë zemra edhe tha se tërë namazin ka qajt. Pas namazit duke u kthyre në shtëpi tha kerrin e tyre e goditi një shleper ku tha vajzën tënde e kan dërgu në spital edhe se 2 ditë gjendet në shok sobë edhe tha se doktorri ka thënë se nuk ka shanca me shpëtu . Kur e lexova këtë mesazh mu ka dobësu trupi im , duart nuk më banin punë që ta udhëheqi mausin, fillova të qaj në internet me të madhe. Të gjithë që ishin afër meje në internet me shikonin se çka ka ky njeri që po qan kaq shumë ? Papritmas kur u qel adresa e saj dhe aty ishte morta e saj. Menjeher e pyeta se qysh o vajza ime , ajo më tha se sot pas drekes ka vdek.
  • 11. Shumë u dëshprova edhe më shumë kam qajt. Nuk kam shkuar në shtëpi por drejt në xhami kam shkuar edhe kam kam hy në Kur'an-otek edhe jam mbyllë i vetmuar duke qajtë një kohë të gjatë deri kah koha e iftarit. Kemi pas organizuar një iftar në restaurant me vllazni atë ditë dhe kur shkova të gjithë shoqnia hanin por mua nuk më haej edhe pas bukës jam nda veq edhe përsëri më kan shpërthyer lotët edhe nuk jam ndal. Atë natë nuk kam mujt me fal namaz të teravis por vetem farzin e jacis edhe kam dalë. Kam hy në net edhe i kam dërgu motres së saj mesazh që të më thirrë në telefon për të më tregu se në sa ora është vorrimi edhe në cilën xhami do të falet namazi i xhenazes. Atë natë nuk kam fjetë tërë natën. Nuk më merrte gjumi dhe rrija me telefon në dorë duke pritur thirrjen nga motra e saj për të më treguar për kohën e vorrimit. Me mua atë natë rrishin edhe dy shokët e mi të ngushtë. Atij shokt i bëri telefoni edhe ai dual jashtë edhe foli me dikan.
  • 12. Pas një kohe unë e pashë se nuk po më vjen thirrja në telefon e atëher vendosa edhe po i thamë atij shokut se pas namazit të sabahut do të nisemi për në atë vend edhe pse nuk e di kur do të bahet vorrimi por në atë vend kam shumë vllazen edhe ata do të më ndihmojnë, kur papritmas ai shoku më tha se atë e kan vorros se i ka lajmëru ajo vajza që i patëm njoftuar ne. Fillova përsëri të qajë sepse u dëshprova që nuk mujta të ia fal namazin e xhenazes, deri sa erdhë koha e namazit të natës, e tani shkuam në xhami për Kijamu Lejl edhe kështu që nuk më mbanin këmbët atë natë por veq 4 rekat i fala. Kështu vazhdova, dhe të nesërmit nuk shkova në punë . Ua tregova shtëpisë time se vajza që e dashuroja tashmë kishte vdekë. Qajtën familja im sidomos nëna ime ku ajo dy ditë ishte shtrirë nga vuajtja. U afrua edhe dita e Fitër Bajramit, unë nuk isha i qetë. As nuk shkoja për vizitë por edhe kur vinin te ne për vizitë nuk dilja për me i mirëpritë. Vetëm shkoja në xhami edhe aty ishte vendi i vetëm ku mund të qetësohesha.
  • 13. Kur shkova në internet e pashë se më ka ardhë një mesazh ku ma kishë dërgu motra e saj dhe më kërkoi falje se nuk ka mundur të lajmëroj për vorrimin sepse edhe ajo vet nuk e dinte të sigurtë këtë gjë, por veq kur ka ndëgjuar nga babai se tash po e dërgojm në varrin e saj. Pastaj edhe mi tregonte shumë disa ngjarje të jetës së sajë sidomos pasi që u njohë me mua. Më tregonte se qante shumë se më thojke se ajo shumë të ka dashtë ty, dhe shumë tregime tjera që më rrjedhin lotët. Nga ai moment që pata ndëgjuar se ajo ka vdekë unë në namazet sunet që i falësha gjithnjë në sexhde e bëja këtë dua: O ZOTI IM FALE SARËN, O ZOTI IM MËSHIROJE, O ZOTI IM ZGJEROJA VARRIN, O ZOTI IM NDRIÇOJA VARRIN, O ZOTI BËNJA VARRIN NJË KOPSHTË PREJ KOPSHTËVE TË XHENNETIT E MOS IA BËN NJË GROPË PREJ GROPAVE TË XHEHENEMIT, O ZOTI IM QELJA NJË DRITARE PREJ DRITARËVE TË XHENNETIT, O ZOTI IM NA BASHKO NË XHENNET NEVE TË DYVE etj . Më thonte motra e saj se shumë po mërziten familja e saj, dhe më tha se edhe vëllau që ishte me të kur bënen ndeshje komunikacioni dhe se vëllau i saj i kishte thyer krahun edhe një brijë, atij nuk i kishin treguar për vdekjen e saj dhe se ai shumë shumë u mërziste. Unë isha i ftohur, edhe nuk mendoja më për martesë për një kohë të gjatë apo edhe ndoshta hiq më ( për tërë jëtën ) . Të gjithë vllaznia kur më shihnin më thonin se nuk je mirë , ke ndryshua shumë , as nuk po qeshë, sytë kuqë po të rrinë edhe shumë ke ra ( ke humb shumë kilogram ) por unë nuk flisja, kështu vazhdova .
  • 14. Pasi kaloi Bajrami më 27 Tetorë hyra në internet ta shikoj MSN mos ma ka dërguar ndonjëkush ndonjë mesazh, por kur e pashë së më kishë ardhë një mesazh nga adresa e asaj vajze që e doja as shumë. Fillova ta lexojë mesazhin dhe duke lexua fillova të mos iu besojë syve të mi ! Shkruante në mesazh se : Ma ban hallall , se të kam gënjyer , sepse Sara nuk ka vdek, une jam gjallë, e gjitha që kam bërë deri më tash ka qenë hajgare ! ? Thotë: Une jam një vajzë 19 vjeqare e cila jam e martuar dhe kam një fëmijë dhe jamë e mbuluar por deri më tash kam bë hajgare me ty. Tash tha ti mund të bën çka dëshiron me mua, thotë edhe unë tash vërtet jam dashuruar në ty, nuk po muj me u kujdes për fëmijen tim, burrin nuk po e dua ma siç e kam dashur me parë, andaj sikur të mos isha kanë e martuar do të merrja vetëm ty. Sikur të kisha mundësi thotë do ta leja familjen time, do ta leja burrin dhe fëmijën tim dhe me ty të shkonim së bashku në xhihad. Vërtet thotë me vjen keqë për atë e sidomos për nënen tëndë ...! Isha i befasuar me këtë që e pashë . SubhanAllah dy muaj e gjysmë mi humbi kotë, më shkatërroj jetën time, ma shqetësoj familjen time edhe në fundë më thotë se bëra hajgare , andaj ma ban hallall ! Nuk mund të besoja edhe filloi dhe më hyri urrejtja edhe filloi të më dhimbte koka nga kjo që pashë. Atëherë i kam shlyre 74 mesazhe që mi ka dërguar ajo ( që i pata ruajtur ) edhe fotografinë e saj të rreme. Atëher ia kam shkruar një mesazh dhe i kam thënë: Allahu më faltë mua për ato mëkatë që i kam bë. A vërtet kjo është hajgare ! ?
  • 15. A e dinë se sa kohë kam humbur me ty - A e din se ti ma ke nxirë zemrën time me mëkate - A e din se ti ma ke shkatërruar jetën time - A e din se ti ma ke shqetësua familjen time - A e din se sa lotë kam derdhur për ty - A e din se sa ligjërata Islame i kam humbur pas teje - A e din se sa para kam shpenzuar duke folur me ty I kam thënë se ti së pari je betuar në Allahun rrejshëm me dhjetra herë, ti e ke tradhëtura burrin tënd, ti luan me ndjenjat e muslimanëve, andaj çka pritet prej një nëne të tillë ? Dhe në fund thua : MA BAN HALLALL SE HAJGARE KAM BA ! Kurrë i kam thënë nuk ta bajt Hallall, edhe dije se në Ditën e Gjykimit do të kërkoj para Allahut të Lartëmadhëruar drejtësi. I kam thënë , se deri tash ti ke udhëheq këtë lojë, por tash e tutje unë do ta udhëheqi. Pas një kohe një vëlla i zbulojmë të gjitha rrethë asaj vajze se: Kush është ajo vajz, emrin e saj të vërtetë, mbiemrin e vajzërisë dhe të nurësirë, emrin e fëmijes, emrin e burrit, burri i vet se çka punon, adresen se ku jetojnë edhe numrin e telefonit . I kam lajmëru asaj vajze dhe i kam thënë përsëri se tash " une udhëheqi lojën." I kam thënë se ashtu siq ti luajte me familjen time edhe unë tash do ta lajmëroj burrin tënd dhe do ti tregoj për çdo gjë që ka ndodhë edhe do t'ju shqetësoj familjen tënde.
  • 16. Por VALLAHI BILAHI TALLAHI përsëri mu ka dhimbtë që të shkatërrohet një familje Muslimane edhe tek fundi i fundit mu dhimtë fëmija, sepse ai nuk ka faj aspak dhe mu dhimbtë edhe e lash me kaq. Pas një kohe u qetësova edhe vazhdova dhe iu ktheva jetës time normale, iu ktheva ligjëratave dhe brenda dy javëve me lajmëruan vëllezerit nga një shoqatë se ti je në listën tonë për të shkuar në Haxh. Allahu Ekber shumë u gëzova , e dorzova pasaporten dhe e kryta Haxhin dhe brenda vitit u fejova me nje vajz te ndershme. Prandaj i këshillojë të gjithë vëllezërit Musliman që të kenë kujdesë nga Interneti , sepse Interneti është shpatë me dy tehë. Muslimani duhet t'i shfrytëzoj anët e mira të internetit, ato që i shërbejnë fesë dhe jetës së tij, e jo ato që e prishin fenë dhe jetën e tij. E LUS ALLAHUN E LARTËMADHËRUAR QË TË MË MËSHIRONË MUA DHE TË MI FALË MËKATET E MIA QË I KAM BËRË, DHE TË MA JEPË NDERIN QË TË BIE SHEHID NË RRUGËN E TIJ - ALLAHUME AMIN