• Like
Receta Gatimi
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

Published

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
2,051
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
18
Comments
0
Likes
1

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit Receta Gatimi Fergese tironse Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile. Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe. Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla. (mund t'i shtoni edhe rigon). Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj ulliri. Nga moter Entela
  • 2. Lulelaker e skuqur me veze Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me uje te ftohte vihet te zihet ne uje me kripe per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te bardhe, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja anet sa te marrin nje cipe te kuqe. Per 1kg lulelaker duhet nje luge e gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe dhe piper. Nga moter Entela Qofte te skuqura Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj. Nuk ishte shume e veshtire apo jo? Nga moter Entela
  • 3. Byreke me djath Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre. Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi. Procedura eshte e njejte. Ju befte mire inshaAllah! Mund te shoqerohen me supe e sallate. Jane shume te shijshme. Nga moter Entela Tave Kosi Elbasani Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe. Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore
  • 4. oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper. Nga moter Entela Sallate me patellxhane te pjekur Zgjidhen patellxhana te medha, te trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara ne furren e sobes ose ne vatren e saj. Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet grihet holle me thike ose kalohet ne makine rendese. Se bashku ne tulin e patellxhaneve ju mund te grini edhe disa kokra domate dhe speca po te pjekur duke ia hequr edhe atyre lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur vihet ne nje ene prej porcelani ose balte dhe duke e perzier me luge shtohen hudhra te shtypura, vaj ullliri, uthull, majdanos i grire, kripe, piper dhe se fundi sperkatet me vaj ulliri i cili e permison shijen dhe ia shton kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte e leverdishme sepse mund te pregatitet me shumice dhe te ruhet ne frigorifer. Nga moter Entela
  • 5. Tave peshku me hurdha Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre). Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh. Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te pjekjes . Nga moter Entela Lulelakër në furrë Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres. Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem teper krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me
  • 6. nje buzeqeshje! Nga moter Helena Komposto me kumbulla e kajsi kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne zjarr sa te marrin vale . Per kater ose pese persona duhen: fruta 500 g, uje nje liter per shurupin dhe sheqer nje gote uji, limontoz nje maje luge kafeje. Nga moter Entela Kebab i Maleve Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te grira, i fergojme duke i perzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithe kjo zihet me 1.5-2 gota uje derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Keto i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet shtojme 1 gote uji bizele. E provojme per kripe dhe e rregullojme sipas shijes. E leme te zieje edhe nje kohe shume te shkurter. Moter Hazbija- Lexuese e faqes se Burimit Spinaq me Vezë Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim), kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh). Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e
  • 7. spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta. Nga nje lexuese e faqes se Burimit Ju befshin mire!