Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes

on

  • 1,042 views

 

Statistics

Views

Total Views
1,042
Views on SlideShare
1,042
Embed Views
0

Actions

Likes
1
Downloads
18
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes Presentation Transcript

  • MES INTEGRIMIT DHE VETMBYLLJES
  • Është realitet që myslimanët në perëndim sot kanë probleme. Nga ekzistenca e tyre në jetën perëndimore, kanë lindur dy lloje myslimanësh: Lloji i parë janë ata myslimanë të cilët janë mbyllur në vetvete dhe nuk duan të kenë kontakt me shoqërinë ku jetojnë, pasi shohin shumë gjëra negative, të cilat nuk mund ti pranojnë për veten dhe familjet e tyre. Ai e refuzon këtë shoqëri, madje e urren atë. Lloji i dytë, mendojnë që nuk ka gjë më të mirë se një shoqëri e tillë. Çdo gjë perëndimore për ta është e mirë, dhe çdo gjë që e ka burimin nga lindja, është negative dhe e prapambetur. Jo vetëm kaq, por ky lloj myslimanësh, është shkrirë komplet në këtë shoqëri, dhe i imiton ato në çdo gjë, në veshje, në ecje, në të folur dhe në çdo gjë tjetër. Ai ka shkëputur çdo lloj lidhjeje me Zotin. Materializmi e ka bërë për vete, saqë nuk i intereson veçse si të plotësojë dëshirat e epshit. Pyetja që lind pas kësaj është: Cili duhet të jetë roli i vërtetë i myslimanit në një shoqëri të tillë?
    • Mos duhet të vetëmbyllet, apo duhet që të integrohet në këtë shoqëri, duke pranuar të mirat dhe refuzuar anët negative të saj?
    • Thotë profeti Muhamed a.s, në një hadith:
    • “ Besimtari i cili hyn në kontakt me njerëzit dhe i duron shqetësimet që mund ti vijnë prej tyre, është më i mirë se një besimtar i cili nuk hyn në kontakt me njerëzit dhe nuk i duron shqetësimet që i vijnë prej tyre”.
    • Besimtari është i obliguar të jetë i moralshëm. Po çfarë vlere do të kishte një besimtar i tillë i rrethuar nga katër muret? çfarë vlere do të kish besimi, sinqeriteti, nderi, mbajtja e besës dhe fjalës, drejtësia,etj….?
    • Për ta bërë sa më të qartë pozicionin që duhet të ketë myslimani në shoqëri, le të shohim pozicionin që ruante profeti a.s dhe myslimanët e tjerë, gjatë kohës në Meke. Vallë si silleshin ata me jobesimtarët? Mos i shihnin me inat? Mos nuk u flisnin fare dhe nuk kishin asnjë lidhje me ta? Apo komunikonin me respekt?
    • Ebu Xhejli ishte njeriu i cili qëllimin e tij të jetës e kishte si ti shkaktonte dhimbje profetit a.s.
  • Një nga fshatarët e Mekes, i kishte dhënë atij një sasi të hollash borxh dhe sa herë ia kërkonte, Ebu Xhehli ia mohonte. Një ditë, del në Meke duke kërkuar dikë që ta ndihmojë, për të marrë të drejtën e tij. Pranë Qabes, shikon një grup nga Kurejshët (jobesimtarë) u afrohet dhe me shpresë se do ta ndihmonin u thotë: A ka ndonjë prej jush i cili mund të më ndihmojë që Ebu Xhehli të më kthejë paratë që më ka borxh? Kurejshët shfrytëzuan momentin që të talleshin me profetin Muhamed a.s. Kështu i thonë fshatarit që nëse kërkon dikë që të të ndihmojë për të marrë paratë, ai është vetëm ai që po falet tek Qabeja, duke i bërë me shenjë profetin a.s. Me këtë deshën që të talleshin dhe të qeshnin me profetin a.s. Çohet fshatari dhe shkon drejt profetit a.s. Kur arrin afër tij, e përshëndet dhe i qan hallin. Më pas i thotë: Tek ti më drejtuan ata njerëzit që janë ulur atje, të cilët më thanë se vetëm ti mund të më ndihmosh, për të marrë paratë e mia. Ai e kupton lojën e kurejshëve, dhe i vendosur i thotë: Po, eja të shkojmë . Profeti a.s ishte i fundit që mund ta ndihmonte atë, pasi Ebu Xhehli, siç thamë në fillim, ishte ai që e torturonte dhe i shkaktonte vuajtje atij më shumë se kushdo tjetër, por morali dhe shpirtmirësia me të cilën karakterizohej, e bënë që ti ofronte ndihmë.
  • E merr fshatarin për dore dhe së bashku shkojnë tek shtëpia e Ebu Xhehlit. Trokasin në derë dhe kur del Ebu Xhehli, profeti a.s i thotë: A i ke marrë këtij njeriu para borxh o Ebu Xhehl ? Po – ia kthen ai. Atëherë ktheja tani – e urdhëron profeti a.s. Për habi të të gjithëve, Ebu Xhehli jo vetëm që nuk kundërshtoi, por hyri brenda, mori sasinë e parave dhe ia ktheu fshatarit. Fshatari mori paratë e tij, falënderoi profetin a.s dhe u largua. Kurejshët, të cilët po e ndiqnin këtë nga larg, mbetën me gojë hapur, nga habia. Të habitur, shkojnë tek Ebu Xhehli dhe e pyesin se si kishte mundësi që ia kishte dhënë paratë. Por ai ua ktheu: Pashë një deve pas Muhamedit, që kishte hapur gojën dhe nëse nuk do ia kisha kthyer paratë, do të më kishte ngrënë. Le të ndalojmë pak në këtë ngjarje dhe ta analizojmë. Po të shohim fshatari që kërkoi ndihmë nga profeti a.s ishte jomysliman dhe ishte dërguar nga kurejshët, të cilët dhe ato ishin jomuslimanë, dhe e kishin bërë për tu tallur me profetin a.s dhe jo se mendonin se me të vertëtë ai mund ta ndihmonte. Ebu Xhehli, siç e përmendëm, ishte njeriu nga i cili vuanin më shumë profeti a.s dhe myslimanët e tjerë.
    • Po sikur të ishim ne në pozicionin e profetit a.s, vallë si do të vepronim?
    • Ndoshta dikush prej nesh mund ti thoshte që shiko ndonjë tjetër, pasi unë jam i fundit që mund të të ndihmoj.
    • Dikush tjetër mund ti kërkonte që të pranonte islamin, pastaj ta ndihmonte. Kurse profeti a.s asnjërën nga këta nuk bëri, por u çua dhe u tregua i gatshëm ta ndihmojë.
    • Në fund, fshatari arriti ti marrë paratë në saj të një mrekulli që ndodhi, të cilën nuk e pa veçse Ebu Xhehli.
    • Ne dimë që profeti a.s shumë raste është goditur me gurë, është ofenduar, i janë hedhur sipër kokës teksa falej, të brendshmet e devesë etj… megjithatë, nuk i ndodhën mrekulli të tilla. Si ka mundësi që mrekullia ndodhi në një rast të tillë dhe nuk i ndodhte në rastet e vuajtjeve?
    • Kjo për arsye që brezat e ardhshëm të shohin vuajtjet që kanë hequr myslimanët e parë, për përhapjen e fesë, deri sa arriti tek ta. Kështu ta vlerësojnë atë siç duhet dhe të mos e neglizhojnë.
    • Kurse kur njeriu vihet në shërbim të vëllait të tij njeri, Zoti bën mrekulli, si ajo që ndodhi në rastin e mësipërm.
    • Një i ri mysliman, me banim në Austri, shkon të regjistrohet si vullnetar në një shoqatë humane, për shërbime publike. Pasi u takua me ta, e pyetën dhe u tregoi që ishte mysliman.
    • Të habitur e pyetën se çfarë dëshironte, pasi ishte hera e parë që një mysliman kërkonte të marrë pjesë në një punë vullnetare.
    • Dua thjesht të jap dhe unë kontributin tim në këtë fushë – u përgjigjet. Të habitur e pyesin përsëri: Mos mendon që ne ndihmojmë vetëm myslimanët dhe ke ardhur? Nëse është kështu e ke gabim. Jo – u përgjigjet përsëri – kam ardhur për ti shërbyer njerëzve me të cilët jetoj, pa dallim feje.
    • Pas gjashtë muajsh – tregon – arrita të bëhem njeriu më i respektueshëm në vendin ku shërbenim dhe të gjithë njerëzit me të cilët punoja e ndryshuan opinionin e tyre rreth islamit.
    • Shumë prej nesh e kanë kuptuar islamin thjesht, falje, agjërim, lutje … por në fakt kjo është vetëm një pjesë e islamit.
    • Myslimanët dhe feja islame, sot po kalojnë një nga periudhat më të vështira në gjithë historinë e tyre.
    • Mongolët dhe më pas kryqëzatat i sulmuan dhe vranë shumë prej myslimanëve, shkatërruan shumë qytete, por i gjetën myslimanët të lidhur me Zotin dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.
    • Sot myslimanët akuzohen për shumë gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me islamin. Vendet islame, duke qenë shumica e tyre të prapambetura, nuk po dinë si të dalin nga kjo gjendje në të cilën ndodhen. Shpresa e vetme janë myslimanët në perëndim. Le tju tregojmë të gjithë botës se cili është islami i vërtetë, me moralin tonë, me dëshirën për të ndihmuar këdo që ka nevojë. Le të jemi ne adresa e islamit, ku njerëzit të shohin islamin të konkretizuar në vepra dhe punë, jo vetëm fjalë.
    • Kur myslimanët e panë që në Meke po bëhej i vështirë qëndrimi, profeti a.s i këshilloi që një pjesë e tyre,të emigronin për në Etiopi, pasi kishte dëgjuar që mbreti i Etiopisë ishte njeri i drejtë. Numri i atyre që emigruan ishte 40 deri 80 veta dhe qëndruan atje afërsisht 10 vjet. Kur profeti a.s u stabilizua në Medine, ata u kthyen me qindra dhe mijëra.
    • Po çfarë kishte ndodhur vallë gjatë këtyre viteve, që numri i tyre ishte shtuar saqë ishin mbushur dy anije plot me njerëz kur u kthyen?
    • Ajo që kishte ndodhur ishte se këta myslimanë që emigruan, me të vajtur në Etiopi, ishin integruar në atë shoqëri, por pa u shkrirë në të. Ata kishin punuar tokën dhe u kishin mësuar vendasve shumë zanate të cilat nuk i dinin. Tregoheshin dashamirës me vendasit, i ftonin në shtëpitë e tyre, silleshin mirë etj… saqë dhe vetë mbreti i Etiopisë i donte shumë.
    • Pra u integruan në këtë shoqëri, duke u bërë të dobishëm për të, por pa u shkrirë plotësisht.
    • Po neve vallë, çfarë u kemi ofruar njerëzve sot që të mendojnë që feja jonë është e drejtë?
    • Jobesimtarët i thoshin Nuhut me përbuzje:
    • Ne nuk shohim që të keni ndonjë mirësi ndaj nesh …" (Hud, 27)
    • Pra nuk keni bërë diçka të mirë, me qëllim që ne t'ju dëgjojmë dhe t'ju ndjekim. Për muslimanët mendohet e njëjta gjë, sot në perëndim. Kanë ardhur nga vendet e tyre të varfra, përfitojnë nga të mirat tona dhe në fund na shajnë.
    • Jusufi a.s, pasi u akuzua padrejtësisht, u burgos dhe qëndroi në burg për gati 9 vite. Egjipti në këtë kohë, ishte pagan, pasi shohim në Kuran që Jusufi a.s u fliste të burgosurve të tjerë mbi adhurimin e një Zoti.
    • Mes popullit ishte përhapur shumë dhe shthurrja morale. Kjo shfaqet tek gruaja e Azizit dhe tek gratë e tjera të Egjiptit të cilat e dëshironin Jusufin a.s.
    • Gjatë kohës së burgut, mbreti i Egjiptit shikon një ëndërr të habitshme, e cila e brengos. Ëndra që pa ishte:
    • "Dhe tha mbreti: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat po i hanin shtatë lopë të dobëta dhe kam parë shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t’i interpretoni ëndrrat!” (Jusuf, 43)
    • Kur ia treguan ëndrrën e mbretit Jusufit a.s, ai e kuptoi që jo vetëm Egjipti, por e gjithë lindja e mesme kërcënohej nga thatësira dhe zia e bukës. Askush tjetër veç Jusufit nuk e dinte, komentin e kësaj ëndrre.
    • Ishin këta njerëz nga të cilët Jusufi a.s kishte vuajtur deri në ato momente. Ishin njerëz jo besimtarë, paganë, dhe shumë të shthurur moralisht.
    • Nëse dikush nga ne do të ishte në vendin e Jusufit a.s, si do të vepronte vallë? Kishte vuajtur nga njerëzit më të afërt, vëllezërit, dhe shoqëria ku jetonte e kishte dënuar padrejtësisht për diçka që kishte të bënte më nderin e tij, gjë që as në mendje nuk i kishte vajtur. Tani kjo shoqëri, kishte nevojë për të.
    • Po të ishte dikush prej nesh, mund tu kërkonte që ti jepnin një post shumë të lartë dhe ai në këmbim tu tregonte mbi të keqen që i priste. Dikush tjetër ndoshta nuk do tu tregonte fare, do ti linte të vdisnin urie si hakmarrje.
    • Kurse Jusufi nuk u kërkoi as që të dalë nga burgu në këmbim të ëndrrës që do u komentonte. Ai u tha:
    • " (Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë, sepse pastaj do të vijnë shtatë vite të thata, të cilat do t’i harxhojnë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që mund të kurseni." (Jusuf, 47-48
    • Jo vetëm që u tregoi komentin e ëndrrës, por u vendosi dhe një plan-projekt, se si të veprojnë.
    • Të gjitha këto ua tha, në një kohë kur akoma nuk kishte dalë nga burgu, pa u kërkuar asgjë si këmbim.
    • E gjitha kjo ndodh pasi myslimani ia do të mirën jo vetëm njeriut, por çdo gjallese në gjithësi. Qëllimi i myslimanit është përhapja e të mirës mes krijesave.
    • Ajo që është me e habitshme, është se ne nuk e dimë nëse populli i Egjiptit, pranoi fenë të cilën predikonte Jusufi, apo jo? Pasi në Kuran nuk përmendet diçka e tillë.
    • Po si ka mundësi që Kurani ta lerë diçka të tillë pa e përmendur? Kur Jusufi a.s ishte në burg, Kurani tregon që ai u fliste të burgosurve të tjerë, mbi besimin në një Zot, kurse kur doli nga burgu, në Kuran flitet vetëm për zhvillimin ekonomik nën drejtimin e Jusufit a.s dhe nuk përmendet ana fetare.
    • Kjo me qëllim që ti o besimtar, të mos vësh kushte për të bërë një të mirë, por ta bësh atë vetëm se është e mirë dhe duhet bërë. Pasi kështu na ka urdhëruar Zoti dhe na ka porositur profeti Muhamed a.s.
    • Para se profetit a.s ti shpallej Kurani, kurejshët patën formuar një aleancë me anë të së cilës, do luftonin në krah të çdokujt që i është bërë padrejtësi, deri sa të vendosnin drejtësinë në vend.
    • Në këtë aleancë, bënte pjesë dhe vetë profeti a.s. Më vonë, pasi bëhet profet, ai thotë:
    • “ Sikur kurejshët të më ftonin në një aleancë të tillë, do tu përgjigjesha përsëri”.
    • Thotë Zoti në Kuran, lidhur me ummetin e Muhamedit a.s:
    • "Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.." (Bekare, 143)
    • Thotë profeti a.s në një hadith:
    • “ Do i pyesë Zoti popullin e Nuhut: A ua ka përcjellë mesazhin Nuhu? Jo – do të thonë. Do të pyesë më pas Zoti Nuhun a.s.: O Nuh, a e ke përcjellë mesazhin me të cilin të obligova ndaj popullit tënd? Po, o Zot – do të përgjigjet. Më pas Zoti do e pyesë përsëri: Kë ke dëshmitarë për këtë o Nuh? Kam umetin e Muhamedit – do të përgjigjet Nuhu”.
    • Do të vish ti o vëlla dhe do të dëshmosh që Nuhu a.s e ka përcjellë mesazhin me të cilin e kishte obliguar Zoti.
    • Po të krahasojmë gjendjen e këtij brezi myslimanësh me atë që duhet të jemi, kemi frikë se ditën e kiametit, kur të thërritet umeti i Muhamedit për të dëshmuar për Nuhun a.s, brezi ynë do të përjashtohet nga kjo dëshmi. Kjo pasi ky brez nuk i plotëson cilësitë që duhet të ketë një dëshmitar.
    • Ne jetojmë në shoqëri, pa i njohur njerëzit dhe pa na njohur njerëzit, pasi nuk kemi kontakt me ta. Kështu që si do të dëshmosh, kur ti nuk i ke njohur njerëzit?
    • Ne nuk duhet të presim që perëndimi ta respektojë islamin, përderisa ne vetë nuk e respektojmë fenë tonë. Islami kërkon prej nesh që të jemi pasqyra, në të cilën njerëzit të shohin fenë e Zotit. Ai kërkon që ne të jemi të dërguarit e tij në çdo vend ku jetojmë dhe punojmë.
    • Le ti kuptojmë siç duhet shembujt që përmendëm më sipër, dhe ti vemë në zbatim në jetë.
  • Perëndimi sot është i zhytur në botën e materies dhe vuan shumë nga kjo, pasi me këtë ka braktisur atë shpirtërore. Ji ti o mysliman, ai që do i tregosh perëndimit rrugën të cilën e ka humbur, por në radhë të parë, me sjelljen tënde. E-dini