Forca E Personalitetit Tek NjerëZit E MëDhenj
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Like this? Share it with your network

Share
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
1,806
On Slideshare
1,803
From Embeds
3
Number of Embeds
1

Actions

Shares
Downloads
13
Comments
0
Likes
3

Embeds 3

http://www.slideshare.net 3

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj
  • 2. Profeti Muhamed a.s na ka mësuar në një hadith, se si të tregohemi optimistë për të ardhmen dhe të mos i shkëpusim shpresat. Thotë Profeti a.s :”Nëse është duke u bërë Kijameti dhe dikush prej jush ka në dorë një fidan që kërkon ta mbjellë, le ta mbjellë nëse ka akoma kohë.” Në këtë hadith, Profeti a.s na mëson që edhe nëse e shohim Kijametin me sy, nëse mundemi të bëjmë diçka të mirë le ta bëjmë. Profeti a.s na mëson si ta ndërtojmë jetën tonë mbi tokë. Islami është vetë jeta dhe i orienton njerëzit në ekonominë e tyre, pasuritë, familjet, ideologjitë, politikat, ndërtimin e shtetit, në përhapjen e drejtësisë dhe të paqes.
  • 3. Është pikërisht kjo, ajo që e shtyri Umer ibnul Hattabin të ndalojë asketizmin dhe vetëizolimin. Një herë, Aisheja pa disa të rinj fetarë, të cilët visheshin me rroba plot arrna dhe ecnin kokëulur. Me t’i vënë re, ajo pyeti kush ishin ata. Dikush iu përgjigj:”Këta janë zahidë dhe adhurues të Zotit.” Atëherë ajo tha:”Për Zotin, Umer ibnul Hattabi ka qenë adhurues i Zotit, megjithatë kur ecte nxitonte, kur fliste dëgjohej dhe kur qëllonte shkaktonte dhimbje.” Islami është forcë dhe energji dhe vetë Zoti na urdhëron që urdhërat dhe porositë e Tij t’i marrim me forcë dhe seriozitet. Thotë Zoti në Kuran:”Merre librim me forcë.” Vetë profeti Muhamed a.s, thotë në një hadith :”Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Zoti se besimtari i dobët.”
  • 4. Forca këtu konsiston në ide, dije, rezultate të larta dhe prodhimtari. Kjo është rruga që ndjekin njerëzit e mëdhenj në këtë jetë. Kurse dembelët dhe përtacën përbëjnë një barrë të rëndë për veten dhe umetin. Ata janë njerëz të dështuar dhe çdo gjë në jetë e shohin me pesimizëm. Një ditë, Umer ibnul Hattabi hyri në xhami dhe gjeti disa të rinj të veçuar në një qoshe të xhamisë. I habitur i pyeti:”Kush jeni ju?” Ata i thanë:”Jemi adhurues të Zotit.” Umeri i pyeti:”Po kush u jep për të ngrënë?” Ata u përgjigjen:”Komshinjtë.” Umeri u tha:”Për Zotin, komshinjtë tuaj janë më të mirë dhe më të dobishëm se ju. Më prisni pak këtu ku jeni!” dhe u largua. Të rinjtë menduan se vajti t’ju sjellë ushqim dhe po prisnin me padurim me sytë nga dera.
  • 5. Umeri u kthye me një shkop në dorë dhe duke goditur secilin prej tyre u thoshte:”Dilni kërkojeni rizkun jashtë, se nga qielli nuk vjen as flori dhe as argjend!” Prandaj është gabim që të mbyllemi në shtëpi dhe xhami vetëm për të adhuruar Zotin, duke lënë pasdore punën. Adhurimi i Zotit nuk ka asnjë lidhje me murgjërinë, e cila nuk ka asnjë lidhje me fenë islame. Thotë Zoti në Kuran:” ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë) .” (Hadid 27)
  • 6. Imam Shafiu u rrit jetim, pasi babai i kishte vdekur pa lindur. Nëna e tij udhëtoi nga Palestina për në Meke, ku morri me qera një dhomë prej qerpiçi. Ngaqë ishte i varfër dhe nuk kishte pendë dhe fletore për të shkruar mësimet, imam Shafiu i shkruante ato mbi kocka dhe dërrasa që gjente. Një ditë, nëna e tij i tha:”Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse t’u lirojmë dhomën kockave dhe dërrasave të tua dhe të flemë jashtë.” Kur dëgjoi këto fjalë nga nëna e tij, Shafiu mësoi përmendësh gjithçka që kishte shkruar mbi këto kocka dhe dërrasa dhe pastaj i largoi nga dhoma ku flinin. Ai ishte një gjeni që edhe pse në kulmin e varfërisë, jetonte me shpresë dhe plot optimizëm. Mbi brengat dhe fatkeqësitë e jetës, ai thotë në disa vargje:
  • 7. Lëre kohën të sillet si të dojë Kur vjen caktimi i Zotit, prite me gëzim Mos u brengos nga fatkeqësitë e jetës Fatkeqësitë e kësaj bote e kanë një përfundim Në këto vargje, ai i këshillon njerëzit që të tregohen të durueshëm, ta pranojnë caktimin e Zotit, të kenë besim tek Zoti, të vazhdojnë të jenë ambiciozë për të ardhmen dhe këto fatkeqësi dhe vështirësi t’i kalojnë duke i forcuar lidhjet me Zotin e Madhëruar. Mos prano të thyhesh nga fatkeqësitë, por gjithmonë beso se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe përpiqu për të.
  • 8. Optimizmi tek njerëzit e mëdhenj Optimizmi është një nga karakteristikat e njerëzve të mëdhenj, mbi të cilën shumë poetë kanë thurrur vargje dhe poezi të shumta. Zoti e ka bërë ligj që në këtë jetë të mos jetë asgjë e përhershme. Pas çdo fatkeqësie do të vijë një e mirë, pas urisë vjen ngopja, pas varfërisë vjen pasuria, pas sëmundjes vjen shëndeti e kështu me radhë. Përderisa ka një Zot që na ka krijuar dhe kujdeset për ne, mos u dëshpëro dhe mos u shqetëso, por forcoji lidhjet me Zotin. Ajo që i bashkon dijetarët edukues është pikërisht adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit. Shumicën e reformatorëve i bashkon devotshmëria e Zotit, falja e nafileve, përkujtimi i Zotit, leximi dhe praktikimi i urdhërave të Kuranit dhe të traditës profetike.
  • 9. Për këtë, Zoti i bën të ndjehen të lumtur dhe të gëzuar edhe në raste fatkeqësish dhe vështirësish. Edhe kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, ajo përfundon në favor të tyre. Shpesh herë, sëmundjet kthehen në forcë dhe energji për këta njerëz. Më tregoi një doktor se i kishte vajtur një ditë një i ri i paralizuar. Para se të vizitojë atë, doktori po vizitonte një të sëmurë tjetër. Teksa vizitonte të sëmurin, doktori vëren të riun e paralizuar mbi karrocë, duke përshpëritur me vete diçka. Kur i vjen radha të riut të paralizuar, doktori e pyeti se çfarë thoshte kur pëshpëriste. Ai i tha:”Lexoj dhe mësoj Kuran. Tashmë kam mësuar mbi dy mijë hadithe përmendësh dhe marr pjesë në mësime të ndryshme.” Thotë doktori:”Për Zotin pashë që programi i tij ditor ishte i barabartë me programin e pesë personave të shëndetshëm.” Ne shpesh herë mund të shohim njerëz të shëndetshëm, por që nuk kanë asnjë aktivitet, as njohuri dhe nuk shquhen për vullnet dhe vendosmëri.
  • 10. Vullnetin nuk ka gjë që e ndal Unë kam parë njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, të cilët shquhen për një vullnet dhe vendosmëri të cilën nuk e kanë njerëzit e shëndetshëm. Zoti u ka marrë diçka të vyer, por ua ka kompesuar me gjëra të tjera më të vyera. Vetë dijetari i njohur Ibnu Ethiri, vuante nga dhimbje në gjunjët e tij. Doktorët nuk kishin arritur t’ia kurojnë gjunjët. Para se të sëmurej, ai ishte vezir. Një ditë ai u tha doktorëve:”Më lini kështu siç jam, pasi duke qenë në këtë gjendje, kam arritur të shkruaj librin “Xhamiul usuli”. Ai është një libër që përbëhet nga 11 volume dhe është një nga librat më të mirë mbi hadithet dhe traditën profetike. Ai e shkroi këtë libër në një kohë që ishte i paralizuar dhe nuk mundej të lëvizë.
  • 11. Të njëjtën gjë bëri dhe imam Serhasij. Sultani ishte zemëruar me të dhe e kishte mbyllur në një pus të thatë për vite të tëra. Bashkë me ushqimin, njerëzit i zbrisnin dhe fletë dhe mjete shkrimi. Gjatë kohës së qëndrimit në pus, ai shkroi librin e fikhut “Elmebsut” i cili përbëhet nga njëzet volume. Kjo, pasi ishte njeri me vullnet dhe vendosmëri të lartë. Të tillë janë njerëzit e mëdhenj, ata triumfojnë mbi çdo vështirësi dhe sprovë dhe në çfarëdo gjendje qw janw ata japin për umetin. Sido që të sillet jeta me ty, ti mos ndrysho, por vazhdo me të njëjtin vullnet dhe vendosmëri të kontribosh për umetin dhe fenë e Zotit.
  • 12. Një model tjetër është dhe Shejhul islam, Ibnu Tejmije, i cili u fut në burg dhe u privua dhe nga letrat dhe mjetet me të cilat shkruante. Kur rojet e futën në qeli dhe i mbyllën derën, Ibnu Tejmije u thirri me krenari:” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).” (Hadid: 13) Më pas tha:”Çfarë të keqeje mund të më bëjnë armiqtë, në një kohë që parajsën unë e kam në kraharorin dhe zemrën time?!” Parajsa e tij ishin njohuritë në fushën e hadithit, fikhut, tefsirit etj… Nga këto fjalë, kuptojmë që një njeri që nuk lexon Kuranin, nuk e mëson dhe studion atë, është njeri i varfër dhe për t’i qarë hallin. I varfër është ai që nuk ka mësuar diçka nga hadithet e profetit Muhamed a.s. Njerëz të tillë e meritojnë të ngushellohen më shumë se ata që u ka vdekur ndonjë i afërt.
  • 13. A nuk ka ardhur koha që ne pasardhësit e këtyre njerëzve të mëdhenj, të reflektojmë para këtij realiteti që po na mbyt me satelitë dhe programe të ndryshme?! Përse të mos i kthehemi përsëri origjinës dhe mesazhit tonë të cilin ia përçuam njerëzimit në ditët e para të islamit? Mendimet dhe fetvatë e tij, Ibnu Tejmije i shkruante në muret e burgut me qymyr. Më vonë, personalitetet e burgut i hapën një dritare, prej ku kontaktonte me nxënësit dhe njerëzit e shumtë të cilët vinin për ta pyetur mbi çështje të ndryshme fetare. Fetvatë e tij u mblodhën dhe u shkrua një libër prej tridhjetë volumesh. Janë pikërisht fetvatë që i studiojmë sot, të cilat janë shkruar të gjitha në burg. Nxënësit e tij tregojnë:”Për Zotin, dukej sikur Kuranin dhe librat e haditheve i ka para syve, teksa jepte fetvatë dhe na diktonte t’i shkruajmë.” Një nxënës tjetër tregon:”Ai na kërkonte t’i jepnin fletët dhe pendën për të shkruajtur dhe ne ia jepnim. Ai vazhdonte të shkruajë pa pasur asnjë referencë para.” Tregon nxënësi i tij Ibnul Kajjim:”Ai shkruante në një ditë të vetme, aq sa shumë dijetarë të tjerë i shkruanin për javë të tëra. Temat që janë mbrojtur mbi dorëshkrimet dhe librat e Ibnu Tejmijes, kanë arritur një mijë të tilla. Edhe pse ishte në burg dhe dënohej, kjo nuk e pengoi Ibnu Tejmijen që të jetë produktiv dhe të vazhdojë në përcjelljen e mesazhit.
  • 14. Një model i tillë ishte dhe poeti i njohur arab, Elmutenebbi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në pasurimin e letërsisë arabe. Këtë e themi, edhe pse ne kemi mbajtur një qëndrim kritik mbi disa nga poezitë e tij. Një herë, kur ishte në udhëtim, ai u sëmur rëndë dhe nuk gjeti asnjë që t’i qëndrojë pranë. Me këtë rast, ai shkroi disa vargje, ku ankohej nga sëmundja dhe miqtë dhe të afërmit, të cilët e kishin braktisur në çastet më të vështira. Për këtë, njerëzit e mëdhenj nuk e lidhin suksesin e tyre me njerëzit apo rrethanat. Suksesin e tyre ata e lidhin vetëm me lidhjet që krijojnë me Sunduesin suprem. Shumë nga njerëzit e mëdhenj, kanë qenë të sprovuar me sëmundje të ndryshme trupore. Megjithatë, diçka e tillë nuk i pengoi të vazhdojnë rrugën e suksesit dhe të dijeve. Disa prej tyre kanë qenë dhe të verbër, siç ishte Katade dhe El’amesh. Këto sëmundje dhe mangësi fizike, nuk i ndaloi ata të përhapnin dijet dhe të mirën për njerëzimin.
  • 15. Dija ka nënshtruar dhe mbretërit Me këtë rast, më kujtohet dijetari i njohur i cili arriti nivel të lartë Ata ibnu Rebah, saqë dhe Halifeja musliman, Sulejman ibnu Abdul Melik, kishte urdhëruar që askujt tjetër nuk i lejohej të jepte fetva gjatë riteve të Haxhit, përveç Ata ibnu Rebahit. Më parë, Ata ibnu Rebah, kishte qenë skllav dhe shërbëtor i një gruaje nga Meka. Ai shkonte dhe i sillte asaj dru për zjarrin, edhe pse nuk mundej për shkak të frakturave në duar. Edhe kur dilte të kullosë delet e padrones së saj, ai humbiste disa dele. Një ditë, padronja e tij i tha:”Unë të dhuroj lirinë për hatër të Zotit.” I gëzuar Ata ibnu Rebah e pyeti:”Po çfarë më këshillon të veproj?” Ajo i tha:”Shko në xhami dhe përpiqu të përfitosh nga dijet që jepen aty.” Tregon vetë Ata:”Morra rrobat e mia dhe shkova në xhami (Qabe) ku qëndrova për tridhjetë vite, duke marrë dije nga vetë Ibnu Abasi.”
  • 16. Ai morri dije në fikh, tefsir, hadith etj… Një ditë, vetë Halifeja Sulejman ibnu Abdul Melik, pyeti:”Ku ndodhet Ata ibnu Rebah?” Shërbëtorët e tij, i treguan vendin e Ata ibnu Rebahut, i cili ishte rrethuar nga njerëzit që e pyesnin në çdo fushë. Halifeja filloi t’i afrohej për ta pyetur, por ai ia bëri me shenjë që të qëndrojë në radhë. Halifeja qëndroi në radhë derisa i erdhi radha atij dhe e pyeti për atë që e shqetësonte. Pasi Ata iu përgjigj, Halifeja deshi ta pyesë për diçka tjetër, por Ata ibnu Rebah i tha:”Mjaft me kaq, pasi ka shumë njerëz të tjerë që duan të pyesin.” Më pas, Halifeja iu drejtua djemve të tij dhe u tha:”O djemtë e mi, mësoni dhe merrni dije, pasi kurrë nuk jam ndjerë i nënshtruar siç jam ndjerë para këtij burri.”
  • 17. Kjo është rruga e suksesit dhe rruga e njerëzve të mëdhenj, rrugë e cila i bëri të arrijnë majat më të larta. Ata kishin shpirt sacrifice, produktiviteti, shprese dhe vullneti, duke mos e njohur përtacinë, dembelizmin dhe dështimin. Le lusim Zotin që të na bëjë të ndjekim shembullin e tyre E