Your SlideShare is downloading. ×
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Dijet E NjerëZve Të MëDhenj

7,560

Published on

Published in: Education
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
7,560
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
14
Actions
Shares
0
Downloads
73
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Falenderimet i takojnë Zotit, paqa dhe mëshira e Tij mbi profetin Muhamed dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. Paqa dhe mëshira e Zotit qofshin me ju! Dijet e njerëzve të mëdhenj E-dini
  • 2. Vazhdojmë të jetojmë me njerëzit e mëdhenj, njerëz të cilët i bënë emrat e tyre të përjetshëm në librin e historisë njerëzore. Janë ata njerëz, dashuria për të cilët ka mbushur zemrat tona. Janë ata njerëz të cilët janë burim frymëzimi dhe inkurajimi për vendosmëri, vullnet, modesti dhe morale të larta. Udhëheqësi dhe komandanti i këtyre njerëzve të mëdhenj, ka qenë dhe mbetet i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s.
  • 3. Vallë në çfarë fushe u specializuan këta njerëz? Çfarë dijesh përftuan dhe mbartën për njerëzimin? Dijet dhe njohuritë e tyre e kanë burimin nga fuqia Supreme e Krijuesit të vetëm të këtij universi. Janë ato njohuri të cilat të çojnë drejt kënaqësisë hyjnore dhe që ta bëjnë emrin të përjetshëm mbi tokë. Thotë Zoti në Kuran:”Zoti i ngren ata që besuan dhe që përftuan dije në grada të larta.”
  • 4. Në një hadith tjetër, Zoti i drejtohet Profetit të Tij me fjalët :”Dije se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe kërko fjalje për gjynahet e tua!” Thotë imam Buhariu rreth këtij ajeti:”Zoti e filloi me dije, para fjalëve dhe veprave.” Njerëzit e mëdhenj e kanë konceptuar dijen dhe njohuritë si urtësi dhe mençuri të cilat e udhëzojnë njeriun drejt më të drejtës dhe të dobishmes në jetë dhe si katalizator për moralet e larta. Ata kurrë nuk e kuptuan dijen dhe njohuritë thjesht si disa tekste që duhen mësuar përmendësh, si diçka që të mundëson të hysh në debate dhe kontradikta të pafundme me të tjerët. Ata nuk e kuptuan dijen si diçka që të bën të famshëm, me pozitë dhe si mundësi për rritjen e të ardhurave. Ata nuk e kuptuan dijen si diçka që do i mbajë larg lodhjes dhe punës fizike. Thotë Profeti Muhamed a.s :”Mua më dërgoi Zoti për udhëzim dhe dije.” Udhëzimi në këtë rast janë punët dhe veprat e mira, kurse dija është ajo që udhëzon dhe orienton në këto punë.
  • 5. Shokët e Profetit a.s dhe brezi që erdhi pas tyre, i vunë në jetë me rigorozitet këto porosi dhe u kthyen në modele morali të lartë, shpresë dhe mëshirë për mbarë botën. Fjala e parë që iu shpall Profetit a.s nga qielli ishte fjala “Lexo” e cila nënkupton studimin, nxënien e dijeve, meditimin, kërkimin shkencor etj…
  • 6. Kështu e filloi rrugën e tij karvani i udhëzimit dhe reformave hyjnore me në krye profetin e mëshirës, Muhamedin a.s. Bashkë me faktet dhe argumentat e Kuranit, ata studionin dhe argumentat e Zotit në univers. Kështu, paralelisht me dijet dhe njohuritë e përgjithshme, ata përftuan dhe përkushtimin, shtimin e besimit dhe bindjes në Zotin fuqiplotë. Me dëshmi nga vetë kundërshtarët e tyre, ata ishin brezi më i mirë që profeti Muhamed a.s ia ofroi njerëzimit. Në një thënie të tij, i dërguari i Zotit e ka konsideruar dijen si shpëtim. Ai thotë :”Kushdo që i hyn një rruge për të përvetësuar dije, ta dijë se Zoti ia ka lehtësuar rrugën për në xhenet.” Brezi i sahabeve që edukoi shkolla e profetit Muhamed a.s, ishin të ndërgjegjshëm mbi përgjegjësitë që kishin kur uleshin për të studiuar një ajet Kurani, apo hadith profetik. Këtë nuk e bënin për të shtuar dijet me qëllim që të debatojnë, të marrin në gojë njëri-tjetrin, të nxjerrin në pah të metat e njëri-tjetrit dhe të merren me ofendime. Por sa herë që mësonin një ajet apo hadith më tepër, u çelej fytyra dhe u hapej zemra. Këtë e vërteton më së miri thënia e Muadh ibnu Xhebelit drejtuar njërit prej muslimanëve:”Eja të ulemi pak, që të na shtohet besimi!” dhe u ulën duke kujtuar dhe medituar mbi mrekullitë e Zotit në Kuran dhe në univers. A ke menduar ndonjëherë mbi thellësinë e kësaj fjale:”Eja të ulemi pak, që të na shtohet besimi!”
  • 7. Thotë Ibnu Mesudi mbi brezin e sahabeve:”Ata janë njerëzit më zemërmirë, me njohuri të thella dhe më pak të sikletshëm.” Një dije që nuk të bën rob të devotshëm, të sinqertë dhe të përkushtuar, të dashur për vëllezërit dhe miqësor me muslimanët e tjerë, është dije e padobishme dhe e kotë.
  • 8. Transmeton Buhariu se Ibnu Abasi në moshën tetë vjeçare vajti në shtëpinë e Profetit a.s për të mësuar Kuran, dëgjuar hadithet e Profetit a.s dhe për t’a vështruar Profetin a.s nga afër teksa falet, lutet dhe përmend Zotin. Duke qëndruar në shtëpinë e Profetit a.s, Ibnu Abasi mësoi shumë gjëra nga jeta e Profetit a.s, mësoi hadithet e tij, adhurimin, leximin e Kuranit, lutjet dhe përkushtimin e natës. E gjithë kjo, me qëllim që këto t’i mbartë dhe t’ia transmetojë të gjithë umetit musliman më vonë.
  • 9. Një natë, Ibnu Abasi mbushi një enë me ujë dhe e la pranë Profetit a.s, me qëllim që ta ketë gati kur të çohet të marrë abdes. Kur e pa Profti a.s, pyeti :”Kush e ka mbushur këtë enë me ujë?” Kur morri vesh që ishte Ibnu Absi ai që e kishte bërë, Profeti a.s u lut :”O Zot! Shtoja dijet fetare dhe mësoji komentin.” Tregon Ibnu Abasi mbi udhëtimin e tij për të përftuar dije:”Dijeni se dija nuk përftohet me rehati fizike.” Askush nuk mund të bëhet i ditur, i suksesshëm dhe produktiv, veçse pasi të jetë lodhur dhe të ketë kaluar netët pa gjumë. Edhe pse lutjet e Profetit a.s janë të pranuara, Ibnu Abasi nuk u mbështet në këtë lutje, duke qëndruar në shtëpi dhe duke pritur që t’i vijë dija dhe njohuritë për të cilat u lut Profeti a.s. Tregon vetë Ibnu Abasi mbi përvojën e tij në kërkimin e dijes dhe thotë:”Për Zotin e madhëruar! Shkoja në shtëpinë e ndonjërit nga banorët e Medines për të dëgjuar ndonjë hadith që nuk e dija dhe e gjeja atë duke fjetur në gjumin e drekës. Mua më vinte zor që të trokisja në derë dhe ta zgjoja, prandaj shtrihesha rrëzë murit të shtëpisë. Era e nxehtë që frynte më përplasej në fytyrë bashkë me pluhurin që barte me vete. Vazhdoja kështu, derisa të zgjohej personi të cilin prisja.”
  • 10. A e dini se cili ishte rezultati i kësaj sacrifice? Rezultati është se Ibnu Abasi u bë dijetari tek i cili drejtoheshin të gjithë për ta pyetur. Ai filloi të njihej dhe me nofkat:”Penda e umetit dhe komentuesi i Kuranit.”
  • 11. Përse të mos ndjekim shembullin dhe modelin e këtyre njerëzve të mëdhenj edhe ne sot? Përse të mos studiojmë dhe kërkojmë dije me të njëjtën vendosmëri si ajo e Ibnu Abasit? Tregon Xhabiri, një nga shokët e Profetit a.s:”Kam udhëtuar një muaj të plotë për në Arish të Egjyptit, për të mësuar një hadith të Profetit a.s nga Abdullah ibnu Enis. Kur arrita në Arish, më priti Abdullah ibnu Enis dhe unë pa zbritur nga deveja e shkruajta hadithin dhe u ktheva menjëherë për në Medine.”
  • 12. Me këtë sakrificë, durim dhe vetëmohim, ata arritën gradat më të larta të dijes, duke u bërë shembull dhe model për njerëzimin. Pasi Ibnu Abasi falte namazin e sabahut, lexonte dhikrin e mëngjesit dhe kur zbardhte dita, u thoshte nxënësve të tij:”Le të vijë grupi i Kuranit!” Menjëherë hynin njerëzit dhe nxënësit që ishin të interesuar për të ditur sa më shumë rreth kuptimit dhe komentit të ajeteve. Pasi përfundonte me këta, ai thërriste nxënësit që ishin të interesuar për fikhun, të cilët e pyesnin për çështje të fikhut. Pasi përfundonte me këta, thërriste nxënësit që ishin të interesuar mbi çështjet gjuhësore dhe letrare. Pasi përfundonte, ai shtronte sofrën dhe ushqente nxënësit dhe nevojtarët me shpenzimet e tij. Tregojnë bashkëkohësit e tij:”Ibnu Abasi u jepte njëkohësisht dije dhe ushqim nxënësve të tij.” I paarritshëm në këtë pikë ishte dhe imam Shafiu. Historia dhe jetëshkrimi i tij është për tu mësuar në universitete dhe akademi. Ai lindi në Askalan të Palestinës. Babai i vdiq që në moshë të vogël. Kështu, imam Shafiu u rrit jetim dhe i varfër. E mbështetur në forcën dhe udhëzimin e Zotit, nëna e tij morri rrugën për në Meke së bashku me Shafiun e vogël. Duke vajtur në Meke, imam Shafiu vendosej në qytetin dhe vendin e gjyshërve të tij, të largët. Kjo, pasi ai takohet me Profetin Muhamed a.s në gjyshin e pestë. Nëna e tij morri një dhomë të vogël me qera dhe ushqeheshin me bukë të thatë, të cilën për ta përtypur e lagnin me ujë.
  • 13. Tregon imam Shafiu:”Zoti mi hapi dyert e dijes dhe shkoja në Qabe ku mësoja Kuranin dhe hadithin. Duke dashur të mos i harroj ato që mësoja, i shkruaja në kocka, pllaka gurësh dhe sholla këpucësh, saqë e mbusha dhomë ku jetonim me gjëra të tilla.”
  • 14. Kur thirrej ezani i sabahut, nëna e tij zgjohej dhe nuk e lejonte Shafiun e vogël të shkojë në xhami, nga frika pasi ishte i vogël akoma. Ajo e vishte, e ushqente me bukën e thatë dhe vetëm pasi të zbardhte dita e lejonte të shkojë në xhami. Ai nuk e dinte ç’është loja dhe dëfrimi me fëmijët e moshës së tij. Kurrë nuk u shoqërua me shokë të këqinj dhe gjithmonë dallohej për gjykimin dhe urtësinë që e karakterizonte. Ky pasion për të përftuar dije, e bëri të tillë që medh-hebin e tij ta ndjekin miliona njerëz.
  • 15. Kurse tw flaswsh mbi imam Ahmed ibnu Hanbel, është si të flasësh mbi mrekullitë e oqeanit. Ai udhëtoi në shumë zona, krahina dhe qytete. Ai vajti dhe në Jemen, për të kërkuar dhe përftuar sa më shumë dije dhe njohuri. Në një çantë, ai mbante bukën e tij prej elbi, kurse në çantën tjetër mbante fletët dhe pendën me të cilët shkruante njohuritë e reja. Gjatë gjithë udhëtimeve, synimi ishte të mbledhë sa më shumë thënie dhe hadithe të profetit Muhamed a.s. Shpesh herë në këto udhëtime, e gjeje të uritur, të etur, këmbëzbathur, të raskapitur, pa fjetur, me këmbë të çara, të vetëm dhe ndonjëherë dhe të frikësuar nga faktorë të ndryshëm. Megjithatë, ai vazhdoi rrugën në kërkim të dijeve dhe dijetarëve. Ai udhëtoi nga Bagdadi në Jemen këmbëzbathur dhe qëllimi ishte të takohej me Abdurrezzak San’anin. Shoqërues i tij ishte Is’hak Rahave dhe gjatë rrugës, vendosi të ndalojë në Qabe. Pasi arritën në Meke dhe po kryenin tavafin, ata takohen me Abdurrezzak San’anin, i cili dhe ai kishte ardhur nga Jemeni për Umre. Is’hak ibnu Rahavej i tha:”O imam, Zoti na e ka sjellë Abdurrezzak San’anin në Meke, prandaj eja ta takojmë dhe t’i kërkojmë atë që duam. Por imam Ahmedi ia ktheu:”Unë e kam bërë nijet të shkoj në Jemen dhe atje të kërkoj dije mbi hadithet e të dërguarit të Zotit dhe nuk dua ta ndryshoj nijetin tim. Unë nuk do marr dije prej tij, derisa të kthehet në San’a dhe atje ta pyes për hadithet e Profetit a.s.”
  • 16. Kur Abdurrezzak San’ani u kthye në Jemen, imam Ahmedi u nis dhe ai për në Jemen, duke kaluar male dhe fusha të mbushura me rreziqe për jetën, derisa arriti në Jemen. Atje vajti dhe takoi Abdurrezzakun dhe morri dijet dhe njohuritë e duhura prej tij. Gjatë qëndrimit në Jemen, imam Ahmedit i mbarojnë të hollat që kishte përgatitur për udhëtim.
  • 17. Megjithatë, ai nuk i kërkoi askujt që ta ndihmojë, por pranoi të punojë si punwtor i thjeshtw në korrjen e misrit. Pasi shkroi hadithet që ia diktoi Abdurrezzak San’ani në librin e tij Elmusned, imam Ahmedi morri rrugën për në Sham, më pas në Horasan, fshatrat dhe qytetet e Irakut, ku pyeste njerëzit e ditur mbi hadithet e Profetit a.s derisa mblodhi dyzet mijë hadithe. Thuhet që gjatë këtyre dy viteve, imam Ahmedi ka dhënë fetva pwr mbi dymjë çështje fikhu, duke u përgjigjur vetëm me: Ka thënë Zoti dhe ka thënë Profeti a.s. Përveç dijeve dhe njohurive të gjera, imam Ahmedi është shembulli dhe modeli më i mirë në moralet e larta. Ai dallohej për modestinë, mëshirën, zemërbutësinë, buzëqeshjen, të folurit drejt, durimin në sprova dhe fatkeqësi, gjë e cila u vërtetua gjatë sprovës me thënien mbi krijimin e Kuranit. Thënia mbi krijimin e Kuranit, është një sprovë të cilën e kaloi me sukses imam Ahmedi. Ai insistonte në atë që Kurani është fjalë e Zotit dhe jo krijesë e Tij. Për këtë, ai u godit 1.600 herë me kamzhik dhe qëndroi në burgun e Mutesimit 36 muaj, pa e ndryshuar aspak qëndrimin e tij. Kurani ishte fjala e vërtetë e Zotit dhe jo krijesë e Tij si krijesat e tjera. Thotë Zoti në Kuran :”Atij i takon krijimi dhe urdhëri!” dhe urdhërat janë pjesë nga fjalët e Zotit. Pas qëndresës heroike të imam Ahmedit dhe pasi doli nga burgu, ishte mendimi i tij dhe i dijetarëve të tjerë ai që triumfoi .
  • 18. Dijet e imam Ahmedit ishin dije që stimulonin veprat për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe lumturinë në botën tjetër. Për këtë, ai banonte në një dhomë të vogël dhe mjaftohej me pak ushqim.
  • 19. Çdo fjalë që thoshte, nxënësit e tij e regjistronin, ngaqë tingëllonte e bukur dhe plot forcë. Sa herë që shkonte në xhami, merrte me vete librat, të cilat ua lexonte njerëzve pas përfundimit të namazit. Pasi doli nga burgu, i vinte doktori për t’i kuruar shpinën, ku nuk kishte mbetur vend pa u goditur nga kamzhiku. Ai ia lyente me vaj dhe i priste copat e mishit që ishin varur nga goditjet e kamzhikut. Të pranishmit e nxisnin që ta mallkojë Mutesimin, por ai i shtrirë dhe duke vuajtur thoshte:”Zoti e mëshiroftë Mutesimin dhe ia faltë gjynahet! Çfarë do të përfitoja nëse dikush ndëshkohet dhe vuan për shkakun tim?” Ai lutej dhe kërkonte falje për ata që e kishin torturuar dhe keqtrajtuar. Një ditë i thanë që ka ardhur në qytet një dijetar i fushës së hadithit. Menjëherë, ai ngriti rrobën dhe u sul drejt xhamisë. Kur e pa dikush, i tha:”A edhe në këtë moshë kërkon të mësosh më shumë mbi hadithin?!” Imam Ahmedi iu përgjigj:”Nga banka deri në varr.” Me këtë synonte që do të vazhdojë kërkimin e dijes deri në frymën e fundit, derisa të vdesë. Udhëtimi i dijes dhe përftimit të njohurive fillon me lindjen, djepin, dhe përfundon ditën kur njeriu besimtar shkëputet nga kjo botë. Thotë Zoti në Kuran :”dhe adhuroje Zotin tënd, derisa të të vijë vdekja.” Këto ishin njerëzit e mëdhenj dhe njohuritë e tyre, dije të cilat ishin larg çdo fanatizmi dhe ekstremizmi. Ishin dije të cilat të frymëzojnë për devotshmëri dhe moral të lartë, larg konflikteve, bidateve dhe humbjes.
  • 20. Dijet e tyre u regjistruan dhe u përkthyen për njerëzit e ndryshëm në të katër anët e globit. Është nder dhe me dobi që jetëshkrimet e këtyre njerëzve të pasqyrohen në universitete, kuvende dhe mjetet e informacionit, me qëllim që brezave të rinj tu japim modelin më të mirë për të ndjekur. Në jetëshkrimet e tyre gjen modelin dhe mësimet e duhura për një jetë të ndershme. E lusim Zotin që t’i shpërblejë për mundin dhe dijet që lanë pas dhe e lusim që ne të prëfitojmë nga këto dije sa më shumë.

×