Dialog Me Një Prift Ne Kishë

  • 746 views
Uploaded on

 

More in: Education
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
746
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1

Actions

Shares
Downloads
10
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Dialog me një prift ne kishë Forcoje besimin Tema e emisionit: Dialog me një prift ne kishë. Prezantues i emisionit: Prof. Xhasim El-mutava Në vitin e shtatë të profecisë, Profeti a.s u nis për në Taif për të kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Kurjeshët. Atje, banorët e Taifit e pritën Profetin a.s me gurë, sharje dhe keqtrajtime. Duke zbritur nga Taifi, Profeti a.s kaloi pranjë një vreshte, e cila ishte pronë e Utbes dhe Shejbes, djemtë e Rebias. Kur e dalluan Profetin a.s e lodhur dhe të gjakosur që kishte qëndruar buzë vreshtës së tyre, ata porositën një skllav të tyre që t'i japë një bistak rrush. Pasi skllavi vajti tek Profeti a.s dhe ia dorëzoi bistakun e rrushit, Profeti a.s e mori dhe kur filloi të hajë, tha:"Bismil-lah". Skllavi shprehu habi nga këto fjalë të Profetit a.s. Duke parë habinë e skllavit, Profeti a.s e pyeti:"Kush je ti dhe si të quajnë?" Skllavi iu përgjigj:"Më quajnë Addas dhe jam nga Nejneva." Profeti a.s e pyeti sërish:"Nga qyteti i njeriut të mirë Junus ibnu Meta?" Skllavi e pyeti:"A e njeh ti atë?" Profeti a.s iu përgjigj:"Unë jam profet, ashtu siç ka qenë dhe ai profet." Me të dëgjuar këto fjalë, Adasi filloi t'i puthë duart Profetit a.s. Në disa transmetime të tjera, thuhet se u konvertua në musliman. Prej këtu, lind nevoja dhe rëndësia e komunikimit me të krishterët. Është pikërisht kjo ajo rreth të cilës do të flasim në rrjeshtat në vazhdim. Vallë a kemi bërë ç'është e mundur për t'u prezantuar me të tjerët, me fetë dhe besimet e tyre? Vallë a ka ndonjë prej nesh që është ulur dhe ka biseduar me një prif apo klerik të krishterë? Vallë a kemi informacionin e duhur mbi mënyrën si të dialgojmë me ithtarët e librit? A i trajtojmë dhe sillemi me ta, sipas ligjeve të Sheriatit?
  • 2. Në Damask, të krishterët hynin në kishë dhe muslimanët në xhami, nga dera kryesore e kishës. Xhamia e omejadëve në Damask, fillimisht ka qenë kishë dhe është transformuar në xhami. Kur muslimanët morën Damaskun, ranë në ujdi me të krishterët që t'a merrnin gjysmën e kishës. Ebu Ubejde e shndërroi atë në xhami ku faleshin muslimanët. Kështu, muslimanët dhe të krishterët hynin nga e njëjta derë për në kultet e secilit. Kjo vazhdoi nga viti i katërmbëdhjetë hixhri deri në vitin tetëdhjetë hixhri. Në këtë emision, kemi ftuar për të diskutuar atin Abraham Seruxh. Fillimisht, ne i kërkojmë atij të na flasë diçka rreth natyrës së aktivitetit në kishë. Ne muslimanët, kemi imamin ose hoxhën që udhëheq besimitarët pesë herë në ditë për t'u falur. Çfarë mund të na thoni për një prift, sa herë në ditë duhet të falet ai?" At Abraham Seruxh:"Ne të kishës, ndjekim dhe respektojmë urdhëresat që përmenden tek psalmet e Daudit, të cilat urdhërojnë falje dhe lutje shtatë herë në ditë. Këto lutje, fillojnë pas mesit të natës, në orën një, në tre, në gjashtë dhe në nëntë. Oraret janë sipas orës romake. Kurse përsa i përket shtatë lutjeve që lartpërmenda, ato janë vetëm për murgjërit. Ata e kalojnë natën me lutje, siç përmendet kjo edhe në Kuran. Kurse ne prifërinjtë e qytetit, mjaftohemi me lutjen e pjesës së fundit të natës dhe kjo çdo ditë. Veç kësaj, këtu në Tripoli vijmë në kishë ku kryejmë lutjen e fundit të natës dhe ditën e shtunë në veçanti, kryejmë edhe lutjen e perëndimit. Kohë më parë, luteshim në perëndim çdo ditë, por kjo lutje pothuajse ka vdekur, për shkak të dembelizmit tonë. Veç kësaj ne lutemi dhe të mërkurën. Të shtunën kemi meshë që zgjat një ore e një çerek, kurse mesha e të dielës zgjat deri në tre orë." Prof. Xhasim El-mutava:"Atëherë, mesa kuptova unë, një prift duhet të lutet shtatë herë në ditë. Por mesa vërehet, ekziston një neglizhencë dhe indiferentizëm nga ana e priftërinjve përsa i përket kryerjes së lutjeve të përditshme. Jam kurioz të di si zgjidhet një prift tek ju?"
  • 3. At Abraham Seruxh:"Një burrë duhet të plotësojë dy kritere që të zgjidhet prift. E para është të jetë i pranueshëm nga populli dhe komuniteti, i cili është ai që e zgjedh priftin që do u shërbejë. E dyta, duhet miratimi i peshkopit që udhëheq dioqezën përkatëse. Pastaj, si kandidati për prift si peshkopi, marrin pjesë në meshën e rastit, ku peshkopi vendos dorën mbi kokën e kandidatit dhe kështu ai bëhet murg. Çdo dioqezë, ka shkollat e saj për pregatitjen e murgjërve, shkolla të cilat ndonjëherë edhe mbyllen. Ne posedojmë edhe universitete për pregatitjen e kuadrove fetarë dhe murgjërve, ku kryhen edhe studime të larta, magjistraturë dhe doktoraturë në fushën e teologjisë." Prof. Xhasim El-mutava:"Si ia bëni kur populli ka më shumë se një kandidat për prift?" At Abraham Seruxh:"Në raste të tillë, përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të mesme e cila i kënaq të gjithë. Ashtu siç themi që Jezusi ka dy dëshira dhe natyra. Zgjedhja e priftit që do i shërbejë popullit, realizohet në bashkëpunim mes këtij të fundit dhe peshkopit. Por, në disa fshatra, ku familjet nuk bëjnë lëshim për kandidatin e tyre, ne caktojmë dy priftërinj." Prof. Xhasim El-mutava:"Pak më parë, përmendët që një prift duhet të lutet shtatë herë në ditë brenda kishës, por që priftërinjtë e neglizhojnë. A ekziston ndonjë organ dhe autoritet i cili e ndjek lutjen e priftërinjve dhe u kërkon llogari nëse e neglizhojnë?" At Abraham Seruxh:"Një fjalë e urtë thotë:"Njerëzit janë në fenë e mbretërve të tyre." Nëse populli i neglizhon këto lutje, edhe priftërinjtë i neglizhojnë. Kurse në tekstet tuaja shprehet me fjalët:"Si të jeni, do keni dhe udhëheqësit." Nëse populli do të lutej shumë, padyshim që do i nxiste dhe stimulonte dhe priftërinjtë t'a bëjnë diçka të tillë. Prandaj, ne nuk jemi gjë tjetër veçse një shëmbulltyrë e popullit tonë, të gjithë jemi dembelë dhe përtacë. Si peshkopi ashtu dhe populli e kanë në dorë të kërkojnë llogari, por realiteti është i tillë
  • 4. që kjo llogari mungon." Prof. Xhasim El-mutava:"A i lejohet një gruaje të bëhet priftëreshë?" At Abraham Seruxh:"Gjer në këto momente që flasim, në kishën tonë ortodokse nuk ka bërë vaki të kemi një priftëreshë. Më parë ekzistonin dhjaket, post që është në një linjë me priftërinë, por që sot janë eleminuar plotësisht. Djakët burra, janë ata që ndihmojnë peshkopin gjatë shërbimit të meshës, por që nuk kanë të njëjtën gradë me priftin." Prof. Xhasim El-mutava:"Përse nuk mund të ketë gra priftëresha?" At Abraham Seruxh:"Nuk ekziston asnjë pengesë që një grua të jetë priftëreshë. Kjo, pasi tek ne të krishterët gruaja është e barabartë me burrin dhe ajo mund të jetë edhe profete. Por praktikisht, nuk kemi ndonjë grua që ka arritur në këtë post. Shkaku mund të jetë se edhe ne, ashtu si muslimanët, kemi jetuar në një vend lindor, ku gruaja diskriminohet sidomos nga i shoqi autoritativ." Prof. Xhasim El-mutava:"Por kristianizmi ekziston dhe në perëndim, i cili bën thirrje për emancipimin e gruas...?!" At Abraham Seruxh:"Ne kemi një kënvështrim dhe koncept tjetër. Megjithatë, vlen të theksohet se në perëndim kemi raste kur gratë janë bërë priftëresha. Por kjo jo në kishën katolike, por në atë të kostandinopojës." Prof. Xhasim El-mutava:"Atëherë mund të themi se kjo nuk ka të bëjë me faktin se shpirti i shenjtë mishërohet në trupin e priftit, gjë e cila nuk vlen për një femër." At Abraham Seruxh:"Kurrë. Shpirti i shenjtë mishërohet në trupin e gruas, ashtu siç mishërohet në atë të burrit. Thotë Pali:"Nuk ka arabë dhe joarabë, nuk ka meshkuj dhe femra. Të gjithë janë vëllezër për hir të mesisë." Ne kemi
  • 5. femra të shenjta, siç ka qenë Maria. Ashtu siç kemi edhe profete të shenjta, në ditët e para profetike. Kurse në ditët tona nuk kemi profetë dhe njerëz që flasin me gjuhën e profetëve. Siç thamë, në perëndim mund të gjesh priftëresha, gjë të cilën nuk e ndalojnë tekstet e shenjta. Gruaja është si burri në këtë çështje." Prof. Xhasim El-mutava:"Unë dua të të lexoj një verset nga Kurani dhe dua prej teje një koment të shkurtër rreth asaj që do të dëgjosh. Thotë Zoti në Kuran:" " "Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punëmbrapshtë." (Mumtehine, 8-9) çfarë mund të thoni rreth këtij ajeti?" At Abraham Seruxh:"Nga këto dy ajete kuptoj që nëse një besimtar sulmohet dhe dhunohet, ai ka të drejtë të mbrohet dhe të luftojë. Nëse dikush nuk nuk është sulmuar apo dhunuar, nuk ka përse t'i sulmojë të tjerët. Veç kësaj, në Kuran përmendet se Zoti nuk i don njerëzit e dhunshëm dhe mizorë. Ashtu siç kuptoj se një musliman e ka detyrë të mbrojë nderin, pasurinë, familjen dhe vatanin e tij. Veç kësaj, kuptoj se islami fton për tolerancë dhe është kundër dhunës, gjë e cila konstatohet në të gjithë historinë islame dhe në vetë jetën e profetit Muhamed." Prof. Xhasim El-mutava:"Dua të të lexoj një ajet tjetër Kurani, që flet mbi ushqimin dhe dua komentin tënd për të. Thotë Zoti në Kuran:"Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush." (Maide, 5) At Abraham Seruxh:"Nga treguesit e dashamirësisë është dhe shkëmbimi i gatimeve dhe ushqimeve mes nesh. Populli thotë që "Bukë e kripë e zemër
  • 6. të bardhë", gjë e cila është tregues i dashamirësisë, lidhjeve mes njëri-tjetrit dhe bujarisë. Në vendet tona lindore, mikpritja, ftesat për të ngrënë tek njëri-tjetri etj... janë vlera të rralla." Prof. Xhasim El-mutava:"Thotë Zoti në Kuran:" "Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë(ndaj së vërtetës)." (Maide, 82) Si e kuptoni ju këtë ajet dhe sipas mendimit tuaj, përse të krishterët janë të afërt me muslimanët sesa hebrenjtë?" At Abraham Seruxh:"Ky është ajeti 82 i sures Maide dhe përshkruan një realitet në të cilin ka jetuar profeti Muhamed. Unë e njoh veten dhe besoj se jam nga ata priftërinj dhe murgjër të përkushtuar dhe që nuk jemi mendjemëdhenj. Ky ajet përshkruan gjendjen dhe situatën në të cilën jetonte profeti Muhamed. E shoqja e tij, Hadixheja i qëndroi pranë duke e ndihmuar dhe përkrahur me gjithçka që posedonte. Ajo kontriboi në përhapjen e mesazhit të tij. Kurse djali i xhaxhait të saj, Vereka ibnu Neufel ndërmjetësoi që Hadixheja të martohet me Profetin. Ibnu Hishami thotë se Vereka ibnu Neufel ishte prezent. Librat e biografisë përmendin se ai lexonte ungjillin në hebraisht. Gjithashtu, përmenden dhe dy romakë të cilët ia lexonin Profetit ungjillin në gjuhën e tyre, në greqisht. Gjithashtu, në librat e jetëshkrimit të Profetit, thuhet se kur ishte i vogël atij iu sëmurën sytë dhe ai që e mjekoi ishte një murg i krishter." Prof. Xhasim El-mutava:"A mendoni se për arsyet që u përmendën më lart, të krishterët janë më të afërt me muslimanët?" At Abraham Seruxh:"Të krishterët janë ithtarë të librit, ashtu siç janë edhe çifutët. Megjithatë, të krishterët jetuan në paqe me Profetin a.s dhe silleshin mirë me të. Madje, kur mekasit u sollën ashpër me muslimanët, Profeti i
  • 7. dërgoi në Etiopi, ku ishte mbret Nexhashij. Ata i lexuan atij suren Merjem. Kështu, ajetet që u lexuan më lart, thjesht pasqyrojnë realitetin e asaj kohe." Prof. Xhasim El-mutava:"Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush." "Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës)." Si e kuptoni këtë ajet Metropolitani Iljas?" Metropolitani Iljas:"Ky ajet tregon afërsinë mes muslimanëve dhe të krishterëve." Prof. Xhasim El-mutava:"Ajeti tregon se miqësia dhe afrimiteti mes muslimanëve dhe të krishterëve është më i madh se me hebrenjtë. A keni ndonjë koment për këtë?" Metropolitani Iljas:"Nga vetë natyra e tyre, hebrenjtë janë komplotistë. Ata kanë komplotuar kundër mesisë, muslimanëve dhe profetit Muhamed. Halifeja Umer ibnul Hattab, porosiste që muslimanët t'i ruanin kishat e të krishterëve. Gjë e cila tregon harmoninë dhe tolerancën që ekzistonte mes muslimanëve dhe të krishterëve. Madje, të krishterët debatonin dhe dialogonin me muslimanët pa u censuruar dhe diskriminuar." Prof. Xhasim El-mutava:"At i nderuar! Në këto çaste, ne ndodhemi në kishë dhe pikërisht para kësaj ikone të madhe. A është e mundur të na flasësh dhe të na japësh një ide rreth kësaj ikone?" At Abraham Seruxh:"Në këtë ikonë është pikturuar virgjëresha Mari, me
  • 8. foshnjen e saj. Kjo ikonë, gjithmonë vendoset në të djathtën e tempullit." Prof. Xhasim El-mutava:"Ndërkohë që shoh këtë ikonë, vërej që virgjëresha Mari është e mbuluar me shami në kokë. A është shamia e kokës tregues i diçkaje?" At Abraham Seruxh:"Sigurisht. Ajo është tregues i nderit, pastëritsë morale dhe devotshmërisë. Kështu visheshin edhe gratë tona në kohët e mëparshme." Prof. Xhasim El-mutava:"Ne u takuam me at Abrahamin dhe qëndruam me të një ditë të plotë, duke diskutuar rreth disa çështjeve të ndryshme. Ajo që tërhoqi vëmendjen time gjatë bisedës, ishte se ai përmendi dy çështje të rëndësishme: E para, regresi i rolit të fesë dhe klerikëve. Ashtu siç është i ekspozuar deti ndaj fenomenenve të tilla si batica dhe zbatica, ashtu është e ekspozuar dhe feja ndaj regresit. Në fakt, po të shohim, feja islame sot është në proçes batice, rritje dhe shtrirje të gjerë. Prifti përmendi regresin, zbaticën, që ka përfshirë fenë e tyre, madje edhe vetë klerikët e krishterë. Ata e kishin obligim të luten shtatë herë në ditë, por që nuk i përmbahen. Kurse e dyta, ka të bëjë me çështjen e shamisë së kokës dhe lidhjet mes saj dhe pastërtisë morale. Sipas fjalëve të priftit, shamia mbi kokën e një gruaje, është simbol i nderi dhe pastërtisë morale të saj. Kjo ishte dëshmia e një prifti për një femër të mbuluar, prandaj ne si muslimanë duhet të ndihemi krenarë që i përkasim kësaj feje. Në fakt, ashtu siç tha dhe prifti, hixhabi është nder dhe krenari. Këtë nuk e thotë vetëm një prift, por e thonë shumë intelektualë dhe mendimtarë. Në emisionin e ardhshëm, do të takohemi sërish me një prift, por jo në kishë por në xhami. Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!