Besimi I Muslimanit

2,533 views
2,372 views

Published on

Published in: Education, Technology
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
2,533
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
18
Actions
Shares
0
Downloads
65
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Besimi I Muslimanit

  1. 1. Besimi i muslimanit (60 pytje dhe pergjigje)
  2. 2.   1-Përse na ka krijuar All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-All-llahu i Lartësuar na ka krijuar për te adhuruar Atë dhe mos t’i  shoqërojmë Atij askënd. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk i kam krijuar xhinët dhe njëyit vetëm se për të më adhuruar Mua.’’(Edh-Dharijat:56) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e All-llahut mbi njëzit është që ta Adhurojnë  vetëm Atë dhe mos t’bëjnë Atij shok:’’
  3. 3.   2-Si duhet ta adhurojmë All-llahun e Lartësuar? Përgjigje-Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tj;me sinqeritet dhe sipas synetit. Thotë All-llahu i Lartësuar:Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për ta adhuruar All-llahun me sinqeritet’’(El-Bejjineh:5) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: Kush punon  një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)’’
  4. 4. 3-Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona? Përgjigje-Duke adhuruar All-llahun e Lartësuar me frikë prej Zjarrit të Tij, shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe luteni Atë me frikë e shpresë’’ (Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij. (El-A’raf:56) Dhe thotë:’’... Atëherë All-llahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë.’’(El-Maide:54) Thotë i Dërguari i All-llahu, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’I lutem All-llahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.’’
  5. 5. 4-Ç’është Ihsani-bamirësia në adhurim? Përgjigje-Të ndjesh mbikqyrjen  e All-llahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vertët që  All-llahu është mbikqyrës mbi ju’’(En-Nisa’:1), Është Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmb ( kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz):’’ (Esh-Shuara:218) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut ,qofshin mbi të::’’Bamirësia është të adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.’’
  6. 6. 5-Përse i ka dërguar All-llahu të Dërguarit e Tij? Përgjigje-Për të ftuar njerëzit ne adhurimin e Tij dhe të mohojnë shirkun Atij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne kemi dërguar në gjdo popull të dërguar ashtuqë t’i urdhërojnë ata  për të adhuruar All-llahun e t’i largohen idhujve.’’(En-Nahl:36) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të Dërguarit e All-llahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një.’’( d.m.th:të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tzre në Njësimin e All-llahut)
  7. 7. 6-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut ne adhurim? Përgjigje-Të bësh adhurimin vetëm për All-llahun, siç janë ,lutja, premtimi ,gjykimi e adhurime te tjera. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut.’’(Muhamed:19) (d.m.th: nuk ka te adhuruar tjetër me  të drejtë përveç All-llahut) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Le të jetë gjëja e parë në të cilën t’i ftosh ata Njësimi i All-llahut të Lartësuar.’’
  8. 8. 7-Ç’do të thotë:’’La ilahe il-la All-llah’’? Përgjigje-Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, Një e të pa shoq. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Kjo sepse All-llahu është i Vërteti dhe se gjdo gjë adhurojnë përveç Atij është e kotë:’’(Lukman:30) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush thotë’’La ilahe il-la All-llah’’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, ndalohet për muslimanin marrja e pasuris dhe e gjakut të tij.’’
  9. 9. 8-Ç’do të thotë:Muhammedi është i Dërguari i All-llahut? Përgjigje-Nuk ka kush që meriton të pasohet përveç tij,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë Alll-llahu i Lartësuar:’’E nese i bindeni atij (Muhammedit) atëherë jeni të udhëzuar.’’(En-Nur:54) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse do të ishte gjallë Musa (alejhi selam)nuk do të bënte gjë tjetër vetëm se do të më pasonte mua.’’
  10. 10. 9-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut në Cilësitë dhe Emrat e Tij? Përgjigje-Pohimi i cilësive me të cilat All-llahu e ka cilësuar Veten e Tij  apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo mohim të tyre. Thotë All-llahu i lartësuar:’’Asgjë nuk është si Ai e Ai është Dëgjusi , Shikuesi,’’(Esh-Shura:11) Thotë i Dëerguari i All-llahut ,pqaja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë em,ra;kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.’’(Dhe çdo ëmer prej emrave të All-llahut të Lartësuar tregonë një cilësi të Tij, në formën që i përket Lartësis e Madhështisë së Tij.)
  11. 11. 10-Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin? Përgjigje-Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dz botërat. Thotë All-llahu i Lartësuat:’’Ato të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë përzier besimin e tyre me padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të udhëzuar drejt:’’(El-En’am:82) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e njerëzve tek All-llahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij.’’
  12. 12. 11-Cila është e vërteta e besimit? Përgjigje-Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Kini frikë All-llahun dhe flisni fjalë të drejta ashtu që t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua falë gjynahet tuaja:’’(El-Ahzab:70) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të:’’Besimi është shtatëdhjetë e dia degë ,më e larta prj tyre është fjala’’La ilahe il-la All-llah’’dhe më e ulta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit.’’
  13. 13. 12-A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar? Përgjigje-Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të prera për të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Beduinët thanë: Kemi besuar.Thuaj, Ju nuk keni besuar por thoni që jemi dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja.E nëse i bindeni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë),All-llahu është Falësi, Mëshirëbërësi.’’(El-Huxhurat:14) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mësjira e All-llahut qofshin mbi të:’’O ju që jeni bërë muslimanë me gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja!Mos i dëmtoni muslimanët!....
  14. 14. 13-Ku është All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-All-llahu  është në qiell mbi Arsh, në atë mënyrë e cila i përket Madhështisë së Tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh.’’(Ta-Ha:5) (d.mth.: u ngrit e u lartësua-siç ceket në Sahihun e Buhariut) I Dërguari i All-llahut e pyeti atë robëreshen:Ku është All-llahu? Ajo tha:Në qiell,Atëherë ai i tha totëriut te saj: Lirojr atë sepse ajo është besimtare!’’ Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka shkruar në një libër:’’Mëshira ime e ka kaluar Hidhërimin Tim’’e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.’’
  15. 15. 14-A është All-llahu me ne me Qenien e Tij apo me Dijen e Tij? Përgjigje:All-llahu është me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dëgjon. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Tha (All-llahu Musës dhe Harunit):Mos kini frikë sepse Unë jam me ju,iu dëgjoj dhe iu shoh,’’(Ta-Ha:46) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që iu dëgjon e iu sheh)
  16. 16. 15-Cili është gjunahu më i madh? Përgjigje-Gjynahu më i madh është t’i bësh shok All-llahut. Thotë All-llahu i Lartësuar për kur Lukmani, alejhis-selam, tha:’’O biri im!Mos i shoqëro diç All-llahut sepse shirku është padrejtësia më e madhe,’’(Lukman:13) E pyetën të Dërguarin e All-lahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Cili është gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh All-llahut shok ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.’’
  17. 17. 16-Ç’është ‘’shirku i madh’’? Përgjigje-Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi tjetër përveç All-llahut, siç është lutja, premtimi, kurbani etj. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Unë i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atë me askënd.’’(El-Xhinn:20) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të.:Gjynahu më i madh prej të mëdhave është të shoqëruarit e All-llahut shok.’’
  18. 18. 17-Cili është dëmi i shirkut të madh? Përgjigje-Ai është shkak për të qëndruarit e përhershëm në Zjarr. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Atij që i shoqëron All-llahut ndokënd, All-llahu ia bën haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.’’ (El-Maide:72) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin  mbi të:’’Kush vdes duke i shoqëruar All-llahut shok, do të hyjë në Zjarr.’’
  19. 19. 18-A ka  dobi puna e shoqëruar me shirk të madh? Përgjigje-Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me shirkun e madh. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse ata do të adhuronin tjetër me All-llahun, atëherë do t’i fshiheshin te gjitha punët e tyre që ata kishin punuar.’’ (El-En’am:88),’’Dhe do t’i bëjmë ato pluhur e hi.’’(El-Furkan:23) Thotë All-llahu i Lartësuar në një Hadith Kudsi:’’Kush vepron një punë në të cilën më shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shirkun e tij.’’
  20. 20. 19- A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve? Përgjigje-Po, gjendet me shumicë-me keqardhje!- Thotë All-llahu i Lartësuar.’’Dhe nuk beson shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar All-llahut shok.’’(Junus:106) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:Nuk do të bëhet Kiameti derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.’’
  21. 21. 20-Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai  është bërë qafir-mosbesimtar,pa pasur argument? Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të mëdha. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Zoti im i ka ndaluar punët e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu (ka ndalur ) çdo lloj kriki, shtypjen pa të drejtë,vënien shok All-llahut në adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe ( ka ndaluar) përfoljen  për All-llahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.’’(El-A’raf:33) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse dikush i thotë vëllait të tij (ne fe ):Ti je mos besimtar (qafir);ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga ata të dy.’’
  22. 22. 21-Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç All-llahut-siç janë:’’ilvijatë’’? Përgjigje-Të luturit atyre është shirk i cili të fut në Zjarr. Thotë  All-llahu i Lartësuar:’’Mos lut Zot  tjetër  me All-llahun se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohën.’’( Esh-Shuara:213) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vdes duke qenë që ka lutur dikë tjetër përveç All-llahut , do të hyjë në zjarr.’’
  23. 23. 22-A është lutja prej adhurimit të All-llahut të Lartësuar? Përgjigje-Po,sigurisht që lutja është prej adhurimit të All-llahut, madje prej  adhurimeve më të mëdha. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem!’’ (Gafir:60) Thotë i Dëerguari i All-llahut i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lutja është vetë adhurimi.’’
  24. 24. 23-A e dëgjojnë të vdekurit lutjen? Përgjigje-Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as ndonjë gjë tjetër. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.’’(En-Neml:80).’’...Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata në varre.’’ (Fatir:22) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka zbritur disa ëngjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam nga ummeti im.’’(d.m.th.:që engjëjt janë ata që percjellin selamin, , ndërsa njerëzit nuk mund të kenë dot lidhje me ata të botës tjeter).’’
  25. 25. 24-A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo prej atyre që janë prezent? Përgjigje-Nuk lejohet kërkimi i ndihmës pre tyre, kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga All-llahu i Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar.’’(Përkujtoni) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai iu përgjigjë juve.’’ (El-Enfal:9’ Kur të Dërguarin e All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, e godiste ndonjë breng apo veshtirësi thoshte:’’O Ti që je  i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që egziston!Tek mëshira  Jote kërkoj ndihmë.’’
  26. 26. 25-A lejohet  mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk. Për ndihmë i mbështetemi  vetëm te All-llahu i Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo , në çdo  kohë e për çdo gjë).’’(El-Fatiha:5) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse kërkon diçka, kërkoje prej All-llahut e nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut.’
  27. 27. 26-A lejohet të kërkojmëndihmë prej të gjallëve që janë prezent? Përgjigje-Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda mundësive të njeriut. ThotëAll-llahu i Lartësuar:’’...Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira e devotshmëri të All-llahut; dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e zemërim (armiqësi).’’(El-Maide:2) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu është në ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e vëllait të vet.’’
  28. 28. 27-A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për All-llahun e Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përkujto) Kur bashkëshortja e Imranit tha ‘’Zoti im! Të jam betuar Ty se fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet e Tua, kështu  që ma prano këtë (përkushtim) mua.’’(El-Imran:35) Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush përkushtohet për të kryer një punë të mirë që është bindje ndaj All-llahut, le ta bëjë atë, e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen urdhërin e All-llahut, mos ta bëjë atë.’’
  29. 29. 28- A lejohet prerja e kurbanit për dikë tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet sepse kjo gjë është prej shirkut të madh. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Falu për Zotin tënd dhe pre  kurban vetëm për Të.’’(El-Keuther:2) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E mallkoftë All-llahu atë që prët kurban për dikë tjetër përveç All-llahut!’’
  30. 30. 29-A lejohet tavafi-të sjellurit përreth-varreve? Përgjigje-Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëjë tjetër përveç se rreth Qabes. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe le të sillen rreth shtepisë se lashtë (Qabes në Mekë).’’(El-Haxh:29) Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush sillet rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate, i quhet sikur ka liruar një robëreshë.’’
  31. 31. 30-A lejohet të falesh duke pasur përpara teje ndonjë varr? Përgjigje-Nuk lejohet falja drejt varreve pasi që kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre. Thotë All-llahu i Lartësuar.’’...Kështu pra, ktheje fytyren tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë-Qabes!’’(El-Bekare:144) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tzre!’’
  32. 32. 31-Cili është gjykimi i të punuarit me magji? Përgjigje-Të punosh me magji (të bësh magji) është prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në mosbesim e mohim të All-llahut të Lartësuar. Poashtu edhe të mesuarit e saj është njësoj si puna me të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Por shejtanët mohuan (u bënë mosbesimtarë) duke u mëauar njerëzve magjinë.’’(El-Bekare:102) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Largojuni shtatë shkatrrueseve (që të fusin në zjarr) :Shirkut, magjis...’’
  33. 33. 32-A mund t’i besojmë fallgjorit e magjistarit? Përgjigje-Nuk i besojmë ata për asgjë që thonë,madje nuk shkojmë kurrë tek ata. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nuk e di të fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë përveç All-llahut.’’(En-Neml:65) Thotë i Dërguar i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush shkon tek n donjë fallxhor apo magjistare dhe e beson atë në ato që thotë, ka mohuar atë që ka zbritur Muhammedit:’’
  34. 34. 33-A e di të fshehtën ndokush prej krijesave? Përgjigje-Nuk e di të fshehtën askush përveç All-llahut të Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe tek Ai janë çëlesat e të fshehtës e askush nuk i di ato përveç Atij.’’(El-En’am:59) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk e di të fshehtën askush tjetër përveç All-llahut.’’
  35. 35. 34-Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët? Përgjigje-Muslimanët duhet të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit-fjalës së të Dërguarit të All-llahut,qofshin ata individë, kolektiv apo pushtetarë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur All-llahu.’’(El-Maide:49) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’ ’All-llahu është Gjykues dhe tek Ai është kthimi.’’
  36. 36. 35-Cili është gjykimi për  ligjet e vendosura nga shtetet e mëdha sot, të cilat kundërshtojnë Islamin? Përgjigje-Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga Islami nëse personi i bën të lejuara apo i paraprin mbi Ligjin e All-llahut (Kur’anin dhe Sunetin) duke besuar se janë më të mira. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që nuk gjykonë me Atë që ka shpallur All-llahu, ata janë mosbesimtarë.’’(El-Maide:44) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos gjykojnë me Ligjin e All-llahut e të mos zgjedhin ndërmjet atyre që ka zbritur All-llahu, atëherë All-llahu i jep secilit pjesën që i takon( të dënimit për shkak të padrejtësisë që i kanë bërë  njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).
  37. 37. 36-A lejohet betimi në dikënd tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet betimi vetëm se në All-llahun e Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj: Po! Për Zotin tim!Ju padyshim që do të  ringjalleni.’’Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush betohet në dikënd tjetër përveç All-llahut, ka bërë shirk (i ka bërë shok All-llahut).’’
  38. 38. 37-A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive? Përgjigje-Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave dhe hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe nëse All-llahu iu prek me njdonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij.’’(El-En’am:17) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush var apo lidh nuskë i ka bërë shok All-llahut.’’(Nuskë është çdo gjë lidhet për të larguar syrin e keq apo amirën, apo me qëllim të shërimit ose ruajtjes  nga sëmundjet.sh.r.)
  39. 39. 38- Me ç’farë ndërmjetësohemi tek All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-Ndërmjetësohemi tek All-llahu me Emrat e Cilësitë  e Tij, të Pastërtit nga mekatet, me punët tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të mirë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe të All-llahut janë të gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to:’’(El-A’raf:80) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të lutem Ty çdo Emër Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!’’
  40. 40. 39-A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e ndonjë krijese? Përgjigje-Kur lutemi nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës,prej krijesave. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kur robët e Mi të pysin ty (o  Muhammed) për Mua, atëherë (thuaju): Vërtet Unë jam pranë , u përgjigjem lutjeve te lutesit kur ai më drejtohet Mua me lutje.’’(El-Bekare:186) Thotë  i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që Dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që ju Dëgjon e ju Sheh)’’
  41. 41. 40-Cili është misioni i të të Dërguarit të All-llahut,Muhanmmed? Përgjigje-Misioni i tij është shpallja,sqarimi dhe ngritja e argumentit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ti i Dërguar! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur tz nga Zoti yt.’’(El-Maide:67) Tha i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut e All-llahut qofshin mbi të);’’Zoti im!Dëshmo!’’ E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë:’’Dëshmojmë që ti e kreve  shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove.
  42. 42. 41-Prej kujt kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi i të të Dërguarit në Ditën e Gjykimit? Përgjigje- E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,vetëm prej All-llahut të Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E  kush është  ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.’’(El-Bekare:255) ‘’Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon All-llahut.’’(Ez-Zumer:44) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,duke mësuar njërin prej shokëve të tij thotë:’’O Zoti im!Bëjë atë (të Dërguarin, Muhammedin) ndërmjetës për mua .’’
  43. 43. 42-Si mund ta duam All-llahun dhe të Dërguarin e Tij? Përgjigje-Dashurija vërtetohet në bindje dhe zbatimin e urdhërave. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nëse jeni që e doni All-llahun ,atëhere më ndiqni mua që t’ju dojë All-llahu.’’(Al-Imran:31) Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk beson askush prej  derisa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo femija e tij e  të gjithë njerëzit.’’
  44. 44. 43-A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit? Përgjigje-Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,apo ngritjen e tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj (O Muhammed):Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është shpallur se i adhuruarijuaj është Një i Adhuruar i Vetëm.’’(El-Kehf:110) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes , sepse unë jam rob i All-llahut, por thoni:Rob i All-llahut dhe i Dërguari Tij.’’
  45. 45. 44-Kush është krijesa e parë? Përgjigje-Krijesa e parë prej e njerzve është Ademi,alejhi selam,paqja e All-llahut qoftë mbi të,ndërsa prej sendeve është Lapsi. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përmend) Kur Zoti yt u tha engjëjve:Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.’’(Sad:71) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Sendi i parë që ka krijuar All-llahu është Kalemi-lapsi .’’
  46. 46. 45-Si është krijuar Muhammedi ,alejhi-selam? Përgjigje- E ka krijuar All-llahu Muhammedin, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ashtu siç krijoj të gjithë njerëzit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj(O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju ,por që më shpallet...’’(El-Kehf:110) ‘’Ai është i Cili ju ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej një pike uji.’’(Gafgir:67) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ç’dokush prej jush krijohet në barkun e nënes së tij për dyzet ditë në gjëndje të lëngët...’’
  47. 47. 46-Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të All-llahut? Përgjigje-Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoft ai me pasuri, me gjuhë apo me trup. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ecni përpara, qoft kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë dhe vetet tuaja në Rrugë të All-llahut.’’(Et-Teube:41) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Luftoni idhujtarët me pasuritë, vetet dhe gjuhët tuaja’’ Dhe ai (Xhihadi) është detyrë mbi çdo musliman të mundshëm nëse pushohet një tokë prej tokave të muslimanëve.Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.
  48. 48. 47-Ç’është miqësia për besimtarët? Përgjigje-Ajo është dashuria dhe përkrahja për besimtaret janë njësues.                   Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin.’’(Et-Teube:71) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Besmtari për besimtarin është si një ndërtes e vetme që mbajnë njëri-tjetri.’’
  49. 49. 48-A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe përkrahja e tyre? Përgjigje- Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej njollave të besimit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kush i miqëson ata (mosbesimtarë) prej jush , ai është prej tyre.’’(El-Maide:51) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Bijtë e filan fisi nuk janë miq të mi.’’(Ngaqe ata ishin mosbesimtarë)
  50. 50. 49-Kush është mik e i dashur? Përgjigje-Mik është besimtari i devotshëm sunni-që ndjek rrugën e Pejagmberit,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e All-llahut, as frikë nuk do të ketë mbi ata, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë All-llahun.’’(Junus:62-63) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Miku im është All-llahu dhe besimtari i mirë.’’
  51. 51. 50-Përse e ka zbritur All-llahu Kur’anin? Përgjigje- E ka zbritur All-llahu Kur’anin për ta lexuar atë , për të menduar atë dhe për të punuar sipas tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Pasoni atë që iu është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të dashur tjetër përveç All-llahut.’’(El-A’raf:3) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lexojeni  Kur’anin dhe punoni me të.’’;e mos hani me Kur’anin e as mos shtoni (pasurinë tuaj)me të.’’
  52. 52. 51-A mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin? Përgjigje-Nuk mund të mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin e të Dërguarit,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne të zbritëm ty Përkujtimin (hadithin, sunetin) ashtu që tua sqarosh njërzve atë që u është zbritur atyre (Kur’anin).’’(En-Nahl:44) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Vërtet që mua më është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai (Hadithi).’’
  53. 53. 52-A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej krijesave   Para Fjalës se All-llahut dhe të Dërguarit? Përgjigje-Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e asujt, kushdo qoftë ai,para Fjalës së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Mos vendosni ( mos flisni) para se të vendosë All-llahu dhe i Dërguari i Tij.’’(El-Huxhura:1) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk lejohet t’i bindesh krijesës nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e Krijuesit,por bindja është në punë të mira.’’
  54. 54. 53-Ç’farë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi? Përgjigje-Kthehemi tek libri Fisnik (Kur’ani) dhe te Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-te parëve të mire të kësaj feje dhe duke u  këshilluar me dijetarët e vërtetë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse kundërshtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek All-llahu (Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij .’’(En-Nisa’:59)         Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni pas tyre:Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij.’’
  55. 55. 54-Ç’është bidati? Përgjigje-Bidati është çdo gjë me të cilen adhurohet All-llahu pa pasur ndonje argument në fe. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’ A  kanë ata shok (idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdheruar e përcaktuar All-llahu.’’(Esh-Shura:21) Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vjen me diçka të re në çështjen tonë , e cila nuk është prej saj, ajo është e kthzer mbrapsht.’’
  56. 56. 55-A ka bidat të mirë në fe? Përgjigje-Nuk ka  në fe bidat të mirë, por ato janë epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Këtë ditë Unë e përsosa për ju  fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha  për ju Islamin si Fe.’’(El-Maide:3) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të:’’Ruajuni punëve të shpikura )risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur është bidat dhe  çdo bidat të çon në humbje.’’
  57. 57. 56-A ka në Islam hapje të një rruge të mirë? Përgjigje-Po, siç është ai person që fillon i pari me një punë të mirë për të vazhduar e për të qenë shembull për të tjerët. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O Zoti ynë!...Dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).’’(El-Furkan:74) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush hap në Islam një rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e të gjithë atyre që do ta vazhdojnë pas tij.’’
  58. 58. 57- A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij? Përgjigje-Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe familjen e tij, si dhe sa të mundet prej njerëzve të tjerë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri ,lënd djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.’’ Thotë i Dëerguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu i Lartësuar do ta pysë çdo përgjëgjës për atë që kishte në përgjegjësi;A e ruajti atë apo e humbi?
  59. 59. 58-Kur triumfojnë muslimanët? Nëse ndihmojnë Fenë e All-llahut , duke punuar sipas Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të Dërguarit të tyre. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni All-llahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.’’(Muhammed:7) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kur do të tregtoni me kamatë,ndiqni bishtat e lopëve e të kënaqeni me të mbjellat, dhe do ta lini Luftën në Rrugë të All-llahut, atëherë All-llahu do të hedhë mbi ju një përulje e nënçmim të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë tuaj.’’
  60. 60. 59-Si mund të shpëtojmë prej përçarjes e belasë? Përgjigje- Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e saktë sipas kuptimit të selfëve të mirë dhe duke lënë grindjet dhe mosmarrëveshjet. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin) pasi ti jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta djegim atë në Zjarr. E  sa përfundim i keq është ai!( En-Nisa:115) Thotë i Dërguari i All-llahut .paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’...E ai që do të jetojë prej jush do të shohë mosmarrveshje të shumta.Kështu që kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugës) së prijësve të drejtë e të udhëzuar që do të jenë pas meje, Shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!...’’
  61. 61. 60-Cila është detyra e muslimanëve sot? Përgjigje-Kapja e të gjithëve për Litarin e All-llahut që të jenë një dorë e vetme. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe kapuni që të gjithë për Litarin e All-llahut, dhe mos u përçani:’’(Al-Imran:102) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Shembulli i muslimanëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është sikur shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhembje e ethe.’’ Vel-hamdu lilahi Rabil-alemin.

×