Your SlideShare is downloading. ×
Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Automatizimi i procesit te formesimit te gureve te mermerte

498
views

Published on


0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
498
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
7
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME Kandidati: Mentori: Egzon Shala Dr.sc. Shaban Shabani Prishtinë, 2012-11-21 1Punim Diplome
  • 2. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Punimi i diplomës Titulli i temës: AUTOMATIZIMI I PROCESIT TË FORMËSIMT TË GURËVE TË MERMERTË Hyrja 1. Rregullat themelore të algjebrës së Bool-it 2. Metoda kaskade në sintezen e automateve 3. Projektimi i automatit për procesin e formësimit të gurëve të memertë Përfundimi 2Punim Diplome
  • 3. PËRMBAJTJA  HYRJE..................................................................................................................................  KAPITULLI 1   1. RREGULLAT THEMELORE TË ALGJEBRES SË BOOL-IT...............................................  1.1 TEKNOLOGJIA QË ZBATOHET NË AUTOMATIZIMIN E PROCESEVE PRODHUESE....  1.1.1 QARKU I INFORMATIV...........................................................................................  1.1.2 QARQET DREJTUESE.............................................................................................  1.1.3 QARKU ENERGJETIK .............................................................................................  1.2 AUTOMATET KOMBINUESE DHE SEKUENCIALE.......................................................  1.2.2 AUTOMATET SEKUENCIALE...................................................................................   KAPITULLI 2  2. METODA KASKADË NË SINTEZËN E AUTOMATEVE...................................................  KAPITULLI 3  3. PROJEKTMI I AUTOMATIT PËR PROCESIN E FORMËSIMIT TË GURËVE TË MERMERTË ME METODËN KASKADE  PËRFUNDIMI.............................................................................................................................  LITERATURA.............................................................................................................................. 3Punim Diplome
  • 4. Hyrja  Jemi dëshmitarë se automatizimi i proceseve teknologjike po gjenë zbatim gjithnjë e më të madh në aplikimin e njësive teknologjike fleksibile, manipulatorëve industrial dhe robotëve, automatizimit kompleks dhe linjave transfere, dhe ndërtimin e fabrikave pa njerëz. Në të gjitha këto, vend të rëndësishëm ka analiza dhe sinteza e automateve kombinuese, sekuenciale asinkrone dhe sinkrone.  Me fjalën automatizim i proceseve prodhuese nënkuptohet marrja e të gjitha masave të arsyeshme ekonomike dhe teknike për një qëllim, arritja e procesit teknologjik duke i angazhuar pajisjet teknologjike dhe mjetet e prodhimtarisë së lartë pa prezencën e operatorit (njeriut).  Para se te njihemi me Automatizimin e Proceseve Prodhuese, ti japim një referim të shkurtër ndermarrjes për të cilën do të bëhet projektimi i automatit për procesin e formësimit të gurëve të mermertë  4Punim Diplome
  • 5. ELSA-GROUP 5Punim Diplome
  • 6. Figura 1. Pamja e gjysmëfabrikatit dhe e vinçit. Gjysëmfabrikati kapet më anë të vinçi dhe vendosët në mbajtësin që shifët në figurë dhe dërgohet më anën e një vagonete nëpër binar deri tek makina e parë që e bënë përpunimin e parë të gurit pra behët fjalë për makinën sharrë. 6Punim Diplome
  • 7. Figura 2. Procesi i sharritjes së copave të meremertë. Këtu është makina e parë për përpunim me prerje, guri vendoset mbi tavolinën e saj, makina ka thika te ndryshme te cilat me ane te nofullave te makinës levizin para-pas dhe lartë-poshtë ne gjatësin 50cm për ta berë prerjen e parë te gurit, në figur pra është e paraqitur makina sharrë, pastaj një Elektromotor i cili bënë përzierjen e granulatit me gëlqere në bazenin e treguar dhë e cila përzierje dërgohet më anë të gypave në figurë deri tek makina sharrë mbi të cilën lëshohët kjo përzierje për të bërë sharritjën e gurit, pastaj tregohët rrota udhezuese e leves e cila është si transmetues me rripa i fuqisë së dhenë nga elektromotori në figurë, si dhe një pamje e levës e cila lëvizë para-pas e lidhur për makinën Sharrë. Këto pra janë elemtet të cilat udhëzojnë dhe përgadisin procesin e parë teknologjik të përpunimit të gurit të cilat janë të domosdoshme për proces punues. 7Punim Diplome
  • 8. Figura 3. Burimi kryesor për komprimimin e ajrit. Përmes këtij i burimi kryesor furnizohe të gjitha makinave më anën e te cilit vihën në lëvizje, pra ky është një kompresorë i cili e ka nivelin e shtypjes deri ne 200.000 Pa [N/mm²] 8Punim Diplome
  • 9. Figura 4. Paraqitja e gurëve të mermert të sharritur. Kjo është pamja e gurëve të sapo sharritur dhe i cili është i gatshëm për procesin e dytë pra polirimin, pastrimin dhe tharjen në mënyrë që të bëhët i gatshëm për prerje(Frezim) 9Punim Diplome
  • 10. Figura 5. Paraqitja e fillimit të procesit të ratifikimit. Ky proces nis përseri me kapjen e gurit me vinç dhe vendosjen në shirit transportues i cili e dergon gurin deri tek makina e dytë, Makina Retifikuese (Poliriuese), Kjo makinë burimin e punës e ka tek Kompresori krysesor i cili me anë të gypave e dergon ajrin tek qdo makinë, ajri vjen deri tek pistonat e makinës e cila perbëhët nga 13 elektromotorë dhe e cila punon ne drejtim horizontal para pas dhe e benë polirimin e gurit, mjetë për pastrim është uji. 10Punim Diplome
  • 11. Figura 6. Paraqitja e operacioneve të ratifikimit. Kjo është pamja e procesit të dytë të përpunimit, i cili pra fillon me vendosjen e gurëve të sharritur në shirita transportues, pastaj nga shiriti guri hynë në retifik duke u poliruar dhe pamja tjeter është momenti i pastrimit të gurit me brushë e cila me levizje poshtë-lartë bënë fshierjen dhe pastrimin e gurit nga papastertitë eventuale, si dhe një pamje e tharesës se cila e thanë dhe e terë gurin që përfundimisht te jetë n gjendje të duhur për të hyrë në procesin e prerjes. 11Punim Diplome
  • 12. 1. RREGULLAT THEMELORE TË ALGJEBRËS SË BOOL-it  1.1 TEKNOLOGJIA QË ZBATOHET NË AUTOMATIZIMIN E PROCESEVE PRODHUESE  Roli dhe detyra e sistemit drejtues për automatizim është që të projektohen sistemet e tilla për automatizimin e proceseve teknologjike, pajisjeve dhe makinave industriale. Për realizimin e këtyre projekteve, pajisjet gjegjëse teknike mund të përfshihen në këto tri grupe:  pajisjet për pranimin dhe transformimin e informatave,  pajisjet për përpunimin e informatave,  pajisjet për kryerjen e obligimeve (ekzekutimeve).   Sa i përket sistemit, në të cilin ndërtohen (montohen) këto pajisje, sipas funksionit të tyre ndahen në:  Qarku informativ (bllok, nënsistem)  Qarku drejtues (bllok, nënsistem)  Qarku energjetik (bllok, nënsistem). 12Punim Diplome
  • 13. Figura 7. Paraqitja skematike e qarqeve Qarku informativ në vete përmban elemente të cilët i pranojnë informatat për definimin e procesit në formë të madhësive të ndryshme fizike si: a1, a2,….,an dhe të transformimit të tyre në formë të përshtatshme në mënyrë që të paraqiten me ndihmën e algjebrës së Boolit, me emërtim dhënës. Si bartës të këtyre informatave përdoren sinjalet diskrete me dy nivele d.m.th. binare. Informatat në dalje të qarkut informativ barten në hyrje të qarkut drejtues, në të cilin bëhet përpunimi i tyre me ndihmën e elementeve logjike dhe kjo pjesë e sistemit (ky nënsistem) paraqet automatin e fundit (përfundimtar). Sinjalet në dalje të qarkut drejtues janë urdhëratë ose komandat për kryerjen e ndonjë procesi 13Punim Diplome
  • 14.  1.1.1 Qarku i informativ  Si që u tha më lartë se ky qark është i përbërë me elemente të cilët i pranojnë dhe i transformojnë madhësitë fizike hyrëse të cilët e karakterizojnë procesin që do të automatizohet dhe bartjen e tyre deri në hyrje të qarkut drejtues.  1.1.1.1 Ndërprerësit elektromekanik  Përdoren për kyçjen ose çkyçjen e qarkut elektrik.  Pa marr parasysh zgjidhjen konstruktive, munden me u aktivizu me dorë, mekanikisht dhe elektrik. Prej tyre më të thjeshtit janë ata të cilët aktivizohen me dorë, ku shtypja bëhet me gisht dhe pasi të ndërpritet shtypja në ndërprerës ai do të kthehet në pozitën fillestare. Realizimi i tyre mundet me qenë i aktivizuar (në punë) – hapur normal dhe i çaktivizuar ( i qetë) – i mbyllur normal si në figurën 2.  Në rastin e parë kur ndërprerësi aktivizohet, bëhet kyçja e tij, ndërsa në rastin tjetër, çkyçet qarku elektrik.  Ekzistojnë edhe zgjidhjet te të cilët, pas veprimit ndërprerësi mbetet në pozitën e re dhe për kthimin  e tij në pozitën fillestare nevojitet përsëri aktivizimi me dorë i treguar në figurën 2. Fig. 2 14Punim Diplome
  • 15. 1.1.1.3 Shpërndarësit Sipas definicionit këto janë elemente vepruese nën rrjedhën e mediumit të punës. Me ndihmën e tyre bëhet ndërprerja ose vazhdimi i rrjedhës ose ndërrimi i kahes së rrjedhjes. Emërtimi dhe simboli i përgjigjen udhëzimeve të komitetit Evropian për vajrat hidraulike dhe pneumatike (Comité Européen des Transmissiones Oléohydrauliques et Pneumatiques – CETOP), sipas projektit ISO/T10/SC-2. Karakteristikë e tyre është numri i vrimave kyçëse dhe numri i pozitave punuese, e që paraqiten me n/m, ku n është numri i kyçeve, dhe m numri i pozitave. Numri i kyçeve dhe i pozitave e kushtëzojnë funksionin e shpërndarësit. Me katror tregohet numri i pozitave në të cilat ushtron veprim elementi lëvizës në shtëpizë me çrast realizohen rrjedhat e ndryshme në brendi të shpërndarësit, ndërsa vetë rrjedhat shënjohen me linja ku në njërin skaj të saj vendoset shigjeta. Aktivizimi i shpërndarësve bëhet me dorë figura 4a (simboli i përgjithshëm), ndrydhja e butonit me dorë figura 4b, me levë figura 4c, me pedale figura 4d, mekanikisht me ndihmën e pipave figura 4e, me ndihmën e sustës figura 4f), me ndihmën e rrotëzës në të dy anët figura 4g ose në njërin drejtim figura 4h, me elektrik figura 4i 15Punim Diplome
  • 16.  Në bazë të kohës së zgjatjes aktive dallojmë këta shpërndarës:  1. Me aktivizim të përhershëm për aq sa zgjatë pozita e punës. Dhe pas ndërprerjes së veprimit aktivizues ai do të kthehet në pozitën fillestare dhe ky veprim i kthimit rëndom bëhet me anë të sustës. Shpërndarësit e tillë quhen monostabil.  2. Me aktivizim momental (shpërndarësit impulsiv) i cili arrihet me sinjal drejtues impulsiv (intervali i shkurtër). Kthimi në pozitën fillestare bëhet me impulsin tjetër. Shpërndarësit e tillë quhen bistabil.  Për qarqet informative me interes të veçantë janë shpërndarësit dypozicional monostabil me numër të ndryshëm të kyçeve, d.m.th. tipi n/2, të cilët do të shqyrtohen më detajisht më vonë.  Principi i punës i shpërndarësit të tipit me piston 2/2 aktivizim me dorë është dhënë në figurën 5. Ku pas ndërprerjes së forcës, pistoni i cilindrit do të kthehet në pozitën paraprake nën veprimin e sustës. Figura 5. Prezentimi i qarkut monostabil 2/2 në gjendjen normale i mbyllur 16Punim Diplome
  • 17. 1.1.2 Qarqet drejtuese  1.1.2 Qarqet drejtuese  Funksioni i këtij qarku është se sinjali, gjegjësisht informata, nga qarku informativ e përpunon sinjalin e ri komandues për aktivizimin e organeve ekzekutuese. Në hyrje të qarkut komandues janë të pranishme sinjalet nga qarku informativ dhe në dalje sinjalet që përcillen deri te qarku energjetik. Përpunimi i sinjaleve më parë kushtëzohet nga detyra programore përkatësisht nga rrjedha e procesit teknologjik të cilin duhet automatizuar, prandaj raporti në mes sinjaleve hyrëse dhe dalëse të këtij qarku duhet të ekzistoj varshmëria funksionale. Realizimi fizik i varshmërisë funksionale të hyrjeve dhe daljeve realizohet drejtpërdrejtë nga elementet logjike dhe memoriet që gjinden në tërësinë e këtij qarku.  Elementet logjike janë pajisje teknike përmes së cilave realizohen disa funksione logjike elementare. Pasi që çdo funksion logjik e kryen ndonjë operacion logjik, atëherë këto elemente logjike quhen si operator. Për realizimin e funksioneve logjike të përbëra duhet të bëhet lidhja e shumë elementeve logjike me çrast edhe fitohet qarku drejtues. Pavarësisht nga llojllojshmëria në konstruksione, në vetitë fizike dhe në principin e punës, për të gjithë elementet logjike për kahë veprimi kanë të përbashkët veprim kontinual dhe se kanë dy gjendje, çka do thotë përmbajnë vetin duale (binare). Njëra gjendej simbolikisht shënjohet me 1, ndërsa tjetra anasjelltas me 0. 17Punim Diplome
  • 18. 1.1.2.1 Elementet me piston  Si element logjik mund të përdoret edhe shpërndarësi klasik pneumatik. Nëse aktivizimin mekanik e zëvendësojmë me atë pneumatik, atëherë këta shpërndarës mund të shfrytëzohen për ta realizuar  Për një analizë më të përshtatshme dhe një dukshmëri më të mirë, lidhur me funksionin e elementeve si operator, do të tregohet një paraqitje e veçantë e shpërndarësve, e propozuar nga standardet: CETOP, ISO, DIN, … Koncepti bazohet në shikueshmërinë më të mirë të komunikacionit lëvizës në trupin e brendshëm të shpërndarësit, si dhe në tërësinë e sistemit drejtues, e në veçanti është më i përshtatshëm interpretimi i punës së shpërndarësit përmes algjebrës së Boolit.  Figura 8. Shpërndarësi 5/2 me piston  Në figurën 8 është treguar lidhshmëria funksionale e shpërndarësit real 5/2 me piston dhe skema e thjeshtë simbolike. Figura 8. Shpërndarësi 5/2 me piston 18Punim Diplome
  • 19. Elementi logjik PO  shërben për realizimin e funksionit logjik përsëritës. Në algjebrën e Boolit është e njohur se ai është funksion logjik i një variable të pavarur e cila do ta ketë vlerën e njëjtë si variabla e varur, dhe shprehet përmes këtij relacioni:  Figura 10. Elementi logjik PO  Me ndihmën e shpërndarësit monostabil 3/2, realizohet funksioni logjik i përsëritur, përmes ekuacioni logjik të pistonit të shpërndarësit dhe është:  pas operimeve logjike të Bool-it e fitojmë ekuacionin:  kjo do të arrihet me këtë zëvendësim: Që do të thotë se vrima hyrëse e a-së duhet të lidhet me atmosferën, ndërsa vrima hyrëse b do të lidhet me burimin e ajrit nënpresion. Kjo që u tha u tregua në figurën 10.  Figura 11. Elementi logjik JO  Në zgjidhjen teknike këta shpërndarës ndryshe quhen edhe si normal i mbyllur NB. Figura 10. Elementi logjik PO 19Punim Diplome
  • 20. Elementi logjik JO  - Funksionin që e realizon ky element, gjithashtu varet vetëm nga një variabël e pavarur dhe vlera e të cilit është inversë (komplementare, negacioni) e vlerës së variablës së pavarur, e cila përmes algjebrës së Boolit shprehet me këtë relacion:  .  Te elementi logjik i cili duhet ta realizoj këtë funksion, në dalje të tij do të lajmërohet sinjali vetëm atëherë kur në hyrje nuk vepron variabla e pavarur.  Prapë nisemi nga ekuacioni i përgjithshëm , fitohet ekuacioni për të cilin nevojiten këto ndërrime:  dhe për shpërndarësin do të thotë se vrima hyrëse a duhet të lidhet me prurjen e ajrit nën presion, ndërsa vrima hyrëse b do të lidhet me atmosferën. Skema lidhëse është dhënë në figurën 11, dhe këta shpërndarës ndryshe quhen normal i hapur (NH). 20Punim Diplome y x y x
  • 21. Elementi logjik DHE  Elementi logjik DHE - e realizon shumëzimin logjik, për të cilin nevojiten dy variabla të pavarura e shprehur me këtë relacion: y=X1·X2  vrima kyçëse a lidhet me atmosferën, kurse vrima b e bie sinjalin me ndryshoren . Skema e lidhjeve është dhënë në figurën 12. Figura 12. Elementi logjik DHE Fig. 13 Sinjali X2, mund të bihet ose prej qarkut drejtues ose mund të realizohet në shpërndarësin 3/2, që është i lidhur për ta realizuar funksionin PO, ashtu që operacioni i prodhimit logjik mund të realizohet përmes lidhjes serike të dy shpërndarësve, si në figurën 13. 21 Punim Diplome
  • 22. Elementi logjik OSE. Për realizimin e funksionit logjik OSE, përkatësisht operacionin e mbledhjes logjike, për rastin e dy variablave të pavarura shprehet përmes relacionit:  duhet që në relacionin e përgjithshëm të shpërndarësit 3/2 do të bëhen këto zëvendësime:  dhe fitojmë:  .  Shprehja e fituar paraqet formën normale disjunkte (FND), mund ta biejmë deri në formën normale të avansuar disjunkte (FNAD), kur anëtarit të dytë të shprehjes paraprake ia shtojmë variablën e dytë, dhe kemi:  .  Duke e përdorur metodën e minimizimit të prodhimeve fqinje, e fitojmë zgjidhjen përfundimtare:  shprehja e fundit e vërteton se lidhja e shpërndarësit e realizon operacionin logjik mbledhjen. Preferohet se aty ku është e mundur realizimi i operacionit logjik mbledhja të shfrytëzohet valvola alternative me sferë.  Figura. 14 Elementi logjik OSE  Nëse të dy variablat dhe janë sinjale për kyçjen (aktivizimin) e dy shpërndarësve, realizimi i tyre është dhënë në figurën 14, së bashku me skemën. Për lidhjen e shpërndarësve në skemën drejtuese mund të propozohet, që përpos emërtimit të kyçeve do të emërtohen edhe rrjedhjet brenda shpërndarësit. Figura. 14 Elementi logjik OSE 22Punim Diplome
  • 23. 1.1.3 Qarku energjetik  Kjo është pjesë e sistemit ku është e lidhur energjia nga burimi i jashtëm me të cilin në bazë të sinjalit që vjen nga qarku drejtues, e kryen operacionin e caktuar në përshtatje të programit përmes të cilit zhvillohet procesi teknologjik. Për kryerjen e këtyre operacioneve shërben organi ekzekutues ku funksionaliteti varet nga lloji i energjisë, ndërsa veprimi mund të jetë mekanik, elektrik, hidraulik, pneumatik, vizuale, akustike etj.  1.1.3.1 Organi ekzekutues  Detyra e organit ekzekutues është që në bazë të sinjalit nga qarku drejtues dhe energjinë e marr nga ana e burimit dhe të njëjtën energji e transformon në punë mekanike. Organi ekzekutues më së shpeshti është zgjidhë në formë të elektro-pneumatik ose hidro-motor.  Figura 15. Organi ekzekutues  Te sistemet te të cilët bartës i energjisë shërben fluidi e që mund të jetë vaji, uji dhe ajri te të cilët shfrytëzohet energjia e presionit, sipas figurës 15. Figura 15. Organi ekzekutues 23Punim Diplome
  • 24. 1.1.3.1 Cilindrat  Si motor linear shërben cilindri me piston dhe si i tillë në instalimet pneumatike dhe hidraulike e kryen funksionin e organit ekzekutues. Janë paraparë për lëvizjen dejtëvizore. Ndarja e cilindrave bëhet në tri grupe themelore:  cilindrat me veprim një kahu (njëanësh)  cilindrat me veprim dy kahu  cilindrat special.  Cilindrat me veprim një kahu e kanë vetëm një Komore për prurjen e fluidit punues, dhe se presioni fitohet vetëm nga njëra anë, prandaj përcaktimi i forcës mund të realizohet vetëm në një kahe. Kthimi në pozitën fillestare bëhet ose me anë të sustës të ndërtuar brenda ose nga forca e jashtme. (figura 16a,b,c). Cilindrat ku hapi kthyes bëhet me sustë, hapi punues i tyre është i kufizuar nga kufizimi i gjatësisë së sustës. Susta mund të vendoset ose kahe ana e pistonit ose kah ana e pistonetës. Kur për çfarëdo arsye nuk është e mundur të vendoset susta te cilindrat me veprim një kahu, atëherë për rastet e tillë përdoren cilindrat diferencial me veprim një kahu (figura 16). Komora kah ana e pistonetës, gjithmonë është e lidhur me magjistralen e fluidit nën presion.   Cilindrat me veprim dy kahu, fluidi punues në mënyrë alternative vepron në njërën apo anën tjetër të pistonit, dhe kështu është e mundur realizimi i forcave të caktuara në të dy anët. Për kahë numri i pistonetave ata mund ta kenë në njërën apo në të dy anët e tij (figura 41e,f). Për pengimin e ramjeve të forta në fund të hapit vendosen shuarësit që mund të jenë të rregullueshëm ose jo të rregullueshëm (figura 41g,h). 24 Punim Diplome
  • 25. 1.2 AUTOMATET KOMBINUESE DHE SEKUENCIALE  Sipas mënyrës së fitimit të sinjaleve dalëse dallojmë dy lloje të automateve digjitale:  - kombinuese,  - sekuenciale.  Logjika e automateve kombinuese, nuk do të shqyrtohet në veçanti, pasi këto janë pjesë përbërëse të automateve sekuenciale. Këtu duhet vetëm të përmendim se karakteristika themelore e automateve kombinuese është se gjendja në dalje të automatit kushtëzohet vetëm nga kombinimi i vlerave të sinjaleve në hyrje në momentin e shqyrtimit, prandaj edhe quhen automate kombinuese.  Te automatet sekuenciale, funksionet e daljes rrjedhin nga kombinimi i vlerave të sinjaleve momentale të hyrjes me gjendjet e brendshme paraprake të automatit, prandaj automatet sekuenciale duhet të posedojnë edhe memorien, e cila mbanë në kujtesë sinjalet e mëparshme të hyrjes dhe gjendjet e brendshme. Nga kjo rrjedhë se sekuenca e njëjtë e fituar me kombinimin e variablave primare me gjendjet e brendshme momentale jep dalje të ndryshme. Prandaj, automatet digjitale sekuenciale i takojnë pasqyrimit shumë kuptimor (shumë vlefshëm).  Varësisht nga intervali i paraqitjes së sinjaleve hyrëse dhe nga ndërrimi i gjendjes, automatet sekuenciale ndahen në:  - sinkrone,  - asinkrone.  Te automati sekuencial sinkron, përpos sinjaleve hyrëse të automatit, në të vepron edhe sinjali hyrës nga pajisja e jashtme (gjeneratori i impulseve sinkronizuese), i cili prodhon sinjale me përcaktim kohor Externally-timed.  Automatet sekuenciale asinkrone, në hyrje nuk e kanë këtë sinjal plotësues nga pajisja e jashtme Self- timed, pra në hyrje të këtyre sistemeve veprojnë vetëm sinjalet e variablave primare të pavarura. Mu për shkak të këtij koncepti, dhe përgjigjes së shpejt të sistemit, bazuar në mediumin pneumatik, automatet industriale më së tepërmi përdorin logjikën asinkrone.  Puna interne e automateve sekuenciale karakterizohet me aplikimin e elementeve me vonesë kohore me qëllim të memorimit të dhënave. Por, në praktikë është vërtetuar se elementet e logjikës së kombinuar kanë vonesë kohore të mjaftueshme, prandaj te këto raste nuk ka nevojë që sistemet të plotësohen me elemente me vonesë të tillë kohore. 25Punim Diplome
  • 26.  Klasifikimi i automateve digjitale është dhënë në figura 17.  Në bazë të mënyrës së aktivizimit të sekuencave në hyrje, automatet asinkrone ndahen në:  1. Aktivizim të rregullt-determinues  2. Aktivizim jo të rregullt-stokastik.  Karakteristika kryesore e automateve determinuese është se sekuenca e hyrjes dihet më parë, kurse te automatet stokastike sekuenca në hyrje është e rastit, prandaj këtu duhet patjetër të shqyrtohen të gjitha kahjet (transzicionet) e mundshme nën ndikimin e hyrjeve të rastit.  Te sistemet determinuese, pas çdo ngjarje të kryer informata përcillet në sistemin drejtues, dhe pastaj fillojnë ngjarjet vijuese (pasuese). Sekuenca vazhdimisht përsëritet, dhe hyrjet e vetme në sistem vijnë nga ndërprerësit e skajshëm të organeve ekzekutuese.  Ndërsa karakteristika kryesore e automateve stokastike është se së bashku me variablat primare të pavarura i pranojnë dhe i përpunojnë sinjalet e jashtme të cilat dalin nga dhënësit plotësues të ndonjë kushti teknologjik, (p.sh. forca po dhe jo e nevojshme, presioni i lartë dhe i ulët, prezenca dhe jo prezenca e detalit, etj.).  Pra, automatet determinuese i lejojnë në hyrje vetëm hyrjet e definuar, ndërsa automatet stokastike i lejojnë në hyrje hyrjet jo determinuese, të rastit ose të dy llojet.  Në sistemet e prodhimit mund të paraqiten edhe sinjalet hyrëse jo ndikuese, prandaj në vazhdim sinjaleve të tilla duhet t’i bëhet identifikimi, me qëllim të thjeshtësimit të problemit për realizimin definitiv. 26Punim Diplome
  • 27. 27 Punim Diplome
  • 28. 1.2.1 Automatet Kombinuese  Në këtë grup të automateve bëjnë pjesë automatet e fundme (përfundimtare). Përmbajnë një numër të caktuar të kanaleve hyrëse dhe dalëse në të cilët bëjnë pjesë sinjalet binare. Sinjalet hyrëse shërbejnë për mbrojtjen e programit, përkatësisht procesin teknologjik, ndërsa sinjalet dalëse shërbejnë për aktivizimin e organeve ekzekutuese, përkatësisht realizimin e operacioneve teknologjike.  Te këto llojesh automatësh gjendja e daljes kushtëzohet vetëm nga kombinimi i vlerave të sinjaleve hyrëse në momentin e shikuar, pra pa marr parasysh kohën se kur ato kombinime lajmërohen dhe gjendjen e kombinuar paraprake, andaj edhe quhen kombinuese. Varshmëria funksionale e hyrjes dhe e daljes realizohet me ndihmën e elementeve të aftë për realizimin e funksioneve logjike, ndërsa vet varshmëria shprehet përmes funksionit logjik. Varësisht nga numri i kanaleve të sinjaleve dalëse ekzistojnë sisteme me një dalje, e shprehur si tip dhe me shumë dalje tipi , ku simboli i parë në kllapa tregon numri e sinjaleve hyrëse, ndërsa i dyti sinjalet dalëse.  1.2.1.1 Sinteza e automateve të kombinuara  Varshmëria funksionale e hyrjeve-daljeve shprehet përmes funksionit logjik, sepse tërësia e automatit përbëhet nga elementet logjike të cilët fizikisht e realizojnë operacionet logjike. Këto elemente saktësisht lidhen në mënyra të caktuara me të cilat realizojnë funksionet logjike me të cilët përshkruhet puna e automatit. Detyra e sintezës që të caktojë numrin dhe lidhjen përkatëse të elementeve logjike që në mënyrë sa më të mirë të bëhet zgjidhja teknike e sistemit automatik. 28Punim Diplome
  • 29. 29Punim Diplome
  • 30. 1.2.2 AUTOMATET SEKUENCIALE  DEFINICIONI  Automatet digjitale sekuenciale asinkrone zënë vend të rëndësishëm në mesin e automateve digjitale dhe përdoren në lëmenjtë e ndryshëm të teknikës aplikative, posaçërisht në makinat metalpërpunuese dhe linjat automatike, sepse shfrytëzohet parimi i pasqyrimit të shumëkuptimshëm të sinjalit hyrës në sinjale dalëse. Automatet e tilla posedojnë memorien për memorimin e sinjalit të mëparshëm të hyrjes dhe për këtë arsye quhen automate memorike. Për pranimin dhe transmetimin e sinjaleve këto automate kanë n kanale hyrëse dhe m kanale dalëse, dhe dallohen nga automatet pa memorie me prezencën e gjendjeve të brendshme. Gjendjet e brendshme fizikisht realizohen përmes elementeve memorie. Automatet me memorie pas pranimit të sinjalit hyrës kanë aftësi që atë ta  Figura 23. Diagrami struktural i Milit-it  gjenerojnë në sinjalin dalës dhe njëherit të bëjnë ndërrimin e gjendjes së brendshme nga njëra gjendje në tjetrën. Me ekzistimin e gjendjes së brendshme mundësohet pasqyrimi i shumëkuptimshëm i sinjalit hyrës në sinjalin dalës. Daljet nuk varen vetëm nga prezenca e sinjalit në hyrje, por edhe nga gjendja momentale e brendshme. Forma e përgjithshme e automatit sekuencial asinkron të tipit të Mili-it është paraqitur në diagramin struktural në figurën 23. Ky automat përbëhet prej dy pjesëve kryesore: bllokut logjik dhe bllokut memorik si dhe prej variablave primare, sekondare, dalëse dhe ngacmuese. 30 Punim Diplome
  • 31.  Funksioni i automatit në tërësi mund të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë paraqet bllokun logjik me elemente logjike të tipit (n+p, m+p), ndërsa pjesa e dytë paraqet bllokun memorik i lidhur me automatin e kombinuar përmes lidhjeve kthyese p. Blloku logjik e kryen varësinë funksionale të n+p hyrjeve me m+p dalje të kombinuara, ku operatori realizon operacionin e arsyeshëm logjik. Në njërën anë ai duke funksionuar si sistem i tipit (n+p, m) realizon funksionin e daljes Fd dhe formon gjendjen e daljes d(t). Në anën tjetër duke funksionuar si sistem i tipit (n+p, p) përmes daljeve ngacmuese, ngacmon bllokun memorik dhe në dalje të tyre formohen variablat sekondare, d.m.th. definon gjendjet e reja të brendshme b(t+).  Sipas figurës 23 variablat e automatit ndahen në:  n variabla hyrëse që janë komponentët e vektorit hyrës dhe quhen variablat primare.  m variablat dalëse që janë komponentët e vektorit dalës dhe quhen variablat dalëse.  p variablat plotësuese që janë komponentët e vektorit të gjendjeve të brendshme dhe quhen variablat sekondare.  variablat ngacmuese që njëherit janë komponentët e vektorit .  Variablat primare definojnë gjendjen e hyrjes, variablat dalëse gjendjen e daljes, ndërsa variablat sekondare gjendjen e brendshme. Në të njëjtën kohë gjendja e caktuar nga gjendja e hyrjes (variablat primare) dhe nga gjendja e brendshme (variablat sekondare) quhet gjendja totale.  Varësisht nga puna e sistemit është e nevojshme të definohen edhe këto gjendje:  Gjendja stabile është kur të gjithë elementet në bashkësinë e sistemit janë në gjendjen stabile dhe ajo permanent i përgjigjet regjimit deri sa të mos bëhet ndërrimi gjendjes hyrëse. Kjo gjendje karakterizohet me gjendjen totale dhe gjendjen e jashtme përkatëse. Nga kjo del se puna e automatit sekuencial është e kushtëzuar me renditjen e gjendjeve stabile.  Gjendja jostabile e karakterizon dinamikën e sistemit. Kushti qëndron në natyrën fizike të elementeve në bashkësinë e sistemit, ku në mes zgjimit (ngacmimit) momental dhe kalimit në gjendjen e re duhet të kaloj një kohë e caktuar e quajtur „koha e zgjimit“. Gjatë asaj kohe sistemi nuk është stabil por evoluon nga një gjendje stabile në tjetrën. Sipas kësaj zgjatja e taktit jostabil varet nga koha e zgjimit që e karakterizojnë elementet e bashkësisë. Kjo kohë duhet të kalojë nga intervali kohor i ndërrimit të variablave primare, përkatësisht ajo duhet të jetë më e vogël se takti i automatit. 31Punim Diplome
  • 32. 1.2.2.2 GRAFI I AUTOMATIT  Është metodë grafike për përshkrimin e punës së automatit.  Metoda grafike për përshkrimin e punës e përdor modelin e grafit të orientuar, i cili përmban nyjet dhe degët e orientuara. Nyjet emërtohen me rrath, brenda të cilëve shënohen gjendjet e brendshme, kurse degët e orientuara lidhin nyjet përkatëse.  ku nga secila nyje n dalin m degë , të cilat i përgjigjen gjendjeve kalimtare që paraqiten nga veprimi i variablave primare. Po ashtu edhe grafi i orientuar mund të jetë i plotë dhe parcial, varërsisht se a janë apo nuk janë të plotësuara të gjitha fushat e tabelës përshkruese.  Përshkrimin e punës së automateve në tabelat 26 dhe 28, po e paraqesim me metodën e grafave të orientuar në figurën 25a,b. 32Punim Diplome
  • 33. 2. METODA KASKADË NË SINTEZËN E AUTOMATEVE Drejtimi kaskad i sistemit ose drejtimi duke e shfrytëzuar kaskadën, përdoret atëherë kur kemi të bëjmë me program të zhvilluar sipas radhitjes, sepse kështu lajmërohen “sinjale të qeta” (impulsi i vazhdueshëm-permanent).  Figura 29. Impuls i vazhdueshem  Impulsi i qetë .- është impuls i vazhdueshëm. P.sh. nëse në njërën anë të shpërndarësit furnizues të cilindrit vepron ky impuls i vazhdueshëm për ta aktivizuar cilindrin, dhe nëse në të njëjtin shpërndarës furnizues vepron impulsi tjetër për ta aktivizuar cilindrin për kahun tjetër të punës, atëherë prezenca aktive e të dy impulseve, shpërndarësi nuk mund ta ndërroj pozitën paraprake, rrjedhimisht kemi bllokim të punës, figura 29 Impulsi në momentin vepron në shpërndarës furnizues për ta aktivizuar cilindrin anën e Z, dhe ky impuls zgjatë për kohën , përkatësisht edhe pse në momentin e veprimit të kohës kur vjen impulsi nga ana e Y në shpërndarësin furnizues për cilindrin , çka do thotë se . Mirëpo veprimet e dy sinjaleve në të njëjtin shpërndarës furnizues të cilindrit do ta bllokonin funksionin e pistonetës së cilindrit.  Fig. 30 Drejtues  Cilindrat shënohen me germën e madhe C, dhe indeksi në numra tregon radhitjen e cilindrave sipas procesit teknologjik, dhe nxjerrja e pistonetës shënohet me shenjën “+”, ndërsa kthimi i pistonetës me shenjën “-“. Për rastin ton, figura 29 kemi: .  Rasti jonë tregon qartë se sistemi nuk mund të punoj pasi që ekziston impulsi i vazhdueshëm, dhe e kundërta po të ishte cikli si:  Impulsi i vazhdueshëm nuk do të ekzistonte, shih figurën 30  Në anën e Z të shpërndarësit kryesor të cilindrit impulsi drejtues është lajmërua në momentin , dhe do të zhduket para se të veproj impulsi në momentin , në anën e Y të shpërndarësit kryesor dhe kështu i mundëson shpërndarësit ta merr pozitën e re . - është koha e zgjatjes së impulsit Z që është lajmërua në kohën . 33Punim Diplome
  • 34.  Gjatë ndërtimit të skemës pneumatike me metodën kaskade (duhet ditur se ekzistojnë impulse të vazhdueshme), me rëndësi është që t’i respektojmë këto rregulla:  1. Të hulumtohet radha e zhvillimit të programit, duke e shënuar “+” për nxjerrjen e pistonetës të cilindrit dhe kthimi i saj me shenjën “-“  Njësoj është a do të shkruhen cilindrat njëri pran tjetrit ose njëri nën tjetrin, si psh.:  (radhitja e përshkruar e zhvillimit të punës së cilindrave është e nevojshme të vërtetohet se a i kanë kryer të hapat e nevojshme cilindrat).  Nëse dy cilindra punojnë në të njëjtën kohë atëherë cilindri i dytë shënohet nën cilindrin e parë për radhitjen e parë dhe për radhitjen e dytë këta dy cilindra shënohen paralel në mes veti.  2. Programi i zhvilluar sipas renditjes shkruhet në një rreth, figura 31, në kahen e akrepave të orës. Pastaj rrethi ndahet në pjesë ashtu që i njëjti cilindër të paraqitet vetëm njëherë, çdo pjesë e ndarë e rrethit paraqet një kaskade.  Mbi shenjën e cilindrit shkruhet edhe numri i shpërndarësit të cilin cilindri e aktivizon në momentin e shqyrtimit. 3. Secila kaskadë drejtohet më ndihmën e impulsit të shpërndarësit drejtues 4/2. Shpërndarësit kaskadë janë të lidhur ashtu që në momentin e caktuar është aktivë vetëm një kaskadë, ndërsa të tjerat janë të çkyçura. 34Punim Diplome
  • 35.  ku n – numri i kaskadave. 4. Secili cilindër (veç atyre që punojnë paralel) aktivizohet prej dy shpëndarësve 3/2 me buton ose sferës (gjegjësisht vetëm me buton), në pozitat e saja të skajshme.  5.Shpëndarësi i fundit 3/2 të cilin e aktivizon cilindri në njërën kaskadë, nuk jep impuls për lëvizjen e cilindrit pasues, ku edhe punojnë të tjerat, por e aktivizon kaskadën pasuese. Kaskada paraprake duhet të çaktivizohet.  6.Aktivizimi i parë i lëvizjes së cilindrit në kaskadën pasuese kryhet direkt nga shpërndarësi i kaskadës.  7. Shpëndarësi 3/2 të cilët i aktivizon cilindri (numri i tyre shkruhen mbi shenjën e cilindrit) lidhen në degën dalëse të shpëndarësit të kaskadës përkatëse.  35 Punim Diplome
  • 36. 3. PROJEKTIMI I AUTOMATIT PËR PROCESIN E FORMËSIMIT TË GURËVE TË MERMERTË ME METODËN KASKADE DETYRA PROJEKTUESE Nga skemat që pamë shihet se cilndri i parë-vinçi e vendosë gurin në cilindrin e dytë-vagonetë, e cila e transporton gurin deri tek cilindri i tretë-sharra e cila e sharritë gurin, pas së cilit veprim cilindri i katërt- një vinç tjetër e kapë gurin dhe e vendosë në një vend të caktuar. Programi i procesit të prodhimit është dhenë sipas radhës së lëvizjes së cilindrave: 36 Punim Diplome
  • 37. Tani i shkruajm cilindrat në rreth Figura. 32 37Punim Diplome
  • 38. Numri i shpërndarësve kaskad është:  Përshkrimi i punës: Vizatohen të gjithë elementet që paraqiten në skema e këto janë:  4 cilindra dy kahu  4 shpërndarës kryesor 4/2 të drejtuar me impulse  4x2=8 shpërndarës 3/2 me buton sferë të cilët aktivizohen nga pistoneta e vetë cilindrit  në kahun e tyre.  1 shpëndarës 3/2 me taster për aktivizimin e tërë sistemit  1 shpërndarës kaskadë 4/2 të drejtuar me impulse Figura 32. Paraqitja e elementeve që nevojitën në sistemin tonë 38Punim Diplome
  • 39. Figura33. Zgjidhja e mundshme e këtij cikli të punës në festo-fluidsim 39Punim Diplome
  • 40. Figura34. Kapja e gurit me vinç për tu vendosur ne shirit transportues për procesin e dytë 40Punim Diplome
  • 41.  DETYRA PROJEKTUESE.2  Pra nga skemat që pamë, cilindri i parë është vinçi i cili e kapë gurin nga vendi i caktuar d.m.th pasi guri të jetë sharritur dhe e vendosë në cilindrin e dytë-shiriti transportues i cili e dërgon gurin tek cilindri i tretë- poliruesja, pas se cililës cilindri i katërt tërësja-brusha e pastron gurin dhe e terë për një kohë të caktuar, për ta pergaditur për proces të prerjës-dhënies së formës së dëshiruar. Programi i procesit të prodhimit është dhenë sipas radhës së lëvizjes së cilindrave: |E+F+G+|F-G-H+|H-E-| Numri i shpërndarësve kaskad është: Figura 35. Pamja e diagramit rrugë-hap 41Punim Diplome
  • 42. Figura36. Pamja e rrethit me cilindra 42Punim Diplome
  • 43. Fig38. Momenti i kthimit te cilindrit H pas një vonese kohore, pra cilindri H kthehet vetëvetiu me anë të elementit memorik-kaskadës 43Punim Diplome
  • 44. Fig37. Zgjidhja e mundshme e ciklit të punës-momenti i kyqjes 44Punim Diplome
  • 45. DETYRA E PLOTE DHE LIDHJA E PLOTE E TE DY PROCESEVE 45Punim Diplome
  • 46. 46Punim Diplome
  • 47. 47Punim Diplome
  • 48. Figura 41. Momenti i perfundimit te ciklit se stimulimit ne dy operacionet-proceset e para të përpunimit të gurit 48Punim Diplome
  • 49.  PËRFUNDIM  Në kuadër të këtij punimi është analizuar procesi i formësimit të gurëve të mermertë, në fabriken “ ELSA ’’ ku kam paraqitur disa pika kryesore te automatizimit ne terësi si dhe pjesen e detyrës projektuese, dhe si perfundim kemi ardhur se automatizimi i proceseve teknologjike po gjenë zbatim gjithnjë e më të madh në aplikimin e njësive teknologjike ku kemi arritur për largimin e puntorit nga procesi i punës. Angazhimi i puntorit në rastin tonë mbetet vetëm si mbikeqyrës, gjatë procesit të punës dhe largimin e produktit nga vendi i procesit të punës. Në makinën ekzistuese punëtori ka qenë i angazhuar për vendosjen, bajtjen dhe largimin e tyre nga vendi i punës.  Dhe për largimin e puntorit nga procesi i punës duhet që ti shtim në funksion edhe katër cilindra .  Sintezën e automatit sekuacial asinkron e kamë bërë më anë të METODËS KASKADË, me te cilen rezultatet e fituara i kamë realizuar me sovtverin FESTO DIDACTIK.  Pra si rezultat i autmoatizimit procesi i punës po bëhet gjithnjë e më i letë ku punët të cilat i kryente puntori po kryhen nga makinat automatike. 49Punim Diplome
  • 50. LITERATURA  1. Shaban,Sh., “Dirigjimi dhe rregullimi automatik”, tekst Universitar, Prishtinë 2002  2. Shaban,Sh., “Teknika e rregullimit – përmbledhje detyrash të zgjidhura”, tekst Universitar, Prishtinë 1998  3. Nikolla,Dh., “Bazat e kontrollit dhe të drejtimit të proceseve”, Tiranë1998  4. Dhimitër,Ll., “Shembuj llogaritjesh të sistemeve automatike”, Tiranë 1979  5. Tugomir,Š., “Analiza i sinteza servomehanizama i procesne regulacije”, Zagreb,  1969  6. Anton, Š., “Zbirka zadataka iz teorije automatske regulacije”, Zagreb, 1974 50Punim Diplome
  • 51. Ju faleminderit 51Punim Diplome

×