SlideShare a Scribd company logo
1 of 19
Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë
PUNIM SEMINARIK
Lënda:E drejta biznesore
TEMA:Kushtet për lidhjën e kontratës
Pejë 2014
Vlersonë:
 MSc. Mervet Shala
 MCs.Fidane Spahija
Punuar nga:
 Burbuqe Hoxha
 Duresa Bytyqi
 Mergime Zeqiraj
PËRMBAJTJA
Table of Contents
PËRMBAJTJA..................................................................................................................................................2
HYRJE.............................................................................................................................................................3
Përkufizimi i kontratës..................................................................................................................................4
Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës...........................................................................................5
Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës....................................................................................................7
Negociatat dhe Lidhja e Kontratës................................................................................................................8
Oferta............................................................................................................................................................9
Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës .................................................................................10
Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës .................................................11
Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës...................................................................12
Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës ............................................................................................................13
SHUARJA E KONTRATAVE............................................................................................................................17
PËRFUNDIM ................................................................................................................................................18
LITERATURA ................................................................................................................................................19
HYRJE
Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëj një përmbledhje të kësaj që ne quajmë kontrat.
Kushtet për lidhjen e kontratës mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik
do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me kontraten dhe kushtet e lidhjes së
kontratës.
Sa e rëndësishme është kontrata për një biznes cilat janë lehtësitë që i ka biznesi pas lidhjes së
kontratës.
Përkufizimi i kontratës1
Kontrata është marrëveshje në mes palëve,ligjërisht e zbatueshme.Ajo është marrvëshje e dy apo më
shumë përsonave ,me të cilën krijohen,ndryshohen ose shuhet një marrëdhënie detyrimi.Kontrata është
edhe akt,veprim,punë juridiko biznesore e dyanshme,e dy emë shumë palve kontraktuese
krijojnë,ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.
Prandaj kontrata është edhe marrëdhënie apo ndërlidhje juridike me shperbilm apo pa
shperblim,nëmes të palëve-rregulluara sipas të drejtës.Kontrat në të njëjten kohë është edhe burim
shumë i rëndësishem material i të drejtës së detyrimeve dhe është vepër,instutucion dhe sintez e së
drejtës si tërësi e moralit.Përjashtimisht kontratat mund të jen edhe akt i vullnetit të njëanshëm.Me
emertimin e kontratës në teorinë dhe praktikën juridike dhe biznesore,përdoren terme nga më të
ndryshmet si:
kontratë
marrëveshje
ujdi
dakord ose akordim
convent
traktat
aranzhman
hollim.
Kontrata si punë juridiku-biznesore,si ekonomike,ka rëndësi të vacantë e të vazhduesheme; veçmas në
qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve,si në nivel ncionalë ashtu edhe atë ndërkombëtar, ashtu edhe në
të drejtën familjare, në të drejtën civile, në të drejtën ekonomike si dhe tek e drejta në turizëm dhe
hotelieri. Kontrata është punë juridike e dyanshme me anë të së cilës krijohet, ndryshohet marrëdhënia
ekzistuese e detyrimit, përkatësisht me anë të saj shuhet detyrimi .Kontrata është burim kryesor dhe më
i rëndësishëm i marrëdhënieve juridike e sidomos atyre detyrimore dhe afariste.
1
Dr.Mazllum Baraliu “E Drejta Biznesore” fq.471-476
Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës
Kontrata nuk është akt a po marrëveshje e thjeshtë dhe ekskluzive formale.Ajo ka formën,elementet
qensorë dhe përmbajtjen e saj.Marrëveshja përveq kësaj,për ta lidhur një kontarat,lypset përmbushur
edhe disa kushte.Ato janë të përgjithshme dhe të veqanat.
Në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës bëjnë pjesë:
a) Aftësia punuese e palëve;
b) Shprehje vullnetit ,përkatësisht pajtimi i vullnetit të palëve;
c) Objekti apo lënda e kontratës;
d) Baza e kontratës.
Këto lypset të përmbushërmbushën për të gjitha llojet e kontratave dhe ato duhet të plotësohet në
mënyr komulative,në mënyr që të kemi lidhje të plotfuqishme të kontratës.
a) Aftësia punuese e palëve –si kush i përgjithshem për lidhjen e kontratës,ndërlidhët me të drejta
dhe detyrimet e personit që lidhë një kontratë.Pra përsoni që krijon të drejta dhe
detyrime,duhet të ketë edhe cilësi dhe aftësi të nevojshme . Aftësia punuese për të kontraktuar
lypset të ketë edhe presion fizik edhe juridik. Këtë aftësi në të drejtat nacionale person i fiton
kur e ploteson moshën madhore;ndaj edhe mund te merr veprime te caktuara
juridike.Andaj,për lidhjen e një kontrate të plotfuqishme dhe valide,është e nevojshme që palët
kontraktuese,të ken aftësi punuese.
b) Pajtimi i vullnetit të palëve-është një tjetër kusht i përgjithshëm pë lidhje të kontaratës. Për të
pasur vullnet konsesual të palvë kontraktuese,ai duhët të jetë i dyanshëm,serioz i shprehur
çartë dhe shprehimisht,në mënyrën që të përmbushet ky kusht i përgjithshëm dhe që të pasojë
lidhja e kontratës. Kontrata është lidhur,atëher kur palët janë akorduar përkitazi me elementet
qenësore të saj. Po këto elemente esenciale,kontratat nuk mund të lidhet.
c) Objektivat apo lënda e kontratës-është një kusht i përgjithshëm,pa përmbushjen e të cilit,nuk
mund të flitet për lidhjen apo ekzistim të kontratës. Objekt i kontratës mund të jetë sendi i
luajtshë i paluajtshëmdhe a i konsumushëm,por mund të drejtat reale edhe ato të
detyrimeve.Për të pasur efektet juridike lënda a objekti i kontratës,duhet te ket cilësi të
caktuara. Pra lënda e kontratës që të jetë:
E mundshme
E caktuar
E lejuar
Objekti i kontrates është i mundshëm nëse lënda mund të ekzekutohet në mes të palëve. Në
qarkullimin juridiko-biznesor mund të ndodhin situate të pamundësisë objektive(kur s’mund ta
përmbush kontratën,sepse qellimi nuk preket me dorë. Pamundësia objective(kur obligohet dikush të
skulputurojë e nuk e bën atë).
q) Bazat e kontratës-është kusht qenësor i domosdoshëm dhe i përgjithshëm për lidhjen e saj. Pa bazë
të kontratës,kontrata është inekzistent. Baza e kontratës duhët të ekzistojë që në momentin e lidhjes së
kontratës, ajo është e përhershme dhe e përgjithshme për çdo lloj kontrate,por dallohet nga kontrata
në kontratë, është rregull që çdo kontratë ka ketë bazën e vetë. Mirëpo,mund të ndodhë edhe të mos
ketë bazë kontrata. Kjo mungesë e bazës së saj mund të shkaktohet në çastin e lidhjës së kontratës.
Ndodhë ndonjëherë në praktikë,që edhe baza e kontratës të jetë fiktive. Kjo ngjan atëherë kur palët
kontraktuese me qellim e mshefin bazën e vërtetë të kontratës-ndaj personave të tretë. Këshut ndodhë
në rastet kur palët lidhin kontratë për tu shmangur pagesës së tatimit,për të mos i përmbushur
detyrimet dhe për mos dhënjën alimentacionin.
Në situate kur baza e kontratës është fiktive,munëgon ose është e ndaluar,kontrata është e pavleshme.
Kontratat kanë edhe matësin e tyre.
Mirpo motive i kontratës manifestohet si qellim i tërthortë për lidhjen e kontratës ose për krijimin e
detrimit. Ky motiv nënkupton faktorin e brendshëm psikologjik,si dëshirë të palës që të vendosë për
lidhjen e kontratës dhe jo si kusht.
Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës
Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të përgjithshme duhet të përmbushen edhe kushtet e veçanta
të cilat janë:
 Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit
 Dhënia e pelqimit për lidhjen e kontratës
 Forma e kontratës.
Format e kontratës është si kusht i vaçantë për lidhjen e disa kontratave,është mënyra e artikuluar të
palëve kontraktuese. Forma e kontratës është mënyrë e shprehjes së vullnetit të palëve. Vullneti mund
të shprehet në forma të ndryshme(me gojë,me shkrim dhe me veprimin e shenjave konkludente),por ai
duhet të jetë i shprehuri kuptueshëm dhe të artikulojë përmbajtjen e kontratës. Forma është
manifestim i jashtëm i përmbajtës së kontratës.
Ekzistojnë lloje apo modalitete të ndryshme të formave të kontratës dhe disa nga to janë:
1) Forma solemne e kontratës-është forma qenësore e kontratës dhe elementi konstituiv i saj. Kjo
formë e kontratës mund të parashihet sipas ligjit ose sipas vullnetit të palëve dhe rëndomë
paraqitet në formë të shkruar. Këshut është më mirë sepse më lehtë mund të vërtetohet dhe
verifikohet vullneti i shprehur i palëve. Nëse humbë kontrata ekzistimi i saj mund të pranohet
me dëshmitarë ose me ndonjë provë tjetër valide.
2) Forma promovuese e kontratës-edhe pse kojo formë e kontratës nuk është element qenësor
për ekzistimin e saj, kjo shërben si provë,se vullneti i palëve është shprehur në dokumentin e
saj,ndaj ajo në rast konteksti shërben si dëshmi për vërtetimin e ekzistimit të tij. Këtu kemi të
bojmë me formën provuese të kontratës. në të drejtat nacionale të shteteve më me traditë në
drejtësi dhe biznes,por edhe në shum shtete tjera forma me shkrim si provë e kontratës
sanksionohen me ligjet përkatëse dhe aplikohen për të gjitha kontrata me vler mbiminimale.
3) Forma ligjorë e kontratës-ekzistonë atëher kur për vlefshmërin e saj,ligji e parasheh formën e
caktuar. Kjo formë e kontratës parashihet dhe zbatohet për lidhjen e kontratës,për ndërtim
,licencë,sigurin,dorëzimin,kredinë etj.
4) Forma kontraktuese e kontratës-esenca dhe qëllimi i kësaj formë është që palëve kontraktuese
t’iu mundësohet shprehja e lirë e vullnetit të tyre,jo vetëm në përzgjedhjen dhe caktimin e
formës së kontratës së tyre,por edhe të realizohet parimi i lirisë së kontraktimit të palëve,në të
drejta kontraktuese. Kjo liri e kontraktimit ,si dhe shprehja e lir e vullnetit të palëve,nuk janë të
pakufizushme as absolute,por ato duhet të sillen brenda suazave të lejuara të sistemit juridik të
një vendi të caktuar por edhe të normave etike dhe morale.
Negociatat dhe Lidhja e Kontratës2
Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të caktuara.
Subjektet e interesuara mund të bisedojnë për elementet e caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën
dhe vendin e dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj.
Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgaditjes rreth lidhjes së kontratës.
Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë.
Rëndësia e negociatave shprehet në faktin që palëve t’u mundësohet njohja se me çka detyrohen, të
njihen me pasojat juridike të kontratës që do të lidhet, të njihen me solvencën e palës tjetër etj.
Negociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit të kontratës dhe të
Kontrata, si burim i lindjes së detyrimeve, ashtu si çdo fakt tjetër juridik, ka një fillim, ekzistencë dhe
mbarrim.
Fillimi i ekzistencës së kontratës, shënohet nga koncepti i lidhjes së kontratës. Kontrata quhet e lidhur
kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët përbërëse esenciale të kontratës.
Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjelltë vullnetin e tyre, duke u marrë
vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.
Kontrata do të quhet e lidhur kur palët kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre, se janë dakord mbi të gjitha
kushtet thelbësore.
Në çastin e bashkimit të vullnetit të tyre kur ligji kërkon plotësimin e ndonjë forme të veçantë (kontrata
formale), ose dorëzimin e sendit (kontrata reale).
2
Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.77-84
Oferta
Oferta është shprehje e vullnetit të një përsoni me anë të të cilit e fton personin tjeter të caktuar me
qëllim që të lidhë kontratën.
Përsoni që ofronë kontraten quhet Ofertues,kurse përsonit të cilit i ofrohet quhet i Ofertuar. Me
ofertë merret iniciativa për lidhjen e kontratës.
Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar e cila përmban të gjitha
pjesët përbërëse esenciale të kontratës
Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit.
Pala që bën propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues.
Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose ofertë.
Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga personi i
autorizuar i tij (autorizuesi i ofertuesit).
Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e kontratës (esentialia negoti), të cilën dëshirojnë ta lidhin
Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë kontratë në
bazë të kushteve të propozuara.
Oferta duhet të bëhet në formën me shkrim nëse lidhet kontrata formale.
Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës
Oferta mund të paraqitet me shkrim, me gojë,në heshtje.Mënyrate paraqitjes së ofertës ndahen ne dy
grupe, në mënyren e drejtëpërdrejtë dhe të tërthorta.
Në mënyrën e drejtpërdrejt të paraqitjes së ofertës hyjnë:
 me gojë,
 me shkrim dhe
 me të gjitha mjetet tjera me anë të të cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë.
Në mënyrën e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë:të gjitha ato shprehej të vullnetit për të lidhur
kontrat,po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë.
Në mënyrat e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë
 të gjitha ato shprehje të vullnetit prej të cilave nuk mund të kuptohet se shprehin vullnetin për
të lidhur kontratë,
 po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë
 Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon
lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën e vet.
 Oferta nuk është kontratë.
 Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën
Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit,me anë të së cilës ai propozon lidhjen e
kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në oferten e vet. Oferta nuk është kontratë. Që të
bëhet kontratë,i ofertuari duhet ta paraqes mendimin e vet dhe ta pranoj ofertën. Këtu duhet dalluar
ofertën e drejtuar personit të pranishem nga ajo që i ofrohet personit jo të pranishëm.
Në qoftë se në ofertë është caktuar afati për pranimin e saj,me këtë është i lidhur gjer në skadimin e
ketij afati. Në qoftë se afati është caktuar me letër ose me telegram,afati duhet të rrjedh prej datës së
caktuar në letër,përkatësisht prej çastit kur telegram është dorzuar në postë.
Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës
Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës e miraton
propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë. Pranimi i ofertës
ndryshe quhet edhe pranim, pelqim, miratim. Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është
drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas
kushteve të propozimit .
Në mënyrën e drejtëpërdrejtë hyjnë ato deklarata të bëra veçmas me gojë, me shkrim, me teleprinter
ose me shenja të përgjithshme të pranimit.
Në mënyrat e drejtëpërdrejta të pranimit të ofertës hyjnë: nënshkrimi i të ofertuarit në ofertën me
shkrim të kontratës ose vënia e shenjës së gishtit.
Për tu shprehur në mënyrë të tërthortë pranimi i ofertës duhet, që nga sjelllja e personit të ofertuar të
kuptohet se ai ka dashur të shpreh pajtimin që të lidhet kontrata sipas propozimit të bërë.
Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për
lidhjen e kontratës sipas kushteve te propozuara në ofertë. Pasi i ofertuari jep pëlqimin për
oferten,lidhet kontrata e cila krijon të drejtat dhe detyrimet ndërmjet atyre subjectëve. Deklaratat për
pranimin e ofertës mund të revukohet,nëse deklarata per revukimin e pranimit te ofertës arrin te
ofertuesi para ose njehkohsisht kur arrin deklarata per pranimin e ofertes. Revokimi i vonuar i ofertës
nuk do të krijojë kurrfarë efekti juridik.Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të
ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për lidhjen e kontratës sipas kushteve të propozuara në ofertë.
Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh
vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit.
Pasi i ofertuari jep pelqimin për ofertë, lidhet kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet atyre
subjekteve.
Deklarata për pranimin e ofertës mund të revokohet, nëse deklarata për revokimin e pranimit të ofertës
arrin te ofertuesi para ose njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e ofertës
Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës3
Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata.
Nëpërmjet kontratës paraparake, palët marrin përsipër detyrimin që më vonë të lidhin midis tyre një
kontratë të përcaktuar
Parakontrata nuk obligon në qoftë se rrethanat prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq saqë nuk do të
lidhej fare po të ekzistonin rrrethana të tilla në atë kohë.
Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia negotii).
Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend.
Palët mund të mirren vesh edhe për pjesët tjera që janë të rëndësishme për realizimin e kontratës,
mënyra e dorëzimit të sendit të blerë, koha dhe mënyra e pagimit të çmimit etj.
Këto pjesë quhen pjesë natyrale (natyralia negotii) të kontratës.
Pëveç pjesëve natyrore ekzistojnë edhe pjesët e rastësishme (accidentalia negotii) të cilat nuk është e
thënë të ekzistojnë patjetër te ndonjë kontratë, por të cilat palët mund t’i parashohin për kontratën
konkrete.
Kontrata është vepër e palëve kontraktuese.
Ajo lidhet me pajtimin e vullnetit të shprehur të dy ose më shumë subjekteve me qëllim të krijimit,
ndryshimit ose shuarjes së marrëdhënies së caktuar të detyrimeve.
Interpretimi i kontratës d.m.th përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj
3
http://www.edrejtabiznesore.webs.com
Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës4
Liria e rregullimi të marëdhënieve kontraktuese ka mundësuar krijimin e kontratave të shumta dhe të
shumllojshme. Rritja e numrit të kontratave,marrëdhëniet që i rregullojnë,mundësia e zabatimit të disa
rregullave vetëm në disa kontrata dhe disa kontrata dhe studimi me i lehtë i tyre,janë ndër qrsyet
kryesore për klasifikimin e kontratave.
Varësisht nga kriteret e caktuara kontrata mund të jenë, kontrata:
 Me emër dhe kontrata pa emër
Kontrata me emër janë ato kontrata ,që janë të parapara dhe të rregulluara shprehimisht me dispozita
të ligjit ose kodeve civile. Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë:kontrata e shitjës,e dhuratës,e veprës,e
qirasë,e kembimit etj. Numri i tyre është i madh në qarkullimin e mallrave dhe në kryrjen e sherbimeve.
Kontrata pa emër janë ato kontrata që nuk e kan emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligj ose
kode civile,por krijohen nga palet duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese.
Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë: kontrata për ekspozimin,botimin dhe kontratat për angazhimin e
kapacitetee hoteliere.
 Konsensuale dhe kontrata formale
Kontratat Konsensuale janë ato kontrata të cilat lidhen me marrveshjën e thjeshtë të palëve
kontraktuese.
Kontrata formale janë ato kontrata per lidhjen dhe vlershmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e
posaqme,e cila paraqitet si e lemnet konstituive i kontratës. Në qoftë se forma parashihet me
kontratë,forma është kontraktore,kurse në rast se parashihet në bazë të ligjit,forma është ligjore. Me
anë të kontratave formale mbrohen interest e caktuara te shoqërisë,p.sh.në qarkullimin e sendeve të
paluajtshme kur realizohet interesi fiscal,kur kontrollohet qarkullimi i këtyre sendeve etj. Mungesa e
formës në këto kontrata shkakton pavlefshmërinë e tyre.
 Me shpërblim dhe pa shpërblim
Si bazë për këtë klasifikim ka shërbyer fakti se a merr shpërblim apo jo pala dhënëse për atë që ka
dhënë.
Kontrtat me shperblim bëjnë pjes :kontrata mbi shitjen,mbi veprën,mbi ortakëritnë,mbi qiranë,mbi
mbajtjen e përjetshme,mbi ndërtimin.
4
Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.85-143
Kontrata për shpërblim janë ato kontrata në të cilat nuk jepet kurrfar shpërblimi për atë që fitohet.
Këtu hyjnë:kontrtat mbi dhuraten,huanë pa kamat,kontrtata mbi sherbimin ,kontrata mbi depoziten.
 Të njëanshme dhe të dyanshme
Kontrata e njëanshme janë ato kontrata nga të cilat krijohen detyrat e veta për njërën palë
kontraktuese,vetëm ajo palë bëeht debitor,kurse pala tjeter fiton vetem të drejtën për të kërkuar dhe
bëhet kreditor i saj.
 Komutative dhe Aleatore
Kontrata komutative janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i
din të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ne keto kontrata hyjnë:kontrata mbi
shitjen,këmbimin,ndërtimin,sigurimin,qiranë,ortakërinë etj.
Kontrata aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në çastin e lidhjes së kontratës nuk i dinë të drejtat
dhe detyrimet e tyre,por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë.
 Me prestime të përhershme dhe me prestime të përkohshme
Kontrata me prestime të përkohshme janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet aty per aty,menjëher.
Detyrimi i debitorit përbëhet prej një bërjeje ose mosbërjeje,prej lëshimit të cilin e ekzekuton për një
qast.
Kontrata me prestim të përkohshëm janë ato,në të cilat prestimi ekzekuohet me interval me te gjat
kohor. Në këto kontrata,detyra e debitorit përbëhet prej shumë bërjesh,mosbërjesh ose lëshimesh.
 Të thjeshta dhe të përziera
Kontratat e thjeshta janë ato që kanë elemente të një kontrate,dhe paraqet një lloj të caktuar
kontratash(p.sh. kontrat e shitjes,e qiras,e depozitit,e dhurates,e kembimit etj).
Kontrat e përzier është një kontratë,e cila sipas përbërjes ka elementet të disa kontratave të thjeshta.
Përberja e këtyre kontratave paraqet një tërsi të një kontrate unike. Kontrata të përziera janë:kontratat
mbi pansionin,kontrata mbi sefin,kontrata mbi allotmanin,kontrata mbi inxhinjeringun.
 Të përgjtihshme dhe të veçanta
Kontrata e përgjithshme janë ato në të cilat palët i kanë caktuar,saktësuar,të drejta dhe detyrimet në
mënyrë të përgjithshme,për një periudhë të gjatë kohore.
Kontrata e veçanta janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një
periudhë të shkurtërt kohore prej 1 viti.
 Të pavarura dhe aksesore
Kontrata e pavarura krijojnë efekte juridike dhe shuhen parvarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate
tjetër. këtu bëjnë pjesë;kontrata e shitjes,e ortakëris,e qirasë,e veprës,e shërbimit,e dhurates etj.
Kontrata aksionare,ekziston dhe varet nga kontrata kryesore. Zakonisht këto kontrata lidheb si shtesë e
kontratës së pavarur ose si kontrat e vacantë por akcesore. Kontrata akcesore më së shumti lidhen për
ekzekutimin e kontratës. Këtu hyjnë: kontrata për dorziminë,kaparinë,pengun,hipotekën,pendimin etj.
 Parakontrata dhe kontrata kryesore
Parakontratat janë ato me anë të të cilave palët jan obliguar që n të ardhmen të lidhet kontrata
tjetër,elementet e të cilave janë caktuar më parë.
Kontrat kryesore janë ato ,të cilat krijohen pasi të jenë përmbushur kontrata paraprake.
 Intuitu personale dhe jo intuitu personale
Intuita personale janë ato,për lidhjen e të cilave merren parasysh cilësitë e vacantë e palës
kontraktuese. Për këto kontrata cilësitë e njëres ose dy palëve janë elemente thelbësore të kontratës.si
kontrata intuit personale janë kontrata mbi autorizimin,kontrata mbi
veprën,ortakrinë,dhuratën,mbajtjen e përjetshme).
Jo intuita personale janë ato ,në të cilat nuk merret parasysh cilësit e vacantë e palës kontraktuese(p.sh.
kontrata e shitjes,këmbimit etj.)
 Individuale dhe kolektive
Kontrata kolektive janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjith subjectët që i përkasin grupit të
caktuar,pa mar parasysh se të gjith nuk kanë dhënë pelqimin për lidhjen e saj. Këtu hyjnë: kontrata
kolektive e punës,kontrata e sigurimeve kolektive,.
Kontrata individuale janë ato me të cilat saktësohen detyrat e ndërmjetme subjekteve-anëtarve të
grupit në emer të të cilëve është lidhur kontrata kolektive. Kontrata individuale duhet te jet në pajtim
me kontraten kolektive në mënyr që të ket efek juridik.
 Me përmbajtje të caktuar dhe të adezionit
Kontrara me përmbajtje të cakatua janë ato,në të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese.
Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj.
Kontrata të adezionit janë ato,në të cilat njëra palë qëmë përpara cakton elementet dhe kushtet e
kontrates,kurse pala tjeter nuk merr pjes në perpilimin e kësaj kontrate e as që ndikon në ndonje
elemen të këtyre kontratave. Këto kontrata paqaqiten në kontrara mbi transportin e mallërave në
hekurudha,në trafikun ujor,ajror,në lëmin e sigurimit,në shërbime postale,në shërbime komunale.
 Kauzale dhe abstrakte
Kontrata kauzale është shkaku i drejtëpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrara është i njohur,jo
vetëm për palët kontraktuese,po edhe për përsonat e tret. Sipas rregullës kontrata janë kauzale. Këtu
bëjnë pjesë: kontrata mbi dhuraten,huanë,mbi depoziten,qiranë,vepren etj.
Kontrata abstrakte quhet ajo ,në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen. Baza e
kontrates ekzistonë në keto kontrata por shkaku nuk është i njohur për palët kontraktuese sepse
obligohen. Lidhja e saj bëhet me vullnetin e palëve kontraktuese,por opinion nuk i di arsyen e obligimit
të tyre. Në këto kontrata si bazë mundë të jetë pagesa e qirasë,pagimi i qmimit të shitjes,kthimi i huas.
Kontrata kauzale mund të shëndërrohet në kontrat abstrakte me marrëveshjen e palëve kontraktuese.
SHUARJA E KONTRATAVE
Kontrata e lidhura nga palët kontraktuese krijonë efektet juridike,e cila pastaj shuhet. Shuarje e
kontrates konsiderohet shuarja e kontratës së plotfuqishme me vullnetin e palëve kontraktuese për
shkaqe te parapara me ligj.
Kontrata sipas LMD(Ligji për marrëdhëniet dhe detyrimet) shuhet:
 Me marrëveshjen e palëve,
Shuarja me marrveshjen e palëve ose zgjidhja vullnetare e kontratës,si rregull,është një rast i shurjes së
kontratës në të gjitha kontrata,pa marr parasysh se a janë pjesëmarres personat fizikë,personat
juridikë,civil apo personat juridikë shoqërorë.
 Zhdukja e lëndës së saj,
Shuaraja e kontratës kur zhduket lënda e saj është një rast i shuarjes së kontratës që mund të
shkaktohet nën ndikimin e fuqisë madhore ose të rastit,që shkaktohet pas lidhjes së kontratës mëqënse
zhdukja e lëndës së kontratës shkakton pamundësin e përmbushjes dhe shuarjen e kontratës.
 Vdekja e palës kontraktuese
Shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese; është rregull e përgjithshme që kur vdes pala
kontraktuese,kontrata nuk shuhet por kalon mbi trashigimtarin e tij universalë. Në të drejten
kontraktore bëjnë përjashtim në dy raste a) kontrata do të shuhet kur vdes pala kontraktuese në qoftë
se është lidhur duke pasur parasysh cilësitë e veçanta personale të palës kontraktuese,pra kur është
lidhur kontrata intuit personae dhe b) në qoftë se palët kontraktuese janë marr veshë që vdekja e
njëres palëdo të shkaktoj shuarjen e saj.
 Anulimi i kontratës
Kontrata e detyrimeve shuhet edhe me anulim. Anulimi i kontratës shkaktonë pamundësinë që kontrata
të krijojë efekte juridike. Arsyet e anulimit të kontratës janë kur cenohen interesi i përgjithshem
shoqëror,ose kur cenohet ndonje interes individual.
PËRFUNDIM
Qëllimi i këtij prezantimi sot ishte informimi sado i vogël në lidhje me Kontratat. Ne shpalosëm
karakteristikat e përgjithshme të kontratave të lartë përmendura rendësinë e tyre, me atë
kuptuam se ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fushën e jetës më konkretisht në
mjedisin biznesor. Ku një rol kyq në idenë për fillimin e një aktiviteti bizneso, si dhe në ushtrimin
e aktiviteteve biznesore. Nga ky hulumtim shkencor kuptuam se me lidhjen e kontratave shum
biznese nuk do te kishin problem te shumta siq kan shumica e bizneseve si p.sh.ndarja e
pergjegjsive,ndarje e fitimit etj,po ashtu kuptuam se si lidhen kontrtata,si klasifikohen ato si
janë ato të vlefshme dhe si arrihet deri te shuarja e një kontrate.
LITERATURA
 Prof.Dr. Mazllum Baraliu “E Drejat Biznaesore”
 Prof.Dr. Miriana Semini “ E Drejta e detyrimeve dhe kontratat”
 Web-faqja; http://www.edrejtabiznesore.webs.com
 Mr.sc. Nerxhivane Dauti “ E Drejta e detyrimeve” Prishtinë,1998

More Related Content

What's hot

Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale GenTa Karpuzi
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22Kosovar Sopjann
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shteseMenaxherat
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demitMenaxherat
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Menaxherat
 
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesKontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesRamë Hajraj
 
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Fisnik Morina
 
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPL
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPLProcedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPL
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPLGenTa Karpuzi
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
E drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeE drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeanashqipe
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 

What's hot (17)

Kontrata komerciale
Kontrata komerciale Kontrata komerciale
Kontrata komerciale
 
Kontratat
KontratatKontratat
Kontratat
 
Raportet Juridike Biznesore22
Raportet  Juridike  Biznesore22Raportet  Juridike  Biznesore22
Raportet Juridike Biznesore22
 
Lidhja e kontrates shtese
Lidhja e kontrates   shteseLidhja e kontrates   shtese
Lidhja e kontrates shtese
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Shkaktimi i demit
Shkaktimi i demitShkaktimi i demit
Shkaktimi i demit
 
Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat Ligjerata kontratat
Ligjerata kontratat
 
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesKontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
 
Kambiali
KambialiKambiali
Kambiali
 
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
 
Kontratë per banes
Kontratë per banesKontratë per banes
Kontratë per banes
 
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPL
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPLProcedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPL
Procedura e trajtimit të dëmit nga polica e sigurimit TPL
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
E drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrimeE drejta biznezsore ushtrime
E drejta biznezsore ushtrime
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
çEku
çEku çEku
çEku
 

Viewers also liked

Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Mikroekonomi nga libri 1
Mikroekonomi nga libri 1Mikroekonomi nga libri 1
Mikroekonomi nga libri 1Veton Sopjani
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 

Viewers also liked (7)

E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Makroekonomi 2
Makroekonomi  2Makroekonomi  2
Makroekonomi 2
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Mikroekonomi nga libri 1
Mikroekonomi nga libri 1Mikroekonomi nga libri 1
Mikroekonomi nga libri 1
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 

Similar to Universiteti publik e drejta biznesore

Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Valbona Bali
 
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02zogaj
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreMenaxherat
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispruburimemra
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesoreshqiprimih
 

Similar to Universiteti publik e drejta biznesore (8)

Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
Ese "Balanca midis Vullnetit të Palëve dhe Kornizës Ligjore"
 
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
Ligjeratakontratat 111225074428-phpapp02
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
 
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
E drejta_tregtare_permbledhje_jurispru
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore1. leksione parimet e te drejtes biznesore
1. leksione parimet e te drejtes biznesore
 

More from Duresa M. Bytyqi

More from Duresa M. Bytyqi (7)

Presentation menaxhment
Presentation menaxhmentPresentation menaxhment
Presentation menaxhment
 
Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
 
Punim seminarik informatik
Punim seminarik informatikPunim seminarik informatik
Punim seminarik informatik
 
Prezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikesPrezantimi bazat e informatikes
Prezantimi bazat e informatikes
 
Presentation mikroekonomi
Presentation mikroekonomiPresentation mikroekonomi
Presentation mikroekonomi
 
Prezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesitPrezantimi bazat e biznesit
Prezantimi bazat e biznesit
 
Raport hulumtimi
Raport hulumtimiRaport hulumtimi
Raport hulumtimi
 

Universiteti publik e drejta biznesore

  • 1. Universiteti “Haxhi Zeka” –Pejë PUNIM SEMINARIK Lënda:E drejta biznesore TEMA:Kushtet për lidhjën e kontratës Pejë 2014 Vlersonë:  MSc. Mervet Shala  MCs.Fidane Spahija Punuar nga:  Burbuqe Hoxha  Duresa Bytyqi  Mergime Zeqiraj
  • 2. PËRMBAJTJA Table of Contents PËRMBAJTJA..................................................................................................................................................2 HYRJE.............................................................................................................................................................3 Përkufizimi i kontratës..................................................................................................................................4 Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës...........................................................................................5 Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës....................................................................................................7 Negociatat dhe Lidhja e Kontratës................................................................................................................8 Oferta............................................................................................................................................................9 Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës .................................................................................10 Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës .................................................11 Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës...................................................................12 Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës ............................................................................................................13 SHUARJA E KONTRATAVE............................................................................................................................17 PËRFUNDIM ................................................................................................................................................18 LITERATURA ................................................................................................................................................19
  • 3. HYRJE Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëj një përmbledhje të kësaj që ne quajmë kontrat. Kushtet për lidhjen e kontratës mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me kontraten dhe kushtet e lidhjes së kontratës. Sa e rëndësishme është kontrata për një biznes cilat janë lehtësitë që i ka biznesi pas lidhjes së kontratës.
  • 4. Përkufizimi i kontratës1 Kontrata është marrëveshje në mes palëve,ligjërisht e zbatueshme.Ajo është marrvëshje e dy apo më shumë përsonave ,me të cilën krijohen,ndryshohen ose shuhet një marrëdhënie detyrimi.Kontrata është edhe akt,veprim,punë juridiko biznesore e dyanshme,e dy emë shumë palve kontraktuese krijojnë,ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike. Prandaj kontrata është edhe marrëdhënie apo ndërlidhje juridike me shperbilm apo pa shperblim,nëmes të palëve-rregulluara sipas të drejtës.Kontrat në të njëjten kohë është edhe burim shumë i rëndësishem material i të drejtës së detyrimeve dhe është vepër,instutucion dhe sintez e së drejtës si tërësi e moralit.Përjashtimisht kontratat mund të jen edhe akt i vullnetit të njëanshëm.Me emertimin e kontratës në teorinë dhe praktikën juridike dhe biznesore,përdoren terme nga më të ndryshmet si: kontratë marrëveshje ujdi dakord ose akordim convent traktat aranzhman hollim. Kontrata si punë juridiku-biznesore,si ekonomike,ka rëndësi të vacantë e të vazhduesheme; veçmas në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve,si në nivel ncionalë ashtu edhe atë ndërkombëtar, ashtu edhe në të drejtën familjare, në të drejtën civile, në të drejtën ekonomike si dhe tek e drejta në turizëm dhe hotelieri. Kontrata është punë juridike e dyanshme me anë të së cilës krijohet, ndryshohet marrëdhënia ekzistuese e detyrimit, përkatësisht me anë të saj shuhet detyrimi .Kontrata është burim kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve juridike e sidomos atyre detyrimore dhe afariste. 1 Dr.Mazllum Baraliu “E Drejta Biznesore” fq.471-476
  • 5. Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës Kontrata nuk është akt a po marrëveshje e thjeshtë dhe ekskluzive formale.Ajo ka formën,elementet qensorë dhe përmbajtjen e saj.Marrëveshja përveq kësaj,për ta lidhur një kontarat,lypset përmbushur edhe disa kushte.Ato janë të përgjithshme dhe të veqanat. Në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës bëjnë pjesë: a) Aftësia punuese e palëve; b) Shprehje vullnetit ,përkatësisht pajtimi i vullnetit të palëve; c) Objekti apo lënda e kontratës; d) Baza e kontratës. Këto lypset të përmbushërmbushën për të gjitha llojet e kontratave dhe ato duhet të plotësohet në mënyr komulative,në mënyr që të kemi lidhje të plotfuqishme të kontratës. a) Aftësia punuese e palëve –si kush i përgjithshem për lidhjen e kontratës,ndërlidhët me të drejta dhe detyrimet e personit që lidhë një kontratë.Pra përsoni që krijon të drejta dhe detyrime,duhet të ketë edhe cilësi dhe aftësi të nevojshme . Aftësia punuese për të kontraktuar lypset të ketë edhe presion fizik edhe juridik. Këtë aftësi në të drejtat nacionale person i fiton kur e ploteson moshën madhore;ndaj edhe mund te merr veprime te caktuara juridike.Andaj,për lidhjen e një kontrate të plotfuqishme dhe valide,është e nevojshme që palët kontraktuese,të ken aftësi punuese. b) Pajtimi i vullnetit të palëve-është një tjetër kusht i përgjithshëm pë lidhje të kontaratës. Për të pasur vullnet konsesual të palvë kontraktuese,ai duhët të jetë i dyanshëm,serioz i shprehur çartë dhe shprehimisht,në mënyrën që të përmbushet ky kusht i përgjithshëm dhe që të pasojë lidhja e kontratës. Kontrata është lidhur,atëher kur palët janë akorduar përkitazi me elementet qenësore të saj. Po këto elemente esenciale,kontratat nuk mund të lidhet. c) Objektivat apo lënda e kontratës-është një kusht i përgjithshëm,pa përmbushjen e të cilit,nuk mund të flitet për lidhjen apo ekzistim të kontratës. Objekt i kontratës mund të jetë sendi i luajtshë i paluajtshëmdhe a i konsumushëm,por mund të drejtat reale edhe ato të detyrimeve.Për të pasur efektet juridike lënda a objekti i kontratës,duhet te ket cilësi të caktuara. Pra lënda e kontratës që të jetë: E mundshme E caktuar E lejuar Objekti i kontrates është i mundshëm nëse lënda mund të ekzekutohet në mes të palëve. Në qarkullimin juridiko-biznesor mund të ndodhin situate të pamundësisë objektive(kur s’mund ta përmbush kontratën,sepse qellimi nuk preket me dorë. Pamundësia objective(kur obligohet dikush të skulputurojë e nuk e bën atë).
  • 6. q) Bazat e kontratës-është kusht qenësor i domosdoshëm dhe i përgjithshëm për lidhjen e saj. Pa bazë të kontratës,kontrata është inekzistent. Baza e kontratës duhët të ekzistojë që në momentin e lidhjes së kontratës, ajo është e përhershme dhe e përgjithshme për çdo lloj kontrate,por dallohet nga kontrata në kontratë, është rregull që çdo kontratë ka ketë bazën e vetë. Mirëpo,mund të ndodhë edhe të mos ketë bazë kontrata. Kjo mungesë e bazës së saj mund të shkaktohet në çastin e lidhjës së kontratës. Ndodhë ndonjëherë në praktikë,që edhe baza e kontratës të jetë fiktive. Kjo ngjan atëherë kur palët kontraktuese me qellim e mshefin bazën e vërtetë të kontratës-ndaj personave të tretë. Këshut ndodhë në rastet kur palët lidhin kontratë për tu shmangur pagesës së tatimit,për të mos i përmbushur detyrimet dhe për mos dhënjën alimentacionin. Në situate kur baza e kontratës është fiktive,munëgon ose është e ndaluar,kontrata është e pavleshme. Kontratat kanë edhe matësin e tyre. Mirpo motive i kontratës manifestohet si qellim i tërthortë për lidhjen e kontratës ose për krijimin e detrimit. Ky motiv nënkupton faktorin e brendshëm psikologjik,si dëshirë të palës që të vendosë për lidhjen e kontratës dhe jo si kusht.
  • 7. Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të përgjithshme duhet të përmbushen edhe kushtet e veçanta të cilat janë:  Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit  Dhënia e pelqimit për lidhjen e kontratës  Forma e kontratës. Format e kontratës është si kusht i vaçantë për lidhjen e disa kontratave,është mënyra e artikuluar të palëve kontraktuese. Forma e kontratës është mënyrë e shprehjes së vullnetit të palëve. Vullneti mund të shprehet në forma të ndryshme(me gojë,me shkrim dhe me veprimin e shenjave konkludente),por ai duhet të jetë i shprehuri kuptueshëm dhe të artikulojë përmbajtjen e kontratës. Forma është manifestim i jashtëm i përmbajtës së kontratës. Ekzistojnë lloje apo modalitete të ndryshme të formave të kontratës dhe disa nga to janë: 1) Forma solemne e kontratës-është forma qenësore e kontratës dhe elementi konstituiv i saj. Kjo formë e kontratës mund të parashihet sipas ligjit ose sipas vullnetit të palëve dhe rëndomë paraqitet në formë të shkruar. Këshut është më mirë sepse më lehtë mund të vërtetohet dhe verifikohet vullneti i shprehur i palëve. Nëse humbë kontrata ekzistimi i saj mund të pranohet me dëshmitarë ose me ndonjë provë tjetër valide. 2) Forma promovuese e kontratës-edhe pse kojo formë e kontratës nuk është element qenësor për ekzistimin e saj, kjo shërben si provë,se vullneti i palëve është shprehur në dokumentin e saj,ndaj ajo në rast konteksti shërben si dëshmi për vërtetimin e ekzistimit të tij. Këtu kemi të bojmë me formën provuese të kontratës. në të drejtat nacionale të shteteve më me traditë në drejtësi dhe biznes,por edhe në shum shtete tjera forma me shkrim si provë e kontratës sanksionohen me ligjet përkatëse dhe aplikohen për të gjitha kontrata me vler mbiminimale. 3) Forma ligjorë e kontratës-ekzistonë atëher kur për vlefshmërin e saj,ligji e parasheh formën e caktuar. Kjo formë e kontratës parashihet dhe zbatohet për lidhjen e kontratës,për ndërtim ,licencë,sigurin,dorëzimin,kredinë etj. 4) Forma kontraktuese e kontratës-esenca dhe qëllimi i kësaj formë është që palëve kontraktuese t’iu mundësohet shprehja e lirë e vullnetit të tyre,jo vetëm në përzgjedhjen dhe caktimin e formës së kontratës së tyre,por edhe të realizohet parimi i lirisë së kontraktimit të palëve,në të drejta kontraktuese. Kjo liri e kontraktimit ,si dhe shprehja e lir e vullnetit të palëve,nuk janë të pakufizushme as absolute,por ato duhet të sillen brenda suazave të lejuara të sistemit juridik të një vendi të caktuar por edhe të normave etike dhe morale.
  • 8. Negociatat dhe Lidhja e Kontratës2 Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të caktuara. Subjektet e interesuara mund të bisedojnë për elementet e caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën dhe vendin e dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj. Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgaditjes rreth lidhjes së kontratës. Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë. Rëndësia e negociatave shprehet në faktin që palëve t’u mundësohet njohja se me çka detyrohen, të njihen me pasojat juridike të kontratës që do të lidhet, të njihen me solvencën e palës tjetër etj. Negociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit të kontratës dhe të Kontrata, si burim i lindjes së detyrimeve, ashtu si çdo fakt tjetër juridik, ka një fillim, ekzistencë dhe mbarrim. Fillimi i ekzistencës së kontratës, shënohet nga koncepti i lidhjes së kontratës. Kontrata quhet e lidhur kur palët kontraktuese të jenë marrë vesh mbi pjesët përbërëse esenciale të kontratës. Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjelltë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj. Kontrata do të quhet e lidhur kur palët kanë shprehur lirisht vullnetin e tyre, se janë dakord mbi të gjitha kushtet thelbësore. Në çastin e bashkimit të vullnetit të tyre kur ligji kërkon plotësimin e ndonjë forme të veçantë (kontrata formale), ose dorëzimin e sendit (kontrata reale). 2 Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.77-84
  • 9. Oferta Oferta është shprehje e vullnetit të një përsoni me anë të të cilit e fton personin tjeter të caktuar me qëllim që të lidhë kontratën. Përsoni që ofronë kontraten quhet Ofertues,kurse përsonit të cilit i ofrohet quhet i Ofertuar. Me ofertë merret iniciativa për lidhjen e kontratës. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet personit të caktuar e cila përmban të gjitha pjesët përbërëse esenciale të kontratës Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit. Pala që bën propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues. Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose ofertë. Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga personi i autorizuar i tij (autorizuesi i ofertuesit). Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e kontratës (esentialia negoti), të cilën dëshirojnë ta lidhin Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë kontratë në bazë të kushteve të propozuara. Oferta duhet të bëhet në formën me shkrim nëse lidhet kontrata formale.
  • 10. Mënyrat e paraqitjes dhe Efektet juridike të ofertës Oferta mund të paraqitet me shkrim, me gojë,në heshtje.Mënyrate paraqitjes së ofertës ndahen ne dy grupe, në mënyren e drejtëpërdrejtë dhe të tërthorta. Në mënyrën e drejtpërdrejt të paraqitjes së ofertës hyjnë:  me gojë,  me shkrim dhe  me të gjitha mjetet tjera me anë të të cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë. Në mënyrën e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë:të gjitha ato shprehej të vullnetit për të lidhur kontrat,po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë. Në mënyrat e tërthorta të paraqitjes së ofertës hyjnë  të gjitha ato shprehje të vullnetit prej të cilave nuk mund të kuptohet se shprehin vullnetin për të lidhur kontratë,  po mund të kuptohet tërthorazi se ekziston një vullnet i tillë  Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën e vet.  Oferta nuk është kontratë.  Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit,me anë të së cilës ai propozon lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në oferten e vet. Oferta nuk është kontratë. Që të bëhet kontratë,i ofertuari duhet ta paraqes mendimin e vet dhe ta pranoj ofertën. Këtu duhet dalluar ofertën e drejtuar personit të pranishem nga ajo që i ofrohet personit jo të pranishëm. Në qoftë se në ofertë është caktuar afati për pranimin e saj,me këtë është i lidhur gjer në skadimin e ketij afati. Në qoftë se afati është caktuar me letër ose me telegram,afati duhet të rrjedh prej datës së caktuar në letër,përkatësisht prej çastit kur telegram është dorzuar në postë.
  • 11. Pranimi ,Mënyrat e pranimit dhe Efektet Juridike të Pranimit të Ofertës Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës e miraton propozimin e ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në ofertë. Pranimi i ofertës ndryshe quhet edhe pranim, pelqim, miratim. Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit . Në mënyrën e drejtëpërdrejtë hyjnë ato deklarata të bëra veçmas me gojë, me shkrim, me teleprinter ose me shenja të përgjithshme të pranimit. Në mënyrat e drejtëpërdrejta të pranimit të ofertës hyjnë: nënshkrimi i të ofertuarit në ofertën me shkrim të kontratës ose vënia e shenjës së gishtit. Për tu shprehur në mënyrë të tërthortë pranimi i ofertës duhet, që nga sjelllja e personit të ofertuar të kuptohet se ai ka dashur të shpreh pajtimin që të lidhet kontrata sipas propozimit të bërë. Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për lidhjen e kontratës sipas kushteve te propozuara në ofertë. Pasi i ofertuari jep pëlqimin për oferten,lidhet kontrata e cila krijon të drejtat dhe detyrimet ndërmjet atyre subjectëve. Deklaratat për pranimin e ofertës mund të revukohet,nëse deklarata per revukimin e pranimit te ofertës arrin te ofertuesi para ose njehkohsisht kur arrin deklarata per pranimin e ofertes. Revokimi i vonuar i ofertës nuk do të krijojë kurrfarë efekti juridik.Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të të ofertuarit me anë të së cilës pajtohet për lidhjen e kontratës sipas kushteve të propozuara në ofertë. Pranimi është deklarimi që bën personi të cilit i është drejtuar propozimi se deshiron dhe shpreh vullnetin e tij për lidhjen e kontratës së propozuar, sipas kushteve të propozimit. Pasi i ofertuari jep pelqimin për ofertë, lidhet kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet atyre subjekteve. Deklarata për pranimin e ofertës mund të revokohet, nëse deklarata për revokimin e pranimit të ofertës arrin te ofertuesi para ose njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e ofertës
  • 12. Parakontrata,Pjesët e Kontratës dhe Interpretimi i kontratës3 Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet kontrata. Nëpërmjet kontratës paraparake, palët marrin përsipër detyrimin që më vonë të lidhin midis tyre një kontratë të përcaktuar Parakontrata nuk obligon në qoftë se rrethanat prej lidhjes së saj kanë ndryshuar aq saqë nuk do të lidhej fare po të ekzistonin rrrethana të tilla në atë kohë. Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia negotii). Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend. Palët mund të mirren vesh edhe për pjesët tjera që janë të rëndësishme për realizimin e kontratës, mënyra e dorëzimit të sendit të blerë, koha dhe mënyra e pagimit të çmimit etj. Këto pjesë quhen pjesë natyrale (natyralia negotii) të kontratës. Pëveç pjesëve natyrore ekzistojnë edhe pjesët e rastësishme (accidentalia negotii) të cilat nuk është e thënë të ekzistojnë patjetër te ndonjë kontratë, por të cilat palët mund t’i parashohin për kontratën konkrete. Kontrata është vepër e palëve kontraktuese. Ajo lidhet me pajtimin e vullnetit të shprehur të dy ose më shumë subjekteve me qëllim të krijimit, ndryshimit ose shuarjes së marrëdhënies së caktuar të detyrimeve. Interpretimi i kontratës d.m.th përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj 3 http://www.edrejtabiznesore.webs.com
  • 13. Klasifikimi dhe Shuarja e Kontratës4 Liria e rregullimi të marëdhënieve kontraktuese ka mundësuar krijimin e kontratave të shumta dhe të shumllojshme. Rritja e numrit të kontratave,marrëdhëniet që i rregullojnë,mundësia e zabatimit të disa rregullave vetëm në disa kontrata dhe disa kontrata dhe studimi me i lehtë i tyre,janë ndër qrsyet kryesore për klasifikimin e kontratave. Varësisht nga kriteret e caktuara kontrata mund të jenë, kontrata:  Me emër dhe kontrata pa emër Kontrata me emër janë ato kontrata ,që janë të parapara dhe të rregulluara shprehimisht me dispozita të ligjit ose kodeve civile. Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë:kontrata e shitjës,e dhuratës,e veprës,e qirasë,e kembimit etj. Numri i tyre është i madh në qarkullimin e mallrave dhe në kryrjen e sherbimeve. Kontrata pa emër janë ato kontrata që nuk e kan emrin e tyre dhe nuk janë të rregulluara me ligj ose kode civile,por krijohen nga palet duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. Në këtë grup kontratash bëjnë pjesë: kontrata për ekspozimin,botimin dhe kontratat për angazhimin e kapacitetee hoteliere.  Konsensuale dhe kontrata formale Kontratat Konsensuale janë ato kontrata të cilat lidhen me marrveshjën e thjeshtë të palëve kontraktuese. Kontrata formale janë ato kontrata per lidhjen dhe vlershmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e posaqme,e cila paraqitet si e lemnet konstituive i kontratës. Në qoftë se forma parashihet me kontratë,forma është kontraktore,kurse në rast se parashihet në bazë të ligjit,forma është ligjore. Me anë të kontratave formale mbrohen interest e caktuara te shoqërisë,p.sh.në qarkullimin e sendeve të paluajtshme kur realizohet interesi fiscal,kur kontrollohet qarkullimi i këtyre sendeve etj. Mungesa e formës në këto kontrata shkakton pavlefshmërinë e tyre.  Me shpërblim dhe pa shpërblim Si bazë për këtë klasifikim ka shërbyer fakti se a merr shpërblim apo jo pala dhënëse për atë që ka dhënë. Kontrtat me shperblim bëjnë pjes :kontrata mbi shitjen,mbi veprën,mbi ortakëritnë,mbi qiranë,mbi mbajtjen e përjetshme,mbi ndërtimin. 4 Mr.sc.Nerxhivane Daudti “E Drejta e Detyrimeve” Prishtinë,1998 fq.85-143
  • 14. Kontrata për shpërblim janë ato kontrata në të cilat nuk jepet kurrfar shpërblimi për atë që fitohet. Këtu hyjnë:kontrtat mbi dhuraten,huanë pa kamat,kontrtata mbi sherbimin ,kontrata mbi depoziten.  Të njëanshme dhe të dyanshme Kontrata e njëanshme janë ato kontrata nga të cilat krijohen detyrat e veta për njërën palë kontraktuese,vetëm ajo palë bëeht debitor,kurse pala tjeter fiton vetem të drejtën për të kërkuar dhe bëhet kreditor i saj.  Komutative dhe Aleatore Kontrata komutative janë ato kontrata në të cilat palët kontraktuese që në çastin e lidhjes së kontratës i din të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ne keto kontrata hyjnë:kontrata mbi shitjen,këmbimin,ndërtimin,sigurimin,qiranë,ortakërinë etj. Kontrata aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në çastin e lidhjes së kontratës nuk i dinë të drejtat dhe detyrimet e tyre,por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë.  Me prestime të përhershme dhe me prestime të përkohshme Kontrata me prestime të përkohshme janë ato në të cilat prestimi ekzekutohet aty per aty,menjëher. Detyrimi i debitorit përbëhet prej një bërjeje ose mosbërjeje,prej lëshimit të cilin e ekzekuton për një qast. Kontrata me prestim të përkohshëm janë ato,në të cilat prestimi ekzekuohet me interval me te gjat kohor. Në këto kontrata,detyra e debitorit përbëhet prej shumë bërjesh,mosbërjesh ose lëshimesh.  Të thjeshta dhe të përziera Kontratat e thjeshta janë ato që kanë elemente të një kontrate,dhe paraqet një lloj të caktuar kontratash(p.sh. kontrat e shitjes,e qiras,e depozitit,e dhurates,e kembimit etj). Kontrat e përzier është një kontratë,e cila sipas përbërjes ka elementet të disa kontratave të thjeshta. Përberja e këtyre kontratave paraqet një tërsi të një kontrate unike. Kontrata të përziera janë:kontratat mbi pansionin,kontrata mbi sefin,kontrata mbi allotmanin,kontrata mbi inxhinjeringun.  Të përgjtihshme dhe të veçanta Kontrata e përgjithshme janë ato në të cilat palët i kanë caktuar,saktësuar,të drejta dhe detyrimet në mënyrë të përgjithshme,për një periudhë të gjatë kohore. Kontrata e veçanta janë ato kontrata në të cilat janë konstatuar detyrat konkrete të palëve për një periudhë të shkurtërt kohore prej 1 viti.
  • 15.  Të pavarura dhe aksesore Kontrata e pavarura krijojnë efekte juridike dhe shuhen parvarësisht nga ndikimi i ndonjë kontrate tjetër. këtu bëjnë pjesë;kontrata e shitjes,e ortakëris,e qirasë,e veprës,e shërbimit,e dhurates etj. Kontrata aksionare,ekziston dhe varet nga kontrata kryesore. Zakonisht këto kontrata lidheb si shtesë e kontratës së pavarur ose si kontrat e vacantë por akcesore. Kontrata akcesore më së shumti lidhen për ekzekutimin e kontratës. Këtu hyjnë: kontrata për dorziminë,kaparinë,pengun,hipotekën,pendimin etj.  Parakontrata dhe kontrata kryesore Parakontratat janë ato me anë të të cilave palët jan obliguar që n të ardhmen të lidhet kontrata tjetër,elementet e të cilave janë caktuar më parë. Kontrat kryesore janë ato ,të cilat krijohen pasi të jenë përmbushur kontrata paraprake.  Intuitu personale dhe jo intuitu personale Intuita personale janë ato,për lidhjen e të cilave merren parasysh cilësitë e vacantë e palës kontraktuese. Për këto kontrata cilësitë e njëres ose dy palëve janë elemente thelbësore të kontratës.si kontrata intuit personale janë kontrata mbi autorizimin,kontrata mbi veprën,ortakrinë,dhuratën,mbajtjen e përjetshme). Jo intuita personale janë ato ,në të cilat nuk merret parasysh cilësit e vacantë e palës kontraktuese(p.sh. kontrata e shitjes,këmbimit etj.)  Individuale dhe kolektive Kontrata kolektive janë ato që krijojnë efekte juridike për të gjith subjectët që i përkasin grupit të caktuar,pa mar parasysh se të gjith nuk kanë dhënë pelqimin për lidhjen e saj. Këtu hyjnë: kontrata kolektive e punës,kontrata e sigurimeve kolektive,. Kontrata individuale janë ato me të cilat saktësohen detyrat e ndërmjetme subjekteve-anëtarve të grupit në emer të të cilëve është lidhur kontrata kolektive. Kontrata individuale duhet te jet në pajtim me kontraten kolektive në mënyr që të ket efek juridik.  Me përmbajtje të caktuar dhe të adezionit Kontrara me përmbajtje të cakatua janë ato,në të cilat është caktuar përmbajtja nga palët kontraktuese. Në këto kontrata palët me marrëveshje i caktojnë elementet dhe kushtet e saj. Kontrata të adezionit janë ato,në të cilat njëra palë qëmë përpara cakton elementet dhe kushtet e kontrates,kurse pala tjeter nuk merr pjes në perpilimin e kësaj kontrate e as që ndikon në ndonje elemen të këtyre kontratave. Këto kontrata paqaqiten në kontrara mbi transportin e mallërave në hekurudha,në trafikun ujor,ajror,në lëmin e sigurimit,në shërbime postale,në shërbime komunale.
  • 16.  Kauzale dhe abstrakte Kontrata kauzale është shkaku i drejtëpërdrejtë juridik për çka është lidhur kontrara është i njohur,jo vetëm për palët kontraktuese,po edhe për përsonat e tret. Sipas rregullës kontrata janë kauzale. Këtu bëjnë pjesë: kontrata mbi dhuraten,huanë,mbi depoziten,qiranë,vepren etj. Kontrata abstrakte quhet ajo ,në të cilën nuk është cekur qëllimi për të cilën palët obligohen. Baza e kontrates ekzistonë në keto kontrata por shkaku nuk është i njohur për palët kontraktuese sepse obligohen. Lidhja e saj bëhet me vullnetin e palëve kontraktuese,por opinion nuk i di arsyen e obligimit të tyre. Në këto kontrata si bazë mundë të jetë pagesa e qirasë,pagimi i qmimit të shitjes,kthimi i huas. Kontrata kauzale mund të shëndërrohet në kontrat abstrakte me marrëveshjen e palëve kontraktuese.
  • 17. SHUARJA E KONTRATAVE Kontrata e lidhura nga palët kontraktuese krijonë efektet juridike,e cila pastaj shuhet. Shuarje e kontrates konsiderohet shuarja e kontratës së plotfuqishme me vullnetin e palëve kontraktuese për shkaqe te parapara me ligj. Kontrata sipas LMD(Ligji për marrëdhëniet dhe detyrimet) shuhet:  Me marrëveshjen e palëve, Shuarja me marrveshjen e palëve ose zgjidhja vullnetare e kontratës,si rregull,është një rast i shurjes së kontratës në të gjitha kontrata,pa marr parasysh se a janë pjesëmarres personat fizikë,personat juridikë,civil apo personat juridikë shoqërorë.  Zhdukja e lëndës së saj, Shuaraja e kontratës kur zhduket lënda e saj është një rast i shuarjes së kontratës që mund të shkaktohet nën ndikimin e fuqisë madhore ose të rastit,që shkaktohet pas lidhjes së kontratës mëqënse zhdukja e lëndës së kontratës shkakton pamundësin e përmbushjes dhe shuarjen e kontratës.  Vdekja e palës kontraktuese Shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese; është rregull e përgjithshme që kur vdes pala kontraktuese,kontrata nuk shuhet por kalon mbi trashigimtarin e tij universalë. Në të drejten kontraktore bëjnë përjashtim në dy raste a) kontrata do të shuhet kur vdes pala kontraktuese në qoftë se është lidhur duke pasur parasysh cilësitë e veçanta personale të palës kontraktuese,pra kur është lidhur kontrata intuit personae dhe b) në qoftë se palët kontraktuese janë marr veshë që vdekja e njëres palëdo të shkaktoj shuarjen e saj.  Anulimi i kontratës Kontrata e detyrimeve shuhet edhe me anulim. Anulimi i kontratës shkaktonë pamundësinë që kontrata të krijojë efekte juridike. Arsyet e anulimit të kontratës janë kur cenohen interesi i përgjithshem shoqëror,ose kur cenohet ndonje interes individual.
  • 18. PËRFUNDIM Qëllimi i këtij prezantimi sot ishte informimi sado i vogël në lidhje me Kontratat. Ne shpalosëm karakteristikat e përgjithshme të kontratave të lartë përmendura rendësinë e tyre, me atë kuptuam se ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në fushën e jetës më konkretisht në mjedisin biznesor. Ku një rol kyq në idenë për fillimin e një aktiviteti bizneso, si dhe në ushtrimin e aktiviteteve biznesore. Nga ky hulumtim shkencor kuptuam se me lidhjen e kontratave shum biznese nuk do te kishin problem te shumta siq kan shumica e bizneseve si p.sh.ndarja e pergjegjsive,ndarje e fitimit etj,po ashtu kuptuam se si lidhen kontrtata,si klasifikohen ato si janë ato të vlefshme dhe si arrihet deri te shuarja e një kontrate.
  • 19. LITERATURA  Prof.Dr. Mazllum Baraliu “E Drejat Biznaesore”  Prof.Dr. Miriana Semini “ E Drejta e detyrimeve dhe kontratat”  Web-faqja; http://www.edrejtabiznesore.webs.com  Mr.sc. Nerxhivane Dauti “ E Drejta e detyrimeve” Prishtinë,1998