SlideShare a Scribd company logo
1 of 27
   Qeliza është njësia thelbësore, funksionale dhe strukturale e të
    gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e
    jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke, shkencëtar
    anglez, i cili ishte edhe i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në
    vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të
    thotë „dhomë e vogël“.


   Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në
    të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione
    të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek
    qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore
    dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore),
    yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).
   Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa-organele
    qelizore) dhe Qeliza Eukariote (me oraganele).
   Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta.
    Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te
    qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret.
   Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete
    mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat
    eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete
    materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden
    mrenda membranës janë : Mitokondriet, Kloroplastet dhe Aparati i
    Golgjit. Mirëpo kemi edhe shume organele te tjera që kanë
   Qeliza e një kafshë tipike, ku tregohen përbërësit
    nënqelizorë. Organelet : (1) bërthamëza (2) bërthama (3)
    ribozomet (4) fshikëza (5) retikuli endoplazmatik (ER) (6)
    aparati i Golxhit (7) Citoskeleti (8) ER (9) mitokondria (10)
    vakuola (11) citoplazma (12) lisozomet (13) centriolat
 Teoria qelizore pohon se:
 Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e
 gjallesave është qeliza

 Qelizat
        e kanë prejardhjen e tyre nga qeliza
 pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit

 Qeliza   është njësia bazë e e zhvillimit dhe e
 rritjes

 Qeliza   është njësia bazë e ripërtëritjes

 Qeliza   është njësia bazë e trashëgimisë

    •PËRBËRËSIT E QELIZËS
    Në çdo qelizë mund të dallojmë këto
    struktura qelizore:

    •Membrana qelizore

    •Protoplazma
     Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të
     ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një
     diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i mozaikut
     fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:
     Proteinat periferike notojnë mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të zhytura
     në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.

    Molekulat e membranës janë të lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks
     supermolekular (struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të zgjidhw
     disa nga funksionet specifike të saj.

    FUNKSIONI:
     Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor
    Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon mbeturinat dhe
     sekreton produktet qelizore
    Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë të qëndrueshme
    Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë në lëngun
     jashtëqelizor
   PROTOPLAZMA
    Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari
    biologjike.Protoplazma përmban 60-70%
    ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra
    minerale. Përbëhet nga:
    Bërthama

   Citoplazma

   BËRTHAMA
    Përbëhet nga: membrana bërthamore,
    nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.
    Bërthama është qëndra e kontrollit të
    aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk
    mund të jetojë për një kohë të
    gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale.
    Pozicionohet thuajse në qëndër të
    qelizës.Mbështillet ngamembrana
    bërthamore e cila është poroze.Përmban
    një lëng viskoz, koloidal të pasur me
    proteina që quhetnukleoplazëm.Në të
    gjenden disa trupa sferikë që
    quhen nukleola dhe fije të holla
    kromatine: kromozomet.Nukleolat përmbaj
    në ARN që merr pjesë në sintezën e
    proteinave. Kromozomet përbëhen nga
   CITOPLAZMA
    Ndahet në:
    Citosol (lëngu brendaqelizor)
   Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për qelizën)
   Organelet ndahen në:
    Organele me membranë (mitokondritë, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe
    peroksizomat)
   Organele pa membranë (citoskeleti, centriolat, ribozomet flagjelët ciljet)
   MITOKONDRITË
    Ndërtohen nga:
    Membrana e jashtme

   Membrana e brëndshme

   Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së brëndshme)
   Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të mitokondrisë dhe ka përmbajtje të lartë
    enzimatike)
   Funksioni:
    Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore.95% e energjisë që i nevojitet
    qelizës prodhohet në mitokondri
   RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.)
    Është një sistem gypash dhe trastëzash.
    Ndahet në:
    Rrjeti endoplazmatik i lëmuar

   Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të
    proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)
   Funksioni:
    Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave
   Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith substanca nga citosoli pa prekur
    veprimtarinë qelizore

   Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund të lëvizin në pjesë të
    ndryshme të qelizës
   APARATI I GOLXHIT
    Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një
    aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës.
    Funksioni:
    Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione
   Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në citoplazmën e qelizës
   Merr pjesë në formimin dhe ndryshimin e membranave qelizore
   LISOZOMAT
    Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.
    Funksioni:
    Tretës

   Ushqyes

   Shkatërrues dhe mbrojtës

   PEROKSIZOMAT
    Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor
    Funksioni:
    Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen ose futen në qelizë
   MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHAT
    Janë pjesë përbërëse të citoskeletit.
    Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.
    Funksioni:
    I japin qëndrueshmëri dhe
   Ndryshueshmëri në formë qelizave
   Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë
    Funksioni:
    Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit
   I japin qëndrueshmëri qelizës
   Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës
   Marrin pjesë në ndryshimin e formës së qelizave
   Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës
   CENTRIOLAT
    Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të
    shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në
    grup.
    Funksioni:
    Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore
   CILIET
    Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të
    vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar
    lëvizjen e lëngut përreth qelizave.
    Funksioni:
    Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)
   FLAGJELËT: Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më
    të gjatë.
    Funksioni:
    Lëvizës për qelizën
 KLOROPLASTET
  Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të
  sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që
  quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e
  dyfishtë,stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në
  stromë gjenden trasta membranore diskoidale që quhen tilakoide.
  Funksioni:
  Kryejnë fotosintezën. Proçes që çon në shndërrimin e energjisë dritore në
  energjikimike e nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji (
  glukoza, amidoni) duke u nisur nga substanca të varfra në energji ( uji dhe
  dioksidi i karbonit)
 MURI QELIZOR
  Qeliza bimore rrethohet nga disa shtresa të vendosura mbi membranën
  qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla
  si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave mund të kalojnë
  lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.
  Funksioni:
  I jep formë

   qëndrueshmëri
Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës
  dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga
  molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore
  synon që:
  të kalojnë lehtësisht në dy drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të
  tjera

   të mbajë në brendësi të qelizës substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.



   DIFUZIONI (shpërhapja)

Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të
   kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.
        Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave
   që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.
   Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:

   Përqëndrimi

   Temperatura
   OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT

    Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona
    me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet
    osmozë.
         Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një
    trysni që quhet trysni osmotike ose turgor.
         Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron
    asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj
    konsiderohen si transport pasiv.
         Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor,
    tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë
    →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.
         Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor,
    tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza
    mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet
    plazmolizë.
         Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor
    tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes
    së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë
   TRANSPORTI AKTIV

   Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e
    shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në
    drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave
    përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport
    aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet
    me nevojat e qelizës.
    Molekulat me përmasa shumë të mëdha për të cilat qeliza
    ka nevojë por që nuk mund të përshkojnë membranën,
    futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e
    ngurtë proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët
    pinocitozë. Nxjerrja jashtë e molekulave me përmasa të
    mëdha që nuk mund të përshkojnë membranën quhet
   PROKARIOTËT DHE EUKARIOTËT
   “Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun)
    janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një
    grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme
    jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin
    morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri
    mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku
    grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin
    biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e
    nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto
    mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që
    përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës
    (halofilet ekstreme).
   Archaea
   Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet
    janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga
    vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet
    sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të
    nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së
    eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një
    homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor
    i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve.
    Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi
    policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të
    arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të
    sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon
    dukshëm në sekuencë.
   Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë
    peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor).
    Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindet
    tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon
    strukturalisht me mureinën e eubaktereve.
   Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën
    është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës
    (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.
   STRUKTURA BAKTERORE
   Edhepse nuk janë kompekse sikur eukariotet, te prokariotet mund të definohen disa
    struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i posedojnë të gjitha bakteret.
   Plazmidet
    Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme në shumë kopje
    dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të rezistencës antimikrobike. Disa
    forma, po ashtu janë të përfshira në shumëzimin e baktereve.
   Mbështjellësi qelizor
    Bakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen sipas Gramit. Bakteret
    Gram pozitive e mbajnë ngjyrën e kristal violetit pas shpërlarjes me ujë, kurse ato Gram
    negative nuk e mbajnë atë pas shpërlarjes. Të gjitha bakteret kanë membranë qelizore në
    të cilën bëhet fosforilimi oksidativ (pasi që nuk kanë mitokondrie). Jashtë membranës
    qelizore ndodhet muri qelizor, që përbën një formacion rigjid dhe e mbron qelizën nga liza
    osmotike. Bakteret gram pozitive kanë mur qelizor shumë më të trashë sesa ato Gram
    negative. Bakteret Gram negative kanë edhe një membranë të jashtme shtesë. Membrana
    e jashtme është bariera kryesore e permeabilitetit te bakteret Gram negative. Hapësira
    ndërmjet membranës së jashtme dhe asaj të brendshme quhet hapësira periplazmike.
    Bakteret Gram negative i deponojnë enzimet e tyre zbërthyese në hapësirën periplazmike.
    Bakteret Gram pozitive nuk kanë hapësirë periplazmike; ato sekretojnë ekzoenzime dhe
    bëjnë digjestimin jashtëqelizor. Digjestimi është i nevojshëm, pasi që molekulat e mëdha
    nuk mund të kalojnë rregullisht nëpër membranën e jashtme (nëse është prezente) ose
    nëpër membranën qelizore.
   Bakteret pa mur qelizor
    Nëse bakteret trajtohen me 1) enzime që shkaktojnë lizë të murit qelizor ose 2) me antibiotikë
    që interferojnë me biosintezën e peptidoglikanit, atëherë shpesh mund të krijohen baktere pa
    mur qelizor. Zakonisht këto trajtime rezultojnë në krijimin e mikroorganizmave të
    paqëndrueshëm. Bakteret pa mur qelizor që nuk mund të shumëzohen quhen sferoplaste
    (nëse kanë membranë të jashtme) ose proptoplaste (nëse nuk është prezente membrana e
    jashtme). Nganjëherë këto baktere mund edhe të shumëzohen (format L).
   Flagjela
    Disa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes – flagjela (figura 4). Ato
    janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të përgjigjen ndaj substancave kimike
    ushqyese ose materieve helmuese duke lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa).
    Flagjelat janë të fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe
    shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash, përfshirë edhe flagjelinën.
    Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat
    kanë funksion të ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike ose
    membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat dhe aminoacidet) duke
    shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e
    qelizës me flagjela. Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër
    membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen sipas nevojës në
    “granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë glikogjen, polihidroksibutirat ose
    polifosfate.
 Piliet (sinonim: fimbriet)
  Llojet e pilieve dallohen mes shtameve të ndryshme bakterore. Ato janë projeksione
  qelizore në formë të fijeve të flokut . Disa janë të përfshira në konjugimin seksual dhe
  të tjerat mundësojnë ngjitjen në sipërfaqet epiteliale të strehuesit gjatë procesit
  infektiv.
 Kapsulat dhe shtresat jargëzuese
  Këto janë struktura që e rrethojnë nga jashtë membranën qelizore. Nëse janë qartë
  të definuara atëherë quhen kapsula, e nëse jo - emërtohen si shtresë jargëzuese
  apo glikokaliks. Ato zakonisht përbëhen nga polisakaridet. Mirëpo, te disa bacile ato
  janë të përbëra nga polipeptidet (acidi poliglutaminik). Ato nuk kanë rol qenësor në
  jetesën e qelizës dhe brenda të njejtit lloj, disa shtame mund të prodhojnë kapsulë,
  kurse të tjerat jo. Kapsulat e baktereve patogjene i pengojnë fagocitet gjatë gëlltitjes
  dhe shkatërrimit të baktereve. Kapsulat shpesh humbin gjatë kultivimit in vitro.
 Endosporet (sporet)
  Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh
  gjatë kushteve të pavolitshme jetësore ; forma aktive e rritur e qelizës quhet formë
  vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë
  temperaturat e larta dhe tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar
  dhe përmban kalcium dipikolinat që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj
   Ndarja e qelizës
    Të gjitha shtazët dhe bimët janë të përbëra nga qelizat.
   Me rritjen e organizmit, qelizat e tij bëhen më të mëdha dhe ato ndahen
    për t'u fituar dy qeliza të reja. Kjo dukur quhet ndarja e qelizave. Kjo
    dukuri ndodh vazhdimisht dhe kështu krijohen qeliza të reja.
   Të një organizëm të moshuar, qelizat vazhdojnë të ndahen, por, ky
    proces ndodhë në një nivel të zvogëluar. Qeliza të reja krijohen me
    qëllim të zëvendësimit të qelizave të vjetra ose këmbim të qelizave të
    dëmtuara të indit.
   Bërthama e qelizës përmban kromozome. Çdo kromozom përmban
    shumë gjene.
   Gjeni paraqet një pjesë të ADN-së.
   Gjenet i kontrollojnë tiparet e trupit, për shembull, ngjyrën e syve.
   Gjenet mund të kenë forma të ndryshme, për shembull, ekzistojnë gjene
    për sy të kaltër, sy ngjyrë kafe, sy të gjelbër. Format e ndryshme të
    gjeneve quhen alele.
Mitoza
  Në organizëm, hromozomët më së shumti gjenden në
  çifte.
 Trupi i njeriut përmban 23 çifte kromozomësh, që në
  tërësi është 46 kromozome.
 Para çdo ndarjeje të qelizës, formohet kopje e çdo
  kromozomi.
 Qelizat e reja të krijuara gjatë ndarjes, janë identike
  me qelizat e prindërve. Ato përmbajnë 23 çifte
  hromozomësh, të cilët mbajnë gjene identike me
  qelizat e prindërve.
 Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mitozë. Si rezultat i
  kësaj, krijohen dy qeliza identike.
 Në vizatim është paraqitur versioni i thjeshtë i
   Mejoza
    Qelizat e organeve reproduktive krijojnë gameta.Ky
    lloj i ndarjes së qelizave quhet mejozë dhe krijon katër
    qeliza të reja, çdonjëra me gjysmën e numrit të
    kromozomëve.
   Në vizatimin më poshtë është paraqitur version i
    thjeshtë i mejozës.
   Qeliza ndahet dy herë për të krijuar katër gameta,
    çdonjëra me një komplet kromozomësh.
   Gjatë pllenimit, gametat bashkohen. Me këtë krijohet
    qelizë, e cila përmban çifte kromozomësh.
   Kjo qelizë ndahet shumëfish dhe krijon një organizëm
    të ri.
   Domethenia e kromozomeve
    ne termat e permbajtjes se
    tyre.
    Gjenet, njesite e informacionit
    te qelizes, jane te perbera prej
    ADN-je. Tek eukariotet, ADN-ja
    lidhet me proteina per te
    formuar fibrat e kromatines, te
    cilat perbejne kromozomet.
    Organizimi i ADN-se se
    eukarioteve ne forme
    kromozomesh i jep mundesi
    ADN-se qe te replikohet me
    saktesi dhe te shperndahet ne
    qelizat bija pa u mpleksur.
   Identifikimi i stazheve dhe ngjarjet kryesore gjate
    ciklit qelizor (eukariot-ik).
    Me cikel qelizor nenkuptohet periudha qe nga fillimi i
    nje ndarjeje deri ne fillimin e ndarjes tjeter. Cikli qelizor
    perbehet nga interfaza (ndërfaza) dhe faza M. Ndërfaza
    (interfaza) konsiston ne nje faze te pare gap (G1), faza
    e

    sintezes (S), dhe faza e dyte gap (G2). Gjate fazes G1,
    qeliza rritet dhe pergatitet per fazen S. Gjate fazes S,
    ADN-ja dhe proteinat e kromosomeve dyfishohen
    (sintetizohen te tjera) dhe ndodh duplikimi i
    kromozomeve. Gjate fazes G2, rritet sinteza e
    proteinave ne kuader te pergatitjes per ndarjen
    qelizore. Faza M perbehet nga Mitoza; ndarja
   Teoria kromozomike dhe ligji i grupimit te pavarur te
    tipareve
    Teoria kromozomike:
    1)      Qelizat e trupit të një gjallese kanë kromozome 2 nga 2
    të ngjashme. Kromozomet e çdo çifti kanë formë, madhësi të
    njëjtë quhen homologe.
    2)      Gametët kanë gjysmën e numrit të kromozomeve të
    trupit dhe përmbajnë vetëm një nga secili çift kromozomesh
    homologe
    Ligjet e Mendelit:
    1)      Gjenet ndodhen çift në çdo gjallesë
    2)      Secili prind i jep pasardhësve vetëm njërin nga dy alelet
    Pra arrijmë në përfundim : Gjenet ndodhen në kromozome dhe
    vendodhjet e tyre në kromozom quhen lokus.
 Kur analizohet trashëgimia e dy ose më shumë
  tipareve dihibride vihet re grupimi i pavarur i
  tyre.Në kryqëzim zbërthimi në F2 në raport 9:3:3:1
  vihet re kur ka zotërim të plotë për dy çiftet e
  gjeneve alelike.Numri i fenotipeve në F2 gjendet
  me formulën 2 ne fuqi n.Numri i gjenotipeve të
  ndryshëm në F2 gjenden me formulën 3 ne fuqi n.
 Gjenet e lidhura dhe Kryqkembimi
                             Kryqezimet prove:
  Kryqëzimi kur një prind i përket breznisë F1 d.m.th.
  pasardhësve të lindur nga kryqkëmbimi i dy
  linjave të pastra(AABB) X (aabb) dhe prindi tjetër
  i përket linjës së pastër homozigot të
  fshehtë (aabb) quhet kryqëzim provë.
                                     Gjenet e lidhura:
  Quhen gjenet që gjenden në një kromozom.
  Gjenet që gjenden në një kromozom do t'u jepen
  pasardhësve gjithnjë në një grup,ose të lidhur me
  njëri - tjetrin. Ndërsa gjenet që ndodhen në
  kromozome të ndryshme do të jepeshin në mënyrë
  të pavarur nga njëri - tjetri,në përputhje me Ligjet e
  Mendelit.        Ligji i trashëgueshmërise së lidhur
  thotë : Gjenet që gjenden në një çift
  kromozomesh trashëgohen të lidhura dhe numri i
  grupeve të lidhura është i barabartë me numrin me
  numrin haploid të kromozomeve të llojit.

More Related Content

What's hot

Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Orven Bregu
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiBlerinaMuobega
 
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Edward Newgate
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitMatilda Gremi
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeamla hoxha
 

What's hot (20)

Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Projekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valetProjekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valet
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Energjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimiEnergjia, llojet dhe perdorimi
Energjia, llojet dhe perdorimi
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Aparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimitAparati i ekskretimit
Aparati i ekskretimit
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Mutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetikeMutacionet gjenetike
Mutacionet gjenetike
 

Viewers also liked

Kafshet ne rrezik zhdukje
Kafshet ne rrezik zhdukjeKafshet ne rrezik zhdukje
Kafshet ne rrezik zhdukjeKlarisa Klara
 
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukjeBimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukjeEniLikaj
 
Dituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesiDituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesiValbona Imeraj
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjiUeda Rrukaj
 
Sjellja e kafsheve
Sjellja e kafsheveSjellja e kafsheve
Sjellja e kafsheveKe Keiss
 

Viewers also liked (7)

Kafshet ne rrezik zhdukje
Kafshet ne rrezik zhdukjeKafshet ne rrezik zhdukje
Kafshet ne rrezik zhdukje
 
Bota ujore
Bota ujoreBota ujore
Bota ujore
 
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukjeBimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
Bimet dhe kafshet ne rrezik zhdukje
 
Dituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesiDituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesi
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Sjellja e kafsheve
Sjellja e kafsheveSjellja e kafsheve
Sjellja e kafsheve
 

Similar to Projekt biologji

Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjirejdi2106
 
Teoria Qelizore + Muskujt
Teoria Qelizore + Muskujt Teoria Qelizore + Muskujt
Teoria Qelizore + Muskujt Kristina Xani
 
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I SajBiologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I SajErdi Dibra
 
Kimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza ShtazoreKimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza ShtazoreDenisa Caushi
 
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAJEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAErmir Kuta
 
Sistemi respirator
Sistemi respiratorSistemi respirator
Sistemi respiratorMedShqip
 
my old messenger is closed and i cant transver it in new one
my old messenger is closed and i cant transver it in new onemy old messenger is closed and i cant transver it in new one
my old messenger is closed and i cant transver it in new oneMonika Babarogata
 
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Fortesa Hoti
 
Punim seminarik gjaku
Punim seminarik gjakuPunim seminarik gjaku
Punim seminarik gjakuArdian Hyseni
 
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"lira kuca
 

Similar to Projekt biologji (20)

Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Teoria Qelizore + Muskujt
Teoria Qelizore + Muskujt Teoria Qelizore + Muskujt
Teoria Qelizore + Muskujt
 
Document 4
Document 4Document 4
Document 4
 
Citology
CitologyCitology
Citology
 
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I SajBiologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
Biologji - Qeliza,Struktura Dhe Funksioni I Saj
 
Ema project.pptx
Ema project.pptxEma project.pptx
Ema project.pptx
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Qeliza
QelizaQeliza
Qeliza
 
Kerci
KerciKerci
Kerci
 
Kimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza ShtazoreKimia-Qeliza Shtazore
Kimia-Qeliza Shtazore
 
Bakteriologjia
BakteriologjiaBakteriologjia
Bakteriologjia
 
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONAJEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
JEMI ZOTER APO SKLLEVER TE GJENEVE TONA
 
Sistemi respirator
Sistemi respiratorSistemi respirator
Sistemi respirator
 
Mammals
MammalsMammals
Mammals
 
my old messenger is closed and i cant transver it in new one
my old messenger is closed and i cant transver it in new onemy old messenger is closed and i cant transver it in new one
my old messenger is closed and i cant transver it in new one
 
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
Acidet nukleike dhe nderrimi i kromozomeve
 
Punim seminarik gjaku
Punim seminarik gjakuPunim seminarik gjaku
Punim seminarik gjaku
 
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 

Projekt biologji

  • 1.
  • 2. Qeliza është njësia thelbësore, funksionale dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke, shkencëtar anglez, i cili ishte edhe i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të thotë „dhomë e vogël“.  Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore), yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).  Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa-organele qelizore) dhe Qeliza Eukariote (me oraganele).  Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta. Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret.  Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden mrenda membranës janë : Mitokondriet, Kloroplastet dhe Aparati i Golgjit. Mirëpo kemi edhe shume organele te tjera që kanë
  • 3. Qeliza e një kafshë tipike, ku tregohen përbërësit nënqelizorë. Organelet : (1) bërthamëza (2) bërthama (3) ribozomet (4) fshikëza (5) retikuli endoplazmatik (ER) (6) aparati i Golxhit (7) Citoskeleti (8) ER (9) mitokondria (10) vakuola (11) citoplazma (12) lisozomet (13) centriolat
  • 4.  Teoria qelizore pohon se: Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e gjallesave është qeliza  Qelizat e kanë prejardhjen e tyre nga qeliza pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit  Qeliza është njësia bazë e e zhvillimit dhe e rritjes  Qeliza është njësia bazë e ripërtëritjes  Qeliza është njësia bazë e trashëgimisë
  • 5. •PËRBËRËSIT E QELIZËS Në çdo qelizë mund të dallojmë këto struktura qelizore: •Membrana qelizore •Protoplazma Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i mozaikut fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike: Proteinat periferike notojnë mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të zhytura në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.  Molekulat e membranës janë të lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks supermolekular (struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të zgjidhw disa nga funksionet specifike të saj.  FUNKSIONI: Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor  Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon mbeturinat dhe sekreton produktet qelizore  Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë të qëndrueshme  Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë në lëngun jashtëqelizor
  • 6. PROTOPLAZMA Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari biologjike.Protoplazma përmban 60-70% ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra minerale. Përbëhet nga: Bërthama  Citoplazma  BËRTHAMA Përbëhet nga: membrana bërthamore, nukleoplazma, nukleolat,kromozomet. Bërthama është qëndra e kontrollit të aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale. Pozicionohet thuajse në qëndër të qelizës.Mbështillet ngamembrana bërthamore e cila është poroze.Përmban një lëng viskoz, koloidal të pasur me proteina që quhetnukleoplazëm.Në të gjenden disa trupa sferikë që quhen nukleola dhe fije të holla kromatine: kromozomet.Nukleolat përmbaj në ARN që merr pjesë në sintezën e proteinave. Kromozomet përbëhen nga
  • 7. CITOPLAZMA Ndahet në: Citosol (lëngu brendaqelizor)  Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për qelizën)  Organelet ndahen në: Organele me membranë (mitokondritë, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe peroksizomat)  Organele pa membranë (citoskeleti, centriolat, ribozomet flagjelët ciljet)  MITOKONDRITË Ndërtohen nga: Membrana e jashtme  Membrana e brëndshme  Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së brëndshme)  Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të mitokondrisë dhe ka përmbajtje të lartë enzimatike)  Funksioni: Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore.95% e energjisë që i nevojitet qelizës prodhohet në mitokondri
  • 8. RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.) Është një sistem gypash dhe trastëzash. Ndahet në: Rrjeti endoplazmatik i lëmuar  Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)  Funksioni: Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave  Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith substanca nga citosoli pa prekur veprimtarinë qelizore  Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund të lëvizin në pjesë të ndryshme të qelizës  APARATI I GOLXHIT Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës. Funksioni: Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione  Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në citoplazmën e qelizës  Merr pjesë në formimin dhe ndryshimin e membranave qelizore
  • 9. LISOZOMAT Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit. Funksioni: Tretës  Ushqyes  Shkatërrues dhe mbrojtës  PEROKSIZOMAT Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor Funksioni: Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen ose futen në qelizë  MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHAT Janë pjesë përbërëse të citoskeletit. Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë. Funksioni: I japin qëndrueshmëri dhe  Ndryshueshmëri në formë qelizave  Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë Funksioni: Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit  I japin qëndrueshmëri qelizës  Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës  Marrin pjesë në ndryshimin e formës së qelizave  Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës
  • 10. CENTRIOLAT Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në grup. Funksioni: Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore  CILIET Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar lëvizjen e lëngut përreth qelizave. Funksioni: Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)  FLAGJELËT: Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më të gjatë. Funksioni: Lëvizës për qelizën
  • 11.  KLOROPLASTET Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e dyfishtë,stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në stromë gjenden trasta membranore diskoidale që quhen tilakoide. Funksioni: Kryejnë fotosintezën. Proçes që çon në shndërrimin e energjisë dritore në energjikimike e nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji ( glukoza, amidoni) duke u nisur nga substanca të varfra në energji ( uji dhe dioksidi i karbonit)  MURI QELIZOR Qeliza bimore rrethohet nga disa shtresa të vendosura mbi membranën qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave mund të kalojnë lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie. Funksioni: I jep formë  qëndrueshmëri
  • 12. Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore synon që: të kalojnë lehtësisht në dy drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të tjera  të mbajë në brendësi të qelizës substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.  DIFUZIONI (shpërhapja) Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje. Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik. Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:  Përqëndrimi  Temperatura
  • 13. OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT  Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet osmozë. Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një trysni që quhet trysni osmotike ose turgor. Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj konsiderohen si transport pasiv. Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë. Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë. Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë
  • 14. TRANSPORTI AKTIV  Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet me nevojat e qelizës. Molekulat me përmasa shumë të mëdha për të cilat qeliza ka nevojë por që nuk mund të përshkojnë membranën, futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e ngurtë proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët pinocitozë. Nxjerrja jashtë e molekulave me përmasa të mëdha që nuk mund të përshkojnë membranën quhet
  • 15. PROKARIOTËT DHE EUKARIOTËT  “Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).
  • 16. Archaea  Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve. Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon dukshëm në sekuencë.  Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor). Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindet tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon strukturalisht me mureinën e eubaktereve.  Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.
  • 17.
  • 18. STRUKTURA BAKTERORE  Edhepse nuk janë kompekse sikur eukariotet, te prokariotet mund të definohen disa struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i posedojnë të gjitha bakteret.  Plazmidet Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme në shumë kopje dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të rezistencës antimikrobike. Disa forma, po ashtu janë të përfshira në shumëzimin e baktereve.  Mbështjellësi qelizor Bakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen sipas Gramit. Bakteret Gram pozitive e mbajnë ngjyrën e kristal violetit pas shpërlarjes me ujë, kurse ato Gram negative nuk e mbajnë atë pas shpërlarjes. Të gjitha bakteret kanë membranë qelizore në të cilën bëhet fosforilimi oksidativ (pasi që nuk kanë mitokondrie). Jashtë membranës qelizore ndodhet muri qelizor, që përbën një formacion rigjid dhe e mbron qelizën nga liza osmotike. Bakteret gram pozitive kanë mur qelizor shumë më të trashë sesa ato Gram negative. Bakteret Gram negative kanë edhe një membranë të jashtme shtesë. Membrana e jashtme është bariera kryesore e permeabilitetit te bakteret Gram negative. Hapësira ndërmjet membranës së jashtme dhe asaj të brendshme quhet hapësira periplazmike. Bakteret Gram negative i deponojnë enzimet e tyre zbërthyese në hapësirën periplazmike. Bakteret Gram pozitive nuk kanë hapësirë periplazmike; ato sekretojnë ekzoenzime dhe bëjnë digjestimin jashtëqelizor. Digjestimi është i nevojshëm, pasi që molekulat e mëdha nuk mund të kalojnë rregullisht nëpër membranën e jashtme (nëse është prezente) ose nëpër membranën qelizore.
  • 19. Bakteret pa mur qelizor Nëse bakteret trajtohen me 1) enzime që shkaktojnë lizë të murit qelizor ose 2) me antibiotikë që interferojnë me biosintezën e peptidoglikanit, atëherë shpesh mund të krijohen baktere pa mur qelizor. Zakonisht këto trajtime rezultojnë në krijimin e mikroorganizmave të paqëndrueshëm. Bakteret pa mur qelizor që nuk mund të shumëzohen quhen sferoplaste (nëse kanë membranë të jashtme) ose proptoplaste (nëse nuk është prezente membrana e jashtme). Nganjëherë këto baktere mund edhe të shumëzohen (format L).  Flagjela Disa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes – flagjela (figura 4). Ato janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të përgjigjen ndaj substancave kimike ushqyese ose materieve helmuese duke lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa). Flagjelat janë të fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash, përfshirë edhe flagjelinën. Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat kanë funksion të ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike ose membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat dhe aminoacidet) duke shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e qelizës me flagjela. Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen sipas nevojës në “granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë glikogjen, polihidroksibutirat ose polifosfate.
  • 20.  Piliet (sinonim: fimbriet) Llojet e pilieve dallohen mes shtameve të ndryshme bakterore. Ato janë projeksione qelizore në formë të fijeve të flokut . Disa janë të përfshira në konjugimin seksual dhe të tjerat mundësojnë ngjitjen në sipërfaqet epiteliale të strehuesit gjatë procesit infektiv.  Kapsulat dhe shtresat jargëzuese Këto janë struktura që e rrethojnë nga jashtë membranën qelizore. Nëse janë qartë të definuara atëherë quhen kapsula, e nëse jo - emërtohen si shtresë jargëzuese apo glikokaliks. Ato zakonisht përbëhen nga polisakaridet. Mirëpo, te disa bacile ato janë të përbëra nga polipeptidet (acidi poliglutaminik). Ato nuk kanë rol qenësor në jetesën e qelizës dhe brenda të njejtit lloj, disa shtame mund të prodhojnë kapsulë, kurse të tjerat jo. Kapsulat e baktereve patogjene i pengojnë fagocitet gjatë gëlltitjes dhe shkatërrimit të baktereve. Kapsulat shpesh humbin gjatë kultivimit in vitro.  Endosporet (sporet) Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh gjatë kushteve të pavolitshme jetësore ; forma aktive e rritur e qelizës quhet formë vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë temperaturat e larta dhe tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar dhe përmban kalcium dipikolinat që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj
  • 21. Ndarja e qelizës Të gjitha shtazët dhe bimët janë të përbëra nga qelizat.  Me rritjen e organizmit, qelizat e tij bëhen më të mëdha dhe ato ndahen për t'u fituar dy qeliza të reja. Kjo dukur quhet ndarja e qelizave. Kjo dukuri ndodh vazhdimisht dhe kështu krijohen qeliza të reja.  Të një organizëm të moshuar, qelizat vazhdojnë të ndahen, por, ky proces ndodhë në një nivel të zvogëluar. Qeliza të reja krijohen me qëllim të zëvendësimit të qelizave të vjetra ose këmbim të qelizave të dëmtuara të indit.  Bërthama e qelizës përmban kromozome. Çdo kromozom përmban shumë gjene.  Gjeni paraqet një pjesë të ADN-së.  Gjenet i kontrollojnë tiparet e trupit, për shembull, ngjyrën e syve.  Gjenet mund të kenë forma të ndryshme, për shembull, ekzistojnë gjene për sy të kaltër, sy ngjyrë kafe, sy të gjelbër. Format e ndryshme të gjeneve quhen alele.
  • 22. Mitoza Në organizëm, hromozomët më së shumti gjenden në çifte.  Trupi i njeriut përmban 23 çifte kromozomësh, që në tërësi është 46 kromozome.  Para çdo ndarjeje të qelizës, formohet kopje e çdo kromozomi.  Qelizat e reja të krijuara gjatë ndarjes, janë identike me qelizat e prindërve. Ato përmbajnë 23 çifte hromozomësh, të cilët mbajnë gjene identike me qelizat e prindërve.  Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mitozë. Si rezultat i kësaj, krijohen dy qeliza identike.  Në vizatim është paraqitur versioni i thjeshtë i
  • 23. Mejoza Qelizat e organeve reproduktive krijojnë gameta.Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mejozë dhe krijon katër qeliza të reja, çdonjëra me gjysmën e numrit të kromozomëve.  Në vizatimin më poshtë është paraqitur version i thjeshtë i mejozës.  Qeliza ndahet dy herë për të krijuar katër gameta, çdonjëra me një komplet kromozomësh.  Gjatë pllenimit, gametat bashkohen. Me këtë krijohet qelizë, e cila përmban çifte kromozomësh.  Kjo qelizë ndahet shumëfish dhe krijon një organizëm të ri.
  • 24. Domethenia e kromozomeve ne termat e permbajtjes se tyre. Gjenet, njesite e informacionit te qelizes, jane te perbera prej ADN-je. Tek eukariotet, ADN-ja lidhet me proteina per te formuar fibrat e kromatines, te cilat perbejne kromozomet. Organizimi i ADN-se se eukarioteve ne forme kromozomesh i jep mundesi ADN-se qe te replikohet me saktesi dhe te shperndahet ne qelizat bija pa u mpleksur.
  • 25. Identifikimi i stazheve dhe ngjarjet kryesore gjate ciklit qelizor (eukariot-ik). Me cikel qelizor nenkuptohet periudha qe nga fillimi i nje ndarjeje deri ne fillimin e ndarjes tjeter. Cikli qelizor perbehet nga interfaza (ndërfaza) dhe faza M. Ndërfaza (interfaza) konsiston ne nje faze te pare gap (G1), faza e sintezes (S), dhe faza e dyte gap (G2). Gjate fazes G1, qeliza rritet dhe pergatitet per fazen S. Gjate fazes S, ADN-ja dhe proteinat e kromosomeve dyfishohen (sintetizohen te tjera) dhe ndodh duplikimi i kromozomeve. Gjate fazes G2, rritet sinteza e proteinave ne kuader te pergatitjes per ndarjen qelizore. Faza M perbehet nga Mitoza; ndarja
  • 26. Teoria kromozomike dhe ligji i grupimit te pavarur te tipareve Teoria kromozomike: 1) Qelizat e trupit të një gjallese kanë kromozome 2 nga 2 të ngjashme. Kromozomet e çdo çifti kanë formë, madhësi të njëjtë quhen homologe. 2) Gametët kanë gjysmën e numrit të kromozomeve të trupit dhe përmbajnë vetëm një nga secili çift kromozomesh homologe Ligjet e Mendelit: 1) Gjenet ndodhen çift në çdo gjallesë 2) Secili prind i jep pasardhësve vetëm njërin nga dy alelet Pra arrijmë në përfundim : Gjenet ndodhen në kromozome dhe vendodhjet e tyre në kromozom quhen lokus.
  • 27.  Kur analizohet trashëgimia e dy ose më shumë tipareve dihibride vihet re grupimi i pavarur i tyre.Në kryqëzim zbërthimi në F2 në raport 9:3:3:1 vihet re kur ka zotërim të plotë për dy çiftet e gjeneve alelike.Numri i fenotipeve në F2 gjendet me formulën 2 ne fuqi n.Numri i gjenotipeve të ndryshëm në F2 gjenden me formulën 3 ne fuqi n.  Gjenet e lidhura dhe Kryqkembimi Kryqezimet prove: Kryqëzimi kur një prind i përket breznisë F1 d.m.th. pasardhësve të lindur nga kryqkëmbimi i dy linjave të pastra(AABB) X (aabb) dhe prindi tjetër i përket linjës së pastër homozigot të fshehtë (aabb) quhet kryqëzim provë. Gjenet e lidhura: Quhen gjenet që gjenden në një kromozom. Gjenet që gjenden në një kromozom do t'u jepen pasardhësve gjithnjë në një grup,ose të lidhur me njëri - tjetrin. Ndërsa gjenet që ndodhen në kromozome të ndryshme do të jepeshin në mënyrë të pavarur nga njëri - tjetri,në përputhje me Ligjet e Mendelit. Ligji i trashëgueshmërise së lidhur thotë : Gjenet që gjenden në një çift kromozomesh trashëgohen të lidhura dhe numri i grupeve të lidhura është i barabartë me numrin me numrin haploid të kromozomeve të llojit.