• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
 

Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

on

  • 7,455 views

 

Statistics

Views

Total Views
7,455
Views on SlideShare
7,453
Embed Views
2

Actions

Likes
3
Downloads
140
Comments
0

1 Embed 2

http://www.blogger.com 2

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore Document Transcript

    • 1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesoreSi forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Aicilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktivitetevekriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit ,dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja efshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdomosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik tepersonit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale enga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes sedetyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirrenme ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit ,shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dheorganizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhenderregjionale.Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , dukegjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapitalte madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhejuridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatatkriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Nekete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuarane pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur.1.2 . Pse krim i organizuar?Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjate ndermarrjes se aktiviteteve dheveprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato ne menyre te veqante. Per keto qelliime atainkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata te themeluara me pare ose shoqata tereja te cilat si veprimtari te tyre oficiele e kane marrjen me transakcione te ndryshme te cilat nuk jane tendaluara ne pikpamje formale. Shpeshhere keto grupe , shoqata dhe organizata , jane te paraqitura dhete regjistruara ne menyre legale duke lajmeruar nje veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirepo , neesence, veprimtari e tyre eshte marrja me aktivitet kriminal. Keto grupe , shoqata dhe organizata ,regjistrohen vetem sa per sy e faqe , per te pasur mbulese para organeve te pushtetit. Ndersa aktiviteti ityre i vertete eshte marrja me veprime kriminale. Keto grupe dhe shoqata kriminale , ne disa raste nuk efshehin percaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunen , vrasjet , shtrengimin ,korrupsionin , terrorin dhe frikesimin per ti realizuar qellimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla ,veprimin e tyre e arsyetojne me aktivitete gjoja te natyres politike , veprimtari per te drejtat dhe lirite egrupeve te caktuara kulturore , etnike etj. Mirepo , ne esence aktiviteti i tyre eshte kriminal sado qeperpiqet te kamuflohet11 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142 1
    • 1.3. Organizimi kriminalOrganizatat kriminale e kane shefin , organet dhe anetaret e organizates apo shoqates. Menyra e punesdhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ dhe mbeshtetet ne parimet e fshehtesise se plote , tenenshtrimit dhe pergjegjesise se ashper te anetareve dhe aktivisteve ndaj shefave dhe udheheqesve mete larte. Qdo leshim , gabim , zbulim , thyerje , e rregullave te ruajtjes se fshehtesise ose moszbatimi idetyrave dhe aksioneve , konkrete denohet ashper. Lejimi i depertimit ne strukturen e organizates ,shoqates a grupit nga ana e personave te paautorizuar e sidomos te organeve te policise , zakonishtndeshkohet me vdekje , likuidim fizik dhe pa gjurme te anetareve apo personave te ndryshem te cilet neqfaredo menyre kane tentuar te infiltrohen ose ne qfaredo menyre te futen ne gjurme te aktivitetevekriminale.Ne keto organizata dhe shoqata mbreteron : nenshtrimi i plote , frika , dhuna dhe tortura e vrazhde ndajanetareve te cilet gabojne ose nuk ndegjojne , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhetligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta”1.4. Organizatat KriminaleTe ketilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende ne disa vende te botes bashkekohore. Jane tenjohura organizatat tradicionale ne Itali si “ Mafia siciliane “ , “ Camorra” , “ Ndrangheta “ , “ SacraCorona Unita “ , “ Stida “ , “ Koza Nostra “ ne SHBA, “ Jakuza “ ne Japoni , “ Triadat “ ne Kine etj.Organizata kriminale te tjera ka edhe ne Spanje “ ETA” , ne Irlande “ IRA” , Narkokartelet ne AmerikenLatine , ne Rusi dhe vende te tjera te botes bashkekohore22. Aktivitetet kriminale2.1. Trafikimi i drogesTrafikimi i droges eshte nje forme themelore e krimit te organizuar ne te gjithe Europen , dhe ne veqantine Europen Juglindore me te mirenjohurat “ Rruget Ballkanike “ te cilat jane perdorur me pare ngagrupet turke te krimit te organizuar per trafikim te heroines , dhe sot perdoren per trafikimin e te gjithallojeve te drogave te paligjshme si dhe ne kuader te asaj qe njihet si “ trafikimi i shume drogave “ kungarkesat njihen si “ ngarkesat kokteil” dhe qe perfshijne prekursoret , drogat kimike dhe sintetike.Trafikimi i droges perfshine grupet kriminale te organizuara lokale dhe te kryesuara nga kapot e tyredhe te perbera nga shtetas te vendeve te burimit apo te tranzitimit. Megjithate shtetet raportojne nemenyre te zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore te krimit te organizuar ,si ne transportimin dhe shperndarjen e drogave , ashtu edhe ne menyre te zgjeruar , edhe perfshirjen etrafikuesve te droges ne veprimtari te tjera te paligjshme si psh . ne trafikimin e qenieve2 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142 2
    • njerezore.3Grupet shqipetare te krimit te organizuar jane shnderruar ne furnizuesit kryesore te kanabisitbimor ( kultivimin dhe trafikimin e tij ) dhe jane duke mbeshtetur trafikuesit e heroines turke dhekokaines kolumbiane , dhe po perpiqen koheve te fundit te hyjne plotesisht ne tregtine e kokaines dukeperbere keshtu nje kercenim ne rritje per BE-ne.2.2. Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi ( seksual ) i individeve vurnelabel eshte kryesisht nje “ krimi nendheshem “ , gje qe shpjegon veshtiresine per percaktimin ne menyre te sakte te permasave teproblematikes qe lidhet me elemente te ndryshem te kesaj fore te krimit te organizuar. Shume ngaperpjekjet per zbatimin e ligjit fokusohen vetem ne elementet e dukshem te trafikimit te qenievenjerezore , duke anashkaluar ne pjese te madhe strukturat spontane dhe organizative qe fshihen pastyre. Kudo ne Europe , shpesh nuk dihet se shume nga raportimet per shkelje penale , si psh ne rastin eperdhunimeve , izolimeve apo burgimeve te paligjshme , demtimeve te renda trupore , apo rastet egrabitjeve apo vjedhjeve , fshehin ne vete elemente te trafikimit te organizuar te qenieve njerezore.Situata komplikohet me tej ne lidhje me identifikimin e rasteve te trafikimit te qenieve njerezore nisurnga fakti se shume shpesh grate e trafikuara heshtin ne lidhje me trafikantet e perfshire ne krim , pasiperpiqen te mbrojne familjet ne vendet e tyre te cilat gjenden nen kercenimin e grupeve te krimit teorganizuar.Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka te beje me organizata kriminale qe perdorin kercenimin apoushtrojne dhune , perdorin forcen , mashtrimin , genjeshtren , apo mjete te tjera. Trafikimi perfshinedisa veprime te dallueshme , por te nderlidhura , si rekrutimi , transporti , vendosja apo akomodimi , dheshfrytezimi , qe nuk eshte diqka qe ndodh vetem nje here , por qe kryhet gjate nje periudhe te caktuarkohe. Grupet e krimit te organizuar shfrytezojne ne nje ane mundesite qe ofron tregu per sherbime seksidhe pune te lire ( kerkesa ) , dhe ne anen tjeter situaten vulnerabel te grave dhe femijeve ne shumevende ( oferta ). Per me teper behet fjale per perfitime te larta nderkohe qe , me gjithe ndryshimet nelegjislacionin perkates , risku i kontrollit dhe sanksioneve eshte i ulet.Biznesi i trafikimit funksionon ne kete menyre : 1. Rekrutimi – Grate u pergjigjen njoftimeve per pune ne gazete apo internet per kujdestare femijesh , modele , parukiere , kercimtare , kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga miq apo te aferm te tyre per te perfituar nga “ mundesi e punesimit ne shtetet e Europes “ 2. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit rregullohen nga grupet e krimit te organizuar. 3. Detyrimi i borgjit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me te mberritur ne destinacion dhe femrat gjenden para nje borgji te madh qe i detyrohen trafikanteve per transportin e qe u duhet ta shlyejne permes prostitucionit3 Raporti mbi situaten CARPO , Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomikne Evropen Jugindore, Aktivitetet Kriminale – Trafikimi i droges , fq 22 3
    • 4. Shtrengimi me dhune – shpesh femrat shtrengohen me dhune. Ka raportime te shumta per femra te mbajtura ne izolim , te rrahura , te perdhunuara , te droguara ne menyre qe ti “ thyejne “ ato e t’i detyrojne te punojne. Per kete qellim kercenohen edhe familjet e tyre. 5. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkembehen mes grupeve kriminale dhe vendeve te ndryshme me qellim qe te sigurojne egzistencen e “ mallit te fresket “ ne treg , te parandalojne zbulimin , dhe te disorientojne viktimen , duke i hequr asaj qdo mundesi per kontakte qe mund ta ndihmojne te largohet.Shumica e personave te trafikuar veprojne ne perputhje me te ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “(faktoret e shtytjes dhe terheqjes ) qe kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet qe ishtyejne personat te largohen nga nje zone per te shkuar diku tjeter njihen si faktore te shtytjes si pshpapunesia e larte , tregu i punes i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet ne baze te seksit , varferia ,mungesa e mundesive per te permiresuar cilesine e jetes ,ikja nga dhuna etj. Arsyet qe i terheqinpersonat drejt nje zone te veqante njihen si faktoret e terheqjes si psh kerkresa per per puntore neindustrine e seksit , kerkresa nga konsumatore te pasur per seks komercial , mundesite me te mira perpunesim , paga me te larta etj4Profili i viktimave eshte i qarte , viktimat jane ne pjesen me te madhe gra e vajza qe jane te huaja nevendin ku shfrytezohen .Trafikimi i femijeve nuk mund te jete kurrsesi nje nen produkt i neglizhueshem i trafikimit te qenievenjerezore. Ai gjeneron perfitime te medha dhe si pasoje eshte ne duart e krimineleve te organizuar dhepo zgjerohet ne menyre dramatike. Krimi i percaktuar si trafikim femijesh nenkupton shfryteziminkomercial seksual te fmijeve duke perfshire edhe pornografine me femije. Por nenkupton edhe forma tetjera te shfrytzimit te fmijeve duke i detyruar ata te vjedhin , te lypin , si dhe i referohet edhe femijeveqe punojne ne kushtet e punes se detyruar. Femijet zene nje numer te konsiderueshem te viktimave. Nedisa vende te Europes Juglindore , 50% e viktimave te trafikuara te raportuara jane nen moshen 18vjeqare dmth jane femije. Ky numer pritet te rritet akoma me tej , pasi qe trafikantet dhebashkepuntoret e tyre po fokusohen gjithmone tek viktimat githnje e me te vogla ne moshe , pjeserishtnga frika e infeksionit HIV e AIDS.Shumica e rekrutimeve behen nga personat e te njejtit nacionalitet me viktimen e pastaj viktimatrafikohet ne tregjet e huaja.Perveq dhune e kercenimeve , presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkepunimi me autoritetetduket se jane mjetet me te perhapura per te mundesuar trafikimin dhe per mbrojtjen e biznesit.Trafikimi i qenieve njerezore kerkon qe autoritetet publike te mbyllin syte ndaj ketij problemi apo tebashkpunojne aktivisht .Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrendshem i viktimave lokale , ne sherbim te njetregu lokal e rajonal , me kerkes gjithnje ne rritje per sherbime seksi , vazhdon te jete nje problemserioz. Pasiqe jane trafikuar brenda vendit viktimat fitojne nje far “ pervoje “ e me pas ato mund te4 Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int) 4
    • trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjese e nje lloji te vjeter teprostitucioni dhe ende vazhdon te mos shihet nga autoritetet e vendeve si nje fenomen kriminal.Kjo gjeka pasojat e veta per viktimat dhe per zbatimin e ligjit. Kjo gje mund te shpjegoje pse ne gjithe Europeninvestigimet e krimit te organizuar ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore jane te pakta.2.3. Kontrabanda e personaveEmigracioni eshte nje teme mjaft komplekse qofte si qeshtje sociale , qofte si problem kriminal.Protokolli i Kombeve te Bashkuara per Emigracionin nga Toka , Deti dhe Ajri ka per qellim parandalimindhe luften kunder kontrabandes se personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri ne disa aspekte metrafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Se pari kontrabandimi i emigranteve , edhe pseshpesh kryhet ne kushte te rrezikshme dhe degraduese , ka te beje me emigrante qe kane rene dakordte kontrabandohen , pra te kalojne kufirin ne menyre ilegale. Trafikimi i viktimave ne dallim me kete kate beje me persona qe ose nuk kane rene dakord per nje gje te tille ose edhe nese kane qene fillimishtdakord kjo gje humbet kuptimin si pasoje e dhunes , mashtrimit apo abuzimit te perdorur ngatrafikantet. Se dyti kontrabandimi perfundon me arritjen e personave ne destinacionin e planifikuar ,ndersa ne rastin etrafikimit shpesh shfrytezimi viktimes vazhdon prej ketij momenti ne vende te tjera ,gje qe gjeneron te ardhura te tjera te paligjshme per trafikantet. Se treti kontrabandimi eshte gjithnjendershteteror ndersa trafikimi mund te mos jete i tille.5Globalizimi kntribuon ne rritjen e konsiderueshme te kontrabandes se personave dhe te trafikimit tetyre duke bere qe si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore te behen biznes kryesorglobal i grupeve te krimit te organizuar. Ashtu siq ndodh me rastin e trafikimit , shkaqet kryesore tekontrabandimit jane pikerisht faktoret e shtytjes qe qojne ne zhvendosjen e detyruar te njerezve si :fatkeqesite natyrore , lufta , konfliktet etnike dhe fetare , persekutimi politik , lufta civile dhe varferia ,faktoret qe i shtyejne emigrantet te lene vendin e tyre. Faktoret e terheqejes , ti tille si nevoja per forcate lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e pergjithshme sociale , nje lloj zhvillimi relativne vendet ne destinacion , sistemet qeverisese demokratike , stabiliteti politik e social dhe me erendesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve te caktuara perbejne kriteret per zgjedhjen enje vendi destinacion , qe shpesh eshte nje shtet i zhvilluar ( shtet anetar i BE-se).Ne krahasim me trafikimin e qenieve njerezore kontrabandimi personave nuk kerkon shume sofistikimoperacional , po te kemi parasysh qellimet me pak komplekse te ketij tregu kriminal. Grupe te nivelit temesem jane ne gjendje te organizojne qdo udhetim , duke filluar qe nga sigurimi i dokumenteve teidentifikimit te falsifikuara deri tek kalimi i kufinjeve nderkombetare me mjete ilegale apo me ryshfet ,ne bashkepunim me kompani transporti dhe agjenci udhetimi qe jane shpesh te lidhura mekontrabandistet ose jane vete kontrabandiste. Masat e unifikuara per zbatimin e ligjit kane bere qe azilkerkuesit te kalojne nga format me pak te rrezikshme te emigracionit ilegal deri tek menyrat meklandestine te cilat jane me te shtrenjta dhe me te rrezikshme per femijet , grate , burrat e perfshire nekete veprim. Grupet e nivelit me te larte mund te sigurojne asistence logjistike per emigrantet ne vendin5 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik neEvropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45 5
    • e destinacionit final zakonisht duke u mbeshtetur ne lidhjet me komunitetet te te njejtit etnicitet apokombesi te vendosur ne ate vend.2.4. Pastrimi i paraveLufta ndaj pastrimit te parave eshte nje prej menyrave me efektive per t’iu kundervene krimit teorganizuar , meqenese emeruesi i perbashket i te gjitha krimeve te renda dhe krimit te organizuar eshtenxjerrja e fitimit. Siguria , integriteti dhe stabiliteti i institucioneve financiare dhe kreditore si dhe besimitek sistemi financiar ne teresi mund te vihet seriozisht ne rrezik nga perpjekjet e krimineleve dhebashkpunetoreve te tyre per te tjetersuar origjinen e te ardhurave te tyre , apo per te kanalizuar paratee ligjshme per qellime terroriste. Te ardhurat e perfituara ne menyra te paligjshme mund te riinvestohenne biznese kriminale apo biznese te ligjshme , mund te konsumohen apo te fshihen. Per te parandaluarkapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimit ato pastrohen ne menyre qe te mos dallohen prej paravete fituara ne menyre te ligjshme. Parate pastrohen ne shume menyra te cilat behen edhe me te lehtanga metodat elektronike te pageses dhe transaksioneve bankare.Per te fshehur sa me mire origjinen kriminale te fondeve , zakonisht pastrimi parave kryhet ne njekontekst nderkombetar. Masat e miratuara vetem ne nivel kombetar , apo ne nivelin e komunitetit , pamarre ne konsiderate koordinimin dhe bashkepunimin nderkombetar , do te kene efekte shume tekufizuara. Me qellim qe te shmanget marrja masave nga ana e Shteteve Evropiane qe do te ishin tepapajtueshme me funksionimin e tregjeve evropiane , eshte e domosdoshme te merren masa teperbashketa ne kete fushe , ne te gjitha kontekstet.Pastrimi i parave eshte veper penale , qe mendohet se kryhet nga grupe te krimit te organizuar per teligjeruar fondet e paligjshme dhe shtron nje sfide gjithnje e me te madhe ne planin global , sidomos neraport me financimin e terroristeve. Ne vendet evropiane shumica e hetimeve mbi krimin e organizuarlidhen me drogen , prandaj dikush mund te mendoje qe pastrimi me i madh i parave te kete lidhje medrogen. Por duke pasur parasysh informacionet e raportuara mbi pastrimin e parave qe vien nga lloje tetjera krimesh te tillla si trafikimi qenieve njerezore , kontrabanda personave , krimi i pastrimit te paravepo spikat gjithnje e me shume.Grupet e krimit te organizuar mbeshteten gjithnje e me shume ne strukturat e ligjshme dhe tregtare ,dhe ne kushtet kur kufinjet ndermjet strukturave te ligjshme dhe te paligjshme sa vijne e zbehen ,pastrimi i parave ngreh vazhdimisht shqetesimin e depertimit te te ardhurave te paligjshme neekonomine e ligjshme , me ane te metodave te pageses. Sikure dihet pastrimi i parave zakonishtmbeshtetet ne tre faza: 1. Alokimi – menyrat ne te cilat produktet direkte te krimit kanalizohen ne sistemet financiare , kryesisht ne formen e pagesave me para ne dore . 2. Shtresezimi – qarkullimi i fondeve nepermjet nje zingjiri transaksionesh financiare , per te zhdukur qdo lloj lidhjeje ndermjet kapitalit te alokuar dhe origjines se tij kriminale , ne menyre tipike kjo ndodh nepermjet transferimit te parave apo qeqeve. 6
    • 3. Integrimi – investimi i te ardhurave , qe kane origjine kriminale ne transaksionet ligjore dhe ekonomike , ne menyre tipike kjo ndodh ne pasuri te paluajtshme , objekt me vlere, kapital biznesi etj. 3 . Karakteristikat e krimit te organizuar ne Kosove3 .1. Lindja e krimit te organizuar ne KosoveKosova e fundit u prek nga lufterat ne Ish Jugosllavi ne vitet 1990 , dhe u perball me nje numer te madhproblemesh dhe sfidash te rindertimit te mbasluftes dhe tranzicionit.Me gjithe perpjekjet e gjitheanshme te Bashkesise Nderkombetare , investimet ne shuma te medhaparash , vullnet te mire dhe burime njerezore , situata e pergjithshme ekonomike ne Kosove vleresohetsi tejet e rende. Deri me tash nuk eshte shenuar ndonje zhvillim i dukshem ekonomik , ndersa papunesiaqendron ne shkallen me te larte ne rajon dhe Evrope. Ne keto rrethana te pergjitheshme shoqerore , teshoqeruara nga pasojat e luftes , u krijuan kushtet optimale per lindjen , dhe zhvillimin e krimit teorganizuar ne Kosove. Keshtu ne vitet e para te pasluftes kishte filluar ndertimi gradual i njeinfrastruktre tejet te fuqishme kriminale ne kete pjese te Evropes.Sipas shume parametrave shkencore , me nje siguri te madhe mund te konstatohet fakti shqetesues sekriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni ne Kosove kane marre perpjestime masive dhe jane perhapurne te gjitha poret e jetes. Ky konstatim perputhet edhe me pershtypjet e krijuara ne opinionin se neKosove vepron nje strukture e fuqishme e krimit te organizuar qe kontrollon jo vetem bizneset meprofitabile por edhe disa struktura vitale shteterore. Ne kete drejtim nuk jane te rralla as raportimet emediave te ndryshme ne vendin tone lidhur me aferat e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshemshteterore ose lidhjeve te tyre me krimin e organizuar.3.2 . Format e organizimit te krimit te organizuar ne KosoveKrimi i organizuar ne Kosove dallon me krimin e organizuar ne vendet tjera fqinje. Format e organizimitte dhe veprimit te krimit te organizuar ne Kosove mund te karakterizohen siq vijon: 1. Agresiviteti – per dallim nga vendet e tjera ne Kosove grupet kriminale gjithnje synojne vendosjen e plote te kontrollit ne rajon ku veprojne. 2. Aplikimi karakteristik i dhunes – grupet kriminale shqiptare jane te dhunshme , nuk kane ngurim te perdorin arme gjate perpjekjeve per bisedime , dhe nuk kane ngurim te perdorin armet gjate perpjekjeve per bisedime apo zgjidhje te problemit, ne krahasim me grupet e tjera qe fillimisht favorizojne bisedimet pastaj armet , shqipetaret se pari perdorin armet si mjet detyrimi per kundershtarin ne rast te bisedimit per ndonje zgjidhje te problemit. 3. Lidhjet familjare – ne Kosove organizimi i grupeve kriminale kryesisht bazohet ne lidhje te ndryshme familjare , fisnore , rajonale , etnike. 7
    • 4. Struktura hierarkike e ndertuar me dhune – anetaret e grupeve te ndryshme kriminale ne Kosove zakonisht u nenshtrohen urdherave te pranuara sipas rangut hierarkik te ndertuar kryesisht me dhune. Kjo do te thote se grupet kriminale qe veprojne ne Kosove ne numrin absolut te rasteve jane te organizuara ne menyre vertikale. 5. Bashkepunimi me grupe dhe organizata te ndryshme kriminale – grupet e ndryshme kriminale kosovare mbajne kontakte dhe bashkepunojne ne forma te ndryshme me numrin me te madh te grupeve kriminale nga Shqiperia , Maqedonia , Serbia , Turqia , Bosnja dhe Hercegovina , Bullgaria , Mali i Zi dhe Kroacia. Poashtu kane arritur vendosjen e kontakteve edhe me klanet e caktuara te mafise italiane dhe asaj amerikane me emrin La Cosa Nostra. 6. Lidhjet me strukturat e ndryshme shteterore – element tjeter karakteristik i krimit te organizuar ne Kosove eshte lidhja e tyre me strukturat e ndryshme shteterore dhe ato politike.63 .3 . Format e manifestimit te krimit te organizuar ne KosoveNe Kosove forma kryesore te krimit te organizuar jane : trafiku i droges , prostitucioni , shperlarja eparave , privatizimi i kunderligjshem i ndermarrjeve publike , kercenimi per para , trafikimi i armeve ,kontrabanda e duhanit , plaqkitjet me maska , vjedhjet e ndryshme , trafikimi i personave etj.3.3.1.Trafikimi i qenive njerezoreKosova eshte vend transit dhe destinacion per trafikim te qenieve njerzore. Rrjeti kryesor i prostitucionitilegal qe zhvillohet ne Kosove fillon ne Bullgari.Duket sikur egzistojne tre nivele grupesh kriminale qe veprojne ne Kosove qe shpesh nderlidhen menjera tjetren. Grupet e nivelit te ulet kujdesen per transportin e viktimave me makine ose furgona , osethjesht sigurojne te hollat e nevojshme qe viktimat te kalojne kufirin me autobus. Me pas keto viktimastrehohen ne te njejtat ambiente ku do te shfrytezohen. Grupet e niveleve me te larta organizojneudhetimet , perfshire ketu sigurimin e dokumenteve dhe vizave te falsifikuara , por nuk perfshihen vetene shfrytezimin e viktimave , megjithese ato organizojne edhe ri – trafikimin. Grupe te tilla veprojnesipas menyres me te strukturuar dhe shfaqin nje hierarki duke filluar qe nga perdorimi i “ personavemanekine “, te cilet sigurojne mbulesen ndaj kryetarit te rrethit kriminal , duke vazhduar me personeline sigurise dhe kunder zbulimit , i ngarkuar me detyren e perqarjes se aktiviteteve te policise , e me pasme zyrtare te korruptuar qe informojne grupet kriminale per aksionet e policise.Karakteristike e trafikim ne Kosove eshte se ne rolin e rekrutuesit ne Kosove 50 % e rasteve jane femrate shfrytezuara , ish viktima , te industrise se seksit.Vendet e origjines se personave te trafikuar ne Kosove zakonisht jane : Moldavia , Ukraina , Bullgaria ,Shqiperia , Kosova , Rumania , Kroacia , Serbia , Mali i Zi , Rusia etj6 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine –Wien 2009 , fq 4 , 5 , 6 , 7. 8
    • Ukraina Rumania Shqiperia Rusia Moldavia Kosova Bullgaria Serbia dhe M.ZGrafik : Vendi i origjines se Personave te Trafikuar ne Kosove , 20043.3.2.Trafikimi i drogesKosova ka vendendodhje kyqe ne rajon per shume kriminel ne Evropen Jug – Lindore. Lidhjet e ngushtame popullsine etnike shqipetare ne Maqedoni , Shqiperi , si dhe me diasporen jashte vendit i bejnegrupet e krimit te organizuar te Kosoves mjaft efektive , veqanerisht ne trafikimin e droges ne tregjetPerendimore.7Droga qe sillet neper Kosove kalon neper nje rruge te gjate. Opiumi i destinuar per ne tregun e Evropeskryesisht ka prejardhje nga Pakistani , Afganistani , Irani dhe disa rajone te ndryshme te Kaukazit. Pasisillet opiumi ne Turqi perpunohet ne heroine , pastaj shperndahet neper tregjet ilegale te shteteve tendryshme te Evropes. Trafikimi i kesaj droge behet ne menyre te organizuar nga grupet kriminale tevendeve te burmit , vendit perpunimit , te vendeve te tranzitimit , dhe shitjes se tij.7 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik neEvropen Jugindore, Profilet e zonave te projektit – Kosova , fq 105. 9
    • Grafik : Rruga Ballkanike e trafikimit te drogesSipas disa te dhenave grupet e ndryshme shqipetare jane kultivuesit dhe furnizuesit kryesore teprodukteve te ndryshme te kanabisit bimore ne rajon. Sipas te dhenave te tjera ne malet shqipetaretashme kultivohet edhe kokaina. 8Sipas raporteve te Europolit mbi Krimin e Organizuar , grupet kriminale shqipetare kane arriturvendosjen e pjeses me te madhe te kontrollit ilegal te droges ne disa shtete te Evropes.8 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine –Wien 2009 , fq 13 10
    • Grafik : Droga e konfiskuar gjate viteve 2001 – 20073.3.3.Kontrabanda e personaveKontrabandimi i personave ne nga Kosova per ne Evrope dhe SHBA zakonisht kryhet ne kushtedegraduese dhe te rrezikshme. Ne numrin me te madh te rasteve kontrabandimi perfundon nemomentin e arritjes se personave ne vendin e planifikuar mirepo ka edhe raste kur shfrytezohenviktimat duke i detyruar te punojne per ta.Faktoret qe ndikojne ne largimin e personave nga Kosova jane social , ekonomik , politik etj.Tregu i kontrabandes me emigrante nga Kosova eshte mjaft fitimprures dhe organizohet nga grupe tevogla kontrabandiste. Kalimet e tilla ilegale zakonisht behen me korrutim te policeve kufitare , poashtuedhe me viza te rrejshme . 11
    • Tabelari i Raportit te Policise se Kosoves per vitin 2011 – Departamenti kunder krimit te organizuarNr. Objektivi 2010 2011 Krahasimi1 Raste nen hetime 17 16 -1 nga viti kaluar2 Rast i ri 313 407 +943 Raste te 292 391 +99 perfunduara4 Persona te 481 577 +96 dyshuar5 Persona te 463 547 +84 arrestuar6 Operacione 124 186 +627 Vezhgime 74 32 -428 Kallxime penale 292 254 -389 Asistenca policore 24 9 -151o Asistenca 5 5 0 institucionev tjera11 Vetura te 28 26 -2 konfiskuara12 Arme te konfisk. 18 21 +313 Fisheke te konfisk. 138 512 +37414 Para te konfisk. 26.000 19.372 -672815 Konfiskim i 55.611 60.331.28 4.42 heroines16 Konf.mariuanes 199.278 216.449.6 +17.17117 Konf.hashash 2.8 -2.818 Konf.kokaine 221.26 2737.54 +2516.2819 Konf.kanabis 9.724 3.604 -6.120 bimor20 Konf.extazy 6 699 +69321 Droga tjera 1.318.5 5.388.6 +4.0722 Trafikim i 101 143 +42 narkotikeve23 Posedim i 146 234 +88 narkotikeve24 Kultivim i 42 53 +11 narkotikeve25 Vepra tjera 23 24 +130 Grupe kriminale 18 7 -11 ne Kosove31 Grupe kriminale 6 1 -5 nderkombetare 12
    • Konkluzione dhe rekomandimeKrimi i organizuar eshte nje koncept dinamik i cili eshte ne pershtatje te vazhdueshme ndaj njeambientit qe ndryshon dita dites dhe ndaj mundesive te reja qe ofrohen per krimin.Rruget tradicionale Ballkanike te trafikimit te droges jane shnderruar ne rruge me dy kalime , ne te cilatheroina dhe kanabisi levizin drejt BE-se , nderkohe qe kokaina dhe drogat sintetike levizin ne drejtim telindjes.Ne Kosove po vihet re nje rritje e tregut te mbrendshem se bashku me rritje te numrit te perdoruesve,eshte e nevojshme qe te shtohen jo vetem masat shtypese te ketij fenomeni por edhe masatparandaluese.Me maturimin e tregjeve te krimit , grupet kriminale perpiqen te konsolidojne aktivitetet e tyreegzistuese , te shperndahen ne aktivitete te tjera dhe te legalizojne fitimet dhe pozicionet e tyre neshoqeri. Korrupsioni , si ne nivel te ulet ashtu edhe ne nivel te larte , duket te jete mjeti kryesor iperdorur per te depertuar ne strukturat politike dhe ekonomike.Kriminaliteti i organizuar ne Kosove funksionon permes nje rrjeti qe tejkalon kufinjet e ketij vendi. Kyinternacionalizim i krimit te organizuar ne Kosove e imponon edhe nevojen per vendosjen e formave tezgjeruara te bashkepunimit ne mes policeve dhe vendeve te ndryshme te rajonit dhe pergjithesishtEvropes , me qellim te koordinimit dhe zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder tij.Nje bashkepunim eventual sidomos ne fushen e trafikimit te droges , trafikimit te qenieve njerezore ,shperlarjes se parave , kontrabandes me arme etj. Padyshim se do te ndikonte ne permiresimin edukshem te aftesis se SHPK- se, dhe policeve te tjere te rajonit , ne luften kunder krimit te organizuar.Ne interes te zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder korrupsionit krimit organizuar dhe terrorizmit ,SHPK-ja duhet reformuar ne aspekt profesional , duhet te rrise kapacitetet e veta te angazhuara ne luftekunder krimit te organizuar dhe te lirohet nga ndikimi elementeve te aferta me strukturat kriminale.Gjithashtu ne intres te mireqenies dhe autoritetit nacional duhet te nderpritet edhe qdo forme eperzierjes dhe ndikimit politik ne punet e policise. 13
    • LiteraturaKriminologjia – Dr. Ragip Halili , Prishtine 2011Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne EvropenJuglindore , Strasburg – gusht 2006Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole Krasniqi ,Prishtine – Wien 2009Raporti vjetor i Policise se Kosoves – 2011 14