Pronesia intelektuale

6,885 views
6,659 views

Published on

0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
6,885
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
79
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Pronesia intelektuale

  1. 1. PRONESIA INTELEKTUALEPër një biznes ndërkombëtar i gjithë aktiviteti i një kombi si treg për mundësiinvestimi qëndron në balancimin e përfitimeve, kostove dhe risqeve lidhur mezhvillimin e biznesit në atë vend. Zakonisht kostot dhe risqet të lidhura mezhvillimin e biznesit në një vend të huaj janë shumë më të larta ne vendet nëzhvillim dhe të pastabilizuara politikisht, siç është edhe Shqipëria. Por këtopërfitime, kosto dhe risqe të lidhura me biznesin në një vend janë gjithmonë njëfunksion i sistemit politik, ekonomik dhe ligjor të vendit. Sistemi ekonomik i njëvendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues të zhvillimit ekonomik.Vendet me ekonomi të lirë tregu, ku të drejtat e pronës intelektuale janë tëmbrojtura mirë, priten të kenë norma më të mëdha rritjeje ekonomike sesa vendetme ekonomi ku të drejtat e pronës nuk mbrohen. Kështu, sistemi ekonomik i njëvendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues domethënës për përfitimet emundshme afatgjata të biznesit në një vend. Edhe Shqipëria, si një vend nëzhvillim, e ka problem transferimin e teknologjisë bashkëkohore nga vendet ezhvilluara. Është e qartë se në rrugën drejt zhvillimit duhet të kemi në gatishmërishpikjet më moderne të botës së zhvilluar. Por e vetmja mënyrë që kjo të ndodhëështë që shpikësit e një teknologjie të tillë të dinë se shpikjet e tyre do të marrin tënjëjtën lloj mbrotjeje të pronësisë intelektuale si në botën e zhvilluar. Dihen shumëraste kur firma të njohura i mbajnë shpikjet e tyre larg tregjeve të vendeve nëzhvillim dhe, në këtë rast, larg tregut të vendit tonë. Kjo pasi ata (shpikësit) nukduan që shpikjet e tyre të kopjohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme.Vendet në zhvillim fusin në ekonominë e tyre teknologji të vjetëruar për të cilën kapërfunduar mbrojtja nga ligjet e pronësisë intelektuale. Që këtu del se mbrojtja efuqishme e pronësisë intelektuale do të na sjellë në vend teknologjinë më të fundit. Problemet lidhur me pronësinë intelektuale në Shqipëri Si në shumicën e vendeve të Evropës juglindore, edhe te ne nivelet e piraterisë janë mjaft të larta (midis 75 dhe 80 % të gjithë produkteve me të drejtë autori). Një nga arsyet e kësaj gjendjeje është se, megjithëse ne kemi një ligj të plotë për pronësinë intelektuale dhe një zyrë për pronësinë industriale në varësi të Këshillit të Ministrave, ka një nivel të lartë keqkuptimi, ose më mirë të themi moskuptimi për sa i përket konceptit të pronësisë së të drejtave intelektuale dhe detyrimeve korresponduese në lidhje me to. Gjithashtu, është e dukshme se problem kryesor për sa i përket pronësisë intelektuale në Shqipëri janë mekanizmat detyruese për zbatimin e ligjeve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se pothuaj përditë në sektorin privat dhe publik ka shkelje të ligjit. Për 1
  2. 2. shembull, deri para ca ditësh – në disa kanale vazhdon akoma – shfaqin filma pa pasur të drejtën e transmetimit. Shumë artistë nuk marrin shpërblime për të drejtën e autorit kur këngët e tyre tansmetohen në radio ose televizion. Po kështu, kompani të mëdha farmaceutike, të prodhimit të veshjeve, nuk kanë marrë në konsideratë investimin ne Shqipëri për shkak të mosrespektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale. Një jurist që përfaqëson një stacion televiziv privat shpjegon se shumë gjykata nuk e njohin ligjin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Edhe kur vihen në dijeni për përmbajtjen e ligjeve, ata hezitojnë t‟i zbatojnë ose janë të paaftë për t‟i zgjidhur situatat.. Një faktor koklavitës duket se është faktori i pastabilizuar politik shqiptar.. Në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, megjithatë puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mos funksionimi i ligjit, dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi pronësinë intelektuale. Është folur shumë mbi shkeljet e të drejtave, megjithatë shumë pak është bërë në këtë drejtim. Në tregun shqiptar sot shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumët pakta. Pronësia intelektuale, si mbrohet ajo?Pothuajse të gjitha vendet që karakterizohen nga përtëritja e industrive të tyre kanëligje të tilla që duke rregulluar kopjimin e shpikjeve dhe duke identifikuar simboletdhe shprehjet krijuese, nxitin shpikjet brenda vendit. Këto ligje përfshijnë katërlloje të veçanta dhe të dallueshme të pronës jomateriale, siç janë: patentat, markat efabrikës, të drejtat e autorit dhe sekretet e prodhimit, terma këto që të gjitha këto sëbashku i quajmë “Pronësi intelektuale”. Të katra llojet e pronësisë intelektualembrohen në bazë të kritereve të çdo vendi. Pra, gama e mbrojtjes dhe kërkesat përpërfitimin e mbrojtjes ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Megjithatë, në sistemetligjore kombëtare ekzistojnë edhe ngjashmëri.Për më tepër që sot në botë prirja është drejt harmonizimit të ligjeve kombëtare. 2
  3. 3. Legjislacioni shqiptar për pronësinë intelektualeHapi i parë drejt mbrojtjes së pronësisë intelektuale ishte dalja në vitin 1967 e njëdekreti që fliste për mbrojtjen e markave tregtare në Shqipëri. Dhoma e Tregtisëdhe Industrisë luante rolin e përfaqësuesit të autorizuar të markave dhe patentave.Pranë kësaj zyre depozitoheshin markat dhe patentat. Më vonë, me daljen e ligjit tëparë “për pronësinë intelektuale” në Shqipëri, datë 27 prill 1994, i gjithëdokumentacioni i Dhomës së Tregtisë në lidhje me aktivitetin e kryer përdepozitimin dhe regjistrimin e markave tregtare kaloi në administrimin e zyrës sëpatentave. Në vitin 1999 kanë dalë dy ligje të tjera, të cilat janë: “Për disa shtesadhe ndryshime në ligjin për pronësisë industriale” dhe ligji “Për mbrojtjen etopografive dhe qarqeve të integruara”.  Sfida të sotme dhe të ardhmeLigjet e mbrojtjes së pronës intelektuale nuk janë të pandryshueshme, porndryshojnë paralelisht me ndryshimet në teknologji dhe shoqëri. Janë pikërishtkëto ndryshime ato që shkaktojnë sfidat dhe mundësitë më të mëdha për sistemin epronësisë intelektuale. Globalizimi i ekonomisë dhe rritja shumë e shpejtë eteknologjisë dixhitale dhe internetit ka patur një efekt të përgjithshëm në mbrotjene pronësisë intelektuale në mbarë botën. Këta faktorë po i detyrojnë vendet tëmarrin në konsideratë harmonizimin global të ligjeve të së drejtës së autorit dhendoshta edhe të ligjeve për markat tregtare. Por ndërsa përvetësimi i standardeve tëreja globale për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe detyrimet që rrjedhin ngaanëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT-së) japin një mundësi më tëmadhe për vëzhgimin e ligjeve të së drejtës së autorit, patentave dhe markavetregtare. Komuniteti ndërkombëtar po sfidohet nga pirateria dhe kjo e funditndihmohet sot prej lehtësive me të cilën riprodhohen veprat e mbrojtura nga ligjetnë kohën tonë dixhitale.E ardhmja e afërt e tregtisë elektronike, edukimit në largësi dhe tendenca të tjera nëtregun global varen prej mirëqenies së industrive me bazë dijen – industri këto qëjanë më të ndjeshmet ndaj humbjeve prej piraterisë dhe shkeljes së ligjeve. 3
  4. 4. PRONAT LEKSIKORE,si pjese e pronesise intelektuale...Të kujt janë fjalët?Pyetja nuk është aq naive sa ç‟mund të duket.Me intuitë, do të përgjigjeshim sefjalët i përkasin gjuhës; p.sh. një fjalë shqipe i përket gjuhës shqipe.Mirëpo kjoështë po aq metaforë sa edhe koncepti i huazimit, ose i shtegtimit të fjalës nganjëra gjuhë në tjetrën.Aq më tepër që vetë huazimi është në të vërtetë një llojkopjimi, meqë gjuhës që merr hua i shtohet një fjalë, por gjuhës që jep hua nuk ipakësohet.Atëherë të kujt janë fjalët?Ja një përgjigje më solemne: të popullit që e flet gjuhën. Një fjalë shqipe i përketpopullit shqiptar.Po çfarë do të thotë kjo pikërisht?Çfarë të drejtash ka pronari – populli shqiptar – mbi një fjalë shqipe?A mund ta heqë nga qarkullimi, ose t‟ia japë një populli tjetër, ose t‟ia ndryshojëkuptimin, ose ta bashkojë me një fjalë tjetër, për të krijuar një fjalë më tëmadhe?Natyrisht jo.Sipas një metafore saussuriane:fjalët janë si kartëmonedhat; kanë vlerë...Të jesh pronar i një kartëmonedhe nuk është njëlloj si të jesh pronar i një toke, njëdyqani, një biçiklete, një formule për prodhimin e një pijeje freskuese, ose njëunaze me gur të çmuar.Vlera e kartëmonedhës përcaktohet, ndër të tjera, nga besimi që kemi nëinstitucionet financiare, ose garancia që këto u ofrojnë përdoruesve nëtransaksionetPo ashtu, të jesh pronar i një fjale do të thotë të kesh besim se ajo do ta përcjellëbesnikërisht kuptimin, gjatë komunikimit.Diskutimi për pronësinë e fjalës prek dyçështje të natyrës juridike: emrat e markave (markat tregtare, markat e regjistruara)dhe pronësia intelektuale.Sa për markat tregtare, këto dihet se janë pronë e atyre që i regjistrojnë.Kur dikushe përdor markën me shkrim, pronari mund të kërkojë që çdo okurrencë e markës tëshoqërohet nga një simbol përkatës (TM), ose (R).Për shembull: Shqipologji®. 4
  5. 5. Mund të pyetet, në këtë kontekst, nëse pronari zotëron vetë fjalën, apo vetëm çdopërdorim të saj.Përsëri me Saussure-in: marrëdhënia e pronësisë shtrihet në gjuhë apo nëligjërim?Dihet se markat janë ndonjëherë aq të suksesshme, sa shndërrohen në fjalë tëzakonshme të gjuhës – p.sh. aspirinë, e cila për shumëkënd, anembanë botës,shënon thjesht acidin acetilsalicilik; edhe pse në më shumë se 80 vende të botësmbetet markë tregtare e regjistruar e kompanisë farmaceutike Bayer (p.sh. nëGjermani dhe në Kanada, por jo në SHBA).Të njëjtin fat kanë pësuar emra tregtarë të tjerë si Xerox (i cili në anglishte ështëshndërruar në folje), Polaroid, Vazelinë, Jakuzzi, Jeep, Scotch (shiriti ngjitës),Velkro dhe Walkman.Në shqipe ka ndodhur gjithashtu që një markë e hershme sapuni, Venus, tëpërfundojë në fjalë që shenjonte çdo lloj sapuni tualeti (në togfjalëshin “sapunvenus”, i cili përdorej për të shenjuar sapun për larje të fytyrës dhe të trupit;ndryshe nga “sapun rrobash”, i cili përdorej për të larë rrobat). Sipas të njëjtitmekanizëm shpronësues, locioni i pasrrojes thirrej figaro (sipas markës së njëprodukti specifik); qumështi i kondensuar i importuar nga Kina, në kanaçecilindrike me një panda në etiketë ishte “qumësht milk”; ndërsa djathi i shkrirëquhet edhe sot e kësaj dite, së paku nga brezi i vjetër, “djathë bebe” (për shkak tëmarkës me të cilën tregtohej në vitet 1960-1980).Shumë produkte gjuhësore mbrohen nga e drejta e pronësisë intelektuale.Çuditërisht, por ndoshta jo dhe aq çuditërisht, fjalët e krijuara rishtas (Ndonjëherëështë më e vështirë të krijosh një fjalë, sesa të shkruash një vjershë.Mjaft të kujtojkëtu ndjeshmërinë e madhe gjuhësore të kujt ka krijuar, gjatë Rilindjes, fjalë siçështje, sasi, cilësi, ndërgjegje, marrëveshje, vetëdije, përjashtoj etj.Mirëponeologjizmi me sa duket nuk bëhet dot fjalë, sa kohë që i ruan fijet që e lidhin meaktin krijues.Edhe një herë, fjala dhe pronësia duket sikur e përjashtojnë njëra-tjetrën.Emrat e përveçëm, p.sh. Nikotin Lukashi, u përkasin vërtet pronarëve të tyre – nëkuptimin që përdorimi i këtyre emrave mund të kufizohet me ligj; por emrat epërveçëm, njëlloj sikurse markat tregtare, nuk janë si fjalët e tjera të gjuhës. 5
  6. 6. Edhe më absurde është të kërkosh pronësi në nivele elementare të gjuhës, sifonetika ose morfologji – pa çka se, në fushën e imazhit, ekzistojnë deri edhengjyra që mbrohen me të drejta të autorit (magenta).Po si qëndron puna me nivele më të larta, p.sh., me sintaksën?Askujt nuk i përkasin shprehje të tipit: “dil përjashta”, “si jeni nga shtëpia”, “kushishte në telefon”, “do vesh në punë sot?” etj.Ndërkohë, shumëkush do ta njohë pronësinë e thënies së mëposhtme:‘’Ca pika shiu ranë mbi qelq’’E cila haptazi është marrë nga një vjershë e I. Kadaresë.Nëse dikush e përdor këtë në një thënie ose tekst të vetin, ose citon ose po bënplagjiaturë.Po ta krahasojmë thënien më lart me variante të saj të ndryshme, si:‘’…Disa pika shiu ranë mbi qelqCa pika shiu u rrokullisën mbi qelqPika shiu ranë mbi qelqMbi qelq ranë ca pika shiuCa pika boje vaji ranë mbi qelqCa pika shiu ranë mbi xhamCa pika shiu mbi qelq ranëCa kokrra breshri ranë mbi qelqCa pika shiu ranë në xham të dritares…’’Do ta kuptojmë edhe se vargu kadarejan i përket autorit vetëm ngaqë është pjesë enjë teksti letrar, ose njëfarësoj “të shenjtë”.Nuk mjafton vetëm kombinimi i fjalëve ca, pika, shiu, mbi, qelq, as ritmi jambik ivargut nëntërrokësh, për ta bërë thënien unike. Duhet edhe përkatësia e këtij tekstinë një vjershë pak a shumë të famshme.Por e gjithë kjo nuk ka të bëjë shumë me gjuhën, e aq më pak me fjalët; madjemund të shkojmë edhe më tutje e të pranojmë se pronësia fillon aty ku mbaronfjala.Po atëherë të kujt janë fjalët? 6
  7. 7. Këtë pyetje ia bëj vetes edhe kur dëgjoj të flitet për “fjalë të gegërishtes”, të cilatjanë lënë jashtë fjalorit të shqipes – histori e vjetër, ankime të vjetra.Vëreni këtu hipostazën e gegërishtes si pronare fjalësh të nëpërkëmbura.Vëreniedhe kontradiktën e kujt mund të ndihet i pakënaqur se nuk ia kanë “shpronësuar”pronën sa duhet.Mbaj mend një fjalë që përdornin pleqtë (dhe sidomos plakat) : çaçút, e cilashenjon një fëmijë të vogël, të shkathët dhe kurioz (ose një këlysh qeni ose kotele).Kujt i përkiste ajo fjalë….?Kujt i përket…? E ka nëpërkëmbur njeri…?E kanë lënë jashtë apo e kanë mbyllur brenda….?Megjithatë, çështja e pronësisë, në këtë kontekst, nuk është aq e pafajshme; meqëlidhet drejtpërdrejt me mistikën gege, krahinizmin, mendësinë folklorike-konservatore, etnografizmin romantik dhe partikularizmin gjuhësor.Fjalë të gegërishtes?Vetë togfjalëshi, i ndërtuar kështu, sugjeron një marrëdhënie pronësie të njëdialekti ose varianti letrar ndaj fjalës, e cila marrëdhënie përdoret më pas si bazëemocionale dhe racionale për t‟u ankuar për padrejtësitë dhe diskriminimin.Arshi Pipa dikur ankohej se gegërishtes standardi ia kishte “përvetësuar” fjalët –njëlloj siç kishte bërë regjimi me pronat ose pasuritë private, të tundshme dhe tëpatundshme.Arshi Pipa, ankohej edhe për fjalë të tilla si shtatzënë, të cilat, sipas tij,ishin rezultat i një orvatjeje për ta lyer me bojë makinën e vjedhur; meqë fjalagegërishte origjinale është shtatzanë.Po a mund të shmanget kjo?Për plagjiaturën kanë thënë se: është forma më e sinqertë e miklimit. A nuk ështëpërvetësimi i fjalës së “tjetrit” forma më e sinqertë e adhurimit leksikor?Në hullinë e A.Pipës, ndesh sot një numër autorësh që, herë haptazi e herëfshehurazi, kërkojnë të imponojnë një lloj copyright-i kulturor mbi tekstet dhemanifestimet gjuhësore të gegërishtes.Qëllimet e tyre mund të jenë të mira; gegërishtja letrare ka nevojë tëpopullarizohet, sidomos ndër elitat, të cilat shpesh e mjaftojnë edukimin e tyregjuhësor me Kadarenë; por nuk di sa është e mundshme t‟i realizosh këto qëllimetë mira, duke u mbështetur në mistifikime. 7
  8. 8. Kush ka bredhur nëpër Shqipëri, si unë, me ekspedita leksikore, e di se çdo fshat ekatund ka emrat e vet për dhitë, delet, pulat, cjepët, deshët, qingjat, gjelat, kecat,viçat, lopët, demat, qetë, gomerët, mushkat, kuajt, qentë, macet e kështu me radhë,sipas ngjyrës së qimes ose të puplës, modelit të larave në trup dhe në fytyrë etj.Kartoteka e leksikut të shqipes dokumenton me mijëra fjalë të tilla.KONKLUZIONE:Edhe pse jetojmë në ditë të ethshme ripronësimesh, kur njerëzit ngrysen në darkëme ëndrra për gjithfarë tokash, pallatesh dhe dyqanesh në kryqëzime, duhetsaktësuar se, kur vjen puna për leksikun e gjuhës, një qëndrim prej “komunisti” tëstaxhionuar është i vetmi që u bën dot ballë kritikave: fjala është e atij që epërdor.BIBLIOGRAFIA E KONSULTUAR: www.wordpress.com „‟ Peisazhe te fjales‟‟-Xh.Xhaxhiu Gazeta Shqip(15.4.2010) Gazeta Lajm,online(6.10.2009) Buletini‟‟Biznesi dhe ekonomia‟‟,botuar nga Fakulteti I Ekonomise,Tirane. 8

×