Kapitulli 9
Kostoja standarde- një mënyrë kontrolli e bazuar në funksion
Përgjegjësitë e menaxhmentit përfshijnë planifiki...


Standardi aktualisht i arritshëm - janë standarde të arritshme në kushtet operative të
efektshme.

Në aspektin konvenci...
Të dhënat e tjera operative për periudhën:
Njësitë e prodhuara
= 20,000 njësi
Materiali i blerë
= 210,000 kg. nga €1.55 pë...
4.

Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte

Varianca totale e ShPP-së: ShPP e aplikuar në sistemin e kostos standarde ë...
Zgjidhje
1.

Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte.
SA x ÇA
71,750 kg x €5.04
€361,620

SA x ÇS
...
Duke përdorur formulat:
VNP = SA x (ÇA – ÇS)
= 17,900 orë x (€10.20 - €10.00)
= €3,580 PF
VEP

= ÇS x (SA - SS)
= €10.00 x...
Duke përdorur formatin:
SA x ÇA = 17,900 orë x €3.85 =
SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 =
Varianca e normës

€69,000
€71,600
€...
Pyetje për shkrim dhe diskutim:
1.
2.
3.
4.
5.
6.

7.
8.
9.
10.

Diskutoni ndryshimin midis kostove të buxhetuara dhe stan...
Detyra 1
Për prodhimin e produktit ABC nevojiten 3kg të materialit X dhe 9 litra të materiali Y. Çmimi i
blerjes i materia...
Zgjidhje:
a. Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte
1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €100)
por kanë k...
Detyra 3
Le të supozojmë se standardet e ShPP-së variabile të produktit X janë 2 orë me normën e kostos
prej €1.50 për një...
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

07 caktimi standard i kostos doc

102

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
102
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
6
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Transcript of "07 caktimi standard i kostos doc"

  1. 1. Kapitulli 9 Kostoja standarde- një mënyrë kontrolli e bazuar në funksion Përgjegjësitë e menaxhmentit përfshijnë planifikimin, kontrollin, dhe vendimmarrjen. Ky kapitull shpjegon funksionin e kontrollit duke u bazuar në koston standarde. Standardet përdoren për të kontrolluar dhe vlerësuar performancën menaxheriale. Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. të përshkruani se si zhvillohen standardet për njësitë e prodhimit, si dhe të shpjegoni arsyen pse zbatohen sistemet standarde të kostos 2. të shpjegoni qëllimin e tabelës së kostos standarde 3. të llogarisni dhe të regjistroni mospërputhjet e materialeve të drejtpërdrejta dhe punës së drejtpërdrejtë, si dhe të shpjegoni se si përdoren ato për kontroll 4. të llogarisni mospërputhjet e kostove indirekte (ShPP-së) Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 1. Zhvillimi i standardeve për njësi input_i Tabela e kostos standarde Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte (ShPP-të) (OM1) (OM2) (OM3) (OM4) Zhvillimi i standardeve për njësi input_i Pasi që kushtet për të bërë biznes janë bërë tepër konkurruese dhe fitimet janë ngjeshur, papritmas bëhet e domosdoshme që të bëhemi të ndërgjegjshëm sa ju përket kostove. Në realitet, edhe kompanitë më të pasura, duhet të jetë të ndërgjegjshme lidhur me kostot. Duke ushtruar kontroll mbi kostot në periudhat kohore të begatshme, aftësia për të parashikuar me kohë kërkesat e shtuara janë përmirësuar. Krahasimi i shumës (të hyrave dhe kostove) aktuale me shumën (e të hyrave dhe kostove) të buxhetuara është një prej qasjeve të kontrollit. Zhvillimi i standardeve për çmimet e input_ëve dhe sasitë e input_ëve mundëson që në mënyrë më të detajuar të kuptojmë burimet e mospërputhjeve (variancave) të buxheteve fleksibile dhe përmirëson funksionin e përgjithshëm të kontrollit. Për të përcaktuar koston standarde për njësi për input të veçantë, duhet të bëhen dy vendime: 1. Sa është sasia e input_it që duhet të përdoret për njësi të output_it (vendimi për sasinë) 2. Sa duhet të paguhet për sasinë e input_it që do të përdoret (vendimi për çmimin) Standardet për njësi janë të dy llojeve:   Standardi për sasinë – sasia e input_it që duhet të përdoret. standardi për çmimin – çmimi që duhet të paguhet për njësi të input_it. Në libër janë të përmendura dy lloje të standardeve:  Standardet ideale - kërkojnë efikasitet maksimal dhe mund të arrihet vetëm nëse gjithçka funksionon në mënyrë të përkryer. 1
  2. 2.  Standardi aktualisht i arritshëm - janë standarde të arritshme në kushtet operative të efektshme. Në aspektin konvencional favorizohet standardi aktualisht i arritshëm pasi që standardet ideale kanë kërkesat të shumta që duhet plotësuar dhe është dëshmuar se mund të jenë frustuese për punëtorët dhe menaxherët. Në zhvillimin e standardeve për sasitë e input_ëve që duhet të përdoren, janë tri burime të mundshme të të dhënave që mund të shfrytëzohen:    përvoja historike, studime inxhinierike, dhe input_et nga personeli operativ. Në vendosjen e standardeve të çmimeve   për materialet, faktorë që duhet të konsiderohen përfshijnë o forcat e tregut, o zbritjet (rabati) nga prodhuesit, o cilësia e materialit etj. për punë, duhet të marrin në konsideratë faktorë të tillë si o forcat e tregut, o sindikatat e punëtorëve, o taksat e pagave, o kualifikimet e punëtorëve. Së fundi, janë dy arsye që më së shpeshti përmenden për miratimin e një sistemi standard të kostove:   Për të përmirësuar planifikimin dhe kontrollin. Për të lehtësuar përcaktimin e kostos së produktit. Puna në procesin e planifikimit dhe kontrollit është shtuar për shkak se mospërputhja (totale) e buxhetuar mund të zbërthehet në mospërputhjet në sasitë e përdorura dhe çmim. Për më shumë, kostot e produktit janë të njohura përpara (të paktën se sa ato kosto duhet të jenë) dhe kjo është shumë e dobishme për të ofertuar dhe caktimin e çmimit kosto-plus fitimi. Figura 9-1 në libër paraqet krahasimin e kostos standarde me koston normale dhe aktuale. 2. Tabela e kostos standarde Tabela e kostos standarde ofron standardin e sasisë dhe standardin e çmimit prej nga rrjedh standardi i kostos për njësi. Figura 9-2 në libër ilustron një tabelë të kostos standarde. Ilustrim tjetër i tabelës së kostos standarde është më poshtë: Përshkrimi Materialet direkte Puna direkte ShPP variabile ShPP fikse Çmimi standard €1.50 për kg. €6.00 për orë €10.00 për orë €8.00 për orë Përdorimi standard 10 kg. 2 orë 2 orë 2 orë Kosto standard për njësi €15.00 €12.00 €20.00 €16.00 €63.00 Norma e ShPP-së fikse = (€310,000 / 38,750 orë = €8 për orë) 2
  3. 3. Të dhënat e tjera operative për periudhën: Njësitë e prodhuara = 20,000 njësi Materiali i blerë = 210,000 kg. nga €1.55 për kg Materiali i përdorur = 205,000 kg. Kostot direkte të punës = 39,000 orë nga €6.10 për orë ShPP variabile = €410,000 ShPP fikse = €300,000 Informatë ndihmëse: duhet vënë në dukje se është mirë të përforcohen idetë themelore për zhvillimin e standardeve. Duke iu referuar tabelës së kostos standarde, shtrohet pyetja se si është zhvilluar standardi i përdorimit të 10 kg. të materialit për një njësi, dhe pastaj të njëjtën pyetje në lidhje me çmimin prej €1.50 për kg. Në vazhdim, duke përdorur informacionin nga tabela, llogaritet sasia e materialeve standarde të lejuara dhe orët e standarde të lejuara (për numrin e njësive aktuale të prodhuara). Shpesh ka vështirësi që të bëhet dallimi në mes standardit për njësi dhe input_ëve të lejuara, që janë të bazuara në standardin për njësi dhe prodhimit aktual. Duhet të sigurohemi të kuptohet ky dallim. 3. Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte Duhet të fillohet duke përshkruar mospërputhjen (variancën) totale të buxhetuar dhe se si ajo mund të ndahen në mospërputhjen e çmimit dhe atë të përdorimit. Diagrami prej tri degëve i kësaj ndarjeje është paraqitur më poshtë. (si dhe në shtojcën 9-4 në libër). Sasia Aktuale e input_it sipas Çmimit Aktual SA x ÇA Sasia Aktuale e input_it sipas Çmimit Standard SA x ÇS Varianca e Çmimit SA x (ÇA – ÇS) Sasia Standarde e input_it sipas Çmimit Standard SS x ÇS Varianca e Përdorimit ÇS x (SA – SS) Varianca totale (SA x ÇA) x (SS – ÇS) Varianca e favorshme (F) ndodh çdo herë kur përdorimet aktuale ose çmimet aktuale janë më ulëta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde. Varianca e pafavorshme (PF) ndodh atëherë kur përdorimet aktuale apo çmimet aktuale janë më të larta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde. Nëse mospërputhjet janë materiale, atëherë duhet të ndërmerret një hulumtim, për të përcaktuar shkaqet e mospërputhjeve, d.m.th. shkaqet pse kanë ndodhur mospërputhjet dhe kush është përgjegjës për mospërputhjet, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet korrigjuese. Ushtrimi 9-9 është një problem të mirë për të ilustruar llogaritjen e mospërputhjeve të materialeve direkte dhe mospërputhjeve të punës direkte dhe përgatitjen e hyrjeve në ditar në një sistem të kostos standarde. 3
  4. 4. 4. Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte Varianca totale e ShPP-së: ShPP e aplikuar në sistemin e kostos standarde është SOR * SH (Norma standarde e ShPP-së x Orët Standarde). Mospërputhja totale e ShPP-së është ndryshimi në mes të ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Sikurse me mospërputhjet e materialeve direkte dhe mospërputhjet e punës direkte, mospërputhja totale e ShPP-së mund të ndahen në mospërputhjet e përbërëseve të saj. Së pari, ShPP-ja është ndarë në kategoritë e ShPP-së variabile dhe ShPP-së fikse, pastaj dy mospërputhje llogariten për ShPP-në variabile dhe mospërputhja totale e ShPP-së fikse. Varianca e ShPP-së variabile: Mospërputhjet e ShPP-së variabile janë – Mospërputhja e shpenzimit (e çmimit) të ShPP-së variabile dhe mospërputhja e efikasitetit (sasisë) të ShPP-së variabile. Këto varianca gjinden në mënyrë të ngjashme sikurse janë gjetur mospërputhjet e materialit direkt dhe mospërputhjet e punës direkte. Varianca e ShPP-së fikse: Mospërputhjet e ShPP-së fikse do të analizohen vetëm në nivelin e vlerës totale të ShPP-së fikse aktuale dhe ShPP-së fikse të aplikuar. Ushtrimi 9-11 është detyrë që ilustron mirë llogaritjen e mospërputhjeve të ShPP-së variabile dhe fikse. Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet Mospërputhjet e materialeve, të punës dhe të ShPP-së Kompania ABC ka tabelën e kostos standarde për një prej produkteve të tij: Materialet direkte (6 kg. me €5 për kg.) Puna e drejtpërdrejtë (1.5 orë me €10) ShPP fikse (1.5 orë me €2*) ShPP variabile (1.5 orë me €4*) Kostoja standarde për njësi €30 €15 €3 €6 €54 * Norma e bazuar në veprimtarinë e pritshme prej 17,000 orësh Gjatë vitit më të fundit u regjistruan rezultatet aktuale: Prodhimi ShPP fikse ShPP variabile Materialet direkte (71,750 kg. të blerë) Puna direkte (17,900 orë) 12,000 njësi €33,000 €69,000 €361,620 €182,580 Kërkohet: Llogarisni mospërputhjet e mëposhtme: 1. 2. 3. 4. Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte. Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte. Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile. Mospërputhjen totale të ShPP-së fikse. 4
  5. 5. Zgjidhje 1. Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte. SA x ÇA 71,750 kg x €5.04 €361,620 SA x ÇS 71,750 kg x €5.00 €358,750 Varianca e Çmimit €2,870 PF SS x ÇS #12,000 x 6 kg x €5.00 €360,000 Varianca e Përdorimit €1,250 F Varianca Totale €1,620 PF Duke përdorur formulat: VÇM = SA x (ÇA – ÇS) = 71,750 kg x (€5.04 - €5.00) = €2,870 PF VPM = ÇS x (SA - SS) = €5.00 x (71,750 kg x 72,000 kg) = €1,250 PF Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 71,750 kg x €5.04 = €361,620 SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750 Varianca e çmimit €2,870 PF SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750 SS x ÇS = 72,000 kg x €5.00 = €360,000 Varianca e përdorimit €1,250 F Varianca totale = €2,870 PF - €1,250 PF = €1,620 PF 2. Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte. SA x ÇA 17,900 orë x €10.20 €182,580 SA x ÇS 17,900 orë x €10.00 €179,000 Varianca e Normës €3,580 PF SS x ÇS #12,000 x 1.5 orë x €10.00 €180,000 Varianca e Efikasitetit €1,000 F Varianca Totale €2,580 PF 5
  6. 6. Duke përdorur formulat: VNP = SA x (ÇA – ÇS) = 17,900 orë x (€10.20 - €10.00) = €3,580 PF VEP = ÇS x (SA - SS) = €10.00 x (17,900 orë x 18,000 orë) = €1,000 F Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 17,900 orë x €10.20 = €182,580 SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000 Varianca e normës €3,580 PF SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000 SS x ÇS =18,000 orë x €10.00 = €180,000 Varianca e efikasitetit €1,000 F Varianca totale = €3,580 PF - €1,000 F = €2,580 PF 3. Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile. SA x ÇA 17,900 orë x €3.85 €69,000 SA x ÇS 17,900 orë x €4.00 €71,600 Varianca e Shpenzimit €2,600 F SS x ÇS #12,000 x 1.5 orë x €4.00 €72,000 Varianca e Efikasitetit €400 F Varianca Totale €3,000 F Duke përdorur formulat: VNP = SA x (ÇA – ÇS) = 17,900 orë x (€3.85 - €4.00) = €2,600 F VEP = ÇS x (SA - SS) = €4.00 x (17,900 orë x 18,000 orë) = €400 F 6
  7. 7. Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 17,900 orë x €3.85 = SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 = Varianca e normës €69,000 €71,600 €2,600 F SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 = SS x ÇS = 18,000 orë x €4.00 = Varianca e efikasitetit €71,600 €72,000 €400 F Varianca totale = €2,600 F - €400 F = €3,000 F 4. Mospërputhja totale e ShPP-së fikse. Varianca totale = ShPP fikse aktuale – ShPP fikse standarde = €33,000 – (#12,000 x 1.5 orë x €2.00) = €33,000 - €36,000 Varianca totale = €3,000 F 7
  8. 8. Pyetje për shkrim dhe diskutim: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. Diskutoni ndryshimin midis kostove të buxhetuara dhe standarde. Çka është vendimi i sasisë? Po vendimi i çmimit? Përse shpesh përvoja paraprake është bazë e dobët për vendosjen e standardeve? Çka janë standardet ideale? Standardet e arritshme për momentin? Prej të dyve, cili zbatohet zakonisht? Përse? Si e përmirëson kostoja standarde funksionin e kontrollit? Mospërputhja e buxhetit për kostot variabël të prodhimit ndahet në mospërputhjet e çmimit dhe të sasisë. Shpjegoni përse mospërputhja e sasisë është më e dobishme për qëllime kontrolli se sa mospërputhja e çmimit? Mospërputhja e përdorimit të materialeve të drejtpërdrejta është gjithmonë përgjegjësi e mbikëqyrësit të prodhimit. A jeni dakord me këtë? Pse po? Pse jo? Mospërputhja e normës së punës të drejtpërdrejtë nuk është e kontrollueshme. A jeni dakord me këtë? Pse po? Pse jo? Sugjeroni disa shkaqe të mundshme të mospërputhjes së pafavorshme të efikasitetit të punës së drejtpërdrejtë. Shpjegoni përse mospërputhja e shpenzimit të shpenzimeve indirekte variabël nuk është një mospërputhje e pastër çmimi. 8
  9. 9. Detyra 1 Për prodhimin e produktit ABC nevojiten 3kg të materialit X dhe 9 litra të materiali Y. Çmimi i blerjes i materialit X është €4 për kg. respektivisht €2 për litër i materialit Y. Prodhimi i produktit ABC kërkon 6 orë pune direkte në fazën e parë të procesit, punë që paguhet €1.5 për orë, dhe 8 orë të punës direkte në fazën e dytë që paguhet €2.0 për orë. ShPP bazohet në orët e punës direkte, me kosto prej €0.5 për orë të punës direkte për ShPP-në variabile dhe €4.5 për orë të punës direkte për ShPP-në fikse. Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut të produktit ABC janë €15 për njësi. Kërkohet: 1. Të përgatitet kartela e kostove standarde. 2. Nëse fitimi standard është €20 për njësi, llogaritni çmimin standard të shitjes. Zgjidhje: € 1. Materiale direkte Materiali X – 3 kg me €4 për kg Materiali Y – 9 litra at €2 për litra € 12 18 30 Puna direkte Tipi A– 6 orë me €1.50 për orë Tipi B – 8 orë me €2 për orë 2. Kostot direkte standarde ShPP variabile – 14 orë me €0.50 për orë Kosto standarde variabile të prodhimit ShPP fikse – 14 orë me €4.50 për orë Kosto standarde totale të prodhimit Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut Kosto standarde të shitjes Fitimi standard Çmimi standard i shitjes 9 16 25 55 7 62 63 125 15 140 20 160 Detyra 2 Produkti X ka një kosto standarde si më poshtë. 10 kilogramë të lëndës së parë më €10 për kilogram dhe 2 orë të punës direkte me €5 për orë për njësi të produktit X. Gjatë muajit paraprak, u prodhuan 1,000 njësi të Produktit X, duke përdorur 11,700 kilogramë të lëndës së parë e cila kushti €98,600. dhe kostoja e punës direkte ishte €8,900 për 2,300 orë punë. Kërkohet: Llogarisni të gjitha variancat e mundshme. 9
  10. 10. Zgjidhje: a. Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte 1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €100) por kanë kushtuar Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte € 100,000 98,600 1,400 F b. Varianca në çmimin e lëndëve të para direkte 11,700 kg duhet të kishin kushtuar ( €10) por kanë kushtuar Varianca në çmim e lëndës së parë € 117,000 98,600 18,400 F c. Varianca në përdorimin e lëndëve të para direkte Për 1,000 njësi duhet të ishte përdorur ( 10 kg) por u përdorën Varianca në përdorim në kg  kostoja standarde për kilogram Varianca në përdorim në € 10,000 kg 11,700 kg 1,700 kg PF × €10 €17,000 PF d. Varianca në kostot totale të punës direkte € 1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €10) por kanë kushtuar Varianca në kostot totale të punës direkte 10,000 8,900 €1,100 F e. Varianca në normat e pagesës së punës direkte € 2,300 orë duhet të kishin kushtuar ( €5 për orë) por kanë kushtuar Varianca në normat e pagesës së punës direkte f. 11,500 8,900 €2,600 F Varianca në efikasitetin e punës direkte 1,000 njësi të X duhet të kishin marrë ( 2 orë) por kanë marrë varianca e efikasitetit në orë  norma standarde e pagesës për orë Varianca në efikasitet në € 2,000 orë 2,300 orë 300 orë PF × €5 €1,500 PF 10
  11. 11. Detyra 3 Le të supozojmë se standardet e ShPP-së variabile të produktit X janë 2 orë me normën e kostos prej €1.50 për njësi Gjatë muajit të kaluar, u prodhuan 400 njësi të produktit. Fuqia punëtore ka punuar 820 orë, prej të cilave 60 orë janë regjistruar si të pashfrytëzuara për punë. ShPP variabile ishin €1,230. Kërkohet: Llogarisni variancat e mëposhtme. a. Varianca totale e ShPP-së variabile b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile. Zgjidhje: a. Varianca totale e ShPP-së variabile € 400 njësi duhet të kishin kushtuar ( €3) por kanë kushtuar Varianca totale në ShPP-në variabile 1,200 1,230 30 PF b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile € 760 orë duhet të kishin kushtuar (€1.50) por kanë kushtuar Varianca në ShPP variabile 1,140 1,230 90 PF c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile. 400 njësi të produktit X do të kishin marrë ( 2 orë) por kanë marrë (orë aktive) Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në orë  norma standarde e pagesës për orë Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në € 800 orë 760 orë 40 orë (F) × €1.50 €60 F Përmbledhje Varianca në shpenzimin e ShPP-së variabile Varianca në efikasitetin e ShPP-së variabile Varianca totale në ShPP-të variabile € 90 PF 60 F 30 PF 11

×