06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës në proces ppt(2)

479 views
318 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
479
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
5
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës në proces ppt(2)

  1. 1. 6 Sistemet e përllogaritjes së kostos Sistemi i shpërndarjes sipas punës në proces Kontabiliteti menaxherial Objektivat mësimore  të përshkruani karakteristikat themelore të caktimit të kostos së procesit,  të përshkruani caktimin e kostos së sistemit për situata pa stoqe të gjysmë-produkteve (punës në proces)  të përkufizoni njësitë ekuivalente dhe të shpjegoni rolin e tyre në caktimin e kostos së procesit 2 1
  2. 2. Objektivat mësimore  të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit duke përdorur metodën FIFO  të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit, duke përdorur metodën e mesatares së ponderuar  të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit me mallrat e transferuara dhe ndryshimet në matjet e rezultatit 3 Përkufizimi i sistemit të shpërndarjes së kostove sipas punës në proces  Sistemi i shpërndarjes së kostove sipas punës në proces është sistem i shpërndarjes së kostove i cili përdoret nga ndërmarrjet të cilat prodhojnë sasia të mëdha të prodhimeve të njëjta apo të ngjashme si dhe kanë një rrjedhë të vazhdueshme të prodhimtarisë si industritë e pijeve, kimike, ushqimore, metaleve, rafinimit të naftës, vajrave, kozmetikës, drurit , letrës etj. • Rrjedhja e punës është e vazhdueshme, e përsëritshme, dhe shpesh herë punohet nga 24 orë pa ndërprerje. 4 2
  3. 3. Përkufizimi i sistemit të shpërndarjes së kostove sipas punës në proces  Sipas këtij sistemi bëhet matja e kostove për një periudhë të caktuar kohore.  Kostot e prodhimit i përcaktohen departamenteve apo qendrave punuese të prodhimtarisë dhe  përdoren disa llogari kontrolluese të stoqeve • llogari të prodhimtarisë në vijim. 5 Kombinimet e rrjedhave të prodhimtarisë • Procesi i rrjedhjes së prodhimit mund të kombinohet nëpër departamentet e ndryshme të prodhimtarisë në shumë mënyra Shembulli 1 Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti A Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti B Stoqet prodhimet e gatshme Shembulli 2 Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti X Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti Y Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti C Materiali AH Stoqet Prodhimtaria në vijim Departamenti Z Stoqet prodhimet e gatshme 6 3
  4. 4. Qasja e përgjithshme ndaj sistemit të shpërndarjes sipas punës në proces  Kostot e përgjithshme të materialeve, punës dhe SHPP-ve të akumuluara në llogarinë e stoqeve – prodhimtaria në vijim pjesëtohen me numrin e “njësive ekuivalente” të prodhimeve të punuara përgjatë periudhës kohore.  Sistemi i shpërndarjes së kostove sipas punës në proces përdorë llogari të stoqeve – Prodhimtaria në vijim aq sa janë departamente të prodhimtarisë ose hapa të procesit të prodhimtarisë. 7 Llogaria e stoqeve – Prodhimtaria në vijim Materialet Stoqet - Prodhimtaria në vijim Departamenti 1 Puna direkte Stoqet - Prodhimtaria në vijim Departamenti 2 Shpenzimet e përgjithshme të prodhimtarisë – të aplikuara Stoqet – Prodhimet e gatshme 8 4
  5. 5. Sistemi i shpërndarjes së kostove sipas punës në proces – kostot e prodhimtarisë  Ndërmarrjet të cilat përdorin sistemin e shpërndarjes së kostove sipas punës në proces zakonisht përdorin dy kategori të kostove: • Kostot e materialeve direkte • Kostot konvertuese – Puna direkte dhe SHPP-ja  Kostot e materialeve direkte - zakonisht bëhen pjesë përbërëse e produktit të gatshëm.  Kostot konvertuese (PD dhe SHPP) - janë të gjitha kostot tjera të prodhimtarisë përveç materialeve direkte 9 Kostoja për njësi - Njësitë ekuivalente  Sistemi i shpërndarjes së kostove sipas punës në proces fokusohet në Koston për njësi  Formula Kostoja për njësi = Kostoja totale e prodhimtarisë Numri i njësive të prodhuara 10 5
  6. 6. Kostoja për njësi - Njësitë ekuivalente  Dy kategori (lloje) të njësive të prodhimeve  Njësitë e përfunduara (kompletuara) dhe  Njësitë e papërfunduara (pakompletuara)  Njësia ekuivalente është një masë për përcaktimin e sasisë së punës së bërë në procesin e prodhimtarisë (prodhimeve të punuara) gjatë një periudhe të caktuar kohore në bazë të input_ëve të futura në proces gjatë po asaj periudhe  Numri i njësive ekuivalente gjithmonë shprehet në numrin e njësive të plota të përfunduara (kompletuara). 11 Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente  Numri i njësive ekuivalente të prodhuara është i barabartë me shumën e:  Numri i përgjithshëm i njësive të filluara dhe përfunduara përgjatë periudhës së caktuar kohore dhe  Numrit të njësive që përfaqëson punën e bërë në prodhimet pjesërisht të përfunduara të paraqitura në stoqe – prodhimtaria në vijim (gjysmë prodhimet) në fillim dhe në fund të periudhës.  Faktori i përqindjes së kompletimit (përfundimit) të prodhimeve pjesërisht të kompletuara aplikohet për të llogaritur numrin e njësive ekuivalente të plota (të kompletuara).  Kjo metodë përdoret për të përcaktuar prodhimtarinë e njësive ekuivalente dhe zakonisht lidhet me kostot konvertuese (puna direkte dhe SHPP-ja) 12 6
  7. 7. Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente – problemi kryesor  Kuptohet se, stoqet përfundimtare të gjysmë prodhimeve janë prodhime të papërfunduara. • Një njësi e prodhimit e përfunduar dhe e transferuar në depo të prodhimeve të gatshme përgjatë një periudhe të caktuar nuk është identikë apo ekuivalentë me një njësi të gjysmë prodhimit të stoqeve përfundimtare, ashtu që kostot të bashkangjitura këtyre dy njësive gjithashtu nuk duhet të janë të barabarta.  Gjatë llogaritjes së kostos për njësi, duhet të përcaktohet numri i njësive dalëse për periudhë të caktuar kohore. • Problemi kryesor i shpërndarjes së kostove në sistemin e punës në proces është përcaktimi numrit të këtyre njësive 13 Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente – problemi kryesor  Shembull – Të dhënat e departamentit A në Janar Nr. i njësive të gjysmë prodhimeve në fillim Nr. i njësive të filluara gjatë periudhës Nr. i njësive të përfunduara gjatë periudhës Nr. i njësive të gjysmë prodhimeve në fund (25% të përfunduara) • Kostoja totale e prodhimtarisë gjatë periudhës • • • • — 24,000 20,000 4,000 168,000  Sa është numri i njësive dalëse gjatë Janarit për këtë departament? • 20,000 njësi? • 24,000 njësi? 14 7
  8. 8. Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente  Një herë kur të përcaktohet numri i njësive ekuivalente të prodhimeve, atëherë mund të llogaritet kostoja për njësi për materiale dhe kosto konvertuese për secilin departament apo qendër të punës të procesit të prodhimtarisë. • Kujdes: Fillimisht të kalkulohet numri i njësive fizike e pastaj të llogaritet kostoja në njësi monetare!!!  Numri i njësive ekuivalente të prodhimtarisë paraqiten sipas dy skenarëve • Skenari kur nuk ka stoqe fillestare të prodhimtarisë në vijim (gjysmë prodhime) • Skenari kur ka stoqe fillestare të prodhimtarisë në vijim (gjysmë prodhime) • FIFO • Çmimi mesatar 15 Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente  Skenari kur nuk ka stoqe fillestare të prodhimtarisë në vijim (gjysmë-prodhime) • Para se të fillojmë analizat për llogaritjen e numrit të njësive ekuivalente të prodhimtarisë, supozohet se nuk ka stoqe fillestare të prodhimtarisë në vijim (gjysmë-prodhime). Në këtë rast duhet të merren parasysh vetëm:  Njësitë e filluara dhe të përfunduara gjatë periudhës kohore  Njësitë e filluara por ende të papërfunduara  Numri i njësive ekuivalente llogaritet hap pas hapi si vijon: • Hapi 1: Njësitë e filluara dhe të përfunduara = (numri i njësive ) x 100% • Hapi 2: Njësit ekuivalente në stoqet përfundimtare të gjysmëprodhimeve = (numri i njësive x përqindja e kompletimit) 16 8
  9. 9. Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente 1  Informacionet në vazhdim i përkasin Kompanisë ABC.  Stoqet përfundimtare të gjysmë-prodhimeve janë të kompletuara 100% për sa u përket materialeve dhe 20% për sa u përket kostove konvertuese. 17 1. Njësitë fizike Rrjedha e prodhimtarisë Njësitë fizike Stoqet fillestare të gjysmë prodhimeve 0 Njësitë e filluara gjatë periudhës 35,000 Numri i njësive për t’u llogaritur 35,000 Njësitë e kompletuara dhe të transferuara gjatë periudhës 30,000 Stoqet përfundimtare të gjysmë prodhimeve(100%; 20%) Të llogaritura për 5,000 35,000 18 9
  10. 10. 2. Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente Njësitë ekuivalente Rrjedha e prodhimtarisë Të kompletuara dhe transferuara Stoqet përfundimtare të gjysmë-prodhimeve Njësitë ekuivalente të periudhës Materialet direkte Kostot konvertuese 30,000 30,000 (100%) 5,000 (20%) 1,000 35,000 31,000 3. Llogaritja e kostos për njësi ekuivalente Materialet direkte Kostot e prodhimtarisë Njësitë ekuivalente Kostoja për njësi ekuivalente Kostot konvertuese € 84,050 € 62,000 35,000 31,000 € 2.4014 € 2.00 10
  11. 11. 4. Përmbledhja e kostove të përgjithshme  Kostot totale për t’u llogaritur: Materialet Kostot konvertuese Gjithsej €84,050 €62,000 €146,050 21 5. Përcaktimi i kostove të përgjithshme  Përcaktimi i kostove të përgjithshme: Numri i njësive të kompletuara dhe transferuara: 30,000 x €4.4014 = €132,043 Stoqet përfundimtare të gjysmë-prodhimeve (5,000 njësi) Materialet direkte 5,000 x €2.4014 = €12,007 Kostot konvertuese 1,000 x €2.0000 = €2,000 Gjithsej €146,050 22 11
  12. 12. Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente 2  Skenari kur ka stoqe fillestare të prodhimtarisë në vijim (gjysmë prodhime)  Gjatë muajit Janar numri i njësive në prodhimtarinë e kompanisë ABC tregojnë të dhënat në vazhdim: • 6,200 njësi në stoqet fillestare të gjysmë-prodhimeve (60 % të kompletuara) janë përfunduar gjatë muajit • 57,500 njësi janë futur në proces gjatë muajit, prej të cilave 52,500 janë kompletuar dhe transferuar, ndërsa 5,000 njësi janë kompletuar pjesërisht (45%) dhe paraqesin stoqet përfundimtare të gjysmëprodhimeve në fund të muajit. 23 Llogaritja e numrit të njësive ekuivalente 2 Kompania ABC Njësitë – shkalla e kompletimit Stoqet fillestare – njësitë e filluara në periudhën paraprake por të përfunduara Numri i njësive për t’u llogaritur Njësitë ekuivalente Kostot e materialit Kostot konvertuese 6,200 0 Kostot e materialit – 100% të kompletuara 2,480 Kostot konvertuese – 60% të kompletuara Njësitë e filluara dhe përfunduara gjatë periudhës 52,500 Stoqet përfundimtare – njësitë e filluara por të papërfunduara gjatë periudhës 5,000 52,500 5,000 Kostot e materialit – 100% të kompletuara 2,250 Kostot konvertuese – 45% të kompletuara Gjithsej 52,500 63,700 57,500 57,230 24 12
  13. 13. Njësitë ekuivalente 3  Gjatë kësaj periudhe, kompania ABC filloi 15,000 njësi prej të cilave kompletoi 10,000 njësi, ndërsa 5,000 njësi ngelin në stoqe – gjysmë prodhime, të kompletuara 30%. Sa është numri i njësive ekuivalente të prodhimeve të kompletuara të kompanisë ABC gjatë kësaj periudhe?  Nëse kompania ABC ka pasur kosto totale të prodhimtarisë prej €27,600 për ????? njësi ekuivalente, sa është kostoja për njësi ekuivalente gjatë kësaj periudhe? 25 26 13

×