06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës në proces doc
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Like this? Share it with your network

Share

06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës në proces doc

  • 349 views
Uploaded on

 

More in: Education
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
349
On Slideshare
349
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
6
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Kapitulli 6 Caktimi i kostos së produkteve dhe të shërbimeve: metoda e sistemeve të procesit Caktimi i kostos së produkteve sipas metodës së sistemeve të procesit është një tjetër metodë e mbledhjes (caktimit) të kostove për produkte. Kjo njësi mësimore në përgjithësi është e vështirë për shkak të shumë detajeve. Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. të përshkruani karakteristikat themelore të caktimit të kostos së procesit, duke përfshirë rrjedhjen e kostos, regjistrimet në ditar dhe koston e raportit të prodhimit 2. të përshkruani caktimin e kostos së sistemit për situata pa stoqe të gjysmë-produkteve (punës në proces) 3. të përkufizoni njësitë ekuivalente dhe të shpjegoni rolin e tyre në caktimin e kostos së procesit 4. të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit duke përdorur metodën FIFO 5. të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit, duke përdorur metodën e mesatares së ponderuar 6. të përgatisni një raport të prodhimit të departamentit me mallrat e transferuara dhe ndryshimet në matjet e rezultatit Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. Sistemet e caktimit të kostos së procesit: konceptet themelore operacionale dhe konceptet e kostos (OM1) 2. Metoda e vendosjes së kostos pa stoqe të gjysmë-produkteve (punëve në proces) (OM2) 3. Procesi i caktimi të kostos me stoqe përfundimtare të gjysmë-produkteve (OM3) 4. Metoda e caktimit të kostos FIFO (OM4) 5. Metoda e caktimit të kostos me mesatare të ponderuar (OM5) 6. Trajtimi i mallrave të transferuara (OM6) 1. Sistemet e caktimit të kostos së procesit: konceptet themelore operacionale dhe konceptet e kostos Në fillim, është e dobishme për të krahasuar dhe bërë dallimet në mes të sistemet e caktimit të kostos së procesit me sistemin e caktimit të kostos sipas porosisë. Fokusi në këtë njësi mësimore është caktimi i kostos në mjedisin e punës sipas proceseve. 1
  • 2. Krahasimi në mes të sistemit e caktimit të kostos sipas porosisë dhe sistemet e caktimit të kostos së procesit Sistemi i caktimit të kostos sipas porosisë 1. Shumëllojshmëri të gjerë të produkteve të dallueshme 2. Kostot e akumuluara sipas porosisë (urdhëresës së punës) 3. Kostoja për njësi llogaritet duke pjesëtuar koston totale të porosisë (punës) nga njësitë e prodhuara në atë porosi (punë) Sistemi i caktimit të kostos së procesit 1. Produkte homogjene 2. Kostot e akumuluara nga procesi apo departamenti 3. Kostoja për njësi llogaritet duke pjesëtuar koston e procesit të periudhës nga njësitë e prodhuara në atë periudhë Përveç kësaj, duhet të nxjerrën në pah disa karakteristika të tjera themelore që lidhen me caktimin e kostos së procesit, të tilla si: 1. 2. 3. 4. 5. Njësi homogjene të kalojë nëpër një sërë të proceseve të ngjashme. Çdo njësi në çdo proces merr një dozë të ngjashme të kostove të prodhimit. Kostot e prodhimit grumbullohen nga një proces për një periudhë të caktuar kohe. Ekziston një llogari kontrolluese e punës në proces për çdo proces të punës. Flukset e kostos së prodhimit dhe shënimet shoqëruese në ditar në përgjithësi janë të ngjashme me caktimin e kostos për punën me porosi. 6. Raporti i prodhimit për departamentet është dokumenti kryesor për vëzhgimin e veprimtarisë prodhuese dhe kostove. 7. Kostot e njësisë përllogariten përmes pjesëtimit të kostove të departamentit për periudhën me rezultatin e periudhës. 2. Metoda e vendosjes së kostos pa stoqe të gjysmë-produkteve (punëve në proces) Më së miri është për të filluar shpjegimin e caktimit të kostos së punës në proces në një mjedis ku nuk ka stoqe të gjysmë-produkteve (stoqeve fillestare të punës-në-proces). Një situatë e tillë ekziston në shumë ndërmarrje shërbyese. Një ilustrim i thjeshtë është në tekstin në vazhdim: Për të ilustruar se si një punë shërbyese pa stoqe të gjysmë-produkteve përcakton koston duke përdorur qasjen e caktimit të kostos sipas punës në proces, do të përdorim si shembull procesin e pastrimit të dhëmbëve që ofrohet nga shumë dentistë. Kostot e prodhimit dhe numri i pastrimeve (pacientëve të shërbyer) për muajin mars janë dhënë më poshtë:. Materialet direkte Paga e dentistit ShPP-të (kostot indirekte) Kostot totale Numri i pastrimeve €400 €3,500 €2,100 €6,000 300 Kostoja për njësi = €6,000 / 300 = €20 për një pastrimin 3. Procesi i caktimi të kostos me stoqe përfundimtare të gjysmë-produkteve Pesë hapa duhet të ndiqen në përgatitjen e raportit të kostos së prodhimit në sistemin e caktimit të kostos sipas punën në proces: 2
  • 3. 1. 2. 3. 4. 5. Analiza e rrjedhjes së njësive fizike Përllogaritja e njësive ekuivalente Përllogaritja e kostos për njësi Vlerësimi i stoqeve (mallrat e transferuara dhe puna përfundimtare në proces) Konsolidimi (rakordimi) i kostos Këta pesë hapa sigurojë të gjithë informacionin thelbësor të raportit për një kosto të prodhimit. Shkalla e përfundimit (përqindja e kompletimit) të produkteve është një vlerësim subjektiv. Në thelb, menaxheri i prodhimit "me një shikim" të stoqeve përfundimtare të gjysmë-produkteve e bënë vlerësimin e përafërt të kompletimit të tyre. Gjithashtu, është e dobishme të shpjegohet dallimi në vlerësimin e stoqeve midis qasjes sipas metodës FIFO dhe metodës së mesatares së ponderuar. 4. Metoda e caktimit të kostos FIFO Një metodë për përgatitjen e raportit për një departament të prodhimit është metodë FIFO. Sipas metodës FIFO për përcaktimin e kostos, njësitë ekuivalente dhe kostot e prodhimit të stoqeve fillestare të gjysmë-produkteve përjashtohen nga llogaritja e kostos për njësi të periudhës aktuale. Kështu, metoda FIFO pranon se puna dhe kostot e bartura nga periudha paraprake i përkasin asaj periudhe. Në libër është shembulli i metodës FIFO, duke përfshirë analizën e rrjedhjes fizike, llogaritjen e njësive ekuivalente, të përllogaritjes së kostos për njësi, vlerësimin e stoqeve, konsolidimin e kostove dhe shënimet përkatëse në ditar. 5. Metoda e caktimit të kostos me mesatare të ponderuar Metoda e dytë për përgatitjen e raportit për një departament të prodhimit është metoda e mesatares së ponderuar. Metoda e mesatares së ponderuar nuk i regjistron njësitë e ekuivalente të prodhimit dhe kostot e periudhës paraprake veçmas nga njësitë ekuivalente të prodhimit dhe kostot e periudhës së tanishme. Metoda e përcaktimit të kostos sipas mesatares së ponderuar trajton njësitë në stoqet fillestare të gjysmë-produkteve dhe kostot e tyre, sikurse ato t’i përkasin periudhës aktuale. Njësitë dhe kostot e periudhës paraprake janë të bashkuara (shkrira) me kostot dhe njësitë e periudhës aktuale. Kjo është arritur nga mënyra sipas të cilës janë llogaritur njësitë ekuivalente. Në libër është shembulli i metodës së mesatares së ponderuar duke përfshirë analizën e rrjedhjes fizike, llogaritjen e njësive ekuivalente, të përllogaritjes së kostos për njësi, vlerësimin e stoqeve, konsolidimin e kostove dhe shënimet përkatëse në ditar. 6. Trajtimi i mallrave të transferuara Në procesin e prodhimit, disa departamente marrin vazhdimisht mallra të përfunduara pjesërisht nga departamentet e mëparshëm. Këta artikuj trajtohen si mallra të transferuara. Këto mallra të transferuara janë një lloj i materialit direkt për procesin pasues-materialet që i shtohen në fillim të procesit (departamentit prodhues) pasues. Qasja e zakonshme është që të transferojë mallrat e transferuara si një kategori e veçantë materiali kur përllogariten njësitë ekuivalente. Kështu, tani ne kemi tri kategori të input_it prodhues: materialet e transferuara, materialet e drejtpërdrejta të shtuara, dhe kostot e shndërrimit. Kostot e ngarkuara tek njësitë në departamentet paraprake duhet të ri-ngarkohen njësive tek departamenti në të cilën ka filluar të kryhet vazhdohet) puna. 3
  • 4. Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet Rrjedhja fizike, njësitë ekuivalente: Kompania Payson prodhon një produkt që kalon nëpër dy departamente: në atë të përzierjes dhe në atë të gatimit. Të dyja departamente përdorën metodën e mesatares së ponderuar. Në departamentin e përzierjes, të gjitha materialet shtohen në fillim të procesit. Të gjitha input_et tjera prodhuese shtohen në mënyrë uniforme. Informacioni i mëposhtëm i takon departamentit të përzierjes për muajin shkurt: a. Puna fillestare në proces (BWIP), Shkurt 1: 100,000 kg., 100% e përfunduar për sa i përket materialeve direkte dhe 40% e përfunduar në lidhje me kostot e shndërrimit. Kostot që i përcaktohen kësaj pune janë si më poshtë: Materialet e drejtpërdrejta Puna e drejtpërdrejtë Shpenzime indirekte €20,000 €10,000 €30,000 b. Puna përfundimtare në proces (EWIP), 28 shkurt: 50,000kg., 100% e përfunduar për sa i përket materialeve direkte dhe 60% e përfunduar në lidhje me kostot e shndërrimit: Materialet e drejtpërdrejta Puna e drejtpërdrejtë Shpenzime indirekte €211,00 €100,000 €270,000 Kërkohet: 1. 2. 3. 4. Përgatisni një plan të rrjedhjes fizike. Përgatisni një plan të njësive ekuivalente . Përllogarisni koston për njësi ekuivalente. Përllogarisni koston e mallrave të transferuara jashtë dhe koston e punës përfundimtare në proces. 5. Përgatisni konsolidimin (rakordimin) e kostos 6. Përsërisni kërkesat 2-4 duke përdorur metodën FIFO Zgjidhje 1. Plani i rrjedhjes fizike: Njësitë për t’u llogaritur: Njësitë BWIP Njësitë e nisura Totali i njësive për t’u llogaritur Njësitë e llogaritura: Njësitë e përfunduara dhe të transferuara: Të nisura dhe të plotësuara Nga BWIP Njësitë, EWIP Njësitë totale të llogaritura 100,000 320,000 420,000 270,000 100,000 370,000 50,000 420,000 4
  • 5. 2. Plani i njësive ekuivalente: Njësitë e përfunduara Njësitë, (EWIP x përqindja e përfunduar): Materiale të drejtpërdrejta (50,000 x 100%) Kostot e shndërrimit (50,000 x 60%) Njësitë ekuivalente të rezultatit 3. Materialet Kostot e direkte shndërrimit 370,000 370,000 50,000 420,000 Kostoja për njësi ekuivalente: Kostoja për njësi MD (€20,000 + €211,000) / 420,000 Kostoja për njësi KK (€40,000 + €370,000) / 400,000 Kostoja totale për njësi ekuivalente 30,000 400,000 €0.550 €1.025 €1.575 4. Kostoja e mallrave të transferuara dhe e kostos së punës përfundimtare në proces: Kostoja e mallrave të transferuara = €1.575 x 370,000 = €582,750 Kostoja e EWIP = (€0.55 x 50,000) + (€1.025 x 30,000) = €58,250 5. Konsolidimi (rakordimi) i kostos: Kostot për t’u llogaritur BWIP Kostot e shtuara Kostot totale për t’u llogaritur €60,000 €581,000 €641,000 Kostot e llogaritura: Mallrat e transferuara EWIP Kostot totale për t’u llogaritur €582,750 €58,250 €641,000 6. Rezultati FIFO: Plani i njësive ekuivalente: Njësitë e nisura dhe të përfunduara Njësitë, BWIP X përqindja e përfunduar: Njësitë, EWIP X përqindja e përfunduar: Materiale të drejtpërdrejta (50,000 x 100%) Kostot e shndërrimit (50,000 x 60%) Njësitë ekuivalente të rezultatit Kostoja për njësi ekuivalente: MD kostoja për njësi €211,000/320,000 KK kostoja për njësi €370,000/ 360,000 Kostoja totale për njësi ekuivalente Materialet Kostos e direkte shndërrimit 270,000 270,000 60,000 50,000 320,000 30,000 360,000 €0.659 * 1.028 * €1.678 *Të rrumbullakuara Kostoja e mallrave të transferuara dhe kostoja e punës përfundimtare në proces: Kostoja e mallrave të transferuara = (€1.678 x 270,000)+(€1.028 x 60,000)+ €60,000 = €557,170 Kostoja e EWIP = (€0.659 x 50,000) + (€1.028 x 30,000) = €63,790 5
  • 6. Pyetje për shkrim dhe diskutim: 1. Çfarë është një proces? Gjeni një shembull që e ilustron përkufizimin. 2. Përshkruani ndryshimin në mes të caktimit të kostos sipas punës me porosi dhe sipas sistemit të procesit. 3. Çfarë regjistrimesh duhet të bëhen ndërsa mallrat transferohen nga një departament në tjetrin? Po nga departamenti i fundit në magazinë? 4. Çfarë janë kostot e transferueshme? 5. Shpjegoni pse kostot e transferueshme janë një lloj specifik i materialit për departamentin marrës. 6. Çfarë është një raport prodhimi? Përse shërben ky raport? 7. A mund të përdoret caktimi i kostos sipas procesit për firmat e shërbimit? Shpjegojeni. Shpjegoni pse caktimi i kostos sipas procesit mund të përdoren për firmat prodhuese JIT. 8. Çfarë janë njësitë ekuivalente? Pse nevojiten ato në një sistem të caktimit të kostos së procesit? 9. Si ndikohet përllogaritja e njësisë ekuivalente kur materialet e drejtpërdrejta shtohen në fillim ose në fund të procesit dhe jo kur shtrihen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë procesin? 10. Përshkruani pesë hapat në përllogaritjen e aktivitetit prodhues të departamentit të procesit dhe tregoni si ndërlidhen ato. 11. Sipas metodës së mesatares së ponderuar, si trajtohen kostoja e periudhës së mëparshme dhe rezultati? Si trajtohen ato sipas metodës FIFO? 12. Në cilat kushte mesatarja e ponderuar dhe metoda FIFO do të jepnin të njëjtin rezultat? 13. Si dallojnë metoda e mesatares së ponderuar dhe ajo FIFO, në caktimin e kostos së mallrave të transferuara? 14. Si trajtohen kostot e transferueshme në përllogaritjen e njësive ekuivalente? 15. Çfarë është caktimi i kostos sipas operimit? Kur përdoret? 6