Kapitulli 5
Caktimi i kostos së produkteve dhe të shërbimeve: sistemi i punës me porosi
Caktimi i kostos së produkteve e l...
njësi identike të të njëjtit produkt. Duke qenë se njësitë janë të njëjta, kostot e çdo njësie janë
gjithashtu të njëjta. ...
zakonisht përdoren janë: njësitë e prodhuara, orët e punës direkte, vlera monetare (eurot) e
punës direkte, orët e makiner...
veçantë. Tipari kyç i sistemit të caktimit të kostos për punën me porosi, është se kostoja e një
pune dallon nga ajo e një...
c. Aplikimi i kostove indirekte (ShPP-së)
Kostot indirekte (ShPP) u ngarkohen punëve sipas porosive (urdhëresave) duke për...
4.

Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos

Rrjedhja e kostos është mënyra sesi l...
5.

Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte

Përdorimi i një norme të vetme për të aplikua...
Zgjidhje
1.

Norma e paracaktuar e ShPP-së = €600,000*/60,000** orë
= €10 për orë pune direkte

* Totali i kostove indirek...
Pyetje për shkrim dhe diskutim:
1.
2.
3.
4.
5.

6.
7.
8.
9.
10.
11.

12.
13.

Çka është matja e kostos? Po akumulimi i kos...
Detyra 1

Kompania ABC ka vlerësuar kostot në vijim për vitin e ardhshëm:
Materialet direkte
Puna direkte
Provizionet e sh...
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)

167 views
67 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
167
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
1
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)

  1. 1. Kapitulli 5 Caktimi i kostos së produkteve dhe të shërbimeve: sistemi i punës me porosi Caktimi i kostos së produkteve e luan një rol kritik në mjedisin e ri të prodhimit dhe është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në industrinë e shërbimit. Kjo Njësi mësimore vazhdon diskutimin e caktimit të kostos së produkteve dhe shërbimeve që ka filluar në Njësinë mësimore 2. Këtu, gjithashtu prezantohet një temë e rëndësishme siç është caktimi i kostos së produkteve sipas sistemit të punës me porosi. Temat e paraqitura në këtë Njësi mësimore duhet zotëruar mirë, sepse janë konceptet kyçe në këtë lëndë dhe do të jetë bazë për shumë nga njësitë mësimore të mbetura. Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. të bëni dallimin në mes të sistemeve të kontabilitetit të kostos të firmave shërbyese dhe të firmave prodhuese si dhe të produkteve unike dhe të standardizuara. 2. të diskutoni raportin reciprok të akumulimit të kostos matjes së kostos dhe ngarkimit të kostos [të llogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (koeficientin e përvetësimit të ShPP-së), dhe të përdorni këtë shkallë për ngarkimin e ShPP-së prodhimeve]. 3. të shpjegoni ndryshimin në mes të ngarkimit të kostos së punës me porosi dhe ngarkimit të kostos së punës sipas procesit, si dhe të identifikoni dokumentet e burimit të përdorura në caktimin e kostos në punën me porosi. 4. të përshkruani rrjedhjen e kostos që lidhet me caktimin e kostos për punën me porosi dhe të përgatisni regjistrimin në ditar. 5. të shpjegoni, pse norma të shumëfishta të shpenzimeve indirekte mund të preferohen më shumë se një normë e vetme për të gjithë fabrikën Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 5. 1. Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos - Ngarkimi i kostos Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte (OM1) (OM2) (OM3) (OM4) (OM5) Firmat prodhuese përkundrejt firmave shërbyese Prodhimi përfshinë bashkimin e materialeve direkte, punës direkte dhe ShPP-ve për të prodhuar një produkt të ri. Produkti (Malli) i prodhuar është i prekshëm, dhe mund të inventarizohen (futet në stoqe respektivisht magazinohen) dhe transportohen nga fabrika tek konsumatori. Shërbimi karakterizohet nga natyra e tij paprekshme. Ai nuk mund të ndahet nga konsumatori dhe nuk mund të inventarizohet (nuk mund futet në stoqe respektivisht magazinohen). Produktet dhe shërbimet unike përkundrejt atyre të standardizuara: Një mënyrë tjetër për të karakterizuar produktet dhe shërbimet është sipas shkallës së të qenit unik. Nëse një firmë prodhon produkte unike në grupe të vogla dhe nëse këto produkte krijojnë kosto të ndryshme, atëherë firma duhet të përcjellë kostot e çdo produkti ose grupi. Kësaj i referohemi si sistemi i vendosjes së kostos për punën me porosi. Krejtësisht ndryshe, kompania mund të bëjë shumë 1
  2. 2. njësi identike të të njëjtit produkt. Duke qenë se njësitë janë të njëjta, kostot e çdo njësie janë gjithashtu të njëjta. Përllogaritja e kostove të njësive identike është relativisht e lehtë dhe kësaj i referohemi si sistemi i caktimit të kostos sipas procesit. 2. Ndërtimi i sistemit të kontabilitetit të kostos Një sistem i mirë i informacionit të kontabilitetit të kostos është fleksibël dhe i besueshëm. Ai siguron informacione për një shumëllojshmëri qëllimesh dhe mund të përdoret për t’iu përgjigjur llojeve të ndryshme të pyetjeve. Në përgjithësi, sistemi është përdorur për të përmbushur nevojat e akumulimit të kostos, matjen e kostos dhe ngarkimin e kostos. Akumulimi i kostos - i referohet dallimit dhe regjistrimit të kostos. Kontabilisti i kostos duhet të krijojë dokumente burimore që përcjellin kostot, kur ato të ndodhin. Një dokument burimor përshkruan një transaksion. Të dhënat nga këto dokumente burimore mund të regjistrohen në një bazë të dhënash. Regjistrimi i të dhënave në një bazë të dhënash iu mundëson llogaritarëve dhe menaxherëve të kenë fleksibilitetin që të analizojnë nëngrupin e të dhënave, që nevojiten për të ndihmuar në marrjen e vendimeve nga menaxherët. Matja e kostos - Kostot e akumuluara, nënkuptohen thjesht, si kosto që janë të regjistruara për përdorim. Këto kosto duhet të klasifikohen ose të organizohen në një mënyrë të arsyeshme dhe pastaj të ndërlidhen me njësitë e prodhuara. Dy mënyrat e zakonshme, që përdoren për të matur kostot që shoqërojnë prodhimin janë:   caktimi i kostos aktuale - kërkon që firma të përdorë koston aktuale të të gjitha burimeve të përdorura në prodhim, për të përcaktuar koston për njësi d.m.th shfrytëzon kostot aktuale për materialet direkte, punën direkte dhe shpenzimet indirekte, për të përcaktuar koston për njësi, dhe caktimi i kostos normale - kërkon që firma të aplikojë kostot aktuale të materialeve direkte dhe të punës direkte për njësitë e prodhuara, por shpenzimet indirekte aplikohen në bazë të një vlerësimi të paracaktuar (sipas normës së paracaktuar të ShPPsë respektivisht koeficientit të përvetësimit). Ngarkimi i kostos - Pasi kostot janë akumuluar dhe matur, ato u ngarkohen njësive të produktit të prodhuar, ose njësive të shërbimit të kryer, në mënyrë që të fitohet kostoja për njësi. Së pari, është e nevojshme që të shohim përcaktimin e kostos për njësi. Kostot e materialeve direkte dhe të punës direkte, për njësitë e prodhimit, gjurmohen (vëzhgohen) thjesht. Ka një marrëdhënie të qartë mes sasisë së materialeve dhe punës së përdorur dhe nivelit të prodhimit. Pasi që, kostot aktuale e materialeve dhe e punës njihen mirë në çdo moment kohor, këto kosto aktuale mund të përdoren për përcaktimin e kostos për njësi. Për dallim nga kostot e materialeve dhe punës, kostot indirekte aplikohen duke përdorur një normë të paracaktuar, të bazuar në kostot indirekte të planifikuara në buxhet dhe sasinë e buxhetuar të faktorit nxitës. Shfaqen dy çështje që duhet konsideruar. Njëra është zgjedhja e veprimtarisë bazë ose e faktorit nxitës, ndërsa tjetra është niveli i veprimtarisë. Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) mund të llogaritet me formulën e mëposhtme: Norma (shkalla) e paracaktuar e ShPP-së = = ShPP e buxhetuar vjetore / Niveli i buxhetuar vjetor i aktiviteteve Siç u cekë më lartë, një element i rëndësishëm i normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) është zgjedhja e bazës së aktiviteteve. Nxitësit e aktiviteteve që 2
  3. 3. zakonisht përdoren janë: njësitë e prodhuara, orët e punës direkte, vlera monetare (eurot) e punës direkte, orët e makinerisë, materialet direkte etj. Elementi i dytë për gjetjen e normës së paracaktuar të ShPP-së (koeficientit të përvetësimit të ShPP-së) është zgjedhja e nivelit të aktiviteteve. Katër nivelet potenciale të aktiviteteve janë: 1. niveli i pritshëm i aktiviteteve - është niveli i prodhimit që firma pret të arrijë për vitin e ardhshëm, 2. niveli normal i aktiviteteve - është përdorimi mesatar i veprimtarisë, që një firmë provon në një periudhë afatgjatë (volumi normal përllogaritet për më shumë se një vit), 3. niveli teorik i aktiviteteve - është veprimtaria e prodhimit maksimal absolut të një firme prodhuese. Ai është rezultati që mund të realizohet, nëse çdo gjë funksionon në mënyrë të përsosur dhe 4. niveli praktik i aktiviteteve - është rezultati maksimal që mund të realizohet, nëse çdo gjë funksionon në mënyrë efikase. Funksionimi efikas lejon disa pa-përsosmëri; avaritë e makinerive, ndonjë mungesë dhe punëtorët që nuk japin maksimumin e tyre etj. Ka dy koncepte themelore në aplikimin e ShPP-së që duhet theksuar: 1. ShPP e aplikuar është bazë për llogaritjen e kostos indirekte (ShPP-së) për njësi. 2. ShPP e aplikuar është shumë rrallë e barabartë me ShPP-në aktuale të periudhës. Kur ShPP-ja aplikohet, mund të ketë një mospërputhje (variancë) të ShPP-së. Mospërputhja (varianca) e ShPP-së është ndryshimi në mes ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Nëse ShPP-ja aktuale është më e madhe se sa ShPP-ja e aplikuar, atëherë mospërputhja quhet ShPP e nën-aplikuar. Nëse ShPP-ja e aplikuar është më e lartë se sa ShPP-ja aktuale, atëherë mospërputhja quhet ShPP e mbi-aplikuar. Korrigjimi i mospërputhjes (variancës) së ShPP-së bëhet në një prej dy mënyrave: 1. Nëse mospërputhja e ShPP-së nuk është materiale, mospërputhja e ShPP-së në tërësi mund të korrigjohet me KMSH-në (koston e mallit të shitur). 2. Nëse mospërputhja e ShPP-së është materiale, vlera korrigjuese e mospërputhjes së ShPP-së duhet të ndahet mes punës në proces, mallrave të përfunduar dhe kostos së mallrave të shitur, bazuar në vlerën përfundimtare të ShPP-së së aplikuar në secilën llogari (konto). Nëse SHPP janë të …. Mënyra 1 (varianca jo materiale) Mënyra 2 (varianca materiale) NËNVLERËSUARA (SHPP e aplikuar është më e vogël se SHPP aktuale) RRITJEN E KMSH RRITJEN E Punës në proces Prodhimeve të Gatshme KMSH MBIVLERËSUARA (SHPP e aplikuar është më e madhe se SHPP aktuale) ZVOGËLIMIN E KMSH ZVOGËLIMIN E Punës në proces Prodhimeve të Gatshme KMSH 3. Sistemi i caktimit të kostos për punën me porosi: Përshkrim i përgjithshëm Në sistemin e caktimit të kostos së prodhimit sipas punës me porosi, kostot akumulohen sipas punës (porosisë; urdhëresës), d.m.th. një punë lidhet me një porosi (urdhëresë) të një klienti të 3
  4. 4. veçantë. Tipari kyç i sistemit të caktimit të kostos për punën me porosi, është se kostoja e një pune dallon nga ajo e një pune tjetër dhe duhet të monitorohet veçanërisht. Kompanitë me një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve të veçanta (që dallojnë mes veti), përdorin këtë sistem. Kostoja për njësi llogaritet duke pjesëtuar kostot totale të prodhimit të porosisë (urdhëresës) së caktuar me numrin njësive të prodhuara sipas asaj porosie. Është e rëndësishme të kuptohen dokumentet të ndryshme që përdoren në sistemin e caktimit të kostos së prodhimit sipas punës me porosi. a. Formulari i kërkesës për materiale Kostoja e materialeve direkte i ngarkohet punës (sipas porosisë) përmes përdorimit të një dokumenti burimor, i cili quhet si formulari i kërkesës për materialet. Kur materialet lëshohen për prodhim, formulari i kërkesës për materiale identifikon punën, sasinë, llojin e materialeve, si dhe koston e materialeve. Ky dokument është dokument burimor për ngarkimin e kostove të materialeve porosive (urdhëresave) individuale të punës. Listë-kërkesa për materiale Kërkesa nr. _____________________ Data: ___________________ Puna nr. _____________________ Departamenti: ___________________ Përshkrimi Sasia Kosto për njësi Kosto totale Gjithsej: Nënshkrimi i personit përgjegjës___________________ b. Lista (kartela) e kostos së punës Lista (kartela) e kostos së punës është dokumenti burimor i cili përdoret për të ngarkuar kostot e punës sipas porosive (urdhëresave) të veçanta. Kur një punëtor punon në një punë, mbush kartelën e punës duke saktësuar kohen e kaluar në kryerjen e asaj punë dhe tarifën (normën) për orë pune. Lista (kartela) e orëve të punës Lista e orëve nr. _____________________ Data: ___________________ Punëtori: Departamenti: ___________________ Koha e fillimit _____________________ Koha e mbarimit Orët e punuara Tarifa për orë pune Vlera Puna numër Gjithsej: Nënshkrimi i mbikëqyrësit: ___________________ 4
  5. 5. c. Aplikimi i kostove indirekte (ShPP-së) Kostot indirekte (ShPP) u ngarkohen punëve sipas porosive (urdhëresave) duke përdorur normën të paracaktuar të ShPP-së. Nëse norma bazohet në orët e punës direkte, atëherë informacionet nga lista e orëve të punës dhe norma e paracaktuar e ShPP-së përdoren për të aplikuar koston indirekte për porosinë e caktuar. Nëse është përdorur ndonjë tjetër faktor nxitës (faktor i aktiviteteve) si p.sh., orët e makinerisë, atëherë duhet të përdoret tjetër dokument burimor dhe të llogaritet kostoja po ashtu, d.m.th. që shuma e llogaritur e faktorit tjetër të aktivitetit, në këtë rast, sipas orëve të makinerisë, duhet të kalohet dhe të mblidhen në kartelën e kostos së punës. Punonjësit duhet të krijojnë një dokument burimor që do të gjurmoj (vëzhgojë) orët e makinerisë, të përdorura për çdo punë. d. Përllogaritja e kostos për njësi - Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi Pasi të jetë përfunduar një punë, kostoja e saj totale e prodhimit përllogaritet, duke përcaktuar në fillim totalin e kostove të materialeve direkte, të punës direkte dhe të kostove indirekte (ShPP-së), ndërsa më pas, duke i mbledhur këto totale individuale. Totali i përgjithshëm pjesëtohet me numrin e njësive të prodhuara, për të nxjerrë koston për njësi. Dokumenti për mbledhjen e të gjitha shpenzimeve që i përkasin një punë është Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi, i cila identifikon porosinë dhe i mbledh kostot e materialeve, të punës, dhe ShPP-në (kostot indirekte) për porosinë përkatëse. Formulari (kartela) i përgjigjet regjistrimit në regjistrin kryesor të stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në proces). Mbledhja e të gjithë formularëve (kartelave) të kostos së punës, përcakton dokumentin e stoqeve të gjysmë-produkteve (punës në proces), respektivisht, totali i kostove të të gjithë formularëve duhet të jetë e barabartë me totalin e llogarisë kontrolluese të gjysmë-produkteve (punës në proces). Kompania ABC Formulari (kartela) e kostos së punës për porosi Urdhëresa e punës: 16 Për: Kompaninë XYZ Data e porosisë: Përshkrimi i artikullit: Valvula Data e përfundimit: Sasitë e përfunduara: 100 Data e dërgimit: Materialet direkte Kërkesa Shuma 12 €300 18 €450 €750 Lista 68 72 Puna direkte Orët Norma 8 €6 10 €7 Përmbledhja e kostos: Materialet direkte: Puna direkte: Kostot indirekte (ShPP) Kostot totale të porosisë Kostoja për njësi (100 njësi) €750 €118 €180 €1,048 €10.48 Shuma €48 €70 €118 02/04/2012 24/04/2012 25/04/2012 Kostot indirekte (ShPP) Orët NP e ShPP Shuma 8 €10 €80 10 €10 €100 €180 Numri i njësive të dërguara Data Sasia Saldo 24/04/2012 40 60 25/04/2012 60 0 5
  6. 6. 4. Caktimi i kostos për punën me porosi: Përshkrimi specifik i rrjedhjes së kostos Rrjedhja e kostos është mënyra sesi llogariten kostot, prej momentit, kur ato ndodhin, deri në momentin kur njihen si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave. Rrjedhja e kostove të prodhimit, në sistemin e caktimit të kostos për punën me porosi duhet të trajtoi tri elementet e kostos së prodhimit    materialet direkte, punën direkte dhe koston indirekte (ShPP) Shembulli i mëposhtëm ilustron rrjedhën e kostos që shoqëron koston e punës me porosi dhe regjistrimet elementare të kontabilitetit në ditar. Shembull: Një kompani ndërtimore gjatë vitit ka punuar në tri shtëpi. Më poshtë janë të dhënat që lidhen me këtë aktivitet. Materialet direkte Shtëpia #1 Shtëpia #2 Shtëpia #3 Totali i materialeve direkte € 90,000 100,000 30,000 €220,000 Puna direkte Shtëpia #1 € 65,000 Shtëpia #2 70,000 Shtëpia #3 15,000 Totali i punës direkte €150,000 Kosto indirekte (ShPP) aplikohet me 50% të kostos së punës direkte. Formularët (kartelat) e kostos së punës për porosi MD €90,000 Shtëpia #1 PD €65,000 Gjithsej: ShPP €32,500 €187,500 MD €30,000 MD €100,000 Shtëpia #3 PD €15,000 Gjithsej: Shtëpia #2 PD €70,000 Gjithsej: ShPP €35,000 €205,000 ShPP €7,500 €52,500 Shtëpitë #1 dhe #2 janë kompletuar gjatë periudhës. Shtëpia #1 është shitur për €200,000. T-Llogaritë Puna në proces 220,000 150,000 187,500 75,000 205,000 52,500 Prodhimet e gatshme 187,500 205,000 187,500 KMSH 187,500 205,000 187,500 6
  7. 7. 5. Normat e vetme kundrejt normave të shumëfishta të shpenzimeve indirekte Përdorimi i një norme të vetme për të aplikuar (ngarkuar) kostot indirekte porosisë së veçantë, mund të rezultojë me aplikimin (ngarkimin) e padrejtë të kostove indirekte produkteve të porosisë përkatëse. Kjo mund të ndodhë në qoftë se baza e aktivitetit nuk ndërlidhet edhe me konsumin e burimeve të kostove indirekte (ShPP-së). Një prej mënyrave për të përmirësuar aplikimin (ngarkimin) kostove indirekte është përdorimi i normave të paracaktuara të departamenteve apo metodën e kostove të bazuara në aktivitete (ABC). Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet Kostoja e punës, shpenzimet indirekte, kostoja për njësi Kompania Bostian përdor një sistem normal për caktimin e kostos së punës me porosi. Ajo e kryen shumicën e punëve përmes dy departamenteve. Më poshtë janë paraqitur të dhënat e buxhetuara dhe aktuale për vitin e kaluar. Po ashtu, janë paraqitur edhe të dhënat për një ose disa punë të kryera gjatë vitit: Kosto indirekte të buxhetuara Kosto indirekte aktuale Veprimtaria e pritshme (orët e punës direkte) Orët e pritshme të makinerive Materialet direkte Kosto e punës direkte: Departamenti A ( 5,000 orë @ €6 për orë) Departamenti B ( 1,000 orë @ €6 për orë) Orët e makinerisë që janë përdorur: Departamenti A Departamenti B Njësitë e prodhuara Departamenti A €100,000 €110,000 50,000 10,000 Departamenti B €500,000 €520,000 10,000 50,000 Puna 10 €20,000 €30,000 6,000 100 1,200 10,000 Kompania Bostian përdor një normë të paracaktuar të ShPP-së, të ngarkimit të kostove indirekte (ShPP) që i bëhet punës, për tërë fabrikën. Orët e punës direkte, përdoren për të përllogaritur normën e paracaktuar indirekte. Bostian-i i përcakton çmimet e punës në bazë të kostos plus 30%. Kërkohet: 1. Përllogarisni normën e paracaktuar të ShPP-së (kostove indirekte). 2. Duke përdorur normën e paracaktuar, llogarisni koston e prodhimit për njësi, për punën 10. 3. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Përgatisni regjistrimin në ditar për përfundimin dhe shitjen e punës 10. 4. Rillogarisni koston e prodhimit të njësisë për punën 10, duke përdorur normat indirekte të departamentit. Përdorni orët e punës direkte për departamentin A dhe orët e makinerive për departamentin B. A siguron kjo metodë një kosto më të saktë për njësi? Shpjegoni. 5. Supozoni se puna 10 përfundoi në maj dhe u shit në shtator. Duke përdorur punën që keni bërë në Kërkesën 4, përgatisni regjistrimet në ditar, për plotësimin dhe shitjen e punës 10. 7
  8. 8. Zgjidhje 1. Norma e paracaktuar e ShPP-së = €600,000*/60,000** orë = €10 për orë pune direkte * Totali i kostove indirekte të Departamentit A dhe B (€100,000 + €500,000 = €600,000) ** Totali i orëve të pritshme të punës direkte në Departamentin A dhe B (50,000 + 10,000 = 60,000 orë) 2. Materialet direkte €20,000 Puna direkte (6,000 orë x €6) 36,000 Kosto indirekte (6,000 orë x €10) 60,000 Kostot totale të prodhimit €116,000 Kostoja për njësi (€116,000/10,000) €11.60 3. Mallrat e përfunduara Gjysmë-produktet Kostoja e mallrave të shitura Mallrat e përfunduara €116,000 €116,000 €116,000 €116,000 Shitjet* Llogaritë e pritshme €150,800 €150,800 *Shitjet = €116,000 + (€116,000 x 30%) = €150,000 4. Norma e paracaktuar për departamentin A = €100,000 /50,000 = €2 për orë pune direkte Norma e paracaktuar për Departamentin B = €500,000/50,000 = €10 për orë makinerie. Materialet direkte €20,000 Puna direkte €36,000 Kosto indirekte (ShPP): Departamenti A (5,000 x €2) €10,000 Departamenti B (1,200 x €10) €12,000 Kostot totale të prodhimit €78,000 Kostoja për njësi (€78,000/10,000) €7.80 Ngarkimi i shpenzimeve indirekte, duke përdorur normat e departamentit është më i saktë, sepse ka një lidhje më të lartë me shpenzimet indirekte të ngarkuara dhe të konsumuara. Vini re se puna 10 shpenzon kohën më të madhe në departamentin A, i cili është më pak intensiv në mbulimin e kostos. Normat e departamentit reflektojnë më mirë këtë kohë dhe konsum të ndryshëm, sesa normat e fabrikës. 5. Mallrat e përfunduara Gjysmë-produktet Kostoja e mallrave të shitura Mallrat e përfunduara Shitjet* Llogaritë e marra €78,000 €78,000 €78,000 €78,000 €101,400 €101,400 *Shitjet = €78,000 + (€78,000 x 30%) = €101,400 8
  9. 9. Pyetje për shkrim dhe diskutim: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12. 13. Çka është matja e kostos? Po akumulimi i kostos? Cili është ndryshimi mes tyre? Pse caktimi aktual i kostos për caktimin e kostos së produktit përdoret rrallë? Shpjegoni ndryshimet në mes të caktimit të punës me porosi dhe caktimit të kostos të procesit. Cilat janë ndryshimet në mes të një sistemi të caktimit manual të kostos për punën me porosi dhe të një sistemi të automatizuar? Cili është roli i formularëve të kërkesës së materialeve në një sistem të caktimit të kostos së punës me porosi? Po i kartave të kohës? Po ai i normave të paracaktuara të shpenzimeve indirekte? Shpjegoni pse normat e shumëfishta të shpenzimeve indirekte parapëlqehen më shumë se normat e shpenzimeve indirekte për tërë fabrikën. Shpjegoni rolin e faktorëve nxitës të veprimtarisë në ngarkimin e kostove të produkteve. Jepni përkufizimin e termave të mëposhtëm: veprimtari aktuale e pritshme, veprimtari normale, veprimtari praktike dhe veprimtari teorike. Pse dikush do ta parapëlqente një veprimtari normale, në vend të një veprimtarie aktuale të pritshme, për të përllogaritur normën e paracaktuar të shpenzimeve indirekte? Pse nuk përdoren zakonisht njësitë e rezultatit si masë për prodhimin, kur përllogaritet një normë e paracaktuar e shpenzimeve indirekte? Kompania ABC ka një normë të paracaktuar të shpenzimeve indirekte prej €5 për orën e punës direkte. Formulari i kostos së punës me porosi për punën 145 tregon 1,000 orë pune direkte, që kushtojnë €10,000 dhe kërkesën për materiale që arrin në €7,500. Puna 145 ka pasur 500 njësi të plotësuara dhe të transferuara në stoqet e mallrave të përfunduara. Cila është kostoja për njësi për punën 145? Pse kërkesat e llogaritjes për caktimin e kostos së punës me porosi janë më kërkuese, sesa ato për përcaktimin e kostos të procesit? Shpjegoni ndryshimin në mes të kostos normale të mallrave të shitura dhe kostos së rregulluar të mallrave të shitura. 9
  10. 10. Detyra 1 Kompania ABC ka vlerësuar kostot në vijim për vitin e ardhshëm: Materialet direkte Puna direkte Provizionet e shitjes Paga e mbikëqyrësit të prodhimtarisë Materialet indirekte Shpenzimet e reklamës Qiraja për pajisjet e fabrikës 60,000 220,000 300,000 140,000 20,000 44,000 64,000 Kompania ABC ka vlerësuar se 40,000 orë të punës direkte dhe 64,000 orë pune të makinerisë do të punohen gjatë vitit. Kërkohet: Nëse shpenzimet e përgjithshme aplikohen në bazë të orëve të punës së makinerisë, sa do të jetë norma e paracaktuar e e ShPP-së për orë? Detyra 2 Kompania ABC disponon me të dhënat në vijim: ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) variabile ShPP-ja e planifikuar (buxhetuar) fikse ShPP-ja aktuale variabile ShPP-ja aktuale fikse Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove të planifikuara: Orët e punës direkte Kostoja e punës direkte Orët e punës së makinerisë Organizimet e prodhimtarisë Nivelet e aktiviteteve drejtuese të kostove aktuale: Orët e punës direkte Kostoja e punës direkte Orët e punës së makinerisë Organizimet e prodhimtarisë €44,000 €31,000 €45,000 €35,000 20,000 €100,000 40,000 10,000 21,000 €110,400 37,460 9,520 a. Nëse puna sipas urdhëresës #400 përdorë 5,116 orë-pune të makinerisë, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orën e punës së makinerisë si drejtues kostosh. b. Nëse puna sipas urdhëresës #200 përdorë 1,676 orë-pune të punës direkte, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur orët e punës direkte si drejtues kostosh. c. Nëse puna sipas urdhëresës #300 përdorë €17,472 kosto të punës direkte, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur kostot e punës direkte si drejtues kostosh. d. Nëse puna sipas urdhëresës #500 përdorë 460 nga organizimet e prodhimtarisë, të llogaritet ShPP-ja e aplikuar duke përdorur organizimet e prodhimtarisë si drejtues kostosh. 10

×