04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc

1,451 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,451
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
32
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc

  1. 1. Kapitulli 17 Analiza Kosto-Vëllim-Fitim Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. shpjegoni përse ndërmarrjet e masin fitimin dhe llogarisin masat e fitimit, duke përdorur koston e përvetësimit (absorbuese) dhe koston variabile(margjinale) - kapitulli 19, Objektiva mësimore 4; Menaxhimi i kostos: Kontabilitet dhe Kontroll 5e,2006, Hansen & Mowen. 2. përcaktoni numrin e njësive që duhet të shiten, për të qenë rentabël ose për të arritur fitimin e synuar; 3. llogarisni sasinë e të hyrave që kërkohen, për të qenë rentabël ose për të arritur fitimin e synuar; 4. përgatisni një grafik vëllim-fitim dhe një grafik kosto-vëllim-fitim dhe të shpjegoni kuptimin e secilit. 5. shpjegoni ndikimin e riskut, pasigurisë dhe variablat e ndryshueshëm në analizën kosto-vëllimfitim; Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 5. Matja e fitimit (kapitulli 19, Objektiva mësimore 4) Pika e rentabilitetit në njësi Pika e rentabilitetit në vlerë monetare (euro) të shitjeve Paraqitja grafike e marrëdhënieve Kosto-Vëllim-Fitim (CVP) Ndryshimet në variablat e analizës Kosto-Vëllim-Fitim (CVP) (OM 1) (OM 2) (OM 3) (OM 5) (OM 6) 1. Matja e fitimit Fitimi është një masë e ndryshimit midis asaj që një kompani fut në prodhimin dhe shitjen e produktit ose shërbimit dhe asaj që ajo pranon. Fitimi gjithashtu mund të definohet si shkalla për të cilën kompania bëhet më e pasur, në bazë të angazhimit në transaksione. Dy qasje të caktimit të kostos së prodhimit dhe matjes së fitimit do të diskutohen në këtë objektivë mësimore (caktimi i kostos absorbuese dhe kostos variabile). A. Caktimi i kostos absorbuese dhe kostos variabile Kostoja absorbuese (përvetësuese) përdoret për në kontabilitetit financiar dhe përgatitjen e taksave, por shpesh kjo metodë nuk është e përshtatshme për vendimmarrësit e brendshëm. Kontabilistët menaxherial preferojnë koston variabile (margjinale), por kjo metodë nuk mund të përdoret për pasqyrat financiare apo për qëllime tatimore. Klasifikimi i kostove si kosto të prodhimit apo kosto të periudhës (periodike) sipas kostos absorbuese dhe kostos variabile është si vijon: Materialet direkte Puna direkte ShPP variabile Kosto absorbuese Prodhimit Prodhimit Prodhimit Kosto variabile Prodhimit Prodhimit Prodhimit 1
  2. 2. ShPP fikse Shpenzimet e shitjes Shpenzimet administrative Prodhimit Periodike Periodike Periodike Periodike Periodike ShPP fikse është kostoja e vetme që ndryshon klasifikimin mes dy metodave. B. Vlerësimi i stoqeve Në këtë pikë, mund të ndihmojë diskutimi lidhur me marrëdhëniet midis prodhimit, shitjes dhe fitimit. Kjo zakonisht ndihmon të duket se si rrjedha e ShPP_së fikse brenda dhe jashtë vlerës së stoqeve mund të krijojnë dallimet në mes dy fitimeve. Marrëdhëniet në mes të prodhimit, shitjes dhe fitimit janë si më poshtë: Nëse Prodhimi > Shitjet Prodhimi < Shitjet Prodhimi = Shitjet atëherë fitimi i caktuar sipas: kostos absorbuese > kostos variabile kostos absorbuese < kostos variabile kostos absorbuese = kostos variabile C. Avantazhet dhe disavantazhet e metodës së caktimit të kostos sipas kostos variabile Vlerësimet e performancës, raportimi i segmentuar, planifikimi dhe kontrolli janë disa arsye për të përdorur metodën e caktimit të kostos bazuar në koston variabile. Disa nga avantazhet e përdorimit të kësaj metode janë: 1. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile nuk e ‘fut’ koston fikse në llogaritjen e kostos së mallrave të shitura. 2. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile na mundëson të përqendrohemi në kostot fikse. 3. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile na mundëson kryerjen e analizave inkremetale dhe ndihmon në vendim-marrje. 4. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile na mundëson për të kryer raportimin e segmentuar. 5. Fitimi neto sipas metodës së caktimit të kostos bazuar në koston variabile është e lidhur shumë (korrelacion në shkallë të lartë) me ndryshimet në shitje dhe prodhim. Disavantazhet e përdorimit të metodës së caktimit të kostos bazuar në koston variabile: 1. është më shumë e përqendruar në afat të shkurtër. 2. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile mund të çojë në injorimin e ndikimit të kostove fikse në vendimmarrje. 3. metoda e caktimit të kostos bazuar në koston variabile është e shtrenjtë për t'u zbatuar. 2. Pika e rentabilitetit në njësi Analiza VP fokusohet në çmime, të hyrat, vëllime, kosto, fitime, dhe shitjet. Përfitimet nga analiza kosto-vëllim-fitim (CVP) përfshijnë ndihmën në: 1. 2. 3. 4. përcaktimin e çmimit të produkteve analizimin e ndikimit që vëllimi ka në fitimin afatshkurtër fokusimin në ndikimin që ndryshimet në kosto kanë në fitim analizimin se si përzierjet e produkteve ndikojnë në fitim 2
  3. 3. Kapitulli fillon duke paraqitur se si të gjeni pikën e rentabilitetit në numrin e njësive që duhet shitur. Qasja sipas fitimit operativ përdor ekuacionin bazë të paraqitur më poshtë: Fitimi operativ = Të hyrat nga shitjet – kostot variabile – kostot fikse Të hyrat nga shitja janë të barabarta me numrin e njësive të shitura shumëzuar çmimi për njësi. Kostot totale variabile janë të barabarta me kostot variabile për njësi shumëzuar numrin e njësive të shitura. Andaj, barazimi i fitimit operativ mund të shprehet si më poshtë: Fitimi operativ = (Çmimi i shitjes x Numri i njësive) - (KV për njësi x Numri i njësive) – Totali i KF Pika e rentabilitetit në njësi mund të gjendet duke përdorur formulën e mëposhtme: Pika e rentabilitetit në njësi = Shpenzimet fikse / Marzha e kontributit për njësi Numri i njësive që duhet të shiten për të arritur një fitimin e synuar operativ mund të gjendet duke përdorur formulën e mëposhtme: Njësitë që duhet të shiten për të arritur një fitim të synuar = = (kostot fikse + fitimi i synuar para tatimit) / Marzha e kontributit për njësi Për të përcaktuar numrin e njësive që duhet të shiten për të arritur një fitim të synuar pas tatimit, duhet që, së pari, të konvertohet fitimi pas tatimit në fitimin e synuar para tatimit. Për ta bërë këtë, duhet të pjesëtoni fitimin e synuar pas taksave me (1-norma e fitimit). Pastaj, fitimi i synuar para tatimit mund të përdoret në formulën e fitimit të synuar të paraqitur më sipër. 3. Pika e rentabilitetit në vlerë monetare (euro) të shitjeve Pika e rentabilitetit në vlerë të të hyrave nga shitja mund të gjendet duke përdorur formulën e mëposhtme: Pika e rentabilitetit në vlerë monetare (euro) të shitjes = = Shpenzimet fikse / Raporti (koeficienti) i marzhës së kontributit Raporti (koeficienti) i marzhë së kontributit gjendet duke pjesëtuar marzhën e kontributit dhe të hyrat nga shitjet. Vlera monetare (eurot) e shitjeve e nevojshme për të arritur fitimin operativ të synuar mund të gjendet duke përdorur formulën e mëposhtme: Vlera monetare (eurot) e shitjeve të nevojshme për të arritur fitimin operativ të synuar = = (kostot fikse + fitimi i synuar para tatimit) / Raporti (koeficienti) i marzhës së kontributit Kjo mund të paraqitet si në shembullin e mëposhtëm: Kostot fikse Çmimi i shitjes njësi Kosto variabile për njësi = €40,000 =€ 10 =€ 6 1. Sa është numri i njësive për të arritur pikën e rentabilitetit? Pika e rentabilitetit në njësi = €40,000 / (€10 - €6) = €40,000 / €4 = 10,000 njësi 3
  4. 4. Pika e rentabilitetit në njësi poashtu mund të gjenden si në vijim: Le të jetë X = numri i njësive për pikën e rentabilitetit. Fitimi operativ €0 €10X - €6X €4X X = Të hyrat nga shitja – kostot variabile – kostot fikse = €10X - €6 - €40,000 = €40,000 = €40,000 = 10,000 njësi 2. Sa është vlera monetare (eurot) e shitjeve për pikën e rentabilitetit? Vlera monetare (eurot) e shitjeve për pikën e rentabilitetit = €40,000 / (€4 / €10) = €40,000 / 0,40 = €100,000 3. Të përgatitet pasqyra e të ardhurave për nivelin e pikës së rentabilitetit: Shitjet (10,000 x €10) - Kostot variabile (10,000 x €6) Marzha e kontributit - Kostot fikse Fitimi para tatimit - Tatimi në fitim Fitimi pas tatimit €100,000 60,000 €40,000 40,000 €0 0 €0 4. Sa njësi duhet të shiten për fitimin e synuar para tatimit në vlerë prej €20,000? Njësitë që duhet të shiten për të arritur fitimin prej €20,000 = (€40,000 + €20,000) / €4 = €60,000 / €4 = 15,000 njësi 4. Paraqitja grafike e marrëdhënieve të analizës CVP Paraqitjet grafike mund të ndihmojnë në kuptimin e mëtejshëm të marrëdhënieve CVP. Paraqitja grafike mund t’i ndihmojë menaxherët që të shohin dallimin midis kostos variabile dhe të hyrave. Gjithashtu grafikët mund t’i ndihmojnë menaxherët që ta kuptojnë me shpejtësi se çfarë ndikimi do të ketë një rritje ose ulje e shitjeve në pikën e rentabilitetit. Dy grafikët bazë, të analizës CVP janë grafiku ‘kostovëllim-fitim’ dhe grafiku ‘vëllim-fitim’. Analiza CVP bazohet në disa supozime: 1. Analiza supozon një funksion linear të të hyrave dhe një funksion linear të kostove. 2. Analiza supozon se çmimi, kostot totale fikse dhe kostot variabile për njësi mund të identifikohen me saktësi dhe të mbeten konstante gjatë kufirit përkatës (rangut relevant). 3. Analiza supozon se ajo që prodhohet shitet. 4. Çmimet e shitjeve dhe kostot supozohen si të njohura me saktësi. 4
  5. 5. Grafiku ‘Vëllim-Fitim’ Fitimi Grafiku ‘vëllim-fitim’ paraqet marrëdhënien midis fitimit dhe vëllimit të shitjeve. Zona e fitimit Pika e rentabilitetit 0 Vëllimi i shitjeve Humbja Zona e humbjeve Grafiku ‘Kosto-Vëllim-Fitim’ Grafiku kosto-vëllim-fitim përshkruan marrëdhënien midis kostos, vëllimit dhe fitimit. Së pari, do të paraqiten grafikët e ndarë të kostove totale fikse dhe kostove variabile (figura 1 dhe 2). Pastaj, me kombinimin e tyre paraqitet grafiku i tretë (figura 3) që tregon kostot totale dhe në fund me shtimin e grafikut të të hyrave nga shitja do të përcaktohet pika e rentabilitetit që është pikëprerja e grafikut të kostos totale dhe grafikut të të hyrave nga shitja (figura 4). Kjo figurë paraqet grafikun ‘Kosto-VëllimFitim’. Y Y Fig. 1 Grafiku i kostos fikse X Fig. 2 Grafiku i kostos variabile X 5
  6. 6. Të hyrat nga shitja Y Y Kosto totale Kosto totale Pika e rentabilitetit Fig. 3 Grafiku i kostos totale X Fig. 4 Grafiku ‘Kosto-Vëllim-Fitim’ (Grafiku i pikës së rentabilitetit) X 5. Ndryshimet në variablat CVP Meqenëse kompanitë operojnë në një botë dinamike, ato duhet të jenë të vetëdijshme për ndryshimet në çmime, kostot variabile dhe kostot fikse. Ato, gjithashtu duhet të llogarisin në efektet e riskut dhe të pasigurisë. Këtu do t’i hedhim një sy efekteve që kanë ndryshimet e çmimeve, kostot variabile të njësisë dhe kostot fikse, në pikën e rentabilitetit. Gjithashtu do të shohim rrugët se si mund të përballen menaxherët me riskun dhe pasigurinë brenda kuadrit CVP, andaj në këtë pjesë shkurtimisht shpjegohen marzha (kufiri) e sigurisë dhe leva operative. Marzha (kufiri) i sigurisë definohet si dallimi në mes shitjeve (aktuale ose të pritshme) dhe vëllimit të shitjeve në pikën e rentabilitetit. 6
  7. 7. Pyetje për diskutim 1. Shpjegoni se si mund të përdoret analiza CVP për planifikimin menaxherial. 2. Përshkruani ndryshimin midis metodës së njësive të shitura të analizës CVP dhe metodës “shitjefitim”. 3. Përshkruani termin pika e rentabilitetit. 4. Shpjegoni përse marzha e kontributit për njësi kthehet në fitim për njësitë mbi pikën e rentabilitetit.. 5. Pronari i një restoranti që ende duhet të nxjerrë fitimin mujor tha: “Sa më të ngarkuar që të jemi, aq më shumë humbasim.” Çka mendoni se po ndodh në termat e marzhës së kontributit? 6. Çka është norma e kostos variabile? Norma e marzhës së kontributit? Si janë të lidhura me njëra tjetrën këto dy norma? 7. Nëse marzha e kontributit rritet nga 30 në 35 për qind të shitjeve, çka do të ndodh me pikën e rentabilitetit, dhe përse ndodh kështu? 8. Supozoni një firmë me normë të marzhës së kontributit prej 0.3, rriti shpenzimet e saj të reklamave për €10,000 dhe zbuloi se shitjet janë rritur për €30,000. A ishte vendim i mirë rritja e shpenzimeve të reklamës? Përse është e rëndësishme që ky problem i thjeshtë të kuptohet nga njerëzit? 9. Përcaktoni termin marzhë e sigurisë. Çfarë ndikimi mbi riskun, ka një rritje në marzhën e sigurisë? 7
  8. 8. Detyra 1 Kosto absorbuese dhe kosto variabile Kompania ABC që bënë prodhimin e tonerëve për printer, filloi veprimet e saj në Gusht dhe prodhoi 1,000 tonerë gjatë muajit, me këto kosto: Materiale direkte Pune direkte Kosto indirekte variabile Kosto indirekte fikse Totali i kostove te prodhimit € 5,000 €15,000 € 3,000 €20,000 €43,000 Gjatë muajit gusht, 1,000 tonerët u shiten me një çmim prej €60. Kostot variabile të marketingut, ishin €1.25 për njësi dhe totali i kostove fikse të marketingut dhe administrative, ishin €12,000. Gjatë muajit shtator, kompania ABC, prodhoi 1,250 tonerë, por shiti vetëm 1,000. Çmimi i shitjes, kostoja variabile për njësi dhe kostoja totale fikse mbetën të njëjta. Kërkohet: Të përgatiten pasqyrat e të ardhurave për muajin Gusht dhe Shtator sipas metodës së caktimit të kostos bazuar në koston absorbuese dhe metodës së caktimit të kostos bazuar në kostot variabile. Diskutoni ngjashmëritë dhe dallimet në fitimin neto të Gushtit dhe Shtatorit, brenda metodës së njëjtë dhe mes metodave. Pasqyrat e të ardhurave për muajin Gusht – Trajtimi absorbues Shitjet (€60 x 1,000 njësi) – KMSH (€43 x 1,000 njësi) Fitimi bruto – KV të marketingut (€1.25 x 1,000) – KF të marketingut dhe administrative Fitimi operativ €60,000 43,000 €17,000 1,250 12,000 € 3,750 Pasqyrat e të ardhurave për muajin Shtator – Trajtimi absorbues Shitjet (€60 x 1,000 njësi) – KMSH (€39 x 1,000 njësi)* Fitimi bruto – KV të marketingut (€1.25 x 1,000) – KF të marketingut dhe administrative Fitimi operativ €60,000 39,000 €21,000 1,250 12,000 € 7,750 *Materialet e drejtpërdrejta (€5x1,250) € 6,250 Puna e drejtpërdrejtë (€15 x 1,250) 18,750 Kostoja indirekte variabile (€3 x 1,250) 3,750 Kostoja indirekte fikse 20,000 Totali i kostove indirekte te prodhimit €48,750 Shtojmë: Stoqet ne fillim 0 Zbresim: Stoqet ne fund 9,750 Kostoja e mallrave te shitura €39,000 8
  9. 9. Pasqyrat e të ardhurave – Trajtimi variabil Shitjet (€60 x 1,000 njësi) – Kosto variabile (€24.25 x 1,000 njësi)* Marzha e kontributit – Kosto indirekte fikse – KF të marketingut dhe administrative Fitimi operativ *Materialet e drejtpërdrejta Puna e drejtpërdrejtë Kostoja indirekte variabile Totali i KV të prodhimit Shtojmë: KV të marketingut Totali i shpenzimeve variabile Detyra 2 €60,000 24,250 €35,750 20,000 12,000 € 3,750 €60,000 24,250 €35,750 20,000 12,000 €3,750 € 5,000 15,000 3,000 €23,000 1,250 €24,250 Pika e rentabilitetit, fitimi i synuar, marzha e sigurisë Fitimi i synuar i kompanisë ABC për vitin e ardhshëm është si vijon: Shitjet - Kosto variabile Marzha e kontributit - Kosto fikse Fitimi operativ Totali €200,000 €120,000 €80,000 €64,000 €16,000 Për njësi €20 €12 €8 Kërkohet: 1. Llogarisni pikën e rentabilitetit në njësi. 2. Sa njësi duhet shitur për të nxjerrë një fitim prej €30,000? 3. Llogarisni normën e marzhës së kontributit. Duke përdorur atë normë, llogarisni fitimin shtesë që kompania ABC do të nxjerrë, nëse shitjet ishin €25,000 më shumë se sa janë parashikuar. 4. Supozoni se kompania ABC do të dëshironte të nxirrte fitim operativ, të barabartë me 20% të të hyrave nga shitjet. Sa njësi duhen shitur që të realizohet ky synim? Përgatisni pasqyrën e të ardhurave për të provuar përgjigjen tuaj. 5. Për nivelin e parashikuar të shitjeve, llogarisni marzhën e sigurisë. Zgjidhje 1. Pika e rentabilitetit është si vijon: Pika e rentabilitetit në njësi = Kostot fikse / (Çmimi – Kostoja variabile për njësi) = €64,000 / (€20 – €12) = €64,000 / €8 = 8,000 njësi 2. Numri i njësive që duhet shitur për të nxjerrë një fitim prej €30,000: Njësitë për fitimin e synuar = (€64,000 + €30,000) / (€20 – €12) = €94,000 / €8 = 11,750 njësi 9
  10. 10. 3. Norma e marzhës së kontributit është: Norma e marzhës së kontributit = €8 /€20 = 0.40 Me shitje shtesë prej €25,000, fitimi shtesë do të jetë: Fitimi shtesë = 0.40 x €25,000 = €10,000 4. Për të gjetur numrin e njësive të shitura për një fitim të barabartë me 20% të të hyrave nga shitjet, le të synojmë fitimin e barabartë me (20% x Çmimi x Njësitë) dhe të llogarisim numrin e njësive. Fitimi operativ = (Çmimi x Njësitë) – (KV për njësi x Njësitë) – Kostot fikse (20% x €20 x Njësitë) €4 x Njësitë Numri i njësive = (€20 x Njësitë) – (€12 x Njësitë) – €64,000 = €64,000 = 16,000 Pasqyra e të ardhurave është si vijon: Shitjet (16,000 x €20) – Kosto variabile (16,000 x €12) Marzha e kontributit – Kosto fikse Fitimi operativ €320,000 192,000 128,000 64,000 64,000 Fitimi operativ / Shitjet = €64,000 / €320,000= 0.20 ose 20%. 5. Marzha e sigurisë është: Marzha e sigurisë = 10,000 njësi – 8,000 njësi = 2,000 njësi ose €20 x 2,000 njësi = €40,000 e të hyrave nga shitjet 10
  11. 11. Detyra 3 Prishtina Stratocaster, Inc. është një prodhues i madh kitarash elektrike. Modeli i tyre Jimi Paige është një instrument me dy anë të lakuara dhe me 6 dhe 12 tela me potencial të madh tregu. Më poshtë është një përmbledhje të dhënash nga veprimtaritë gjatë vitit 2012 për modelin: Kosto variabile për njësi: Materiale direkte Punë direkte ShPP variabile Shpenzime të shitjes €2,300 800 600 500 Kosto fikse ShPP fikse €195,000 Reklamë 55,000 Shpenzime administrative 68,000 Çmimi i shitjes për njësi €9,500 Kërkohet: 1. Sa njësi duhet të prodhoheshin gjatë vitit 2012 në mënyrë që të mbulohen të gjitha kostot variabile dhe fikse (pika e rentabilitetit) . 2. Prishtina Stratocaster shiti 65 kitara Jimi Paige në vitin 2012. Sa ishte fitimi i firmës 3. Llogaritni numrin e njësive që duhet të shitet për të pasur një fitim €95,400. 4. Llogaritni fitimin para tatimit në qoftë se kompania rrit numrin e njësive të shitura (krahasuar me vitin 2012) me 20% dhe ulë çmimin e shitjes €500 për njësi. 5. Përcaktoni numrin e njësive që duhet të shitet (sipas çmimit fillestar të shitjes) për të pasur barazim të kostove fikse në qoftë se reklama do të shtohet për €47,700. 6. Në qoftë se kostot variabël reduktohen për 10%, derisa kostot fikse dhe çmimi i shitjes mbesin të njëjta, gjeni numrin e njësive që duhet të shitet për të pasur një fitim prej €125,000. 11

×