Your SlideShare is downloading. ×
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc

317

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
317
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
13
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Kapitulli 02 Konceptet bazë të menaxhimit të kostos Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë: 1. të përshkruani një sistem informacioni të menaxhimit të kostos, objektivat dhe nënsistemet e tij kryesore, si dhe të tregoni sesi lidhet me sisteme të tjera operative dhe të informacionit. 2. të shpjegoni procesin e caktimit të kostos. 3. të përkufizoni produktet e prekshme dhe të paprekshme, dhe të shpjegoni pse ka përkufizime të ndryshme për koston e produkteve. 4. të përgatisni pasqyrën e të ardhurave për organizatat e prodhimit dhe të shërbimit. Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. Kuadri (korniza) e sistemit Ngarkimi i kostos: ndjekja e drejtpërdrejtë, ndjekja e faktorëve nxitës dhe alokimi Kostot e produkteve dhe të shërbimit Raportet e jashtme financiare (OM 1) (OM 2) (OM 3) (OM 4) 1. Kuadri (korniza) e sistemit Një sistem është një seri pjesësh të ndërlidhura, të cilat kryejnë një ose më shumë procese për të përmbushur objektiva specifikë. Le të marrim si shembull sistemin e ajrit të kondicionuar në shtëpi. Ky sistem ka një sërë pjesësh të ndërlidhura si p.sh: kompresori, ventilatori, termostati dhe tubacionet. Sistemi i informacionit kontabël është një sistem që përbëhet nga pjesë të ndërlidhura kompjuterike dhe manuale, dhe përdor procese të tilla si mbledhja, regjistrimi, përmbledhja, analizimi dhe menaxhimi i të dhënave për të siguruar informacione për përdoruesit. Si çdo sistem tjetër, sistemi i informacionit kontabël ka objektiva, pjesë të ndërlidhura, procese dhe output_e. Modeli operacional i sistemit të informacionit kontabël Ngjarjet ekonomike ekonomike Input_et Mbledhës Klasifikues Përmbledhës Analizues Menaxhues Proceset Raportet e veçanta Raportet financiare Buxhetet Raportet e performancës Komunikimi personal Output_et Përdoruesit Ka dy sisteme themelore informative të kontabilitetit: sistemi informativ i kontabilitetit financiar dhe sistemi informativ i kontabilitetit të kostos. Sistemi informativ i kontabilitetit financiar është një nënsistem informativ i kontabilitetit që ka të bëjë kryesisht me prodhimin e raporteve (rezultateve) për 1
  • 2. përdoruesit e jashtëm. Sistemi informativ i kontabilitetit të kostos është një nënsistem informativ i kontabilitetit që ka të bëjë kryesisht me prodhimin e raporteve (rezultateve) për përdoruesit e brendshëm duke përdorur Input_e dhe procese të nevojshme për të kënaqur objektivat e menaxhimit. Sistemi informativ i kontabilitetit të kostos ofron informacion për: 1. përcaktimin e kostos së produkteve, shërbimeve dhe objekteve të tjera me interes të menaxhmentit, 2. të planifikimit dhe të kontrollit, dhe 3. marrjen e vendimeve. Pasi që menaxherët në fusha të ndryshme të biznesit kërkojë informacione të kostos, një sistem i kontabilitetit të kostos me cilësi të lartë duhet të ketë perspektivë të gjerë organizative dhe duhet të jetë në gjendje për të bashkëvepruar me sistemet e tjera të informacionit brenda organizatës. Një lloj gjithnjë e më i rëndësishëm i sistemit informativ është sistemi i planifikimit të burimeve (resurseve) të ndërmarrjes (ERP). Këto sisteme përpiqen që së pari të fusin të dhëna (shënime) në një bazë të vetme të të dhënave (database) për ta vënë atë në dispozicion të vazhdueshëm për të gjithë të punësuarit e kompanisë dhe për qëllime të shumëfishta. Këto të dhëna janë në dispozicion për përgatitjen e pasqyrave financiare, si dhe gjenerimin e çdo lloj të raportit për menaxhmentin. 2. Ngarkimi i kostos: ndjekja e drejtpërdrejtë, ndjekja e faktorëve nxitës dhe alokimi Kjo pjesë paraqet një shumëllojshmëri të koncepteve dhe termave, duke përfshirë koston, shpenzimet, objektin e kostos, dhe aktivitetet. Kostoja është vlera monetare ose ekuivalenti i vlerës monetare (parave) që sakrifikohet për mallra dhe shërbime që pritet që ndërmarrjes t’i sjellin një përfitim të tanishme apo të ardhshëm. Shpenzimi është një kosto e skaduar (e së kaluarës) ose një kosto që përdoret në prodhimin e të hyrave (p.sh., mallin në shitoren e një shitësi). Objekti i kostos është çdo njësi si produkte, konsumatorë, departamente, projekte, aktivitete dhe kështu me radhë, për të cilat maten dhe përcaktohen kostot (p.sh., nëse duam të përcaktojmë sa është kostoja për të prodhuar një biçikletë, atëherë objekti i kostos është biçikleta). Aktiviteti është një njësi themelore e punës së kryer në kuadër të një ndërmarrjeje. Veprimtaria mund të përkufizohet si një grumbull veprimesh brenda një organizate, që janë të dobishme për menaxherët për qëllime të planifikimit, të kontrollit dhe të vendimmarrjes. Gjurmimi (vëzhgimi) është aftësia për t’i ngarkuar një kosto drejtpërsëdrejti një objekti të kostos në një mënyrë ekonomike nëpërmjet një marrëdhënieje të zakonshme. Për kostot, që të vëzhgohen lehtësisht nënkupton që kostot mund t’i ngarkohen objektit të kostos në një mënyrë ekonomike. Për kostot, që të vëzhgohen saktësisht, nënkuptohet që kostot të jenë të përcaktuara duke përdorur marrëdhënien e zakonshme   Kostot direkte (e drejtpërdrejta) janë ato kosto që mund të vëzhgohen lehtësisht dhe në mënyrë të saktë për një objekt të kostos. Kostot indirekte (jo të drejtpërdrejta) janë ato kosto që nuk mund të gjurmohet lehtësisht dhe në mënyrë të saktë lidhshmëria e kostos me një objekt të kostos. Gjurmimi është ngarkimi aktual i kostove, një objekti të kostos duke përdorur matjen përmes vëzhgimit të burimeve të përdorura (konsumuara) nga objekti i kostos. Ngarkimi aktual i kostove (gjurmimi) një 2
  • 3. objekti të kostos mund të realizohet përmes gjurmimit direkt (të drejtpërdrejtë) ose gjurmimit të faktorëve nxitës.   Gjurmimi direkt (i drejtpërdrejtë) është procesi i identifikimit dhe i ngarkimit të kostove të një objekti të kostos që janë në mënyrë specifike ose fizike të lidhura me objektin e kostos Gjurmimi i faktorëve nxitës është përdorimi i faktorëve nxitës për të ngarkuar kostot objekteve të kostos. Faktorët nxitës janë faktorë që shkaktojnë ndryshime në burimin e përdorur, në përdorimin e veprimtarisë, kostot dhe të hyrat. Disa faktor nxitës të kostove: numri i organizimeve (setups) të pajisjeve, numri i urdhër-blerjeve për materiale, numri i orëve të inxhinierisë për ri-dizajnim të produkteve, numri i grup-produkteve të gatshme për inspektimin, etj. Alokimi është ngarkimi i kostove indirekte (jo të drejtpërdrejta) në objektet e kostos. Lidhshmëria e kostove indirekte me objektet e kostos nuk mund të gjurmohet (vëzhgohet). Kjo nënkupton që nuk ka një marrëdhënie të zakonshme mes kostos dhe objektit të kostos, apo që gjurmimi nuk është ekonomikisht i mundshëm. Duke qenë se nuk ka asnjë lidhje të marrëdhënieve të zakonshme, alokimi i kostove jo të drejtpërdrejta bazohet në përshtatjen ose në disa lidhje të hamendësuara. 3. Kostot e produkteve dhe të shërbimit Ka dy klasifikime të output_ëve të ndërmarrjeve: produkte të prekshme dhe të shërbimeve. Prodhimet e prekshme Produktet e prekshme janë mallra të prodhuara nga konvertimi i lëndëve të para, përmes përdorimit të punës dhe të kapitalit si fabrika, toka dhe makineria. Shërbimet janë detyra ose veprimtari të kryera për një klient ose një veprimtari e kryer nga një klient duke përdorur produktet ose pajisjet e organizatës. Shërbimet ‘prodhohen’, po ashtu, duke përdorur materiale, punë dhe kapital. Një objektiv i rëndësishëm i sistemit të menaxhimit të kostos është përllogaritja e kostove të produktit për raportime të jashtme financiare. Për qëllime të vendosjes së kostos së produktit, marrëveshjet e vendosura nga jashtë kërkojnë që kostot të klasifikohen sipas qëllimeve ose funksioneve që ato u shërbejnë. Kostot janë të ndara në dy nën-kategori kryesore funksionale:   Kostot e prodhimit (ose të produktit) janë ato kosto që lidhen me prodhimin e mallrave ose të sigurimit të shërbimeve. Kostot e jo të prodhimit janë ato kosto që lidhen me funksionet e shitjeve dhe të administrimit. Kostot e prodhimit mund të klasifikohen më tej si materiale direkte (të drejtpërdrejta), puna direkte (e drejtpërdrejtë) dhe kostot indirekte (Shpenzimet e Përgjithshme të Prodhimit – ShPP). Vetëm këto tri elemente të kostos mund të përcaktohen për produktet për raportimin e jashtëm financiar.   Materialet direkte (e drejtpërdrejta) janë ato materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt për mallrat dhe shërbimet e prodhuara. Kostoja e këtyre materialeve mund t’u ngarkohen drejtpërsëdrejti mbi produktet sepse mbikëqyrja fizike mund të përdoret për të matur sasinë e konsumuar nga secili produkt. Materialet që bëhen pjesë e produktit të prekshëm ose ato materiale që përdoren në dhënien e një shërbimi, zakonisht klasifikohen si materiale të drejtpërdrejta. P.sh., çeliku në një makinë, druri në mobile etj. Puna direkte (e drejtpërdrejtë) është puna që ndërlidhet drejtpërdrejt për mallrat ose shërbimet që prodhohen. Sikurse me materialet e drejtpërdrejta, mbikëqyrja fizike mund të përdoret për të matur sasinë e punës së përdorur për prodhimin e një produkti ose shërbimi. Punonjësit të 3
  • 4.  cilët shndërrojnë lëndën e parë në një produkt, ose që sigurojnë një shërbim për klientët klasifikohen si punë e drejtpërdrejtë. P.sh. punëtorët në një linjë montimi, pilot i aeroplanit etj. Kosto indirekte (ShPP) janë të gjitha kostot e prodhimit përveç materialeve direkte dhe punës direkte. Kategoria e kostos së ShPP-ve përmban një shumëllojshmëri njësish. Nevojiten edhe shumë input_e, përveç materialeve direkte dhe punës direkte, për të prodhuar produkte. Shembuj të ShPP-ve: zhvlerësimi i ndërtesave dhe pajisjeve, mirëmbajtja, furnizimet, mbikëqyrja, zhvendosja e materialeve, rryma elektrike, taksat e pronës, siguria e fabrikës etj. Klasifikimet e kostos në ato prodhuese dhe në ato joprodhuese nxjerrin në pah disa koncepte të kostos që lidhen me to. Përvijimi funksional mes kostove të prodhimit dhe joprodhuese është në thelb baza për konceptet e kostove të painventarizueshme dhe kostot e që inventarizohen të paktën për qëllime të raportimit të jashtëm. Kombinime të kostove të ndryshime të prodhimit prodhojnë gjithashtu konceptet e kostos parësore dhe kostos së konvertimit.   Kostoja parësore është shuma e kostos së materialeve të drejtpërdrejta dhe të kostos së punës së drejtpërdrejtë. Kostoja e konvertimit është shuma e kostove të punës direkte dhe kostove indirekte (ShPP-ve). Për një ndërmarrje prodhuese, mund të interpretohet si kostoja e transformimit të lëndës së parë në produkte finale. Kostot joprodhuese mund të klasifikohen si kosto të marketingut (shitjes) dhe kosto administrative.   Kostot e marketingut janë kosto të nevojshme për të tregtuar dhe për të shpërndarë një produkt ose shërbim. Atyre u referohemi shpesh si kosto të marrjes së porosisë dhe të plotësimit të porosisë. Shembujt e kostove të marketingut përfshijnë: pagat dhe komisionet e personelit të shitjeve, reklamave, magazina, dërgimi, shërbimi klientit etj. Shpenzimet administrative janë kostot që lidhen me kërkimin shkencor, zhvillimin dhe administrimin e përgjithshëm të ndërmarrjes që nuk mund t’i ngarkohen në mënyrë të arsyeshme me marketingun ose prodhimin. Shembuj të kostove administrative janë pagat e drejtuesve më të lartë, pagesat ligjore, botimi i raportit vjetor, kontabiliteti i përgjithshëm etj. Për raportimin e jashtëm financiar, kostot e marketingut dhe administrative nuk inventarizohen dhe quhen kostot e periudhës. Kostot e periudhës janë shpenzuar në periudhën në të cilën ndodhin. Kështu, asnjë nga këto kosto nuk mund t’i ngarkohen për produktet ose të shfaqen si pjesë e vlerave të raportuara të stoqeve në bilanc. Në një ndërmarrje prodhimi, niveli i këtyre kostove mund të jetë i rëndësishëm (shpesh më i madh se 25% e të ardhurave nga shitjet), dhe kontrollimi i tyre mund të sjellë kursime më të mëdha të kostos sesa i njëjti kontroll i ushtruar në zonën e kostove të prodhimit. 4. Raportet e jashtme financiare Klasifikimi funksional është klasifikimi i kostos i kërkuar për raportimin e jashtëm. Në përgatitjen e një raporti financiar, kostot e prodhimit dhe kostot joprodhuese janë të ndara. Arsyeja për ndarjen është se kostot e prodhimit janë kostot e produktit, kostot të cilat inventarizohen derisa këto njësi të shiten dhe kostot joprodhuese (të marketingut dhe të administrimit) shihen si kosto të periudhës. Kështu, kostot e prodhimit të cilat bashkëngjiten me njësitë e shitura në pasqyrën e të ardhurave njihen si shpenzime (kosto e mallrave të shitura). Kostot e prodhimit që u bashkëngjiten njësive që nuk janë shitur raportohen në bilanc si stoqe. Kostot joprodhuese (të marketingut dhe të administrimit) shihen si kostot të periudhës dhe për secilën periudhë duhet të zbriten si shpenzime në pasqyrën e të ardhurave. Kostot joprodhuese nuk paraqiten asnjëherë në bilancin e gjendjes. 4
  • 5.           Shpenzimet e përgjithshme të administratës janë të gjitha kostot indirekte të lëndëve të para, rrogave dhe shpenzimeve që kanë ndodhur gjatë menaxhimit (drejtimit), kontrollit dhe administrimit të një ndërmarrjeje si: o Zhvlerësimi i ndërtesave dhe pajisjeve të zyrave; pagat e zyrës përfshirë pagat e drejtorëve, sekretareve dhe kontabilistëve; qiraja; tarifat; sigurimi; ndriçimi; pastrimi; shpenzimet e telefonit etj. Shpenzimet e përgjithshme të shitjes janë të gjitha kostot e lëndëve të para indirekte, pagat dhe shpenzimet të cilat ndodhin gjatë promovimit të shitjeve dhe ruajtjes [mbajtjes] së klientëve, p.sh.: o Shtypja në letër dhe materialet për zyrë, të tilla si katalogët dhe listat e çmimeve; pagat dhe komisionet e shitësve, përfaqësuesve dhe stafit të departamentit të shitjeve; reklamimi dhe promovimi; studimi i tregut; qiraja, tarifat dhe sigurimi i zyrës së shitjeve dhe sallave të ekspozimit; borxhet e këqija dhe e kështu me radhë. Shpenzimet e përgjithshme të shpërndarjes janë të gjitha kostot indirekte të lëndëve të para, pagat dhe shpenzimet që kanë ndodhur gjatë prodhimit [bërjes] së produkteve të paketuara gati për t’u shpërndarë dhe dërguar tek klienti, p.sh.: o Kostoja e arkave për shpërndarje; paga e paketuesve, shoferëve dhe nëpunësve të shpërndarjes, shpenzimet e sigurimit, qiraja, tarifat, zhvlerësimi i depos etj. Klasifikime të tjera të kostove Kosto fikse është ajo kosto e cila ndodh për një periudhë të caktuar kohe dhe e cila, nuk ndryshon si rrjedhojë e ndryshimi të nivelit të aktiviteteve, kuptohet brenda kufijve të caktuar të aktiviteteve në fjalë. Kosto variabile është një kosto e cila ndryshon në varësi të nivelit të aktiviteteve. Shumë prej zërave të shpenzimeve janë pjesërisht fikse dhe pjesërisht variabile dhe në këtë mënyrë termi për to është kostot gjysmë fikse ose gjysmë variabile. Kosto të shmangshme janë kosto specifike që i takojnë një aktiviteti ose biznesi dhe të cilat mund të shmangen nëse aktiviteti ose biznesi nuk do të kishte ekzistuar fare. Kosto të pashmangshme janë kosto të cilat do të ndodhin patjetër, ndodh ose nuk ndodh një aktivitet i caktuar dhe eksiton ose nuk ekziston një sektor i caktuar. Kosto të kontrollueshme janë ato kosto të cilat mund të influencohen prej vendimeve dhe veprimeve të menaxhmentit. Kosto të pakontrollueshme kosto janë ato kosto mbi të cilat nuk kanë ndikim vendimet dhe veprimet e menaxhmentit për një afat të caktuar kohor. Kostoja që shton vlerën bazohet në një aktivitet operativ që shton vlerën e tregut të produktit apo shërbimit. Një kosto që nuk shton vlerë është kostoja e aktivitetit operativ apo aktivitetit ndihmës që shton kosto produktit apo shërbimit por nuk i rrit vlerën e tregut produktit, p.sh. zhvlerësimi i makinerisë në fabrikë kundrejt zhvlerësimit në departamentit e shpërndarjes Kosto e buxhetuar është një kosto e parashikuar dhe projektuar për periudha të ardhshme, kosto aktuale është një kosto që ka ndodhur dhe mund të verifikohet. Kontabiliteti për kompanitë tregtare Stoqet fillestare të mallrave + blerjet = Malli në dispozicion - stoqet përfundimtare të mallrave = Kostoja e mallit të shitur xxx xxx xxx xxx xxx 5
  • 6.  Kontabiliteti për kompanitë prodhuese a. Përllogaritja e kostos së lëndës së parë Saldo fillestare e lëndës së parë + Blerjet = Lënda e parë në dispozicion - saldo përfundimtare e lëndës së parë = Kosto e lëndës së parë xxx xxx xxx xxx xxx b. Përllogaritja e kostos së prodhimit Kosto e lëndës së parë + Puna direkte + Kostot indirekte (ShPP) = Gjithsej kosto e prodhimit xxx xxx xxx xxx c. Përllogaritja e kostos së produkteve të gatshme Saldo fillestare e gjysmë produkteve + Kosto e prodhimit = Gjysmë produktet në dispozicion - Saldo përfundimtare e gjysmë produkteve = Kostoja e mallrave të prodhuara xxx xxx xxx xxx xxx d. Përllogaritja e kostos së mallit të shitur Saldo fillestare e produkteve të gatshme + Kosto e produkteve të gatshme = Produktet e gatshme në dispozicion - Saldo përfundimtare e produkteve të gatshme = Kosto e mallit të shitur xxx xxx xxx xxx xxx 6
  • 7. Pyetje për diskutim 1. Çfarë është një sistem informacioni kontabël? 2. Cili është ndryshimi mes një sistemi informacioni të kontabilitetit financiar dhe të një sistemi informacioni të menaxhimit të kostos? 3. Cilat janë objektivat e sistemit të informacionit të menaxhimit të kostos? 4. Përcaktoni dhe shpjegoni dy nënsistemet kryesore të sistemit të informacionit të menaxhimit të kostos. 5. Çfarë është një objekt i kostos? Jepni shembuj 6. Çfarë është një veprimtari? Jepni shembuj veprimtarish brenda një firme prodhuese. 7. Çfarë është kostoja e drejtpërdrejtë? Po kostoja jo e drejtpërdrejtë? 8. Ç’do të thotë gjurmim (vëzhgim)? 9. Çfarë është alokimi? 10. Shpjegoni si funksionon ndjekja e faktorëve nxitës. 11. Çfarë është një produkt i prekshëm? 12. Çfarë është një shërbim? Shpjegoni sesi shërbimet ndryshojnë nga produktet e prekshme. 13. Jepni tri shembuj të përkufizimeve të kostos së produktit. Pse kemi nevojë për përkufizime të ndryshme të kostos së produktit? 14. Identifikoni tri elementet e kostos që përcaktojnë koston e bërjes së një produkti (për raportimin e jashtëm) 15. Nga ndryshon një raport i të ardhurave për një firmë prodhimi dhe një firmë shërbimi? 7
  • 8. Rishikimi i problemave dhe i zgjidhjeve Problemi 1: Llojet e kostove, kostoja e mallrave të prodhuara, raporti i të ardhurave të mbulimit të kostos Kompania Palmer prodhon erëtregues për kohën. Për vitin që sapo përfundoi, Palmer prodhoi 10,000 erëtregues për kohën me kostot totale të mëposhtme: Materiale direkte Puna direkte Shpenzime indirekte Shpenzimet e shitjes Shpenzime administrative €20,000 35,000 10,000 6,250 14,400 Gjatë vitit, Palmer shiti 9,800 njësi për €12 secilën. Stoqet fillestare të produkteve të përfunduara përbëheshin nga 630 njësi me një kosto totale prej €4,095. Nuk kishte stoqe fillestare ose përfundimtare të punës në proces. Kërkohet: 1. Përllogarisni kostot e njësisë për sa vijon: materialet direkte, punën direkte, shpenzimet indirekte, koston parësore dhe koston e konvertimit. 2. Përgatisni plane për koston e mallrave të prodhuara dhe koston e mallrave të shitura. 3. Përgatisni një raport të ardhurash të bazuar në alokimin e kostos për kompaninë Palmer. Zgjidhja 1. Materiale direkte për njësi Puna direkte për njësi Shpenzimet indirekte për njësi Kostoja fillestare për njësi Kostoja e konvertimit për njësi 2. = €20,000/10,000 = €35,000/10,000 = €10,000/10,000 = €2.00 + €3.50 = €3.50 + €1.00 Raporti i kostos së mallrave të prodhuara: + Materialet direkte të përdorura + Puna e direkte + Shpenzimet indirekte Kostoja totale e shtuar e prodhimit + fillimi i punës në proces - përfundimi i punës në proces Kosto e mallrave të prodhuara = €2.00 = €3.50 = €1.00 = €5.50 = €4.50 €20,000 35,000 10,000 65,000 0 0 €65,000 Plani i kostos së mallrave të shitura: Kostoja e mallrave të prodhuara €65,000 + stoqet fillestare të mallrave të përfunduara 4,095 - stoqet përfundimtare të mallrave të përfunduara* (5,395) Kostoja e mallrave të shitura €63,700 *njësitë në stoqet përfundimtare të mallrave të përfunduara = 10,000 + 630 – 9,800 = 830 njësi = 830 x (€2.00 + €3.50 + €1.00) = €5,395 8
  • 9. 3. Raporti i të ardhurave: Shitjet (9,800 x €12) €117,600 - kostoja e mallrave të shitura 63,700 Marzha 53,900 - Shpenzimet operative: + Shpenzime shitjesh €6,250 + Shpenzime administrative 14,400 20,650 Të ardhurat operative €33,250 Problemi 2: Konceptet e sistemeve Kate Myers është studente në Universitetin Midwestern. Sistemi i saj për vështrimin e financave është si më poshtë. Ajo ka dy karta krediti. Çdo ditë i vendos faturat për çdo produkt të blerë me kredi në një zarf mbi tryezën e saj. Ajo i verifikon këto fatura me raportin e kartës së saj të kreditit në fund të muajit. Çdo njësi tjetër financiare që Kate mendon se mund të jetë i dobishëm për të në të ardhmen, vendoset, gjithashtu, në zarf. (Një shembull mund të ishte një mandat për punën e saj si punëtore në mensën e konviktit). Kate regjistron çdo çek që shkruan në bllokun e saj të çeqeve. Sapo merr raportin e saj personal nga banka, ajo fut çdo çek të shkruar apo depozitë të bërë në Quicken (program kompjuterik që përdor për të balancuar bllokun e saj te çeqeve). Pastaj koordinon raportin e saj bankar me llogarinë Quicken dhe printon raportin e balancimit. Herë pas here, Kate i telefonon nënës që t’i kalojë më shumë para në llogarinë e saj bankare. Nëna e saj, e cila mban kopje të faturave të depozitimeve që bën në llogarinë e Kate-it, i poston një çek (nga llogaria e saj) me një faturë depozite për llogarinë e Kate-it. Kurdo që të ndodhë kjo, Kate hyn në faqen e internetit www.bluemountain.com dhe i dërgon nënës një kartolinë falënderimi elektronike. Njësitë e mëposhtme janë të lidhura me këtë sistem financiar:            Zarfi Blloku i çeqeve Faturat e çeqeve dhe e depozitës Kompjuteri dhe printeri Program Quicken Karta e kreditit Faturat e kartës së kreditit Mandatet e pagës etj. Raportet mujore nga banka Raporti i balancimit Telefoni Kërkohet: 1. Cilat janë objektivat e sistemit financiar të Kate-it? Cilat janë proceset që mund të identifikoni? 2. Klasifikoni njësitë në një nga kategoritë e mëposhtme: a. Pjesët e ndërlidhura b. Input_et c. Output_et 3. Hartoni një model operacional për sistemin financiar. 9
  • 10. Zgjidhja 1. Objektivat e sistemit financiar të Kate-it janë që ta bëjnë atë të aftë financiarisht dhe të japin një tablo të qartë dhe të saktë të balancës së llogarisë së saj të rrjedhshme dhe të faturave që paguhen në çdo moment. Proceset përfshijnë skedimin e faturave të kartës së kreditit, hedhjen e çeqeve të shkruara dhe të depozitave të bëra në të dy sistemet si në atë manual dhe atë të kompjuterizuar, balancimi i raportit bankar me sistemin e kompjuterizuar, telefonatat me shtëpinë për fonde shtesë dhe dërgimi i kartolinave elektronike me falënderime. 2. Njësitë janë klasifikuar si më poshtë: Zarfi Blloku i çeqeve Faturat e çeqeve dhe të depozitës Kompjuteri dhe printer Programi Quicken Karta e kreditit Faturat e kartës së kreditit mandatet e pagës etj Raportet mujore nga banka Raporti i balancimit Telefonata pjesë e ndërlidhur pjesë e ndërlidhur input pjesë e ndërlidhur pjesë e ndërlidhur pjesë e ndërlidhur input input pjesë e ndërlidhur output pjesë e ndërlidhur 3. Modeli operacional i sistemit financiar të Kate-it Input Proceset Objektivat Çeqet Faturat e depozitave Faturat e kartës së kredisë Mandati i rrogës etj. Skedimi i faturave të kartës së kredisë Hedhja e çeqeve/depozita Raportet balancuese Telefonat për fondet shtesë Kartolinë elektronike për falënderime Të jetë e aftë financiarisht Të ketë dijeni për faturat e paguara Të dijë balancën e llogarisë 10
  • 11. Detyra për zgjidhje - KMSH e kompanive prodhuese 1. Të dhënat në vijim i përkasin kompanisë ABC për vitin që ka përfunduar: Shpenzime administrative 600 Puna direkte 800 Stoqet fillestare të prodhimeve të kryera (përfunduara) 480 Stoqet përfundimtare të prodhimeve të kryera (përfunduara) 640 Kosto indirekte (ShPP) 920 Blerja e lëndës së parë 480 Stoqet fillestare të lëndës së parë 160 Stoqet përfundimtare të lëndës së parë 280 Shitjet 3,960 Shpenzimet e shitjes (marketingut) 560 Stoqet fillestare të gjysmë prodhimeve 280 Stoqet përfundimtare të gjysmë prodhimeve 200 Kërkohet: 1. Sa ishte kostoja e lëndës së parë të përdorur në prodhimtari gjatë vitit? 2. Sa ishte kostoja e prodhimeve të kryera (përfunduara) gjatë vitit? 3. Sa ishte kostoja e mallit të shitur gjatë vitit? 4. Sa është fitimi neto gjatë vitit? 2. Të dhënat në vijim janë nga regjistrimet e kontabilitetit në kompaninë ABC për vitin që ka përfunduar me 31 dhjetor 2012: Blerjet e materialit gjatë vitit 2012 €361,920 Puna direkte (10,430 x €9.50 për orë) 99,085 Mbikëqyrje fabrike 42,500 Pune indirekte (20,280 x €6.25 për orë) 126,750 Sigurim për fabrikën 8,100 Shërbime publike për fabrikën 29,220 Zhvlerësim për ndërtesën e fabrikës 46,200 Zhvlerësim për pajisjet e fabrikës 62,800 Furnizime për prodhim 9,460 Riparime dhe mirëmbajtje 14,980 Shpenzime administrative dhe shitjeje 76,480 Stoqe materialesh (01 Janar 2012) 26,490 Stoqe në proces prodhimi, (01 Janar 2012) 101,640 Stoqe të mallrave të prodhuar, (01 Janar 2012) 148,290 Stoqe materialesh, (31 Dhjetor 2012) 24,910 Stoqe në proces prodhimi, (31 Dhjetor 2012) 100,400 Stoqe të mallrave të prodhuar, (31 Dhjetor 2012) 141,100 Kërkohet: 1. Llogaritni koston e materialeve të përdorura gjatë vitit. 2. Duke pasur koston e materialeve, llogaritni gjithsej koston e prodhimin gjatë vitit 3. Duke pasur kostot gjithsej për prodhimin gjatë vitit, llogaritni koston e mallrave të prodhuar gjatë vitit. 11

×