Presentation karl gega
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Presentation karl gega

on

  • 769 views

 

Statistics

Views

Total Views
769
Views on SlideShare
769
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
2
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Presentation karl gega Presentation karl gega Presentation Transcript

    • Karl Gega Projektuesi i hekurudhes se pare malore ne bote Punoi Pranvera Kolaj
    • • Vizitori që udhëton me tren nga Vjena në drejtim të Graz-it, mrekullohet nga pamjet e natyrës malore të zonës të Semmering-ut. Menjëherë të mahnit bukuria e udhës së hekurt që gjarpëron në mes faqeve shkëmbore, që pershkon Ura e Viadukte, e që zhduket vazhdimisht një pas një nëpër 15 Tunelet, duke ofruar pamje të mrekullushme të vendeve të Semmering-ut të mbulueme nga gjëlberimi i pishave.• SEMMERINGBAHN quhet në gjuhën e vendit – hekurudha e Semmering-ut, një mrekulli arkitekturore e përmasave boterore, e cila eshte e lidhur me emrin e arkitektit me origjinë shqiptare KARL GHEGA.• Hekurudha e Semmering-ut në kohën e saj u cilësua si „kombinacjon në mes gjenisë së Karl Ghegës, teknologjisë dhe natyrës“. E ndertuar 158 vjet ma parë, kjo hekurudhë, 41 km e gjatë nga Gloggnitz deri në Mürzzuschlag, është e vlerësuar jo vetëm nga vjetërsia e saj, por edhe se: në vitin 1854, kjo vepër ishte hekurudha e parë malore e botës, gjë për të cilën u vendos më vonë në 1998-tën në listën e veprave të TRASHEGIMISE KULTURORE BOTERORE të UNESCO-S. Punoi Pranvera Kolaj
    • Kush ishte Karl Ghega – i njohtun nëarenën ndërkombëtare si CARL RITTERVON GHEGA?• Per ato që mund të vizitojnë Venezian, po të kalosh nga Piazza San Marco përmes nje sheshi të vogël, në shetitoren Riva degli Schiavoni, përpara Hotel Danieli e statujës të Viktor Emanuelit II, nepër Via Giuseppe Garibaldi në Fondamenta Sant Anna, gjendet Calle San Giocchino, në një qoshe të së ciles ka lindë Carlo Ghega.• Kjo shtëpi e thjeshtë, e cila në pajme të parë të duket si fasada e mbrapme e një kishe, ka në murin saj një pllakë perkujtimore mermeri ku shenohet lindja e Cavaliere Carl Ghega-s.• Në këtë shtëpi me 10 Janar 1802 lindi mjeshtri me famë boterore i ndërtimit të hekurudhave Austriake, Karl Ghega. Punoi Pranvera Kolaj
    • • Kisha San Pietro di Castello në ishullin Olivolo në Venezia ishte vendi ku u pagëzua me 10 Janar 1802 i porsalinduni Karl Ghega, vend ku gjendej selia e banimit të Ipeshkvit të Venezias.• Lidhur me ditën e lindjes të Karl Ghegës nuk ka asnje dyshim në saktësi, por në arkivën e Shtetit Austriak, në kartelën me të dhënat biografike të punës së Karlit shënohet 13 Korriku 1802 si dita e tij e lindjes. Nuk dihet se si mund të jetë bere nje gabim i tillë pa u kuptuar nga administrata, por historishkruesi i librit mbi hekurudhat Bruno Enderes hamendëson se dikur në vendet kristiane, festohej dita e emnit më shumë se ditëlindja dhe shpesh fiksohej si ditëlindjeje. Punoi Pranvera Kolaj
    • Sipas autorit Alfred Niel i cili ka shkruar biografinee Karl Ghega-s në 1977: prejardhja e familjesGhega është nga Shqipëria. Kjo shpjegohet edhe mekuptimin e fjalës Ghega në gjuhën shqipe, shpjegonNiel. Autori i referohet edhe priftit franceskanshqipëtar Dr. Phil. Paulin Margjokaj, i cili ka jetuarnë Vjenë e që ndoqi gjurmët e prejardhjes sëfamiljes Ghega. Sipas gjurmimeve historike të tij,mbasi në 1478-tën Turqit pushtuen Shkodrën,Venezianet u larguen nga qyteti i Shkodrës dukemarrë me vete edhe shumë familje qytetareshkodrane që punuen për to. Të gjithë këto shqiptarë jane vendosur në një zonëtë qytetit të Venizias dhe thirreshin nga vendasitGegët / Ghegët . Po kështu edhe studiusi dhe autori ilibrit tjetër për Karl Ghegën – Wolfgang Straub, sidhe autorë të tjerë e biografë si Gerhard Artl,Günther Dinhobl, Mihaly Kubinnszky, e lidhinprejardhjen e familjes Ghega me Shqiperinë. Punoi Pranvera Kolaj
    • Qysh në moshën e fëmijnisë Karletto-ja ishte një nxënës që pati rezultate të shkëlqyera dhe tregojprirje te vecanta në matematike dhe në ndërtimin e objekteve mësimore. Bazat fillestare të mësimit aii mori në familje ku dhe u edukue nën një disiplinë të rreptë. I jati duke pa talentet e djalit të vetëm nëmes të tri motrave, vendosi të vazhdojë traditën familjare dhe ti japë atij drejtimin e oficierit tëmarinës, por që Karli nuk e dëshironte. Kështu që në moshën 12 vjecare ai u shkëput nga mësimet emarinës e me këshillen e mësuesve, në Kollegjin ushtarak të Sant Annës në Venezia, vazhdoj kursin ematematikës dhe filosofisë të cilat i mbaroj me sukses të vecantë. Qysh në këtë moshë Karli shihej ngatë tjerët si “koke e ndritun” dhe zotnonte gjuhën frange e po ashtu gjermanishten të cilën e kishtegjuhën e nanës e cila vinte prej familjes Pribich nga Istrien në gjiun e Triestes. Në moshën 15 vjecare aimori Diplomen e “ licenziato Ingeniere e architeto a pieni voti”. Për të ndjekun prirjen e tij, në këtëmoshë u largu nga Venezia për në Universitetin e Padovë-s ku filloj studimet 3 vjecare përMatematikë dhe shkenca të natyrës në Janarin e vjetit 1818, direkt në vitin e dytë. Në cërtifikatën eregjistrimit në Univërsitetin e Padova-s shkruhet: ka mesue në kolegjin ushtarak të Sant Annës nëVenezia këto landë: Arithmetikë, Gjeometri, Trigonometri, Algjebër, Fizikë, Hidrologji, Pendëlteorie,Shkenca mekanike. Edhe në vjetin e dytë të Universitetit ai arrinë që për 7 muej të përvetsojë të gjithaleksionet, e në gusht të 1818 të kryej provimet vjetore duke mbyllë krejt vitin universitar. Eshtë gati epabesueshme të mendosh se qysh në tetor 1817 ai frekuentonte përnjëhrë me Universitetin edhe njëshkollë private ” Inspezione centrale d´ Acque e Strade” në Venezia. Punoi Pranvera Kolaj
    • Ecejaket në mes Padovës dhe Venezias i krijuanmundësinë që teoritë e universitetit ti vente nëpraktikë në Venezia ku hyri në inspektoriatin eHidrologjisë dhe të Rrugëve si nxënës praktikant.Ai ishte kërkues ndaj vetes dhe duke pare rezultatete larta e të shpejta të tij, në periudhën e pushimeveverore, e pranuen në një kurs arkitekture nëAccademia di Belle Arti te Venecias. Karli pervecse ishte talent i orientuem nga shkencat ematematikës, pati edhe fatin që të merrte mësimenga profesorë me famë boterore në shkencat enatyrës, si matematikani Giuseppe Avanzini i ciliishte specialist në zhvillimin e fushës së Hydro eAerodynamikës, ose Giovanni Farini profesor ihistorisë së natyrës dhe mardhenieve në mesTeknikës dhe Filosofisë. Mbas provimeve të 1918-ku mori titullin Ingeniere Architetto tashme nëndrejtimin e këtyre profesoreve shkencëtare, Karlimbylli provimet e diplomës universtare me 11qeshor 1819 me titullin Doktor në Matematikë metë gjitha pikët dhe më fletë lavdërimi. Punoi Pranvera Kolaj
    • Në këtë periudhë nevojat për inxhinierë ishin të mëdha e mundësitë për punësim tëshumta. Karli nuk vonoi të punësohej në administratën shteterore, në sektorin endërtimit “Inspezione Centrale d´Acaue e Strade” të Venezies si inxhinier, e pak kohëmë vonë në Departamentin e Ndërtimit të Rrugëve si vullnetar. Punimet e tij të parai filloj në provinzën e Bellunos, ku po hapej rruga malore nga Pieve di Cadore nëpërCortina deri në Toblach. Si inxhinier i klasit të I, vazhdoi të punojë në sektorin endërtimit të bashkisë së Trevisos e po kështu si inxhinier i deleguar për të gjitha zonat everiut të Italisë. Ai drejtoi ndërtimin e rrugëve në Conegliano, Ceneda – Seravalle dherregullimin e lumit Po. Në të njëjtën kohë ai merrej me planifikimin dhe projektimine ndërtesave zyrtare shteterore si godinën e Bashkisë, Burgjet, Gjykatat, nëTreviso. Për merita të mëdha e rezultate të larta në punë, në 7 vitet e para të karrierës,ai u nderua me 18 dekrete mirënjohje. Pervec punës së tij në terren, ai merrej mestudime teorike, që sollën si rezultat dy zbulime të randësishme për të cilat u dekorueme dy URDHERA NDERI. Zbulimi i parë ishte NIVELLIERLATTE (shtyllënniveluese) në vitin 1831 dhe i dyti në vitin 1833, NONIUS-IN (vegël që përdorej përstakimin e harqeve) Në tetorin e vitit 1831, në ndarjen e cmimeve e ndërimeve përshpikjet në sektorin e industrisë, ai u nderue për zbulimet e tij me medalien e argjëndittë “Cesareo Imperiale Regio Instituto Lombardo – Veneto per le scienze, Lettere edArti”. Punoi Pranvera Kolaj
    • Me 1833 përfundoi studimin teorik të Nonius-it dhe e botoi në librin “DELL´OTTANTE ADIOTTRA” që e beri të njohtur edhe si autorlibrash të specializuar. Këte studim ai ezhvilloi më vonë praktikisht në ndërtimin ehekurudhave. Punoi Pranvera Kolaj
    • Për të gjithë këto rezultate të shkëlqyera, në vitin 1836 ai mori një propozim nga bankaRothschild në Vjenë, që të punësohej për 4 vjet në ndërtimin e hekurudhës “KaiserFerdinand Nordbahn”. Ky projekt i ishte dhanë kesaj Banke nga kryministri i shtetitMetternich dhe ishte projekti i parë hekurudhor në Austri. Kryeqytetit Vjenë i duhejhekurudha që të lidhej me portin e Triestes dhe që të kishte një lidhje me detin Adriatik.Përpara se Karl Ghega të fillonte punën në këte fushë u dergua së bashku me njëperfaqësues të Bankës Rothschild, në një udhëtim njohjeje e studimi për hekurudhat nëGjermani, Belgjikë, Francë, Angli dhe Amerikë. Gjatë këtij udhëtimi u njoh dhe umiqësua me krijuesin e Lokomotivës, Georges Stephenson në Newcastle. U kthye nëatdhe me shumë njohuni e ide të reja e filloj punën si shefinxhinier i segmentithekurudhor prej Rabensburg deri në Brünn. Sektori që ai drejtonte, kishte 8 inxhinierespecialista, 16 mjeshtra ndërtimi e 16.000 punëtore. Punoi Pranvera Kolaj
    • Për këtë sipërmarrje nuk kishte pasë njëtentative apo përvojë të mëparshme,gjithshka ishte premiere. Për Ghega-nnuk ishte e qartë se me cfarë lokomotivedo të përshkohej lartësia e Semmeringut,Seilbahn (Lokomotivë me fije celikut),Lokomitivë me shtytje atmosferike aponjë Lokomotivë mbi parimin e forcës tëfërkimit? Edhe vetë babai i hekurudhaveStephenson ishte skeptik për realizimin ekësaj hekurudhe malore. Shumëprofesionista e quajtën projektin eKarlit si “fantazia e një të cmendurit” evetë atë një “sharlatan që po shfarosëparet e shtetit”, madje u thirr nëparlament një komision hetimit kundëridesë se Karl Ghegës Punoi Pranvera Kolaj
    • Shtypi i ditës profetizonte me keqdashje që “ një nder 10 udhëtarë do tëshkojë në djallë”. As letra paralajmëruese e shoqatës së arkitektëve nuk e theukambënguljen e Ghegës për zbatimin e projektit i cili pati mbështetjen eshefave të tij bile edhe të oborrit perandorak në Vjenë. Kështu u vendos nëmbledhjen e këshillit të ministrave të datës 1 mars 1849 që drejtohej nga vetëKaiseri Franz Josef I, që punimet e sapo filluara në Gloggnitz të vazhdonin mepërparsi deri në përfundim.Në këte kohë ekonomia ishte në krize dhe papunesia ishte shumë e madhe,prandaj ndërtimi i hekurudhës do të kishte një vështrim pozitiv social nëndryshimin e mirëqënies së familjeve. Në fillim silleshin në Gloggnizt ngaVjena me tren mijra punëtorë, por më vonë u krijuen nga nevoja kampe tëqendrueshme banimi për punëtorët. Për punën intensive e të panderprerë nëzonën e Semmeringut, nga kurshtarët e shumtë të asaj kohe flitej: “ato pogërmojnë, thyejnë e plasin shkëmbij, rrezojnë diga dhe hapin rrugën eprojektueme përgjatë bllokut malor deri mbrapa malit, ku rruga harkohet dukee përpire gojët shkëmbore të tuneleve në brendësi e thellësi, ditë e nate, ditëdiele dhe festa, verë e dimën….” Punoi Pranvera Kolaj
    • Kështu u be realitet ndërtimi i hekurudhës malore së Semmeringutnën drejtimin e Dr. Karl Ghegës, një vepër madheshtoore e paparë deri nëatë kohë, në lartësinë 437 metra (në Gloggnitz), e cila kalon mbimure mbrojtëse solide, mbi rreth 100 urave monumentale që përshkojnëluginat, shpesh edhe dy katëshe në mes masivit shkëmbor të maleve e 15Tuneleve, 16 Viadukte (një ose dykatësh), që ishin kryevepra të artitarkitekturor për nga bukuria.Në 6 vietet e ndërtimit u lëvizën rreth 700 000 metër kub materialshkëbmbore / gurë. Punoi Pranvera Kolaj
    • • Tuneli kryesor i kishte gjatësinë 1430 metër dhe ishte në naltësinë 895 metër mbi nivelin e detit. Por zbatimi i këtij projekti pat edhe veshtirësitë e veta. Mu në mes të prozesit intensiv të punës në 1850-tën në mes të punëtorve u përhap kolera nga ku vdiqën 300 punëtore. Aksidentet në punë nga shkarjet e masivëve shkëmborë apo shembje të galerisë në Veinzettel i kushtoj jetën 13 punëtorëve. Megjithë pengesat e mëdha, Karl Ghega arriti që të mbaj nalt rritmin e punës e kështu me datën 25 qeshor 1851 ai bani provën e parë të hekurudhës duke përshkue me lokomotivën “Save”, në fillim gjatësinë deri në Payerbadh e mbas pak ditësh deri në Küb. Krenar raporton Karli te ministri i tij Dr. Baumgartner që prova kaloj me sukses dhe jam i lumtur që ma në fund besimi Juej tek unë u vertetue. Edhe kundërshtarët e Ghegës pranuen dështimin e tyne. Punoi Pranvera Kolaj
    • Lindi nevoja e konstruktimit të një lokomotive të përshtatëshme për këte zonëmalore e për këtë Karl Ghega me lejen e superiorve shpalli një konkurs nga 13gushti deri me 16 shtatori 1851, ku morën pjesë firmat më të njohuna tëkonstruksionit të lokomotivave në botë. Ghega vertetoj që ishte jo vetëmmjeshtër arkitekt, por edhe njohës i mirë i teknikës së lokomotivave. Aivendosi që për hekurudhën e Semmeringut të përdorej LokomotivaVINDOBONA .Kjo është lokomotiva Vindobona që u paraqit në konkurs e ndërtuemenga fabrika e hekurudhave Wien – Gloggnitzer në Vjenë.Këtu u duk sembaroj rruga e mundimeve për ingjinierin arkitekt Karl Ghega i cili me 12 prill1854 së bashku me Perandorin Franz Josef I, përshkoj për herë të parënaltësinë e Semmeringut. Disa ditë ma vonë ai shoqëroj edhe Perandoreshën ere Elisabet po në këtë udhëtim. Punoi Pranvera Kolaj
    • ” Për arritje të shkëlqyera, ne punë, Karli u nderue me “ORDEN DEREISERNEN KRONE 3. KLASSE” (urdhëri i kunorës së hekurt i klasë tretë)dhe ju dha titulli RITTER (Kalorës / Cavaliere) e Ritterkreuz des LeopoldsOrdens (kryqi i hekurt i urdhërit të Leopoldit). Tashma ai thirrej Carl Rittervon Ghega. Në të gjithë karrierën e tij ai u nderue me këto tituj e medalje:• Këshilltare Ministror e Perandorak (1844)• Qytetar nderi i Triestes dhe Brünn-it• Kommendador i urdherit të Franz Josefit• Kavalier (Ritter) i urdhërit të kunorës së hekurt të klasës së III (1849)• Kavalier (Ritter) i urdhërit të Leopoldit• Kommendador i urdhërit të Josefit në Toskanë• U vendos në altarin e burrave të mëdhej të kombit (1851) Punoi Pranvera Kolaj
    • Punoi Pranvera Kolaj
    • Pervec karrierës të pakrahasueshme si inxhinier dhe arkitekt, Karli pa edhe anën tjetërtë jetës, atë private, për të cilen nuk ka shumë të dhëna. Ai ishte në përgjithësi njëri ivetmuar, kalonte një jetë të thjeshtë e pa pretendime. Ai banonte i vetëm në qëndër tëVjenës, në Bashkinë e parë dhe i pamartuar. Respekti që patën kolegët e punës për tëshprehet me fjalët:ishte i dashur me të gjithë, plot me humor, si në ditët e vështira ashtudhe në të mira, ishte ai që dinte gjithëmonë të kapërcente situatat e vështira mehumorin e tij shumë njerzor që paqësonte e freskonte këdo…Kjo ishte bota ebrendëshme e një njeriut me pikesyme të qarta në jetë e më besim të plotë në aftësitë eveta. Megjithë nderimet që ju banë atij, në shkrimet e ndryshme për te nënvizohet meforcë fakti që mbas mbarimit të hekurudhës, ai u keqtrajtua e u la në harresë ngainstitucionet qëndrore të shtetit, gja që solli deziluzion në personalitetin e tij e sirezultat sëmundje e depresion. Atij ju rishfaq semundja e vjetër e mushkrive që ikushtoi edhe jetën. Në këtë kohë të papërshtatshme për te e “transferuen për punë” nënjë zonë të largët sic ishte Siebenbürgu (vënd afër Detit të Zi). Ai vdiq në moshën 58vjecare, i lënë në harresë dhe i anashkaluar nga opinioni. Punoi Pranvera Kolaj
    • Me vdekjen e tij qarkulluen shumë fjalë për një vetëvrasje. Edhe në librat eshkollave deri në vitet 60, fundi i jetës se tij shihej si vetëvrasje. Pat edhe autorsi Richard Mauterer që në librin e tij mbi historinë e hekurudhës sëSemmeringut (Richard Mauterer: Semmeringbahn – Daten, Fakten,Propaganda. Signale – Verl., Wien, 1990), në faqen 157 pohon vetëvrasjen eGhegës. Kësisoj supozimesh pat edhe në Itali.Në të vertetë egziston në arkivën e famullisë së Shën Stefanit, në rrugën ku aibanoi, skeda e vdekjes së tij. Aty pershkruhet qartë nga famullitari iKatedrales, i cili i dha shërbimet e fundit fetare, që ai vdiq me 14 mars 1860,në orën 1 mbasdreke, në apartamentin e tij në Rotenturmstrasse 6 mbasimori të gjithë sakramentet. Shkaku i vdekjes: Tubërkulozi i mushkënive. Punoi Pranvera Kolaj
    • Dy ditë ma vonë kufoma e tij udërgue nga Katedralja e Vjenës kuju be shërbesa fetare, në varrezatpopullore të Wahringer-it ku ishinedhe Beethoven e Shubert tëvarrosur. Varrimi u ba në prani tëtri motrave të tij dhe të shumëmiqve e bashkëpunëtorve të tij. Nëvitin 1887, me krijimin e varrezësqëndrore të Vjenës, eshtrat e tij utransferuen në një varrezë nderi nëparcelen e figurave ma tënderueme të kombit. Punoi Pranvera Kolaj
    • Punoi Pranvera Kolaj
    • Faleminderit per vemendjen. Punoi Pranvera Kolaj