• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Rendesia e lumenjve,liqeneve , ujerave nentokesore ne                                                 shkoder
 

Rendesia e lumenjve,liqeneve , ujerave nentokesore ne shkoder

on

  • 4,631 views

 

Statistics

Views

Total Views
4,631
Views on SlideShare
4,631
Embed Views
0

Actions

Likes
3
Downloads
0
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Rendesia e lumenjve,liqeneve , ujerave nentokesore ne                                                 shkoder Rendesia e lumenjve,liqeneve , ujerave nentokesore ne shkoder Presentation Transcript

    • ♦Punuan :-Anisa Ramadani-Orjel Kika♦Klasa : 10/2
    •  Uji eshte nje pasuri natyrore dhe me vlera shume temedha kombetare. Ai ka perdorim te madh nebujqesi,industri dhe per furnizimin e qendrave tebanuara . Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatikdhe detit Jon,kushtet klimatike,relievi I thyer (kryesisht kodrinoro-malor),perhapja e madhe eshkembinjve te pershkueshem nga uji dhe veprimtariae njeriut kane kushtezuar pasurute e medha ujore dheshumllojshmerine e tyre : dete,liqene,lumenj,perrenjdhe burime ujore.
    • Hidrologjia ne qytetin e Shkodres
    • Liqeni i Shkodres. Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe ështëliqeni më i madh i Gadishullit të Ballkanit. Ai është pjesë e kufirit tëShqipërisë me Malin e Zi, midis maleve të larta të Sutormanit, Rumisë,Lisinit dhe degëve të Bjeshkëve të Nemuna, me një sipërfaqe 368 km2,nga të cilat 149 km2 ndodhen në territorin administrativ të Shqipërisë.Është i gjatë 43 km dhe i gjerë 14 km dhe thellësi mesatare 7-10 m, mepikën më të thellë 44 m. Buzë bregut, nën Rumi, në drejtim tëperëndimit, shtrihen rreth 50 ishuj të vegjël e të mëdhenj. Nëpërmjetlumit Buna, Liqeni i Shkodrës derdhet në detin Adriatik. Në këtë liqenderdhen Përroi i Thatë, ai i Vrakës, i Rrjollit dhe burimet nëntokësoretë Sheganit e Krevenicës. Në territorin tonë, brigjet e liqenit shtrihennë 14.000 hektarë tokë, ku banojnë afro 150.000 banorë të trekomunave të Malësisë së Madhe dhe të bashkisë së Shkodrës.
    •  Brigjet e liqenit lagin 20 fshatra dhe një pjesë të qytetit të Shkodrës. Sasiavjetore e reshjeve është mbi 2000 mm, ndërsa temperatura e ujit shkon deri 26gradë Celsius.Furnizimi me ujë i liqenit bëhet 60% nga lumenjtë Moraça e Cemi dhe pjesatjetër nga përrenj si ai i Vrakës, Rrjollit, Përroi i Thatë etj. Liqeni i Shkodrës kanjë sistem ujor të veçantë, duke shkaktuar luhatje të nivelit të ujit deri në 5 m.Nyja ujore e hapësirës Bunë-Drin luan rol të rëndësishëm në sistemin ujor tëliqenit. Këtu jeton edhe pelikani kaçurrel (nesiti, gemi), shpendi më i madhnotues i Evropës.Veçanti e liqenit është lotosi (kasarani), bimë me frut që hahet dhe që rritetvetëm këtu. Është bimë e çuditshme, edhe pse rrënjën e ka në ujë, nuk bën frutnë qoftë se gjatë verës nuk bie shi.Liqeni i Shkodrës është një ndër liqenet më të rinj natyrorë të kontinentit tonë.Për formimin e tij ekzistojnë dy mendime. Sipas disa shkencëtarëve, liqeniparaqet një gji të detit, që u shkëput nga ai për shkak të ngritjes së terrenit rrethBunës.
    •  Sipas mendimit tjetër, liqeni është formuar me uljen e tokës në luginëne Shkodrës. Mendimin e dytë e ka pranuar edhe shkenca e gjeografisë.Lumi Kir, degë e majtë e Bunës, që vjen nga malet e pjerrëta tëShqipërisë, e ka mbushur, gjatë shekujve, shtratin e Bunës me lëndë tëngurta dhe kështu ka penguar derdhjen e ujit nga këneta që ishteformuar afër Shkodrës. Uji në kënetë u rrit vazhdimisht dhe ushndërrua në liqen. Formimin e liqenit e ka shpejtuar edhe Drini, i cilizbret, po ashtu, nga malet e Shqipërisë. Ky lumë i rrëmbyeshëm e kandërruar shpesh shtratin e vet, duke përmbytur tokat përreth dhe dukei shkaktuar popullsisë së atjeshme dëme të mëdha. Vetëm në tetëdhjetëvitet të fundit, Liqeni i Shkodrës ka përmbyturmbi njëzet mijë hektarë tokë pjellore. Në liqen fryjnë erëra të forta singa malet, ashtu edhe nga deti. Era më e fortë është ajo e jugut Shiroku.Ajo di ti çmendë valët e liqenit aq sa shpesh për ditë më radhëndërprehet çdo lundrim.
    •  Pasuritë e liqenitAna lindore e liqenit, që lag brigjet shqiptare, është e pasur melloje të shumta bimësh ujore. Ato gjenden nga bregu dhe deri në3 m, ndërsa në vende të ndryshme gjenden livadhe nënujore, tëpërbëra kryesisht nga algat e gjelbra. Në liqen ekzistojnë rreth700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash. Ndër bimët ujore megjethe që dalin mbi ujë dhe gjethe notuese, janë kallamishtja,zunkthi, zambakët e ujit të bardhë dhe të verdhë, zhavori etj., qëgjenden 1 m afër bregut. Flora drunore e këtij liqeni ështëdëmtuar shumë vitet e fundit, si pasojë e ndërhyrjeve pa kriter.Në sipërfaqe të vogla gjenden drurë të tillë si shelgu, plepi,frashëri etj. Në zonat pranë liqenit ndodhen pylli i Rragamit,pylli i Dobraçit, pylli i Zabelit etj.
    •  Liqeni i Shkodrës është i pasur dhe në faunë. Rreth 250 llojeshpendësh gjenden në liqen dhe rreth tij, ku gjysma janëmigrues dhe pjesa tjetër folezon në brigjet e liqenit. Rreth 70% ellojeve të shpendëve të Shqipërisë ndodhen në liqenin eShkodrës, ku vetëm në dimër numërohen rreth 40 llojeshpendësh si karabullaku, rosa të ndryshme, kryekuqi, bajukla,çafka, pulëbardha etj. Në pjesën shqiptare të liqenit gjendenshpendë të rralla si pelikani, lejleku, shqiponjat etj., ndërsa nëlivadhet e liqenit gjatë verës ka shumë zogj si bilbilat,bishtundëza, garguj, tusha etj. Numërohen 45 lloje peshqish, 12prej të cilëve migrojnë në detin Adriatik si ngjala, qefulli, blini,kubla, levreku, shojza etj. Nga lumi Moraça dhe përrenjtëmalorë, në liqen hyjnë trofta dhe ngjala, ndërsa karakteristikëpër këtë liqen është krapi.
    •  Vlerat turistike të liqenit janë të mëdha, pasi aty ka një harmonizim tëpërkryer të terreneve malore, fushore e ujore, që i japin kësaj zone njëpamje piktoreske. Zonat turistike të Shirokës dhe Zogajt, si dhe vendetpiktoreske si Bregu i Ranës, Bishtiqendia, Stërbeqi, Grili, Shegani etj.,janë cilësuar si vende të rralla.Liqeni i Shkodrës, në pjesën malazeze është shpallur “Park Kombëtar”që në vitin 1983, dhe që nga viti 1995 zonë “RAMSAR”, sipas konventëspërkatëse. Në pjesën shqiptare të liqenit nuk ka faktorë të mëdhenjndotës, pasi në këtë zonë mungon industria, por një ndotës i madh ikëtij liqeni dhe, që, sipas specialistëve është një kërcënim i madh, ështëfabrika e aluminit, në kufi me Podgoricën në Mal të Zi, një ndërburimet më të rëndësishme ekonomike për shtetin fqinj.
    • Pamje nga liqeni.
    • Lumi Buna Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës,ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmiemisar i Liqenit të Shkodrës. Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzëTaraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëridrejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetërorndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrishnë Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumika gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihenFusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën eVelipojës në të majtë. Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimëmesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturëmesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0°C deri në -4°C.Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë . Në deltën e tijndodhet ishulli Ada, i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Adadhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. Ishulli Franc Jozef dhe ishulli pa emërtë cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimishtmerr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga Lumi Moraça qëndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur Lumi i Cemit, në Shqipëri.
    •  Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Bunabashkohet me lumin Drin. Degët kryesore të Drinit janëLumi i Shalës në alpet shqiptare, Valbona në verilindje tëShqipërisë, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi nëMaqedoni. Ky i fundit del nga Liqeni i Ohrit, i cili siç dihetfumizohet me ujë nga Liqeni i Prespës. Në pjesën fundoretë Drinit derdhet Lumi Kir i cili buron nga Dukagjini. Siçshihet, Lumi Buna merr ujë nga një rrjet hidrografik shumëkompleks, që shtrihet gati në 1/5 e Gadishullit të Ballkanit,në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar sipjesërisht i lundrueshëm , ai grumbullon ujra nga njëterritor i theksuar malor.
    •  Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbinivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër imadh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës megjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km.Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi,nëpërmjet Vijës së Shëngjergjit. Nga rrjedha, gërryerja e pakët(0,12 m / km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumiDrin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj. Prurjamesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bën këtë lumtë jetë me prurjen më të madhe në Mesdheun verior. Me këtëlum lidhet liqeni me detin, për këtë disa peshq vijnë nga detiduke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët. Risursete lumit janë pra peshqit: gjuncat, krapi, qefulli, karasi, njala,"kubla" një lloj tjetër qefulli, blini dhe sardelet.
    • Pamje nga Buna
    • Lumi Drin Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare (160 kmneto, 285 km). Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe nelumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje nëshekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit mebashkimin e dy degëve kryesore të tij:Drinit të Bardhë që buronafër Pejës,Kosovë, nga Malet e Zhlebit , përshkon lugun eDukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes,- dhe Drinit të Zi qëburon ngaShën Naumi, Republika e Maqedonisë, e rrjedha e tijkalon në mes Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujënga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva eDibres). Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, LumiValbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drinii Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drini derdhet në LuminKir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.
    •  Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, nëvazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, iKomanit dhe i Vaut te Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet emëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kursemaksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar nëfshatrat Spas, Msi and Fierzë, e mandej, pasi mbërrin në krahinëne Dukagjinit, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë,Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në VauDejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një qëderdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetriderdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhepse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunëquhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhetdirekt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshojrrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoj rrjedhën,dhe e pruri drejt Shkodrës.
    •  Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi tëmadhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga kapaciteti pasBunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnësi liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejtjugt për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug tëLezhës hyn në një zonë moçalore e më tej derdhet neAdriatik. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai iFierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinitështë bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet nëzonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësajdite.
    • Pamje nga Drini
    • Ujëvara e Grunasit Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpetShqiptare është dhe Ujëvara e Grunasit e cila meVendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallurmonument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara eGrunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të lartesë bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnenjë nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turistqë viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë tëveçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dheështë ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnëburimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet nëasnjë ujvarë të Europës.
    • Pamje nga Ujëvara e Grunasit
    • Lumi Kir Me emrin Kir emërtohet një fshat në zonën e Pultit të sotëm. Aiështë i vendosur në hyrje të Pultit, duke ndjekur në të kundërtrrjedhën e lumit me të njëjtin emër. Në lashtësi ka pasur një kalaqë sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot kyvend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”. Popullsiaështë e përbërë nga disa degëzime. Emrin e këtij fshati e mbanedhe lumi i cili buron nga shpatet e Bigës, Ndërkjores e Qafës sëBëshkasit dhe derdhet në Drí, pranë Kalasë së Shkodrës. Me saduket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit,sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala. Rrjedhae lumit nuk është e qëndrueshme sepse varet nga reshjet edhepse furnizohet nga përronj nga Alpet Shqiptare. Është i pasur metrofta. Mbi këtë lum qëndron Ura e Mesit i ndërtuar gjatësundimit osman që i ngjan kurrizit të njëmushke, harku i së cilëskujton atë të Urës të Mostarit, në Bosnje.
    •  Te libri “Shqipëria e Vjetër”, T. Ipen shkruan “Clausala është prroi i Kiriti cili zbret në fushë nga krahina malore e Pultit”. Në Plan ka njëtoponim që quhet “ndër Kisa” për “ndër Kira”, pasi ka disa burime në tënjëjtin vend. Në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrëspërmendet Kiri, pra është fshat, vendbanim shumë i hershëm dheqendër e rëndësishme për kohën. Milan Shuflai në librin e Tij “Serbëtdhe Shqiptarët” na flet për disa fise të hershme që banonin në mesVlorës dhe Himarës, në mes të cilëve edhe Chirilejsët, të cilët në fundtë shekullit të XV zhvilluan sulme ushtarakë nën udhëheqjen e nipit tëSkënderbeut kundër Turqve. Po kështu edhe pas një shekulli këto fisedhanë 10,000 luftëtarë për të njëjtin qëllim. Për një jetë më të mirë,ndonjë grup i popullsisë së Kirit të jenë vendosur në brigjet e Detit Jon.Nëpër Kir mund të kenë lëvizur dikur fisi “Thaçi”, pasi u end nëpërMalësi të Madhe dhe u vendos përfundimisht atje ku janë edhe sot. NëKir ka një ograjë që quhet “Ograja Thaçe”.
    • Pamje nga Kiri
    • Rendesia e kesaj hidrologjie neShkoder. KASKADA E DRINIT Kaskada e Drinit , eshte e perbere nga 3 hidrocentrale , per prodhimin eenergjise elektrike. Nga keto hidrocentrale jane krijuar tre liqene teknike ,Liqeni I Komanit , Liqeni I Fierzes dhe liqeni I Vaut te Dejes Hidrocentrali I pare qe u ndertua ishte ai I Vaut te Dejes ne afersi te ketij fshatine Shkoder , ose hidrocentrali “MAO CE DUN” Kjo veper nisi te ndertohet nevitin 1967 me ndihmen e kinezeve , dhe u vu ne shfrytezim te plote ne vitin1971. Perbehet nga dy diga. , diga 60m e larte , prej betoni ne Qyrsaq , si dhediga 46.4m e larte prej guri dhe berthame beltine ne Zadreje. Keto dy digakrijojn liqenin apo rezervuarin e Vaut te Dejes me kapacitet 580milion m3 uje.Ky hidrocentral prodhon rreth 250mije kw ne dite dhe punon me 5 turbina , menje prodhim vjetor mesatar 1.1miliard kw. Hidrocentrali I dyte qe u ndertua ne lumin Drin , ishte Hidrocentrali I Fierzes ,ne afersi te fshtatit Fierze. Ky hidrocentral perpara viteve 1990 ishte I njohurme emrin “Drita e Partise” , dhe vendimi per ndertimi I tij u morr ne vitin 1971 ,kur filluan dhe punimet per ndertimin e tij. Qellimi kryesor per ndertimin eketij hidrocentrali ishte furnizimi me energji elektrike te nje vepre tjeter testermadhe te diktatures , Kombinatit te Metalurgjise te Rende ne Elbasan meemrin “Celiku I Partise”.
    •  Ky hidrocentral u be I mundur te ndertohet fale ndihmave dhe kredivekineze. Ka nje dige 160m te larte , e ndertuar nga gure , zhavor dheberthame baltine. Lartesia e saj e ben kete dige nje nga me te medhatene Europe. Kjo dige krijon Liqenin e Fierzes me kapacitet 2.7miliardem3 uje. Ky hidrocentral prodhon rrth 500mije kw me 4 turbina , me njeprodhim mesatar vjetor 1.8miliarde kw. Hidrocentrali I fundit qe u ndertua ne lumin Drin eshte ai I Komanit ,ne afersi te Kukesit. Perpara vitit 1990 njihej me emrin Hindrocentrali“Enver Hoxha”. Filloj te ndertohet ne vitin 1979 dhe perfundoj ne vitin1985. Ky hidrocentral eshte ndertuar komplet nga specialistetshqipetare. Vetem turbinat e tyre jane prodhim francez , dhe montimi Ityre u be nga specalistet franceze. Dy nga turbiinat u vune ne punim nevitin 1985 kurse dy te tjerat ne vitin 1986. Diga perbehet nga gure dhebeton te armuar me nje lartesi 120m. prodhon rreth 600 mije kw me 4turbina , me nje prodhim vjetor 2 milarde kw. Liqeni qe krijohet ngakjo dige ka kapacitete rrth 450 milione m3 uje.
    • Turizmi Një udhëtim i mrekullueshëm në plazhet shkodrane ku pushuesit iofrohet liqeni dhe deti. Rëra e rrallë me jodio kuron sëmundjet ndërsafauna dhe flora e pasur e bëjnë edhe më karakteristike këtë zonë tëShqipërisë. Sigurisht, mos harroni tavën e krapit.Pozicioni gjeografik i Shkodrës, bukuritë e madhështitë e natyrës së sajjanë resurse të mëdha turistike dhe një vend relaksi e pushimi përturistët shqiptarë e të huaj. Prania e lumenjve Drin e Buna e Kir nëqytet, e liqenit të Shkodrës, e detit Adriatik në Velipojë, dhe e pikaveturistike të Razmës, Thethit , Bogës e Vermoshit, e bën këtë rajon njëthesar turistik. Në Shkodër ndodhen plazhet e Velipojës, Shirokës,Zogajt, si dhe mjaft plazhe të tjera të vogla pranë lumenjve Drin e Buna.Po kështu janë në funksion dhe pikat pushuese malore të Thethit eRazmës, ndërsa mundësi të shumta paraqesin dhe ato të Bogës eVermoshit
    •  VelipojaPlazhi i Velipojës është padyshim plazhi më i preferuari i veriut, jo vetëm për banorët eShkodrës por dhe të shumë qyteteve të tjera. Ai ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrësdhe rruga që të shpie aty është e rikonstruktuar. Ky plazh është hapur në fillim të viteve70 ndërsa pas vitit 1991 vërshuan rreth 900 ndërtime pa leje. Nga këto 550 funksionojnë sihotele dhe apartamente të dhënë me qera për pushuesit. Nga qendra e komunës e deri nëplazh janë rreth 100 lokale dhe në këtë zonë nuk mungon as energjia elektrike por uji ipijshëm është një problem më vete. Në total plazhi i Velipojës ka një vijë bregdetare përshfrytëzim 14.5 km. Rëra karakteristike njihet për përmbajtje të lartë jodi dhe vetikuruese. Në zonë gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Ndërtë veçantat e Velipojës mund të përmendet rezervati i gjuetisë, rreth 700 ha të mbushurme rosa, kryekuqë, turtuj, fazanë por edhe lepuj e derra të egër . Liqeni i Shkodrës ështënjë tjetër mundësi për pushuesit shqiptarë e të huaj. Pasuritë e tij lidhen me praninë eplazheve të Shirokës e të Zogajt si dhe faunës e florës së pasur. Në liqen ekzistojnë rreth700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash. Nga bimët ujore me gjethe që dalin mbi ujëdhe gjethe notuese, janë kallamishtja, zunkthi, zambakët e ujit të bardhë dhe të verdhë,zhavari etj. Liqeni i Shkodrës është i pasur në faunë dhe mund të gjesh rreth 250 llojeshpendësh. Madje rreth 70% e llojeve të shpendëve të Shqipërisë ndodhen në liqenin eShkodrës. Këtu nuk mungojnë as peshqit e shumtë (45 lloje) ku sigurisht mbreti i liqenitështë Krapi. Është e kotë të shkosh në liqenin e Shkodrës dhe të mos provosh një tavëkrapi ose krap në tjegull. Dy specialitetet e zonës janë të njohura në të gjithë Shqipërinë.
    •  PlazhetVetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës gjendet plazhi i Zogaj.Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë,plazhet me zhavor e gjelbërim, klima e ndikuar nga prania e liqenit dhemalit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm për të gjithë llojet epushuesve. Deri në vitet 90 kjo ka qenë një zonë kufitare dhe "mollë endaluese" për të gjithë pushuesit. Tashmë kushdo mund të vizitojëplazhin dhe gjiret e tij të virgjëra. Në dispozicion të pushuesve janështëpitë e banorëve, banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuardhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesorpeshkimin dhe këtë ua afrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënëpeshk. Gratë janë të njohura për punimin e qilimave. Pushuesve uafrohen dhe shumëllojshmëri perimesh e frutash të freskëta të zonës sidhe nënprodukte të tyre si thanaku, pistili, pekmezi, të cilët janëtradicionale dhe origjinalë. Gatimi karakteristik i zonës është tava ekrapit.
    •  Plazhi "i braktisur" i ShirokësPlazhi i Shirokës është shfrytëzuar tej mase para viteve 90-të, ku qytetarët shkodranë dyndeshin aty çdo ditë dukepërfituar nga fakti që ai ndodhet fare pranë qytetit.Aktualisht Shiroka shfrytëzohet pak si plazh dhe këtu kandikuar dhe ndotja e ujit të liqenit në këtë zone. Aty ka pakpushues, një hotel dhe vitet e fundit janë ndërtuar dhe disakabina private që jepen me qera për 10.000 lekë të reja në 15ditë. Kohët e fundit vihet re një shtim i numrit tëndërtimeve private nga ana e qytetarëve shkodranë në këtëzonë. Në Shirokë ka mjaft lokale luksoze dhe cilësore, pasikjo pikë pranë liqenit frekuentohet gjatë gjithë vitit ngaturistë ditorë vendas dhe të huaj.
    •  Një tjetër vend i mrekullueshëm në plazhin e Velipojësështë dhe Rrjolli, ende i panjohur dhe i pashfrytëzuarplotësisht pasi ndodhet në krahun tjetër të plazhit dherruga për atje kalon nëpër një urë vetëm për këmbësorë ,nga Viluni. Ai ka një vijë bregdetare rreth 4 km, me gjerësirëre 200 m dhe shtrihet në një zone me pyll shkurresh,duna të vogla rëre dhe pranë ka malin që bie thikë në det.Për të shkuar në këtë plazh të veçantë kalohet një urë vetëmpër këmbësorë në lagunën e Vilunit. Resurset natyrore tëkësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminëkulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuarkështu , bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
    •  Një bukuri natyrore, të veçantë , të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë,Ujëvara e Thethit me 25 metra lartësi. Së bashku me cirqet përreth dhe Mullirine Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për tu vizituar. Por jo më paktërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilitnxjerrin 2.5 deri në 3 metra kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe12 . Thethi është park zoologjik natyror, pasi ka një hapësirë të admirueshme, ecila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra siariu, dhia e egër, derri i egër, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri ,pa anashkaluarrrëqebullin e zardafin. Në zonë nuk mungojnë as shpendët e rrallë ku çdopushues mund të shikojë lehtësisht shqiponjën, skifterin por edhe gjelin epulën e egër. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos nëkëtë zone, Ujvara e Thethit me lartësi 25m, ku së bashku me cirqet përreth dheMullirin e Blojes, formojnë një nga vëndet më interesante për t’u vizituar. Por jomë pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e tëcilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekond, që vë në punë një hidrocentraltë vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e tëcilit është për t’u admiruar.