Evolucioni historik i globalizmit

16,525 views
15,787 views

Published on

0 Comments
9 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
16,525
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
7
Actions
Shares
0
Downloads
251
Comments
0
Likes
9
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Evolucioni historik i globalizmit

  1. 1. Evolucioni historik i GLOBALIZMIT Punoi: Anisa Ramadani Klasa: XI-2
  2. 2. Permbajtja : C‟është globalizimi? Historiku i globalizimit. Karakteristikat e globalizimit. Prirja e ndryshimeve te shekullit te kaluar. Shqipëria dhe globalizimi. Historiku i globalizimit të Shqipërisë.
  3. 3. C’është globalizimi? Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet ekonomike, sociale, politike, karakteristike për dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX. Ai përbën një realitet të ri. Globalizmi është zhvillim i tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të ashquajturën “botë pa kufi”. Globalizimi nuk mund të trajtohet si një dukuri e cila ka një moment fiks fillimi dhe nuk ka një përkufizim të sakte.Shpërndarja e pabarabartë e burimeve natyrore bënë që të gjitha vendet e botës të jenë gjithmonë e më të ndërvarura ndaj prodhimeve dhe shërbimeve që ofrohen nga vëndet e tjera të cilat ato vetë nuk i zotërojnë dhe për pasojë nuk mund ti prodhojnë. Ai nxiti levizshmërinë e madhe të njerëzve nga njeri vend në një vend tjetër dhe kjo ka bërë që të kemi një ndërthurje të kulturave nëpërmjet përshtatjes kulturore dhe sociale të tyre.
  4. 4.  Një rol tepër të rëndësishëm në globalizimin e vendeve luajnë edhe emigrantët, të cilët kontribuojnë si në nivelin ekonomik të vendeve pritëse të tyre, por edhe të vendeve përkatëse nga ata vijnë po ashtu dhe në nivelin social, kulturor gjë që sjell dhe përfitime. Dhe vetë fjala “globalizëm” nuk përfshin disa vende me karakteristika ose tipare specifike, por nga vetë emri do të thotë se perfshin të gjitha vendet e globit. Globalizmi si dukuri ka nisur të ekzistojë në formën e shkëmbimeve të thjeshta tregëtare por sot është shndërruar në një dukuri komplekse që përfshin të gjitha sferat e jetës të njerezve dhe të shteteve në të gjithë botën duke filluar nga më të mëdhatë dhe më të zhvilluarat, që përfshijnë brenda tyre miliona banorë, deri në ato vende me disa mijra banorë dhe me sipërfaqe të vogël. Përfitimet e kësaj dukurie janë universale dhe të shumëllojshme duke nisur me përfitimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, teknologjike, shkëmbimit të eksperiencave në të gjitha aspektet, difuzioni si dukuri brenda së cilës përfshihet ëëdo nivel bashkëveprimi, mundësi në shfrytëzimin e të gjitha të mirave dhe shërbimeve të ofruara, ristrukturimin e jetës, hapja e rrugës për veprimtari të cilat ende nuk janë eksploruar etj.
  5. 5. Historiku i globalizimit. Si një term “globalizimi” ka filluar të përdoret qysh në vitin 1944, mirëpo ekonomistët kanë filluar ta aplikojnë aty kah viti 1981. Termi “fshat global” u afirmua pas botimit të veprës Understanding Media (Routledge, Londër, 1964) nga autori M. McLuhan. Meqë kjo fjalë ka dy kuptime, edhe teknike edhe politike, është e qartë se grupe të ndryshme do të kenë edhe histori të ndryshme të “globalizimit”. Në trajtimin e historisë së globalizimit, disa autorë fokusohen në ngjarjet që nga 1492, mirëpo shumica e dijetarëve e teoricienëve përqendrohen në një të kaluar shumë më të afërt. Ndërkaq shumë më parë se viti 1492, njerëzit kanë filluar t‟i lidhin bashkë vendet e ndryshme të globit në sisteme të gjera të komunikimit, migrimit e të ndërlidhjes. Ky formim i sistemeve të ndërveprimit midis globales dhe lokales ka qenë një forcë motivuese kryesore në historinë botërore.
  6. 6. Të këtilla kanë qenë rastet si: Përhapja dhe shtrirja e religjioneve botërore (hinduizmi, budizmi, xhainizmi, sihizmi, taoizmi, konfuçionizmi, jehudizmi, krishterimi, islami etj) „‟ Rruga e mëndafshtë‟‟. Ekspansioni i Xhengis Kanit. Aleksandrit të Madh; Krijimi i perandorive të mëdha botërore; Zbulimi i kontinenteve tjera të botës; Përhapja e tregtisë me skllevër; Revolucioni amerikan e francez; Kolonizimi; Luftërat botërore; Dekolonizimi
  7. 7. “Epoka e parë eglobalizimit” -“Epoka e parë e globalizimit” ka filluar me periudhën e standardit të arit dhe të liberalizimit në shek. XIX. E mbështetur në Pax Britannica dhe në këmbimin e mallrave, kjo epokë është zhvilluar bashkë me industrializimin. Kjo epokë thuhet se dobësohet në fazat e fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe përfundon me krizën e standardit të arit në vitet e vona 1920 dhe në fillim të viteve 1930. Vendet që në këtë epokë u angazhuan në globalizim, përfshirë bërthamën e Evropës, disa periferi si dhe disa degëzime të Evropës në Amerikë e në Oqeani, prosperuan dukshëm. Pabarazia midis këtyre vendeve u zhduk si pasojë e rrjedhjes së lirë të mallrave, kapitalit e punës midis këtyre popujve. Që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej globalizimi është lëvizur nga raundet e negociatave mbi tregtinë, fillimisht nën patronazhin e GATT-it, që kanë çuar në një seri të marrëveshjeve për ngritjen e kufizimeve në tregtinë e lirë. Raundi i Uruguait (1984-1995) ka çuar te marrëveshja për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT ose ËTO), për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet tregtare. Me qëllim të reduktimit të tarifave e të pengesave tregtare janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh dy e më shumëpalëshe, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Mastrihtit (Maastricht Treaty) në Evropë dhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore (The North American Free Trade Agreement - NAFTA).
  8. 8. Karakteristikat e globalizimit. Globalizimi / internacionalizimi është identifikuar me një numër prirjesh, shumica prej të cilav kanë mund të zhvillohen që nga Lufta II Botërore. Këto përfshijnë një lëvizje më të madhe ndërkombëtare të të mirave, të parave, të informatave e të njerëzve, si dhe përfshijnë zhvillimin e teknologjisë, organizatave, të sistemeve juridike e të infrastrukturës që e lejojnë dhe mundësojnë një lëvizje të këtillë. Në vazhdim do të përmendim veçoritë kryesore të këtij procesi të manifestuar në jetën ekonomike, kulturore, juridike e teknologjike.
  9. 9. 1. Në nivelin ekonomik globalizimishfaqet në: - rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa rritja e ekonomisë botërore, - shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e jashtme direkte, - lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë shkaktuar krijimin e organizatave si (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe të karteleve ekonomike siç është OPEC,** - zhvillimin e sistemeve globale financiare, - rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO, WIPO***, IMF që merren me transaksione ndërkombëtare, - shtimin e praktikave ekonomike si outsourcing (përdorimi i burimeve të jashtme) dhe offshoring (zhvendosje e proceseve të biznesit nga një vend në tjetrin) nga korporatat multinacionale.
  10. 10. 2. Në nivelin kulturor globalizimishfaqet në:  - shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar,  - përhapjen e multikulturalizmit si dhe pranimin më të mirë individual në  shumëllojshmërinë kulturore,  - udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar,  - imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal,  - shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve),  - modat (trillet) botërore dhe në kulturat pop(ullore) siç janë Pokemon, Sudoku, Numa  Numa, Origami, Seritë idole, YouTube, My Space, Messenger dhe shumë të tjera.  - ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata  Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike,  - formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale...
  11. 11. 3. Në nivelin teknik / juridikglobalizimi manifestohet në: - Zhvillimin e një infrastrukture globale për telekomunikim dhe në rrjedhjen më të madhe të të dhënave përtej kufirit, duke përdorë teknologjinë si internetin, satelitët për komunikim, fijet optike të nëndetëseve dhe telefonat celularë, - Shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit (copyright laës) dhe patentat, - iniciativën e shumë avokatëve për themelimin e gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe lëvizjeve ndërkombëtare për drejtësi, si për shembull kemi ICC – The International Criminal Court (Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte) dhe ICJ – The International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare). -Shpesh thuhet se madje edhe terrorizmi ka pësuar një globalizim, me sulmet në vendet e jashtme që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me vendin amë.10 Mendime e sidomos deklarata të këtilla sot dëgjohen nga shumë politikanë anekënd botës, “lufta kundër terrorizmit global” etj.
  12. 12. Prirja e ndryshimeve te shekullit te kaluar  Globalizimi nuk eshte nje fenomen i koheve te fundit. Shume analiste kane argumentuar se ekonomia boterore eshte globalizuar gati 100 vjet me pare, gati ne formen e sotme. Por sot sherbimet financiare dhe te bisnesit jane zhvilluar me shume. Ato jane integruar me mire, sesa kane qene me pare. Nje aspekt me i madh ku duket kjo, eshte padyshim edhe integrimi i tregjeve financiare, qe eshte bere i mundur me ane te komunikimit modern elektronik. Shekulli i 20-te ka pare rritje jo paralele ekonomike me nje rritje globale te GDP-se, qe eshte rritur gati pese here. Por, kjo rritje nuk ka qene e qendrueshme. Ekspansioni me i forte ka ardhur gjate gjysmes se dyte te shekullit, nje periudhe e nje ekspansioni te shpejte te tregut te shoqeruar nga tregu dhe ne menyre tipike, dicka me vone, me ane te liberalizimit financiar. Specialistet e ndajne shekullin e kaluar ne kater periudha.
  13. 13.  Ne periudhen e pare, eren e kohes se Luftes, bota eshte kthyer drejt internacionalizimit-apo globalizimit ashtu si ne e quajme sot, ku vendet u perpoqen me shume per ekonomite e perbashketa, proteksionizimi dhe kontrollin e kapitalit ne pergjithesi. Ky ishte nje faktor kryesor ne rrenimin e kesaj periudhe, kur rritja e te ardhurave per fryme ka rene me shume se 1%, gjate viteve 1913- 1950. Pjesen tjeter te mbetur te shekullit, edhe pse popullsia eshte rritur me nje norme pa precedent, rritja e te ardhurave per fryme ka qene mbi 2 %. Ritmi me i shpejte ka ardhur gjate BUM-it te periudhes se pas Luftes se Dyte Boterore ne vendet industriale. Historia e shekullit te XX ishte nje rritje e dukshme e mesatares se te ardhurave. Por, ishte nderkohe shume e qarte se progresi nuk ishte i shperndare. Hapesirat mes vendeve te varferave dhe te pasur ishin rritur. Cereku i popullsise, qe perbente pjesen me te pasur, e kishte rritur GDP e tyre, per gati gjashte here gjate shekullit, ndersa nje cerek tjeter qe ishte pjesa me e varfer e kishte rritur vetem tre here. Pabarazia e te ardhurave ishte rritur keshtu ne menyre te qartë.
  14. 14. Shqipëria dhe globalizimi
  15. 15.  Nuk eshte me shume larg, por Shqiperia sot eshte drejt procesit te Globalizimit.Perballe Shqiperia ka nje rruge teper te veshtire per te ndjekur.Hapin e pare vendi yne e ka bere nepermjet antaresimit ne OBT.Teoriciene te ndryshem kane pohuar se kjo eshte rruga e vetme e zhvillimit por ne fakt nuk ka rezultuar e tille per te gjitha vendet.Duet permendur se shume vende kane ecur perpara nepermjet integrimit ne ekonomine Boterore.Kjo gje sot eshte e paevitueshme per nje fakt fare te thjeshte. Do te mjaftonte vetem zhvillimi i internetit, per te thene se integrimi i perbashket i vendeve te ndryshme ne Bote eshte i paevitueshem. Por, ai sjell edhe kriza dhe probleme te tjera te cilat, tregojne nivelet e zhvillimit te vendeve te ndryshme. Shume vende i kane ndjere hapur te mirat e saj fale harmonizimit te elementeve kryesore te Globalizimit, ndersa te tjeret pothuaj nuk i kane ndjere fare. E veshtire sepse deri tani nga Shqiperia jane larguar nje pjese e madhe e njerezve, qe sot e gjen veten me mire, ose te paguar me mire, qofte edhe larg profesionit, ne vende te tjera. Dhe, ne kuader te Globalizimit, jo vetem nuk mund ti ndalosh, por Shqiperia perfiton nga prurjet e tyre financiare per familjet e tyre. Duke iu referuar disa prej stadeve te Globalizimit, atehere duhet thene se per sa i perket tregut, Shqiperia sot ka bere nje pune te mire per integrim.
  16. 16.  Kuptohet se ai ka pasur luhatjet e veta, gjate viteve te gjata te tranzicionit dhe kalimit, nga nje ekonomi e centralizuar, drejt nje ekonomie te hapur. Ndersa eshte vene re me kete rast, rritja e e investimeve te huaja, ne kuader te levizjes se kapitaleve. Shqiperia, me gjithe luhatjet, e kuptueshme per shkak te situates se renduar politike ne disa periudha kohe, pas viteve 90, eshte bere nje vend i hapur per investimet e huaja. Dhe, me gjithe kufizimet e justifikueshme, ajo lufton per te thithur me shume investime nga vendet e huaja. E gjitha kjo ndoshta nuk do te funksiononte po te mos ishte edhe levizja e lire e njerezve. E cila per Shqiperine ka njohur hapjen pas viteve 90, pas plot 45 vjet pezullimi qe i eshte bere kufirit te saj. Ne kete kontekst, Shqiperia, i ka njerezit e saj qe tashme kane levizur kudo, sikurse persa i perket migrimit te brendshem ka pasur nje levizje te jashtezakonshme drejt qyteteve kryesore te vendit. Nga ana tjeter, zhvillimi i ekonomise dhe rritja e komunikimit me jashte, ka bere qe edhe ndryshimi edhe perhapja e teknologjise te jete e madhe. Dhe, shembulli me tipik per kete eshte lidhja e Shqiperise ne internet. Ku, shperndarja e informacionit eshte e hapur per te gjithe. Pasojat e Globalizimit per vendin tone, jane pervec elementeve te integrimit ne ikjen e nje pjese te madhe te inteligjences, qe e shikon veten e saj, me te plote ne vendet e huaja. Kjo ka bere, qe pavaresisht ndryshimeve dhe zevendesimeve, nga shume fusha te vendit te largohen per nje jete me te mire, nje pjese e madhe e inteligjences sone.
  17. 17.  Per Globalizimin mund te flitet pa fund, sepse ai eshte i shtrire ne shume fusha, ku ne secilen prej tyre do te kishte shume gjera per te treguar. Por, ajo qe i bashkon te gjitha eshte se Shqiperia eshte pjese e Botes tashme dhe aspak nje pike e vecuar e saj, qe mundohej qe te bente, gjera nga me te pabeshmet. Eshte shekulli i XXI dhe shanset e Shqiperise, tashme jane shume me te medha, per integrimin e Shqiperise, ne familjen e madhe nderkombetare.

×