• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Pushteti vendor
 

Pushteti vendor

on

  • 4,534 views

 

Statistics

Views

Total Views
4,534
Views on SlideShare
4,534
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
23
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Pushteti vendor Pushteti vendor Document Transcript

    • PUSHTETI VENDOR NË SHQIPËRI UDHËZUES PËR ZYRTARËT E ZGJEDHUR, NËPUNËSIT PUBLIKË DHE SHOQËRINË CIVILE Qershor 2007Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjete Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve tëBashkuara.ParathënieProjekti për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në Shqipëri (LGDA), i financuar nga Agjencia eShteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e përgatiti këtë botim që të përdoret ngazyrtarët dhe stafi vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të interesit në të gjithëShqipërinë. LGDA jep asistencën teknike që synon të forcojë kuadrin e decentralizmit të vendit, tërrisë kapacitetet vendore për të menaxhuar dhe kryer shërbimet në mënyrë më efikase si dhe tërrisë përgjegjshmërinë e qeverisjes vendore ndaj qytetarëve të saj. LGDA ka punuar ngushtë mepërfaqësuesit e pushtetit qendror, të njësive të qeverisjes vendore, të shoqërisë civile dhe me aktorëtë tjerë të interesit për të zhvilluar një kuadër të qëndrueshëm decentralizimi dhe për të hartuarprograme efikase për forcimin e kapaciteteve vendore që i ndihmojnë udhëheqësitvendore të përfitojnë nga përmirësimet e reja ligjore. LGDA ka bërë trajnime e ka dhënë asistenceteknike për këshillat, stafin dhe shoqërinë civile në pothuajse të 65 bashkitë. Ky botim bazohetgjerësisht në këtë punë të përbashkët dhe përfshin shumë nga praktikat e mira që janë krijuar nëkuadrin e bashkëpunimit të LGDA-së me bashkitë partnere Shqiptare. Programi i trajnimit dheasistencës teknike u hartua dhe u zbatua nga Instituti Urban bashkë me një ekip profesionistësh ngaShtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Shqiptare të drejtuar nga Barry Reed (DrejtorProjekti) Katherine Mark (Menaxhere Projekti) dhe Francis Conway (Konsulent Teknik i Nivelit tëLartë) Ekipi i LGDA-së përshinte Organizatat Shqiptare, Institutin për Studime Bashkëkohore, (ArtanHoxha, President), dhe Institutin për Kërkime Urbane (Zana Vokopola, Drejtoreshe Ekzekutive).Anëtarët e ekipit kryesor të LGDA-se ishin Edlira Bardhi, Sharon Cooley, Arben Dhima, Steve Joyce,Albert Kasi, Nevila Koka, Violeta Marko, Ilir Marleka, Fatlum Nurja, LinditaOshafi, Afrodita Popa, Edvin Puka, Richard Winnie dhe Sabina Ymeri. Këtij ekipi i është bashkuar një“rrjet” konsulentësh vendore dhe staf i qeverisjes vendore që gëzojnë njohje të mirë të konceptevetë projektit të cilët shpërndanë më tej punën e LGDA-se tek bashkitë e tjera “jo pilote”. Ky ekippërbëhej nga: Arjan Barbullushi, Ndrec Biba, Hasan Drazhi, Sanije Fatkoja,Kostandin Filja, Teuta Haxhi, Milika Jaho, Altin Mihali, Llambi Mushka, Shpetim Nishani, Elsa Sema,Petrit Shyti. LGDA dëshiron të shprehë mirënjohje për zyrtarët e zgjedhur vendore dhe stafin enjësive të mëposhtme të qeverisjes vendore pjesëmarrëse për angazhimin e tyre shumë të çmuar nëpunën e projektit dhe kontributin në drejtim të suksesit të vazhdueshëm të reformës sëdecentralizimit në Shqiperi:BajramCurriBeratBushatElbasanErsekeFierGyirokasterKavajaKucovaKukesLezhe
    • PatosPeshkopiPermetPogradecPrrenjasPukeRreshenSarandaShkodraVoraVlora
    • TABELA E PËRMBAJTJESI. Hyrje........................................................................................................................................................7II. Pushteti Vendor – Struktura dhe Përgjegjësitë ..........................................................................8II.1. Çfarë është Pushteti Vendor ? .................................................................................................8II. 2. Çfarë bën Pushteti Vendor ?....................................................................................................9II.3. Çfarë bën Kryetari i Bashkisë ?.................................................................................................11II.4. Çfarë bën një Këshill Bashkiak ?...............................................................................................13II.5. Vendim Marrja e Pushtetit Vendor..........................................................................................15III. Financat Vendore .......................................................................................................................18III.1. Çfarë është Buxheti Vendor ?..................................................................................................18III.2. Të Ardhurat dhe Shpenzimet e Qeverisjes Vendore ...............................................................19III.3. Politika Fiskale dhe Financat e Pushtetit Vendor ....................................................................21IV. Transparenca dhe Bashkëpunimi në Pushtetin Vendor ............................................................22IV.1. Transparenca dhe Përgjegjshmëria.........................................................................................22IV.2. Qeverisja Vendore me Pjesëmarrje.........................................................................................24Anex. Listë e Legjislacionit për Pushtetin Vendor me Shpjegime ...................................................26Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileI-HyrjeKy udhëzues jep një pamje të përgjithshme të kuadrit ligjor të pushtetit vendor në Shqipëri përzyrtarët e zgjedhur të qeverisjes vendore (kryetari i bashkisë dhe këshilltarët vendore), të nëpunësvepublikë dhe të shoqërisë civile. Çdo seksion përmban një përmbledhje të legjislacionit përkatës,termat kryesore, dhe shembuj të “praktikave të mira” nga Shqipëria.Udhëzuesi.përbëhet nga tre pjesë:• Pushteti Vendor – Struktura dhe Përgjegjësitë – një përshkrim i funksioneve dhe strukturësorganizative të përcaktuara ligjërisht për qeverisjen vendore si dhe mënyrën e ndikimit të kësaj nëvendimmarrje.• Financat vendore – një shqyrtim i bazës ligjore për buxhetimin vendor, duke përfshirëkompetencat për taksat dhe tarifat vendore dhe një përshkrim te shkurtër të të ardhurave dheshpenzimeve kryesore vendore.• Transparenca dhe Bashkëpunimi në Njësitë e Qeverisjes Vendore – një shqyrtim i kërkesave ligjoredhe përvojës praktike në fushën e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe të pjesëmarrjes qytetarenë qeverisjen vendore. Si aneks, udhëzuesi përmban edhe një listë të legjislacionit për pushtetinvendor dhe të burimeve të tjera me shpjegime.Pushteti Vendor në ShqipëriII Pushteti Vendor – Struktura dhe PërgjegjësitëTermat kryesoreDecentralizimi – Transferimi me ligj i autoritetit dhe burimeve nga pushteti qendror në atë lokal,e cili ndryshon mënyrën në të cilën qeveria ofron shërbimet dhe u përgjigjet qytetarëve.Autonomia lokale – Është e drejta e plotë për të ndërmarrë nisma me interes publik vendorpër çdo çështje që nuk ndalohet me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht me ligj një organitjetër shtetëror. Subsidiariteti – parimi që, kurdoherë që është e mundur, shërbimet dhe funksionetduhet të kryhen në atë nivel të qeverisjes që është sa më pranë shtetasve (Neni 2, Ligji Nr.8652/2000) . Kompetenca – zotësia për të vepruar dhe nxjerrëakte.
    • II.1. Çfarë është Pushteti Vendor?Njësia e qeverisjes vendore është qeverisja e një zone të caktuar vendore brenda vendit. Qëllimi iqeverisjes vendore është të sigurojë përdorim efikas dhe efecient të burimeve publike dhe tëkryerjes së shërbimeve në nivelin më të afërt për qytetarët. Shqipëria ka një sistemtë organizuar në dy nivele të pushtetit vendor që janë të pavarur nga njeri-tjetri. Bashkitë dhekomunat përbejnë njësitë bazë të qeverisjes vendore të pushtetit vendor, si dhe nivelin e parë.Qarku përbën nivelin e dytë të qeverisjes vendore dhe ka në përbërjen e tij disa bashki e komunatë cilat zakonisht kanë lidhje tradicionale, ekonomike dhe shoqërore. Aktualisht janë 308 komunadhe65 bashki në Shqipëri, të cilat janë të vendosura në 12 qarqe. Në Shqipëri njësitë e qeverisjesvendore marrin vendim dhe kryejnë shërbime nëpërmjet:• njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkive• respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetute ose nëligje të tjera• zgjidhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi tëbashkisë• ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e qeverisjesvendore.• realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme• nxitjes efektive të pjesëmarrjes se bashkisë në qeverisjen vendorePjesë nga Legjislacioni Përkatës ShqiptarQeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimittë pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Neni 13 i Kushtetutës sëRepublikë së Shqipërisë.Njësitë e qeverisjes vendore janë komunatose bashkitë dhe qarqet.Neni 108 i Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë.Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileII. 2 Çfarë bën Pushteti Vendor?Në Shqipëri, njësitë e qeverisjes vendore rregullojnë dhe kryejnë shume shërbime publike, vendosindhe mbledhin taksa dhe tarifa vendore dhe, në emër të pushtetit qendror,menaxhojnë edhe funksione të caktuara qeverisëse. Fondet për kryerjen e këtyre funksioneve vijnënga taksat dhe tarifat vendore dhe nga transfertat e pushtetitqendror.Termat KryesoreFunksione të veta - funksione të dhëna me ligj njësisë sëqeverisjes vendore, për të cilat ajo është përgjegjëse përrealizimin, si dhe ka lirinë dhe autoritetin të marrë vendimee të përdorë mjete për realizimin e tyre, brenda hapësirëssë normave, kritereve dhe standardeve të pranuarapërgjithësisht me ligj, duke zotëruar autoritet të plotëadministrativ, shërbimi, investimi dhe rregullator.Funksione të përbashkëta - funksione për të cilat njësiae qeverisjes vendore ka pjesën e saj të përgjegjësisë sëdallueshme nga pjesa e përgjegjësisë së dhënë pushtetitqendror, si dhe që bashkëshoqërohen përpjesëtimisht me
    • kompetenca, të cilat i ushtron në mënyrë autonome. Përfunksionet e përbashkëta njësitë e qeverisjes vendore kanëpërgjegjësi specifike dhe qeveria qëndrore ka përgjegjësitë ndryshme për të përmbushur, por që përgjegjësia nëtërësi është e përbashkët.Funksione të deleguara - funksione të pushtetit qendrorose të institucioneve të tjera qendrore që me ligj (funksionetë detyrueshme) ose me marrëveshje kontraktuale(funksione jo të detyrueshme) ndemjet pushtetit qendrordhe pushtetit vendor që i caktohen pushtetit vendorpër t’i realizuar sipas mënyrës dhe masën e përcaktuarnga pushteti qendror dhe institucione të tjera qendrore.Institucionet e pushtetit qendror, kur lejohen nga ligji,mund të autorizojnë komunën, bashkinë ose qarkun tëndërmarrin një funksion nen juridiksionin e pushtetitqendror, duke përcaktuar procedurat për kryerjen e këtyrefunksioneve. Funksionet jo të detyrueshme kryhen vetëmnëpërmjet një marrëveshje ndërmjet pushtetit qendrordhe atij vendor. Pushteti vendor mundet, me iniciativën evet, të përdorë burimet e veta për plotësimin e funksionevetë deleguara në mënyrë qe të arrijë një nivel më të larteshërbimesh në interes të komunitetit. Neni 2, Ligji 8652,“Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.Funksionet e pushtetit vendor në Shqipëri përmbajnëkategoritë dhe shembujt e mëposhtëm:A. Funksionet e veta – autoriteti dhe përgjegjësia përt’i përmbushur këto funksione është vetëm e pushtetitvendor.1) Infrastruktura dhe shërbimet publike- furnizimi me ujë të pijshëm- kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza- ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëvevendore- shërbimi i ndriçimit- shërbimi i pastrimit, etj2) Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv- ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historikevendore- organizimi i veprimtarive sportive dhe mirëmbajtja einstitucioneve përkatëse- administrimi i çerdheve, azileve, shtëpitë e fëmijëve, etj3) Zhvillimi ekonomik vendor- përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor,- ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike- ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, etj.4) Rendi dhe mbrojtja civile- ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeveadministrative- mbrojtja civile10Pushteti Vendor në Shqipëri
    • B. Funksionet e Përbashkëta – autoriteti dhe përgjegjësiapër përmbushjen e këtyre funksioneve bashkëndahenme ligj ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor.Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse përparakomunitetit që i zgjedh për performancën në lidhje mefunksionin e tyre “te përbashkët”.1). Arsimi parauniversitar: Pushteti qendror është përgjegjëspër zhvillimin e kurrikulave, standardeve të mësimdhënies,si edhe për rekrutimin dhe largimin e stafit kryesor(mësuesit dhe drejtoret e shkollave). Pushteti vendorështë përgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve arsimore,për pajisjet dhe materialet, dhe për investimet në objektetarsimore. Kjo e fundit duhet, sidoqoftë, të financohet ngaqeveria qendrore.2). Shërbimi shëndetësor parësor dhe mbrojtja e shëndetitpublik: Pushteti qendror është përgjegjës për caktimine standardeve për shërbimet e shëndetit, për rekrutimindhe trajnimin e stafit mjekësor. Pushteti vendor ështëpërgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve të kujdesitshëndetësor, rekrutimin e stafit ndihmës dhe furniziminme pajisje mjekësore.3). Përkrahja sociale: Pushteti Qendror është përgjegjëspër përcaktimin e standardeve të shërbimeve sociale, përkriteret e ligjshmërisë se përfitimit të shërbimeve sociale,si dhe financimin e përkrahjes sociale dhe të formave tëtjera të ndihmës sociale. Njësitë e qeverisjes vendore janëpërgjegjëse për identifikimin e kategorive në nevoje si dhedestinimin e sakte të shërbimeve në territorin e tyre. Atajanë, gjithashtu, përgjegjës për menaxhimin e objekteve tëkujdesit social siç janë jetimoret, objektet për personat meaftësi të kufizuara, etj.C. Funksione të Deleguara – pushteti qendror ka tëgjitha kompetencat, por shërbimet kryhen nga pushtetivendor.1). Gjendja civile: Ky është një funksion uniform shtetëror,i cili ushtrohet edhe nga pushteti vendor. Standardet,financimi dhe administrimi i zyrave të gjendjes civile janënë kompetence të plote të pushtetit qendror. Këto zyrajanë pjesë e strukturës së pushtetit vendor në mënyrë qëato të jenë më pranë qytetarëve.Një vrojtim i kryer në vitin 2005 dhe përsëri në 2007 tregonse shumica e qytetarëve Shqiptare dallojnë në mënyrëkorrekte shumë prej funksioneve që janë përgjegjësi epushtetit vendor kundrejt atyre që janë përgjegjësi epushtetit qendror. [Fig. 1].Kjo është e rëndësishme pasi tregon shkallën në të cilënqytetarët vlerësojnë dhe e mbajnë pushtetin vendorpërgjegjës për funksionet e duhura si dhe tregon senë cilat fusha duhet të bëjnë të dy nivelet e pushtetitndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për rolet dhepërgjegjësitë përkatëse.
    • Pastrimi 97919191736262595146988989938479676565514629Mirëmbajtja e RrugëveNdriçimi RrugorParqet dhe Hapësirat e GjelbraKanalizimetNdërtimi i Rrugëve VendoreMirëmbajtja e Objekteve ArsimoreFurnizimi me Ujë te PijshëmPërkrahja SocialeMbrojtja e Trashëgimisë KulturoreArsimi Para-ShkollorNdërtimi i Objekteve Shkollore9083Figura 1. Përqindja e qytetarëveqë thonë se qeverisja vendore ka përgjegjësi per shërbiminSHERBIMI 2005 2007Pjese nga Vrojtimi Kombëtar për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, 2005 dhe 200711Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileII. 3. Çfarë bën Kryetari i Bashkisë ?Ashtu si në shumicën e vendeve të tjera, Kryetarët enjësive të qeverisjes në Shqipëri janë zyrtarët kryesorëekzekutivë të njësive të qeverisjes vendore. Kryetari njësisësë qeverisjes vendore zgjidhet direkt nga bashkia apokomuna dhe janë përgjegjës për të siguruar që shërbimetpublike u jepen qytetarëve që jetojnë në atë juridiksion.Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore kanë përgjegjësitëe politikbërjes, të zbatimit, të mbikëqyrjes së personelitdhe përgjegjësi të buxhetit. Ata duhet të punojnë ngushtë
    • me Këshillin Vendor, kompetencat e të cilit plotësojnë atotë kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore (shih seksioninpasardhës që përshkruan rolet e Këshillit Vendor). Përshembull, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore hartonprojekt buxhetin vjetor vendor që do të shqyrtohet ngaKëshilli Vendor në përgjigje të politikave të Këshillit dhe,pastaj, është përgjegjës për zbatimin e buxhetit sapo ai tëjetë miratuar nga Këshilli.Terma kryesoreAktorë të interesit – individë dhe/osegrupe të cilët ndikohen ose mund tëndikojnë në një politike apo aktivitet.Aktoret e interesit mund të jene individë,institucione, biznese dhe organizata tëshoqërisë civile.Pjesë nga Legjislacioni ShqiptarKryetari është organi ekzekutiv i bashkisë dhe i komunës,i cili zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë ngakomuniteti i tij. Neni 109 i Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë.Kryetari:1. ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen efunksioneve të komunës ose bashkisë, me përjashtim tëatyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;2. zbaton aktet e këshillit;3. merr masa për përgatitjen e materialeve tëmbledhjeve për këshillin komunal ose bashkiak, nëpërputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, sidhe për probleme që kërkon ai vetë;4. bën raportime ne këshill për gjendjen ekonomikofinanciaredhe për probleme te tjera që kanë të bëjnëme funksionet e komunës ose bashkisë;5. është anëtar i këshillit të qarkut;6. emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët dhe të tjerë në varësi të tij brendahapësirës ligjore;7. merr masa për trajnimin e personelit të njësisë sëqeverisjes vendore.Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore në Shqipëri ka tëdy rolet, atë të udhëheqësit dhe të menaxherit, gjë e cilakërkon një numër të dallueshëm aftësish që përshkruhenmë poshtë:12Pushteti Vendor në ShqipëriNjë Menaxher (nen gjerat siç duhet) është një kryetar icili është i aftë të sjellë përmirësime në cilësi dhe sasi përshërbimet ashtu siç përcaktohet nga qytetarët.Zhvillimi i një vizioni për të ardhmen:Udhëheqja dhe menaxhimi janë dy sisteme të ndryshme dhe plotësuese të njëra – tjetrës. që njëkryetar të jete isuksesshëm duhet ti ketë të dyja këto drejtime.
    • Kryetari i Njësisë sëe Qeverisjes Vendore si Udhëheqës dhe Menaxher*Një Udhëheqës (bën gjerat e duhura) është një kryetar icili është në gjendje të bashkojë segmente të kundërt tëbashkisë dhe të jete një forcë për ndryshim pozitiv në arritjene këtij vizioni.Komunikimi:krijimi i aleancave dhe koalicioneve, bashkëpunimi ngushtë dhe efektiv me këshillin, qytetarët, stafin,bizneset, etj, për të zhvilluar strategji që synojnëarritjen e vizionit;përcaktimi dhe komunikimi i qartë i drejtimeve përtë arritur strategjitë duke treguar entuziazëm dheangazhim për arritjen e objektivave;modelim i besimit dhe punës në grup për kryerjene detyraveAftësi planifikimi dhe buxhetimi duke:krijuar rrjetin e grupeve qytetare për të marrepjesë në atë çka “nevojitet të bëhet” në ciklin eardhshëm të buxhetit (te bazuar në atë që duandhe vlerësojnë qytetaret);vendosur objektiva dhe hapa për të realizuar këtoqëllime;zhvillimin e buxheteve që alokojnë burime për tëkryer këto planete kuptuarit e asaj që ndjejnë qytetarët;komunikim periodik, ruajtja e një komunikimi tëthjeshtë dhe të sinqertë, jo kompleks dhe teknik;Motivimi dhe frymëzimi:Administrimi dhe organizimi i aftësive të stafit:forcimi i strukturës se administratës përpërmbushjen e planeve të kërkuara;përcaktimi i roleve të qarta midis anëtarëve të stafitp.sh. ruajtja e rrjetit të grupeve qytetare për të arriturqëllimet dhe objektivat;përcaktimi i standardeve të qarta të performancësAftësi monitorimi dhe për zgjidhjen e problemeve:mbajtja e të gjithë aktorëve të interesit në drejtimine duhur duke apeluar për nevojat dhe vlerat ekomunitetitmonitorimi i rezultateve të planit të punës;takime efektive me stafin;kërkesa për një raportim të mire;planifikim dhe organizim brenda afateve kohorepër zgjidhur problemet* Për diskutim me të zgjeruar, ju lutemi shihni: John P. Kotter, “Çfarë bëjnë realisht udhëheqësit,”Harvard Business Review, 1990.•••••
    • ••••••••••13Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileII. 4 Çfarë bën një Këshill Bashkiak?Këshilli Vendor në Shqipëri është organvendimmarrës dhe politikbërës dhe përbëhet ngakëshilltarë të zgjedhur vendore. Numri i popullsisëështë përcaktues për numrin e këshilltarëve si dhepër numrin e përfaqësuesve në këshillin e qarkut.Këshilli Vendor operon si një organ i tërë por mundedhe të ndahet në komitete për të formuluar politikatnë fusha të ndryshme, të tilla si financat, shërbimetpublike, kultura/arti/sporti dhe arsimi/shëndetidhe të bëjnë rekomandime tek këshilli i plotë nëfunksion të zërave specifikë të agjendës se komitetit.në Shqipëri Komisioni i Financës autorizohet me ligj,por njësitë vendore janë të lira të ngrenë komisioneshtese që shihen të lidhura me rrethana të veçantatë komunitetit, të tilla si trashëgimia dhe turizmi apombrojta e ambientit. Si organ politikbërës, këshillimund të vendosë nivelin e taksave dhe tarifave, tëhartojë politika fiskale katër vjeçare, të përcaktojëstandardin e shërbimeve, të ngrejë struktura përpjesëmarrjen e publikut në vendim marrje dhe tëhartojë strategji zhvillimi, e të tjera.Këshilltarët kanë përgjegjësi politikëbërëse,mbikëqyrëse dhe për buxhetin dhe punojnëngushte me kryetarin e njësisë se qeverisjes vendore,funksionet e të cilit plotësojnë ato të këshillit. Përshembull, këshilli vendor shqyrton, ndryshondhe miraton buxhetin vjetor vendor dhe, më pas,monitoron zbatimin e buxhetit nga kryetari i njësisësë qeverisjes vendore.Terma kryesoreVendim marrës – Këshilli vendor miraton akte ligjore dhepolitika vendore, të tilla si buxheti, në përputhje me ligjetdhe statutet.Politikbërës – Këshilli vendor është përgjegjës për hartimine politikave. Politikat udhëheqin vendim marrjen e këshillatnë fusha të tilla si hartimi i buxhetit, zhvillimi ekonomik,etj., dhe veprimet e kryetarit në zbatimin e vendimeve tëkëshillit.Mbikëqyrje – këshilli vendor është përgjegjës për
    • monitorimin e zbatimit të vendimeve dhe të politikave tëkëshillit nga ana e kryetarit të njësisë se qeverisjes vendore.Pjesë nga Legjislacioni ShqiptarDetyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiak(Neni 32, Ligji Nr. 8652/2000) përmbajnë:1. Miraton statutin e komunës ose të bashkisë, si dherregulloren e brendshme të funksionimit të vet.2. Zgjedh dhe shkarkon kryetarin/zv. kryetarin e këshillitbashkiak, emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit.3. Miraton strukturën organizative dhe rregulloret përadministratën e bashkisë, etj. në përputhje me legjislacionin nëfuqi.4. Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.5. Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.6. Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen edetyrimeve ndaj të tretëve.7. Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.8. Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhedisiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, sidhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.9. Vendos për simbolet e komunës ose të bashkisë10. Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat erealizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe përzbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te komunaose bashkia.14Pushteti Vendor në ShqipëriTë drejtat e këshilltarit (neni 29, ligji nr. 8652/2000):1. Këshilltari nuk përgjigjet për mendime tëshprehura, lidhur me çështje zyrtare gjatë ushtrimittë detyrës.2. Këshilltari shpërblehet për punën që kryen. Masae shpërblimit vendoset nga këshilli përkatës mbibazën e kritereve të përcaktuara nga legjislacioninë fuqi.3. Me kërkesën e tij, këshilltari informohet dhe ivihet në dispozicion në çdo kohë ngaadministrata e komunës ose bashkisë përkatëse,çdo lloj dokumentacioni për njohje të problemevetë juridiksionit të saj.4. Këshilltari ka të drejtën e kualifikimit profesional,sipas programit të miratuar nga këshilli. Financimipër këto raste bëhet sipas rregullave tëlegjislacionit në fuqi.Betimi i këshilltarit“”Betohem, në emër të zgjedhësve që përfaqësoj, tëmbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dheligjet e saj. Betohem se në të gjithë veprimtarinë timedo të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të bashkisëX dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim përzhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.” Neni 28,
    • Ligji 8652/2000.15Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileII. 5 Vendim Marrja e Pushtetit VendorKryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe këshilli vendorjanë së bashku përgjegjës për ushtrimi e kompetencavetë pushtetit vendor. Një aspekt i rëndësishëm i qeverisjesvendore është marrja e vendimeve rreth politikave dhezbatimit.Procesi i Politikëbërjes Vendore në Shqipëri:• Ideja për një ndryshim në politike apo në një projekttë ri ose aktivitet mund të vijë nga një mori burimesh:qytetarët ose OJF-të mund t’i bëjnë sugjerime njësisë sëqeverisjes vendore (p.sh., në një takim publik); kryetarii njësisë së qeverisjes vendore mund të rekomandojënjë ndryshim (p.sh., bazuar në kufizimet e buxhetit, nëkomentet publike, në praktikat e reja apo në ndryshimetnë legjislacion); ose këshilltarët mund të mund të kenëiniciativa të cilat ata janë të interesuar t’i eksplorojnë aposhqetësime lidhur me praktikën ekzistuese.• Kur bëhen sugjerime të tilla, kryetari i njësisë sëqeverisjes vendore është përgjegjës për të siguruar qëstafi i njësisë së qeverisjes vendore mbledh dhe analizoninformacionin për të zhvilluar rekomandime më konkretelidhur me atë se nëse do të zbatohen, apo jo, dhe memënyrën se si t’i zbatojë ato. Pastaj, kryetari i njësisë sëqeverisjes vendore e paraqet këtë material përparakëshillit vendor për diskutim në një mbledhje publike.Këshilltarët janë përgjegjës për ta shqyrtuar me kujdesmaterialin – duke përfshirë dhe bërjen e pyetjeve në rastetkur informacioni mungon ose nuk është i qarte – dhe dukevendosur se si të shkohet përpara.Prandaj është e rëndësishme që kryetarët e njësive tëqeverisjes vendore, stafi administrativ dhe këshilltarët tëTerma KryesoreBurimet – çfarë përdoret për shërbimetProduktet – çfarë përfitohet nga burimetEficienca – cila është kosto e produktitRezultatet – cili ka qenë rezultati cilësor, ndikimii produktit; sa të kënaqur janë qytetarët meshërbimin.Indikator – një matje numerike që tregon progresindrejt arritjes së një rezultati.Menaxhim Performance – Praktika e përdorimit nëmënyrë aktive e të dhënave të performancës përtë përmirësuar menaxhimin e njësive të qeverisjesvendore duke përdorur indikatorë për të vendosursynimet dhe objektivat, për të prioritizuar dhe alokuarburimet, për të informuar menaxherët për axhustimete nevojshme apo për ndryshimet në politika ose nëzbatim për të arritur objektivat, për të raportuar për
    • performancën e njësisë së qeverisjes vendore dhepër të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike.Zgjedhje Shërbimesh – një kombinacion ndërmjetCilësisë, Sasisë dhe Kostos se ShërbimitZgjedhjet e Buxhetit – një kombinacion ndërmjetdy a më shumë shërbimeve që konkurrojnë për tënjëjtat burime e mjete të kufizuara të buxhetit .kenë informacion të saktë dhe në kohe lidhur me kushtetnë komunitet, kostot e kryerjes së shërbimeve, dhe nevojate preferencat e qytetarëve.16Pushteti Vendor në ShqipëriKu jemi? – një analizë e detajuar e gjendjesaktuale të shërbimitKu dëshirojmë të jemi ? – përcaktimi i rezultateve,i indikatorëve dhe i objektivaveSi dëshirojmë të arrijmë atje ? - planifikimveprimesh, vendime buxhetiA po arrijmë atje ? – montonim i performancës,përfshirje e qytetarëve••••Zgjedhjet e ShërbimeveBërja e zgjedhjeve në funksion të përmirësimit të njëshërbimi të dhënë do të thotë arritjen e balancës së duhurndërmjet kostos, sasisë dhe cilësisë së atij shërbimi. Jumund të zgjeroni hapësirën e gjelbër (parkun) në një lagjetë dhënë (Sasia), ose ju mund të riparoni të gjitha stolate tij më të mirë (Cilësia). të dy këto ndryshime kanë njëKosto. A janë burimet e financimit të qeverisjes vendoretë mjaftueshme për t’i realizuar të dyja? A ka nevojë përtë vendosur një tarifë të re për hapësirat e gjelbra apo dotë riparoni stolat e parkut? A janë dakord qytetarët mezgjedhjen tuaj?Zgjedhjet e BuxhetitNjësitë e qeverisjes vendore ofrojnë shërbime shumëfishepër qytetarët e tyre si pjesë e funksioneve të tyre (pastrimi,hapësirat e gjelbra, rrugët, mirëmbajtja e shkollave, etj.).Duke pasur parasysh burimet e kufizuara, mund të ndodhëqë dy ose më shumë shërbime do të konkurrojnë për tënjëjtin burim financiar. Cila do të ishte alternativa më emirë për secilin shërbim që e vlerësojnë qytetarët dhe qëmund të jetë e përballueshme brenda kufirit të fondeve tëdisponueshme? Herë pas here zgjedhja mund të përfshijëedhe një vendim për të rritur taksat ose tarifat vendore përtë mbuluar koston e shërbimeve.Për të marre vendime të argumentuara lidhur me ofrimin eshërbimit, njësitë e qeverisjes vendore duhet të realizojnësa më poshtë vijon:
    • Të përcaktojnë se cilat shërbime janë të njëpërparësie të lartë për qytetarët përpara se tëpërgatiten propozimet ebuxhetit.Të kërkojë mendimin e qytetarëve, të biznesevedhe të shoqërisë civile për alternativat epropozuara për përmirësimin e shërbimevetë caktuara - domethënë të identifikojë njëgamë zgjedhjesh të buxhetit.Të organizojë seancë publike për buxhetinme qytetarët, me biznesin dhe me shoqërinëcivile ku propozimet paraqiten dhe diskutohennë mënyrë të qartë përpara se të vendosenzgjedhjet përfundimtare të buxhetitNjë metodë për mbledhjen, analizimin dhe përdorimine një informacioni të tillë për të menaxhuar njësitë eqeverisjes vendore është Menaxhimi i Performancës. Njëmjet i menaxhimit të performancës i përdorur gjerësishtnë Shqipëri është Plani i Veprimit për Përmirësimin eShërbimit (SIAP), i cili është një proces që ndihmonnjë komunitet për të përmirësuar shërbimet e tij apopër të trajtuar çështje specifike. Ai përfshin analizimindhe planifikimin për një shërbim/çështje me anë tëdhënies përgjigje në mënyrë sistematike për pyetjet emëposhtëm:•••17Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivilePraktikë e Mirë në Shqipëri – Zgjedhje Shërbimesh të bëra nga Kavaja për Shërbimine Pastrimit të Rrugëve dhe të Grumbullimit të MbeturinaveSasia(Produktet)Cilësia(Rezultatet)Vlerësimi i mbulimit aktual me shërbim- Rrugët kryesore të qytetit shërbehen mjaft mirë- Pjesa tjetër e qytetit (rrugët e ngushta) shërbehen keq- Zonat periferike të qytetit nuk mbulohen me shërbimObjektivi- Rritje e mbulimit në 85% të familjeve- Zgjerim të mbulimit deri në 50% të zonave periferike- Ngritjen e projekteve pilot në zona me rruge të ngushtaPikëpamjet aktuale të qytetareve (vrojtimi)Qyteti është i pastër – 42% -Mblidhen dy herë në jave – 45% -Ankesat zgjidhen – 32% -Te kënaqur në tërësi – 49% -ObjektiviRritje dy here në jave në 55% -Ulje të ankesave në 15% -
    • Rritje e kënaqësisë në 55% -Kosto(Mjetet/burimet)Vlerësimi i produkteve aktuale- Shërbimi i kryer nëpërmjet kontratësme një firme private- Pa standarde të shkruara të cilësisë- Tarifat shumë të ulëta për të mbuluar kostot- Nivel i ulet arkëtimesh nga banoret- Kazanë të pamjaftueshëm/te llojittë papërshtatshëmVendime Buxheti- Blerje koshash me të vegjël për rruge të ngushta- Ndërtim pikash betoni për grumbullim mbeturinashnë zona periferike- Blerje e më shumë kazanëve për zonat kryesore të qytetit- rritje e tarifës së mbeturinave- Rritje e nivelit të arkëtimeveVeprime të tjera- Nxjerrje e rregullores për mbetjet e ngurta(Buxheti / Organizimi i shërbimit)(Sasia e Shërbimit të Kryer) (Ndikimi i Shërbimit)18Pushteti Vendor në ShqipëriTerma KryesoreTransferta – lëvizja e burimeve financiare nga buxheti dhenga llogaritë e qeverisë qendrore tek buxheti dhe llogaritëe njësive vendore.Transferta të Kushtëzuara – Transferta që njësite eqeverisjes vendore duhet të përdorin për qëllime publikenë përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara me ligjose në Buxhetin e Shtetit.Transferta të Pakushtëzuara – Transferta që njësitë eqeverisjes vendore janë të lira të përdorin për çdoqellim publik në përputhje me legjislacionin e qeverisjesvendore.Autorizimi i Fondeve – Autorizimi ligjor i dhënë nga organilegjislativ që lejon zyrtarët e qeverisjes vendore të kryejnëurdhërime fondesh dhe të bëjnë shpenzime nga burimetqeveritare për qëllime të përcaktuara publike.Shpenzim – Para e paguar faktikisht në lidhje me njëautorizim.Efikasiteti i Alokimit – Situata kur njësia e qeverisjesvendore përdor burimet e saj të kufizuara për të prodhuaranë sasitë e duhura të shërbimeve që qytetaret vlerësojnëme shume.III. Financat VendoreIII.1. Çfarë është Buxheti Vendor?Një ndër funksionet kryesore të njësive të qeverisjesvendore është përcaktimi se si do të alokohen burimetqë plotësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme
    • nevojat e qytetarëve të tyre. Ashtu si në shumë vendetë tjera, në Shqipëri kjo ndodh gjerësisht nëpërmjetprocesit të buxhetit vjetor.Buxheti vendore është1 :Një proces nëpërmjet të cilit zbatohen vendimethemelore lidhur me pjesën e funksioneve publikeqë janë nën përgjegjësinë e njësive të qeverisjesvendore.Një dokument që përmban të gjitha të ardhurat epritshme dhe shpenzimet e propozuara për secilënnga funksionet e njësisë së qeverisjes vendore përnjë periudhe një vjeçare.Një mjet politikash që udhëheq alokimin eburimeve të kufizuara ndërmjet përparësivekonkurruese.Një mjet menaxhimi që ndihmon në transformimine vendimeve në programe specifike.Një mjet komunikimi që ndihmon për informimine Këshillit, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë tëinteresuar në çështjet buxhetore të komunitetit,zgjedhjet dhe tendencat.Një metodë e reagimit ndaj kërkesave të qytetarëvedhe preferencat për shërbimet vendore.Një metodë e ushtrimit të kontrollit popullor mbiparatë publikeNjë formë kontabiliteti1Përshtatur nga “Buxhetimi me Program: Modernizimi i Menaxhimit Financiar i Njësive Vendore teHungarisë,” Urban Institute me financim nga USAID.Pjesë nga Legjislacioni ShqiptarNjësitë e qeverisjes vendore kanë të drejtën të hartojnë,miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre. Neni 8, pika 3,Ligji nr. 8652Me autonomi vendore kuptohet e drejta dhe aftësiaefektive e bashkësive vendore për të rregulluar e për tëdrejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në tëmirë të popullsive të tyre, një pjesë të mirë të çështjevepublike. Neni 3, Pjesa 1 e Kartës Evropiane e AutonomisëVendore19Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileIII. 2 Të Ardhurat dhe Shpenzimet e Qeverisjes VendoreNjësitë e qeverisjes vendore kanë dy burime kryesore tëardhurash: të ardhurat që ato mbledhin vetë (taksat dhetarifat vendore), transferta nga buxheti i shtetit dhe taksate përbashkëta.Njësitë e qeverisjes vendore kanë zakonisht kompetencatë plota për vendosjen e llojeve dhe të niveleve të tarifavevendore.Në Shqipëri taksat vendore përcaktohen me ligj dhe njësitëe qeverisjes vendore kanë mundësinë, si pjesë e politikes sëtyre fiskale, të rrisin ose të ulin nivelin e taksës për disa taksa
    • vendore brenda një kufiri të caktuar të dhënë me ligj.Taksat e përbashkëta përfaqësojnë ato taksa qëbashkëndahen ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asajvendore. Taksat e përbashkëta administrohen nga qeverisjaqendrore dhe ligji përcakton raportin e përqindjes që do t’ialokohet njësive të qeverisjes vendore.Siç është përcaktuar me sipër, transfertat nga buxheti ishtetit mund të jenë të pakushtëzuara ( mbi të cilat njësitëe qeverisjes vendore kanë diskrecion të plotë shpenzimi)ose të kushtëzuara ( të cilat duhen përdorur për një qellimtë specifikuar).Taksat dhe Tarifat Vendore dhe të Përbashkëta në Shqipëriparaqiten më poshtë:Terma KryesoreTaksat janë detyrime financiare të vendosura ndaj individëveapo personave juridikë për të mbështetur qeverinë; taksatvendore janë detyrime indirekte që nuk lidhen me njëshërbim specifik dhe i sjellin pushtetit vendor të ardhurame qëllim të përgjithshëm.Baza e taksës është shuma totale ndaj të cilës zbatohetniveli i taksës (p.sh., shuma e të gjitha pagave të paguara nënjë vend mund të ishte baza a taksës për taksën kombëtarembi të ardhurat).Niveli i Taksës është përqindja e zbatuar ndaj një bazetakse për të llogaritur taksën që duhet paguar.Tarifat janë detyrime të vendosura ndaj përfituesve tëdrejtpërdrejtë të shërbimeve publike.Taksat Kryesore VendoreTaksa e Biznesit të VogëlTaksa e PasurisëTaksa e Ndikimit në InfrastruktureTaksë HoteliTaksë për Zënie Hapësirash PublikeTaksa të PërkohshmeTaksa të PërbashkëtaTaksa e Regjistrimit të AutomjeteveTaksa e Transaksioneve të PasurisëTarifat Kryesore VendoreTarifa e Pastrimit RrugorTarifa e Ndriçimit RrugorTarifa e Mbeturinave UrbaneTarifa e ParkimitTarifa e RegjistrimitTarifa e TregutTarife Shërbimesh VeterinareTarife GjuetieShpenzimet e qeverisjes vendore mbulojnë kostot eoperimit dhe funksionimi të njësive respektive të qeverisjesvendore dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve që janë nënpërgjegjësinë e qeverisjes vendore. (Shih Figurën 3 për njëshembull të buxhetit të njësisë së qeverisjes vendore si dhe
    • llojet e të ardhurave e të shpenzimeve).Njësitë e qeverisjes vendore kanë kompetence të vendosinse si të shpenzojnë burimet në dispozicion të tyre nga taksatdhe tarifat vendore, taksat e përbashkëta dhe transfertat epakushtëzuara nga buxheti i shtetit.Pjesë nga Legjislacioni ShqiptarPushteti vendor ka të drejtën “te vendosë taksa dhe tarifa…”.Pika b, Paragrafi 3, Neni 8 i Ligjit Nr. 8652.Të paktën një pjesë e burimeve financiare të bashkësivevendore duhet të sigurohen nga detyrimet dhe taksatvendore, përqindjen e të cilave ato kanë fuqi ta caktojnë nëkufijtë që u lejon ligji. Karta Evropiane e Autonomisë Vendore.Pika 3, Neni 920Pushteti Vendor në ShqipëriShembull – Struktura e të Ardhurave dhe Shpenzimeve të Qeverisjes VendoreI Taksat dhe Tarifat VendoreA Taksa vendore1 Taksa mbi Pasuritë e Paluajtshme2 Taksa e Biznesit të Vogël3 Taksa e Regjistrimit të Automjeteve4 Taksa e Zënies se Hapësirave Publike5 Takse Hoteli6 Taksa e Ndikimit në Infrastrukture7 Taksa e Transferimit të Pasurisë8 Taksë TabeleB Tarifa Vendore1 Tarifë therje bagëtish2 Tarifë reklame3 Tarifë gjelbërimi4 Tarifë pastrimi5 Tarifë gjuetie6 Tarifë transporti7 Tarifë verande8 Tarifë regjistrimi9 Tarifë Parkimi10 Tarifa Shërbimesh të Tjera11 Tarifë Ndriçimi RrugorII Te ardhura Jo TatimoreA Pagesa1 Pagesa e Prindërve për Kopshtet2 Pagesa e Prindërve për çerdhetB Burime të Tjera të Ardhurash1 Shitje asetesh2 Dhënie me qira e aseteve3 DonacioneIII Te Ardhura nga Burime KombëtareA Transferta të PakushtëzuaraB Transferta të Kushtëzuara1 Investimet2 Përkrahja sociale
    • 3 Te tjeraVI Ardhura të TrashëguaraNr. TE ARDHURAT Nr. SHPENZIMETI Administrata e përgjithshme1 Administrata e Bashkisë2 Administrata e këshillit bashkiakII Shërbimet Publike1 Pastrimi i Rrugëve2 Mirëmbajtja e Rrugëve3 Mbetjet e Ngurta4 Parqet dhe Hapësirat e Gjelbra5 Ndriçimi Publik6 Furnizimi me Ujë dhe Kanalizimet7 Transporti Publik8 Varrezat9 Të tjera10 5% e fondi për qarkunIII Arsimi1 Arsimi Parashkollor2 Arsimi ParauniversitarIV Përkrahja Sociale1 Personat me aftësi të kufizuar2 Ndihma EkonomikeV ShëndetësiaVI Arti, Kultura, SportetVII Të Tjera21Udhëzues për Zyrtarët e Zgjedhur, Nëpunësit Publikë dhe Shoqërinë CivileIII. 3 Politika Fiskale dhe Financat e Pushtetit VendorAshtu si në vende të tjera, njësitë e qeverisjes vendore nëShqipëri kanë nevojë për fonde për të përmbushur funksionete tyre duke filluar nga kryerja e shërbimeve publike ederi tek infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik vendor. Kjoështë arsyeja se përse decentralizimi i funksioneve ështëshoqëruar me rritjen e autoritetit vendor për të vendosure për të mbledhur taksa e tarifa. Askush nuk është i prirurposaçërisht të paguajë taksa, por nëse politika tatimore ështëe drejtë dhe qytetarët e shikojnë se taksat e tyre përdorenpër të përmirësuar komunitetin e tyre, ata shpesh janë më tëgatshëm të paguajnë.Për të evituar kthimin e taksave dhe tarifave vendore në njëbarrë të rëndë për qytetarët, bashkitë dhe komunat duhet tëkuptojnë nevojat, aktivitetin ekonomik dhe kapacitetet fiskaletë qytetarëve të tyre dhe të bizneseve vendore. Politika fiskalevendore – çfarë taksash dhe tarifash duhen vendosur, kujti duhen vendosur, në çfarë niveli dhe si të veprohet me ataqë nuk paguajnë në kohë apo që nuk paguajnë fare – bëhet,në këtë mënyrë, një ndër vendimet më të rëndësishme tëpushtetit vendor. Në Shqipëri, ky vendim merret nga këshillivendor bazuar në rekomandimet e kryetarit të njësisë sëqeverisjes vendore.
    • Qytetarët Shqiptarë shohin më shumë hapësirë përpërmirësim lidhur me politikën e taksave vendore dhe mePjesë nga Legjislacioni ShqiptarKëshilli i Bashkisë ose i komunës:a) bën edhe kategorizime më të hollësishme, në përputhjeme kushtet dhe interesat vendorë, brenda kategoriveminimale të bazës së taksës, të përcaktuar në këtë ligj;b) vendos për nivelin e taksës, brenda kufijve të përcaktuar nëkëtë ligj, për çdo kategori e nënkategori të bazës së taksës;c) përcakton numrin e kësteve të pagimit të taksës dheafatet e kryerjes së tyre, si dhe kushtet lehtësuese në rastet epagesës së plotë dhe përpara afateve të detyrimeve fiskal …Neni 5, Ligji Nr. 9632,/2006.vlerën që ata marrin në këmbim të taksave dhe tarifave vendoreqë paguajnë. Megjithatë, ka pasur përmirësime domethënësenë kuadër të këtij indikatori që nga viti 2005: rreth 40%-44%e qytetarëve të vrojtuar në vitin 2007 mendojnë se njësitë eqeverisjes vendore bëjnë atë që thonë, vendosin taksa nëmënyrë të drejtë për komunitetin, dhe japin një vlerë të mirënë këmbim të taksave që paguajnë qytetarët krahasuar merreth 32% në vitin 2005 [Fig. 2].Praktikë e Mirë në Shqipëri – Politika fiskale në njësitëe caktuara vendoreKur shqyrtojnë rritjen e nivelit të taksave, njësitë e qeverisjesvendore duhet të përcaktojnë nëse shumë individë që duhet tëpaguajnë taksat nuk i paguajnë ato (evazion fiskal). Nuk ështëe drejtë apo efikase që të rritet niveli i një takse kur kjo taksëpaguhet vetëm nga 40 përqind e taksapaguesve. Bashkia eElbasanit e njohu këtë problem. Ajo uli nivelin e disa taksave tëcaktuara, por megjithatë arriti të mblidhte më shumë të ardhurame anë të uljes së evazionit fiskal.Në Fier, këshilli shqyrtoi një analizë të shërbimit të mbledhjesdhe largimit të mbeturinave dhe mësoi se vetëm një numër ikufizuar familjesh paguanin tarifën për këtë shërbim (10,000familje) kundrejt numrit të familjeve që përfitonin shërbimin(20,992 familje). Bashkia mori masa për përmirësimin e nivelittë arkëtimeve si dhe për të rritur gatishmërinë e qytetarëve për tëpaguar taksat dhe tarifat vendore.32 31.232.54039.344.1010203040506070
    • 80901002005 2007Une pertoje nje vlere te mire nekembim te taksave dhe tarifavevendoreBashkia/Komuna zbaton taksadhe tarifa ne menyre te drejte perte gjithe qytetaretPushteti vendor realizon ate qethote se do te bejeFigura 2. Perceptimet e qytetarëve mbi përgjegjshmërinë dhe politikënfiskale të pushtetit vendorPjesë nga Vrojtimi Kombëtar per Qeverisjen Vendore ne Shqiperi, 2005 dhe 2007% e atyre qe janë dakord ose shume dakord22Pushteti Vendor në ShqipëriIV. Transparenca dhe Bashkëpunimi në Pushtetin VendorNjë ndër objektivat kryesore të decentralizimit ështëtë sjellë qeverisjen më pranë komunitetit vendor, dukekrijuar, në këtë mënyrë, mundësi më të mira për përfshirjene mendimit dhe kontributit të qytetarëve në marrjen evendimeve, në alokimin e burimeve dhe në vlerësimin eperformancës së qeverisjes. Kuadri konceptual i qeverisjesvendore mbështetet në tre shtylla të ndërlidhura:Stafi i Qeverisjes Vendore – Këshilli Vendor – ShoqëriaCivile. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë kushteparaprake për këtë partneritet. Të tre këto shtylla duhettë demonstrojnë sensitivitet në drejtim të problemeve tëkomunitetit dhe të përpiqen t’i zgjidhin ato. Në shumëraste, pjesëmarrja më e efektshme e qytetarëve nëqeverisjen vendore arrihet nëpërmjet organizatave tëshoqërisë civile.Terma KryesoreTransparenca2 – është detyrë e nëpunësve publikë për tëvepruar në mënyrë të hapur, në mënyrë të parashikueshmedhe të kuptueshme me qëllim që qytetarët të kuptojnëdhe të monitorojnë aktivitetin e qeverisjes.Përgjegjshmëria3 – është proces më anë të cilitins