Doktor valuta ekrem ajruli

1,048 views
941 views

Published on

Poezi satirike

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,048
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4
Actions
Shares
0
Downloads
10
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Doktor valuta ekrem ajruli

  1. 1. Ekrem ajruli KUR QESH DOKTOR VALUTA poezi
  2. 2. Botues: ArbëriaDesign Recensent: Mr.Elez Ismaili Redaktor: Hamdi Iljazi Realizimi kompjuterik: & ballina: Dashmir Ademi Shtypi: Shtypshkronja “Arbëriadesign”
  3. 3. Mos ma merrni për të madhe Ngase grijë kaq shumë unë Gjuaj fjalë mbi veset tuaja Po nuk besoj se u prish punë... autori
  4. 4. Mveshdhëntë zoti të os te doktori po s’pate valuta të pret arkivoli hynë pacienti trupin zvarrë zvarrë doktorit i duket si njëqind dollar DOKTOR 5 VALUTA
  5. 5. ti i thua mjekut këmbët s’luajnë dot ai të përgjigjet pa valuta paske ardhur kot pacienti dhembshëm shikon në sy doktorin ai pa fije turpi pyet e ke portofolin 6
  6. 6. duart i kam të bardha duart i kam të buta unë të heq dhembjen po pate valuta eh valutë e mallkuar të bën paloburë përveç profesionit të ndërron dhe lëkurë 7
  7. 7. mallkuar qofsh dhe ti hipokrat ne të kërkojmë mjek ti na çon lugat 8
  8. 8. nëpër ordinanca e dhoma mjekësore ndërrohen valutat si në këmbimore hej spital i bukur muret me ngjyrë ç’i ke mbushur zyrat përplot me vampirë 9
  9. 9. Tellall shkuar tellalli diplomati i madh bluan çka nuk bluan diplomacia i duket livadh fenomen shekulli politikani fjalëshumi s’kam shok në politikë thotë jam si lumi 10 DIPLOMATI
  10. 10. vërtetë fenomen diplomati mendjehollë pa kurriz pa eshtra kërmill këmbë e dorë 11
  11. 11. Ikinedekada vite muaj ne në tokë tonën vazhdimisht të huaj presim me vite rrezet e lirisë nga trupi s’na shqytet ndryshku i robërisë 12 PAMË
  12. 12. pamë ç’nuk pamë alete politike përplot vese e huqe shohim bythët pushtetari të fërkohen në kolltuqe shohim dhe nga ata që dikur për atdhe fort i digjte malli sot pa përtesë shndërrohen në miza kali 13
  13. 13. Më thanë: kujdes është i pacipë s’ka turp nuk besova se vitet rëndonin më shumë se fjalët 14 GËNJESHTARI
  14. 14. më thanë: kujdes! gënjeshtrat i ka me tepricë ani thash: njeri... ç’të bëj i mjeri turpi vendin e ka në ballë nuk rin në prapanicë 15
  15. 15. Kanarinë nuk je pëllumb jo, assesi qyqe tinëzare apo krrokatës i zi çdo herë synon lartësinë të matesh me shkabën kur të tradhton kujtesa zhytesh në moçale patjetër; pararendës ke zhabën 16 MENDJEMADHI
  16. 16. Përdhunues tavolinash për hell shet qiqra po më pyetën kush je do t’u preferoja një mijë rriqra përbirohesh birucave me dërdëllisje patetike kurrë s’mësove ç’është kurrizi me buzëqeshjet cinike mbete mi gjirizi JE 17
  17. 17. Në fëmijëri letër e bardhë si bora ç’të donë zemra e rrëmben dora në rini plotë andralla veç luksit e argëtimit për asgjë s’të ha kopalla 18 JETA
  18. 18. burrëria jetë gomari argat i të gjithëve eh! jetë, jetë kali 19
  19. 19. Tynë bajrak qyteti im lule me rrugë të gjëra si sokak hej qytet i bukur me parqe, lulishte pallate të larta rrugët plotë plehërishte 20 QYTETI IM
  20. 20. anë e kënd butiqe e lokale nate metropol Afrike me kulturë mulate ti qyteti im sheshin me gropa në pallat tenxheret kështu të donë Evropa 21
  21. 21. shumë intelektual qyteti im paska burra pa kandar fytyrë me shtatë maska “atdhetarët” tanë trupin drejtë si lis bythë e këmbë në Bombaj mendjen në Paris 22
  22. 22. ke shumë shoqata e dhjetëra parti gënjeshtrat e gjata punët lesh e li kur ulen në karrige sulen kush ç’të kapi jeta sociale është bërë lesh arapi 23
  23. 23. dasma e gëzime rend e pa rend shkrihet pasuria për dy gishta vend hej qyteti im rrugët me asfalt të shndrit fytyra e zhytur në baltë 24
  24. 24. do mjekra të çuditshme nuk dimë se nga vijnë vallë e duan djallin apo perëndinë 25
  25. 25. hej qytet qyqarësh vatër taksidarësh çerdhe matrapazësh e bordel kurvarësh ke dhe një shtresë që nuk duket fare se s’mund të durojnë këtë shoqëri zuzare 26
  26. 26. Kqë vrapojnë pas hiçit akarisje burokratësh njërën dorë te gota e votkës tjetrën tek herdhet e viçit SHEJTANBUDALLAIT 27
  27. 27. më neveritin karrieristët matrapaz thonë na pëlqen të lexojmë satirë shejtanbudallait vallë kurrë nuk shihen në pasqyrë 28
  28. 28. Për nëpunës e drejtorë yll shprese janë devizat përtace bëhen bletët Punëtore janë mizat Ah! Kjo botë botë e ndytë E bën nëpunësin leckë çerepi Syri tij kureshtar Donë të dijë ç’mban xhepi SOT 29
  29. 29. Qesh gjykatësi e drejtori Ngryset mrrolet nevojtari Diell vere portofoli Rreze drite është dollari 30
  30. 30. Nëtë lodhem të drobitem mesin tuaj do qëndroj prush e hi do të bëhem në kolltuk sa të ngjitem në seanca politike do të digjem pishtar votën tuaj ta shndërroj në luks e dollar për hallet tuaja kurrë s’do lëshoj pe për interesin tim do të shembi (at)dhe BETIMI 31 (Parodi për deputet)
  31. 31. Vjen behari ik acari patriotët mbinë kudo si në prill kur shpërthen bari mësyjnë tubimet kokën në hava me fjalime të zjarrta thonë do të bëjmë hata 32 SKRAJAT
  32. 32. radhitur në foltore si hunjtë në gardh ballëndriturit garojnë kush është më i madh 33
  33. 33. Rendvjen ngaortejmesjeta e rend tungjatjeta Soji yt Rend e thuaj se ka ardhur koha juaj se betejën e fituat dhe moçalet i zaptuat rend, or thundrak 34 REND, OR THUNDRAK (Parodi: Rend or Marathonomak, F.Noli)
  34. 34. kap një degë ferre rrotullohu disa here nëpër fushë e breg mbi breg thundra tokën të mos ta prek rend or thundrak 35
  35. 35. ke një plagë që të shpon shpirt e zemër t’i sëmbon në çdo mes pse s’je i pari karrierist zog gomari rend, or thundrak 36
  36. 36. t’u tha gryka se të pihet t’është çarë thundra po s’të rihet, se karrigia po të pret ankthi zemrën po ta vret shpejt, or thundrak! 37
  37. 37. vapa mbyt e pluhuri nxinë ferra çjerr e guri grin lakmia gjoksin ta përvëlon kolltuku syrin ta verbon ush e ush, o thundrak gryka si gjyryk, të frynë seç, vëngon e ç’gulçon, lakmia të çkallmon me tokmak për partinë rend, or thundrak 38
  38. 38. Ikën hordhia e vjen falanga anë e mbanë ferr populli në pranga zbythen kleptomanët kur mësyjnë harbutët ikin matrapazët kur vërshojnë hajdutët FITORE 39
  39. 39. në këtë karnaval aktrojnë të gjithë elektorati ngel prapë me gishtin në b.... (gojë) 40
  40. 40. Satëtëvijëacari ik e vera forcat politike dalin shpejt nga shpella me flamuj në dorë sulen në kafene mbanë fjalime të zjarrta KANDARI 41 (Variant)
  41. 41. gojën plotë atdhe në fund të fjalimit siç e do adeti para turmës prezantohet palodeputeti është patriot burrë me karar bëmat e tij s’maten në kandar 42
  42. 42. eh kandar i mjerë ku e din çka mat sot shtirret engjëll nesër del lugat po të votojmë zotin deputet do të pimë Red Bull kokainë kualitet 43
  43. 43. do të sjellë Marlboro heroinë Azie tesha të mëndafshit na sjellë prej Indie ne rimë e dëgjojmë me sytë gapërr pyesim njëri tjetrin kush është ky këmbëgjarpër 44
  44. 44. Kurfytyra nuk nxinë maska zverdhet motra të pandara njëra tjetrës i fshehin ligësinë DYFYTYRËSI 45
  45. 45. Në zyrame ditë e net të parfumosura debaton mbi atdheun tim thika e saj thellë rrëshqet OSB-ja TBC-ja Grup i Centaurëve sjell ultimatume e vendime lugetërit bëjnë prova me vrasje e copëtime 46 (E) U ROPA
  46. 46. shpirti na është lodhur zemër e buzë na u bënë copa akoma se kuptuam kush është (E) u rropa 47
  47. 47. Burrë, se karrieristët më burrë i ngrati ndërron ngjyrën të shpëtoj kokën karrieristi sylugat ndërron ngjyrën të trashë prapanicën 48 KAMELEONI
  48. 48. I ku gjysmë shekulli nën thundër t’mjerimit “patriotët” shkojnë argatë t’i shpëtojnë varfërimit shtresa intelektuale nuk ndihet fare se një grup banditësh e kanë bërë pesë pare ATDHEU 49
  49. 49. rënkon atdheu i shtrirë gjerë e gjatë e shndërruan kopilët sot në rezervat mbi tokën e shenjtë falangat marshojnë burbulecët e mjerë në kolltuk lotojnë 50
  50. 50. Këtë dekadë të “ndritur” Evropa vari kusinë të gatuaj gjellë dhe për shqiptarinë vijnë e shkojnë çastet vendimtare kur duhet të zgjohet vetëdija kombëtare KUSIA 51
  51. 51. në kohë të turbullta ne jemi në kllapi ëndërrojmë syhapur të shtrenjtën liri 52
  52. 52. vjen ahtistari ik ahtisari politika jonë vizion gomari vjen Satana ikën Solana nuk zgjidhen hallet kurrë me kecana 53
  53. 53. St’ia bëj vejë halli i do të si i gjori karrierën time lumi seç e mori ah!kjo kushtetutë kurrë dritë mos patë pse nuk ka një ligj që mandatin zgjatë 54 VAJI I BUBUZHELIT
  54. 54. ndaj do marr librezën të dal në sokak për partinë e dashur shumë jam bë merak do të bllokoj autostradat e të zë hekurudhat se pa kontingjentet do më shtohen rrudhat 55
  55. 55. do të trupoj dete rrugë e magjistrale paratë e pushtetit i bëra fekale po më zbrazet grazhdi pakësohen devizat kollaren e bukur ma qëndisin mizat 56
  56. 56. nuk e meritoja këtë unë si atdhetar ndaj kundërshtarët vdekja le ti marrë më buçet koka inati s’më del le ta dinë të gjithë unë jam bubuzhel 57
  57. 57. ndoshta jam në ëndërr ishalla jam në gjumë o fron qeverie unë të dua shumë s’duroj këtë shaka mos më veni në lojë vërtetë do t’më leni me gishtin në gojë 58
  58. 58. vallë kush ma bëri këtë sherr pahije mua më të madhit burbulec partie pa dashnoren time si t’ia bëj hallit s’më mbetet gjë tjetër veç t’i fryjë kavallit 59
  59. 59. kur hy në kafene askush nuk ma varë m’ shikojnë me përbuzje si të jem zuzar do t’ia hiqja vetes e ta lë një nam por më pengon feja që e ka shpallë haram 60
  60. 60. në djall le të venë nuk paskam rrugë tjetër ndaj do të kthehem tek shoqëri e vjetër 61
  61. 61. Mal mbushur me me përralla ballin përrenj akoma merresh me andralla për bisedë kurrë s’je i denjë 62 TI
  62. 62. koka të mbeti lëndinë fytyra shpat me dëborë kur nuk e tejkalove fëmijërinë kam kohë thua s’është vonë 63
  63. 63. Dridhem në janargusht për ty djersitem në pa ty këngës ia marrë për ty betohem kur jam ngushtë pa ty mrrolem në shkurt për ty këndoj në maj dhe kur më mungon ti gëzohem e nuk qajë 64 PËR TY
  64. 64. Hipim ne na ofrohet në kolltuk sa herë kur jemi larg tij malli nis na shtohet pasuria zë e ritet nis e shkëlqen froni barku ynë nis e fryhet rroftë e qoftë padroni KOLLTUKU 65
  65. 65. sa e mirë anarkia na e shton lezetin na i forcoi këmbë e duar e duam ryshfetin ne do burra me kollare “ajka e atdheut” sulemi mbi kolltuqe me shpatë t’Skënderbeut 66
  66. 66. ca u bëmë deputet disa tjerë ministër është mbush qeveria kërroçe pa kapistër shtrohen kokteje kërcet zijafeti barkun bosh me dorë le ta mban mileti 67
  67. 67. s’mbarojnë dreka e darka nuk zbrazet tepsia luksi ynë ka marrë hov Rroftë qeveria le të venë në djall të mallkuar arsimi e kultura prapanica ka nis të trashet na shkëlqen lëkura 68
  68. 68. Hallesa s’i përmbledh letra të mëdha ka ministri kontingjentet e shumta dhe dashnoret e vjetra po mileti i ngratë si t’ia bëjë hallit po nuk gjeti zgjidhje le t’i fryjë kavallit MINISTRI 69
  69. 69. Ike natën në heshtje pa lënë amanet ike nga kjo botë servilësh o mik ku njeriu han sojin e vet ike se të bezdisi injoranca intelektuale krimbat e krimbave të kuq që erdhën nga gropa fekale 70 O MIK (poetit R. Sinani)
  70. 70. kjo botë e krimbur o mik shtrihet nga kollarja deri poshtë rripit si dje edhe sot e drejtojnë pasardhësit e Edipit 71
  71. 71. ike o mik pa thënë lamtumirë ike nga kjo botë plot myk botë që jetën na e brenë nga pak e përditë eh! mik edhe në varr s’të lënë të qetë do të sulen krimbërisht se fjala e poetit vret. 72
  72. 72. F let e shkumohet për drejtësi e ligje gjithmonë lyp mjegull për të hapur shteg aty ku s’ka shtigje DEMAGOGU 73
  73. 73. Oazaparajsa vetë e Ballkanit është për derra të pangopur ngujuar n’kabinet oaza e gjarpinjve risi historike dora e hajdutëve ka forcë magjike 74 OAZA
  74. 74. oaza e kleptomanëve ka dhe kafazin për barkurriturit kur u prishin avazin oaza e nepërkave rezervat dembelësh xhenet sylugatësh arenë kriminelësh 75
  75. 75. Rruofsha unë (E) u rropa nuk duhet histori Skënderbeun legjendar sot e keni ju raki patriotëve n’kafene sa herë u ndizet gjaku për atdhe u shpërthejnë lotët copë e grimë e bëjnë bardakun 76 U RROPA (Variant)
  76. 76. këngëtari nis betejën shkoi Presheva e Mitrovica Konispoli e Tivari mikrofonin si jatagan thotë: jam komandant .... 77
  77. 77. Lojëra të fëlliqura që ngjallin pesimizëm lugetërit me kollare flasin për pluralizëm mburret (e) u ropa e varrosa monizmin shpirtkëputurit belbëzojnë nazistët festojnë sot fitore mbi nazizmin 78 LIGËSI
  78. 78. T ë varfrit e kanë inat se botën e sjell vërdallë legenët ia ndijën erën ndaj mësyjnë si të marrë kur e ka krimineli dhe e shtrëngon tradhtari para saj bëhen baltë atdheu e ideali PARAJ(s)A 79
  79. 79. Shpeshherë më pyet si jam me shëndet sa për sy e faqe të përgjigjem: ashtu siç duan paraardhësit e njeriut sipas shkencës tani u kënaqe?! 80 SHTINJAKU
  80. 80. Poeteshë se s’ka rebele ti e din grua për ty ndaj pajtohu me fatin dhe leri burrat në qetësi R.H. 81
  81. 81. Feston lagjja këndesi Majë plehu këndon gëzohet tërë mëhalla analist është bërë bylmezi shkruan me shtërzim ca ese e analiza krekoset pa fije turpi kur e dëgjon të djeg kërthiza 82 ANAL’ISTI
  82. 82. merr bekimin prej padronit e vërsulet përmbi letër për ta ruajt lezetin e fronit nuk harron zanatin e vjetër lapsin n’dorë si jatagan e vringëllon ditë e natë ku e din analist bylmezi se arti s’duron diktat 83
  83. 83. Prinë në vallen e shejtanit një shebek sekretar dorë e zgjatur e laramanit marionetë e klasit parë 84 SHEBEKU
  84. 84. këtë dykëmbësh ekzotik ku se mbjellë aty e korrë bythë e brekë është bërë sot me Iblisin drejtor 85
  85. 85. Kshpirtin ei lashtë y popull ka madh gjoksin sa Ballkani zemrën si livadh në te hedhin valle engjëjt edhe djalli zemra e këtij populli është si bunari 86 POPULL I LASHTË
  86. 86. hyjnë e dalin fqinjët si në vetëshërbim njëri mbjellë ngatërresa tjetri thërret pajtim ne rimë e dëgjojmë sy e vesh bërë gapërr me shpresë te elita pushtetarët këmbëgjarpër 87
  87. 87. dekadë pas dekade vazhdon lojë e vjetër historia kombëtare zgjidhet veç në letër 88
  88. 88. Tëfytyrë qesh në vula e turpit brez pas brezi damkën ke në ballë i përvetësove me ëndje këto vese jo nga zori tani je vetëm kecan oborri KECANI 89
  89. 89. I shenjti atdhe beteja me shekuj numëron i lidhur ec mbi dhe në trup të radhiten plagë të reja fqinjët të djegin flamurin çdo ditë të rrudhin kufi dikush na e lidh e zgjidh ushkurin dhe ne heshtim përsëri 90 O ATDHE
  90. 90. P rite prite diplomatin Që të vjen me benz të zi Prite prite kokëthatin do të jap hijeshi me teserën e partisë dhe bekimin e liderit Nur i jep qeverisë ky stërnip i beterit O FRON I BEKUAR 91
  91. 91. me pasaportë diplomatike Mësynë Evropë e Azi Kontingjentet e ngazëllojnë Diplomatin barkfuçi Nuk ka kush t’i bëj ballë Është i pashëm atavik akreditohet kokëmadhi Atashe në Afrikë 92
  92. 92. ... 93
  93. 93. DOKTOR VALUTA 5 DIPLOMATI 10 PAMË 12 GËNJESHTARI 14 MENDJEMADHI 16 JE 17 JETA 18 QYTETI IM 20 SHEJTANBUDALLAIT 27 SOT 29 BETIMI 31 SKRAJAT 32 REND, OR THUNDRAK 34 FITORE 39 KANDARI 41 DYFYTYRËSI 45 (E) U ROPA 46 KAMELEONI 48 ATDHEU 49 KUSIA 51 VAJI I BUBUZHELIT 54 TI 62 PËR TY 64 KOLLTUKU 65 MINISTRI 69 O MIK 70 DEMAGOGU 73 OAZA 74 94 Përmbajtja
  94. 94. U RROPA 76 LIGËSI 78 PARAJ(s)A 79 SHTINJAKU 80 R.H. 81 ANAL’ISTI 82 SHEBEKU 84 POPULL I LASHTË 86 KECANI 89 O ATDHE 90 O FRON I BEKUAR 91 95
  95. 95. CIP Каталогизација во публикација, Национална и Универзитетска Библиотека “Св. Климент Охридски“ - Скопје Ajruli, EKREM / Kur qesh doktor valuta,/ Ekrem Ajruli - Tetovë, ArbëriaDesign - Tetovë, 96 стр. 19cm ISBN 978-9989-866-35-7 Ky libër u financua nga Ministria për Kulturë e R. së Maqedonisë

×