Qverisja dhe udhëheqja në arsim

14,603 views
14,281 views

Published on

Published in: Education
3 Comments
5 Likes
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total views
14,603
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
24
Actions
Shares
0
Downloads
234
Comments
3
Likes
5
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Qverisja dhe udhëheqja në arsim

  1. 1. << Qverisja dhe udhëheqja në arsim >> Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm? (Udhëzues)Qëllimi Qëllimi i këtij udhëzuesi është që udhëheqësit e shkollave, administratorët dhe zyrtarët administrativë, studentët dhe mësimdhënësit të aftësohen për menaxhim dhe administrim... Qëllimi për vetëdijesim mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit për individin dhe shoqërinë...A duhet të jemi ithtarë ? Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh ithtar. Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bën udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin ithtarë, inteligjent. –N.H.Arsimi është boshti kurrizor i një shoqërie njerëzore‘’Në tavolinën ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe. Përgjigjja për të gjitha problemetkombëtare - Përgjigjja për të gjitha problemet e botës – vërtitet për një fjalë të vetme.Ajo është arsimi.‘’– Lyndon Johnson, ish kryetar i SHBA-veQeverisja dhe udhëheqja në arsimSi të bëheni udhëheqës i suksesshëm? ‘’Së pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë pranë tej, nëse jo – do të mbeteni vetëm.’’ Dale Carnegie – Psikologjia e suksesit 1 Idetë janë forca të paprekshme, por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej, edhe pasi që truri që i krijoi ato të shndërrohet në pluhur. – Napoleon HillObjektivat: 1. Të shpjegoni etimologjinë e fjalëve drejtues, udhëheqës, administrator, menaxhues, organizator 2. Të përshkruhen së paku tri kuptime të nocionit organizim 3. Të përshkruani karakteristikat kryesore të një modeli të organizimit të suksesshëm
  2. 2. 4. Të shpjegoni pse organizimi i suksesshëm tejkalon gjendjen natyrore të elementeve të sistemit. 5. Të interpretoni mendimet e ndryshme për qeverisjen dhe udhëheqjen. 6. Të shpjegoni raportin ndërmjet organizimit dhe shkencës mbi organizimin e punës. 7. Të zbatoni stile dhe modele të suksesshme të qeverisjes dhe udhëheqjesShpjegimet themelore terminologjikeNë biseda zyrtare dhe jozyrtare shpesh dëgjojmë fjalët: lidership, menaxher i mirë, drejtor i dobët,lidership i aftë, menaxhues i mirë, qeverisje joefikase, udhëheqës i rreptë, organizator ishkathët, administrator i mirë etj.. Ne me lehtësi manipulojmë me këto nocione. Por do të duhej ndalurdhe të mendojmë për dallimet e këtyre nocioneve.Nga gjuha angleze kanë depërtuar shumë fjalë në gjuhën shqipe, si: menaxhim, fid bek, input, autput,bllek boks etj..që në një mënyrë lidhen me qeverisjen dhe udhëheqjen, dallimet qëndrojnë sepseudhëheqësi nuk është menaxher, ai nuk është as shef. Ai është më shumë se këta të dy së bashku...Institucionet tona kanë nevojë për udhëheqës të vërtetë.Ç’ është administrimi – menaxhimi? Nocioni administrim rrjedh nga fjala latine administration, që do të thot: drejtim, qeverisje. Fjala menaxhim rrjedh nga fjala angleze mange që do të thot: drejtoj, administroj.Në vend të nocionit menaxhim,administrim- të përdorën nocionet qeverisje dhe udhëheqje. Megjithatënë studimet më të reja bëhen dallime ndërmjet menaxhmentit dhe udhëheqjes. Menaxherët janë njerëz që gjërat i bëjnë në mënyrë të drejtë. Udhëheqësit janë njerëzit që bëjnë gjëratë drejta. Menaxherët kanë pikënisje Udhëheqjen transaksionale,e cila nënkupton: Udhëheqjen e strukturës shkollore, orientimin në qëllimin e organizimit, përpilimin e planeve, sigurimin e kryerjes së detyrave, lehtësimin e qarkullimit të informacioneve, si dhe në bashkëpunimin e mirë me grupet e ndryshme shkollore, posaçërisht me mësimdhënës. Udhëheqësit kanë pikënisje Udhëheqjen transformuese- Atëherë kur udhëheqësit më shumë i intereson bashkëpunimi i përgjithshëm dhe pjesëmarrja medëshirë e pjesëtarëve të organizimit sesa kryerja e detyrave të caktuara ... Udhëheqja efikase kërkonqasje që transformon ndjenjat, pikëpamjet dhe bindjet e pasardhësve... udhëheqësit transformues janë
  3. 3. ‘’njerëz të orientuar’’: ata në vend se të përqendrohen në detyra, ndërtojnë raporte dhe u ndihmojnëbashkëpunëtorëve t’i ndërtojnë qëllimet dhe t’i identifikojnë strategjitë të cilat do t’i zbatojnë.Ç’ kuptojmë me nocionin organizim?-Krijimi i një tërësie që tërësia të këtë jetë.Cila është etimologjia e fjalës organizim?Fjala organizim vjen nga fjala neolatine organization dhe ka kuptimin e bashkimit të pjesëve të veçanta(organeve) në një tërësi, ashtu që tërësia të mund të jetojë.Cili është kuptimi i gjerë i nocionit organizim nga aspekti njerëzor?• Në kuptimin e gjerë, organizim do të thotë secila formë e bashkimit të njerëzve me qëllim të kryerjessë një detyre të caktuarA ka mbështetje shkencore organizimi ?Organizimi është shkenca mbi parimet për arritjen e rezultateve optimale në realizimin e qëllimeve dhetë detyrave të parashtruara. Është një shkencë me baza inter dhe multidisiplinare dhe ndërlidhet meshkencat, siç janë: ergologjia, psikologjia, planifikimi, qeverisja, kibernetika, teoria e informacionit,futurologjia etj..Cila është detyra e organizimit ?Organizimi ka për detyrë ndërtimin e një ambienti – mjedisi të rregulluar. Mjediset e parregulluara janëtë paorganizuara. Ndryshe organizimi cilësohet si rezultat i rregullimit të pjesëve dhe të elementeve nëtërësi, në atë mënyrë që të gjitha elementet të sillen në kuadër të një tërësie unike dhe të qëllimit tëparashtruar unik.Ç’ është mjedisi i rregulluar ?Me mjedis të rregulluar nënkuptojmë veprimin e harmonizuar ndërmjet elementeve të një tërësie, tëcilat në bashkëveprim duhet të punojnë për realizimin e qëllimit të caktuar. Harmonia e pjesëve dhe etërësisë është karakteristika themelore e secilit sistem organizues. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisëkrijon stabilitetin e sistemit.Ç’ është sistemi ?Bashkësia e elementeve të një tërësie të cilat ndërveprojnë në realizimin e një funksioni, quhet sistem.Sistemet ndahen në bazë të shumë kritereve:Të thjeshta, të ndërlikuara (aleatore), natyrore, shoqërore, statike,dinamike, stabile, ultrastabile eetj..Shkolla është një sistem i ndërlikuar që përbëhet nga shumë nënsisteme, po ashtu të ndërlikuara(nxënës, mësimdhënës, staf drejtues, staf teknik, sisteme fizike: klasë, godina shkollore, laboratorë,biblioteka etj.).
  4. 4. Ç’ është çorganizimi?Me çorganizim prishet veprimi i harmonizuar, çrregullimi i marrëdhënieve ndërmjet elementeve të njësistemiCilat janë dobitë nga organizimi shkencor ? Organizimi shkencor i punës u hap horizonte të reja shkollave... Duhet se paku dy vetë që koordinimi dhe angazhimi i tyre për realizimin e një projekti të këtë kuptim. Pa njerëz nuk ka organizim. Organizimi është produkt i qeverisjes dhe i udhëheqjes.Ç’ është qeverisja–drejtimi ? Qeverisja mund të definohet si bashkësi e masave dhe e aktiviteteve për sigurimin e një shkalle më të lartë të organizimit me qëllim të arritjes së rezultateve më optimale, ose edhe si mënyrë e zgjedhjes së alternativave qeverisëse që mundësojnë arritjen e synimeve – vizioneve. Qeverisja merr vendime strategjike afatgjata.Ç’ është udhëheqja ? Është pjesë e qeverisjes. Udhëheqja merr vendime operative, është taktikë. Njerëzit nuk dëshirojnë të qeverisen, ata dëshirojnë të udhëhiqen nga dikush. S’ka menaxher botëror, ka udhëheqës botëror. Udhëheqja është ndikim. Qeverisja dhe udhëheqja janë instrumente dhe çelës për një shkollë të efektshme.Reflektim për udhëheqjen Të dish ta bësh një punë, është rezultat pune T’u tregosh të tjerëve, është arritje e mësuesve Të kujdesesh që punën ta bëjnë të tjerët, është arritje e menaxherit. T’i frymëzosh të tjerët që punën ta bëjnë më mirë, është arritje e udhëheqësitMe gjithë përpjekjet tona që të dallojmë qeverisjen dhe udhëheqjen, qeverisja dhe udhëheqja vështirëse mund të ndahen në jetën e përditshme të shkollave.E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë. - DennisWaitley
  5. 5. Libri i mirë në kohën e mirë mund ta ndërroj krejtësisht jetën.Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë!Çfarë duhet të jetë një udhëheqës – ose si të bëheni udhëheqës të suksesshëm? Është krejt normale të keni dëshirë të bëheni udhëheqës!Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.CarnegieNjerëzit çmohen jo për atë çka dijnë por për atë çka bëjnë me atë që dinë.Tërë ajo që mund të paramendohet e të besohet nga mendja e njeriut, mund edhe të realizohet.Nëse doni të jeni udhëheqës efektiv ju duhet: 1. Të keni ndikim 2. Të punoni me prioritete 3. Të jeni të ndershëm 4. Të krijoni dhe të prodhoni ndryshime pozitive 5. Të jeni i gatshëm dhe i aftë të zgjidhni probleme. 6. Të keni qëndrim të drejtë dhe pozitiv - të keni pritshmëri – ambicie /pozitive/ të larta. 7. Të jeni i aftë të ndihmoni zhvillimin e njerëzve të tjerë. 8. Të keni vizione. 9. Të keni vetëdisiplinë. 10. Të jeni i gatshëm të punoni për zhvillimin dhe përparimin e përhershëm të bashkëpunëtorëve tuaj. 11. Të jeni "nxënës" gjatë gjithë jetës. 12. Të jeni këmbëngulës, të palëkundur dhe të vendosur në zbatimin dhe në respektimin e normave morale dhe të ligjeve pozitive e demokratike.
  6. 6. UdhëheqësiPër të qenë udhëheqës efektiv i arsimit, ju duhet të jeni njeri me ndikim. Udhëheqësi, që mendon tëjetë i suksesshëm duhet ta këtë të qartë trekëndëshin e forcës. ( njohja, komunikimi, ndikimi )Që të bëheni udhëheqës me ndikim ju duhet të kaloni nëpër pesë nivele:1. Pozita - Ju nuk duhet të jeni shef, ju duhet të jeni udhëheqës me ndikim. (Niveli më i ulët ështëpozita)2. Lejimi - udhëheqja bëhet me zemër jo me kokë3. Suksesi - ndjenja e kënaqësisë për suksesin e arritur4. Zhvillimi i njerëzve – besimi dhe besnikëria5. Veçantia – origjinaliteti – vetëm disa njerëz kanë arritur këtë nivel, kanë tejkaluar edhe veten etyre.Koment:Kemi disa lloje të udhëheqësve:1. Udhëheqësi i lindur – ka lindur udhëheqës2. Udhëheqësi i shkolluar – lexon dhe kontakti me njerëz3. Udhëheqësi potencial – ai që dëshiron të bëhet udhëheqës4. Udhëheqësi i kufizuar – nuk ka lindur as nuk është shkolluarJu duhet të punoni me prioritete – prioritetet janë çelës i udhëheqjes së suksesshme. Pjesëmarrja egjer në kriteret për vendosjen e prioriteteve, sukses i garantuar në realizimin e tyreInvestimi në dituri sjell kamatat më të mira – Benjamin FranklinÇdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues – Harry TrumanQë të jesh udhëheqës i suksesshëm, duhet të jesh patjetër i ndershëm
  7. 7.  ‘’E humba pasurinë, nuk humba asgjë; e humba shëndetin, humba diçka ; e humba karakterin, humba çdo gjë’’ Të edukosh, të mësosh, të kërkosh nder dhe moral, domosdo duhet vet të jesh me ato të mira. Morali është baza ose boshti kurrizor i shoqërisë së shëndoshë Nëse nuk jeni i moralshëm mos bëni përpjekje të bëheni udhëheqës !‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- EmersoniSi të fitojmë besimin e bashkëpunëtorëve ? 1. Ndershmëria nxit besimin – virtyti kryesor iudhëheqësit2. Integriteti ka ndikim të madh - ‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni3. Integriteti siguron kritere të larta.4. Integriteti shton autoritetin, asnjëherë nuk na dëshpëron.5. Integritet d.m.th. para se të udhëheqësh njerëz, duhet të jetosh sipas rregullave të tyre.6. Integriteti i ndihmon udhëheqësit të jetë i suksesshëm7. Integriteti është një arritje e vështirë, duhet të kesh vetdisiplinë, besim, etj. Duke marrë parasyshvështirësitë, pasojat, dhembjet.Suksesi i juaj, si udhëheqës, matet me suksesin e ndryshimeve pozitive‘’E ndërruat udhëheqësin, keni ndërruar organizatën... Ndryshimi do të thotë zhvillim.’’ John Mxwell •Ju do të jeni efektiv si udhëheqës vetëm nëse bëni ndryshime pozitive në mjedisin tuaj. Ju dheinstitucioni i juaj do ta kenë autoritetin, respektin, përkrahjen, besimin... Ju jeni karizmatik dhe prijës ivërtetë.• Ndryshimi, në rend të parë është i kushtëzuar nga udhëheqësi.Para se të vendosni për ndryshime, përpilohet një regjistër me pyetje,- nëse marrim përgjigje pozitive ndryshimin më lehtë do ta bëjmë, por - nëse marrim përgjigjemohuese ndryshimin duhet ta lini për më vonë.Udhëheqësit konservator – ndryshimet nuk i dalin të suksesshmePikat e dobëta që pengojnë ndryshimet – udhëheqësi joefektiv 1. Pak i kupton njerëzit 2. I mungon imagjinata 3. Ka probleme personale 4. Ndihet i sigurt dhe i vetëkënaqur 5. Nuk është i organizuar
  8. 8. 6. Ka sulme hidhërimi 7. Nuk dëshiron të rrezikojë 8. Është i pasigurt dhe ka qëndrim mbrojtës 9. Mbetet i pandryshueshëm 10. Nuk ka shpirt për punë ekipore 11. Lufton kundër ndryshimeveShefiPyetja: ‘’A ka ardhur koha për ndryshim?’’ – ka rëndësi të veçantëKoha është me rëndësi sepse:Vendimi i gabuar në kohën e gabuar = shkakton përmbytjenVendimi i gabuar në kohën e drejtë = është gabimVendimi i drejtë në kohën e gabuar = shkakton mospranimin e ndryshimitVendimi i drejtë në kohën e drejtë = prodhon suksesinNdryshimet mund të shihen si: 1. Revolucionare ( si diçka krejt ndryshe nga ajo që ka qenë deri tash) 2. Evolutive (përmirësim i gjendjes ekzistuese)Zgjidhja e problemeve rrit efektin e udhëheqjesShqiponja përballët me vështirësi me rrymat e forta të ajrit, ka problem.
  9. 9. • Por po t’i heqim ajrin a mund të fluturojë shqiponja?Në kohën postmoderne problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj.• Udhëheqësi i aftë gjënë mënyrën më të mirë që t’i zgjidhë problemet në organizatë, përshpejtonefektin e zhvillimit të organizatës , të njerëzve e personave me të cilët punon.Janë katër shkaqe që njerëzit nuk punojnë si duhet: 1. Nuk dinë çfarë do të duhej të bënin 2. Nuk dinë se si duhet të punojnë 3. Nuk dinë pse duhet të punojnë 4. Ekzistojnë pengesa që i tejkalojnë mundësitë e tyreUdhëheqësi joefektivShkolla, si një ndërmarrje komplekse, përbëhet nga një mori problemesh që duhet zgjidhur çdo ditë.Aftësia e udhëheqësit që të zgjidhë problemet, është kusht i domosdoshëm për udhëheqje tësuksesshme. Provimi më i madh i udhëheqësit është aftësia që të hetojë problemin para se të bëhetproblem urgjent.Udhëheqësit e mëdhenj problemet i hetojnë në këto mënyra: E hetojnë pra se të tjerët ta shohin (intuita) Fillojnë të gjurmojnë pas tij dhe të parashtrojnë pyetje (gjurmimi) Mbledhin të dhëna (i rregullojnë faktet) Ndjenjat dhe zbulimet e veta ua tregojnë njerëzve të besueshëm (komunikimi) Definojnë problemin (me shkrim) I verifikojnë mjetet e veta të punës (vlerësimi)
  10. 10.  Marrin vendim (udhëheqja)Procesi i zgjidhjes së problemeve kalon nëpër disa etapa: Përcaktoni problemin Problemet renditni sipas prioritetit Definoni problemin (parashtroni pyetjet e vërteta, bisedoni me njerëz të vërtetë; mblidhni fakte, angazhohuni në proces) Kërkoni alternativa për zgjidhjen e problemit Zgjidhja e problemit Verifikimi – prova për të konstatuar se problemi është zgjidhurMe qëndrim udhëheqësi zhvillon potencialin e tij Meqë qëndrimet i përcaktojnë sjelljet tona, atëherë mund të thuhet se këto janë ndër pasuritë tona më të mëdha. Udhëheqësi pa qëndrim të vetin është një shëtitës pas të cilit askush nuk shkon.‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ –Viktor Franklin Të udhëheqësh, do të thotë të zhvillosh njerëzit – pasurinë tonë më të shtrenjtë‘’Miku im më i mirë është ai i cili nxjerr nga unë atë që është më e mira’’- Henry Ford Emersoni kathënë: ‘’Çdo njeri që njoh në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga secili mësojdiçka.’’ Të udhëheqësh në mënyrë të suksesshme, do të thotë të punosh për zhvillimin e njerëzve, qëorganizatën ta shndërrosh në një organizatë ku të gjithë mësojnë, ku të gjithë zhvillohen dhe të gjithëpërparojnë.Zhvillimi i njerëzve mund të bëhet duke respektuar këto parime: Vlerat e njeriut. Kjo është çështje e qëndrimit tim. Besimi ndaj njerëzve. Kjo është çështje e kohës sime. Ndershmëri në raport me njerëzit. Kjo është çështje e karakterit tim. Kritere për njerëz. Kjo është çështje e vizionit tim. Ndikimi në njerëz. Kjo është çështje e udhëheqjes sime.Udhëheqësi është i suksesshëm në zhvillimin e njerëzve kur:
  11. 11. 1. Nxjerr parashikime të drejta për njerëzit2. Parashtron pyetje të drejta për njerëzit3. Kur njerëzve ju ofron ndihmë të vërtetëNëse ju detyroheni ta thoni një vërejtje kritike, atëherë duhet t’i thoni nëntë vërejtje pozitive që tëekuilibroni një vërejtje negativeUdhëheqësi duhet të këtë vizionVizioni që të jetë efektiv duhet të jetë :1. Sfidues – çdoherë afër por jo i paarritshëm2. I qartë – jo i hapur ndaj interpretimeve kontradiktore3. I paharrueshëm – formulim që nuk është më i gjatë se 20- 25 fjalë4. Përfshirës – një formulim që mundëson dhe fuqizon5. I udhëhequr nga vlera – duhet të këtë lidhje të fuqishme me vlerat e organizatës6. Vizual – që mund të pasqyrohet në mënyrë vizuale7. Mobilizues – të kërkojë përgjigje nga të gjithë8. Matës – të gjithë mund të krahasojnë veprimet e tyre me të9. I lidhur me nevojat e klientëve – arritjet e nxënësve Vizioni i përbashkët i arritshëm bashkëpunoj planifikoj ndryshoj Esenca e lartë e udhëheqësit është, se ai duhet të këtë vizion SynimiÇmimi i udhëheqjes - vetëdisiplina Udhëheqja është një aktivitet i ndërlikuar që funksionon duke ushtruar ndikim mbi të tjerët. Por që të arrihet kjo, ne duhet të kemi ndikim mbi veten tonë. Fitorja mbi veten është fitorja më e madhe që individi mund të arrijë. Kjo nuk mund të arrihet pa vetëdisiplinë. Mbani mend:Natyra njerëzore nuk mund të frenojë forcën e pakufizuar. Forca duhet shfrytëzuar vetëm në dobi të njerëzimit; udhëheqësit mund të ndahen shumë lehtë nga njerëzit e vet.
  12. 12. Zhvillojeni integritetin tuaj. Jetoni sipas asaj çfarë të tjerëve ua mësoni; bëjeni atë që e thuani (por para se ta thoni, duhet të mendoheni mirë). Duhet të jeni të sinqertë ndaj të tjerëve. Ajo që është më e mirë për tjerët,vendoseni para asaj që është e mirë për ju.Suksesin e udhëheqësit tuaj e përcaktojnë edhe ata që janë afër jush – zhvillimi i personelit‘’Metoda e parë e vlerësimit të inteligjencës së një udhëheqësi është që të shikohen njerëzit që i katubuar rreth vetes’’- Niccolo Machiavelli. Populli thotë: Çfarë je, ashtu shokët i ke. Shkenca thotë:Suksesin tënd e përcaktojnë ata që janë afër tejeCarnegie ka thënë:’’Kur të kuptoni që njerëzit mund t’ju ndihmojnë që të punoni më mirë sesa do tëkishit punuar vetëm, e keni bërë një hap të madh në zhvillimin tuaj.’’ Në ish shoqëritë socialiste, kjologjikë ende nuk është kuptuar, udhëheqësi përzgjedh njerëz të dobët dhe të dëgjueshëm.Çdo ngritje dhe çdo rënie bie mbi udhëheqjen.Ekipi i fortë i udhëheqjes përbëhet nga: Udhëheqës të jashtëzakonshëm Njerëz të mirë të zgjedhur me kujdes Njerëz që punojnë për të fituar Njerëz që anëtarët tjerë të ekipit i bëjnë edhe më të suksesshëm Njerëz që përherë punojnë për përmirësim të vazhdueshëmDy mënyra janë që njerëzit të mund të bëjnë atë që ju dëshironi: Presioni – mjet skllavërie Bindja – metodë e njerëzve të lirëUdhëheqësit efikas i shmangin ‘’shtatë’’ mëkate vdekjeprurëse:1. Përpjekja që njerëzit të fitojnë simpati në vend të respektit2. Të mos kërkojnë këshilla dhe ndihmë3. Refuzimi i talentit të personelit duke theksuar rregullat e jo shkathtësitë4. Kriticizmi, por jo në mënyrë konstruktive5. Të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë tek anëtarët e ekipit6. Të veprojnë ndaj të gjithëve njësoj7. Të mos i informojnë njerëzit – ekipet fituese i zgjedhin njerëzit e mirëUdhëheqësi efikas – është ‘’nxënës’’ i përjetshëm
  13. 13. Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisëpërfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill‘’Në momentin kur mësuesi ndal të mësuarit në mësuesin vdes mësuesi.’’Udhëheqësi duhet të jetë ‘’nxënës’’ i përjetshëm.Udhëheqësi efikas – zbatues dhe respektues i ligjeve demokratikeUdhëheqja nuk mund të jetë efikase po nuk i zbatoi rregullat, dispozitat pozitive ligjore dhedemokratike. Nuk thuhet kot se Zoti është i pari, pas tij vjen ligji e më pas udhëheqësi. Udhëheqësiduhet t’i njoh ligjet...Udhëheqësi udhëheq me stil demokratik - Stilet e udhëheqjesNdikim të madh kanë edhe stilet e udhëheqjesPërmenden tri lloje: Stili autokratik i udhëheqjes Stili demokratik i udhëheqjes Stili liberal i udhëheqjesUdhëheqësi i suksesshëm udhëzon, këshillon, monitoron - Grushti drejtuesDuhet të keni kujdes kur dikujt ti drejtoni gishtin, sepse një gisht drejtoni nga një njeri por tregishtërinjtë pyesin udhëheqësin, pra ty:1. A i është dhënë detyra njeriut kompetent?2. A janë dhënë udhëzimet dhe rekomandimet e duhura, dhe nëse janë dhënë, a janë dhënë si duhet?3. A është bërë kontrolli, ndjekja dhe vlerësimi i punës së tij në fazat e caktuara?
  14. 14. Grushti drejtuesUdhëheqësi i suksesshëm u përshtatet fazave të zhvillimit – Tipat e udhëheqësve sipas fazave tëzhvillimitSi çdo sistem tjetër edhe shkolla i ka fazat e veta zhvillimore të: Ndërtimit Rritës Specializimit Konsolidimit Likuidimit - shuarjes Përmirësimit të vazhdueshëmProfili i udhëheqësit të suksesshëmUdhëheqësi i suksesshëm krijon sistem efikas të informacionitdhe të dokumentacionit. Nuk mundtë këtë qeverisje dhe udhëheqje pa këmbim të informacionit.Informacioni është faktor i evitimit të pasigurisë dhe parandalim i çorganizimit.....Për t’u mbajtur sistemi i informacionit, udhëheqësi duhet të dijë të përdorë kompjuterin.Personaliteti i udhëheqësit përcakton suksesin e udhëheqjes Udhëheqësi duhet të jetë një personalitet i integruar dhe i plotë, të posedojë cilësi fizike, mentale, etike, emocionale, estetike dhe teknike punuese. Koeficienti i inteligjencës mbi mesataren etj..
  15. 15. Sinqeriteti, ndershmëria, drejtësia, guximi, trimëria, vendosmëria, qëndrueshmëria, vetëdisiplina etj. Vetit negative të ‘’udhëheqësit’’ janë: dilentatizmi, komandimi, tutorizmi , burokratizmi, pengimi i nismave, voluntarizmi, pabesia, pragmatizmi, karrierizmi, teknokracia, servilizmi, poltronizmi, ambicia e sëmurë, manipulatizmi, perfiditeti, josinqeriteti, cinizmi, sharlatanizmi, intriganizmi etj...Profili i udhëheqësit të suksesshëm: Profesionist mësimdhënës menaxher hulumtues nxënës futurolog-inovator koordinator biznesmenËshtë punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - PrishtinëPunimi është i bazuar në librin ,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim" nga autorët: Halim Hyseni, JonuzSalihaj, Nikoleta Mita dhe Dukagjin Pupovci. Më gjerësisht lexoni librin!Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura nga Alush Kryeziu redactor HipiZhdripi2006Ne jetojmë dhe veprojmë sepse sistemet dhe nënsistemet e organizmittonëbashkëveprojnë, janë të ndërvaruraShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvaruraSistemet dhe në nsistemet e shoqërisë nëse nuk bashkëveprojnë, ,,organizmi shtet’’ do tëpërballet me gërrqe oseparalizohet fare.Kur rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethebien ...,,Cogito ergo sum, - mendoj, pra jam’’ - René DekartDemokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është pjekuria eqytetarit.Pjekuria e qytetarit nuk mund të paramendohet të arrijë stade të dëshirueshmezhvillimi nëse shoqëria nuk krijonkushte dhe favorizime për shkollën. Shkolla kurrë nukdo të jetë në gjendje të prodhojë qytetarë të ditur nëse nuk kambështetje, përkrahje dhestimulim nga shoqëria. Kjo nuk do të thotë se shkolla duhet të jetë e varur dhe të trajtohetsi një foshnjë nga shoqëria, në kuptimin e plotë të varësisë. Shkolla e varur nuk ka fuqiprodhuese, i mungon vizioni,vetiniciativa, s’ka kredibilitet, nuk është e hapur,s’kainformacion dhe për pasojë nuk është efektive. Shkolla duhet tagëzojë pavarësinë, qënënkupton angazhimin për të vetëvepruar. Shkolla e pavarur është përfshirëse në
  16. 16. vendimmarrje, ka informacion, menaxhon ndryshimet, ka qeverisje e udhëheqjeefikaseetj., por me gjithëangazhimin e stafit të shkollës nuk mund të arrijë të bëhetshkollë efektive, cilësore. Shkolla e pavarur për të qenëefektive duhet ta bëjë edhe njëhap, tej pavarësisë, të futet në rrethin e ndërvarësisë. Pavarësia do t’i hap rrugënshkollës që të veprojë fuqishëm dhe shkolla vet është e vetëdijshme se pa krijimin e rrjetittë ndërvarësisë nuk do tëjetë shkollë cilësore, efektive, propulzive, përfshirëseetj..Ndërvarësia, shkollës i mundëson dhënie e marrje pa kufi.Ndërvarësia i jep kuptimpavarësisë. Prandaj partneriteti i sinqertë është ai që përfshinë në vete sisteme tëpavarura,të cilat sisteme krijojnë harmoni dhe e plotësojnë njëri-tjetrin në raporte tëndërvarësisë.Me fjalë tjera kurrë nuk dotë ketë pavarësi funksionale pa ndërvarësikuptimplote. Suksesi i shkollës paraprin suksesin e shoqërisë. NdërvarësiaShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura 2prodhon rezultate të qëndrueshme,afatgjata e shumë dobiprurëse. Depozitat në arsim (në rrënjët e shoqërisë) dhestimuj tjerë që do t’i bëjë shoqëria, sjellin shkollën e organizuar dhe shoqërinë si tërësi tëorganizuar. Për ndryshe,nëse rrënjët nuk funksionojnë, me mijëra gjethe bien ...Shkollanë Kosovë, për fat të keq, është në një gjendje jo mirë të organizuar dhe për pasojë pritjet,rezultatet apoautputet nuk janë të nivelit të dëshirueshëm dhe nuk premtojnë. Shkolla sinjë sistem që është krijuar nga shoqëria,për interesa të vet shoqërisë për shumë shkaqe epër pasojë është larg shkollës që ne synojmë – shkollën cilësore.Çfarë duhet bërë? – Gandhi arriti sukses duke ndikuar në 300 milionë njerëz qëtëbashkohen dhe të nisen sëbashku, si një mendje. Efikasiteti i shkollës nuk mund të paramendohet papartnerë.Bashkëpunimi i shkollës mepartnerë, të brendshëm e të jashtëm, është imundshëm dhe i arritshëm atëherë kur edhe ne mendojmë si një mendjeduke ditur rëndësinë aq madhore të shkollës dhe përballjen e saj me sfida të shumtatëshekullit XXI.Partneriteti i shkollës me fytyrë njerëzore, me nxënës,mësimdhënës,prindër, komunitetin (DKA-të, ZRA-të,MASHT-in, OJQ-të) e deri tepartneriteti me ndërkombëtarët, është shtyllë që duhet të këtë sukses dhe kujdes tëveçantë, që nënkupton mobilizimin e resurseve njerëzore, me qëllimin e vetëm përtëarritur vlera të njëmendta nësistemin e arsimit që do të krijonin bazamentin për tuintegruar fuqishëm në strukturat euro-perëndimore. Këtëqëllim edhe mund ta arrijmë,sepse Kosova për fatin e mirë ka energji dhe resurse njerëzore, që pak shoqëridhe të ndihmojë shkollënnë të gjitha drejtimet. Nuk thuhet kot se; një vend është i mirë,kur ka shkolla të mira. Për sa ju përket institucioneveshtetërore në nivele komunale apo qendrore është për të ardhur keq se fare pakstimulojnëshkollën. Duhet të jeshshumë i ,,gjallë’’ për të mundur të realizosh objektiva,që shkolla të përfitojë nga institucionet tona. Shkolla fare nukmenaxhon me buxhetin esaj, ajo s’ka qasje të mirëfilltë as në planifikimin e mundësisë për përmirësimin egjendjesse infrastrukturës mbi bazën e buxhetit që i takon. Ka raste kur institucionetbëjnë diskriminim ndaj elementeve që epërbëjnë shkollën dhe nuk lejojnë mjete përpërmirësimin e gjendjes etj..Shumë mësimdhënës, kanë ndjekur kurse trajnimi për rolindhe rëndësinë e partneritetit. Ata dinë rrugët për tëfuqizuar partneritetin. Shkollat që kanëqartësim teorik për rëndësinë e partneritetit gjejnë mënyra për të krijuar tëashtuquajturin ,,rrjet i merimangës’’ për mes të cilit pranojnë dhe dërgojnëenergjizhvillimore në shumë fusha nërelacionin shkollë – komunitet dhe anasjelltas.Shkollat dinë se sa përfitojnë nga partneriteti dhe nuk pushojnë sëkërkuari partnerët e
  17. 17. mundshëm, për të vetmin qëllim që të arrijnë rezultate në zhvillimine të gjithë nxënësvederi nëkufijtë e tyre të skajshëm e që është synimi kryesor i shkollës cilësore. Pyetja qështrohet sot është se si tafunksionalizojë shkolla bashkëpunimin e mirëfilltë? Cilat janëpengesat ? etj..krijimin e një atmosfere nxitëseqë inkurajon bashkëpunimin apobashkëveprimin shkollë – komunitet. Partneriteti nuk është funksional për arsye seshkolla është e politizuar dhe konsiderohet si ,,rekrut’’ i politikës. Ka raste kur shkollapërjashtohet fare ngavendimmarrja e me këtë rast kur s’ka ,,pronësi’’ shkolla nëvendimmarrje dihet se cila është përgjegjësia dheangazhimi për punë të efektshme!Partneriteti shkollë – komunitet, ka fuqinë vetëm atëherë, kur krijohenmarrëdhëniendërvarësie, në mes sistemit arsimor dhe shoqërisë. Me fjalë tjera shoqëria do të duhej(në masë tëmadhe) të decentralizojë shkollën dhe në anën tjetër të harmonizojë nismatnga lart–poshtë dhe poshtë–lart. Përzierjae tillë krijon bashkëpronësinë dhebashkëpërgjegjësinë që do të prodhojë rezultate të dëshirueshme. Në të kundërtën,gjendja që është sot, është destimuluese dhe me pasoja tepër shqetësuese. Kurrë nuk do tëjemi ata që duam të jemi,nëse ecim me kryeneçësi duke injoruar vlerat e vërteta, resursetkryesore, pra njeriun e Kosovës, që është në formimnë bankat shkollore. Autoritetinstitucionale kanë mundësinë të bëjnë më shumë. Ato duhet të jenë në gjendje tëstimulojnë dhe të nxisin shkollat që të fuqizojnë partneritetin, planifikimin dhemenaxhimin e ndryshimeve. Nëseshkolla zotëron këto tri fusha të veprimit dhe kapërkrahjen nga shoqëria, shumë shpejt do të arrijë të bëhet shkollëcilësore. Këtondryshime avancojnë shkollën dhe shoqërinë.Ndryshimet praktike në arsim, do të kishinkuptim të dëshirueshëm, nëse shkolla depolitizohet. Shkolla edepolitizuar nga institucionet, do të jetë efikase së bashku me partnerët e saj dhe dotëlëvizë për të mos u ndalur më,sepse do ta këtë fuqinë përkrahëse të shoqërisë. Përndryshe, çdo ndalesë ose zvogëlim i shpejtësisë në rrugëtimin endryshimeve pozitive nësistemin arsimor në Kosovë, do të riciklon jo rezultate e për pasojë shoqëria do tëpërballetShkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura 3me vështirësi në të gjithafushat e jetës.Pse janë të nevojshme ndryshimet praktike në arsim?Sipas Majkëll Fullan,ndryshimi diktohet nga fakti se;,,... Se sistemi arsimor dhe partnerët e tij nuk kanë arriturtë prodhojnë qytetarë, të cilët të mund të japin ndihmesëndhe të përfitojnë nga një botë që ofron mundësi shumë të mëdha, por që, në të njëjtënkohë, paraqet edhe vështirësi tëmëdha për të gjetur rrugën në të. Ndryshimi në arsimështë i nevojshëm, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën, elënë atë ose dalin keq në mësime. Jeta e tyre në shkollë është më e varfër nga sa duhet tëjetë. Ndryshimi në arsimnevojitet sepse shumë mësues nuk mund të durojnë më, janëmërzitur dhe nuk u ka mbetur më pikë energjie.’’Shoqëria kosovare duhet ta këtë të qartëse kurrë nuk do të bëhet shoqëri e zhvilluar dhe eintegruar pa e fuqizuarpërkrahjen, derinë kufijtë e skajshëm të përmirësimit të gjendjes në arsim, me qëllim të avancimit tëcilësisë sëshkollës. Ndryshimi i dëshirueshëm në arsimin kosovar do të prodhojë qytetarëtë ditur të cilët do të kenë shkathtësitë përballen me sfidat e diversitetit të shekullit XXI.Njerëzit e ditur, se çfarë fuqie dobiprurëse kanë për një shoqëri,e pamë, te kompania aqshumë e suksesshme ,, Microsoft ’’ e cila ia dhuroi botës së varfër 30 miliardë $.Cilaminierë ari ia ofroi një ndihmë kaq të madhe njerëzimit ? – asnjë.Truri kosovar, as tëmos mendojë kush se mund të arrijë të integrohet në rrethin e shoqërive të zhvilluara pabërëndryshime praktike e pozitive në sistemin arsimor. Shoqëria duhet që ta këtë prioritet
  18. 18. arsimin dhe të investojë nëarsim. ,,Investimi në dituri sjell kamatat më tëmëdha’’Benjamin Franklin. Shoqëria kosovare, aq sa do të investojësot në arsim, aq do të jetë nesër...Shkolla cilësore do të jetë në gjendje që të minimizojëpengesat, çorganizimin dhe në anën tjetër të rritë efikasitetinnë shumë fusha veprimi.Shkolla cilësore minimizon pengesat si: papunësinë, korrupsionin, krimin, trafikimin edukuri tjera negative.Shkolla është përfshirëse, cilësore, lëvizëse etj., për aq sa ecpërpara. Është naive të mendosh se shkolla mund tëarrijë cakun dhe po aq naive është tëmendosh se shkolla nuk mund të ec. Krejtësisht varët nga shoqëria, sa është eorganizuarajo, që t’i bëj të mundur shkollës që të ec përpara, drejt cakut imagjinar, sfidues, kurrë tëarritshëm.Udhëtimi drejt atij caku edhe pse është një sfidë, shkolla nuk duhet të pushojësë ecuri duke kërkuar në vazhdimësiide e praktika bashkëkohore dhe për të ndodhur kjoështë shumë i nevojshëm partneriteti. Partneriteti u ofronshkollave një proces përkrahëstë vetë shqyrtimit dhe të zhvillimit, që del nga këndvështrimet e punëtorëve tëarsimit, nxënësve, prindërve apo kujdestarëve, si dhe të anëtarëve tjerë të bashkësivepërreth. Partneriteti stimulonpër ecje përpara. Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.Për fund, dua të falënderoj stafin e KEC-it (QAK), për punën aq dobiprurëse nërrugëtimin tonë të përbashkët - drejtshkollës cilësore. Ndikimet pozitive të KEC-it,përmendimin tim kanë reflektim pozitiv në shumë drejtime vepruese në sisteminarsimor... << Metodat bashkëkohore të planifikimit >>Objektivat e planifikimit• të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me planifikim• të merrni pjesë aktive në hartimin e planeve strategjike – zhvillimore dhe aksionale• të demonstroni përdorimin e metodave të ndryshme të planifikimit• të përpiloni instrumente të ndryshme për ndjekjen e realizimit të planeve• të përpiloni plane me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të punës në institucionet tuaja Ç’ është planifikimi ?• Planifikimi është një veprimtari intelektuale, e qëllimshme e njeriut, me të cilën parashihenvizionet, qëllimet, objektivat, të cilat duhet arritur nëpërmjet aktiviteteve, mjeteve, resursevemateriale financiare dhe njerëzore në kohën e caktuar për të siguruar një vlerë apo më shumëvlera të dobishme për zhvillimin e individëve a të shoqërisë. Kemi të bëjmë, pra, me një proces mendor që kërkon shumë veprime dhe operacione mendore.Udhëtimi i vërtetë për zbulim, nuk ka të bëjë me kërkimin e pejsazheve të reja por me nevojenpër sy të tjerë. – Marcel Proust...ne planifikojmë çdo ditë dhe jemi ata që na ka bërë mendimi (planifikimi) ynë.
  19. 19. ...dhe vërtet na duhet një mendim i ri, sy të tjerë në shekullin e informacionit.Këtë edhe mund ta bëjmë sepse xeherorja e arit, më e madhja është në ne....Fuqia e paprekshme e mendjes së njeriut• "Uni tjetër" është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.• Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje ti njohim me asnjë prej pesëshqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi ska fuqi ti kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriuplotësisht është i nënshtruar nga ato forca si: gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe endenuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës /ndërdijes së pafundshme / që gjendet në tokë- forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep... Njeriuedhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën epaprekshme të mendimeve - më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurinfizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeveshndërrohet në ekuivalent material - fizik. • Numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnëedhe15 milion shifra..- kjo është aq kolosale....Kush rrezikon? – Ai që nuk rrezikon• Çdo vështirësi, çdo dështim dhe çdo dhembje në zemër përmban në vete farën ekuivalente osemë të madhe të dobisë. ( ‘’Mendo dhe pasurohu’’ – Napoleon Hill )Pyetni 100 njerëzit e parë që i takoni se ç‘ dëshirojnë më së shumti në jetë .98 nga ata nuk do tëjenë në gjendje të tregojnë se çka dëshirojnë. Por nëse insistoni disa nga ata do të thonë: para,lumturi, fuqi , famë, etj..por nga dëshira e thjeshtë nuk realizohet asgjë. Dëshira e zjarrtë për tirealizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me njëqëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.Nëse ke menduar dështimin - dështove !Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpikë makina për të prodhuar ide.Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve...Këtë privilegj e ka vetëm ndërdija enjeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme tëprodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th reales, por para setë ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona ti vëmë në letër, letër kjo që equajmë plan apo planifikim, e cila letër mbështetet vetëm mbi bazën e ideve që ka prodhuarimagjinata jonë...Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie• Me miliona njerëz e kalojnë jetën në mjerim e varfëri vetëm pse nuk e kanë planin e vyeshëmpër fitimin e pasurisë. - N.H• Ekziston një Zot, i cili i jep formën qëllimeve tona, qoftë edhe ashtu siç i parashohim ne. –ShekspiriShumë njerëz edhe pse marrin të ardhura mujore të barabarta, nuk jetojnë në kushte tëbarabarta, disa e kanë rregulluar jetën shumë mirë, disa mesatarisht mirë dhe një pjesë jeton nëvarfëri.‘’Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështim’’- H.HyseniDëshira e zjarrtë....Dëshira e zjarrtë për ti realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të
  20. 20. mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.Pak kohë ne shpenzojmë për t’u marrë me ato që kemi, gjithnjë flasim për ato që na mungojnë edëshirojmë t’i kemi !!!Për të arritur atë që dëshirojmë, idetë tona që ne kemi krijuar, fillojmë t’i vëmë në letër, letër kjoqë do të quhet PLAN.Udhëheqës, fjalë e kotë pa shkathtësi planifikimiPlanifikimi rrugë e garantuar drejt shkollës së mirë për të gjithë‘’Suksesi nuk kërkon kurrfarë arsyetimi, dështimin nuk e arsyeton kurrfarë alibie – Nëse dini se ç’doni, atë zakonisht edhe e arrini.’’ - N. HillUdhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit.Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t’ua qëllojë gjerave, pa plane praktike dhe të përcaktuara,mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.- N.HPlanet që jepen në formën grafike janë:• Hodogrami (flaw – chart, ang.; Hodogram – gjerm.)• Gantogrami – e ka zbuluar amerikani Henry Gant• Algoritmi – e përdori rusi Landa , psikolog• Diagrami rrjetor – Metoda e Rrugës Kritike dhe PERTPlani i zhvillimit të shkollësKonceptet dhe mendimet për dhe rreth planifikimit, në dhjetëvjeçarin e fundit, në shtetet nëtransicion, kanë pësuar ndryshime të mëdha.Plani i Zhvillimit të Shkollës është plan strategjik i zhvillimit zakonisht trevjeçar.Planet ju mundësojnë shkollave jo vetëm të jenë në hap me zhvillimet shkencore, teknike dheteknologjike, arsimore, ekonomike shkencore industriale, por ato do të arrijnë suksese tëavancuara në zhvillimin maksimal të mundshëm të fëmijëve, nxënësve, studentëve e talenteve tëfushave të ndryshme, që ata t’u prijnë ndryshimeve zhvillimore dhe të nxisin zhvillimet dhepërparimet e përgjithshme e në veçanti në arsim.Shkolla duke planifikuar vet dhe duke realizuar objektiva do të dalë nga gjendja konservuese,d.m.th. nuk do të qëndrojë në gjendje të çimentuar, por do të jetë lëvizëse, efikase, cilësore...Shkolla me planifikim të mirë do të përballët me problemet dhe do të dijë t’i menaxhojë ato për tëkrijuar kushte më të mira....Kush përfshihet në planin e zhvillimit të shkollës?Shkolla është produkt i vet shoqërisë, prandaj në planin e zhvillimit të saj ajo planifikon me shumëpjesëmarrës duke përfshirë edhe komunitetin e prindërve, nxënësve, dhe të studentëve. Ku do tëinkorporohen prioritete me të cilat do të avancohet procesi i mësimdhënies.Fazat e inkorporimit dhe të njohjes me procesin e planifikimitTri fazat e Hargeavesit & Hopkinsit janë:1. Kujdesi t’i kushtohet planit si dokument (pyetja: ,,si duket plani’’ ? )2. Njohja që procesi është më me vlerë se plani, duke identifikuar prioritetet dhe strategjitëpërkatëse, sistemin e konsultimeve dhe të bashkëpunimeve, si dhe mundësitë për përsosjeprofesionale.3. Njohja se cilësia e qeverisjes së planifikimit është çelës i suksesit.
  21. 21. Kjo përfshin aranzhmanet qeverisëse, rolet, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin. Ndaj ndoshta do tëjetë i nevojshëm revizioni dhe ndërrimi potencial i strukturave dhe i kulturës së shkollës. Vetëmnë këtë mënyrë mund të pritet ,,ndikimi i pritur i drejtpërdrejtë në suksesin e nxënësve.Etapat e planifikimitDallojmë katër etapa të planifikimit që janë përgjegjëse për katër pyetje:1. Ku jemi tani? (vlerësimi i gjendjes fillestare)2. Ku dëshirojmë të jem në të ardhmen? (planifikimi)3. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë (lëvizim) në atë drejtim?4. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë? (evoluimi)5. Si e dinë se kur do të arrijnë?Duke i kombinuar këto mendime fitojmë këto etapa të planifikimit:1. Cilat janë nevojat e komunitetit arsimor (përgatitja e terrenit)2. Ku jemi tani dhe cilat janë mundësitë tona (vlerësimi i gjendjes – revizioni)3. Ku dëshirojmë të shkojmë në të ardhmen (planifikimi)4. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë lëvizim në atë drejtim5. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë (vlerësimi – dhe raportimi)Struktura e planit të zhvillimit• Vendimi i Këshillit të shkollës• Formimi i komisionit për planifikim• Hyrja• Qëllimet e shkollës• Vlerat që duhet arritur• Prioritetet – lista e zgjedhur e prioriteteve• Arsyeshmëria e prioriteteve• Planifikimi kohor i realizimit të projekteve• Metodat e raportimit• Valorizimi financiarLlojet e planeve zhvillimore• Plani retorik – qeverisje dhe udhëheqje të dobët• Plani individual- drejtori është i vetmi udhëheqës.• Plani bashkëpunues- mësimdhënësit kanë përgjegjësi të pjesshme• Plani korporativ – përgjegjësia e përbashkëtPlani ZhSh – përpilimi• Vendimi• Vizioni• Vlerat që duhet arritur• Prioritetet• Arsyetimi i prioriteteve << Metoda e Kornizës Logjike >>
  22. 22. MKLPlanifikimi i projekteve shkollore – Metoda e Kornizës Logjike (MKL)Objektivat: ta kuptojnë rolin dhe rëndësinë e definimit dhe të analizës së problemeve si pikënisje për planifikimin e një projekti; të jenë në gjendje ta definojnë sistemin e objektivave të një projekti në bazë të transformimit të trungjeve problemore në trungje të objektivave; ta zotërojnë në shkallë të kënaqshme rendin e veprimeve dhe strukturën e kornizës logjike dhe të jenë në gjendje ta përdorin atë në procesin e planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit tëprojekteve; të jenë në gjendje të drejtojnë procesin e planifikimit të një projekti me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.Ç’ është projekti?Projekti fillon dhe mbaron në një kohë të caktuar. Projekti buron nga idetë që në i kemi krijuar,nga forca të paprekshme e të padukshme, të cilat forca shoqërohen me dëshirën e zjarrtë dhebesimin e fortë për të arritur me çdo kusht ekuivalentin fizik, pra projekti prodhon rezultatekonkrete që mund të shihen e preken.Për realizimin e një projekti përfshihen shumë aktivitete që e plotësojnë njëra tjetrën deri nërezultatin konkret, d.m.th. kemi të bëjmë me një organizim të pjesëve në një tërësi. Projekti ështënjë veprimtari që kërkon përkushtim intelektual.Secili projekt shkollor duhet të jetë në përputhje me prioritetet e përcaktuara shkollore, që janë tëpërfshira në planin zhvillimor të shkollës.PërgjegjësiaTë gjitha projektet duhet planifikuar, për këtë duhen shumë informata. Palet duhet të jenëpërgjëgjës për ecurin dhe realizimin e një projekti. Plan-projekti hartohet bashkërisht ngapersonat përgjegjës. ‘’Planifikimi i përbashkët apo ‘’planifikimi me pjesëmarrje’’ Dikur një personhartonte projektin.Përdorimi i Metodës së Kornizës LogjikeMetoda e Kornizës Logjike është ‘’një tërësi e koncepteve të ndërlidhura që duhet të përdorët sëbashku me një stil dinamik ashtu që të hartohet një projekt cilësor i cili mund të përshkruhet dhevlerësohet objektivisht’’‘’Të udhëheqësh është art dhe njëkohësisht shkathtësi’’Punë e përbashkët dhe rezultate të përbashkëtaTakimi i punës për planifikimin e projektit MKL
  23. 23. Raporti i analizës së situatës, i bazuar në të dhënat e shkollës dhe informatat e tjera tërëndësishme, duhet t’u jepet të gjithë pjesëmarrësve.Diagnoza e problemeveDiagnoza e problemeve i ka disa faza kryesore: Prezantimi i gjendjes së projektit Identifikimi i (të gjitha) problemeve individuale Vendosja e të gjitha problemeve Identifikimi i (të gjitha) problemeve të tjera Vendosja e problemeve të reja Organizimi i problemeve në grupe apo ‘’fusha problemore’’Trungu i problemeve ndihmon në arritjen e synimit të projektit dhe të rezultateve. Prandaj me tëdrejtë thuhet ,,se problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj... Matrica e MKL... << Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë >>Objektivat e modulit të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me ndryshimin në shkollë të përcaktoni rrethin e gjerave që duhen ndryshuar në shkollë dhe në klasë të përcaktoni mënyrat e realizimit të ndryshimit të konceptoni nisma për sjelljen e ndryshimeveMenaxhimi i ndryshimeve në shkollëPesëqind vjet para epokës së re, filozofi grek Herakliti u ka thënë nxënësve të vet se; ,,Çdo gjëndryshon, përveç ligjit të ndryshimeve’’. Po ashtu ai ka thënë: ,,Në të njëjtin lumë nuk mund tëhyni dy herë’’. Jeta paraqet në vete ndryshimin e pandërprerë. Brenda një sekonde me milionandryshime ndodhin në një qelizë te njeriu....Ç’ është ndryshimi ?Në jetojmë në një botë që ndryshon. Fullan, një nga studiuesit më në zë të teorisë dhe praktikëssë ndryshimit, shkruan: “Kjo është një botë në të cilën ndryshimi është një udhëtim kupikëmbërritja është e panjohur, ku problemet janë miqtë tanë, ku kërkimi i ndihmës është shenjëe forcës, ku nismat e njëkohshme nga lart-poshtë dhe poshtë-lart përzihen me njëra-tjetrën, kukolegjialiteti dhe individualizmi bashkëjetojnë në një tension produktiv.Vetëm njerëzit që zotërojnë njohuritë dhe aftësitë për ndryshim mund të realizojnë një ndryshimtë efektshëm.Pra ndryshimi i vërtetë , qoftë ky i dëshiruar ose jo, përfaqëson një përvojë serioze vetjake dhekolektive, që karakterizohet nga paqartësia dhe pasiguria; dhe nëse ndryshimi është isuksesshëm, ai mund të sjellë një ndjenjë zotërimi, arritjeje dhe zhvillimi profesional.
  24. 24. Ndryshimi, në një kuptim të gjerë, shënon çdo veprim nëpërmjet të cilit bëjmë diçka ndryshe ngaç’ është. E bëj ndryshe nga ç’ është --- ndryshoj ngjyrën, sjelljen, emrin E kaloj nga një formë në tjetrën -- lavra shndërrohet në flutur E kaloj nga një stad në tjetrin ---- ndryshimi i dritave të semaforit Lë diçka dhe marr një tjetër ------ ndryshoj adresën, punën, etj. Kaloj nga një anë në tjetrën ----- ndryshoj drejtimin, partinë Kaloj nga një gjë në tjetrën --- ndryshoj trenin, makinën Bëhem tjetër njeri ---------- ndryshoj tipare të personalitetit Ndryshoj sistemin shoqëror ----- nga diktatura në demokraciModifikimi është ndryshim sipërfaqësor apo formal pa ia ndryshuar thelbin, për ta bërë tëpërshtatshëm për një qëllim tjetër.Transformimi është ndryshimi i plotë i pamjes së jashtme ose i karakterit të diçkaje ose të dikujt.Tri elementet e konceptit ndryshim janë:1. Sasia e ndryshimit. Ndryshimi mund të jetë i madh ose i vogël. Megjithatë, ai matet mendikimin që sjell në shoqëri2. Kohëzgjatja e ndryshimit. Sipas Fullan, një shkollë fillore mund të arrijë të përmirësohet përrreth 3 vjet, një shkollë e mesme për rreth 6 vjet dhe një zonë shkollore për rreth 8 vjet.3. Natyra e ndryshimit. Ndryshimi mund të jetë i menjëhershëm ose i ngadaltë. Filozofikisht ndryshimi është parimi bazë i ekzistencës. Objekt i ndryshimit është gjithçka: natyra, shoqëria, institucionet, individi, etj. Ndryshimi social, ndryshimi i një shoqërie në periudha e kohë të ndryshme Ndryshimi i individit si proces luan rol qendror në jetën e njeriut. Njeriu vazhdimisht i nënshtrohet një ndryshimi fizik e psikologjik. Ndryshimi në arsim është i pashmangshëm dhe i nevojshëm. Ne tani po jetojmë në kohen e transicionit nga shoqëria industriale në shoqërinë e informacionit.Këto ndryshime mund të jenë:a. Që dedikohen nga ndryshime ekonomike e socialeb. Nga rritja e diversitetit të popullatës së cilës i shërben shkollac. Nga konceptimet e reja për të nxënët dhe njohjenSipas Fullan ndryshimi diktohet nga fakti se;,,... Se sistemi arsimor dhe partnerët e tij nuk kanë arritur të prodhojnë qytetarë, të cilët të mundtë japin ndihmesën dhe të përfitojnë nga një botë që ofron mundësi shumë të mëdha, por që, nëtë njëjtën kohë, paraqet edhe vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën në të. Ndryshimi në arsimështë i nevojshëm, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën, e lënë atë ose dalin keq nëmësime. Jeta e tyre në shkollë është më e varfër nga sa duhet të jetë. Ndryshimi në arsimnevojitet sepse shumë mësues nuk mund të durojnë më, janë mërzitur dhe nuk u ka mbetur mëpikë energjie.’’ Çështja që shtrohet sot është se si duhet të jetë arsimi dhe shkollat që ne t’ipërgatisim njerëzit për shoqërinë e informacionit dhe si ta kapërcejmë këtë transicion.
  25. 25. Ç’ mund të jetë objekt ndryshimi në shkollë ? Menaxhimi i shkollës Menaxhimi i mësimdhënies dhe i të nxënët Menaxhimi i njerëzve Menaxhimi i politikës dhe i planifikimit të zhvillimit Menaxhimi i burimeve financiare Pranimi në punë, zhvillimi profesional dhe vlerësimi i mësuesve Kriteret dhe mekanizmat e pranimit të nxënësve në shkollë Struktura dhe përmbajtja e kurrikulës Teknologjia mësimore Cilësia e mësimdhënies Cilësia e arritjeve të nxënësve Klima në shkollë dhe në klasë Vlerësimi i nxënësve Mjedisi fizik i shkollës Partneriteti me prindërit dhe komunitetin Vlerësimi i shkollësCilët janë agjentët e ndryshimit ?Agjent ndryshimi është një person, grup, agjenci, institucion, ose një mjet që synon të ndryshojë,të ristrukturojë, të transformojë konceptet, rrethanat, proceset, shoqërinë, institucionet, veten.Çdo njeri është agjent i ndryshimit.Mësuesit, drejtuesit, nxënësit, prindërit, bashkësia, qeveria - janë agjentë të ndryshimit tëshkollës.• ,,Mësuesit janë agjentë moral të ndryshimit se qëllimi moral i shkollave është të sjellim diçkatjetër në jetën e nxënësve dhe se sjellja e diçkaje tjetër, do të thotë saktësisht, që të shkaktoshndryshime që ia vlejnë’’. – Fullan. Punëtorët e arsimit duhet ta shohin veten dhe të shihen nga tëtjerët si njohës e specialist të dinamikës së ndryshimit.• Nxënësit kanë ide dhe mendime shumë të mira për të ndryshuar dhe përmirësuar shkollën.Nxënësit duke u bërë pjesë e ndryshimit do të ndryshojnë edhe veten e tyre.• Prindërit janë agjentë të jashtëm të ndryshimit të shkollës. Ata janë të interesuar që fëmijët etyre të përparojnë sa më shumë në shkollë.• Bashkësitë mund të jenë shtysë për ndryshimin në arsim. Bashkësitë me nivel të lartë tëarsimimit bëjnë trysni në shkolla që të bëjnë ndryshime sa më cilësore, ndërsa bashkësitë qëkanë arsimim më të ulët shpesh ndodh që pengojnë ndryshimet pozitive në arsim.Cilat janë karakteristikat e njerëzve që sjellin ndryshimin në shkolla dhe në klasaEkziston një tezë se udhëheqësit e ndryshimit arsimor duhet të jenë udhëheqës dhe menaxherënjëkohësisht. Sipas një teze tjetër vetëm administratorët mund të jenë udhëheqës të ndryshimit.Megjithatë, teza se ndryshimi vjen nga individët që ndodhen në pozicione drejtuese injoronudhëheqësit e padukshëm që veprojnë nga poshtë. Studimet e sotme janë përqendruar te
  26. 26. mësuesit si udhëheqës të ndryshimit. Reformat aktuale e kanë nxitur pjesëmarrjen e mësuesvenë udhëheqjen e ndryshimeve dhe marrjen e vendimeve.Karakteristikat e udhëheqësve të ndryshimit janë:a. VizioniVizioni përfshin: zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar. Këto tri aspekte janënë qendër të vëmendjes të udhëheqësve të ndryshimit arsimor. Vizionin duhet ta mendojmë sidiçka që nuk u përket vetëm drejtuesve. Vizioni i drejtuesve përfshin ndryshimet në nivelin eshkollës: në menaxhimin e mësimdhënies dhe të të nxënit, në menaxhimin e njerëzve, nëmenaxhimin e politikës dhe të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në menaxhimin e burimeve dhetë financës së shkollës. Vizioni i mësuesve përfshin ndryshimet në nivel klase: ndryshimet nëpërdorimin e kurrikulës, të modeleve të organizimit të punës me nxënësit, të metodave tëmësimdhënies, bashkëpunimit me prindër si dhe ndryshimet për pjesëmarrjen e mësuesve nëvendimmarrje.Udhëheqja vizionare kalon në tri stade:• Formulimi i vizionit për të ardhmen e dëshiruar• Ndarja e vizionit me të tjerët• Sigurimi i mbështetësve që të përqafojnë vizioninPyetja ,, Çfarë ndryshimi dua të shkaktoj unë personalisht ?’’ është një pikënisje e mirë për njëvizion të përbashkët.Vizionin e shoqëron një plan për arritjen e qëllimeve.b. Besimi se shkollat janë për të mësuar nxënësitUdhëheqësit efektivë besojnë se të nxënit e nxënësit është çështja më e rëndësishme. Drejtorëtefektivë besojnë në plotësimin e nevojave të nxënësve. Drejtues e mësues bëjnë përpjekje për tëpërmirësuar mjedisin e të nxënit.c. Vlerësimi i burimeve njerëzoreUdhëheqësit e ndryshimit pranojnë se njerëzit e shkollës janë burimi më i rëndësishëm. ,, Për tërealizuar ndryshimin drejtuesi duhet të besojë se njerëzit janë pasuria më e rëndësishme eorganizatës.’’ - (Jonier)Udhëheqësit e ndryshimit bazohen në anët e forta të njerëzve dhe i vlerësojnë përpjekjet e tyrepër realizimin e vizionit.d. Të qenët komunikues dhe dëgjues (udhëheqësit e ndryshimit duhet të jenë komunikues dhedëgjues).e. Të qenët proaktivëUdhëheqësit e ndryshimit janë proaktivë. Ata marrin nismën, parashikojnë dhe pranojnëndryshimet e mjedisit dhe të organizatës së tyre dhe fillojnë të eksplorojnë kurset e mundshme tëveprimit për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve. Pejza (1985) ka pohuar se‘’ një udhëheqës në mënyrë të vazhdueshme skanon mjedisin ku duhet të ndodhin ndryshimet’’.Udhëheqësit proaktivë janë njerëz që sfidojnë status quo – në e organizatës dhe shpesh atapërshkruhen si individ që nuk i pranojnë rregullat, traditat e shkollës së tyre.
  27. 27. f. Bartës të rrezikutUdhëheqësit e ndryshimit marrin rrezikun mbi vete. ,, Ndryshimi ndërmerret nga drejtues qërrezikojnë reputacionin e tyre për përfitimin e organizatës’’ – Jonier, 1987 Udhëheqësit endryshimit sigurojnë stimujt e duhur për ndryshimin. Ata nxisin personelin të eksperimentojëmetoda të mësimdhënies për të plotësuar nevojat e nxënësve. Backer (1971) ka arritur nëpërfundim se drejtuesit e suksesshëm ,, e kanë të vështirë të jetojnë brenda kornizave të ngurtatë burokracisë; ata nuk e durojnë diktatin; ata shprehin interesin për gjetjen e proceduravenëpërmjet të cilave ndryshimi është i sigurt.’’Udhëzime për drejtuesit e ndryshimeve1. Shmang qetësinë e rreme2. Mbështet rrezikun te siguria (nxit ndërmarrjen e rrezikut, por krijon rrjete sigurie, përmesmarrëdhënieve të përkrahjes).3. Respekto ata që do t’u mbyllësh gojën (përfshiji në synimet e tua dhe mëso prejkundërshtarëve).4. Shko drejt rrezikut, kur krijon aleanca (,,bota atje, jashtë’’, mund të jetë e rrezikshme, por juduhen partner të jashtëm).5. Bëj, si menaxhim emocional, ashtu edhe logjik (puno me inteligjencën tënde emocionale, mos imerr kundërshtimet si të drejtuara, personalisht, kundër teje).6. Lufto për çështje të humbura (ruaj shpresat edhe kur gjërat duken të pamundura).Burimi: Majkell Fullan: Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, bot, shqip 2001, f. 228.Si mund të realizohet ndryshimi ?A. Modelet dhe fazat e realizimit të ndryshimitEkzistojnë katër modele të ndryshimit:• Modeli i ndryshimit të mandatuar ose i ndryshimit të diktuar nga lart (kjo shkollë do të punojë meprogramin e arsimit cilësor).• Modeli i adoptuar (ne do të adoptojmë modelin e X shkolle të suksesshme).• Modeli i bazuar në agjentin e ndryshimit (një grup mësuesish kanë përdorur testet siinstrumente për të matur dhe vlerësuar arritjet e nxënësve dhe i rekomandojnë shkollës që këtoinstrumente të përdoren nga të gjithë mësuesit).• Modeli i ndodhisë katalitike (pas ndryshimeve që ndodhin për shkak të luftës ne duhet tëpërdorim modelin multikulturor për kurrikulin).Ndryshimi realizohet nëpërmjet dy lloj procesesh:1. Procesi diagnostikues përfshin tre hapa:• Përshkrimi i tablosë aktuale të dukurisë, çështjes, situatës, institucionit.• Matja e dukurisë, e çështjes nëpërmjet vrojtimit, intervistimit, anketimit, testimit.• Specifikimi i problemeve dhe i nevojave duke krahasuar mospërputhjen e tablosë së vrojtuar meatë ideale, përcaktimin e shkaqeve të kësaj mospërputhjeje.2. Ndërhyrja për të realizuar ndryshimin përmban tre hapa:
  28. 28. • Zgjedhja e elementeve ku duhet ndërhyrë, të nxjerra nga diagnostikimi.• Ndryshimi i roleve dhe i normave për të institucionalizuar procedurat dhe sjelljet e reja.• Vlerësimi i suksesit të ndërhyrjeve duke rimatur funksionimin aktual.Fazat dhe stadet e ndryshimit• Faza e parë emërtohet me emrat: fillimi, mobilizimi, pranimi. Fillimi duhet të përfshijëkonceptualizimin, ndërgjegjësimin, angazhimin, mobilizimin, marrjen e roleve, trajnimin.• Faza e dytë – zbatimi ose përdorimi fillestar ( zakonisht zgjat dy ose tri vitet e para të përdorimit). Zbatimi ka si elemente : zhvillimin, eksperimentimin, adaptimin ,modifikimin,përmirësimin.• Faza e tretë - e quajtur vazhdimi , përfshirja, krijimi i rutinës ose institucianilizimi.• Faza e katërt ka të bëjë me realizimin në shkallë të gjerë të risisë.Dimensioni personal i ndryshimit – Fazat e ndryshimit Vetëdijesimi Përgatitja Adaptimi Zotimi PërtëritjaFazat e ndryshimit• Vetëdijesimi– nuk kam brenga për të ndryshuar, prandaj edhe nuk veproj kam nevojë për informacion që nxitëinteresimin tim.• Përgatitja– kam informacion për ndryshimin dhe si mund të përfitoj prej tij. Jam i brengosur se si do tëndikojë tek unë. Më duhet ndihmë që të organizohem dhe t’i zhvilloj shkathtësitë e reja.• Adaptimi – e kaloj kohën duke mësuar dhe duke bërë përpjekje t’i bëj gjërat ndryshe. Më duhetpërkrahje dhe ndihmë për të zgjidhur probleme dhe për t’i njohur më mirë qasjet e reja.• Zotërimi – jam adaptuar me mënyrën e re të punës. I kam përfshirë qasjet e reja në punën timetë përditshme. Kam nevojë që të më inkurajojnë.• Përtëritja – Kam plane të reja për t’i implementuar praktikat me qëllim të përmirësimit tërezultateve të punës dhe të performancës sime. Më duhet ndihmë për t’i jetësuar idetë e mia tëreja.Shtatë përjetimet e ndryshimit• Bëjnë diçka me të cilën nuk janë mësuar (ndjehen të ngathtë, nuk ndjehen rehat, tëvetëdijshëm).• Mendimi i parë që ju vjen në mendje është ta ndërpresin duke mos menduar se çfarë do tëpërfitojnë. (brengosen për çka do të humbasin).• Ndjehen të vetmuar edhe pse e shohin se të tjerët janë përfshirë në procesin e ndryshimit.(strukturojnë shkëmbimet. Marrëdhëniet sepse e dinë se njerëzit nuk mund të mendojnë për to nëmënyrë të natyrshme).• Njerëzit merren në një serë ndryshimesh në të njëjtën kohë. (pak prej tyre mund të jenë nërregull e t’i pranojnë ndryshimet; mjaft prej tyre janë të prekur thellë e të mbytur në punë).
  29. 29. • Njerëzit nuk janë të gjithë të gatshëm për ndryshime, janë në nivele të ndryshme gatishmërie.(jo mirë ose keq; mos i etiketoni ose t’i gjykoni, kjo mund të ndodhë prej situatës).• Njerëzit janë të shqetësuar se nuk kanë burime të mjaftueshme. (njerëzit duhen ndihmuar dukeu treguar se rreth tyre ndodhen shumë burime dhe ata duhet të mendojnë për këtë).• Nëse nuk do të jenë nën presionin e ndryshimit, ata do të kthehen përsëri tek e mëparshmja.(rikthimi është i natyrshëm, britmat dhe ulërimat nga paniku nuk japin rezultate).Tipat e njerëzve në ndryshim Inovatorët Liderët Shumica e hershme Shumica e vonuar RezistuesitInovatorët ( 8% )• Të disponuar për të jetësuar ide të reja• Të hapur ndaj ndryshimit• Të motivuar• Kreativë• Njerëz me ide• Të gatshëm për të rrezikuarLiderët (17 % )• Me ndikim• Të hapur ndaj inovacioneve• Të përgjegjshëm• Me ndikim tek të tjerëtShumica e hershme (29 % )• Të kujdesshëm me rastin e marrjes së vendimeve për të bërë ndryshim• Përkrahës më shumë se prijetarë• Pasues – i dëgjojnë këshillat e atyre që u besojnë (liderëve).• Kërkojnë prova se ndryshimi është më i mirë se situata ekzistuese.Shumica e vonuar ( 29 % )• Shumë të kujdesshëm në adoptimin e ideve të reja• Do të presin për të parë...• Do t’i bashkëngjiten shumicës vetëm atëherë kur situata të jetë e qartë.• Kërkojnë prova se e reja është më e mirë se e vjetra.• Kërkojnë siguri se ndryshimi ka përkrahje• Mund të ndikohen nga të tjerëtRezistuesit ( 17 % )• Me plot dyshim ndaj risive• Kundërshtarë të risive• Zakonisht me ndikim të vogël dhe të izoluar• Zakonisht mund të tregojnë histori të ndryshme të dështuara
  30. 30. Të gjitha forcat nxitëse nuk pushojnë së komunikuari me forcat pengueseKomunikojnë sepse e shohin ndryshe pamjen....Forcat nxitëse e vlerësojnë ndryshimin... Sjellin ndryshime...Procesi i ndryshimit ka përkrahësit dhe oponentëtPëpkrahësit e ndryshimit kanë dy mundësi veprimi ndaj rezistuesve:1. Të shmangin, të injorojnë rezistencën2. Të pranojnë opozicioninInjorimi i oponentëve – ka përfundim ,,të fituar e të humbur’’Bashkëpunimi midis përkrahësve dhe oponentëve – i nevojshëmSipas Gorton dhe Snoëden ndryshimi i ka shtatë stade:1. Ndërmerret një vlerësim i nevojave2. Orientohet grupi për ndryshimin e propozuar3. Prezantohet ndryshimi i propozuar4. Planifikohet programi i zbatimit5. Pilotohet risia e propozuar6. Zhvillohet një vlerësim i procesit7. Institucionalizohet dhe zbatohet risiaDetyrat dhe metodat e ndryshimitNëse njerëzit nuk e dinë se ç’ duan të ndryshojnë dhe si ta realizojnë atë, përpjekjet nuk do tëjenë të suksesshme.Për të realizuar ndryshimin nevojitet të përcaktohen detyrat e ndryshimit: Agjentet e ndryshimit duhet të zotërojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për ndryshimin a risinë që do të ndërmerret . Përcaktimi i roleve, i rregullave, i rrjetit të komunikimit, shpërndarja e pushtetit, i mënyrës së efektshme të zgjidhjes se problemeve. Përcaktimi i qëllimit të ndryshimit dhe i objektivave konkrete. Sigurimi i infrastrukturës përkatëse.Metodat për sjelljen e ndryshimeve Marrja e vendimit nga një autoritet i lartë. (kjo është metodë formale, individët motivohen nga udhëzimet e porositë e autoritetit të drejtuesit. Shoqërohet me mungesë angazhimi në sjelljen e ndryshimit). Zëvendësimi i personelit. Edhe kjo është një metodë e zakonshme për ndryshimin organizativ. Sipas kësaj metode largimi i individëve, largon problemin . Prezantimi i informacionit për një risi të dëshiruar. Njerëzit përfshihen në ndryshim sepse ndryshimi duket i arsyeshëm.
  31. 31.  Zhvillimi i aftësive si metodë presupozon se kur anëtarët e organizatës janë pajisur me njohuri për të sjell ndryshimin (trajnime nga jashtë ekipore dhe sigurohet vazhdimësia e trajnimit). Këshillimi pranohet si një metodë e efektshme. Pjesëmarrja e gjerë merr mbi vete përgjegjësi për t’u përballur me sfidat e zbatimit të risive. Mbledhja e informacionit për funksionimin e organizatës. Demonstrimi i efektshmërisë së një risie është një metodë e efektshëme për ndërmarrjen e ndryshimit. Vizita në një shkollë a klasë ku zbatohet risia. Takimi ballafaques është një metodë që synon zgjidhjen e konflikteve dhe shmangien e pozicioneve ekstreme ndaj ndryshimit.Tetë mësimet bazë të paradigmës së ndryshimitMësimi 1: Gjërat që kanë rëndësi nuk mund të bëhen me urdhër (sa më i ndërlikuar ndryshimi,aq më pak mund ta bësh me zor)Mësimi 2: Ndryshimi është një udhëtim dhe jo një projekt (ndryshimi është jolinear, i ngarkuar mepasiguri dhe shqetësim dhe nganjëherë i përçudnuar)Mësimi 3: Problemet janë miqtë tanë (problemet janë të pashmangshme dhe nuk mund tëmësosh pa to)Mësimi 4: Vizioni dhe planifikimi strategjik vijnë më vonë (vizioni dhe planifikimi i parakohshëm tëverbojnë)Mësimi 5: Individualizmi dhe kolektivizmi duhet të kenë fuqi të barabartë (nuk mund të këtëzgjidhje të njëanshme për problemin e izolimit dhe atë të grupmendimit)Mësimi 6: As centralizmi as decentralizmi nuk kanë sukses (janë të nevojshme njëlloj sistrategjitë nga lart-poshtë ashtu edhe ato nga poshtë-lart)Mësimi 7: Lidhja me mjedisin më të gjerë është me rëndësi kritike për arritjen e suksesit(organizatat më të mira mësojnë si së jashtmi ashtu edhe së brendshmi)Mësimi 8: Çdo njeri është agjent i ndryshimit (ndryshimi është kaq i rëndësishëm saqë nuk mundt’i lihet eksperteve, mbrojtja më e mirë është mendësia dhe mjeshtëria vetjake)Rregulla për të mbështetur ndryshimin• Ndryshimi kërkon një ide të mirë, iniciativë dhe disa shokë• Mbani parasysh se gjithçka është në ndryshim të vazhdueshëm.• Përcaktoni qëllime të qarta për ndryshimin• Mbani parasysh se qëndrimet, aftësitë dhe rolet mund të modifikohen• Demonstroni një qëndrim optimist• Punoni me njerëz premtues• Propozojeni ndryshimin në një mënyrë të tillë që njerëzit ta ndiejnë ndryshimin si të tyre• Pyeteni veten se kush do të përfitojë nga ndryshimi• Siguroni informacion, fakte dhe dokumente të nevojshme për mbështetjen e ndryshimitPengesat për ndryshiminNdaj ndryshimit ushtrohen shumë presione. Rezistenca mund të jetë pozitive, kur mbron shkollënngandryshimet e padobishme dhe negative kur pengon ndryshimet e dobishme. Ka rezistencaracionale dhe joracionale. Ka disa mënyra joracionale të rezistencës ndaj ndryshimit.• Ruajtja e së kaluarës – mësuesit kanë kryer trajnime për metodologjitë e reja dhe vazhdojnë të
  32. 32. japin mësim me të vjetrën.• Shkalla e ulët e të kuptuarit të ndryshimit ose të arsyes së ndryshimit i bën njerëzit rezistentëndaj ndryshimit.• Mosinformimi ose mospërfshirja e tyre në procesin e ndryshimit.Gabimet në procesin e ndryshimitGjatë procesit të ndryshimit nevojitet të shmangim katër gabime:1. Gabimi psikologjik2. Gabimi sociologjik3. Gabimi racionalist4. Gabimi programor,,Dykuptimësia e shprehjes ‘’forcat e ndryshimit’’ është e qëllimshme. Ndryshimi është ikudogjendshëm dhe i pareshtur dhe na imponohet në çdo hap që bëjmë. Në të njëjtën kohë,sekreti i rritjes dhe zhvillimit është që ta dish se si t’u bësh ballë forcave të ndryshimit – duke ikthyer forcat pozitive në dobinë tonë, ndërkohë që u ,,çmprehim tehun’’ e forcave negative. Eardhmja e botës është një e ardhme e të nxënit, të përgatitjes për të përballur ndryshimin. –Majkëll FullanNdryshimi ka kuptim, kur ka pengues, reagues... Për gjerat që pajtohemi, pak interes kemi të flasim.Për gjerat që nuk pajtohemi, flasim pandërprerë, sepse e shohim ndryshe pamjen...Niveli më i ulët i bisedës është kur ka besimin e ulët dhe prodhonparadigmë fitore / humbje ose humbje / humbje.(1+1=1 ose 1+1=0 )Niveli i mesëm është kompromisi, krijon një formë të ulët të fitore / fitore,kjo do të thotë 1+1=1+1/2 (dtth. një plus një; bëjnë një e gjysmë, nuk bëjnë dy )Niveli më i lartë i bisedës është ndërvarësia (sinergjia),kjo do të thotë; 1+1= 8 ose 16 apo 1600. Ky nivel prodhon ndryshime...• Varësia – Paradigma ju; ju tregoni kujdes për mua• Pavarësia – Paradigma unë; unë mund të bëj, unë mund të zgjedh...• Ndërvarësia – Paradigma ne; ne mund ta bëjmë atë, ne bashkëveprojmë...Jeta, nga natyra, është shumë e ndërvarur......,,Askush nuk mund ta bind tjetrin të ndryshojë, secili nga ne e ka një portë të ndryshimit që mundtë hapet vetëm nga brenda.’’Duhet të jemi proaktiv ...Ç’ është rrethi i interesit dhe rrethi i ndikimit ?Parimet janë territore. Vlerat janë hartaUdhëheqje me ndikim (ndjenja) - parimUdhëheqje nga vlerat (interes) – hartat nuk janë parim..Rrethi i Ndikimit te Gandhi dhe fuqia ndikuese, e zmadhuar në 300 milionë njerëz të IndisëNdikimi ndërvepruesNdërvarësia ...... 1+1 = 300 milionëVeprimi për të ndryshuar ndodhet në ne, brenda nesh.
  33. 33. Parim: brenda – jashtë (Rrethi ndikues)Të kesh dhe të jeshRrethi i interesimit - të keshRrethi i Ndikimit – të jeshPersoni efektivPersoni që është me të vërtet efektiv përulet dhe nderon njohjen e kufizimeve të perceptimit të tijdhe vlerëson burimet e pasura të përdorshme përmes ndërveprimit me zemrat dhe mendjet enjerëzve të tjerë. Ky person vlerëson ndryshimet sepse këto ndryshime plotësojnë njohjenkuptimin e tij të realitetit. – Stephan R. CoveySa më e madhe është përfshirja aq më e sinqertë është pjesëmarrja në analizimin dhe zgjidhjene problemeve...Betejat më të mëdha në jetë zgjidhen nga lufta e përditshme në dhomëzat efshehta të shpirtit. – David O. MackayNë shekullin XXI , duhet të jesh në gjendje; të mësosh, të çmësosh dhe të mësosh përsëri. - DukiKëshillë praktike:Relaksimi dhe pushimi është i dobishëm.Pushoni para se të lodheni.Zemra gjatë 24 orëve punon 9 orë dhe pushon 15 orë.Henri Fordi ka thënë: kur mund të rrijë ulur, kurrë nuk rri në këmbë, dhe kurrë nuk ulem kur mundtë shtrihem. << Zhvillimi i kurrikulit >>Mendime të ndryshme për kurrikulin Edhe në arsim janë futur nocione të reja, siç është edhe nocioni kurrikul Në SHBA nocioni kurrikul ka filluar të përdoret në vitet ’60 të shek, të kaluar Fjala korrikul vjen nga gjuha latine : Curricullum, që do të thotë program jete Corrikulum do të thotë ecje drejt një caku-qëllimi, ecje, veprimtari për të arritur objektivin e caktuar.Plan-programi mësimor dhe kurrikuli Me nocionin plan mësimor nënkuptojmë pasqyrën tabelore të lëndëve mësimore dhe fondin e orëve mësimore të paraparë për secilën lëndë mësimore dhe për secilën klasë. Ndërsa me program nënkuptohen përmbajtjet programore të parapara për lëndën e caktuar mësimore dhe të klasës së caktuar.Llojet e plan-programeve Plan-programi zyrtar – shtetëror Plan-programi e ,,fshehur’’ Plan-programi familjar
  34. 34. Qasje të ndryshme metodologjike në përcaktimin e lëndëve mësimoreKa tri përvoja për përcaktimin e lëndëve mësimore: 1. Një traditë e shteteve rajonale dhe e shteteve socialiste 2. Qasja e dytë është integrale 3. Qasja e tretë është qasje e kombinuarPlan-programi mësimor si fytyra e JanusitProgrami mësimor ka karakteristikat e kokës së Janusit. Dy parë sy një parë për shikim prapadhe një parë për shikim përpara. Shikimi nga e ardhmja është ideali ( një ëndërr që synojmë taarrijmë). Plan-programi – shikuar në një aspekt është një kontratë – kushtetutë e një shteti që enënshkruan me qytetarët e vet për krijimin e një ardhmërieLavjerrësi i plan-programit mësimor Lavjerrësi programor duhet të mundësojë një ekuilibër dinamik ndërmjet të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmesÇ’ është kurrikuli ? Kurrikuli është si një ,,kontejner’’ ku futet çdo gjë Kurrikuli paraqet një sistem racional në bazë të të cilit organizohet procesi i të nxënit. Kurrikuli është teknikë ose teknologji e të drejtuarit racional të të menduarit. Kurrikuli është një tërësi dokumentesh....Aspekte metodologjike të inicimit, të hartimit dhe të zbatimit të ndryshimeve kurrikulareØ Pse duhet të ndryshojnë kurrikulatØ Kush i inicion ndryshimet kurrikulareØ Kush janë vendimmarrësitØ Cilat janë kriteret dhe parimet për hartimin e kurrikulitØ Cilat janë shkallët kryesore të kurrikulitØ Cilat janë veçoritë e kurrikulitØ Si organizohet përgatitja e kurrikulitØ Cilët janë përbërësit e kurrikulitØ Cila është harta, portofola e dijeve dhe aftësiveØ Kush e zbaton kurrikulinØ Kurrikuli dhe tekstet mësimoreØ Mësimdhënësi dhe kurrikuliØ Manualët për nxënës, mësues dhe kurrikuliØ Kush është përgjegjës për dështimet e kurrikulitØ Metodologjitë dhe strategjitë e mësimdhëniesØ Metodologjitë dhe strategjitë e monitorimit, të kontrollit dhe të vlerësimitPërbërësit kryesor të kurrikulit
  35. 35. Përbërësit kryesor të kurrikulit janë: Vizionet Objektivat (objektivat e përgjithshme dhe specifike ) Përmbajtjet dhe standardet e përmbajtjes Standardet e arritjeve Standardet e pajimeve dhe të mjeteve mësimore Udhëzime metodologjike Metodologjia e mësimdhënies Metodologjia e vlerësimit të zbatimit të kurrikulit Metodologjia e monitorimit, e kontrollit dhe e vlerësimit të përvetësimit dhe të zotërimit të kurrikulit,,Edukata na ka bërë kështu, çfarë jemi’’ – Helvecius Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura << Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme >>Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderneNë kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi. ,,Xeherorja e arit është në kokën enjeriut’’ – N.N.• Prioritet për secilin komb, sot është ,, të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund tëkontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimine mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992)Sot, Trepça, thëngjilli, bukuritë natyrore, etj. nuk përbëjnë kapitalin tonë kombëtar. Kapitali dheresursi kryesor i Kosovës duhet të jenë dijet dhe idetë e qytetarëve të Kosovës.Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme• Karakteristika nr. 1 – Udhëheqja profesionale• Karakteristika nr. 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ( din nga shkon)• Karakteristika nr. 3 – Mjedisi i të nxënit• Karakteristika nr. 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie• Karakteristika nr. 5 – Pritshmëri të larta• Karakteristika nr. 6 – Përforcime pozitive• Karakteristika nr. 7 – Ndjekja e përparimit• Karakteristika nr. 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve• Karakteristika nr. 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore• Karakteristika nr. 10 – Shkolla organizatë e të nxënit• Karakteristika nr. 11 – Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjesÇ’ kuptojmë me efikasitetin e shkollave ?• Për të bërë një vlerësim real për shkollën efikase ende mungon një konsensus, megjithatëMortimore e ka përcaktuar shkollën efektive si një shkollë në të cilën nxënësi përparon më shumëse ç’ pritet nga ai , në momentin kur ai hynë në shkollë. Në këtë mënyrë një shkollë efektive
  36. 36. ,,krijon’’ një ekstravlerë në arritjet e nxënësve të saj në krahasim me shkollat e tjera të ngjashme.• Shkollë efektive mund të quhet ajo shkollë e cila krijon ekstravlerë për të gjithë nxënësit e saj.( ose e përkufizuar thjesht, e tera është më e madhe se shuma e pjesëve të saj – sinergjia )Shkollat efektiveShkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë normatë larta pune dhe sjelljeje; ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’ipërfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës.• Shkolla dhe mësimdhënësit mund të kenë ndikim të fuqishëm në arritjet e nxënësve në shkollë.• Tri çështje që lidhen me udhëheqjen e suksesshme:1. Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca2. Qasje bashkëpunimi – filozofia e pjesëmarrjes3. Udhëheqja profesionale ( shkalla e parë udhëheqja profesionale )Shkolla e efektshme ka vizion dhe qëllime të përbashkëta‘’Ç’ mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ,,.....’’ të kesh sy e të mos kesh vizion ‘’ –- Hellen KellerQëllimet: Avancimi i metodologjisë së regjistrimit në shkollë Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm Aftësimi i mësimdhënësve për metoda e strategji të reja Definimi i pritshmërive të larta
  37. 37.  Aftësimi i mësimdhënësve për vlerësim Partneriteti shkollë – mjedis Stimulimi Arsimimi i fëmijëve për të Drej. e Njeriut e të Fëmijëve Avancimi i udhëheqjes profesionaleMjedisi i të nxënit Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi. Pamja fizike e mjedisit shkollor ka ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurit zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit. Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe në moralin e nxënësit. Vinston Churchill pati thënë: ,, Në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa ato më vonë përcaktojnë sjelljen e njerëzve’’. Atmosferë e rregullt pune Një mjedis tërheqës punePërqendrimi në mësimdhënie dhe në të nxënita. Shfrytëzimi maksimal i kohës së nxëniesb. Theksimet akademikec. Fokus mbi përparimin,, Zëre ditën ! ‘’ – koha ka tepër rëndësi në nxënie...Pritshmëri të lartaKarakteristikë e rëndësishme e shkollave efektive është se nxënësi, mësimdhënësi dhe prindëritkanë pritshmëri të larta.a. Pritshmëri të shprehura qartëb. Stimulimi intelektualc. Përforcime pozitived. Disiplinë e qartëe. Informacion kthyesNdjekja e përparimitA. Vlerësimi i arritjeve të nxënësveB. Vlerësimi i arritjeve të shkollësTë drejtat dhe detyrimet e nxënësveA. Ndërtimi i vetëvlerësimit të nxënësveB. Dhënia e përgjegjësisëC. Kontrolli i punësD. Mësimdhënie përmbajtjesore – mësimdhënie me objektivaE. Qartësia e mësimdhëniesF. Mësimet e strukturuaraG. Praktika adaptuese << Vlerësimi në bazë shkolle >>
  38. 38. Objektivat: të zotëroni konceptet kryesore për vlerësimin në bazë shkolle të formuloni politikën e kryesore për vlerësimin në bazë shkolle të dalloni teknikat e matjes dhe llojet e vlerësimit të përzgjidhni teknikat dhe instrumentet e vlerësimit në përshtatje me vendimet mësimore e shkollore të ndërtoni instrumente për të mbledhur informacion për vlerësimin e nxënësit, mësuesit, shkollës të planifikoni procedura vlerësimi të mbani qëndrimin tuaj vlerësues për çështjet e vlerësimit në bazë shkolle Konceptualizimi i vlerësimitGjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë nëkëtë botë – në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi... Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne oseata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për etosin eshoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj... Por gjatë shkollimit vlerësimi është i përditshëmdhepërfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative, etj..Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera.Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim,për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë... E për çka ne nuk vlerësojmëe nuk krahasojmë në jetën tonë ???Kuptimi i fjalëve; gjykim, matje, krahasim e vlerësim Gjykim nga folja - gjyk /oj kal., -ova –uar 1. Jep një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka. ( gjykon punën, veprën, sjelljen, etj.. Matja nga folja – Mat (mas) kal. -a , -ur 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj..Fig. E vlerësoj dikë a diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për të ( mat aftësitë e dikujt etj.). Krahas / oj , kal. –ova, -uar. 1. Shoh e shqyrtoj njerëz, sende, dukuri, mendime etj., në lidhje me njëri-tjetrin për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçantitë e tyre: Krahasoj dy sende krahasoj mendimet. Krahasoj të sotmen me të kaluarën.
  39. 39.  Vlerësim –i , m. sh. -e , -et. (sipas foljes vlerësoj) 1. Jap një mendim për dike a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësim i drejtë, vlerësim i njohurive të nxënësve...etj.Matja përdorët për qëllime të ndryshme Mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet mësimore, motivimin etj. Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e anët e dobta të nx. e të mësimdhënies. Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit; maten cilësi të zhvillimit vetjak të nxënësit. Administrative: sigurohen të dhëna për personelin, nr. të nxënësve, buxhetin etj. Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e sistemit arsimor dhe ecuria e zhvill. të tyre. Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për përparimin e mëtejmë të shkollës.Vlerësimi përdorët për qëllime të ndryshme Mësimore: siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për mësimdhënie, efektet e teksteve, përparimin e nx., motivon etj. Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx., shkollës dhe shkaqet e tyre. Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak. Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve Për politikën arsimore: marrja e vendimeve për zhvill. e shkollës. Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e mëtutjeshme të vlerësimeve.Funksionet e vlerësimit Funksioni formues shërben për monitorimin, për planifikimin, për përmirësimin, për zhvillimin e veprimtarisë në proces. Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim, akreditim. Funksioni proaktiv i shërben procesit të vendimmarrjes. Funksioni retroaktiv i shërben procesit të llogaridhënies.
  40. 40.  Funksioni psikologjik e social shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara prej vlerësuesve, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike. Funksioni administrativ shërben për të ushtruar autoritetin, për vlerësim të vartësve.Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu: Njeriu me lehtë e kapërdin tabletëne hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer.( Në fillim një kompliment e më pas qortimi )Karakteristikat e vlerësimit... Objektet e vlerësimit në shkollë...Llojet e vlerësimit në shkollë Vlerësimi diagnostikues Vlerësimi me qëllim klasifikimi Vlerësimi formues Vlerësimi përmbledhës Vlerësimi i kontekstit Vlerësimi i burimeve Vlerësimi i procesit Vlerësimi i produktit Vlerësimi i brendshëm Vlerësimi i jashtëm VetëvlerësimiTipat e vlerësimit 1. Vlerësues i brendshëm – zakonisht dikush nga personeli i shkollës. 2. Vlerësues i jashtëm – persona që nuk kanë lidhje me shkollën por pajtohen për të kryer vlerësimin. 3. Vlerësues amator – në fushën e vlerësimit nuk është i kualifikuar. 4. Vlerësues profesionist – në fushën e vlerësimit ka kualifikim.Vlerësuesi i brendshëm Njeh kontekstin e vlerësimit Njeh problemet e shkollës Siguron informacion për nevojat e shkollës Komunikon më lehtë Është më pak kërcënues Lehtëson zbatim. e rekomand. Objektiviteti i ulët
  41. 41.  I përshtatshëm për vlerës. formues Nuk është vler. i kualifikuarVlerësuesi i jashtëm Nuk njeh kontekstin Nuk i njeh problemet e shkollës Siguron informacion për shkollën, për të interesuarit e tjerë. Ka vështirësi në komunikim Jep rekomandime Është më tepër kërcënues Objektiviteti i lartë I përshtatshëm për vler.përmbledhës Është kompetent në vlerësimVlerësuesi duhet t’i njoh këto aftësi kryesore: 1. Të njoh kontekstin social, organizativ e konkret të vlerësimit 2. Të kuptojë karakteristikat e veçanta të objektit që vlerëson 3. Të zotërojë aftësitë teknike për metodologjinë e vlerësimit 4. Të zotërojë aftësitë për marrëdhëniet njerëzoreProcesi i vlerësimit 1. Kuptimi i problemit të vlerësimit 2. Planifikimi i vlerësimit 3. Mbledhja e informacionit 4. Analiza e të dhënave 5. Raportimi i rezultateve të vlerësimitKuptimi i problemit të vlerësimit Përcaktimi i objektit të vlerësimit Përcaktimi i grupeve të interesuarve për vlerësim Përcaktimi i funksioneve të vlerësimit Përcaktimi i kritereve që do të përdorën për vlerësim
  42. 42. Planifikimi i vlerësimit Zbërthimi i çështjes që vlerësohet Caktimi i detyrave të vlerësuesve Përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim Përcaktimi i kampionit Përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave Caktimi i një orari veprimeshMbledhja e informacionit Përcaktimi i llojit të informacionit që do të merret Caktimi i burimit të informacionit Caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e informacionit Caktimi i personave që do të mbledhin informacion Caktimi i afatit të mbledhjes së informacionitAnaliza e të dhënave Caktimi i procedurës së analizës së të dhënave Caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënaveRaportimi i rezultateve të vlerësimit Caktimi i audiencës Caktimi i formave të raportimit Caktimi i kohës së raportimitPolitika e vlerësimitNë nivelin shkollor vlerësimi përmbushë pesë nevoja kryesore. Sipas D. Nevo ato kanë të bëjnëme vendimmarrjen, përmirësimin, përgjegjësinë e llogaridhënien, profesionalizmin dhecertifikimin.Vendimmarrja – administratorët nuk janë në fakt të vetmit që marrin vendime brenda shkollës.Vendime në nivele të ndryshme merren edhe nga nxënësit, mësuesit, prindërit. Vendimet që
  43. 43. merren janë të ndryshme. ( Për nxënësit, mësimdhënësit, për materialet shkolloreapo shkollën nëtërësi ).Përmirësimi – nxënësit duhet të përsosin veprimtarinë mësimore e po ashtu edhemësimdhënësit. Kurrikulat, tekstet vazhdimisht të përmirësohen, përmirësimi i mjedisit fizik etj..Përgjegjësia e llogaridhënia – është e njohur në tërë botën. Mësuesit nuk duhet të rezistojnë nëkëtë çështje, përkundrazi duhet ta ndihmojnë këtë politikë të vlerësimit.‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ –Viktor FranklinProfesionalizmi – mësimdhënësit e përgatitur në nivel profesional do t’i përmbushin shumë mëmirë kërkesat e nxënësve, sepse sigurojnë shërbim më të mirë për nxënësit e tyre. Shkolla duhett’ju plotësojë mësuesve profesionist të gjitha kërkesat që atyre ju duhen për vlerësim evetëvlerësim.Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit tëditurisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. HillCertifikimi – përbën nevojën për të certifikuar mësuesit, drejtorët e shkollave, programetarsimore apo institucionet përkatëse që kërkojnë akreditim. Në shkollë shqetësimi kryesor ështëcertifikimi i nxënësve.Procesi i institucionalizimit të vlerësimitPolitika e zhvillimit të një sistemi për vlerësimin në bazë shkolle përmban këto elemente: Ngritja dhe kualifikimi bazë i ekipit të vlerësimit 1. Faza e parë: trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve të shkollës, të interesuar për zhvillimin dhe përsosjen e mekanizmave të vlerësimit shkollor. 2. Faza e dytë: shkolla krijon ekipin e vlerësimit të brendshëm të përbërë nga 3-4 mësues, që janë trajnuar në fazën e parë. Nuk rekomandohet që drejtori ta kryesojë ekipin për vlerësim. (1- 3 vjet ekipi vlerëson pastaj zgjidhen tjerë ) 3. Faza e tretë: ekipi i vlerësimit institucionalizohet dhe i sigurohet asistencë teknike. 4. Faza e katërt: zbatohet paralelisht me fazën e tretë dhe tani shkolla është gati për vlerësim të jashtëm që kryhet nga autoritetet kombëtare ose rajonale të vlerësimit.Këtë politikë vlerësimi e shoqërojnë këto qështje:

×