intervenimi i nato-s ne Kosove

5,779 views
5,646 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
5,779
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
150
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

intervenimi i nato-s ne Kosove

  1. 1. KOLEGJI UNIVERSITAR “ FAMA “LENDA: MN PUBLIKETEMA: INTERVENIMI I NATO-së NË KOSOVËMENTORI: KANDIDATI:Prof. Dr. Zejnullah Gruda Valon Peçani Prishtinë, Prill 2007
  2. 2. Përmbajtja1. Përmbajtja2. Literatura3. Veshtrim Historik4. Konflikti Shqiptaro-serb dhe gjendja e pergjithshme në prag të luftës nëKosovë5. Dalja e UÇK-së në skenë6. 24 Mars 19997. Preambula e deklaratës së Shën Petersburgut,1868 Edhe luftrat kanë kufi8. DNH dhe të Drejtat e Njeriut9. Kush duhet ta respektojë Ligjin Humanitar Ndërkombëtar?10. Negociatat e fundit11. Përfundimi 3
  3. 3. Literatura1 .Glenny, Misha (2000), The ballkans-nationalism, War and Great Powers, 1804-1999.Viking Penguin Grup, New York fq. 652-6532. Demolli, Haki (2002) Terrorizmi. Prishtinë, fq 139-180.3. Grup I autorve (2004) Masakra e reçakut krim kundër njerëzimit . Shtime . fq 15-844. “UN & Conflict Monitor”, num. 4, n.d., 1999, f. 12; “The Economist”, 29.5.1999; T.Judah: Kosovo, n.d., f. 275; “International Herlad Tribune”, 7.6.1999.5. Paul-Marie de La Gorce: Negociations en trompe-l’oeil, në “Le Monde Diplomatique”,qershor 1999, f. 4; “Der Spiegel”, num.3, 2000, f. 158; Ivo H.Daalder dhe Michael E.O’Hanlon, n.d., f.169-171.6. B. R. Posen: The War for Kosovo: n.d., f.71; O. Levitin: Inside Moscow’s KosovoMuddle, n.d., f. 137; Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74, f.1, 4; Erik Yesson: NATOand Russia in Kosovo, në “RUSI Journal” korrik 1999, f.24; Mike Jackson: KFOR: TheInside Story, po aty, shkurt 2000, f.14.7. D. L. Byman, M. C. Waxman: Kosovo, n.d., f. 26; J. Rubin: A Very Përsonal War,pjesa e II-të: The Promise of Freedom, n.d., f.IX; “Republika”, 30.6.1999, f. 33, 38; E.Yesson: NATO and Russia in Kosovo, n.d., f. 24-25; Ivo H. Daalder dhe MichaelE.O’Hanlon,n.d., f. 171.8. E. Roberts: Next Balkan Flashpoint?, n.d., f. 123; “Der Spiegel”, num. 1, 2000, f. 129;num. 3, 2000, f. 159.9. Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74; “Liberation”, 21.5.1999; 26.5.1999:“Interantional Herlad Tribune”, 26.5.1999; 4.6.1999; “La Stampa”, 26.5.1999; B. R.Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 73, 76; “Le Figaro”, 4.6.1999.10. T. Judah: Kosovo, n.d., f.254; I. Doerfer: The Lessons of Kosovo, n.d., f. 4; Ivo H.Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 173, 174.11. T. Judah: Kosovo,n.d., f.282; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.d., flet. I, f. XLI;“Le Fiagro”, 15.-16.5.1999; “Le Monde”, 20.5.1999; “International Herald Tribune”,27.5.1999; Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 151; Benjamin S. Lambeth,n.d., f. 54.12. Air-Power over Kosovo: A Historic Victory?, në “Strategic Comments”, num. 5/7,n.d., f.1-2; D.L. Byman, M.C. Waxman: Kosovo, n.d., f. 29; B.R.Posen: The War forKosovo, n.d., f. 72; Benjamin S. Lambeth, n.d., f.53, 146. 4
  4. 4. 13T. Judah: Kosovo, n.d., f.210-211:; “Der Spiegel”, num.3, 2000, f. 159; “The Times”,28.5.1999; R. Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d., f.184; W. Clark: WagingModern War, n.d., f. 330; Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 157, 158,163; Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 4714E. Roberts: Next Balkan Flaishpoint?, n.d., f.118; Kosovo: Lessons from the Crisis,n.d., f. 61; Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 157, 158, 163; Benjamin S.Lambeth, n.d., f. 47.15 “Mendimi politik”, 4.11.2000; Jean-Ives Potel: Serbie, un regime hors la loi, në “LeMonde Diplomatique”, maj 1999, f. 6; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.f., flet. I,fq. XLIII; “Sevdonja”, 5.6.1999; Martti Ahtisaari: Tehtava Belgradissa, Helsink 2000;“The Financial Times”, 27.5.1999.16 John G. Graser: The Kosovo Quagmire, në “International Journal”, flet.LIII, num.4,vjeshtë 1998, f. 604.; R.Caplan: International Diplomacy, n.d., f. 759; Foreign AffairsCommittee: Kosovo,n.d., flet. I, f.XLIII; “Mendimi politik”, 4.11.2000; J. Reuter: DiePolitische Entëicklung, n.d., f. 29.17 “UN & Conflict Monitor”, num.4, n.d., 1999, fq.28; B. Meyer, P. Schlotter: DieKosovo-Kriege 1998/1999, n.d., f. 44.18 “la Repubblica”, 7.6.1999; “International Herlad Tribune”, 7.6.1999; W. Clark:Waging Modern War, n.d., f. 358 dhe në vazhdim.19 “Le Monde”, 3.6.1999; “The Financial Times”, 3.5.1999; T. Judah: Kosovo, n.d., f.284; “International Herald Tribune”, 7.6.1999; U. Albrecht, P. Schäfer (red.): DerKosovo-Krieg, n.d., f. 207; Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 35, 152;Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 53, 54, 59.20 “Republika”, 30.6.1999, f.39; B. Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999,n.d., f.45; B. R. Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 77; Kosovo: Lessons from the Crisis,n.d., f, 62.21. M. Littman: Law& Diplomacy, n.d., f. 51-55; B. Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999, n.d., f. 45; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.d., flet. I, fq.XLVII; “International Herald Tribune”, 7.6.1999; B. R. Posen: The War for Kosovo, n.d.,f. 78; R.Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d. f. 200; The Kosovo Report, n.d., f.99, 163.22. Shchabas, A. William (2003) . Gjenocidi në Drejten Nderkombetare, Tiran fq.578-59123. http://www.icrc.org24. www.kosovainfo.com 5
  5. 5. HyrjeNuk ka fije dyshimi se bota është një hapsir violente, ku për shkaqe te ndryshme,qoftë tëkarakterit politik,ekonomik,fetar,racial etj. Jo rrallë shpërthejnë luftëra dhe konflikte tetjera të armatosura ndërmjet grupeve te ndryshme njerëzore. Luftërat dhe konfliktet earmatosura thuajse janë te përhapura ne ter rruzullin tokësor, duke filluar ngaEvropa,lindja e mesme,Azia Afrika e deri ne Amerikën latine.Për nga koha e paraqitjes se tyre, veçohen konfliktet te cilat rrënjët e veta i kanë ne tekaluarën e largët dhe konflikte, paraqitja e te cilave lidhet me përiudhen e re kohore.Kurse,për nga kohëzgjatja e tyre,dallohen konflikte qe zgjasin disa muaj apo vite.Sipas “Global security” qe nga përfundimi i luftës se dyte botërore e deri me sot, nerruzullin tokësor janë paraqitur 214 luftëra dhe konflikte te armatosura,ne te cilat kaneqene te përfshira 96 shtete. Këto luftëra respektivisht konflikte te armatosura,janë dalluarndërmjet vete si për nga natyra,motivi,qëllimi,ashtu edhe për nga emërtimi i tyre.Kështu ,ato janë njohur si luftëra nacional-çlirimtare (p.sh. lufta e Algjerisë 1954-1974 )si luftëra ndërshtetërore,luftëra qytetare,revolucione,invadime,luftëra për pavarësi,luftërapër recesion,konflikte etnike,kryengritje etj.Ne radhën e shteteve ,te cilat kanë qene te përfshira ne konflikte te armatosura,figurojnëdhe Serbia dhe Jugosllavia. Pran emrit te Serbisë është theksuar lufta për recesionin eKosovës (1998-1999), kurse pran emrit te Jugosllavisë është theksuar konflikti përshpërbërjen e shtetit,i cili si de facto,ashtu edhe de jure nuk ekzistojnë me.Ne te shumtën e rasteve qëllimi kryesor i palëve ne konflikt është fitimi apo ruajtja epushtetit shtetëror mbi një territor te caktuar. Për realizimin e qëllimit te këtilla,palët nekonflikt përdorin arsenalin e gjere te armeve dhe te mjeteve te tjera te rrezikshme,dukefilluar prej mjeteve te rëndomta e deri tek ato me fuqi te jashtëzakonshme shkatërruesepasoj e përdorimit (her-her ne menyr te pakontrolluar) te armeve dhe mjeteve te tjerashkatërruese,janë viktimat e shumta njerëzore, djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë teluajtshme dhe te paluajtshme,zhvendosja (dëbimi) i personave nga shtëpitë e tyre dhe ngashtetet e tyre (refugjatet) etj.Fatkeqësisht,edhe gjatë luftës ne Kosovë (1998-1999) janë shkaktuar dëme te mëdha,sine njerëz ashtu edhe ne te mira materiale. Si edhe ne te gjitha konfliktet e tjerabashkohore,ashtu edhe ne rastin e Kosovës demet e luftës kryesisht kanë rene mbi“kurrizin” e popullatës se pafajshme civile kosovare.Duke dashur qe demet e tilla te mos përsëriten, jo vetëm ne Kosovë, por asgjetiu. 6
  6. 6. Vështrim HistorikTë dhëna të PërgjithshmeSipërfaqja: 10.887 km2, ( 1/3 e madhësisë se Belgjikës)Numri i Banoreve: 2,1 milion( sipas llogaritjeve te vitit 1998). Rritja epopullsisë është rreth 20 mije ne vit, sipërfaqja mesatareambientit te shtëpive e vlerësuar për 6-7 persona.Popullsia është me e reja ne Evrope, me moshe mesataredhe afërsisht 50% nen moshën 20 vjeç. Numri i lindjeveme i larti ne Evrope(23,1 për 1000), por gjithashtu dhevdekshmëria me e larte ne fëmije( 27.8 ne 1000 lindjete gjalla).Dendësia e Popullsisë: 193 për Km2, pjesa me e populluar e ish-vendeveJugosllave/ shpërndarja urbane,rurale(para-lufte):30% urbane , 70% rurale.Përbërja Etnike: Statistika e kohëve te fundit ( 1991),llogaritetnumrin e përgjithshëm te popullatës 1.975 milion,82,2% Shqiptare te Kosovës,9.9% Serbe te Kosovës,1% Malazez, 2.9%Myslimane, 2.2% Rome,0,5% Turq,0,4% Kroate,dhe 0.7% te tjerë. Para 1998 dhe parakonflikteve te 1999,popullsia totale vlerësohej midis1.8 dhe 2,1 milion,nga te cilët rreth 90% popullsiShqiptare,7%Serb, dhe 3% i mbetur,ishin Malazez,Boshnjak,Turq dhe Rome( sepse gjate konfliktit te funditu kthyen ne refugjate,ose njerëz qe u zhvendosen(IDP)dhe me shume se 100 mije Serb te Kosovës, u larguannga provinca ne mbarim te konfliktit,këto përqindje nukjanë shume te besueshme qe nga Janar 2001).Prodhimi i Brendshëm Brutoi Përgjithshëm(GDP) 1995: Vlerësuar ne 400 USD për koke-me e ultë ne RepublikënJugosllave-por një pjese e madhe e ekonomisëvarej nga sektori jo-formal, dhe ekonomia e dobët eshqiptareve te Kosoves. Bujqësia 29%,Industria 34%tregtia dhe shitja me pakice 11%"Lëvizje urbane"e popullatës,veçanërisht drejt Prishtinës, ka ndodhur pas Luftës,përarsye sigurie,punësimi dhe shërbimeve baze,për ketë arsye,shpërndarja e tanishmeurbane dhe rurale,nuk është shume e sigurt ne shifra. Shume familje akoma janë nelëvizje;disa duke u kthyer nga jashtë shtetit,te tjerë duke lëne Kosoven. Shkollat filloresipas vlerësime( te Janar 2000)kane afërsisht 280.000 nxënës,krahasuar me 266.000ne 1999 dhe 305.000 ne 1991.2. Numri total i popullsisë te Kosovës është vështire te vlerësohet, meçe Shqiptaret eKosovës,bojkotuan regjistrimin e fundit te popullsisë ne 1991. Sipas regjistrimi temëparshëm( 1981) nga një popullsi totale prej 1.585.000 banore, 1.227.000 (78%)ishin Shqiptare, dhe 210.000( 13%) Serb.Papunësia: 43.2% ne 1996( shifra e fundit e vlerësuar). Vlerësimet jo 7
  7. 7. zyrtare flasin për një përqindje me te larte, deri ne 60%.Nivelet e Qeverisjesne Arsim: Ekzistojnë katër nivele ne fushën arsimore: Departamenti Qendror iArsimit dhe Shkencës(DES), pese Administrata Rajonale(Prishtina,Mitrovica,Gjilan,Peja dhe Prizren 3), 30 Bashki me 1500 fshatra .1. Një Departament iArsimit dhe Shkencës brendaMisionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove(UMNK) i ngritur ne2000,shërben si Ministri de facto, sipas një marrëveshje te përbashkëtUNMIK/Kosovar me dy " Drejtues" një ndërkombëtare, dhe njëKosovar. Pas zgjedhjeve, 2001 krijohet një Ministri e Arsimitformale, qe do te dali nga ky institucion i përbashkët UNMIK/Kosovar.Para Luftës se Dyte Botërore ekzistonin vetëm 252 shkolla ne Kosove,ku te gjitha lendetzhvilloheshin ne Serbisht. Kur u krijua Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë(RFSJ) ne 1945, kishte 392 shkolla, te gjitha kishin mësime ne Serbisht, por 292 prej tyrekishin gjithashtu mësime ne gjuhen Shqipe. Këto lende jepeshin nga 300 mësuesShqiptare, 50 prej te cilëve te importuar nga Shqipëria. Një studim i vitit 1948 tregoi se74% e popullatës se rritur te Kosovës ishin analfabete. Me futjen e gjuhës Shqipe neshkolla( dhe ne disa shkolla dhe gjuhen Turke),regjistrimet u rriten vazhdimisht deri nefund te viteve 70, ku 72% e grup-moshave shkollore qe flisnin shqip u regjistruan. Nefund te viti 1980, analfabetizmi ra ne 10 /4, megjithëse tani është duke u rritur përsëri përshkak te personave qe kthehen ne vend e qe hasin vështirësi për tu integruar serish neshoqëri.Ne kohen e shpërbërjes, ne vitin 1991, Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë(RSFJ) përbehej nga gjashte Republika( Serbia, Mali i Zi, Maqedoni, Kroacia, Slloveniadhe Bosnja Hercegovina), dhe dy Provinca Autonome ( Kosova dheVojvodina).Kushtetua RSFJ e vitit 1974 u dha këtyre dy Provincave te Drejta tengjashme , me ato te gjashte Republikave, ato kishin Asambletë e tyre Parlamentare dheVende ne Parlamentin Federal, megjithëse teknikisht ato ishin pjese e Republikës Serbe.Kur RSFJ u shpërbe ne 1991, Komuniteti Ndërkombëtare njohu vetëm Republikat siShtete; Kosova dhe Vojvodina mbeten brenda Serbisë, dhe formuan se bashku me Maline Zi, një "pjese fundore" e Republikës Federale te Jugosllavisë (RFJ).Ne ketë kohe, kushtet për Shqiptaret e Kosovës u keqësuan me një rritem shume teshpejte. Tashme ne 1989, Qeveria e Serbisë kishte filluar te ndërmerre hapa për t’ia hequrAutonominë Kosovës, dhe për te vendosur ne ketë Province, kontroll direkt ngaBeogradi.1 .( Shënim): Zgjedhjet Bashkiake u zhvilluan me sukses ne28 Tetor 2000. 8
  8. 8. Konflikti Shqiptaro-Serb dhe gjendja e përgjithshme në prag të luftësnë KosoveRrënjët e konfliktit shqiptaro-serb ne Kosovë paraqiten ne fillim te shekullit XX fillimi ishpërbërjes se ish Jugosllavisë (RSFJ-së) dhe abrogimi i autonomisë se Kosovës ne vitin1989 nga ana e Serbisë shkakton relaksimin e këtij konflikti. Veprimi i këtilla politik iSerbisë i përcjell nga dhunë ushtarako-policore,de facto Kosovën (ne te cilën jetonin afër90% shqiptar) e ka shëndrruar ne një koloni te Serbisë , e cila dëshironte te administronteme popullatën afro 2 milionësh shqiptare, e cila jetonte ne një territor prej mbi 10 887km2.Ne një situatë te këtilla shqiptaret e Kosovës,duke kundërshtuar regjimin ushtarakopolicor serb krijuan strukturat shtetërore paralele,duke pretenduar se do te shtrijnëpushtetin e tyre sovran ne ketë pjesë te Ballkanit. Ne fillim te viteve te 90, veprimetpolitike te shqiptareve te Kosovës ( përfshirë edhe krijimin e strukturave shtetëroreparalele) ishin te karakterit paqësor dhe rezistenca e tyre ndaj shtypjes dhe territoritserbo-sllav kualifikohej si rezistencë paqësore. Ithtarët e rezistencës paqësore por edhepjesa dërmuese e popullatës shqiptare te Kosovës besonin, se veprimet e këtilla do tehasin ne mirëkuptimin e komunitetit ndërkombëtar dhe do te shpërblehen nga kykomunitet përmes fitimit, si te përkrahjes morale, ashtu edhe asaj te materiale përrealizimin e pavarsis se Kosovës, qe ishte synimi i tyre themelor. Shpresat për njëpërkrahje te këtilla janë shtuar, posaçërisht pas agresionit ushtarak te Serbisë ndajSllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.Me marrëveshjen e Dejtonit,u shpërblyen përpjekjet e armatosura te myslimaneve,kroateve por edhe te serbeve te Bosnjës e Hercegovinës,sepse secili etnitet mbajtipërafërsisht territorin e fituar me luftë dhe themeloi strukturat e veta politike.Kështu,marrëveshja e Dejtonit, ishte një akt i cili ua beri me dije shqiptareve te Kosovës,se çlirimi nga territori serbo-sllav mund te realizohet vetëm pas kundërshtimit(kryengritjes) te armatosur e assesi me negociata dhe bisedime, qoftë te natyrësndërkombëtare apo regjionale.2 Dalja e UÇK-së në skenë2 www.kosovainfo.com 9
  9. 9. Pesë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit, saktësisht më datën 22 prill 1996 ,një grup i maskuar i personave, pasi që hynë ne një kafene në qytezën e Deçanit hapenzjarr dhe hodhën një granat në drejtim të tre serbeve. Nga ky sulem , tre serb vriten , dukeu ber viktimat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .Në orët pasuse, kryhen edhe disa sulme të tjera në pjesët e ndryshme të Kosovës, të cilatrezultojnë me vrasjen e një polici serb dhe një të burgosur. Në muajt e ardhshëm, BBC nëshqip në Londër ka marr disa fakse nga përfaqsusit e UÇK-së, të cilët marrin përgjegjësinpër sulmet e lartpërmendur. Kështu u bë e qartë se të rinjtë shqiptar e humben durimin,duke qen te fustruar, si nga politika paqësore e lidershipit të atëhershëm Kosovar, ashtuedhe nga rrjedhat e përgjithshme politike në rajon pas Dejtonit u pa qartë se, shqiptaret eKosovës, me gjithë faktin që ishin viktimat e parë e politikes së Millosheviqit, me politikpaqësore nuk fituan asgjë.3Më 28 nëntor të vitit 1997, pjesëtaret e UÇK-së për herë te pare paraqiten publikisht,gjatë ceromonis së varrimit të një mësuesi shqiptar të vrarë dhe masakruar nga forcatpolicore serbe.Nder faktorët që ndikuan për themelimin dhe paraqitjen e UÇK-së gjithsesi janë :Shtimi dhe përforcimi i terrorit të pushtetit serbosllav ndaj ndaj popullatës shqiptare nëKosovë.4Hezitimi i komunitetit ndërkombëtar për intervenim dhe ndërhyrje me vendosmëri nëzgjedhjen e problemit të Kosovës,Përfundimi i luftërave dhe njohja nderkombetarisht e ish republikave jugosllave( Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia ).Në fillim te marsit të vitit 1998 forcat ushtarake-policore vranë dhjetëra civil të familjes,Jashari nga Prekazi familjes Ahmeti dhe familjes Sejdiu nga Likoshani.Në qershor të vitit 1998 NATO fillon vendosjen e pranisë ushtarake në Maqedoni dheShqipërinë fqinje duke e kërcënuar kështu Beogradin me sulme ajrore.Me 23 shtator 1998, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nxjerr rezolutën 1199, me të cilënkërkohet nga Beogradi zyrtar një armëpushim të menjëhershëm, tërheqjen e forcavemilitare dhe paramilitare, mundësin e qasjes komplete në terren për organizatathumanitare dhe bashkëpunimin në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë .Edhe pse me rezulut nuk kërcënohej se do të përdoren “ të gjitha mjetet e nevojshme “ ,NATO e ka interpretuar rezolutën si një bëz të mjaftueshme ligjore për përdorimin eforcave ushtarake kundër RFJ-së. Interpretimi i këtilla arsyetohej edhe me shkaqethumanitare. Në tetor 1998 pas një ultimatumi të NATO-së, kryetari i atëhershëm i RFJMillosheviq pajtohet për tërheqjen e pjesshme të forcave ushtarake të Serbisë ngaKosova dhe vendosja e në terren të një misioni verifikues të OSBE-së prej 2.000personave të paarmatosur.5Me gjithë vendosjen e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe kontakteve të shumtanegociuse, në terren ishin paraqitur një numër i konsiderueshëm i konfliktevetë armatosura serioze, ndërmjet forcave Jugosllave dhe pjestarev të UÇK-së3 .Glenny, Misha (2000), The ballkans-nationalism, War and Great Powers, 1804-1999. Viking PenguinGrup, New York fq. 652-6534 . Demolli, Haki (2002) Terrorizmi. Prishtinë, fq 139-180.5 Grup I autorve (2004) Masakra e reçakut krim kunder njerzimit . Shtime . fq 15-84 10
  10. 10. Fatkeqësisht përveç konflikteve ndërmjet forcave të armatosura, në teren jo rrallë forcatserbe, në pamundësi për kapjen e pjestarve të UÇK-së, hakmershin ndaj popullatës civileshqiptare, duke kryer masakra të ndryshme ndaj tyre.Pas masakrës të Reçakut e cila kushtimisht ishte kryer “para syve” të vëzhguesve tëmisionit verifikues të OSBE-së, Grupi i Kontaktit shton presionin ndaj palëvendërluftuese dhe me 06 shkurt 1999 i detyron ata që të takohen në Ramboullet të Francëspër bisedime mbi statusin ligjor të Kosovës.Gjatë këtij takimi, Grupi i Kontaktit ua paraqet palëve propozimin për një marrëveshje tëpërkohshme, sipas të cilës parashihej një vetëqeverisje në shkallë të zgjeruar për Kosovëndhe një forcë implementuse ndërkombëtare 24 Mars 1999Rreth orës 19.30 me kohen e Evropës, janë hedhur dy raketa e para kruis ndaj bazavejugosllave ne Prishtine. Presidenti Klinton mban një konference për shtyp ku deklaron, se pasi ka folur ne telefonme Jelcinin, mbështet plotësisht sulmet kundër bazave ushtarake te serbeve. Kështu kane bere dhe 13 anëtaret e tjerë te NATO-s Rusia e ka dënuar sulmin. Po kështu dhe kryeministri e presidenti i Serbisë, i ka kërkuar popullit te tyre se duhet temobilizohen. Sipas njoftimeve pro sulmit ka qene dhe Papa Gjon Pali II. Maqedonia paradite kishte mbyllur kufirin me Kosovën dhe kishte kthyer disa mijërarefugjate shqiptare. Pas bisedimeve me diplomatet amerikane Maqedonia i ka pranuar refugjatet shqiptare. Aeroplanët sulmues, ose B-52, janë nisur nga baza ushtarake RAF qe ndodhet ne Angli. Njoftohet se rreth orës 20.30 te asaj nate 24 mars 1999 Rusia ka tërhequr ambasadorin evet nga selia e NATO-s. Mendohet se bazat ushtarake serbe ti godasin rreth 100 raketa Kruis. Nga Prishtina e Beogradi me 24 Mars 1999 ka një black-out te plote. Mësohet se dheshërbimet e tjera elektronike janë ndërprerë. Janë goditur dhe radarët dhe aeroporti ne Podgorice.Janë goditur një baze serbe ne Prishtine, Novi Sad, Beograd. etj. Priten goditje te tjera tefuqishme ne ditët ne vazhdim. Ambasadori i Jugosllavisë ne Amerike ka deklaruar mbrëmë se këto sulme, do te 11
  11. 11. dënohen me sulme. Preambula e Deklaratës së Shën Petersburgut, 1868 Edhe Luftërat kanë KufijDisa situata e kërcënojnë sigurinë njerëzore më shumë sesa ato të luftës. Në rrethanaekstreme të konfliktit të armatosur, qeveritë e gjejnë vetveten në pozitë të marrjes sëvendimeve të vështira në mes të një situate të nevojave të shoqërisë dhe atyre individuale.Të drejtat e njeriut pushojnë të jenë aktuale, por dhuna sistematike dhe e organizuar, siveçori e vërtetë e konflikteve të armatosura, përbën fyerje për parimet e thella të këtyre tëdrejtave. Si e tillë, situata e konfliktit të armatosur kërkon një pako rregullash plotësuesetë veçanta, duke u bazuar në një ide të thjeshtë, e cila është se edhe lufta ka kufij. Këtorregulla zakonisht përmenden si e Drejta Ndërkombëtare Humanitare (DNH) apo EDrejta në Konfliktet e Armatosura. DNH-ja mund të përmblidhet si parime dhe rregullaqë rregullojnë kufirin e përdorimit të dhunës gjatë konflikteve të armatosura në mënyrëqë të:kursejë njerëzit (‘civilët’) indirekt të kyçur në armiqësikufizojë efektet e luftës (edhe te ‘luftëtarët’) në sasinë e nevojshme për qëllimin e luftës 12
  12. 12. DNH dhe të Drejtat e NjeriutNë orvatjet për t’i kufizuar vuajtjet dhe dëmin e shkaktuar nga konflikti i armatosur,DNH mund të thuhet se mbron “thelbin” e të drejtave të njeriut në konflikt. Këta mbrojtëstë thelbit, përfshijnë të drejtën për jetë, ndalimin e skllavërisë, ndalimin e torturës dhe tëtrajtimeve jonjerëzore, si dhe ndalimin e zbatimit të çdo ligji prapaveprues. Ndryshe ngagjërat e tjera (si është liria e të shprehurit, lëvizjes dhe shoqërimit), të cilat mund tëshfuqizohen në kohët e gjendjeve të jashtëzakonshme, mbrojtja e thelbit, e dhënë ngaDNH kurrë nuk mund të suspendohet. Pasi që DNH aplikohet në situata të veçanta tëcilat i përbëjnë konfliktet e armatosura, përmbajtja e “thelbit” të të drejtave të njeriutkujdeset që të përputhet me garancitë themelore dhe juridike të dhëna nga ligji humanitar.Këtu janë disa mënyra kur DNH mbron të drejtat themelore në konflikte të armatosura:Mbrojtja e ofruar për viktimat e luftës duhet të jetë pa asnjë diskriminim;Marrëveshja më e madhe e ligjit humanitar i kushtohet mbrojtjes së jetës, në veçantijetës së civilëve dhe njerëzve që nuk janë të përfshirë në konflikt; DNH po ashtu kufizonimponimin e dënimit me vdekje:DNH shkon më larg sesa e drejta tradicionale civile për jetën, duke i mbrojtur mënyrat enevojshme për jetë, e drejtë e cila mund të kategorizohet si një e drejtë ‘ekonomike dhesociale’ nën ligjin mbi të drejtat e njeriut;DNH plotësisht ndalon torturën dhe trajtimin jonjerëzor;DNH, në mënyrë specifike ndalon skllavërinë: robërit e luftës nuk duhet të shihen si njëpronë e atyre të cilët i kanë kapur;Garancitë juridike janë të kodifikuara në Konventën e Gjenevës dhe me PortokoletShtesë;Mbrojtja e jetës së fëmijës dhe familjes është qartë e theksuar në DNH: shembujtpërfshijnë rregulla për kushtet e internimit të fëmijës dhe rregullat kundër ndarjes sëfamiljes;Respekti për religjion është marrë parasysh në rregullat lidhur me të burgosurit e luftës,si dhe në zakonet e varrimit. Kush duhet ta respektojë Ligjin Humanitar Ndërkombëtar?Vetëm shtetet mund të jenë palë për traktate ndërkombëtare dhe ndaj Konventës sëGjenevës së vitit 1949 dhe dy Protokolleve Shtesë të vitit 1977. Prapëseprapë, të gjithapalët në një konflikt të armatosur –qoftë forcat e armatosura të shtetit apo forcatrebeluese- janë të kufizuara nga ligji ndërkombëtar humanitar. Në fillim të vitit 2003, gatitë gjitha shtetet e botës, 189, për të qenë të saktë- ishin palë të Konventës së Gjenevës tëvitit 1949. Fakti se traktet u pranuan nga shumica e vendeve, dëshmon universalitetin etyre. Deri më tash, 160 shtete janë palë të Protokollit Shtesë, i cili ndërlidhet membrojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura ndërkombëtare, deri sa ProtokolliShtesë II ndërlidhet me mbrojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura jondërkombëtare, të cilën e kanë nënshkruar 153 palë shtetërore. 66 Shchabas, A. William (2003) . Gjenocidi në Drejten Nderkombetare, Tiran fq. 578-591 13
  13. 13. Negociatat e fundit Në prapavijë zhvillohej aktiviteti i dendur diplomatik, që kishte për qëllimkonsolidimin e marrëveshjes prej Petersburgut dhe përgatitjen e rezolutës së NATO-së,për ta fituar përkrahjen, sa më të madhe të opinionit ndërkombëtar. Me kërkesën eÇernomirdinit, i cili nuk donte të mbetej vetëm si “kurir” në mes Serbëve dhe AleancësAtlantiko-Veriore, sipas politikës së UE qe i përfshirë në negociata edhe premierifinlandez Martti Ahtisaari. Në opinion qe i njohur si një ndërmjetësues i suksesshëm, icili mese 13 vite u mundua për arritjen e paqes në Namibi, si dhe njohës i mirë iBallkanit, sepse gjatë viteve 1992-1993 qe bashkëpunëtor i Cyruse Vancea-it dhe DavidOwn-it.7 Në pjesën e dytë të majit diplomatët evropianë zhvilluan një sërë takimesh dheaktivitetesh diplomatike në Helsinki, Bon dhe Moskë, ku shumë shpejt e gjetën gjuhën epërbashkët. Parashtrohej pyetja se në ç’mënyrë mundet bindur Millosheviqin, kuÇernomiridini në mënyrë simbolike e shprehu pajtimin me bashkëbiseduesit, duke e lënënjë karrige të shprazët. Me kërkesën e zonjës Ollbrajt, që insistonte, se njësitë e NATO-sëduhet të paraqesin “zemrën” e njësive ndërkombëtare në Kosovë, kreu serb u përgjigj mekokëfortësi: e përsëriste se nuk do të zhvilloj negociatat, përderisa nuk do të ndërpritetsulmi ajror kundër Jugosllavisë, si dhe nuk do ta pranon diktatin e NATO-së për praninëe njësive të saja në Kosovë.8Jelsini assesi nuk e kishte harruar përkrahjen e Millosheviqit ofruar puçistëve moskovitgjatë viteve 1991 dhe 1993, me 13 maj vendosi për një hap të rëndësishëm: e largoiPrimakovin prej postit të premierit dhe prej pushtetit e largoi njeriun, i cili sipasmendimit të analistëve të huaj dhe vendas qe njëri prej njerëzve më kritik ndaj politikëssë jashtme amerikane. Këtë protezë politike Jelsini e bëri për shumë shkaqe, menjiherit edërgoi Çernomirdinin në Beograd, që në bashkëpunim me Ahtissarin ta bindninMillosheviqin, që ti zbusë qëndrimet e tija. Bisedat vazhduan edhe me 19 maj dhe qenëshumë të tensionuara, sepse shprehnin dëshpërimin e lidershipit jugosllav për shkak tëvetëdijes së “imponuar”, se diplomacia ruse mardhëniet e saja me Perëndimin nukmendon assesi ti prish dhe interesat e saja ti nënshtron interesave serbe. “Populli rus dheKisha janë akoma me ne,” me një cinizëm të hidhur shprehej kryekrimineli ZheljkoRazhnjatoviq- Arkani, “lidershipi që është properëndimor dhe gjërat i shqyrton nëpërmjettë dollarëve, dhe as gjë më shumë.”9 Në fund të muajit maj nënpresidenti i SHBA Al Gori i shfrytëzoi mardhëniet e tija tëshkëlqyeshme me Çernomirdinin dhe nëpërmjet të tij ia dërgoi Millosheviqit një mesazhnë formë ultimatumi, ku i kërcënohej për invadimin tokësor në Kosovë. Rusia nga ana esaj e pati lajmëruar apo njohur, se në Këshillin e sigurimit do ta përkrah një ndërhyrje tëNATO-së dhe kështu direkt do të ndikon tek tejkalimi i kundërshtive brenda aleancës.Pajtimi i saj do ta mundësonte që të formohet një “koalicion i shteteve aleate” nën prirjen7 “UN & Conflict Monitor”, num. 4, n.d., 1999, f. 12; “The Economist”, 29.5.1999; T. Judah: Kosovo, n.d.,f. 275; “International Herlad Tribune”, 7.6.1999.8 Paul-Marie de La Gorce: Negociations en trompe-l’oeil, në “Le Monde Diplomatique”, qershor 1999, f. 4;“Der Spiegel”, num.3, 2000, f. 158; Ivo H.Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f.169-171.9 B. R. Posen: The War for Kosovo: n.d., f.71; O. Levitin: Inside Moscow’s Kosovo Muddle, n.d., f. 137;Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74, f.1, 4; Erik Yesson: NATO and Russia in Kosovo, në “RUSIJournal” korrik 1999, f.24; Mike Jackson: KFOR: The Inside Story, po aty, shkurt 2000, f.14. 14
  14. 14. e SHBA dhe Britanisë së Madhe, ku do të inkuadroheshin edhe shtete tjera me qëllim qëtë organizojnë sulmin tokësor ndaj federatës jugosllave.10 Me bashkëpunimin eshërbimeve sekrete gjermane, ruse dhe jugosllave në negociata e patën përfshirë edhefinancierin suedez Peter Castenfeltin, që morri një sërë aktivitetesh në relacion në mesBonit, Moskës dhe Beogradit; këtu pati me Millosheviqin biseda, që zgjatën katër ditëdhe qenë tejet të rëndësishëm.11 Kurrë e pa Millosheviqi se nuk arriti qëllimet e veta, përtë shkaktuar grindjet dhe ndarjet brenda NATO-së, edhe pse kjo e fundit vazhdoi meshkallëzimin e denjët të sulmeve të saja kundër caqeve në Jugosllavi, dhe kur kreut serbfilloi ti lëkunden këmbët e pushtetit famëkeq – tek varrimi i të gënjeshtrave në disa qyteteserbe erdhi deri tek incidentet e ndryshme, tek rezervistët e thirrur deri tek dezertimi -,më 28 .maj 1999 pas një takimi tjetër me Çernomirdinin parimisht Millosehviqi e pranoipropozimin e marrëveshjes paqësore. Gjatë ditëve të ardhshme bisedat vazhduan edhematej dhe mbaruan me zgjidhjen, që nuk ishte e tillë, siç e pati parashikuar NATO-ja nëfillim të intervenimit të saj, edhe pse tek elementet e saja kryesore nuk pati ndryshime tëthella. Me 2. qershor tekstin që e patën formuluar Ahtisaari, Çernomirdini dhe Talbottidhe po të njëjtën ditë ia prezantuan Millosheviqit, i përmbante të gjitha pikat elementareprej Rambujesë, prej saj qenë larguar parimisht vetëm në dy pikë: njësive ushtarake tëNATO-së nuk ua garantonte lëvizjen e lirë në mbarë territorin jugosllav, theksohej rolikryesor i Kombeve të bashkuara tek administrimi i “ i përkohshëm” Kosovës si dhe mekëtë vetëm në nivelin simbolik sërish ngritje juridiksioni ndërkombëtar. Një herit i njihej“sovraniteti dhe tërësia e RFJ”, parashihej çarmatimi i UÇK-së si dhe prania direkt enjësive ruse në Kosovë.12 Ahtisari dhe Çernomirdini qenë të befasuar se pas katër orë bisedash intensiveMillosheiviqi e pranoi marrëveshjen, në realitet shquar çka e kushtëzoi atë për një sjelljetë tillë, deri më sot mbetet për analistët perëndimor diçka enigmatike. Shumica prej tyre etheksonin se bëri lëshime, se qe i vetëdijshëm, që Aleanca Verioro-Atlantike, përkundërproblemeve interne, e ruajti unitetin e saj: bile as Greqia nuk bëri asgjë, që ti ndërpresësulmet bombarduese, edhe pse e përkrahin intervenimin e NATO-së vetëm 2 % përqindëtë qytetarëve grek.13 Millosheviqi u gjet para koalicionit të 13 shteteve, që morën pjesë nëofensivën me 1.200 avionë, të aftë që në ditë ti realizojnë mese 300 fluturime. UÇK-janë terren filloi të aplikon një strategji më aktive, me ndihmën e shoqatës MilitaryProfessional Resources gjatë kësaj kohe e riorganizoi kreu i saj i rri Agim Çeku, ishgjenerali i Tuxhmanit dhe njëri prej aktorëve kryesor në operacionin “Stuhia”.14 Në fund10 D. L. Byman, M. C. Waxman: Kosovo, n.d., f. 26; J. Rubin: A Very Përsonal War, pjesa e II-të: ThePromise of Freedom, n.d., f.IX; “Republika”, 30.6.1999, f. 33, 38; E. Yesson: NATO and Russia inKosovo, n.d., f. 24-25; Ivo H. Daalder dhe Michael E.O’Hanlon,n.d., f. 171.11 E. Roberts: Next Balkan Flashpoint?, n.d., f. 123; “Der Spiegel”, num. 1, 2000, f. 129; num. 3, 2000, f.159.12 Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74; “Liberation”, 21.5.1999; 26.5.1999: “Interantional HerladTribune”, 26.5.1999; 4.6.1999; “La Stampa”, 26.5.1999; B. R. Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 73, 76;“Le Figaro”, 4.6.1999.13 T. Judah: Kosovo, n.d., f.254; I. Doerfer: The Lessons of Kosovo, n.d., f. 4; Ivo H. Daalder dhe MichaelE. O’Hanlon, n.d., f. 173, 174.14 T. Judah: Kosovo,n.d., f.282; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.d., flet. I, f. XLI; “Le Fiagro”,15.-16.5.1999; “Le Monde”, 20.5.1999; “International Herald Tribune”, 27.5.1999; Ivo H. Daalder dheMichael E. O’Hanlon, n.d., f. 151; Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 54. 15
  15. 15. të majit me 4.000 ushtarë që kishte përkrahjen e njësive shqiptare dhe amerikane, filloi tëvepron prej territorit shqiptar, kjo e shtyri korpusin e armatës së 3-të, që të përqendrohetnë kufi duke i ikur sulmeve ajrore të NATO-së. Përpos kësaj dëmi i shkaktuar prejbombardimeve të NATO-së qe i madh si në infrastrukturën serbe si dhe rrugët: të gjitharafineritë e naftës qenë të shkatruara, të shkatruara plotësisht apo në gjysmë qenë edhe 14termoelektrana , 63 ura, gjysma e rezervave ushtarake dhe civile të naftës si dhe disaqendra industriale. Serbia u gjet para një shkatërrimi sistematik të objekteve ekonomike,sepse në mbarim të muajit ndërhyrjet ajrore qenë më intensive. Pas incidentit nëambasadën kineze në Beograd dy javë nuk qe kryeqyteti i bombarduar. Me 20. maj sërishu bë caku i sulmeve ajrore, ku u dëmtuan ambasadat suedeze, spanjolle dhe norvegjeze sidhe spitali civil, ku jetën e humbën katër njerëz.15 Në vazhdim prej ditës në ditë filluan të grumbullohen shenjat që paralajmëronininvazionin e mundshëm në Kosovë, edhe pse kjo ishte si rrjedhojë jo e vullnetit të vërtetëpolitik, por një akt veprimi provizor. Këshilli i ambasadorëve të shteteve anëtare tëNATO-së me 25 .maj 1999 vendosi, që ta rritë numrin e ushtarëve në njësitë e KFOR-it,që ishin prezent në Maqedoni, në 50.000 ushtarë, Senati amerikan e autorizoi presidentinClinton, që mundet lirisht ta përdorë të drejtën për të urdhëruar përdorimin e njësivetokësore pa mos pasur pajtimin e Kapitolit. Me 27.maj Time-si e publikoi lajmin, se vetëpresidenti mendon për pjesëmarrjen e 90.000 ushtarëve amerikan të këmbësorisë nëinvazionin në Kosovë. Po të njëjtën ditë në Bon u takuan fshehurazi ministrat e mbrojtjesai gjerman, francez, italian dhe amerikan, që të merren vesh se si do të veprojnë më tej.Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe e mbronte tezën për invazionin e menjëhershëm,përderisa francezët, italianët dhe Gjermanët ishin tejet të rezervuar, sepse e kishin tëqartë, se opinioni publik nuk e parapëlqen një politikë e këtillë. Pas një debati shtatorëshdominoi teza, se brenda një jave duhet sjellur vendimin, nëse invazioni tokësor do tëfillon ditët e para të shtatorit, përgatitjet për të duhet filluar në fillim të qershorit.16Uashingtoni zyrtar gjeneralit Clark me 31.maj i dha leje që ta zgjeron rrugën që shpjenteprej Durrësit për në Kukës, një qytet në kufi me Kosovën, nëpërmjet të së cilës shpintekalimi më i mirë për në Kosovë. Majën e të gjithë kësaj e prezantoi fjalimi i presidentitKlinton i mbajtur me 2.qershor 1999 në Akademinë Ajrore Ushtarake në Kolorado, kudeklaroi, për realizimin e objektivave të saja SHBA janë të gatshme ti përdorin të gjithaopsionet që i kanë në disponim. Tek kjo ai e llogariste edhe përkrahjen e shteteve aleatebrenda Aleancës Atlantiko Veriore, sipas nevojës qe i gatshëm të vepron edhe pa ta:“Marrëveshja në NATO është me rëndësi,” me 2.qershor theksoi Sandy Berger një grupitë politologëve dhe gazetarëve eminent, që i ftoi në bisedë në Shtëpinë e Bardhë, “nukështë i domosdoshëm. Me NATO dëshirojmë të shkojmë përpara, assesi nuk mundet tëna pengojë edhe vetë të mos shkojmë përpara.”17 Shkaku kryesor pse Millosheviqi rra15 Air-Power over Kosovo: A Historic Victory?, në “Strategic Comments”, num. 5/7, n.d., f.1-2; D.L.Byman, M.C. Waxman: Kosovo, n.d., f. 29; B.R.Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 72; Benjamin S.Lambeth, n.d., f.53, 146.16 T. Judah: Kosovo, n.d., f.210-211:; “Der Spiegel”, num.3, 2000, f. 159; “The Times”, 28.5.1999; R.Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d., f.184; W. Clark: Waging Modern War, n.d., f. 330; Ivo H.Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 157, 158, 163; Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 4717 E. Roberts: Next Balkan Flaishpoint?, n.d., f.118; Kosovo: Lessons from the Crisis, n.d., f. 61; Ivo H.Daalder dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 157, 158, 163; Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 47. 16
  16. 16. dakord për marrëveshjen, nuk qe kërcënimi me anë të invazionit. Sipas dëshmimit tëMartti Ahtisaarit kreu serb nënshkroi marrëveshjen e fshehtë me krerët ushtarak rus, qënuk ishin assesi të inspiruar ndaj politikës dështuese të Çernomirdinit. Tek kjo kreu serb ishfrytëzoi lidhjet prej kohërave të regjimit komunist, që gjatë viteve të fundit për shkak tëshumë punëve të fëlliqtë në mes rretheve ushtarake beogradase dhe moskovitë si dheshërbimeve sekrete. Kjo marrëveshje parashikonte ndërhyrjen e njësive ruse, që do tapushtonin Prishtinën dhe pjesët veriperëndimore të Kosovës, ku do të përqendroheshinSerbët e Kosovës duke e detyruar bashkimin e saj me vendin amë.18 Ndarja sipas çelësitetnik, për të cilën mundoheshin ta praktikonin për gjatë kohë Dobrica Qosiq si dhepërfaqësuesit tjerë të intelegjencisë beogradase, përpos qendrave të shenjta kosovare,Serbisë do ti takonin edhe minierat më të pasura me minerale, për Rusinë kjo do tëparaqiste një sukses të madh. Millosheviqi bëri një gabim strategjik kur vendosi që tëkërkon mbështetjen e palës ruse, siç e thekson edhe Martti Ahtisaari në kujtimet e tija,prej Perëndimit do të fitonte më shumë që do të rezistonte edhe ndonjë ditë më shumëdhe sikurse me sytë mbyllur ti besonte paktit të fshehë me qarqet ushtarake moskovitë.19 Me 3.qershor 1999 kuvendi serb në mbledhjen e çrregullt e pranoi planin paqësor, qëishte kompatibil me planin e grupit G-8, por përmbante një shtesë të rëndësishme.Tërthorazi e theksonte aleancën e NATO si një organizatë ushtarake, që duhej “tëkontribuonte” një pjesë të duhur të njësive për pushtimin e Kosovës.20 Kundër votuanvetëm radikalët dhe paralajmëruan largimin e Sheshelit dhe tjerëve prej qeverisë (mirëpopremieri serb me anë të dekretit e ngriu). Kërkesat e NATO-së parimisht qenëkonfirmuar, aleanca vendosi që të vazhdon me sulmet bombarduese, derisa të bëhej eqartë, se si do të largohen njësitë serbe prej Kosovës. Për këtë me 5. qershor në Maqedonizhvilluan bisedat përfaqësuesit e ushtrisë jugosllave dhe KFOR-it, që u treguan tejet tëkoklavitur sepse të parët u munduan rrjedhave tua ndryshojnë kahen por më kot. “Akishte qenë marrëveshja e Beogradit vetëm një blef?” në pjesën hyrëse të gazetës romakeLa Repubblica parashtronte pyetjen gazetari i njohur italian.21 Me 7. qershor në malin ePashtrikut ndodhi një incident erdhi deri tek ndeshja në mes UÇK-së dhe njësivejugosllave, me çka ushtria serbe pësoi humbje të mëdhaja dhe qe e detyruar të bëjëlëshime të duhura. Ky operacion qe i njohur me emrin “Shigjeta” nga ana e UÇK-së.Edhe pse NATO-ja, duke e marrë parasysh deklaratën e sekretarit amerikan për mbrojtjeCohen-it, se assesi nuk ka ndërmend të bëhet krahu ajror i UÇK-së, e shfrytëzoi rastindhe me katër bombarderë i sulmoi njësitë serbe, që qenë të detyruar ti lëshoninvendqëndrimin. Pasojat qenë menjëherit evidente, ky sulm shkaktoi 224 të vdekur, qëqenë të “bërë pluhur e hijë”, siç deklaroi një oficer perëndimorë.22 Pas këtij suksesi pala18 “Mendimi politik”, 4.11.2000; Jean-Ives Potel: Serbie, un regime hors la loi, në “Le MondeDiplomatique”, maj 1999, f. 6; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.f., flet. I, fq. XLIII; “Sevdonja”,5.6.1999; Martti Ahtisaari: Tehtava Belgradissa, Helsink 2000; “The Financial Times”, 27.5.1999.19 John G. Graser: The Kosovo Quagmire, në “International Journal”, flet.LIII, num.4, vjeshtë 1998, f.604.; R.Caplan: International Diplomacy, n.d., f. 759; Foreign Affairs Committee: Kosovo,n.d., flet. I,f.XLIII; “Mendimi politik”, 4.11.2000; J. Reuter: Die Politische Entëicklung, n.d., f. 29.20 “UN & Conflict Monitor”, num.4, n.d., 1999, fq.28; B. Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege1998/1999, n.d., f. 44.21 “la Repubblica”, 7.6.1999; “International Herlad Tribune”, 7.6.1999; W. Clark: Waging Modern War,n.d., f. 358 dhe në vazhdim.22 “Le Monde”, 3.6.1999; “The Financial Times”, 3.5.1999; T. Judah: Kosovo, n.d., f. 284; “InternationalHerald Tribune”, 7.6.1999; U. Albrecht, P. Schäfer (red.): Der Kosovo-Krieg, n.d., f. 207; Ivo H. Daalder 17
  17. 17. jugosllave me gjeneralin e KFOR-it Mike Jaksonin me 9. qershor 1999 në Kumanovënënshkruan marrëveshjen për largimin e forcave serbe prej Kosovës me një afat prej 11ditësh.23 Në vend të tyre duhej të vinin njësitë e NATO-së (afër 50.000 sish), të ndara nëpesë zona nën udhëheqjen e SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.Me 10. qershor NATO-ja pas 79 ditëve të bombardimit i përfundoi sulmet, ashtu qëKëshilli i Sigurimit e firmosi rezolutën 1244, ku Kina nuk votoi fare por u mirëmbajt.Kjo rezolutë e legalizoi operacionin e NATO-së si dhe autorizoi vendosjen e njësivendërkombëtare në Kosovë, që duhej të garantonin “me të gjitha mjetet” paqen. KofiAnanit ia ndau përsipër detyrën, që ta emëron përfaqësuesin e saj special, i përgjegjshëmpër organizatën e administratës civile në Kosovë (United Nations Interim AdministrationMission - UNMIK-un). Si parakusht për mirëmbajtjen e saj qeveria kineze kërkoi që tënënvizohet roli specifik, që e kanë KB tek zgjidhja e krizave ndërkombëtare. Bëhej fjalëpër kritikën e ashpër ndaj SHBA, që Uashingtoni e gëlltiti heshturazi, sepse Evropianëtma me plot qejf e përkrahën.24 PërfundimiShtëpia e Bardhe : "SHBA edhe NATO-ja ne aleance e morën këtë aksion mbasi ukonsumua ne mënyre te përsëritura shanset për një paqe ne Kosove, si gjetje e njësolucioni për zgjidhjen e krizës".Clinton : "T’ua demonstrojmë forcën e NATO-s, për tedetyruar Beogradin te ndal ofensivën ushtarake ndaj popullsisë"24- Marsi 1999, është datë historike për Kosovën e mbare popullin shqiptare. 24- marsi,është i njohur për vendimin e fillimin e NATO-s dhe Aleancës me ne krye superfuqinë evetme ne bote Shtetet e Bashkuara te Amerikës, për te bombarduar e shkatërruarpozicionet serbe. "Ky ishte një vendim e bombardim historik, i cili, pas 78- ditëve,ndryshoje edhe historinë e Ballkanit, për një Ballkan drejt paqes, lirisë e sigurisë, pa liderdiktatore". 24- marsi, pas shume luftërash, qe ka pare ky gadishull lufte, pa edhe luftënme te suksesshme, qe kishte njohur ne kohen moderne . 24- marsi, nuk mori parasyshasnjë nga vendimet e linjës antishqiptare te takimit te Kretës, e cila, e pate shpallurMillosheviqin, si rrezikun me te vogël për Ballkanin, duke shkulur nga rrënjët regjiminsllavo-shoviniste, prej Kosovës, dhe për here te pare Kosova, ishte e lire dhe pa sundiminserb mbi krye.dhe Michael E. O’Hanlon, n.d., f. 35, 152; Benjamin S. Lambeth, n.d., f. 53, 54, 59.23 “Republika”, 30.6.1999, f.39; B. Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999, n.d., f.45; B. R.Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 77; Kosovo: Lessons from the Crisis, n.d., f, 62.24 M. Littman: Law& Diplomacy, n.d., f. 51-55; B. Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999,n.d., f. 45; Foreign Affairs Committee: Kosovo, n.d., flet. I, fq. XLVII; “International Herald Tribune”,7.6.1999; B. R. Posen: The War for Kosovo, n.d., f. 78; R.Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d. f.200; The Kosovo Report, n.d., f. 99, 163. 18
  18. 18. 24- marsi, zgjoje ndërgjegjen e "sëmure" dhe mësojë boten, se kishte ardhur koha qe teapelohej tek bashkësia ndërkombëtare, se duhet patjetër te ndalej gjenocidi i filluar neKosove. Beogradi, me Millosheviqin, i mësyu Kosovës me mbi 50.000 ushtare me tanke,artileri dhe një force te madhe shkatërruese, e cila po përdorej edhe kundër grave,fëmijëve dhe pleqve. SHBA, Evropa dhe e gjithë bota, u bene dëshmitarë historike, te njëgjenocidi te filluar, e te papare. Gjenocid, ky i cili ishte disati here ndaj këtij populliliridashës, e paqedashës, te shkaktuar po nga i njëjti rrëgjim e agresor me te njëjtin emër -rrëgjimi sllavo-serb, me një tjetër emër i quajtur Sllobodan Millosheviqi.Ky rrëgjim kërkoj te zbatoj shkatërrimin dhe spastrimin etnik sistematik, te tere jetës seshqiptarëve, para syve te bashkësisë ndërkombëtare.. Me vite te tera njerëzit ne Kosove,kane vuajtur dhe duruar padrejtësinë e okupatorit serb, megjithëse kane dëshmuar se duante ecin rrugës se zhvillimit paqësor..Shqiptaret nga natyra janë te njohur për bujarinë dhemiqësi . Shqiptaret si virtyt e kane qe nuk i harrojnë ata, te cilët i kane ndihmuar ne tekeqe e ne rrezik si popull i vogël ne Ballkan25.Migrimi gjate periudhës së luftës u përqendrua ne korridorin Peje-Prizren. Dukepërshkruar Kosovën jug-perëndimorë, u tha se: " Kudo qe shkoje, shihje vetëm shtëpi tedjegura dhe ushtare e police serbe. E gjithë Kosova [pjesa jug-perëndimorë] ishte zbrazurnga njerëzit". Rreth 231,000 shqiptare te Kosovës i lëne banesat e tyre gjate fazës se pare.11% e këtyre njerëzve mbeten ne lëvizje brenda Kosovës, deri ne fazën e dyte dhe tetrete. Periudha: “ 23 prill nga analiza e procesverbaleve te mbajtura ne kufi ngaorganizata jo-qeveritare, vlerësohej se 236,000 shqiptare etnike kishin kaluar kufirin eShqipërisë ne Morine deri me 7- prill. Shumica e tyre kishin ardhur përmes korridoritmes qyteteve te Pejës dhe Prizrenit, duke përfshire këto dy qytete, ose nga Suhareka nejug te Prizrenit.25 http://www.icrc.org 19
  19. 19. 24- prill deri me 11- maj tregoje se me shume se 67,000 shqiptare nga Kosova, hynë neShqipëri gjate kësaj periudhe, numër ky thuajse i barabarte me dy te tretat e numrit terefugjateve qe hynë ne Shqipëri gjate periudhës se mëparshme. Shumica e këtyrerefugjateve te rinj vinin nga Kosova jugore, veçanërisht nga Prizreni. Numri i vrasjevemasive te dokumentuar nga OSBE dhe Human Rights Watch u zvogëlua gjate fazës 3,por megjithatë disa masakra janë dokumentuar ne Gjilan, Suhareke dhe rreth Prishtinës.Human Rights Watch - raportonte se gjate kësaj faze janë kryer vrasje masive rrethGllogocit(Drenas),si dhe akte te tjera dhune kundër civileve ne Gjakove dhe Vushtrri.U konsumua ne mënyre te përsëritura shanset për një paqe ne Kosove Eksplodimetshpërthyen atë nate 24 marsi 1999, te mërkurën ne mbrëmje, kur raketat e para cruisegoditen Beogradin dhe bazat e tyre ushtarake ne Kosove."Është koha për lufte" u shpreh ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana nemomentin, qe fluturuan aeroplanët e pare te nisur nga baza ajrore e Italisë veriore Aviano.Dy zjarre te mëdha skuqen qiellin e Beogradit, ne dy baza ushtarake, aty rreth orës 8 :00-te mbrëmjes me kohen lokale ( ose 2 p.m me kohen e Nju Jork(ut). Ne Kosove,dëgjoheshin te shtëna me automatik dhe artileri për 30- minuta. Një minute me pas sefilloi bombardimi, Presidenti i SHBA-s, Bill Clinton, u tha gazetarëve nga Shtëpia eBardhe, se "Ne edhe NATO ne aleance e morëm këtë aksion mbasi i konsuamuam nemënyre te përsëritura shanset për një paqe ne Kosove, si gjetje e një solucioni përzgjidhjen e krizës".Clintoni, tha se "Sulmet ajrore kane si qellim objektiven : tedemonstrojnë forcën e NATO-s, për te detyruar Beogradin te ndal ofensivën ushtarakendaj popullsisë . Sulmi i NATO-s filloi mbasi i dërguari i Uashingtonit për KosovënRichard Holbrooke, dështoi ne bisedimet për paqe me kryekriminelin serb SllobodanMillosheviqin.OSBE, pate konfirmuar se 15,00-20,000 ishin forca te rregullta te Ushtrisë "Jugosllave"dhe afërsisht 30,000- ishin police dhe forca te parregullta . Policet dhe njësitë e ushtrisëse rregullt koordinonin veprimet me njeri-tjetrin; shih "Raportin mbi Shkelje Serioze teLigjit Ndërkombëtar Humanitar ne Kosove 1998" (shkurt 1999) ne web site -in e HRW,Nju Jork: Ska Paqe pa Drejtësi ". Ne përfundim te një analize thuhej se raportit mesbombardimeve te NATO-s dhe modeleve te rrjedhës se migrimit te refugjateve për ne 20
  20. 20. Shqipëri ne përfundim se vetëm një pjese e vogël e shqiptareve ikën nga Kosova, përshkak te sulmeve ajrore te NATO-s. Te dhënat po ashtu na lëne te kuptojmë sebombardimet e NATO-s ne një zone te caktuar nuk qene as shkak për largimin eshqiptareve nga kjo zone.Përfundimet e arritura ne këtë raport tregojnë se aparati i ushtrisë, i njësive paraushtarakedhe i policisë "jugosllave" e kane përdorur fushatën e bombardimeve te NATO-s si njëjustifikim për te vene ne zbatim një operacion te pastrimit etnik masiv, operacion ky ipërgatitur qe me pare. Ky operacion për te përzënë shqiptaret vazhdoi ne shkalle te gjerepër një periudhe prej shtate javësh. Gjate kësaj periudhe ne Kosove ishin dislokuar50,000 trupa, ushtare, police dhe njësi te parregullta paraushtarake, te cilët zbatuan njëoperacion kompleks për te përzënë me shume se 850,000 njerëz. Një fushate e këtyrepërmasave kërkonte një planifikim te detajuar e te përgatitur qe me pare.Për gjenocidin papare ne Kosove personat përgjigjes u desh te përballohen me drejtësinëndërkombëtare. Me 27 maj 1999 - Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë(ICTY) publikoi aktpadinë kundër pese udhëheqësve "jugosllave", te akuzuar për krimelufte duke përfshirë depërtimin. Analiza statistikore e paraqitur ne këtë raport mbështetne akuzat e bëra nga Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY) se ish-zyrtaret e larte "jugosllave" janë individualisht fajtore osembajnë përgjegjësi "te larte kriminale" për këto krime te kryera ne Kosove. Nepërfundimin, duke kujtuar edhe një here 24 Marsin 1999- ditën kur filluan bombardimet,se modelet e migrimit te shqiptareve te Kosovës, përputhen me hipotezën se ka pasur njëpërpjekje te bashkërenduar dhe te organizuar për të dëbuar shqiptaret nga shtëpitë e tyrene Kosove. Organizimi i kësaj përpjekjeje është një ndërmarrje shume e madhe, kështuqe është e pabesueshme qe ish- zyrtaret "jugosllave" te akuzuar nga ICTY te paktën temos kenë ditur se as që po ndodhte. 21

×