Qytetari

9,649 views
8,889 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
5 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
9,649
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
10
Actions
Shares
0
Downloads
157
Comments
0
Likes
5
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Qytetari

  1. 1. Shqiperia me dhe pa Omgj!
  2. 2. Objektivat: 1-C’jane ushqimet Bio dhe Omgj. 2-Arsyet pse perdoren kaq shume ushqimet Omgj. 3-Shkaqet,pasojat e tyre. 4-Krahasim I vendit tone ndermjet dy epokave historike dhe menyra Si ushqeheshin shqipetaret. 5-Statistika,foto. 6-Si ka qene jeta shendetesore e popullit tone dikur dhe si eshte ajo tani.
  3. 3. Kërkime dhe studime të shumta kanë treguar se produktet bio janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh. Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.
  4. 4. Produktet BIO duhet të plotësojnë disa kushte për t’i cilësuar të tilla. Quhen BIO frutat dhe perimet ku nuk është përdorur asnjë lloj pesticidi sintetik, herbicid, fertilizues. Diferencë bën edhe fara, e cila nuk duhet të jetë e modifikuar gjenetikisht, të mos jenë trajtuar produktet me rrezatim. “Që një produkt të jetë BIO duhet të jetë mbajtur raportim për gjithçka është përdorur dhe u është treguar rregullisht inspektorëve për kontrollet përkatëse. Gjithashtu toka duhet të mos jetë përdorur as më parë për mbjellje konvencionale dhe madje edhe tokat përreth. Toka e mbjelljes të jetë larg zonave industriale, aeroporteve dhe rrugëve nacionale”, thonë specialistët.
  5. 5. Stanford University ka kryer një studim duke analizuar dokumentet e ndryshme të botuara në vitet 1996-2001. Sinteza, e shprehur nga Dena Bravata, autore kryesore e studimit, është se “Nuk ka dallime mes ushqimeve OMGJ dhe atyre BIO.” Realiteti është se, ndërsa tregu BIO është në rritje, nuk ka bindje të rrjedhura nga studime gjithëpërfshirëse dhe afatgjata mbi efektet pozitive të prodhuara nga një dietë BIO në diferencë me ushqimet tradicionale. Franco Weibel, ekspert i Research Institute of Organic Agricolture në Frick, i tha Express se “Shkenca sugjeron se mbetjet e pesticideve konvencionale në ushqim janë të padëmshme. Dhe nuk ka, tani për tani, prova për të kundërtën. I takon konsumatorit të vendosë nëse i beson apo jo.”
  6. 6. Projekti, iPhone dallon nëse ushqimi është bio ose jo Specialistët e iPhone po testojnë një projekt i cili do të mund ti japë mundësi përdoruesve të këtij telefoni që me anë të një prekje të telefonit të tyre të kuptojnë nëse ushqimi që konsumojnë është ose jo biologjik. Drejtuesi Vadik Marmeladov shpjegon se mjaftojnë katër sensorë për katër funksione të ndryshme për të pasur “një monitor ambient personal”. Njëri prej këtyre katër sensorëve është si një sondë e çeliktë, që është në gjendje të verifikojë ushqimet biologjike dhe përmbajtjen e kimikateve brenda tyre. Ndërsa tre sensorët e tjerë në fakt janë për të matur temperaturën dhe lagështinë e ambientit, si dhe frekuencën elektro-magnetike.
  7. 7. Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) - organizma (bimët, kafshët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre), të krijuara përmes inxhinierisë gjenetike, respektivisht modifikimeve gjenetike, siç përcaktohet ne Direktivën e BE-së Produktet OMGJ ditët e sotme përbejnë një nga temat me te diskutuara pas gripit te derrit. Bimët, kafshët apo mikroorganizmat, te cilave u janë ndryshuar veçoritë duke transferuar gjenet e një lloje tjetër me ane te metodave bioteknologjike quhen "organizma me gjenetike te ndryshuar" ose "transgjenike". Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri pritet të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 16 mijë tonë misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, pas një miratimi të një paketë ligjesh nga Parlamenti Evropian, kanë ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve në këto vende si dhe të produkteve që përmbajnë modifikime gjenetike.
  8. 8. Provat e para me organizma OMGJ u kryen në SHBA në vitin 1972 dhe i përkisnin një bakteri, i cili ndikonte tek luleshtrydhet për të rritur qëndrueshmërinë ndaj ngricave. Më pas, dhe konkretisht në mesin e viteve ‘80, qeveria amerikane u dha mbështetje të fuqishme politike dhe ekonomike zbatimeve shkencore në këtë fushë. Si efekt i kësaj mbështetjeje, pak vite më vonë u përhapën në tregun amerikan fara të bimëve të domates, sojës, misrit, pambukut e kolzës së modifikuar gjenetikisht. Prodhimet e këtyre bimëve u përhapën gjerësisht në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, duke e kthyer në këtë mënyrë arritjen shkencore në një realitet të prekshëm për konsumatorin.
  9. 9. Janë zarzavate që kur i sheh në arka të grishin t’i blesh, por pa pikën e shijes. Domatja e skuqur artificialisht dallohet kollaj, pasi ndërsa jashtë është e kuqe flakë, brenda ka fara jeshile. Trangulli gjithashtu është i butë e pa shije, shalqinjtë gjithashtu. “Problemi më i madh i këtyre produkteve është se ndërsa ka superprodhim, nuk rezistojnë dot për një kohë të gjatë. Ndaj kryesisht simulantët përdoren në fillim të sezonit dhe kanë një shpërndarje të menjëhershme në treg”, thonë fermerët. Produktet me simulantë Bujqësia konvencionale bazohet në trajtimin e tokës me përmirësues me plehra kimike, me përdorimin e ujërave të trajtuara, me përdorimin e substancave hormonale, simulantë, përmirësues të pamjes së jashtme të frytit, volumit të frytit. Të gjitha këto teknika sjellin në treg një produkt të bukur, të pashëm, por realisht me vlera të ulëta organo-shijuese, me shije të humbur, por, mbi të gjitha, me një përmbajtje shume të varfër të substancave natyrale që zotërojnë këtë proces të të ushqyerit. Një dietë ushqimore e pabalancuar bën që të shfaqen shenja të dobësimit të shëndetit të njeriut: disbalancim të metabolizmit të organizmit, shfaqje e obezitetit, sëmundjeve psikike, dëmtime të sistemit nervor deri te çrregullimet gjenetike dhe defektet në lindje.
  10. 10. Ndër ushqimet në të cilat përmbahet më shumë OMGJ, mund të përmendim ato që kanë organizma të listës së OMGJ, si: domate, sojë (vaji i sojës) patate, mjaltë, oriz, misër ose produkte shtazore të tipit OMGJ. Gjithsesi, prej listës së gjatë të organizmave OMGJ nuk ka të deklaruar deri më sot të tillë që nuk mund të përdoret në mënyrë kategorike. Sidoqoftë, zgjedhja e përdorimit apo mospërdorimit të tyre është krejtësisht e lirë.
  11. 11. Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton: Aparatin tretës Krijon alergji Dëmton biodiversitetin Shkakton dëm ekonomik te fermerët Dëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Evropian.
  12. 12. Në çerekun e dytë të shek. XIX viset shqiptare, me gjithë përparimin që ishte dukur në zhvillimin e ekonomisë në periudhën e mëparshme, karakterizoheshin ende nga prapambetja e theksuar dhe ruanin gjithnjë tiparet e një vendi agrar të prapambetur. Shumica dërrmuese e popullsisë merrej, si edhe më parë, me bujqësi e blegtori. Në fshat banonin, ku më shumë e ku më pak, rreth 87% të banorëve të këtyre viseve. Shqipëria ishte e begatë nga natyra, kishte mjaft toka pjellore, siç ishin: fusha e Zadrimës, tokat e Rrafshit të Dukagjinit, të Fushë-Kosovës, të Gjilanit, trevat bregdetare fushore midis Shkodrës e Durrësit që bashkëkohësit i quanin “të shkëlqyera, të vaditura nga shumë rryma uji”, fushat midis Tiranës dhe Elbasanit etj. Në juglindje shtrihej fusha pjellore e Korçës. Toka pjellore gjendeshin edhe në pellgun Strugë-Ohër-Resnjë. Për pjellorinë e tyre shquheshin edhe fushat e Delvinës, të Pargës, të Paramithisë, të Margëllëçit, të Filatit etj. Pjelloria e luginës së Dropullit kishte tërhequr vëmendjen e agjentëve konsullorë e ushtarakë anglezë, francezë dhe austriakë. Në trevën e Çamërisë dhe në ndonjë vend tjetër merreshin dy prodhime në vit. Toka të përshtatshme për bujqësi kishte edhe në trevat malore në Guci, në luginat e Mirditës, në Malin e Sharrit, në viset kodrinore të Drenicës, të Podgorit, të Pejës, në Lugun e Drinit në viset malore midis Lezhës, Krujës, Durrësit dhe Elbasanit, që në mjaft raste ishin punuar më mirë se në viset fushore.
  13. 13. Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsuar në sektorin e agrokultuës. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani. Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve. delet dhe i derrit. Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë. Pas privatizimit dhe stabilizimit të gjendjes, pronarët e tokave janë duke u orientuar për rimëkëmbjen e agrikulturës Shqiptare dhe eksportimin e produkteve të tyre
  14. 14. Kultivimi i orizit në Shqipëri Para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, por masivisht është kultivuar oriz edhe në zona të tjera si, në Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha. Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivarëve të orizit të përshtatshëm për kushtet klimatikotokësore të zonave përkatëse ku kultivohej ajo. Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare ka dëshmuar një zhvendosje në strukturën e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale (oriz, pambuk, grurë, duhan) të ekuilibruar nga një rritje në prodhimin e bimëve foragjere. Por, që nga vitet '90 e deri më tani në Shqipëri nuk kultivohet më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi. Në shkallë vendi konsumi i përgjithshëm vjetor i kalon të 20.000 tonët
  15. 15. Paguajmë shtrenjtë, por nuk e dimë çfarë hamë. Ajo shija e dikurshme e frutave, perimeve, mishit dhe gjithçkaje tjetër që quhej e freskët (sot BIO), vështirë se gjendet në çka konsumojmë përditë. Tregjet janë të supermbushura me gjithçka, por të merr malli të shijosh vërtet atë që bën diferencën mes cilësisë dhe një servirjeje të këndshme në pjatë. Tirana këtë pjesë e vuan më shumë. Qytetarët mund të përzgjedhin produktet e ambalazhuara, duke psonisur në një supermarket të shtrenjtë, ndërsa perimet, frutat në tregje vijnë thuajse nga e njëjta dorë. Dekadën e fundit në Shqipëri janë mësuar të gjitha hiletë për të prodhuar shumë e harxhuar pak. Me hormone 5 herë mbi normën e lejuar zarzavatet mund të jenë gati për në treg brenda pak ditësh. Në kushte normale rritjeje do të duhej një cikël që varion nga një muaj deri në 90 ditë. Hormonet në vendin tonë përdoren që prej 7-8 vjetësh. Nga sa na sqarojnë fermerët, në kushtet e konsumit masiv hormonet përdoren në të gjithë botën. Të dëmshme ato janë kur përdoren mbi normën e lejuar. “Standardi është që në 100 mililitra të hidhen 50 gramë hormone. Në Shqipëri ndodh që hidhet 5 herë deri në 10 herë më shumë. Më shumë hormonet përdoren në dimër”.
  16. 16. Fermerët e Lushnjës pranojnë se simulantët përdoren jashtë norme në serat shqiptare, pavarësisht se mohojnë që një gjë e tillë ndodh në të tyret. Ata madje na tregojnë edhe procesin se si brenda një jave hidhet në treg një domate që do të donte 90 ditë të piqej, apo se si trangulli brenda 24 orësh bëhet gati për konsum. E njëjta gjë ndodh edhe me shalqinjtë aq të konsumueshëm gjatë verës. “Ne 100% të mallit e eksportojmë dhe të them të drejtën nuk na leverdis të përdorim hormone, pasi operojmë vetëm me Kosovën, por dimë që në disa sera që furnizojnë tregun vendas, e sidomos kryeqytetin, përdoren hormonet. Trangulli për shembull, i futur në nitrat e azot është gati për treg brenda 24 orëve. Hidhet sa gishti i njërës dorë në një fuçi me nitrat dhe të nesërmen është gati”, thotë Arbër Gjeka, një prej fermerëve të rinj në moshë, por që prej 6 vitesh ka ngritur bashkë më të vëllain 16 000 metra katrorë serë me kushte mjaft bashkëkohore në Divjakë.
  17. 17. Plehrat që përdoren sot për të ushqyer zarzavatet në sera, dhe jo vetëm aty, janë të gjitha kimike. Edhe fshatarët, të cilët tregtojnë, përgjithësisht përdorin të njëjtat plehra. Kureshtarë për të ditur pse zarzavatet nuk kanë më shijen e dikurshme, përgjigjja që marrim nga fermerët është: “Sepse që nga rrënja bima ushqehet me kimikate. Diferenca madje nis që nga fara. Përdoren fara hibride për të marrë sa më shumë prodhim”. Ata nuk ngurrojnë të ngrenë problemin e pesticideve, të cilat shpesh u kanë rezultuar jo cilësore. “Duhet të këtë më shumë kontrolle për plehrat dhe pesticidet. Ne diferencën e bëjmë te çmimi në fakt, përpiqemi të blejmë më të shtrenjtin, pasi në treg ka edhe plehra, fara e pesticide, të cilat janë lirë, por nuk bëjnë një lek”,
  18. 18. Një pjesë e botës shkencore mendojnë se OMGJ-të nuk duhet të përdoren, sepse ka rreziqe që lidhen me OMGJ për shëndetin e njeriut dhe mjedisin dhe Shqipëria nuk ka ende kapacitetet për të kontrolluar OMGJ. Konkluzioni i parë që mendojmë se ka dalë nga ky debat është mungesa e informacionit të saktë dhe gjithashtu mungesa e një eksperience në fushën e biosigurisë e të trajtimit të problemeve të bioteknologjisë. Gjatë debatit, si në shtyp, ashtu edhe në mjetet audio-vizive, vëmë re se trajtimi i problemit nuk niset nga një bazë e saktë njohurish. Nga ky këndvështrim mund të them se importet e ushqimeve në vendin tonë janë kryesisht nga vendet europiane, që aplikojnë standarde të larta sigurie. Sot Shqipëria ballafaqohet me përfitimet e bioteknologjive moderne dhe gjithashtu me detyrimin për të vlerësuar sigurinë e ushqimeve dhe komponentëve të tyre. Një sërë bimësh bujqësore dhe ushqime të reja, të prodhuara dhe miratuara në vendet e tjera, përpiqen të gjejnë vendin e tyre në tregun shqiptar. Gjatë viteve të fundit ka filluar një debat i gjerë në shtyp, televizion, qarqet shkencore dhe ato politike, midis institucioneve të rëndësishme, shkencëtarëve, OJQ-ve dhe publikut, që filloi me mbërritjen në mënyrë legale të miellit të sojës dhe të misrit të destinuar si ushqim. Kishte opinione të ndryshme, OJF-të kundërshtuan pranimin e këtij donacioni, pasi pretenduan se nuk janë të sigurta për njerëzit dhe mjedisin, dhe se Shqipëria duhet të ndjekë moratoriumin e disa vendeve të BE
  19. 19. Sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme. Vetëm në vitin 2010, qeveria vendosi subvencionimin e fermerëve të cilët mbjellin ullinj, agrume, drufrutorë dhe vreshta. Kjo masë është e domosdoshme, pasi vetëm në këtë mënyrë bujqësia shqiptare mund të arrijë të konkurrojë me sektorin bujqësor të vendeve fqinjë. Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunsinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.
  20. 20. Punoi:Valiana Rama

×