• Like
  • Save
Leasing by SADIONA ABAZAJ
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Leasing by SADIONA ABAZAJ

  • 2,171 views
Uploaded on

 

More in: Education
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
2,171
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1

Actions

Shares
Downloads
0
Comments
0
Likes
1

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Universiteti i TiranesFakulteti Histori-FilologjiDepartamenti i Gjuheve te HuajaDega Anglisht LEASING (Lizingu) Prepared by: Sadiona Abazaj Gonilda Mangelli Iva Nallbani Adelajda Mujo
  • 2. IVALEASING” eshte nje marreveshje ku qiradhenesi I jep qiramarresit te drejten e perdorimit ten jeaseti per nje periudhe te caktuar kohore ne shkembim te nje pagese ose te nje sere pagesash”Leasing është një operacion alternativ i blerjes ose i prodhimit në ekonomi, më anën e të cilitkrijohet mundësia të blesh faktor produktiv shumëvjeçar (mjete pune, pasuri të patundshme) tënevojshme për aktivitetin tënd sipërmarrës.Me anën e kontratës së leasing të jepet e drejta e përdorimit të një të mire materiale të dorëzuarnga një subjekt (qiradhënësi ose dorëzuesi) kundrejt pagesës së një kësti periodik. Në mbarim tëafatit të kontratës shpesh të jepet mundësia ta blesh mallin në fjalë, duke ushtruar të drejtën eblerjes (shpagimit) me anë të pagimit të një çmimi (çmimi i shpagimit).Kësti i parë që paguhet është zakonisht më i lartë se të tjerët dhe për këtë quhet “maksi-këstfillestar” (maxicanone iniziale). Qëllimi i këtij kësti është të mbrojë qiradhënësin nga rreziku ihumbjes, në rast pamundësie për të paguar nga ana ndërmarrjes ate.Elementet kryesor te lizingut1.Palet e kontrates-Pronari (qeradhenesi)-Perdoruesi (qeramarresi) Mund te jene:-individe,-partner,-shoqeri anonime-institucione financiar-sekseri-financier Shembull:Bankieret tragtar privat qe sherbejne si seksere.2.Te mirat materiale-Automjetet-Makinerite-Pajisjet-Toka,ndertesa-Fabrika-Biznesi-Aeroplan-Anije,etj3.Afati i qerase • Periudha kohore e marrveshjes selizingut deri ne momentin e fundit
  • 3. te perdorimit te saj.a.Gjate gjithe aktivitetit ekonomikb.Me e shkurter se aktiviteti ekonomikc.Rinovimi i kontrates4.Pagesa e lizingutShuma e percaktuar qe qeramarresi i paguan qeradhenesit.-pagesa per investimin mbi pronen-pagesa per riparimet mbi pronen-pagesa per sherbimet e bera mbi pronen5.Menyra e perfundimit te lizingut-Lizingu pefundon me mbarimin e kontrates.-Menyra te tjera te mundshme-Kontrata mund te rinovohet-Prona i kthehet qeradhenesit dhe ai ka te drejte t„ia shes nje pale tjeter-Qeradhenesi ia shet pronen qeramarresitADACilat janë format e ndryshme të leasing?Kontrata e leasing mund të jetë e formuluar në tre mënyra: leasing financiar, leasing operativ dhelease-back.1. Leasing financiar: është i karakterizuar nga një raport trepalësh në të cilin shoqëria e leasing që ushtron aktivitetin ndërmjetës blen mallin nga furnizuesi dhe ia jep në leasing ndërmarrjes përdoruese e cila merr përsipër të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë më të. Malli zgjidhet direkt nga përdoruesi pranë furnizuesit, me të cilin vendos modalitetet e shitjes ndaj përdoruesit. Në mbarim të afatit të kontratës, përdoruesi mund të blejë pronësinë e mallit duke ushtruar të drejtën e blerjes.2. Leasing operativ: shpeshherë është i karakterizuar nga një raport dypalësh në të cilin prodhuesi i mallit e jep në leasing drejtpërdrejt ndërmarrjes përdoruese. Kjo mund të mundësohet edhe nga një ndërmjetës financiar, në këtë rast do të kemi të bëjmë, si për leasing financiar, më një raport trepalësh. Kontrata në përgjithësi përfshin edhe asistencën, mirëmbajtjen, riparimin e mallit. Gjithashtu, në leasing operativ nuk parashikohet shlyerja e blerjes finale të mallit. Pergjithsisht, perdoret per kompjutera, pajisje zyre, autovetura, kamione, telephone, etj.3. Lease Back: ndërmarrja përdoruese shet një mall të sajin (instrument i dobishëm për aktivitetin e saj) një shoqërie të leasing, e cila në të njëjtin moment ia jep në leasing. Ndërmarrja për përdorimin e mallit, do të paguajë këste periodike më të drejtën për ta blerë mbrapsht në skadim të kontratës së leasing. “Lease Back” i siguron ndërmarrjes një fare likuiditeti që rrjedh nga shitja e mallit dhe të gjitha të mirat e leasing, ndër të cilat lehtësi fiskale dhe përmirësim të profilit të kapitaleve.
  • 4. 4.Lizing i drejteperdrejte • Lizing dypalesh • Lizing trepaleshNe lizing e drejtperdrejt qeramarresi dhe pronari i prones jane dy njesi ekonomike te ndryshmenga njeri tjetri.Nje lizing i drejtperdrejt qe ndahet ne dy tipe:Lizing dypaleshKemi dy pale:furnizuesi i pajisjeve(qeradhenesi dhe qeramarresi).Lizing trepalesh.Ky lizing perfshin nje pale te trete.Qeradhenesi mer hua nje pjese te cmimit te blerjes se pronesnga pala e trete, prona e blere ne kete menyre mbahet si siguri kundrejt huase.Huadhenesipaguan per qerane direkt nga huamarresi dhe tepricat qe dalin pasi plotesohen kushtet ehuadhenesit, i kalojne qeradhenesit.5.Lizing me nje investitor: ky lloj ka vetem dy pale qeramarreson dheqeradhenesin.Qeradhenesi financon te gjithe investimet nepermjet nje lidhjeje ndermjet borxhitdhe fondeve te kapitalit. 6.Lizing i brendshem: ky eshte nje transaksion lizingu ku te gjitha palet e kontrates qeramarresdhe qeradhenes jane banues te nje shteti. 7.Lizing nderkombetar :ky ndodh kur palet jane ne shtete te ndryshme.GONILDACilat janë avantazhet dhe disavantazhet?Avantazhet Të lejon të blesh mjete prodhimi pa pasur nevojën të bllokosh të ardhura financiare, pra pa shtuar nivelin e borxhit; nuk duhet të përballosh kostot e amortizimit ose kostot financiare të lidhura me përdorimin e huave; në aspektin fiskal ke lehtësira të ndryshme: i) këstet e leasing duke plotësuar disa kushte mund të shkarkohen krejtësisht nga taksat; ii) lejon ndarjen e TVSH (IVA) në këste periodike; nuk të kërkohen garanci të tepërta dhe të ofrohet disponibiliteti i mallit pa shpenzime të mëdha fillestare. Opsione me afatgjata se cdo kredi bankare, zakonisht 3 deri ne 5 vjet Pergjithsisht nuk mund te anullohen,duke siguruar kredibilitet ne biznes Ne rast recensioni, leasing ndihmon bizneset kur pjesa me e madhe e tyre kane perfitime te uleta taksashPra, mund te themi se leasing sjell:  FleksibilitetBizneset kane nevoja te ndryshme, modele te ndryshme fluksi monetar dhe fluksi te ardhurash.Afati I nje kontrate qiraje (lease) pergjithsisht percaktohet nga gjendja vetjake e biznesit. Biznesi
  • 5. eshte I afte te krahasoje pagesat me te ardhurat e pritshme dhe perfitimet qe sjell perdorimi Iaseteve.  Avantazhe ne TaksaTek kredite, zbritja e interesit dhe zhvleresimi perfaqesojne vetem nje pjese te shpenzimevetotale. Tek nje kontrate qiraje,megjithate, thjesht zbritet pagesa e qirase sin je shpenzim biznesiLeasing I jep mundesi biznesit te perfitoje nga pagesa e kapitalit.  Ruajtje te kapitalit te punesPagesat e nje kontrate qiraje sigurojne permiresim te fluksit monetar ne krahasim me pagesat ekredive ose blerjeve cash. Pagesa e pare e nje kontrate qiraje zakonisht eshte me e ulet se njekredi paradhenie, dhe ne disa shtete taksa e blerjes mblidhet per gjate gjithe kohes qe funksiononkontrata, jo me perpara.  Menaxhim te Vleres se AsetevePergjithsisht, eshte mire qe te zoterosh objekte qe rriten ne vlere, dhe objekte me qira qezhvleresohen. Leasing ndihmon ne minimizimin e riskut te zhvleresimit te vlereva te pajisjes, qemundeson perdorimin me me efikasitet te asetit.  Me Pak RrezikKur një brez i ri i pajisjeve të vihet në dispozicion, ju do të keni fleksibilitetin për ti përmirësuarapo shtuar. Zgjedhja është e juaja. Ju kurrë nuk do të ballafaqoheni me barren e te pasuritpajisjeve të vjetra ose të vjetëruara.Disavantazhet Blen vetëm të drejtën e përdorimit (jo pronën) e të mirave materiale dhe të drejtën për ta përdorur; duhen paguar këstet e leasing; duhen përballuar kostot në lidhje me shumat për sigurimet që shoqëria e leasing të vendos.Pra, leasing shkakton:  Kosto e PergjithshmeDisavantazhi me I madh I leasing eshte qe shpenzimet qe do te kryhen pergjate kohes seperdorimit te asetit do te jene me te larta sesa po te blihej. Kjo ndodh per shkak se pagesat eqirase duhet te kompensojne qiradhenesin jo vetem per blerjen dhe kostot e financimit, por edheper rrezikun qe mbart qiradhenesi duke qene vazhdimisht ne zoterim te aseteve. Kryerja e njeanalize te plote te parave eshte e dobishme per te vleresuarndryshimin ne kosto ndermjet leasingdhe blerjes.  Asnje Interes PronesiePagesat e qirase ne pergjithsi nuk nuk vendosin barazi per pajisjet me qira, pra ne fund te qirasenuk do te kemi pauri te prekshme per te treguar per pagesat e kryera. Kjo mund te jete edhimbshme ne rast se eshte nenvleresuar se tepermi vleren e pajisjes ne fund te qirase. Negocimi
  • 6. I nje opsioni blerjeje ku nje pjese e pagesave te qirase depozitohet ne cmimin e blerjes, eshte njemenyre efikase per te krijuar barazi ne pronen e dhene me qira.  Angazhim Ndaj PronesPasi nenshkruhet nje kontrate qiraje, pergjithsisht ekziston angazhimi per te bere pagesat per tegjithe kohezgjatjen e qirase edhe kur ndalohet se perdoruri nje prone. Pjesa me e madhe epajisjeve me qira ose nuk mund te anullohen, ose vendosin nje gjobe te forte per nderprerje teparakohshme.JONALizingu ne ndermarjet hoteliere turistike • Marrja me qera e nje hoteli eshte nje kontrate ndermjet qeramarresit dhe pronarit duke i dhene zoterim ekskluziv te prones qeramarresit per nje periudhe te caktuar kohore. • Kjo i jep qeramarresit te drejten e zenies dhe te perdorimit te prones per nje periudhe ose afatin e caktuar ne kontraten e qerase.Kontrata e qerase shpjegon detyrimet ligjore qe palet kane rene dakort dhe duhet tu permbahen. • Periudha e dhenies se qerave mund te shkoje nga 1 ne 99 vjet. Zakonisht ne kohet e sotme jipen per 125 vjet ndersa disa qera te koheve me te hershme jipeshin per 99 vjet.Cdo qera e dhene per me teper se 21 vjet konsiderohen si nje qera e” gjate”.Zoterimi i prones mund ti rikthehet pronarit te tokes kur te mbarojeafati i qerase, ne keto kushte qeramarresi mund te kene akoma tedrejten te qendroje ne prone nga pushteti vendor dhe ligjit te strehimitte vitit 1989-nepermjet nje”mareveshjeje qeramarrjeje ne tregun eqerase”.Gjithashtu ata kane serish te drejtat e tyre ligjore.Qeramarresitnormalisht duhet te paguajne qera per token proanarit te prones tepasurise.Kjo duhet te paguhet ne daten e caktuar,sipas kerkesesspecifike te pronarit.Cilet hotele mund te hyje ne procesin e Lizingut?
  • 7. Lizingu mund te jete zgjedhja e duhur pavaresisht mases se biznesit.Lizingu mund te ndihmoje cdo hotel te ruaje para qe nga hotelelet me5 yje e deri tek ata me 0 yll. Edhe nese hoteli eshte i pavarur apo pjesee nje zinxhiri hotelier,mjafton te bej lizingun e duhur qe pershtatet perbiznesin.Cfare mund te marret me qira? Hotelet mund te marin me qira shume pajisje te nevojshme.Ato mund te jene: -Krevatet,tavilinat,dollapin,karriget dhe mobilje te tjera. -Pajisje elektronike,televizoret,dhe sistemet kompjuterike. -Vegla te ndryshme te hoteleve. -Tepete,parketin,moketin,carcafet,perdet,grilat.ADABenifitet e lizingut ne hotele.Lizingu mund te na ndihmoje te ruajme nje kapital pune te konsiderueshme dhe te uleshpenzimet e medha si dhe te na ndihmoje te peqafosh tendencat e reja ne dekor dhe ne dizajn.Lete shikojme disa benifite ne detaje. Te ruash kapitalin e punes-Kur merr me qera pajisjet e hotelit,nuk do te kemi nevoje per nje shume te madhe kapitali ndryshe nga cfare kerkohet kur pajisja blihet direkte.Kjo shume e ruajtur ose e mbetur nga marrja me qera e pajisjeve te jep mundesine per tu perdorur per shpenzime te tjera te pa parashikuara qe mund te na dalin gjate rruges. Te drejten e rimbursimit(menaxhimit te parave)-Kur merr me qera gjithmone jemi ne djeni te shumes fikse qe do te paguash gjate hgjithe periudhes se kontrates.Duke ditur kete gje mund te ndihmoje te menaxhosh me mire buxhetin per shpenyimet e tjera dhe mund te uli shpenzimet e biznesit ne pergjithesi. Te ulesh shpenzimet e medha fillestare-Te gjithe e dime qe te ngresh nje ndermarje hotelieret te cfaredolloj mase kushton.Lizingu mund tju ndihmoj per te ulur shpenzimet,dhe kjo gje do te jete me shume perfitim brenda viteve te para dhe ulja e shpenzimeve do jete e arritshme per biznesin.
  • 8. Te ndihmon te qe perqafosh tendencat e reja ne dekor dhe dizajn-Te praktikosh lizingun ne arredimin e mbrendshem te ndihmon te qendrosh ne kontakt me tendencat e fundit te modes duke eliminuar pajisjet e vjeteruara.Pajisjet e marra me qera mund te kthehen ose shkembegen gjate kohes duke bere pak ndryshime ne kontrate.Kjo gje mund te jap avantazhe ne konkurencen e tregut.IVAShembull: PANDOXPandox eshte nje nga kompanite kryesore hoteliere te Europes e themeluar ne vitin 1995 neSuedi, me nje portfolio te cilesise me te larte, qe perfshin hotele me nje numer te konsiderueshemdhomash, te shperndara ne dhjete shtete si dhe dhjete kompani operuese.Pandox bashkepunonme markat me te njohura te tilla si: Hilton, InterContinental, Hyatt, Scandic, Crowne Plaza,Radisson BLU, Holiday Inn, Clarion, Quality, Elite, First, etj. Pandox ka krijuar nje stiludheheqjeje informal ku nje nivel I larte ekspertize eshte kombinuar me burokraci te ulet dhemetoda efektive monotorimi. Fjalet kyce jane: frymezim, thjeshtesi, shpejtesi, ekspertize dheudhudheheqje e dukshme.StrategjiteKoncepti I biznesit i Pandox , i bazuar ne ekspertizen e pronave hoteliere, veprimtarise sehoteleve dhe zhvillimit te biznesit, eshte te zoteroje, zhvilloje dhe te lidhe kontrata qiraje me to.Kjo strategji eshte ndjekur vazhdimisht nga kompania qe ne momentin e formimit te saj rreth 15vite me pare. Themelet e strategjise se Pandox jane:1) Asetet-Pronat hoteliere ( Jane nje lloj asetesh qe kane vecorite e tyre ne dallim nga pronat etjera dhe kerkojne ekspertize te specializuar per te pasur zoterim aktiv) p.sh Pandox zoteron 121hotele me nje total prej 24.800 dhomash. 2) Modeli I biznesit (Per te pasur nje vlere sa me te larte, cdo hotel duhet te kete nje modelfleksibel biznesi qe I mundeson strategji adaptimi ndaj situatave) p.sh Pandox ka nje strukturekontraktuale qe perfshin kontrata qiraje (lizing), marreveshje menaxhimi dhe kontrate franshize.Pjesen me te madhe e perbejne kontratas e qirase (lizing) qe sjellin 76% te te ardhurave vjetore.3) Shperndarja gjeografike e tregut (Perqendrimi ndaj nje lloji aseti kerkon nje shperndarje tegjere gjeografike te tregut ne menyre qe te krijohen kushte zhvillimi dhe te perfitohet ngandryshimet e ciklit ekonomik te hotelit) p.sh Pandox eshte aktualisht I pranishem ne dhjetevende, ku Suedia perben tregun me te madh. Pandox perfaqesohet ne vende me nje kerkese teperzier kombetare dhe nderkombetare.4) Pozicioni dhe madhesia (Hotelet e medha me pozicione te favorshme rrisin potencialin dheulin rrezikun, duke u bere terheqes si per partneret,edhe per vizitoret. Keto hotele kanelikujdueshmeri me te larte dhe jane me te lehte per t‟u financuar) p.sh Te gjitha hotelet Pandoxjane te pozicionuara ne menyre te favorshme dhe permbajne mesatarisht 240 dhoma- gati tre derikater here me shume sesa nje hotel mesatar ne Europe.
  • 9. 5) Lloji I hotelit (Hotelet duhet t‟I perkasin segmenteve me cmim te larte) p.sh Portofolipermban hotele me cmim mesatar dhe te larte. Hotele qe I perkasin segmenteve te cmimit te lartejane InterContinental Montreal, Crowne Plaza Brussels City Centre dhe Hilton StockholmSlussen. Hotele me cmim mesatar perfshijne shume hotele Scandic dhe Holiday inn BrusselsAirport. 6) Zgjedhja e emrit te markes dhe partnereve (Pandox perpiqet te mbaje lidhje me nje rrjet tegjere kompanish hoteliere vendase dhe te huaje qe t‟i siguroje cdo hoteli marken me te mire) p.shAktualisht Pandox punon me tetembedhjete marka te ndryshme, te cilat jane te mirenjohura netreg duke siguruar nje rrjet unik dhe pozicion te vecante ne treg.GONILDATipat e qirase (leases)Vlera e nje hoteli si prone varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga permbajtja dhe formulimiI qerase (lease)per hotelin. Qellimi eshte qe te hartohet nje marreveshje ku te gjitha palevepjesemarrese t‟u jipet nje stimul per te permiresuar ne menyre te vazhdueshme perfitimet qesiguron hoteli. Perpara se Pandox te behet pjese e nje kontrate qiraje, behet nje analize e tregutqe perfshin ndryshime te njohura ne treg dhe konkurrence nga aktore te ndryshem. Modele tendryshme jane aplikuar ne kontratat e qirase qe te kufizojne rrezikun ne nje treg ne renie, pasi nerast te dobesimit te likujditetit te nje operatori, Pandox ka aftesine te menaxhoje opercaionet ehotelit ne fjale. Struktura e qirase udhehiqet nga faktore te tille si: tendencat e parashikuara tetregut, kunkurrenca lokale, investimet e planifikuara, si dhe zgjedhja e operatorit dheshperndaresit. Duke kombinuar llojet e ndryshme te kontratave te qirase, Pandox ka krijuar njestructure qiraje qe I siguron kompanise rritje te fluksit monetar, dhe ne te njejten kohe I ofronmbrojtje ndaj renieve te tregut nepermjet garancive te qirase.1)--Lizing i bazuar ne te ardhurat (Revenue-based leasing)Lizing I bazuar ne te ardhurat lidhet me shitjet qe kryen hoteli. Kjo forme qiraje I siguronPandox perqindje te fitimeve ne tregun ne teresi. Per te kufizuar rrezikun, ky lizing shpeshpercakton nje qira minimum (qira baze).2)--Lizing I bazuar ne rezultate (Result-based leasing)Lizing I bazuar ne rezultate nenkupton qe pronari I hotelit merr nje perqindje te netos operativete operatorit hotelier. Ky lloj lizing kerkon qe pronari I hotelit te kuptoje sistemin e kontrollitfinanciar te operatorit. Gjithashtu, mund te percaktohet nje qira minimum (qira baze).3)--Lizing I bazuar ne tarifa fikse (Fixed-fee leasing)Lizing I bazuar ne tarifa fikse perdoret ne tregje te stabilizuara dhe ne produkte hoteliere temirenjohura. Nje kontrate qiraje me tarife fikse kufizon faktorin e rrezikut, por edhe potencialin.
  • 10. Shembuj te hoteleve qe kane nenshkruar kontrata qiraje (leases)InterContinental MontrealHoliday Inn Brussels AirportHotel Berlin, BerlinHotel BLOOM! Brussels
  • 11. Crowne Plaza Brussels City CentreSkogshöjd and Park in SödertäljeJONALIZING (LEASING) NE SHQIPERI-Në Shqipëri, qiraja financiare u zyrtarizua me miratimin e Ligjit “Për qiranëfinanciare” në maj 2005. Ligji përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara nëfavor të zhvillimit të këtij sektori, meqenëse ai ul pasigurinë duke ofruarpërkufizime standarte qirasë financiare dhe sqaron rolin e palëve të përfshira në
  • 12. këtë kontrata. Gjithashtu, Ligji përcakton kriteret e subjekteve që do të ofrojnëshërbime lizingu.-Të gjitha subjektet që ofrojnë qira financiare liçensohen dhe rregullohen ngaBanka e Shqipërisë. Kërkesa për kapitalin minimal për subjektet e lizingut qëjanë filiale të bankave tregare, është 100 milion lekë (rreth 1 milion dollarëamerikanë). Kjo shifër është më e vogël për subjektet e pavarura të lizingut (20milion lekë ose 200.000 dollarë amerikanë). Duke bërë krahasim, vendet e tjera tërajonit kanë kërkesa më të ulta për kapital (p.sh.: 100.000 euro in Serbi) ose asnjëkërkesë fare. Këto kërkesa për kapitalin mund të jenë pengesë për hyrjen në treg tëpjesëmarrësve të rinj. Në Shqipëri, sektori i lizingut është ende në fazat e veta tëhershme, por mundësia për zhvillim është e konsiderueshme. Në mars 2007,veprimtaria e përgjithshme e lizingut në Shqipëri, arriti në 80 milion lekë(rreth 800.000 dollarë amerikanë). Kjo përfaqëson më pak se 0.05 % të kredivebankare për sektorin privat. Nga ana tjetër, qiraja financiare është krijuar sialternativë ndaj huadhënies bankare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dheindividët, në shumë ekonomi në zhvillim, në Evropën Lindore, ku bankat janëtreguar të paduruara për të krijuar kompani lizingu me qëllim që të shtrihen tesegmentet e klientëve, të cilët nuk janë të aftë të marrin hua (shih figurën 22).Volumi i veprimtarive të lizingut në vende, të tilla si Bosnja dhe Rumania (mbi 3% të PBB-së në të dy rastet), ofron njëfarë reference përsa i përket potencialit tëkëtij sektori në Shqipëri. Sipas një studimi të kohëve të fundit, që ka ndërmarrëKorporata Ndërkombëtare e Financave, tregu i mundshëm i qirasë financiare nëShqipëri është rreth 98.4 milion euro në kontrata të reja, në vit. Sipas këtyrevlerësimeve, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm si në qiranë financiaretë automobilave, ashtu edhe në atë të pajisjeve (përkatësisht, 37.6 milion euro dhe30.8 milion euro në kontrata të reja, në vit). Duke përdorur shifra nga vende të tjeratë rajonit, studimi vlerësonte se, në një periudhë afatmesme, qiraja financiaremund të zërë nga 13% deri në 19% të investimit të përgjithshëm në vend.Programi I lizingut ne Shqiperi u ndermor ne Tetor te vitit 2003 si njebashkepunim ndermjet Ministrise se Ekonomise se Shqiperise dheBashkepunimit Ekonomik Per Europen Jugore. Ligji mbi Qirane Financiare umiratua nga parlamenti shqiptar ne maj te vitit 2005. Ky ligj siguron kushtet e njekontrate qiraje financiare dhe eshte e nevojshme permbushja e disa kerkesaveminimale per kompanite qe deshirojne te jene qiradhenese. Lizingu sherben si njeburim alternativ financimi per zhvillimin e NVM-ve, te cilat jane vendimtare ne
  • 13. transformimin strukturor te ekonomise. Sektori i lizingut ne Shqiperi eshteakoma ne fazat e hershme te zhvillimit duke perfaqesuar vetem nje per qind tePBB-se se vendit. Gjashte kompani lizingu kane filluar aktivitetet e tyre nevendin tone, (Tirana Leasing), Raiffeissen Leasing, Credins Leasing, BiLeasing SSOGELEASE dhe Landlease Sh.A. BERZH- banka europiane per rikonstruksion dhe zhvillim ka mbeshteturzhvillimin e sektorit te lizing ne Shqiperi me nje hua prej 1milion euro pershoqerine “Landeslease”, e cila do te perdoret nga shoqeria per te zgjeruarsherbimet e saj per ndermarrjet e vogla dhe te mesme (NVM). Shoqeria poperqendrohet kryesisht ne ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ka eksperienca teshkuara ne leasing per automjetet, pajisjet dhe makinerite. Linja e kredise seBERZH-it do te ndihmoje “Landeslease” te zgjeroje bazat e saj te financimit dhedo te mbeshtese shoqerine ne aktivitetin e saj per te siguruar mjete financuese mete arsyeshme per NVM-te ne Shqiperi. Gjithashtu, projekti do te sherbeje si njeshembull pozitiv per shoqerite e reja leasing per te konsideruar hyrjen netregun shqiptar, duke rritur zhvillimin e sektorit te leasing. BERZH zoterohetnga 61 shtete dhe dy institucione nderqeveritare dhe mbeshtet zhvillimin eekonomive te tregut dhe demokracive ne shtetet nga Evropa Qendrore ne AzineQendrore.Kompani lizingu ne ShqiperiIVA1)—Raiffeisen Leasing AlbaniaRaiffeissen Leasing Albania vazhdon të jetë lider në tregun e leasing në Shqipëri. Në mbështetjetë përhapjes së leasing si pjesë të një kulture, si edhe në shërbim të bizneseve shqiptare të cilatgjithmonë e më teper kanë nevoje të sigurojnë dhe përdorin pajisje dhe makineri me cilësi tëlartë, është një staf i kualifikuar dhe i përkushtuar. Raiffeisen Leasing Sh.A ofron financime përblerjen e automjeteve, makinerive dhe pajisjve për të gjithë klientët e saj individë, mikrobiznese,biznese të vogla dhe të mesme si edhe korporata.
  • 14.  Autovetura Raiffesen Leasing Sh.a bashkepunon me te gjithe koncesionaret e makinave ne Shqiperi. Informacioni ne lidhje me cmimet e makinave ofrohet prane zyrave te kompanise dhe salloneve te shitjeve.  Mjete Transporti Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun shqiptar në lidhje me financimin e të gjitha llojeve të mjeteve të transportit duke filluar që nga furgonët, trailer, koka traileri, kamionë të lehtë e të rende dhe deri tek mjete të specifikuara të rënda si: dumpera, rimorkiatorë, etj.  Makineri Ndertimi Raiffeisen Leasing Sh.a është lider në tregun e financimit të makinerive tëndërtimit duke finacuar blerjen e një nje game të gjerë makinerish si:ekskavatrorë, fadroma, buldozerë, sonda, betoniere, pompa betoni, etj. Kjoështë eshte e mundur në sajë te interesave më te mira në treg të ofruara ngaRaiffeisen Leasing Sh.a, si edhe nga bashkepunimi i ngushtë meperfaqesuesit e autorizuar te tregtimit te makinerive të ndërtimit si: SpanosAlbania (CIFA, Dynapac, Astra), Caterpilar, Comermac (Hitachi),Unitrack Albania (JCB), Konti-Komatsu (Komatsu), etj.  Pajisje dhe Teknologji Raiffeisen Leasing Sh.a ofron pajisje dhe aparatura mjekësore, pajisje printimi dhe shtypshkrimi, pajisje informatike dhe telekomunikacioni, linja prodhimi dhe paketimi, makineri dhe teknologji bujqësore, si edhe shumë tipe të tjera pajisjesh teknologjikeADA2)—Tirana LeasingTirana Leasing eshte themeluar ne nentor te vitit 2004 ne Shqiperi dhe ofron sherbime leasingper makina dhe auotomjete transporti me kushte te specifikuara. Tirana Leasing eshte pjese e
  • 15. Grupit Banka rte Pireut dhe tregon seriozitetin e nevojshem per te permbushur me suksesobjetivat e synuara te grupit ku ajo ben pjese. Ajo eshte kompania e pare leasing e hapur nevendin tone, pasi deri ne ate kohe bizneset dhe individet mund te merrnin kredi vetem ngabankat, qe kerkonin garanci per dhenien e kredive, duke e veshtiresuar ne kete menyre kindjen ebizneseve te reja. Avantazhi I qirase financiare qendron pikerisht ne kete fakt, se shoqeria qe ejep qirane financiare nuk kerkon garanci per te, pasi vete objekti sherben si garanci. AktualishtTirana Leasing e ushtron aktivitetin e saj te qiradhenies financiare vetem per mjetet e transportit.Leasing ofrohet per nje periudhe te caktuar kohe gjate se ciles shlyhet detyrimi leasing nepermjetkesteve mujore qe paguhen per pjesen e financuar. Kjo forme leasing u jep mundesine klientevete kene gjithmone nje automjet te ri, pa pasur nevoje per kolateral. Se shpejti aktiviteti I TiranaLeasing ne qirane financiare do te shtrihet jo vetem ne mjetet e transportit, por edhe ne objekte tetjera, sic jane makinerite dhe pajisje te nevojshme per nje biznes apo prona te patundshme per tepermbushur nevojat e konsumatoreve. Specifikimet e leasing-ut jane:  Financim deri ne 80% te vleres se makines  Afati I financimit ne Euro eshte 1-5 vjet  Interes konkurrues ne Euro  Keste te barabarta qe perfshijne pjese kapitali plus interes mujor  Garanci eshte makina qe blihet me siguracion full kasko  Shpenzim adminiztrativ konkurrues ne treg  Siguracion TPL dhe sigurim jeteGOLDI3)—Landlease SH.ALandlease Sh.A eshte e para shoqeri aksionere e pavarur leasing ne Shqiperi. Landlease u krijuame iniciativen e disa bankiereve dhe biznesmeneve me shume pervoje shumevjecare ne nivelkombetar dhe nderkombetar ne tregjet bankare dhe financiare ne SHBA dhe Europe. Bordimenaxhues perbehet nga individe qe kane qene menaxhere dhe drejtore te pergjithshem banke neShqiperi, Europe dhe SHBA, te cilet kane themeluar dhe menaxhuar kompani te sukseshmeleasing ne vende te tjera. Menaxheret dhe stafi I shoqerise zoterojne mjaft njohuri dhe njeexperience financiare positive, te evidentuar ne nivel local dhe nderkombetar.  Sherbimet per BizneseLandeslease mundeson financimin e aseteve te ndryshme pa limit maksimal. Ofron financimin eautomjeteve si dhe pajisjeve, si te reja ashtu dhe atyre te perdorura. Sale Lease Back eshte njesherbim I ofruar nga Landeslease ndaj kompanive te ndryshme. Ky sherbim mundeson rritjen elikuiditetit te kompanive. Ky sherbim konsiston ne shitjen te Landeslease e pajisjeve osemakinerive te blera nga vete kompania, te cilat me pas paguhen me keste gjate periudhes seqerase financiare. Ne kete menyre Landeslease I mundeson likuiditet kompanise. Sub Lease,gjithashtu eshte nje sherbim I cili I ofrohet furnitoreve te Landeslease, te cilet mund te perdorinasetet e financuara nga Landeslease dhe ti japin te drejte paleve te treta ti perdorinato.Landeslease, gjithashtu ofron mundesine e financimit ndaj bizneseve te reja, biznese te cilatkane nevoje per automjete transporti apo pajisje te specifikave te ndryshme per te ofruar sherbimcilesor ndaj klienteve te tyre. Dokumentat e kerkuara ndaj bizneseve jane:Te dhenat financiare tevitit te fundit fiskal (Bilanc); Dokumentat ligjore te kompanise (NIPT, QKR, Statut, AktThemelimi).
  • 16.  Sherbimet per IndivideKryen aprovimin e kerkesave te individeve ne menyre te menjehershme, brenda 24 oresh ngaparaqitja e dokumentacionit te kerkuar: Vertetim te ardhurash Fotokopje pasaporte / karte identitetit Fotokopje leje drejtimi Certifikate familjareLandeslease mundeson financimin e te gjitha llojeve te ndyshme te autoveturave, nebashkepunim me te gjithe koncesionaret qe operojne ne tregun shqiptar, duke iu pershtatur memire kerkesave te klienteve te saj.Per makinat e reja kohezgjatja e financimit varion nga 12 deri ne 60 muaj.Per makinat e perdorura kohezgjatja e financimit mund te arrije deri ne 48 muaj.Bashkepunimi me kompanite me te medha te sigurimit ne Shqiperi, duke bere te mundur qe percdo dem qe mund ti ndodh asetit te pergjigjet kompania e sigurimit. (kompania e sigurimit mundte zgjidhet nga vete klienti).  AutoveturaLandeslease bahkepunon me te gjithe koncesionaret e makinave qe operojne ne tregun shqiptar.Ju mjafton te zgjidhni makinen qe deshironi, dhe me pas mund te kontaktoni drejtpersedrejti mestafin e Landeslease, ose mund te ndermjetesoje secili prej personave te kontaktit ne secilin prejkoncesionareve. Disponibilitet per t‟ju pergjigjur kerkesave ne kohe record duke bere temundur qe aplikimi dhe kerkesa te aprovohet brenda 24 oresh. Gjithashtu, ne rast se jeni tepavendosur, stafi I Landeslease mund t‟ju sygjeroje makinen qe I pershtatet me shume kerkesavedhe buxhetit tuaj.Landeslease mundeson financimin e flotave te ndryshme kompanive te mesme dhe te medha.Gjithashtu ajo ofron dhe financimin e automjeteve te tipeve dhe llojeve te ndryshme ngafurniture te huaj te cilat mund te importohen dhe te perdoren brenda dhe jashte territorit terepublikes se Shqiperise sipas kerkesave te klienteve.  Makina Tregtare dhe Automjete per BizneseAutomjete Transporti 1. Autobuze 2. Autovetura 3. Automjete komerciale te llojeve te ndryshme 4. TraileraMakineri Levizese 1. Pirune (veteshkarkues) 2. Kamione transportues 3. Vinca te madhesive dhe tonazh te ndryshem
  • 17. Makineri Ndertimi 1. Ekskavatore 2. Betoniere 3. Buldozera  Pajisje te NdryshmeLandeslease u mundeson bizneseve te vogla te mesme, dhe te medha financimin e pajisjeve dheaparaturave te ndryshme si psh:Pajisje Printimi 1 . Makineri Printimi 2. Printer Dixhital 3. Pajisje fotografike (per perpunim fotosh)Pajisje Industriale 1. Pajisje perpunim tekstilesh 2. Perpunim Druri 3. Pajisje AmbalazhimiPajisje Mjekesore 1. Skanera 2. Radiografi 3. Laboratore 4. Pajisje Dentare 5. etjPajisje Kompjuterike 1. Servera 2. Plotera 3. Skanera te medhenj 4. etj
  • 18. JONA4)—Credins LeasingCredins Leasing ka si fushë veprimi financimin e mjeteve të lëvizshme(autovetura, kamionë e makineri të rënda) të linjave dhe makinerive të prodhimit sidhe financimin e pronave të patundshme. Credins Leasing, është një ngashoqëritë pararojë në fushën e financimeve Leasing. Me procedura të shpejta,një shërbim cilësor dhe përkushtim maksimal kompania bën më të lehtë dhe mëkomode financimin për: autovetura, kamione, autobuzë, pajisje dentare emjekësore dhe së fundmi edhe pasuri të patundshme. Ekspertët e leasingut do juofrojnë modelin e financimit që i përshtatet sa më mirë buxhetit tuaj duke shërbyeredhe si konsulente financiare.5)—SOGELEASE
  • 19. Nepermjet filialit te saj SOGELEASE ALBANIA, Societe Generale Albaniaofron zgjidhje individuale nepermjet qeradhenies financiare per nje kategorite gjere asetesh.SOGELEASE mund te mbuloje: Mjetet per transportin publik ose te mallrave Instrumenta makinerish Makineri ndertimi Automjete Pajisje Pajisje printimi, etj.Perfitime: Ruajtja e likuiditetit Pagesat e qerase financiare jane te zbritshme per efekt tatimor, gje qe con ne optimizimin tatimor te investimit Skemat e pageses mund te strukturohen ne menyre fleksibel me pagesa lineare (mujore ose tremujore) Planifikimi i lehte financiar i kostove dhe fluksit te parase (keste fikse) Proces me i shpejte Kursim kohe dhe burimesh njerezore Zgjidhje individuale / fleksiblePerse te zgjidhni «leasing» me ne? Perqindje me te larte financimi ne treg Zgjidhje fleksible Perqindje interesi te personalizuaraKonkluzione dhe rekomandimeADA • Lizing mund te permbush kerkesat e bizneseve te vogla, te mesme dhe te medha, mund te krijoje nje avantazh te madh konkurrues sin je opsion financiar qe ofron shume perfitime. Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri • NVM kane nje rol kryesor ne procesin e tranzicionit, perbejne pjesen me te madhe te bizneseve private qe operojne ne Shqiperi dhe jane burim kryesor I punesimit per shkak te permasave dhe pershtatshmerise se tyre.
  • 20. GOLDI • Per arsye te rrezikshmerise se larte, si struktura e bizneseve shqiptare, veshtiresi per te pranuar pasurite e patundshme si hipoteke per shkak te situates aktuale qe lidhet me pronesine, bankat me shume ofrojne kredi afat-shkurter, te cilat jane te pranueshme per tregtaret, por jo per kompani prodhimi me investime afat-gjataDuke filluar nga viti 2005, kater kompani lizingu veprojne ne Shqiperi, sipas Ligjit per Lizingun Financiar te miratuar nga Parlamenti Shqiptar ne maj te 2005 • Legjislacioni pritet te mbushe nje boshllek te rendesishem financiar rreth NMV shqiptare (nderrmarjeve te vogla dhe te mesme), te cilat kane shpesh nevoje per pajisje te reja por nuk mund te permbushin kushtet e kredive nga bankat lokale per te kryer blerjen. • IVA • Eshte shume e rendesishme: • -te trajnohet personeli dhe zyrtaret e bankes per te kuptuar rendesine e NVM-ve • -te stimulohen dhe perfshihen te rinjte ne menaxhimin e NMV-ve • Mund të jetë e nevojshme që të përmirësohen kapacitetet rregullatore dhe mbikëqyrëse me qëllim që rreziqet e mundshme që paraqet rritja e përdorimit të qirasë financiare, Te monitorohen në mënyrë të përshtatshme dhe që instrumenteet të përdoren siç duhet. Mungesa e vetëdijes nga ana e kompanive dhe stimujt e kufizuar për të nxitur bankat që të përfshijnë produke të reja, gjithashtu, kufizon mundësitë e qirasë financiare në Shqipëri JONA • Zhvillimi i sektorit të lizingut do të varet në masë të madhe nga eleminimi i pasigurive që lidhen me trajtimin tatimor të qirave financiare. Megjithëse kuadri ligjor për qiranë financiare është përmirësuar, trajtimi financiar i qirasë financiare mbetet i paqartë, sidomos në lidhje me trajtimin e taksës së vlerës së shtuar (TVSH). Për importet e pajisjeve dhe pagesën e qirasë për qiratë operative financiare zakonisht aplikohet një normë TVSH-je prej 20 % . Sidoqoftë, mbetet ende për t‟u sqaruar aplikimi i TVSH-së për qiranë financiare. Nga njëra anë, rregulloret e taksave që kanë ekzistuar përpara Ligjit “Për qiranë financiare” duket se aplikojnë TVSH mbi interesin për qiratë financiare. Nga ana tjetër, qiraja financiare përkufizohet si një shërbim financiare dhe, prandaj, duhet të përjashtohet nga pagesa e TVSH-së mbi interesin. Gjithashtu, nuk është e qartë procedura për riimbursimin e tatimit të tepër të TVSH-së. Ligji “Për qiranë financiare” nuk parashikon udhëzues për këtë, por këto çështje duhet të trajtohen në afat të shkurtër me qëllim që të shmanget pasiguria në këtë sektor. Koncepti i qirasë financiare është relativisht i ri për Shqipërinë dhe do të duhet të bëhen përpjekje të konsiderueshme për të rritur sensibilizimin e tregut. Në të njëjtën kohë,
  • 21. bankave shqiptare u mungon ekspertiza lidhur me këto produkte dhe mungesa e përvojës ndërlikon çështjet e vënies së çmimeve dhe të sekuestros. Për më tepër, stimujt për të nxitur bankat që të krijojnë produktet dhe ekspertizën e nevojshme janë shumë të kufizuara, duke patur parasysh faktin se kërkesa e paplotësuar për kredi lejon shtrirjen e shpejtë të operacioneve në segmente më tradicionale.Bibliografiahttp://siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqiperia_Aksesi_per_kredi_08.pdf