Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

8,783 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
8,783
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
201
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

  1. 1. BAZAT EKRIMINALISTIKËS ME TAKTIKËNKRIMINALISTIKE Doc.Dr. Borislav Petroviq PRISHTINË 2006 FSK/S – 06/06
  2. 2. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“Përmbajtja:KAPITULLI I PARË: PUSIAKAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARËKAPITULLI I TRETË: RACIA1. Përgatitjet për raci2. Taktika e zbatimit të racisë2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë2.2. Dalja në vendin e racisë2.3. Bllokada e brendshme2.4. Bllokada e jashtme2.5. Prezantimi zyrtar2.6. Legjitimimi2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve2.9. Arrestimi2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë2.11. Shoqërimi2.12. Zhbllokimi2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë2.14. Bastisja e personave2.15. Vërtetimi i identitetit2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike2.18. Biseda informative2.19. Bastisja e shtëpive dhe hapësirave tjera2.20. Verifikimi i alibisë2.21. Përfundimi i racisë2.22. Analiza e racisë2.23. Raporti mbi racinëKAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT 1
  3. 3. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL1. Hyrje2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar4. Përcjellja e fshehtë këmbë5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportueseKAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL1. Vërejtje hyrëse2. Kallëzimi penal i policisë2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë2.3. Të dhënat mbi parashtruesin e kallëzimit penal2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar2.4.5. Të dhënat mbi masat dhe veprimet e ndërmarra2.4.6. Të dhënat mbi dëshmitë2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmet dhe të dëmtuarin3. Shtesat e kallëzimit penal4. Plotësimi i kallëzimit penalKAPITULLI I SHTATË: BASTISJA1. Koncepti i bastisjes2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë3. Objektet e bastisjes3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera3.2. Hapësira e hapur3.3. Pasuria3.4. Personat4. Baza juridike e bastisjes4.1. Marrja e vendimit për bastisje4.2. Bastisja me urdhëresë të gjykatës 2
  4. 4. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“4.3. Bastisja pa urdhëresë të gjykatës5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme6. Kushtet juridike për bastisje6.1. Koha e bastisjes6.2. Prania e obliguar gjatë bastisjes6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarëve6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit6.5. Përdorimi i forcës gjatë bastisjes6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes6.7. Prania e mbrojtësit në bastisje6.8. Procesverbali për bastisjen7. Taktika e bastisjes7.1. Bastisja e shtëpisë7.1.1. Përgatitjet për bastisje7.1.2. Plani operativ i bastisjes7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë8. Bastisja e personave8.1. Bastisja provizore e personave për çështje të sigurisë8.2. Bastisja e detajuar e personave9. Bastisja e mjeteve transportuese9.1. Bastisja e automobilave të udhëtarëve9.2. Bastisja e autobusëve9.3. Bastisja e automjeteve transportuese të mallrave9.4. Bastisja e trenit9.5. Bastisja e objektit lundrues9.6. Bastisja e aeroplanit9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe automjeteve tërheqëse9.8. Bastisja e objekteve publike9.9. Bastisja e hapësirës së hapurKAPITULLI I TETË: KONFISKIMI I PËRKOHSHËM1. Konfiskimi i përkohshëm2. Procesverbali i konfiskimit të përkohshëm 3
  5. 5. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëmKAPITULLI I NËNTË: INSPEKTIMI DHE REKONSTUKSIONI1. Kuptimi i inspektimit2. Karakteristikat e inspektimit3. Detyrat e inspektimit4. Organi inspektues5. Tekniku i kriminalistikës si person kompetent6. Inspektimi dhe ekspertët7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor7.1. Aspekti kriminalistik7.1.1. Procedimi i kujdestarisë operative7.1.2. Fazat e inspektimit8. Rekonstruksioni i ngjarjes 4
  6. 6. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“KAPITULLI I PARË: PUSIAPusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin dhevëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhearrestimit të autorëve të veprave penale.Për sukses të pusisë është e rëndësishme tu përmbahemi parimevekriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë). Dukepasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësishtkarakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë epërbëjnë konspiracioni dhe befasia. Konspiracioni është i rëndësishëm gjatëpërgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe vëzhgimine fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë të personaveinteresantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e veç. Gjatëpushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi, konspiracioni duhettë jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe pusia nuk do të jetëefikase.Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe irrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, siedhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale.Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojëpersoni ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhetstërshitja e drogës. Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret, sheshet,udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat, stacionet eautobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar.Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë vepratë ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz, falsifikimi i parave dhedokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj.Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet vlerësimii vendeve ku planifikohet vepra penale. Në të vërtetë, në qoftë se policiasiguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër të caktuarpenale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset pikërisht nëobjektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë. Në këtë rast, qëllim ipusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i kriminelëve.Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera kriminalistike ehetimore, siç janë: arrestimi, bastisja e personave dhe objektit, shoqërimi,marrja në biseda informative etj.KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARËNë shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me stërvitjespeciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë. Shqisate qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e dëgjimit teqeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe shqisa e të parit,sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se sa njeriu dhe, përveçkësaj, sheh mirë edhe në terr. Por, shqisa e të nuhaturit është shqisa më me 5
  7. 7. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka dëshmuar se të nuhaturit eqenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa të nuhaturit e njeriutgati një milion herë.Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre,qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra tëndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë përlidhje dhe qentë sanitarë.Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues. Ata mund të shërbejnëpër gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve të vepravepenale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese.Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa drogave,qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e kanabisit dheopiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës është enevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet stërvitjes,disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa drogavehalucinogjene dhe amfetaminave.Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin. Ata mund tëpërdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave,automobilave të udhëtarëve, trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhemagazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhehapësirave të hapura. Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit,mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse ështëfutur para pak kohësh.Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që qenitë dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur droga.Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të zbulojështëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në objektin ecaktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi. Natyrisht, gjurmimi duhet të bëhetnën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në mënyrë qëobjekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Sëkëndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi ipolicit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur,në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të nuhaturittë qenit në secilin rast konkret.KAPITULLI I TRETË: RACIARacia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e hapësirëssë hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të gjithëve dhekontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës. Në rastet e zbulimittë personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen dheshoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik,kurse mjetet konfiskohen përkohësisht.Marrja e vendimit për zbatimin e racisë nënkupton ekzistimin einformacioneve se në një hapësirë të caktuar ose në një objekt të caktuar 6
  8. 8. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“tubohen persona të shpallur në kërkim, persona që dyshohet se kanë mjetepër kryerjen e veprave penale, persona që përgatisin ose planifikojnëkryerjen e veprave penale, si dhe personat që kanë kryer vepra penale pornuk janë identifikuar si të tillë.Pas marrjes së vendimit për zbatimin e racisë është e domosdoshme tëhartohet plani i veprimit dhe në bazë të tij të bëhen verifikime dhe përgatitjetë detajuara, pa të cilat nuk mund të zhvillohet një raci.1. Përgatitja e racisëNë kuadrin e përgatitjeve të racisë është e domosdoshme të bëhet verifikimii të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me personat apo me mjetet eveprave penale si edhe mbi objektin ku do të zhvillohet racia, sepse kjo ështëshumë e rëndësishme.Kur bëhet fjalë për persona të dyshuar, atëherë është e nevojshme tëgrumbullohen sa më shumë informacione mbi biografinë e tyre kriminale siedhe mbi lidhjet e tyre me kriminelë të tjerë. Po kështu, është e nevojshmetë sigurohen sa më shumë informacione për strukturën e veprimtarisëkriminale me të cilën merren personat e dyshuar, sepse prej kësaj varetzgjedhja e taktikës së kontrollimit dhe bastisjes së hapësirës, gjegjësishtkarakteristikat morfologjike të disa mjeteve të caktuara të veprave penale.Duhet të theksohet posaçërisht rëndësia e vëzhgimit të fshehtë të objektit tëracisë. Pa vëzhgim të objektit të dyshuar nuk është e mundur të përcaktohentë gjitha karakteristikat e tij, kështu që nuk është e mundur të përcaktohetnumri i policëve që do të marrin pjesë në raci dhe as taktika precize përzbatimin e racisë.Më në fund, pa përgatitje të mira nuk do të mund të hartohet as planiadekuat për zbatimin e racisë.2. Taktika e zbatimit të racisëRacia mund të fillojë vetëm pasi të gjithë policët të jenë njoftuar me planin.Këtu është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht prej specifikës sësecilës situatë konkrete, ndërmarrja e veprimeve të caktuara kriminalistikeose hetimore duhet të rrjedhë sipas orarit të caktuar. Kjo do të thotë se raciaparaqet një mozaik të veprimeve të përcaktuara me saktësi, efikasiteti i tëcilave, para së gjithash, varet pikërisht prej rendit të veprimeve tëndërmarra. Për këtë arsye, është e domosdoshme që policët ti përmbahenmetodologjisë së racisë, e cila bazohet mbi kërkesat e praktikësbashkëkohore kriminalistike.Racia fillon me vëzhgimin e fshehtë të objektit ose hapësirës së caktuar dhevazhdon me bllokadën e brendshme dhe të jashtme, me legjitimin,kontrollimin ose bastisjen e personave dhe hapësirës, me konfiskimin epërkohshëm të mjeteve, me arrestimin dhe shoqërimin e personave tëdyshuar në lokalet e policisë, e pastaj me zhbllokimin e objektit ose 7
  9. 9. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“hapësirës dhe me vëzhgimin e objektit ose të hapësirës, që paraqetpërfundimin e pjesës së parë të racisë.Pjesa e dytë e racisë fillon në lokalet e policisë, së pari, me bastisjen edetajuar të personave të shoqëruar, me konfiskimin e përkohshëm tëmjeteve eventuale, e pastaj mund të fillojë me marrjen në bisedëinformative. Varësisht prej rastit konkret, pason ndërmarrja e veprimevetjera, siç janë: bastisja e shtëpisë apo hapësirave tjera, verifikimi i alibisëdhe dërgimi i personit të arrestuar në institucionin ndëshkues-korrektues apolirimi i tij nga arresti. Pas përfundimit të racisë organizohet një takim i tëgjithë pjesëmarrësve, në të cilin bëhet analiza kritike e racisë e pastajhartohet raporti përfundimtar.2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisëRacia mund të zbatohet në objekte të caktuara, siç janë: diskotekat,kafeteritë, restorantet, hotelet, stacionet e autobusëve e stacionet e trenave,si edhe në hapësira të caktuara të hapura, siç janë: tregjet e plaçkave,sheshet, pjesët e lagjeve, ndonjë rrugë e caktuar, vend-piknik, etj. Para setë shkojë policia në vendin e caktuar, është e domosdoshme që ai vend tëvëzhgohet. Për këtë punë është e mjaftueshme të angazhohen dy-tre policë,të cilët do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë objektin ose hapësirën ecaktuar si edhe rrethinën e afërt. Ky vëzhgim fillon disa orë para kohës sëcaktuar për fillimin e racisë, zgjat gjatë gjithë kohës së zbatimit të racisë dhepërfundon pas zhbllokimit të objektit ose hapësirës ku është kryer racia.Vëzhgimi i fshehtë bëhet me qëllim të vërejtjes së ngjarjeve ose zhvillimeveeventuale të pazakonshme ose të paparashikueshme. Mos vërejtja me kohëe ngjarjeve ose zhvillimeve të tilla mund të ketë ndikim të rëndësishëm nëefikasitetin e racisë, si edhe në vetë ndërmarrjen e racisë. Ngjarje dhezhvillime e tilla mund të jenë, p.sh. zbrazja e papritur ose mbyllja erestorantit, kafiterisë ose diskotekës, gjë që mund të ndodh rastësisht apo sipasojë e shkeljes së parimeve të konspiracionit. Po ashtu, është e mundur qënë rrugë të bëhet një bllokim i komunikacionit ose të kalojë ndonjëekskursion ose ndonjë vizitë e paplanifikuar e një delegacioni të caktuar, gjëqë mund të shkaktojë shtyrjen e kohës së caktuar për fillimin, madje edhendryshimin e datës së zbatimit të racisë. Prandaj, sigurimi me kohë mbirastet si këto që u përmendën ose të ngjashme do ti mundësojë udhëheqësittë racisë që të marrë vendime përkatëse, qoftë për heqjen dorë nga koha eplanifikuar për fillimin e racisë, qoftë për shtyrjen e racisë për disa ditë. Pra,qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri të madhpolicësh në një lokalitet të caktuar, në kushte dhe rrethana tëpaparashikuara apo të papërshtatshme, sepse kjo do të ndikonte negativishtjo vetëm në efikasitetin e tyre, por edhe do të vinte në pikëpyetjendërmarrjen e racisë në rastin konkret.Nëpërmjet vëzhgimit të rrethinës së ngushtë të lokalitetit ku zhvillohet raciamund të vërehet reaksioni i qytetarëve dhe i kriminelëve. Me interes tëveçantë është vërejtja e reaksionit të kriminelëve që kanë për qëllim 8
  10. 10. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“pengimin e punës së policisë. Këto vërejtja i përcillen menjëherë udhëheqësittë racisë, i cili ndërmerr masat e nevojshme, siç është, p.sh. dërgimi urgjente përforcimeve, në mënyrë që racia të mund të zhvillohet në mënyrë tëpapenguar. Më në fund, pas zhbllokimit të vendit të racisë, është me interestë vërehen reaksionet e caktuara dhe komentet lidhur me vetë racinë dhe,eventualisht, të zbulohen kriminelët që kanë ardhur të marrin lëndët eveprës penale që nuk janë gjetur dhe nuk janë konfiskuar gjatë racisë.2.2. Dalja në vendin e racisëNë qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë qëeventualisht mund të ndikonte në planin e mëhershëm për zbatimin e racisë,pjesëmarrësit nisen në kohën e saktë nga stacioni i policisë dhe shkojnë nëvendin ku zbatohet racia. Dalja në vendin e racisë bëhet sipas rrugës sëpërcaktuar qartë në fazën e përgatitjeve. Në plan parashikohet saktë deri kumund të shkohet me automjete dhe prej ku shkohet këmbë, ashtu që tëruhet konspiracioni i plotë derisa të bëhet bllokada e objektit. Për këtë arsye,pavarësisht prej numrit të policëve dhe automjeteve, duhet të respektohetdrejtimi i lëvizjes që është caktuar më parë, qysh prej daljes nga stacioni ipolicisë e derisa të arrihet në vendin e ngjarjes.Natyrisht, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një drejtim lëvizjeje.Në vendin e ngjarjes, policët mund të veprojnë në mënyrë individuale ose nëgrupe, që do të thotë se është e dëshirueshme që ata të lëvizin edhe nëdrejtime të ndryshme, për të ruajtur konspiracionin. Ndryshimi eventual ilëvizjes së planifikuar mund të bëhet vetëm me urdhër të udhëheqësit tëracisë, në qoftë se për këtë shtrohet nevoja, si për shembull në rast tëndonjë aksidenti të komunikacionit ose të ngjashme.2.3. Bllokada e brendshmeBllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së jashtme,pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Numri ipolicëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet varësisht prejmadhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një numër i caktuar ipolicëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe duhet të jenërelativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal, hyjnë në objektin osehapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Ky duhet të jetëfunksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme, sepse kur të bëhetbllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të caktuara brendahapësirës së bllokuar.Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti. Nëqoftë se kjo është e pamundur, është e logjikshme që ata të përpiqen që tihedhin mjetet e veprës penale si edhe armët që mund ti kenë me vete. Këtëmund ta bëjnë në disa mënyra. Së pari, ata përpiqen që të fshehin shpejt eshpejt mjetet e veprës penale në vende më të përshtatshme, siç janë:ujëvara e Ë C-së, shporta e bërllokut, hapësirat brenda banakutose kuzhinës, kurse në hapësira të hapura mund të jenë gjërat e mbuluara,siç janë: kontejnerët e bërllokut, kanalizimi, të çarat në tokë, në mure apo 9
  11. 11. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“në drurë, etj. Së dyti, në qoftë se nuk kanë kohë që mjetet e veprës penaleti fshehin në vendet e përmendura, varësisht prej mjetit që kanë me vete,kriminelët kërkojnë ndihmën e të njohurve dhe njerëzve të ndershëm. Përshembull, drogën, paratë e falsifikuara, revolen ose thikën, kriminelët mundtua japin femrave që i njohin, për shkak se femrat janë më së paku tëdyshimta për policinë dhe kontrollohen në mënyrë më sipërfaqësore ngapolicia.Kriminelët evitojnë shumë shpesh kontrollin e policisë duke ua lënë mjetet eveprës penale personave të panjohur, të cilët gjenden në vendin e bllokuar.Pasi i shikojnë me kujdes që ti mbajnë në mend, ata ua lëshojnë në xhepapo në çantë mjetet e veprës penale, më shpresë se ata nuk do tëkontrollohen nga policia e pastaj do tua marrin përsëri. Në qoftë se nuk janënë situatë që në ndonjërën prej mënyrave të përmendura të lirohen ngamjetet e veprës penale, kriminelëve u mbeten dy mundësi: që ti asgjësojnë,nëse është e mundur, për shembull duke e hedhur drogën në ËC, kanalizim ose lavabo, ose duke i hequr prej vetës e veprës penale dheduke i lënë në hapësirën në të cilën gjenden. Përveç këtyre, duhet të kihetparasysh se disa persona, sidomos kriminelët që gjenden në arrati, përpiqentë fshehen, varësisht prej karakteristikave të hapësirës së bllokuar.Të gjitha situatat dhe ngjarjet brenda objektit ku zhvillohet racia mund tëvërehen nga policët që marrin pjesë në bllokadë, para së gjithash, dukevëzhguar në mënyrë të fshehtë gjithë hapësirën dhe njerëzit e pranishëm.Policët që bëjnë vëzhgimin e fshehtë brenda objektit të bllokuar, sipasnevojës, mund të reagojnë duke hequr dorë nga roli i tyre konspirativ,kështu që ata mund të veprojnë për të parandaluar asgjësimin ose fshehjene mjeteve të veprës penale, madje edhe duke penguar lëvizjen e kriminelëvee personave të dyshuar brenda objektit të bllokuar. Përveç kësaj, këta policëmund tu ofrojnë mbrojtje policëve që hyjnë në hapësirën e bllokuar dhekryejnë veprime të caktuara në kuadrin e racisë.2.4. Bllokada e jashtmePas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është bllokadae jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve dhedaljeve nga policët me uniformë. Bllokada e jashtme duhet të bëhet nëmënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy objektiva:së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e bllokuar dhe, sipasnevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda hapësirës sëbllokuar. Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe mundësia erezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj bllokada ejashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose mbështetje përpolicët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e personave tëcaktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që kriminelëve tu vijëndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e ndihmësit e tyre, nga jashtë.Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të mosparashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grupkriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të 10
  12. 12. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose hapësiraku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së jashtme duhet tëjenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në këso situatash.Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i qeneve të stërviturzyrtarë.2.5. Prezantimi zyrtarPavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme qëpolicët të prezantohen në mënyrë zyrtare. Të gjithë të pranishmit në brendaobjektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar dhe qëmënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale. Prezantimizyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohetracia dhe situatës së caktuar.2.6. LegjitimimiRenditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund tëjetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale. Në qoftë senë plan të parë duhet të jetë maturia, atëherë veprimi i parë i policisë duhettë jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë. Por, në rastin ezbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e qytetarëve qëgjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as njerëz tëdyshimtë. Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet tupërshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të moskufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtëarsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja tëprishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave tëpranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuarparaprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit, vlerësohetnëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të bllokuar apoduhet të lirohet të dalë jashtë. Eliminimi i shpejtë i personave që nuk janë tëdyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe për sigurinë epolicisë dhe të personave tjerë brenda objektit. Personat që konsiderohen tëdyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të veçanta (në qoftë sebrenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një pjesë të caktuar tëhapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë, mbahen nën vrojtimin epolicisë deri në përfundim të racisë.2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisëMeqenëse, në raste të zbatimit të racisë, bastisja bëhet në vende publike,është e natyrshme që bastisja të mos jetë e bastisje individuale e detajuar, siveprim hetimor, por si bastisje preventive për arsye të sigurisë. Në tëvërtetë, policët mund ti bastisin personat e caktuar, në qoftë se ekzistondyshimi se ata kanë armë ose mjete të përshtatshme për sulm fizik, në qoftë 11
  13. 13. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“se ekziston dyshimi se mund të hedhin, të fshehin apo të asgjësojnë mjetet eveprës penale, të cilat mund të konfiskohen dhe të përdoren si prova gjatëprocedurës penale. Bastisja bëhet sipas normave të taktikës kriminalistike.Duke pasur parasysh se personat bastisen në mënyrë publike, në sytë eqytetarëve të tjerë, midis të cilëve mund të ketë të njohur ose të afërm tëpersonave që bastisen, policët duhet të kenë sjellje e veprime korrektemaksimale. Mënyra e veprimit gjatë bastisjes duhet të jetë korrekte,pavarësisht se personi që bastiset është kriminel apo qytetar i ndershëm.Pra, bëhet fjalë për një veprim shumë delikat të policisë, gjatë të cilit duhettë respektohen plotësisht parimet e veçanta etike. Veprimi mbi bazë të etikëssë policisë është i domosdoshëm për shkak se bastisja është veprim që nuk eprek vetëm personin që bastiset, por edhe familjen, fqinjët dhe miqtë e tij.Prandaj, bastisja duhet të bëhet në mënyrë shumë të kujdesshme dhe dukerespektuar plotësisht integritetin e personalitetit.2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeveSende që mund të konfiskohen përkohësisht janë sendet që duhet tëkonfiskohen sipas Kodit të Procedurës Penale, sendet që mund të shërbejnësi prova në procedurën penale ose sendet e të mirat materiale që janë fituarme kryerjen e veprës penale. Duke pasur parasysh fazat e zbatimit praktik tëracisë, ky veprim hetimor mund të ndërmerret brenda hapësirës së bllokuar,pas përfundimit të bastisjes së personave dhe të hapësirës për çështje tësigurisë si dhe pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin epolicisë. Natyrisht, në stacionin e policisë mund të bëhet edhe bastisja epersonave si veprim hetimor, për shkak të kushteve që janë tëdomosdoshme për punën e policisë.2.9. ArrestimiGjatë operacionit të racisë, arrestimi i personave bëhet në mënyrë specifike.Racia është vetvetiu njëfarë veprimi që cenon liritë kolektive, pas gjatë këtijveprimi u kufizohet e drejta e lëvizjes të gjithë personave që janë gjeturbrenda objektit ose hapësirës së bllokuar. Për këtë arsye, është erëndësishme që policia tu përmbahet me përpikëri dispozitave ligjore mbiarrestimin, pasi bëhet fjalë për kufizimin e plotë të të drejtave dhe lirive tënjeriut. Por, është e arsyeshme që gjatë racisë të ndërmerren edhe veprimetë tilla, pasi bëhet fjalë për veprime që kanë të bëjnë me zbulimin e autorëvetë veprave penale. Gjatë racisë, personat mund të arrestohen për arsye tëndryshme, siç janë: të arratisurit nga burgu, të dënuarit që nuk u janëpërgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit, të dyshuarit që nuk u janë përgjigjurftesës së gjykatave ose personat ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim përçfarëdo arsyesh.Kur zhvillohet racia, arrestimi bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike-taktike, pavarësisht prej bazës juridike për arrestimin e personave tëcaktuar. Këto dispozita përfshijnë gjetjen dhe zbatimin e mënyrave më tëpërshtatshme të veprimit, të vështruar nga aspekte të ndryshme, siç janë:siguria personale e policit, siguria e qytetarëve, evitimi i rezistencës aktive, 12
  14. 14. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“evitimi i arratisjes, evitimi i marrjes peng, evitimi i asgjësimit ose hedhjes sësendeve të veprave penale si edhe evitimi i vetëlëndimit.2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisëBastisja për çështje të sigurisë ose kontrolli i objektit të racisë mund të bëhetnë praninë e disa personave ose të të gjithë personave që gjenden brendahapësirës së bllokuar, varësisht prej situatës konkrete. Kjo bëhet me qëllimtë gjetjes së personave që fshehen ose me qëllim të gjetjes së sendeve qëmund të jenë fshehur. Para së gjithash, pas secilit rast individual tëarrestimit është e domosdoshme që rrethina ku është bërë arrestimi tëkontrollohet ose, së paku, të mbahet nën vrojtim, në mënyrë që të zbulohensendet që mund të jenë hedhur. Pas kësaj, pas përfundimit të legjitimimitdhe bastisjes për çështje të sigurisë (e cila nuk është e detajuar), është enevojshme që edhe objekti ose hapësira e hapur të kontrollohet ose tëbastiset, me qëllim që të gjenden mjetet që mund të jenë fshehur. Zhbllokimii objektit ose hapësirës nuk duhet të bëhet para se të bëhet kontrolli osebastisja. Gjatë këtij veprimi është e preferueshme të përdoren edhe qentë estërvitur zyrtarë.2.11. ShoqërimiMe qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuarshoqërohen në lokalet zyrtare të policisë. Ky shoqërim bëhet me automjetzyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë personave,kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituarkomunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre. Shoqërimi është masënëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë, nëlokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar. Shoqërimihyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja formale-juridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësajproblematike.Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike, kurse ne, nëkëtë rast, do të ndalemi vetëm në disa segmente që kërkojnë kujdes tëveçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të personave me automjet zyrtarekzistojnë disa momente kritike, siç janë: hyrja në automjet, dalja ngaautomjeti dhe hyrja në stacionin e policisë.I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar nëautomobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë tëpapërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset. Gjatë futjes nëautomjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit tëpërkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet eveprës penale që i ka me vete.Edhe gjatë daljes nga automjeti, në afërsi të hyrjes së lokaleve zyrtare,personi i shoqëruar mund të përpiqet të arratiset, edhe duke i sulmuarpolicët. Praktika ka treguar se, në situata të tilla, policët nuk janë mjaft të 13
  15. 15. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“koncentruar, sepse ata mendojnë se e kanë kryer gjithë punën e tyre, kursekrimineli e shfrytëzon pikërisht këtë. Për këtë arsye, policët duhet të jenëmaksimalisht vigjilentë dhe, menjëherë pas nxjerrjes së personit ngaautomobili, ta kontrollojnë automobilin nëse personi ka hedhur ndonjë sendtë veprës penale. Kontrolli i automobilit në këtë rast është me interes tëshumëfishtë. Së pari, gjetja eventuale e ndonjë sendi a mjeti (drogë, paraetj.) i kontribuon suksesit të provave gjatë procedurës penale. Në qoftë sekontrolli i automjetit nuk bëhet në praninë e personit të shoqëruar, por bëhetmë vonë, personi mund të mohojë se sendi a mjeti i gjetur ka qenë i tij. Mënë fund, në rast të veprimit tjetër fare, policia kurrë nuk do të jetë e sigurtse kush e ka hedhur sendin a mjetin në automjetin zyrtar dhe, në rastin mëtë keq, kjo mund të shpie edhe te mundësia e keqpërdorimit. Për këtë arsye,është rregull që pas çdo shoqërimi, menjëherë dhe në prani të personit tëshoqëruar, të bëhet kontrolli i automjetit me të cilin është transportuarpersoni i shoqëruar.Por, edhe kur personi i shoqëruar vendoset në lokalin e caktuar zyrtar, nukdo të thotë se ka kaluar rreziku i rezistencës ose sulmit fizik, i vetëlëndimitose arratisjes dhe i hedhjes ose asgjësimit të mjetit të veprës penale.Praktika ka treguar se kriminelët kanë ikur në mënyra të ndryshme, nëpërdyert e hyrjes ose nëpër dritare, kur është fjala për katet e ulëta, osenëpërmjet qyngjeve të shiut, rrufepritësve, kërcimit në drurët e afërt, madjeedhe kërcimit në kulme të automobilave të parkuar, kur bëhet fjalë për katete larta. Këto janë vetëm disa prej mundësive të shumta që mund tishfrytëzojnë kriminelët, duke përfituar nga mungesa e syçeltësisë në lokaletzyrtare.Përveç këtyre, policët duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shoqërimit tëfemrave, për shkak të reaksioneve të paparashikueshme të tyre.2.12. ZhbllokimiPas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet zhbllokimi iobjektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë graduale esistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike. Zhbllokimibëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që mund të ketëndryshuar në vendin e ngjarjes. Kjo përfshin tërheqjen e organizuar tëpolicisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare. Policët tërhiqen nga vendi iracisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë.2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisëPas zhbllokimit dhe tërheqjes së policisë, vendi ku është kryer racia është enevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë.Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar paslegjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parëpasojat. Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku ështëkryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave penale,qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhurgjatë racisë. Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga racia 14
  16. 16. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët okularëpër rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i kujdesshëm,njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i mëvonshëm adekuatmund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar dhe mund të gjenden etë konfiskohen mjete të veprës penale.Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, nëdiskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhekamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë përveprimet në të ardhmen.Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë.2.14. Bastisja e personavePas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë, fillon faza edytë e racisë, e cila përfshin një përpunim kompleks kriminalistik të të gjithëtë shoqëruarve.Veprimi parë i paevitueshëm është bastisja e detajuar e të gjithë personavetë shoqëruar. Kuptohet, paraprakisht, brenda objektit ose hapësirës sëbllokuar, është bërë bastisja e tyre për çështje të sigurisë dhe kontrolli ipersonave të dyshuar, por në stacionin e policisë bahet bastisja e detajuar.Bastisjes së detajuar në stacionin e policisë i nënshtrohen edhe personat eshoqëruar te të cilët më parë mund të jetë gjetur e konfiskuar diçka. Kjobëhet me qëllim që të gjenden e konfiskohen mjete dhe gjurmë të vepravepenale, si edhe armë apo mjete të përshtatshme për sulm, për mbrojtje apopër vetëlëndim. Në qoftë se, gjatë bastisjes, gjenden mjete ose gjurmë tëcaktuara, armë ose mjete të caktuara, ato konfiskohen në pajtim medispozitat e Procedurës Penale.2.15. Vërtetimi i identitetitNë qoftë se gjatë legjitimit, një person nuk është identifikuar, për çfarëdoarsyesh, identifikimi i tij është i domosdoshëm të bëhet pas shoqërimit dhebastisjes së detajuar. Përcaktimi i identitetit është i nevojshëm për shumëarsye: personi nuk ka dokumente personale, personi nuk i jep të gjitha tëdhënat mbi identitetin e tij, dyshohet se personi ka letërnjoftim apodokument tjetër të falsifikuar, personi nuk ka dokumente identifikimi dhe,për shkak të metave psiko-fizike (shurdhmemec) nuk është në gjendje tëjapë të dhënat mbi identitetin e tij, etj.Vërtetimi i identitetit është veprimtari kriminalistike-taktike dhe teknike e cilandërmerret gjithnjë kur shfaqet dyshimi mbi identitetin e personit të caktuar.Vërtetimi i plotë i identitetit nënkupton vërtetimin e cilësive (juridike, faktikee fizike) sipas të cilave një person dallon nga të tjerët. Për rëndësinë e kësajveprimtarie të policisë flasin edhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale(KPP), sipas të cilave policia mund të ndërmarrë masat e nevojshme në lidhjeme vërtetimin e identitetit të personit, kurse në raste të caktuara personi 15
  17. 17. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“mund të arrestohet dhe mbahet në arrest. Gjithashtu, në bazë të Nenit 281,gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit ndaj personave që e fshehinidentitetin e tyre ose kur ekziston rreziku që ai të arratiset dhe identiteti i tijnuk mund të verifikohet.Identiteti mund të verifikohet me mjete të ndryshme dhe në mënyra tëndryshme: vërtetimi i cilësive juridike mund të bëhet nëpërmjet të dhënavembi gjendjen civile; identifikimi në bazë të fizionomisë së personave mund tëbëhet nëpërmjet përshkrimit, fotografisë, të dhënave antropometrike dhenëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë; identifikimi mund të behte edhe në bazëtë vijave papilare të gishtërinjve ose shuplakave të duarve.Është e domosdoshme që vërtetimi i identitetit të bëhet pikërisht në fazën eracisë, ndryshe nuk do të mund të vazhdojë përpunimi i mëtejmëkriminalistik i personit të dyshuar. Nuk është e mundur të bëhen verifikimekriminalistike ose të zhvillohet bisedë informative me një person identiteti itë cilit nuk është verifikuar plotësisht. Për këtë arsye, vërtetimi i identitetitështë parakusht që kundër personit të caktuar të mund të ndërmerrençfarëdo veprimesh ose masash.2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjaveSipas Nenit 205. alineja 1. të Kodit të Procedurës Penale, policia mund tëfotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtërinjve të tij, në qoftë seekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale. Përveç kësaj,sipas të njëjtit nen (alineja 2), prokurori publik mund të autorizojë policinëqë të bëjë fotografimin, në rastet që është e domosdoshme të bëhetvërtetimi i identiteti të të dyshuarit ose në raste të tjera që kanë rëndësi përefikasitetin e procedurës. Gjithashtu, sipas të njëjtës dispozitë ligjore (alineja3), në qoftë se është e nevojshme të vërtetohet se të kujt janë gjurmët egishtërinjve që janë gjetur në ndonjë mjet, policia mund të marrë gjurmët egishtërinjve të personit për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë në kontaktme mjetin në fjalë. Policia, me ndihmën e mjekut ose teknikut te kualifikuar,mund tia marrë të dyshuarit mostrat e flokëve, folikulës, pështymës, urinës,brisit të hundës, brisit të lëkurës përfshirë edhe të shputës, mostrat ethonjëve e të materialit nën thonj. Në raste të veçanta, policia mund timarrë këto mostra edhe vetë, pa ndihmën e mjekut ose teknikut medicinal.Ky veprim bëhet me qëllim të caktuar gjatë zbatimit të racisë, sepse, në këtërast, mund të ndodh që të arrestohen persona që dyshohet se kanë kryervepra penale ose se kanë pasur lidhje me sendet dhe gjurmët e vepravepenale, por identiteti i tyre nuk është e mundur të vërtetohet. Në kësorastesh, bëhet njohja nëpërmjet fotografisë ose fotografia publikohet nëmjetet e informimit publik, në mënyrë që të bëhet vërtetimi i identitetit. Por,publikimi i fotografisë në mjetet e informimit publik mund të rezultojë menjohjen e ndonjë personi që ka kryer vepër penale, kështu që efekti do tëjetë i plotë.Përveç kësaj, fotografimi mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, në qoftëse bëhet fjalë për person të dyshuar për kryerjen e veprave penale ose për 16
  18. 18. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“përsëritës të veprave penale. Në të tilla raste, fotografia futet në albumin efotografive të evidencës kriminalistike. Në qoftë se përsëritësi i vepravepenale është fotografuar më parë, atëherë foto-albumi duhet të freskohet mefotografi të re.2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencavekriminalistikeKur bëhet vërtetimi i identitetit ose kur identiteti është i njohur, pas bastisjessë detajuar të personave, fillon verifikimi kriminalistik. Vendimi përndërmarrjen e racisë, përveç tjerash, bazohet edhe në informacionet mbiveprimtaritë kriminale të një personi ose të më shumë personave. Kështu, qënë fazën e përgatitjes dhe planifikimit, duhet të bëhen verifikime të caktuaranë evidencat e të dënuarve dhe evidencat kriminalistike, me qëllim tënjohurive sa më të shumta për personat e caktuar. Por, gati gjithnjë, raciaorganizohet për të zbuluar e për të kapur një rreth të panjohur personash,për të cilët është e domosdoshme të bëhen verifikimet përkatëse.Përveç evidencës së të dënuarve, është më se e domosdoshme që tëverifikohen edhe evidenca MOS (mënyra e kryerjes së veprave penale),evidenca e kategorive të caktuara të kriminelëve (përsëritësit dhe kriminelëte specializuar), kartoteka e përgjithshme sipas alfabetit, evidenca e ofiqeve,evidenca e gjërave të vjedhura e të zhdukura, si edhe evidenca lajmërimitdhe çlajmërimit të vendbanimeve të qytetarëve, evidenca e letërnjoftimeve,evidenca e dokumenteve të udhëtimit, evidenca e shoferëve dheautomjeteve dhe regjistri i veprimtarisë hulumtuese.Verifikimet e përmendura kriminalistike janë me interes, pa marrë parasyshse do të japin ose jo rezultate pozitive, sepse në këtë mënyrë policia formonprofilin e caktuar të personave që përpunohen në mënyrë kriminalistike.Duke pasur parasysh karakterin kriminalistik të evidencave, këto verifikimeështë e mundur të kryhen shumë shpejt dhe në çdo kohë.2.18. Biseda informativeVeprimi vijues që ndërmerret në kuadrin e zbatimit të racisë është zhvillimi ibisedës informative me personat e shoqëruar. Për kryerje me sukses tëbisedave të tilla është e nevojshme të plotësohen disa parakushte. Këtojanë: përgatitjet me kohë dhe hartimi i planit të bisedës, përcaktimi taktik ikohës dhe vendit të bisedës, aftësia që bashkëbiseduese të bindet përbisedë, si edhe zgjedhja e drejtë e pyetjeve dhe e taktikës së shtrimit tëtyre, pra taktikës së marrjes në pyetje. Këto parakushte do të plotësohenvetëm në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona për të cilët ështëorganizuar racia. Në qoftë se biseda informative zhvillohet me personashoqërimi i të cilëve nuk ishte planifikuar, atëherë situata është e ndryshme.Në këso rastesh, për shkak të urgjencës së veprimit, përgatitjet përkatësepër bisedë do të mungojnë. Por, kjo nuk do të thotë se biseda duhet tëzhvillohet në mënyrë stihike dhe sipas gjykimit të rastit. Në situata të tilla e 17
  19. 19. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“të ngjashme do të ishte e dëmshme në qoftë se biseda informative do tëzhvillohej pa kurrfarë përgatitjesh dhe pa kurrfarë plani, sepse atëherë nukdo të mund të flitej për taktikën kriminalistike të marrjes në pyetje.Mendojmë se edhe në situata të tilla është e mundur dhe e nevojshme tëhartohet një përkujtues i shkurtër ose, së paku, të krijohet në mendje njëplan i shkurtër i bisedës. Pas kryerjes së bisedës informative është enevojshme të hartohet një procesverbal zyrtar.Rezultati përfundimtar i bisedës informative mund të ndikojë në zgjedhjendhe efikasitetin e veprimeve të mëtejshme që do të merren në kuadrin eracisë.Në qoftë se vërtetohet se disa persona janë të pafajshëm, që do të thotë seeliminohet çdo dyshim për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, atyreduhet tu jepet arsyetimi përkatës dhe duhet të lirohen. Ndërkaq, ndaj tëtjerëve ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme të mëtejshme.2.19. Bastisja e shtëpisë dhe hapësirave tjeraPersonave që gjenden në evidencat e të dënuarve ose kriminalistike, poredhe atyre që nuk janë shoqëruar gjatë racisë për shkak të dyshimit përpërfshirje në veprimtari kriminale, si edhe atyre që u janë gjetur mjete tëveprave penale gjatë racisë, është me interes tu bastisen shtëpitë, banesatdhe hapësirat tjera.Në qoftë se kjo vlerësohet me interes, në situatë të caktuar, bastisja mund tëbëhet edhe para bisedës informative. Kjo mund bëhet në rastet kur dyshohetse dikush prej të njohurve të personit të shoqëruar mund ti ketë njoftuarfamiljarët e tij që të hedhin ose të asgjësojnë dëshmitë apo që personatfshehen në shtëpinë e tij të ikin nga shtëpia përkatëse, nga banesa ose ngahapësira tjetër. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të parashikohen situatat e tilladhe bastisja duhet të bëhet menjëherë pas vërtetimit të identitetit ose pasnjë bisede të shkurtër informative. Natyrisht, në këso rastesh është enevojshme që biseda informative me personin e dyshuar të vazhdojë edhepas bastisjes.Kur bëhet fjalë për racinë, përparësia qëndron në faktin se personi i dyshuarështë arrestuar dhe është shoqëruar në lokalet e policisë, prandaj gjasat përbastisje të suksesshme janë më të mëdha se rëndom. Megjithatë, është inevojshëm një minimum i përgatitjeve nga aspekti i verifikimit në evidencate përmendura.Në qoftë se, gjatë bastisjes, janë gjetur autorët e veprës penale ose dëshmitë caktuara për kryerjen e saj, veprimet e mëtejshme ndaj personit të cilit iështë bastisur shtëpia, banesa apo ndonjë hapësirë tjetër mund të tejkalojnëkornizat themelore dhe qëllimet e përcaktuara për ndërmarrjen e racisë.Natyrisht, kjo varet nga secila situatë konkrete. Megjithëkëtë, pavarësishtprej rezultatit, efektet e bastisjes pothuaj kurrë nuk do të mungojë, pasi dotë fitojmë njohuri të caktuara mbi personalitetin e të dyshuarit dhe, në fund 18
  20. 20. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“të fundit, do të vërtetohen ose do të eliminohen dyshime të caktuara nëlidhje me veprimtarinë e tij kriminale.2.20. Verifikimi i alibisëGjatë zhvillimit të bisedës informative me qëllim të grumbullimit të dëshmivepersonale, shpesh shfaqet nevoja që të verifikohet deklarata e të dyshuaritqë thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën konsiderohet idyshuar ka qenë në një vend tjetër. Verifikimi i tillë është verifikim i alibisë ((alibi, lat. = tjetërkund, diku tjetër, diku në vend tjetër). Si alibi konsiderohetdëshmia se personi konkret ka qenë në një vend tjetër kur është kryer veprapenale dhe jo në vendin ku është kryer ajo. Prej kësaj mund të nxirretpërfundimi se personi i dyshuar nuk ka mundur të kryejë veprën penalekonkrete. Verifikimi i alibisë duhet të bëhet për të gjithë personat që janëshoqëruar ose janë privuar nga liria gjatë zbatimit të racisë. Në raste të tilla,për shkak të efektit të befasisë, i dyshuari nuk do të ketë të përgatitur alibitë bindshme, gjë që, në raste të caktuara, mund të shtojë shkallën ebesueshmërisë se ai e ka kryer veprën e caktuar penale. Meqenëse vetëprezenca në vendin e kryerjes së veprës penale është një prej indicieve mëtë rëndësishme orientuese-eliminuese, atëherë nuk ka dyshim se verifikimi ialibisë është veprimtari shumë e rëndësishme kriminalistike, e cilakontribuon për zbulimin e suksesshëm dhe argumentimin e veprave penale.Verifikimi i alibisë kërkon qasje plotësisht profesionale, por, gjithsesi, duhettë shikohet edhe evidenca e personale të dyshuar të legjitimuar.2.21. Përfundimi i racisëRacia mund të përfundojë në disa mënyra apo, thënë në mënyrë më tësaktë, veprimi përfundimtar ndaj personave që janë përfshirë në raci kaforma të ndryshme kriminalistike e procesore.Siç është thënë, personat identiteti i të cilëve është vërtetuar menjëherë passhoqërimit dhe nuk janë konsideruar të dyshuar për çfarëdo veprimtariekriminale, lirohen menjëherë në liri; personat që nuk i janë përgjigjur ftesëspër vuajtjen e dënimit me burg arrestohen dhe dërgohen në institucioninpërkatës ndëshkues-korrektues; personat që janë arratisur nga institucionetndëshkuese-korrektuese dërgohen me detyrim për të vazhduar vuajtjen edënimit.Procedura ndaj personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se mund të kenëkryer vepër penale mund të jetë e ndryshme: personat për të cilët nuk ështëvërtetuar dyshimi gjatë përpunimit kriminalistik lirohen në liri; personat përtë cilët ekziston ndonjë prej bazave të nenit 281 të Kodit të ProcedurësPenale dërgohen në paraburgim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve tënevojshme kriminalistike e hetimore dhe me qëllim të ngritjes së kallëzimitpenal, përkatësisht inicimit të procedurës penale. Këtu do të përfundojëpjesa operative e racisë. 19
  21. 21. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“2.22. Analiza e racisëMenjëherë pas përfundimit të racisë organizohet takimi i të gjithë policëve qëkanë marrë pjesë në raci. Takimi mbahet me qëllim të analizës sërezultateve. Së pari, udhëheqësi i racisë jep një pasqyrë të shkurtër tërrjedhës, përmbajtjes dhe efektit të racisë, pastaj udhëheqësit e grupeveoperative paraqesin vrojtimet e tyre, kurse në fund, sipas nevojës, secilipjesëmarrës i racisë paraqet vrojtimet e tij kryesore. Nëpërmjet diskutimit qëzhvillohet, diskutohet për gabimet eventuale, për lëshimet dhe vështirësitënë të cilat kanë hasur, sikundër edhe për efektet pozitive të racisë. Në këtëmënyrë mund të nxirren përfundime reale e të drejta mbi rezultatinpërfundimtar të racisë. Përfundimet, si ato pozitive ashtu edhe ato negative,shërbejnë shumë për planifikimin dhe zbatimin me sukses të racive tëardhshme.2.23. Raporti mbi racinëPas përfundimit të të gjitha veprimeve, masave dhe analizave të racisë,hartohet raporti përfundimtar mbi gjithë atë që është bërë dhe ështëvërejtur. Raportin e harton udhëheqësi i racisë, me ndihmën e udhëheqësvetë disa grupeve operative që kanë marrë pjesë në raci. Në raport duhet tëpërfshehen edhe përfundimet e analizës së racisë, në mënyrë që në tëardhmen të evitohen gabimet eventuale dhe të veprohet në mënyrë mëefikase. Ky raport futet në evidencën e kriminalistikës operative.KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËTOrganet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë pasurnevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i kanëshfrytëzuar shërbimet e informatorëve. Informatorët janë persona që i japinpolicisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose vazhdimisht, porgjithnjë në mënyrë të fshehtë. Puna kriminalistike dhe hetimore është mëefikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të ndryshme të marra ngainformatorët. Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve është punë shumëkomplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në tërësi në mënyrëkonspirative. Pavarësisht prej arsyeve përse një person i caktuar ia jeppolicisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi afatgjatë iinformatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit reciprok.Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga shkalla ebesimit reciprok.Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, atëherë duhet të kihetparasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të specializuar,udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash që u sjellinprivilegje të ndryshme. Në grupet e organizuara kriminale ose në mafisundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë konspiracioninmaksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e përhershëm ndaj 20
  22. 22. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme, mohimin e veprimtarisëkriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj denoncuesve,tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme. Bartësit ekriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe i ruajnë lidhjetme njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë të informuar mbiarritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe gjyqësisë, kurseshumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të zgjedhur, nëmënyrë që ti konsultojnë menjëherë në rast nevoje.Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se, pamarrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës sëpolicisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbiveprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale. Dhe jo vetëmkaq. Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë egrupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimetkriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbikryerjen e veprave penale konkrete .Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata tëzgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve tëgrumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale tëbandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje qëpërfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandësveprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar. Pas kësaj ai informatorparaqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë sëtij, mund të përfundojë procedura penale dhe tu shqiptohet dënimi autorëvetë veprave të rënda penale. Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtjenëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve.Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjëinformacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë lidhjefarefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë kriminelët.Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të jenëinformatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund ti japinpolicisë informacione me interes.Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të përhershëm,sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e policisë. Në këtëbashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për sa është e mundur epastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit – informatorit. Kjo dotë thotë se informacionet e informatorit duhet të shfrytëzohen si iniciativëfillestare ose bazike për punë kriminalistike e hetimore në gjurmimin dhedëshmimin e veprave penale.Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas normave tëkriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të shndërrohet nërrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te nëntoka. 21
  23. 23. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL1. HyrjeShkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen egrupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit, siedhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve. Zbulimi,hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar kërkonkuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i ciliduhet të jetë i specializuar për punë të tilla.Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnëveprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është epaevitueshëm observimi special.Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të fshehtëtë informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo përfshinvrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të caktuar, tëautomjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim tëkrijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen kriminale,veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim kompleks është meinteres të shumëfishtë në punën e policisë me rastin e zbulimit dhe hetimit tëveprave penale dhe autorëve të tyre. Zbatimi i observimit, në mënyrë tëpavarur ose të kombinuar me veprime të tjera kriminalistike, është idomosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore, dukefilluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër penale dhe autorin esaj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se personi i caktuar e kakryer veprën penale konkrete.Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhepërcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve tëveprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve tëpunës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes sëkryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen dheaktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës dhestrategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi iinformacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë,bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i aksioneve tëorganizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve gjatë kryerjes sëveprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit dhedëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes(vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penaleashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale.Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose tëkombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës; vrojtimidhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhetveprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e fshehtë memjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupetkriminale. 22
  24. 24. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativVrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para sëgjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra penale.Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret detyrimisht kurështë e domosdoshme të bëhen përgatitje për ndërmarrjen e veprimevekriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet, arrestimet, racitë dhe pusitë.Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i njëobjekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të drogës, depote fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet, diskotekat, automjetet,parqet ose shëtitoret, në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë tëgrumbullohen informacione mbi karakteristikat e objektit apo hapësirës sëcaktuar. Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohensi për zgjedhjen e bazës së përshtatshme për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtëtë veprimtarisë kriminale të cilat priten, ashtu edhe për planifikimin dhezbatimin e bastisjeve, arrestimeve, pusive ose racive.3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuarVrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave kukryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila edhe zgjedhurdhe është pajisur mirë paraprakisht. Objekti ose hapësira e caktuarvrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari kriminale.Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe identifikohen autorëte veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra e kryerjes së veprës dheshkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritëkriminale të vërejtura mund të dokumentohen me fotografi, video-xhirimedhe incizime tonike.Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të tjerazbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë senuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi.4. Përcjellja e fshehtë këmbëPërcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me rastine hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale. Meqenëse vrojtimidhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose hapësira e caktuar,ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të kriminelëve që janë nëlëvizje. Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në mënyrë të pavarur poredhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me përcjelljen e fshehtë memjete transportuese. Në praktikë, kryesisht bëhet fjalë për mënyra tëkombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë. Natyrisht, kjo varet ngasecili rast kriminal konkret i cili hetohet.Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrëqasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve. Nëpërmjet observimit 23
  25. 25. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet strehimorjae fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo tebashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi ishitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga, etj.Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në lëvizjendhe sjelljen e kriminelëve.5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuesePërcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjeratransportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe nëmënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special. Duhet të merretparasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhemjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si nëkomunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe nëtransportin detar.Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së fshehtëme mjete transportuese, policia ka për qëllim të ketë vështrim në lëvizjen ekriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në vendtakimet efshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë kriminalistike.Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe të pajisur mirëme mjete transportuese.KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL1. Vërejtje hyrëseSipas Nenit 197 të Kodit të Procedurës Penale, organet publike janë tëobliguara ti kallëzojnë (paraqesin) veprat penale, të cilat ndiqen sipasdetyrës zyrtare, për të cilat janë të informuara ose për të cilat kanë njohurinë çfarëdo mënyre. Me këtë rast është e nevojshme të paraqiten faktet tëcilat u janë të njohura dhe të ruajnë gjurmët e veprës penale, të mjeteve metë cilat janë kryer veprat penale ose ndaj të cilave janë kryer veprat penale.Më tutje, sipas Nenit 198 të Kodit të Procedurës Penale, secili qytetar ka tëdrejtë të denoncojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kurse nërastet kur moskallëzimi i veprës penale konsiderohet vepër penale, kallëzimiështë obligim i secilit.Në të njëjtin nen është parashikuar edhe një dispozitë shumë e rëndësishme,sipas së cilës punëtorët shoqërorë dhe shëndetësorë, mësimdhënësit,edukatorët dhe personat tjerë që kryejnë punë të ngjashme, të cilët kanë 24
  26. 26. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“njohuri ose zbulojnë se ekziston dyshimi i bazuar se fëmija është viktimë eveprës penale, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale kundër integritetitseksual të fëmijës, janë të obliguar që këtë ta denoncojnë menjëherë.Kallëzimi penal i parashtrohet prokurorit publik kompetent në formë tëshkruar, nëpërmjet mjeteve teknike të komunikimit ose në mënyrë verbale(të drejtpërdrejt). Por, në qoftë se kallëzimi i parashtrohet gjykatës, policisëose prokurorit publik kompetent, këto organe janë të obliguara që tiapërcjellin menjëherë prokurorit publik kompetent. Kjo dispozitë ligjore ështëplotësisht e arsyeshme, pasi qytetarët nuk janë të obliguar dhe nuk duhet tidinë këto çështje. Ata e dinë se edhe prokurori, edhe gjykata, edhe policiajanë organe që e luftojnë kriminalitetin, prandaj është e logjikshme që cilitdoprej këtyre organeve tia paraqesin veprën penale ose autorin e saj.Në këtë libër flasim për kallëzimin penal që policia ia parashtron prokuroritpublik. Në të vërtetë, sipas Nenit 200 të Kodit të Procedurës Penale, policiaështë e obliguar që sapo të mësojë se ekziston dyshimi se është kryer njëvepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kallëzimit penal osenë formë tjetër, ta informojnë prokurorin publik, më së largu 24 orë prejmomentit të marrjes së informacionit. Meqenëse bëhet fjalë për një afatshumë të shkurtër, është e logjikshme që parashtruesi i veprës penale nukka mundësi për hetim të detajuar dhe për grumbullimin e dëshmive mbiveprën penale. Për këtë arsye, në të njëjtën dispozitë ligjore ështëparashikuar që edhe pas njoftimit të parë të prokurorit publik kompetent, tëdorëzohen raporte të reja dhe informacione shtesë. Nga një interpretim logjiktë kësaj dispozite ligjore mund të konkludohet se obligim i parë i policisëështë njoftimi mbi veprën e kryer, i cili, në esencë, nuk është në formë tëkallëzimit penal. Mendojmë se këtu bëhet fjalë për njoftim gojor, ndërsakallëzimi penal mund të parashtrohet pas grumbullimit të dëshmive mbikryerjen e veprës penale dhe/apo kryesit të saj.1. Kallëzimi penal i policisëSipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë tëinformacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në tëcilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit tëinformacioneve. Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokuroritpublik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra,procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare,deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin einicimit të procedurës penale. Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime tëcaktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave tëcaktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e sëcilës është informuar. Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e Nenit201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia është eobliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepërpenale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat dheveprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose arratisjen ekryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale, për të 25
  27. 27. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale e tëmjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të mbledhur të gjithainformacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës penale.Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative, policia duhettë ketë autorizime të shumta. Natyrisht, me ligj janë parashikuar këtoautorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në veprimtaritë operativekriminalistike. Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa (sipas Nenit 201,alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i informacioneve ngaqytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve tëtyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën që kjo konsiderohetnevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave dhe mjeteve; ndjekja epersonave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-arrest; bastisja endërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe hulumtimi idokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i mjeteve që mund tëshërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe sigurimi i kontrollitmjekësor të të dëmtuarit.Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor, i cili ia ofron prokuroritpublik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj,të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si rregull,përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik primar, bazëfaktike për prokurorin publik. Përmbajtja e kallëzimit penal varet prej nivelitdhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë. Jo rrallë, efikasiteti iprocedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga cilësia e përmbajtjessë kallëzimit penal dhe shtesave të tij. Gjatë paraqitjes së dëshmive, policiamund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të informacionit. Nëkëtë punim. Burime materiale të informacionit konsiderohen gjurmët dhemjetet që kanë lidhje me veprën penale, dokumentet e identifikimit dheincizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime personale të informacionitkonsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e tyre gjatë procedurës.Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur (vetëm për kryerjen e veprëspenale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të dyshuarit. Në rastin e dytë mund tëbëhet fjalë edhe për situatën në të cilën është arrestuar i dyshuari dhe përsituatën në të cilën është identifikuar ai, por nuk është arrestuar.2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisëKodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë kallëzimipenal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson obligimin eparaqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave, fotografive, raporteve tësiguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të ndërmarra,shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund të jenë meinteres për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet dhedëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen nëpërmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike dheprocesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal.Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit zyrtar të 26
  28. 28. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të jetë e plotë,e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar. Përveç kësaj, janë tërëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e të dhënavetë paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike. Të dhënatdhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë jodykuptimore,ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme. Kompleksiteti i tëdhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë dhe ekonomizimit tëprocedurës penale.Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt ngacilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sasinëdhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencëskriminalistike. Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnëpërmbajtje cilësore të kallëzimit. Natyrisht, në praktikën bashkëkohorekriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale epërcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat eshkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Ngadispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale del se përmbajtja ekallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik kompetenttë marrë vendimin përkatës në bazë të saj. Ndonëse në KPP nuk theksohetqartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të marrë ndonjërinprej këtyre vendimeve: hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e kallëzimit përplotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose ngritjen eaktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhettë përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të tregojë tëgjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për marrjen endonjërit prej vendimeve që i përmendëm. Paraqitja e plotë e fakteve nëpërmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas dhe operativtë të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe ekonomizimittë procedurës. Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit duhet të jetë iqartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë që të krijohet njëide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi.Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhenjëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante penalo-juridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisëduhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjerapublike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhedëshmive. Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siçduket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik kompetentpër një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj. Në aspektin kohor,ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer, prandajdestinimi i tij është shumë i rëndësishëm. Pikërisht nga përmbajtja ekallëzimit burojnë edhe përmbajtja dhe elementet që duhet ti përmbajë. Nëpraktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë kristalizuarpërmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji tëkallëzimeve. 27
  29. 29. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal ipolicisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin publikkompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme: 1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të ndonjë personi fizik ose juridik. 2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e ngjarjes. 3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi çfarë baze, e sidomos: (a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij, etj. (b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj. (c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur. (d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën. (e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes, çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjespenale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe dëshmish)nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer vepër penale apose ndonjë person është kryes i veprës penale.6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor ( kualifikimi ligjor) i veprës penale, dhesidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të personittë denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi idenoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhebashkëpjesëmarrës etj.7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së dëshmivenë lidhje me burimet e informacionit të tyre ( burimet e natyrës materialedhe personale). 28
  30. 30. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë kryesi veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi dhe tëdhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo.9. Shtesat e kallëzimit, etj.Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë. Nëkallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike ( sipaskohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese). Kjo ështëçështje e vlerësimit në secilin rast konkret. Zakonisht bëhet fjalë përprocesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të kallëzimit(fotografive, dokumenteve, skicave, etj.), procesverbali mbi veprimet tjera tëndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara përkohësisht, dokumentetpersonale dhe dokumentet tjera, etj. Përveç këtyre, këtu përfshehen edheshënime të ndryshme zyrtare, dokumente mjekësore, analiza dhe mendimembi shkallën e varësisë së pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbindërhyrjet e mëhershme, listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbiidentifikimin e kryesit ose të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryerapoligrafike, shënimet mbi kontrollimin e terrenit, etj.Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë, prokuroritpublik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit, gjegjësisht,në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që janë nëvijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë, si edhe mbi vazhdimin epërpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave shtesë që kanëlidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër.2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisëKur është e obliguar policia që ta bëjë kallëzimin penal? Pavarësisht prejdispozitës së Nenit 200, alinesë 2 të KPP, sipas të cilës policia është eobliguar që në afat prej 24 orësh të bëjë kallëzim penal ose në ndonjëmënyrë tjetër ta njoftojë prokurorin publik për veprën e kryer penale qëndiqet sipas detyrës, konsiderojmë se ky nuk është afati ligjor përparashtrimin e kallëzimit penal të policisë. Sipas kësaj, mendojmë sekallëzimi penal i policisë për vepër penale bëhet me kohë gjithnjë deri sa tëmos hyjë në fuqi vjetrimi i ndjekjes penale. Sipas dispozitave pozitive të KPP,policia vlerëson dhe e përcakton vetë momentin e dorëzimit të kallëzimitsipas iniciativës së saj. Në praktikë, ky moment varet nga një sërë faktorësh,sidomos rrethanave të ngjarjes ose veprës penale dhe një sërë çështjeshfaktike. Ndonjëherë policia e zhagit momentin e dorëzimit të kallëzimit sipasdetyrës zyrtare, në mënyrë që kallëzimi të jetë sa më i plotë dhe të ketënumër të mjaftueshëm të dëshmive të nevojshme. Siç duket, me këtë rastnuk mendohet sa duhet në mundësinë e plotësimit të kallëzimit penal. Përshkak të kompleksitetit të situatave jetësore, të cilat cilësohen si vepra 29
  31. 31. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“penale, në praktikën e përditshme kriminalistike janë të rralla rastet kurkallëzimi nuk ka nevojë të plotësohet me njohuri të reja, sidomos në qoftë seme rastin e dorëzimit të kallëzimit ka pasur dilema të caktuara. Siç shihet, sai përket afatit dhe momentit të parashtrimit të kallëzimit penal të policisësipas iniciativës personale nuk ekzistojnë afate ligjore as kufizime, prandajvlerësimi është ekskluzivisht çështje e policisë. Në këtë rast, prokuroripërkatës mund të ketë rol të madh nxitës.Meqenëse parimi i përgjithshëm i legalitetit të ndjekjes penale vlen edhe përpolicinë, si kundër edhe parimet tjera procesore, momenti i parashtrimit tëkallëzimit penal të policisë duhet të jetë sa më i afërt me kohën e kryerjes sëveprës penale, gjegjësisht me kohën e informimit për kryerjen e veprës,sepse në këtë mënyrë gjasat për zbatimin me sukses të procesit penal janëshumë më të mëdha. Nga ana tjerë, kallëzimi penal do të jetë më cilësor samë e shkurtër që të ketë qenë koha midis marrjes së informacionit përkryerjen e veprës penale dhe reagimit të policisë. Por, kjo vlen me kusht qëpolicia të ketë vepruar në mënyrë adekuate.Nga sa u tha deri më tash del se policia është e obliguar që prokurorit publiktia dorëzojë kallëzimin penal sipas iniciativës personale, kur të arrijë nëpërfundim se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale ose sepersoni i caktuar është autor i kësaj vepre, gjë që bëhet në bazë tëpërpunimit kriminalistik të të dhënave dhe dëshmive të grumbulluara.Kallëzimi është rezultat i vlerësimi të të dhënave dhe dëshmive, gjë që do tëthotë se rol të rëndësishëm ka momenti subjektiv i vlerësimit mbi ekzistimine „dyshimit të bazuar“. Përsëri duhet të tërhiqet vërejtja se në praktikë kyvlerësim lëviz prej rastit në rast, varësisht prej llojit të veprës penale,mënyrës, mjeteve dhe vendit të kryerjes etj.2. 3. Të dhënat për parashtruesin e kallëzimit penalDuke i trajtuar dispozitat e KPP si dispozita të vetme meritore përpërmbajtjen e kallëzimit penal, si edhe të parimeve të shkencëskriminalistike, kallëzimi penal duhet të ketë këto elemente: (1) të dhënat mbiorganin e policisë që bën parashtrimin e kallëzimit dhe (2) të dhënat mbiveprën penale dhe kryesin që kallëzohet.Sipas natyrës së kallëzimit penal që e parashtron policia sipas detyrës zyrtareduhet të jetë e dukshme se kush është parashtrues (emri i njësisëorganizative adresa, numri i lëndës të regjistrit të veprave penale, data dhevendi i hartimit të parashtresës, të dhënat mbi personin e autorizuar zyrtarqë e ka hartuar kallëzimin dhe të dhënat mbi udhëheqësin e asaj njësieorganizative. Po ashtu, duhet jetë e dukshme se kujt i parashtrohet kallëzimi.Në qoftë se më herët është ndërmarrë diçka lidhur me veprën ose/dhepersonin, në parashtresë duhet të tregohet se çka është ndërmarrë, numridhe data e parashtresave në mënyrë që të bëhet bashkimi i tyre. 30
  32. 32. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorinPara së gjithash, kjo është përshkrimi faktik-juridik i veprës penale, sidomosnë kuptimin e vendit, kohës, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes, si edhecilësimit ligjor të veprës penale (kualifikimi ligjor). Kualifikimi ligjor i veprësështë i rëndësishëm për shkak të kompetencave reale të prokurorisë dhegjykatës. Këtu bëhet fjalë për përshkrimin detaj të elementeve subjektivedhe objektive të veprës penale. Shprehja “përshkrim i detajuar faktik” do tëthotë përshkrim “i rëndësishëm” i veprës penale, pra pa kurrfarë njolle, nëkuptimin e fakteve irelevante penale-juridike. Siç është thënë, kjo do tëthotë se duhet të jepen sa më shumë përgjigje në pyetjet e arta tëkriminalistikës. Bëhet fjalë për kriminogjenezë dhe viktimogjenezë të plotëdhe kualifikim të veprës penale. Nga përshkrimi i veprës penale duhet të jetëe dukshme se a bëhet fjalë për krim të tentuar apo të kryer.2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penaleSipas dispozitës së Nenit 33, alineja 1 të Kodit të Përkohshëm Penal tëKosovës (në tekstin e mëtejmë KPPK), vepra penale është kryer në vendin kuka vepruar ose është dashur të veprojë kryesi, si edhe në vendin në të cilinështë shfaqur pasoja. Në alinenë 2 të këtij neni thuhet se tentimi përkryerjen e veprës është kryer në vendin ku ka vepruar kryesi dhe në vendinku kryesi ka planifikuar të shfaqet pasoja.Vendet e përgatitjes, tentimin ose kryerjes së veprës penale paraqesinburimin kryesor të fakteve relevante të natyrës materiale. Duhet të dallohetvendi i kryerjes së veprës në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Nëkuptim të ngushtë, është vendi ku është tentuar apo është kryer veprapenale. Në kuptim të gjerë, janë të gjitha vendet që kanë të bëjnë mekryerjen e veprës penale, në të cilat mund të gjenden burime relevantë tëinformacioneve materiale ose personale, të cilat janë me interes për sqarimine rastit dhe të gjitha rrethanave të rëndësishme për çështjen e ardhshmepenale. Të tilla janë, p.sh., vendet ku është planifikuar vepra penale, vendetku janë fshehur mjetet në lidhje me veprën penale, vendet ku janë provuarmjetet për kryerjen e veprës penale, vendet ku është fshehur trupi pa jetë,rruga e ardhjes dhe shkuarjes së kryesve të veprës penale (itinerari), etj.Vendet për të cilat bëhet fjalë këtu duhet të jenë të shenjuara qartë nëkuptimin gjeografik, sepse prej kësaj varet kompetenca lokale e prokurorisëpublike kompetente dhe gjykatës (përcaktimi hapësinor i qëndrueshmërisë sëveprës penale). Në qoftë se vendi i ngjarjes gjendet në vend të banuar,duhet të ceket rruga, sheshi, lagjja, numri i shtëpisë, kati dhe të dhënat tjerapër të caktuar saktë vendin e kryerjes së veprës penale. Duhet të theksohenedhe kushtet (situata) e vendit të veprës penale, në ato raste kur kjo është erëndësishme për kualifikimin e veprës, njohjen e rrethanave që i kanëparaprirë veprës etj. Te disa vepra penale, p.sh. deliktet e komunikacionitdhe të ashtuquajturat delikte të gjakut, në kuptimin e ngushtë të tyre, duhettë theksohet edhe topografia e vendit të veprës. Kështu, tek tentim vrasja,në bazë të topografisë së vendit të kryerjes së veprës mund të nxirretpërfundimi mbi ekzistimin e paramendimit të vrasjes tempore delicti (animus 31
  33. 33. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“nocendi), si edhe nëse vepra është kryer në mënyrë dinake ose të fshehtë,etj. Duhet të kihet parasysh se kushtet në vendin e veprës penale, nëkuptimin topografik, ndikojnë në kualifikimin e veprës dhe në zbatimin errethanave lehtësuese dhe rënduese. Në praktikë, përcaktimi i vendit tëveprës penale bëhet me vështirësi në situata të incidenteve ekologjike,aksidenteve gjatë lundrimit dhe aksidenteve ajrore.2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penaleSipas dispozitës së Nenit 32 të KPPK, vepra penale është kryer në kohën kurkryesi ka vepruar ose është dashur të veprojë, pa marrë parasysh kur ështëshfaqur pasoja. Në kallëzimin penal kjo kohë duhet të përcaktohet sa mësaktë, në kuptimin e vitit, muajit, ditës së javës, orës dhe, eventualisht,minutës, në qoftë se kjo është vërtetuar. Kjo kohë është e rëndësishme përshkak të zbatimit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës(ligj më i fortë apo më i butë), verifikimit të alibisë, përcaktimit të moshës sëkryesit dhe viktimës, përcaktimit të përgjegjshmërisë, lajthitjes reale, etj.Prej kësaj që u tha deri më tash del se të dhënat mbi veprën penale nëkallëzimin penal të policisë duhet të jenë të atilla që prej tyre të mund tënxirret përfundimi se vepra penale e parashkruar vërtet është kryer. Në qoftëse bëhet fjalë për më shumë vepra penale duhet të theksohet numri dhekualifikimi ligjor i tyre, bashkë me paraqitje të detajuar të të dhënave përcilësimin e veprës penale. Si rregull, renditja e veprave bëhet sipas kohës sëkryerjes së tyre ose sipas peshës së tyre, duke filluar prej atyre me peshë tërëndë kah ato me peshë më të lehtë. Në mënyrë të veçantë duhet tëpërshkruhen format e shfaqjes së veprës (aspekti morfologjik-fenomenologjik). Në kallëzim duhet të paraqitet në mënyrë të dukshme nësevepra penale është kryer apo ka mbetur në frazën e tentimit dhe duhet tëtregohet se a bëhet fjalë për ndikim real apo ideal, etj. Situata ështëveçanërisht e komplikuar kur bëhet fjalë për kufirin e ndarjes sëvetëmbrojtjes së nevojshme dhe vetëmbrojtjes së paevitueshme.Në qoftë se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumëpersona të cilët denoncohen duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuarmënyra e pjesëmarrjes së secilit prej tyre në kryerjen e veprës. Me fjalë tëtjera, duhet të përshkruhet forma e pjesëmarrjes në rastin konkret (kryerje epërbashkët, bashkëkryerje, nxitje, ndihmë, etj), pra mënyra e hyrjes nëzonën e dënueshme.2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penaleMënyra e kryerjes së veprës penale, në fakt, është modus operandi teknik.Sipas dispozitës së Nenit 31, alineja 1 të KPPK, vepra penale mund kryhetme dashje dhe pa dashje. Mënyra e kryerjes duhet të përshkruhet në mënyrëtë detajuar, sepse kështu, përveç tjerash, sheshohen karakteristikat ekryesit, vullnetit të tij kriminal. Këto të dhëna kanë rëndësi të veçantë kurkombinohen me mjetet e përcaktuara ose të dyshuara që janë përdorur gjatë 32

×