Bazat e filozofise

16,236 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
7 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
16,236
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
202
Comments
0
Likes
7
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Bazat e filozofise

  1. 1.     Universiteti AAB  BAZAT E FILOZOFISË  skriptë  Dr.Sc. Samir Arnautovic   
  2. 2. BAZAT E FILOZOFISËParathënieNxitje për shkrimin e librit Filozofia bashkëkohore dhe trashëgimia filozofikekanë qenë disa vështrime të gjendjes së asaj që duhet të ishte përditshmërikulturore, në njërën anë, dhe nevoja për të paraqitur rezultatet ehulumtimeve që i kam bërë, në anën tjetër. Në këtë kuptim, gjithë teksti ikëtij libri është fokusuar në këto dy tendenca, të cilat shpresoj të jenë vënënë harmoni.Natyrisht, për shkak se nuk është konceptuar në “një ide” dhe në logjikën e“rrugës së të vërtetës”, ky libër shpreh përpjekjet për nxitjen e diskutimevembi disa probleme, ofrimit të një vështrimi mbi filozofinë bashkëkohore, sinxitje të diskutimeve, dhe kurrsesi si qëndrim përfundimtar apo si e vërtetëqë do të duhej të ofrohej.Në të vërtetë, interpretimet dhe pikëpamjet e disa filozofëve, të cilatpërbëjnë përmbajtjen e këtij libri, nuk pretendojnë plotësinë apopërkryerjen. Përzgjedhja e filozofive për të cilat bëhet fjalë këtu, mënyra einterpretimit të tyre dhe pasqyrimi I mendimeve të disa filozofëve nuk synonas një shqyrtim të plotë shterues të rëndësisë së tyre për filozofinëbashkëkohore, as krijimin e ndonjë hierarkie të njohurive, por, para së ~ 2 ~  
  3. 3. gjithash, janë vetëm shembuj dhe vende që, përveç tjerash, kanë edhenjëfarë kuptimi për mendimin bashkëkohor.Gjithashtu, problemet për të cilat bëhet fjalë këtu, të cilat në njëfarë mënyrejanë vënë në plan të parë dhe janë theksuar, nuk do të thotë se janëpreferenca apo orientime përcaktime të miat për aspekte të ndryshme tëmendimit filozofik. Sigurisht, këtu mund të bëhej fjalë edhe për probleme tëtjera dhe për aspekte të tjera të kuptimit të së vërtetës, por, në këtë rast,kjo nuk do të shprehte përpjekjet e mia intepretative dhe orientimet etrajtimeve.Në këtë kuptim, mendoj se disa tema që janë shtruar këtu si motive përtrajtim, nuk mund të kenë rëndësi vendimtare për kuptimin e tekstit nëtërësi, por mund të jenë me interes të madh për kuptimin e pikëpamjeve tëcaktuara të filozofisë bashkëkohore dhe traditës së mendimit filozofik. Më nëfund, kjo imponohet edhe si obligim për vështrimin e këtij raporti, I cilidëshmon se sot nuk është e mundur të thuhet asgjë për filozofinë, pa njëvështrim në historinë e saj.Filozofia nuk ka qenë kurrë, e aq më pak sot, kuptim i drejtpërdrejtë irealitetit që nuk kërkon supozime. Njohuria që hamendëson ajo ështësupozim për çfarëdo që thuhet për të dhe për çfarëdo raporti që ka ndaj saj.Qasjet që përpiqen të anashkalojnë këtë, duke thjeshtuar çështjet dhe dukei konsideruar të vetëkuptueshme, pikërisht për shkak të vendit që kafilozofia në kulturë, kanë ndikime negative në rrjedhat kulturore. Kjo, parasë gjithash, ka të bëjë me qasjen kritike ndaj të gjitha problemeve tërealitetit dhe kuptimit të proceseve jetësore.Diskursi i hapur i pikëpamjeve, qasja perspektiviste ndaj tendencave të rejakulturore, perceptohet si joobliguese, si mungesë kriteresh dhe si grishjendaj kompetencës së botëkuptimit të mendjes së shëndoshë, në kuptiminmë të keq. Pikërisht për shkak të këtyre pikëpamjeve, duhet kuptuar që nëmendimin bashkëkohor nuk bëhet fjalë për mungesë kriteresh, por përashpërsim kriteresh, se fakti se nuk ka ndonjë metodë të besueshme, e cilaështë metoda dhe objekti i kritikës, nuk është shenjë e joobligimit, por ështëshenjë e ashpërsimit të kritereve dhe theksimit të nevojës për njohjen efilozofisë, në të cilën qëndron edhe predispozita kryesore se mund të flitetpër filozofinë në përgjithësi. ~ 3 ~  
  4. 4. Gjithë çfarë ka qenë filozofia, në këtë kuptim, janë predispozitat osemundësitë e asaj që, sipas një qasjeje të re, do të jetë në të ardhmen.Natyrisht, këtu duhet të përjashtohet menjëherë çdo qasje historiciste dheçdo diskurs të kuptimit eshatologjik. Përfundimisht, historia nuk do tëshfaqet më si log i paraqitjes së mendimeve. Për këtë dëshmon gjithërrjedha e re e mendimit filozofik.Megjithatë, duhet të theksohet se ky libër, para së gjithash, i dedikohetmirënjohjes për Prof. Dr Zehra Hubijar, dekanen e Akademisë Pedagogjikenë Sarajevë, e cila, me qasjen e saj miqësore, kolegjiale e profesionale, mëka krijuar kushte për punë të papenguar e normale. Në kohën të cilën ekarakterizon një përditshmëri kulturore që nuk njeh asgjë përveçvetëkënaqësisë provinciale, mbështetjen dhe angazhimin personal tëindividualiteteve si ai i koleges Hubijar, i konsideroj si perspektivë të vetmetë realitetit tonë.Sarajevë, prill 2001 ~ 4 ~  
  5. 5. HYRJENëse thuhet se pyetja “çka është filozofia?” nuk është e përcaktuar nëmënyrë enciklopedike dhe se ajo nuk kërkon “përgjigje decidive” nuk ështëthënë asgjë e re. Hajdegeri ka thënë qysh moti se pyetja çka është filozofiakërkon përfshirjen në filozofi, kërkon trajtime të diskursit të mendimitfilozofik. Natyrisht, kjo nënkupton njëfarë obligimi që, para së gjithash,pasqyrohet në qasjen ndaj traditës së metafizikës dhe trajtimeve qëorientohen nga kritika e metafizikës, trajtimet bashkëkohore në të cilatrealizohen perspektiva të reja të mendimeve.Në këtë mënyrë, kur flasim për filozofinë, bëhemi borxhlinj ndaj saj,ndodhemi në situata që duhet të kemi kujdes ndaj tendencave të sajbashkëkohore njësoj si ndaj traditës, sipas së cilës, më në fund, përcaktohenkëto tendenca. Në këtë kuptim, gjitha çfarë përpiqemi të shtrojmë sivështrim vetjak në filozofinë, gjitha çfarë duam të themi për të, jo vetëm qëi nënshtrohet procesit të verifikimit, por as nuk mund të arrijë horizontin erelevancës filozofike dhe çështjeve që I përkasin fushës së mendimitfilozofik, në qoftë se nuk i kemi krijuar disa predispozita për krijimin e njëideje themelore për atë se çka është filozofia.Por, pyetja se çka është filozofia, qysh moti, është edhe pyetje se çka mundtë jetë ajo. Sigurisht, as kjo pyetje nuk ka karakter historik apo karakterkonceptual. Në qoftë se duhet të thuhet qartë, një përgjigje e caktuar nëkëtë pyetje as nuk mund të jepet. Për atë se çka do të jetë apo çka mund tëjetë filozofia në të ardhmen, cilat janë çështjet, problemet dhe rrethanat qëmund të ndikojnë në transformimin e saj, në të vërtetë, as që mund të flitet.Këtë nuk mund ta parashikojmë as për një të ardhme “të afërt”, por ajo qëmund të bëjmë është vështrimi I asaj që është sot.Ky diskutim, i cili për dikë ndoshta është i papritur, para së gjithash, ka tëbëjë me të kaluarën e filozofisë, me traditën e mendimit filozofik dhe mehistorinë e trajtimit të atyre çështjeve të cilat e kanë përcaktuar traditëneuro-perëndimore në tërësinë e plotë të saj. Në këtë kuptim, çështja ebashkëkohësisë është çështje e ndikimit të traditës në atë që është sotfilozofia dhe bota në të cilën ajo ekziston. Relevanca e trajtimeve që bëhensot në fushën e hulumtimeve historiko-filozofike marrin kështu karakterjetësor. ~ 5 ~  
  6. 6. Gjitha çfarë ka ndërmarrë filozofia, në mënyra të ndryshme dhe gjithnjë tëveçanta, ka pasur të bëjë me realitetin jetësor. Asgjë që nuk është në lidhjeme të nuk është jashtë kontekstit jetësor. Prandaj edhe çështjet e filozofisëanalitike, për shembull, janë çështje që kanë të bëjnë me mundësitëjetësore, për atë se çfarë është realizuar dhe çfarë nuk është realizuar, janëçështje që paraqesin një hap prapa në kuptimin e vështrimit të mundësive tëreja dhe të hapjes së perspektivave të reja, prej të cilave është e mundur tëveprohet në një mënyrë tjetër.Në këtë mënyrë transformimi i filozofisë rishtron disa çështje filozofike tëcilat kanë qenë orientim themelor I mendimit metafizik. Por, kjo përtëritjenuk është restaurim I thjeshtë. Ajo është përpjekje për realizimin e njëvështrimi të drejtë në të gjitha aspektet e disa mundësive të reja, në të cilatfilozofia jo vetëm që transformohet, por edhe zë një vend të ri në raport meshkencat dhe faktorët tjerë kulturorë. Këtu ajo nuk është shprehje eraportit suprem të mendjes ndaj realitetit, por është një prej kontekstit tëpasqyrimit të perspektivës së proceseve jetësore, e cila ka tiparet dherëndësinë e saj, por jo edhe supremacinë ndaj trajtimeve të tjera.Aq sa filozofia merr sot nga shkencat tjera, aq sa ajo është e gatshme do tëjetë diskurs i kuptimeve të hapura, marrin prej filozofisë edhe shkencat tjeradhe janë të hapura ndaj saj. Ndoshta mund të thuhet se rrethanat jetësore,por edhe përpjekjet shkencore bashkëkohore, e kanë detyruar filozofinë qëtë hapet. Për këtë dëshmon më së miri Fridrih Niçe, I cili kërkon që filozofiatë jetë ajo që prej saj pret jetë, që të flasë dhe të japë përgjigje, sepsevetëm në këtë mënyrë mund të veprojë në mënyrë aktive në jetë.Hapja e mendimit filozofik që ndodh në këtë kontekst, në të cilin filozofiakërkon qasje multidisiplinare, duhet të perceptohet si domosdoshmërivështrimesh jo vetëm në mendimin filozofik, por edhe në ato fusha tëshkencës, artit dhe kulturës në përgjithësi, i cili kërkon lëndë hulumtimi.Koha në të cilën filozofia i ka mjaftuar vetvetes, falë strukturës së sajlogocentrike, ka kaluar, sepse ajo i kishte manifestuar të gjitha mangësitëdhe rreziqet e saj. Diskursi I ri kërkon jo vetëm interesime me karakterfilozofik eminent, por edhe interesime shkencore e kulturore, përcjellje tërrjedhave që, në çfarëdo mënyre, ndikojnë në zhvillimet jetësore.Kështu detyra e filozofisë nuk gjendet në paqësimin e botës, nuk gjendet nëstrukturimin e saj dhe në aparatin kuptimor kategorial. Ajo ka të bëjë me ~ 6 ~  
  7. 7. mendimin veprues, i cili është i gatshëm dhe i detyruar që të veprojë, që tëndikojë në të gjitha proceset e të gjitha formave jetësore.Nga kjo perspektivë kritika e traditës filozofike nuk është çështje teorike nëatë kuptimin e vjetër. Në të vërtetë, këtu teoria merr një kuptim të ri, nëkontekstin që ajo vetë nuk dëshiron të jetë veprimtari thjeshtë teorike.Përfundimisht, detyrë e filozofisë nuk është më mendimi mbi të qenit, porështë bërë pikëpamje perspektive e mundësisë së veprimit. Ajo që e bënëçështjen më interesante është fakti se këto mundësi duhet të vështrohennga këndvështrimi i përcaktimeve spekulative të metafizikës, kuptimitnegativ në të cilin këto përcaktime i nënshtrohen kritikës së ashpër, e cilamerr kuptimin e kërkimit të perspektivave të reja të mendimit.Me fjalë të tjera, filozofia nuk heq dorë, por nëpërmjet pikëpamjeve të veta,është e detyruar të heqë dorë nga pozicioni i sovranit ndaj botës. Se këtunuk bëhet fjalë për kurrfarë “vullneti të mirë” dëshmon edhe kalimi të cilitnuk I shihet ende fundit. Por,ajo që trimëron në gjithë këtë çështje ështëfakti se është plotësisht e qartë se gjërat nuk do të mund të kthehen në atokontekste që mendimi filozofik I ka vështruar si të pamundura.Prandaj, në njëfarë mënyre, çështja e raporteve të filozofisë bashkëkohoreme traditën filozofike është çështje hyrëse, por, në njëfarë kuptimi tjetër,është edhe çështje e hapur për të gjitha aspektet e mundësive filozofike.Bëhet fjalë për ato mundësi që kanë konsekuenca reale, prej të cilavefilozofia, për herë të parë në historinë e saj, bëhet e përgjegjshme ndajrealitetit, duke u përballuar me pasojat e historisë së deritashme tëmetafizikës.Çështja e raportit të filozofisë dhe traditës së saj e tejkalon çdo diskurskabineti. Ajo nuk bën të vështrohet si kuptim i saj i ngushtë, por duhet tëperceptohet edhe si trajtim i filozofisë sot, si trajtim i konteksteve të saj tereja, si mundësi të mendimit. Në këtë kuptim, filozofia nuk ka karakterin emendimit të përjetshëm, sepse është dëshmuar se kështu nuk bën tëmendohet. Filozofia e ka paguar shtrenjtë atë që e ka mësuar nga përvoja evetvetes, prandaj ajo sot është shumë e kujdesshme, madje edhe ndajçështjeve që duken më pak të rëndësishme.Duke e kuptuar se nuk mund të jetë sovrane ndaj ligjeve natyrore dhe nukmund t’i vendosë ligjet jetësore, filozofia e ka kuptuar rëndësinë e vetvetes.Ajo ka ardhur në përfundim se rëndësia nuk merret dhe as nuk gjendet në ~ 7 ~  
  8. 8. imponime, por në gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve dhe në hapjen esaj ndaj qasjeve shumëdimensionale.Në këtë kuptim, kritika e kulturës moderne është një mënyrë e veçantë ekritikës së traditës vetjake. Përcaktimet e metafizikës këtu shihen në shenjatkuptimore të kulturës, nëpërmjet të cilave ajo merr karakteristike krejtësishtkonkrete. Thënë ndryshe, në esencë bëhet fjalë për kritikën e nja raportikundrejt jetës, kritikën e raportit që e promovon në shkallën më të lartëvetëkuptueshmërinë, ndërsa njohurinë në shkallën më të lartë të të qenit.Së këndejmi, çdo trajtim i kuptimeve objektive të kulturës moderne, nëçfarëdo kuptimi, duhet të ketë parasysh, për shembull, ontologjinë eHajdegerit.Këtu qëndron ai kuptimi filozofik negativ,i cili e shpreh edhe interesin përhapje dhe për pikëpamje të ndryshme. Çështja e artikulimit të këtij qëndrimiështë çështje e formësimit të saj, çështje e një formësimi të një qëndrimi tëri kritik. Filozofia sot është sinonim i logut të hapur, ku është e pamundur tëqëndrojë çdo pikëpamje mbi një mundësi të vetme.Në fund të fundit, pluralizmi i mendimeve do t’i nënshtrohet gjithsesi njëkulture plurale, e cila nuk do të vuajë nga cinizmi në ë cilin bazohet – nëasgjë. Prandaj raporti i filozofisë ndaj historisë është një raport aktiv, në tëcilin aktiviteti mund të përcaktohet qartë nëpërmjet ndikimit në realitetinjetësor. Aq sa është i mundur ndikimi në pikëpamjet tjetërfare ndaj realitetitdhe aq sa mund ta konceptojmë ndryshe këtë realitet janë të suksesshmepërpjekjet e reja të filozofisë.Fundi i filozofisë, kjo sintagmë e tmerrshme që dikur shprehte fundin enjeriut, këtu shfaqet si shpëtim dhe forcim I njeriut. Filozofia nuk mund tëjetë më ajo që ka qenë dikur, as në kuptimin e formave dhe temave të tjera,as në kuptimin e perceptimit të mundësive të reja dhe aspekteve të reja tëmendimit filozofik.Ajo që është e re për filozofinë është fakti se ajo nuk do të ndërmarrë mëasgjë vetëm për shkak të interesave të saj. Na fakt, në pikëpamjen e re,interesat e saj shfaqen si fiksione, ndërsa në interes të saj janë kërkesatjetësore. Vetëm deri në atë masë sa filozofia t’u përgjigjet këtyre kërkesave,ajo do të jetë diskurs relevant. Relevanca e saj buron nga gatishmëria që tëpërballet me konsekuencat e të kaluarës së vet, por edhe nga mundësitëinterpretative në të cilat ajo e kaluar shfaqet ndryshe prej aktuales. ~ 8 ~  
  9. 9. Në këtë drejtim, filozofia bashkëkohore nuk matet me traditën, nuk heqasgjë që ka qenë e rëndësishme për atë traditë, por kërkon mundësi të reja,të cilat burojnë pikërisht nga ajo traditë që këtu vështrohet si realitetbashkëkohor. Çështja e filozofisë, e cila tematizohet si çështje e mundësivetë saj reale, është edhe çështje e traditës nga e cila burojnë këto mundësi.Duhet të kihet parasysh se këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhënie formaledhe se një kontekst i shtruar kështu paraqet një aspekt të realitetit filozofik.Ajo që duhet të ndërmerret para së gjithash, duke pasur parasysh të gjithamundësitë, është që realiteti të mos bëhet më real se sa realiteti. 1. ÇKA ËSHTË FILOZOFIAa. Përcaktimi I filozofisëPyetja çka është filozofia shtrohet dhe buron nga tradita e mendimitfilozofik, nëpërmjet të cilës artikulohen dhe përcaktohen si përpjekje tëdomosdoshme dhe të paevitueshme të filozofisë që në shekullin 20 iverifikon bazat e pikënisjeve vetjake dhe përsëri i përcakton kahet kryesoretë mendimit të vet. Në këtë kuptim, ajo nuk është një detyrë shkollore, nukështë as një problem enciklopedik i definimit të ndonjë nocioni, por, para sëgjithash, është shprehje e raportit të filozofisë bashkëkohore me traditën evet. Vetëm çështja e shtrirjes së saj rrezikon të mos japë përgjigje në këtëpyetje, njësoj sikur studimet e filozofisë pashmangshëm përmbajnë rrezikune zhytjes në det pa shanse që të arrihet bregu. Kjo hap një temë që ështëshumë e gjerë dhe, si e tillë, kërcënon të mbetet e papërcaktuar, duketreguar se ajo mund të trajtohet nga pikëpamje të ndryshme dhe gjithnjë taprekë, në ndonjë mënyrë. Kështu filozofia nuk fiton rëndësi, por humbfuqinë e vet, njësoj sikurse secila qasje ndaj definimit, në qoftë se nocionimbetet I papërcaktuar dhe I mjegulluar, definitivisht e humb rëndësinë evet, gjithnjë derisa nuk zhduket çdo interes për të.Për këtë arsye duhet të sqarohet problemi i kuptimit të vetë nocionit“filozofi”, i cili gjendet në qasjen gjithëpërfshirëse dhe shteruese ndajstudimeve të filozofisë, ku perceptimi I filozofisë përcaktohet në mënyrë tëdrejtpërdrejtë nga tradita e saj. Kjo do të thotë se ajo është, para sëgjithash, rezultat i marrëdhënieve me përpjekjet e tërësishme të mendimitfilozofik. Me këtë rast vështrohen dhe pasqyrohen rëndësia dhe ndikimi Ifilozofisë në lëvizjet jetësore në përgjithësi. Që në këtë pikë bëhet e qartëse vetë pyetja “çka është filozofia?” ka rëndësi vetëm nëse mbetet nëdiskursin e mendimit filozofik, gjegjësisht nëse nëpërmjet zbërthimit ~ 9 ~  
  10. 10. artikulohet si zbërthim aktiv I vetë problemit të filozofisë. Kur e shtrojmëpyetjen ‘çka është kjo filozofia?” flasim për filozofinë. Duke e shtruarpyetjen në këtë mënyrë, qëndrojmë në pozicion jashtë filozofisë. Por, qëllimi pyetjes sonë është depërtimi në filozofi, lëvizja brenda saj, sjellja nëmënyrën që i shkon asaj, pra “të filozofojmë”. Orientimi i bisedës sonë duhettë ketë jo vetëm drejtim të qartë, por duhet të na garantojë njëkohësisht selëvizim brenda kornizave të filozofisë dhe jo jashtë tyre. Pra, rruga e bisedëssonë duhet të bëjë me ne, të na përkasë neve (nous tuche) dhe kjo ështëqenësore.”1Duhet të theksohet se raporti ndaj traditës përcaktohet, para së gjithash,sipas kërkesave të bashkëkohësisë. Kjo, para së gjithash, buron nganjohuritë se bashkëkohësia nuk është e mundur të ndërtohet pa refleksionete trashëgimisë dhe zbërthimin e pandërprerë të saj. Në këtë rrafsh nashfaqen si bashkëkohës Platoni, Aristoteli, Dekarti, Spinoza, Kanti, Hegelidhe të gjithë ata mendimtarë që kanë rëndësi për kohën tonë.Shtrohet pyetja “çka do të thotë të ketë rëndësi në kohën tonë?”. Me këtëpyetje nuk i shmangemi temës sonë të trajtimit. Përkundrazi. Duke shtruarpyetjen mbi rëndësinë e një mendimtari për kohën në të cilën ai ekzistonvetëm në libra, ashpërsohet debati mbi atë se çka në të vërtetë ështëfilozofia. Çfarë rëndësie mund të ketë një mendim për kohën që vjen pas tij?Çka është ajo që bën që Platonin ta pranojmë edhe sot? A mund të jetë kjo“bukuria e shprehjes” që qëndron në diçka që mund të quhet mençuri?Edhe sot, sidomos në hapësirat që nuk kanë ndonjë traditë filozofike,filozofia është shprehje për mençurinë. Kështu, filozofia konceptohet dhepranohet, në radhë të parë, si dashuri, dashuri ndaj urtisë, që vjen deri teorigjina e saj etimologjike: dua, dashuri dhe urti (mençuri).Kështu, nëinstancën e fundit, filozofia ka të bëjë me emocionin që e bën jetën më tëbukur dhe, të themi, më argëtuese. Se sa është absurd dhe sipërfaqësor kykuptim mund të shihet që në takimin e parë me filozofinë, kur ballafaqohetme kërkesat e logjikës dhe mendimit të rreptë, i cili nuk njeh dhe nukpranon kurrfarë arbitrariteti emotiv. “Përjetimet, madje edhe ato më tëbukurat, nuk bëjnë pjesë në filozofi. Përjetimet, thuhet, janë diçkairracionale. Ndërkaq, filozofia është diçka jo vetëm racionale, por ështëdrejtuese e vërtetë e arsyes.”2 Me që filozofia nuk mund t’i nënshtrohet                                                            1  Martin Heidegger, Was ist das – die Philosophie, Pfullingen 1956, f.3 2  Martin Heidegger, Ibid. , f. 8  ~ 10 ~  
  11. 11. arbitraritetit dhe shkurtpamësisë së njeriut të ngeshëm, mbetet e hapurçështja se çfarë kuptimi mund të ketë ajo dhe ç‘është ajo që edhe sot bënqë Platoni të zë vend qendror në civilizimin modern.Gjithashtu, është e gabuar dhe e rrezikshme që filozofisë t’i vishet oerolisakrosant, të shndërrohet në shkencë ë universit dhe përkushtimit hyjnor.Interesi i filozofisë nuk mund të qëndrojë as në faktin se ajo ka përgjigje përtë gjitha pyetjet, sepse ajo nuk ka përgjigje për gjithçka. Mund të thuhet seajo, në të vërtetë, deri më sot nuk ka zgjedhur asnjë problem që e kashtruar. Ajo nuk ka dhënë përgjigje definitive në asnjë pyetje qenësore që eka shtruar. Prandaj, në fund të fundit, mund të nxirret përfundimi se filozofianuk ka interes për jetën e përditshme dhe për atë që quhet praktikë epërditshme.Atëherë, nga buron rëndësia e filozofëve, pra edhe e filozofisë, për kohën esotme dhe për kohët që vijnë? Përgjigja në këtë pyetje gjendet në raportinndaj secilës çështje që i përket të kaluarës. Gjithë ajo që është në lidhshmërime ndonjë të kaluar nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç atij emotiv,emocioneve që mund të ketë individi ndaj saj. Kjo ka të bëjë vetëm merëndësinë individuale që mund të ketë një çështje. Por, vetëm ajo që karëndësi për kohën e sotme i përmban edhe të tjerat. Në kuptimin epërgjithshëm, ky është parimi i përjashtimit, i cili e përcakton vlerën e njëmendimi apo të një çështjeje, para së gjithash, sipas rëndësisë e saj nëmarrëdhëniet dhe kuptimet e reja jetësore. Prandaj mund të thuhet sefilozofia merr kuptim në rëndësinë e saj jetësore. Por, kjo rëndësi nuk ështëtransparente, nuk është e ekspozuar në mënyrë direkte sikurse shkencatpraktike. Kjo buron nga orientimet e saj ndaj tërësisë dhe qenësisë, sepselëndë e saj është trajtimi i esencës së çështjeve, gjë që kërkon depërtim nëtërësinë e tyre. Për këtë arsye, secili praktik dhe i izoluar nga rrethanat tjeranga filozofia konsiderohet si “hyrje” në raporte më të gjera dhe në kuptimine botës në tërësi. Kështu, siç thotë Hajdegeri, ajo shfaqet si “udhëheqëse earsyes”. Në këtë kontekst, ajo cilësohet si “mbretëreshë e shkencave”,ndonëse ajo vetë nuk i përket kontekstit shkencor të mendimit tëmbështetur.3                                                            3  Sipas qëndrimit të Weizssackerov‐it, i cili ka qëndrim prej studiuesi të shkencave natyrore, fizika moderne nuk mund të kuptohet pa Platonin dhe Aristotelin. Duhet të kujtohet qëndrimi i tij se përparimi shkencor num mund të mendohet pa Niçen. (shih librin e tij Einheit der Natur, Wahrnemung der Neuzeit) Shumë studiues të shkencave natyrore sot e mbështesin mendimin shkencor në këto qëndrime filozofike. Nevojat që kanë për filozofinë  ~ 11 ~  
  12. 12. Rëndësia që vazhdimisht e mban filozofinë në qendër të interesimit të secilëskohë ka të bëjë me rëndësinë që ka ajo për jetën. Kjo rëndësi zë fill në idetëqë e bëjnë filozofinë të mos merret me probleme triviale dhe tëpashmangshme për çdo mendim të specializuar. Filozofia I merr këto ide sipikënisje të vetat. Mund të thuhet se rëndësia e saj pasqyrohet në fuqinë eideve të cilat e udhëheqin dhe përcaktojnë vetë jetën. Por, ajo që epërcakton jetën nuk mund të kuptohet nga filozofia si mendim që, në njëfarëmënyre, është zhvilluar mbi jetën konkrete dhe e përcakton drejtimin e saj.Kjo do të ishte gabim, sepse mendimi gjendet në lidhjen interaktive mebotën objektive dhe vetëm nëpërmjet këtij interaksioni profilizohet si filozofi.Natyrisht, ka pasur shumë përpjekje në filozofi që janë orientuar në drejtimtë njëfarë “diktati të mendjes” ndaj realitetit jetësor e objektiv. Por, këtopërpjekje duhet të kuptohen në tërësinë e caktuar kohore. Në fakt, vetëmnëpërmjet kësaj perspektive mund të krijohet ideja për shfaqjen e këtyrepërpjekjeve në filozofi. Filozofia nuk duhet të lexohet veçmas ngapërcaktueshmëria e saj objektive. Ajo ndikon në realitetin, por më parë ajovetë përcaktohet prej tij.b. Shembulli i Platonitb. 1. Dualizmi i PlatonitAjo që, megjithatë, mbetet e paqartë ose jo mjaft e qartë është mënyra sesi filozofia e përcakton realitetin, si mendimtari i vjetër mund të jetë irëndësishëm edhe për kohën tonë. Të ndalemi te Platoni4, i cili është marrësi shembull. Pra, si mund të jetë Platoni i rëndësishëm për mendiminmodern?Esenca e filozofisë së Platonit qëndron në kuptimin dualistik të botës. Botapërcaktohet nga qenësia dhe ekzistenca. Qenësia është ajo që në çfarëdomënyre është, ndërsa ekzistenca është qenësia e saj, është ajo që e bënqenësinë të tillë çfarë është. Sipas Platonit, në sferën e qenësisë bën pjesëgjithë bota, gjithë ajo që objektivisht ekziston, ndërsa në sferën e                                                                                                                                                                                                 shkencat natyrore duhet të vështrohen në zhvillimin e mendimit prej Haisenbergut e deri te Capri. Vështrimi i këtyre përpjekjeve nuk ka kuptim vetëm për shkencat natyrore, por edhe për filozofinë.  4  Emri i vërtetë i Platonit ka qenë Aristokle. Është lindur në Athinë. Ka jetuar prej vitit 427 deri në vitin 347 para erës së re. Në filozofi e ka inkuadruar Kratili, por, mësues I tij konsiderohet Sokrati, i cili ka pasur ndikim shumë të madh te Platoni.  ~ 12 ~  
  13. 13. ekzistencës bëjnë pjesë idetë në të cilat bazohet kjo botë. E vërteta këtushfaqet në përcaktimin e qenësisë së qenies. Ajo është ide që objektivizohetnë fenomenin.Platoni i konsideron idetë si shkaktarë të çdo fenomeni. Sipas tij, ato janëpërcaktimet ideale për gjithçka, kështu që bota reale nuk mund tëbarazohet kurrë me idealen. Logjikisht kjo është e paqëndrueshme, sepseatëherë shkaku do të barazohej me pasojën, kurse qenësia me ekzistencën.Në konsekuencë më këtë, lëndë e studimeve dhe mësimit nuk mund të jenëobjektet materiale, por vetëm nocionet e pastra - idetë, me studimin e tëcilave merret dialektika. Dialektika është e vetmja shkencë që merret mestudimin e ideve, të nocioneve të pastra. Në këtë kuptim, Platoni i ndanidetë në gjini dhe loje, pasi vlerëson se shumë elemente të realitetitobjektiv nuk mund të përfshihen në nocionin “një”, siç bënin eleistët.5Platoni konsideron se përfshirja e tërësisë së realitetit është e mundur vetëmnëpërmjet tërësisë së ideve, të cilat janë të lidhur në një tërësi nëpërmjetstrukturës logjike. Këtu shfaqet diskursi i identitetit dhe dallimet, ndërsadialektika, si shkencë mbi idetë, përcaktohet vetëm nga logjika e gjërave.Idetë, si nocione të gjërave, janë plotësisht të pavarura nga forca njohëse enjeriut. Në të vërtetë, ato janë bazë për njohuritë në përgjithësi. Njohja eideve është e mundur vetëm nëpërmjet kujtimit, i cili qëndron në shpirtin epara-ekzistencës. Këtu dëshmohet pavdekshmëria e shpirtit dhe gjendetbaza e forcës njohëse. Në këtë mënyrë bëhet edhe klasifikimi midis qenieve.Ajo kujtimi i idesë së të cilës është më i plotë dhe më i qartë ka shkallë mëtë lartë të përkryerjes, është më afër ideales, kështu që, në kuptiminhierarkik, është shprehje e strukturës logjike të ontologjisë së Platonit, tëpërkryerës. Kjo është esenca e teorisë njohëse të Platonit, e cila quhet“teori e kujtimeve”. Jo përbën bazën e tërësisë së ontologjisë së saj.Të gjitha përpjekjet që bëhen në kuptimin teorik-njohës i shërbejnë Platonitpër të dëshmuar strukturën idealistike që e bën ontologjinë e tij. Kështu,edhe kur hulumtohet fusha e percepcionit, qëllimi i tij nuk gjendet nëverifikimin adekuat të pamjes, por të mjetit, as në besueshmërinë dhe nëkufijtë e mundësive të njohjes perceptive, por në esencën e qenësisë sëobjektit që është në percepcion, gjegjësisht në argumentimin e natyrës së tij                                                            5  Pikënisje e mësimeve të shkollës eleje ka qenë të kuptuarit e ekzistencës si tërësi e gjithçkaje që ekziston. Ekzistenca, si përcaktim i gjithçkaje që është, duhet të jetë e përkryer, duhet të jetë jashtë çdo  shumësie dhe ndryshueshmëria. Themelues i shkollës eleje ka qenë Ksenofoni (570‐480 para erës së re), ndërsa përfaqësues kryesorë të kësaj shkolle janë Parmenidi (540‐480 para erës së re) dhe Melisi.  ~ 13 ~  
  14. 14. lëndore dhe supozimit të ekzistimit në përgjithësi. Realiteti manifestativ ilëndës mbetet i parëndësishëm, sepse, duke mos qenë i përkryer, mbetetjashtë interesit të njohurive.Platoni e ndërton në këtë mënyrë të të menduarit në ndarjen e botës sëideve nga bota reale. Prandaj edhe karakteri i njohurisë njerëzorepërcaktohet sipas objektit të njohurive, i cili është i ndarë në dy grupe, tëbrendshme dhe të jashtme. Në grupin e parë Platoni dallon formën dhepamjen e lëndës, ndërsa në grupin e dytë për shkallë më të ulët njohësepërcakton sferën matematikore, e cila mungon në raport me dialektikën.Mungesa buron nga fakti se matematika, ndonëse merret me fenomenet,megjithatë është në lidhshmëri me lëndët, ndërsa dialektika merret vetëmme idetë, të cilat përbëjnë ekzistencën e gjërave.Kur merret në tërësi, teoria e Platonit tregon qartë se për të sfera ndjenjoreështë sferë e rendit të dytë të ekzistencës. Prandaj, shtrohet pyetja: si ështëe mundur vendosja e raporteve midis këtyre dy sferave të ekzistencës,gjegjësisht pyetja: si e nxjerr Platoni nga bota e ideve botën reale?Për ta bërë këtë të mundur, Platoni është dashur ta ndërtojë mbi logjikën egjërave botën e ideve si një tërësi të vetme. Këtu ideja e të mirës shfaqet siide supreme. Ajo është e tillë sepse është e mirë vetvetiu, e mirë absolute.Prandaj, ideja e të mirës shfaqet si instancë përmbledhëse e botës ideore nëpërgjithësi, por edhe e botës reale, e cila buron nga vetë natyra e ideve.Ideja e të mirës shfaqet si instancë e përgjithshme e përcaktimit të gjërave.Ajo përshkon të gjitha idetë dhe çdo mundësi të ekzistimit, gjë që i jepteorisë së Platonit notën përfundimtare të diskursit teleologjik.Për të bërë të qartë plotësisht mënyrën se si Platoni vendos raportet midisbotës së ideve dhe botës reale është e nevojshme të merret parasyshteorinë e shtetit, të cilën Platoni e shpjegon në veprën e tij mëgjithëpërfshirëse Shteti. Këtu shteti paraqitet si fenomen në të cilinmanifestohet fuqishëm ndikimi i idesë mbi realitetin dhe tërheq vërejtjen seçdo largim i tepërt nga mostra që ndodhet në idenë është fatale për gjënë.Platoni nuk e trajton rastësisht shtetin si fenomen që dëshmonqëndrueshmërinë e ontologjisë së tij dhe si metafizikë të mbështetur qëpërshkon tërësinë e këndvështrimit të tij ndaj botës. Shteti është formë edefinimit të marrëdhënieve të përgjithshme jetësore. Në këtë mënyrë, aidëshiron të tërheqë vëmendjen në rëndësinë jetësore të filozofisë dhe ~ 14 ~  
  15. 15. njëkohësisht, si athinas, të dëshmojë rëndësinë vendimtare të shtetit nëekzistencën e njeriut. Nëpërmjet kësaj të dytës, Platoni vetëm theksonrëndësinë e filozofisë dhe tregon se nuk ekziston mënyrë tjetër përkonstituivin e shtetit, derisa ai nuk buron plotësisht nga mendimi filozofik.Me që vetëm filozofia merret me idetë, vetëm ajo mund të merret me idenëe shtetit dhe vetëm prej qenies së saj mund të definohet forma më e mirë erregullimit shtetëror. b. 2. Manifestimi i lidhshmërisë midis ideales dhe reales në fenomenin eshtetitNë teorinë e shtetit, Platoni ka dashur të dëshmojë se kuptimi i filozofisëqëndron në zgjidhjen e problemeve jetësore. Me që marrëdhëniet jetësoreartikulohen nëpërmjet shtetit, për të marrja me shtetin ka pasur kuptimin emarrjes më të drejtpërdrejtë me problemet jetësore. Kjo buron nga fakti senjeriu duhet të jetoj në bashkësinë shoqërore, përndryshe nuk mund tëekzistojë.Bazuar në teorinë e njohjes, e cila i ka dhënë primat të përgjithshmes, teoriae Platonit mbi shtetin synonte kufizime sa më të mëdha për individin, i cili,mendonte ai, me qëllim krijimit të jetës më të mirë do të duhej t’inënshtrohej harmonisë së bashkësisë shoqërore. Kështu, bashkësiashoqërore paraqitet si bazë për jetë më të mirë të individit. Kjo është njëprej karakteristikave të teorisë së tij të njohjes – baza e individuales.Sipas natyrës së gjërave, jeta e lumtur në shtet është e mundur vetëmatëherë kur ajo drejtohet nga qytetarët më të mençur. Atëherë shteti do tëjetë më afër qenësisë së saj ideore, kështu që edhe vendimet do tëmerreshin sipas natyrës më të thjeshtë të gjërave. Prandaj, Platoni mendonse udhëheqësit duhet të jenë filozofë, ata që më së miri e njohin botën eideve, sepse ata janë më të mençurit. Me përmbushjen e kësaj predispozitepërmbushet edhe parakushti për paqe e mirëqenie. Prandaj, te Platoni,filozofia mund të kuptohet si udhërrëfyese e jetës. Platoni kërkon që kjo tëpranohet edhe në punët shtetërore, duke insistuar që në bazë të kësaj tëpërcaktohet kuptimi themelor i jetës shoqërore, pra edhe i secilit veprim.Të gjitha situatat e pakëndshme dhe vështirësitë e papërballueshme qëshfaqen në jetën e përditshme burojnë nga fakti se njerëzit nuk e kanë zënëvendin e duhur në shoqëri dhe nuk janë të aftë që të përcaktojnë kuptimin eveprimit të tyre. Prandaj, në shtetin e Platonit, çdo vend zihet ekskluzivisht ~ 15 ~  
  16. 16. sipas aftësive personale, të cilat janë të përcaktuara në mënyrë metafizikedhe ndaj të cilave njeriu nuk mund të veprojë. Këtu buron ndarja natyrore epunës, e cila formon shtresa të ndryshme. Me që kjo ndarje bëhet sipas vetënatyrës së gjërave, Platoni mendon se vendosja e drejtë e raporteve midiskëtyre shtresave duhet të jetë harmonike. Sipas kësaj ndarjeje, shtresën etretë, më të ultën, të cilën Platoni e krahason me hekurin, do ta përbëninfshatarët, zejtarët dhe robët. Kjo shtresë ka detyrë kryesore që të prodhojëtë mira materiale për të gjithë qytetarët, kështu që ata duhet tëpërjashtohen nga jeta politike dhe nga drejtimi i shtetit. Njerëzit e kësajshtrese janë krijuar nga “materiali më i dobët”, prandaj nuk janë mjaft tëarsimuar, pra nuk janë as mjaft të aftë që të marrin pjesë në punëtshtetërore. Prandaj, është në të mirën e përgjithshme që të mos marrinpjesë në udhëheqjen e shtetit dhe t’i përkushtohen përmbushjes së kuptimittë ekzistencës së tyre – krijimit të të mirave materiale. Por, edhe pse nukkanë ndonjë rol në drejtimin e shtetit, njerëzit e kësaj shtrese assesi nukjanë të parëndësishëm dhe të anashkalua. Duke kryer punën e tyre, atakrijojnë kushte që shtresat tjera të kryejnë funksionin e tyre në shtet. Papunën e tyre kjo nuk do të mund të realizohej plotësishtShtresën e dytë e përbëjnë rojtarët dhe zyrtarët. Ata kujdesen për rendin nështet dhe e mbrojnë nga armiku. Meqë është ky funksioni i tyre themelor në shtet, ata nuk kanë prona as kurrfarëndikimi në prodhim. Natyrisht, shtresën e parë, siç është thënë, e përbëjnëfilozofët, njerëzit më të mençur, të cilët veprimin e tyre e orientojnë nëudhëheqjen e shtetit. Por, shtrohet pyetja, si mendonte ta realizonte Platoni këtë ndarje. Si ështëe mundur të dihet se për çka janë përcaktuar njerëzit nga natyra? Platoni ezgjidh këtë problem nëpërmjet arsimit. Te Platoni, arsimi shfaqet si instancëqë, thënë në mënyrë të lirë, shpreh forcën e veprimit të secilit njeri. Sipastij, ky proces duhet të zhvillohet nën mbikëqyrjen e shtetit, sepse ky procesdo të përcaktojë vendin e secilit individ në shoqëri. Përveç kësaj, pakontrollin e shtetit, nëpërmjet edukatës dhe arsimimit familjar, individët dotë mund të kuptonin gabimisht kuptimin e tërësisë së marrëdhënieveshoqërore, kështu që do të shfaqej rreziku i shkatërrimit të harmonisë, e cilabazohet në drejtësi, dhe do të vihej në pikëpyetje realizimi i plotë i idesë sështetit. ~ 16 ~  
  17. 17. Shtresa e tretë, të cilën e përbëjnë ata që janë të përshtatshëm vetëm përprodhimin e të mirave materiale për bashkësinë, duhet të kenë vetëmformim muzikor dhe gjimnastik. Ata, si prodhues, nuk janë të gatshëm përarsim dhe as që duhet të ngarkohen me diçka që është e panevojshme përkryerjen e punëve të cilat u janë besuar.Platoni mendon se arsimimi duhet të fillojë në moshën 14 vjeçare, memësimin e poezive dhe të muzikës. Deri në moshën 16 vjeçare të rinjtëduhet të njihen me të gjitha veprat e të gjithë poetëve, në mënyrë që tëjenë të informuar për gjithçka që mund t’i prishë njerëzit duke zhvilluar teata brishtësinë e tepruar ashtu që të humbin guximin. Arti duhet tëpërjashtohet plotësisht sepse veprat artistike nuk pasqyrojnë atë që është erëndësishme, atë që është ide, por pasqyrojnë imitimin e gjërave, të cilatjanë imitim i idesë. Për Platonin arti nuk është asgjë tjetër veçse imitim iimitimit, pra niveli i tretë i së vërtetës.Prej moshë 16 vjeçare deri në moshën 18 vjeçare të rinjtë duhet të merrenme matematikë, ndërsa prej moshës 18 vjeçare deri në moshën 20 vjeçareduhet të aftësohen për luftë. Pas kësaj bëhet përzgjedhja e parë midis tyre.Ata që janë më pak të talentuar nuk e vazhdojnë shkollën pas përzgjedhjessë parë, por mbeten rojtarë, ndërsa të tjerët orientohen në studimin eshkencave. Përzgjedhja e dytë është më e ashpër se sa e para. Pas kësajpërzgjedhjeje shumica mbeten zyrtarë, ndërsa një pakicë e vogël orientohetnë studimin e dialektikës. Dialektika studiohet 5 vjet, ndërsa vetëm pasmoshës 50 vjeçare ata bëhen të aftë për të qenë qeveritarë gjegjësishtfilozofë. Por, filozofët nuk mund të jenë vetëm teoricienë, por njerëz që kanëedhe përvojë ta madhe jetësore, e cila u mundëson që të kuptojnë nëmënyrë më të qartë dhe të vendosin në mënyrë më të drejtë.Ideja mbi shtetin te Platoni vërehet edhe në kuptimin për njeriun. Sipas tij,sikurse edhe shteti, njeriu ka tri pjesë: mendore, shpirtëror dhe epshore.Sipas tij, vetëm harmonia midis këtyre tri pjesëve mundëson që njeriu tëjetë i lumtur dhe i qetë. Kjo harmoni, sikurse edhe te udhëheqja e shtetit,mund të bazohet vetëm në pjekurinë intelektuale dhe në vështrimin e drejtëndaj botës së ideve. Filozofia është vendi ku njeriu mund të njohë rendin egjithçkaje dhe të zbulojë atë që e përbën realitetin jetësor. Vetëm nëpërmjetmendimit filozofik mund të njihet ideja e të mirës, si instancë kulminante eekzistencës në përgjithësi. ~ 17 ~  
  18. 18. Në këtë drejtim Platoni flet për bukurinë, duke u përpjekur që të zbulojë sebukuria është në lidhshmëri të drejtpërdrejtë me botën e ideve. Kështu aiveçon idenë e bukurisë gjegjësisht të bukurën nga objektet e bukura si dheshprehitë e bukura, aktet e bukura, etj. Sipas Platonit, gjithë ajo që quhet ebukur është e tillë sepse përmban në vete pjesë të idesë së të bukurës osepjesë të së bukurës në përgjithësi. Prandaj, vetëm ai që e njeh idenë e tëbukurës mund të nxjerr përfundime mbi bukurinë e gjërave të caktuara.Mund të thuhet se Platoni mendon se nuk mund të përcaktohet çka është ebukur, në qoftë se nuk ekziston ndonjë masë, vlerë absolute, e cila i bën tëbukura gjërat e bukura.Ideja e të bukurës, bashkë me të mirën dhe të vërtetën, përbëjnë tri idetëmë të larta të botës së ideve. Kjo dëshmon se metafizika e tij bie ndesh meteorinë e arteve që e përfaqëson. Me të Platoni ndjek drejtimin në të cilin dotë ndërtojë edhe teorinë e emërtimeve. Ai mendon se dhënia e emrave, praedhe gjuha e artikulimit, mund të jetë punë vetëm për atë që i njeh më sëmiri gjërat dhe idetë, sepse emri është identifikim gjuhësor i qenies sëgjërave që emërtohen.Në shtetin e Platonit, ndarja bazohet në dallimet intelektuale, të cilatpërcaktojnë aftësitë e qytetarëve për punë të caktuara. Këtë ndarje Platoni ekonsideronte të mundshme në bazë të esencës së qenies, pra edheintelektit, botës së ideve. Bota e ideve, e perceptuar si botë inteligibile,shfaqet si përcaktues vendimtar i gjithë qenësisë.b. 3. Disa tipare të filozofisë së PlatonitKëtu bëhet fjalë vetëm për disa tipare themelore të filozofisë së Platonit, porprapë duhet të shtrohet pyetja; çka prej kësaj mund të ketë rëndësi përmendimin e sotëm ose për botën moderne, në përgjithësi? Si, për shembull,një botë e tillë metaforike, në esencë botë shprehëse, mund të ketë ndikimnë civilizimin e sotëm teknik e teknologjik, në të cilin konsekuenca shprehetme llogari të sakta e precize. Për të dhënë përgjigje në këtë pyetje është enevojshme të kihen parasysh së paku disa korniza të këtij civilizimi, dukepërfshirë edhe ato që i sjell me vete dhe që janë tiparet kryesore të tij.Kur kihet parasysh se sistemi i vlerave të qasjes teknike-teknologjike, nëesencë, përcaktohet në bazë të funksionalitetit, mbetet e qartë se çfarëlidhshmërie ka kjo me Platonin dhe dualizmin e tij. Por, kur shtrohet pyetjase çka është ajo në të cilën bazohet ky funksionalizëm, atëherë mund të ~ 18 ~  
  19. 19. shihet në mënyrë më të qartë se mendimi abstrakt, ideja, ajo që në tërësipërcakton ndonjë llogaritje teknike ose funksionim të ndonjë aparati.Atëherë bëhet e qartë përse puna e teknologëve paguhet dhe vlerësohet mësë shumti në këtë punë – sepse ai ka punë me ide të cilat mundësojnëfunksionimin e një sistemi teknik, pavarësisht se sa i madh është ai.Teknokratizmi atëherë nuk lexohet vetëm si prodhim i ndonjë voluntarizmitë rastit të “forcave sunduese” ose të klasës, por prodhim i marrëdhënieveqë burojnë nga tradita e metafizikës perëndimore, ku ideja shndërrohet nëpostulat të përcaktimit përfundimtar të të gjitha çështjeve. Në këtë rrafsh,Platoni konsiderohet si themelues i një tradite të tërë, e cila në mënyrëparimore përcjell rendim e mendimit të vet, duke vendosur botën e ideve nëprojekte që realizohen domosdoshmërisht, pa marrë parasysh gjendjen realemomentale. Idealizmi këtu shfaqet vetëm si simptomë e realizmit teknikdhe si kusht i domosdoshëm i tij.Një hap më tutje, bota e teknologjisë informative nuk është tjetër veçsebotë e ideales që pothuaj në tërësi e përcakton jetën reale. A është emundur sot të imagjinohet “shoqëria e zhvilluar” pa sisteme informative?Blerja, shitja, këmbimi i informatave... më në fund mundësia e mendimitbashkëkohor, pothuaj nuk është e mundur pa ndihmën e informatikës. Por,çka në të vërtetë janë këto sisteme që gjenden para njeriut në fund tëshekullit 20? A mund të kontestohet se këto gjëra kaq abstrakte nuk janëprodhim i një strukture ideore?!Shembuj të tillë mund të numërohet deri në pafundësi, mjafton të shikohetcilado çështje me çfarëdo rëndësie për jetën moderne dhe pa ndonjëproblem të arrihet në përfundim se ajo është krijuar nga ideja që i përketnjë sistemi që është menduar ashtu që të mund të ekzistojë.Në instancën e fundit, idetë në botën moderne paraqesin vlerën më të lartë.Sistemi i tyre është njëkohësisht sistem i vlerave. Kjo vërehet qartë nëstrukturën teknokratike të qeverisjes dhe shpërblimit në secilin lloj tëveprimit. Por, çka ka qenë ideal i qeverisjes për Platonin – qeverisja e atyreqë janë më të mençurit, të cilët kanë vështrim më të qartë në botën e ideve.Natyrisht, metafizika e Platonit nuk mund të zbatohet në mënyrëkonsekuente në atë që është prodhim i saj, sikurse nuk mund të përqafohetpa kusht dhe të realizohet asnjë ide, mendim ose projeksion tjetër.Realizimet e këtij lloji gjithnjë përfundojnë tragjikisht, si për ata që i ~ 19 ~  
  20. 20. realizojnë ashtu edhe për ata që janë objekt i realizimit. Shpjegimi imëtejmë i këtij problemi, i cili shtrohet në mënyra të ndryshme dhe bartetnë të gjitha disiplinat filozofike, tregon se sa kompleks është ky problem dhesa njohje të gjerë të rrjedhave të mendimit filozofik kërkon ai.Prandaj, shenjat e përmendura këtu më parë duhet të kihen parasysh simjete për kuptimin e marrëdhënieve të filozofisë dhe shkencave , botësmoderne dhe ekzistencës së saj, se sa si fakte të gatshme dhe si diçka qëduhet të përqafohet pa kushte. Vetëm në këtë kuptim bëhet e qartë çka nëtë vërtetë duhet të shprehë termi “platonizëm” në kuptimin e historisë sëmetafizikës të Niçes ose qëndrimi i i Jaspersi-t se e tërë filozofia ështëshkruar nga Platoni, ndërsa të tjerat janë vetëm shënime në margjina.Koncepti dualist i botës së Platonit në esencë mbetet karakteristikë e gjithëtraditës së metafizikës dhe mendimit shkencor të perëndimit.c. Shembulli i Dekartitc. 1. Problemi i metodësNjë prej shembujve të trashëgimit të metafizikës së Platonit, në të cilënmund të shihet qartë edhe ndikimi i filozofisë për përcaktimin e civilizimitbashkëkohor, para së gjithash mendimi i tij teknik-teknologjik, mund të jetëRene Dekarti6. Në filozofinë e tij mund të vërehen joi vetëm karakteristikat emendimit të ri dhe ndikimet që ka pasur, por mund të brehet edhe njëfarëpërthyerje e traditës në bashkëkohësi, ku trashëgimia e mendimit të Platonithapet në kontekste dhe në forma të ndryshme të pasqyrimit.Dekarti tregon se në çfarë mënyre koha në mendim fiton veçanti, si ajodekonstituohet në mënyrë të veçantë (Weizsacker) dhe shfaqet sipërcaktues kryesor i i fenomenit, vetëm nëpërmjet të të cilit mund tëkuptohet dhe vështrohet. Weizsacker thotë se të jesh në kohë do të thotë të                                                            6  Rene Dekartes (renatus Des‐Cartes ose Cartesius) është një prej përfaqësuesve tipikë të filozofisë së kohës së re dhe “pikë nisjeje” e racionalizimit. Është i lindur më 31. 3. 1596 në vendin e vogël La Haye, në Francë. Ka vdekur më 11. 2. 1650 në Stokholm, nga kallja e mushkërive që e ka fituar gjatë eksperimentit që e ka zhvilluar duke iu ekspozuar të ftohtit. Veprat kryesore të tij janë: Compendium Musicae (1618), De regulis utilibus et claris ad ingenii directionen in veritatis inquistione (1628), Traite du Monde (1629), Medotationes de prima philosophia (1641), Principia Philosophiae (1644), Des Passions de l’Ame (1649).   ~ 20 ~  
  21. 21. jesh i përcaktuar për dituri, të jesh në mendim, duke pasur të gjitha formate mundshme të saj.7Dekarti tregon se objekti i filozofisë, sikurse edhe çështja e lirisë së veprimitnjerëzor, gjithnjë shtron njëkohësisht si problem teorik dhe si problempraktik. Ai vendos dy sfera të cilat përbëjnë bashkë një tërësi reale dhe tëmundshme, ideale dhe objektive. Prandaj si pikënisje themelore e filozofisësë Dekartit shtrohet kërkesa e vënies në pikëpyetje të gjithë asaj që është,në mënyrë që, pas periudhës së kohës së mesme, mund të dallohet qartëajo realja nga ajo fiktivja dhe të përcaktohen bazat reale për ndërtimin emendimit që do të shpie deri te njohuritë e vërteta.Duhet të kihet parasysh gjithashtu se kjo detyrë, e cila shfaqet edhe siçështje imperative e kohës, paraqitet si problem i hapur qysh në kohën eRenesansës, kur “lufta për të vërtetën” paguhej edhe me jetë. Kjo luftëparaprakisht ndoshta është zhvilluar duke ndarë filozofinë nga skolastika,gjë që më filozofinë e kohës së re fiton përcaktuesit imperativë dheaksiomatikë.Në këtë drejtim zë fill diskursi i metodës së dyshimit të Dekartit. Ai ekonsideron dyshimin si pikënisje kritike të çdo akti të njohjes, e cila ështëmjet për eliminimin e të gjitha paqartësive të vetëdijes, në eliminimin e tëgjitha lajthitjeve që burojnë nga përpjekjet kognitive të njeriut që shpien nëdrejtim të gabuar të njohjes dhe veprimit. Por, të Dekarti, dyshimi nuk ështëvetëm mjet për eliminimin e lajthitjeve e paqartësive, por është edhemetodë e njohjes. Kështu, dyshimi nuk është vetëm mjet për gjetjen e asajqë e konsiderojmë të drejtë, por është edhe rrugë nëpërmjet të cilës arrihetderi te çfarëdo njohurie në cilëndo fushë.Qëllim kryesor i saj është edhe qilim i filozofisë: të vihet në pikëpyetjegjithçka, të rrënohet çdo e vëretë e pranuar më parë, në mënyrë që të hapetrrugë për njohjen e së vërtetës e cila do të jetë evidente, ashtu që më tëmos ketë mundësi për dyshime. Në veprën Discours de la Methode – porbien conduire sa raison et chercher la verite fans les sciences (Diskurs mbimetodën – udhëheqjes së drejtë me mendjen dhe kërkimi i së vërtetës nëshkena), Dekarti shpjegon dhe pasqyron metodën e tij. Ajo përbëhet ngakatë rparime të cilat duhet të respektohen gjatë shqyrtimin të çështjeve:                                                            7  Shih: Karl Friedrich von Weizsacker, Zeit und Wissen.  ~ 21 ~  
  22. 22. 1. “Rregulli i parë do të ishte që asgjë të mos pranohet si e vërtetë, nëse nuk është e njohur se është e tillë. Kjo do të thotë se evitohet çdo gjykim i ngutsdhëm dhe i paverifikuar dhe se gjatë gjykimit pranohet vetëm ajo që është e qartë dhe e zbërthyer, kështuqë nuk ka asnjë arsye për të dyshuar”. Në këtë parim Dekarti vendos në plan të parë qasjen kritike dhe skeptike ndaj gjithçkaje që është objekt trajtimi. Kjo qasje bazohet në dyshimin si moment themelor i të njohjes. Në këtë mënyrë, Dakrti dëshiron të krjojë bazën e sigurisë dhe qartësisë për njohje që do të thotë se ai dëshiron të caktojë kriteret për çdo të vërtetë. 2. “E dyta është që secilën vështirësi që e studioj e ndaj në aq pjesë sa është e mundur dhe aq sa është e nevojshme me qëllim të gjetjes më të mirë të zgjidhjes”. Kështu Dekarti e shtron momentin analitik të metodës së tij, duke hapur horizonte të reja ndaj botës. Ky horizont gjendet në çlirimin specifik nga natyra, e cila është shndërruar nga objekt njohjeje në çështje për analizë. Këtë e përcaktojnë në mënyrë shumë më largpamëse përpjekjet e modernes. Në këtë mënyrë, e vërteta pushon së ekzistuari kontemplantë e pastër, nga njohja e së vërtetës kërkohet të ketë karakter objektiv dhe të jetësohet në të gjitha fushat e jetës. 3. “E treta, mendimet duhet të orientohen sipas një rendi të caktuar, duke filluar nga më të thjeshtat dhe më të kuptueshmet, duke ngritur gradualisht nivelin kah mendimet më komplekse, duke vendosur rend madje edhe midis atyre që, sipas natyrës, nuk vijnë njëra pas tjetrës”. Në këtë mënyrë vendoset momenti metodik sintetik, prej nga në njësinë metodike pason plotësimi i domosdoshëm i analizës dhe sintezës, të cilat te Dekarti zbatohen sipas modelit të rendit matematikor, gjeometrik, i cili ndikon dukshëm në përcaktimin e filozofisë. 4. “E fundit,të gjitha këto i radhis në mënyrë të hollësishme dhe i kontrolloj në mënyrë që të mund të jem i sigurt se nuk kam anashkaluar asgjë”. Thënë shkurt, medota e katërt është plotësim i tri metodave të tjera dhe bëhet si pjesë përbërëse e tyre, e domosdoshme për çdo hulumtim shkencor si moment i verifikimit të asaj që është bërë dhe si garant i shqyrtimit të plotë. ~ 22 ~  
  23. 23. Pas përcaktimit të drejtimit të njohjes, Dekarti i është qasur shqyrtimeve qëduhet të shkojnë në drejtim të gjetjes së të vërtetës përfundimtare dhenjohjes së botës që nuk do të jetë e diskutueshme. Duke shtruar pyetjerreth saktësisë së pikënisjes së shpjegimeve të tij ontologjike, Dekarti thotëse nuk ekziston asgjë objektive që mund të konsiderohet si e besueshme nëekzistencën e tyre dhe si pikënisje për shqyrtimet e mëtejshme. Në gjithçkaështë e mundur ët dyshohet, sepse nuk mund të kemi një të vërtetë tësigurt për asgjë që është objekt mendimi. Shqisat tona mund të namashtrojnë gjithnjë në aspektin e ekzistencës së tyre, ndërsa arsyeja nukështë faktor që mund të vërtetojë me saktësi deri në fund.Megjithatë, ekziston një çështje e cila nuk mund të vihet në dyshim. Derisashtrohen pyetje të tilla do të thotë se mendojmë. Prandaj, si të vetmen tëvërtetë të besueshme plotësisht Dekarti e paraqet cogito, ergo sum(mendoj, pra jam). “Me që shqisat tona ndonjëherë na gënjejnë, kamdashur të supozoj se nuk ka gjëra që mund të jenë të tilla çfarë na shfaqen.Me që ka njerëz që mashtrohen me rastin e nxjerrjes së përfundimeve,madje edhe për çështjet më të thjeshta të gjeometrisë, dhe nxjerrinpërfundime të gabueshme, si edhe duke konsideruar se mund të jem igabuar njësoj sikur të tjerët, i kam hedhur poshtë si të gabuara të gjithaarsyet që i kam konsideruar si dëshmi. Më në fund, duke pasur parasysh setë njëjtat mendime që na shfaqen kur jemi zgjuar mund të na shfaqen edhekur flemë dhe në këtë rast asnjëra prej tyre nuk janë të vërteta, kamvendosur të supozoj se të gjitha gjërat që ndonjëherë kanë zënë vend tëvetëdijen time, janë njësoj të pavërteta sikurse janë ëndrrat e mia. Por,menjëherë kam vënë re se po të doja të mendoja se gjithçka është egabuar, domosdoshmërisht duhet të ekzistojë uni – ai që mendon. Me qëështë qartë se ajo maksima cogito, ergo sum është aq e vërtetë, e fortë dhee besueshme sa të mos hamenden as skeptikët më të mëdhenj, kamgjykuar se pa dyshim mund ta pranoj këtë si parim të parë të filozofisë, atëqë e kam kërkuar.”8 Në këtë mënyrë, Dekarti promovon kriterin e tëvërtetës, i cili për të gjendet në atë që është evidente, gjegjësisht nëqartësinë dhe shquarsinë (clare et distincte), që vlen për të gjitha premisat emundshme të mendimit. Sipas natyrës së saj, e vërteta mund të mbështetetvetëm në diçka që nuk vihet në pikëpyetje dhe, si e tillë, e bën edhe atë njëprej karakteristikave që e përcaktojnë atë.                                                            8  Rene Descartes, Discours de la methode, Paris, 1966, F. 88, 89  ~ 23 ~  
  24. 24. Pra, mendimi mund të vihet në dyshim vetëm në ekzistencën e vet. Dekartie e konsideron atë si një siguri të ekzistencës së përgjithshme. Për tëfilozofia është “studim i mençurisë”, në kuptimin që mençuria nënkupton jovetëm kujdesin në veprim, por edhe njohurinë e plotë mvi të gjitha gjëratpër të cilat mund të dijë njeriu. Për Dekartin, në filozofi bën pjesë edhefizika. Për të, fizika është filozofia e natyrës, prej të cilës zhvillohenmedicina, mekanika dhe etika.c. 2. Konstituimi i subjektitShqyrtimet ontologjike të Dekatrit bazohen në metafizikën e subjektivitetit.Subjekti shfaqet si instancë e verifikimit dhe si bazë e vështrimit tëpërgjithshëm mbi botën. Këtu Dekarti shfaqet si instancë e historisë sëmendimit filozofik, në të cilën përmblidhen premisat e caktuara dhedispozitat e traditës. Në filozofinë e Dekartit, konstituimi i subjektivitetitështë vazhdimësi e e mendimit antik e mesjetar mbi subjektin.Subjekti, në kuptimin e vet burimor, shënon diçka që është vendosur nëndiçka, diçka që qëndron nën diçka, diçka që është bazë për diçka. Këtusubjekti është baza në të cilën qëndron diçka. Në kuptimin gramatikor,subjekti është bartësi i shprehjes. Në kuptimin psikologjik, subjekti ështëbartës i përjetimeve të caktuara. Dekarti e konsideron subjektin si kusht përnjohjen në përgjithësi. Ai është bazament i mendimit që përcaktonekzistencën, ai është ajo që njihet. Si i tillë, për Dekartin, subjekti është egocogito në nivelin më të lartë, ai është vetë vetëdija. Kështu Dekarti ndërtonpozicionin ontologjik në të cilin subjekti është bartës i gjendjes, tipareve dheveprimeve që, në përcaktimin përfundimtar, është vetë ekzistenca.Cili është kuptimi i subjektit, në kuptimin më të ngushtë? Sipas maksimëscogito ergo sum të Dekartit, subjekti nuk është asgjë tjetër veçse ajo qëmbetet pas reduktimit të plotë dhe të përjashtimit të gjithçkaje përveçmendimit. Ajo që mbetet pas gjithë kësaj është subjekti, është bazamenti,është instanca përcaktuese e ekzistencës dhe veprimit në të gjithasegmentet. Ku vendim , i shtruar në këtë mënyrë, mbetet bazamenti kryesori të gjitha mundësive të ekzistencës. Kështu, në esencë, Dekarti i afrohetidesë së gjendjes së pastër, siç haset te bota e ideve te Platoni. Pra, aishfaqet këtu si trashëgimtar i traditës platoniste dhe i metafizikës sëPlatonit. Natyrisht, kjo ka një kuptim të fundit të kushtëzuar, i cili kadomethënie vetëm në tërësinë e plotë të tij. Por, kjo nuk do të thotë kurrsesise midis Platonit dhe Dekartit nuk ekzistojnë dallime. Përkundrazi, pikërisht ~ 24 ~  
  25. 25. dallimet midis tyre përbëjnë tërësinë e traditës në të cilën ajo konstituohet sie tillë. Po të mos ishte kështu, atëherë nuk do të mund të flitej fare përtrashëgiminë. Këtu tradita, para së gjithash, ka kuptimin e pasurisë sëndryshme.Konstituimi i tillë i subjektit të Dekartit, para së gjithash, do të thotë krijim imundësive për krijimin e së vërtetës përfundimtare e të padiskutueshme.Prandaj, në instancën e fundit, Dekarti nuk ka arritur të evitojë zgjidhjet eproblemeve me ekzistencën e Zotit, krijesës supreme që paraqet instancënmë të lartë të subjektivitetit. Në të vërtetë, ky do të ishte subjektivitetisuprem që përcakton çdo subjektivitet tjetër. Pra, ai është burim dheobjektiv kryesor i subjektivitetit.Njëkohësisht, ai është garant i kuptimit të ekzistencës së botës, njohjes dheqartësisë së kuptimit të ekzistencës së njeriut. Në këtë kuptim shihet se, përDekartin, ideja e të përkryerës është ide e privilegjuar, sipas së cilësvendoset tërësia e vetëdijes subjektive. Për këtë arsye edhe cogito nukduhet të kuptohet si mendim i thjeshtë, por si refleksion mbi atë mendim,mbi dijen që të mendohet, mbi njohurinë e veprimit dhe mbi ndërdijen.Në veprën Meditationes de prima philosophia (Meditime mbi filozofinë eparë)(1641), Dekarti flet për njohjen e vetvetes si për një gjë që pandërprerë synon diçka që është më e mirë dhe më e madhe se ajo vetë. Kjoambicie ekziston në vetë qenien e njeriut, prandaj shtrohet çështja eorigjinës së saj, gjegjësisht realitetit të ekzistencës së saj dhe i zanafillës sësaj. Kështu Dekarti arrin deri në përfundimin mbi ekzistencën e ideve tëlindura (ideae innatae), të cilat, në njëfarë kuptimi, përbëjnë lidhshmërinëmidis njeriut dhe qenies së tij inteligibile, transcendencën përcaktuese përekzistencën e vet. Kështu, përsëri vërtetohet lidhja e pashkëputshme eteorisë së dijes dhe ontologjisë, e cila te Dekarti ka qëllim verifikimin eekzistencës së vetëm një shkence – filozofisë – e cila merret me të gjithaaspektet e qenësisë dhe të gjithë format e ekzistencës.c. 3. Çështja e njohjesDekarti problemin e njohjes e lidhte me çështjen e metodës, duke orientuarkështu përpjekjet për hulumtime në të gjitha fushat shkencore. Tri veprimetnjohëse: intuita, deduksioni dhe induksioni zhvillohen me ndihmën ekatër fuqive shpirtërore: mendjen e shëndoshë, imagjinatën, mbamendjendhe përjetimet, të cilat bashkërisht përbëjnë një fuqi të vetme njohëse. Me ~ 25 ~  
  26. 26. këtë rast, ai ia beson mendjes së shëndoshë të përcaktojë çka është evërtetë dhe çka është e rrejshme. Dekarti i kupton idetë e lindura si ide qënuk janë produkt i përvojës. Për këtë arsye këto ide dallojnë prej atyre qëvijnë nga objektet e jashtme, si dhe nga ato që burojnë nga përcaktimi ivullnetit. Në këtë mënyrë Dekarti dëshiron të bëjë dallimin midis vetëdijesdhe ndërdijes, midis mendimin dhe refleksionit mbi mendimin. Më në fund,ky distinksion bëhet në bazë të dallimeve midis përvojave, në kuptimin mëtë gjerë, dhe sipas njëfarë “sistemuesi” të këtyre përvojave, midispërmbajtjes së vetëdijes dhe konsistencës së saj.Për Dekartin, teoria mbi idetë e lindura është rruga e zbulimit të parimeve tëpara të vetëdijes në tërësi. Ai përcakton këtu rendin e njohjes së gjërave,me ç’ rast tregon se ekzistenca vetjake qëndron në vendin e parë të rendittë njohjes. Natyrisht, duke folur për rendin e qenësisë, Dekarti konsideronse Zoti është ontologjikisht i pari, pronë arritjen e njohurive mbi të, nisetnga ekzistenca vetjake. Duke shpjeguar këtë ekzistencë, duke folur përbazën e saj metafizike, ai konstaton edhe domosdoshmërinë e ekzistimit tëZotit. Së këndejmi bëhet edhe më e qartë lidhja e ngushtë e teorisë sënjohjes dhe ontologjisë në filozofinë e Dekartit.Të njëjtin argumentim Dekarti e ka përdorur edhe te njohja e strukturës sëmendimit shkencor, duke konsideruar se të gjitha shkencat natyrore mundtë derivojnë nga metafizika. Por, nuk duhet harruar se Dekarti nuk kamenduar se si mund të deduktojë apriori ekzistimin e dukurive të veçantafizike. Për të shpjeguar natyrën e një dukurie fizike, duhet të aplikohetmetoda karteziane gjegjësisht metoda e parimeve të cilat ai i përcaktongjatë aplikimit të metodës së njohjes. Njëkohësisht, duhet të shfrytëzohetedhe vrojtimi empirik dhe eksperimenti, si mjet për sigurimin e “materialit”gjegjësisht fakteve mbi të cilat aplikohen parimet metodike. Kjo ka të bëjësidomos me përcaktimin e rregullsisë së ndonjë dukurie gjegjësishtpredispozitave mbi ligjshmërinë e saj. Natyrisht, kjo do të thotë se Dekartimund të përzihet në çfarëdo mënyre me empirizmin dhe t’i japë çfarëdopërcaktori karakteristik për njohjen e teorisë së këtij drejtimi filozofik.Ai dëshiron të thotë se njeriu e ka aftësinë e të menduarit falë konstitucionittë tij të lindur, gjegjësisht gjykimi në të cilin bazohet arsyeja njerëzore ështëi mundur vetëm falë vetëdijes njerëzore të strukturuar kështu. Me këtë rastDekarti nuk i kufizon idetë e lindura me forma të mendimit, sepse ai ikonsideron të lindura të gjitha idetë e qarta. ~ 26 ~  
  27. 27. Për shembull, ideja mbi Zotin është e lindur. Ajo nuk është e fituar melindjen, por është e pranishme si ide e formuar, qysh atëherë, prandaj nukështë e ngulitur thjeshtë në arsyen njerëzore. Arsyeja i formëson këto dheidetë e ngjashme, në bazë të përvojave dhe aftësive personale, të cilat janëvendimtare që këto përvoja të mund të zgjerohen në kuptimin e kushteve tëekzistencës vetjake. Përvoja nuk është këtu faktor vendimtar, sepse, siçështë thënë, Dekarti i ka parë bazat e njohjes te përvoja, kurse përvojandihmon formimin e ideve të reja, të cilat i prodhon arsyeja nga potencialivetjak.Idetë e lindura janë të ndryshme nga konstruksioni i fantazisë. Ato janë tëqarta dhe paraqesin realizimin e mundësive të brendshme të shpirtit.Dekarti nuk ka shpjeguar qartë e deri në fund mënyrën e shfaqjes së idevetë lindura dhe natyrën e tyre, por ka treguar se në çfarë mënyre përcaktohetideja në botën objektive, cila është rëndësia e tyre në raport me realen dheidealen në dualizmin e metafizikës.Fuqia e përgjithshme njohëse bazohet në këtë kuptim, nëpërmjet të cilitmundëson realizimin e parimeve themelore të një shkence gjithëpërfshirëse.Ide të lindura janë ato që kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme tëekzistencës, kështu që zbatohen si parime të përgjithshme të njohjes sëekzistencës së përgjithshme në natyrë dhe të ligjeve natyrore.Nëpërmjet ideve të lindura, Dekarti e vendos mendimin kritik, ndërdijen, siformë të pastër. Ai e veçon nga lëvizja e përmbajtjes ideore dhe e vendos siparim dhe si shkak të ekzistencës së përgjithshme. Këtu bëhet fjalë përprocesin ku ego cogito shpreh kuptimin absolut dhe e vendos si Unë absolut,i cili në metafizikë do të fitojë më vonë përmasa të reja, më të thella, duke etransformuar edhe në dije absolute të shkencave moderne.Në anën tjetër, objekti i njohjes bëhet absolut, ndërsa Dekarti tregon seasgjë që nuk është reale nuk i shpëton procesit të njohjes, shtrimit tëpyetjeve mbi të dhe dyshimin prej të cilit fillon ky proces. Në njëfarëmënyre, mund të thuhet se gjithçka është ekzistuese në realitetin objektivduhet të jetë edhe në përmbajtjen e shfaqjeve të arsyeshme ose në cilëndoformë të rikonsituimit ideor.Kjo mund të shprehet edhe ndryshe: gjithçka që mund të pasqyrohet dhe tëdëshmohet në mënyrë të logjikshme dhe bën pjesë në grupin e ideve tëqarta e të qartësuara është realisht ekzistuese. Po të mos ishte kështu, ~ 27 ~  
  28. 28. atëherë nuk do të mund të ishte as i imagjinuar, nuk do të ekzistontekurrfarë përvoje që do të çonte drejt arsyes dhe nuk do të gjendej nëstrukturën e arsyes.Vetë ekzistimi i Zotit është arsye e mjaftueshme për këtë pohim, ndërsa senuk mund të dyshojmë në atë që e njohim qartë dhe në mënyrë tëzbërthyer. Të gjitha lajthitjet e mundshme, sigurisht edhe tëpashmangshme, burojnë nga mungesa e përkryerjes njerëzore, e cila nukmund të njohë në çdo moment dhe në të gjitha rrethanat atë që është evërtetë dhe që buron nga përkryerja e Zotit.Pa dyshim, në sistemin metafizik të Dekartit, Zoti luan rolin e ekzistencë sëtërësishme themelore, duke dhënë njëkohësisht garanci për vërtetësinë enjohjes së parimeve në të cilat zhvillohet kjo ekzistencë. Dekarti konsideronse Zoti është substancë absolute dhe dëshmi e vërtetësisë së ekzistencësdhe njohjes mbi këtë ekzistencë.Kur kihet parasysh tërësia e ontologjisë së Dekartit, kur shpjegohetmetafizika e tij nëpërmjet tërësisë së sistemit që përpiqet ta ndërtojë ai,shihet qartë se tezat e tij ontologjike bazohen në perceptimit dualistik tëbotës. Gjitha çfarë ekziston, Dekarti e ndan në dy regjione: regjionin emateries dhe regjionin e shpirtit. Kjo ndarje buron nga perceptimi i tij mbisubstancën, e cila është pikënisje themelore e strukturës së metafizikës sëtij. Është karakteristike gjithashtu se Dekarti, në dualizmin e tij, mbrontezën mbi tërësinë materiale të botës, duke insistuar, para së gjithash, meqëllim të mbrojtjes së pozicioneve të tij metafizike dhe arsyetimit të kuptimitqë ndërtohet mbi origjinën e qenies inteligibile.c. 4. Problemi i substancësNë këtë mënyrë, objekti i njohjes shfaqet si absolut. Prandaj njohja e tij ipërket kërkesës metodike për qartësi dhe zbërthim. Kështu objektet ecaktuara vihen në lidhje, në një tërësi të cilës i përkasin, sipas natyrës.Dekarti thotë se për tiparet kualitative të objektit mund të flitet vetëm nëmënyrë subjektive. Sipas tij, të gjitha qëndrimet lidhur me kualitetin janësubjektive, se ato flasin për atë që vetë objekteve realisht nuk u përkasin.Së këndejmi është e qartë dhe e zbërthyer te objektet mund të njihen vetëmpërcaktimet e tyre kualitative dhe raportet e tyre gjeometrike.Duke i konsideruar raportet e matematikisht të vendosura, Dekarti niset ngaajo se edhe vetë gjërat duhet të kenë prejardhje racionale, kështu që ~ 28 ~  
  29. 29. njohuritë e vërteta shkencore mund të bazohen vetëm në arsyen. Marrë nëmënyrë abstrakte, ndaras prej të gjitha kualiteteve shqisore, objektetvendosen si pika në hapësirë, kurse materia konsiderohet si hapësirëgjeometrike. Së këndejmi, Së këndejmi, tipar i vetëm i materies sëhapësirës përcaktohet shtrirja (res exstenca), në bazë të së cilëskonstatohet përcaktimi i saj, në mënyrë shkencore dhe të arsyeshme.Si pol të kundërt me absoluten, Dekarti e përcakton mendimin (rescognitans) ose substancën ideore. Kështu ai nuk dëshiron të bëjë ndarjen esubstancës së vetme dhe të pandashme, por i përcakton tiparet e saj tëpërgjithshme dhe i vendos si atribute. Kështu, substanca definohet si diçkaqë nuk ka nevojë për asgjë për të ekzistuar, kështu që diskursi për të ështënjëkohësisht diskurs për Zotin.Kështu, te Dekarti vetë ekzistenca i përket esencës hyjnore. Kështu,ekzistenca, e cila konsiderohet si e përkryer, shfaqet me esencën hyjnore.Së këndejmi, Dekarti konsideron se edhe Zoti mund të imagjinohet siekzistencë. Sipas tij, ideja mbi Zotin, nëpërmjet të cilës shprehet esenca etij, nuk është e mundur të kuptohet nëse mohohet ekzistenca e tij. Ideja mbiZotin, konsideron Dekarti, është dëshmuar si ide e privilegjuar e arsyes.Prandaj, edhe pikëpamja mbi përcaktimin e substancës së tij nuk është izbatueshëm dhe i qëndrueshëm deri në fund janë mendimit për Zotin.Megjithatë, Dakarti nuk nxjerr përfundim se ekziston barazi midis Zotit dhesubstancës, por përpiqet që ta bëjë sa më të madh dhe sa më të qartëdallimin midis Zotit dhe çfarëdo krijese tjetër.Njëkohësisht, duke bërë dallimin midis materiales dhe shpirtërores, kuptimi itij për njeriun dhe për qeniet tjera përcaktohet në mënyrë mekanike. Kjo dotë jetë pikëpamje dominonte në shekujt 17 e 18 dhe do të karakterizohetpër qëndrimin që materia është masë inerte, koncept mekanik i kauzalitetitdhe linearitetit të lëvizjes. Të gjitha ndryshimet përmblidhen ekskluzivisht nëndryshime kuantitative. Lëvizja nuk është asgjë tjetër veçse zhvendosje nëhapësirë, ndërsa gjithë struktura dhe konstruksioni i botës, në esencë, ështënjë dhe e vetme. Njëkohësisht, duhet të kihet parasysh se Dekarti, dukembrojtur qëndrimet e metafizikës së tij, pra edhe ekzistencën e hapësirës sëzbrazët, mendon se konsekuenca logjike nuk është e mundur. Teza mbisubstancën unike nuk lejon që në natyrë të ekzistojë çfarëdo materie tjetër,përveç saj, dhe as çfarëdo tjetër që është materiale. Prandaj edhe lëvizja evetme që është e mundur është “lëvizja qarkore e materies”, ekzistenca e së ~ 29 ~  
  30. 30. cilës vihet në lidhshmëri me krijimin e vetë materies, të cilën e ka lejuarvetë të lëvizë.Duke pasur parasysh pikëpamjet e tij mbi tërësinë e materies dhe lëvizjes,Dekarti arrin që, në këtë pikë, të shmangë mekanizmin e thjeshtë , pormbetet rob i idesë metafizike të mekanizmit. ç’është e vërteta, aianashkalon kështu shpjegimin absolut determinues të botës, por nëkuptimin njohës nuk mund të mbrojë domosdoshmërinë e rrugës së njohjes. c. 5. Kuptimi dhe ndikimi i DekartitQasja mekanistike e Dekartit shprehet edhe në pikëpamjen për jetën, kuqenia e gjallë shfaqet vetëm si automat shumë i komplikuar që unënshtrohet ligjeve të mekanikës. Në këtë drejtim ai shfaqet si themelues ifilozofisë mekanistike, ku qenia e gjallë perceptohet ne raportin funksionalndërmjet trupit dhe shpirtit. Kështu, Dekarti shfaqet edhe si psikologu i parëmodern. Në trajtimet e pasioneve të shpirtit, ai do të bëjë përpjekjet e parapër krijimin e një teorie të shqisave, të bazuar në parimet mekanistike tëperceptimit të botës.Marrë në tërësi, filozofia e Dekartit ka paraqitur një epokë të re të zhvillimittë mendimit. Baze e tipareve të mendimit të Dekartit haset në qëndrimin seasgjë nuk ka dhe nuk mund të ketë të drejta autentike si njohje të qarta e tëzbërthyera, praj nga burojnë edhe bindjet fillestare i shkencë moderne nëpërgjithësi. Gjithçka që nuk mund të përmblidhe në kornizat e qartësisë dheshquarsisë nuk mund të konsiderohet e vërtetë. Në këtë kuptim, Dekartihedh poshtë paragjykimet e mesjetës dhe ndërton diskursin e tij kritik ndajtyre. Kështu ai bëhet themelues i mendimit të kohës së re, i cili bëhet parimdominues i perceptimit të realitetit në përgjithësi.As sa shkenca ndikon te njeriu modern ka ndikuar edhe Dekarti në raportin enjeriut me botën. Në fund të fundit, duhet të kujtohen kritika e Niçes dheSprenglerit9 e “njerëzve faktikë”, atyre njerëzve të cilët janë prodhim i                                                            9  Fridrih Niçe (1844 – 1900) është një prej emrave më të shquar të filozofisë së gjysmës së dytë të shekullit 20. Filozofia e tij, e shkruar me një stil aforistik, i është nënshtruar kritikës sistematike e të pakursyeshme të të gjithë përfaqësuese të diskurseve filozofike të kohës. Mendimi filozofik i Niçes, i cili ka pasur dhe ka ndikim të madh në filozofinë moderne, është një prej temave të rëndësishme të historisë së filozofisë së shekullit 20. Niçe ka pasur ndikim të madh te Martin Hajdegeri, i cili, pa dyshim, është njëri prej emrave më të mëdhenj të filozofisë bashkëkohore. Vepra më të rëndësishme të Niçes janë: Geburt der Tragodie aus dem Geiste der Music (1872), Unzeitdemase Betrachtungen, 4 Stucke (1873 – 1876), Menschlivches‐Allzumenschliches (1878), Morgenrote  ~ 30 ~  
  31. 31. shkencës bashkëkohore, raporti i tërësishëm i të cilëve me botën bazohennë parimet e qartësisë dhe sqarimit. Botëkuptimi i Husserlit mbi krizën ePerëndimit ka të bëjë gjithashtu me një raport të tillë kundrejt realitetit dhe,në esencë, pranon mënyrën metafizike të zgjidhjes.Rëndësia që Dekarti e fiton më vonë, të cilin e pranojnë filozofët pas tij oseshkencëtarët e kulturologët e profileve të ndryshme, buron vetëm ngandikimi që ka pasur ai në rrjedhat e mendimit bashkëkohor në përgjithësi.Prandaj, kritika e tipareve kryesore të mendimit bashkëkohor quhet shpeshsi kritikë e kartezianizmit, kritikë e metafizikës së Dekartit dhe mbështetjessë parimeve të percepcionit të botës në të cilën metoda barazohet me tëvërtetën.Me fjalë të tjera, filozofia e Dekartit merr rëndësi për aq sa ka ndikuar nëjetë dhe për aq sa ka lënë gjurmë në të. Nuk ekzistojnë kurrfarë vlerash qëajo i përcakton për të qenë të mjaftueshme për vetveten. Vetë filozofia nuklind nga vetëkënaqësia dhe ekzibicionizmi, por gjithnjë përpiqet përzgjidhjen e problemeve që hasen në jetë. Për këtë arsye, çdo vlerësimhistoriko-filozofik i ndonjë filozofie, në fund të fundit, është një vështrim nëndikimin që e ka pasur ajo në jetë. Nuk ekziston asnjë mendim filozofik,sado që të duket abstrakt dhe i veçuar nga realiteti, që është i rëndësishëmpër historinë e filozofisë, dhe nuk është i rëndësishëm edhe për jetën osekulturën në përgjithësi.Shqyrtimi i mendimeve, drejtimeve ose qasjeve filozofike kërkon shqyrtim tëkohës në të cilën shfaqen dhe shqyrtim të të gjitha ndikimeve dhe kushteveqë e përcaktojnë filozofinë ose përcaktohen prej saj. Pra, historia e filozofisënuk është pasqyrë e thjeshtë e mendimeve të hedhura që renditen në kohë.Ajo, para së gjithash, është një horizont i hapur për vështrimin eperspektivës dhe rrjedhës së mendimit filozofik në përgjithësi. Për këtëarsye, filozofia duhet t’i kthehet historisë së vet. Edhe gjithmonë përcaktohetnga vështrimi ndaj saj dhe, pjesërisht, prej saj.                                                                                                                                                                                                 (1881), Zur Genealogie der Moral (1887), Der Fall Ëagner(1888), Gotzendammerung (1889), si dhe përmbledhja e dorëshkrimeve të mbetura të NiçesI Der Wille zur Macht (1895).  Oswald Spengler (1880‐1936), si njeriu me dije nga shkencat natyrore, në veprën e tij më të njohur Untergang des Abendlandes (Perëndimi i Perëndimit), mendimet e tij ia kushton historisë së morfologjisë. Si thotë edhe vetë, nën ndikimin e Niçes dhe Gëtes, historinë në tërësi e mbështet në parimet perceptimit logjik dhe organik të botës. Në këtë kuptim ai insiston që kultura është njëfarë organizmi dhe jo agregat mekanik. Së këndejmi, secila kulturë duhet të ketë lindjen dhe perëndimin e saj të natyrshëm, nëpërmjet të cilës shpjegohet lindja dhe zhdukja e të gjitha kulturave të deritashme.   ~ 31 ~  
  32. 32. d. Filozofia e ekzistencës dhe koha e sajd. 1. Mendimi për krizënLidhshmëria e filozofisë me jetën shihet edhe në shembullin që këtuparaqitet i fundit – filozofinë e ekzistencës. Përpjekja e çdo filozofie është epërcaktuar në të njëjtën mënyrë, kurse me filozofinë e ekzistencës, e cilaështë drejtim i filozofisë së shekullit 20, është e mundur të tregohet edhe senë çfarë mënyre e pasqyron, pranon dhe përcakton kohën e vet filozofia.Ajo që e karakterizon mendimi filozofik në fund të shekullit 19 dhe që ndikonnë rrjedhën e mëtejshme të filozofisë është vetëdija mbi krizën e Perëndimitdhe mendimi kritik i saj. Qenia e kësaj krize është pasqyruar në percepcioninmetafizik të botës, e cila shfaqet si gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërcaktuese.Kështu, filozofia i kthehet kritikës së traditës së vet, e cila bëhet e plotë dhee palkursyeshme në veprën e Niçes.Niçe tregon se kriza e Perëndimit në esencë është e përcaktuar ngametafizika, nga percepcioni i botës i cili esencën e gjithçkaje që ekziston egjen në “anën tjetër”. Ajo ‘ana tjetër” artikulohet në mënyra të ndryshme,por në esencë gjithmonë shfaqet si përmbajtje ideale e objekteve dhe botësobjektive në përgjithësi. Kjo përpjekje kulmon te Hegeli, mendimi i të cilitparaqet njëfarë fundit të metafizikës. Fundi këtu duhet të kuptohet pikërishtnë kuptimin e Niçes, si kulm dhe si fund, si pika më e lartë e historisë së vet.Pra, është e nevojshme një shmangie e diskursit në të cilin e vërteta shfaqetnë brendinë e cila është jashtë ekzistencës së objektives. Natyrisht, kjo kaqenë detyrë e cila është çështje e procesit, detyrë e një historie të re tëmendimit për fillimin e të cilit duhet të krijohen parakushtet. Hegeli i kakrijuar këto parakushte nëpërmjet diskursit nihilistik të filozofisë së tij,duke kërkuar vlerësim të të gjitha vlerave të kulturës perëndimore dhe dukekrijuar mundësi për krijimin e një diskursi të ri të filozofisë, të pangarkuarme kuptimin e sistematikës së mendimit metafizik dhe përpjekjet e mbylljessë të vërtetës në tërësi.Nga sa u tha deri më tash. Në fund të shekullit 19, filozofia ishte hapur ndajvështrimit dhe rivlerësimit kritik të ndikimit të përgjithshëm të metafizikësnë rrjedhat e civilizimit modern. Ajo zbulon lidhshmërinë midis kategorive tëmendimit spekulativ dhe vlerave objektive të të gjitha rrjedhave kulturorepërgjatë historisë. Atëherë lidhja midis filozofisë dhe jetës nuk mund tëpërballojë përpjekjet për racionalizim. Kështu filozofia parashtron pyetje me ~ 32 ~  
  33. 33. rëndësi të drejtpërdrejt për jetën. Si pikëpyetje e parë dhe më erëndësishme është kuptimi i ekzistencës së njeriut. Ku problem nuk hapet sii izoluar nga problemet tjera të mendimit filozofik, por si pikënisje fillestare epercepcionit dhe kuptimit të jetës në përgjithësi.Qasja që e pranon filozofinë e ekzistencës është përgjigje ndaj botësmoderne, e cila është shprehje e krizës së njeriut bashkëkohor. Për këtëarsye, në “kuptimin shkollor”, filozofia e ekzistencës përcaktohet si tërësi epërpjekjeve filozofike që kuptimin e botës e nxjerrin nga tiparet ontologjiketë qenies njerëzore. Këto përpjekje diferencohen si: 1. Filozofi e ekzistencës,në kuptimin e ngushtë të fjalës (Jaspers, Marcel), 2. Filozofi ekzistenciale(Heidegger) dhe 3. Ekzistencializëm (Sartër, Merlo-Pont;). Rëndësia e kësajvërejtjeve nuk qëndron vetëm ne kufizimet shkollore, por në pasqyrimin eqartë të pranisë së përcaktimeve të ndryshme edhe brenda një drejtimi tëmendimit filozofik.Filozofia e ekzistencës është shprehje e qartë e përpjekjeve të kohës, ku si epadiskutueshme shfaqet polivalenca e mendimit, në njërën anë, dheorientimi i saj kah problemet që kanë rëndësi të drejtpërdrejt për jetën dhepër perceptimin e ekzistencës së njeriut, në transparencën e tërësisë sëkësaj sintagme, anën tjetër.Ç’është transparenca? Para së gjithash, është njohuria qe kjo tërësi nukmund ta bëjë veten të përkryer. Njëkohësisht, kjo implikon dinamikën epaparashikuar të hulumtimeve të të gjitha situatave që krijojnë situata të paparashikueshme ekzistenciale. Në këtë pikëpamje filozofia largohet ngamonoliteti i logocentrizmit të metafizikës, në të cilin shumësia shndërrohetnë një, kurse ajo që është e pa parashikueshme shndërrohet në shprehje tëlidhshmërisë kauzale, e cila jashtë skemave logjike ka kuptimin e gjësë sëpavlefshme për jetën.Bazat e filozofisë së ekzistencës hasen në shekullin 19. Ato, para së gjithash,janë shfaqur si reagime ndaj strukturimit të fortë të idealizmit. Kundërshtimii ashpër i reduktimit të individit në moment të absolutes të Kierkegaardit10,ku theksohet liria individuale dhe hapet mundësia për kuptimin e jetës                                                            10  Soren Kierkergaard (1813 – 1915), filozof danez, mbështetës i ekzistencializmit, përkundër qëndrimeve të idealizmit gjerman, konsideron se njohja nuk është më objektivi më i lartë i ekzistencës së njeriut. Ai e preferon ekzistencën si një “qenie” dhe dëshmon se kriza është shprehje e krizës së njeriut, qenies që sipas strukturës së saj ontologjike është paracaktuar për fat të keq. Gjendja e saj është gjendje e “sëmundjes për vdekje”, e shkaktuar nga situata ekzistenciale në të cilën është ngushtuar gjithnjë domosdoshmëria e vendimmarrjes në kontekstin ose‐ose.   ~ 33 ~  
  34. 34. jashtë esencializmit, është shprehje e mendimit që krizën e mendimitbashkëkohor e vështron nga konteksti i i vënies në pikëpyetje të orientimevekryesore të metafizikës. Kierkegaardi e vë çështjen e ekzistencës në qendërtë shqyrtimeve filozofike mbi të qenit dhe shtron qartë kërkesën për hapjene aspekteve të reja të kuptimit të botës.Në këtë drejtim shkon edhe kritika e dekadencës e Niçes. Kërkesa e tij përrivlerësimin e vlerave dhe për publikimin e “llogaritjes së re të kohës” tëZaratrustës, më në fund, e afirmon pikëpamjen helene për jetën, e cilaështë sipërfaqësore. Në atë që është sipërfaqësore, Niçe gjen thellësinë tëcilën perëndimi e kishte humbur plotësisht, me barazimin e Sokratit11:mendja – shkathtësia – fati, duke ia dorëzuar plotësisht ekzistencën e vetmbretërisë së arsyes. Kështu, ndjeshmëria, si faktor i jetës, e ka humburkuptimin e vet, ndërsa jeta është reduktuar në një sferë të të qenit tënjeriut. Nëpërmjet situatave çfarë hasen këtu, Niçe interpreton shenjatkryesore të krizës së civilizimit perëndimor.Kështu, në mënyrë të drejtpërdrejt, filozofia vihet në lidhshmëri me jetë, sitradita e cila ndikon në rrezikimin e saj, ashtu edhe mendimi kritik që tërheqvërejtjen për rreziqet që dalin nga kjo traditë. Këtu pasqyrohet edhelidhshmëria e saj me historinë vetjake, e cila nuk është e pranuar si “ ekaluar që mbahet mend”, por është moment aktiv dhe i rëndësishëm i tëtashmes dhe të ardhmes, ndaj të cilës ajo ka qëndrim kritik.d. 2. Karakteristikat themelore të filozofisë së Karl Jaspersi-it12Veçantia e qasjes së Jaspersit (1883 – 9169) ndaj filozofisë, pjesërisht vjennga arsimi i tij themelor. Ai nuk ka mbaruar shkollë për filozofi, por ka qenëpsikiatër. Prandaj, nuk është për t’u habitur që njëra prej veprave të tijkryesore dhe, sipas shumicës, më të mira dhe më të rëndësishme të tijështë Psyhologie der Weltanschauungen (Psikologjia e vështrimit të botës).Duke punuar në hulumtimet psikiatrike, Jaspers vjen në përfundim sesëmundjet shpirtërore shfaqen për shkak të disa predispozitave somatike,                                                            11  Sokrati (470 – 399 p.e.r) filozof grek, nuk ka lënë asnjë vepër të shkruar, kështu që burime kryesore për njohjen e filozofisë së tij janë: Platoni, Aristoteli dhe Ksenofoni. Mendohet se filozofia fillon me mësimin e njeriut që të dyshojë, para së gjithash, kur fillon të dyshojë në paragjykimet vetjake. Njohja e vetvetes është kërkesë themelore e filozofisë së tij, ndërsa arsyeja duhet të jetë përmbushje e ekzistencës së çdo njeriu. Për këtë arsye, arsyeja barazohet me shkathtësinë dhe fatin, duke dëshmuar se kuptimin e qenies njerëzore mund të jetë vetëm në arsye. 12  Veprat kryesore të Jaspers‐it janë: Psyhologye der Weltanchaungen (1919), Die geistige Situation der Zeit (1931), Philosophie: Weltorienierung, Existenzerhellung, Metaphysik (1932), Vernunft und Existenz Philosophie und Ëelt (1958), Warheit und Wissenschaft (1960).  ~ 34 ~  
  35. 35. por në esencë shprehin krizën e personalitetit në tërësi, e cila buron ngaraporti me botën. Kështu, ai fillon ta kuptojë psikiatrinë si shkencëshpirtërore dhe jo si shkencë natyrore, prandaj i qaset filozofisë dhemundësisë të perceptimit filozofik të njeriut si qenie e orientuar në qenësinëe vetë në botë që në karakterin e këtij orientimi zë vend dhe rëndësi tëveçantë në percepcionin e botës në tërësi. Në vitin 1921 Jaspersi u pranuaprofesor i rregullt i filozofisë në Haidelberg. Filozofi ka ligjëruar deri në vitin1937, kur është pensionuar, për shkak të mospajtimeve më regjiminnacional-socialist të Gjermani. Megjithatë, prej vitit 1948 ka punuar siprofesor i rregullt në Universitetin e Bazelit, në Zvicër.Jaspersi e hap botëkuptimin mbi botën me kuptimin e veçantive të të qenittë njeriut si ekzistencë. Kështu, kuptimin e këtij nocioni në filozofinë e tij ediferencon nga ekzistenca e thjeshtë e njeriut. E veçanta mbi të cilënbazohet kjo pikëpamje gjendet në raportin aktiv të njeriut ndaj botës, i ciliështë i përcaktuar, para së gjithash, nga shtrirja dhe ndikimi interaktivreciprok. Jaspersi i kundërvihet metafizikës, duke insistuar nëpapërsëritshmërinë dhe pazëvendësueshmërinë e ekzistencës individualedhe duke kërkuar mënyra për vendosjen e komunikimit midis njerëzve.Me hulumtimet e tij të drejtimit themelor Jaspersi përpiqet të vendosë dhetë identifikojë tri fusha kryesore të mendimit filozofik: 1. Vështrimin filozofikndaj botës dhe mbikëqyrjen e botës, 2. “Ndriçimin e ekzistencës: dhe 3.Metafizikën. Nëpërmjet këtyre fushave, Jaspersi dëshiron të klasifikojëproblemet e mendimit filozofik, duke mos rrënuar unitetin, përkatësinë dheburimet filozofike të traditës së tyre.Shqyrtimi i problemit të vështrimit filozofik ndaj botës niset nga qëndrimet“psikiatrike” të Jaspersit. Ai niset nga bindja se në mënyrë empirike nukështë e mundur të përcaktohen parimet e sjelljes psikike. Mbikëqyrja ebotës, në botën shpirtërore të njeriut, në ekzistencën objektive të tij, nukështë tërësi e bindjeve, paragjykimeve ose pamjeve kaotike që ndryshohennga kushtet e jetës, por është skeleti dhe kornizat konstitucionale tëpersonalitetit. Ato nuk mund të reduktohen vetëm në funksionet njohëse,sepse përfshijnë veprimin e tërësishëm të personave dhe bazohen në forcëne ideve. Si të tilla, ato përcaktojnë raportin e përgjithshëm të personalitetitndaj botës dhe e përcaktojnë në tërësi.Në raport me botën, njeriu domosdoshmërisht merr qëndrime të caktuara,të cilat Jaspersi i ndan në tri grupe: objektive (që kanë të bëjnë me njohjen ~ 35 ~  
  36. 36. e objekteve), reflektuese (që kanë të bëjnë me njohjen e raportit mesubjektin) dhe entuziastike (që kanë të bëjnë me përpjekjet për tejkalimine relacionit subjekt-objekt). Mbi këto qëndrime ndërtohen tipet kryesore tëpasqyrimit të botës: ndjenjore-hapësinore, shpirtërore-kulturore dhemetafizike. Pasqyrimi i fundit i botës nuk i nënshtrohet reduktimit në çfarëdopolariteti njohës, sepse përmbajtjet e tij bazohen në vendosjen e tonalitetittë tërësisë, i cili përpiqet të jetë i pasqyruar në tejkalimin e relacionitsubjekt-objekt. Pasqyrimi metafizik i botës nuk mund t’i ekspozohet asnjohjes objektive dhe as njohjes subjektive, kështu që nuk mund të jetëderivat as i njohjes së kategorive objektive dhe as i njohjes së kategoriveracionale.Në përfundim, Jaspersi thekson se pasqyra metafizike e botës mund tëkrijohet vetëm me dashuri. Ajo nuk mund të jetë as e kuptuar në mënyrësubjektive dhe as e shpjeguar në mënyrë objektive. Për të, çështje e sëvërtetës, në instancë të fundit, është çështje e pjekurisë së brendshme, ecila manifestohet nëpërmjet ndjenjave. Këtu manifestohet edhe tërësia eintegritetit individual të ekzistencës së njeriut, me të gjitha përparësitë dhemangësitë e saj.Duhet të kihen parasysh se përpjekjet e filozofisë së Jaspersit nuk shkojnënë drejtim të ndërtimit të një sistemi filozofik, por, shumë më parë, nëaplikimin e metodës së perceptimit të ekzistencës së njeriut. Për Jaspersin,filozofia ka rëndësi dhe kuptim të veçantë për njeriun. Ajo është në esencë endryshme nga shkenca, religjioni dhe arti. Si mendim që, para së gjithash,duhet të përmbushë kërkesat e jetës, për përmbushjen e kërkesave tëekzistencës së njeriut, filozofia duhet të jetë e ndarë qartë e në mënyra tëndryshme nga të gjitha këto orientime.Sipas Jaspersit, filozofia duhet të shprehë vendosmërinë që njeriu tëvetëdijesohet për origjinën e tij dhe të gjejë rrugën deri te vetvetja. Duke ekryer këtë detyrë, filozofia nuk mund të shterojë përpjekjet e veta për tëvërtetën. Në këtë kontekst, e vërteta dëshmohet si shumë kuptimore.Njëkohësisht, kuptimi i saj i nënshtrohet edhe më tutje verifikimit, jo vetëmnëpërmjet kërkesave shkencore-teorike, por, para së gjithash, për shkak tërëndësisë së saj për jetë.Filozofia, për dallim nga arti, duhet të jetë e ngarkuar me realitetin eekzistencës. Ajo nuk ka liri të merret me çfarëdo që është ireale dheimagjinare. Po ashtu, konsideron Jaspersi, ajo duhet të orientohet në ~ 36 ~  

×