Normat juridike
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Like this? Share it with your network

Share
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
6,030
On Slideshare
6,030
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
96
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. I. PËR NOCIONET THEMELORE JURIDIKENOCIONET KRYESORE:normë juridike; rregullim juridik; sistem juridik; institut juridik(ent, institut); degëjuridike; sferë juridike; e drejta e mbrendëshme; e drejta ndërkombëtare; e drejtamateriale; e drejta formale (procesore); kushtetuta në kuptim material; kushtetutanë kuptim formal; vlerat themelore; sundimi i së drejtës; pluralizmi politik.PYETJE:1. Çka është norma juridike ?2. Çka është rregullimi juridik ?3. Çka është sistemi juridik ?4. Çka është instituti juridik ?5. Çka është dega juridike?6. Çka është sfera juridike ?7. Numëroni disa dega juridike ?8. Paraqitni disa shembuj nga sferat juridike ?9. Çka nënkuptojmë me fjalën kushtetutë ?10. Sqaroni natyrën politike të kushtetutës?11. Pse Kushtetuta është akt më i lartë juridik?12. Cfarë lloje të kushtetutave eksistojnë?13. Në sa faza mund të ndahet zhvillimi kushtetues në Republikën e Maqedonisë ?14. Sqaroni parimin e qeverisjes të së drejtës si vlerë themelore e rregullimitkushtetues në RM!15. Çështë thelbi i pluralizmit politik si vlerë themelore e rregullimit kushtetues?16. Çka është sundimi i së drejtës?17. Prej çka përbëhet struktura e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë?18. Numëroni disa ndarje nga teksti normativ i Kushtetutës së RM!
  • 2. 1. Për nocionet themelore juridike Sjellja e njerëzve rregullohet me lloje të ndryshme normash : morale,religjioze, juridike...Bashkësia shoqërore është e pa mundur të ekzistojë pa ekzistimine rregullave të cilat e rregullojnë jetën në të. Nga të gjitha rregullat që rregullojnësjelljen e njeriut, normat juridike janë më të rëndësishmet. Norma juridike është rregull shoqërore e detyrueshme për sjelljen e njerëzve esjellë (ose) e sanksionuar nga shteti, gjegjësisht e mbrojtur nga aparati shtetëror përdhunë. Ajo do të thotë se rregulli shoqëror për sjelljen e njerëzve mund të krijohetedhe nga ana e shtetit, kur ajo është e sjellë nga ana e organit kompetent shtetëror, oseshteti të sanksionojë normë të caktuar shoqërore( morale,zakonore) që më ekziston.Fuqia dhe rëndësia e normës juridike rrjedh nga fakti se ajo është e mbrojtur ngaaparati shtetëror për dhunë. Ai fakt edhe e dallon nga normat e tjera shoqërore,respektivisht zbatimi i tyre nuk sigurohen nga ana e shtetit.Normat juridike janë të lidhura në rregullimin dhe në sistemin juridik. Rregullimi juridik është rend i organizuar i marrëdhënieve shoqërore tërregulluara me norma juridike. Ai paraqet bashkimin e normave juridike dhemardhëniet e njerëzve ndaj të cilëve zbatohen normat (elementi faktik dhe normativ irregullimit juridik). Sistemi juridik është përmbledhje e normave të përgjithëshme juridike, tësistematizuara sipas rregullave të caktuara në grupe adekuate të mëdha dhe të vogla,ashtu që bashkërisht formojnë tërësi të veçantë dhe jokundërthënëse. Grupimi inormave juridike në tërësi të caktuara bëhet në bazë të ngjashmërisë së tyre. Kriteriqë përdoret më shpesh për sistematizimin e normave juridike është përmbajtja e tyre,gjegjësisht, përmbajtja e marrëdhënieve shoqërore të cilat ato i rregullojnë. Sipaskëtij kriteri, eksistojnë : enti juridik, dega juridike dhe sfera juridike . Enti juridik (institucioni) i përfshin normat juridike të cilat rregullojnëmarrëdhëniet e njëjta shoqërore, gjegjësisht rregullojnë sjelljen e njëjtë tënjerëzve(p.sh. martesa, adoptimi, shitblerja, pronësia etj) Dega juridike është përmbledhje e më shumë enteve juridike të cilët rregullojnëlloje të njejta të marrëdhënieve shoqërore.së pari janë formuar e drejta penale dhe edrejta qytetare, ndërsa pastaj janë paraqitur edhe degët e tjera juridike (e drejtakushtetuse, e drejta amdinistrative, e drejta e punës, e drejta tregtare, e drejtafinanciare etj). Numri i degëve juridike është i ndryshueshëm. Në vende të ndryshme ,ekzistojnë degë të ndryshme juridike. Edhe në sistemin juridik të një vendi, gjatëzhvillimit historik, numri dhe llojet e degëve juridike ndryshon. Sfera juridike është pjesë e sistemit juridik e përbërë nga më shumë degëjuridike. Degët juridike grupohen në sfera juridike në bazë të kritereve tëndryshme.Ashtu që mund të flitet për të drejtën e mbrendëshme (e cila i përfshindegët juridike që rregullojnë marrëdhëniet e brendshme juridike, d.m.th. mardhënietjuridike në suazat e një shteti) dhe për të drejtën ndërkombëtare (e drejtandërkombëtare publike, e drejta ndërkombëtare private) ose për të drejtën materiale( 2
  • 3. e cila rregullon sjelljet e subjekteve juridike -të drejtat dhe detyrimet e tyre)dhe për tëdrejtën (procesore) formale( e cila i përfshin normat juridike të cilat shërbejnë përrealizimin e normave materiale - juridike) etj. Normat juridike të cilat e përbëjnëdrejtësinë në një shtet duhet të jenë në pajtueshmëri midis tyre. Ajo arrihet mevënien e relacionit të kierarkisë midis tyre. Në kulmin e shkallës së kierarkisë gjendennormat kushtetuse. Kushtetuta është akt më i lartë juridik në secilin shtet. Ajo irregullon marrëdhëniet më të rendësishme në shtet dhe i vendos principet themelorenë bazë të të cilëve ndërtohet sistemi i tërësishëm juridik. Të gjitha normat juridike tëpërmbajtura në aktete tjera juridike duhet të jenë në pajtueshmëri me kushtetutën evendit. Menjëherë pas kushtetutës, sipas fuqisë së tyre juridike, gjenden ligjet të cilat isjell parlamenti dhe të cilët duhet të jenë në pajtueshmëri me kushtetutën. Më tytjeshkalla kierarkike vazhdon me aktet nënligjore (dekrete, urdhëra, vendime dhengjashëm) të cilët i sjellin organet e pushtet (qeveria, ministritë, kryetari i shtetit),aktet e njësive të vetëqeverisjeve lokale (statuti, vendimi dhe ngjashëm),kontratatkolektive të cilat duhet të jenë në pajtueshmëri edhe me kushtetutën edhe me ligjet evendit. Më detajisht do të përqëndrohemi te kushtetuta, si akt më i rëndësishëmjuridik e cila i normon marrëdhëniet më kryesore të një vendi.2. Kushtetuta Kushtetuta është dokument (akt) politiko- juridik me të cilën garantohen tëdrejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të qytetarit dhe rregullohen bazat e sistemitpolitik, juridik dhe shoqëror në tërësi. Natyra politike e këtij akti rrjedh nga fakti që atë e sjellin fuqitë politikeqeveritare(subjektet) të cilat vendosin për formën, përmbajtjen dhe thelbin e saj,, nganjëra anë, si edhe nga shkaku i karakterit politik i marrëdhënieve dhe institucionevetë shumta të cilat rregullohen dhe vendosen me kushtetutë. Natyra juridike e këtij akti është se dispozitat e këtij akti vlejnë për të gjithë(erga omnes) dhe i obligojnë të gjitha subjektet. Kushtetuta është akt më i lartë juridik, ligj më i lartë (lex superior), ligj mbiligjet. Me atë duhet të jenë në pajtueshmëri të gjitha aktet juridike.Ajo është edhe akt më i përgjithshëm juridik. Kushtetutat dallohen nga përmbajtja, struktura dhe sistemimi. Në historinëdhe teorinë kushtetuse të njohura janë më shumë klasifikime të kushtetutës,varësishtë prej kriterit që merret për analizë. Dallojmë kushtetutë me kuptim material (nocioni material) dhe kushtetutë mekuptim formal (nocioni formal). 3
  • 4. Me fjalën kushtetutë në kuptimin material nënkuptojmë sistem (tërësi) tëparimeve dhe normave themelore (të shkruara ose të pashkruara) në të cilatrregullohen marrëdhëniet themelore të shtetit dhe shoqërisë. 1 Kushtetutë në kuptim formal (nocion formal) është dokument i shkuar me fuqimë të lartë juridike e sjellë nga organi përfaqësues i cili është bartës i pushtetitligjdhënës ose nga organ special kushtetus, me procedurë të veçantë (më tëndërlikuar) nga ajo sipas të cilës sillen ligjet , dispozitat dhe aktet e tjera. Kushtetutat në kuptimin material dhe formal shpesh herë nuk përputhet merealitetin. Ndarja e kushtetutave në të shkruara dhe të pashkruara bazohet në kriterinformalo- juridik. Të shkruara janë ato kushtetuta të cilat materien kushtetuto-juridike e shprehin në formë të shkruar, ndërsa kushtetuta të pashkruara janë tëashtuquajturat kushtetutat zakonore, të përbëra nga rregulla në forma tëpashkruara.(zakone). Të parat (të shkruarat) quhen edhe kushtetuta në kuptimformal, ndërsa të dytat si kushtetuta në kuptim material ose si kushtetuta historike,gjithashtu. Kushtetutat e pashkruara u kanë paraprirë atyre të shkruarave, ndërsasot mbizotrojnë të dytat. Shembull i kushtetutës zakonore është kushtetuta angleze,por ajo, përveç zakoneve përmban edhe një numër të madh të dokumenteve tëshkruara.2 Ndarja e kushtetutave në të forta dhe të buta rrjedh nga regjimi (procedura)juridik për ndryshimin e kushtetutës. Të forta janë ata kushtetuta që për ndryshimine tyre është e nevojshme procedurë e veçantë më e ndërlikuar se ajo ligjdhënëse,ndërsa kushtetuta të buta janë ato të cilat ndërrohen nga organet e njëjta (të cilat isjellin ligjet) dhe në mënyrë të njëjtë (procedurë) siç sillen dhe ndryshohen ligjet. Në teorinë kushtetuese - juridike flitet edhe për kushtetuta të ashtuquajturagjysmë të forta dhe gjysmë të buta, varësisht nga shkalla e ndërlikueshmërisë sëprocedurës për ndryshim, si edhe për kushtetuta hibride, që disa pjesë të saja kanëkarakter të kushtetutave të forta, ndërsa pjesët të tjera kanë karakter të kushtetutavetë buta. Në klasifikimin klasik të kushtetutës haset edhe ndarja e kushtetutave tëkodifikuara dhe të jokodifikuara. Të parat janë të paraqitura në një akt, ndërsa tëdytat janë të përmbajtura në më shumë akte.31 Kuptohet, kushtetuta në kuptim material trajtohet ndryshe nga mendimtarë të ndryshëm. Disa prej tyre , nocioninmaterial të saj e lidhin me shtetin (Jelinek, Bartelemi,Rufija), të tjerë me pushtetin politik (Diverzhe), të tretë me tëdrejtën( Kelzen), ndërsa të katërt me mardhëniet faktike të forcave në shoqëritë konkrete.(Lasel).2 Anglia,kuptohet, nuk ka kushtetutë në kuptim formalo - juridik , d.m.th. si ligj themelor i sistematizuar i vendit, por kakushtetuta me kuptim materialo - juridik .3 Shembull historik për kushtetutë të pakodifikuar është Kushtetuta e Republikës së tretë franceze të vitit 1958, e përbërnga tri ligje kushtetuese: Ligji për organizimin e pushtetit publik, Ligji për organizimin e Senatit dhe Ligji kushtetues përmarrëdhëniet mesveti të pushtetit publik. Shembull bashkëkohor të kushtetutës heterogjene është kushtetuta e Izraelit , metë cilën karakter kushtetueso-juridik kanë : Ligji për themelimin e Izraelit i viti 1948, Ligji kalimtar i vitit 1949, Ligjithemelor për Knesetin i vitit 1958, Ligji për kryetarin e shtetit i vitit 1958 dhe të tjerë. 4
  • 5. Sipas vëllimit, kushtetutat ndahen në të plota (tërsishme), të stërgjera dhe jo tëplota. Kushtetutë e tërësishme është ajo e cila i mbulon të gjitha elementet erëndësishme (marrëdhëniet shoqërore) të karakterit kushtetueso - juridik. Kushtetutëe stërgjerë është kushtëtuta më e detajuar d.m.th. kushtetuta që përmbanë elemente tëkarakterit ligjor. Kushtetutë jo e tërsishme është ajo e cila materien kushtetueso -juridike e përfëshin pjesërisht. Nga aspekti i përmbajtjes, kushtetutat kalsifikohen si : deklarative ,konstitutive dhe programore. Kushtetuta deklarative është ajo e cila paraqetdeskripcionin (përshkrimin) e gjendjes së vazhdueshme në shoqëri. Kushtetutakonstitutive është kushtetuta ku me dispozitat e saja inicon formimin e gjendjeve tëreja, ku janë të përcaktuara përmbajtja dhe koha. Kushtetuta programore skiconkorniza dhe drejtime për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm dhe realizimi i saj nuk ështëi afatizuar, por varet nga plotësimi i kushteve të caktuara paraprake. Nga aspekti i kohëzgjatjes, kushtetutat mund të jenë stabile dhe afatshkurte.Stabile është ajo kushtetutë që relativisht vlen një periudhë të gjatë, ndërsaafatshkurte është ajo me afat më të shkurtër. Sipas shkallës së përputhshmërisë të normave kushtetuese me gjendjen realedallojmë: kushtetuta reale, joreale, (nominale) dhe fiktive(mistifikatore). Reale janëato kushtetuta të cilat nisen nga gjendja faktike, për atë edhe janë të realizueshme.Kushtetuta joreale (nominale) janë kryesishtë deklarative dhe më shumë shprehinqëllim se sa mundësi. Kushtetuta fiktive është akt ekstrem joreal, fiksion larg ngarealiteti. Nga teoria kushtetuese, hasen edhe nocione të tjera për kushtetutën: nocionifilozofik, (Aristoteli, Hegeli), politik (Levenshtajn, Shmit) dhe klasifikime të tjera.Te secili kalsifikim nuk eksiston tip, gjegjësisht model i pastërt.3. Zhvillimi kushtetus i Republikës së Maqedonisë (1946-1991) Zhvillimi kushtetues i shtetit maqedon prej vitit 1946 deri në vitin 1991 mundtë ndahet në tri periudha. Periudha e parë fillon nga viti 1946 dhe zgjat deri në sjelljen e kushtetutës sëvitit 1963. Kjo periudhë shpaloset në dy faza :deri në sjelljen Ligjit kushtetues përrregullimin shoqëror dhe politik dhe për organet e pushtetit prej vitit 1953 dhe mëpas. Në shkencën politke dhe juridike faza prej vitit 1946 - 1953 përcaktohet sisocializëm shtetëror ,demokraci popullore, etatim revolucionar, shtet i avangardës,për shkak të ndikimit famoz të Partisë Komuniste dhe udhëheqësve të saj. Periudha e dytë kushtetuse fillon me sjelljen e Kushtetutës së RepublikësSocialiste të Maqedonisë nga viti 1963 dhe zgjat deri në vitin 1974. Në këtë periudhë uekzekutuan disa ndryshime kushtetuese. Shenjë kryesore e kësaj kohe është ndeshjanë mes etatizmit dhe vetëqeverisjes. Periudha e tretë kushtetuse fillon me sjelljen e Kushtetutës së vitit 1974 dhezgjat deri në sjelljen e Kushtetutës së Repubilkës së Maqedonisë në 17.11.1991. Nëkëtë periudhë janë ekzekutuar më shumë ndryshime të amandamenteve ( viti1981,1989) me të cilat u krijuan pargjykime kushtetuese për demokracinshumëpartiake parlamentare. 5
  • 6. Monizmi partiak, mungesa e mekanizmave demokratiko - politike dhe juridikedhe garat n ë tregti, pronësia shoqërore, fryma kolektive dhe kultura politikeautoritative sollën erozionin dhe shkatërrimin e sistemit.Kthimi nga traditat dhe standartet liberale evropiane u bë nevojë kushtetuse.4. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e vitit 1991 Kushtetutës së vitit 1991 i paraprinte Deklarata për sovranitetin e Republikëssë Maqedonisë dhe Referendumi për sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës sëMaqedonisë. Deklarata u soll më 25.01.1991, njëzëshëm nga të gjithë deputetët eKuvendit të R. Maqedonisë, në bazë të nenit 318 nga Kushtetuta e RSM nga viti 1974dhe Paktit ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike të OKB-së nga viti 1996,në të cilën garantohen të drejtat e çdo populli që lirisht ta përcaktojë statusin politikdhe shoqëror, zhvillimin kulturor dhe ekonomik. Referendumi u realizua më 08.09.1991, në bazë të Vendimit për shpalljen ereferendumit, e sjellë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.4 Në Referendumdolëm 75.74 % nga zgjedhësit, ndërsa votuan "PËR" 95.26% nga zgjedhësit.Rezultati flet për vullnetin e shprehur plebishitar për pavarësi dhe sovranitet tëRepublikës së Maqedonisë. Pas debatit publik për Projekt Kushtetutën e vitit 1991, me 92 vota "PËR" ngagjithsej 120 deputetë, më 17.11.1991, Kuvendi e solli Kushtetutën e parë të pavarurdhe sovrane të Republikës së Maqedonisë.5 Kushtetuta e vitit 1991 nga karakteri i saj është liberalo-demokratike. Nëfrymën e liberalizmit klasik nga shekulli XIX vend qëndror në të kanë të drejtat dheliritë e njeriut dhe të qytetarit. Ajo garanton barazi të qytetarëve , pavarësisht ngagjinia, rasa, ngjura e lëkurës, nacionaliteti dhe origjina sociale, besimi fetar dhepolitik, pozita pronësore dhe shoqërore. Në nenin 8 alineja 1 të Kushtetutës janë përcaktuar vlerat themelore të rregullimitkushtetues të Republikës së Maqedonisë, siç janë:• të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të qytetarëve , të miratuara nga e drejta ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;• shprehja e lirë e përkatësisë nacionale;• qeverisja e së drejtës;• ndarja e pushtetit në ligjdhënes, egzekutiv dhe gjygjësor;• pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira, direkte dhe demokratike;• mbrojtja pronësore juridike;• liritë e tregut dhe e afarizmit;• humanizmi, drejtësia sociale dhe solidare;• vetëqeverisja lokale;4 Kundër Vendimit për shpalljen e referendumit votuan deputetët e partive politike shqiptare.5 Deputetët e partive politike shqiptare u përmbajtën në votim. 6
  • 7. • rregullimi dhe humanizmi i hapësirës dhe mbrojtjes dhe përparimi i ambientit jetësor dhe natyror, dhe• respektimi i normave të gjithpranishme të së drejtës ndërkombëtare. Dispozita e paragrafit të dytë të nenit 8 promovon hyrje dhe qëndrim liberal, dukeproklamuar se "në Republikë e Maqedonisë, e lirë është gjithëçka që me Kushtetutëdhe ligj nuk është e ndaluar". Një nga vlërat themelore të rregullimit kushtetues në Republikën e Maqedonisëështë qeverisja e së drejtës (rule of law). Realizimi i saj është i mundur në kushte metë drejta dhe liri të garantuara dhe të mbrojtura juridikisht; supermatsioni ikushtetutës në rregullimin juridik, si edhe kontrolli kushtetus i ligjeve dhekushtetutmëria dhe ligjëshmëria e dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme ngaana e Gjyqit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Parimi i sundimit të së drejtës çon nga pushteti i kufizuar, nga synimi demokratik,qytetarët tu nënshtrohen jo njerëzve të tjerë por ligjeve (non sub homine sed sublege), drejt politikës në kufijtë e së drejtës. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, pluralizmin politik dhe zgjedhjet elira, direkte dhe demokratike i numëron te vlerat themelore të rregullimit kushtetues.Në këtë mënyrë legjitimiteti i organeve më të larta të pushtetit lidhet me qytetarët tëcilët në moshën 18 vjeçare përfitojnë të drejtën e votës së përgjithshme, direkte, tëbarabartë dhe të fshehtë. Pluralizmi politik është pasojë natyrore e lirive politike të qytetarëve tëgarantuara me kushtetutë ku midis tjerash edhe liria e shoqërimit politik në partipolitike dhe forma të tjera të organizimit politik, si element i pazavendësueshëm i jetëspolitike dhe instrument i përfaqësisë politike. Partitë politike janë kusht pa të cilët ska demokraci parlamentare. Ato iartikulojnë dhe prezentojnë interesat dhe qëndrimet politike të qytetarëve me çkabëhen faktorë kryesor të kulturës politike, marrin pjesë në zgjedhjet me kandidatët etyre, ndërmjetësojnë midis përfaqësuesve të zgjedhur dhe qytetarëve - zgjedhësve ekontrollojnë pushtetin politik direkt ose nëpërmjet mendimeve politike. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë si vlerë themelore e përcakton edhe tëshprehurin e lirë të përkatësisë nacionale, për shkak të theksimit të barabarshmërisënacionale kundrejt rregullshmërisë nacionale.6 Mbrojtja juridike e pronësisë , si vlerë themelore, dmth garantim i këtij entithemelor ekonomik dhe juridik dhe trajtimi i formave të ndryshme të pronësisë sëbarabartë dhe të njëllojshëm shumë të rëndësishëm për zhvillimin shoqëror në RM.6 Kjo vlërë themelore është e plotësuar me formulim " përfaqësimi kompetent dhe i drejtë i qytetarëve të cilët u takojnëbashkësive në të gjitha organet e pushtetiot shtetëror dhe institucioneve të tjera publike në të gjitha nivelet (Amandamenti VI) 7
  • 8. E drejta e tregut dhe e afarizmit është kategori e re në rregullimin kushtetuesmaqedon. Ajo do të thotë afirmimi kushtetues i tregtisë ekonomike dhe mbrojtja etregut nëpërmjet kufizimit të intervenimit të shtetit në të. Humanizmi, drejtësia sociale dhe solidariteti si vlerë themelore janë bazëfilozofiko- morale në shoqërinë e lirë, të hapur dhe demokratike të qytetarëve tëbarabartë, me integritet dhe dinjitet të garantuar. Vetëqeverisja lokale është kundërpeshë e pushtetit qendror dhe institut më iafërt me qytetarët dhe për atë është edhe vlërë themelore e rregullimit kushtetues . Rregullimi dhe humanizmi i hapësirës dhe mbrojtjes dhe përparimi i ambientitjetësor dhe natyror është përgjigje logjike kushtetuese e krizës bashkëkohore tëambientit jetësor që rrjedh nga moskontrollimi i industrisë, rritja ekonomike, bumidemokratik, pauperacioni, të cilët sollën deri në prishjen e baraspeshës në mesnjeriut dhe natyrës dhe degradimit të hapësirës jetësore. Respektimi i normave dhe standardeve të miratuara të së drejtës ndërkombëtareështë parakusht për integrimin e Republikës së Maqedonisë në bashkësinëndërkombëtare.5. Ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1991 Kushtetuta e vitit 1991 sbënë dallim në mes pushtetit kushtetues dhe ligjor.Procesi për ndryshimin e saj është i njëjtë me procesin për sjelljen e kushtetutës sëre.7 Ndryshimi i kushtetutës rrjedh sipas procesit të vërtetuar në vetë Kushtetutën(nenet 129-131). Sipas nenit 129, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ndryshohetdhe plotësohet me amandamente kushtetuese. Procedura për ndryshimin eKushtetutës shpaloset në këto faza : së pari, parashtrohet propozimi për hyrje nëndryshim , së dyti, sillet vendimi për hyrje në ndryshim , së treti, vërtetohet projekt -akti dhe parashtohet i njëjti në debatin publik, së katërti , sillet vendimi përndryshimin e Kushtetutës dhe shpallet . Propozim për hyrje në ndryshim të Kushtetutës mund të japë: Kryetari i RM,Qeveria e RM, së paku 30 deputetë ose 150 000 qytetarë. Vendim për hyrje nëndryshim të Kushtetutës sjell Kuvendi i RM me të dy të tretat e votave nga numri ipërgjithshëm i deputetëve (shumica kualitative). Projekti për ndryshimin ekushtetutës vërtetohet me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve(shumicë apsolute). Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës sillet më dy të tretat evotave nga numri i përgjithshëm i deputetëve (shumica kualitative). Pas miratimit tëndryshimit të Kushtetutës Kuvendi sjell Vendim për shpalljen e ndryshimevekushtetuese. Ndryshimi i Kushtetutës hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes.7 Njëlloj është edhe me Kushtetutën e Belgjikës të vitit 1831, Kushtetutën e Francës 1958, Kushtetutën e Kroacisë 1990 8
  • 9. Kushtetuta e vitit 1991 disa herë është ndryshuar: në vitin 1992 meAmandamentin I dhe II, në vitin 1998 me Amandamentin III, në vitin 2001 meAmandamentin IV - XVIII dhe në vitin 2003 me Amandamentin XIX. Amandamentet I dhe II deklarojnë se RM ska pretendim territorial në shtetetfqinje dhe se nuk do të ndërhyjë në të drejtat sovrane dhe punët e brendshme tështeteve të tjera... Me Amandamentin III u zmadhua kohëzgjatja e paraburgimit deri nëngritjen e përgjegjësisë nga 90 deri në 180 ditë. Me Amandamentet IV - XVIII u bënë ndryshime thelbësore në Kushtetutën eRepublikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Me këtoAmandamente u vendos modeli i demokracisë konsensuale (konsuciative) e shprehurme : përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të qytetarëve të cilët u takojnë të gjithëbashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe instituteve të tjera publike në tëgjitha nivelet; koncepti bashkësi; shumica speciale e nevojshme për sjelljen e ligjeveqë përcaktojnë kulturën , përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentat personal dhesimbolet , si edhe Ligji për vetëqeverisjen lokale, Ligji për organizimin territorial,Ligji për financimin lokal, Ligji për qytetin e Shkupit, Ligji për zgjedhjet lokale.Gjithashtu, me këto amandamente gjatë zgjedhjes së avokatit të popullit , treanëtarëve të Gjyqit Kushtetues, tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor republikan është enevojshme shumica e votave të deputetëve që u përkasin bashkësive që nuk janëshumicë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa gjatë emërimit të tre anëtarëve tëKëshillit të sigurimit, Kryetari duhet të sigurojë që përbërja e Këshillit të paraqesëpërbërjen e popullsisë në RM. Me Amandamentin XVII zgjerohen kompetencatkushtetuese të njësive të vetëqeverisjeve lokale, ndërsa Amandamenti XVIIIpërshkruan shumicën e deputetëve të cilët u përkasin bashkësive që nuk janë shumicënë RM, përveç dy të tretave të votave të nevojshme me ndryshimet e dispozitavekushtetuse të cilat u përkasin të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive.Në vitin 2003 me Amandamentin XIX u hap mundesia që me vendim të gjygjit tëmund të, apstenohet nga fshehtësia e garantuar e formave të të shprehurit.6. Struktura e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë e përbëjnë preambula8 dhe tekstinormativ.Preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë e vitit 1991përmbante dy llojedispozitash : ato të karakterit historiko-faktografik dhe ato të karakterit politoko-programor (qëllimet dhe vlerat e bashkësisë politike) - konstituimit të Republikës sëMaqedonisë si shtet të pavarur dhe sovran, qytetar dhe demokratik; vendosja dhendërtimi i qeverisjes të së drejtës si sistem themelor i pushtetit, garantimi i të drejtavenjerëzore, barazia nacionale dhe liritë qytetare,8 Në vokabularin politiko- juridik me preambulë (fjalë latine preambulum - parafjalë, hyrje,paralojë) nënkuptojmë pjesën enjë akti juridik që i paraprin tekstit normativ nga i cili është dukshëm i ndarë dhe në të cilën janë të shprehura motivet dheqëllimet e aktit. Stili i të shprehurit në preambulë është solemn, ndërsa ndonjëherë edhe patetik.Preambulat i ngjajnë manifestit politik, skanë nene dhe janë deklarative, d.m.th. skanë karakter normativ. 9
  • 10. sigurimi i paqës dhe i bashkëjetesës së popullit maqedon me popujtë e tjerë që jetojnënë Republikën e Maqedonisë dhe sigurimi i drejtësisë sociale, mirëqenies ekonomikedhe përparimit të jetës përsonale dhe të jetë së përbashkët. Me Amandamentin IV u bë ndryshimi i preambulës së Kushtetutë sëRepublikës së Maqedonisë të vitit 1991 9. Preambula e re nomoteknike është eshprehur me një paragraf. Në të theksohet se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas,si edhe qytetarët që jetojnë në kufijtë e saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar,popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe tëtjerëve vendosën ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur sovran. Duke e marrë përgjegjësinë për të tashmen dhe për të ardhmen e Maqedonisë,themeluesit e Kushtetutës u japin falëminderim gjeneratave paraprake përthemelimin e Maqedonisë si shtet të pavarur dhe sovran, duke i theksuar ngjarjet mëtë rëndësishme historike, si Republikën e Krushevës, Vendimet e ASNOM-it dheReferendumin e vitit 1991. Themeluesit e Kushtetutës në Preambulë e shprehin edhe qëllimin e vendosjesdhe përforcimin e qeverisjes të së drejtës, të garantohen të drejtat njerëzore dhe liritëe qytetarëve, të sigurohet paqa dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqeniaekonomike dhe përparimi i jetës personale dhe të përbashkët. Preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ëshët bazë dhe kornizëpër interpretimin e tekstit normativ të Kushtetutës. Teksti normativ i Kushtetutës ka nëntë pjesë dhe 134 nene : I. Dispozitat epërgjithshme (nenet 1-8); II. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit(nenet 9-60); III. Organizimi i pushtetit shtetëror ( nenet 61-107); IV. GjygjiKushtetues i Republikës së Maqedonisë (nenet 108-113); V.Vetëqeverisja lokale (nenet114-117); VI.Marrëdhëniet ndërkombëtare (nenet 118-121); VII.Mbrojtja eRepublikës, gjendje lufte dhe e jashtëzakonëshme (nenet 122-128); VIII. Ndryshimi ikushtetutës (nenet 129-131)dhe IX. Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare (nenet132-134).9 Kjo është hera e parë të ndryshohet preambula pa sjelljen e kushtetutës së re në historinë e të drejtës kushtetusekomparative. 10