Unioni Evropian
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Unioni Evropian

on

  • 9,771 views

 

Statistics

Views

Total Views
9,771
Views on SlideShare
9,611
Embed Views
160

Actions

Likes
4
Downloads
317
Comments
0

3 Embeds 160

http://www.biznesi.net 135
http://www.slideshare.net 16
http://menaxherat.com 9

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Unioni Evropian Unioni Evropian Presentation Transcript

    • Unioni Evropian Prof. dr. Besim Beqaj
    • Kështu kemi mbërritur në pyetjen, se cilat janë ato kërkesa të veçanta që dalin gjatë trajtimit të BE. Çfarë e bën kaq të vështirë përballjen me të? Lejoni që përmes tre diagramash të mund t’Ju orientoj në disa aspekte të rëndësishme. Fillimisht këtu kemi të bëjmë me institucione të një natyre krejtësisht të re, të panjohur si prej shtetit kombëtar ashtu edhe prej politikës kombëtare, të cilët bashkëpunojnë në një mënyrë të tillë, e cila gjithashtu nuk ka precedente dhe përveç kësaj u nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme. Qoftë edhe vetëm për të krijuar një ide e përgjithshme lidhur me këtë, kërkon një investim të jashtëzakonshëm.   BE-ja si institucion i ri Vështirësistë dhe kërkesat gjatë trajtimit të BE
    • Por kjo nuk është e gjitha, sikurse e tregon edhe diagrama e mëposhtme. Ky sistem kompleks disanivelesh, që sapo shqyrtuam, luan duke u alternuar në mënyra të ndryshme në gjithsej tre fusha.   Tre kolonat e BE-së
    • Por kaq nuk mjafton. Diagrama e ardhshme lë të kuptohet, që në rastin e  BE-së nuk bëhet fjalë aspak për nja dy institucione të reja, të panjohura nga shteti kombëtar, por për një sistem disanivelesh me tre të tilla:
      • Niveli mbikombëtar me organe të krijuara rishtazi;
      • Niveli i shteteve anëtare , në të cilin lojtarë të rëndësishëm janë jo vetëm qeveritë, por edhe parlamentet, shoqatat, partitë, dhe së fundmi edhe
      • Niveli i rajoneve .
      • Vetëm të gjitha këto të marra së bashku bëjnë BE-në, përcaktojnë politikën e tij dhe vijimësinë e zhvillimit të tij. Mendoni për diskutimet parlamentare rreth politikës së Evropës, që në vendet si Britania e Madhe dhe Danimarka luan një rol qendror. Ose mendoni për politikën rajonale dhe pjesërisht edhe për atë agrare, e cila pa bashkëveprimin e njësive rajonale nuk do të kishin qenë absolutisht të realizueshme.
      •  
      BE-ja si sistem disanivelesh
    • Dhe kolonën e tretë e përbën Bashkëpunimi i kontraktuar gjithashtu jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian mes shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshme. Përmes institucioneve të përbashkëta (Këshilli, Komisioni, Parlamenti Evropian, Gjykata Evropiane) dhe një katalogu objektivash të mbivendosura këto pjesë të ndryshme të ndërtesës së Bashkimit Evropian janë të paktën të ingranuara me njëra  tjetrën. Gjithsesi mbeten tejet të ndryshme modalitetet e vendimmarrjes, proceset e vendimmarrjes dhe pesha e institucioneve dhe aktorëve të veçantë pjesëmarrës. Kolona e Tretë: BPDB Kolona e dytë, Politikat të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (BPJS), e ka vendosur bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e politikës së jashtme, të praktikuar jashtë Komunitetit Evropian, që prej fillimit të viteve '70 në baza kontraktore — gjithsesi një bazë gjerësisht ndërqeveritare jashtë Marrëveshjes së Komunitetit Evropian.   Kolona e dytë: PPJS Kolona më e rëndësishme dhe voluminoze vazhdon të përfaqësohet nga Komuniteti Evropian , kompetencat e të cilit u zgjeruan konsiderueshëm me Traktatin e Mastrihtit, Amsterdamit dhe Nisës. Një zhvillim i rëndësishëm, rreth të cilit ne do të flasim edhe më hollësisht.   Kolona e parë: Komuniteti Evropian
    • Një aspekt shumë i rëndësishëm është fakti që Ju të njihni politikën në dimensionin e saj institucional, procesual dhe atë të përmbajtjes, sikurse e ndeshim sot gjithnjë e më shumë, pikërisht pa një ndarje të qartë mes politikës së brendshme dhe asaj të jashtme. Politika karakterizohet nga një ndërthurje e ngushtë e niveleve të ndryshme si edhe nga një masë tejet e madhe kompleksiteti . Ju do të njhni fenomenin e ri të "qeverisjes përtej shtetit kombëtar ", në trajtmin e të cilit dihet që shkencat politike e kanë vështirësi ende të  dukshme. Këtu natyrisht nuk bëhet fjalë për një fenomen, i cili kufizohet vetëm më BE-në.   Edhe në aspekte të tjera të pjesshme, qofshin këto funksionale apo rajonale, vihet re një tendencë në rritje për vendosje rregullash në fushën e  politikës ndërkombëtare dhe Kërkimi Shkencor Krahasues e sheh veten tashmë të përballet me faktin që shteti kombëtar po humbet gjithnjë e më shumë rolin e një qendre politike vendimmarrëse të padiskutueshme, e cila ndërmerr vetëm vlerësime autoritare. Një përballje me BE, pra, do t’Ju udhëheqë përtej kufijve të këtij objekti, drejt një problematike themelore të politikës (shkencës politike) së ditëve tona në një mjedis, që ndryshon vazhdimisht në mënyrë dramatike.. Njohja e qeverisjes përtej shtetit kombëtar Mbi dobinë e trajtimit të BE  
    • Pas këtij vështrimi përmbledhës të shkurtër, që, të shpresojmë, se nuk Jua ka hequr dëshirën, në lidhje me parakushtet e veçanta, që vendos marrja me BE-në, natyrisht që na ngacmon pyetja, se çfarë do të na sillte të mirë, përballja me këtë sfidë intelektuale dhe të vështirë në një masë të konsiderueshme dhe se cili është rezultati i pritshëm i gjithë kësaj. Së pari Ju do të njiheni me një organizatë, që edhe sot përcakton jetën tonë të përditshme në një mënyrë vendimtare, dhe pa njohjen e së cilës Ju nuk do të mund ta kuptonit dhe aq më shumë të kishit një gjykim Tuajin në lidhje me politikën, qoftë edhe me politikën e bërë brenda kufijve të shtetit kombëtar.   Njohuri mbi politikën e fillimit të shek.XXI Mbi dobinë e trajtimit të BE  
    • Analizë e procesit të integrimit (I): Vështrim i përgjithshëm Procesi i integrimit 1951-2005 në një vështrim - linjat e zhvillimit dhe çështje kryesore Në këtë mënyrë kemi mbërritur në vështrimin e shkurtër e të përgjithshëm, njoftuar më sipër, në rreth 60 vjet proces integrimi, duke nisur nga KEQÇ 1951 deri në referendumet e dështuara në Francë dhe Hollandë në vitin 2005. Diagramat janë menduar t'Ju tregojnë atë çka Ju pret, dhe që në të njëjtën kohë do të na udhëheqë si një fill i kuq përmes kurseve bazë 2 dhe 3.
    • Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Nisës në vitin, pak kohë pas kësaj ishte bërë gati projekti i Konventës Evropian, i cili parashihte një ndryshim tjetër rrënjësor. Zhvillimi shënoi pra edhe njëherë rritje në dinamikën e tij. Po në këtë periudhë gjejmë edhe shkëputjen tejet simbolike të monedhave kombëtare dhe zëvendësimin e tyre me anë të euros në 12 shtetet pjesëmarrëse si dhe vendimin me rëndësi parimore për anëtarësimin e 10 vendeve të tjera në 1 maj të vitit 2004.
    • Diagrama e tretë na çon në vitin 2004. Në këtë periudhë shënohet edhe anëtarësimi i 10 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe i Maltës dhe Qipros, anëtarësim ky që ndryshoi në një masë të rëndë BE-në dhe do të vazhdojë ende ta ndryshojë. Ky është gjithsesi një aspekt, i cili do të trajtohet hollësisht si në fund të Kursit bazë 3 ashtu edhe në Kursin bazë 5 .
    • Por kjo situatë ndryshon sa hap e mbyll sytë me vitin 2005, i cili ka qenë i karakterizuar nga dy zhvillime të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin: fillimisht dështimi i përkohshëm i procesit të Kushtetutës përmes Jo!-së ës Francës dhe Hollandës në lidhje me miratimin e Kushtetutës. E gjithë kjo çoi në një krizë, në një status-quo të përkohshëm. Konkretisht kjo do të thotë që BE tanimë, deri në një vendim të dytë, duhet të vazhdojë të jetojë me një kuadër institucional - dispozitat e Traktatit të Nisës -, i cili është i pamjaftueshëm për një union prej 25 dhe së shpejti prej 27 shtetesh. Se çfarë do të thotë kjo, këtë e treguan më së miri bisedimet aq të rëndësishme mbi financat për periudhën 2007-2013 në mes të vitit 2005, gjatë të cilave nuk u mund të arrihej në një emërues të përbashkët.
    • Në tërësi, pra, lidhur me arsyet për „Jo“-në e thënë, rezulton një pamje tejet kontradiktore, një Puzzle, e cila nuk është shumë e thjeshtë për t’u formuar, por që gji t hsesi hedh dritë në lidhje me faktin, që sikurse duket nivelet e ndryshme të BE (shtetet anëtare dhe BE) nuk mund të ndahen më nga njëri tjetri në kuadër të unionit dhe se prej BE-së pritet në mënyrë maksimale, të hapet shumë më shumë se deri tani përsa u përket qytetarëve dhe t’i lejojë ata të të „marrin pjesë“ në veprimet e tij. Qytetarët e BE-së, popullsia e shteteve anëtare, u shndërruan kështu në këto vitet e fundit -  në dallim të thellë me fillimet e KEE / Komunitetit Evropian – në një faktor qendror dhe shumë të rëndësishëm ndikimi . Pamje kontradiktore
    • Pasojat e "Jo"-së për procesin e integrimit - faktorë të tjerë përcaktues Fillimisht përmendim sfidat e jashtme të shumëllojshme, të cilat kërkojnë prej Bashkimit Evropian përgjigje të përbashkëta – të tila sikurse ai ka dhënë edhe në shkuarën herë pas here. Së dyti, është e tërë struktura ekzistuese dhe e vefshme e rregullave, e cila ndërkohë përfshin plot 80.000 faqe me tekste ligjesh, varësitë ekzistuese mes fushave të ndryshme, përcaktuar në këtë strukturë, si dhe detyrimet funksionale, që rrjedhin së këtejmi, ku të gjitha këto shkojnë gjithashtu në drejtim të zgjidhjes së përbashkët.   Faktorë të tjerë Faktorë të jashtëm Acquis
    • Përpara se të marrim në shqyrtim secilin prej organeve  le të hedhim paraprakisht një vështrim të përgjithshëm mbi mbarë strukturën e institucioneve, duke marrë për ndihmë diagramën e mëposhtme. Karakteristika, që të bie më shumë në sy në tërësinë e aktorëve të nivelit mbikombëtar dhe një dallim shumë i rëndësishëm me sistemet politike kombëtare është padyshim fakti, që vendimet merren në pjesën dërrmuese të tyre nga një organ i përbërë nga përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare, Këshillit të Bashkimit Evopian (ose Këshillit të Ministrave). Dhe pikërisht me të do të doja të filloja . Institucionet e BE në një vështrim
    • Këshilli i Bashkimit Evropian Në rastin e Këshillit të Ministrave bëhet fjalë për organin qendror vendimmarrës të komunitetit Evropian. Është ky organ, që, me propozim të Komisionit dhe pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian, vendos ligjet e Komunitetit. Ky ka qenë procesi bazë vendimmarrës i Komuniteit që në fillimet e tij. Ajo, që ka ndryshuar, është pesha dhe rëndësia relative e tre organeve pjesëmarrëse. Këshilli mblidhet me përbërje të ndryshme në varësi nga fusha politike në diskutim, për shembull si Këshill i Ministrave të Bujqësisë, Këshill i Ministrave të Mjedisit etj. Përveç kësaj në çdo seancë është i pranishëm edhe anëtari përkatës i Komisionit.   Këshilli i BE si organ qendror vendimmarrës
    • Sekretaria e Këshillit përmbledh rreth 2500 punonjës në 6 departamente. Detyrat e saj janë në rradhë të parë të natyrës administrative, që do të thotë se këtu realizohen procese të tilla si përgatitja e axhendës së punës, hartimi i raporteve, shërbimi i përkthimit, verifikimi i çështjeve ligjore etj. Diagrama më poshtë bën të qartë strukturën e Këshillit .   Sekretaria e Këshillit Për shumë ministra të shteteve anëtare puna në kuadër të Këshillit përbën një pjesë të konsiderueshme të detyrave. Meqenëse ata mund të jenë në Bruksel vetëm për pak kohë, kanë nevojë për mbështetje. Për këtë është shumë i rëndësishëm Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm, me seli në Bruksel (COREPER), i cili përbëhet nga Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve anëtare në Bruksel si dhe nga zëvendësit e tyre dhe mblidhet një herë në javë. Ky Komision mbikqyr dhe koordinon edhe punën e rreth 250 komisioneve dhe grupeve të punës, të cilat përbëhen nga nëpunës të shteteve anëtare dhe përgatisin në nivel teknik dosjet, që u paraqiten COREPER dhe Këshillit. COREPER merr përsipër pjesën më të rëndësishme të punës përgatitore të procesit vendimmarrës në të gjitha çështjet e përmbajtjes.   Baza e Këshillit të BE Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm
    • Këshilli i BE në një vështrim
    • Kompromisi i Luksemburgut ,, vendosi në përgjithësi vendimmarrjen unanime. Por që prej mesit të viteve ’80, dhe para së gjithash që prej Marrëveshjes së Maastrihtit dhe asaj të Amsterdamit filloi të aplikohet shumica e kualifikuar si modalitet vendimmarrjeje. Një zhvillim ky, i cili vijoi më tej edhe me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Nisës . Por zgjerimi sasior i fushave të aplikimit të shumicës së kualifikuar shkon paralel me vështirësimin e ndjeshëm të aplikueshmërisë së këtij modaliteti, pasojë e kërkesës së trefishtë (numër i caktuar votash, shumica e shteteve anëtare, 62% e të gjithë popullsisë së BE-së), vendosur gjithashtu në Marrëveshjen e Nisës. Përveç kësaj kompetencat e bashkëvendosjes së Parlamentit Evropian po zgjeroheshin gjithnjë e më shumë.   Modaliteti i vendimmarrjes
      • Si tipar tjetër i rëndësishëm i këtij organi qendror vlen të përmendet fakti, që puna e tij që prej themelimit te Komunitetit Evropian është kristalizuar në mënyrë të vazhdueshme.  Me këtë duam të themi, që fushat e veçanta politike, që mbulonin këshilla të ndryshëm të pjesshëm, kanë krjuar gjithmonë e më shumë një ekzistencë të tyren të mirëpërcaktuar dhe të pavarur, dhe kjo, para së gjithash, për dy arsye:
      • Në nivelin e  shteteve anëtare ka gjithnjë e më pak koordinim dhe po kështu gjithnjë e më pak një pozicion gjerman, italian apo britanik. Ky është ndër të tjera një tregues domethënës i faktit, se sa shumë politika e shteteve të veçanta anëtare përkundrejt BE-së e ka humbur karakterin e vet si "Politikë e Jashtme".
      • Së dyti, me kalimin në shumicën e kualifikuar është bërë gjithnjë  e më pak e domosdoshme gjetja e dakordeve të mëdha, përfshirës të disa fushave politike, të tipit package deals .
      • Një pasojë shumë e rëndësishme e këtij zhvillimi është që në plan të parë dalin elemente specifike të fushave politike dhe jo ai i shtetit anëtar. Kjo do të thotë, që linja e ndarjes shkon tanimë përmes fushavë të veçanta dhe gjithnjë e më pak mes shteteve anëtare. Dhe këtu mund të shihet edhe një tregues tjetër i karakterit të veçantë, pikërisht jo më vetëm ndërshtetëror të bashkëpunimit në BE.
      Diferencimi funksional i Këshillit
    • Komisioni Evropian Kemi mbërritur kështu te Komisioni – edhe ky pa një shëmbëlltyrë të krahasueshme si në politikën ndërkombëtare si në atë kombëtare – i  cili ëshë i pari organ vërtetë mbikombëtar. Edhe këtu diagrama e mëposhtme mund t’Ju ndihmojë të krijoni një ide të përgjithshme. Detyrat e Komisionit në një vështrim
    • E drejta për iniciativë: Çdo vendim i Këshillit duhet të paraprihet nga një propozim i Komisionit. Ai, si një motor i integrimit, duhet të përpunojë propozime për zhvillimin e politikës komunitare. E drejta për të përcaktuar rendin e ditës, për të bërë propozime në një moment të caktuar si dhe për të lidhur iniciativat me njëra-tjetrën, i lejon Komisionit të ushtrojë një ndikim të konsiderueshëm në procedurat ligjvënëse.   Propozime për zhvillimin e politikës komunitare Detyrat qendrore të Komisionit mund të përshkruhen me katër fjalë kyçe.   Detyrat e Komisionit Ai përbëhet aktualisht (nëntor 2005) nga 25 anëtarë, të cilët propozohen nga qeveritë e shteteve anëtare dhe emërohen me një mandat pesëvjeçar, për të cilin ndërkohë nevojitet edhe miratimi i Parlamentit Evropian. Komisionerët nuk duhet të veprojnë për llogari të vendit të tyre të origjinës, por duhet të angazhohen në pavarësi të plotë për interesin e Komunitetit. Ata mbështeten nga rreth 20.000 nëpunës – diçka më pak se ndonjë qyteti i madh – organizuar në 26 të ashtuquajtura Drejtori të Përgjithshme (për shembull për transportin, bujqësinë, marrëdhëniet me jashtë, politikën rajonale etj) dhe nëntë struktura shërbimi, të cilat gjithashtu janë ndarë në drejtoritë dhe referatet përkatëse. Përbërja
    • Organ ekzekutiv për zbatimin e politikës komunitare: këtu përfshihet administrimi i financave publike si dhe zbatimi i politikave të Komunitetit Evropian. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë, që vetë Komisioni do të marrë përsipër zbatimin konkret në shtetet anëtare të urdhëresave dhe direktivave të panumërta. Ai nuk do të kishte qenë absolutisht në gjendje për ta bërë këtë, qoftë edhe vetëm duke u nisur nga  struktura e personelit të tij. Kjo është detyrë e administratës së shteteve anëtare apo edhe e njësive të tyre rajonale. Ndërsa detyra kryesore e Komisionit qëndron në mbikqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të këtyre rregullave nga shtetet anëtare.   Organ Ekzekutiv Mbrojtës i marrëveshjeve: Komisioni mbikqyr zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve dhe të vendimeve të marra nga organet e Komunitetit Evropian dhe, në rast se konstaton shkelje të tyre, mund të kërkojë ndërmjetësinë e Gjykatës Evropiane.   Mbrojtës i marrëveshjeve
    • Si karakteritika të veçanta të Komisionit duhen përmendur: diferencimi funksional i mirëprofiluar si dhe fakti, që kemi të bëjmë me një burokraci shumëkombëshe, e cila zotëron një sistem tejet të gjerë komisionesh (Komitologji), në kuadër të të cilave zhvillohet një bashkëpunim shumë i ngushtë si me administratat e shteteve anëtare ashtu edhe me shoqatat kombëtare dhe evropiane. Karakteristikat e Komisionit Përfaqësim i jashtëm: Komisioni duhet të përfaqësojë Komunitetin për shembull në seancat e GATT/WTO dhe përballë Organizatave Ndërkombëtare; kjo realizohet pjesërisht së bashku me shtetet anëtare dhe/ose me Presidencën e radhës.   Përfaqësim i jashtëm
    • Parlamenti Evropian Në rastin e Parlamentit Evropian (PE) kemi të bëjmë me organin e parë në nivel mbikombëtar, i cili mbart një cilësim të njohur tashmë nga sistemet politike kombëtare. Edhe këtu do të ishte me vlerë t’i hidhnim një sy diagramës së mëposhtme.   PE në një vështrim
    • Gjithsesi PE dallon dukshëm nga parlamentet kombëtare. Kompetencat dhe roli i PE në Komunitet kanë qenë që prej themelimit të KEQÇ në ndryshim të vazhdueshëm, dhe pikërisht në një ndryshim të tillë, nga i cili  përfitoi një ndikim në rritje. Etapa të rëndësishme këtu kanë qenë zgjerimi i kompetencave të tij në çështje të buxhetit (1975), realizimi i zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta (1979), futja e procedurës së bashkëpunimit (1986) dhe e asaj të bashkëvendosjes (1992) si dhe së fundmi, me anë të Marrëveshjes së Amsterdamit, një zgjerim i konsiderueshëm i fushave, ku gjen zbatim kjo procedurë  bashkëvendosjeje. Më pas, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Nisës pati edhe ndryshime të tjera. Roli i PE si bashkëligjvënës – së bashku më Këshillin e Ministrave – pësoi një zgjerim dhe konsolidim të mëtejshëm.   Zhvillimi i kompetencave të PE
    • Në lidhje me strukturën dhe organizimin e PE informon në mënyrë përmbledhëse diagrama e mëposhtme, e cila lejon gjithashtu të shquhen edhe ndryshimet më të rëndësishme krahasuar me parlamentet kombëtare.   Organizimi dhe struktura e PE
    • Jashtëzakonisht të rëndësishme për punën e PE dhe ndikimin e tij janë 20 Komisionet e Përherëshme (krahaso tabelën në diagramën poshtë). Parlamentarët, që angazhohen në komisione të veçanta gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar, janë në gjendje të përvetësojnë njohuri substanciale të fushës konkrete. Në këtë mënyrë ata jo vetëm mund të ndjekin në mënyrë intensive aktivitetin e Drejtorive të Përgjithshme të Komisionit dhe të Këshillit të Ministrave sipas fushës përkatëse, por edhe t’i ndikojnë ato – më tepër se sa mund të merret me mend nisur nga kompetencat formale. I rëndësishëm në këtë kontekst është edhe  bashkëpunimi i ngushtë me instancat përkatëse të Komisionit si dhe me shoqatat ndërkombëtare dhe kombëtare. Ajo tregon, se si PE përbëhet nga fraksione ndërshtetërore, si për shembull Fraksioni i Partisë Popullore Evropiane dhe Demokratëve Evropianë (PPE-DE), i cili momentalisht përfaqëson fraksionin më të fortë me 279 deputetë, apo Fraksioni i Partive Socialdemokrate të Evropës (PSE) me 199 deputetë. Krahas kësaj Ju mund të shihni edhe numrin e deputetëve, që vijnë nga secili prej vendeve.   Organizimi dhe struktura e PE   Komisionet e PE
    •   Komisionet e PE
    • Një vlerësim i PE me bazë krahasimin me parlamentet kombëtare varet nga perspektiva. Nga një këndvështrim statik mund të përcaktohet, që PE vazhdon të mbetet më pak i rëndësishëm se parlamentet e sistemeve kombëtare, por që gjithsesi është shumë më tepër se gjithë çka ndodh në Asambletë Parlamentare apo komitetet e Organizatave Ndërkombëtare. E nëse do të shihnim në mënyrë të veçantë zhvillimin e dy dekadave të fundit, nuk mund të mos vësh re, që rëndësia e tij krahasuar me organet e tjera është rritur jashtëzakonisht shumë: një tregues tjetër i rëndësishëm i "mbikombëtarizimit" të Komunitetit Evropian.   Vlerësimi Pra si karakteristikat kryesore të PE mund të përmendim: është fjala për një parlament shumëkombëtar në ndryshim të përhershëm, i cili dëshmon si linja konflikti ideologjik — për të gjitha fraksionet ndërshtetërore — ashtu edhe linja konflikti kombëtar — referuar origjinës së deputetëve nga vende të veçanta. Sikurse në rastin e organeve tashmë të diskutuara edhe në rastin e Parlamentit vihet re një diferencim shumë i qartë funksional. Këtu duhen nxjerrë në pah më në fund edhe lidhjet jashtëzakonisht të ngushta dhe bashkëpunimi intensiv me Komisionin, shpesh kundër Këshillit të Ministrave.   Karakteristikat e PE
    • Tre institucionet e sipërpërmendura — Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti — përbëjnë Qendrën vendimmarrëse të Sistemit Komunitar. Ky trekëndësh shoqërohet nga organe të tjera tejet të rëndësishme, rreth të cilave do të flasim në faqen e ardhshme: Gjykata Evropiane dhe Këshilli Evropian. Rezultati
    • Edhe Gjykata Evropiane (GjE) sikurse Parlamenti Evropian (PE) mbart një cilësim të njohur tashmë në kontekstin e  shtetit  kombëtar. Përveç kësaj, duke iu referuar pushtetit gjyqësor ngarkuar asaj, ajo i është përmbajtur ndarjes së pushteteve sikurse njihet në sistemet liberal-demokratike. Ajo është përgjegjëse për respektimin e së drejtës komunitare. Në kompetencat e saj bëjnë pjesë mosmarrëveshjet juridike mes shteteve anëtare, kontradiktat mes Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, mes organeve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian si dhe mes individëve dhe Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, gjykatës të sistemeve kombëtare mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane në raste problemesh interpretative  lidhur me të drejtën komunitare, probleme këto, që mund të lindin në kuadër të një procesi gjyqësor përpara një gjykate kombëtare. Në diagramë mund të shihni, që krahas Gjykatës ekziston edhe një Gjykatë e ashtuquajtur e Shkallës së Parë. Kjo e fundit u krijua më 1989 për të lehtësuar disi punën e Gjykatës Evropiane. Në fushën e saj të kompetencave bëjnë pjesë ndër të tjera paditë direkte të qytetarëve dhe sipërmarrjeve kundër veprimeve apo shkeljes së procedurave nga ana e organeve të BE si dhe padi për zhdëmtime ngitur kundër BE. Përveç kësaj nga tabela mund të shihni, që që prej vjeshtës 2005 konfliktet në lidhje me të drejtën e punës mes BE dhe të punësuarve të atjeshëm trajtohen nga Gjykata për Shërbimin Publik pranë BE.   Detyrat dhe Kompetencat e GjE
    •   Detyrat dhe Kompetencat e GjE
    • Ndikimi i saj i vërtetë duket vetëm atëherë, kur shohim veprimtarinë e saj në fusha të veçanta. Ajo ka ndikuar në një masë shumë të madhe kuadrin kushtetuto-ligjor në drejtim të mbikombëtarizmit dhe ndër të tjera ka realizuar edhe parimin e veprimit të pandërmjetësuar dh të drejtpërdrejtë të së drejtës komunitare – pra, për secilin qytetar të Komunitetit Evropian pa ndërmjetësimin e shteteve anëstare – si dhe parimin e përparësisë të së drejtës komunitare ndaj asaj kombëtare. Ne folëm edhe në   Kursin bazë 2 për këto ngjarje madhore të zhvillimit të Komunitetit . lënë gjurmët e saj pjesërisht të thella dhe të shumta edhe në politikën materiale, duke realizuar, për shembull, me anë të një vendimi unik parimin e njohjes reciproke të standarteve të shteteve anëtare, që zëvendësoi harmonizimin e mundimshëm dhe të zgjatur në kohë të normave dhe standarteve, duke krijuar kështu një ndër kushtet më të rëndësishme për projektin e Tregut të Brendshëm. Një ndër arsyet më të rëndësishme të arritjes së këtij ndikimi të madh të GjE ishte fakti, që ajo ia doli mbanë, që me anë të një strategjie të mirëorientuar dhe shumë inteligjente të përfshinte në pushtetin e saj gjyqësor edhe gjykata kombëtare.   Tani mund të mendohet, se të gjitha këto janë procese që i përkasin të shkuarës, dhe kësisoj nuk reflektojnë më ndikimin aktual të GjE. Por një vendim më i ri (nëntor 2005), i cili do t’i krijojë Komisionit mundësi ndikimi në fushën e së drejtës penale dhe për këtë arsye ka shkaktuar diskutime të ashpra,  provon se kjo nuk është aspak e vërtetë. Për t’u informuar në lidhje me këtë vendim klikoni Ju lutem mbi link i cili do të hapet në një dritare të re.   Ndikim i jashtëzakonshëm i GjE në zhvillimin e BE
    • Nëse do të bënim një vlerësim , do të konstatonim, se GjE, krahasuar qoftë edhe me Gjykata Kushtetuese Kombëtare me shumë ndikim, sikurse janë Supreme Court (Gjykata e Lartë) në SHBA apo Bundesverfassungsgericht (Gjykata Kushtetuese) në Gjermani, ka më shumë rëndësi duke i dhënë procesit të integrimit impulse vendimtare. Roli i saj si dhe rendi juridik, për ndërtimin e të cilit ajo ka dhënë një kontribut thelbësor, bëjnë pjesë padyshim në treguesit më të shkëlqyer të "mbikombëtarizimit" të Komunitetit Evropian, çka është një dallim bazë i saj nga të gjitha Organizatat e tjera Ndërkombëtare. Rezultati i vlerësimit
    • Këshilli Evropian Në rastin e Këshillit Evropian bëhet fjalë për një organ, i cili ngrihet mbi tre kolona, i lidh dhe alternon ato me njëra-tjetrën dhe merr përsipër realizimin e detyrave të një rëndësie qendrore. Edhe këtu do të ishte me vlerë që fillimisht të vështronit diagramën e mëposhtme. Këshilli Evropian në një vështrim
    • Ndërsa Këshilli i Ministrave ishte ankoruar që në fillim në marrëveshje, Këshilli Evropian jo. Ai u krijua gjatë samiteve të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Komunitetit, zhvilluar që prej vitit 1969. Fillimisht këto takime nuk zhvilloheshin periodikisht; por me vendim të Konferencës së nivelit të lartë në Paris 1974 ato u konstituuan në një institucion të përhershëm, si Këshill Evropian, por gjithsesi jo i ankoruar në Marrëveshje. Këshilli Evropian trajtonte tema të rëndësishme të Komunitetit, por para së gjithash edhe me ato të të ashtuquajturit Bashkëpunim Politik Evropian (BPE), i cili ishte institucionalizuar që prej vitit 1970 mbi baza ndërshtetërore, dhe, më anë të të cilit synohej koordinimi në fushën e politikës së jashtme. Si pasojë e përbërjes së tij – edhe pse i paparashikuar në Marrëveshje – ai u shndërrua në organin më të lartë vendimmarrës.   Zhvillimi i Këshillit Evropian Samit i Kryetarëve të Qeverive dhe shteteve  
    • Gjithsesi një përcaktim më i saktë i rolit të tij u arrit vetëm me Dokumentin e Njësimit Evropian (DNjE) 1986/87. Më pas vijoi Traktati i Maastrihtit mbi Bashkimin Evropian, e cila e konfirmoi atë në funksionin e tij, për të çuar përpara në tërësi procesin e bashkimit evropian dhe të përcaktojë sektorët e ndryshëm në këtë kontekst. Kështu neni D i Marrëveshjes mbi Bashkimin Evropian thotë: "Këshilli  Evropian i jep Unionit impulset e nevojshme për zhvillimin e tij dhe përcakton objektivat e përgjithshme për këtë zhvillim." Kjo vlen para së gjithash për linjat kryesore të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë, lidhur me të cilat Traktati i Amsterdamit, hyrë në fuqi më 1.5.1999, parashikon një kompetencë urdhëresash  përkundrejt Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP). Krahas kësaj, Këshilli Evropian do të ndihmojë në rastet kur Ministrat e një fushe të caktuar në Këshillin e Ministrave nuk do të mund të bien dakord me njëri tjetrin si dhe atëherë kur janë të nevojshme marrëveshje dhe "paketa dakordimi" mes sektorëve të ndryshme të politikës.   Që prej Traktatit të Mastrihtit:  Përcaktim i linjave drejtuese për zhvillimin e Bashkimit Evropian
    • Këshilli i Evropës, si institucioni, që reflekton në miniaturë komponentin ndërshtetëror të Bashkimit Evropian, është bërë në rrjedhën e dekadave të fundit padyshim gjithnjë e më i rëndësishëm. Dhe ndikimi i tij u rrit edhe më shumë me hyrjen në skenë të kushtetutës së re, e cila fillimisht dështoi pas rezultateve negative të votimeve në referendumet e Francës dhe Hollandës. Por edhe që, duke u nisur nga e gjithë kjo, të deduktosh një tendencë ndërshtetërore të BE, edhe kjo do të ishte diçka e gabuar. Informacionet rreth Gjykatës Evropiane, por në veçanti përmbledhja e zhvillimit të procesit të integrimit në kurset bazë 2 dhe 3 e kanë bërë shumë më të qartë faktin se në të njëjtën kohë ka patur tendenca të mirëfillta që shkonin në drejtim të mbikombëtarizimit. Dhe kjo njëkohshmëri zhvillimesh të kundërta e ka gjetur shprehjen e saj edhe në mënyrën e ndërtimit të strukturës së komplikuar institucionale, unike në llojin e vet. Nisur nga objektivat e përcaktuar në fillim të kompleksit tematik, në diskutimin rreth institucioneve në nivelin e BE u përqendrova në pesë organet më të rëndësishme. Informacione bazë lidhur me institucionet e nivelit mbikombëtar, përmendur më sipër, do të gjeni në internet, për shembull – për të përmendur vetëm njërin nga shumë burime të mundshme -   Portali i Bashkimit Evropian . Rezultati
    • Niveli kombëtar Nëse flitet për strukturën institucionale të BE, pjesa më e madhe e trajtimeve mjaftohen me paraqitjen e organeve të BE, përbërjes dhe detyrave të tyre si dhe ndarjes së detyrave mes këtyre organeve. Diagrama  e mëposhtme bën të qartë faktin që, dhe, arsyen pse kjo mënyrë trajtimi është shumë e paplotë dhe jep një përshtypje krejtësisht të gabuar për Bashkimin Evropian.   BE si sistem disanivelesh
    • Gjithsesi analiza e nivelit kombëtar lidhet me vështirësi shumë të veçanta, së pari për arsye se është e vështirë të përkufizohet qartë dhe saktë se çfarë përmbledh në fakt "niveli kombëtar", si dhe cilat struktura, cilët aktorë dhe faktorë të tjerë përcaktues të politikës së shteteve anëtare në kuptimin e Bashkimit Evropian duhen përfshirë këtu. Ne nuk duam dhe në fund të fundit nuk duhet të analizojmë sistemin politik të secilit prej 25 shteteve anëtare, por vetëm ato elemente të cilat marrin pjesë në proceset  vendimmarëse të BE dhe në realizimin e politikës së tij. Së dyti, sepse veç kësaj është e nevojshme, që këta faktorë të sistematizohen në mënyrë të arsyeshme, në mënyrë që, së treti dhe së fundmi, të mund të identifikohen dhe kuptohen edhe ndryshimet kryesore mes vendeve të caktuara në këtë kontekst.   Probleme në përcaktimin e nivelit kombëtar
    • Diagrama e mëposhtme bën një përpjekje për ta zgjidhur këtë problem në një masë disi të kënaqshme. Për një kategorizimi sistematik të faktorëve përcaktues u bë fillimisht dallimi mes faktorëve relativisht stabël , pra vështirë të ndryshueshëm ose vetëm në perspektiva shumë afatgjata, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, atyre faktorëve që u nënshtrohen ndryshimeve afatshkurtra . Domethënia analitike e një kategorizimi të tillë, në gjykimin tim, është absolutisht e gjetur. Atëherë cili është qëllimi i kriterit të dytë të kategorizimit, pikërisht atij të specifikave sipas vendeve dhe fushave të politikës ?   Faktorë përcaktues të politikës së shteteve anëtare rreth BE (niveli kombëtar) në një vështrim Faktorë relativisht stabël dhe relativisht të ndryshueshëmn
    • Por çfarë do të thotë kjo, e parë nga perspektiva e Bashkimit Evropian? Kjo do të thotë, që edhe në ato raste kur faktorët specifikë të vendeve të veçanta dallojnë shumë nga njëri-tjetri, në fusha të caktuara mund të ketë një masë të lartë përputhshmërie, që do ta lehtësonte apo fillimisht do ta mundësonte bashkëpunimin. Si shembull për një Sfondi analitik i kategorizimit Sillni ndër mend njohuritë tona rreth nivelit mbikombëtar, ku konstatuam se ekziston një masë e madhe diferencimi funksional, pra, dimensioni i fushave të politikës në BE ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Së dyti, mendoni për dallimet e konsiderueshme, që vihen re në shtete të veçanta anëtare në fusha të ndryshme. Kështu për shembull marrëdhëniet e aktorëve të politikës bujqësore mund të kenë një pamje krejtësisht të ndryshme nga ato të politikës së mjedisit. Krahas kësaj në politikën bujqësore Ju mund të ndeshni një "ideologji" krejt tjetër, nëse — pavarësisht nga një politikë në përgjithësi e orientuar për nga ekonomia e tregut – pranohen dhe praktikohen nderhyrje masive të shtetit.   Faktorë specifikë sipas fushave të politikës dhe sipas vendeve
    • Duket qartë se në rastin e zgjerimit bëhet fjalë për një tematikë jashtëzakonisht komplekse. Këtu nuk është fjala vetëm për BE dhe shtetet e tij anëtare - çka do të kishte qenë më shumë se mjaftueshëm -, por edhe për çështje të tilla bazë të organizimit të marrëdhënieve mes vendeve evropiane pas konfliktit Lindje-Perëndim, për stabilizimin e rendit të brendshëm në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe për shumë të tjera. Në këtë këndvështrim përpjekja për të përcjellë një panoramë të përgjithshme, qoftë edhe të përafërt, do të kishte qenë a priori e destinuar të dështojë.
    • Shtojcë e Kursit bazë 5 Për cilat njohuri, mjete ndihmëse dhe instrumente kemi nevojë, që të mund të arrijmë këtë objektiv?   Para së gjithash kemi nevojë për një kuadër analize, një model, i cili të na ndihmojë të krijojmë raportin e duhur me realitetin kompleks dhe të vendosim se për çfarë duhet të tregojmë kujdes dhe se çfarë janë faktorët - dhe kjo është vendimtare - të cilët karakterizojnë dhe ndikojnë zhvillimin e procesit të integrimit. Më pas kemi nevojë edhe për informacione mbi faktet përkatëse, që kërkojmë të përvetësojmë në tre hapa.   Model për analizën e procesit të zgjerimit
    • Në hapin e dytë duam që në mënyrë analoge - edhe pse duke iu referuar karakteristikave, aktualitetit dhe pasojave të shumta të kësaj etape, në mënyrë shumë më të hollësishme - të merremi me zgjerimin lindor të 1 maj 2004 me jo më pak se dhjetë shtete të reja.   Faza 2: Zgjerimi lindor Për këtë duam që fillimisht të shohim shkurt raundet e deritanishme të zgjerimit që nga viti 1961, kërkesa e parë për anëtarësim e Britanisë së Madhe, deri më 1995, i ashtuquajturi zgjerimi EFTA. Kjo do të shërbejë së pari për të bërë një përmbledhje të etapave të deritanishme. Dhe funksioni i dytë shumë i rëndësishëm qëndron në analizën e faktorëve përcaktues në përputhje me modelin.   Faza 1: Nga kërkesa e parë për anëtarësim e Britanisë së Madhe deri në zgjerimin EFTA
      • Në qendër të hapit të tretë është procesi i zgjerimit në vijim, pra
      • problemet ende të pazgjidhura pas nënshkrimit të marrëveshjeve të anëtarësimit më 24.05.2005 me dy vendet kandidate, Bullgarinë dhe Rumaninë;
      • e ardhmja e bisedimeve fillimisht të shtyra për në mars 2005 me Kroacinë, dhe
      • çështja, e bërë edhe më urgjente dhe e diskutueshme pas "Jo"-së së referndumeve në Francë dhe Hollandë si dhe pas zgjedhjeve të shtatorit 2005 në Gjermani, nëse Turqia do të pranohet në BE, dhe nëse po, me cilat kushte. Për këtë arsye ajo jo vetëm duhet diskutuar hollësisht, por ne duam, që me anë të të këtij shembulli të tregojmë, se si modeli ynë mund të shërbejë, që të hedhë dritë në një proces të tillë kaq kompleks madje edhe të japë një prognozë të kujdesshme në lidhje më rrjedhën e  mëtejshme.
      Faza 3: Procesi i zgjerimit në vijim me Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Turqinë në analizë
    • Vështrim mbi Kursin bazë 5: Model Mbi analizën e procesit të integrimit Faza 1: Nga kërkesa e parë për anëtarësim e Britanisë së Madhe deri në zgjerimin EFTA Faza 2: Zgjerimi lindor Faza 3: Procesi i zgjerimit në vijim
    • Kjo do të kishte këtë pamje në modelin e faktorëve përcaktues: Zgjerimi verior sipas modelit tonë të analizës
    • Në dhjetor 1999 kryetarët e shteteve dhe qeverive vendosën në Helsinki hapjen e bisedimeve me „valën e dytë“, quajtur pikërisht „Grupi i Helsinkit“ (Bullgaria, Letonia, Lituania, Malta, Rumania dhe Sllovakia). Bisedimet e anëtarësimit me këto vende nisën zyrtarisht në datën 15 shkurt në Bruksel. Diagrama e mëposhtme paraqet përmbledhtaz zhvillimin në segmentin tonë kohor. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me 1. Grupin 1998 2. Grupin 2000
    • Duke iu referuar faktorëve tanë përcaktues ishte interesant fakti, që në këtë takim u mor gjithashtu vendimi për të thirrur një konventë në lidhje me të ardhmen e BE, e cila në periudhën 2003/2004  do të duhej të përgatiste Konferencën Qeveritare për një Kushtetutë Evropiane. Tejet interesante është edhe ftesa drejtuar Kandidatëve për të marrë pjesë në këtë konferencë, por pa patur mundësinë që të bllokojnë në marrëveshje mes tyre zgjidhjet tashmë të gjetura nga shtetet anëtare ekzistuese. Nëse do t’i shihnim këto varësi nga këndveshtrimi i faktorëve përcaktues identifikuar prej nesh, e gjitha kjo do të kishte këtë pamje. Shohim edhe njëherë këtu rëndësinë e fushës së tensionit mes thellimit dhe zgjerimit! Thellimi dhe zgjerimi : Thirrja e Konferencës Qeveritare
    • Faktorët përcaktues të zgjerimit lindor
    • Nivel i ulët ekonomik i anëtarëve të rinj
    • Turqia Dhe së pesti e së fundmi, fakti që Turqia nuk e ka njohur ende zyrtarisht Qipron - ndërkohë shtet anëtar i BE! - është një temë me të cilën politika e BE është duke u marrë shumë, shumë intensivisht këto ditë - gusht, shtator 2005. Çështja e Qipros Dyshimet përqendrohen së dyti në pyetjen, nëse Turqia bën pjesë vërtetë në Evropë gjeografikisht dhe së treti përforcohen përmes dallimeve fetare dhe kulturore. Krahas kësaj, së katërti, vazhdojnë të ekzistojnë rezerva të konsiderueshme në lidhje me situatëne  të drejtave të njeriut në vend - me gjithë ndryshimet e sapodiskutuara brenda sistemit të brendshëm politik.   Pozicioni gjeografik, Përkatësia në Evropë, Situata e të drejtave të njeriut
    • Aplikimi i modelit të analizës në rastin e Turqisë Fillimisht le të sjellim edhe nëjherë në kujtesë modelin. Me qëllim ilustrimin e mundësive të tij do të doja të kufizohesha në shembullin e dy komponentëve të ndërthurur ngushtë me njëri-tjetrin, për të treguar në mënyrë ekzemplare, se si mund të aplikohet, dhe pikërisht shkurtimisht rreth situatës së kontraktuar, pra pika 1, dhe me më shumë hollësi, faktori përcaktues „Interesat kombëtare“ (pika 3). Tani, në këto kushte, na intereson pa dyshim pyetja, se si do të shkojë më tej çështja e anëtarësimit të Turqisë. Natyrisht, ne nuk jemi profetë, që të mund të parathemi të ardhmen. Por ajo  që mund të bëjmë është të marrim modelin e analizës së faktorëve përcaktues të zgjerimeve, të cilin e prezantova në fillim të kursit bazë 5, ta mbushim me faktet e rastit „Turqia“ dhe, mbi këtë bazë, të provojmë të formulojmë një parashikim (të mirëargumentuar).   Modeli i analizës dhe rasti i Turqisë Aplikim ekzemplar i modelit
    • Aplikim ekzemplar i modelit
    • Fillimisht kemi përcaktimin kontraktual të unanimitetit dhe të miratimit të Parlamentit në BE dhe – si një kundërpeshë e kësaj në Turqi – si dhe në shumë shtete të tjera anëtare domosdoshmëria e një miratimi të popullit me anë referendumesh. Dhe kjo në një Bashkim Evropian 25 antërësh, pas pak kohe 27 anëtarësh si dhe në situatën e një rritjeje të jashtëzakonshme të ndikimit të popullsive të shumë prej këtyre shteteve anëtare në politikën e BE! Në këtë situatë me rëndësi vendimtare është natyrisht fakti, nëse / deri në ç’masë  janë të pajtueshme interesat kombëtare, dhe pikërisht për këtë arsye do të donim të shihnim, të paktën në bazë shembujsh, pozicionet aktuale – shtator 2005 - të disa shteteve anëtare dhe qeverive të tyre.   Përcaktimi kontraktor i unanimitetit
    • Gjermania, nën qeverinë e kuq-gjelbër drejtuar nga Gerhard Schröder, ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit dhe të vetë anëtarësimit të Turqisë. Ndërsa opozita e atëhershme CDU/CSU përfaqësonte pozicionin e kundërt. Pas vendosjes së koalicionit, duke u nisur nga këto pozicione diametralisht të kundërta, vendi nuk do të luajë më rolin aktiv pro-Turqisë, sikundër nën drejtimin e Schröder.   Interesat kombëtare Gjermania Mbretëria e Bashkuar Franca Polonia
    • Faktorët përcaktues të procesit të zgjerimit Këtu modeli i analizës në përmbledhjen grafike do të dukej sikurse e tregon diagrama e mëposhtme.
    • Në përmbledhjen grafike të mëposhtme prezantohen bazat kontraktore të zgjerimit të BE si më poshtë vijon: Në këtë mënyrë siguruam të gjitha informacionet e duhura për të realizuar analizën e një procesi të komplikuar zgjerimi. Ne dëshirojmë të fillojmë më një përmbledhje të shkurtër të fazës 1, të kohës mes kërkesës së parë të anëtarësimit nga Britania e Madhe në vitin 1961 dhe zgjerimit EFTA më 1995, ku do t'Ju udhëheqë linku vijues. Bazat kontraktuale në një përmbledhje grafike